Pamje nga Kongresi i Berlinit - Qershor 1878

_______________________________________________________________

Historianët e Ekipit të Unitetit kanë rënë në provim!

ÇKA FITON SHQIPTARËSIA E VUSHTRRISË NËSE “URA E VOJINOVIQËVE” DO TË QUHET

“ URA E VJETËR E GURIT”!?!

 

Shkruan:Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Prishtinë, Më 5-7 mars 2007

_______________________________________ 

Anëshkrim në artikullin: “Ura e Vjetër e gurit” - jo e “Vojinoviqëve”, botuarnë rubrikën

“Shoqëri • Kulturë • Art • TV”,Koha Ditore, 4 mars 2007, fq. 18. 

“Nëse nuk e di ku je duke shkuar, do të përfundosh diku tjetër”(A Adler) 

 Sihariqet për fitoren e luftës për “trashëgiminë kulturore” (!?!) të “Ekipit të Unitetit”(!?) në “konsultimet e radhës në Vjenë” (?!), të botuara në “Koha Ditore” të 1 marsit 2007, fq. 2, sikur paralajmëruan së paku një fitore të Kosovës. Nën boxin me titull: “Kosovarët ankohen për Vushtrrinë, Boletinin e Novobërdën”, midis të tjerash, shkruan:

E para: “Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se delegacioni kosovar të mërkurën ka shtruar çështjen e urës në Vushtrri për të cilën ka thënë se mendon që është një urë e vjetër e kohës romake, bizantine dhe turke” dhe e dyta: “Besojmë se për këtë do të merremi vesh dhe se emri i saj do të jetë “Ura e Vjetër e Gurit”, ka thënë ai”.

E falënderoi gazetarin G. Syla që i ka përdorë thonjëzat kaq mirë. Meqë Hoxhaj ka ofrua shpjegime më të plota më 4 mars 2007, këtu do të kërkoja ndonjë sqarim nga E. Hoxhaj: E para, çfarë argumenti historik për tavolinën diplomatike paraqet konstatimi Juaj:  Delegacioni i Kosovës “mendon që është një urë e vjetër e kohës romake, bizantine dhe turke”?! “Mendon”!?! E dyta:Çka do të reflektojë: “Besojmë se për këtë do të merremi vesh dhe se emri i saj do të jetë “Ura e Vjetër e Gurit”, për statusin e “trashëgimisë së mbrojtur serbe në Kosovë” që i parasheh “Pakoja e Ahtisaarit” ?!! Ose, ndryshe: Çka do të firojë shqiptarësia historike e Vushtrrisë nëse “për këtë do të merreni vesh (me UNOSEK-un) dhe se emri i saj do të jetë “Ura e Vjetër e Gurit”?!!!

Ura e vjetër në Vushtrri e quajtur “Ura e Jashar pashë Gjinollit” në Pakon e Ahtisaarit

është emërtuar si “Ura e Vojinoviqëve”!!!

__________________________________________________

Nejse, akëcili lexues le të gjykojë për këtë sipas mendjes së vet!

Për “përpjekjen”(!) dhe “fitoren”(?) e “Ekipit të Unitetit” rreth emrit të Urës së Vushtrrisë “Pakon Ahtisaari” shkroi gjerësisht gazetari B. Kupina:“Ura e Vjetër e gurit” - jo e “Vojinoviqëve”(!?!), interpretimet dhe citimet e të cilit i konsideroj të sakta.

Këtu do të ndalem në katër informata me interpretim më të gjerë nga historiani E. Hoxhaj:

E para: ”I sapokthyer nga Vjena, Enver Hoxhaj, anëtar i delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore ka bërë të ditur se kërkesa e palës  kosovare ka qenë që kjo urë, e cila në dokumentin aktual të Ahtisaarit është emërtuar “Ura e Vojinoviqëve”, të emërtohet  si “Ura e vjetër e gurit” !?!

Pyes dhe, si një qytetar i Kosovës, kërkoj përgjigje publike nga E. Hoxhaj:  Çfarë argumenti shkencor dhe diplomatik është “kërkesa e palës  kosovare ka qenë që kjo urë, e cila në dokumentin aktual të Ahtisaarit është emërtuar “Ura e Vojinoviqëve”, të emërtohet  si “Ura e vjetër e gurit” !?!

E dyta: “Sipas Hoxhajt UNOSEK-u e ka pritur mirë propozimin e palës kosovare, ndaj ekziston mundësia që në variantit përfundimtar të draftit të Ahtisaarit, kjo urë të regjistrohet me këtë emër”!?!

Dhe, duhet pyetur: nëse UNOSEK e  aprovon kërkesën “delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore”, çka do të fitojë Kosova, deri sa ky “delegacionit kosovar” nuk ka kërkuar që “kjo urë” të hiqet nga “Zona e mbrojtur serbe” sipas “Pakos Ahtisaari” (?!?), dhe t’i lihej Kosovës si hise e saj kulturore historike, çfarë dhe ishte.

E treta: “Për më tepër, Hoxhaj ka pohuar se në përpjekje për ta sforcuar këtë propozim të palës kosovare ka bërë edhe hulumtime të historianëve të kohës otomane dhe ku qartazi, sipas tij, te Ura e Gurit vërehen elemente të arkitekturës bizantine dhe otomane”?!!

Ky konstatim, kësisoj, të jep të kuptosh se historianët e Ekipit të Unitetit kosovaro-unmikian nuk dinë se si mund e se si duhet të dëshmohet autorësia antike dhe mesjetare e trashëgimisë kulturore në trevat shqiptare, as i kanë hyrë asaj pune që do të ndikonte në ndryshimin e përmbajtjes së “Pakos së Ahtisarit” .

Të ecim më tutje. Unë nuk e kuptoj konstatimin: “... përpjekje për ta sforcuar këtë propozim të palës kosovare...”(!?!),  nuk e kuptoj pikërisht fjalën “sforcuar”(!?!). Nuke kam dëgjuar në të folmen e mjedisit ku jam rritur as gjendet në “Fjalori i shqipes së sotme”, Tiranë, 2002, fjalë e fundit e leksikografisë shqiptare. Dhe, nëse është përdorur për ta trashur foljen “forcë-a” apo kal. “forcuar”,  mungesa e argumenteve të prekshme e shpërbëjnë këtë “forcë”, këtë “mbështetje”.

Dhe, këtu, edhe në emër të hulumtuesve të ardhshëm të historisë së copëtimeve të Shqipërisë Etnike dhe të Kosovës historike, pyes: “Delegacioni kosovar për trashëgimi kulturore”, a ka krijuar Dosje argumentuese për këtë çështje? Nëse po, është mirë të botohet ajo dosje, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mësojnë se nuk është shpronësuat nga një monument historik i kulturës së tij për fajin e “delegacionit kosovar”, dhe se “Urën” historike të Vushtrrisë, e ngritur nga stërgjyshërit tanë, ua grabiti, me dhunë UNOSEK-u, për t’i kënaqur apetitet pushtuese shekullore të Serbisë.

Nëse “delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore” nuk ka krijuar dosje për Urën e Vushtrrisë, për Kalanë e Artanës, për Kalanë e Zveçanit dhe për të gjitha monumentet kishtare ortodokse të cilat “Pakoja e Ahtisaarit”, i shpalli të huajat për shqiptarët dhe për Kosovën (!?!), anëtarët e “Ekipit të Unitetit Unmikian të Kosovës” herët ose vonë kanë për të marrë mallkimin nga pasardhësit e tyre dhe dënimin nga Kosova dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

  E katërta: “Sipas Hoxhajt, pala serbe nuk ka sjellë ndonjë dëshmi relevante për çështjen e emërtimit të urës, përpos paraqitjeve të hollësive biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët”!?!?  - Kjo ia kalon edhe humorit më të zi.

Edhe këtu janë dy probleme: E para: “pala serbe nuk ka sjellë ndonjë dëshmi relevante për çështjen e emërtimit të urës” (!?) dhe e dyta: “përpos paraqitjeve të hollësive biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët”?!

Këtu, fillimisht, duhet të pyesim: Cilat do të ishin “dëshmi relevante për çështjen e emërtimit të urës”(?!) dhe a i ka sjellë ato “Delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore”?! Edhe më qartë, a janë argumente hipotetikët:: “mendon” dhe “besojmë” të “Delegacionit kosovar...”?!?

Historianët e Ekipit të Unitetit: Enver Hoxhaj dhe Ylber Hysa

_______________________________

Unë nuk mund të paragjykojë, pa fakte, pa dosjen serbe, se cilat kanë qenë paraqitjet e “hollësive biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët”, të cilat nuk i saktëson as nuk i demanton  Hoxhaj. Një gjë mund të thuhet se, nëse ato hollësibiografike se kush kanë qenë Vojinoviqët”,historiani Dr. Enver Hoxhaj së bashku me historianin Mr. Ylber Hysa, të “delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore” nuk i kuptojnë si “dëshmi relevante për çështjen e emërtimit të urës”, pa i kundërshtuar me fakte, pa e demistifikuar mitin serb për  prejardhjen kosovare të “Vojinoviqëve” me një dosje argumentuese, jo vetëmgabojnë por edhe dëshmojnë terrin e injorancës historiografike në trutë e tyre.

Unë nuk mund të besojë se delegacioni serb ka konstatuar të vërtetën për prejardhjen jo kosovare, jo vushtrriase, të “Vojinoviqëve” historikë. Pyes: Sikur “pala serbe” të mos paraqiste  hollësi “biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët” si kanë mundur ata t’ia mbushnin mendjen UNOSEK-ut“Ura e Jashar pashë Gjinollit”“Pakon Ahtisaari”  të quhet “Ura e Vojinoviqëve”?!!! të konstatoj edhe këtë fakt: Koinea “Vijinoviq” nuk i  përket të folmes serbe në Kosovë dhe në Serbinë Etnike (Shumadi).

Për demistifikimin e Mitit serb për Kosovën i kam botuar disa kumtesa shkencore  të lexuara në simpoziume gjithandej në Jugosllavi. Së paku nga viti 1990, në shumë studime e libra kam sjellë dëshmi për mosekzistimin e “Vojnoviqëve” vushtrriasë, gjithsesi i mbështetur edhe në të dhënat e shkencës etnografike, folkloristike e historiografike jugosllave. Këtu nuk dua ta citoj vetën, por e kërkon vendi të konstatoj këtë fakt: Në reagimin tim, më 6 shkurt 2007: “Me propozimin e “Ahtisarit” - Kosova në thika”, analizë kritike e  “Propozimit Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës” të Martti Ahtisaarit, midis të tjerash, kisha konstatuar: “Shkenca serbe që në kohën e Toma Maretiqit e ka ndriçuar faktin se “Vojnoviqët” janë  të imagjinuar nga kisha serbo-ruse  në mbështetje të oborreve mbretërore. Dhe, nëse është fjala për “Urën e Gurit” që lidhë Vushtrrinë me Artakollin, e nga e cila është larguar lumi “Silnicë”, atë e ka ngritur prishtinasi Jashar pashë Gjinolli në fillim të shekullit XIX”.

Këtë analizë të plotë ia dorëzova PSSP-it dhe Ahtisarit, më 9 shkurt 2007, por nuk e botoi asnjë gazetë ditore e Kosovës!?! Megjithatë, ajo u bë njohur përmes webfaqeve të ndryshme dhe e botuan disa gazeta në Shqipëri dhe në Iliridë. Sa kam njohuri, me emaile veprimtarët e devotshëm të çështjes shqiptare këtë analizë e kan përhapur katërçipërisht në mbarë botën shqiptare. Sikur “Delegacioni kosovar për trashëgimi kulturore ”t’i kishte përcjellë reagimet shqiptare ndaj “Pakos së Ahtisaarit”, së fundi vetëm në www.pashtriku.org, nuk do të kishte hequr “aq shumë” për të dëshmuar për emrin e saj popullor shqiptar dhe serb.

Sikur historianët Hoxhaj e Hysa, të njihnin diçka nga shkolla antropogjeografike serbe cvijiçiane së paku do të dinin se emri popullor shqiptar e serb i kësaj Ure lidhej me emrin e donatorit dhe urdhëruesit për ngritjen e saj krejt deri në fillim të shek. XX, pikërisht me emrin e zyrtarit të lartë të Vilajetit të Kosovës dhe të Rumelisë në përgjithësi, Jashar pashë Gjinollit. Për këtu të mjaftohemi vetëm me konstatimin e Branisllav Nushiqit,  konsull i Serbisë në Prishtinë krejt në fund të  shek. XIX. Ai e hulumtoi dhe e njohu terrenin dhe kujtesën shqiptare të rrafshit të Kosovës, të cilën pjesërisht e paraqiti në “KOSOVO opis zemlje i naroda.Izdanje sa spikama, I. Sveska, U Novom Sadu, Izdanje Matice Srpske, 1902”. Duke folur “Për rrugët dhe mjetet e komunikacionit”, përmendi qytetin antik iliro-romak “Vicianum”  (Vushtrria), dhe “Jashar-pashin most na Sitnici” (Ura e Jashar Pashës në Silnicë).

 Antropogjeografi B. Nushiq në librin e dytë:“KOSOVO opis zemlje i naroda.Izdanje sa spikama, II. Sveska, U Novom Sadu, Izdanje Matice Srpske, 1903”, do të dëshmohet manipulues i shquar me faktet në përputhje me platformën e shkollës cvijiçiane për serbizimin e kujtesës dhe të traditave shqiptare të Kosovës. Tashti sikur harron se në librin e parë emërvendin “Vuçitrn” e linte të shihej si i ardhur nga “Vicianum”, dhe emrin e qyteti nxirte nga fjalët “vuçiji” dhe “trn” (Wolfsdorn), që do të thoshte “Ferra e ujkut”!?!

Në këtë libër Nushiq u dha frymë falsifikimeve të epikës serbe për Mitin e Kosovës dhe “Kalanë” e Vushtrrisë e quajti “Kullë” dhe “Pallat” të vëllezërve  Vojnoviq - Petrashinit, Vukashinit dhe Miloshit. Shkenca folkloristike dhe historiografike jugosllave e viteve të ’60-70-ta të shekullit XX, realisht kur filloi rrita e shkencës shqiptare dhe ballafaqimi i këtyre dy shkollave shkencore, këta persona të imagjinatës letrare: Vojin, Petrashin, Vukashin dhe Milosh u quajtën personalitete të imagjinuara, të paqenë, joeksistues në Vushtrri. Këtu nuk e shoh të arsyeshme të ndalem në interpretimet e studiuesve jugosllavë: Toma MaretiŠ (1966), Tvrtko ╚ubeliŠ (1970), Rade MihalŔiŠ (1957), historiani ky më i merituar për demistifikimin e Mititb serb të Kosovës. Për më gjatë e plotësisht mund të flas vetëm pasi opinioni dhe unë të njihem me dosjen serbe  dhe të “Delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore”, për “Urën e Vojinoviqëve”, përkatësisht “Urën  e Vjetër të Gurit”.

Tashti, t’i kthehemi Nushiqit. Ai, pas një viti nga botimi i librit të parë,   e “harron” emrin popullor: “Ura e Jashar Pashës në Silnicë” dhe nën fotografinë e saj shkroi: “Stari most kod Vuçiterna” (Ura e vjetër te Vushtrria), dhe në vijim vuri tekstin: “Sipas tregimit të popullit edhe këtë urë e kanë muruar Vojnoviqët, dhe pikërisht mjeshtri i cili e muroi Urën mbi Vardar në Shkup. Kjo vërtet shëmbëllen në Urën e Shkupit, vetëm se është më e madhe dhe më e bukur. Edhe për këtë urë ekziston tregimi i njëjtë sikur edhe për murimin e Shkodrës në Bunë”?!?

Unë e njoh mirë kujtesën historike të Vushtrrisë dhe të viseve të saj, ku kam hulumtuar nga mesi i viteve të ’60-ta të shek. XX, ndër shqiptarë dhe ndër serbë. Gojëdhënat që i langoi Nushiq për Urën e Jashar Pashës, kurrë nuk janë bërë pronë e kujtesës historike të popullsisë së kësaj ane. Në kujtesën historike shqiptare, serbe dhe ballkanike ka  legjenda për krijimin e Urës së Shenjtë në Dukagjin dhe të Rozafasë (Shkodër),  që kanë për burim kujtesën shqiptare. Ka studime të shumta.

Të sjellë edhe këtë konstatim: Sipas udhëpërshkruesve dhe hulumtuesve serbë dhe rusë deri në vitet e ’50-ta të shek. XIX,  elementi serb në Kosovë, element çifçinj në tokat e feudalëve shqiptarë, nuk kanë ditur asgjë për “Betejën e Kosovës” për Lazarin, për Miloshin, për Jugoviqët, për Vojnoviqët, për Markun. Dhe, as kanë pasur më të voglën ide për Mitin serb të Kosovës, i cili u formësuar me ndikimin e kishës ruse në kishat ortodokse të Vojvodinës nën Austro-Hungarinë.

Këtu ndalem për të prekur dy të dhëna të Nushiqit që kanë të bëjnë me kohën e ngritjes dhe me mjeshtërit që i “ngtitën” dy Urat  e Gurit, të Shkupit dhe në Vushtrrisë. Në këto konstatime të Nushiqit ka diçka historike dhe materiale të prekshme. Të dy urat janë ngritur në xhadet kadimi, në vendkalimet tradicionale që lidhnin Kalanë (Bërthamën e Shkupit), me viset fushore dhe Pollogun dhe me qendrat e tjera shqiptare:Tetovë, Dibër etj. Ura e Jashat Pashës lidhte “Kalanë” (Bërthamën e Vushtrrisë) me fushën dhe Malësinë e Artakollit e të Drenicës me qendrat e tjera shqiptare: Mitrovicë, Pazar i Ri, Pejë etj. Të dy këto ura, meqë u ngritën në vendkalimet tradicionale, praktikë që ndjekej dhe që ndiqet edhe sot në ngritjen e udhëve dhe të urave, u ngritën në vendkalimet tradicionale mbi lumin Silnicë (kështu e ka quajtur populli, deri tashti) dhe Vardar, ndaj janë trashëgimtare të urave ilire, romake  e bizantine, pa shkëputje në kujtesën e popullit vendës, shqiptarë. Madje, Nushiqi ka mundur të dije qartë se këto dy ura,  në pamjen që kanë pasur deri në fund të shekullit XIX (kur Ai ishte zyrtar në Konsullatën Gjenerale të Serbisë në Shkup dhe Vicekonsull në Konsullatën e Serbisë në Prishtinë), janë ngritur në kohën e pushtetit të të njëjtit person, shqiptar, dhe sipas gjithë gjasave, nga i njëjti arkitekt dhe të njëjtit mjeshtër të Oborrit të Jashar pashë Gjinollit, deri në vitin  1817/18.

Të mos zgajtëm pa nevojë. Dihet se “Ura e Gurit” (Kështu quhet ajo mbi Vardar), si ndërtim osman fillestar është i kohës së Sulltan Muratit II (141-1451) dhe kishte shtatë harqe. Është rindërtuar dhe shtuar më 987 (1579/80), në kohën e Sulltan Murratit III, “shumë më e mirë se e hershmja” (E Çelebi). “Ura u rindërtua edhe më 1223 (1817-18)” , pra në kohën Jashar pashë Gjinollit - vali e Zot i Vilajetit të Kosovës, iu shtuan edhe pesë harqe dhe ka marrë gati pamjen e sotme, pa ripërtëritjet e valisë Ahmet Ejup Pasha, më 1896/97, kur iu vu kallderma në anësorë,  dhe të vitit 1909 ( Më hollësisht, “Kraljevina Jugoslavija. Drzhavna Velika Medresa u Skoplju. Izveshtaj za shkolsku 1933/34 god (...), Skoplje, 1934, 90-91). 

Konsulli Branisllav Nushiq, duhet të kishte informata të sakta se donatori Jashar pasha Gjinolli, e përtëriti “Urën e Gurit” të Shkupit, pasi e mbaroi Urën mbi Silnicë, pra para viti 1817/18, se për rindërtimin e saj i përdori mjeshtërit e sprovuar në ndërtimin e Urës mbi Silnicë. Mirëpo, serbët e kanë pasur zitë emrin e Jashar Pashës, për demet që ky i shkaktoi synimit të Serbisë për pushtimin e Sanxhakut të Nishit, njësi kjo administrative e Kosovës. Nushiq, në librin e dytë, më 1903, do të konstatojë: “Ura gjendet në xhadenë e cila kalon nëpër Vushtrri për Mitrovicë dhe ka nëntë harqe për ujët e lumit Silnicë  dhe një hark të vogël për ujët e “Përroit të Ujkut”, sipas Nushiqit “Kuri - potok”.  Konstatoi se ajo  “Tashti  quhet Ura e vjetër”, sepse në ja 2-3 minuta nga kjo, mbi shtratin e  ri të Silnicës, është ngritur, më 1855, ura e re. Ekspertet e UNITETIT kosovaro-unmikian emrit të vjetër ia shtuan edhe përcaktuesin “e gurit” dhe, shpresojnë se me pajtim të UNISEK-ut, do ta bëjnë“Ura e Vjetër e gurit” dhe, pa telashe të tjera(!?!) e paluan si trashëgimi serbe.

Vërtet,  “Ura e Vjetër”  e Vushtrrisë, përkatësisht “Ura e Jashar pashë Gjinollit”, siç e ka njohur populli deri në ditët e hulumtimeve të mia në terren, iu la mëshirës së kohës. Ajo përjetoi vetëm pak meremetime në vitet e Titos, por kjo nuk do të thotë se është pronë e Titos, ndonëse sipas logjikës së UNOSEK-ut dhe Ahtisaarit,  po!?!

Para se të përfundoj është e udhës të konstatoj:  Shkupi dhe Vushtrria janë dy qendrat më të rëndësishme administrative e kulturore që reflektuan shqiptarësinë e trevave të Dardanisë ilire, romake e bizantine edhe për kohën e pushtimit nemanjid - serb mesjetar dhe për vitet e para të periudhës së administrimit osman, përmes kalimit të shqiptarëve në Islam. Rrugën e  pushtetit serb për përvetësimin e trashëgimisë kulturore të krishterë (paleokristiane, romake, bizantine e shënsaviane) të Kosovës, kanë filluar edhe historianët bashkëkohorë të Turqisë. Ata synojnë (njësoj si historianët serë dikur), për trashëgimi turke të gjitha monumentet e proveniencës islame të periudhës Osmane. Sipas logjikës së  UNOSEK-ut - Ahtisaarit sot, të pranuar nga kosovarët e Unmikistanit, turqit, në një të ardhme, do ta “gëzojnë” atë të “drejtë”, aq më parë pasi shqiptarëve të Kosovës, për dashurinë ndaj Krishtërimit të maskuar me konceptet: “evropian” dhe  “perëndimor”,  po u përgatitet platforma politike antishqiptare të heqin dorë edhe nga feja dhe civilizimi Islam, të ndahen e të lëçiten me kombin e tyre, shqiptar historik me shumicë absolute Islame nga mesi i shek. XVI, të bëhen kosovarë, më qartë gomarë pa të kaluar historike, pa trashëgimi kulturore, pa fenë dhe civilizimin që i bëri shqiptarë, për të qenë nesër të pa identitet historik, të pa dinjitet, material ndërtimi për përtëritjen e gjakut të plakur të kombeve evropiane, pa e kuptuar  mësimin e urtakut Alfred Adler : “Nëse nuk e di ku je duke shkuar,do të përfundosh diku tjetër”- në bërllokun e historisë.

Në fund, e për fund:kërkesa e Ekipit të Unitetit Unmikiano- Kosovar për të kallafatë rreth emrit:“Ura e Vjetër e Gurit” - jo  “Ura e Vojinoviqëve”, as pa përpjekjen më të vogël për të dëshmuar për kohën e ndërtimit, donatorin dhe  urdhërdhënësin për ndërtimin e saj, nuk duhet të konsiderohet padituri, sepse është më shumë se përgjegjësi, është antishqiptari. Historianët në “delegacionin kosovar për trashëgimi kulturore” - Hoxhaj dhe Hysa (shto aty edhe Krasniqin), së paku deri sot nuk kanë dhënë dëshmi se janë studiues, apo njohës të trashëgimisë kulturore shqiptare të Kosovës. Uroj të dëshmohen nesër!Si hap të parë në këtë drejtim e ritheksoj kërkesën nga fillimi, në mënyrën më të sinqertë, të botojnë Dosjen e Tyre dhe Dosjen e Batakoviqit, përUrën e Vjetër të Vushtrrisë. Pse jo edhe Dosjen e plotë për trashëgimin kulturore historike shqiptare të krishterë shqiptare të cilën UNOSEK-u me “Pakonë Ahtisari” po ia bënë tapi Serbisë, e cila Kosovën e lau me gjak shqiptari nga viti 1809 deri më 1999 dhe kurrë nuk do t’ia ndanë gazepin., kurrë nuk do të lejojë bërjen e Kosovës shtet, pa dënimin e meritueshëm për gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë në vitet 1989-1999.

Njëkohësisht, edhe si një qytetar votues i rregullt në të gjitha zgjedhjet unmikiane në Kosovë, pa të drejtë për të zgjedhur atë që do të mund të kërkoja llogari, do të doja të di nga “Delegacioni kosovar për trashëgimi kulturore”,se Çka fiton shqiptarësia e Vushtrrisë dhe e Kosovës nëse “Ura e Vojinoviqëve” do të lejohet nga UNOSEK të hyjë në “Pakon Ahtisaari” me emrin “Ura e Vjetër e Gurit”, duke e lënë atë në Zonë të mbrojtur administrative të Serbisë në Kosovë?!?

Shqiptarë, nëse doni shqiptarinë, kthjelluni, së paku të mos mbesim të mallkuar para brezave që prapë do të përgjakën për identitet shqiptar e për tërësinë e kombit dhe të Shqipërisë Etnike, e drejtë natyrore dhe demokratike që po i mohohet Kosovës dhe popullit shqiptar, tashti edhe me fajin tonë.

Kthehu ne fillim

_____________________________________

Letër e hapur UNOSEK-ut dhe Kryetarit të OKB-së

T¨Ë GJITHA COPËTIMET E KOMBIT SHQIPTAR DHE PRANGOSJA E VETËVENDOSJES

“Nuk qëndron problemi te Qezari që triumfon mbi të tjerët, por te të tjerët që ia bëjnë të mundshme

Qezarit të triumfojë” - Ortega Y. Gaset

 

Shkruan: Muhamet PIRRAKU, Historian

Më 21.02.2007, Prishtinë

____________________________

Nga vera e vitit 1999 me kujdes i kam përcjellë aktivitetet publike të shefave të mekanizmave diplomatik, ushtarak e policor ndërkombëtar në Kosovën e trazuar edhe aktualisht. Prania e këtyre mekanizmave ndërkombëtare në Kosovën e pas largimit të makinerisë ushtarake publike të okupatorit kolonial serb të Kosovës, ka qenë i domosdoshëm për faktin se Kosova është një det gjak shqiptari i derdhur nga pushtuesi serb nga viti 1912, me përkrahje dhe me bekim ruso-evropian shekullor. Problemi i Kosovës është plagë shekullore e Evropës, është pjesë e Çështjes shqiptare të copëtuar me forcë nga Ruso-Evropa. Kosova nuk është problem kishtar serb por është problem shqiptar i pazgjidhur. Shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi pranuan dhe duruan me stoicizëm mynxyrat jetësore që u shkaktuan në Kosovë, e gjetkë ndër shqiptarët, gjatë bombardimeve të NATO-s (24 mars- 10 qershor 1999), me shprese se më në fund Evropa Demokratike e udhëhequr nga ShBA-të do t’i hapë rrugë lirisë dhe ribashkimit të kombit shqiptar, ndër pak kombe në Evropë i cili kurrë nuk e përleu Flamurin e tij me gjakun e fqinjëve në tokë të fqinjëve. Mirëpo, zgjidhja definitive e statusit shtetëror të Kosovës me dizajni nga ato Pikat e famshme të Grupit të Kontaktit ka qenë plotësisht jo premtues për zgjidhjen demokratike të lirisë së Kosovës dhe të Çështjes shqiptare në përgjithësi. Qasja politike që nuk lejon të drejtën e një kombi, ose të pjesës së një kombi, për vetëvendosje me të drejtë për shkëputje e bashkim me një vend, aq më tepër të një vendi të copëtuar me dhunë, nuk është zgjidhje demokratike, është dhunë afatgjate. Këtë kurth ndërkombëtar “modern” për Kosovën dhe për kombin shqiptar, i ashtuquajturi “Ekipi i Unitetit Unmikian” të Kosovës (?!?) popullit të lodhur nga robëria shekullore ia paraqiti si Vendim të artë - për Pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, hap legjitim drejtë zgjidhjes së Çështjes shqiptare.

Zotërinj të nderuar,

Me hap të gabueshëm nuk mund të arrihet me kohë dhe pa telashe në podiumin e dëshiruar. Serbia është dashur të dënohet në Dejton, gjenit serb me tipare kanibaliste evidente edhe sot është dashur t’i thyhej kurrizi në një mënyrë shembullore në Kumanovë. Sjellja me Serbinë pas 22 qershorit 1999 nuk ka qenë në rrafshin e njëjtë me ndërhyrjen “humanitare” (!?!) ushtarake ndërkombëtare kundër mekanizmave ushtarake gjakësore serbe në Kosovë. Ai hap është dashur të kurorëzohej me shpartallimin definitiv të forcës ushtarake pushtuese koloniale të Serbisë në shembullin e shpartallimit të ushtrisë nazifashiste pushtuese italiano-gjermane më 1945. Mungoi dënimi ndërkombëtar i Serbisë për gjenocidin veçanërisht në Bosnje, dhe në Kosovë nga viti 1989, dhe kombi agresor shovinist serb u shpërblye në Bosnje, në Vojvodinë dhe tashti, me “Pakon Ahtisari” po shpërblehet edhe në Kosovën e përgjakur shekuj me radhë nga Serbia. Të saktësojmë qartë: Faktet janë kokëforta. Kosova është pjesë natyrore, etnike dhe historike e njësisë etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë, e integruar plotësisht gjatë shekujve XVI-XVII, me Islamin faktor integrues. Njësia e Shqipërisë (Arnautlluk, Albani) mbulonte një sipërfaqe ballkanike prej rreth 120 000 km2. Të themi përnjëherë se vendi prej ku u nis eldoradoja e emrit kombëtar për popullin dhe për vendin - shqiptar dhe Shqipëri është Shkupi dhe krahina që administrohej nga Shkupi, pra është Dardania antike, është Kosova historike. Kosova e sotme është vetëm rreth ╝ pjesë e Kosovës së periudhës osmane të para Kongresit të Berlinit. Për ta pasur plotësisht të qartë tragjedinë shqiptare si dhe porosinë e kësaj Letre të hapur, nisemi nga konstatimi gjenial i udhëpërshkruesit dhe gjeografit frëng, Amie Boue, musafir i një fshatari të Carralevës në vitet e ’30-ta të shekullit XIX: “Shqipëria mund të formojë fort mirë një shtet independent ndërmjet Serbisë dhe Greqisë: mjerisht, fatkeqësi e tyre është që gjenden midis shteteve që duan të rriten dhe ndoshta shpresat e patriotëve shqiptarë do të dalin të kota..." Unë nuk mund të besoj se JU, Zotërinj, nuk keni dijeni për këtë fakt dhe për faktet që do t’ua përkujtoj në vijim. Sipas udhëpërshkruesit osman gjenial, Evlie Çelebiut më 1660/62, Kosova ishte pjesa më e gjallë e Shqipërisë. Udhëpërshkruesi evropian, Jakob Spon i Lyonit, më 1675, theksonte se qyteti i Budvës është i fundit “që kanë venecianët në Shqipëri”, kurse Sulltani, më 1688, urdhëronte të shtypej “Shqipëria kryengritëse” në vise të Kuqit – Palabardhit, sot thellë në shtetin e Malit të Zi. Popullsia shqiptare e Kuqit dhe e Palabardhit tashti janë sllavizuar, kombëtarisht malazezuar. Në fille të depërtimit të ushtrisë austro-hungareze në vise të Nishit në Dardani (Kosovë), më 1689, Perandori austro-hungarez i porosiste ushtarët dhe ushtarakët të ishin të kujdesshëm se po kalonin nga toka e Serbisë në tokën e Shqipërisë. Ai perandor “çlirimtar” i krishterimit, e dinte se nga ku fillonte Shqipëria, në këtë kohë me rreth 80% të banorëve myslimanë, veçanërisht në qytetet shqiptare. Dhe, për të pasur më të qartë dijen për hapësirën e njësisë Shqipëri (Albania, Arnautlluk)) nga fillimi i shekullit XVIII, të nisemi nga pjesa më jugore, Parga. Sipas konsullit frëng antiislam A. Grasset, më 1718, banorët e atij vendi “kanë krenari barbarinë e shqiptarëve”(!?!). Ndërkaq, në veri, sipas Zorzi Griman-it, më 1733, Shqipëria fillonte në Podgoricë dhe Zhabjak, kurse qyteti më lindor i Shqipërisë, sipas Anton Duoda, më 14 shkurt 1758, ishte Nishi, në të cilin “ka lindur një çështje e madhe midis banorëve të këtij qyteti që janë osmanë dhe shqiptarë” myslimanë. Sipas Pano Bicilnit, konsull gjeneral i Rusisë, më 1785, areali Shqipëri niste nga Mali i Zi, viset përreth Cetinjes – Llovçenit (Katunska nahija), e shkonte deri në Peloponez, me qendrat: Mesolong, Prevezë, Janinë, Akarnani. Ndërkaq diplomati frëng Bozhur në përbërje të Shqipërisë shihte edhe Malin e Zi. Realisht, në shekullin XVII dhe XVIII, për shkak të përbërjes etnike me shumicë vllaho-ilire e shqiptare të banorëve, pjesa më e madhe e Malit të Zi të fillimshekullit XIX i përkiste Shqipërisë (Arnautllukut), pikërisht Sanxhakut të Shkodrës, i cili kishte gjashtë kaza (krahina administrative): të Shkodrës, të Tivarit, të Ulqinit, të Podgoricës, të Plavës dhe të Malit të Zi. Realisht, fillet e tkurrjes së njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë me ndërhyrje ndërkombëtare arbitrare filluan nga fillimvitet e shekullit XVIII, pikërisht me Traktatin e Paqes së Pozharevacit, më 1718, midis aleatëve të Rusisë: Austrisë dhe Venedikut në një anë dhe Perandorisë Osmane në anën tjetër. Ndërkaq, Copëtimet e para drastike të Shqipërisë, në emër të fitores së Kryqit mbi Islamin, do të ndodhin gjatë pjesës së parë të shekullit XIX, pikërisht në fille të ngritjes së shtetit nacional të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Greqisë me përkrahje morale, politike, materiale e ushtarake të Rusisë dhe të Evropës. Ishte kjo ngritje e pansllavizmit ortodoks i mbështetur nga Evropa katolike e protestante për shkak të interesave kolonialiste të saj drejt Parajsës tokësore Afrikë – Azi. Kërcënimet e qarta për copëtimin e Shqipërisë i vunë në lëvizje të fuqishme shtresat shoqërore shqiptare më të ndërgjegjësuara kombëtarisht, pikërisht ato myslimane shumicë, të cilave kërcënimi dhe rreziku nga pansllavizmi dhe aleanca e krishtere Patrik-Papa, ua rrezikonte njëninë e trinomit: Atdhe, kombësi dhe fe – identitein më të qartë jo sllav, jo grek dhe jo roman. Në kuadrin e përpjekjeve për mbrojtjen e këtij trinomi, që do të thotë: të njësisë etnokulturore e gjeoplolitike të Shqipërisë, iu vunë themelet Lëvizjes Kombëtare Shqiptare - me pushkë e me penë dhe u ngritën dy pashallëqet gjysmë autonome të Shqipërisë: Pashallëku i Shkodrës dhe Pashallëku i Janinën nga viti 1755 deri në vitin 1831. Ato njësi administrative, realisht, ishin principata shqiptare brenda Perandorisë Osmane, bashkimin në një qeverisje të vetme të të cilave do ta luftojnë, me të gjitha mjetet, Rusia, Franca dhe Evropa tjetër, kurdoherë aleate me Sulltanin e me Portën e Lartë kundër njohjes së kombit shqiptar shumëkonfesional – islam, ortodoks dhe katolik, dhe kundër përpjekjeve shqiptare për çlirimin e Shqipërisë një dhe të pandarë. Pas shembjes së dy pashallëqeve shqiptare me gjakderdhje gjenocidiale turko-osmane me kërkesë, me përkrahje politike dhe me ndihma materiale e ushtarake të Rusisë, të Evropës dhe të satelitëve të tyre ballkanas: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë – kombësishtete në formim, faktikisht Shqipëria përjetoi copëtimet e para evropiane nën maskën e luftës kundër Perandorisë Osmene, kinse luftë kundër turqve. Në fakt, këtu e tutje në Shqipëri do të ndodhin përvojat Andaluziane - terrori kulturocidial, etnocidial e gjenocidial ballkaniko-ruso-evropian antishqiptar për interesa sllavo-greke fqinje. Të ecim nëpër historinë e përgjakshme: Nga vitet e 30-ta të shekullit XIX e tërë Shqipëria Etnike zjeu në kryengritje çlirimtare, por Dardania antike - Kosova historike, nga tashti mori rolin e Piemontit të Shqipërisë për çlirimin kombëtar dhe për shtetin nacional. Flamurtar i kësaj Lëvizjeje çlirimtare në fillim të viteve të ’40-ta ishte shehu, dijetar i famshëm, Baba Beka i Vrajës, një partizan i idesë për një luftë të përbashkët të të gjithë popujve ballkanikë për çlirimin nga pushtuesi turk-osman. Kjo bëri që rilindësi arbëresh, Vinçenc Dorsa, të shkruante, më 1847: “Shqipëria, provincë luftarake dhe e vendosur më shumë se fqinjët e saj (…) është tashmë në pikën e shpërthimit të luftës së fundit që të rilind (…). Ajo nuk flet veçse për Rilindje”. Shteti autonom i Malit të Zi, këso kohe, kishte 4 700 km2, shteti autonom i Serbisë kishte 37 700 km2 dhe shteti autonom i Greqisë kishte 51 860 km2. Këto sipërfaqe shtetërore përputheshin me shtrirjen etnike shumicë të këtyre kombeve në formim. Të dhënat e pakontestueshme etnografike e linguistike tregojnë qartë se, këso kohe, rreth 60% e viseve të Malit të Zi ishin banorë me prejardhje shqiptare, vllahe e shqiptarë ortodoksë, dhe diçka katolikë (Triepshi, Pipri, Kuçi, Vasojeviqi, Palabardhi, Drekalloviqi etj., mbi 30% të Serbisë e banonin vllaho-arumunët, shqiptaro-vllahët ortodoksë shënsavianë dhe një pakicë e mirë boshnjake e shqiptare islame në disa qytete, kurse më 1844, sipas Algemeine Zeitung, në shtetin Greqi gjuhën shqipe e flisnin në familje 50% të banorëve. Kriza Lindore e viteve të ‘50-ta të shekullit XIX realisht ishte luftë e aleancës së kryqit (ortodoks e katolik) kundër gjysmëhënës (Islamit) që e goditi rëndë ardhmëninë e Shqipërisë. Megjithatë, hapi i parë ruso-evropian diplomatik më i madh në dëm të qenies dhe të ardhmënisë së shqiptarëve e të Shqipërisë, do të bëhet me Traktatin e Shën Stefanit, të 3 marsit 1878, me të cilin duhej përmbyllur fitoret e Rusisë mbi Turqinë, më 1877-1878. Sipas këtij Traktati, Mali i Zi do të zgjerohej për 11 000 km2 kurse Serbia për 15 000 km2 dhe u sigurua autonomia e Bullgarisë në një sipërfaqe prej 172 500 km2, duke e shtrirë edhe në vise të Shqipërisë Etnike - Vrajë me rrethina, në vise të Anamoravës, të Karadakut, të Kaçanikut, të Ferizajt dhe të Sharrit, të gjitha viset shqiptare të aneksuara Republikës së Maqedonisë kominterniste-evroamerikane aktuale dhe një pjesë të tokave të Shqipërisë londineze. Kërkesat e Traktatit të Shën Stefanit prekën në interesat e Anglisë dhe të Greqisë, sepse zgjerimi i ri i Greqisë me toka shqiptare ishte simbolik krahasuar me zgjerimin sipas Kongresit të Berlinit. Për qasjet gjenocidiale serbe që e përcollën këtë copëtim të Shqipërisë flet qartë urdhëresa e Princ Milan Obrenoviq për ushtarakët e paramilitarët serbë: “Sa më tepër shqiptarë të shpërngulni (nga viset e pushtuara), aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut…!”. Me strategjinë “Toka e djegur” ushtria pushtuese serbe i ktheu në gërmadha 640 fshatra shqiptare në Sanxhakun e Nishit të Vilajetit të Kosovës. Të dhënat burimore flasin për mbi 250 mijë shqiptarë të ndjekur e të masakruar. Ushtaraku Mita Petroviq, duke folur për pushtimin e Toplicës - Kosaonicës nga ushtria serbe, u ndal në mynxyrat në fshatin Topanicë, ku kishte 500 familje shqiptare. Shkroi: "Në fshat pati gra dhe fëmijë, por askush nuk i shpëtoi dënimit. Të gjithë u vranë..."!? Të dhënat burimore tregojnë se pushtuesit serbë, malazias dhe grekë me strategjinë “Toka e djegur” ndoqën dhe vranë rreth 350 mijë shqiptarë etnikë. Realisht, Traktati i Shën Stefanit vërtetoi supremacionin e politikës pansllaviste ruse mbi Fuqitë e Mëdha evropiane katoliko-protestante. Ndaj, për t'i harmonizuar interesat midis ortodoksisë dhe katolicizmit, nga 13 qershori - 13 korrik 1878 u mblodh Kongresi i Berlinit. Sipas të dhënave nën thjerrëzën e kritikës shkencore, Mali i Zi u rrit për rreth 4 683 km2, Serbia, për rreth 10 500 km2, dhe Greqia, u zgjerua me rreth 9 275 km2 tokë me shumicë shqiptare. Del se me Traktatin e Kongresit të Berlinit nga njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë u shkëputën rreth 24 458 km2. Kombi shqiptar reagoi me një zë të fuqishëm kundër kësaj dhune ndërkombëtare. E formoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, formoi ushtrinë vullnetare për mbrojtjen e tërësisë së Shqipërisë, formoi Qeverinë e Përkohshme në krye me Myderris Ymer Prizrenin, e ngriti pushtetin ekzekutiv në Vilajetin e Kosovës dhe në shumë pjesë të vilajeteve shqiptare të tjera. Fuqitë e Mëdha: Rusia, Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia e detyruan Sulltanin dhe Portën të përgjakej tmerrësisht me shqiptaret dhe kundër mbrojtjes shqiptare të Ulqinit dërgoi ushtrinë osmane nga toka dhe Flotën Ndërkombëtare nga deti, për zgjerimin e pushtimeve malaziase me tokat shqiptare, qartë pjesë etnike dhe historike të Shqipërisë. Dhe, këtu duhet të nënvizohet fakti se Gjashtë Fuqitë Evropiane të vendosjes e dinin shumë mirë se po e copëtonin Shqipërinë, se serbëve, malazezëve dhe grekëve po u jepnin toka me popullsi shqiptare etnike kryesisht të fesë Islame. Po të gjitha këto fakte i pasqyronte shtypi i Fuqive të Mëdha. Mdje, këto Fuqi, asnjëherë nuk kërkuan zbatimin e pikave të Vendimeve të Kongresi të Berlinit, sipas të cilave pushtuesit në tokat shqiptare duhej të garantonin të drejtën e pronës, të drejtën e fesë dhe të drejtën ekzistenciale kombëtare të shqiptarëve në tokat e pushtuara. Aq më keq, asnjë ankesë, asnjë kryengritje shqiptare, nuk arriti të zgjonte ndërgjegjen njerëzore të Fuqive të Mëdha Evropiane për të marrë në mbrojtje ekzistencën fizike të shqiptarëve nga gjenocidi serb, malazias dhe grekë. Kurrë!?! Dëshmi e fuqishme se pushtimi dhe copëtim i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë më 1878 është përcjellë me dhunë etnocidiale e gjenocidiale greke e sllave antishqiptare është edhe konstatimi i Emil d’ Estourneelles, anëtar i komisionit konzular evropian të Kongresit të Berlinit - për kufijtë në tokat shqiptare të Shkupit, përball invadimit bullgaro-serb. Ai shkroi: “Kam gjetë atje nji popullsi të çuditshme, qi me kryeneçsi shpresonte n’ atë ardhmeni lirije e paqi, qi diplomacija europjane i kishte gjithmonë mohue. E ata katundarë e malcorë mbas sa e sa kobeve, mbas sa e sa mizorive qi u desht të psojshin sidomos ndër vjetë të fundit, fillojshin përsëri me e punuem tokën , me mbajtë bagtinë, me mbjellë pemë, me rindertuem shtëpijat e tyne…Asht përnjimend nji populll i çuditshëm, thoshem me vehte, ni popull qi meriton nderimin, dashuninë e ndihmën t’onë”! Kështu e pësoi “Shqipnija, banue nga nji popull bujar e mikpritës”- nga Rusia dhe Evropa për interesat e ballkanasve sllavo-grekë barbarë, dhe shtronte pyetjen: “Si ka mund të ruhet Shqipnija? – Pushtue herë mbas here nga Romakët, Bizantinët, Bullgarët, Serbët, Normanët, Austrianet e Turqit, rrethue nga Malazezët e Serbët kah veriu, nga Serbët e Bullgarët kah lindja, nga Grekët kah jugu, plaçkitë, shkretnue pa nda prej gjithkuj, kombi shqiptar ka dijtë me ruejtë të paprekun personalitetin e zakonet e tija…”

Pamje nga Kongresi i Berlinit - 1878 dhe Konferenca e Londrës - 1913

Zotërinj të nderuar,

 Pas Kongresit të Berlinit në pjesën e Shqipërisë që i shpëtoi copëtimit dhunë ndërkombëtare më kurrë nuk pushoi lufta për çlirimin nga Perandoria Osmane. Në anën tjetër apetitet e fqinjëve të përkrahur nga Rusia për zgjerime të reja në tokat shqiptare sa vinte dhe rritej. Këto apetite gjithnjë i yshti ndjenja evropiane e kryqit ndaj Islamit!?! Lëvizjes Kombëtare Shqiptare iu ngritën kurthe të gjithfarshme ruso-evropiane. Kurrë nuk u përkrah Lufta e drejtë Çlirimtare e popullit shqiptar, siç ngjau me popujt e tjerë të Ballkanit. Së fundi, do të mjaftonte vetëm të mos pengohej aq barbarisht sa është penguar. Tashti këtu kërkohet të saktësohet fakti se qarqet politike osmane, shtypi osman dhe opinioni osman e më gjerë, evropian e botëror, pas Kongresit të Berlinit deri në mesin e viteve të '90-ta të shekullit XIX, për toka të njësisë gjeopolitike të Shqipërisë (Arnautllukut, Albania) do t’i konsiderojnë pesë vilajetet e Rumelisë Osmane perëndimore: Vilajetin e Kosovës, Vilajetin e Shkodrës, Vilajetin e Manastirit, Vilajetin e Janinës dhe Vilajetin e Selanikut, të cilat administronin 125 100 km2 të tokës ballkanike. Dhe, duhet të theksohet fakti se vetëm në Vilajetin e Selanikut me 35.000 km2 shqiptarët përbënin popullsinë pakicë, e cila kishte rol të madh dhe vendimtar në shoqërinë, në administratën dhe në qeverisjen e këtij vilajeti. Madje, vetë Selaniku, aso kohe, konsiderohej si njëra ndër qendrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Mirëpo, në periudhën e përpjekjeve për ripërtëritjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitet1892-1897, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, hoqi dorë publikisht nga e drejta juridike dhe politike shqiptare në Vilajetin e Selanikut. Nuk e kishte të drejtën natyrore të dhënë nga Zoti. Askush nuk i detyroi shqiptarët për një qëndrim të tillë, pos ndërgjegjes së tyre, sepse nuk donin të shprehnin aspirata pushtuese në një vend ku shqiptarët mund të ishin pakicë e mbivotueshme demokratike. Kjo ndjenjë u ka munguar dhe u mungon aktualisht fqinjëve të shqiptarëve. Realisht, nga Kongresi i Hagës më 1897, vetë shqiptarët për Shqipëri do të konsiderojnë katër vilajetet me shumicë absolute shqiptare: të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës. Këtë njësi të Shqipërisë kurrë, në asnjë moment, nuk e mohuan qarqet osmane as evropiane të kohës. Ato shtetërore legale. Shqipëria e fundshekullit XIX - fillimshekullit XX, kishte 90 100 km2. Të ndjekim statistikat osmane më 1912: Vilajeti i Shkodrës kishte 10 800 km2, Vilajeti i Kosovës - 32 900 km2, Vilajeti i Manastirit - 28 500 km2 dhe Vilajeti i Janinës kishte 17 900 km2. Këto katër vilajete të Shqipërisë, këso kohe patën 3 804 000 banorë. Në strukturën e banorëve të territorit perandorak osman që quhej Shqipëri (Arnautlluk, Albania) me 1910, mbi 66% ishin shqiptarë, amalgami bullgaro-maqedono-vlleh ishte pakicë me rreth 16%, serbët ishin një pakicë me rreth 5%, grekët mëzi kalonin 4%-shin. Të theksojmë edhe faktin se më 1912, në viset e territorit të Kosovës adminstrative të sotme, prej 10 887 km2, kishte rreth 3.7% serbë. Të tjerët ishin shqiptarë kryesisht, kishte pak romë, turq, hebrenj etj. Midis shqiptarëve, katolikët arrinin në rreth 1.7 %. Copëtimi i dytë ruso-evropian i njësisë etnokulturore dhe gjeopolitike të Shqipërisë, krejtësisht jocivilizues e tepër fatal për ardhmërinë e kombit shqiptar, do të realizohet në përmbyllje të Luftës së Dytë Ballkanike, pikërisht me Traktatin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Realisht, Lufta e Parë Ballkanike nuk ishte kundër ekzistencës së mëtutjeshme të Perandorisë Osmane në Ballkan, por ishte luftë sllavo-greke e dirigjuar nga Rusia për të parandaluar autonominë e Shqipërisë të fituar me Kryengritjen e Madhe të Kosovës (5 maj -18 gusht 1912), nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës. Për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë për interesa ekspansioniste e kolonialiste malazeze, serbe, bullgare e greke, në Shkup, u mblodh Kuvendi Shqiptar nën drejtimin e Komitetit të Shpëtimit në krye me Hasan Prishtinën e Nexhib Dragën. Më 16 tetor 1912, ky Kuvend informonte përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Shkup se, "Shqipëria i ka kapë armët jo për me forcue dominacionin e Turqisë ndër Ballkan, por për me i dalë Zot tanësisë tokësore e lirisë së Shqipërisë. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmë se sido që të jetë fati i armëve, shqiptarët nuk kanë me pranue prej katër vilajeteve veçse një formë politike e një formë sundimi...!" Se cila ishte përkrahja e Evropës në dobi të zgjerimeve territoriale të Serbisë mund të shihet nga prononcimi i princit Aleksie Karagjorgjeviq, porsa shkeli në tokën shqiptare në vise të Kumanovës: “Unë dëshirojë vetëm që këtu të vijnë disa mijëra njerëz evropianë me përgjegjësi e të shohin shqiptarët, të cilët ne i kemi zënë robër, dhe ata të binden se këta njerëz mezi mund të quhen njerëz dhe të përfitojnë bindjen se Ballkani patjetër duhet të spastrohet nga këto egërsira...!" Kjo “tirrje” nuk do të dilte publike, po të mos kishte përkrahjen e tutorëve të Serbisë në Rusi dhe në Evropë. Forcat e Aleancës ballkanike përparuan shpejtë në tokat shqiptare në mbështetje të krerëve shqiptarë, të cilët e luftuan Turqinë në mbështetje të shteteve ballkanike: të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të Bullgarisë. Për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë në Tavolinë të diplomacisë ruso-evropiane, me nguti, por me përkrahje të Vjenës, u thirr Kuvendi Gjithëshqiptar në Vlorë, nën kryesin e Ismail Qemalit, me tagër të shpallte Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj etnikë. Në Kuvendin e Vlorës do të përfaqësohen të katër vilajetet shqiptare dhe, më 28 nëntor 1912, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë tërësore me gjithsej 90 100 km2 me mbi 3 804 000 banorë. Megjithatë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 - gusht 1913), nuk mori parasysh aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, as përfilli kriteret relevantë: etnikë, ekonomikë dhe gjeostrategjikë për vendosjen e kufijve të Shqipërisë. Serbia u rritë edhe për 39 000 km2, duke i marrë edhe 1 290 000 banorë, kryesisht shqiptarë. Mali i Zi u rritë edhe për 7 000 km2 me 260 000 banorë shumicë absolute shqiptare, qind për qind të banorëve sa pati. Greqia u rritë edhe për 51 300 km2, duke marrë edhe 1 624 000 banorë shumica absolute jogreke. Konferenca e Londrës më 29 korrik 1913, pa i pyetur shqiptarët, aprovoi projektin e "Principatës së Shqipërisë” – një shtet monstrum në periferi të Piemontit të Shqipërisë, pa trup të plotë, tepër të sakatosur, të shkëputur nga hambari, pa gjymtyrët vitale për jetë, të cilin nuk mund ta quajmë veçse Shqipëri londineze, dhunë ndërkombëtare ndaj kombit shqiptar. Shtetit të Shqipërisë londineze iu lanë vetëm rreth 28 760 km2 me rreth 800 mijë banorë. Kështu, nga katër vilajetet e Shqipërisë deri në fund të vitit 1912, Londra i shkëputi për Greqinë, për Serbinë dhe për Malin e Zi gjithsej 61 510 km2 dhe mbi 3 000 000 banorë me shumicë absolute shqiptare. Ky ishte shkak që nxiti Homerin shqiptar, At Gjergj Fishtën, të thërriste: "Uh! Evropë, ti kurva e motit/, Qi i rae mohit besës e Zotit/, Po a kta a sheji i Gjytetniis: Me daa tokën e Shqypniis/ Për me majtë klysht e Rusis?..." Unë as tashti nuk kam koment më të përshtatshëm. E ardhmja tregoi se, kur është puna për kombin shqiptar, Ruso-Evropa ngeli në kurthe të njëjta, antishqiptare, deri në fund të mileniumit të dytë. Realisht, dëshmia më e fuqishme për antishqiptarizmin e Evropës katoliko-protestane në dobi të pansllavizmit ordodosk rus, si gjithherë pa i pyetur fare shqiptarët, janë vlerësimet që i bëri Teraktatit të Londrës kryesuesi i Konferencës së Londrës, kryekasapi oficial i Shqipërisë, diplomatit anglez Eduard Grei, më 17 prill dhe më 12 gusht 1913: “Marrëveshja ndërmjet Fuqive lidhur me kufijtë (veriorë) të Shqipërisë u arrit pas një përpjekje diplomatike të gjatë e të vështirë. U vendos që bregdeti dhe Shkodra t’i mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra dhe (pas shumë bisedimesh) Gjakova të lihen jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshje lë një pjesë të madhe territori për t’u ndarë në mes të Serbisë dhe Malit të Zi si fryt i fitores së tyre. Arritja e kësaj marrëveshjeje ishte esenciale për paqen e Evropës dhe sipas mendimit tim ajo u arrit në kohën e duhur për ta ruajtur paqen midis Fuqive të Mëdha”. Dhe, në dëshminë vijuese Grei do të saktësojë: “Vështirësia për të arritur një marrëveshje lidhur me kufij të veçantë (të Shqipërisë) ka qenë shumë e madhe. Secili do të kujtojë se sa të vështira dhe sa kritike kanë qenë në ndonjë rast çështjet që kanë dalë për caktimin e kufijve veriorë e verilindorë të Shqipërisë. Ato gjetën zgjidhje disa kohë më parë. Tani ne kemi arritur në një marrëveshje për caktimin, me disa kushte të kufijve jugorë dhe verilindorë të Shqipërisë, gjë që do të plotësojë caktimin e gjithë kufijve të këtij shteti. Unë e di fare mirë, se gjithçka do të bëhet e njohur kjo zgjidhje në shumë pika do të jap shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga pikëpamja e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja midis Fuqive të Mëdha dhe, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në dobi të paqes në Evropë” !?!

Konferenca e Londres 1912-1913

Zotërinj të nderuar,

As pas kasaphanës evro-ruse në Londër ndaj kombit shqiptar, veprimet sllavo-greke për ta zhdukur kombin shqiptar, gjithnjë në mbështetje e me aminim evro-rus, nuk pushuan. Në anën tjetër, nënshkruesit e Marrëveshjes “Paqësore” të Londrës kurrë nuk e dëgjuan vajin shqiptar, kurrë nuk kërkuan nga pushtuesit e Shqipërisë të zbatonin Ligjet Ndërkombëtare që garantonin liritë gjinore, etnike, civilizuese, fetare, politike e pronësore të popujve nën dominim të huaj. Vërtet, shumë zor është të jesh shqiptar dhe të komunikosh me pasardhësit e atyre që ta kanë sakatuar atdheun dhe me ata që të mbajnë nën robëri shekullore të dhunshme, në emër të demokracisë!?! Të ecim edhe më nëpër shtigjet e historisë së përgjakur të kombit shqiptar. Traktati i Londrës u rifuqizua në Konferencën e Versajës – Parisit 1919-1920, me të cilën do të përmbyllet Lufta e Parë Botërore (1914-1918). Humanisti Profesor Emil Kahn, më 1920, gjatë mbajtjes së Konferencës së Parisit, u angazhua për shtetin shqiptar me kufijtë etnikë dhe gjeopolitikë, e jo për “Shtetin shqiptar (londinez), si nji Princni operete, me livret italisht, valcer Vjene, e nji kryetar orkestre mysterjoz në Berlin…”. Më tutje, Kahn, saktësoi pa ekuivoke se “Shqipnija e coptueme nuk ka për të mujtë të jetojë, e aqë ma pak të jetojë e pamvarun, po i dolën dore krahinat ma të mirat, elementat ma vepruesit e popullsisë së sajë”. Se Shqipëria e Traktatit të Londrës “asht njinji si të dënohej Shqipnija (e vërtetë, etnike, natyrore) për vdekje e nënshtrim…” Ky është konkludim gjenial, të cilin e vërtetoi dhe po e vërteton koha. Të ndjekim të dhënat vetëm për disa llahtari serbe ndaj shqiptarëve më 1912-1913. Sipas socialistit Kacleroviq: “Armata serbe ka djegur 35 fshatra shqiptare, pa u lejuar banorëve të tyre që të largohen(…). Armata serbe me urdhrin e qeverisë së vet ka masakruar 120 mijë shqiptarë”. Sipas hulumtimeve të mëvonshme të italianit Baldaqi: “janë nja 150 mijë shqiptarë të vrarë nga serbët në vitin 1912-13”. Ndërkaq ushtaraku Dimitrie Tucoviq, socialist, duke informuar opinionin për shkretërimin e një fshati shqiptar në Lumë, tashti në Shqipërinë londineze, shkroi: “Fshati ka qenë i zhdukur për dy orë, me skena që është vështirë të pasqyrohen. Plutonet kanë rrëzuar gratë që mbanin foshnjat në gji; pranë nënave të vdekura klithnin foshnjat e tyre, të cilat qenë të kursyera rastësisht nga plumbat; trupat si bredh të malësoreve të bukura janë gërryer si krimbat nëpër lëndinë; gratë kanë lindur nga frika, për dy orë janë likuiduar rreth 500 shpirtra(…), kufomat janë hedhur në shtëpia, e shtëpitë janë djegur – ashtu që krimit t’i mbulohet gjurma. Kjo është e vërteta për këtë egërsi të tmerrshme”. Për këtë gjenocid kanë pasur njohuri të plotë tutorët dhe themeluesit ruso-evropianë të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë, por fare nuk kanë reaguar!?! Të dhënat burimore flasin qartë se gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore në viset shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, përpos numrit të të vrarëve të përmendur më lartë, u rrafshuan përtokë mbi 800 lokalitete shqiptare dhe mbi 500 mijë shqiptarë u ndoqën në Azi e gjetkë, për të mos e lejuar më asnjë kontakt me vendlindjen, me farefisin në atdhe, në Shqipërinë e copëtuar me dhunë ndërkombëtare. Këtu të konstatojmë shkurtimisht: Vetëm në ditët e para të punës të Konferencës së Versajës më 1919, u masakruan mbi 12 371 dhe u burgosën 22 110 shqiptarë etnikë nën okupimin e Jugosllavisë Versajase. Familje të tëra, paramilitarët serbë, i ngujuan në kullat shqiptare dhe i kallën për së gjalli, po kështu qindra shqiptarë i futën në dhjetëra xhami dhe i kallën bashkë me ato. Kurrë nuk e kursyen gjininë femërore, përkundrazi, as moshën e të gjitha gjinive. Për të mashtruar opinionin botëror dhe aktorët bartës të Traktatit të Versajës, Komanda Supreme e ushtrisë jugosllave udhëzonte çetat terroriste të spastrimit etnik shqiptar të terrenit, që vrasjet, therjet, gjenocidin mbi shqiptarët, kalljet e fshatrave e të kuarteve të qyteteve t'i kryenin pa bujë, fshehurazi nga opinioni publicistik e diplomatik, me sqarimin se "pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes do t'i kemi duartë e lira kundër shqiptarëve!". Tashti sikur e kërkon vendi të konstatohet se, nga dokumentet e proveniencës shqiptare, të dërguara Konferencës së Versajës, shihet qartë se numri i shqiptarëve në viset e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë së vitit 1912, kishte rënë nën numrin e shqiptarëve të dhënë nga Hahni, mbi shtatëdhjetë vjet më herët. Tashti del se në arealin e Shqipërisë Etnike kishte vetëm 1 779 929 frymë (833 000 në arealin e Shqipërisë londineze dhe 946 929 në viset shqiptare të aneksuara Jugosllavisë dhe Greqisë). Del se vetëm midis viteve 1912-1920, numri i shqiptarëve në Shqipërinë Etnike ishte zvogëluar për mbi 1 220 000 frymë dhe kjo pa shtimin natyror të tre milionë shqiptarëve, sa kishte më 1912. Është fakt se nuk ka vëllazëri shqiptare jashtë Shqipërisë londineze që nuk ruan kujtimin e hidhur dhe nderimin e shenjtë për një e më shumë të masakruar nga soldateska serbe e jugosllave. "Jamjanët e Afrikës nuk mund të bëjnë atë që serbët u bëjnë shqiptarëve të Kosovës" - do të konstatojë Hasan Prishtina në qershorin e vitit 1921, në Parlamentin e Shqipërisë londineze. Vetëm midis viteve 1918-1921, në Kosovë serbo-malaziaset shkretuan 215 fshatra shqiptare, kurse brenda kufirit të Shqipërisë londineze, në Lumë e Dibër, njësitë provokatore e ndëshkuese terroriste të ushtrisë jugosllave vranë 1 392 shqiptarë dhe me top e zjarr rrafshuan përtokë 1 725 shtëpi banimi. E tërë kjo vetëm për të destabilizuar shtetin e Shqipërisë, që ai të mos interesohej për fatin e pjesës së kombit shqiptar nën robërinë serbo-sllave e greke. Për të gjitha këto kurrë nuk e prishën gjumin Fuqitë e Mëdha të Evropës, copëtuesit e kombit shqiptar. Për të mbuluar përmasat tragjike të gjenocidit, të shfarosjes së shqiptarëve, pushtuesi jugosllav do të zbatojë një dhunë dezintegruese dhe dekompozuese mbi etninë shqiptare dhe të pjesës madhore të kombit shqiptar të copëtuar në tri pjesë: Jugosllavi Versajase, Shqipëri londineze dhe Greqi. Meqë mbi 98% të shqiptarëve në viset e Shqipërisë Etnike të aneksuara Jugosllavisë Versajase ishin të besimit islam, në statistikat zyrtare, në diplomaci, në administratë në përgjithësi, në publicistikë dhe madje edhe në shkencat historiografike e etnografike, kompaktësia etnike dhe civilizuese e shqiptarëve do të tregohet e parcializuar, e copëzuar, duke u dhënë shqiptarëve myslimanë etnonime të motivuara politike antishqiptare: "turq", "arnaut", “arnautësh”, "shiftar", kurse "albanac" vetëm për elementin shqiptar katolik. Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni do të quhen "serbë". Të gjitha mbiemrat e shqiptarëve u serbizuan me prapashtesën “iq” dhe “viç”. Pseudoshkenca serbe e jugosllave antishqiptare, si edhe sot, gjeti partizanë evropianë për mbështetje. Të përmendim vetëm austriakun Herman Vendel, i cili, më 1920 dhe 1921, shqiptarët do t'i tregojë si "popull rundiment ballkanik gjysmë të egjër, të dëmshëm për civilizimin evropian" dhe gjenocidin serb e jugosllav mbi shqiptarët do ta tregojë si masë të nevojshme të "civilizimit të krishterë", sepse, sipas tij, "historia nuk mund të durojë kërcënimet mijëravjeçare (...) të një race që po vdesë..."!?! Me këtë logjikë serbo-evropiane gjenocidi kundër qenies shqiptare vazhdoi me intensitet të madh. Sipas Organit të PKJ-së, "Proleter" të 15 dhjetorit 1929, gjenocidi serb ndaj shqiptarësisë së Kosovës zbatohej "me pushkë dhe bomba". Një anonim nga Peja shkruante: "Ne, shqiptarët, jemi të detyruar që t'ua mbarojmë shtëpitë (kolonistëve). Me parat tona jemi të detyruar të blejmë konopin me të cilin do të na varin neve (...). Fshatra të tëra po i kallin, që t'u bëhet vend kolonistëve. Me pushkë, mitraloz dhe bomba po ndjekin mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e tyre". Ndërkaq Organi i Lëvizjes Demokratike Shqiptare - "Liria Kombëtare" e Gjenevës, më 15 shtator 1931, do të konstatojë se "afër një milion njerëz po shpërngulen nga pushteti serbomadh" dhe se "me thikë po kryhet serbizimi i emrave të njerëzve dhe të fshatrave, që kështu të shlyhej çdo dëshmi shqiptare, që të ndryshohet karakteri etnik i Kosovës". Kjo dhunë nuk mund të quhet e tejkaluar derisa edhe sot UNMIK urdhëron pushtet komunale në Kosovë të mos i kthejnë variantet popullor shqip të emrave të vendeve dhe të njerëzve. Madje, është urdhëruar të ruhet emri i vendit dhunë serbe edhe aty ku kurrë nuk ka pasur serbë çifçinj të shekujve XVIII-XIX, as ka sot kolonë!?! Dhe, edhe kjo po quhet demokraci evropiane, e zbatueshme nga UNMIK”!? Nejse, të ecim përpara gjurmëve të gjenocidit serb mbi shqiptarët. Burimet flasin se vetëm midis viteve 1924-1930 në Kosovë u burgosën 3 366 shqiptarë me autoritet në masat e gjera, për t'i detyruar të tjerë që të shpërnguleshin në Anadoll. Kështu, sipas burimeve policore jugosllave, deri më 1932 u ndoqën në Turqi rreth 200 mijë shqiptarë. Megjithatë, shqiptarët edhe krahas ndjekjeve e përndjekjeve, vrasjeve e mizorive, kolonizimit të madh të sllavëve etj., vazhdonin të ruanin epërsinë me 80% të banorëve. Ta konstatojmë edhe këtë fakt: Dihet se deri më 1936 tokë shqiptare morën 30 566 familje serbe e malazeze. Më 1937, qarqet shkencore akademike serbe dhe ato politike e ushtarake kërkonin që brenda një afati shumë të shkurtër përqindja e elementit sllav - serb e malazez në Kosovë të ngrihej në 67,5%, kurse përqindja e shqiptarëve të zbritej në 21,5%. Në urdhëresat për policinë dhe administratën vendëse në Kosovë thuhej qartë: "Serbisë Jugore nuk po i kushtohet kujdes i duhur. Nëse ajo bëhet serbe do të zgjidhet çështja jugosllave". Për ta arritur këtë qëllim kërkohej që të largoheshin edhe 400 mijë shqiptarë nga Kosova për në Turqi dhe krahas 143 mijë kolonëve serbo-malazez të sjellë deri më 1937, të silleshin edhe 470 mijë kolonë me prejardhje etnike sllave. Për spastrimin etnik shqiptar dhe sllavizimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavinë, do të vihen në shërbim akademikët, shkrimtarët, profesorët universitarë serbë, midis të të cilëve, Vasa Çubriloviq dhe Ivo Andriç,- nobelist ky i kohës së Titos?!

Zotërinj të nderuar,

Besoj se kini njohuri të mjaftueshme për planet shtetërore e kishtare serbe për zhdukjen e shqiptarëve gjatë Jugosllavinë Versajase e Avnojiste, ndaj këtu do t’ua përkujtoj vetëm pak udhëzime akademike!?! Të nisemi nga Vasa Çubriloviq, i cili më 7 marsit 1937, theksonte: "Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm - për zhdukjen e shqiptarëve dhe të shqiptarësisë së Kosovës - është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, për çka ne jemi bindur mbi ta(...). Mbetet vetëm shpërngulja në masë (...) E që të sigurohet shpërngulja masive, kusht i parë është krijimi i një psikoze të përshtatshme(...). Mjeti tjetër do të ishte presioni i aparatit shtetëror (...), që sa më shumë t'u mërzitet ekzistenca shqiptarëve te ne: gjobitje, burgosje, përdorimi i pashpirt i të gjitha rregullave policore, dënimi i kontrabandës, prerja e pyjeve, maltretime, ndërsyerja e qenve, detyrimi në angari dhe me të gjitha mjetet e tjera të cilat është në gjendje t'i gjejë një polici praktike...” Këto botëkuptime serbe, për Serbinë e Madhe pa shqiptarët, janë publike edhe sot, në kohën e Ahtisarit, dhe bota e quajtur demokratike heshtë, e heshtë!?! Udhëzimet e Akademikut Çubriloviq i përpunoi më tutje Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë. Ajo, më 1938, udhëzonte Kryeministrin, se për ta thyer rezistencën dhe kompaktësinë shqiptare në Jugosllavi duhej punuar me Greqinë për okupimin dhe ndarjen e Shqipërisë londineze dhe saktësonte: "Aneksimi i pjesës Veriore dhe të pjesës së Shqipërisë së Mesme shtetit tonë, është një nga interesat jetësore të popullit tonë. Kjo do të ishte realizimi i aspiratave tona natyrore dhe kënaqja e dëshirave tona shekullore!(...). Në popullin tonë kurrë nuk ka pasur simpati për shqiptarët as herët as sot. Janë shikuar si armiq të vendit tonë dhe të popullit tonë. Në kombinacionet tona politike e diplomatike dhe politikën tonë ballkanike gjithmonë kemi synuar që t'i hedhim poshtë të gjitha kërkesat shqiptare për formimin e shtetit të pavarur, nga shkaku i thjeshtë, se ai shtet mund të krijohej vetëm kundër nesh dhe kundër synimeve tona nacionale. Me marrjen dhe aneksimin e Shqipërisë Veriore do të vritet irredenta shqiptare, e cila është shumë e rrezikshme për viset tona jugore. Elementi luftarak shqiptar në territorin tonë do të përfshihej nga lindja dhe perëndimi dhe do të dënohej në asimilim të lehtë..."!?! Këto kërkesa dhe këto projekte serbe antishqiptare në vijimësi i ka yshtur, financuar dhe mbrojtur Rusia me aminim të një pjese nga Fuqitë e Mëdha Evropiane!?! Sipas diplomatit Ivo Andriç, më 30 janar 1939: "Me marrjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situatë të re, më lehtë do të asimilohet!" dhe "shpërngulja e shqiptarëve myslimanë në Turqi gjithashtu do të zbatohet në rrethana të reja, ngase nuk do të ndodhë kurrfarë aksioni i madh që ajo të pengohej". Si dëshmi bashkëkohore publike për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në periudhën e fundit të Jugosllavisë Versajase mund të merret edhe konstatimi i kolonistit malazias përparimtar, Radovan Zogoviq: "Pushteti serbomadh bën çdo gjë që më presion ekonomik, me shkollë policore, me ndërprerjen e ndihmave medicinale kundër malaries e të tjera, t'i nxjerrë nga Ligji dhe t'i shfarosë banorët shqiptarë...". Asnjë zë i fuqishëm kundërshtues nga qarqet diplomatike të Evropës!?! Çka të sjellim tjetër? Mund të thuhet saktësisht se kurrë nuk do të dihet numri i saktë i shqiptarëve të masakruar, të maltretuar dhe të shpërngulur. Dokumentet janë në Arkivat e Beogradit dhe ato u jepen studiuesve në mënyrë të seleksionuar. Mirëpo, edhe të dhënat e vjela nga burime të shkëputura, fragmentare, flasin për fakte trishtuese. Midis viteve 1919-1941, pushteti ushtarak e policor i Jugosllavisë, rrëzoi dhe zhduku plotësisht, me top dhe zjarr, rreth 200 lokalitete shqiptare, vrau, theri, i poqi në zjarr rreth 80 mijë shqiptarë dhe u ndoqën me dhunë nga Kosova në Anadoll rreth 400 mijë shqiptarë, kurse në Kosovë u sollën rreth 165 mijë kolonë serbë, malazezë, bjellorusë etj. Numri i shqiptarëve të burgosur e të torturuar në xhandarmëri arrinte në 300 mijë. Nëse kihet parasysh shtimi i shqiptarëve për rreth 40 për mijë në vit, Jugosllavia versajase për 22 vjet të ekzistencës së saj zhduku fizikisht rreth NJË MILION shqiptarë. Evro-Rusia, as Shoqata e Kombeve, nuk reaguan kurrë?!? Fatkeqësisht, ndarja dhe copëtimi i kombit shqiptar dhe i atdheut të tij, Shqipërisë, në Berlin, në Londër dhe në Paris, do të bekohet edhe me traktatet dhe me marrëveshjet ruso-anglezo-amerikane antinazifashiste në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Nuk ishte top sekret Elaborati i Vasa Çubriloviqit, i 3 nëntorit 1944, ku sugjerohej: "Duhet të thuhet se të gjitha pakicat në tokën serbe janë ardhacakë, madje të frikshëm, të cilët janë sjellë që ta ndajnë e ta dobësojnë serbizimin(...). Ne nga Kosova dhe Dukagjini nuk mund të heqim dorë edhe për shkak të rolit të tyre historik dhe rëndësisë edukative nacionale: Krejt deri sa Kosova dhe Dukagjini të mos bëhen përfundimisht serbe, gjithmonë serbët dinarikë nuk do të kenë paqe(...). Do të ishte ideale sikur të mund të liroheshim nga të gjithë shqiptarët në vendin tonë dhe atë përnjëherë(...). Dy janë mënyrat të cilat do të merreshin parasysh për spastrimin radikal të shqiptarëve: që t'i shfarosim ose që t'i shpërngulim(...)”!!? Të gjitha këto udhëzime të përgjakshme, e të tjerat që nuk mund ti kapë mendja e shëndoshë, u zbatuan me përpikëri para syve të Botës Antifashiste Kominterniste e Demokratike!?! Nga fundi i nëntorit 1944 në tokat shqiptare, të çliruara me forca të veta antifashiste, do të dërgohen nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi 25 brigada me mbi 40 mijë ushtarë, të quajtur "partizanë", me udhëzime të qarta: Nën maskën kinse për ndjekjen e bashkëpunëtorëve të okupatorit, të vriten personalitet e shquara kombëtare shqiptare, të provokohen revoltime të popullsisë dhe në shenjë të shtypjes së "revoltës", të vriten me plumb, thikë e zjarr, më së paku 50% të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë londineze! U zbatuan ploja në pjesën më të madhe të fshatrave shqiptare, madje edhe në radhët e rekrutëve të mobilizuar për plotësimin e brigadave partizane serbe, boshnjake e kroate. Të përkujtojmë vetëm Masakrën e Tivarit më 1 prill 19045, Kasphanë kjo e djalërisë shqiptare, me përmasa disa herë më të mëdha se Nata e Bartolomeut. Të gjitha këto mynxyra ishin të njohura edhe për Bllokun Antifashist ruso-anglo-amerikan dhe asnjë qortim për Titon, asnjë pengesë për Jugosllavinë Avnojiste që të ripushtojë, me strategjinë serbe shekullore “Toka e djegur”, pjesët më vitale të Shqipërisë, midis të të cilave Ulqin e Malësi, Iliridë e Kosovë?!! Nga burimet e shikuara në mënyrë rreptësishtë kritike dihet se deri në fillimin e viteve të ’50-ta të shekullit XX, ushtria dhe OZN-a jugosllave e dominuar nga serbët, vrau, masakroi dhe zhduku pa nishan 68-72 mijë shqiptarë. Ndërkaq sipas Marrëveshjes gjentlemene Tito - Kypryli, në vitet e 50-ta do të shpërnguleshin për Turqi edhe 412 mijë shqiptarë “të Jugosllavisë”, të emërtuar si “turq”. Një e dhënë e Lidhjes Socialiste të Kosovës, më 1976, saktësonte se nga Kosova, midis viteve 1912-1966, ishin shpërngulë në Turqi Një milion shqiptarë të Kosovës. Në këtë periudhë në burgjet jugosllave vuajtën dënim mbi 280 mijë shqiptarë. Shumë prej tyre kurrë nuk u kthyen në familjet e tyre. Të dhënat e sistematizuara me kujdes flasin se vetëm nga pranvera e vitit 1979 deri në fund të vitit 1991, në Jugosllavi u burgosën dhe u trajtuan në polici 900 mijë shqiptarë (750 mijë nga Kosova dhe 150 mijë nga viset e tjera jashtë Shqipërisë Londineze). Këto dhe mynxyra të tjera antishqiptare të kombit serb i sanksiononte, para syve të botës së qytetëruar, “Memorandumi” i Akademisë së Serbisë i vitit 1985, me detyrë që: "Popullit serb t'i sigurojë programin shoqëror dhe nacional bashkëkohor, me të cilin do të frymëzohen brezat e sotme dhe të ardhshme" se Serbi është deri aty ku gjendet një serb, ose një varr serbi!?! Më 23 mars 1989 Serbia me grusht politik, policor e ushtarak e ripushtoi Kosovën dhe asnjë reagim i fortë brenda Jugosllavisë Avnojiste dhe as në Botën demokratrike!?! Në vitet e ’90-ta Serbia krijoi aparteid në shoqërinë Kosovare, të panjohur për botën bashkëkohore. Shqiptarët e Kosovës përjetuan rrethin e shtatë të Ferrit të Dantes. Shkollimi shqip u nxor jashtë ligjit, 7400 nxënës shqiptarë i helmoi policia e fshehtë serbe, punëtorët dhe nëpunësit shqiptarë u nxorën nga puna, mjekët u ndanë nga pacientët, jeta e një shqiptari vlente vetëm sa vlera e një plumbi. Mund të thuhet se vetëm tashti nisi të trandët bota demokratike dhe gradualisht, me prekje pas prekjes, të mbështetë Lëvizjen Politike Demokratike Paqësore, e së fundi, një pjesë e botës demokratike njohu edhe Luftën Çlirimtare të UÇK-së. Thash “një pjesë e botës demokratike”, sepse pjesa tjetër u gjet e kurthuar me interesa të ndërthura historike me okupatorin neofashist të Kosovës. Kështu, në konferencat ndërkombëtare për legjitimimin e shpartallimit të Jugosllavisë avnojiste më 1992, 1995 dhe 1999, të fortit në emër të Bashkësisë Ndërkombëtare nuk morën vendime historike të drejta, që do të shpinin në lirinë e Kosovës së pavarur dhe sovrane, minimum i domosdoshëm së fundi si një prerje cezarike për zgjidhjen e Çështjes shqiptare të ndërlikuar me dhunë ndërkombëtare. Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, edhe më tutje, mbetën pre dhe peng e interesave të Fuqive të Mëdha, si në periudhën e Imperializmit!?! Dhe, këtu, nuk e shoh të udhës të flasë për gjenocidin serb ndaj tapisë shqiptare historike të Kosovës nga 22 shkurti 1998 deri më 22 qershor 1999. Në këtë periudhë në Kosovë ishte, thënë simbolikisht, Syri i Botës Demokratike. Qindra ploja e masakra,, qindra fshatra të djegura, çdo gjë me vlerë e shkatërruar, mijëra të zhdukur, të gjitha mynxyrat e gjenocidit që i përjetuan shqiptarët më 1787, 1912, 1919, 1945, por dhunë mbi dhunën ishte dhunimi i rreth 20 mijë femrave shqiptare. Kosova shqiptare çdo gjë mund të falë e të harrojë, por këtë kurrë jo! Ju, Zotërinj, të gjithat i dini, dhe e dini mirë edhe faktin se Serbia me dorën e vetë e ka kallë pjesën koloniale të saj në Kosovë, se Serbia e ka dhunuar me shekuj dinjitetin e kombit shqiptar, se mbi 95% e popullsisë së Kosovës, që flet shqip, kurrë nuk do të pranojë pushtetin serb, përpos si të robëruar nën Serbi, edhe më tutje me përkrahje ndërkombëtare!?! Vërtet, këtu, nuk mund t’i heshtim faktet se ndërmarrjet politike, diplomatike, ushtarake dhe policore të Fuqive të Mëdha botërore nën ombrellën e KS të OKB, fatkeqësisht, do të risanksionojnë copëtimin tepër brutal, antihistorik dhe antinjerëzor, të kombit shqiptar e të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë në pesë shtete ballkanike. Këtë ndarje, së fundi, e dizajnoi allishverishi për Konferencën Ndërkombëtare të Rambujesë, më 1999, ku shqiptarët për të parën herë në histori do të futën, me njëmijë dredhi e frikësime, në lojën tragjike për fatin e tyre dhe të Shqipërisë Etnike. Lënia ndërkombëtare e mundësisë për zhdukjen e UÇK-së me të gjitha mynxyrat e luftës, me ofensiva të përgjakshme dhe për shpërnguljen me strategjinë “Toka e djegur” të rreth një milion shqiptarëve vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO-s, e zhvendosjen në male nën tenda najloni të rreth 700 mijë të tjerëve, bëri që një pjesë e madhe e kombit shqiptar dhe veçanërisht shqiptarët e Kosovës, të traumatizohen, të vuajnë pasoja të përjetshme. Dhe, për çudi, përdhelet kombi serb, asnjë përgjegjësi morale e materiale ndërkombëtare për Serbinë!?! Dhe, legalizimin e copëtimit bashkëkohor amerikano-evropiano-rus i kombit shqiptar në pesë shtete, si e drejtë ndërkombëtare me “vullnetin shqiptar”, e bëri Marrëveshja Beograd-UÇPBM e Gjilanit-Konçulit më 2000 dhe Marrëveshja Skopje – UÇK e Ohrit (2001), edhe këto, me trysni e me prani ndërkombëtare të SHBA-ve, BE-së, OKB-së, NATO-s. Është i hidhur fakti se arkitektet dhe vulëvenësit ndërkombëtar të këtyre allishverisheve, kurrë nuk ngulën këmbë për vënien në jetë të Pikave që kishin të bënin me jetën shqiptare në Kosovë Lindore dhe në Iliridë?!?

Arrestimi i Albin Kurtit me 10 shkurt 2007

Të nderuar Zotërinj,

Ma në fund, me të ashtuquajturën “Pakoja e Ahtisarit” të 2 shkurtit 2007, edhe Kosovës, e larë me gjak shqiptari të derdhur nga dora serbe që nga viti 1809 (nga Masakra mbi familjen tridhjetanëtarëshe të Demë Ahmetit në Vraniq të Kryellapit ), po i projektohet copëtimi më anakronik, i panjohur në asnjë vend të botës as në kohën e perandorive antike e mesjetare. As në kohën e Kralit, të Titos a të Milosheviqit!?! Dokumentit: “Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës” (botuar në Koha Ditore, 3.II.07) i bëra një analizë kritike rreptësishtë shkencore, të cilën, më 9 shkurt 2007 e dorëzova në Zyrë të Pranimit të UNMIK-ut, për Z. Joakim Rücker dhe Z. Martti Ahtisari. Ndaj këtu do të përmbledh vetëm pak gjykime që nuk mund të hedhën me argumente demokratike. Duke pasur parasysh faktet që u sollën në këtë Letër, “Pakoja e Ahtisarit” projekton pasiguri për Kosovën, dënon shqiptarët shumicë absolute - viktimë në trojet e veta etnike dhe shpërblen krimin dhe kriminelët, pakicë joetnike të Kosovës, pasardhëse të elementit serbë e malazias të kolonizuar, një pjesë e madhe si çifçinj në tokat e bejlerëve shqiptarë nga mesi i shekullit XVIII dhe gjatë shekullit XIX dhe pjesa tjetër si kolonë shtetëror të Serbisë dhe të Jugosllavisë Versajase e Avnojiste. Realisht, “Pakoja Ahtisari” legjitimon atë që e krijuan UNMIK, KFOR dhe POLICI Ndërkombëtare nga 22 qershori 1999 deri më 2 shkurt 2007. Këtu, nuk e shoh të nevojshme të ndalëm në pengesat me pasojat historike që i ka bërë zhvillimit ekonomik të Kosovës pushteti i UNMIK-t, mbi të gjitha instalimi i qeverisë vendore jo kompetente dhe të korruptuar, por të paprekshme nga UNMIK. Rrjedhim i të cilave është lindja dhe rrita e shpejtë e Lëvizjes së “Vetëvendosjes”, e larë me gjak më 2 shkurt 2007!?! Nuk është tepër të konstatohet fakti se historia e di se në Evropë është një shtet që ka vetëm Një dëshmor të antinazizmit, kurse “Vetëvendosja” në hapin e parë i bëri Dy dëshmorë. Po prangosja e udhëheqësit të saj, Albin Kurtit, sa do të kushtoj?!? Sa më gjatë në burg Albini aq më gjithëpopullor dhe aq më legjitime kërkesa e tij politike - për zgjidhjen demokratike të statusit shtetëror të Kosovës me Referendum nën mbikëqyrjen e KS të OKB-së. Kjo kërkesë nuk është shoviniste, nuk është dhunë ndaj lirive të të tjerëve, nuk është sulm kundër demokracisë. Përkundrazi, është vlerë për njerëzimin. Së fundi, Ju e dini se zgjidhjet që ofron “Pakoja Ahtisari” nuk mund të jenë zgjidhje demokratike, sepse ajo “Pako” nuk ka opozitë politike demokratike në radhët e partive të të ashtuquajturit “Ekipi i Unitetit Unmikian të Kosovës”, i cili ka kohë që nga shumica absolute e partive të vogla dhe e shqiptarëve gjithandej konsiderohet si mish i egër i kombit. Konstatimi im reflekton realitetin. Shtypi, radiot dhe TV-të e Kosovës, të kontrolluara nga anëtarët e “Ekipit të Unitetit Unmikian” dhe makineria ndërkombëtare qeveritare unmikiane e Kosovës fare nuk kanë lejuar, as lejojnë, paraqitjet esenciale kritike e shkencore të “Pakos Ahtisari”. Pas gjakderdhjes në radhët e Vetëvendosjes nga policia e UNMIK-ut veçanërisht studiot e TV-ve të Prishtinës janë kthye në gjykatore ku defilojnë denoncues e prokurorë të partive të “Ekipit të Unitetit Unmikian” ndër më të paskrupullit që nuk i njeh gjyqësia e një vendi që thirret në demokraci. Ata merren dhe grindën për pasojat e Demonstratave të 10 shkurtit 2007, kush është fajtor për Dy viktima(!?!), dhe jo me shkaqet që kanë mobilizuar së paku 25-30 mijë veta përreth Lëvizjes “Vetëvendosja” e Kosovës, në atë ditë të përgjakjes ndërkombëtare të Kosovës për interesa të pushtuesit serb shumë të urryer. Këta denoncues e prokurorë partiakë nuk duan t’i tregojnë popullit se “Paketa Ahtisari” e ka coptuar Kosovën në Debëllde, për faktin se ato vise shqiptare, më 1945 dhe 1946, ishin baza e rezistencës ushtarake shqiptare të Organizatës Nacionale Demokratike Shqiptare me seli në Shkup. Ky “Ekip i Unitetit Unmikian” nuk del para popullit me të vërtetën se “Paketa Ahtisari” e ndanë Kosovën në dy etnitete - malukati shqiptar me malukatët e tjerë , në një anë, dhe “populli qiellor” milosheviqian e Serbia në anën tjetër. “Ekipi i Unitetit Unmikian” nuk i tregon popullit se shqiptarëve po grabitet trashëgimia stërgjyshore; kalatë paramesjetare, urat osmane, rrënojat e kishave paleokristiane dhe kishat manastiret ortodokse mesjetare, në të cilat stërgjyshërit tanë i janë lutur Zotit shekuj me radhë, para se ato të ktheheshin në instrument për serbizimin e shqiptarëve, e që çoi në islamizim e vullnetshëm, si mburojë për ruajtjen e qenies etnike shqiptare. Kujtone mesjetën: E kujt është kisha e tij është kombësia! Ekipi i Ahtisarit dhe Ekipi i Unitetit Unmikian fatkeqësisht, Mitit serb për Kosovën, i krijuar nga kisha serbe dhe mbreti i Serbisë, siç shkrunte Kërkezha, e kthyen në të vërtetë historike dhe në tapi serbe të Kosovës. Kjo është dhunë mbi të shkuarën, mbi të sotmen dhe mbi të ardhmen e Kosovës. Dhunë me pasoja historike. Urdhëroni, hapni debat shkencor me përmasa ndërkombëtare! Zotëri Martti Ahtisari, të cilit KS i OKB ia lëshoi në grusht gacën që përvëlon, e kreu mirë detyrën - harmonizoi kërkesat e Grupit të Kontaktit dhe të Serbisë, me prani edhe të “Ekipit të Unitetit Unmikian” të Kosovës. Kjo është plagë që nuk do të shërohet lehtë. Përfaqësuesit e Shqipërisë Etnike më 1878, 1913, 1920, as ata gjatë Luftës së Dytë Botërore, kurrë nuk kanë nënshkruar copëtimet e tokave shqiptare me dhunë ndërkombëtare. “Ekipi i Unitetit Unmikian”, duke nënshkruar copëtimin e Kosovës do të legjitimojë edhe copëtimet e tjera të Shqipërisë Etnik, të gjitha dhunë ndërkombëtare. Kjo nuk mund të kalojë pa pasoja, së fundi pa gjakderdhje politike e ndërkrahinore shqiptare. Xixat po duken në horizont. Projekt i kamotshëm i Serbisë.

 Zotërinj të nderuar,

 Ka ditë që zëdhënësit e Z. Ahtisarit në radhët e “Ekipit të Unitetit Unmikian” i kanë thënë “popullit” se “Paketa Ahtisari” është e pandryshueshme, kurse Z. Ahtisari më 17 shkurt tha se “për ndryshime eventuale mund të merren parasysh vetëm pikat rreth të cilave pajtohen të dyja palët” !?! Pa asnjë luhatje them se kjo nuk është zgjidhje e drejtë, kur dihet se gjeni serb është i pangopur me gjak shqiptari, kur dihet se serbët shekuj me radhë vepruan me të gjitha mjetet e mundshme për zhdukjen e shqiptarëve, kur dihet se Serbia gjithmonë ka sakrifikuar për Kosovën pa shqiptarë, kur dihet se pakica serbe nuk mund të jetë hise shtetëformuese e Kosovës shqiptare historikisht. Vërtet, me fjalët e urtakut Ortega mund të gjykojmë: “Nuk qëndron problemi te Qezari që triumfon mbi të tjerët, por te të tjerët që ia bëjnë të mundshme Qezarit të triumfojë”. Këtu edhe një herë duhet të ritheksohet se “Pakoja Ahtisari” nuk siguron as pavarësinë e Kosovës sot, as rrugën me siguri të plotë për sovranitetin e Kosovës në të ardhmën. Një vend pa tërësi nuk ka ardhmëni. Së fundi çdo zgjidhje ku nuk pyetët populli, ku nuk lejohet deklarimi i lirë i popullit, është dhunë që zien në vete. Ishte dhunë politike ndërkombëtare projektimi i Principatës së Shqipërisë Londineze dhe i tillë është edhe projekti i Ahtisarit - Kosova e Vetëqeverisur. Shteti Shqipëri i vitit 1913 kurrë nuk u bë shtet, as mund të bëhet shtet, e shtet nuk do të mund të bëhet kurrë as Kosova e copëzuar, sepse të dyja janë pjesë të një tërësie natyrore, etnike, historike dhe jetësore të një kombi të copëtuar me dhunë ndërkombëtare. Dhuna nuk lindë paqe. Ndaj, që Zotëri Ahtisari urtak, të mos mbetet në analet e historisë shqiptare si një kasap për shqiptarët, siç mbahet Bismarku, Grei, Tito e të tjerë dhe që anëtarët e KS të OKB-së të mos mallkohen për jetë të jetës shqiptare si anëtarët e Kongresit të Berlinit, të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe të Konferencës të Paqes në Versajë, së fundi në Rezolutën me të cilën do të jetësohet “Zgjidhja Ahtisariane” të futet udhëzimi i panegociueshëm: Statusi përfundimtar i Kosovës do të zgjidhet me REFERENDUM në fazën përfundimtare të Misionit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, me votë të lirë të popullit për vetëvendosje për shtet të pavarur apo për bashkim me Serbinë. Zgjidhja e problemit historik të Kosovës me Referendum është zgjidhje e vetme demokratike, që i ka hije Evropës, e cila synon bashkimin politik, ekonomik dhe sigurinë e përbashkët. Zgjidhja me Referendum kërkon paraprakisht garantimin ndërkombëtar të kufijve administrativ të Kosovës, ekzistues më 23 mars 1989. Nga kjo datë Kosova është në luftë me Serbinë. Ndryshimet etnike dhe të kufijve pas kësaj date janë dhunë e një vendi ndaj vendit tjetër në rrethana të Luftës, ndaj nuk mund të jenë legjitime. Nuk është legjitim as copëtimi i Kosovës me marrëveshjen gjentlemene Serbi - Maqedoni më 2001, as legalizimi i këtij copëtimi nga KS të OKB-së, Ahtisarit dhe Ekipi i Unitetit Unmikian të Kosovës. Të mos hapën plagë të reja në trupin shqiptar! Zgjidhja me Referendum e problemit Kosovë është hap i parë, i vetmi i mundshëm aktualisht, për zgjidhjen e Çështjes shqiptare në përgjithësi, pa zgjidhjen e së cilës fjala demokraci perëndimore është vetëm letër e ngjyros me ngjyrë ari. Është mëkat edhe para Perëndisë të mbahet një komb i copëtuar në emër të Demokracisë!?! Pas njohjes reciproke të shtetësisë nga Serbia dhe Kosova, me marrëveshje dhe në mënyrë demokratike, me vullnet të banorëve, mund të bëhet përkufizimi etnik i Kosovës me Serbinë, pikërisht në Veriperëndim dhe në Verilindje të Kosovës. Për këtë zgjidhje paraprakisht duhet të caktohen kriteret e pranueshme demokratike, p.sh. 50+1, gjithnjë nën arbitrim të BE-së. Nisur nga e vërteta historike për marrëdhëniet serbo-shqiptare në Kosovë e më gjerë, përkufizimi etnik Kosovë - Serbi është zgjidhje historike, sepse mbyllën të gjitha shtigjet që mund të prodhonin kriza e luftëra me pasoja për dy kombet në fqinjësi dhe për rajonin dhe Evropën në përgjithësi. Për mbrojtjen e ekzistencës së pakicave në brendi janë të mjaftueshme ligjet ndërkombëtare të OKB-së. Fqinjësia e mirë Kosovë - Serbi, pa rolin e xhandarit të njërës ndaj pjesëve të tjetrës, është e mundshme dhe me dobi të madhe reciproke. Këtë e kanë kuptuar mirë liberalët modern në radhët e kombit serb. Duke përfunduar, pyes ndërgjegjen Tuaj dhe të Botës demokratike liridashëse: Pse të mbahet i copëtuar dhe së fundi pse të copëtohet aktualisht padrejtësisht Kosova dhe kombi shqiptar për interesa meskine mesjetaretë fqinjëve dhe atë në emër të drejtësisë dhe të demokracisë bashkëkohore?!? Mos pranimi i të Drejtës për Vetëvendosje të Kosovës dhe mbajtja e copëtuar e kombit shqiptar, me rreziqe edhe për copëtimin e Kosovës, çon pashmangshëm në libanizim dhe palestinizim të trojeve shqiptare. Kjo nuk i duhet ardhmënisë demokratike të Ballkanit dhe të Evropës. Kombi shqiptar as gjatë historisë as sot nuk ka aspirata pushtuese ndaj vendeve etnike të kombeve fqinje dhe është i vetmi komb në Ballkanin Jugor që kurrë nuk ka bërë luftë pushtuese. Pse të dënohet me robëri një komb paqësor? Pse të shpërblehet një komb që në qenie të tij kundërmon erë gjaku shqiptar?!? Dëshmi keni këto pak të dhëna në këtë Letër. Duhet kohë për t’u pastruar kombi serb për mëkatet ndaj kombit shqiptar. Krejt në fund, i ftoj shqiptarët kudo në trojet etnike dhe në ekzil, të gjitha strukturat e shoqërisë shqiptare, pa hezitim të mbrojnë, para botës hapur, të drejtën e kombit në vetëvendosje – si zgjidhje e vetme fatlume dhe definitive për Ballkanin dhe për Evropën e Bashkuar dhe njëzëri të thërrasin: Liri për Albin Kurtin, sepse prangosja e tij është prangosje e të drejtës së Kosovës dhe të kombit shqiptar për Vetëvendosje për fatin e tij!

Prishtinë, 18 shkurt 2007 E-mail: pirraku@yahoo.com

Kthehu ne fillim

 

powered by Beepworld