__________________________________________________

REAGIME NDAJ PAKOS SE MARTI  AHTISAARIT

 PARIMET E HIDHURA TË AHTISAARIT RRËZOJNË PËR TOKË DEKLARATAT

E ‘ËMBLA’ TË MBËSHTETËSVE TË TIJ 

  Shkruan: Smajl LATIFI, Kryetar i LKÇK-së

Prishtinë, më 27 mars 2007

 ____________________________

 Çështja shqiptare është e pazgjidhur. Populli shqiptar përballë ka frontin e politikës dhe propagandës së organizuar, e cila është pengesë reale që po e vonon zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje. Rrethanat e sotme shtrojnë nevojën jetësore për ta hequr këtë pengesë. Politika e sotme institucionale nuk lë gurë pa lëvizur dhe nuk zgjedh mjete vetëm e vetëm për t’i bindur shqiptarët, se është interes që të mbështetet procesi aktual i ‘zgjidhjes’ së statusit politik të Kosovës, një proces që nuk siguron zgjidhje.

Po përse kaq shumë energji duhet të harxhohet për ta përmbyllur këtë proces? A thua aq të padenjë qenkan shqiptarët si popull, sa të mos e dinë se zgjidhja e ‘drejtë’ që po u gatuhet vërtetë është e drejtë dhe në përputhje me vullnetin e tij? A thua paskan shkarë shqiptarët e Kosovës që të humbasin shansin e realizimit të vullnetit të tyre? A thua kaq e drejtë është kjo zgjidhje sa populli shqiptar të sillet i pa interesuar dhe mosbesues për të ardhmen e vet? Përse duhet të binden shqiptarët që të bëhen gati ta pranojnë pavarësinë, nëse ky opsion qenka vullnet i tij?  Nëse kemi të bëjmë me zgjidhje që është në përputhje me vullnetin dhe interesin e popullit, atëherë është mirë të udhëhiqemi nga arsyeja e të mos sjellim huti edhe më shumë, duke kërkuar që të binden shqiptarët se formula  për Kosovën është gjetur dhe ajo qenka pavarësia dhe shteti sovran i Kosovës. Nëse, vullneti i popullit shqiptar qenka ky që po deklarohet nga përfaqësuesit e ‘ekipit të unitetit’, atëherë është pakoja që pamundëson realizimin e tij. Nëse, populli shqiptar duhet t’iu besojë fjalëve të ëmbla të politikanëve, atëherë e hidhura është brenda në marrëveshjen e Ahtisaarit. Vizioni i politikanëve që mirëpret pakon është edhe një premtim më shumë për një të ardhme të pasigurt.   

 Kjo fushatë sistematike e politikanëve të pa dinjitet për ta bindur popullin që ta mirëpresë zgjidhjen është e tmerrshme. Do ta cilësojmë pa gabuar si skenar për ta përdhosur dinjitetin e shqiptarëve. Vërtetë z. Ahtisaari do të hyjë në historinë e optimistëve më të mëdhenj si një i dërguar i OKB-së që ka propozuar planin që nuk përmban bazën për zgjidhje të qëndrueshme. Ai do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve sepse ka përpiluar një formulë e cila nuk çon në zgjidhje të drejtë, e cila nuk ka për t’i dhënë fund shqetësimeve, ka bërë një propozim kinse të ekuilibruar sipas tij, por të pambështetur në interesat dhe aspiratat e shqiptarëve. Pra, i deleguari i OKB-së ka propozuar statusin që mban Kosovën në një shkallë të lartë të pasigurisë.

 Plani i Ahtisaarit pakicat i fryn me pompë aq shumë, u jep fuqi legale aq shumë, sa i bën autoritet të rëndësishëm legal që e bëjnë ligjin. Pakica serbe është autoriteti që sundon mbi ligjin. Kjo pritet të rregullohet me ligj sipas marrëveshjes. Serbët lokalë do të fitojnë të drejtën legale për të qenë fuqi në dy nivele, në atë qendror dhe lokal. Nivelin qendror mund ta frenojnë deri në bllokim. Në nivelin lokal po aq të fuqishëm dhe me mundësinë për të bërë kur të duan  atë që duan. Se sa do ta shfrytëzojnë këtë mundësi ne nuk e dimë. Por, një gjë dihet se ata do të jenë të lidhur me lidhje të veçantë me Beogradin. Kjo do të thotë të jenë të ndikuar plotësisht prej tij, të udhëhequr prej tij. Marrëveshja lejon dhe mundëson këtë lidhje. Vështirë është për t`u bindur dikush se do të ndodhë ndryshe. Pra, Ahtisaari nuk propozon alternativë për zgjidhje, por alternativë për ruajtjen e krizës, me mundësinë e përdorimit të saj sipas interesave të dikujt në rrethana të caktuara për të realizuar interesa dikush-ideatorët, projektuesit dhe bartësit dhe  mbështetësit e kësaj marrëveshjeje mbi statusin. ‘Ekipi i Unitetit’  e ka mirëpritur marrëveshjen dhe po i merr masat për të futur Kosovën në një rrugë pa krye. Për realistët është e qartë se aty ku nuk ka zgjidhje, ka probleme. Kujt i interesojnë problemet? Më së paku shqiptarëve, të cilët kanë bërë e sakrifikuar  shumë për zgjidhjen e problemit të tyre, por politika përfaqësuese e tyre-politika intitucionaliste po miraton dhe mirëpret propozim-marrëveshjen që hap një front tjetër të shqetësimeve dhe tensioneve. Shtetet përkrahëse të propozim-marrëveshjes janë duke favorizuar interesin e ruajtjes së bazës së sigurt për krizë. Kjo ofertë për zgjidhje përmban thirrjen për krizë në të ardhmen. Prandaj, nuk mund ta cilësojmë ndryshe të ashtuquajturën zgjidhje veç se një përkufizim dhe kornizë e cila nuk është në interes të popullit shqiptar, por as të pakicave kombëtare. Besimi i dikujt se duhet të mbështetet një marrëveshje që shpërblen dikë sot për të dëmtuar dikë tjetër nesër, do të thotë të jesh dritëshkurtër dhe të marrësh mbi supe një barrë të turpit. Kush beson se Kosova do të mund të funksionojë sipas marrëveshjes, nuk e ka të qartë se po lejon mundësinë e madhe që sipas kërkesave të marrëveshjes të kemi një jete jo-normale, me tensione dhe pengesa të shumta. Pra, a kemi nevojë sot të mbështesim diçka që krijon çrregullime nesër? Njerëzit normal do të thoshin jo. Mirëpritja e propozim-marrëveshjes është paradoks, është vlerësim i gabuar, me përmbajtje politike ekstreme dhe nga pikëpamja  kombëtare e njerëzore, shumë e padrejtë. Jeta jonë kolektive dhe individuale ka nevojë vetëm për liri të vërtetë dhe jo të rrejshme dhe normalitet sepse vetëm për një jetë të tillë populli ynë ka bërë shumë. Propozim-marrëveshja nuk është bazë për të plotësuar këtë nevojë jetësore të popullit tonë. Ajo nuk mbështetet në nevojat dhe interesat e tij.

Më shumë se kurrë duhet të dalë në dritë dhe të bëhet faktor udhëheqës politika e ndryshimit të të sotmes. Alternativa e daljes nga kriza është dritë që duhet të përhapet në të gjitha anët. Mospranimi i pakos do të thotë përpjekje për ta zgjidhur krizën. Prandaj, mospranimi i pakos nuk është vijë konflikti me askënd, por veprim i domosdoshëm për ta bërë të panevojshëm konfliktin që ushqen vetë marrëveshja.

Prandaj, interesi ynë është zgjidhja e drejtë e çështjes, përkundrejt interesit të dikujt për ta penguar këtë zgjidhje.

LKÇK-ja nuk do të mbështetë marrëveshje si kjo, sepse nuk është e krijuar për të bërë pazare kundër lirisë dhe atdheut të vet. Lufta për çlirim nënkupton lirinë dhe mirëqenien e popullit. Vetëm në liri, paqe dhe siguri ka vlerë ky qëllim. E mirëqenë jeta e popullit nuk mund të jetë, kur një grusht kolonizatorësh të vjetër e të rinj serbë do të fitojnë fuqi që të na krijojnë shqetësime përditë. Mirëqenia nuk do të ketë kuptim kur pakica serbe do të krijojë shqetësime siç ka ngjarë deri më sot dhe këto shqetësime të paarsyeshme të saj, do të jenë barrë në kurrizin e shumicës edhe në të ardhmen. Shqiptarët do të paguajnë çmimin e tyre në rregullimin e jetës së pakicave, në përshtatjen e tyre, në plotësimin e interesave të tyre. Kjo do t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës e cila për t’u bërë multientike, kërkohet çmim i lartë nga populli shqiptar deri në mohim të qenies dhe përkatësisë së tij kombëtare, deri në krijim të bazës antishkencore dhe antihistorike, se kjo tokë nuk është shqiptare. Politika aktuale duke qenë pa alternativë të qartë dhe në shërbim të mbijetesës në situatat që nuk ndërtojnë bazë të zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare, e ka shndërruar popullin shqiptar në një burim të pashtershëm prej ku mund të vjelin para të majme dhe djersën e pafund për t’i plotësuar interesat e pakicave që nuk pushuan së ankuari, se janë të rrezikuara etj. Kujdesi për pakicat do të jetë në rend të ditës. Këtë mundësi të tyre përligjë vet propozim- marrëveshja.

Lufta dhe sfida jonë përpara është bashkimi rreth politikës kombëtare, në mënyrë që të rrahim shtigjet që çojnë kah bashkimi kombëtar. Të pajtohesh me këtë status-kuo do të thotë ballafaqim me rrethanën dhe situatat si:

Shqiptarët në llogari të kësaj marrëveshjeje kërkohet të paguajnë çmimin e mohimit të vetvetes.

Shqiptarët duhet ta harrojnë të kaluarën, për hir të paqes.

Shqiptarët duhet të ndëshkohen edhe njëherë për fajin e të tjerëve.

Shqiptarët duhet ta durojnë padrejtësinë e re për hir të ruajtjes së qetësisë në rajon.

Vizioni i pavarësisë së Kosovës ka degjeneruar aq shumë dhe si pasojë do të sjellë kompromisin e padëshiruar, në thelbin e të cilit edhe njëherë po vepron shpata e padrejtësisë ndaj shqiptarëve.

Rruga drejt bashkimit kombëtar është alternativa e vetme realiste dhe e drejtë.  Ky është vizioni nga i cili përmbushet kushti i domosdoshëm, liria e plotë, parimi shteti-komb, bazë e sigurt e të ardhmes së kombit shqiptar, qetësi dhe paqe për rajonin, mirëqenie dhe shkëputje nga e kaluara e përgjakshme për popujt e kësaj pjese të Evropës.

Kthehu ne fillim 

____________________________

  PO FILLON PERIUDHA E RREZIKSHME E “KOSOVARIZIMIT” TË SHQIPTARËVE

Shkruan:Ahmet QERIQI

Prishtinë, më 15.03.2007

 _______________________________

Shpallja e konkursit për simbolet e reja të Kosovës nga kryesia e Kuvendit, përmbajtja e “pakos” së Ahtisarit, e cila parasheh formimin e një entiteti të ri me disa elemente të shtetësisë në Kosovë, dhe tërë procesi politik nëpër të cilin po kalon vendi ynë, janë problemet me të cilat po ballafaqohemi në drejtim të lëkundjes së rrezikshme të identitetit tonë kombëtar.
Tashmë po kuptohet mirëfilli se çfarë rreziku është përgatitur për kombin shqiptar, nën maskën e krijimit të një Kosove multietnike. Politikanët tanë këtë formulë e kanë pranuar pa asnjë rezervë, ndoshta edhe duke mos e hetuar me kohë rrezikun që parashihte përkufizimi i tillë, në esencë antikombëtar.

Tash kur Kosova po konfigurohet si një krijesë, ende e patrajtë dhe e pa formë, kur KS i OKB-së po përgatitet për të përcaktuar një status special të mbikëqyrur dhe me një prani të fortë politike e ushtarake ndërkombëtare, po ndihet edhe nevoja për krijimin sa më parë të disa simboleve, të cilat do ta identifikojnë këtë, ta themi entitet me disa komponente shtetërore.
Nisur nga qëndrimi unik i bashkësisë ndërkombëtare se Kosova do të jetë një sajesë multietnike, kuptohet mirëfilli se ajo duhet të ketë edhe simbole multietnike, që do të thotë simbole të përziera e të tiganisura: shqiptare, serbe, turke, rome, ashkali, boshnjake, e çka jo. Dhe në këtë “kazan multietnik” nuk mund të konceptohet asnjë identitet i mirëfilltë, edhe pse Kosova ka më shumë se 90 për qind pjesëtarë të kombit shqiptar.
Shpallja e konkursit për simbolet e Kosovës nga Kryesia e Kuvendit , është bërë sa për sy e faqe, sa për të arsyetuar punën dhe angazhimin e kuvendarëve, edhe në këtë drejtim, sepse pavarësisht nga angazhimi i tyre në përzgjedhjen e simboleve, formën, përmbajtjen, ngjyrën dhe definicionet do t’ i vendos dhe do t’i vulos një instancë ndërkombëtare, e cila mund të mos marrë fare në konsiderim asnjë propozim të kuvendarëve tanë, ashtu sikurse nuk e ka marrë parasysh as rezolutën, me të cilën, Kuvendi i Kosovës në vitin 2001 bëri përpjekje për të mos iu dhënë sllavomaqedonëve 2500 hektarë tokë të vendit tonë.

  Përdhosja e flamurit tonë kombëtarë!!!

____________________________

Është edhe një e vërtetë tjetër në këtë mes. Simbolet e reja të Kosovës nuk do të prekin simbolet e veçanta kombëtare, të cilat në këtë rast nuk do të kenë asgjë të përbashkët me simbolet, që do të quhen shtetërore, apo simbolet e entitetit të Kosovës. Këto simbole do të afishohen në festa kombëtare, në dasma, nëpër akademi përkujtimore dhe në aktivitete kulturore.
Dhe pikërisht me përzgjedhjen apo imponimin nga ndërkombëtarët të simboleve të Kosovës multietnike fillon edhe periudha e rrezikshme e kosovarizimit të shqiptarëve, periudha e një shkizme të re, gjithsesi shumë e dëmshme për kombin në përgjithësi. Sepse pas disa dekadave, Kosova do të ketë një identitet autentik, që do të jetë pjellë e përzierjes kombëtare, fetare, dhe racore. Ky edhe ka qenë dhe është synimi strategjik i politikës së bashkësisë ndërkombëtare, sepse me shuarjen graduale të identiteteve kombëtare, shuhen edhe aspiratat për liri e bashkim kombëtar, shuhen edhe dallimet mes popujve dhe natyrisht se nëse ndodh kjo shuhen edhe faktorët që ndikojnë në gjenerimin e krizave të kësaj natyre.

Këto pretendime gjithsesi se janë utopike, sepse edhe për shumë vjet e mot do të ketë në Kosovës shqiptarë kokëfortë e idealistë që nuk do ta pranojnë ndërrimin e identitetit kombëtar, do të ketë edhe serbë në Kosovë, që kurrsesi nuk do të pranojnë të kosovarizohen. Sa u përket etnive të tjera ato do të jenë dekor plotësues të këtij farë multietniteti, jo vetëm virtual.

Shqiptarët e Kosovës, të ushqyer me idealizmin çlirimtar kombëtar, me vlerat autentike afirmative dhe pozitive kombëtare, tashmë të përjetësuar me idealet ademjasharjane të qëndresës dhe sakrificës për liri, nuk do të pranojnë ta ndërrojnë identitetin, por koha me siguri se do ta bëjë të veten.
Jo të gjithë shqiptarët e vendit tonë kanë pasur, apo e kanë sentiment të shenjtë kombin, atdheun dhe bashkimin kombëtar. Ashtu sikurse edhe te popujt e tjerë, edhe në mesin tonë ka shtresa lehtë të konvertueshme, të cilat do të prijnë në procesin e kosovarizimit, ashtu sikurse në kohën e Titos, kur pjesëtarë të kombeve të ndryshme regjistroheshin me përkatësi kombëtare si jugosllavë, duke pretenduar krijimin e një kombi unik pansllav, në këtë pjesë të Ballkanit.
Mendoj se “kosovarizimi” do ta ketë të njëjtin fat sikur dikur “jugosllavizimi”. Çështja e ndërrimit të simboleve, nuk është një lajm i mirë për kombin, por ky veprim mund ta përshpejtojë hapjen për trajtim të çështjes shqiptare në Ballkan.

  Kthehu ne fillim 

 ______________________________________

SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË E KOSOVËS

ASSOCIATION OF POLITCAL PRISONERS OF KOSOVA

   Rr.”Ylfete Humolli” Nr. 5 Prishtinë    

 PO  TË ARDHMES SË PAVARUR, JO STATUSKUOSË E KTHIMIT PRAPA

  Vërejtje në dokumentin e Ahtisarit

               Dokumenti i ashtuquajtur Pako e Ahtisarit, pos pjesë që mund të konsiderohen korrekte, objektive dhe pozitive, të cilat duan mbështetur, respektuar dhe jetësuar,  nuk ka asnjë nen as paragraf që do të mund të cilësohej si njëanshëm në favor të Kosovës dhe shqiptarëve, që do të mund të përmirësoheshin duke u ndryshuar në procesin e mëtejshëm. Ndërkaq ka shumë pjesë, nene e paragrafe që janë tejet të njëanshme, favorizuese e privilegjuese dhe me efekte koftra produktive si për Serbinë ashtu edhe për serbët e Kosovës dhe rrjedhimisht diskriminuese për shumicën shqiptare si dhe për komunitetet tjera minoritare, zgjidhje këto të cilat janë jo vetëm të pa presedan, të gabuara, jo funksionale por edhe tejet të dëmshme e të rrezikshme dhe si të tilla ato duan ndryshuar e korrigjuar për të ardhmen e lirë, të pavarur, paqësore, demokratike e  evropiane në Kosovën e Re.

Vërejtje të përgjithshme

1.    Dokumenti  e mban të hapur problemin e Kosovës, ndërsa Kosovës i duhet zgjidhja dhe përfundimi i tij fatlum, i drejtë dhe i qëndrueshëm.

2.    Dokumenti është plot dykuptimësi e pa kuptimësi dhe e lë të paqartë të ardhmen e Kosovës, e cila mund të jetë një lloj pavarësie por mund të jetë edhe një lloj vartësie e sofistikuar.

3.    Dokumenti ka shumë koncesione të cilat në emër të serbëve të Kosovës i bëhen Serbisë dhe programit të saj serbomadh.

4.    Dokumenti e legjitimon tezën e Beogradit për problemin e Kosovës si konflikt ndëretnik e ndër fetar, tezë e shpifur të cilën Beogradi do ta përdorë kundër pavarësisë së Kosovës.

5.    Dokumenti legjitimon pretendimin e Beogradit për ta trajtuar si tokë historikisht dhe aktualisht serbe tokat e Kosovës ku ka çfarëdo pranie të popullatës serbe, ose madje edhe të varreve serbe, gjë e cila do të shfrytëzohet si argument  pretendimet territoriale serbe ndaj Kosovës ose pjesëve të saj.

6.    Dokumenti e përligj pretendimin e strategëve të Beogradit, për Kosovën si Tokë e shenjtë serbe, atu kjo do të përdoret pastaj si argument kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

7.    Dokumenti krijon parakushtet për raporte të brendshme bllokuese dhe jofunksionale në Kosovën e ardhshme, në funksion të synimit të Beogradit për të komplikuar dhe diskredituar realitetin e ri të ndërtuar në Kosove, për ta cilësuar si të pasuksesshëm misionin ndërkombëtar në Kosovë dhe  për ta mbajtur kështu  Kosovën në një gjendje të përhershme konflikti, në pritje të rastit për mësymje të re dhe revansh ndaj Kosovës,

8.    Dokumenti krijon parakushtet jo vetëm për përligjjen e enklavave ekzistuese serbe në Kosovës, por edhe për enklavizimin dhe getoizimin e mëtejshëm të Kosovës duke krijuar praktikisht edhe enklava shqiptare brenda Kosovës si bazë për synimet e deklaruar të Beogradit për ndarjen, copëtimin, kontrollimin dhe përvetësimin e territorit të Kosovës.

9.    Duke synuar të ashtuquajturin diskriminimin pozitiv të komunitetit minoritar serb në Kosovë, Dokumenti shpie në diskriminimin negativ të komunitetit shumicë shqiptarëve dhe komuniteteve tjera minoritare. Është pikërisht ky diskriminim kuazipozitiv i një komuniteti që ka dëmtuar seriozisht jo vetëm raportet ndëretnike në Kosovë, por edhe vetë pozitën dhe perspektivën e Komunitetit serb në Kosovë.

10.           Dokumenti mëton barazinë e besimeve para ligjit dhe në funksionimin praktik, por në të vërtetë duke favorizuar një besim diskriminon pa asnjë të drejtë besimet tjera, klerin dhe objektet fetare të besimeve tjera.

11.           Dokumenti thirret në barazinë midis komuniteteve, por në të vërtetë zbaton kute të ndryshme për vlerësimin e pozitës së komuniteteve etnike, besimeve, gjuhës, kulturës, monumenteve, si dhe lirive dhe të drejtave kolektive e individuale të qytetarëve të përkatësive të ndryshme etnike, brenda Kosovës në tërësi, brenda pjesëve të saj dhe  atyre jashtë Kosovës.

12.           Në shqipet dokumenti është cilësuar si marrëveshje, që është përkthim jo i saktë me shumë keqkuptime e keqpërdorimi i shprehjes angleze “setellment”, ( propozim zgjidhje). Mbetet e paqartë se ç’është në të vërtetë ky dokument?

Nëse është marrëveshje cilat janë palët dhe cili është kriteri i formësimit  të palëve?

13.           Marrëveshja është dokument i dy palëve dhe obligon të dy palët, propozimi është dokument i ndërmjetësit dhe si i tillë i dërgohet KS për shqyrtim dhe vendim. Mbetet e paqartë pse u dërgohet palëve?  Për shqyrtim dhe propozime apo vetëm për informim?

14.           Dokumenti si marrëveshje respektivisht propozim zgjidhje cilësohet si gjithëpërfshirës, edhe pse ai në fakt është tejet i njëanshëm dhe jo gjithëpërfshirës.

15.           Shprehja Status që në titull nuk është në përputhje me përmbajtjen e dokumentit dhe asocionon një zgjidhje jo të plotë dhe brenda një konteksti.

16.           Në cilindo varant , qoftë propozim zgjidhje,qoftë marrëveshje Kosovë – Serbi,  Serbia nuk mund të jetë faktor në implementimin dhe realizimin edhe të çështjeve të brendshme të Kosovës. Serbia do të duhej obliguar për respektimin dhe zbatimin e  parimeve dhe normave  për të drejtat e njeriut, liritë dhe të drejtat e komuniteteve, të drejtat e refugjatëve dhe personave të zhvendosur,, personave të pagjetur, pushtetit lokal e decentralizimit , brenda Serbisë , të përfshira ne nenet 2,3,4,5,6 dhe anekset përkatëse.   

Vërejtje konkrete në tekstin e  propozimit të Ahtisarit

Po - të drejtave minoritare; Jo - bllokimit të Kosovës se Re

 

Neni 1.1Kosova do të jetë shoqëri... (duhet: shtet, entitet, vend)

Neni 1.1Kosova do të jetë shoqëri shumetnike( me 7-8 % pakica kombëtare? Duhet: Shtet demokratik i qytetarëve, popujve dhe pakicave  që jetojnë në të)

Neni 1.2Autoritet publik( duhet: shtetëror, të pushtetit, institucional)

Neni 1.3Banorë ( duhet: shtetas, qytetarë)

Neni 1.5Kosova do të ketë të drejtën për të kërkuar( a i aprovohet?) anëtarësim në      organizata (  cilat? ) ndërkombëtare. Duhet: për t’u anëtarësuar     

Neni 1.6       Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë gjuha shqipe dhe serbe.( edhe aty ku s’ka serbë? Duhet të saktësohet ku dhe me çfarë përqindje në strukturen etnike)

Neni 1.7Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta kombëtare,  ( duhet: shtetërore

Neni 1.7Simbole nacionale që reflektojnë karakterin multietnik ?! ( duhet: simbolet shtetërore

Neni 1.9Kosova do të bashkëpunojë ... me  të gjitha entitetet?! ( cilat entitete?Të saktësohet ose fshihet) 

Neni 1.9Kosova dhe Republika e Serbisë... të bashkëpunojnë  në implementimin dhe realizimin e Marrëveshjes. ( duhet të saktësohet: në pjesët  që janë të natyrës bilaterale ose me interes të dyanshëm

Neni 2.6Autoritetet kompetente( duhet: e pushtetit shtetëror

Neni 3.0Komunitete( terminologjia duhej të ishte si në vendet tjera: popull dhe pakica kombëtare ose minoritete)

Neni 3.  Komunitetet do të kenë të drejta të veçanta, ( nuk do të reflektohen mirë të drejtat e tilla priviligjuese. Eventualisht do të mund të ishte: të drejta shtesë )

Neni 4.0Refugjatët dhe personat e zhvendosur(persona të zhvendosur nga Kosova, janë quajtur refugjatët kosovarë në ish Jugosllavi, ose në Serbi, për shkak të sovranitetit jugosllav mbi Kosovën, sipas Rezolutës 1244, por tashti nuk ka arsye të quhen kështu)

Neni 6.3Komunat në Kosovë do kenë të drejtë për bashkëpunim ndër komunal dhe tej kufitar ( duhet definuar qartë kufijtë e këtij bashkëpunimi)

Neni 6.4Aneksi III pamundëson konceptin qytetar të shoqërisë, imponon ekskluyiviymin etnik, letër kjo e esploatuar maksimalisht nga regjimet represive serbomëdha dhe si e tillë  vjen në kundërshtim me parimet themelore të këtij dokumenti  dhe aktete ndërkombëtar për pushtetin lokal dhe decentralizimin.

Neni 7.2Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ( edhe për vetë Kishën do të ishte mirë ta hiqte epitetin “serbe”) ...siguri shtesë ...për privilegjet.  ( të fshihen privilegjet)

Neni 7.4Aneski V vjen në kundërshtim me parimet themelore të këtij dokumenti dhe me parimet universale të barazisë midis qytetarëve dhe besimeve.

Neni 8.2Borxhet e Kosovës ( të trajtohen në lidhmëni me dëmet e luftës dhe trashëgimin pasurisë së Ish RF të Jugosllavisë nëpërmjet një arbitrazhi ndërkombëtar)

Neni 8.6Kosova dhe Republika e Serbisë do të tentojnë(vetëm të tentojnë?) zgjidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë mes tyre të gjitha mosmarrëveshjet, të cilat nuk adresohen nga kjo Marrëveshje. (

Neni 9.4Do të themelohet një forcë e re, profesionale dhe shumetnike, Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK)( Alternativa të tjera të emërtimit, me kuptimin ushtri, t’i ketë atributet e ushtrisë, armatimin si simotrat e rajonit, dhe të jetë trashëgimtare e pronës së APJ në Kosovë) ,

Neni 9.5Organizatë civile brenda Qeverisë ( të thuhet qartë: Ministria e Mbrojtjes)  e cila do të ushtrojë kontroll civil mbi FSK,

Neni 9.6TMK, pasi që ka arritur qëllimet e parapara, përfshirë mundësimin e rimëkëmbjes së Kosovës pas konfliktit, do të shpërbëhet ( duhet thënë : transformohet) një vit pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje

Neni 10.2       Komisioni Kushtetues do të përbëhet nga 21 anëtarë kosovarë (!? Të fshihet)... të cilët duhet të kenë kualifikimet relevante profesionale (!) dhe eksperetiyen e duhur(!!?) për arritjen e këtij qëllimi dhe i cili do të respektojë shumëllojshmërinë e shoqërisë (pra të gjitha komunitetet)...15 i cakton Presidenti ( ai vetëm:15!) i Kosovës, në bashkëpunim (si?) me Kryesinë e Kuvendit(!!!). Tre (3) anëtarë caktohen (si? kush?) mes deputëve... serbë në Kosovë, dhe tre(3)...mes deputetëve...nga komunitete tjera joshumicë (tash pa relevantë profesionale dhe ekspertiyen e duhur?!) Duhet të jetë:21 anëtarët e Këshillit Kushtetues i zgjedh Kuvendi i Kosovës me propozim të Komisionit Parlamentar për çështje legjislative e Kushtetuese duke respektuar përfaqësimin adekuat etnik, gjinor, poltik e institucional tëngjashëm me përfaqësimin në Kuvend.

 

Neni 11.6 Mandati i PCN-së do të vazhdohet përderisa GDN të vlerësojë se Kosova ka përmbushur kushtet e parapar me këtë Marrëveshje.(?!) Nëse nuk ndryshohet kjo marrveshje nuk mund të realizohet kurrë, rrjedhimisht mandati i PCN –infinito! Manadati duhet të kufizohet saktësisht p. Sh. Dy vjet.

 

Neni 12.3 Anekset IX dhe X  janë në kundërshtim me parimet themelore të këtij dokumenti  dhe praktikat  ndërkombëtare për drejtësinë dhe gjyqësinë .Të korrigjohen

Neni 14. Procedura e paraparë ligjvënëse dhe kushtetutëvënëse  e pamundëson miratimin e Kushtetutës  së re në afatin e paraparë dhe rrjedhimisht dokumenti paragj]ykon amandamentimin e Kornizës Kushtetuese nga ana e UNMIK-ut (!) i cili pastaj do të jetë në fuqi deri në miratimin e Kushtetutës , pra pa kufi.?! Të zhbllokohet dhe të afatizohet kushtetutëbërja.

 

        Po reformës së pushtetit lokal ; Jo  copëzimit etnik tëKosovës

ANEKSI I

Neni 1.1,2,3 Kosova do të jeë shoqëri... (duhet: shtet, entitet, vend)

Neni 1.6.        ...të gjithë qytetarët e ish RFJ me banim të përhershëm(të shtohet: duke përjashtuar kolonistët)

Neni 3,2 Kuvendi : Për dy mandatet e para zgjedhore pas miratimit të Kushtetutës,... ulëset e rezervuara...(Ndarje arbitrare, artificiale, antidemokratike që cënon barazinë e votës dhe barazinë e të mandateve.Duhet të fshihet. 3.2 bëhet si 3.3, kurse pas dy mandateve nuk duhet të ketë vende as të rezervuara as të garantuara, por çdo qytetar një votë, sepse nuk ka kuptim që 8% të popullsisë të zënë 30% të vendeve në Kuvend)

Neni 3.7 Për miratimin, ndryshimin apo shfuqizimin e ligjeve të paraqitura si në vijim do të kërkojnë shumicën e anëtarëve të pranishëm të Kuvendit gjithashtu edhe shumicën e anëtarëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëse të rezervuara apo garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të cilat nuk janë në shumicë(është parim jodemokratik dhe është lënë hapësirë veprimi obstruksionist).

Neni 3.9 Asnjëri nga ligjet që i nënshtrohen kërkesave të nenit 3.7 apo propozimeve të cilat janë në kundërshtim me çfarëdo dispozite të kësaj marrëveshje nuk mund të jetë objekt i referendumit. ( Pse? Po raste të tjera de kompozuese të sistemit dhe territorit? Ka instrumente tjera qe pamundësojnë keqpërdorimin e refernduumit. Të fshihet)

Neni 8.1     Kosova do të përbëhet prej komunave të cilat do të gëzojnë një shkallë të lartë të vetëqeverisjes lokale (  Mund të interpretohet  keq. Të shtohet:  brenda sistemit institucional të Kosovës)

Neni 8.3 Komunat kanë të drejtë për burime lokale të të hyrave dhe pranim të financimit të duhur nga autoritetet qendrore. ( të shtohet: të Kosovës)

Neni 8.4 Komunat kanë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe tejkufitar në fushat e kompetencave të tyre vetanake dhe të zgjeruara.( të paktën këto të zgjeruarat duhej të mos shtrihen në bashkëpunimin tej kufitar. Të fshihet.)

Neni 9.1 Kosova do të përdorë një valute si mjet pagese. (duhet: Euron)

Neni 10.1.Çdo amandament në Kushtetutë do të kërkojë aprovimin nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit përfshirë këtu dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të cilët mbajnë vende të rezervuara apo garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të cilët nuk janë shumicë në Kosovë.(Lë hapësirë që të bllokohet çdo aprovim ndryshimesh të domosdoshme. Të fshihet)

 

ANEKSI III

Neni 4.1 Disa komuna të caktuara në Kosovë do të kenë kompetenca vetanake të zgjeruara si vijon: ( Asimetria do të nxjerrë probleme të shumta në komuna .Të rishikohen)

Neni 4.1.1 Komuna e Mitrovicës së Veriut do të ketë kompetencën e arsimit të lartë, përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit, punësimit, pagimit të rrogave dhe trajnimit të instruktorëve dhe administratorëve të arsimit; ( mund të quhet të paktën autonomi kulturore. Të rishikohet)

Neni 4.1.3.Të gjitha komunat në të cilat komuniteti serb është shumicë, do të kenë...: ( autonomi e pashpallur sot, sikur pavarësia e Kosovës. Diskriminim i komuniteteve tjera minoritare.Të rishikohet)

Neni 4.3 Komunat që zbatojnë kompetencat e zgjeruara vetanake mund të bashkëpunojnë me çdo komunë tjetër ( edhe në Serbi?)  në ofrimin e shërbimeve të tilla.(të shtohet: në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kosovës)

Neni 5.1 Autoritetet qendrore në Kosovë do të delegojnë ( me nënkuptimin e problemeve që do të dalin) përgjegjësitë mbi kompetencat në vijim tek komunat, në pajtim me ligjin: (te rishikohet)

Neni 6.1.1  Autoriteti mbikëqyrës administrativ mund të ( duhej thënë: pezullojë dhe të ) kërkojë nga komuna që të rishqyrtojë vendimet apo aktet tjera ligjore që konsiderohen si jo të pajtueshme me Kushtetutën apo ligjet e miratuara në pajtim me këtë Marrëveshje.

Neni 7.1.1 Shkollat të cilat vijojnë mësim në gjuhën serbe mund të zbatojnë planprograme  apo tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë, pas njoftimit ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës. ( prishet sistemi arsimor nëse ka planprograme të ndryshme. Te shtohet: per lendet per te cilat Ministria a Arsimit e Kosoves vlerëson se jane ne përputhje me planprogramin e Kosoves. )

Neni 7.1.2 Në rast të kundërshtimit nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës ndaj zbatimit të planprogramit apo tekstit shkollor të veçantë, çështja do të referohet tek një komision i pavarur ( kush e emëron, cila është përbërja e tij ?,)  për të shqyrtuar pajtueshmërinë e plan programit apo tekstit shkollor në fjalë me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e miratuar në pajtim me këtë Marrëveshje. (Te saktësohet)

Neni 7.2 Universiteti publik në gjuhën serbe (apo shumëgjuhësh multilinguistik i Mitrovicës?)

Neni 7.2.1 Universiteti i Mitrovicës së Veriut do të jetë institucion autonom ( a është fjala për autonomi akademike si çdo Universitet apo?) i arsimit të lartë. (te sqarohet)

Neni 7.2.3 Komuna e Mitrovicës së Veriut do të ketë autoritet(si autonomi, si ministri apo? ) për të zbatuar përgjegjësinë e këtij Universiteti publik në gjuhën serbe, në pajtim me nenin 4.1.1 të këtij Aneksi. (te sqarohet)

Neni 9.1.2 Partneritetet komunale mund t'i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për implementimin dhe ushtrimin e bashkëpunimit funksional përmes, mes tjerash, themelimin e një organi vendimmarrës të përbërë nga përfaqësuesit e emëruar nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse, punësimit dhe shkarkimit të personelit administrativ dhe këshillëdhënës dhe vendimeve mbi nevojat për financim dhe nevojave tjera operacionale të partneritetit. ( Kjo mund të jetë baza e një entiteti të veçantë), (të parandalohet politizimi i arsimit të lartë)

Neni 10.1 Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare,( ministrinë e pushtetit lokal?) të Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të asistencës financiare ( atij që të financon duhet t’í subordinohesh) dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë në implementimin e kompetencave komunale. ( Komunat serbe në kufi me Serbinë do të mund të shkëpusin lidhjet me Prishtinën dhe në mos de jure, de facto do të jenë të bashkuara me Serbinë, që paraqet ndarjen faktike të Kosovës, kurse komunat brenda Kosovës, mbajnë njëfarë autonomie, të shpallur ose jo, të cilat do ta  bëjnë të vështirë, në mos të pamundur funksionimin normal të Kosovës si shtet. Ky është fillimi i projektit të ndarjes së Kosovës, veç se më me dhimbje se sa shtrohej që në fillim të bisedimeve). (Të rishikohet dhe të ndërtohen praktika ekuivalente edhe për arsimin shqip jashtë Kosovës)

Neni 10.5 Partneriteti midis komunave... marrëdhënie të drejtpërdrejta me institucionet e Serbisë (të fshihet ose të përmenden edhe vendet tjera fqinje: Shqipëria, Maqedonia, Mali Zi, Turqia etj.

Neni 10.6 (e njëjta vërejtje)

Neni 11 Financimi ( Tashti nuk po flitet për donacione të jashtme)i aktiviteteve komunale nga Republika e Serbisë. (të sqarohet dhe të dallohen donacionet prej financimit institucional)

Neni 11.4 Të sqarohet për të parandaluar keqpërdorimet politike dhe financiare.

Neni 12 Themelimi i komunave të reja ( të parandalohet kolonizimi)

Neni 13.4 PCN do të hapë në Mitrovicë një zyrë ( Zyrë në një entitet tjetër?) e cila do të fokusohet, posaçërisht, në fushat e sigurisë/sundimit të ligjit, lirisë së lëvizjes/kthimit, të drejtave pronësore/të banimit, dhe zhvillimit ekonomik, siç parashihet në Aneksin IX të kësaj Marrëveshje.

Neni 14. Republika e Serbisë dhe shtetet tjera fqinje do të autorizojnë regjistrimin përmes një agjencie ndërkombëtare të refugjatëve dhe personave të zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.( As vëzhgues nga Kosova?. Të korrigjohet duke ia njohur Kosovës të drejtën për të qenë bartës të këtij procesi.)

Neni 14.2 Dispozitat e këtij Aneksi lidhur me themelimin e komunave të reja, përfshirë kufijtë administrativë të tyre, mund të rishqyrtohen, dhe të ndryshohen sipas nevojës, nga PCN, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Këshillit Konsultativ për Komunitete, brenda gjashtë muajsh nga dorëzimi i rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë. (Të korrigjohet, të sqarohet dhe të afatizohet)

SHTOJCA ANEKSI III (Të rishikohet në tërësi. Të theksohen edhe vendbanimet me popullatë shqiptare)

                Po- lirive fetare; Jo Republikes së KOS-it në Kosovë

ANEKSI IV

Neni 1.1 Gjykata Supreme siguron zbatimin uniform të ligjeve duke vendosur mbi ankesat e paraqitura para saj në pajtim me ligjin. Së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) ( duhej thënë: në çdo rast përfaqësim adekuat, sipas përqindjes së popullsisë) të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por në asnjë rast më pak se tre (3) gjyqtarë, do të vijnë nga komunitetet jo shumicë të Kosovës.

Neni 1.2 Së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) ( duhej thënë: në çdo rast përfaqësim adekuat, sipas përqindjes së popullsisë) të gjyqtarëve të secilës gjykatë të qarkut, por në asnjë rast më pak se dy (2) gjyqtarë, do të vijnë nga komunitetet jo shumicë të Kosovës.

Neni 1.3 Komunat e reja mund te paraqesin kërkesën para KGJK për themelimin e Gjykatës themelore në teritorin e saj ose që një nga gjykatat ekzistuese themelore e komunës tjetër të ketë juridiksion mbi territorin e komunës së re, të njëjtën të drejtë e kanë edhe komunat ekzistuese me popullatë joshumicë. (Të korrigjohet dhe të parandalohet etnicizimi ekskluziv i gjyqësisë)

Neni 3. (Procedura e zgjedhjes së gjykatësve dhe prokurorëve përjashton rolin e Kuvendit dhe të Komisioneve të tij. Të korrigjohet.)

Neni 4.2 Të parandalohetPërbërja ekskluzive dhe vetë konstituimi i  KGJK-së

Neni 4.2.2 ... (dy anëtarë zgjidhen nga deputetët serbë, dy anëtarë nga deputetët nga komunitetet tjera dhe dy anëtarë zgjidhen nga ndarja e përgjithshme, pra të gjithë bashkë?!. Të korrigjohet dhe të evitohet absurdi i diskriminimit.    

Neni 4.2.3 Të gjithë anëtarët e KGJK-së... kualifikime relevante dhe ekspertizë të nevojshme për punën e KGJK-së(Të korrigjohet dhe të shtohet me përjashtim të anëtarëve jogjyqësor)

Neni 4.3 Kandidatët ... për pozitat e rezervuara... mund të propozohen për emërim vetëm nga i tërë KGJK-ja, nga shumica e anëtarëve të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit me ulëse të rezervuara ose të garantuara për komunitetet etj. (Të korrigjohet dhe të parandalohet etnicizimi ekskluziv i procesit)

Neni 4.4 E njëjta vërejtje    

ANEKSI V (Të merret për bazë Ligji për Liritë Fetare i miratuar në Kuvendin e Kosovës)

Neni 1.2,3,4,5 Kosova do ta njeh Kishën ortodokse serbe të Kosovës, duke përfshirë manastiret, kishat dhe objektet tjera që shfrytëzohen për qëllime fetare, dhe si pjesë integrale e Kishës ortodokse serbe me seli në Beograd. (të korrigjohet dhe të parandalohet keqpërdorimi politik dhe pronësor)

Neni 1.5 Kisha ortodokse serbe në Kosovë do të ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasjes në objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të cilat përbëjnë pronën e Republikës së Kishës Ortodokse serbe, vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar në lidhje me aktivitetet ilegale, ose në rast të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin. (Të sqarohet dhe korrigjohet i gjithë aneksi dhe të parandalohet legjitimimi i një shteti kishtar në Kosovën ende të pa definuar si shtet).

Neni 3 dhe 4 te korrigjohen dhe të evitohet trajtimi ekskluziv një etnik e njëfetar i monumenteve fetare, kulturore dhe historike me të kaluar dhe rëndësi të përbashkët, si disa kala, ura dhe kisha)

ANEKSI VI

(të rishikohet i gjithë aneksi dhe të vendoset raport adekuat midis çështjes së borxheve me çështjen e krimeve të luftës, dëmeve ekonomike dhe materiale të luftës, plaçkitjes së pasurive, pensioneve, kursimeve dhe obligimeve të tjera të Serbisë ndaj Kosovës)

ANEKSI VII

(Të parandalohet tendenca e krijimit të policisë etnike)

Neni 3. Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës Federative të Maqedonisë më 23 shkurt 2001. ( nga presa duhet fshirë pjesën e fundit të fjalisë, për të parandaluar legjitimimin e një akti të paligjshëm midis Qeverisë së Serbisë dhe asaj Maqedonase)

Neni 5.1. Qeveria do të themelojë një organizatë (organizatë?) civile për të siguruar një kontroll civil mbi FSK-në, në përputhshmëri me aneksin IX.

Neni 5.2 FSK do të përbëhet prej më tepër se 2500 pjesëtarëve (pjesëtarëve apo ushtarëve?) aktivë dhe 800 pjesëtarëve rezervë.

Neni 5.3 Një vlerësim i plotë i këtyre kufizimeve do të bëhet jo më herët se 5 vite nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje ( cilave?)

Neni 5.5 Pjesëtarët e FSK-së do të rekrutohen nga e gjithë shoqëria ( duke përfaqësuar proporcionalisht sipas përkatësisë kombëtare?) Procesi i demobilizimit dhe i ri-integrimit do të zhvillohet nga bashkësia ndërkombëtare për këta pjesëtarë të TMK-së.( duke përjashtuar vendorët tërësisht? Të korrigjohen)

Neni 6. Të rishikohet dhe në vend të shpërbërjes të jetë transformimi i TMK-së, në Ushtri ose Forcë të Armatosur të Kosovës.Gjithashtu vlerësimi i së kaluarës( në ç’kuptim?) duhet të vlejë për të gjitha kategoritë, sidomos ish nomenklaturën dhe jo vetëm për pjesëtarët e  TMK-së.

ANEKSI IX

Neni 1. ... Një Përfaqësues Civil Ndërkombëtar (PCN) do ta mbikëqyrë zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe do t'i mbështesë përpjekjet relevante të autoriteteve të Kosovës. ( këtu nuk përmendet roli shumë i fuqishëm intervenues, që figuron tjetërkund) PCN-ja do ta ketë autoritetin ta sanksionojë apo largojë nga detyra çdo zyrtar publik ( ku mbetet roli i institucioneve të zgjedhura?, Roli i fuqishëm ekzekutiv dhe intervenues i PCN do të zhvleftësojë institucionet e zgjedhura, do t ‘i bëjë servilë dhe të papërgjegjshëm zyrtarët civilë dhe politikë, sepse ndihen pa kompetenca dhe pa besim.

ANEKSI XII

(Të rishikohet i gjithë aneksi dhe të parandalohet imponimi gjatë periudhës së tranzicionit i zgjidhjeve dhe akteve ligjore arbitrare jo demokratike, diskriminuese dhe jo funksionale.)

 Korrigjimi i lëshimeve, gabimeve dhe anomalive të lartëshenuara do të evitonte shkaqe e pretekste për tensione e konflikte të reja në Kosovë dhe do të lehtësonte përpjekjet për  normalizimin e gjendjes në Kosovë dhe krijimin e parakushteve për paqe të drejtë e të qëndrueshme, pajtimin politik e ndëretnik dhe ndërtimin e një të ardhme të lirë, të pavarur, demokratike e evropiane për të gjithë qytetarët dhe komunitete që jetojnë dhe duan të jetojnë në Kosovë.

   Kthehu ne fillim 

 

“Çorba” e Ahtisarit, i bën “Zot” serbët në Kosovë!

KOSOVA VLEN MË PAK SE NJË PASAPORTË SERBE!

 

Shkruan: Isuf KURTAJ

Tiranë, 09.03.2007

Studentët u rrahën dhe u vranë në shtëpinë e tyre nga të “huajt”, ndërsa bajagi kosovarë nuk e duan “vetëvendosjen”, si ka mundësi! Karshi këtyre dy grupeve, politika e (pa)përgjegjshme kosovare luan rolin e misionarit, për mrekulli...!!!

Turbullirat erdhën vrullshëm, por si duket do të ikin me avashllëk. U deshën tri orë “luftë” në rrugët e Prishtinës që vëmendja të kthehet sërish atje... Kishim mall për ato ditë. Protestat na sollën ndër mend kryeqytetin e ditëve të zymta. U mendua se incidenti do të harrohet shpejt po jo, Prishtina e mjegullt dhe për ca kohë do jetë epiqendra e “luftërave”. Dilema vazhdon... s’dihet nëse protesta qe pjellë e gjak-nxehtëve tipik ballkanas në të cilën vorbull hyjnë edhe pilulat e “vetëvendosjes” apo e ndonjë dore tjetër. Të turbullt edhe më tej... aludime pa fund ndër shqiptar për trazirat që ndodhen në Prishtinë. Të pa qartë... dhe askush s’merr përsipër të nxjerrë në “shesh të burrave” atë që qarkullon në gojët e shqiptarëve të Kosovës, dhe jo vetëm të atyre. “Ishin të nxitura nga të huaj”, më zuri veshi këtë frazë teksa një mesoburrë po i ligjëronte një mustaqe lëshuarit të moçëm. Si ka mundësi, që “pakoja” e plakut Finlandez xhanëm paska qenë sherri i trazirave. “Kurrë mos thuaj kurrë”, frazë popullore serbe, është po ashtu e përdorur nga të huajt dhe së fundi edhe nga shqiptarët. Nuk ve dorën në zjarr po se ç’kam bindjen që nëse jo Albinin plotë shqiptar të tjerë të ndershëm e “potnosin” (durojnë)  me qejf këtë shprehje. S’di sa mund të quhet kjo tradhti. Nejse... është mirë të kthjellohemi dhe të mos derdhemi pa takt... se edhe më të ndershmit ndër shqiptar të Kosovës me apo pa arsye të fortë kanë vajtur në serbi dhe kanë pranuar të bëhen serb për hir të një pasaporte. Për të mos i ikur fillimit po kthehemi te udha që të çonte tek sheshi “Skenderbej”, i cili atë ditë qe mbushur me polak të veshur me petka dhe arsenal të hijshëm. Rrinin pincë, vetëm t’i shihje sa bukur ngjanin. As një cen me tutje s’bënin. E ruanin istikamin. Ka lezet xhanëm që në mes të krye shehrit të Kosovës të sillen si skifter burra me shtat për së mbari. Në pamje të largët s’dallonin hiç nga milicia serbe, vetëm se ata patën qenë më rebel dhe pa disiplinë. Nuk rrinin statik si polakët dhe rrobat e tyre ishin të dala ngjyrësh. E përbashkëta e dy ushtrive qe pritja e ca qindra të rinjve shqiptar patriotë dhe të zgjuar dhe ca më shumë të tjerëve që “sa për sy e faqe” që dilnin të tërhequr “zvarrë” për të protestuar. Ashtu siç edhe ishte bërë zakon edhe në këtë duel u shuan të rinj shqiptar dhe po si për koecidencë edhe kësaj here viktimat qenë studentët. Sa e zymtë dukej Prishtina atë ditë. Për hir të protestave të herë pas hershme apo edhe të ndonjë mallkimi të largët Prishtina plot njerëzve i ngjante e trisht. Edhe mua atë ditë mu dukej e tillë. Ajo ditë të kujtonte... plot histori.  Ecë e gjeje..., pse robi i shkret edhe kur nuk ka “mizë nën kapuç” teksa ecën në rrugët e Prishtinës fiton një far sikleti. “Barrë e madhe i ka rënë Prishtinës”, lëshon një oshtimë hije rëndë një plis bardhë(qeleshe bardh). Protestat ndër vite shpesh e kanë bërë të vështirë jetën në kryeqytetin e mjegullt të Kosovës. Përsëriten ditët e vështira për qytetarët shqiptarë të Prishtinës, por jo për serbët. Sa shumë u fol ato ditë... jehona e fletushkave të çantës së plakut gjakftohtë Finlandez u ngrit deri në “kupë të qiellit”. Në to thuhej troç që të gëzosh të drejta të plota në Kosovë duhet të bëhesh serb i Kosovës. Duket që diçka i ka rënë në vesh plakut të dërguar prej së largu. Në fakt, ajo duket sheshit, mijëra shqiptar të Kosovës janë bërë Serb, kush me “qejf” dhe ca më shumë nga halli. Madje kanë paguar edhe para të majme për të nxjerr një pasaportë serbe. Ata janë ngushëlluar me shprehjen se “shkaku justifikon mjetin”, por kjo s’vlen para botës: “O me vetën o me “armikun”. Po ç’kanë atëherë shqiptarët e Kosovës që llomotisin rrugëve të Prishtinës kur vetë ata shkojnë deri në Beograd për tu bërë shtetas serb. Kjo na kujton “lojën” që politika e një shteti fqinj ka bërë me fukarenjtë shqiptar.

 

Shqiptarët e Kosovës “të ngrirë” në shtëpitë e tyre

“Nuk është parë ndonjëherë që të diskriminohen në këtë mënyrë siç bëjnë ndërkombëtarët me shqiptarët shumicë të Kosovës”, bërtiste Albini. Protesta e “vetëvendosjes” zë fill pas pakos së mortshme për Kosovën që solli emisari i dërguar. Në rrugët e Prishtinës mijëra studentë mbështesnin Albin Kurtin, i cili brohoriste duke nxjerr mllefin e konservuar të qytetarëve shqiptarë. Në asnjë paragraf të pakos nuk u përmend fjala shqiptar. Kishin frikë... po nga kush xhanëm, nga vëllezërit e atyre që shkojnë për të blerë nënshtetësinë serbe?  Kot thotë se shqiptarët i mbajtën “veshët përpjetë” se çfarë do të shpalosej pas 8 vjetësh negociata. Ata janë më të interesuar për të nxjerr një pasaportë serbe, pasi kjo i lehtëson përshpejtim në marrjen e vizave në ambasadat e huaja, se sa për zgjidhjen e ngërçit të Kosovës. Dhe kot thonë që pas pritjes së gjatë vjen suksesi shqiptarët s’janë ndërgjegjësuar fare historia. Në këtë situatë që është Kosova po të vijë edhe optimisti më i madh me plotë të drejtë do të thoshte se ky popull nuk meriton liri. Në pakon nuk përmendej as edhe një herë fjala pavarësi. S’ka pse ti vënë të huajt theks këtij nocioni që edhe vetë shqiptarët “nuk e duan”, ose për ta ëmbëlsuar paksa nuk ia dinë kimetin. Kjo pako ashtu si deshën serbët u përurua me gjakun e studentëve dhe shtroi rrugën për një Kosovë të hidhur kundër shumicës shqiptare, por një pjesë e shqiptarëve nuk mbushin sa duhet. Kjo pjesë e qytetarëve të Kosovës që bëjnë “hallash-veresh” me serbet e etiketojnë vetëvendosjen me njollën e hileqarëve.  Ndryshe nga trumbetimet mbresëlënëse të negociatorëve kosovarë, pak para protestës së “Vetëvendosjes” po e lexoja dokumentin nga një kënd tjetër: këndin e një qytetari të thjesht. Aty nuk binin në ujdi në sërë pikash, prandaj turbullirat ndodhen, dhe rrezik do të përshkallëzohen në gjithë Kosovën, por kam frikë se letargjia nuk i lë. Edhe pse më tepër se gjysma e pikave çalonin, lënin shumë për të dëshiruar s’ka kush të dal dhe të hidhet kundër saj. Të huajt janë po aq skeptik për këtë pako sa dhe vetë shqiptarët, por i intereson të heshtin dhe të pranojnë çdo “të keqe” si zgjidhjen më të mirë për të kryer mish-mashet që i kanë lënë për gjysmë. Vetëvendosja e ka të qartë se shqiptarët do ti paguajnë “qimet e kokës” ndërkombëtarëve, prandaj herë pas here ngrihen. Po s’kanë c’ bëjnë më shumë se edhe vetë populli nuk i mbështet, madje në Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën nuk rresht së takuari qytetarë që janë kundër tyre. Ajo që ndodhi në Prishtinë, është pararendëse e ngjarjeve të mëdha në hapësirën shqiptare. Një logjikë e ftohtë e mbështetur në zërin e arsyes së rinisë shqiptare, është thirrja. Dhuna policore në sistem prej strukturave të kriminalizuara në këto tetë vite të mbretërimit të mercenarizmit në Kosovë, është tharmi i urrejtjes racore të politikës konservatore. Ashtu si ngjarjet e viteve ’81, ’89, ‘95 edhe këto ngjarje në Prishtinë do të mbahen mend gjatë për të kërkuar rrugën e vërtetë të lirisë. Dhe kjo ka për të ndodhur përballë miopisë politike ndaj fatit të kombit shqiptar. Shumë flasin në emër të popullit shqiptar, por që nuk kanë guxuar kurrë ta shohin atë drejt e në beben e syrit. “Ata që shajnë protestën e djemve dhe vajzave të Prishtinës i kanë hyrë në hak tërë rinisë shqiptare kudo”, është shprehur Adem Demaçi fill pas ditës së protestave. Mjafton edhe kaq për t’u bindur se me kë kemi të bëjmë, për të kuptuar se “armikun” e kemi përsëri tek porta, më të egër se më parë. Dilema shpesh i vë shqiptarët në siklet, duke rrezikuar shumë në ekzistencën  Disa të pakuptimta, disa të pashmangshme. Po, të tilla, sepse rrjedhin pikërisht nga një proces i damkosur, kur njerëzit i tregojnë njëri-tjetrit thonjtë mu përpara fytit dhe hundës. Epo, ndarjet në përgjithësi, sikurse edhe kjo e tanishmja me të kaluarën, nuk bëhen pa dhembje!

“Çorba” e Ahtisarit, i bën “Zot” serbët në Kosovë

Plani prishës i Ahtisaarit linte vend për kontestime pafund. Me pak fjalë ishte pako me vrima të errëta. Ata që po e shqyrtojnë këtë dokument janë kompetent të njëanshëm dhe që këtu s’ka pako të gëzueshme, prandaj ëndrra e pakos së lehtë të Ahtisaarit do të fiket akoma pa u implementuar mirë. Duhet kuptuar pa humbur kohë që pranimi i pako është opsioni që nuk i duhet shqiptarëve, por as serbëve të Kosovës. Më anë të kësaj pako Kosova mendohet të jetë klient i të huajve... klient i skeptikëve që cenojnë dhe flakin në spitale dhjetëra të rinj të shkolluar të Kosovës që më mirë se vetë politika e Kosovës e di se si do të copëtohet Kosova. Kështu e duan të huajt Kosovën dhe shqiptarët. Ata e konsiderojnë Kosovën dhe luajnë më të si të ishte një kontratë e përhershme mes saj botës dhe se Serbia gëzon pronësi mbi këtë kontrate që edhe pse gjithmonë e ka refuzuar këtë dokument ajo pyetet më shumë se Kosovarët për fatin e Kosovës.

  Kthehu ne fillim 

_______________________________________

A DO TË BËHEMI POPULL?!

Shkruan:Ismet HAJRULLAHU

Më 08.03.2007


 

Nuk e di pse mu kujtua një batutë therëse por realiste, se pesëqind vjet ishim Milet, njëqind vjet Narod, dhe që sa vjet Pipell, por Popull ende jo ! Ndoshta për shumëkë kjo thënie do të ngjajë paksa humoristike, për disa paksa vulgare por në fakt kjo batutë tregon realitetin tonë të hidhur tragjiko-komik. Kjo batutë është shumë domethënëse, pasi mjerisht edhe pas kaq vjetësh nga largimi i trupave serbe ne ende nuk po mundemi të bëhemi “popull”, dhe kjo për shumë “arsye”.
E para : Zgjidhja e problemit të Kosovës është trajtuar thjeshtë si çështje parciale dhe jo si çështje shqiptare.
E dyta: Çështja njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk është shtruar asnjëherë me seriozitet.
E treta: Pranimi i bisedimeve me Serbinë ende pa u njohur shtetësia e Kosovës.
E katërta: Pranimi i identitetit të ri kosovar !!

Këto çështje të gabuara pa dyshim i adresohen liderëve politikë, të cilët me gabimet e njëpasnjëshme, herë duke e injoruar çështjen si ajo e trashëgimisë kulturore të Kosovës, herë duke i injoruar pasojat e çështjes së decentralizimit, e herë duke treguar naivitet politik prej të mituri, e kanë sjellë Kosovën deri në këtë stad degradimi dhe poshtërimi. Ndryshe si mund të kuptohet imponimi i palës serbe se me kë ajo mund të ulet për të negociuar, anulimi i vizitës së kryeministrit të Kosovës z. Çeku në Vjenë, për të cilën shkruan edhe “Koha ditore e 1 marsit 2007, vetëm e vetëm se pala serbe ka paraqitur një ankeskërcënim “se nëse vjen kryeministri Çeku (i cili ende ndiqet penalisht nga shteti serb me akuzën si ish-drejtues i lartë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) në diskutime në Vjenë, ata do të bojkotojnë procesin statusor”. A s`është ky një fakt tjetër që pala serbe, si shumë herë të tjera, në bisedimet në Vjenë është ajo që po i bën rregullat e lojës?!

Në fakt serbët nga humbësit e mëdhenj të luftës, gjatë këtyre tetë viteve, falë gabimeve adoleshente të lidershipit politik të Kosovës, u faktorizuan duke ua krijuar atyre shpresën se mund ta kthejnë edhe një herë koloninë e tyre Kosovën.

Nuk është diçka e re nëse themi se Serbia është më shumë e interesuar për territore se sa për statusin e qytetarëve “serbë” të Kosovës. Kjo tanimë është e qartë si drita e diellit. Për këtë jo pak herë në mediat elektronike kemi dëgjuar nga vetë serbët e zhvendosur në Serbi, se ata jo rrallëherë atje trajtohen si shqiptarë. Ndoshta kjo është e vetmja qasje realiste e Serbisë, pasi në të vërtetë “serbët” e Kosovës janë shqiptar të besimit ortodoks të asimiluar nga pushtimet e gjata serbo-sllave të territoreve shqiptare. Kjo mund të faktohet edhe me rastin e një sërë fshatrash shqiptare të besimit ortodoks të Mavrovës në Maqedoni, apo si ai i fisit Kuq në Mal të Zi, nga vjen edhe Markë Milani etj..

Tanimë shqiptarët në këtë dimër “të butë” e kanë kuptuar se “alfa” e çdo gjëje është në mos bashkimi me Shqipërinë, pavarësia dhe sovraniteti i plotë i Kosovës.

Të gjithë shqiptarët tani më e kanë të qartë se me draftpropozimin e Ahtisarit, Serbia do ta humbas sovranitetin mbi Kosovën, ashtu siç e kanë të qartë se po me atë draftpropozim do të krijohen premisa pozitive për Serbinë për ta rifituar atë sovranitet të humbur mbi Kosovën me krijimin e etnisë shtetformuese serbe, që nuk e kalon pesë përqindëshin e popullsisë së këtij vendi. Dhe parë nga ky kënd, deklarata e njërit nga pjesëmarrësit e bisedimeve të Vjenës z. Fatmir Limaj, në një intervistë të dt. 2. 2. 2007 për gazetën “Epoka e re” e fuqizon këtë mendim kur pohon se “shteti i Kosovës do të ketë probleme të njohura dhe të pa njohura”. Ky lloj shteti, a nuk ta kujton lindjen e një fëmije me shumë të meta fizike dhe psikike prej të cilit duhet të presim zhvillim harmonik dhe perspektiv !?

Nisur nga këto fakte , Protestat e dhjetë shkurtit, janë protesta që përfundimisht do ta ndryshojnë rrjedhën e ardhshme të ngjarjeve, të cilat sipas shumë simptomave do të jenë dramatike për Kosovën.

  Kthehu ne fillim 

_______________________________________________

Polemika rreth qëndrimeve të Ismail Kadaresë për pakon e Ahtisaarit 

PËRSËRI PËR IDENTITETIN SHQIPTAR TË ISMAIL KADARESË

Shkruan:Sadri FETIU

Me 02.03.2007, Prishtinë

- Në vend të përgjigjes së “Letrës së mosmirënjohjes” së Ruben Avxhiut,

redaktor i g. “Illyria” -

Me 22 shkurt 2007 në gaz. “Shekulli” u botua një letër e redaktorit të g. “Illyria”,  Ruben Avxhiut, që titullohej “Letra e mosmirënjohjes”. Ky shkrim kishte një varg “akuzash” kundër meje që në reagimin tim me titull “Identitetit shqiptar i Ismail Kadaresë” paskam marrë guxim t’i bëj vërejtje Ismail Kadaresë, i cili në një intervistë i kishte shprehur qëndrimet e veta lidhur “Programin e Ahtisarit” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Autori më akuzonte se e kam fyer Kadarenë, pse nuk jam pajtuar me mendimet e tij, por nuk e theksonte drejtpërdrejt asnjë shprehje fyese, sepse të tilla nuk ka teksti im. Në qoftë se dikush fyhet, kur i thuhet e vërteta, atëherë kjo është punë tjetër.

Në anën tjetër, “letra” e z. Avxhiu, që donte t’ia bënte argatin e plotë Ismail Kadaresë, përmban më shumë se njëzet herë epitetet fyese për mua, duke filluar që nga më të thjeshtat për mosdije, etikë, e deri te tradhtia kombëtare dhe “puna e serbit” etj.

Sikur kjo letër, me të gjitha këto fyerje, të botohej diku në Amerikë, apo në ndonjë vend të qytetëruar të botës së Perëndimit, do të kisha mundësi që ta padis z. Avxhiu dhe të kërkoja edhe dëmshpërblimin përkatës, por te ne shqiptarët të gjitha janë të lejueshme. Mund të të shajë njeriu si të dojë dhe kur të dojë publikisht me anë të shtypit dhe kurrgjë kurkujt, e bafsh me shëndet!

Duke u nisur nga pasaktësia e tij lidhur me kronologjinë e Konferencës së Rambujesë dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,  mund të konstatohet fare lehtë se Avxhiu është një gazetar që ka mangësi të njohurive elementare. Prandaj, nuk do të merrem fare me “marifetet” e letrës së z. Avxhiu, por do të flas përsëri për Ismail Kadarenë dhe identitetin e tij shqiptar.

 

Para se ta bëj këtë, për lexuesit e gazetës, mendoj se është i domosdoshëm edhe një sqarim: Nuk e di pse në këtë letër trajtohem si drejtor i Institutit Albanologjik (pos për ta përgojuar pa të drejtë institucionin, për punën e të cilit z. Avxhiu nuk ka haber!), kur unë reagimin tim nuk e kam nënshkruar as si drejtor e as si bartës i ndonjë titulli apo grade shkencore?!

Letra është shkruar me emër e me mbiemër, sepse  për intervistën e Ismail Kadaresë kam reaguar si lexues i rëndomtë i saj. Të theksoj kalimthi se për romanet e I. Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Kronikë në gurë”unë kam shkruar para 28 vjetëve dhe studiuesit e letërsisë e din mirë se çfarë ka qenë vlerësimi im për këto vepra.

Duke trajtuar mendimet që Ismail Kadare i ka shprehur në intervistën e tij, unë nuk pata asnjë qëllim që ta mohojë identitetin shqiptar të shkrimtarit tonë, por e theksova mu atë, duke i parë tek ai veçoritë thelbësore të psikologjisë së shqiptarit të kohës sonë.

Për të mos i përsëritur ato që i kam thënë në shkrimin tim të mëparshëm do t’ia kujtoj lexuesit se unë e qortova Ismailin, sepse ai në Programin e Ahtisarit shihte se po “krijohej shteti i dytë shqiptar”, siç thoshte ai ”rast që vjen një herë në njëmijë vjet”.

E vërteta është se Kosova si protektorat i pashpallur i UNMIK-ut, sepse ende është në fuqi Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara që e trajton “territor të Serbisë”, pas miratimit eventual të një rezolute të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të jetë sërish protektorat i pashpallur, me afat te pakufizuar, i Bashkësisë Evropiane dhe brenda këtij territori do të veprojnë komunat etnike serbe me lidhje të veçanta me Serbinë. Brenda Kosovës do të veprojë e pashpallur zyrtarisht një “republika serpska” si në Bosnje.

Derisa I. Kadareja entuziazmohej si shumë shqiptarë naivë, edhe nga radhët e poltikanëve mendjeshkurtër, unë e theksova qartë se pa të drejtën e vetëvendosjes, pastaj, me vendimmarrje të Parlamentit të Kosovës me  “votën e dyfishtë”, me konsensusin e domosdoshëm për shumë çështje vitale me deputetet e minoriteteve (me vetë Serbinë), kjo kreaturë shteterore shqiptaro-serbe nuk do të mund të funksiononte. Aq me tepër, kur komunat serbe sipas Dokumentit të Ahtisarit do të kenë pavarësi ekonomike, në fushën e gjyqësisë, në polici, në arsim, në shëndetësi etj., ato, edhe në qoftë se marrin pjesë me përfaqësuesit e tyre në organet qendrore të Kosovës, vijnë aty vetëm për të sjellë pengesa dhe për t’i shfrytëzuar fondet e përbashkëta.

 

Derisa Ismail Kadareja, duke u bazuar në oportunitetin politik të qarqeve të caktuara shqiptare dhe evropiane, i jepte përkrahje të plotë Grupit të Unitetit, i cili kishte pranuar shumë kompromise lidhur me të ashtuquajturin “decentralizim dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore e fetare serbe”, duke ua lënë komunave serbe dhe kishave ortodokse, që qeverisen drejtpërdrejt nga Beogradit, gati tridhjetë për qind të territorit të Kosovës, unë kërkoja që të përkrahet lëvizja “Vetëvendosja” e udhëhequr nga Albin Kurti,  e cila përfaqëson interesat e përgjithshme të popullit shqiptar dhe ka mbështetje të plotë në të drejtën e përgjithshme (universale) të popujve për vetëvendosje në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Unë kam bindje të plotë se këtë të drejtë, më në fund, si të gjithë popujt e botës, herët a vonë, do ta gëzojë edhe populli shqiptar, i cili do të vendosë vetë se si do ta ndërtojë Shqipërinë e Vërtetë, e jo një, dy, apo më shumë “shtete shqiptare”, siç  flet me entuziazëm naiv Ismail Kadareja (?!)

Duke i trajtuar këto çështje si njohës i mirë i rrethanave të Kosovës si territor historikisht dhe aktualisht shqiptar dhe i historisë së saj më të re, si njeri që jam jetësisht i lidhur me fatin e saj, e jo si politikan pragmatist, unë konstatova se Ismail Kadareja i shikon gjërat në prizmin e ngushtë të oportunitetit politik të kohës dhe nuk ka vizion për ardhmërinë, ose të paktën, këtë vizion nuk do ta shprehë në shkrimet e këtilla. Andaj,  pa pasur qëllim tjetër, në fund të kësaj letre, e këshillova në mënyrë përkatëse, madje duke cilësuar edhe “Ismail, i dashur” që të mos gabojë, të mos flas për qejfin e politikës ditore.

Më në fund të gjithë e din, pos z. Avxhiu, se edhe Ismail Kadareja, si njeri që është, mund të bëjë edhe gabime, prandaj edhe mund të qortohet publikisht, sepse gabimet e tij kanë pasoja më të mëdha dhe më të dëmshme sesa të politikanëve.

Vërejtja kryesore në letrën time ishte se Ismail Kadare e ka vlerësuar gabimisht Dokumentin e Ahtisarit. Nuk është kjo hera e parë që ai bën gabime të këtilla, të qëllimshme ose të paqëllimshme (?!).

Të gjithë ata që e kanë përcjellë aktivitetin e tij politik e din mirë se Ismaili në disa raste edhe vetë i ka parë gabimet e veta dhe ka bërë përpjekje t’i korrigjojë. Do t’i përmendi vetëm telegrafikisht  disa  nga rastet e këtilla:

Ismail Kadareja e ka paraqitur vlerësime kontradiktore për figurën e Ibrahim Rugovës; ai e ka vlerësuar gabimisht Konferencën e Rambujesë; për vlerësimet kontradiktore të Ismail Kadaresë për UÇK-në është botuar një libër i tërë (Shpëtim Golemi  “UÇK-ja dhe Kadareja”, Prishtinë 2004); Ismaili ka dhënë edhe vlerësime të ndryshueshme për Jakov Xoxën, Arshi Pipën, për Adem Demaçin e pastaj, tash së voni, edhe për Rexhep Qosjen; dikur moti ai në plenumet e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë e kishte vlerësuar lart metodën e realizmit socialist, por më vonë është distancuar nga qëndrimet e tij të mëparshme.

        Me në fund, do ta themi edhe një të vërtetë se Ismail Kadareja, duke qenë kontradiktor dhe i ndryshueshëm, madje edhe i paqëndrueshëm në aspekte të veçanta karakterologjike, ka bërë edhe ndryshime e plotësime të mëvonshme në shumë nga veprat  e tij.

Disa nga këto vepra që nga zanafilla kanë pasur edhe nga dy e më shumë versione, prandaj është bukur e çuditshme se si një krijues me luhatje të këtilla, ka mundur ta ruajë vazhdimësinë e plotë në krijimtarinë e vet.

Kjo, mbase, do të jetë një nga çështjet me të cilën do të merren studiuesit e ardhshëm të veprës së tij dhe do t’ia caktojnë vendin e merituar midis vlerave të trashëgimisë letrare të popullit tonë, e jo pragmatizmi politik në shkrimet publicistike të Ismail Kadaresë, që është dukuri kalimtare, por mund të ketë edhe efekte atatgjata negative .

  Kthehu ne fillim 

__________________________________________________

LETRA E MOSMIRËNJOHJES

Nga Ruben Avxhiu - Redaktor i gazetës "Illyria" në Nju Jork, SHBA

Më 22-02-2007 Gazeta –“Shekulli”

Këtë fundjavë, drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës me anë të një letre të botuar në Gazetën "Shqiptare", është përpjekur të fyejë publikisht shkrimtarin më të madh të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Preteksti ka qenë një intervistë e shkrimtarit dhënë këto ditë botuesit të gazetës Illyria, Vehbi Bajrami, në SHBA për zhvillimet në Kosovë. Media në mbarë trojet shqiptare e ka përcjellë intervistën duke vlerësuar peshën dhe rëndësinë e mesazhit.

Fjala e asnjë personaliteti tjetër shqiptar nuk pritet me kaq interes, kuriozitet e respekt sesa e shkrimtarit Kadare, jo thjesht për kontributin e tij në botën letrare shqiptare por edhe për rolin personal që ka luajtur në këto 20 vitet e fundit në ndërkombëtarizimin e kauzës kosovare e në përpjekjet për ta zgjidhur atë drejtësisht, në favor të shqiptarëve. Intervista e fundit përqendrohej tek Propozimi i Ahtisaarit dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

 

Problemi i letrës së Sadri Fetiut nuk është ai nuk bie dakord me qendrimet e shprehura nga Kadareja gjatë intervistës. Shprehja e mendimeve të kundërta është pasurim i debatit publik. Një kundërshtim me argumente e fakte do të ishte mirëpritur nga lexuesi serioz e madje edhe nga vetë shkrimtari. Në këtë periudhë kyçe për fatet e kombit shqiptar, Kosovës e mbarë rajonit, të gjithë kemi nevojë për një shkëmbim të sinqertë mendimesh të pjekura e alternativa të matura të veprimit politik.

Në vend që të sillte një kontribut të tillë, letra e Sadri Fetiut ishte një sulm i padrejtë, i pamoralshëm, i pasaktë, i ndërtuar keq dhe pa edukatë ndaj shkrimtarit Ismail Kadare. I ardhur nga një njeri që drejton Institutin Albanologjik të Prishtinës, ky sulm është akoma edhe më shqetësues.

Duke peshuar dy kritika për Propozimin e Ahtisaarit

Fetiu mundohet të justifikojë sulmin kundër Kadaresë me vlerësimin pozitiv që sipas tij shkrimtari i ka bërë Propozimit të Ahtisaarit, të cilin Sadri Fetiu e përshkruan si antishqiptar.

Ai nuk është shqiptari i parë që ngrihet kundër Propozimit të Ahtisaarit dhe kjo nuk është ndonjë herezi. Diplomati finlandez e ka sjellë projektin e tij pikërisht për këtë punë, që të vihet në diskutim. Puna është se ndryshe nga një numër bashkatdhetarësh të tij, që janë zhgënjyer nga ky dokument, Sadri Fetiu nuk e di se pse është kundër.

Ndryshe, nga ai, Kadare në intervistën e dhënë gazetës "Illyria" i ka bër Propozimit të Ahtisaarit kritikën më thelbësore të deritanishme. Këtë

e ka bërë jo duke u marrë thjesht me detaje teknike të tij, por duke kritikuar frymën, vizionin e gabuar anti-shqiptar që për shekuj ka gjalluar në Europë e që megjithë zbutjen e kohëve të fundit sërish endet në formë mbeturinash të rrezikshme. Ai godet të keqen në burimin e saj, në rrënjën e saj, duke synuar ta shkulë njëherë e përgjithmonë.

Kjo përpjekje e lavdërueshme e shkrimtarit të shquar nuk është lexuar, nuk është kuptuar ose nuk është vlerësuar nga drejtori i institutit.

Fetiu është gabim edhe në trajtimin e elementëve të Propozimit të Ahtisaarit që sipas tij ndjellin keq për të ardhmen e Kosovës. Ndryshe nga kritikat serioze e me profesionalizëm që i janë bërë Propozimit Ahtisaari nga shqiptarë e të huaj, Ai përdor terma të gabuara politikë e juridikë dhe është i pazoti të sjellë fakte për të ndriçuar, zbërthyer e le më për të mbështetur opinionet e tija të shiptuara keq.

"Ky shtet", thotë ai, veç të tjerash, pa e vrarë mendjen se nuk e kupton se çfarë po shkruan, "duhet të veprojë me konsensus të plotë midis shqiptarëve dhe Serbisë, meqë dihet mirë se komunat e serbe do të jenë në lidhje vertikale me shtetin amë".

Tani lexuesi serioz mendon se Dokumenti i Ahtisaarit sjell konceptin e ndonjë vetoje serbe si ajo që Kosova gëzonte gjatë periudhës së Kushtetutës së Titos në vitet '70 apo të ndonjë mekanizmi të ngjashëm ligjor që e detyron Prishtinën që për çdo gjë të shpresojë në miratimin e përfaqësuesve ligjorë të komunave serbe. Mirëpo, kjo sigurisht nuk ekziston në Propozimin e Ahtisaarit. Aq më tepër nuk ka vijë llogjike mes nevojës së Prishtinës për konsensus dhe të drejtës komunare për të vendosur marrëveshje të drejtpërdrejta me Beogradin.

Kjo pozitë e Kosovës nga plani i Ahtisaarit, sipas Fetiut, është krejt "e ngjashme me atë që kishte Kosova në Federatën Jugosllave, në bazë të Kushtetutës të 1974" dhe se si e tillë nuk gëzon të drejtën e shkëputjes!

Sipas Propozimit të Ahtisaarit, Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare si OKB, FMN etj. Nuk ka asnjë precedent ligjor e historik që ndonjë krahinë, provincë e vetqeverisur etj të ketë të pasur drejtë të bëjë një aplikim të tillë.

A ka të meta shqetësuese plani i Ahtisaarit? Sigurisht që ka. Po Sadri Fetiu është treguar i paaftë t'i analizojë ato e akoma më i paaftë për të ofruar ndreqje.

Kjo e bën sulmin e tij me letër, përveçse të pasaktë edhe të pamoralshëm. Ai ofron një ekspertizë të cilën nuk e zotëron. Pse kjo arrogancë ndaj lexuesit serioz? Ndoshta, sepse kritika ndaj Ahtisaarit nuk është qëllimi i letrës. Ndoshta, sepse e ardhmja e Kosovës nuk ndryshon çfarëdo që të thotë ai? Ndoshta, sepse beson se do të jetë gjithmonë drejtor i Institutit që drejton çfarëdo që të thotë e të bëjë? Apo ndoshta se synimi i vërtetë i letrës nuk ka të bëjë më fatet e Kosovës, po me denigrimin e paramenduar të figurës së shkrimtarit Kadare.

Përgjigjen duhej ta jepte vetë autori i letrës, po kam përshtypjen se sinqeriteti nuk është vetia e tij më e ndritur.

Në fakt nga të dy, Kadareja është ai që e ka fshikulluar vërtet Propozimin e Ahtisaarit. Ai sheh në segmente të caktuara të Propozimit një keqkuptim "që është pjellë e përbashkët e një propaganda të palodhur, e një demagogjije, e një paradoksi cinik, që arrin deri aty sa që xhelati të viktimizohet dhe viktima të fajësohet".

Kritika e Kadaresë godet vizionin diskrimues ndaj shqiptarëve, duke treguar se nga vijnë pjesët antishqiptare të Propozimit, kurse Fetiu sulmon në erë, me krahasime pa vend, që e bëjnë kritikën e tij të pabesueshme dhe në fund të fundit vetëm sa dobësojnë përpjekjet shqiptare për të ndryshuar dokumentin e Ahtisaarit. Është ironike se si pas kësaj, Fetiut i duket Kadareja inferior e për më tepër, po nuk ngopet me këtë, po tenton t'ua veshë këtë të metë të gjithë shqiptarëve. Shumica e tyre, sipas tij, kanë mbetur psikollogjikisht inferiorë ndaj të huajve. Se ku e gjen ky njeri guximin që të fyejë një komb të tërë, nuk e di. Aq më tepër pasi ka ofruar veten si shembull inferioriteti me trajtimin që i ka bërë dokumentit të Ahtisaarit.

Nga Rambujeja tek Ahtisaarit dhe historia e ringjalljes së një argumenti

Kadareja me të drejtë thotë se është burrëri sot të besosh te Grupi i Unitetit e tek procesi i statusit. Nuk duhet harruar se shqiptarët e kanë treguar njëherë një burrëri të tillë më 1999, kur firmosën Marrëveshjen e Rambujesë. Atëhere ishte akoma edhe më e vështirë. Po firmosej një marrëveshje që bazohej mbi Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit që Kosovën ia linte Beogradit. Edhe atëhere dashakeqësit, naivët dhe mendjeshkurtërit bënë thirrje për refuzim. Po njerëzit vizionarë argumentuan me sukses të kundërtën dhe fituan. Sot, në sajë të asaj firme që dukej aq e dyshimtë, Kosova është e lirë, Jugosllavia e shpartalluar dhe rezoluta famëkeqe nuk ekziston më.

Ai precedent na bën që të kemi besim te miqtë tanë perëndimorë, sot, kur situata është shumë më premtuese, kur kufizimet që sjell plani i Ahtisaarit janë shumë më të dobëta e më të përkohshme se një rezolutë e Këshillit të Sigurimit.

Që të arrihej deri këtu nuk ka qenë e lehtë. Beteja për zemrat dhe mendjet e Perëndimit nuk ka qenë e lehtë. Serbët kanë sulmuar me propagandë e shpifje të të gjitha llojeve kundër shqiptarëve. Tema e preferuar e tyre ka qenë që shqiptarët e Kosovës janë vetëm një komunitet fetar. Për rrjedhojë, krijimi i shtetit të Kosovës do të ishte krijimi i një shteti fetar. Kjo, argumentonin deri në pambarim serbët, jo vetëm nuk është në frymën laike mbareuropiane po do të ishte shembull i gabuar në një kohë që Lindja e Mesme valon nga revanshi fetar, i cili synon që të krijojë regjime të bazuara jo në demokraci e të drejtat e njeriut po në "diktatura të shenjta".

Këtij imazhi mashtrues të shqiptarëve muslimanë që rrezikokan krishtërimin perëndimor, i janë ngritur kundër miqtë më të mirë të shqiptarëve në Perëndim e në botë, po edhe figurat tona të shquara si Kadare, të cilët me saktësi kanë vënë në dukje se lëvizja e shqiptarëve të Kosovës është një lëvizje kombëtare e jo fetare e se ndonëse shqiptarët janë në shumicë muslimanë, mes tyre gjallon e pastër një nga traditat më të hershme botërore të krishtërimit.

Më tej, ata kanë treguar me fakte sesi që dhuna serbe nuk e ka kursyer as komunitetin katolik të Kosovës e se nuk ka pasur asgjë kristiane në sjelljen shtazarake të regjimit të Millosheviçit e, pas tij, në politikën arrogante të Koshtunicës.

Qindra e qindra fletë të shkruara, e fotografi me pamje makabër janë shpërndarë në Washington nga diplomacia serbe duke treguar sipas tyre dhunën "binladenske" të shqiptarëve ndaj kishave në Kosovë. Pamjet tronditën edhe disa nga miqtë tradicionalë të shqiptarëve në kryeqytetin e vendit më të fuqishëm të botës.

Po kësaj loje të turpshme u duk se i dha fund vizita në SHBA e Imzot Sopit e priftërinjve të tjerë katolikë të Kosovës që erdhën në Kongresin Amerikan, e takuan zyrtarë të Uashington-it për t'u thënë se shqiptarët nuk janë një entitet fetar po një komb me fe të ndryshme e harmoni ndërfetare për t'u pasur zili. Atyre që nuk kishin gjetur gjurmë të katolicizmit në kryeqytet u thanë se Prishtina do ta kishte shpejt Katedralen e saj. Ata mbi të gjitha thanë se katolikët shqiptarë ashtu si vëllezërit e tyre muslimanë duan pavarësi nga Serbia.

Kapitull i mbyllur: fushata serbe kishte dështuar! Apo kështu menduam ne e miqtë tanë këtu në SHBA.

Mjerisht, si një dhuratë e papritur për Beogradin e marrosur erdhi lëvizja nga Kosova për të ndalur ndërtimin e Katedrales e për të kufizuar praninë publike të bashkësisë katolike. Në krye të kësaj lëvizjeje mendjeshkurtër (në mos tradhëtare të kombit) qendronte edhe drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës.

"Katedralja në qendër të Prishtinës reflekton mjerimin tonë shpirtëror", kumtonte Sadri Fetiu, për gëzimin e serbëve në Beograd e kudo, "e fukarallëkun tonë mendor dhe poltronizmin tonë shekullor ndaj të huajve, që kanë vepruar pothuajse gjithnjë kundër interesave tona kombëtare".

Urrejtja ndaj "të huajve" ka qenë gjithmonë në sinkron me politikën serbe që nga koha e Millosheviçit, që luftonte kundër ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës. Mirëpo, për inat të Millosheviçit, "të huajt" erdhën në Kosovë, duke e çliruar atë nga kthetrat e një regjimi vrasës e duke e vënë në rrugën e pavarësisë.

Sulmi në Kosovë kundër Katedrales ka qenë dhurata më e madhe për propagandën serbe në këto shtatë vitet e fundit. Ai ringjalli fushatën e tyre, praktikisht të vdekur.

Për më tepër, Fetiu, në sulmin e tij ndaj katedrales, nuk ka lënë pa përdorur banalitetin që ndoshta e karakterizon në të gjitha ndërhyrjet publike:

"Nëse ndodh kjo", shkruante ai, "është mirë që në vend të Fakultetit të Rologjisë të ndërtojmë një çmendinë me permasa gjiganteske, për ta vendosur në të gjithë budallakinë që ka lulëzuar në kokat e disa politikanëve të dorës së parë dhe të një pjesë të elektoratit të tyre".

Si t'ia justifikoj këtë sjellje Sadri Fetiut? Të them që është musliman i përkushtuar? Po këto deklarata nuk i kanë hije një muslimani që është mësuar të respektojë besimtarin e Zotit pavarësisht cilës fe i përket. Sot, xhamia më e madhe e Europës është në Romë, po kjo nuk e ka bërë Romën më pak katolike. E një katedrale në Prishtinë nuk do ta bënte kryeqytetin më pak musliman.

Të them që është naiv e nuk e kupton lojën serbe kundër Kosovës? Po ky është drejtor i një Instituti me emër. Po nuk e kuptoi ai si mund të kem shpresë tek njerëzit e thjeshtë?!

Të them se është tradhëtar i kauzës për pavarësinë e Kosovës? Po është akuzë e rëndë për ta shqiptuar e a thua tradhëtarët veprojnë kaq haptas, se edhe ata kanë frikë në mos turp.

Të jetë këtu arsyeja e vërtetë pse iu vërsul, pas asnjë kuptim në dukje, Kadaresë? Të jetë ngaqë shkrimtari duke qenë se është përplasur disa herë publikisht me propaganduesit serbë në Perëndim, dalloi frytet e mashtrimit serb në Propozimin e Ahtisaarit dhe ngriti çështjen e traditës katolike shqiptare në Kosovë?

Një kritikë e vonuar apo ndihmë në kohën e duhur

Po ka edhe më. Një nga pikat e tjera të rëndësishme të fushatës serbe kundër Kosovës ka qenë paralajmërimi se Kosova menjëherë pas pavarësisë do të bashkohej me Shqipërinë duke i dhënë fill në Ballkan krijimit të shteteve-kombe. Edhe njëherë miqtë e pavarësisë së Kosovës argumentuan se Kosova tani ka një identitet të sajin, e që politikanët e saj nuk do të heqin dorë nga Prishtina si kryeqytet i një vendi të pavarur, për ta kthyer përsëri në një qendër të një province të largët.

Për të siguruar zgjidhjen në favor të shqiptarëve të çështjes së Kosovës, diplomacia amerikane futi mosbashkimin me Shqipërinë si një nga kushtet e pavarësimit të Kosovës. Ky kusht ua hoqi nga dora këtë argument serbëve dhe rusëve.

Kjo ka ndodhur katër vjet më parë. Mirëpo, pikërisht pak ditë më parë, po Sadri Fetiu del me një sulm kundër udhëheqësve shqiptarë, të cilët paskan bërë gabimin më të rëndë duke firmosur mosbashkimin me Shqipërinë. (Ata në fakt nuk kanë firmosur gjë ende, por po pranojmë se Fetiu flet në mënyrë figurative.)

Pse bëhet kjo lloj kritike tani? Ka katër vjet që kur mosbashkimi me Shqipërinë është shpallur si kusht nga ndërkombëtarët, që atëhere njëfarësoj të gjithë politikanët e Kosovës, me përjashtim të një partie të vogël, kanë rënë dakord në mënyrë gojore se nuk do të ketë bashkim.

Në fakt, mendohet se bashkimi me Shqipërinë do të hapte veç të tjerash lojën e ndarjes së Kosovës. Nga ana tjetër, ndarja është alternativa që po gatuan Beogradi tani kur po e sheh që pavarësia e Kosovës po bëhet e pashmangshme. Tani papritmas argumenti nuk është më i vdekur. E sërish, ringjallja ndihmohet nga Prishtina.

Mosmirënjohje

Unë nuk dua të them se Sadri Fetiu bën lojën e serbëve, po nuk mund ta mohoj se ai ka një aftësi të çuditshme për të thënë ato që s'duhet në kohën që s'duhet. E për ironi të fatit, është ai që i sugjeron Kadaresë shprehjen e Konicës, "Zot, na mba gojën…". Në fakt, Zoti të na mbajë gojën që të mos i themi ndonjë gjë më të rëndë Sadri Fetiut kur na sjell dëme të tilla të përmasave historike.

Dhe në fakt, e kemi mbajtur gojën. Po kur në vend që të kërkojë falje për ato që ka shkruar ngrihet përsëri e hap gojën, kësaj here për të denigruar, njeriun që nga tribunat më të mëdha të medias ndërkombëtare për vite të tëra është bërë flamurtar i pavarësisë së Kosovës, atëhere nuk duhet heshtur më.

Kadare nuk ka nevojë për mbrojtje, se gëzon nderimin e mbarë popullit të Kosovës, po është përpjekja e shëmtuar e Fetiut për të vënë në dyshim identitetin shqiptar të shkrimtarit të madh që nxiti këtë reagim timin.

Ismail Kadare e ka vënë emrin e tij, famën e tij ndërkombëtare në shërbim të çështjes së pavarësisë së Kosovës. Pa asnjë detyrim apo interes personal, ai ka shpenzuar kredibilitetin e tij prej letrari të madh për t'i dhënë Kosovës mbështetje politike, intelektuale e publike në Francë e në mbarë botën. Ai nuk ka kërkuar ndonjëherë lavde për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, por është e pafalshme që të "shpërblehet" me mosmirënjohje si ajo që kullon nga letra e Sadri Fetiut.

ttp://www.shekulli.com.al/news/44/ARTICLE/5091/2007-02-22.html

 

  Kthehu ne fillim 

__________________________________________

IDENTITETI SHQIPTAR I ISMAIL KADARESË!

Shkruan: Sadri FETIU

Më 15.02.2007, Prishtinë


E lexova me shumë kujdes këtë intervistë të shkrimtarit tonë, Ismail Kadare. Nuk pata asnjë dilemë se Ismaili e meritonte një qortim publik. Por, dilema që më mundoj bukur shumë ishte se si t’ia filloj këtij shkrimi. Të them se Ismaili i sheh punët gabimisht, sepse ato i shikon nga Parisi, mbase nga ndonjëra nga platfomat më të larta të Kullës së Ajfelit!? Të them se Ismaili, edhe pse është larg, punët i sheh shpirtërisht, sepse si psikologji nuk dallohet fare nga shumica e shqiptarëve, të cilët vetëdijën e tyre e kanë krijuar nën presionin e fortë të ndjenjës së inferioritetit, që është pasojë historike e shekujve të robërisë së popullit tonë?!
Megjithatë, më në fund, mbizotëroi përbërësi i dytë i dilemës sime. Edhe Ismail Kadare rezonon si shumica e shqiptarëve, fukara e të shtypur gjatë shekujve. Edhe ai nuk e ka mposhtur ndjenjën e inferioritetit, e mbase kjo ndjenjë, duke jetuar në metropolin evropian, i është shtuar edhe më shumë. Si shqiptar edhe ai është i kënaqur që ka mbetur gjallë dhe e ka diku një strehë ku mund të jetë i qetë dhe një vend të vockël ku mund ta ngrohin rrezet e diellit. Edhe Ismaili, si shumica e shqiptarëve kënaqet me zgjidhjet gjysmake të pozitës së tyre, sepse është i bindur se të mëdhenjtë (të fortit e kësaj bote) e kanë në dorë fatin tonë. Edhe ai, pra, si të gjithë të tjerët, mendon se ne duhet ta pranojmë atë që “bëjnë rahmet” të na japin të tjerët më të fortë se ne, e jo atë që na takon si të gjithë popujve të kësaj bote.
Në thelb, siç del nga intervista e tij: Ismail Kadareja, edhe si krijues i madh me identitet të plotë shqiptar, pajtohet me pabarazinë.
Do ta them me gojën plotë se kjo u ka hije të gjithë shqiptarëve të zakonshëm, po jo edhe shkrimtarit kombëtar, Ismail Kadaresë!
Ky reagim do të mund të përfundonte edhe me kaq, por më duhet të vazhdoj edhe pak për ta konkretizuar ndonjë çështje, sepse ne si shqiptarë që jemi, me identitet të plotë kombëtar, na ndodhë që mos t’i marrim vesh edhe ato që janë të qarta si drita e diellit.
Nuk do ta lodh shumë lexuesin e nderuar, por do të ndalem në fillim vetëm te titulli i intervistës së Ismail Kadaresë.
Të gjithë ata që e kanë lexuar me kujdes “Dokumentin e Ahtisarit” kanë pasur mundësi ta shohin se aty nuk bëhet fjalë fare për shtet. Nuk e dimë, ku e gjeti Ismaili ynë, hiç më pak sesa “shtetin e dytë shqiptar”?!
Në dokument flitet për Kosovën - shoqëri multietnike (?!), që, në të shumtën, mund të quhet edhe regjion i kontrolluar drejtpërdrejt nga Bashkësia Evropiane (organizmat ndërkombëtarë) në partneritet me Serbinë. Edhe në qoftë se ky regjion merr konturat e një shteti, ai shtet, në bazë të “pakosë” së Ahtisarit, nuk do të ishte shteti i dytë shqiptar, po një kreaturë shtetërore jofunksionale serbo – shqiptare, ose, në rastin më të mirë, shqiptaro-serbe. Në themelet e këtij shteti do të ishte pabarazia, ortakëria joproporcionale midis pesëpërqindëshit të serbëve dhe nëntëdhjetëpërqindëshit të shqiptarëve.
“Shteti i Ahtisarit” e bën popull shtetformues minoritetin serb, kurse i përjashton minoritetet e tjera. Ky “shtet”, ta theksoj përsëri që nuk është shqiptar, siç pohon Kadareja, duhet te veprojë me konsensus të plotë midis shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë, meqë dihet fare mirë se komunat serbe do të jenë në lidhje vertikale me shtetin amë dhe ky shtet është partner i plotë në marrëveshjen e Ahtisarit.
Për arsyet e shumta pse “pakoja” e Ahtisarit është e papranueshme për shqiptarët e Kosovës kam shkruar para disa ditësh edhe në gazetën tuaj, prandaj kësaj radhe do të ndalem vetëm edhe për një çështje. Kosova edhe si e tillë multietnike, pra, si shtet serbo-shqiptar, nuk do të jetë as e lirë as e pavarur, sepse nuk ka të drejtë të bashkohet me shtete e as me territoret e shteteve të tjera, nuk e gëzon të drejtën e vetëvendosjes. Kjo pozitë e saj është krejt e ngjashme me atë që e kishte në Federatën jugosllave, në bazë të Kushtetutës së 1974, kur gëzonte vetëqeverisje të plotë brenda territorit të saj, por nuk e kishte të drejtën e shkëputjes siç e kishin republikat e atëhershme të Jugosllavisë, që sot janë bërë shtete të pavarura.
Thënë shkurt: Pakoja e Ahtisarit korrespondon në mënyrë të plotë me qëndrimin e Serbisë “më pak se pavarësi, më shumë se autonomi”. Pra, ky është shkaku pse proteston në mënyrë të qetë e dinjitoze “Vetëvendosja”. Ky është shkaku pse policia ndërkombëtare e UNMIK-ut, ashtu si dikur policia jugosllave, do ta shuajë vullnetin politik të popullit që do të jetë i lirë dhe i barabartë me të tjerët, prandaj mizorisht i torturon djemtë më të mirë të Kosovës.
Albin Kurti me shokë i takon tashmë brezit që e ka mposhtur ndjenjën e inferioritetit dhe të servilizmit ndaj të mëdhenjve. Ata si njerëz plotësisht të lirë dhe të barabartë me sivëllëzërit e tyre kudo në Evropë dhe në botë, janë pak sot, por nesër do të bëhen më shumë, sepse në anën e tyre është e drejta. Ata janë njerëz të ri me ide të reja dhe si të tillë kanë identitet të plotë evropian, e nuk do të kënaqën me atë që “bëjnë rahmet” t’iu japin të tjerët, prandaj nuk do ta pranojnë kurrë të padrejtën dhe pabarazinë.
Zoti Ismail Kadare që e merr në mbrojtje të plotë Grupin e ashtuquajtur të Unitetit që, duke i pranuar negociatat me Serbinë, ka qenë i detyruar të bëjë koncesione të pariparueshme edhe në të ardhmën në dëm të çështjes sonë kombëtare, që u thotë shqiptarëve të Kosovës të heshtin dhe pranojnë minimumin e të drejtave, në thelb të pajtohen me pabarazinë, e dëshmon oportunitetin e plotë të një politikani të vogël, çfarë ka plotë Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Sali Berishës.
Ai nuk mund të jetë krijues me identitet evropian, me vizion largpamës çfarë kanë qenë rilindësit tanë të mëdhenj, evropianët tanë të vërtetë, që synonin demokracinë perëndimore: Naimi, De Rada, Samiu, Vaso Pashë Shkodrani etj., të cilët në shekullin e errësirës së prapambetjes dhe të analfabetizmit të shqiptarëve i bënë projeksionet e një shteti shqiptar, të Shqipërisë së Vërtetë, që do të vepronte me dinjitet të plotë në Evropën moderne të shekujve që do të vijnë.
Ismail, i dashur, mos harro atë lutjen që një koleg i yti i mençur e pati thënë dikur: “O Zot, mbyllna gojën që të mos flasim kur nuk kemi asgjë të dobishme për të thënë!”

  Kthehu ne fillim 

____________________________________________

 PROPOZIM-MARRËVESHJA E AHTISAARIT  MBAN GJALLË DHE USHQEN

ARMIQËSITË SHQIPTARO-SERBE      

Shkruan: Smaj LATIFI

Më 27.02.2007, Prishtinë

____________________________

Në tavolinë kemi një propozim zgjidhje, që nuk hap rrugë për përmbushjen e vullnetit dhe interesit të popullit shqiptar. Kërkoni nëse mund ta gjeni edhe një fjali të vetme ku thuhet se shqiptarët janë popull (as që përmenden) që vetë do të vendosin për të ardhmen e tyre. Hulumtoni nëse gjeni diku mesazhin e lirisë dhe pavarësisë, aq më pak sovranitetit të popullit shqiptar të Kosovës.  Sa të doni hulumtoni, por, ju do të gjeni aty se si 95%-shi  ka të drejtë dhe fuqi të barabartë vendosëse me 5%-shin. Do të gjeni thelbin e padrejtësisë, me cilësimin e Kosovës si shoqëri multietnike. Kjo na jep të drejtë ta cilësojmë të papranueshme dhe ta drejtojmë tehun e angazhimit këmbëngulës për ta bërë sa më të përkohshme pakon e Ahtisaarit, sipas të cilës Kosova nuk është truall i popullit shqiptar. Aty do të gjejmë modelin e konservimit të krizës, ngurtësimin e konfliktit në favor të ruajtjes së një status-quoje të imponuar. LKÇK-ja e hedh poshtë dhe do t’i përdorë të gjitha mundësitë për ta luftuar cilindo dokument që nuk përmban qëllimet dhe interesat e popullit shqiptar, por mban të gjalla dhe ushqen armiqësitë dhe urrejtjen e madhe në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Pakoja ofron të drejta të veçanta për serbët, të cilat nuk burojnë nga asnjë konventë apo traktat për të drejtat e pakicave, ashtu sikurse nuk përmend, por e mohon të drejtën e kombeve për vetëvendosje deri në shkëputje. Madje aty përjashtohet çdo mundësi dhe bazë për ta realizuar atë. E dimë se zgjidhja e drejtë do të thotë njohje që do të vërtetonte sakrificën dhe gjakun e derdhur të shqiptarëve për liri dhe të drejta kombëtare ndër shekuj. Pakoja nuk rekomandon pavarësinë, ajo nuk përmendet askund. Siç mund të shihet nga substanca, aty përjashtohet pavarësia reale dhe sovraniteti i popullit shqiptar. Aty ngrihet dhe duket Kosova si krijesë artificiale, e paqëndrueshme. Të pranosh një pako që pengon të drejtën për të ushtruar të drejtën fundamentale për liri dhe vetëvendosje deri në shkëputje dhe të drejtën për bashkim me Shqipërinë, do të thotë t’ia heqësh vetvetes këtë të drejtë legjitime. Manipulimi me pakon ka të bëjë edhe me një element që është shndërruar padrejtësisht në burim të një entuziazmi dhe emocioneve të pafre të atyre që e mirëpresin dhe shpresojnë në të. Vërtetë pakoja nuk e përmend sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, por kjo nuk do të thotë se e mohon atë. Kujdes! Kosova sipas kësaj pakoje po bëhet një shoqëri në trupin e së cilës plagët e rënda synojnë të mbyllen në këtë etapë, pa u shëruar fare. Në Kosovë po këmbehet paqja imponuar në rajon nga fuqitë e mëdha me sakrifikimin e interesit të popullit shqiptar. Kosova po kushtëzohet nga brenda (detyrimet e fuqishme dhe të veçanta ndaj pakicës serbe dhe pakicave tjera, po ashtu po kufizohet edhe nga jashtë prej fuqisë së madhe të misionit të ardhshëm ndërkombëtar.

 Zonat ku tani për tani janë enklava serbe, po përligjen dhe po u mundësohet një lidhje e mirë jo vetëm midis tyre, por edhe me Serbinë. Serbia po shpërblehet në Kosovë nga pakoja e Ahtisaarit, e cila i jep të drejtën asaj të ndërhyjë posaçërisht në komunat e ardhshme me shumicë serbe që t`i mbajë të lidhura praktikisht ato si dhe përmes fuqisë legale pakica serbe të mund të ndërhyjë në të gjitha institucionet qendrore të Kosovës. Veç tjerash Kosova i lejon Serbisë për të operuar në zonat e decentralizuara, por edhe në kishat, manastiret dhe zonat e mbrojtura që u bënë pronë e Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd. Askund në shtetet e pavarura dhe sovrane, përveç në Kosovën tonë nuk ndodh shembulli ku pakicës serbe i jepet të drejtë që ta ketë fuqinë për të pamundësuar realizimin e vullnetit të ligjshëm të shumicës shqiptare. Edhe po të kalojmë për një çast në anën e atyre që e mirëpritën pakon, do të vijmë pashmangshëm në përfundimin se: Kosova duke afirmuar pozitën e vet në sferën ndërkombëtare, me këtë pako anashkalon të drejtën fundamentale të popullit shqiptar për liri dhe bashkim kombëtar. Kosova po afrohet dhe po lidhet edhe më shumë me struktura të fuqishme botërore, por populli shqiptar po mbetet pa sovranitet të brendshëm, pa sovranitet të jashtëm, i varur  nga brenda dhe nga jashtë, i pasigurt dhe me pengesa për të ardhmen e tij. Në sfond Kosovës po i vihen në barrë institucione jofunksionale, pengesa në rrafshin politik, juridik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror sepse po mbetet peng i kushtëzimeve të pakicës serbe dhe argat për të zbatuar procese që e mbajnë të pazgjidhur çështjen e tij.

Varra në trup kërkon shërim. Terapia më e mirë është hedhja poshtë e saj, ndërsa pranimi i saj është kripë në varrën e hapur. Politika që hedh poshtë pakon dhe e bën të pazbatueshme atë dikujt mund të mos i shkon përshtati, por interesit të shqiptarëve po, paqes dhe sigurisë afatgjatë po. Këtej është rruga. Çdo rrugë tjetër çon në gjakderdhje midis popujve. Prandaj,  të veprojmë që ta kapim këtë flamur nga politika që e ka përdhosur atë. Shqiptarët në Kosovë po vuajnë ende për shkak se nuk e kanë në ballë politikën e mirëfilltë kombëtare, ku prej saj do të buron forca dhe morali për ta ruajtur dhe respektuar gjakun e popullit tonë, historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar, të cilat për mungesën e fuqisë reale dhe të organizuar të kësaj politike, këto vlera fundamentale të popullit shqiptar janë vënë në një sprovë të rëndë.

Kosova e cilësuar pa kurrfarë baze edhe nga Ahtisaari si shoqëri multietnike, pakicës serbe i jep të drejtë që ta përdor kur të dëshiron ajo mundësinë e kushtëzimeve të ndryshme, deri në bllokim të të drejtës themelore të popullit shqiptar për ta ushtruar sovranitetin në territorin e vet. Ne do t’i ‘përgëzonim’ Grupin e Unitetit dhe aktorët e vendosjes për këtë.

Zotërinj politikanë! Ju veç fjalëve e premtimeve tuaja shkelët çdo lloj rregulle dhe çdo lloj konvente ndërkombëtare. Kjo pako u bën mirë vetëm juve. Atë e keni pranuar kaherë dhe jeni bashkëpërgjegjës në të. Merreni  për vete këtë model sepse edhe ky argument dëshmon karakterin e politikës që përfaqësoni dhe që është e ngritur mbi premisa të mbrapshta dhe në binarë të gabuar. Sërish  iu themi, ju lumtë!

Së fundi, çështja e lirisë dhe interesi i popullit shqiptar dhe pranimi i Pakos së Ahtisaarit, e cila e mohon të drejtën e këtij populli për të realizuar atë, janë antipod i njëra-tjetrës. Është kaq e thjeshtë kjo sa nuk ka shpjegim tjetër. Vërtetë tashmë është bërë domosdoshmëri e madhe ndryshimi thelbësor i raportit të forcave brenda shqiptarëve, në favor të fuqizimit të politikës kombëtare shqiptare. Kjo është detyra e vetme që kemi para nesh. Një pakt-marrëveshje brenda shqiptare për t’i dhënë shtytje ecjes drejt një politike gjithë-shqiptare për ta  luftuar politikisht pakon e Ahtisaarit është rruga që kemi para vetes  për të ngadhënjyer ne shqiptarët e Kosovës.

  Kthehu ne fillim 

_________________________________

Ditët e pafundme "historike" të Kosovës

KOSOVA MBETET NJË E FEJUAR E BEOGRADIT

Shkruan: Monika STAFA

Më 24.02.2007, Tiranë

__________________________

Kur i shihnim dikur me gishtat e ngritur lart në dy stacionet televizive të Beogradit, ndër përpjekjet e dëshpëruara për të shijuar ndopak muzikë të huaj, ata vallezërit tanë të një gjaku, teksa dilnin nga minierat e errëta të Trepçës dhe në demonstratat e të rinjve rrugëve të Prishtinës, padyshim menduam se një krisje e betonit kishte ndodhur mes dy sistemeve të çimentuara nga Lufta e Ftohtë. Në mos Radio Titograd, ajo e Vatikanit kish filluar ta konfirmonte këtë prej disa vitesh... Kosova e kish ndjerë para nesh vullnetin për të shkelmuar sistemin e vjetëruar komunist dhe për herë të parë e dëgjuam këtë publikisht në kronikat televizive të kohës në TV Beograd 1 dhe 2, edhe pse të montuara keq me thirrjet "Liri, Barazi". Zhvillimet kanë qenë shumë të vrullshme për këtë vend, sepse edhe qëllimet ishin më të mëdha. Ndërkombëtarët, kështu u quajtën pas vitit historik ‘99, Fuqitë e Mëdha të Perëndimit, kanë qenë shumë më të vëmendshëm ndaj tij, sesa ndaj nesh. Kancelari gjerman i atyre viteve, Shtraus, erdhi në Shqipëri aty nga mesi i viteve ‘80, pra kur Enver Hoxha ishte ende gjallë, me një projekt të qartë për tokën mbarëshqiptare. Të gjithë e panë në atë kohë e më pas, si shansin gjerman me gjithë paraqëllimet e tjetërsuara që ai pati. Kosova po jetonte një realitet krejt tjetër, nga i yni. Shtraus, gjykoi se terreni atje, ishte më i gatshëm, për një dëshirë vetëvendosjeje, për të drejta të tilla, si liri e bashkim me tokën amë. Sipas burimeve të kohës, Shtraus, nuk do të gjente precedent më të mirë bashkimi, mes dy kombeve, për të realizuar mrekullisht bashkimin mes dy Gjermanive, përmes rrëzimit të murit të Berlinit. E në atë kohë, në fundvitet ‘80 u arritën një sërë suksesesh në lëvizjet politike, jo vetëm brenda në Kosovë, por dhe gjetiu. Diaspora po lëvizte vrullshëm në ndihmë të vëllezërve të të njëjtit gjak. E themi pa drojë se kish arritur kulminacioni i aktiviteteve me karakter kombëtar. Në Kosovë rinia, studentët, inteligjenca ishte në përkrahje të të drejtave kombëtare e për pasojë, terreni pulsonte ndjeshëm. Por punët erdhën krejt ndryshe. Të vonuar në fatin tonë prej vetë nesh, apo për shkak të dobësimit të Luftës së Ftohtë mes dy botëve, punët rrodhën krejt ndryshe. Muri i Berlinit ra edhe pse nuk iu desh Shtrausit të priste precedentin "tonë". U shty edhe për ca vjet për shqiptarët e Kosovës, por edhe për ne, mbijetesa nën dy regjimet monopartiake. Ajo që kemi përjetuar në tërë këtë kohë në edicionet e lajmeve që nga fillimvitet ‘80 e deri më tani kuptojmë se Kosova nuk është thjesht një djep i zjarrit dhe i pushkës, por një popull që rreket ta fitojë lirinë dhe më pas pavarësinë, me më shumë mund e përpjekje se vetë ne. Më shumë këmbëngulës dhe me vitalë se ne, ata e meritonin më shpejt atë "precedent" te Shtrausit këtu e 25 vjet me parë. Pas vitit historik ‘99, kemi trumbetuar shumë data historike, për Kosovën në shumë kryeqytete të Europës. Por ngjarjet madhore, gjithmonë kanë mbetur pezull dhe i është lënë në dorë një periudhë të pacaktuar procesi, për ta përmbyllur finalen e madhe që me sa duket është ende shumë larg. Ditën e 2 shkurtit 2007, në datën historike të "radhës" nuk u përmend shkoqur, fjala pavarësi, sepse thjesht në të vërtetë nuk bëhet fjalë fare, për pavarësi, as në menyrë të nenkuptuar. Kosova, sipas dokumentit të Ahtisaarit, nuk do të ketë Ministri të Punëve të Jashtme, kështu që nuk ka se si të jetë subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Dokumenti i Ahtisaarit që unë pata fatin e mirë ta lexoj me kujdes më vonë në shtëpi, pasi e bëmë publik në edicionet informative të ditës, kënaq këto interesa parësore.

Së pari: interesat e Fuqive të Mëdha me paqen në Ballkan, dhe stabilizimin politik pas prishjes së shteteve shumëkombëshe ish-komuniste. Natyrisht edhe interesat e Sërbisë. Sipas dokumentit të finlandezit Ahtisaari, serbët e Kosovës kanë status të garantuar juridik me të lartë dhe më kushtëzues se shqiptarët e Maqedonisë. Pra, 10 për qind e popullsisë në Kosovë ka më shumë të drejta të njohura paraprakisht dhe të garantuara ndërkombëtarisht se 25-30 % e shqiptarëve në Maqedoni. Kjo do të thotë se çdo sundim i huaj dhe cdo status i propozuar për Kosovën, është më i mirë sigurisht se sundimi serb. Si zgjedhje nga e keqja, jo keq në fakt.

DERI KËTU

Figurativisht m‘u duk përnjëmendje se Kosova mund të quhet vend i pavarur "me unazë në gisht", që do të thotë se pavarësia e Kosovës, është përfolur, por në fakt vetë Kosova mbetet një e fejuar e Beogradit. Shikoni ç‘shkruhet më tej në dokument: a. Kosova ka të drejtë të marrë pjesë në organizata ndërkombëtare ekonomike e financiare, të lidhë marrëveshje me to, por jo të vendosë marrëdhenie politike dhe diplomatike me të tretë, përfshirë anëtarësinë në OKB; b. Kosova do të ketë një flamur dhe një himn që paraqet strukturën multietnike të saj, jo flamurin shqiptar dhe as himnin shqiptar. Zgjidhjet e menduara janë: një flamur me tri ngjyra (si i serbëve): zi-bardhë-kuq, ose një flamur me fushë të kuqe dhe shqiponjë serbe.

Populli shqiptar, "për qejfin e vet e për inat të botës", mund të mbajë dhe flamurin shqiptar, krahas flamurit të ri jugosllav tringjyrësh, por jo si flamur zyrtar. Po sa vlen kjo atëherë ?

c. Gjuhët zyrtare janë shqipja dhe sërbishtja. d. Mitrovica ndahet në dy komuna, njëra serbe dhe tjetra shqiptare. Kufiri i poshtëm i komunës shqiptare të Mitrovicës konsiderohet kufi me Serbinë. Kufiri i epërm i komunës serbe të Mitrovicës nuk konsiderohet i tillë. Natyrshëm na gërryen, pyetja përse ? Ecim me tej. f. Në 32 komuna dhe zona elektorale nuk lejohet të konkurrojnë shqiptarët për pushtetin qeverisës, vendor e qendror: do të konkurrojnë vetëm serbët me serbët. Pakica serbe ka 10 vende të garantuara në kuvendin e Kosovës pa hyrë në zgjedhje. Pra, hyn në zgjedhje me 10 deputetë plus. g. Për një shumicë ligjesh, që pakica i konsideron se prekin interesat e saj, nuk mjaftojnë votat e shumicës. Parlamenti do të funksionojë gati-gati me dy dhoma: e pakicës dhe e shumicës. Nëse një ligj që pakica serbe e konsideron se prek interesat e saj nuk votohet nga më shumë se 50 për qind e deputetëve të saj, pavarësisht se mund të ketë marrë 100 për qind të votave të shqiptarëve, nuk miratohet. h. Qeveria serbe ka të drejtë të investojë në mënyrë autonome në 32 komunat e shpallura serbe dhe në të tjera që mund të shpallen të tilla. Politika e investimeve serbe në komunat serbe të Kosovës nuk i nënshtrohet ndonjë kontrolli nga autoritetet e Kosovës. Kufi në dokumentin Ahtisaari, me sa kuptohet është vetëm pjesa e kufirit me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Pjesa tjetër quhet "vije demarkacioni". Kufiri me Maqedoninë mbetet cështje e hapur dhe do të zgjidhet me dy komisione.

Në aspektin e bashkëjetesës fetare: j. Janë 40 qendra kishtare të cilat varen jo vetëm në pikepamjen kanonike me Serbinë (deri këtu është e drejtë), por kanë dhe të drejtën e një autonomie apo jashtevarësie territoriale (janë zona të ndaluara për shqiptarë). Këto do të mbrohen me ushtri. k. Në të gjitha zonat e përcaktuara "pakicë" të gjitha llojet e pushteteve dhe të administratave (polici, gjykata, qeverisje vendore, sistem fiskal), do të jenë të serbëve.

 l. Një mision i EU, do të kontrollojë qeverisjen në Kosovë. Nuk ka asnjë parashkrim se si do të merret mendimi i popullit për formën e qeverisjes dhe sistemin politik, pra, ç‘do të jetë Kosova në të ardhmen. Pra, ç‘do të jetë, republikë, federatë, shtet, nënshtet etj. Në përfundim, duke e lexuar me hollësi rrjesht pas rrjeshti dokumentin e Ahtisaarit, duket se Kosova shpalli pavarësinë vetëm nga Shqiperia (sepse vetem kufiri me Shqiperinë njihet zyrtarisht, mirëpo kufiri me Shqiperinë është kufiri i jashtëm i ish-Jugosllavisë dhe jo i Serbisë) dhe se Serbët e Kosovës arritën pavarësinë nga Kosova. Kosova siguroi zgjatjen e ksenokracisë, por jo me një mision të Unmik-ut, tani, me një mision të EU-mik-ut. Për këtë mësuam më vonë, se janë ngarkuar Gjermania dhe Anglia që të marrin përkohësisht qeverisjen dhe mbikeqyrjen civile. "Shtrausi" duket se na erdhi përsëri por ndryshe nga atëherë në formën e një shansi të epërm, tani në formën e ruajtjes së një statusquo-je, të gjatë në Ballkan. Derisa të kemi një shtet me vete në Kosovë, e për rrjedhojë të kemi dhe një kombetare tjetër matane kufirit verilindor, do të duhet me sa duket të jetojmë shumë data të tjera "historike" për vendin që mezi ‘‘pret" të vetëvendoset".

Gazeta SHQIP, Tiranë

Kthehu ne fillim 

_______________________________________

 

PAKETA E AHTISARIT, SI KUSHTETUITA E ISH-RSFJ-së E VITIT 1974...

               Shkruan:Hysen IBRA                         

                     Prishtinë, më 21.2.2007                            

Plani (Paketa) e Ahtisarit, si Kushtetuta e ish-RSFJ-së e vitit 1974, Ndërkaq Propaganda për Te, si Propagand ndaj Amandamenteve Prej 9-49 në Kushtetutën e Serbisë të 23 marsit, përkatësisht 28 marsit 1989.

 

I. Sipas histografisë, Kosova që nga antikiteti e deri më 1864,  kur Turqia nxori Ligjin për Vilajetet është quajtur Dardani, e cila ka qenë trevë e pandarë etnike, hapësinore (territoriale), kulturore, ekonomike, sociale dhe tradicionale e Shqipërisë. Prej vitit 1864, përkatësisht 1868, Dardania është quajtur Vilajeti  i Kosovës dhe ka qenë njëri  prej  vilajeteve më të  mëdhenj të Shqipërisë me një sipërfaqe prej 32.900 km2. “Vilajeti  i Kosovës përfshinte shtatë sanxhaqe –prefektura (të Prishtinës, të Nishit, të Piratit, të Prizrenit, të Pazarit të Ri (Jeni Pazarit), të Shkupit dhe të Dibrës, 37 kaza-nënprefektura, 8 nahie-treva dhe 1400 vendbanime,  ku jetonin 830.771 banorë, shumica absolute e popullsisë ishte shqiptare, pastaj kishte edhe boshnjakë, vlleh, serbë etj.” (Dr. Skënder Rizaj, Shqiptarët dhe serbët në Kosovë,  Prishtinë 1991 fq. 139). Nga pazarllëqet e bëra nga Fuqitë e Mëdha të Evropës, në Kongresin e Berlinit më 1878,  në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës më 1912/13 dhe Konferencën e  “Paqes”  në Versajë 1918/19,  i tërë Vilajeti i Kosovës, iu dhurua Serbisë nacional-shoveniste dhe ekspansioniste, si leckë.

II. Futja thellë e  thikës helmuese  të Fuqive të Mëdha të Evropës në trungun amtar autokton iliro-shqiptar për interesat gjenocidale dhe gllabëruese të shteteve fqinje  të Shqipërisë (Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe  Bullgarisë, tash Maqedonisë), ishte dhe ende ka mbetur rasti më i padrejtë dhe më tragjikokomik në hapësirën e Evropës e më gjerë!!! “Kongresi i Berlinit (1878) me vendimet e aprovuara ia grabiti kombit shqiptar mbi 25.000 km2  territor me popullsi shqiptare prej 85 deri në 96 %. Sipas shënimeve kadastrale në Arkivin Shtetëror të Turqisë në Stamboll, që janë publikuar në disa gazeta, territori shqiptar administrohej në katër vilajete: Vilajeti i Kosovës me 32.900 kilometra katrorë; Vilajeti i Shkodrës me 10.800 kilometra katrorë; Vilajeti i Manastirit e 28.500 kilometra katrorë dhe Vilajeti i Janinës me 17.900 kilometra katrorë. Nga të dhënat kadastrale të administratës osmane shihet se trevat shqiptare që nga Mesjeta  e hershme e deri më 1912 kishin një sipërfaqe prej 115.000 kilometra katrorë. Nga ky territor, fuqitë evropiane me politikën e tyre e lejuan krijimin e një shteti shqiptar në hapësirë 28.500 kilometra katrorë”. (Dr. Hakif Bajrami, Politika e Shfarosjes së Shqiptarëve dhe Kolonizimi Serb i Kosovës (1844-1995) Prishtinë 1995 fq. 40). Lidhur me intrigat, kurthet, padrejtësisht dhe tradhtitë e fuqive të mëdha të Evropës, ndaj shqiptarëve, publicistja dhe humanistja e njohur znj.Mis Edith Durham shkruan: “Më therri  në shpirt, kur kujtova që Fuqitë e Mëdha rrinë në përgjim, si kafshët e egra grabitqare mbi kufijtë, gati për tu hedhur dhe për të bërë copë-copë këtë botë (botën shqiptare-H.I.)”. (Mis Edith Durham , Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët, Tiranë 1991 fq.190). Shkëputja e pamëshirshme e territoreve dhe e popullit shqiptar nga trungu autokton  etnik i Shqipërisë, ishte e egër dhe e dëmshme, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për popujt e tjerë liridashës dhe demokratik, “Shkëputja e Kosovës nga Shqipëria shkaktoi tronditje të tillë dhe ankth midis shumicës së shqiptarëve të Kosovës. Përveç pasojave të kuptueshme psikologjike, kufiri  i ri kishte ndërlikime  të rënda ekonomike për të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh anën e kufirit  ku ata gjendeshin...” (Miranda Vickers, Midis Serbëve  dhe Shqiptarëve, Një Histori e Kosovës, Tiranë 2004 fq. 117).

III. Krahas këtij realitetit tejet të hidhur të popullit shqiptar e bazuar në përpjekjet atdhetare dhe në luftërat heroike  shekullore të kombit shqiptar për pavarësi kombëtare dhe tërësi territoriale etnike që nga  antikiteti (pellazgët, veçmas nga Kongresi i Berlinit (1878), Ngase siç thotë Miranda Vickers: “Çështja e Kosovës u ndërkombëtarizua me Krizën e Madhe Lindore të vitit 1875”. (Vepra e cituar fq. 68). Me të drejtë njerëzit pyesin:“Ku e kanë zanafillën shqiptarët? Mos janë ata pasardhës modernë të grekëve apo të romakëve, të skllavëve ballkanas apo ndoshta të turqve?”. Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, së pari do të shqyrtojmë  gjetjet arkeologjike, pastaj punën kërkimore shumë të hollësishme  të ekspertëve të gjuhësisë dhe  në fund traditat popullore të ruajtura në kronikat më të hershme  të dijetarëve të lashtë. Kështu ne zbulojmë gjurmë të kulturës parahistorike të Shqipërisë, që nuk mund të kuptohen ndryshe. Ky popull i lashtë pellazg shënon një datë  më të hershme se zhvillimi i civilizimeve  të Greqisë dhe Romës. Vendosmëria  e tyre  për  të ruajtur identitetin e vet  etnik, pasioni i tyre për tokën, gjuhën dhe lirinë e tyre e kërcënuan nga të dyja perandoritë e krishtera, e Lindjes dhe  e Perëndimit, dhe më vonë nga Turqit osman  (dhe më në fund  pas  Kongresit të Berlinit-1878 prapë nga  hordhitë e egëra  serbo-sllave e helene- H.I.)”. (Edwin Jacques, Shqiptarët, Historia e popullit shqiptar nga lashtësia  deri në ditët e sotme, Tiranë 1995 fq. XIV). “Shqipëria e sotme e zvogëlua është bërë sanduiç midis ish-Jugosllavisë dhe Greqisë në bregun perëndimor të Gadishullit Ballkanik,  vetëm 40 milje në detin Adriatik larg nga  thembra e çizmes italiane”. (Po aty).

IV. Ndër shkaqet kryesore të një gjendje  të vështirë që e ka populli shqiptar sot, janë padyshim, “pozicioni i saj gjeografik. Shqipëria, megjithëse shpesh e izoluar, ka qenë përherë në udhëkryqin e perandorive dhe qytetërimeve. Në lashtësi, për shekuj me radhë , ajo është gjendur në kufirin politik, ushtarak dhe kulturor ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, në fillim midis perandorisë romake dhe qytetërimit grek, e më pas në Mesjetë, midis Evropës kristiane dhe Lindjes islamike. Zhan Klod Faverial, Historia (më  e vjetër) e Shqipërisë Tiranë  2004 fq.1. Ndërkaq nga pjesa e dytë e shekullit XIX, populli shqiptar prapë u ndesh me aspiratat ndër më të egërat nacional-shoviniste dhe ekspansioniste sllavo-helene të inspiruara, të nxitura dhe të ndihmuara e  të  përkrahura nga Rusia Cariste, por edhe nga shtetet e tjera fundamentaliste e fanatike pro ruso-sllavo-helene, si dhe nga kolaboracionistët shqiptarë (tradhtarët, servilët, karrieristët, përfituesit e egër të gjendjes së vështirë të popullit-si uzurpatorë, ndërtuesit e rindërtuesit e kundërligjshëm, udhëheqësit partiak e institucional të korruptuar e shkelës të interesave vitale kombëtare; mafiozë, kontrabandistë-veçmas të paluejtshmërive; karrieristë, aventurier, nepotistë dhe nëpërkëmbës të çështjes kombëtare e shtetërore shqiptare për interesa të ngushta partiake, grupore dhe familjare, si dhe konfesionalë përçarës të popullit, për interesat e shteteve armiqësore fqinje etj).

V. Bazuar në të drejtën ndërkombëtare, duke filluar nga Magna Karta (Karta e Madhe). “Askush nuk do ta quante mbretin Xhon dhe banorët e Anglisë demokratë, por megjithatë dokumenti që ata nënshkruan  në vitin 1215 në fushën Ranimid, përbën gurin themelor në historinë e regjimeve kushtetuese...Në Magna Kartë thuhet për shembull se mbreti duhet të këshillohet dhe të marrë pëlqimin e banorëve për të gjitha problemet me rëndësi për shtetin, përfshirë këtu edhe ngritjen e taksave. Në shekujt e mëvonshëm, mbi bazën e neneve të këtij dokumenti, u vendos që asnjë ligj nuk mund  të nxirrej dhe asnjë taksë nuk mund të ngrihej pa miratimin e trupit të përfaqësuesëve  të popullit-Parlamentit”. (Agjencia e Informacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Çfarë është demokracia? Tiranë dhjetor 1991 fq. 12). Për të kaluar te Deklarata  e Pavarësisë së ShBA-ve e datës 4 korrik 1776, sipas parimeve të saj “ Qëllimi kryesor i Kushtetutës ishte krijimi i një  pushteti qeveritar të fuqishëm me anën e zgjedhjeve, drejtpërdrejt i përgjithshëm ndaj vullnetit të popullit”. (Zyra e Programeve Ndërkombëtare të Informacionit, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, vështrim mbi sistemin Amerikan  të Qeverisjes e datës 26 gusht 1789. Kushtetuta e Dytë e Francës që u nxuerr pas Revulicionit të Madh Borgjez të vitit 1789,  Konventa e Hagës e Vitit 1899 dhe 1907, Karta e Atlantikut e miratuar më 14 gusht 1941 nga (ShBA-të, Anglia dhe BRSS-ja). Pastaj pasojnë: Karta e Kombeve të Bashkuara e dt. 26 qershor 1945, Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut e datës 10.12.1948, Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonial e dt. 14 dhjetor 1960, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore i dt. 16.12. 1966, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike i datës 16.12.1966, Rezoluta nr.1244/1999 e dt. 10 qershor 1999 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe së fundi, Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës të Emisarit specialë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, përkatësisht i Kryenegociatorit për Kosovën z.Marti Ahtisari e datës 02 shkurt 2007.

  Paralelizëm Kushtetutes së RSFJ-së të Vitit 1974 dhe Propozimit Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës, të Marti Ahisarit

    Në parimet themelore nën I, paragrafi 2  të Kushtetutës së ish-RSFJ-së të vitit 1974, thuhet: “Njerëzit punues dhe kombet e kombësitë realizojnë të drejtat e veta sovrane në republikat socialiste dhe në krahinat socialiste autonome në pajtim me  të drejtat e tyre kushtetuese”. Në parimin e II-të  të kësaj kushtetuese, thuhet: “Rregullimi shoqëror socialist i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, bazohet në  pushtetin e klasës punëtore dhe të të gjithë njerëzve punues dhe në marrdhëniet midis njerëzve si prodhues  e krijues të lirë  e të barabartë, puna e të cilëve shërben  ekskluzivisht për plotësimin e nevojave të tyre personale e të përbashkëta”. Ndërkaq në  nenin 4 të Kushtetutës në fjalë thuhet: “Krahina socialiste autoktone  është bashkësi autonome  socialiste shoqërore-politike  vetëqeverisëse demokratike e  bazuar në pushtetin  dhe vetëqeverisjen e klasës punëtore dhe të të gjithë njerëzve punues, në të cilën njerëzit punues e qytetarët, kombet e kombësitë realizojnë  të drejtat e veta sovrane, e kur kjo është në interes të përbashkët të njerëzve punues e të qytetarëve, të  kombeve  e të kombësive të Republikës  si tërësi  e përcaktuar me  Kushtetutën e Republikës  Socialiste të Serbisë edhe në  Republikë”. Përkundër një përcaktim të tillë formal që i bëhej kinse lirive, të drejtave dhe barazisë së popujve dhe klasave, realiteti ishte krejt ndryshe. “Kosova është zhvilluar më ngadalë nga viset e tjera të Jugosllavisë; niveli i prodhimit shoqëror në vitin 1947 ishte 49.2%  nga mesatarja e vendit, në vitin 1976 ai ra në  32.2 %, kurse në vitin 1988 në 28.6 %”. (Prof. Dr. Nuri Bashota, Ekonomia  e Kosovës në dritën e masave  më të reja të Këshillit Ekskluziv Federativ”. (Gazeta “Rilindja e dt. 24.12.1989 fq.5).Nga  dëshmia tjetër mësojmë : “Viktimë e kësaj fushate serbe , parafillimit të konflikteve të armatosura të këtij viti (1998), janë  rreth 500.00 shqiptarë, pra rreth një e katërta e popullsisë së Kosovës,  që u shtrëngua t’i braktisë vatrat e veta dhe të cilat sot jetojnë në vende të ndryshme  të Evropës Perëndimore dhe në Amerikë. Gjatë këtij viti,  ndërkaq,  më shumë se 400.000 shqiptarë kanë qenë  të shtrënguar t’i braktisin vatrat e tyre dhe të vendosen ë pjesë të tjera  të Kosovës dhe jashtë saj,  si në Shqipëri, në Mal të Zi dhe në vende të tjera. Sot, më shumë se 430 fshatra të  Kosovës janë  plotësisht ose pjesërisht të zbrazëta, në të  cilën, pasi janë plaçkitur, janë rrënuar rreth 45.000 objekte,  është shkatërruar  e tërë pasuria e këtyre zonave  dhe  ato sot janë  plotësisht të shkreta. Nga regjimi serb kundër shqiptarëve të Kosovës deri sot janë  regjistruar 1712 shqiptarë të vrarë, ndër të cilët, rreth gjysma janë fëmijë, gra dhe pleq. Nga ana tjetër 1440 shqiptarë i kemi të regjistruar si ë zhdukur, ndër të cilët druajmë se në pjesë  e madhe  e tyre nuk janë më ndër të gjallët, të paktën duke u mbështetur në  zbulimin e vazhdueshëm të kufomave të këtyre njerëzve të zhdukur kohët e fundit” (Prof. Dr. Pajazit Nushi,  gazeta “Koha Ditore”  e dt. 27.10.1998 fq. 6). Ndërkaq “Në periudhën 10 vjeçare (1981-1990) rreth 1.100 ushtarë shqiptarë u dënuan me burg afatgjatë në  procese të montuara politike, kurse 63 ushtarë shqiptarë u vranë nga armata e Jugosllavisë”. (Instituti i Historisë, Prishtinë, Dëbimet e shqiptarëve dhe Kolonizimi i Kosovës, (1877-1995), Prishtinë 1997 fq. 68). Serbia terroriste nuk la  pa i helmuar “7.421 qytetarë, kryesisht të rinj, i cili filloi më 21 mars 1989, në vitin kur filloi të rrënohet me dhunë dhe tërësisht autonomia e Kosovës, që përfundoi më  6 dhjetor 1990, në vitin kur rrënimi i arsimit shqiptar merr përmasa shqetësuese dhe dramatike. Nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare sistemohet në akte më barbare, më sadiste dhe më gjenocidale që mund të ketë ndodhur në Evropën e civilizuar në pesë dekadat e fundit”. (Halim Hyseni, E vërteta për helmimet, Prishtinë 1996 fq. 21). Rastet e gjenocidit, ekocidit, urbacidit dhe etnocidit serbo-sllav kundër shqiptarëve janë të shumta, të egëra dhe të llojllojshme, për ata që dëshirojnë të  rezonojnë drejt dhe pa dallim! Më  në fund Serbo-Jugosllavia terroriste, Kosovës ia mohoi subjektivitetin në ish-RSFJ dhe  Kushtetutën e vitit 1974, si dhe e okupoi në mënyrë klasike  me polici, ushtri dhe me serbo-malazezët kolonista dhe  kriminelë të Kosovës.

     Edhe populli shqiptar dhe josllav i Kosovës nuk ka ngelur duar kryq, filloi me arsim dhe shëndetësi nëpër shtëpi private, me aktivitete kulturore e sportive, me pastrim e higjienë nëpër vendbanime dhe aksione në mirëmbajtjen dhe rregullimin e ambientit; me aktivitete humanitare. Veçmas me nxjerrjen e Deklaratës Kushtetuese  të  02 korrikut 1990,  me nxjerrjen e Kushtetutës së Kosovës të 07 shtator 1990, me mbajtjen e referendumit gjithë popullor për Kosovën,  shtet sovran dhe  i pavarur i mbajtur më 26-30 shtator 1991,  me miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, Kosova shtet sovran dhe i pavarur, e miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 19 tetor 1991 dhe  me nxjerrjen dhe  miratimin  e një seri të akteve të tjera juridike, duke mos e  anashkaluar as veprimtarinë e  frytshme  të KMLDNJ-së dhe  të aktiviteteve të partive politike e të asociacioneve  jo politike (OJQ-ve). Mirëpo tëra këto  nuk u morën parasysh nga faktori ndërkombëtar, me përjashtim të ShBA-ve  me aleatët e saj,  bile as nga Fatos Nano e Sali Berisha. Me të  drejtë edhe ish-presidenti i Asamblesë parlamentare  të Këshillit të Evropës, lordi Russell Johanston pat  thënë: “Hezitimi i zyrtarëve ndërkombëtar në marrjen e vendimeve është një nga arsyet pse situatat në rajonin Ballkanik tensionohen”. (Gazeta “Koha Ditore”  e dt. 27.04.2001 fq.2). Pastaj, ky intelektual dhe diplomat i mirënjohur shton: “Rugova  vazhdoi me rezistencën paqësore për 10-vite, por ishte vetëm zëri i kallashnikovëve që solli rezultate të prekshme dhe të shpejta... dhe në Jugosllavi, nuk  mjafton vetëm demonizimi i Millosheviqit. Nuk i  ka bërë të gjitha Millosheviqi vetë” etj,. (Po aty). Faktorit ndërkombëtar dhe mjerisht edhe një  kategorie të kolobarcionistëve shqiptarë në Shqipëri dhe në  Kosovë, ish-ministri i mirënjohur i Austrisë z. Alojz Mok pat thënë: “Kosova duhet t’i kthehet Shqipërisë”. (Revista kulturore, arti e letërsie”Fjala” nr. 23 e d.  23 qershor 1992 fq.1). Ndërkaq, ish-kryetari i mirënjohur i ShBA-ve  dhe miku i nderuar i shqiptarëve  dhe njëri prej demokratëve  e vizionarëve të paqes, stabilitetit dhe demokracisë në botë, zotëri Bill Klinton, me rastin e një vjetorit të bombardimit të NATO-s kundër forcave serbo-malazeze dhe  caqeve të tyre në Kosovë dhe në hapësirën e ish-RSFJ-së, tha: “Rreziku nuk i kanoset vetëm shqiptarëve, në këtë rast Kosovës por Ballkanit dhe Evropës të Lirë”. (Gazeta “Fakti” Shkup dt.  24 mars 2000 fq.1).

                     Trajtimi i Statusit të Kosovës

       Kosova njëra prej trevave më të mëdha dhe çerdhja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878) dhe vatër e patriotizmit shqiptar, asnjëherë nuk është trajtuar drejtë, nga faktori ndërkombëtar. Përkundrazi, edhe pse është shkëputur padrejtësisht, nga trungu amtar një pjesë në Kongresin e Berlinit (1878) si Sanxhakun e Nishit dhe Piratit dhe Kosova, Kosova Lindore me Sanxhakun e Jeni Pazarit në Konferencën e Ambasadorëve në Londër , faktori ndërkombëtar dhe disa servilë shqiptarë që çdo herë kanë qenë kancer në trupin e popullit kanë injoruar, mohuar dhe ngulfatur përpjekjet serioze të popullit shqiptar për pavarësi, tërësi territoriale dhe demokratizim dhe zhvillim te jetës institucionale në Kosovë dhe treva të tjera shqiptare, si në Serbi,Mal të Zi,Maqedoni dhe Greqi. Kështu u veprua edhe në dekadën e fundit të Shekullit XX dhe në dekadën e parë të shekullit XXI. “Në gusht të vitit 1992, në Londër, nën drejtimin e OKB-së, u zhvillua një Konferencë për Jugosllavinë, e organizuar nga vendi mikpritës , në të cilën përveç palëve ndërluftuese, morën pjesë edhe shumë përfaqësues të BE –së dhe të OKB-së. Në të ishte ftuar edhe një delegacion i nivelit të lartë nga Kosova, por anëtarët e tij nuk u lejuan të merrnin pjesë drejtpërdrejtë në televizion. Kosovarët i drejtuan një memorandum Konferencës, ku theksohej se heqja e autonomisë së Kosovës kishte qenë një akt antikushtetues, ndaj të cilit kosovarët kishin reaguar me vetëpërmbajtje dhe në kuadrin e ligjeve ekzistuese”. (Walfrang Petritsch e Robert Pichler, Rruga e gjatë në luftë - Kosova dhe Bashkësia Ndërkombëtare 1989 – 1999, Prishtinë 2002 fq.76) Arsye për mosnjohjen e Kosovës njësi e barabartë me republikat e tjera të saja, është se : “Kosova dhe Vojvodina, nuk ishin njohur si pjesë sovrane të Federatës jugosllave dhe për këtë arsye nuk u njohën si palë në çështjen e trashëgimisë së Jugosllavisë. Ky vendim bazohej në përfundimet e të ashtuquajturit Komisioni i Badinterit, i cili u krijua nga BE-ja më 1991 për sqarimin e çështjes së trashëgimisë shtetërore të Jugosllavisë” (Po aty faqe 76-77). Mjerisht edhe “Marrëveshja e Dejtonit solli pasoja të rënda për zhvillimet në Kosovë : përpjekjet shqiptare për zgjedhjen e ngutshme të çështjes së Kosovës nuk dhanë asnjë përfundim konkret. Po ai Sllobodan Millosheviqi, i cili mban përgjegjësinë kryesore për shkallëzimin e konfliktit në krainë (Bosnje– H.I.), në Dejton u shugurua si garant i një marrëveshjeje ndërkombëtare të Paqes. Marrëveshja, e cila duhej të garantonte paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit, thuajse e la krejtësisht mënjanë Kosovën”. (Po aty, fq.81). Bashkimi Evropian bën një shkelje më të rëndë të të Drejtës Ndërkombëtare për llogari të Serbisë dhe të Malit të Zi, kur në fillim të vitit 1996 e njohi Republikën Federative të Jugosllavisë (RFJ-në) – Serbinë dhe Malin e Zi. Përkundër faktit se Këshilli i Sigurimit i OKB-ës me Rezolutën nr. 757 (1992) e refuzoi kërkesën e RFJ-së (Serbisë dhe të Malit të Zi) për të vazhduar automatikisht anëtarësinë e ish-RSFJ-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Serbia okupatore edhe në Rambuje në bisedimet e delegacioneve shqiptaro – serbe nënshkrimin e Marrëveshjes “më 17 mars 1999 duke kërkuar, kinse më tepër kohë për bisedime”. (Po aty,fq.240). Siç dihet, delegacioni i Kosovës, Marrëveshjen e Përkohshme për Paqe dhe Vetëqeverisje në Kosovë të 23 shkurtit 1999 e nënshkrojë më 18 mars 1999”, ashtu edhe dy ndërmjetësuesit ndërkombëtar (të Grupit të Kontaktit, Wolfrang Petritsch e Christofer Hill). Përfaqësuesi rus, Boris Majorski dhe delegacioni serbë nuk e nënshkruan as  më 23 mars 1999, një ditë para se forcat e NATO-s të fillojnë bombardimin e forcave kriminele të FRJ-së më (24 mars 1999), deri më 10 qershor 1999, kur kapitulluan para forcave të UÇK-së dhe të NATO-së.

      Lirisht mund të konkludojmë se reagimi ndaj krimeve,shkatërrimeve, mohimeve, akuzave të pabaza, gënjeshtrave dhe mashtrimeve të serbëve,  malazezëve e maqedonëve, por edhe grekëve, institucionet e  bashkësisë ndërkombëtare, nuk reagojnë apo reagojnë tepër butë e përkëdhelës. Bile edhe i përkrahin me ndihma e donacione të majme, siç veprojë “ Këshilli i Evropës në Strasburg më 3 prill 2003, kur e shpërblejë “Unionin Serbi-Mali i Zi me 400 milionë  euro”. (Gazeta “Zëri” e di. 4 prill 2003), edhe pse Kosova trajtohet pjesë e Serbisë në preambulën e kushtetutës  së saj, pa bërë, ky union asgjë për  demokratizimin  e Serbisë me shtetet fqinje dhe popujt e tjerë, jo serbo-malazezë dhe ndaj institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare. Ndërsa ndaj Kuvendit të Kosovës, i cili më 15 maj 2003  miratoi “Rezolutën për  njohjen e luftës së popullit  të Kosovës për liri dhe pavarësi”,  që u miratua me koncenzues të plotë nga të gjithë  deputetët e këtij kuvendi, përveç atyre serbë e malazezë reagojë menjëherë”. (Gazeta “Zëri” dt. 16 maj 2003). Ish-senatori i mirënjohur amerikan, zotëri Bob Dol, bashkësisë ndërkombëtare ia ka tërhequr vërejtjen se “Serbët deri tash nuk kanë ndie kurrfarë presioni real, që kishte me i  detyruar, që ta pranojnë planin paqësor”. (Gazeta serbe “Borba” e dt.  1 dhjetor 1994). Edhe z.Albin Kurti,  lider i Lëvizjes Vetëvendosja, në një takim të shoqatës së Familjeve të të Zhdukurve, më 11 nëntor 2003, tha: “Serbia njeh vetëm gjuhën e ultimatumit, si ai i Kongresit amerikan”. (Gazeta “Epoka e Re” e dt. 12 nëntor 2003 fq.5) Përcaktime me mesazhe të qarta se si ka qenë dashur dhe duhet vepruar me Serbinë  terroriste janë: njëri prej avokatëve më të afirmuar serb, z. Sergja Popoviq, thotë: “Nuk ka paqe deri sa Serbia  nuk mundet ushtarakisht”. (Gazeta serbe “Borba” e dt. 19 tetor 1994 fq. 16). Përkundrazi, “Konferenca e Londrës, që u mbajt në gushtë të vitit 1992, bindshëm i siguroi serbët se  intervenimi ushtarak nuk do te ketë”. (Gazeta “Borba” e dt. 23-24 korri 1994). Ndërsa, analisti i radios “Evropa e Lirë”, z.Patrick Moore rreth statusit të Kosovës, thotë:  “Gabimi më i madh që është bërë nga  viti 1999,  është sjellja e Beogradit në procesin negociator, në vend se, që nga fillimi t’u thuhej se e kishin humbur luftën dhe se me veprimet në vitin 1998 dhe  1999, kishin humbur çdo të drejtë që të thirreshin në Kosovën”. (Gazeta “Epoka e Re” e shtunë 16 dhjetor 2006 fq.3).

 

      Akti i fundit ndërkombëtar i quajtur nga zhargoni politikë në Kosovë, herë si dokument, herë si pako, herë si plan dhe herë si draft etj., i Ahtisarit. Shqiptarëve dhe të tjerëve josllav në Kosovë iu shtini dy këmbët në një këpucë, siç thotë populli. Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës, i cili siç është shkruar iu është dorëzuar nga Kryenegociatori për statusin e Kosovës, z.Mahti Ahtisari iu ka dorëzuar Prishtinës dhe në Beograd më 02 shkurt 2007. Kjo,  marrëveshje, qytetarëve të Kosovës iu ofrue nga shtypi i përditshëm më 03 shkurt 2007.

        Si qytetar i Kosovës dhe jurist-urbanist, ndjeva nevojë dhe përgjegjësi që ta jap mendimin tim,  për këtë akt juridik ndërkombëtar, që na ofrohet si bazë për statusin e ardhshëm të Kosovës. Jo është një akt  ndërkombëtar i padefinuar (jo përcaktues) e hipotekar për  shqiptarët dhe të tjerët josllav dhe avancues për kolonistët serbë,  si popull shtetformues me të drejtë vetoje dhe bllokimi, përkundër krimeve që kanë  bërë dhe mosnjohjes dhe  pranimit të Kosovës për shtet të tyre dhe përbërjes shumë  të ulët (3-6%) në strukturën e përgjithshme  të popullsisë së Kosovës. Edhe për Amendamentet në Kushtetutën e Serbisë të vitit 1989, më 20 tetor 1988 në Kuvendin e Kosovës, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e politikës dhe të institucioneve shtetërore të  ish-Jugosllavisë, Serbisë, të Kosovës e deri të ata të komunës së Prishtinës. Ku u mbajshin diskutimet për Amendamentet në Kushtetutën  Serbisë prej IX-XL,  kam thënë: “Amendamentet prej IX-XL që propozohen në  Kushtetutën e Serbisë të vitit 1974, janë  të rrezikshëm, sikurse ndryshimet kushtetuese të krajlit  të Serbisë, Aleksandër Karagjergjoviqit të vitit 1929, i cili ndryshoi me dhunë ushtarako-xhandarmërie,  Kushtetutën e Vidovdanit të vitit 1921, duke mohuar dy popujt shtetformues të Jugosllavisë së Paqes së Versajit të vitit 1918/1919 (kroatët e sllovenët) dhe në vend të parlamentit të shtetit, vuri pushtetin  e huntës ushtarake serbe” dhe “Nuk jam për Amendamentet në Kushtetutën e Serbisë, që Kosovës i mohohet subjektiviteti  në RSFJ dhe Kushtetuta e vitit 1974 e që populli shqiptar nuk përcaktohet komb,  por pakicë. Unë jam që Kosova në aspekt të statusit, të avancohet në Republikë  e barabartë me republikat e tjera të saj.  Ngase, populli shqiptar është populli i tretë për nga numëri në Jugosllavi,  pas serbëve  dhe kroatëve,  kurse gjuha shqipe, është gjuha e dytë, pas gjuhës serbo-kroate etj”   

 

    Në, dispozitat e përgjithshme, në nenin 1 paragrafi 1, kemi padrejtësinë e parë  dhe më të rëndë për Kosovën dhe popujt  e saj, veçmas për popullin shqiptar dhe të tjerët josllav. Natyrisht një prej koncesioneve dhe përligjjeve që ju bëhet kolonistëve kriminelë serbë,  ngase nuk përcaktohet se: “Kosova është shteti i pavarur dhe demokratik i popullit shqiptar dhe i pakicave të tjera, të cilët e njohin, e pranojnë dhe veprojnë  për te, bazuar në të drejtën e përhershme  të kombit shqiptar për vetëvendosje. Por, Kosovën e përcakton shoqëri shumë etnike”, si shoqëri sportive, kulturore, organizata jo qeveritare etj! Padrejtësi tjetër dhe gabim i rëndë që është në kundërshtim edhe me të drejtën ndërkombëtare është paragrafi 6 i nenit 1 të  dokumentit se: “Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë  gjuha shqipe dhe serbe”.  Ngase nuk ka asnjë mbështetje në aktet juridike të të drejtës ndërkombëtare, nuk ka  bazë reale  në përbërjen e strukturën e përgjithshme  të popullsisë së Kosovës (3-6 %), serbët janë kriminelë, përkatësisht kanë bërë në vazhdimësi gjenocid dhe shkatërrime ndaj shqiptarëve dhe tash nuk e njohin realitetin e ri- Kosova shtet i pavarur dhe sovran më 11.960 km2. Pastaj ky dokument nuk i përmend gjuhët e pakicave të tjera në Kosovë. Shkelje tjetër të rëndë të të drejtës ndërkombëtare dhe të popullit të Kosovës, kemi në nenin 1 paragrafi i fundit (paragrafi 10), kur thuhet: “Komuniteti ndërkombëtar do të mbikëqyrë, monitorojë dhe do të  ketë tërë pushtetin e domosdoshëm për të siguruar implementimin efektiv dhe efikas të kësaj Marrëveshje...”. Këtu kemi  një hegjemonizëm kolonial ndaj Kosovës dhe  shkelje të  Kartës së Kombeve të Bashkuara të 26.06.1945, Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut e dt. 10.12.1948 dhe  Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonial të  dt. 14 dhjetor 1960 etj.  Për arsye se: “I tërë pushteti i pezullimit të ligjit ose i zbatimit të ligjit nga ana e çfarëdo pushteti pa pëlqimin e popullit , cenon të drejtat e tij  dhe nuk guxon të  bëhet” dhe “Parimi i çdo sovraniteti  qëndron qenësisht në kombin.  Asnjë trup, asnjë individ, nuk mund të ushtrojë  pushtetin, që nuk buron shprehimisht prej tij, prej atij” etj. Vërejtje tjetër kam në nenin 6 paragrafi 6.3. ku bëhet fjalë për decentralizimin perfid, që komunat të kenë të drejtën e “bashkëpunimit tej kufitar” pa pëlqimin e institucioneve qendrore të Kosovës.

    Neni 7 dhe aneksi V i dedikohen “Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare”,  kryesisht manastireve (kishave) ortodokse  serbe  (KOS). I pa  bazë dhe i pa logjikë, plotë konfuzitet dhe padrejtësi që  fusin konflikte dhe urrejtje  ndëretnike (shqiptaro-serbe) dhe  konfesionale (ortodokse, serbe  dhe katolike  e ortodokse shqiptare), por edhe popullore  e  institucionale  janë paragrafët 7.2, 7.3  dhe 7.4. të nenit 7 dhe  paragrafi 1.2 e 1.4 të nenit 1 të Aneksit V; paragrafi 2.2  i nenit 2 të këtij aneksi paragrafi 3.1.2. të nenit  3, nenit 4, veçmas paragrafi 4.11 dhe 4.1.2. etj dhe neni 6 i aneksit që  i dedikohet Kthimit të artofakteve arkeologjike dhe etnologjike.  Për  me qenë sa  më racional dhe konkret do t’i theksoi disa  prej arsyeve më të rëndësishme që i kontestoi dispozitat e  sipërshënuara  të nenit  7 dhe aneksit të V të dokumentit  të z. Marti Ahtisarit. Në dokument, nuk bëhet fjalë fare që së pari të verifikohet pronësia etnike “nacionale” e manastireve e kishave  në Kosovë. Ngase Serbia okupatore ndër të tjera ka përvetësuar  dhe uzurpuar me dhunë dhe padrejtësi edhe manastiret dhe kishat iliro–shqiptare, një pjesë e tyre i ka rrënuar edhe mbi bazamentin dhe pronën e tyre ka rindërtuar ato sllavo-ortodokse. Në rastin konkret, hartuesi, përkatësisht propozuesi  i dokumentit ka qenë  i obliguar që së pari  të parasheh  bazën juridike, për themelimin e një Komisioni profesional dhe heterogjen nga  përfaqësuesit shqiptarë, serbë dhe nga UNESCO-ja. Pas  verifikimit dhe konfirmimit  të etnitetit të manastireve dhe kishave në  Kosovë, me u  verifikuar statusi i  tyre urban  (të ndërtuara  me  leje e në pajtim me  rregullativën juridiko-urbanistike dhe të ndërtuara në kundërshtim me  rregullativen juridike-urbanistike, për qëllime politike, spastrimt etnik, kolonizimit dhe urrejtje ndëretnike dhe ndërkonfesionale (fetare) “Bashkësia Islame dhe Kisha Katolike të Kosovës kërkojnë, mosanashkalim të trashëgimisë së tyre kulturore, mdërsa Kisha ortodokse serbe është privilegjuar tepër” (Gazeta “Infopress” e dt. 20.02.2007 fq. 16). Ato që  janë  të kundërligjshme e politike  me i autorizuar  organet (institucionet) kompetente që t’i rrënoj, ndërsa inkriminuesit dhe impikuesit me iu shtruar përgjegjësisë. Për manastiret dhe kishat e ndërtuara në pajtim me rregullativen juridiko-urbanistike me respektuar normativen (standardet) ndërkombëtare  dhe kombëtare. Në dokumentin e Ahtisarit,  jo vetëm që  nuk ipet baza  e shëndoshë  për ta vë  në binarë adekuat,  trashëgimin kulturore dhe fetare  në Kosovë, që është njëra prej komponentëve  kryesore që e dëshmon: lashtësinë, shtrirjen hapësinore, civilizimin dhe përkatësinë fetare dhe kombëtare (etnike) të një populli, si dhe i shuan konfliktet dhe urrejtjet ndëretnike etj.,  por kishës ortodokse (KOS-it) i jep kompetenca dhe të drejta  të pakufishme dhe papërgjegjësi totale, ndaj institucioneve përkatëse të Kosovës! Për  kundër faktit se sipas rregulativës  përkatëse ndërkombëtare “çdo subjekt dhe person, në përputhje  me ligjin, është i detyruar të mbrojë  pejsazhet dhe vlerat natyrore me interes, si dhe gjërat e vlerat kulturore dhe trashëgiminë monumentale.

      Shteti, bashkësitë lokale, profesionale dhe konfesionale sigurojnë ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore etj.

      Sa i përket trajtimit të trashëgimisë fetare dhe kulturore në dokumentacionin e z. Ahtisari, lirisht mund të konkludojmë se trajtim dhe kompetenca të pakufishme, kishës ortodokse serbe, nuk iu ka dhënë aq, as cari serb Stefan Dushani (1331-1355) dhe Sllobodan Millosheviqi “(kasapi i Ballkanit)” gjatë kohës së sundimit tiran të tij në Kosovë  (23 mars 1989-12 qershor 1999). Dëshmi më e mirë janë aktet  juridike-urbanistike dhe veprimet e tyre dhe propozimet e afruara në dokumentin ndërkombëtar të z. Ahtisari. Pastaj dokumenti ka edhe kolezion (kundërshtime) në mes vetë dispozitave të dokumentit. Që ka një prapavi të keqe politike, që shqiptarët në mënyrë perfide juridike futën në gërshërë të padrejtësisë. Pakoja e z. Ahtisarit për statusin e Kosovës, na përkujton “Marrëveshjen për normalizimin e sistemit arsimorë për nxënësit dhe studentët shqiptarë në Kosovë, e nënshkruar nga dr. Ibrahim Rugova për Kosovën dhe nga  Sllobodan Millosheviqi për Serbinë, më 02 shtator 1996 e  ndërmjetësuar nga  Shën Edixha” (Miranda Vickers,  Midis Serbëve dhe Shqiptarëve, Tiranë 2004 fq. 366), që nuk ka dallim asgjë prej saj.Në nenin 3 të dokumentit të z. Ahtisari, thuhet se: “Komunitetit kombëtar do të mbikëqyrë, monitorojë dhe do të ketë tërë pushtetin e domosdoshëm për të siguruar implementimin efikas të kësaj Marrëveshje”. Ndër  kaq në Nenin 3 paragrafi 3.1.1 të Aneksit të 5, thuhet: “Përgjegjësia kryesore për garantimin e sigurisë të trashëgimisë kulturore dhe fetare  të Kosovës, do  të bie  mbi organet kosovare të zbatimit të ligjit, e në veçanti  mbi shërbimin Policor të Kosovës (ShPK-së). Mbrojtja e objekteve kulturore dhe fetare serbe  do të jetë detyrë e veçantë operacionale për ShPK-në”...

      Vërejtja tjetër me interes  vital për Kosovën është neni 8-Çështjet ekonomike dhe planësore. Në paragrafin 8.2 thuhet: “të gjitha borxhet e Republikës së Serbisë, të cilat i ngarkohen Kosovës, si rezultat i procesit  të alokimit të borxheve, siç parashihet me Aneksin VI të kësaj Marrëveshje, do të konsiderohen detyrime financiare të Kosovës”. Obligim të njëjtë kemi edhe në  Aneksin VI- neni 1 të dokumentit.

    Në  dokument nuk bëhet  fjalë se Serbia ka  obligime ndaj Kosovës për dhënien e suksesionit të ish-RSFJ-së, reparacionet e luftës fondet e plaçkitura,  uzurpimet, përvetësimet,  plaçkitjet e vjedhjet që i ka bërë Serbia terroriste dhe kriminelët serbo-malazezë subjekteve juridik (institucioneve),  personave civilo-juridik dhe qytetarëve në Kosovë dhe tërë këtë me kamatë. Kjo është një padrejtësi ekstreme  që i bëhet Kosovës dhe popullit të saj me këtë dokument. Aq, më tepër kur dihet se Kosova me pasurit e saja ka qenë bazament i eksploatimit të Serbo-Jugosllavisë,  siç thotë edhe përfaqësuesi i Bankës Botërore, z. Rosi Ol Suliva, “Kosova ka pasur mbi 40% të pasurive  nën dhe mbi tokësore në tërë ish-Jugosllavinë”. (Gazeta “Zëri” e dt. 4.10.2000 fq. 3).

    Pronësisë  së luajtshme dhe të paluajtshme në Kosovë me dokumentin e z. Ahtisarit nuk  i bëhet  një trajtim serioz ligjor, me qëllim që të vihet në baza të shëndosha reale. Siç është e ditur i tërë dokumentacioni tekniko-kadastral, juridik, ekonomik dhe arsimor, Serbia vandale dhe plaçkitëse i ka bartur për Serbi dhe i ka shpërnda nëpër komuna të saj, këtë dokumentacion të plaçkitur nga Kosova, me qëllim qe çdo njëra komunë e Serbisë  të përfitojë nga institucionet, komunat dhe qytetarët e Kosovës. Këtë e di fare mirë faktori ndërkombëtar dhe vetë z. Ahtisari. Andaj në bazë të realitetit dhe të drejtës ndërkombëtare nuk ka qenë dashur, që mos të parashihet në formë ultimative, kthimi i këtij dokumentacioni dhe me u bë evidentimi, verifikimi dhe konfirmimi i pronësisë, veçmas të asaj të paluajtshme të Kosovës, me gjendjen para datës 22 mars 1989. Veprim, ky i njohur që nga parahistoria, kur egjiptianët  e vjetër, 5-6 shekuj para erës sonë, kanë bërë evidentimin, verifikimin dhe konfirmimin e pronësisë  së paluajtshme  pas vërshimit të lumit Nil, apo pas ndryshimeve të mëdha natyrore  e shoqërore (civile) edhe në vendet e tjera si në Poloni e Çeki etj. Prej kësaj rrjedhë konkludimi se çdo ndryshim në pronësi, si në aspektin e sasisë, cilësisë, destinimit dhe të pronarit në bazë të ligjeve dhe të dokumentacionit të lëshuar nga Serbia dhe pushteti  i saj i dhunshëm i instaluar në Kosovë, por edhe nga administrata e  UNMIK-ut dhe e Kosovës (qendrore  e lokale-komunale) pa bazë ligjore është NUL, përkatësisht nuk ka veprim juridik dhe të inkriminuarit dhe të involvuarit do të përgjigjen. Trajtim të veçantë pronësia gëzon, që nga Deklarata e Pavarësisë e 4 korrikut 1776, ku në Amendamentin V thuhet: “askujt nuk mund ‘i merret prona private për përdorim të përbashkët pa shpërblimin përkatës”.

      Absurditeti tjetër sa i përket pronës, kemi kur dokumenti i z. Ahtisarit në Aneksin V-të  neni 1 paragrafi 1.4 thotë: “Kosova garanton që prona e lujtshme  dhe e paluajtshme, si dhe pasuria tjetër e Kishës ortodokse serbe, është e paprekshme dhe nuk do të jetë objekt  i eksproprijimit”.

     Çdo të thotë se prona e pronësia  e manastireve dhe e kishave serbe, e përvetësuar, uzurpuar dhe e plaçkitur prej personave civilo-juridik dhe qytetarëve shqiptarë dhe ajo që iu lihet rezervë  me këtë dokument, “nuk guxon, as të shpronësohet-eksproprijohet”, pa marrë parasysh interesin vital publik për atë pronësi. Unë i bëjë një pyetje të sinqertë faktorit ndërkombëtar dhe atij vendor, posaçërisht Grupit Negociator-“Unitetit” se ku e kanë pasur rastin të lexojnë një përcaktim  të tillë?

    Çështja tjetër e dokumentit të z. Ahtisarit që është në  kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me vullnetin e popullit të Kosovës, “Kosova, shtet i pavarur dhe sovran në sipërfaqe  prej 11.960 km2. Në nenin 9- Sektori i Sigurisë, paragrafi 9.3, thuhet: “Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) dhe prania Ushtarake Ndërkombëtare (PUN), në pajtim me dispozitat e kësaj marrëveshje  dhe sipas mandateve të tyre gjegjëse, do të mbikëqyrin dhe udhëzojnë  zhvillimin e mëtejmë  të institucioneve Kosovare të sigurisë”. Siç u theksua edhe më sipër,  nuk ceket “së paku në bashkëpunim me  kosovarët”. Po kështu fjala “së bashku me institucionet e Kosovës”, mungon edhe në nenin 13- prania ushtarake ndërkombëtare. Në Amandamentin e I-rë të dokumentit të z. Ahtisarit, ku bëhet fjalë për, Dispozitat Kushtetuese, nuk bëhet fjalë  për kufijtë territorial (hapësinorë) të Kosovës që është qenësore. Në  nenin 3- Kuvendi i Kosovës, të Aneksit të I-rë, shifen benificionet e tepruara dhe të pabaza që u bëhen serbëve dhe  malazezëve në zgjedhjen e deputetëve në raport me  shqiptarët, veçmas me pakicat e tjera. Çka do të  thotë se nuk respektohet sistemi zgjedhor ligjor.

         Në, Aneksin e II-të, Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre, parashihen vetëm obligimet e Kosovës për pakicat, por jo edhe obligimet e pakicave padallim  ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar shumicë të saj parasheh edhe neni 20 i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e  Pakicave Kombëtare, (Strasburg, shkurt 1995). Ndër shkeljet më të rënda të drejtës ndërkombëtare, nga  ana e dokumentit të z. Ahtisarit me anë  të majorizmit të serbëve e të malazezëve në dëm të funksionimit normal të jetës institucionale në Kosovë, është neni 4- Pjesëmarrja e  Komuniteteve dhe Pjesëtarëve  të tyre në jetën Publike dhe  vendim-marrje, ku ndër të tjera thuhet: “Legjislacioni i caktuar në mënyrë specifike me kushtetutë, nuk mund të  nxirret apo ndryshohet pa pëlqimin e deputetëve  të Kuvendit të cilët mbajnë  ulëset e rezervuara apo  garantuara për komunitetet siç parashihet me nenin  3.7. të  aneksit I”. Këtë majorizim dhe bazë për bllokim të jetës institucionale në Kosovë nga ana  e serbëve e të malazezëve, nuk kanë paraparë as aktet e Serbisë për “Rrethin e Kosovës e të Metohisë”, i udhëhequr nga  Zoran Angjellkoviq.

       Aneksi i III i Marrëveshjes i dedikohet- Decentralizimit. Sipas, marrëveshjes decentralizimi na qenka se: “ Komuna e Mitrovicës së Veriut do ta ketë kompetencën e arsimit të lartë në të gjitha fushat (përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit, punësimit,  pagimit të rrogave trajnimit të instruktorëve dhe të administratorëve  të arsimit” (4.1.1.).  Kudo në shtete të tjera,  arsimimi i lartë është në mbikëqyrje të institucioneve qendrore (të shtetit). Kështu është përcaktuar edhe për  shëndetësi (4.1.2),  kulturë (4.1.3.), Polici (4.1.3. 1b) etj. Neni i 13 i Aneksit të III- decentralizimi, i dedikohet, Mitrovicës. “Bordi i përbashkët i komunave të Mitrovicës (Veriut e të Jugut) përbëhet prej 11 anëtarëve. Të dy, komunat i delegojnë  nga 5 anëtarë dhe bordin e qeverisë përfaqësuesi ndërkombëtar i zgjedhur nga PCN..” Edhe në këtë rast kemi shkelje të ligjit, ngase përfaqësimi nuk bëhet në bazë të përbërjes së popullsisë dhe kryetari i bordit të jetë nga populli shqiptar apo kush i fiton zgjedhjet, por vazhdimisht ndërkombëtar, si dinasti mbretërore ose i imponuar si në sistemin monist.

    Çështje tjetër e pabazë dhe anakronike e dokumentit të Ahtisarit është , Kthimi i Pronës, ku thuhet : “Kosova edhe ata që kanë të bëjnë me Kishën ortodokse serbe, si çështje me prioritet...”.(Neni 6). Sigurisht se zotëri Ahtisari dhe Ekipi negociator i Kosovës, dëshirojnë të zbatojnë Kodin e car Stefan Dushanit të vitit 1349, se vërtetë nuk dihet se për çfarë toke ishte fjala, që duhet t’i kthehet manastireve nga shqiptarët në Kosovë!!!

      Edhe çështja e Forcave të Armatosura të Kosovës, e paraparë në nenin 5 të Aneksit VIII, është trajtuar dobët, veçmas sa i përket shtetit në themelim. Si raste konkrete kemi numrin e vogël të forcave, arsenalin e armatimit dhe funksioni organizativ e funksional i tyre në Kosovë. Forcat e Armatosura në Kosovë duhet së paku të jenë të përafërta me ato fqinje.

      Në tekstin e Propozimit Gjithëpërfshirës të Marrëveshjes për Statusin e Kosovës shifet se ka prezantuar gjendjen ekzistuese, duke mos u larguar prej rregullativës juridike ekzistuese dhe politikës ditore e kohore, sidomos prej politikës e propagandës ruso-sllavo-helene dhe të shteteve e personaliteteve pro-ruso-sllavo-helene, si dhe nga inertësia e papërgjegjësia e faktorit vendor (karrieristë, përfituesëve të gjendjes së rëndë të popullit e të shtetit, korruptues, mafiozë, kontrabandistë, uzurpatorë e ndërtues të kundërligjshëm, përkatësisht shkatërrues të urbanistikës dhe ambientit jetësor; servilë, aventurier; konservator partiak e fetar dhe nepotista etj.) kanë qenë dhe janë të inkriminuar dhe të involvuar në shkaktimin e kësaj gjendje të rëndë që kemi. Të cilët, siç shifet nuk kanë pasur qëllim të vetëm, realizimin e vetëm të interesit të popullit, që të jetojë i pavarur, i bashkuar në një shtet, i zhvilluar dhe demokratik, sikurse popujt e tjerë. Por, veç vetë të përfitojnë, e të qojnë jetë luksoze, kurse populli të jetojë prapë i varfër,i zhgënjyer perspektivë, dhe prapë të ngjallën dhe shtohen apetitet gllabëruese të shteteve fqinje për popull e hapësirë shqiptare. Ngase , “Asgjë nuk e zgjon më tepër lakminë e armikut sesa dobësia e shtetit, nonshalanca e papërgjegjësia e udhëheqësve dhe zyrtarëve, lakmia për pasuri e pushtet, përçarja e vendit dhe shpërbërja shoqërore e tij”. (Iben Kajjim el Xheuzije, Udhërrëfyesi i shpirtrave drejt vendit të gëzimeve, Tiranë, 2006 fq.9).

 

      Rreth dhe për dokumentin e z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës, që iu dorëzua Prishtinës dhe Beogradit më 02. shkurt 2007, është shkruar, diskutue, dhënë intervista, bërë shkrime autoriale,organizue demonstrata dhe janë nxjerrë rezoluta. Opinionet janë për dhe kundër miratimit të dokumentit si i tillë. Zvarritja e zgjidhjes së statusit të Kosovës bëhet, bllokohet dhe pengohet disa herë. Veçmas nga data 17 mars 1999, kur delegacioni serb dhe përfaqësuesi rus, nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë të 23 shkurtit 1999, për paqe dhe vetëqeverisje, me arsyetimin se “kërkon më tepër kohë për bisedime”. Si opinione veçoj: Shefi i diplomacisë evropiane, z. Havier Solana, i cili është përkrahës i Serbisë që e njëjta të jetë trashëgimtare e ish-RSFJ-së. Së pari si “RFJ-ë” e pastaj si “Union i Serbisë dhe Malit të Zi”, këto krijesa artificiale e kriminele të pranohen në organizma ndërkombëtare dhe të ndihmohen financiarisht etj. thotë : “Shpreson se propozimi i Ahtisarit të jetë kompromis”(Gazeta “Zëri” e dt.18 janar 2007 fq.2). Daniel Server i Institutit për Paqe në ShBA, thotë : “Kosovës i duhet qartësia dhe jo ambivalenca (dy kuptimësia)”. (Gazeta “Zëri” e dt.17 janar 2007 fq,14). Ndërkaq, Ambasadori i ShBA-ve në Beograd z. Majkëll Polt, thotë: “Zgjidhja e çështjes së Kosovës ndihmon integrimin e Serbisë “. (Gazeta “Infopress” e dt. 19 janar 2007 fq.15). Nënsekretari i ShBA-ve, z. Nikolas Bërns, ka thanë se “zgjedhja për Kosovën duhet të gjendet për një ose dy muaj, pas zgjedhjeve në Serbi. Por, ShBA-të edhe gjatë vitit të kaluar kanë folur, se zgjedhja duhet të gjendet deri në fund të vitit 2006”. (Po aty). Kurse, kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, për të përditshmen austriake “Die Presse”, shkruan: “Serbia ka humbur gjatë gjithë shekullit XX-të në vitet 1912 -1913 në Kosovë kemi hyrë me luftë dhe po përshëndetemi nga aty me luftë. Në ndërkohë, nuk ia kemi arritur të dëshmojmë së çfarë dobie kanë shqiptarët nga shteti i Serbisë. Shteti ka qenë një  armik për ta.  Tani ne duhet të  japim përgjegjësi se atje  jetojnë dy milionë  njerëz,  me mundësi tejet të vogla”. (Gazeta “Zëri” e dt. 20  janar 2007 fq.14). Pastaj, bashkësia ndërkombëtare pregatitet të kënaq dy palët (shqiptarët e serbët) ngase “Pala kosovare ka qenë “zemërgjërë” në propozimet për decentralizim,  ndërsa propozimi  i Ahtisarit do të shkojë  edhe më largë në oferta, që do të  përfshijë edhe nivel të lartë të autonomisë, ndonëse joetnitet territorial të serbëve brenda Kosovës, paralajmërojnë diplomatë në Bruksel”. (Gazeta “Koha Ditore” e dt. 20 janar 2007). Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin  në bisedë me kancelaren gjermane, znj. Angela Mërkel, thotë: “Është i papranueshëm imponimi i statusit të Kosovës”. (Gazeta “Zëri” e dt. 22 janar 2007 fq.2).  Ndërsa drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme  të Britanisë së Madhe  z. Xhon Sauer, thotë: “Statusi i Kosovës duhet të jetë i pranueshëm për popullatën shumicë”. (Gazeta “Zëri” e dt. 24 janar 2007 fq. 5). Komiteti Publik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të  Evropës, ka votuar pro heqjes së paragrafit 4 që  rekomandon përkrahjen e pavarësisë së kushtëzuar për Kosovën”. (Gazeta “Koha Ditore” e 24 janar 2007 fq.1). Për këtë, votuan edhe deputetet nga Shqipëria, këtë e ka refuzuar Ruzhdi Matoshi nga Maqedonia. “ShBA-të,  Reagimi i Grupit të Kontaktit ndaj planit të Ahtisarit ishte pozitiv”. (Gazeta “Zëri” e dt. 29 janar 2007 fq.2). Ndërkaq “Kuvendi i Kosovës mirëpret pakon e Ahtisarit dhe afron disa rekomandimeve”.  (Gazeta “Zëri” e dt. 9 shkurt 2007 fq.4). Pavarësia shpaguan jetët e të vrarëve. “Pjestarët e gjallë të familjeve  të të vrarëve e  të masakruarve në Arbëri, Likoshan, Prekaz, Meje, Reçak, Studime, Therandë, thanë se “të afërmit e tyre janë vrarë për një Kosovë  të pavarur”. (Gazeta “Koha Ditore” e dt. 3 shkurt 2007 fq.8). Lëvizja për Vetëvendosje është këmbëngulëse, siç është pjesa dërmuese e popullsisë për parimin kryesor të demokracisë  për “Vetëvendosje të popullit” pa negociata për Kosovën, por për Sanxhakun e Nishit, të Piratit dhe të Pazarit të Ri (Jemi Pazar), këtë e thotë, duke u bazuar edhe në këto argumente “vetëm gjatë luftës së fundit në të cilën  ranë dëshmorë mbi 2.500 ushtarë të UÇK-së, forcat ushtarake, paramilitare dhe policore të shtetit serbë vranë mbi 12.000 qytetarë të pa armatosur, dhunuan afro 20.000 femra, rrëmbyen mbi 3.000 persona, një pjesë  e konsiderueshme prej të cilëve, ende të pa gjetur, shkretëruan ose dëmtuan mbi 119.855 shtëpi,  si dhe dëmtuan  rëndë ekonominë e vendit tonë. Me këtë shtet, Kosova nuk ka marrëveshje të paqes”. (Gazeta “Epoka e Re” e dt. 29 janar 2007 fq. 4). Ndërsa, kryetari i PShDK-së  akad. Mark Krasniqi, tha: “I dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës, a. Marti Ahtisari, në propozimin e tij ka bërë shkelje  drastike të të  drejtave të popullsisë shqiptare, duke  iu dhënë të drejta e privilegje minoritetit serb në Kosovë”. (Gazeta “Koha Ditore” e dt. 20.02.2007 fq.2).

             Reagimet e serbëve dhe të tjerëve, në pakon e Ahtisart

      Përfaqësuesit e Këshillit Nacional Serb (KNS) në veri  të Kosovës hedhin poshtë pakon e z. Ahtisarit (Gazeta “Koha Ditore” e dt. 5.2.2007 fq. 3). Edhe  “Qeveria e Serbisë e ka miratuar më 13 shkurt 2007 një rezolutë të re për Kosovën me të cilën hedhë  poshtë të gjitha propozimet e të dërguarit special  të OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari. (Gazeta “Zëri” e dt. 14 shkurt 2007 fq. 5). Me qëndrimin e Qeverisë  se Serbisë “janë  pajtuar përfaqësuesit e shumicë  së partive parlamentare, të cilët njëkohësisht edhe kanë votuar për rezolutën. Kundër kanë  qenë Partia Liberale Demokratike  e Çedomir Jovanovqit dhe koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”. (Gazeta “Zëri” e dt. 15 shkurt  2007 fq. 4). Të përmbajtur, hungarezët e  Vojvodinës.

    Siç shifet,  dokumentit të z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës iu bënë një propagandë e madhe e agjitacion. Veçmas nga Ekipi negociator i Kosovës, si Veton Surroi, “Nuk shkojmë në Vjentë që ta  ndryshojmë  substancën e pakos”. (Gazeta “Zëri” e dt. 20.02.2007 fq.2). Përkundër realitetit se serbët  pakicë (3-6 %) janë më të privilegjuar se shqiptarët. “Nëse, serbët e Kosovës i shqyrtojnë  propozimet tona pa  paragjykime, atëherë nuk do të gjejnë  shkas për t’i refuzuar,  ka thënë Albert Rohan, zv/kryenegociator për statusin e Kosovës, duke shtuar se 2/3 e propozimit të Ahtisarit synon mbrojtjen e pakicës serbe”. (Gazeta “Epoka e Re” e dt. 20 shkurt 2007 fq.2). Ashtu siç u veprua gjatë viteve 1988-1989, me Amendamentet në Kushtetutën e Serbisë, kur ndër të tjera thuhej, “Serbia fiton, Kosova nuk humbë asgjë”. Se a duel ashtu, më së miri e dëshmon gjendja që është zhvilluar prej 23 marsit 1989 e tutje me demonstrata, greva, largime prej pune, prej objekteve shkollore e universitare, sportive, shëndetësore e kulturore etj., filluan burgosjet, rrahjet, vrasjet, dëbimet dhe më në fund edhe lufta e egër gjenocidale dhe shkatërrimtare e Serbisë në Kosovë. Në fund u çliruam, falë zotit, sakrificës sublime të popullit, luftës heroike të  UÇK-së në krye me bac Adem Jasharin, si  dhe ndihmës së pakursyer të ShBA-ve me  aleatët e saj. Kësaj here nuk guxojmë për asnjë çmim  të mashtrohemi! Serbët nuk e pranojnë pakon e z. Ahtisarit, jo që nuk është  në favor të  tyre, por shpresojnë në ndihmën dhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar dhe të kolaboracionistëve shqiptarë që kanë qu krye më shumë se kurdoherë më parë. Nuk e pranuan pakon e z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës, pa bërë dredhi deri në momentin e fundit, sikurse dhelpëra, siç kanë bërë  në kohën e Kongresit të Berlinit (1878),  Konferencën e Londrës (1912/13), Konferencës  së Versajës (1918/19), Kremlinit (Rusi- 1945), Parisit (1946) e deri në Strasburg  të janarit 2007,  ku Këshilli i Evropës nuk e votojë  Rezolutën për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës. Në këtë mënyrë prapë që dëshirojnë Kosova t’iu mbetet koloni klasike e tyre!

       Në vazhdim do të propozoj disa nene që duhet t’i  përmbajë dokumenti i z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës.                      

         Dokumenti i z .Marti Ahtisari për Statusin e Kosovës, duhet të përmbajë:

                                                         I. Dispozitat e Përgjithshme

 

        Kosova është shtet sovran i pavarur, demokratik dhe social.

        Sovraniteti  në Kosovë në fazën e parë kalimtare do ta ushtrojnë populli i Kosovës në bashkëpunim me ShBA-të dhe aleatët e saj,  e në pajtim me Kartën e OKB-së, Deklaratën  e Përgjithshme për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Deklaratën për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonial të OKB-së, dhe të akteve tjera pozitive të së drejtës ndërkombëtare  si dhe me këtë Kushtetutë.

       Sovraniteti buron nga populli, si dhe i takon atij.

        Populli e realizon  pushtetin nëpërmjet përfaqësueseve të zgjedhur në mënyrë demokratike  në  zgjedhjet e lira, me referendum dhe në forma të tjera të shprehjes së lirë.

                                              Neni 2

      Territori i Kosovës është i pandashëm dhe  i patjetërsueshëm  në kufijtë e saj të pasluftës së Dytë botërore në sipërfaqe prej 11.960 km2, në fazën kalimtare, kurse kufijtë përfundimtar dhe etnik të popullit shqiptar janë ata që kanë ekzistuar para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 në sipërfaqe prej 32.960 km 2.

      Kufijtë e Kosovës mund të ndryshohen vetëm me vullnetin e popullit, të shprehur në referendum apo ndërmjet përfaqësuesve të vet në pajtim me Kushtetutën.

      Sovraniteti i Kosovës shtrihet mbi sipërfaqen e saj tokësore, ujore dhe në hapësirën ajrore.

      Parlamenti i Kosovës ka të drejtë t’i kërkoi territoret e veta, të cilat iu janë shkëputur padrejtësisht, që t’i kthehen në mënyrë paqësore e demokratike.

                                             Neni 3

      Në Kosovë, ligjet duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe me aktet pozitive të të drejtës ndërkombëtare, ndërsa aktet e tjera juridike dhe me kushtetutë dhe me ligjin.

      Secili është i detyruar t’i përmbahet kushtetutës dhe ligjit dhe t’i respektojë, si dhe realitetin e krijuar në Kosovë.

      Formimi i partive politike dhe i asociacioneve të tjera politike është i lirë dhe duhet të jenë në pajtim edhe me numrin e popullsisë dhe sistemin juridik të Kosovës.

      Partitë politike dhe asociacionet formohen dhe veprojnë sipas parimit territorial.

      Nuk lejohet veprimtaria e një partie politike apo e ndonjë asociacioni tjetër, e cila nuk është e regjistruar në Kosovë dhe me programin ose me veprimtarinë e vet e vë në rrezik rendin demokratik – kushtetues, pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

                                          Neni 4

      Forcat e Armatosura të Kosovës e ruajnë dhe e mbrojnë sovranitetin dhe pavarësinë e hapësirës së Kosovës në bashkëpunim me forcat e NATO-s dhe KFOR-it.

      Sistemi i mbrojtjes së hapësirës së Kosovës rregullohet me ligj.

      Forcat e Armatosura të ShBA-ve dhe të aleatëve të saj mund të qëndrojnë dhe të kenë baza në territorin e Kosovës edhe pas përfundimit të administrimit të Kosovës nga organizmat e komunitetit ndërkombëtar.

      Mënyra, vendi,afati i qëndrimit, numri i forcave,gjinia ushtarake dhe arsenali ushtarak i forcave nga paragrafi 2 i këtij neni rregullohet me marrëveshje ndërmjet institucioneve përkatëse të Kosovës dhe ShBA-ve.

 

               II. Liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit

                                              Neni 5

      Qytetarët e Kosovës kanë të gjitha të drejtat dhe liritë, pavarësisht nga raca, ngjyra e lëkurës, gjuha; përcaktimi kombëtar,fetar,partiak, gjinia, pasuria,përgatitja arsimore dhe përcaktimet e tjera.

      Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

                                            Neni 6

      Në Kosovë,pjesëtarët e të gjitha kombeve dhe pakicave janë të barabartë.

      Pjesëtarëve të të gjitha kombeve dhe pakicave u garantohen liria e deklarimit të përkatësisë kombëtare, përdorimi i lirë i gjuhës dhe i shkrimit të tyre dhe autonomia kulturore.

                                           Neni 7

      Liritë dhe të drejtat mund të kufizohen vetëm me ligj për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e njerëzve të tjerë si dhe rendin juridik shtetëror, moralin dhe shëndetin publik.

                                           Neni 8

      Gjatë kohës së gjendjes së luftës ose të një kërcënimi të drejtpërdrejtë për pavarësinë dhe unitetin e Kosovës ose të fatkeqësive të mëdha natyrore, liri dhe të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe akte përkatëse të institucioneve ndërkombëtare, mund të kufizohen. Për këtë vendos me shumicën e dy të tretave të të gjithë deputetëve, dhe në rast se Kuvendi nuk mund të mblidhet. Kryetari i Kryesisë së Kosovës do të vendosë.

      Shtrirja e një kufizimi të tillë duhet të jetë në përshtatje me natyrën e rrezikut.

                                      Neni 9

      Garantohet e drejta për ankim kundër akteve juridike individuale të dhëna në procesin e shkallës së parë në gjykatë ose në organe të tjera kompetente.

      E drejta për ankim mund të mohohet përjashtimisht në rastet e përcaktuara me ligj, në rast se është siguruar një mbrojtje tjetër juridike.

                                      Neni 10

      Aktet individuale të administratës shtetërore dhe organeve që kanë pushtet publik duhet të jenë të bazuara në ligj.

      Garantohet kontrolli gjyqësor i ligjshmërisë së akteve të veçanta të autoriteteve administrative dhe të organeve qe kanë pushtet publik.

                                       Neni 21

      Kush shkel dispozitat e kësaj Kushtetute për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit përgjigjet personalisht dhe nuk mund të shfajësohet me justifikimin e një urdhri epror.

 

      III. Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore

                                     Neni 22

      E drejta e pronësisë është e garantuar.

      Pronësia bart detyrime. Mbajtësi i të drejtës së pronësisë dhe ata që përfitojnë prej saj detyrohen të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme.

      Shtetasi i huaj mund të fitojë të drejtën e pronësisë në kushtet e caktuara me ligj.

      E drejta e trashëgimisë është e garantuar.

                                    Neni 23

       Në interes të Kosovës pronësia mund të kufizohet ose të merret me ligj duke e shpërblyer sipas vlerësimit të tregut.

      Liria e sipërmarrjes dhe të drejtat e pronësisë mund të kufizohen përjashtimisht me ligj për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e Kosovës,natyrën,ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve.

                                     Neni 24

    Secili është i detyruar të marrë pjesë ë  mbulimin e shpenzimeve publike,  në përputhje me  mundësitë e tij  ekonomike!

    Sistemi tatimor bazohet në parimet e barazisë dhe të drejtësisë.

                                   Neni 25

      Arsimi fillor është i detyrueshëm dhe jepet falas.

      Secili në kushte të barabarta,mund të ndjekë arsimin e mesëm dhe të lartë në përputhje me aftësitë e veta.

                                   Neni 26

      Autonomia universitare është e garantuar.

      Universiteti vendos në mënyrë të pavarur për organizimin dhe veprimtarinë e tij, në përputhje me ligjin.

                                   Neni 27

      Liria e krijimtarisë shkencore,kulturore dhe artistike është e garantuar.

      Kosova inkurajon dhe ndihmon zhvillimin e shkencës,kulturës dhe artit.

      Kosova mbron vlerat shkencore,kulturore dhe artistike si vlera shpirtërore kombëtare.

      Garantohet mbrojtja e të drejtave morale dhe materiale që rrjedhin nga krijimtaria shkencore, kulturore, artistike, intelektuale dhe nga çdo krijimtari tjetër.

      Kosova inkurajon dhe ndihmon përkujdesjen për kulturën fizike dhe sportin.

                                  Përfundim

      Të nderuar zyrtarë të faktorit ndërkombëtar dhe vendor, Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës i dt.02 shkurt 2007, nëse nuk ndryshohet dhe plotësohet me vërejtjet dhe synimet që janë dhënë është i dështuar që në fillim(start). Ngase nuk bën zgjidhje as për së afërmi të çështjes së Kosovës, në pajtim me shkencën e historisë (realitetin e së kaluarës dhe me perspektivën e shqiptarëve dhe të rajonit Ilirik në të ardhmen), me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk i shërben: paqes, drejtësisë, barazisë,demokracisë dhe stabilitetit të gjendjes në Iliri (Ballkan). Përkundrazi, i joshë epshet nacional-shovensite dhe ekspansioniste të shteteve fqinje për krime, shkatërrime,dëbime dhe kolonizime të reja ndaj popullit dhe hapësirës shqiptare, veçmas serbo-malazezët, si dhe bëhet bazë për kriza dhe vatra lufte edhe në rajone të tjera të Evropës e më gjerë.

      Ndërkaq, asaj kategorie të qytetarëve dhe të subjekteve politike dhe shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë, posaçërisht Ekipit negociator të Kosovës që pajtohen me dokumentin e Ahtisarit, iu tërhoqi vërejtjen se janë,duke vepruar,siç thotë populli, si : “gomari kur e ka ngrënë,ariu pjesëve të trupit, e thonte ishalla jam ëndërr, derisa ia ka ngrënë edhe zemrën”.

      Propozoj që tërë procesin e statusit të drejtë të Kosovës – njohjen dhe garantimin e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran në sipërfaqe prej 11.960 km 2 dhe te negociohet me Serbinë për 22.000 km 2, ta përcjellë, udhëheqë dhe mbikëqyre implementimin e procesit të pavarësisë e sovranitetin e Kosovës, ta bëjnë ShBA-të me aleatët e saj. Ngase kanë kontribuar më së shumti për realitetin e krijuar dhe janë shtetet më humane dhe demokratike në botë. Pastaj,  mënyra dhe procedura e deritashme e udhëheqjes nga faktori ndërkombëtar në Kosovë nuk është treguar i suksesshëm  në pavarësimin  e Kosovës; ta obligoni Serbinë dhe serbo-malazezët që ta njohin dhe pranojnë  realitetin e  krijuar në Kosovë; kanë institucionalizuar korrupsionin dhe mafiozitetin; nuk kanë treguar sukses në planifikimin  dhe rregullimin e vendbanimeve dhe të hapësirës; mbrojtjen,  rivitalizimin dhe rikultivimin e ambientit jetësor; në trajtimin e drejtë të trashëgimisë monumentale; evidentimin dhe verifikimin e pronësisë; luftimin e kontrabandizmit, veçmas me paluejtshmërit;  privatizimin e keqpërdorën duke e shëndërruar në shitje klasike dhe  tenderim reketash;  në luftimin e varfërisë dhe të dallimit në zhvillim në mes të pasurëve dhe të varfërve, politikë e dobët të punësimit dhe as në luftimin e nepatizmit e të shkeljes së ligjit. Në fund propozimi i dokumentit-pakoja e z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës, nuk  përkon me realitetin dhe ardhmërinë-stabilizimin e qëndrueshëm të rajonit etj. Si i tillë duhet të ndryshohet dhe plotësohet në pajtim me vërejtjet dhe sygjerimet e dhëna.                           

Kthehu ne fillim 

__________________________________________

Barometri diplomatik

PLANI I AHTISARIT ËSHTË NË NIVELIN E AUTONOMISË  SË KRAHINËS SË KOSOVËS

SIPAS KUSHTETUTËS SË VITIT 1974(!)

 

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Më 20.02.2007

___________________________________

*) “Peace, commerce and honest friendship with all nations – entangling alliances

with none.” (Thomas Jefferson)

 

 Këtë maksimë  aksiomatike  të filozofisë politike  dhe diplomatike të ish-Presidentit të Amerikës, Thomas Jefferson, duhet ta ketë marrë në konsideratë çdo pushtet shtetëror, që do të inaugurohet në Kosovë, e sidomos qeveritarët dhe parlamentarët e tanishëm të Kosovës me në krye Fatmir Sejdiun, të cilët si duket ende nuk e kanë të qartë sa dhe, si duhet se “pavarësia e kushtëzuar” është në shpërputhje të plotë me të drejtën historike dhe me të drejtën  ndërkombëtare, të drejta këto që përbëjnë fundamentin kryesor të shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës. Për më tepër hostoriku juridik i derisotëm i së drejtës ndërkombëtare, si dhe dispozitat e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuar nuk e njohin nocionin “pavarësi e kushtëzuar” ngase në tërësinë lëndore të tyre nuk është sanksionuar një “standard” i tillë, i cili në thelb nuk është institucion, as parim, as normë e as rregull  juridike ndërkombëtare, por thjesht është një kategori  e sajuar politike, natyrisht për qëllime dhe për interesa të ndyrshme politike të fuqive të  dikurshme evropiane dhe të Serbisë kolonialiste gjenocidale.                         

***

 Para se t’i pasqyrojmë  difektet lëndore të “pavarësisë së kushtëzuar”, të diktuar nga OKB-ja, BE-ja dhe Grupi i Kontaktit për Kosovën, është  e moralshme, e drjetë dhe, mbi të gjitha  e oblugueshme, që “aminaxhinjtë”-mbështetësit e saj të “kupolës politike” zyrtare të Kosovës (qeveritarët, parlamentarët, kryetarin e Kosovës, Fehmi Sejdiun, si dhe anëtarët e grupit kapitullues të kontaktit) t’i rikujtojmë se Kosova nuk është kurrfarë servisi, as kurrfarë prone private e “elites sunduese në pushtet”, as  e “biznismenëve” të Prishtinës  dhe të Beogradit (të pasuruar materialisht dhe të avancuar politikisht në relacione zonale, rajonale dhe evro-ndërkombëtare në kurriz të shqiptarëve dhe të Kosovës së Shqipërisë Etnike), por është pronë e patjetërsueshme dhe e ligjshme  e  popullit shqiptar të Kosovës. Prandaj, “lojërat e pakufijshme”  të cinizmit politik, diplomatik dhe propagandistik me bazë të  superstrukturës dhe të infrastruktures së  sovranitetit kolonial shekullor të Serbisë mbi Kosovën, tanimë, ka ardhur çasti vendimtar historik, që të marrin fund përgjithmonë, sepse Kosova (historikisht, juridikisht dhe politikisht) i plotëson të të gjitha kushtet, që të jetë shtet sovran dhe i pavarur, sikurse të gjitha shtetet e tjera të pavarura në Ballkan

Me gjithë vlerësimin pozitiv politik të qarqeve të larta zyrtare të Prishtinës se “Drafti  i propozuar nga Marti Ahtisari është i pranueshëm për qeverinë dhe për parlamentin e Kosovës”, për shkak se, sipas tyre “qenka bazë e qëndrueshme  për krijimin e shtetit të  ri të Kosovës”, juridikisht ky konstatim politiko-propagandistik, është i gabueshëm ngase është e kundërta, me gjithë pasqyrimin e “elementeve shtetërore”, të parashikuara në përmbajtjen e draftit të theksuar. Kundërargumenti (i) : - Elementet shtetërore: Flamuri, Qeveria dhe Parlamenti nuk  përbëjnë tërësinë e bazës juridiko-kushtetuese të një shteti të pavarur dhe  sovran, përderisa ai shtet të mos njihet ndërkombëtarisht nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Në favor të këtij konstatimi flet edhe kjo paradigmë ilustruese konkrete : - Sipas Kushtetutës së vitit 1974 të KSAK dhe të Kushtetutës  së RSFJ-së po të të njëjtit vit, Kosova kishte elemente të shtetësisë, sepse kishte: Qeverinë, Kuvendin dhe Flamurin, por nuk ishte  shtet në kuptimin e  mirërfilltë sipas së drejtës  së brendshme dhe asaj  ndërkombëtare mbase nuk kishte të gjitha  kompetencat dhe atributet përkatëse  juridike dhe shtetërore, sikurse republikat e tjera të RSFJ-së: Kroacia, Sllovenia, Bonja e Herecegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, domethënë nuk kishte as sovranitetin e jashtëm as të brendshëm mbi popullin dhe territorin e saj,  por  ishte vetëm një  krahinë e varur  me  elemente autonome nën  sovranitetin e plotë  shtetëror dhe territorial të ish-RSFJ-së, përkatësisht të Republikës së Serbisë.  Në këtë vështrim, sikurse Krahina Socialiste Autonome e Kosovës(1974) të kishte qenë shtet më vete sikurse republikat e tjera të theksuara, atëherë, mirëfilli ajo do ta ruante dhe, ndërkohë, do ta avanconte një status të tillë  të pushtetit  shtetëror sipran ( sovreignty), ashtu sikurse  republikat e tjera të ish-RSFJ-së. Mirëpo, meqë ajo ishte një krahinë me autonomi të kushtëzuar (pa ushtri dhe pa siguri kombëtare shqiptare  etj.), ajo  u pushtua me forcë dhe me gjenocid nga regjimi policor-ushtarak i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989), regjim ai, i cili edhe e zhveshi atë tërësisht nga “elementet autonome”, që i gëzonte me Kushtetutën e theksuar të vitit 1974.

Përkufizimi i shtetit

 Sipas së drejtës ndërkombëtare tre janë atributet thelbësore që përbëjnë nocionin e shtetit: (1) Populli, (2) Territori dhe (3) Sovraniteti. Megjithëse Kosova i plotëson këto tri kushte parësore që përbëjnë bazën juridko-kushtetuese dhe politike të shtetit, Plani i OKB-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që identifikohet me emrin e “auotrit” Marti Ahtisari ( emisar special i OKB-së) është në kolizion me këtë përkufizim juridik ndërkombëtar, sepse në mënyrë arbitrare dhe pa të drejtë ka përjashtuar  njohjen e institutit të sovranitetit të Kosovës nga dispozitat juridike të përmbajtjes së draftit të tij. Ky është difekti dhe hendikepi kryesor i Planit të Ahtisarit, i cili u bë publik për opinion më 2 shkurt të vitit 2007.

Pse autorët dhe strategët specialistë ndërkombëtarë, të cilët kanë marrë pjesë në hartimin e Planit të Ahtisarit, e kanë përjashtuar institutin e sovranitet? – Përgjigja është shumë e thjeshtë: (1) Që Kosova edhe më tej (domethënë në mënyrë të paafatizuar) të jetë  “plaçkë” lukrative nën protektoratin ndërkombëtar (sipas dispozitave të draftit punues të Marti Ahtisarit, parashikohet që Kosova të jetë nën protektoratin e Bashkimit Evropian/BE/, si dhe  të forcave ushtarake të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO); (2) Sepse me njohjen e  sovranitetit, Kosova de facto dhe de jure do shkëputej përgjithmonë nga varësia e sistemit kolonial shtetëror të Serbisë; (3) Sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, Kosova do të fitonte ligjërisht subjektivitetin e saj juridik ndërkombëtar. Pra, me njohjen e sovranitet -it si pushtet sipran i shtetit të Kosovës, në territorin e Kosovës do të përjashtohej çdo ushtrim  dhe mbikëqyrje e pushtetit shtetëror  të ndonjë shtetit të huaj. Kjo do të thotë se  me njohjen e sovranitetit, Kosova do të fitonte pavarësinë e saj të plotë, jo “pavarësinë e kushtëzuar”, ashtu siç figuron në dispozitat e Planit të Marti Ahtisarit. Andaj, shikuar gjithanshmërisht dhe thellësisht  konkluzionet “juridiko-kushtetuese” të Planit të Ahtisarit  për Kosovën del se : “ Është e patolerueshme që një shtet ta lërë fatin e tij në dorën e  vendimeve dhe të veprimeve të një shteti tjetër, sado mik qoftë ai...”(Henry Kisinger, Diplomacy,1999, f.604).

Pra, “pavarësia e kushtëzuar” e Planit të Marti Ahtisarit nuk përbën  bazën reale juridike dhe shtetërore të Kosovës së pavarur me subjektivitet juridik ndërkombëtar, por është vetëm një kompromis politik midis Kosovës dhe Serbisë Kolonialiste nën tutelën e përkohshme ndërkombëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Pra, në rastin konkret, kryetari Fehmi Sejdiu, Parlamenti, Qeveria dhe “Grupi negociues” i Kosovës ( edhe pse  me “arsyetimet” e tyre  e kanë mbështetur Planin e Ahtisarit, si version të  pranueshem ngase sipas  shpejgimit të tyre “juridik-kushtetues” ai përbën “bazën e mirë” për krijimin e shtetit të ardhshëm të Kosovës), populli shqiptar nuk duhet ta pranojë atë “draft pune” po qe se ai nuk do të ndryshohet dhe  plotësohet me sanksionimin e njohjes së vetëvendosjes së jashtme, e drejtë dhe parim juridik ndërkombëtar ky, që nënkupton legalzimin e plotë të  pavarësisë dhe të sovranitetit shtetëror të Kosovës.

 Tanimë, për çdo  jurist, politikan dhe diplomat normal shqiptar,  është bërë krejtësisht  e qartë  dhe më se e kuptueshme se faktorët relevantë evro-ndërkombëtarë, të involvuar në zgjidhjen e statusit të Kosovës (SHBA, OKB, BE dhe NATO) me “arsye” fuqimisht dhe pa rezervë e kanë mbështetur Planin e Marti Ahtisarit për Kosovën, sepse  në thelb përmbajtja e tij politiko-juridiko kushtetuese është në favor të arritjes së kompromisit politik, e jo të zgjidhjes së drejtë dhe përfundimtare të konfliktit kolonial shekullor serbo – shqiptar në Ballkan.

Me  gjithë  reagimet kundërshtuese dhe kontradiktore fillestare të  propagandës së Beogradit zyrtar  dhe të Kishës Ortodokse Serbe, s’ka dilemë se këtë lloj kompromisi politik, pala serbe dhe mbështetësit e saj tradicionalë (në radhë të parë Rusia cariste hegjemoniste), së fundi, do ta përqafojnë  pa asnjë kundërshtim ngase realisht, edhe nuk mund të ketë kompromis tjetër më oportun për Serbinë gjenocidale veç  tij, sepse  shqiptarëve (90%) sërish po iu mohohet e drejta historike dhe juridike ndërkombëtare mbi territorin e Kosovës, si pjesë e pandashme e tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike.

Se “pavarësia e kushtëzuar” e Kosovës, e parashikuar në Planin e Marti Ahtisarit e Kosovës fuqizon kontinuitetin e padrejtësisë njëshekullore ndaj shqiptarëve, në radhë të parë provojnë faktet dhe argumentet historike, se Kosova kurrnjëherë nuk ka qenë territor legjitim, as legal i Serbisë, por i Shqipërisë Etnike. Këtë  konkluzion tonin, ndër të tjera, e provon edhe ky konstatim i ri, objektiv dhe  shkencor  i historianes serbe Prof.Dr. Dubravka Stojanoviq, mësimdhënëse në Fakultetin Filozofik të Beogradit, e cila  shkruan se “  Në  Luftën e Parë Ballkanike më 1912, Serbia  ushtarakisht shumë shpejt hyri në Kosovë, në Sanxhak dhe në një pjesë të Maqedonisë, ku  1 milion joserbë dhe territoret e tyre ia aneksoi shtetit serb.” (THB1NL, 3 Februar, 2007). Sipas kësaj historianeje  serbe me prirje dhe me përcaktim socialdemokrat të ideve të programit  Partisë Socialdemokrate të Dimitrije Tucoviqit, “Lufta e Parë Ballkanike për popullin serbt ishte një nga çastet më të rëndësishme të historisë së tij , kurse për shqiptarët e njëjta luftë ishte trauma më madhe e historisë së tyre, sepse me vendimin  dhe me  mbështetjen e Fuqive të Mëdha të Evropës populli shqiptar u copëtua në dy pjesë, kështu që Kosova padrejtësisht iu aneksua  Serbisë”. (RSE,22.11.2002).

Historikisht, ky është një nga shkaqet dhe arsyet kryesore pse  populli shqiptar i Kosovës nuk duhet t’i bëjë asnjë koncesion Serbisë, kur është fjala për zgjidhjen përfundimtare të statusit kolonial të Kosovës nga se kjo është tokë dhe pronë legjitime dhe legale e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike e jo, kursesi pjesë e territorit integral të Serbisë, ashtu siç ka gënjyerë dhe, sot ende po gënjen në  mënyrën më të paturshme dhe të rafinuar historiografia  dhe politika falsifikatore e regjimeve të deritashme  shtetërore të Serbisë dhe e Kishës gjenocidale serbomadhe.

Argumentet historike, juridike dhe poltiike ndërkombëtare të derisotme (1912-1999) dëshmojnë qartazi se Kosova pothuajse 100 vjet ka pasur statusin kolonial nën sundimin e egër të Serbisë gjenocidale hegjemoniste. Prandaj, as qeveria e as parlamenti i Kosovës e as mediatorët e bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë asnjë të drejtë morale, as ligjore, që  në emër të ndonjë “pavarësie të kushtëzuar” të  nënshkruajnë asnjë kompromis me Serbinë në dëm të së drejtës së jashtme të vetëvendosjes së shqiptarëve, sepse Kosova është shqiptare, jo serbe.

Problemi është  sesi të zgjidhet statusi kolonial i Kosovës shqiptare, jo “problemi minoritar”  serb (8%). Pra, s’ka dyshim se e meta kryesore e planit të Marti Ahtisarit për Kosovën, është pikësëpari injorimi i së drejtës historike të shqiptarëve mbi Kosovën ngase në asnjë rresht të paragrafëve dhe të dispozitave të tij nuk figuron trajtimi i shkurtër  i komponentit historik i  Kosovës si çështje koloniale (1912-1999), por vetëm si problem politik me “background” të ri, të vendosur në hapësirë dhe kohë që nga shthurja e Jugosllavisë  komuniste të Josip Broz Titos(1945-1990), përkatësisht e “Jugosllavisë” (Serbia+Mali i Zi)  nacionalsocilaiste fashiste dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit dhe pasaradhësve aktualë të tij “properendimorë” siç janë Vojislav Koshtunica (premier i Serbisë), Boris Tadiq(kryetar i Serbisë) etj. Një çasje e këtillë fragmentare, domethënë pa pasqyrimin e integrales historike dhe të komponentit të së drejtës ndërkombëtare të Kosovës shqiptare, e mjegullon  dhe e vë në pikëpyetje identitetin e mirëfilltë indigjen të Kosovës dhe të shqiptarëve, gjë që kjo në kuptimin formal  juridiko-historik, direkt dhe indirekt, haptazi dhe fshehurazi  favorizon dhe  fuqizon  ndërrimin e tezave politiko-propagandistike dhe pseudoshekncore serbomëdha, se “Kosova ka qenë serbe, jo shqiptare”(!)

Këtë konkluzionin tonin e provojnë edhe  këta kapituj të Planit të  Marti Ahtisarit: (1)“decentralizimi”;(2) njohja e “autonomisë ekstraterritoriale  e më se 40  zonave lokale  të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë “dhe (3) “krijimi i komunave  etnikisht të pastra serbe”, që gëzojnë të drejtën  e lidhjeve speciale të  bashkëpunimit, të financimit, të ndihmës teknike, arsimore, kulturore, ekonomike, financiare, shëndetësore etj. me Serbinë, ku të gjitha këto institucione përbëjnë bazën e qëndrueshme juridiko-kushtetuese të njohjes së entitetit të veçantë serb 8% dhe të autonomisë së tij politike, kulturore dhe territoriale sikurse në rastin e krijimit dhe të njohjes së entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë.

S’ka dilemë se ky farë “sistemi juridik” i Marti Ahtisarit pikësëpari është në kundërshtim me  standerdet e multietnikes,të multipluralizmit dhe demokratizimit të  Kosovës ngase nga aeroplani shihet se është në favor të “Planit B”, që teorikisht dhe praktikisht do të thotë ndarjen-copëtimin e  territorit etnik shqiptar të Kosovës në llogari të “bashkësisë së re” serbe 8% , të Kishës Ortodokse Serbe dhe të Serbisë.

Sipas  dispozitave të përgjithshme dhe të veçanta të Planit të Ahtisarit, parashikimi i njohjes së entitetit serb 8% me atributet e autonomisë politike dhe territoriale kantonizuese të tij në kuadrin e  tërësisë territoriale të Kosovës, është në kundërshtim flagrant me të drejtën e vetëvendosjes, sepse një ndarje e tillë me kufijë kantonalë mbi baza të pastra etnike të  “dy bashkësive”  shqiptare dhe serbe ka karakter segregues dhe izolues e jo karakter multietnik, as pluralist, as demokratik e as paqësor, ashtu siç sajuar në përkuifizimin e  Marti Ahtisarit satusi i ardhsëm i Kosovës se “Kosova do të një shoqëri multietnike, ku do të sundojë ligji, demokracia, si dhe respektimi i të derjtave  themelore të njeriut sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, që të gjitha këto  atribute do të promovojnë ekzistencën paqësore dhe prosperitetin e të gjithë banorëve të saj.” (Rezyme përmbledhëse, Hyrja).

Së fundi,(pa  elaborimin taksativ të dobësive dhe të metave të tjera) Projektplani i prezentuar i  Marti Ahtisarit (po qe se  do të miratohej si tillë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara)  do të ketë gjasë të “mbijetojë” në praktikë, vetëm nëse Kosova të jetë përgjithmonë nën mandatin e protektoratit ndërkombëtar të  Bashkimit Evropian (BE). Ndryshe ai nuk do ketë asnjë gjasë reale, që të funksionojë e  as të provohet  në teori, as në praktikë si i tillë, sepse shqiptarët (mbi 90%) nuk do të pajtohen kurrë me “standadet”  evro-ndërkombëtare të copëtimit të integritetit territorial dhe gjeopolitik të Kosovës  që historikisht dhe ligjërisht i përket vetëm shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike.

Këtë fakt dhe realitet të pashmangshëm, duhet ta kenë mbajtur parasysh si  pala negociuese shqiptare e Kosovës, ashtu edhe  i dërguari special i KS të KB-së, Marti Ahtisari së bashku me  të gjithë aktorët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, të involvuar në zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës.

 

   Kthehu ne fillim 

_____________________________________

N´MË MASHTROFSH DY HERË HALLALL TË QOFTË!

Shkruan: Rakip MEGJUANI
Prishtinë 17.02.2007

Një fjalë e urtë popullore - gjakovare thotë: “N’ më mashtrofsh njëherë nuk ta bëjë hallall, n’ më mashtrofsh dy herë hallall të qoftë.” Udhëheqësit tanë qindra-mijëra herë e mashtruan popullin këto vite. Populli nuk ka faj, fajin kryesor bashkë me udhëheqësit tanë e kanë edhe mediumet tona të shkruara dhe elektronike sidomos tri TV-të kryesore, pjellë e tyre. Vetëm Radio Kosova e lirë dhe gazeta javore (tash mujore), Çlirimi kanë qëndruar kombëtarisht e pak mediume pjesërisht si R. Kosova, R. Dukagjini, R.Top Kosova me emisionet kontaktuese ku kemi patur të drejtë të kyçemi si dhe gazeta Epoka e Re dhe Kosova Sot janë më në nivel. Udhëheqësit e LDK-së e mashtruan popullin kinse pavarësia e Kosovës është arritur me 1991 kurse udhëheqësit e PDK-së e mashtruan popullin se pavarësia e Kosovës është definuar që në Konferencën e Rambujes me UÇK-në.

Jo zotërinj të LDK-së, për pavarësinë, referendumin dhe Rugovën është votuar edhe gjatë luftës 1998 në prezencë të forcave serbe. Ashtu ju udhëheqës të PDK-së, në Rambuje - Francë delegacioni i Kosovës para se të shkojë atje e ka ditur - e ka patur dokumentin në 10 pika të panegociueshme për jo-pavarësi as ushtri e as referendum, por nën SMZ. Vitin e kaluar Mali i Zi u nda nga Serbia. Ashtu tash dokumenti – pakoja e Ahtisarit është i panegociushëm vetë keni pranuar kot mundoheni ta mashtroni popullin që mund të ndryshoni diçka. Ashtu si në Rambuje është gati i njëjti ekip edhe tash për negociata me Serbinë, atëherë kryesues ishte Thaçi. Ju zotërinj udhëheqës të krahut luftarak PDK dhe AAK nuk formuat rastësisht partitë, por e keni ditur që nuk do të ketë ushtri, siç nënshkroi Thaçi çarmatosjen e saj qershor 1999. Krejt këto mashtrime sidomos të katër partive të mëdha tash i zbuloi edhe pakoja e Ahtisarit. Nuk është e vërtetë që pakoja e Ahtisarit vetëm emrin nuk e ka pavarësi, por është e vërtetë që me kushtetutën e 1974-tës Kosova vetëm emrin nuk e ka patur republikë.

Ja dy min. të shtetësisë të viteve ‘70-80-ta: KSAK në kuadër të politikës të RSFJ dhe të traktateve ndërkombëtare realizon bashkëpunimin dhe zhvillon marrëdhënie me organet e organizatat e shteteve të tjera dhe me organet e organizatat ndërkombëtare shih Kushtetuta e KSAK – Parime themelore VIII. Mbrojtja popullore është e drejtë dhe detyrë e pacenueshme dhe e patjetërsueshme e kombeve dhe e kombësive, e njerëzve punues dhe e qytetarëve të KSAK-së që të mbrojnë pavarësinë, sovranitetin, tërësinë territoriale, dhe rregullimin shoq. e pol. të RSFJ-së të përcaktuar me Kushtetutë Kreu VII neni 259. Banka e Bashkuar e Kosovës e pavarësuar me 1971. ka bashkëpunuar me të gjitha bankat e botës me më shumë se 200 banka të jashtme dhe me Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim në Uashington. 1972 Kuvendi i Kosovës mori vendim për formimin e organizatës pun. krahinore për tregti të jashtme Export-Import Kosova “Eximkos” Prishtinë. Eximkos kishte përfaqësitë e veta në botë. Exporti ishte më i madh se Importi nga 861 ndërmarrje punonin 238 mijë punëtorë. Ku mbetën tash këto ndërmarrje dhe ata të punësuar etj.

Deputetët në Parlamentin e Kosovës nuk e hodhën poshtë planin e Ahtisarit megjithëqë patë kritika të ashpëra, planin e kundërshtuan Numan Baliq i cili tha merruni vesh edhe me Albin Kurtin, pastaj Sabit Rrahmani, Bislim Hoti , Xhevdet Neziri sesa shumica e deputetëve . Ky kuvend i ngjason atij me 1945 dhe 1989 kur dihet atëherë çfarë presione policore e ushtarake serbe kanë patur deputetët përreth parlamentit dhe brenda. Sipas këtyre udhëheqësve kinse çdo gjë paska filluar me ta sidomos në vitet e 90-ta. Jo zotërinj ish-udhëheqësit 1945 -1989 edhe ata kanë luftuar dhe kanë qenë në burg nga fashizmi e kanë përkrahur Konferencën e Bujanit e fituan kushtetutën rreth 20 vite që ishte. Në enklavat e tashme serbe, ka patur shkolla të mesme e fillore shqipe. Serbët iu patën ankuar Titos kinse për shpërnguljen e tyre nga Kosova, Tito ua ktheu është e drejtë e çdokujt të jetoj ku të do, serbët nuk po shpërngulen nga Jugosllavia. Tash pakoja e Ahtisarit parasheh kthimin e serbëve gjer më 1998 dhe të atyre të ardhur nga Bosnja e Kroacia 1995–1998. 61 490 serbë shih libri J. Osmani Kolonizimi Serb i Kosovës bot. 2000 Prishtinë. Po aq serb gati kishin ardhur në Kosovë 1918–1921 e po aq 1945–1965. Ky është kolonizim i katërt ndërkombëtar në vend të Serbisë. Në rast se pas 1999 janë shpërngul serbët janë ata nga Kroacia dhe Bosnja që patën ardhur 95 – 98 shih libri H. Islami Studime Demografike bot Prishtinë 2005. Iniciativa Evropiane për Stabilitet në Ballkan (ESI) përsëri bënë me dije se nga Kosova janë larguar 65 mijë e jo 200 000 serbë sa thonë autoritetet e Beogradit përf. cit. Po e zëmë sikur Kosova të bëhet shtet çfarë shteti është kur komunat serbe kanë të drejtë lidhje me Serbinë dhe në doganat e Kosovës sipas decentralizimit.

Në pako parashihen republika kishtare serbe ku këto kisha ishin shqiptare dhe kanë të drejtë ti kenë me qindra ha. Më shumë se para reformës agrare ku 11 manastire, kisha kishin 1447 ha, këto pas reformës agrare në kohën e monizmit kishin 184 ha shih libri H. Kasumi “Bashkësitë fetare në Kosovë” bot. 1988 Prishtinë. Pakoja e Ahtisarit e bllokon edhe Parlamentin e Kosovës me votat e 2/3 të serbëve etj. Anekse, nene pa i përmendur vetëm këto tri sipas kësaj pako në Kosovë po formohen 2 minishtete serbe njëra fetare, tjetra institucionale me komuna donë të thotë bllokimi i Kosovës territorialisht dhe institucionalisht, prandaj pakoja është dashur të mos pranohet në Kuvendin e Kosovës. Mos mundohen udhëheqësit tanë sdm. ekipi negociator më ta mashtrojë popullin si kinse Serbia nuk e pranoi etj. pallavra. Serbia nuk e pranoi, ajo e donë Kosovën krejt bile pa shqiptarë si Milosheviqi e tjerët krejt ose hiq siç ka vepruar Serbia sidomos që nga fillimi i shekullit 18 që i shpërnguli shqiptarët nga pashallëku i Beogradit dhe me 1978 nga Sanxhaku i Nishit ku në këtë kohë Serbia kishte rreth 37 mijë km? kurse tash ka rreth 80 mijë km? në tokat shqiptare nga këtu është dashur delegacioni i Kosovës të ngulë këmbë që nga Konferenca e Rambujes.

   Kthehu ne fillim 

______________________

PESËDHJETË E TETË VËREJTJE NË PESËDHJETË E TETË FAQE

TË PROPOZIMIT TË AHTISAARIT

Shkruan: Mehmet HAJRIZI, Veprimtar

Më 14.02.20067, Prishtinë

 

  1. Kosova do të jetë shoqëri (duhet: shtet, entitet, vend)
  2. Kosova do të jetë shoqëri shumetnike ( me 7-8 % pakica kombëtare?)
  3. Autoritet publik ( duhet: shtetëror, të pushtetit, institucional)
  4. Banorë ( duhet: shtetas, qytetarë)
  5. Kosova do të ketë të drejtën për të kërkuar ( a i aprovohet?) anëtarësim në organizata (  cilat? ) ndërkombëtare.
  6. Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë gjuha shqipe dhe serbe.( edhe aty ku s’ka serbë?)
  7. Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta kombëtare, ( duhet: shtetërore) 
  8. Autoritetet kompetente ( duhet: të pushtetit shtetëror) 
  9. Komunitete ( terminologjia duhej të ishte si në vendet tjera: popull dhe pakica kombëtare ose minoritete)
  10. Komunitetet do të kenë të drejta të veçanta, ( nuk do të reflektohen mirë të drejtat e tilla)
  11. Refugjatët dhe personat e zhvendosur (persona të zhvendosur nga Kosova, janë quajtur refugjatët kosovarë në ish Jugosllavi, ose në Serbi, për shkak të sovranitetit jugosllav mbi Kosovën, sipas Rezolutës 1244, por tashti nuk ka arsye të quhen kështu)
  12. Komunat në Kosovë do kenë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe tejkufitar ( duhet definuar qartë kufijtë e këtij bashkëpunimi)
  13. Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ( edhe për vetë Kishën do të ishte mirë ta heqte epitetin “serbe”)
  14. Kosova dhe Republika e Serbisë do të tentojnë (tentojnë?) të zgjidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë mes tyre të gjitha mosmarrëveshjet, të cilat nuk adresohen nga kjo Marrëveshje
  15. Do të themelohet një forcë e re, profesionale dhe shumetnike, Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) ( Alternativa të tjera të emërtimit, me kuptimin ushtri, t’i ketë atributet e ushtrisë, armatimin si simotrat e rajonit, dhe të jetë trashëgimtare e pronës së APJ në Kosovë) ,
  16. Organizatë civile brenda Qeverisë ( të thuhet qartë: Ministria e Mbrojtjes)  e cila do të ushtrojë kontroll civil mbi FSK,
  17. TMK, pasi që ka arritur qëllimet e parapara, përfshirë mundësimin e rimëkëmbjes së Kosovës pas konfliktit, do të shpërbëhet ( duhet thënë : transformohet) një vit pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje
  18. Kuvendi : Për dy mandatet e para zgjedhore pas miratimit të Kushtetutës, (duhet: 3.2 bëhet si 3.3, kurse pas dy mandateve nuk duhet të ketë vende as të rezervuara as të garantuara, por çdo qytetar një votë, sepse nuk ka kuptim që 8% të popullsisë të zënë 30% të vendeve në Kuvend)
  19. Për miratimin, ndryshimin apo shfuqizimin e ligjeve të paraqitura si në vijim do të kërkojnë shumicën e anëtarëve të pranishëm të Kuvendit gjithashtu edhe shumicën e anëtarëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëse të rezervuara apo garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të cilat nuk janë në shumicë (është parim jodemokratik dhe  është lënë hapësirë veprimi obstruksionist).
  20. Asnjëri nga ligjet që i nënshtrohen kërkesave të nenit 3.7 apo propozimeve të cilat janë në kundërshtim me çfarëdo dispozite të kësaj marrëveshje nuk mund të jetë objekt i referendumit. ( po raste të tjera dekompozuese të sistemit dhe territorit?)
  21. Kosova do të përbëhet prej komunave të cilat do të gëzojnë një shkallë të lartë të vetëqeverisjes ( a mund të interpretohet si autonomi nesër?)
  22. Komunat kanë të drejtë për burime lokale të të hyrave dhe pranim të financimit të duhur nga autoritetet qendrore. ( të kujt?)
  23. Komunat kanë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe tejkufitar në fushat e kompetencave të tyre vetanake dhe zgjeruara.( të paktën këto të zgjeruarat duhej të mos shtrihen në bashkëpunimin tejkufitar)
  24. Çdo amandament në Kushtetutë do të kërkojë aprovimin nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit përfshirë këtu dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të cilët mbajnë vende të rezervuara apo garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të cilët nuk janë shumicë në Kosovë. (Lë hapësirë që të bllokohet çdo aprovim ndryshimesh të domosdoshme)
  25. Disa komuna të caktuara në Kosovë do të kenë kompetenca vetanake të zgjeruara si vijon: ( Asimetria do të nxjerrë probleme të shumta në komuna )
  26. Komuna e Mitrovicës së Veriut do të ketë kompetencën e arsimit të lartë, përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit, punësimit, pagimit të rrogave dhe trajnimit të instruktorëve dhe administratorëve të arsimit; ( mund të quhet të paktën autonomi kulturore)
  27. Të gjitha komunat në të cilat komuniteti serb është shumicë, do të kenë: ( autonomi e pashpallur sot, sikur pavarësia e Kosovës)
  28. Komunat që zbatojnë kompetencat e zgjeruara vetanake mund të bashkëpunojnë me çdo komunë tjetër ( edhe në Serbi?)  në ofrimin e shërbimeve të tilla.
  29. Autoritetet qendrore në Kosovë do të delegojnë ( me nënkuptimin e problemeve që do të dalin) përgjegjësitë mbi kompetencat në vijim tek komunat, në pajtim me ligjin:
  30. Autoriteti mbikëqyrës administrativ mund të ( duhej thënë: pezullojë dhe të ) kërkojë nga komuna që të rishqyrtojë vendimet apo aktet tjera ligjore që konsiderohen si jo të pajtueshme me Kushtetutën apo ligjet e miratuara në pajtim me këtë Marrëveshje.
  31. Shkollat të cilat vijojnë mësim në gjuhën serbe mund të zbatojnë planprograme ( prishet sistemi arsimor nëse ka planprograme të ndryshme) apo tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë, pas njoftimit ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës.
  32. Në rast të kundërshtimit nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës ndaj zbatimit të planprogramit apo tekstit shkollor të veçantë, çështja do të referohet tek një komision i pavarur ( kush e emëron, cila është përbërja e tij ?)  për të shqyrtuar pajtueshmërinë e planprogramit apo tekstit shkollor në fjalë me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e miratuar në pajtim me këtë Marrëveshje.
  33. Universiteti i Mitrovicës së Veriut do të jetë institucion autonom ( a është fjala për autonomi akademike apo?)i arsimit të lartë.
  34. Komuna e Mitrovicës së Veriut do të ketë autoritet  ( si autonomi, si ministri apo? ) për të zbatuar përgjegjësinë e këtij Universiteti publik në gjuhën serbe, në pajtim me nenin 4.1.1 të këtij Aneksi.
  35. Partneritetet komunale mund t'i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për implementimin dhe ushtrimin e bashkëpunimit funksional përmes, mes tjerash, themelimin e një organi vendimmarrës të përbërë nga përfaqësuesit e emëruar nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse, punësimit dhe shkarkimit të personelit administrativ dhe këshillëdhënës dhe vendimeve mbi nevojat për financim dhe nevojave tjera operacionale të partneritetit. ( Kjo mund të jetë baza e një entiteti të veçantë)
  36. Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare,( ministrinë e pushtetit lokal?) të Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të asistencës financiare ( atij që të financon duhet t’í subordinohesh)dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë në implementimin e kompetencave komunale. ( Komunat serbe në kufi me Serbinë do të mund të shkëpusin lidhjet me Prishtinën dhe në mos de jure, de facto do të jenë të bashkuara me Serbinë, që paraqet ndarjen faktike të Kosovës, kurse komunat brenda Kosovës, mbajnë njëfarë autonomie, të shpallur ose jo, të cilat do ta  bëjnë të vështirë, në mos të pamundur funksionimin normal të Kosovës si shtet. Ky është fillimi i projektit të ndarjes së Kosovës, veç se më me dhimbje se sa shtrohej që në fillim të bisedimeve)
  37. Neni 11 Financimi ( Tashti nuk po flitet për donacione të jashtme) i aktivitetet komunale nga Republika e Serbisë
  38. Neni 12 Themelimi i komunave të reja ( me kolonë ?)
  39. PCN do të hapë në Mitrovicë një zyrë ( Zyrë në një entitet tjetër?) e cila do të fokusohet, posaçërisht, në fushat e sigurisë/sundimit të ligjit, lirisë së lëvizjes/kthimit, të drejtave pronësore/të banimit, dhe zhvillimit ekonomik, siç parashihet në Aneksin IX të kësaj Marrëveshje.
  40. Republika e Serbisë dhe shtetet tjera fqinje do të autorizojnë regjistrimin përmes një agjencie ndërkombëtare të refugjatëve dhe personave të zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në Kosovë. (  As vëzhgues nga Kosova?)
  41. Dispozitat e këtij Aneksi lidhur me themelimin e komunave të reja, përfshirë kufijtë administrativë të tyre, mund të rishqyrtohen, dhe të ndryshohen sipas nevojës, nga PCN, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Këshillit Konsultativ për Komunitete, brenda gjashtë muajsh nga dorëzimi i rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë. (Në dorë të zotit; shih nenin12 më lart)
  42. Gjykata Supreme siguron zbatimin uniform të ligjeve duke vendosur mbi ankesat e paraqitura para saj në pajtim me ligjin. Së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) ( duhej thënë: në çdo rast përfaqësim adekuat, sipas përqindjes së popullsisë) të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por në asnjë rast më pak se tre (3) gjyqtarë, do të vijnë nga komunitetet jo shumicë të Kosovës.
  43. 1.2 Së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) ( duhej thënë në çdo rast përfaqësim adekuat, sipas përqindjes së popullsisë) të gjyqtarëve të secilës gjykatë të qarkut, por në asnjë rast më pak se dy (2) gjyqtarë, do të vijnë nga komunitetet jo shumicë të Kosovës.
  44. Neni 1 Emri, organizimi i brendshëm dhe pasuria e Kishës ortodokse serbe ( duhej hequr “serbe”, sepse do të trajtohen si pronë jo e Kosovës, po e Serbisë)
  45. Kosova do ta njeh Kishën ortodokse serbe të Kosovës, duke përfshirë manastiret, kishat dhe objektet tjera që shfrytëzohen për qëllime fetare, dhe si pjesë integrale e Kishës ortodokse serbe me seli në Beograd. ( dmth. atje është pronari)
  46. Kisha ortodokse serbe në Kosovë do të ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasjes në objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të cilat janë pasuri e Kishës ortodokse serbe të Republikës së Serbisë, ( e thënë edhe më qartë) vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar në lidhje me aktivitetet ilegale, ose në rast të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin.
  47. Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës Federative të Maqedonisë më 23 shkurt 2001. ( nga presa duhet fshirë pjesën e fundit të fjalisë)
  48. Qeveria do të themelojë një organizatë (organizatë?) civile për të siguruar një kontroll civil mbi FSK-në, në përputhshmëri me anekset IX dhe XI.
  49. FSK do të përbëhet prej më tepër se 2500 pjesëtarëve (pjesëtarëve apo ushtarëve?) aktivë dhe 800 pjesëtarëve rezervë.
  50. Një vlerësim i plotë i këtyre kufizimeve do të bëhet jo më herët se 5 vite nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje ( cilave?)
  51. Pjesëtarët e FSK-së do të rekrutohen nga e gjithë shoqëria ( duke përfaqësuar proporcionalisht sipas përkatësisë kombëtare?)
  52. Procesi i demobilizimit dhe i ri-integrimit do të zhvillohet nga bashkësia ndërkombëtare për këta pjesëtarë të TMK-së.( duke përjashtuar vendorët tërësisht? )
  53. Një Përfaqësues Civil Ndërkombëtar (PCN) do ta mbikëqyrë zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe do t'i mbështesë përpjekjet relevante të autoriteteve të Kosovës. ( këtu nuk përmendet roli shumë i fuqishëm intervenues, që figuron tjetërkund) PCN-ja do ta ketë autoritetin ta sanksionojë apo largojë nga detyra çdo zyrtar publik ( ku mbetet roli i institucioneve të zgjedhura? )
  54. Roli i fuqishëm ekzekutiv dhe intervenues i PCN do të zhvleftësojë institucionet e zgjedhura, do t ‘i bëjë servilë dhe të papërgjegjshëm zyrtarët civilë dhe politikë, sepse ndihen pa kompetenca dhe pa besim.
  55. Kjo do të përfshinte vlerësimin e së kaluarës ( në ç’kuptim?) së pjesëtarëve të saj (TMK) për ta siguruar profesionalizimin;
  56. Vetëm 7-8% e minoriteteve marrin 15-20-30 % të kompetencave, përfaqësimit, vende në parlament, territor etj. Kosova do të ndahet, ose paralizohet.
  57. Të kërkohet nga Serbia trajtim i njëjtë i pakicës shqiptare në Serbi, sikur e serbëve në Kosovë.
  58. Në qoftë se nuk bëhen vërejtje në dokument dhe nëse pranohet me entuziazëm ai, vërejtjet e palës serbe do ta ndryshojnë për keq atë.

   Kthehu ne fillim 

________________________

PSE ËSHTË E PAPRANUESHME “PAKOJA” E AHTISARIT?

GRUPI I UNITETIT E KA MASHTRUAR KEQ POPULLIN

Shkruan: Sadri FETIU, Punëtor shkencor në Institutin Albanologjik

Me 12.02.2007, Prishtinë

Në bazë të leximit të dokumentit, mbase nga “pakoja” e Ahtisarit, që e botoi “Epoka e Re”, më 1 shkurt 2007,  lexuesi i  zakonshëm i gazetës mund të konstatoj se:

-         i ashtuquajturi Grup i Unitetit e ka mashtuar keq popullin, duke i premtuar hiç më pak se  pavarësi;

-         ky dokument e përcakton vazhdimësinë e pakufizuar të sundimit të faktorit ndërkombëtar në Kosovë – tash një lloj protektorati të pashpallur (të kamufluar) të Bashkësisë Evropiane që ka kompetenca të plotë për sundim autarkik në mbarë territorin e Kosovës dhe që synon të bëhet përcaktues i ardhmërisë së saj;

-         i ashtuquajturi multietnicitet (shpifje fantome në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe të Evropës që kanë minoritete me përqindje më të mëdha se Kosova!) i favorizon ne mënyrë të plotë serbët, duke e shtrirë subjektivitetin e tyre veprues në tri rrafshe: 1. të Serbisë si bashkësi shtetërore, që do të veprojë si palë në marrëveshje 2. të komunitetit serb në Kosovë si popull shtetformues dhe 3.  të kishës serbe si subjekt krejtësisht i pavarur, që do të qeverisë me një pjesë të territorit të Kosovës;

-          e shkel parimin themelor të demokracisë, sepse synon që të krijojë shoqëri të atillë ku pakica do ta dhunojë vullnetin e shumicës, pasi i përcakton zgjidhjet me konsensus të plotë  të çështjeve fundamentale të funksionimit bashkësisë shtetërore, në qoftë se mund të quhet e këtillë, meqë nuk do të përgjasojë fare me shtetet normale që ekzistojnë kudo në botë;

-         është nën nivelin e të drejtave që kishte Kosova si autonomi brenda Jugosllavisë së Titos, sipas Kushtetutës së 1974-shit. Nuk duhet harruar se edhe atëherë ajo kishte vetëqeverisje të plotë brenda territorit të vet, (të cilën ia mori më dhunë Milosheviqi duke bërë ndërrimin e Kushtetutës) se nuk e kishte  të drejtën e shkëputjes, ashtu siç nuk e ka edhe tash të drejtën të bashkohet  me të tjerët, e kishte gjuhë zyrtare serbishten dhe shqipen,  njësoj si sot, e kishte Mbrojtjen territoriale shumë më të fuqishme, se propozimi i tashëm për  Forcën mbrojtëse, që nuk është ushtri, por një lloj policie, e kishte hisen e vet në pasurinë e përbashkët të Federatës, të cilën sot nuk e ka etj.

-         Një krahasim më i hollësishëm do të dëshmojë qartë se Kosova (protektorat i Bashkësisë Evropiane me afat të pakufizuar?!) do ta ketë një autonomi më të kufizuar seç e ka pasur dikur në Federatën Jugosllave dhe se pushteti i Serbisë këtu do të veprojë së brendshmi në sajë të multietnicitetit e të konsensusit të parashikuar për çështjet kushtetuese, pastaj të decentralizimit dhe të lidhjes horizontale e vertikale të komunave serbe, të veprimit të kishës etj.;

-         nuk duhet te shkohet hiç më larg se në Maqedoni dhe te konstatohet se  atje shqiptarët, që përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë së përgjithshme, nuk janë shtetformues, edhe pse janë popullsi autoktone me shekuj ne trojet e veta, se gjuha shqipe atje nuk është gjuhë zyrtare në krejt territorin e Maqedonisë, siç propozohet të jetë serbishtja në Kosovë;

-          se këtu synohet një veçanti, një bidat, që nuk ekziston askund, nuk dëshirohet një zgjidhje normale, por do të krijohet një vatër e pabarazisë, e krizave të përhershme dhe e konflikteve si në Palestinë, sepse nuk mund të dhunohet vullneti i popullit shumicë, i shqiptarëve që janë mbi 90 për qind të popullsisë së Kosovës, që gati një shekull ka vuajtur nën sundimin serb dhe ka luftuar që të çlirohet nga ky sundim;

-         se zgjidhja e propozuar e çështjes së Kosovës nuk është zgjidhje, pasi që e mbyll mundësinë për një zgjidhje me të favorshme të çështjes shqiptare, jo vetëm si e drejtë e patjetërsueshme për bashkim kombëtar, por edhe brenda perspektivës së zhvillimeve rajonale në kuadër të Evropës së Bashkuar.

Mund të bëhen edhe vërejtje të tjera, por mjaftojnë edhe këto që dokumenti (pakoja) e Ahtisarit të mos pranohet nga të gjitha ata që mendojnë normalisht dhe dëshirojnë normalisht të jetojnë në një  shoqëri (edhe shtet), të lirë e demokratike njësoj si të gjithë të tjerat, ku shumica me votën e vet të lirë e disiplinon (e sundon) pakicën e jo në të kundërtën, ku pushtetin e përcakton pakica, që privilegjet i ka krijuar në sajë të luftës pushtuese, siç është rasti me Serbinë, që e ka pushtuar ushtarakisht Kosovën më 1912,  dhe minoritetin serb, që këtu është vendosur kryesisht me anë të kolonizimeve të organizuara shtetërore, të kamufluara me marrëveshje ndërkombëtare “gjentelmene”, si “reforma agrare” etj.

“Pakoja” e Ahtisarit nuk është e papranueshme  jo vetëm për gjendjen e sotme, por pse nuk siguron asnjë përspektivë për të ardhmën. Ajo në thelb synon ta prishë raportin shekullor të përbërjes së popullsisë së Kosovës, duke shkuar pas qerres së apetiteve historike të shtetit pushtues serb që, duke pushtuar e  kolonizuar territorin historikisht dhe aktualisht shqiptar, synonte ta shndërronte në territor serb,  ose të paktën serbo-shqiptar, vetëm pse në të janë ruajtur disa nga objeketet e ritit bizantin ortodoks, të cilat dikur në mesjetë i kanë pushtuar sundimtarët e dinastisë së Nemanjidëve.

Bota demokratike duhet ta dijë tashmë se Serbia si shtet nuk ka më kurrëfarë të drejte për territorin e Kosovës. Ajo i ka vetëm borxhe, sidomos dëmet e luftës së fundit, por dhe dëmet që ua ka shkaktuar shqiptarëve në vazhdimësi në të gjitha fazat e sundimit të saj të dhunshëm.

Më në fund,  duhet të thuhet se edhe në Kosovë të drejtat e e të gjitha minoriteteve, e jo vetëm të serbëve, mund të  sigurohet në mënyrë normale, si në të gjitha vendet e tjera të botës, e jo duke krijuar, shembuj të paqenë, pa perspektivë, kundërveprues dhe kundërhistorikë, që do t‘i pengojnë rrjedhat normale të zhvillimit të shoqërisë që synon një zhvillim të lirë demokratik.

Duke përfunduar këtë shkrim të shkurtër duhet të thuhet me gjuhën e thjeshtë të popullit se ky është një “bidat” (shembull i keq), të cilin populli shqiptar nuk duhet ta pranojë, ashtu siç nuk i ka pranuar kurrë “bidatet” e këtilla.

      Kthehu ne fillim 

_____________________________________

“FALË ME SHËNDET GRUPIT TË UNITETIT”! - KU DO TA FUSIN KOKËN E KU

PRAPANICËN NË HISTORINË E KOSOVËS

  Shkruan: Rrustem BERISHA, punëtor shkencor në Institutin Albanologjik  

    Me 12.02.2007, Prishtinë

   - Pak banale, historikisht e saktë -

                  Grupi i Unitetit po të kishte ndërgjegje dhe vetëdije kombëtare do të duhej të kundërshtonte i pari planin e Marti Ahtisarit që të mos marrë detyrë t’ ua mësojë breznive të ardhme gjuhën zyrtare serbe në Kosovë.

        Po të kishte ndjenjë dashurie për Kosovën, Grupi i Unitetit do të kundërshtonte formimin e shtetit serb në Kosovë, i cili do të ketë lidhje të lirshme harmonike, të forta me Serbinë, por shumë pak lidhje me këtë farë shtetin e Kosovës.

        Po të kishte Grupi i Unitetit pakëz patriotizëm do të skuqej para të gjithë shqiptarëve pse qe shtatë vjet nuk i ka qeverisur e shkelur tokat e Kosovës në Mitrovicën e veriut, në Leposaviq dhe në Zubin Potok.

        Duhet, vërtet, të dyshohet në fenomenin e gojëmbylljes së tyre!

        Më afër u janë bërë shtetet e botës sesa populli me të cilin nuk komunikojnë fare anëtarët e këtij grupi.

        Ka mbet të pyetet i kujt është grupi dhe çka duhet të bëjnë shqiptarët e Kosovës me të? Ndoshta nuk ia lënë Zotit që ta ndëshkojë grupin!  

***

Sa u pa plani i Ahtisarit për statusin e Kosovës u shfaq pakënaqësia e shqiptarëve, rënduan brengat se edhe njëherë po u merret liria me pajtimin e shteteve të Evropës, por nuk e priten që me këtë të pajtohet edhe Grupi i Unitetit. Grupi i Unitetit u pajtua plotësisht! Pa kurrëfarë turpi tha PO për këtë farë pakoje të mjerë!

Grupi i Unitetit për fat të keq shkon edhe më larg u hedh hi syve shqiptarëve se Kosova u bë e po bëhet e pavarur e sovrane. Kështu mjerueshëm bëlbëzojnë : pavarësi, sovranitet!

        Nuk brengosen ata të “Unitetit” pse popullata serbe me pesë për qind në përbërje të popullatës së Kosovës po bëhet shtetëformuese me të drejtën që ta bëjë apo mos ta bëjë kushtetutën e vendit.

        Nuk brengosen ata të “Unitetit” pse për përbërjen e popullatës serbe me pesë për qind do të kemi gjuhë zyrtare edhe serbishten, administratë të dyfishuar me harxhime materiale dhe me probleme politike.

        Nuk brengosen ata të “ Unitetit” që simbolet e Kosovës do të t’ i shprehin të gjitha etnitetet, por nuk do t’ i shprehin shqiptarët. Vërtetë ky është vullnet i pashëmbullt i këtij grupi! Shqiptarët e Kosovës të mos duken në simbolet e tyre!

        Me decentralizim serbët avansohen në vetëqeverisës (larg asaj t’ i shtypim e bëjmë shpirtin tonë shpirt krimineli!), por të formohen komuna, të cilat nuk i kanë themeluar më parë  as kral Karagjorgji, as kral Petri, as Nikolla Pashiqi (kopili Ballkanit), as Aleksandër Rankoviqi, as Sllobodan Millosheviqi, është shumë e tepruar “mirësia” e Grupit të Unitetit!

        Për këtë problem do të shtoja pytjen çfarë përkatësie etnike ka Grupi i Unitetit?!

        Para bisedimeve në Vjenë Serbisë është dashur t’ i tregohen veprimet kriminele që ka kryer në Kosovë. Eshtë dashur t’ i tregohen veprimet gjenocidiale që ka kryer në Kosovë, sodomos spastrimin e etnik me përzënien e një milion shqiptarëve. Është dashur t’ i tregohen dëmet e mëdha që ia  ka shkaktuar Kosovës dhe ua ka shkaktuar shqiptarëve dhe është dashur t’ i thuhet se ajo ende nuk po ndjehet fajtore për këto vepra për të cilat e ka dënuar gjithë bota. Është dashur t’ i thuhet se me vepra të këqija nuk mund të kërkojë të mira dhe nuk mund të shikojë as me sy Kosovën. Ajo kërkon tepër, nuk kërkon falje, por kërkon e mundohet që t’ i mbrojë e t’ ua zgjatë jetën kriminelëve të saj.

        Fenomeni i gojëmbyllurve të “Unitetit” i vazhdon mrekullitë e veta!

        Kanë mbetur serbë në Kosovë e atyre duhet krijuar të gjitha të mirat, nuk sheh “ Uniteti” se kanë mbetur shqiptarë në Serbi, po ata të mbesin në të “samës!”  

        Për Grupin e Unitetit të gjitha këto janë bukuri çmendurie.

        Për të satën herë duhet të viktimizohet Kosova kur përfaqësohet apo kinse mbrohet me gojëmbylltit, dijepaktit dhe fikacakët?

        Kryelarta Serbi, “e pastruar nga krimet e gjenecodi” çon kokë se po humb territore, madje edhe na fyejnë që duam liri e pavarësi në tokën në të cilën jemi gjithmonë të parët.

        UÇK-ja vritet dy here pas përfundimit të Luftës së 1999. Ushtria kriminele as nuk dënohet. Ajo ka të drejtë të pajiset me të gjitha armatimet, ajo ka të drejtë t’ i ketë udhëheqës oficerët, të cilët bënë aq shumë lufta e aq shumë vrasje, djegie e shkatërrime në tokat e Ballkanit, kurse UÇK-ja që mbojti popullin e vendin duhet të dënohet në trajtë serike.

        Gojëmbyllurit e “Unitetit” kalojnë mbi këto si pranë varreve!

        Ka shumë fakte në këtë plan që nuk u sjellin shqiptarëve shpresa të mira dhe ka shumë fakte që ua kanë ngri gazin në buzë.

        Ky Grup i Unitetit ka tri mangësi të mëdha: është i pakdijshëm, është frikacak, ka marrë rolin e të përulurit.

        Çfarë lidhje ka realiteti me monumentet fetare kur të thuhet se një manastiri i lejohet aq tokë (dikur ia ka shtuar shteti i tij) sa nuk kanë të gjitha xhamitë dhe të gjitha kishat katolike shqiptare së bashku? Faktin për këtë do ta kishte grupi, po të donte t’ i angazhonte vetëm dy gjeodet në Kosovë për një matje të saktë

        Më në fund, a mund të shpallet vend i mbrojtur kisha e Korishës (Kabashit) në të cilën krimineli serb, Spirë Dellovi ka vrarë 107 shqiptarë!

        Çka do të thotë Grupi i Unitetit që nuk ka folur me këto fakte në Vjenë, çka thotë ai për këto që nuk ia ka kujtuar Grupit serb se luan lojën e çmendurisë pushtuese gjenocidiale!?

        Dua të them se kanë pasur shansa të mëdha, mundësi të mëdha dhe fakte shumë që i kanë heshtur e nuk i kanë përdorur.

        Grupi i Unitetit, prandaj, ku do ta fusin kokën e ku prapanicën në historinë e Kosovës?!

      Kthehu ne fillim 

______________________________

EDHE ME BEKIMIN E VETON SURROIT: I NGRITET PËRMENDORE

VRASËSIT SPIR KAPETANIT

Shkruan: Ramush TAHIRI, Analist

Më 11.02.2007, Prishtinë

______________________

 

 Shpallet monument dhe zonë e mbrojtur Kisha e  Kabashit, në të cilën Spiro Dobrosavljeviq, i njohur nga kënga popullore si Spirë Kapetani, me çetnikët  e tij, i ndihmuar edhe nga popi i kishës, masakroi më shumë se nëntëdhjetë shqiptarë,  banorë të fshatit, ndër të cilët edhe tre djem të Rrustë Kabashit, dajët e Veton Surroit. Këtë fakt mund të mos e ketë ditur historiani Ylber Hysa, por është e pakuptueshme si do ti ketë shpëtuar Veton Surroit, antarit të Ekipit të Unitetit, që e ka histori të hidhur të familjes.

Pakoja e Presidentit Marti Ahtisari për të ardhmen e Kosovës ka paraparë si kusht për definim të statusit edhe shpalljen e  zonave të mbrojtura të disa kishave dhe manastireve serbe në gjithë territorin e Kosovës. Duket se ka ekzistuar një listë më e madhe e kërkesave serbe, të mbështetura në fakte të ndërtimit, por jo edhe në faktet se cilës popullsi etnike i shërbenin, ndërsa disa u shpallën zona të këtilla në bazë të miteve e gojëdhënave.  Rasti i Gazimestanit është për të ofenduar ndjenjat e popullit dhe të shtetit të Kosovës. Sepse, një përmendore e ndërtuar  në vitin 1953 shpallet zonë e mbrojtur dhe asaj i jepet dhe nën administrim të saj vehet Tyrbja e Bajraktarit, e ndërtuar gjashtëqind vjetë më përpara, duke e ndarë kështu në mënyrë të palejueshme prej Tyrbes së Sulltan Muratit, e cila po restaurohet nën përkujdesjen e Qeverisë së Turqisë por e cila me këtë dokument parashihet që në një të ardhmen gjithashtu t’i bashkëngjitet Gazimestanit si zonë serbe !!!

Pasi Kosova tash e njëqind vjetë është vend i dhembjeve, i masakrave dhe i torturave që përjetoi popullsia joserbe nga regjimet serbe, nga banorët lokalë, e ndihmuar edhe nga kleri ortodoks, ishte dashur të kihet kujdes që zona të mbrojtura të mos shpallen vendet e krimit në të cilat u bënë masakra ndaj shqiptarëve. Është në kundërshtim  me thelbin e çdo besimi, pra edhe atij ortodoks, që të vazhdojnë të mbahen ritet dhe shërbesat në objektet që u përdhosën dhe në të cilat u derdhë gjaku i pafajshëm i krijesave të Përendisë.  Drenica e di thënien e një  kleriku serb, i cili, kur i thanë pas Luftës së Dytë Botërore se shqiptarët e kallën Kishën e Deviqit (populli ashtu i thonte tradicionalisht manastirit), tha : "Jo shqiptarët, zullumi i vet e shkatërroi".

Në kundërshtim të plotë me praktikën e deritashme  të vendeve të tjera në botë, por në kundërshtim të plotë edhe me të vërtetën historike dhe duke ofenduar ndjenjat e qytetarëve, manastiret dhe kishat ortodokse, që sot cilësohen si serbe, u shpallën zona të mbrojtura, disa nga të të cilat do të ruhen e mbrohen nga PUN-i, pra nga ushtarët ndërkombëtarë që do të vendosen në Kosovë dhe ndër këto zona është edhe ajo e Gazimestanit. Kufuzimet për shtetin e Kosovës dhe për qytetarët dhe banorët lokalë janë absolute, sepse Kisha Ortodokse Serbe është e vetmja pronare e pronës së saj në Kosovë (tash lexo: edhe e asaj që ju jepet me zonat mbrojtëse, por edhe e asaj që gjëndet jashta zonave të manastireve e kishave ) “me diskrecion të plotë sa i përket menaxhimit të pronës së saj dhe qasjes ndaj premisave të saj, siç parashihet me Aneksin V të kësaj Marrëveshjeje.”  Kjo konkretisht shpjegohet në pasusin tjetër ku thuhet  se “Kosova do ta njeh Kishën Ortodokse Serbe të Kosovës, duke përfshirë manastiret, kishat dhe objektet tjera që shfrytëzohen për qëllime fetare, dhe si pjesë integrale e Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd.”  Nëse kjo vlenë për Bashkësinë Islame, apo edhe për religjionet tjera, Kosova do të bëhej territori më i pakontrolluar në rruzullin tokësor dhe vendi me më shumë eksterritorialitet në të cilin, nën  respektimin e parimit të “diskrecionit”, do të hynte kush të dojë do të bënte çka të dojë dhe do të fuste cilindo material që ia ka qejfi, apo që e sheh të nevojshme se i duhet.

Nën zona të mbrojtura janë vënë edhe manastiret e  edhe kishat që ka kohë e disa shekuj  janë në gërmadha, dhe që janë në mjediset krejtësisht të banuara vetëm me shqiptarë. Disa prej tyre gjatë historisë kanë qenë vende krimi ku janë vrarë e prerë fshatarët shqiptarë pa kursyer edhe gratë dhe fëmijët. Në dokumentin e Ahtisarit thuhet se Zonat e mbrojtura dhe lokacionet përcaktohen “me hartat e bashkëngjitura” ,por këto harta me përkufizimin ekzakt nuk iu  prezantuan publikut dhe nuk u botuan nëpër gazetat në faqet promovuese të dokumentit që ishin të paguara nga Ekipi i Unitetit të Kosovës.

Rasti i Kishës së së Markut në Korishë të Kabashit, Spirë Kapetanit dhe Sali Shabanit

Në Korishën e Prizrenit, përkatësisht në ate që njihet në popull si Kabash e Mëhalla e Kabashit, sipas Pakos së Ahtisarit, që u përkrah edhe nga Ekipi i Unitetit të Kosovës, si  zonë të mbrojtur ka hyrë “Vetmia e Petrit të Shenjtë në Korishë, Prizren” ndërsa  në  Zonën e mbrojtur për objektet që do të përkufizohet në 100 metra hapësirë rreth perimetrit të tyre ka hyrë edhe “Manastiri i Markut të Shenjtë, Korishë, Prizren”

Duke lënë mënjanë studimet e historiografisë serbe për këto dy monumente fetare, por  studimet shqiptare për eremitin Pjetër dhe motrën e tij, të përmendim se në popull është e njohur shumë “Kënga popullore për Spirë Kapetanin” apo “Kënga popullore për Sali Shabanin”. Vetëm Instituti Albanologjik në Prishtinë ka të mbledhura më shumë se shtatë varianta të kësaj kënge që janë shënuar edhe në Zajaz të Kërçovës, edhe në Veleshtë të Strugës, në Tetovë, por edhe në Preshevë, në Llap, Gjakovë e të mos flasim për variantat më të ruajtura të mbledhura në Bllacë dhe në Mushtisht të Suharekës, që janë më afër zonës ku ka ndodhur ngjarja.

Kënga rrëfen ngjarjen e masakrimit të nëntëdhjetë e qiptarëve , faktet historike flasin për 120 të vrarë, masakër që e kishte bërë Spirrë Kapetani, i njohur në popull si Spirr Delloci me çetnikët e vjetër të tij. Kujtesa popullore thotë se  banorët i kishte mbledhur në Kishën e Kabashit dhe të gjithëve ua kishte prerë kryet duke i therrur për dritare në kërshet e malit prapa kishësh. Njerëzit e tjerë ia afronin me duar të lidhura e ai u mëshonte sopatë apo shpatë në krye dhe i hidhte tutje. Populli thotë se Spira e kishte vesh një pështjellak, (një përparëse tradicionale me thurrje të fortë leshi delesh me ngjyrë të kuqe) sepse  nuk donte ti përlyente rrobat me gjakun e shqiptarëve e gjithashtu i kishte të përvjelura mëngët e këshimësh si kasap... Në variantat e traditës thuhet se kishte shpëtuar vetëm një djalë i fshatit Mushtisht me emrin Sali Shabani apo Sali Stafaj, i cili disa vjetë më vonë i zënë pritë gjakëpirësit dhe e vret së bashku me shokun e tij Filën... Një pjesë tjetër thotë se pasi Spirra vazhdonte me zullumet e vrasjet e plaçkitjet kundër shqiptarëve, atëherë burrat shqiptarë vendosin ta vrasin dhe kërkojnë ndihmën e familjes së njohur Stafa të Mushtishtit...

Kënga thotë kështu:

“Kurrë n' Kabash, Salih, nuk jam kanë!

-O, more Spirrë, ti s'un um rren mue,

krejt Kabashin ti i ke tubue,

beng e beng burrat i ke çue,

burra t' zgjedhun-o na i ke lidhë,

t' tanë te kisha n' kërrsh i ke qitë,

tanë të kisha, more, haj medet,

t' te dy kraht i kishe përvjelë,

prejshe shiptarë si me kanun berra,

t' ardhke flliqtë, biro, n' gjak me u shkelë!

Ah, more bir, lum Spirra!- i ka thanë,

e te kisha i çojshe te tanë,

me gojë tane, o, i ke suditë,

t' tanve n' rekë kryet jau ke qitë,

e kishe kuq rekën me gjak!

E manzerrkës i dhajke flakë,

p'e kallë flakë, dekun e ka lane...”

 

Për hirë të së ardhmes, Kosova ka për obligim, si Dëshmorët, të nderojë dhe përkujtojë edhe Martirët e saj

Historianët e kanë dëshmuar se masakra e Kabashit të Korishës ndohhi në mars të vitit 1913 dhe se në të u vranë 115 banorë lokalë, por edhe mysafirë të rastit. Masakrimet janë bërë në disa vende të ndryshme, pjesa më e madhe në Kishën e Markut, si i thotë populli. Udhëheqës i masakrës ishte Spirro Dobrosavljeviq, i njohur si Spirrë  Delloci apo Spirë Kapedani,  për shkak të gradës kapiten në ushtrinë serbe e më përpara në njësitet bashibozuke të çetnikëve serbë që i organizonte shërbimi ushtarak nëpër Kosovë gjatë kohës së Perandorisë Turke. Udhëheqës i gjaksorëve që bënë masakrën ishte edhe Popi i Kishës së Shën Markut,  Serafimi....

Dëshmitë për personat e vrarë, të dhëna publikisht dhe tashmë të botuara, flasin për këta persona:


I.Të vrarë me pushkë afër lagjes së xhamisë së Kabashit:

1.Rexhep Rrustë Kabashi,
2.Shaban Rrustë Kabashi;

II.Të shkuar në bajoneta te Prroi Duhit:

3.Sherif Rrustë Kabashi,
4.Zeqir Asllan Rexhaj,
5.Vesel Haxhi Rexhaj,
6.Destan Budakova(mysafir te Zeqir Asllani),
7.Isuf Hajdar Muçaj,
8.Zymber Haxhë Rexhaj,
9.Shaban Mehmet Uka,1
10.Hysen Ramë Mulaj;

III.Të prerë te stani i Rekës,në Korishë dhe tek ara Ograjë e Rrustë Kabashit:

11.Ahmet Rraman Muçaj,
12.Sahit Abaz Rexhaj,
13.Hysen Beqir Ahmetaj,
14.Destan Beqir Ahmetaj,
15.Berat Abdyl Ukaj,
16.Rexhë Arif Salihu,
17.Azem Rexhep Ahmetaj,
18.Hajdin Rexhep Ahmetaj,
19.Isuf Abdyl Ukaj,
20.Bajram Ajdin Memaj,
21Rexhë Rrahmani,
22.Bajram Abdyl Ukaj,
23.Musli Haxhi Jeminmemaj,
24.Sinan Haxhi Jeminmemaj,
25.Selim Rama,
26.Shaban Ahmet Rexhaj,
27.I paidentifikuar;

IV.Të masakruar me sopatë në cungun dy degësh të arrës te livadhi i Kishës së Shën Markut në Kabash:

29.Rexhë Ukë Dakaj,
30.Haki Muharrem Rexhep Dakaj,
31.Bislim Bajram Dakaj,
32.Hysen Adem Kabashi,
33.Tahir Malë Kabashi,
34.Sali Adem Kabashi,
35.Skënder Malë Kabashi,
36.Liman Murtez Dakaj,
37.Arif Shaban Ahmetaj,
38.Zylfije Arif Shaban Ahmetaj(kjo grua është djegur në shtëpi),
39.Abdullah Arif Ahmetaj,
40.Shaban Arif Ahmetaj,
41.Hajrullah Arif Ademaj,
42.Isuf Ethem Ahmetaj,
43.Sadik Ethem Ahmetaj,
44.Abaz Ilaz Ahmetaj,
45.Sylë Abaz Ahmetaj,
46.Bekë Zenel Ahmetaj,
47.Rushit Beqë Ahmetaj,
48.Ramë Jemin Ahmetaj,
49.Abdyl Ramë Ahmetaj,
50.Shaban Ramë Ahmetaj,
51.Qerim Ramë Ahmetaj,
52.Shaban Zenun Memaj,
53.Ali Hajdin Memaj,
54.Kada Memaj-(gruaja e Aliut,ishte nga Lubizhda dhe e e masakroi Jovani i Lubizhdës),
55.Hajrush Shaban Memaj,
56.Sylë Jakup Dakaj,
57.Rexhep Jakup Dakaj,
58.Haxhi Jemin Memaj,
59.Sejdi Haxhi Jemin Memaj,
60.Rrahman Halil Dullaj,
61.Sherif Ramadan Dullaj,
62.Rexhë Rrahman Dullaj,
63.Asllan RrahmanDullaj,
64.Hazir Rrahman Dullaj,
65.Adem Halit Dullaj,
66.Imer Bajram Dakaj,67.Ali Demë Pukaj,
68.Imer Maliq Dakaj,
69.Halit Imer Dakaj,
70.Hazir Adem Dullaj,
71.Ahmet Mehmet Ehmetaj,
72.Hasan Beqir Mulaj,
73.Demë Ahmet Ahmetaj,
74.Selim Ahmet Ahmetaj,
75.Ramë Rexhep Ahmetaj,
76.Bajram Sylë Gutaj,
77.Kadri Adem Gutaj,
78.Sadri Adem Gutaj,
79.Ali Uka,
80.Arif Uka,
81.Brahim Rexhepi,
82.Dudie Isuf Ukaj,
83.Mulla Ademi i Rexhajve,
84.Xhemë Adem Rexhaj,
85.Abdullah Ahmet Rexhaj,
86.Tahir Dervish Muçaj,
87.Fazli Fetah Ukimeri,
88.Rexhë Ali Ukimeri,
89.Bafti Hajdar Muçaj,
90.Mustafë Hajdar Muçaj,
91.Miftar Hajdar Muçaj,
92.Jashar Sahit Ukimeri,
93.Ismail Ramë Bobaj,
94.Maliq Bajram Balaj,
95.Bajram Abaz Ahmetaj
96.Ali Myrtez Dakaj
97.Rrahman Abaz Bobaj,
98.Maliq Torbani nga Lubizhda(e hudhën në kanjon prej majës së rrasës së keqe të kishës);

V.U pushkatuan te Pusi Atit(Shpenadijë):

99.Adem Berat Ukaj;

VI.Të vrarë në luftë me ushtrinë serbe në vitin 1912;

100.Mahmut Halit Ahmetaj,
101.Rexhë Sadik Ahmetaj,
102.Brahim Halit Ahmetaj.

Emrat e nëntë personave nuk janë identifikuar, ndërsa katër veta: Ramë Qerimi,Bislim Rexhep Nura dhe vëllezërit Balë e Hasan Salihu, kanë arritur të shpëtojnë nga masakra..

Kosova dhe populli i saj, për hirë të së ardhmes, ka nevojë të përkujtojnë martirët dhe dëshmorët. T’i përkujtojë edhe ata që të të pafajshëm ranë në Altarin e Lirisë. Në këto vende duhet të ketë së paku pllaka përkujtimore, si kujtim që historia të mos përsëritet, por edhe si vërejtje për okupatorët.

Edhe nëse ndonjëri prej antarëve të Ekipit të Unitetit të Kosovës, për hirë të bashkëjetesës apo për ndonjë arsye tjetër, nuk don ta bëjë këtë, madje edhe kur është fjala për familjarë të tij të ngushtë, Kosova për shkak të së ardhmes, duhet ta bëjë. Kjo është bazë e dinjitetit dhe e idealeve kombëtare e qytetare.

Kthehu ne fillim

_____________________________

PËRGJEGJËSIA DHE GABIMET E KANË ADRESËN E VET

 Shkruan: Smajl LATIFI, Kryetar i LKÇK-së

Më 11.02.2007, Prishtinë

Tetë vitet e pasluftës u ndërruan njëri pas tjetrit duke u mbajtur shpresa në popull, se do të ndodhin ndryshime dhe do të ecë përpara Kosova.

Është i madh numri i shqiptarëve që kanë jetuar me ndjenjën dhe motivin e ecjes përpara dhe se nuk do të ketë politikanë apo strukturë që do të pranojë të bëhet varrmihës i interesave të shqiptarëve të Kosovës.

Shumica e shqiptarëve kanë besuar se pas gjakut të derdhur për çlirimin e Kosovës, nuk do të gjendet çoftë edhe një politikanë që do të ketë guxim të sillet me popullin shqiptar si shpërdorues i ndjenjave dhe interesave të tij. Shumëkush ka menduar se edhe po që se del ndonjë i tillë plëngprishës do të përfundojë në vendin e quajtur karantinë.

Pakkush ka besuar se pas gjithë këtij gjaku të derdhur nuk do të ketë politikanë apo strukturë të organizuar që do të ushtrojë pushtet të pakufishëm në realizimin e interesave të individit, grupit, klanit apo rrethit familjar. Edhe nëse do të gjendej dikush do të mënjanohej shpejtë nga skena politike. E keni parë gjatë kësaj periudhe se si shumë prej politikanëve të Kosovës, korniza politike që i është imponuar asaj u ka shërbyer atyre, jo për ta prishur atë, por për ta ruajtur këtë kornizë. Nuk kemi edhe një argument se këta politikanët që janë përfaqësuesit  e kësaj politike të dobët, kanë bërë përpjekje të sinçerta dhe serioze për të ndryshuar gjendjen e Kosovës së pasluftës.

Ndërkaq, ka argumente të shumta, ku politikanët e Kosovës janë bërë përfaqësuesit më besnik të investimeve për ta forcuar pozitën e cunguar të Kosovës në kuadër të Kornizës Kushtetuese. Dhe, kjo asnjëherë nuk i ka penguar ata, që të ngjiten në majën e "lavdisë" për të institucionalizuar fuqishëm nga kjo pozitë e padenjë vetitë më të dobëta dhe më të dëmshme si: servilizmin, pandershmërinë, jodinjitetin, gabimet dhe dobësitë e theksuara politike,  shpërdorimet e djersës së taksapaguesve shqiptarë, e çka jo tjetër.

E rëndësishme për këtë soj politikanësh nuk është liria e popullit dhe vendit. Mbi të gjitha, e rëndësishme për ta, është përdorimi i këtyre nocioneve për të mbuluar gabimet dhe dështimet e veta. Kanë besuar njerëzit tanë se, politikanët e këtij populli do të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta çuar përpara Kosovën, do t`i mbronin interesat e përgjithshme të popullit shqiptar, do ta sendërtonin një pjesë të idealit të shqiptarëve të kësaj pjese. Me fajin dhe dobësitë e tyre Kosova po heq dhe do të heqë edhe në të ardhmen.

Kanë shpresuar njerëzit se në kushtet e krijuara pas luftës nuk do të ketë politikanë apo strukturë që do të sakrifikonte interesat epërgjithshme të Kosovës dhe të popullit shqiptar, për të jetuar jetën luksoze dhe për të bërë gjëra të palejueshme një kategori e vogël njerëzish, që emrin e kanë politikanë. Shumica e popullit janë në një gjendje të rëndë ekonomike. Varfëria është tema e ditës.

Pakkush ka besuar se pas luftës do të rikthehen në punë elementet e regjimit pushtues dhe do ta bënin punën e tyre sikur në këtë vend të mos kishte ndodhur asgjë.

Nuk kanë besuar njerëzit që do të ndodhë një proces rehabilitimi i njerëzve që janë përfshirë në projekte antishqiptare. Shih nstitucionet dhe aty do të shohim se sa të favorizuar janë elementet që do të duhej t`i takonin një të kaluare të errët dhe të pakthyeshme.

E keqja po përsëritet në ditët tona falë rrjedhojave negative të një politike, e cila në vend të kultivimit të vlerave po çimenton antivlerat. Kaluan tetë vjet dhe nuk u fuqizua një politikë që do të bënte punën që i takon në interes të lirisë së popullit dhe vendit të vet. Për tetë vjet vazhdojmë të lejojmë të udhëhiqemi e përfaqësohemi që të gjithë nga strukturat politike që dëshmuan se janë gati t'i japin të gjitha vlerat e popullit tonë, vetëm për ta ruajtur dhe pasur lirinë e tyre individuale.

Tetë vjet e pasluftës janë vite të mosshfrytëzimit të rrethanave dhe mundësive. Vite të mbrapshta. Të mbrapshta i ka bërë politika e mbrapshtë. Qytetarët shqiptarë flasin hapur dhe shprehen fuqishëm kundër këtyre të këqijave që u vijnë nga politikanët e sotëm. Ata janë të pakënaqur, të zhgënjyer, të dëshpëruar. Ata ndjehen edhe të fyer edhe të mashtruar, edhe të tradhtuar. Ata kanë mbetur në mëshirën e kohës.

Është i drejtë dhe i ligjshëm ky shqetësim i tyre. As pas tetë vjetëve Kosova nuk është e sigurt. Nuk është e sigurt në aspektin politik, nuk është e sigurt në aspektin ekonomik. Proceset në Kosovë janë të paqëndrueshme. Kush është përgjegjës për këtë situatë? Është pyetja që më së shumti bëhet dhe dëgjohet. Për t`iu përgjigjur kësaj pyetjeje kërkohet ndryshim qenësor i gjendjes së përgjithshme. Nëse edhe më tej do t`i japim rast politikës aktuale të jetë në ballë, atëherë i kemi dhënë rast vazhdimit të gjendjes së keqe, ta bëjmë të pasigurt të ardhmen dhe fatin tonë.

Plani i Ahtisarit ka para së gjithash rezultatin e vazhdueshëm të dobët të politikës aktuale. Për LKÇK-në kjo nuk është befasi. E kemi thënë dhe po e themi përsëri se në vazhdën e këtyre pasojave edhe Pakoja e Ahtisarit  vetëm se ka përligjur aktivitetin e dobët dhe të papërgjegjshëm të klasës aktuale politike të Kosovës. Kështu do të jetë për sa kohë që i jepet mundësia të kultivohet filozofia e nënshtrimit dhe besimit të verbër ndaj të huajve. Të gjithëve iu shkon për shtati, përveç shqiptarëve vazhdimi i një politike që pret dhe kërkon mëshirë prej të tjerëve. A nuk e shihni se ende çështja jonë e përgjithshme kombëtare është peng i politikës që shpërfillë të
arriturat dhe mohon interesat e kombit të vet?

Na mbetet të përsërisim thirrjen e LKÇK-së:  JO politikës që nuk e ka shtruar për zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme çështjen kombëtare; JO politikës që nuk krijon realitet të ri dhe të favorshëm për vendin tonë. T'i themi me bindje PO politikës së re, që ka moral, qëndrueshmëri; PO politikës që nuk është përgjegjëse para popullit, por ka sakrifikuar dhe sakrifikon për lirinë e tij; PO politikës që ka dëshmuar se ka koncept të qartë kombëtar.

Në këto rrethana të reja kombëtare dhe ndërkombëtare vendit tonë dhe popullit shqiptar i duhet si asnjëherë më shumë, një Lëvizje Kombëtare për çlirim si domosdoshmëri për t'ia dhënë sa më shpejtë që është e mundur lamtumirën politikës së qarkut të mbyllur që nuk mund ta hap dot portën e lirisë së vërtetë të kombit shqiptar

Kthehu ne fillim

___________________

D E K L A R A T Ë

E IPESHKVISË KATOLIKTE SHQIPTARE TË KOSOVËS LIDHUR ME PROJEKT – PAKON E AHTISARIT PËR

TRASHËGIMIN FETARE DHE KULTURORE

 Imzot Dodë GJERGJI, Ipeshkëv

_______________________________

Kisha katolike në Kosovë, nuk ka pushuar kurrë lutjen e vet që në Kosovë të mbizotëroj paqja dhe drejtësia, nuk ka munguar as kontributi konkret i paraardhësve të mi, priftërinjëve, motrave të nderit dhe besimtarëve që të arrihen ato në gjithë teritorin e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj. Koha në të cilën jetojmë, premton se paqja dhe drejtësia në vendin tonë do të jetë e mundur për të gjithë. Në të njëjtën kohë edhe realizimi i aspiratave shekullore të popullit tonë të  shumëvuajtur, tani janë më afër se kurrë. Kisha nuk pushon as tani lutjen e vet, për paqe dhe pajtim mes të gjithëve, e sidomos për t’u ndritur mendjën dhe zemrën gjithë atyre që janë drejtëpërdrejt të përfshirë në vendimarrje që të mundë të jenë sa më të përgjegjshëm në gjetjën e vendimit më të mirë të mundshëm. Kisha katolike gjithnjë dhe gjithëkund angazhohet për paqe, pajtim dhe bashkëjetesë përmes dialogut ekumenik, ndër etnik dhe ndërfetar. Në anën tjetër vlerëson urtinë dhe njëzëshmërinë e Grupit të Unitetit, Institucioneve të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimeve të këtyre proceseve që qojnë drejt së ardhmës tonë shpresëdhënëse të cilën të gjithë ne e presim.

Pasi kemi shqyrtuar me vëmendje

 “PROPOZIMIN GJITHËPËRFSHIRËS PËR MARRËVESHJEN PËR STATUSIN E KOSOVËS”,  të 2 shkurt-it 2007 e shohim të arsyeshme dhe të nevojshme të shprehim disa vërejtje dhe  të kërkojmë që:

1.Në pjesën ku flitet për  “TRASHËGIMINË FETARE DHE KULTURORE”, nenet (1-6),  evidentohet anashkalimi i  trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kishës Katolike të Kosovës, e cila është bartëse e trashëgimisë dymijëvjeçare, të krishterimit në këtë pjesë të Europës Juglindore. Madje, as që përmenden si trashëgimi e përbashkët e mijëvjeçarit të parë.

1.1.      Duke u nisur nga e drejta historike, arkeologjike, etnike e fetare, kërkojmë të mos anashkalohet dhe tjetërsohet trashëgimia kulturore Katolike e kështjellave (fortifikatat), dhe objektet e kultit paleokristian të shekujve të parë të krishterimit, të periudhës romako-ilire dhe të mesjetës së hershme, sidomos:

-   Kompleksi arkeologjik i Ulpianës së vjetër me Bazilikën e shek. V;

-   Kompleksi arkeologjik në Novo Monte (Novobrdo) me një Katedrale e dy kisha të njohura katolike;

-   Kompleksin e fortifikatës, Kalasë së dytë të Prizrenit, me një kishë të periudhës romako-ilire;

-   Kompleksin arkeologjik të Nisarit (Therandës);

-   Kompleksin arkeologjik në afërsi të Korishës me Bazilikën paleokristiane;

-   Si dhe të gjitha zonat e Kosovës ku janë të pranishme objekte të ngjajshme kulti, sipas zbulimeve arkeologjike të Kosovës dhe të arkeologëve ndërkombëtarë.

2.      Në Aneksin e III, shtojca e aneksit III neni 12, ku trajtohet qështja e decetralizimit dhe vetëqeverisjes lokale, gjegjësisht formimit të Komunës Kllokot/Vrboc, ku parashihet të përfshihet edhe famullia e Vërnakollës dhe ajo e Letnicës me filialat e saj, (Vërnezin dhe Shasharin), mendojmë se me këtë ndahën nga famullitë tjera siç janë Stublla, Binça, Kabashi dhe Vitia, që gjithmonë kanë qenë një tërësi e pashkëputshme me komunën e Vitisë. Në anën tjetër Letnica është Shejtërororja më e madhe në Kosovë, “Ngritjës së Zojës në Qiell”, ku shtegtojnë shumë qytetarë nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, sidomos besimtarët tanë shqiptarë e kroatë. Ndarja e kësaj tërësie dhe bashkimi i famullisë së Letnicës dhe e Vërnakollës me komunën e Kllokot/Vrboc është i pa nevojshëm dhe dëmton tërësinë, në anën tjetër mund të jetë një mundësi e vështirësive permanente për besimtarët tanë dhe për ne.

Me bekim tim baritor, Imzot Dodë Gjergji,Ipeshkëv

Kthehu ne fillim

_______________________________

PAKOJA E ADUARD GREYT TË DYTË AHTISAR, PO ZIEN NGA REVOLTAT SI NUK PO E NDIEJNË

KËTË DIPLOMATËT“DEMOKRATË”?!

Shkruan:  Fadil SHYTI

 Suedi, 11 Shkurt 2007

Po zien kjo “Kuti e Pandorës”, ndërsa zotërinjtë po ngrohen. Vallë a po mendojnë faqezinjtë politikë se kjo Pako sherri po e përgatitë terrenin për beteja të reja, që Kosova të kthehet në një Palestinë e Ballkanit, jo me një Jerusalem, por me disa vatra zjarri, siç janë pikërisht enklavat të cilat u mbollën në Beograd dhe mbinë në Vjenë me të ashtuquajturin decentralizim, që do të thotë shkurt e shqip: NDARJE o VARJE e KOSOVËS.

Revolton fakti që në këtë kënaqësi foshnjore - të ngrohjes politike dimërore po ndihet më i kënaquri “Grupi Negociator”, duke u krekosur kinse në këtë Pako, edhe pse nuk përmendet pavarësia e Kosovës, pavarësia është projektuar aty, e të tjera gjepura politike të cilat vetëm naivët dhe mashtruesit e regjur i hanë këto si “dardha të kalbura”. Për këta zotërinj “të nderuar”, do të shtroja këtu vetëm një pyetje të thjeshtë: nëse në atë Paketë, vërtetë qenka pavarësia, kush qenka më i fuqishëm se vendimmarrësit botërorë me në krye projektuesin e saj, Ahtisarin që ta ndalonin një gjë kaq të thjeshtë si emrin, pavarësi?!

Kur po i shkruaja këto radhë se ç´më erdhi ndërmend viti i lavdishëm 1981, kur shovinistët jugosllavë na dënonin neve të rinjve të Kosovës me vite të tëra burgjeve, vetëm kur guxonim ta shprehnim hapur fjalën Republikë e Kosovës, e cila atëbotë ngërthente në vete përpjekjet tona për çlirim nga kolonializmi serbomadh. Vallë, mos dikush diku paska hapur burgje si dikur që t´i mbyllë të gjithë ata që guxojnë ta flasin hapur fjalën pavarësi, si duket të gjorit plak s´para po i pëlqyeka të burgoset në Beograd tani në pleqëri, mbase jo për Finlandën e tij, por për pavarësinë e Kosovës!!! Për këtë “ferman” të ri kundërshqiptar të sjellë me aq bujë nga viset përtej detare, kanë shkruar dhe po shkruajnë shumë analistë të brendshëm e të jashtëm. Për këtë “monedhë kusuritjeje”, të trojeve tona u mblodhën dhe diskutuan edhe parlamentarët e Kosovës.

Në përpjekjet e tyre për ta paraqitur para publikut qëndrimet e tyre nga të gjithë u pa hapur; që kjo fushatë u bë nga ata/ato, në dy taborre: nga njëra anë analistët dhe parlamentarët përparimtarë të cilët me shumë argumente bindëse dolën hapur kundër kësaj së keqeje të madhe për shqiptarët, se kjo është tejet e padobishme dhe si e tillë është e papranueshme; ndërsa në anën tjetër analistë dhe parlamentarë “syleshë”, të nxitur nga epshet personale të

politikave ditore të brendshme dhe të jashtme, të etur pas posteve e të tjera lukseve në relacionet Prishtinë – Tiranë – Shkup – Podgoricë dhe Preshevë, këtë sihariq “paralajmërimi për pavarësi” e përqafuan si kalamajtë kukullën e bukur e cila i ekzaltoi si mos më mirë!...

Do të vlerësoja këtu faktin që: analistët dhe parlamentarët përparimtarë duke e kundërshtuar Pakon e Ahtisarit, e kundërshtuan padrejtësinë, cinizmin, mashtrimin dhe vetëmashtrimin e hapur që sot politika botërore kundër - shqiptare nën maskën e demokracisë, e ndihmuar edhe nga servilët shqipfolës, po ia bënë popullit shqiptar. Ata guximtarë që sot po ngrihen kundër perandorëve të cilët po përpiqen që një kombi prej 7 milionësh t´ia mbyllin gojën dhe t´ia errin sytë që të mos flas e të shoh për të drejtat e veta më elementare siç është liria dhe vetëvendosja, nesër do t´u shkëlqejë balli nga krenaria, kurse tjetër fat moral, do të kenë puthadorët e huaj, të cilët do t´i mbulojë velloja e turpit!...

Kanë kaluar kohët kur popujt liridashës mund të mashtrohen dhe të robërohen gjatë me “fermane pashallarësh” si ai i Maxhar Pashës, të sjella nga Evropa.

Projekti i errët i cili e lë sërish Kosovën me vise në batakun e ferrit të robërisë, po ua ndalon shqiptarëve ta kenë shtetin e tyre në Ballkan, pra të ribashkohen, por jo vetëm kaq; po ua ndalon shqiptarëve që ta kenë edhe një

Republikë të Pavarur, madje tepër e pafavorshme për ne, sepse në trungun e saj nuk po hyjnë vise të tëra shqiptare që sot janë të okupuara nga serbo-maqedonët dhe malazezët.

Kjo pavarësi e një shteti kaq të vogël, edhe kështu po i pengon armiqtë tanë shekullorë. Kjo, s´po na habitë fare, por habitemi për faktin pse diplomacia botërore e cila drejtohet dhe betohet çdo ditë si besimtarët në bibël dhe kuran; në dokumentet e të drejtave të njeriut dhe të popujve – pse lejojnë me këto ide lëshimesh pe, prej kaq naivësh, që Serbia të dominojë përsëri me politikën e saj fashizoide, për më keq edhe pas kaq vuajtjeve e luftërave çlirimtare - pra, të përkëdhelen dhe të shpërblehen sërish me fitore të reja okupatorët sllavë?! Kjo politikë kompromisesh ndaj atyre që kurrë s´deshën të dinë për drejtësi as njerëzi, nuk ka dhënë as do të japë rezultate pozitive. Kjo ka mbjellë dje dhe do të mbjellë edhe nesër vetëm konflikte dhe luftëra të pandërprera, sepse kombet e kolonizuara nuk lejojnë shtypje as robëri!

Analistët përparimtarë dhe përkrahësit e tyre, udhëheqësit politiko-ushtarakë të partive dhe të organizatave qeveritare dhe jo qeveritare shqiptare bashkë me ato të miqve tanë jashtë vendit; duhet të mobilizohen fuqishëm që secili të japë maksimumin e vet, që jo vetëm të analizohen dhe vlerësohen situatat e krijuara tepër të rënda nëpër të cilat po kalojnë trojet e okupuara shqiptare, por të japin ide, të përpilojnë strategji për të ardhmen e kombit shqiptar, që pastaj të hapin shtigje të reja si të tejkalohen këto situata të cilat u krijuan jo nga shqiptarët liridashës, por për fajet e “aleatëve” dhe puthadorëve të tyre. Kjo, pastaj do të krijonte hapësira veprimi sipas kushteve që i lejojnë konventat ndërkombëtare, si OKB-ja, e leva të tjera, për t´i çuar përpara përpjekjet tona drejt realizimit të objektivave tona liridashëse.

Popullit t´i thuhet qartë jo vetëm teorikisht por edhe praktikisht, në terren (siç po vepron Lëvizja Vetëvendosje), për veprimet që duhet ndërmarrë çlirimtarët, për ta hedhur poshtë këtë plan “bombë e kurdisur” që do ta dëmtojë rëndë Kosovën me vise të tjera shqiptare. Rreziku i saj vjen nga shumë aspekte të cilat janë të shumta, por po e ritheksoj: në veçanti, e keqja më e madhe Kosovës i vjen nga decentralizimi i cili po bëhet jo mbi baza të drejtësisë por mbi baza etnike të kolonizimit dhe të ndarjes, pikërisht për këtë diplomacia përparimtare duhet fuqishëm ta ngrejë zërin!

Decentralizimi shovinistëve serbë të Kosovës, do t´ju shërbejë si shkallë tepër e favorshme e cila ua lehtëson punën që të shkojnë drejt ndarjes nga Kosova dhe pastaj bashkimit të tyre me Serbinë.

Jo! S´duhet kurrsesi të privilegjohen okupatorët serbë, të cilët po luajnë lojën e djallit me kolonët që i kanë sjellë në kohët errëta të krajlive gjegjësisht paraardhësve të tyre. Pikërisht, duke mos u pajtuar me këtë gjëmë pra, të copëtimit të ri të  Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje sot po jep kushtrimin e zgjimit, populli i Kosovës po përgjaket në demonstrata!

Këto dhe forma të tjera të rezistencën popullore do të vazhdojnë deri në fitore.

Klasa politike shqiptare, duke qenë të kënaqur me ca shpërblime shterpe që sot po ua ofron Serbia me diplomacinë ndërkombëtare po gabohen rëndë, sepse çështja shqiptare nuk bënë të zgjidhet shkel e shko dhe me të ashtuquajturat “procese në vazhdim” të cilat në fakt s´janë asgjë tjetër vetëm zvarritje të pa mbarim deri në zgjidhjen tonë madhore. Po këto gabime po i përsëritë sot edhe diplomacia ndërkombëtare. Ata, nën maskën e ruajtjes së paqes, po i fryjnë (me apo pa qëllim) zjarrit të luftës.

Jo zotërinj!

Nuk ndërtohet paqja nga themelet e mashtrimit dhe të mohimit të së drejtave elementare të një kombi i cili aq shumë vuajti gjatë historisë së lashtë dhe

të re, të një kombi i cili kurrë s´është pajtuar as do të pajtohet me robërinë! Paqja e vërtetë ndërtohet me respektimin e të drejtave të lirisë dhe barazisë që u takojnë kombeve pra, ato të drejta i takojnë edhe kombit shqiptar. Klasa politike shqiptare kërkohet t´i vë gishtin kokës e të

mos bëjë kompromise të papranueshme të cilat po na kthejnë prapakthehu në historinë tonë të re, kurse kjo klasë politike po bëhet çdo ditë jo sinjë klasë udhëheqëse e popullit por si një turmë amorfe pa strategji të kthjelluar dhe të caktuar kombëtare, e cila me veprimet e saj po bie ndesh aspiratave kombëtare, për më keq, po shkon drejt rrugës së ndyrë të tradhtisë.

Duke bërë këtë kjo klasë politike duhet ta dijë se çdo ditë e më tepër popullin po e shpie drejt rreziqeve të mëdha, drejt konfrontimit të madh me Serbinë dhe me aleatët e saj nëpër botë.

Kjo klasë politike gjithnjë e më shpesh po e përsëritë sloganin servilist: “kujdes të mos biem ndesh me diplomacinë ndërkombëtare”, duke bërë këtë ftesë narcisët e politikës së pa krye po harrojnë se janë pikërisht ata që duke bërë gjithë ato lëshime pa fre, në dëm të popullit shqiptar janë pikërisht këta që po e konfrontojnë popullin me armiqtë e tij dhe me diplomacisë reaksionare ndërkombëtare. Vlerësoj kështu sepse populli shqiptar nuk do t´i durojë pakufishëm padrejtësitë që po i bëhen si dikur nga qarqe reaksionare brenda dhe jashtë atdheut. Kjo, po

i ngjanë disi konfrontimit millosheviqian i cili duke pretenduar të okupojë toka të huaja popullin serb e konfrontoi me botën demokratike, ndërsa,“pushtetarët” tanë, duke bërë kompromise rreth copëtimit të trojeve

shqiptare, si mos më keq; pastaj do ta konfrontojnë popullin i cili me çdo çmim do t´i mbrojë viset e okupuara shqiptare.

Por, njëkohësisht jam i bindur që bota demokratike, veçanërisht aleatët tanë të sinqertë, në mos sot, nesër do ta kuptojnë drejt çështjen tonë madhore, ata nuk do të lejojnë që populli ynë të flaket tej mase siç po ngjanë sot!...

Populli shqiptar i udhëhequr nga burrat e mëdhenj të kombit si Adem Demaçi me shokë është i vendosur t´i sfidoj armiqtë dhe puthadorët e tyre, është i vendosur t´i realizojë fitoret e shumëpritura në shekuj.

Përpara drejt fitoreve të reja, të priftë e mbara drejt lirisë o burri i madh i kombit, o Adem Demaçi!

Kthehu ne fillim

_____________________________________

Kosova shqiptare po shndërrohet në Kosovë kosovaro-serbe..!

Mirë pra nëse është pavarësi që i mungon vetëm emri, çka do të shënohet në tekstin e preambulës (pjesës hyrëse) të Kushtetutës, dhe kush do të jetë në përbërjen e shtetit-që veç emrin nuk e ka shtet, se atributet po, qytetarët e Kosovës dhe serbët, pra kosovarët dhe serbët, pasiqë marrëveshja precizon saktësisht kombin shtetëformues serb, duke zyrtarizuar edhe gjuhën serbe

 Agim Vuniqi, Farmington Hills

Më 11.02.2007

Kosova do të ketë flamurin, hymnin dhe kushtetutën dhe ja kjo është pavarësia, kështu shprehen përkrahësit e devotshëm të dokumentit. Askush nuk konteston faktin se Kosova do të ndahet ligjërisht nga Serbia, nuk kontestohet asnjë nga faktet që janë të depozituara në dokumentin e Ahtisarit, por është shumë e pakuptueshme që mos të dëgjohen zërat e tjerë që mendojnë ndryshe, ngase secili ka të drejtë të mendojë dhe të shprehë mendimin. Pse shprehet një nervozë e pamatur te ata që shohin bardhë-zi, dhe ua imponojnë mendimin të tjerëve. Nuk di me çfarë kandari masin njerëzit mendimet, dhe sigurisht më me dëshirë ua vën debatuesve shenjat dalluese "ne dhe ata".

Një kohë debatuesit ndaheshin në "marksistë-leninistë" e "demokratë". Retorika ndryshoi shpejt, menjëherë pas kuvendit të VI të LDK-së, u hoqën maskat, dhe reflektori ndriçonte fytyrat e njerëzve, nuk mund të fshiheshin më pas paravanit që hapej dhe mbyllej me takt. Dhe si ndodhi të sulmojnë demokratët njëri tjetrin, e pashpjegueshme, ata që hiqeshin si të matur ndërruan, dhe nga brendia e tyre shpërtheu mllefi shtazarak kundër kolegëve të deridjeshëm, dhe çka i shtyri pëllumbat e bardhë të paqes të krokasin si korbat e zi të fatkeqësisë, nuk ngjan që pëllumbi të konvertohet në korb, ndoshta pranohet ky konstatim, apo jo?. Asnjëri nuk parapëlqeu teatrin që u shndërrua në arenë gladiatorësh, as "marksistët" e as "demokratët" e deridjeshëm.

Debatuesit do të thonë e kaluar dhe nuk është koha e debateve të tilla se ato janë stereotipe, kemi punë më të mençura, duhet të atakohen skeptikët e dokumentit, dhe pyetja "jeni me ne apo me ata" pengon debatin, dhe një fjalë e thënë e argumentuar kundër dokumentit të Ahtisarit ua ngritë temperaturën debatueseve, duke pretenduar t'i shohin ata se si dridhen nga ethet "demokratike".

Pse ky vrapim kaq i zhurmshëm i përkrahësve të dokumentit "profetik" që nuk paska të meta, dhe çdo pikë dhe presje qenka atraktive dhe shumë domethënëse, ngaqë kompromisi ndaj kërkesave serbe qenka pavarësia, e cila nuk përmendet. Nëse u përmbahen fjalëve që kanë thënë më heret, se nuk do të ketë kompromis me Serbinë, nuk do të ketë bisedime etj., etj., ne u besonim fjalëve të tyre, por ata demantuan veten, por fjalët kanë mbetur të shënuara, ato nuk avullohen, edhepse për momentin mund të harrohen. Mirë ne që nuk kuptojmë ç'është marrëveshja dhe ç'është kushtetuta, mund të konsultojmë literaturën, dhe do të kuptojmë se akti më i lartë juridik i shtetit është kushtetuta.

Pajtohemi apo jo, sigurisht që po. Dhe shteti pa flamur nuk bënë, mirë.., po Kosova nuk kishte kushtetutë kur ishte krahinë e ish federalizmit jugosllav (?), kishte, dhe çfarë flamuri valonte në ndërtesat shtetërore pas vitit 74, valonte flamuri shqiptar me yll, të njëjtin e kishte shteti zyrtar i Republikës së Shqipërisë, dhe në atë kohë ishte hymni "hej slloveni" që e dëgjonim në spektaklet sportive ndërkombëtare, të cilin asnjëherë nuk e kënduan shqiptarët, dmth Kosova kishte flamurin shqiptar dhe flamuj të tjerë, kishte edhe kushtetutën, por nuk ishte republikë. Dhe cili ishte ataku i parë i Serbisë, ishte kushtetuta, dmth., ndryshimi i amandamenteve kushtetuese, dhe shumë aktivistë të deridjeshëm që mbronin tezën se amandamentet duhet të ndryshohen, mbajnë edhe sot pozita, e njerëzit që u rrahën, u burgosën e u vranë..!. Dhe të gjithë ata që kuptuan se ndryshimi i amandamenteve është rikolonizim i Kosovës, u përbuzën.

Sot kur kujtesa dhe skepticizmi na mbajnë në ethe, na rikujton programin jugosllav të rikthimit të serbëve dhe malazezëve në Kosovë-tash vetëm serbëve. Nuk janë këto kohë të largëta dhe mbamendja nuk trathëton, mundeni të riktheheni dhe të kërkoni në komjuterët tuaj ngjarje nga ajo kohë. Dhe nuk është ndonjë ndryshim i theksuar i programit të atëhershëm të këthimit të serbëve në Kosovë me të sotmin. Nuk e konteston askush detyrën e pushtetarëve që t'i kthejnë qytetarët në pronat e tyre, por kush do e bëjë këtë? Nuk mundet qeveria e Kosovës assesi, ngase ajo nuk ka kapacitete të mjaftueshme, por as autoritet. Do ta bëjnë këtë kryetarët e enklavave serbe-tash komuna me autorizime të veçanta. Si do të vehet bashkëpunimi në mes të komunave dhe pushtetit qendror, dhe cili flamur do të valoj në ato komuna? Nuk ka mëdyshje se Kosova po ndahet në dy entitete, dhe enklavat serbe po marrin primesat e autonomisë së zgjëruar.

Kosova nuk ka fe zyrtare, po..., kisha serbe që ka fituar atribute të pushtetit, të drejtën e qeverisjes dhe financimit me pronën, e shkëputur nga Kosova institucionalisht, pa kurrëfarë lidhjesh institucionale. Shumë shpejt është harruar historia, le të konsultohet pak literatura dhe do të kuptohet se shtetin serb e ka ngritë kisha serbe, nga aty edhe buron shtetësia serbe.

Duhet të kuptojnë kujdestarët e pavarësisë që nuk ka emër, se shteti ka formë dhe forma zyrtarizon shtetin. Mirë pra nëse është pavarësi që i mungon vetëm emri, çka do të shënohet në tekstin e preambulës (pjesës hyrëse) të Kushtetutës, dhe kush do të jetë në përbërjen e shtetit-që veç emrin nuk e ka shtet, se atributet po, qytetarët e Kosovës dhe serbët, pra kosovarët dhe serbët, pasiqë marrëveshja precizon saktësisht kombin shtetëformues serb, duke zyrtarizuar edhe gjuhën.

Pra Kosova shqiptare do të shndërrohet në Kosovë kosovaro-serbe, ku shqiptarët dhe jo serbët mund të flasin shqip dhe serbisht sipas dëshirës, ndërsa serbët.., vetëm serbisht. Shqiptarët që humbën shansin të shdërrohen në jugosllav, tash përfundimisht do të bëhen kombëtarisht kosovarë, u akliamtizuan shpejt, shumica nga ata që venin dyshim në trendin se janë shqiptarë, duhet t'i gëzohen ofiqit të ri kosovarë.

Serbët nuk pranuan këtë koncept kozmopolit, ata betonuan pilot autonominë, dhe serbishten si gjuhë zyrtare, ndërsa shqiptarët dhe jo serbët do të kënaqen me kosovarishten.

Kthehu ne fillim

_____________________________________

ORGANIZATA PËR BASHKIMIN KOMBËTAR 

 
Mundi, sakrificat dhe gjaku që derdhi populli ynë, po na shpërblehet me rrezikun e copëtimit nga Serbia, sepse në "pakon e Ahtisarit", nuk ka pavarësi. Pavarësia nuk përmendet as si fjalë dhe as në përmbajtje të këtij dokumenti. Kjo është një riformulim i Rezolutës së vjetër (1244). KS i OKB-së, Grupi i Kontaktit, si dhe Këshilli i Evropës, askund nuk përmendin pavarësi për Kosovën. Në Deklaratën e 31 janarit 2006 Grupi i Kontaktit, është shprehur, se baza e statusit të ardhshëm për Kosovën do të jetë Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara. Në bazë të këtij dokumenti, nuk lejohet shkëputja e Kosovës nga Serbia.
Prandaj kjo pako, do të sjellë një Rezolutë të re, me përmbajtje të Rezolutës së vjetër. Ajo do të mbështetët fort në decentralizimin, për mes të të cilit u krijuan shumë komuna të pastra serbe, si dhe kishave u dorëzuan shumë territor, që më parë nuk ishte pronë e tyre. Përmes këtyre komunave dhe këtij territori të përfshirë nga kishat, do të mund të krijohet një lloj Serbi e vogël brenda në Kosovës. Në këto rrethana pastaj, kur populli të kërkojë shkëputje të vërtetë dhe vetëvendosje, Serbia, do të përpiqet ta pengojë këtë vullnet, duke tentuar t'ia shkëpusë Kosovës pjesët më të pasura, në veri të saj, e në pjesët tjera.
Pra sipas këtyre fakteve, "pakoja e Ahtisarit" dhe Marrëveshja që mund të dalë prej saj, nuk e përfshinë, në asnjë mënyrë, pavarësinë, apo shtetin për Kosovën.
Prandaj, këto ditë, po bëhet presion i madh ndaj shqiptarëve, që ta pranojnë këtë pako si pavarësi. Ditë e natë i shohim politikanë, analistë, qeveritarë, ekspertë të ndryshëm, të vendit e të huaj, që po përdorin të gjitha mjetet e rrenat e mundshme, në TV, radio e gazeta, për të na bindur, se "pakoja e Ahtisarit" përfshinë shkëputjen e Kosovës dhe pavarësinë. Pse kaq shumë po gënjejnë, që të na e mbushin mendjen? Pse i ka përfshirë gjithë kjo frikë e këto ethe ankthi?. Sigurisht nga frika e daljes në shesh e të vërtetës së hidhur, për statutin e ardhshëm.
Prandaj të mos mashtrohemi, nga politikanët, që e kanë gojën plot pavarësi, as nga analistë, deputetë, nga kryetari a kryeministri, e nga ekspertë të ndryshëm, se gjoja "pakoja e Ahtisarit", e parasheh pavarësinë dhe shtetin e ardhshëm për Kosovën. Poashtu nuk duhet të mashtrohemi as nga veprimet e Serbisë, e cila bëhet sikur nuk i pëlqen Paketa e Ahtisarit. Ajo me këtë taktikë përpiqet që të na hedhë hi syve.
"Pakoja e Ahtisarit" pra do të jetë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme. Por deri sa nuk është bërë shumë vonë, ORGANIZATA PËR BASHKIMIN KOMBËTAR - (OBK), u bënë thirrje të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël, që të bashkuar, ta ngrisim zërin kundër këtyre vendimeve kaq të dëmshme për popullin tonë. Vetëm populli i bashkuar, me daljen në rrugë, për të protestuar, mund të sjellë vendim të ri për vullnetin dhe të drejtën e vet. Me anë të këtij vullneti dhe të kësaj të drejte, do të shkëputet një herë e përgjithmonë nga pushtimi i gjatë dhe i rëndë i Serbisë.

Prishtinë, Shkurt 2007
Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Organizatës për Bashkim Kombëtar

Kthehu ne fillim

_________________

Analizë e pakos së Ahtisaarit nga ODAD - Çohu

DOKUMENTI I AHTISAARIT LEGJITIMON STRUKTURAT PARALELE SERBE NË KOSOVË

&

Letër e hapur e disa veprimtarëve nga Zvicra, Franca dhe Gjermania adresuar

kundër Paketës së Ahtisaarit

PAKOJA E AHTISAARIT SHKELË TË DREJTËN E POPULLIT SHQIPTAR PËR VETËVENDOSJE

Zyrës së Ahtisarit,
Parlamentit të Kosovës,
Parlamentit të Shqipërisë,
Qeverisë së Kosovës,
Qeverisë së Shqipërisë,
Kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu,
Kryetarit të Shqipërisë, Alfred Mojsiu,
Grupit të Unitetit,

____________________________


Duke u nisur nga lufta çlirimtare që ka bërë populli shqiptar deri më sot dhe përpjekjet e tij për tu çliruar njëherë e përgjithmonë nga sundimi shekullor serb, Paketa e Ahtisarit nuk i hap rrugë lirisë së popullit shqiptar të Kosovës. Ajo nuk i hap rrugë Pavarësisë së Kosovës, këtij kompromisi që bënë shqiptarët duke hequr dorë nga e drejta e natyrshme për bashkimin e tokave të tyre, që padrejtësisht u copëtuan me nismën e Rusisë dhe me pëlqimin e Fuqive të tjera të Mëdha më 1912.

Jemi kundër propozimit të Pakos së Ahtisarit për këto arsye:

1. Ajo shkelë të drejtën e popullit shumicë të Kosovës për vetëvendosje. Kjo e drejtë e njohur me ligjet ndërkombëtare, me Kartën e OKB-së, iu garanton vetëvendosjen popujve të shtypur e të pushtuar gjë që nuk garanton kjo Pako.
2. Ajo ia mohon të drejtën popullit të Kosovës për shprehjen e vullnetit të lirë përmes referendumit. Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës gjatë periudhës 1997-1999, tregon qartë edhe njëherë përcaktimin e Kosovës që të jetë e lirë dhe e pavarur nga pushtuesi serb. Terrori dhe gjenocidi serb i ushtruar mbi Kosovën duhej të hiqte përfundimisht çdo të drejtë të Serbisë mbi Kosovën. Për këto veprime kundërnjerzore të Serbisë bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të shpërblejë gjakatarët e Ballkanit.
3. Korniza kushtetuese ishte një pengesë në krijimin e shtetit, funksionimin e institucioneve të Kosovës të krijuara pas luftës së UÇK-së dhe Marrëveshjes së Rambujesë. Ajo mohoi krijimin e shtetit të Kosovës. Po këto pengesa vazhdojnë të jenë edhe në paketën e Ahtisarit. Vendimet kundërshqiptare të vitit 1912, 1945 dhe 1989 gjejnë vend edhe në propozimin e Paketës së Ahtisarit të 2 shkurtit 2007.
4. Me Paketën e Ahtisarit Kosova mbetet peng i 5% të popullsisë së saj. Rreth 30% të territorit të Kosovës dalin jashtë ndikimit administrativ të Kosovës. Monumente historike vendore përvetësohen padrejtësisht nga Kisha Ortodokse e Serbisë.
5. Decentralizimi i propozuar në Paketën e Ahtisarit ka në themel ndarjen territoriale të Kosovës. Komunat e reja që duhet krijuar në bazë të këtij propozimi janë krijesa artificiale në dëm të Kosovës. Dyshtetësia e ofruar banorëve të këtyre komunave mban peng integrimin e popullsisë serbe në Kosovë dhe mban gjallë idetë hegjemoniste serbe mbi Kosovën.
6. Paketa e Ahtisarit kërkon shpartallimin e TMK-së, forcës mbrojtëse të Kosovës që është trashëgimtare e UÇK-së. Ajo nuk lë vend për transformim të saj në Forcën e ardhshme të Kosovës. Luftëtarët çlirimtarë të UÇK-së lihen jashtë çdo procesi për të ardhmen e Kosovës. Pjesa më meritore e kombit për çlirimin e Kosovës mohohet padrejtësisht si në asnjë vend tjetër. Në anën tjetër, paramilitarëve serbë iu lejohet të jenë pjesë e forcave të sigurisë lokale.
7. Rezervimi i përfaqësimit të pakicave në organet ligjvënëse dhe ekzekutive është padrejtësi ndaj elektoratit shqiptar të Kosovës dhe pamundësojnë punën normale të këtyre organeve. Është e papranueshme që delegatë të pakicave të bllokojnë vendimet në organet e Kosovës.
8. Pakoja e Ahtisarit nuk parasheh dëmshpërblimin material të Serbisë ndaj Kosovës për dëmet e luftës dhe pushtimin një shekullor. Përkundrazi mbi Kosovën ajo bartë një pjesë të borxheve nga të cilat ka përfituar Serbia.
9. Pakoja e Ahtisarit fundos shpresat e mbi 2 mijë familjeve shqiptare për të gjetur të afërmit e tyre të vrarë, kidnapuar dhe burgosur nga forcat pushtuese serbe. Harrohet dhunimi i mbi 20 mijë femrave shqiptare.
10. Pakoja e Ahtisarit favorizon kthimin e mijëra serbëve duke harruar me qëllim fatin e qindra mijëra shqiptarë të shpërngulur me dhunë gjatë pushtimit serb.
Kjo pako nuk heq pushtimin por ajo e modifikon duke ruajtur me çdo kusht ndikimin serb në Kosovë. Për këtë arsye dhe arsyet tjera të cekura më lartë jemi edhe ne kundër kësaj Pakoje, siç është kundër edhe populli shqiptar dhe forcat liridashëse.
Ne nuk do ta pranojmë kolonizimin e ri të Kosovës.
Prandaj, ngrehim zërin tonë kundër kësaj Pakoje që zgjat robërimin e Kosovës. Liria e Kosovës është e ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve të Kombit dhe askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi të.
Disa veprimtarë nga Zvicra, Franca dhe Gjermania.

Zvicër, Më 7.2.2007

Kthehu ne fillim

________________________________________________

Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, në Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt, lidhur me

Pakon e Ahthisarit për Kosovën

 NË PAKO NUK ËSHTË AJO QË I TAKON POPULLIT TË KOSOVËS 

Emrush XHEMAJLI

Prishtinë, 10 shkurt 2007

___________________________________


Subjekti që përfaqësoj, Lëvizja Popullore e Kosovës, e ka shqyrtuar tekstin e propozuar nga Presidenti Ahtisari. Me vëmendje kemi përcjellur edhe qëndrimet që janë mbajtur lidhur me te, para kësaj mbledhje dhe gjatë këtij debati nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe pajtohemi me të gjitha vërejtjet për të metat që ka kjo pako të cilat u vunë në pah deri më tash.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,
në nëntor të vitit 2006, me kërkesën e Serbisë u shty dalja me Propozimin Gjithëpërfshirës që po e trajtojmë tash. Ndërkohë, tepër natyrshëm, shumë deputetë kemi kërkuar që Ekipi Negociator i Kosovës të vjen dhe të jep informate ose raport sido që ta quani, para këtij Kuvendi që e ka zgjedhur. Ju e dini se Grupi Negociator i iku përgjegjësisë që patën marrë dhe nuk erdhën fare në Kuvend.

Sot, kur është koha që të diskutohet se çka duhet bërë më tepër Ekipi i Unitetit ka ardhur këtu dhe në një farë forme raportoi, edhe pse u përfshi në fjalime emotive. Por ky raportim ishte spontan, kanë ardhur pa kurrfarë përgatitje të përbashkët me shkrim dhe pa kurrfarë propozime. Megjithatë edhe kështu, unë po e pranoj këtë raport të tyre si të tillë në dritën e pakos së Ahtisarit.

Ata, sot erdhën këtu sepse kanë bindjen e plotë se puna përfundoi dhe qëllimet u arritën. Por, në fakt, nga diskutimet e deritashme u panë të metat të cilat kanë mundur të evitohen po të vinin me kohë të tregonin se ku kanë vështirësi më tepër dhe ku duhet të ndihmohen. Por, ata patën zgjedhur metodën e anashkalimit të Kuvendit dhe për këtë mbajnë dhe do të mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e disa pjesëve të Pakos, pasi, siç tha Surroi, në disa pjesë jemi bashkautor.

Zoti President tha se Pakoja e zotit Ahthisari e qon vendin në pavarësi e sovranitet. Pakoja nuk thotë ashtu, madje askund nuk përmendet as fjala pavarësi, kështu që nuk është serioze të komentohet në këtë formë Pakoja e Ahthisarit. Unë, e ftoj z. President që të punohet me përkushtim, në formë tjetër nga kjo që keni punuar, që vërtetë të ndodh siç ka dëshirë Kosova.

Të gjithë folësit e GN që këmbëngulën në atë që dëshirat e mira t’i shndërrojnë në bindje edhe të Kuvendit të Kosovës edhe të popullit, mendoj se nuk ndihmojnë gjë. Përkundrazi përhapin iluzione.

Zotëri, nga sjelljet e juaja jo transparente shumica e qytetarëve të Kosovës janë befasuar, ndërsa janë të shqetësuar për fatet e vendit, me ato që kanë parë në Pakon e Ahthisarit. Prandaj, ata edhe kanë thirrur me organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje protestë kundër kësaj çka po ndodh. Por, jo vetëm qytetarët, edhe Kuvendi është i shqetësuar. U pa edhe nga diskutimet e deritashme. U pa edhe nga fakti se pasi foli Presidenti i Kosovës askush nuk duartrokiti, megjithëse ai tha se fituam pavarësinë dhe sovranitetin. Por e di çfarë entuziazmi do të shpërthente në Kuvend, apo jashtë tij, po të ishte kjo e vërtetë.

Në raportimin e tij ishte fillimisht i matur z. Thaçi. Substanca e pavarësisë dhe sovranitetit është në Pakon e Ahthisarit – thotë ai, jo krejt në hava si Presidenti, por më vonë e mbuluan emocionet dhe pasaktësitë gjatë pjesës së fjalimit që qonte deri në ekstazë. Edhe unë u emocionova. Dhe prita se tash deputetët do të duartrokasin. Por, as kjo nuk ndodhi. Madje nuk apllauduan as të partisë së vet.

Si duket dronë e deputetëve dhe të popullit e ka kuptuar shumë mirë z. Surroi. Ai në paraqitjen e vet tha: “Nuk duhet të kemi frikë nga pakoja e Ahthisarit. Pakoja është vetëm një fletëkalim për pavarësi.” Dhe në këtë mënyrë e mohoi Presidentin, por edhe Thaçin që në fillim thanë se në pako është “Pavarësia dhe Sovraniteti” përkatësisht “substanca” e tyre.

Zoti Surroi në raportin, apo paraqitjen e tij, si ta merrni, shtoi se Serbisë me Pako “po i merret sovraniteti dhe po i kthehet pronarit - Kosovës”, por në pjesën e fundit e mohoi me të drejtë veten dhe doli ashtu siç është e vërteta. Pakoja nuk sqaron ç’u bë me sovranitetin e Serbisë, u hoq a s'u hoq, kjo mbetet e interpretuar, por është e qartë se, së paku, edhe për disa vite sovraniteti i Kosovës do të kalojë nga UNMIK-u te Misioni i ardhshëm ndërkombëtar. Madje, unë, e përgëzoj z. Surroi për vënien në pah të të metave katastrofale për Kosovën që ka misioni ndërkombëtar. Ajo që tha në fillim presidenti Sejdiu, se gjoja kemi të bëjmë me mision të lehtë ndërkombëtar, thënë shkurt, e hodhi në tokë z. Surroi duke deklaruar se në Kosovë do të ketë “instrumente të forta të pranisë ndërkombëtare”.

Pajtohem plotësisht me atë çka e tha Thaçi lidhur me luftën çlirimtare 20 vjeçare të popullit tonë, ndërsa nuk pajtohem aspak me pjesën vetakuzuese të fjalimit që mbajti z. Surroi. Nuk mund të ndiqet politika e njohur e balancimit të krimit të organizuar shtetëror të Serbisë nga viti 1912 dhe veçanërisht nga viti 1981 me krimet individuale të paorganizuara që ndodhën në Kosovë, pas hyrjes së NATO-së. Aq më pak të bëhet përgjegjës populli i Kosovë lidhur me to, kur nuk ka pasur kompetencat e sigurisë. Madje, këtu u tha se për shkak të këtyre krimeve individuale ka pasuar dënimi kolektiv i Kosovës me moskalim të kompetencave dhe dhënien e lirisë për Kosovën. Nëse kështu jeni duke mbrojtur Kosovën në arenën ndërkombëtare mos u mundoni. S’ka nevojë!

U tha zotërinj se kemi mundur të bëjmë flamujt vetë. Flamurin kombi ynë e ka bërë, dhe do të jeni dëshmitarë se populli ynë kurrë nuk ka qenë i interesuar dhe i ka munguar vullneti që ta ndryshojë atë, apo ta bëjë tjetër të ri. Flamujt tranzitor që i janë imponuar shpesh Kosovës do t’i imponohen, por kjo do të jetë e përkohshme. Flamuri do të na imponohet sikurse që na u ka imponuar ndarja nga Shqipëria më 1912 dhe siç po na imponohet jeta ndaras nga Shqipëria pa e pyetur vullnetin e popullit të Kosovës me format demokratike.

Unë, nuk do të ndalem te çështjet që u trajtuan këtu me të drejtë, si votimi i padrejtë, i dyfishtë në Kuvende, në fushën e trajtimit të pabarabartë të qytetarëve dhe të meta tjera të Pakos. Andaj, unë shumë mirë i kuptoj edhe reagimet e Grupit 6-të plus dhe grupit për Integrim.

Thënë me një fjalë, për mendimin tonë, megjithëse në Pako ka hapa para në njohjen e disa anëve të realiteteve të reja në Kosovë, propozimet që bëhen në Pako janë larg asaj që është kërkuar nga shumica e qytetarëve të Kosovës, dhe çka i takon vendit tonë. Në tekst është lënë mundësi e madhe interpretimi, pasi gjërat nuk thuhen qartë dhe shprehimisht.

Dhe, në fund, kërkoj që nga kjo mbledhje Kuvendi të dalë me rekomandime sepse nuk jemi këtu klub i hokatarëve dhe as shoqëri kulturore-artistike.

Kthehu ne fillim

________________________________________

TURPI I EKIPIT TË UNITETIT TË KOSOVËS: ESHTRAT E ISA BOLETINIT MBETËN NË THES 

Shkruan: Ramush TAHIRI, Analist

Më 10.02.2007, Prishtinë

Manastirit të Sokolicës, si zonë e mbrojtur, i ra në pronë Kompleksi Memorial i Kullave të Isa Boletinit. Heroi Kombëtar, pa të cilin sot nuk do të ishte Kosova, njeriu që e luftoi Turqinë në kohët më të vështira dhe i cili takoi kryediplomatin anglez Eduard Grej, do të mbetet i pavarrosur, sepse manastiri që u ndërtua në pronën e Boletinëve, ka të drejtë të mos lejojë ndërtimin e varrit,  bile edhe të ndalojë  manifestimet në kujtim të tij.

Në pakon e Marti Ahtisarit, ndër më shumë se dyzet manastiret dhe kishat që në këtë dokument janë shpallur si serbe, e që janë futur në të ashtuquajturat zonat e mbrojtura, krahas Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanës së Pejës etj., është vendosur edhe Manastiri i Sokolicës, Zveçan. Njohësve jo të mirë të gjendjes në Kosovë nuk do t’i bënte përshtypje ky emër krahas aq shumë “vendeve të shenjta serbe në Kosovë” të mbrojtura me ligje, por tash edhe me këtë marrëveshje ndërkombëtare. Ndërsa njohësit e mirë dhe personalitetet e përkushtuara për çështjen kombëtare, dhe për fatin e mirë të Kosovës e dinë se është fjala për kishën në fshatin Boletin, të ndërtuar në pronën e familjes së Isa Boletinit, heroit kombëtar shqiptar i cili  “zgjodhi vdekjen më mirë se robërinë” dhe i cili me luftën e tij kundër Perandorisë Turke në vitet 1905-1912 bëri që popullsia sot këtu ta ndijë veten shqiptar dhe Kosova, që ishte atëbotë të mbetej edhe tash çështje e pazgjidhur ndërkombëtare.

Ata që kanë lexuar kujtimet e Tafil Boletinit, që shërbyen për shkrimin e librit nga Skënder Luarasi për Isa Boletinin, dhe që para ca vitesh u botuan të plota, e kanë të qartë lindjen e çështjes së kishës serbe në pronat e Boletinëve. Në kujtime shkruhet se një fshatar serb që punonte në pronat e familjes së Boletinëve kishte kërkuar që t’i lejohej të ndërtonte një kishëz ku do të mund të kryente ritet e veta ortodokse fetare. Kjo iu mundësua dhe afër Kullave të Boletinëve u ndërtua objekti fetar, i cili pas pushtimit të Kosovës nga Serbia u shndërrua në Manastir, i cili mori emrin i Sokolicës, sipas majës së kodrës së afërme. Edhe vetë burimet kishtare dhe shtetërore serbe e pranojnë se Manastiri i Sokolicës është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Në propagandën e serbizimit të tërësishëm të Kosovës, krahas kolonizimit me popullsi serbe sipas dekreteve mbretërore dhe sipas planit të kolonizimit me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike shqiptare të Kosovës, “shkencëtarët” serbë  “zbuluan” se kishëza qenka ndërtuar në themelet e vjetra të një manastiri nga koha e Mesjetës. Në mungesë të gjetjes të dokumenteve faktike ata iu referuan kinse gojëdhënave dhe këngëve popullore serbe të eposit të Luftës së Kosovës dhe  “e gjetën” se me gjasë ky manastir qenka ndërtuar nga feudali Musa diku në fund të shekullit XIII, dhe se ky feudal kinse na qenka babai i vëllezërve Musiq, të njohur nga baladat për Betejën e Kosovës të vitit 1389. Musa, portreti i të cilit është gjetur më vonë në freskat serbe, na paskësh qenë dhëndri i Knez Lazarit, udhëheqësit legjendar serb të Betejës së Kosovës, duke pasur për grua pikërisht të motrën e Lazar Hrebljanoviqit. Sot Manastiri i Sokolicës është manastir femëror që në krye ka Motrën Makarije, një doktoreshë të shkencave të kimisë, e cila ia ka marrë dorën punimit të freskave, së bashku me motrat e tjera, duke e shndërruar këtë manastir në shkollë të dëgjuar të pikturimit bizantin mesjetar.

Manastiri i Sokolicës përpara dy-tri vjetëve mori pjesë në  SHBA me ekspozitën e artit bizantin, ku prezantuan skulpturën e Virgjëreshës Mëri, e cila është atraksion i këtij manastiri, sepse në  “kohë të vjetra ka fluturuar nga Manastiri i Banjskës  duke rënë në një dru në oborrin e Manastirit” për t’u vendosur më vonë pranë altarit...  Manastiri i Sokolicës asnjëherë nuk u shkatërrua. U mbrojt dhe u ruajt nga shqiptarët, duke qenë familja e Isa Boletinit, mbrojtës të manastirit, për të cilën gjë nga populli u quajtën Vojvodë. Dihet se në Tiranë gjendet revolja e Isa Boletinit, e dhuruar nga popi Momçillo, duke pasur të shënuar edhe përkushtimin e tij në formë gravure...

Qytetarët e Kosovës, tashmë nëpërmjet shtypit dhe kronikave televizive, janë njoftuar për reagimin e njërit nga pinjollët e Isa Boletinit, Xhaferit, i cili duke paraqitur tapitë e tokës dhe të pronës kundërshtonte ndërtimin e një muri nga ana e Manastirit krejt afër Kullave të Isa Boletinit. Opinioni gjithashtu e di se një grup studiuesish e patriotësh përpara dhjetë vjetëve tërhoqën nga varrezat e Podgoricës eshtrat e Isa Boletinit, djemve, nipave dhe bashkëluftëtarëve që u vranë në pritën famëkeqe të organizuar nga  qeveritarët e Malit të Zi më 23 janar 1916 në Urën e Ribnicës. Përshkrimi i vrasjes përveç nga Tafil Boletini,  është bërë edhe nga raporti zyrtar i policisë, gjithashtu edhe nga Nikolla Gjillas, babai i udhëheqësit komunist jugosllav Millovan Gjillas, që kishte qenë pjesëmarrës në vrasje dhe që kishte marrë revolverin e Isës, për ta ruajtur si pre lufte në koleksionin e tij familjar... Eshtrat edhe sot ruhen në fshehtësi të madhe, që një ditë, ashtu si i ka hije patriotit të madh të çështjes kombëtare shqiptare, të varrosen me ceremoni në Kullat memoriale të Isa Boletinit.

Nga donacionet dhe me ndihmën e Ministrisë për Kulturë të Kosovës është bërë restaurimi i Kullave, mirëpo përveç ndonjë spoti televiziv, për ndonjë këngë patriotike, ky kompleks nuk e kryen funksionin e vet të kujtimit të traditave atdhetare të luftës për liri. Pengesë është afërsia e Manastirit, i cili kërkon rrugë dhe hapësirë për ta zhvilluar aktivitetin e vet, edhe pse në afërsi të manastirit asnjëherë nuk ka pasur shtëpi serbe, por vetëm shqiptare, ndërsa nga afërsia e fshatit Boletin familja e fundit është shpërngulë në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar...

Problemin, që nuk ishte i tillë, e zgjidhi Marti Ahtisari, me bekimin e plotë të Ekipit të Unitetit i cili nuk bëzan për këtë çështje, as pesë ditë pas publikimit të propozimit.

Manastiri i Sokolicës u shpall zonë e mbrojtur, ndërsa në kuadër të tij hyri, si thuhet shprehimisht, Kompleksi Memorial i Kullave të Isa Boletinit. Kështu u tret trashëgimia e udhëheqësit kryesor të Luftës për Pavarësi Kombëtare, duke iu dhënë rëndësi ndërkombëtare, me moskundërshtimin e lakejve kosovarë, një manastiri të diskutueshëm karshi një personaliteti që e njihte dhe e respektonte gjithë diplomacia e kohës, duke u konsideruar një Xhorxh Vashington i Kosovës. Në atë kohë me ia kthye pushkën Turqisë dhe me e kthye Shqipërinë bashkë me Kosovën, si pjesë e saj e pandarë, kah Evropa ishte një largpamësi dhe një përkushtim që shndrit dhe jep forcë edhe sot e kësaj dite...

Në Aneksin e Pestë, në pikën 1.4, thuhet “Kosova garanton që prona e luajtshme dhe e paluajtshme si dhe pasuria tjetër e Kishës ortodokse serbe është e paprekshme dhe nuk do të jetë objekt i eksproprijimit”. Në pikën 1.5 thuhet “Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë do të ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasje në objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të cilat janë pasuri  e Kishës Ortodokse Serbe, vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar...” Gjithashtu në pikën 4.1.2. thuhet “Kur rrethanat e kërkojnë, mund të kufizohet çdo aktivitet nga këto fusha... B) Tubimet publike, rekreative dhe zbavitëse.”

Pra, ky është turpi i Ekipit të Unitetit të Kosovës dhe i të gjitha trupave të tij punuese. Eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini mbeten në thes e të pavarrosura, ndërsa qasja në Kullat e tij, në simbolin e krenarisë kombëtare, mbesin të ndaluara...Konstatimi se “njerëzit që nuk i nderojnë të parët nuk mund ta sjellin pavarësinë”, është i drejtë dhe i mbështetur nga koha.

Kthehu ne fillim

____________________________________

KOSOVA E AHTISAARIT – NJË NUSE PËR DY DHËNDURË

Shkruan: Bardhyl METAJ

Zürich, 09 Shkurt 2007

 Për “Planin e Atisaarit”, qysh në Nëntor të vitit 2005, në gazetën Java pata botuar komentin, "Friendly takeover" e Kosovës apo pjesëve të saj!”

Në fakt, atëherë tërhiqja vërejtjen, se plani i ardhshëm për Kosovën, do të mbështetet në Raportin e Kai Aides, Platformë dhe Road Map e aprovuar në KS të OKB-ës, e cila edhe atëherë, sikur edhe plani Ahtisari sot, për çudi të zotit, qe mirëpritur e aprovuar me shumë entuziazëm, nga të gjitha strukturat politike Kosovare...sado që në të skicohej, një zgjidhje Federale apo Konfederate për Kosovën...!

Ti thua nuk shkruan kurrkund Federatë, kurse unë pyes, Ku po shkruan Pavarësi...!

Sipas negociatorëve tanë, e pa shkruara është ma e rëndësishmja...!

Apo më korrekt, ajo e pashkruara, mbi Pavarësinë. Kanë nisë e po bërtasin “o qorra, a s`keni sy n`ballë a”? Qysh s`po e kuptoni? A s`keni mend n`krye a? Rrune qetësinë, ju lutem!

Po ti dëgjosh Serbët ndërkaq, thonë se Dokumenti e bënë Kosovën të Pavarur, respektivisht, më optimistët nga ata, se ai, të paktën e hap rrugën drejt Pavarësisë...dhe aty, në ato pjesë, duhet atakua në Vjenë...!

Nëse, këto më lartë e dimë se janë të deklaruara nga protagonistët në fjalë, dhe se janë të vërteta, atëherë, po del se Plani Ahtisarit është një lloj dokumenti si ato kartolinat e viteve të 70-ta, të cilat ndërronin pamjen dhe përmbajtjen, varësisht prej këndit të shikimit. Po për këtë më poshtë.

Qysh atëherë, kur po komentonte Raportin e  Kai Aides, e që vlen plotësisht edhe sot për “Planin Ahtisaari”, S.J.Petersen e pat thënë plot kreativitet, se “negociatat po zhvillohen për t’ua hequr shqiptarëve frikën e kthimit në të kaluarën dhe serbëve frikën për të ardhmen e tyre”!

Po si po përjetohet ndërkaq, sot, Planin i Ahtisaarit, nga Shqiptarët dhe Serbët?

Fatkeqësisht, para se të analizojmë se si po përjetohet nga Shqiptarët dhe Serbët, duhet veçuar një strukturë. Ekipin Negociatorë të Kosovës.

Hiq euforinë e pakuptueshme e të parakohshme, të Ekipit Negociatorë të Kosovës, të cilët pa përjashtim, ende pa e lexuar e studiuar, shpallën pajtimin dhe fascinimin fëmijëror ndaj këtij Plani, pra nëse përjashtojmë këtë ekip, atëherë, mbeten tri palë të tjera, të ofenduara dhe të pa kënaqura barabarësisht. Shqiptarët, Serbët Kosovarë dhe Serbia.

Pakënaqësinë e këtyre tri palëve, pra të Kosovarëve (Shqiptarëve dhe Serbëve) si dhe të Serbisë, nuk kemi ndonjë nevojë të harxhojmë shumë fjalë që ta shpjegojmë...!

Pse s’flenë rehat Shqiptarët - jo vetëm të Kosovës?

Ngase Shqiptarët, jo vetëm të Kosovës, kishin dhe kanë nevojë për një dokument, i cili nëse është e nevojshme, mund të ketë edhe 5000 faqe, por i cili në krye, ka një preambulë dhe vendim të qartë:

  1. Se Serbisë, me këtë vendim, i suprimohet Sovraniteti mbi Kosovën, dhe se
  2. Kosova, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi bëhet/njihet,  shtet Sovran dhe i Pavarur.

Koha ndërmjetëse pastaj, mund të përshkruhet me një “Road Map” të trashësisë së Biblës e Kuranit.

Të dyja këto elemente, ndërkaq, të cilat qetësojnë shpirtrat shqiptarë, të të gjallëve dhe të vdekurve të atij nën-qielli, nuk gjenden në Planin Ahtisaari...!

Ato janë vetëm në sqarimet e “udhëheqjes, Lidershipit si po i thonë dhe të Burokracisë vendore”.

Pak, për Kosovarët e djegur e shkrumuem prej tambli...të cilët tash,  normalisht që i frynë edhe Kosit...

Kompromisi eventual që duket i pranueshëm:Të drejta për Serbët Kosovarë - me byqyk!

Pse s’flenë rehat Serbët - jo vetëm të Kosovës?

Serbët e Kosovës dhe Serbia, nuk mund ta paramendojnë ende, që Kosova mund të ndahet nga Serbia. Të bëhet e Pavarur dhe Sovrane.

Plani Ahtisaari, sado që nuk e thotë, ja përngjanë kapak kësaj...! Boll, për ta...!

Kurrkund nuk shkruan, apo nuk shkruan ende, se Kosova është Serbi. Pra ata, kanë nevojë për këtë Preambulë dhe Vendim, nga OKB dhe e gjithë bota.

Kompromisi eventual që e pranojnë:Të drejta dhe Autonomi për Shqiptarët dhe Kosovën -

me byqyk!

Pse është kaq entuziast ndërkaq, Ekipi Negociatorë i Kosovës?

Unë nuk e dijë.

Ku e marrin guximin, ndërkaq, që me aq siguri flasin e premtojnë, se pikërisht ajo e pashkruara, Sovraniteti dhe Pavarësia, është ajo që do të dalë si Rezolutë në OKB, edhe këtë gjë, bashkë me shumë kënd, këtej e andej, nuk e dimë.

Nga e marrin guximin pastaj, që një dokument e Plan, për të cilin ende do të debatohet, e besa edhe “luftohet” nga Serbia, bile tash me intensitet, strategji e koncepte befasuese nga më të ndryshmet, institucionale i jo-institucionale,  të rrugës e të Diplomacisë, të shpalljes së Pavarësisë së Mitrovicës e Graçanicës... e njëqind forma të tjera – edhe këtë vërtet nuk e dijë.

Ajo çka dijë, është ajo që më kujtohet:

Ditari i RTP-së. I asaj nate kur Kuvendarët e Kosovës, patën Votuar Kushtetutën e Kosovës, respektivisht të Serbisë së Millosheviqit, e cila suprimonte Autonominë e Kosovës...!

Atë mbrëmje, një Publicist i nderuar (A.M), atëherë Drejtor i respektuar në RTP-ë,

me një palë syze të varura në hundë, kishte marrë për detyrë që të na motivojë e sqarojë - ne Kosovarëve, popullin më të politizuar të Globit – se “Kosova s’kishte humbur asgjë...përkundrazi, kishte fituar”.

Në shërbesë pat gjet një thënie të Konfuçies, se: “Edhe rruga (e qëllimi, apo caku) më e gjatë, çoftë edhe një mijë Mila (apo km), ka hapin e saj të parë, hap, i cili është më i rëndësishmi e vendimtari. Sot Kosova, ndërkaq,  po bën hapin e saj vendimtarë, drejt lirisë dhe demokracisë e prosperitetit!” Kështu na tha atëherë, burri i nderuar...!

Kështu po thonë edhe sot, këta të Ekipit Negociatorë...! Pluralistat Unikë.

Hapi i parë te koka ma i rëndësishmi...! OK!

Kosova - Një nuse për dy dhëndurë...! OK!

Për hajër të treve, atëherë...! OK?

Autori është analist politik dhe Kolumnist i gazetës “Jáva”, Prishtinë

Kthehu ne fillim

________________________

PLANI I AHTISAARIT ËSHTË I PAPRANUESHËM, SEPSE NUK KORRESPONDON ME

VULLNETIN E POPULLIT TË KOSOVËS

Shkruan:Fuad RAMIQI,

Kryetari i Forumit Mysliman të Kosovës

Më 09.02.2007

___________________________

Deklaratë për shtyp e Forumit Mysliman të Kosovës

Forumi Mysliman i Kosovës në këto çaste historike, me vëmendje është duke përcjellë zhvillimet aktuale politike rreth përcaktimit të statusit politik të Kosovës. Shpalosja e planit Ahtisarit, lidhur me propozimin e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës në vend se të na qetësojë, ai na zhgënjeu pa masë me propozimin e tij që nuk i përfill qartë interesat tona kombëtare e fetare.
Forumi Mysliman i Kosovës, pasi ka shqyrtuar në tërësi përmbajtjen e dokumentit të Ahtisarit, është i mendimit se plani është i papranueshëm si i tillë, sepse ofron zgjidhje që nuk korrespondon me vullnetin e popullit të Kosovës, që në mënyrë të lirë të vendos vetë për fatin e tij, nëpërmjet referendumit të organizuar nga Kombet e Bashkuara, siç është organizuar dhe pranuar së fundi pavarësia e Malit të Zi, apo ende është në fuqi vlerësimi i Badinterit i cili vetëm në rastin e Kosovës ia pamundëson një të drejtë të tillë.
Forumi Mysliman i Kosovës në këto çaste historike, me vëmendje është duke përcjellë zhvillimet aktuale politike rreth përcaktimit të statusit politik të Kosovës. Shpalosja e planit Ahtisari lidhur me propozimin e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës në vend se të na qetësojë, ai na zhgënjeu pa masë me propozimin e tij që nuk i përfill qartë interesat tona kombëtare e fetare.
Forumi Mysliman i Kosovës e ndien veten të obligueshëm që të prononcohet me këtë deklaratë për shtyp nëpërmes së cilës njofton opinionin e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar me disa dispozitat e marrëveshjes që bien ndesh me aspektin e drejtës ndërkombëtare dhe parimit të vetëvendosjes së popujve. Sa për ilustrim do të cekim disa dispozita me sa vijon:
- Kosova do të jetë shoqëri shumetnike. Po si mundet vetëm Kosova të jetë shumetnike, shtetet janë ose kombëtare ose qytetare, populli shqiptar në Kosovë përbën 90% të popullatës së gjithëmbarshme. Nuk janë shumetnik as Maqedonia me 55% maqedonas dhe 45% komunitete tjera, Mali i Zi me 45% malazias e 55% komunitete tjera, e mos të flasim për Serbinë, Kroacinë e Slloveninë. Apo si shembull për krahasim është marrë vetëm se Bonje e Hercegovinë si multietnike me 50% boshnjakë, 33% serbë dhe 17% kroat.
.- Kosova do të ketë simbolet shumetnike. Do të thotë neve 90% shqiptarëve të Kosovës do të na dizajnohet dhe përcaktohet një flamur shumetnik, sikurse që është dizajnuar në B e H nga faktori ndërkombëtar.
- Kosova nuk do të ketë fe zyrtare. Çdo shtet ka fenë e vetë zyrtare, si bën veç Kosovës të mohohet kjo e drejtë. Kosova me popullsinë e vet 98% myslimane ka fenë e vet Islame në përdorim, krahas saj përdoret edhe feja krishtere me të dy ritet e saja katolike dhe ortodokse.
-Gjuhët zyrtare të Kosovës do të jenë gjuha shqipe dhe serbe. Po si mund të jetë gjuhë zyrtare në tërë Kosovën gjuha serbe e komunitetit serb me vetëm 5%, në ato komuna ku janë shumicë serb preferohet që të jetë zyrtare, por jo edhe në ato komuna ku fare nuk ka serb. Sa për ilustrim shqiptarët që përbëjnë 25-30% të popullatës në Maqedoni, gjuha shqipe është zyrtare në ato komuna me më shumë se 20% shqiptarë që gravitojnë në komuna përkatëse.
- Për dy mandatet zgjedhore Kuvendi i Kosovës do të ketë 20 ulëse të rezervuara për përfaqësim të komuniteteve të cilat nuk janë shumicë në Kosovë, çdo ulëse e fituar në Kuvend nëpërmjet zgjedhjeve do të jenë ulëse shtesë përveç ulëseve të rezervuar. Kjo do të thotë 10% të komuniteteve do të kenë 35 ulëse në Parlamentin e Kosovës, që do të thotë gati 1/3 e deputetëve në Parlament. A ka ndodh kjo diku në botë? Sa për ilustrim qe sapo kanë përfunduar zgjedhjet në Serbi në të cilin 10% të popullatës së përgjithshme përbëjnë komunitetet, vetëm 8 deputet të komuniteteve kanë fituar ulëse në Parlamentin serb prej 250 deputetëve(3 hungarez, 2 boshnjak, 2 romë dhe 1 shqiptar) që do të thotë gjithsejtë 3,2% të saj.
-Me këtë marrëveshje formohen 5 komuna të reja: Mitrovica Veriore, Graqanica, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu si dhe Novobërda përjetoi një zgjerim marramendës territorial, të cilat së bashku me 5 komunat ekzistuese serbe më parë, përbëjnë më shumë se 25% të territorit të Kosovës e cila de jure do të jetë në Kosovë por de fakto pushteti qendror do të ketë aspak kontroll. A thua bashkësia ndërkombëtare si në rastin e Bosnjës pas gjenocidit të kryer mbi boshnjakët, serbët i shpërbleu me krijimin e Republikës Serbe në 49% të terrorit të saj, ndërsa në Kosovë pas krimeve të kryera mbi shqiptarët, serbët i shpërblen me entitetin apo autonominë serbe në 25% të territorit të Kosovës, edhe pse janë vetëm 5% të popullatës serbe në Kosovë.
-Shkollat me mësim në gjuhën serbe do të mësojnë sipas plan programeve të hartuara nga Ministria e Arsimit të Serbisë, Mitrovica Veriore do të ketë përgjegjësi ekskluzive për Universitetin në gjuhën serbe, të gjitha komunat serbe në Kosovë do të përzgjedhin komandantët e stacioneve policore lokale, komunat serbe do të kenë të drejtën e krijimit të asociacioneve të komunave serbe në Kosovë dhe si të tillë të drejtën e bashkëpunimit me komunat dhe institucionet shtetërore serbe, që paraqet anashkalim total i pushtetit qendror të Kosovës.
-Do të krijohen 45 zona mbrojtëse përreth kishave dhe manastireve, për 23 manastire dhe kisha, është cekur se do të kenë zonat mbrojtëse prej 50 gjer në 100 metra në perimetër, ndërsa për 22 manastire dhe kisha, zonat e mbrojtura janë përcaktuar me hartat e bashkangjitura pa cekur distancën e zonës mbrojtëse, që nënkupton se mund të shkojë edhe në kilometra hapësire mbrojtëse.
-TMK-ja në vend se të transformohet në ushtrinë e Kosovës, ajo do të shpërbëhet, dhe në vend të saj do të formohet Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK)-së me 2500 pjesëtar aktiv dhe 800 rezervist, të pajisur vetëm me armatim të lehtë, pa pasur drejtë posedimi të armatimit të rëndë. FSK-ja do të jetë përgjegjëse për t’u përgjigjur krizave, shkatërrimit të mjeteve shpërthyese dhe mbrojtjen civile.
-Përfaqësuesi civil ndërkombëtar(PCN) do të mbikëqyri dhe do të zbatojë këtë marrëveshje dhe do të jetë autoriteti përfundimtar i cili ka të drejtë të ndërmarrë për të anuluar vendime apo ligje të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, si dhe të largojë apo sanksionojë çdo zyrtar publik në Kosovë i cili nuk zbaton këtë marrëveshje. Mandati i PCN-së do të skadojë atëherë kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të konstatojë se Kosova i ka përmbushur kushtet e parapara me këtë marrëveshje. Kësaj i thonë vazhdim i prezencës ndërkombëtare, por tani në vend të UNMIK-ut i cili administroi plot 8 vjet me Kosovën, EUMIK-u i cili do të administrojë edhe 15 vjet me rrallë Kosovën.
Forumi Mysliman i Kosovës është i mendimit se plani i Ahtisarit është i papranueshëm si i tillë, sepse ofron zgjidhje që nuk korrespondon me vullnetin e popullit të Kosovës, që në mënyrë të lirë të vendos vetë për fatin e tij, nëpërmjet referendumit të organizuar nga Kombet e Bashkuara, siç është organizuar dhe pranuar së fundi pavarësia e Malit të Zi, apo ende është në fuqi vlerësimi i Badinterit i cili vetëm në rastin e Kosovës ia pamundëson një gjë të tillë.
Fuad Ramiqi, Kryetari i Forumit Mysliman të Kosovës.

Kthehu ne fillim

________________________________________________________

MOS TA GËNJEJMË VETEN - SHTETI I KOSOVËS NUK ËSHTË PUNË E KRYER,

MADJE AS PËR SË AFËRMI 

Shkruan:Mehmet BISLIMI

Më 09 shkurt 2007

__________________________________

Në këtë kohë, përgjegjësia kolektive dhe individuale në Kosovë është bërë si të thuash diçka e thjeshtë e përditshme, rutinë.

Mirëpo dikush do duhej të mendoi më mirë para se ta thotë fjalën e vet publike, prandaj: Mos ta gënjejmë vetën tonë, mos të lejojmë që të na gënjejnë të tjerët, mos ta gënjejmë popullin, me lustrën e shtetit të Kosovës që në pakon e z. Ahtisari në fakt nuk ekziston!

Është koha e fundit kur duhet të ndeshemi me realitetin, dhe ta shikojmë atë në sy, duke i sqaruar gjërat një për një se çështja e shtetit të Kosovës- nuk është punë e kryer, madje as për së afërmi!

Janë kohë të pakohë këto, ku fjala ka peshën e saj të ndjeshme. Kosova është duke ecur për tehu të shpatës, sot po i prihet e qepet këmisha e saj. Në këtë rast më nuk mund të themi se: " Pazari po bëhet pa hanxhiun!"- Ai që nuk i thërret mendjes mirë, arsyeshëm e me guxim- ia paftë hairin tradhtisë, për pasojë, gjërat nuk përfundojnë me kaq, ato këtu fillojnë, dhe atë shumë furishëm- më keq se dikur!

Duke qenë të vetëdijshëm se sot Kosovës nuk i mungon diskursi  i kritikës racionale për vlerësim sa më real të pakos që ka ofruar zoti Ahtisari, por edhe të gjërave tjera në përgjithësi. Mu për këtë kemi edhe përgjegjësinë para fjalës së thënë, por më shumë para fjalës së pa thënë.

Ndajë mendimin se shqiptarët, kudo që janë me në krye me institucionet e tyre ( ende legjitime ) nga populli, si dhe me në krye me Ekipin e Unitetit, do duhej ta thonë hapur e me guxim fjalën e vet. Të vetëdijshëm se tani nuk është kohë e Sinan Hasanit e Ali Shukriut dhe e kastës së tyre, të cilët për t'u treguar sa më internacionalist- mohonin edhe përkatësinë e vet kombëtare, për të u regjistruar si Jugosllav! Kosova më vonë i mohoi të tillët, prandaj nuk do të kisha dëshirë që të përsëritet historia- kjo nuk na duhet më as Sot as nesër, Kosova nuk ka nevojë me ta mohoi përkatësinë e vet, ne jemi shqiptar, dhe jo shoqëri multi etnike ( multinacionalno drushtvo). Pakicat janë pasuri të cilat ne duhet t'i vlerësojmë, dhe t'i respektojmë, ato janë të obliguara që ta respektojnë shtetin e tyre dhe ta njohin realitetin e ri.

Sot shqiptarët kanë dinjitetin e tyre, dhe të drejtën legjitime, si dhe kurajën që fatin e tyre ta shohin me syrin e arsyes, duke mos rënë pre e shantazheve të mundshme, pre e shkurtpamësisë, pre e egove të ndryshme personale, pre e interesave afat shkurtra etj. Ne sot duhet ta themi çartë e botërisht se: Populli ynë me aspiratat e tija shekullore gjakon Lirinë, shtetin e vet sovran me integritet të pa cenuar të tërësisë së tij territoriale, për këtë madje është derdhur edhe gjaku rreke, e po kush guxon të shkeli mbi te. Shtet ku të gjitha pakicat tjera minoritare, do të gëzojnë të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta Evropiane.

Prandaj, duke i parë gjërat nga ky këndvështrim edhe pakoja e z.Ahtisari me gjithë mangësitë e saja, duhet që në mënyrë të guximshme dhe profesionale të demaskohet - në fakt të sqarohet mirë, duke i treguar botës së kjo pako ka shumë gjëra të papranueshme për popullin shqiptarë, madje shumë të dëmshme të cilat duhet t'i paguajmë shumë shtrenjtë në një të ardhëm jo të largët! Populli shqiptarë, dhe elita e tij: nuk guxon të dehet, nga aroma e përzier e pakos së z.Ahtisarit, plakut babadimër nga Finlanda edhe për faktin që na e vonoi pakon të cilën nuk na e solli as për natën e kërshëndellave si dhuratë të vitit që lamë pas! Madje, pako u hap më parë atje- në Beograd, ku mbeten edhe dhuratat!

Gjithë kund në botë, kur flitet për një vendim të rëndësisë së veçantë, është shumë e tolerueshme, madje e pa kalueshme, që të mendohet shumë mençurisht deri të pyetja dhe përgjigja logjike si rrjedhim se: Çka fitojmë e çka humbim me këtë akt. Pra, ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm e të mos humbim më shumë se robërinë në këtë rast, dhe të fitojmë as më pak e as më shumë se shtetin dhe lirinë tonë e cila fatkeqësisht nuk është në këtë pako të z. Ahtisari?!

Kam pasur rastin që të lexoi shumë reagime të ndryshme rreth kësaj pakoje, për çka më gëzon fakti se sot populli ynë ka vetëdije, kulturë komunikimi, i sheh gjërat shumë arsyeshëm, i thotë ato me seriozitet e guxim dhe nuk lejon që të bëhen pazare në dëm të atdheut të vet. Kjo është pasuri të cilën ne duhet ta çmojmë. Mendoj se shumë gjëra janë thënë nga analistë të ndryshëm, dhe se Ekipi i unitetit këto vërejtje do duhej që t'i marrë shumë seriozisht, të gjykoi arsyeshme dhe pa emocione.

Këto gjëra janë thënë nga gojë e popullit tonë me halle, janë thënë shumë çartë: Të gjitha ato segmente që mohojnë të drejtën e shtetit tonë- të refuzohen si të tilla, para se të bëjmë aktin e nënshkrimit të patriotizmit- apo tradhtisë! Kaloi një shekull robëri, një shekull me burgje, tortura, vrasje, masakrime, djegie, përdhunime, shpërngulje, përçmim të dinjitetit tonë kombëtarë, e çka nuk përjetoi populli ynë shqiptarë nga pushteti shtypës e barbarë i Serbisë e ish Jugosllavisë.

As kush më nga Shqiptarët nuk dëshiron të rikthehet në të kaluarën e hidhur, as imitimin e saj në çfarë do mënyre qoftë. Kjo duhet bërë e çartë një herë e përgjithmonë- mos bërja e shtetit për ne nënkupton lindjen e tragjedive të reja, për të cilat ne nuk bartim përgjegjësi më ( nëse kemi bartur deri dje padrejtësisht).        

Fillimisht nuk do të pretendoja shtjellimin e tërësisë së pakos, sot ajo është publike dhe secili lë të gjykoi vet. Do të ndalesha tek disa gjëra të kësaj pakoje të cilat shtetin e Kosovës e dëmtojnë në fondament:

 -1 Pakoja e z. Ahtisari, kërkon nga ne që të pajtohemi pa shtet, pra si shoqëri multi etnike! As kund në botë nuk ka edhe një shembull të tillë, kur një popullatë vendëse me mbi 90%  ( për hir të pakicave minoritare) të mohoi praktikisht shtetit e vet nacional! Kjo po kërkohet nga ne!? Shembull, në Zvicër ; as një etni nuk e kalon 60%, megjithatë është shtet nacional.

-2 Çfarë vlefte e peshe do të ketë Kushtetuta e Kosovës, kur Gjykatën Kushtetuese të saj do ta përbëjnë ndërkombëtarët dhe ata do të vendosin për çdo gjë, më thjeshtë; ata do ta vendosin ligjin në Kosovë, do të jenë zoti vet, dhe atë me kohë të pa limituar! Çdo ligj e vendim që ata do të sjellin do të jetë i pa lëvizshëm dhe i gjithëfuqishëm!

-3 Parashihet një prani e madhe ndërkombëtare në Kosovë, e cila do të ketë plotfuqinë për ta zbatuar ligjin ( kuptohet sipas shijes se vet). Prezenca e saj në Kosovë, po ashtu është e pa saktësuar në kohë. Do të veprojnë ( sipas shijes së vet), pa përfillur vërejtjet e mundshme të shumicës Shqiptare!

-4 kjo pako nuk e ndanë shtetin nga feja- konfesioni, madje e mbron atë me ligj e polici! Në këtë rast vetëm objektet e kulturës ortodokse- jo edhe të tjerat, të cilat i përjashton me ligj nga mbrojtja, pra praktikisht pakoja njeh vetëm kulturën dhe religjionin sllav në Kosovë!

-5 Njeh të drejtën e kthimit të " refugjatëve" serb, dhe të drejtën e tyre mbi "pronën" të cilën pronë ata e kanë tjetërsuar me dhjetëra herë. Këta " refugjatë" kolon, që ishin ish punëtorë të ish UDB-së, një administratë e tërë e aparatit shtypës Millosheviqian, të sjellë nga Serbia dhe të sistemuar e akomoduar në Kosovë që nga viti 1987 e këtej. Nga ana tjetër përjashton të gjithë refugjatët tjerë jo serb- shqiptarët në këtë rast, të dëbuar pikërisht nga pushteti Millosheviqian, edhe kjo pako i dëbon edhe më keq: Në emër të demokracisë dhe të paqes Evropiane!

-6 Pakoja, po ashtu kërkon zhbërjen, shpartallimin e TMK-së, dhe atë brenda një viti! Jo transformimin- edhe një here: Jo transformimin! Duke e formuar nga e para një FSK- ( Forcë të Sigurisë të Kosovës) e cila nuk do të jetë as Forca e Mbrojtjes së Kosovës (FMK) e lërë më të bëhet fjalë për USHTRI- (siç është trumbetuar me dhjetëra herë.

Mos u gënjeni, ata po kërkojnë ZHBËRJEN e TMK-së, mbase si shpërblim që TMK- pati përmbushur e para standardin 8! Ish luftëtarët e UÇK-së, dhe TMK-së, më në fund mund të ikin në shtëpi, pakoja e z. Ahtisari Kosovës do të ia siguroi një ushtrinë e re!...

-7 As kund nuk është siguruar diçka me ligj ( në atë pako), për fatin e të humburve, të zhdukurve të luftës, të pagjeturve ende, të vrarëve, të masakruarve, të dhunuarve, të varrosurve e zhvarrosurve, të djegurve nëpër furrat e fabrikave të Serbisë- aty thuhet se do të bisedojnë për këtë çështje, thua se nuk qenka biseduar fare deri me sot !

-8 Nuk përmenden as edhe formalisht demet e luftës, të djegies së mbi 300 mijë shtëpive si dhe të mbarë ekonomisë në Kosovë që Serbia e shkatërroi deri në limitin ZERO. Për të gjitha këto, kund as një fjalë se kush- kujt duhet t'i kërkoi të paktën një falje për gjithë këtë tmerr që shkaktoi Pushteti Serb Milloshevoqian në mbarë ish territorin  e Kosovës e më gjerë (ngase një pjesë e territorit të Kosovës nuk është më), i ka kaluar Maqedonisë si dhuratë!!!

-9 Kërkohet që të preket edhe në simbolet si: Flamurin, himnin, stemën etj- thjesht atakohet identiteti ynë. Pra kërkojnë krijimin e një kombi të ri Kosovaro- Serbo- boshnjako-turko-romo- egjiptaso- ashkali  me një flamur e himen të ri e me një gjuhë zyrtare turli- turli, natyrisht për shtetin e ri të Kosovës, që vetëm emri po i mungon ( Posi!)  

-10 Thuhet se Nuk do të ketë sa ndarje e as bashkim të Kosovës me një vend tjetër. Pra nuk do të ketë ndarje të Kosovës nga Serbia, dhe as bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Do duhej të thuhej në atë pako se: Kosova do të ndahet nga Serbia, nuk do të ketë bashkim të saj me Shqipërinë, ndërkaq Kosova nuk do të copëtohet, kjo mungon. Me formulimin që është lënë shumë për të dëshiruar, madje është shumë diskutabile- as kund nuk përmendet kufiri me Serbinë! Nga ana tjetër, fare shkoqur kjo pako ia falë shteti të Maqedonisë mbi 2500 ha. tokë të Kosovës, sipas marrëveshjes së shteteve fqinjë ( pa e përfillur vullnetin e popullit shqiptarë), marrëveshje kjo e nënshkruar me 23 shkurt të vitit 2001 mes Serbisë dhe Maqedonisë, duke e shkelur kështu rëndë edhe rezolutën 1244 që është ende në fuqi, dhe e vlefshme ( në këtë rast) vetëm sa për të shitur e dhuruar tokat tona!

- 11 pakoja njeh për minoritetet dyshtetësinë! Nuk kam dëgjuar diçka të ngjashme, ta zëmë populli Gjerman që jeton në shtetet e veta me një demokraci të lakmueshme si në Gjermani, Austri dhe në Zvicrën Gjermane- nuk kanë dy e tri shtetësi- sa mbrapa pakos së Ahtisarit janë ata! Këtu fshihet qëllimi shumë perfid, pra qëllimi është që nesër administrata shtetërore e Kosovës të mos ketë mundësi ligjore të kontrolloi e integroi qytetarët e saj (huaj)- në këtë rast minoritarët Serb me dy shtetësi! Ata, kur të duan janë, dhe në të njëjtën kohë, kur të duan nuk janë qytetarë të Kosovës! Çka do të bëjnë Turqit, Romet, Boshnjakët, Egjiptianet dhe Ashkanlinjtë, që gjeografikisht nuk janë të lidhur me shtet e tyre?

- Ka edhe shumë çka për t'u analizuar, gjë që nuk është në përgjegjësinë time profesionale, por si qytetar i Kosovës ndjej obligim që të mos ndihem aq komod e indiferent për fatin e atdheut tim. Duke e ndjerë edhe si obligim për të bërë edhe dy vërejtje, apo sugjerime:

- 1. Deklaratat e shumë figurave tona politike, me e (pa) përgjegjësi se: Kosova në këtë pako i ka të gjitha atributet e shtetit- veç emrit shtet! Mendoi se është një gabim i rëndë i tyre- uroi në të shprehur- ndonjë lapsus, në të kundërtën është një naivitet total politik, është për keqardhje për pozitën e tyre se ku kanë rënë.

Populli im shteti nuk vjen me paket nga Finlanda, shteti nuk është dhuratë, që të tjerët të na e sjellin si të duan, sa të duan dhe kur të duan. Për shtetin është bërë luftë, është derdhur gjak dhe ai duhet të jetë shtet si ne e meritojmë, duke gjetur strehë të gjithë ata që duan të jetojnë e ta ndërtojnë shtetin e Kosovës sonë të përbashkët. Shteti është me kufi, me ushtri, me polici, me diplomaci, me përfaqësues diplomatike, me vend në OKB etj.

-  2. Reagimet e shumta të qytetarëve tanë, me qëllim të avancimit të shumë pikave të kësaj pakoje, janë të drejta dhe të arsyeshme, prandaj të gjithë ata që këto reagime të arsyeshme dhe konstruktive, guxojnë t'i barazojnë me reagimet Serbe si: " vetëm Koshtunica është kundër kësaj pakoje, ose unë pres kundërshtimin e pakos vetëm nga Serbia etj!", mendoj se bëjnë gabim shumë të rëndë- për çka edhe ndjehemi të fyer.

Neve si popull, na kanë bërë akuza të tilla shumë herë gjatë përpjekjeve tonë për liri, në të kaluarën si: me 1945, na kanë akuzuar si Ballistë, dhe janë likuiduar mjera shqiptarë mbi këtë akuzë. Akuza të tilla janë përsëritur me 1968, me 1981 kur na akuzuan si irredentistë e separatistë, me 1997-8, na akuzuan si dorë e zgjatur e Serbisë dhe si njerëz të frustruar- është e tmerrshme që sot hasim në njëmendësi të tillë politike.

Ne jemi bijtë i atij vendi, dhe duhet ta ngrehim zërin e arsyes në kulm për ta mbrojtur atdheun tonë. Historia nuk përsëritet për çdo vjet. Qytetarët Shqiptarë kanë të drejtë legjitime për ta mbrojtur atdheun e tyre, dhe këtë të drejt nuk mund të na e mohoj askush.

- Është plotësisht e gabueshme, ose naivitet politik që të barazosh pakënaqësitë e shtetit Serb rreth pakos së zotit Ahtisari, me pakënaqësitë e popullit Shqiptarë. Janë dy çështje krejt diametralisht të kundërta.

- Serbet, pikërisht në saje të kundërshtimit të qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën, kanë arritur dhjetë herë më shumë se sa përfaqësuesit e Kosovës, duke miratuar çdo gjë e pa sa një hezitim! Mu në saje të kësaj strategjie diplomatike, Serbet po e mbajnë Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare që mbi 8 vite peng të politikës së tyre, si dhe kanë arritur që mbi 25% të territorit të Kosovës ( edhe me këtë pako) ta dirigjojnë me gisht nga karrigia e tyre në Beograd.

Me 6 janar 2007 vet zoti Ahtisari tha:

.......Nuk do të ketë shtyrje të procesit. Plani im është i hapur për ndryshime! Prapë me dy kuptime, kush merr erë nga diplomacia. Plani i hapur për ndryshime që i lë derë të hapur Serbisë, kjo nuk do duhej të na ikte nga dore as neve, në mënyrë që të kërkojmë me këmbëngulje ndryshimet e nevojshme në favor të shtetit të Kosovës. Nga 6 janari e deri sot; Rohan tha: ne ende nuk kemi kërkesë nga Qeveria Serbe për shtyrjen e bisedimeve! ( Që do të thotë se grupi i Ahtisarit pret një kërkesë të tillë për shtyrjen e serishme të bisedimeve, gjithnjë sipas kërkesave të Beograbit!) E që kjo mund të ndodhë prapë!!! Lojërat e prapaskenave diplomatike veç kanë filluar të dalin në sipërfaqe. 

Kthehu ne fillim

__________________________________________________

ME PROPOZIMIN E “AHTISARIT” - KOSOVA NË THIKA

”Të gabosh dhe të mos korrigjohesh,do të thotë të gabosh përsëri”

   

Prof.Dr.Muhamet PIRRAKU

Prishtinë, 7 shkurt 2007

__________________________________

 Dokumenti “Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës”, të cilin përfaqësuesi i OKB - z. Marti Ahtisari e “shpalosi” në Beograd dhe në Prishtinë, më 2 shkurt 2007, siç u pa nga paraqitjet e “Ekipit të Unitetit të Kosovës”, shpreh pjesën më të madhe të kërkesave të këtij “Ekipi” - Në emër të Kosovës dhe të kombit shqiptar!?!

Duke lexuar “Propozimin...” u ribinda se konstatimi im në referatin për Tribunën shkencore:  “Arrestimet e pjesëtarëve të tmk-së  Ç’është kjo?!, më 27 shkurt 2004, ishte i menduar mirë: “Kam mbështetje dhe kredibilitet shkencor ta për­mbyll këtë kumtesë me konstatimin: Për nënshkruesite këtyre akteve (Marrëveshjen e Rambujes, Aktin e demobilizimit të UÇK-së dhe Kornizën Kushtetuese të Kosovës) duhen shtigje të gjata për të realizuar dëshirën dhe aspiratën e Kosovës dhe të popullit shqiptar në përgjithësi. Dhe, për ta shpejtuar procesin e realizimit të së drejtës për vetëvendosjepërPavarësinë e Kosovës, hap i parë drejt zgjidhjes së Çështjes shqiptare, akt moral, politik dhe pa­triotik i tyre është: Demisioni nga pretendimet, hëpërhë, të jenë Kreu i patjetërsueshëm në qeverisjen dhe në vendim­marrjen për fatin e Kosovës. Të gjithë aktorët nuk bartin faj të njëjtë, të barabartë para popullit dhe para historisë (...) Kosovës i duhet liria dhe pavarësia pa shtyrje deri në rraskapitje të popullit. Kërkesa për shtetin e Kosovës është mini­mu­mi i kërkesave të tolerueshme nga një pjesë e ma­dhe e popullit, aktualisht. S’ka durim të pafund. Luftës sëpartive për pushtet pa shtet duhet dhënë fund. Kjo do të ishte fitore e pritur edhe për një pjesë të mirë të UNMIK-ut. Ndaj, sa më parë, aq më faqebardhë”!

            Në Kosovë, dikur, ishte një Profesor  Abdullah Zajmi, i cili kur donte të shprehte mendimin e tij për diçka që nuk ishte kompetent, thoshte: “Nuk di të maroj vo, por e di se cila vo asht ngllujkë...!” Kjo sentencë i flenë mirë edhe hapit tim këtu.

             Të ecim ngadalë. Ndonëse “Propozimi i Ahtisarit” mëton kushtetutshmëri, është,  nis e sos, akt politik e diplomatik që shpreh arsyet e forcës dhe jo të përqasjes demokratike për zgjidhjen e një çështjeje historike dhunë ndërkombëtare, siç është Çështja e Kosovës dhe Çështja shqiptare në përgjithësi. E keqja ka nisur herët, në Dejton dhe është çimentuar në Kumanovë e në Rambuje. Në angazhimet e mia detyrë nga koha, më se një herë kam theksuar se shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë Avnojiste, u bë qartë me thikat e kombit serb në përgjithësi (Le të më falë Lagjja e madhores Natasha Kandiq në gjirin e kombit serb, për krejt atë që do t’ia adresoj këtij kombi!), Ndaj ky komb është dashur të dënohet meritueshëm, më së paku në shembullin që u dënua kombi gjerman për krimet naziste hitleriane. Pas gjenocidit të pa parë në Evropë, kurrë, në Bosnje dhe në Kosovë, Serbia është dashur të sillet në kufijtë etnikë së fundi me Marrëveshjen Ushtarake Teknike të Kumanovës midis komandës së NATO-s dhe Komandës së fantomës “JU”, të pa ekzistuar së paku nga viti 1992, prej kur nuk kishte as shtet të Jugosllavisë?!?

             Nga “Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës” as mund të përfytyrohet fakti historik se Kosova është një pellg i gjakut shqiptar i derdhur nga kombi serb me kishën ortodokse instrument mobilizues terrorist. Ndërmjetësuesi për “Statusin e Kosovës” është dashur ta dinte faktin se nuk ka vëllazëri shqiptare që së paku një herë nuk është përgjakur tmerrësisht nga dora serbe. Me fjalët e Kenedit të Madh, mund të pajtoheshim: “Armiqtë duhet t’i falim, por kurrë të mos ua harrojmë emrat…!”, kurse Ekipi i Ahtisarit shtron platformën politiko-moralizuese për shlyerjen e kujtesës së tmerrshme të kombit shqiptar pa e dënuar kriminelin dhe pa e paguar krimin. Faktori i Vendosjes evropiane - ndërkombëtare Serbisë dhe kombit serb duhej t’u thoshin: Kosova është vend i pushtuar me luftë e me tradhti, më 1912, 1918, 1945 dhe më 1989, koloni serbo-jugosllave me donacion politik, diplomatik e ushtarak evropiano-rus e çliruar me luftën e UÇK-së -NATO-s më 1999. Apetitet serbomëdha  shekullore për territore të huaja është dashur, së paku tashti, të topiten përfundimisht dhe jo të ushqehen, siç ndodhi me Dejtonin e Rambujen, të kulmuar me perfiditet diplomatik e politik në  “Propozimin Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës”.

            Dhe, tashti, tri pyetje të qarta duhej bërë Faktorit “demokratik” të vendosjes sot: Cilit komb (shtet) i ka borxh (tokë e pjesë të kombit) kombi shqiptar?; Në sa shtete ka pjesë të Atdheut dhe të kombit shqiptar? Dhe, Kombi shqiptar ( i ndarë e i copëtuar me dhunë ballkanike e ndërkombëtare imperialiste e kolonialiste) a duhet të gëzoj të drejtën natyrore e politike për ribashkim - i bashkuar në Evropën e Bashkuar, ëndërr gjithëshqiptare? Statusi “vetëqeverisës“ i Kosovës, që disejnohet sot, edhe po të kthehej që sot në shtet të pavarur me pranim ndërkombëtar, kështu siç është projektuar në  “Propozimi Gjithëpërfshirës...”, do të jetë “ishull” pa zotshtëpije, “shtet” mbi thika, - pa identitet kombëtar, pa rehati, pa drejtësi, pa siguri,  plotë anarki, pa liri. Këto evenimente mund e duhet të sigurohen me ligje e me zbatim të ligjshmërisë dhe jo me sanksione të dhunshme.“Është një dëshirë e çuditshme të kërkohet fuqia e të humbasë Liria…” do të na qortonte i famshmi Bacon.

            Shumë lekë, shumë mund, shumë fukarallëk, shumë korrupsion dhe shumë pasiguri kanë prodhuar Të fuqishmit për shtatë vjetët e KFOR-it dhe të UNMIK-ut në Kosovë, për faktin se mungoi qasja e duhur, hapi i duhur dhe vendimi i duhur: Emërtimi i fajtorit dhe i shkallës së dëmit të tij në Dosjen “Kosova”. Pa këtë specifikim nuk mund të pritet jetë as ardhmëni për “shoqërinë multietnike” të ideuar nga ata që në shtetet e tyre ende mbajnë të kurthuar etni dhe pjesë të kombeve të copëtuara. Qartë, është e padrejtë historike  lënia e Kosovës në një vartësi tjetër ndërkombëtare protektoruese evropiano-botërore, (PCN, GDN, PUN etj) me identitet “vetëqeverisës” - rast sui generis eksperimental për një kohë që nuk mund t’i shihet fundi me qasje demokratike  - me shprehjen e vullnetit të popullit me Referendumin për Vetëvendosjes.

Meqë përqasja ndaj Çështjes së Kosovës është gabim ndërkombëtar që në zanafillë, “Propozimi Gjithëpërfshirës...” nuk ka mundur tëdizajnohet ndryshe dhe as pres ndonjë korrigjim esencial. Përkundrazi, topi tashti është në anën e Beogradit dhe “Porta e Kosovës” as ka pasur as do të ketë portier për të qenë. Megjithatë, mendoj se “Grupi i Unitetit”, së fundi tashti, nuk duhet të mbetet edhe më tutje “transparent’” ndaj popullit të vetë, siç ishte deri tashti - Zëdhënës shumë besnik i Ekipt të Ahtisarit që polli “Propozimin Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës”- sanksionim i gjendjes së sotme, faktike, në Autonomi Substanciale nën Protektoratin Ndërkombëtar, hap fillestar për shtetin e Kosovës që një ditë, në një mot të pritshëm, do të gdhijë “e pavarur” mbi gjithfarë thikash, kurrë sovrane as e tërësishme.

Çështja e Kosovës nuk është problem ekonomik - social, as kishtar serb, siç reflekton “Propozimin Gjithëpërfshirës...”, por ështëproblem historik kolonial. Athua Ekipi i Ahtisarit nuk i ka kuptua kurthet e merimangës serbe të pangopur me gjakun shqiptar?! Për këto kurthe Zotëri Ahtisari i ndershëm,  nëse nuk i ka ditur, është dashur të mësonte nga dosjet e ekspertëve të historisë së “Grupit të Unitetit”. A i ka pasur këta ekspertë “Grupit të Unitetit”?!? Pse nuk i ka pasur?! Me historianë guxharë politikë nuk mund të mposhten “të vërteta historike serbe” të mbrojtura nga  Batakoviq  Milosheviqi.

Tashti të ndalem në pak çështje të diktuara për “Kushtetutën e Kosovës”. I përdora dhe do t’i përdori thonjëzat sepse ajo nuk mund të jetë kushtetutë duke përligjësuar qëndrimet dhe vendime politike eksperiment ndërkombëtar jo demokratike. Çdo gjë që del nga dokumentet ndërkombëtare në fuqi, OK edhe për Kosovën! Çdo nen i dokumenteve ndërkombëtare që janë në fuqi për të drejtat e njeriut dhe të pakicave kombëtare OK edhe në Kosovë!  Pyes të nderuarin Ahtisari: Në cilat kritere keni mbështetur pikën 6 të Nenit 1 (Dispozitat e përgjithshme): “Gjuha zyrtare në Kosovë do të jenë gjuha shqipe dhe serbe”?!? Cili është kriteri demokratik dhe juridik i Juaji për këtë diktat?! Në Kosovën aktuale mbi 95% e popullsisë (së paku tri komunitete Tuaja - shqiptarët, hashkalinjtë dhe egjiptasit) shqipe e kanë gjuhë amtare. Edhe goranët dhe bosnjakët e Kosovës i përkasin trungut etnik iliro-shqiptar. Rreth 98% e popullsisë së Kosovës janë të besimit islam. Ndaj, si mund të quhet “multietnik” një vend me një monolitet etnik, gjuhësor e fetar të tillë, historikisht dhe sot siç e ka Kosova?!  Vërtet, nëse dikush nga Ekipi i Ahtisarit dëshiron qoftë edhe “Autonominë Substanciale të Kosovës nën Serbinë”, nëse mbretëron demokracia dhe jo shtypja, jo dhuna, ajo njësi administrative duhej ta kishte gjuhën shqipe për gjuhë zyrtare, e lë më  “Shteti i Pavarur e Sovran” i “Ekipit të Unitetit” të Kosovës!?!

Në këtë dokument nuk janë saktësuar qartë as burimet e “Buxhetit të (pa)konsoliduar të Kosovës”. Shteti që nuk do t’i administrojë pa barrikada ligjore as doganat, as tatimet, as TVSH-në, a mund të quhet shtet dhe si mund të qëndrojë ai shtet?!?

Nën pikën 7 të Nenit 1 (Dispozitat e përgjithshme):Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta kombëtare...”!? Kjo është në kundërshtim fund e krye me tërë tekstin e “Propozimin Gjithëpërfshirës...”, në të cilin mungon koncepti filozofiko-historik “komb”. Realisht, në këtë dokument Çështja historike kombëtare shqiptare e Kosovës është vijëzuar fund e krye si Çështje historike e kishës serb qartë në pronësi të Serbisë. Dhe, nuk është njerëzore as në logjikën e demokracisë që një pakicë prej rreth 3.7%, sa ishin serbët në Kosovë më 23 mars 1989, (kur Kosova me grusht politik dhe ushtarak u futë nën pushtetin e Serbisë), sot ndërkombëtarisht të shpallët zotërues - pronar juridik i mbi 30% të sipërfaqes së Kosovës aktuale, ku Serbia do të fshijë lëmë thiu, në mënyrë legjitime me pranim ndërkombëtar mbi mbështetjen “kushtetutare” të Kosovës. Serbëve, faktikisht, do tu jepet edhe më shumë se kaq, sa po të hyjë në zbatim Pika 5 e Nenit 8 të Dispozitat e përgjithshme, mbështetur në pikën 6 të Nenit 1 Aneksit I. Dispozitat Kushtetuese.

Këtu qartë parashihet rikolonizimi ndërkombëtar i Kosovës me elementë serbë kriminelë të Kroacisë e të Bosnjës, të cilët i sistemoi pushtuesi serb në Kosovë, si nëpunës, xehetarë, punëtorë, në vendin e shqiptarëve të ndjekur nga puna në vitet e aparteidit. Dhe, çfarë kthese historike dhe politike sshënon data 1 janar 1998, kur dihet se Kosova, veçanërisht nga 23 marsi 1989 deri më 1o qershor 1999, ka përjetuar mbi një decenie të aparteidin, të dhunës, të gjenocidit ekonomik, arsimor, shëndetësor e kombëtar, të ndjekjes, para syve të botës, së rreth  480 mijë shqiptarëve të Kosovës. Këta dhe fëmijët e tyre do të mbesin apatridë, pa të drejtën njerëzore për t’u kthyer në trojet stërgjyshore të lara me gjak shqiptari nga dora serbe.

Mund të quhet padrejtësi absurde fakti, dhunë politike ndërkombëtare ndaj 95%-shit të “komunitetit” shqiptar, i cili në “Parlament” do të përfaqësohet më me pak se 70% të ulëseve. Dhe, ku zbatohet, në botë, ajo që urdhërojnë Pikat: 2, 3,3.1, 3.2 të Nenit 3 (Aneksi I. Dispozitat Kushtetuese). A mund të jetë efektiv Kuvendi me ato ingerenca të “komuniteteve” pakicë?!? Shtrohet edhe pyetja: cila është përqindja e pakicave brenda komuniteteve për të realizuar të drejtat sipas pikave: e), f) dhe  i) të Nenit 3 si dhe Pikës 4 të Nenit 4 (Aneksi II. Të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre). Pse të mos merret në zbatim ndonjë ligj i Evropës, të cilën me plotë gojën e thërrasim “Demokratike”?! Jo precedencë, jo hava, sepse dalin telashe. Dhe, nëse konsiderohet i drejtë urdhri në Pikën 5 të nenit 4 i Aneksit II. Të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre), ku 10%-shi i pakicës në komunë fiton postin e nënkryetarit, pse kjo përqindje nuk merret edhe në nivel të vendit, të Kosovës.

Sa i përket urdhrave në “Aneksin III. Decentralizimi” mjaftohem vetëm me një pyetje, që dua përgjigje për pasardhësit tanë në Kosovë: Ku ekziston një decentralizim i këtij surugati?  Neni 4 -Kompetencat e zgjeruara vetanake komunale” është legalizim i autonomive të enklavave me pushtet serb paralel unmikian sot, copëtim i tërësisë së sigurisë, të ekonomisë dhe të shoqërisë “multietnike” të Kosovës. Vërtet, nëse serbët ndahen kaq fuqimisht prej etnive të tjera, prej komuniteteve të tjera të Kosovës, dhe veçanërisht prej shumicës shqiptare absolute, pse të përdoret koncepti “multietnicitet” edhe në preambulën e “Kushtetutës së Kosovës”?!?

Ngritja e Universitetit serb në “Veri të Mitrovicës” do të thotë stop mundësisë për  integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare, kurrë jetësimi i pajtimit serbo-shqiptar, do të thotë shoqëri dhe shtet mbi thika, kur siguri! Për këtë flet shembulli nga historia: Ngritja dhe aktiviteti i “Bogosllovisë” në Prizren, më 1871, me donacione të propagandës ruse të grumbulluara në FondinSveti Sava”. Bota që kishte njerëzi, ajo e lagjes së Mis Durhamit, çuditej dhe pyeste: Çfarë logjike ka një shkollë e lartë fetare, me nxënës të sjellë nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja etj. në një mjedis thjeshtë shqiptar?!? Së këndejmi Kosovës do t’i kushtojë shtrenjtë edhe arsimimi i serbëve të sjellë nga Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, e të cilët kurrë nuk do të integrohen në shoqërinë “multietnike të Kosovës”. Nuk ka integrim duke jetuar dhe duke vepruar ndaras dhe në rivalitet politik dhe armiqësi potenciale. 

Dhe një gjysmë pyetje: Nëse komuna do të mbledhë “detyrimet doganore” (Pika 8.2 Aneksi III. Decentralizimi), çka më tutje me Shërbimin Doganor të UNMIK-ut. Të shpërndahet?!? Ndërkaq “Shtojca e Aneksit III. Përcaktimi i kufijve të komuniteteve të reja” shënon kulmin e marrisë së shekullit të integrimeve, ndarjen etnike të Kosovës në një pamje që nuk e njeh historia e përkufizimeve administrative as shtetërore në mbarë botën, kurthe për ardhmëninë e Kosovës si shtet normal, demokratik e me perspektivë humane.

Nëse serbët në Kosovë,  më 23 mars 1989, ishin rreth 3.7%, sot janë më pak, duhet pyetur ndërgjegja demokratike e njerëzimit: Sa është demokratik, lirifarkëtues dhe shtetëformues fakti që në Gjykatën Supreme të Kosovës, ku duhet të matet drejtësia me peshoren më të sigurt, serbët do të përfaqësohen me 15%, e në asnjë rast më me pak se 3 gjyqtarë, kurse në gjyqet e qarkut me 15% e në asnjë rast me më pak se 2 gjyqtarë serbë (1.1, 1.2 Aneksi IV. Sistemi gjyqësor)?!? A ka kjo shembull në botën e lirë?!

Detyrimet nga “Aneksi V. Trashëgimia kulturore dhe fetare”, jo 30 por mbi 35% të Kosovës e kthejnë në  “Shenjtëri  të Serbisë”, të paprekshme për komunitetet e tjera, joserbe, të Kosovës, poor veçanërisht të huaja, inorganike, për “komunitetin” shqiptar -specialitetin ahtisarian. Sipas logjikës së “Aneksit V. Trashëgimia kulturore dhe fetare” shqiptarët e Kosovë dalin hajvanat, as të Krishtit, as të Muhamedit, as të Evropës, as të Azisë. Çdo popull që nuk ka të kaluar nuk mund t’i falet e ardhmja. Sipas logjikës së “Aneksit V. Trashëgimia kulturore dhe fetare”, duhet të pyetën italianët (si trashëgimtarë legjitim të Perandorisë Romake), grekët (si trashëgimtarë legjitim të Perandorisë Bizantine) dhe turqit (si trashëgimtarë legjitim të Perandorisë Osmane) a kanë lënë diçka të kohës dhe të civilizimeve në Kosovën e robëruar me shekuj prej tyre? Po iliro-shqiptarët a dhanë diçka për juve dhe për vetën nën robërinë Tuaj?

Zotërinj të Ekipit të Ahtisarit!

Shqiptarët e Kosovës ishin të krishterë, kur krishterimi ishte një dhe i pandarë, u bënë të krishterë ortodoksë bizantinë kur dominoi fuqia e Bizantit dhe u kthyen me dhunë shtetërore në të krishterë ortodoksë shënsavianë nën trysnin gjenocidiale shtetërore të carëve nemanidë. Në Kohën e re, për të mos u serbizuar nga kisha ortodokse serbe, shqiptarët ikën masovisht nga kisha ortodokse shënsaviane, kaluan në Islam, kryesisht në kohën kur Patrikana Ortodokse e Pejës, me presione të Rusisë dhe të Evropës mbi Perandorinë Osmane,  siguroi ingerenca të plota që ndjekësve të  kishës mesjetare shënsaviane t’ua detyrojë përkatësinë e kombësisë serbe, pra, të rivazhdojë procesin e serbizimit të shqiptarëve i ndalur me shpartallimin e  Perandorisë së Car Dushanit dhe pikërisht në vitin 1371, kur nga mjedisi shqiptar i Kosovës u tërheq qendra administrative dhe arsimore e Kishës serbe dhe vendosja e saj në Zhiçë të Shumadisë, mjedis ky etnik serb.

Serbët e kohës së carëve nemanidë (iliro-vllehë) në Kosovë ishin vetëm pushtues, si të gjithë të tjerët para dhe pas tyre. Realisht, pushteti i tyre shtetëror dhe kishtar u lëkund nga Kosova para se të vinin të Turqit Osmanë. Dhe, as pushtuesi i parë, romak, as i fundit, serb i fillim shekullit XX, Kosovën nuk e gjeti djerrinë. Ata në Kosovë gjetën fshatra e qytete të lulëzuara, kështjella dhe objekte të kultit. Tashti logjika e “Aneksit V. Trashëgimia kulturore dhe fetare”, serbët dhe Serbinë i bënë trashëgimtarë të të gjitha të mirave të civilizimeve para islame në Kosovë?!?

Vërtet, sipas logjikës së “Aneksit V. Trashëgimia kulturore dhe fetare”, edhe të mirat kulturore të proveniencës islame e osmane janë të turqve. Le të vijnë për to, të mos vonohen, udhën e kanë të hapur nga Z. Ahtisari!?! Tani, ndërgjegjja botës   demokratike do ta kuptojë edhe më mirë se toka e Kosovës e larë me gjakun e shqiptarëve gjatë shekujve nuk mund të jetë pronë e robëruesve që e derdhën atë gjak. Sipas logjikës së “Aneksit V. Trashëgimia kulturore dhe fetare”, Edhe KFOR dhe UNMIK duhet  t’i marrin me vete ato të mira që u ngritën në Kosovë në kohën e administrimit të tyre. Hiq kohën, ka shumë ngjashmëri midis administrimit romak, bizantin, nemanid serb dhe turq osmanë  dhe këtij të UNMIk-ut.

 Mjerisht, “Aneksit V. Trashëgimia kulturore dhe fetare”, si edhe mesazhi i tërë tekstit “Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës”,  shqiptarët i damkos si dhunues historikë të kishës e të qenies serbe në Kosovë, të papërmirësueshëm, para të të cilëve duhet ngritur barriera më shumë se për derrat para misërishtës. Në kishat dhe manastiret ortodokse shqiptarët dhe Kosova më nuk mund të kenë qasje, sepse ato do të jenë “...si pjesë integrale të Kishës ortodokse serbe me seli në Beograd(Pika 1.2 e “Aneksit V. Trashëgimia kulturore dhe fetare”), dhe Kosova do të ketë qasje në ato “...vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar në lidhje me aktivitetet ilegale...” (Pika 1.5Aneksit V. Trashëgimia kulturore dhe fetare”)!? Pyes: Cili gjyq, cila forcë guxon të thyejë “diskrecionin” (fshehtësinë) në punët e kishës serbe?!? Së fundi, cilës etni do t’i përkasin policët e SHPK-së që do të kujdesën për sigurinë e kishave, manastireve dhe zonave eksterritoriale serbe si “zona të mbrojtura”, të cilat e  mbulojnë Kosovën anë e këndë?!? Sigurisht, shqiptarë jo.

A ka shembull në botë që një vend, në shtet që premton liri, rend, demokraci, siguri qytetare të plotë, “standardeve evropiane” - plus, siç mëton “Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës”, të  parashihen kaq mure ndarëse, kaq pengesa, për zhvillimin e jetës qytetare normale sa sanksionojnë urdhrat nga Pikat: 4.1.4; 4.1.5; 4.1.6;4.1.7 Aneksit V. Trashëgimia kulturore dhe fetare.

Më lartë thashë se shqiptarët e Kosovës në periudhën paraislame ishin të krishterë unit, të krishterë ortodoksë bizantinë dhe të  krishterë ortodoksë shënsavianë. Kishat dhe manastiret e Kosovës janë ndërtuar dhe rindërtuar për nevoja të tyre. Së këndejmi edhe i kanë mbrojtur, deri me pushtimin serb të Kosovës, më 1912, si shenjtëri shqiptare. Ndaj, pse tu merren këto të mira nga trashëgimia e tyre fetare kulturore?! Dhe dihet qartë se “Monumenti memorial i Gazimestanit” është dhunë politike i Jugosllavisë avnojiste nga fillimi i viteve të ‘5) të shek. XX, i “kushtuar” për një fitore të imagjinuar të kryqit mbi gjysmëhënën. Beteja e Kosovës e 28 qershorit 1389 nuk ka ekzistuar. Kjo është gënjeshtër e oborrit mbretëror të Sulltan Muratit I dhe e oborrit të shqiptaro-vllehut të serbizuar, Lazar Hrebacit. Vrasja e Sulltan Muratit me disa përkrahës brenda në rezidencë dhe vrasja e Lazarit me disa krerë shqiptarë e vllehë brenda rezidencës, është komplot  sipas marrëveshjes Bajazidi I - Vuk Brankoviqi. Nëse edhe Turqit e rrethojnë “Tyrben e Sulltan Muratit”, ku i biri vrasës ia “varrosi” plancin, atëherë në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë mund ta presim laurën (zastojen) e solidaritetit shekullor serbo-turk në rastet më kritike për qenien shqiptare. Kjo është edhe mesazhi i  “Planit Ahtisari”.

Dhe, a ka dhunë më përfushe se të futën nën “Zona të Mbrojtura” prej Serbisë dy kalatë me themele shekuj paranemanide serbe, me vazhdim turk-osman: “Kështjella mesjetare e Zveçanit” dhe “Qyteti mesjetar i Novobërdës” (Artanës)??!?  Dhe, cila është “Ura mesjetare e Vojnoviqëve” në Vushtrri. Shkenca serbe që në kohën e Toma Maretiiqit e ka ndriçuar faktin se “Vojnoviqët” janë  të imagjinuar nga kisha serbo-ruse  në mbështetje të oborreve mbretërore. Dhe, nëse është fjala për “Urën e Gurit” që lidhë Vushtrrinë me Artakollinn, e nga e cila është larguar lumi “Silnicë”, atë e ka ngritur prishtinasi Jashar pashë Gjinolli në fillim të shekullit XIX. Dhe, shtrohet pyetja shumë logjike: Nëse Kosova nesër çlirohet nga tutorllëku i huaj çoftë edhe “i lehtë”, dhe nëse ajo bëhet evropiane, demokratike dhe pjesë e BE dhe e NATO-s, siç mëton “Plani Ahtisari”, pse gjithë këto thurje serbe të Serbisë në Kosovë. Dhe, Kosova me Serbinë zot të tyre, a do të ketë mundësi t’i riparojë, t’i kthejë në pika turistike të saja? Duke e njohur gjenin serbomadh dhe antishqiptar të pa fshehur, përfushe edhe sot, them: Kosova dhe shqiptari Kosovës sot e mot do të privohet nga ajo e drejtë legjitim natyrore e historike.

Këtu duhet edhe njëherë të përmbledh: Sipas logjikës mbretëruese në “Aneksin V. Trashëgimia kulturore dhe fetare”: por edhe të tërë“Propozimit Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës”, Serbia, e përgdhelura ruso-evropiane deri sot,  nesër ose pasnesër, nga Kosova mund të kërkojë edhe një “hise” të përgjakshme: Së paku rreth 20 mijë gra (femra) shqiptare që i kanë dhunuar ushtarët dhe policët e Serbisë në vitet 1998-1999, se i kanë përdorë ushtarët pushtues të Serbisë, si dikur kishat, manastirët, kalatë e urat e Kosovës, dhe të kërkojnë së paku edhe mijëra djem që mund t’i kenë lënë dhunshëm në barkun e femrave shqiptare, hiq disa qindra të femrave të dhunuara dhe të mbytura me masakrim, të  hedhura gjallë në puse të ujit dhe në zjarrin e shtëpive të tyre. Dashtë Zoti e UNMIK-u, sot në të quar, nesër të mos i ndjek mësimet serbe, se në shumë raste “në shërbim të paqes” nga përfundi i kemi ledhatuar djemtë unmikianë të bardhë, të  verdhë e të zi!!? Kur vendosa të nënvizojë faktet e mësipërme, rikujtova porosinë e  Prota Mateja Nenadoviq dhënë historianit Sima Milutinoviq: “Nëse e shkruan të vërtetën, do ta humbasësh kokën, sepse të likuidon kryezoti Milosh, por nëse shkruan rrenë, koka të mbetet por do ta humbasësh nderin!”

Së fundi, çka mëtohet me Hoçën e Madhe të Rahavecit, sipas  4.2 të Aneksit V. Trashëgimia kulturore dhe fetare?! Këtë nuk mund ta kuptojë. Kam droje se po dëshirohet një “Sveta Gora” serbe në Kosovë!?  Vërtetë, këtu, në natën e 6/7 qershorit 1905, u likuidua një çetë disa anëtarësh e komitëve serbë të dërguar nga Serbia, midis të të cilëve ishte edhe një mësues i Hoçës. Edhe ata vranë shumë shqiptarë vendës, por plagë e pashërueshme është masakrimi të thuash i të gjithë meshkujve shqiptarë të rritur në periudhën e Luftës Çlirimtare të UÇK-së pikërisht nga fqinjët serbë. Këta serbë me dorën e  tyre e kanë vrarë dhe e kanë kallë ardhmënisë në Hoçë. Plagë që kullon gjak.

 Nëse do të zbatohen urdhrat nga nenet: 2.2 dhe 2.3 të Aneksi VIII. Sektori i Sigurisë në Kosovë  - “Kufijtë e stacioneve policore rajonale do të jenë të njëjta me kufijtë komunal” dhe “përbërja etnike e policisë brenda komunës deri në masën e mundshme do të reflektoj përbërjen etnike të popullatës në komunë” del se mbi 35% e sipërfaqes së Kosovës do të mbikëqyret nga serbët!?! Kjo është ndarje e Kosovës ose ardhmëni mbi thika. Dhe, athua Presidenti i Kosovës, Kryeministri i Kosovës dhe anëtarët e tjerë të “Ekipit të Unitetit” nuk e kuptojnë detyrimin që del nga pika 3.2Aneksit VIII. Sektori i Sigurisë në Kosovë?! Ata po e shkelin Rezolutën e Kuvendit të Kosovës kundër allishverisheve antishqiptare të pushtuesve serb dhe bullgaro-maqedon të 23 shkurtit 2001. Dihet se Ekipi i z. Ahtisari, ende pa e hequr Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila njihte tërësinë e Kosovës sipas Marrëveshjes së Rambujes - Parisit, Kosovës ia hoqi rreth 2500 ha tokë, pa e pasur të qartë shqiptarët se çka do të pjellë për Kosovën “adresimi i çështjeve  që dalin nga zbatimi i marrëveshjes së vitit 2001 në mes të Rep. Fed. të Jugosllavisë dhe ish- Rep. Jug. Të Maqedonisë” (Pika  3.3. e Aneksit VIII. Sektori i Sigurisë në Kosovë”!?! Këtu Ekipit të Ahtisarit mund t’i bëhet edhe një pyetje e domosdoshme: Nëse ai kufi me shtetin dhe kombin kominternist të Maqedonisë duhet të korrigjohet, pse heshti Maqedonia, nëse jo më herët, në periudhën e sundimit gjenocidial të Serbisë mbi Kosovën -  23 mars 1989 - 10 qershor 1999?!? Pse Serbia, aso kohe, nuk ia dha atë “atë tokë” Maqedonisë?, pse fqinji -Maqedonia, e plaçkiti Kosovën në kohë kur kjo jetonte nën administrimin ndërkombëtar të padefinuar?, pse UNMIK nuk e siguroi tërësinë e Kosovës në bazë të përgjegjësisë “kushtetutare”? Dhe, a i thuhet njerëzi luajtjes me kufi nëpër tokë shqiptare etnike - ndarjes së bujkut nga ara, ndarjes së vëllait nga i  vëllai - me kufij shtetëror sot, në kohën e integrimeve të shteteve në bashkësi botërore?!?

Po të shikohet mirë, me “Forcën e Sigurisë së Kosovës” synohet grushti vendimtar mbi të ardhmen e Kosovës mbështetur në krenarinë dhe në gjakun e UÇK-së, defaktorizimi dhe kurdisja e nënshtrimit të përjetshëm për shqiptarët të Kosovës, e më gjerë, heqja përfundimtare e shtyllës mbi të cilën qëndron liria e të gjitha kombeve. Së fundi, shtrohet pyetja: me cilën përqindje të “komuniteteve” do të sajohet FSK-ja? (Pika 1.1, c. E  Aneksit XI. Prania ushtarake Ndërkombëtare).

Unë nuk e di saktë se çfarë roli ka luajtur “Komisioni  i tanishëm (i UNMIK-ut?) i Përbashkët për Implementimin me republikën e Serbisë” në çorbën e Ekipit të Ahtisarit  por konstatimi në vijim: “Me kalimin e kohës, veprimtaritë e Komisionit të Përbashkët për Implementim do të bëhen pjesë e një Komisioni të Përbashkët Ushtarak të ri që do të përfshijë autoritetet nga Kosova dhe  Serbia, në kuadër  të të cilit do të trajtohen çështjet ushtarake dhe të sigurisë me interes të përbashkët” - (Pika 1.5 - Aneksi XI. Prania ushtarake Ndërkombëtare) dhe “PUN-ja në koordinim me PCN-në, do t’i përcaktojë masat për krijimin e mirëbesimit midis  FSK-së dhe institucioneve të mbrojtjes të Serbisë” - (Pika 1.6 - Aneksi XI. Prania ushtarake Ndërkombëtare) sikur thotë: Nesër FSK-ja do të bëhet pjesë e Ushtrisë së Serbisë, që do të lozin  rol në implementimin e “Autonomisë Substanciale të Kosovës” në Serbinë anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO?!?

Në fund disa porosi për “Ekipin e Unitetit”: Këto dhe venerimet e të tjerëve, të vilen me kujdes. Të saktësohet qartë fakti se Kosova është një det gjak shqiptari i derdhur nga Serbia, kombi serb dhe kisha serbe. Të thuhet qartë: Serbia e ka vrarë dhe e ka kallur trashëgimin e saj koloniale në Kosovë. Të mos barazohet viktima me kriminelin. Të bëhet një vistër i kërkesave për ndryshime e qartësime në dokumentin “Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës”Ekipit të Z. Ahtisari, mbështetje për Rezlolutën e KS të OKB, në funksion të ardhmënisë së shtetit të Kosovës, të mbrojtur me zbatimin e ligjit dhe jo me ndasi etnike e hendeqe armiqësie. Urtaku Konfuqi do të nakëshillonte: ”Të gabosh dhe të mos korrigjohesh, do të thotë të gabosh përsëri!”

Meqë edhe një kohë e gjatë nuk do të krijohen rrethanat për funksionimin e pavarësisë së Kosovës, as do të ketë sovranitet  pikërisht me fajin e Serbisë dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare, të kërkohet në mënyrë përfundimtare saktësimi dhe garantimi i vendimit të KS të OKB për zgjidhjen definitive të Çështjes së Kosovës me rrugën e vetme demokratike - Referendum gjithëpopullor, pas kohës që Ekipi i Z. Ahtisari parasheh fundin e PCN-së, MEPSM-së dhe PUN-it, me të drejtë për shtet të pavarur, ose për bashkim me Serbinë, me Maqedoninë, me Malin e Zi, apo me Shqipërinë. Kjo do të ishte zgjidhje përfundimtare dhe fatlume. As vitet për këtë atk demokratik nuk janë vonesë.

Ndaj, pa këtë garantim, mos nënshkruani “status” të Kosovës mbi thika! Mos nënshkruani fatin e Palestinës për shqiptarët në përgjithësi.

 

Kthehu ne fillim

______________________

VETOJA E RUSISË DHE DORËHEQJA E GRUPIT MUND TA SHPËTOJNË KOSOVËN

Shkruan:Xhevat BISLIMI
Deputet në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 7 shkurt 2007

___________________________

Si hyrje :

Shteti dhe populli serb janë përgjegjës para zotit dhe robit, para tokës dhe qiellit shqiptar për spastrimin e krahinave të shumta nga shqiptarët, për masakër, gjenocid dhe holokaust ndaj qytetërimit dhe popullit më të vjetër në Evropë e më gjerë, popullit shqiptar. Nga armët e ftofta dhe të nxeta serbe gjetën vdekjen qindra mijëra shqiptarë vetëm nga viti 1876 e këtej. Mbi gjysma e popullit shqiptar u dëbua nga trojet e veta dhe u degdis nëpër botë si refugjat. Gjatë sundimit të sulltan Josipit (Titos) ndjekja, vrasja dhe shpërngulja (dëbimi) me dhunë e shqiptarëve, sidomos drejt shkretirave të Anadollit, vazhdoi me të njëjtin intenzitet, si në kohën e kralëve serbë. Kishin ndërruar vetëm mjetet dhe metodat. Programi ishte po ai i Garashaninit, Çubriloviçit, Pashiçit, Andriçit… Edhe qëllimi ishte i njëjtë: Spastrimi i krahinave shqiptare dhe sllavizimi i tyre. Në kohën e satrapëve, Titos dhe Rankoviçit, toka e pushtuar e Shqipërisë (gjysma e Shqipërisë Natyrale), me qëllim që të sllavizohej më lehtë, u copëtua midis republikave sllave të Jugosllavisë Socialiste (Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi) dhe në një krahinë autonome (1974), që u quajt Kosovë.

Shpërbërja e Jugosllavisë e gjeti popullin shqiptar krejt të ç’organizuar dhe të ç’orientuar. Brenda kombit ishte hapur një front dhe luftë rrënuese e karakterit ideologjik, ndërsa kombet tjera po organizoheshin për mbajtjen me çdo çmim të tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe me dëshirën edhe të shpërbërjes së shtetit shqiptar… Gjatë kësaj periudhe të "nxehtë" dhe vendimtare për fatet e kombit u gjetën "shqiptarë" që krijuan parti politike kolaboracioniste, që i bënë shërbime të jashtëzakonshme fqinjve tanë shovinistë. Në çastet e fundit, një grusht atdhetarësh shqiptarë, të cilët më vonë fituan përkrahjen dhe mbështetjen e mbarë kombit, shpëtuan Kosovën e sotme me luftë të armatosur çlirimtare. Synim i Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së ishte çlirimi dhe ribashkimi i tokave të pushtuara shqiptare me Shqipërinë Londineze. Ndërhyrja e NATO-s dhe e Fuqive të Mëdha pengoi arritjen e këtij synimi. Premtimet e tyre se krahina e Kosovës do të jetë përgjithmonë e lirë dhe e pavarur i "joshën" drejtuesit politikë të Luftës. Pas përfundimit të kësaj Lufte në Kosovën shqiptare u vendos UNMIK-u (forcë civile) dhe KFOR-i (forcë ushtarake). Normalisht kjo forcë ushtarake dhe civile do të duhej të vendosej në Serbi, e cila ishte shkaktarja e vetme e të gjitha luftërave të shek. XX në Ballkan. Vendosja e kontrollit ndërkombëtar mbi këtë shtet do të ishte zgjidhje afatgjate për paqen dhe sigurinë në rajon. Kosova dhe populli shqiptar nuk kishin kërcënuar dhe rrezikuar asnjëherë tokën dhe lirinë e dikujt. Atëherë përse duheshin këto forca ndërkombëtare në tokën shqiptare, në Kosovë? Nuk u dasht të kalonte shumë kohë për ta kuptuar këtë kontroll të rreptë ndërkombëtar dhe strategjinë e këtij administrimi. Sot pas gati tetë vitesh shqiptarët e kanë të zbuluar tërësisht këtë strategji. Plani i Atisarit, i miratuar dhe pranuar në tërësin e tij nga Grupi negociator, synon të ndihmojë finalizimin e programeve shoviniste shtetërore të Serbisë. Ky plan thellësisht kundërshqiptar është mbështetur plotësisht edhe nga Tirana zyrtare. Është dalluar pak vetëm Kryetari shqiptar, Alfred Moisiu. Në ditën e paraqitjes së këtij plani nga Atisari politikanët dhe zyrtarët e lartë të Tiranës janë përfshirë nga ethet e fushatës zgjedhore për pushtetin vendor!! Për botën dhe popujt normal është e pabesueshme…

Vetoja e Rusisë :

Zhurmë e madhe mediatike është bërë për punën e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjatë kësaj kohe u shfaq një shqetësim dhe frikë jashtëzakonisht e madhe nga politikanët, analistët, profesorët dhe gazetarët adoleshentë se mos Rusia do ta përdor veton kundër rezolutës që do të propozojë Grupi i Kontaktit (Atisari) në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Kosovës! Kjo zhurmë mediatike kishte qëllim thelbësor krijimin e një mendimi pozitiv për Grupin negociator dhe marrëveshjet që kishte arritur ky Grup me Serbinë. Duke përhapur dhe mbjellur frikën nga vetoja ruse dëshironin të tregonin dhe të bindnin popullin shqiptar të Kosovës se puna e tyre, përderisa nuk pranohet nga Serbia dhe Rusia, është e mirë dhe në interes të Kosovës… Por, nuk duhet harruar fakti (ata që mendojnë dhe frymojnë shqip nuk e harrojnë) se Serbisë me ia dhënë deri në Durrës do të ishte e pakënaqur dhe do të kërkonte ta merrte edhe Vlorën. Me këtë logjikë dhe strategji Serbia ka zgjeruar (njëzetë fishuar) territorin e saj kryesisht në kurriz të territorit të Shqipërisë…
Unë për vete, siç i thash edhe një diplomati të huaj (mik i shqiptarëve), po lutem nga mëngjesi e deri sa të fle që Rusia ta përdor veton dhe plani i Atisarit të mos kalojë në Këshillin e Sigurimit. Po lutem, sepse unë nuk e kam "fuqinë" e Agim Çekut dhe të Pacollit për ta bindur Rusinë që ta mbështes pavarësinë e Kosovës… E di mirë që Rusinë mund ta "bind" vetëm mikja jonë Amerika. Kundërshtimi dhe mohimi i këtij plani nga Serbia, gjithashtu, do të jetë shumë pozitiv për ne, do të hapen rrugë dhe shanse të reja për shqiptarët dhe lirinë e tyre, për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan... Prandaj, unë do të thrrasë nga zemra (për këtë plan të Atisarit): Rroftë vetoja ruse!

Pse Grupi negociator duhet të jep dorëheqje?

Grupi negociator ose, siç u pëlqen atyre të vetëquhen, Grupi i unitetit, është përgjegjësi i vetëm dhe i drejtpërdrejtë për koncesionet tragjike ndaj Serbisë shoviniste dhe vrastare. Plani i Atisarit do të shqyrtohet dhe studiohet gjatë këtij muaji. Serbia qysh tash ka paralajmëruar se nuk do ta pranoj planin që është mjaft i favorshëm për te. Fakti që dokumenti "shpaloset" së pari në Beograd është dëshmi e qartë për rolin dhe peshën që ka fituar Serbia në çështjen e Kosovës! Grupi negociator i Kosovës është peng i vetëvetes dhe krejt i pa fuqishëm për ta kundërshtuar apo korrigjuar këtë dokument, sepse e ka pranuar që në Vjen dhe nuk ka kundërshtuar për asgjë. "Agresiviteti" i këtyre sharlatanëve në ofertat e tyre dhe "zemërgjerësia" e tyre me tokën dhe interesat e popullit shqiptar ishin shembulli më i mirë i shitjes së interesave të atdheut. Premtimet e "elitës" politike të bëra në vazhdimësi pas Luftës përfunduan në koshin e rrenave dhe të mashtrimeve. Liritë dhe të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës u avulluan. Për planin e Atisarit (i pranuar paraprakisht nga Grupi negociator) populli shqiptar (90%) nuk ekziston!! Kosova shqiptare u "shndërrua" në "Kosovë multietnike"!! Trashëgimia shpirtërore dhe materiale si dhe kultura dhe qytetërimi shqiptar u "shndërruan" në trashëgimi, kulturë dhe qytetërim serb!! Kishat iliro-shqiptare, të përvetësuara me zjarr e hekur nga carët e Serbisë, u "bënë" kisha serbe!! Flamuri më i vjetër në Evropë, flamuri shqiptar, duhet të zëvendësohet me një "leckë multietnike"!! Për shkatërrimet massive ekonomike, materiale, natyrore dhe njerëzore të bëra nga Serbia barbare në Kosovë, populli shqiptar i Kosovës duhet t’i paguaj mbi një miliard dollar!! Vrasjet, masakrimin masiv (gjenocidin), djegien e kufomave (holokaustin) dhe dëbimin masiv (mbi një million shqiptarë të shpërngulur me dhunë vetëm nga viti 1981) Kosova duhet t'i kompenzoj me "kthimin" e serbëve (rikolonizimin)!! Të gjitha këto "marrëveshje" janë pranuar nga Grupi negociator i Kosovës!!! Prandaj, ky Grup duhet të jap menjëherë dorëheqjen dhe t’i hap rrugë popullit shqiptar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tij natyrore, kombëtare, njerëzore, demokratike dhe historike… Ky Grup, po të kishte Kosova Kuvend dhe deputet që përfaqësojnë interesat e popullit shqiptar, do të shkarkohej dhe ndiqej edhe penalisht për mashtrim publik dhe shitje të interesave jetike të popullit shqiptar...

Kthehu ne fillim
__________________________________

PAKETA E AHTISAARIT NUK E NJEH SHTETIN E KOSOVËS, AJO E LË KOSOVËN

TË LIDHUR ME SERBINË


Shkruan: Nait HASANI

Deputet në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 6 shkurt 2007

_______________________________

 
Paketa e Ahtisarit më në fund e dha një zgjidhje dhe tregoi se çka mendon bashkësia ndërkombëtare për Kosovën dhe shqiptarët që jetojnë në Kosovë. Ajo tregoi me politikën e saj se në rastin e Kosovës fituesi nuk shpërblehet, por dënohet. Dhe kjo me paketën e Ahtisarit po dënohet populli shqiptar në Kosovë.
Kjo zgjidhje është një fillim i mirë për ata që mendojnë shqip dhe duan Kosovën, të mendojnë esëll e qetë se çfarë duhet të pranohet e çka jo nga kjo marrëveshje. Në të kundërtën nëse pranohet kështu siç ka ardhur kjo marrëveshje shqiptarët i zhvesh nga çdo subjektivitet politik dhe i bën koloni moderne të 5% të serbëve të privilegjuar me këtë marrëveshje të Ahtisarit.
Ne kemi pasur edhe zgjidhje të tjera që kanë sjellë pushtetar, kolonialistë të ndryshëm në kohëra të ndryshme, por që kanë ra në ndesh me vullnetin e popullit shqiptar që jeton në Kosovë. Andaj të gjithë ata kanë dështuar në marrëveshjet e tyre politike e koloniale dhe kjo marrëveshje duhet të shpallet e dështuar kështu si është nga populli i Kosovës.
Sepse kjo paketë-marrëveshje nuk respekton fare të drejtën e shqiptarëve as luftën e tyre të UÇK-së për çlirim nga Serbia të zhvilluar më 1998-1999. Dhe kjo paketë, kështu si është, e legjitimon kolonizimin e Kosovës me marrëveshje ndërkombëtare nga 5 % e popullsisë serbe në Kosovë. Dhe në fillim të gjitha marrëveshjet gjysmake kanë prodhuar krizë politike afatgjate.
Dhe kjo marrëveshje nëse nuk do ta njohë realitetin e ri në Kosovë, do të prodhojë krizë politike etnike. Për të mos pasur në të ardhmen kriza duhet të drejtat e shqiptarëve për shtet të plotë dhe të pavarur dhe ata që pranojnë më pak se kjo në këtë kohë janë përgjegjësi politike për pasojat të cilat do të gjenerojnë në të ardhmen jo stabilitet dhe ndeshje etnike në Kosovë.
Që në nenin 1 projekt-paketa mohon zgjidhjen e statusit politik të Kosovës dhe Kosova nuk trajtohet shtet i qytetarëve të Kosovës, por si shoqëri multietnike, gjë që nuk ka qenë, nuk është edhe nuk do të jetë kurrë multietnike me këtë përbërje të popullsisë që ka tash, sepse aty jetojnë mbi 90% shqiptar dhe më pak se 10 % pakicat tjera serbe 6 %, dhe 1 % turq , 1 % boshnjak e 1% romë, egjiptas e ashkali që jetojnë sot në Kosovë.
Sepse në të gjitha vendet e botës ka përqindje të ndryshme në shtete të ndryshme të popullsisë dhe nuk janë shtete multietnike, por shtet që në kushtetutat e tyre e kanë të rregulluar si shtete të qytetarëve e jo shtete etnike. Popullsi kompakte me shumicë të shumicës shqiptare, si në Kosovë nuk ka askund në botë dhe Kosova duhet të jetë shtet i qytetarëve të saj. Të gjitha lëshimet janë bërë vetëm për të plotësuar apetitet dhe interesat e Serbisë.
Paketa e Ahtisarit parasheh dhe shumë gjëra që në asnjë mënyrë nuk e njohin Kosovën si subjektivitet të plotë e shtet politik, por modifikon dhe mashtron politikën e politikanët tanë me kinse se ka mundësi për të lidhur marrëveshje, të negociojë marrëveshje me shtete e organizata të tjera politike.
Ja, çka thotë neni 1, paragrafi 1.5 i kësaj marrëveshje, Kosova do të gëzojë të drejtën e negocimit dhe lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të drejtën për të kërkuar anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Pra, Kosova, na thotë Ahtisari, do të ketë mundësinë e negocimit, lidh marrëveshje dhe të kërkojë anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Vërtet bukur, ide e qëlluar dhe mjaft e mençur e Ahtisarit. Po a ka vende të tjera në këtë formë si Kosova që janë pjesë e një shteti tjetër dhe kanë mundësi vetë të lidhin marrëveshje të tilla tregtare në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në asociacione ndërkombëtare. Po ka dhe shumë e për më tepër hollësi të këso lloj marrëveshjeve ja çka thotë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Hasani, tani rektor i UP-së në një shkrim të vetin.
“Hong Kongu, Tajvani, ish-republikat sovjetike të Bjellorusisë dhe Ukrainës, pastaj Kuebeku në Kanada, dhe kështu me radhë, janë entitete gjysmë sovrane, dhe kanë kapacitet të kufizuar ndërkombëtar, por që statusi i tyre është i përhershëm. Ka shumë gjasa që edhe në rastin tonë po synohet formula “një shtet, dy sisteme, ose dy juridiksione”, çfarë është rasti me Hong Kongun. Me fjalë tjera, për të mundësuar zhvillimin ekonomik e politik të Kosovës, dhe për të ruajtur iluzionet e kosovarëve për pavarësi, mund të lejohet që Kosova të ketë një status gjysmë-sovran, kuazi të pavarur, duke i lënë mundësinë e anëtarësimit të kujdesshëm të Kosovës nëpër disa institucione ndërkombëtare, kryesisht financiare, si dhe marrja e kredive për zhvillim ekonomik të Kosovës”. Kjo është ajo formula që e ka planifikuar Ahtisari që Kosova të ketë të drejtën të marrë kredi, por mos të jetë sovrane.
Kjo që thotë profesori para dy vjetëve qëndron e plotë.
Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë gjuha shqipe dhe serbe. Paragrafi 1.6
Gjithnjë duke kënaqur apetitet serbe, paketa e Ahtisarit me 5 % të popullsisë serbe në Kosovë e shpall gjuhë zyrtare në tërë territorin e Kosovës dhe atje ku nuk kanë mundur të mbërrin as krali, as Tito, as Rankoviqi, as Millosheviqi, Ahtisari e shpall gjuhën serbe gjuhë zyrtare. Mjerim. Mos njohjen e realitetit do të thotë dështim.
Ndër çështjet më të ndjeshme që e prek çdo shqiptar në ndjenjat e tij individuale është dhe çështja e simboleve kombëtare. Shqiptarët e kanë simbolin e tyre kombëtare, flamurin me sfond te kuq e shqiponjën me dy krerë në mes, që nga koha e Skënderbeut. Dhe këtë flamur e kanë mbartur nëpër shekuj si simbol të shenjtë të tyre kombëtar dhe në luftën e UÇK-së luftuan me këtë flamur për çlirim nga Serbia dhe e lanë me gjak të mbi dy mijë (2000) dëshmorëve dhe mbi njëzet mijë viktima civile të vrare nga policia e ushtria serbe.
Dhe ky flamur është i paprekshëm dhe i patjetërsueshëm për çdo shqiptar. Ndërsa në paketën e Ahtisarit, ai propozon dhe simbolet multietnike. Në nenin 1, paragrafi 1.7 ku thotë:
Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta kombëtare, përfshirë flamurin, stemën dhe himnin, të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.
Çfarë flamuri mendon ai apo çfarë flamuri i ka propozuar Serbia të na vë në Kosovë neve Ahtisari? Kosova, siç e thamë më lart, se përbënë mbi 90 % të popullsisë i ka simbolet e veta, ka dhe himnin dhe stemën. Në Kosovë askush nuk ka qenë i kërcënuar për simbolet e veta dhe secili është i lirë të përdorë ato, por simbolet e Kosovës janë flamuri i kuq me shqiponjë, sepse është simbol i shumicës së popullsisë.
Simbole multietnike askund në botë nuk kemi parë e dëgjuar që ka, por ka simbole të shtetit për qytetarët e atij shteti. Prandaj loja me simbole është lojë e rrezikshme e cila do të prodhojë krizë dhe refuzim të simboleve të imponuara. Dhe në vitet `80-ta ish-Komiteti krahinor pat nxjerrë një vendim për ndryshimin e flamurit.
Po asnjë shqiptar nuk e pat pranuar atë ndryshim në flamur si të vetin dhe e hodhi poshtë. Kosova e ka simbolin e vet, flamurin dhe himnin që është flamur që ka prirë për çlirim e liri kombëtare, ndërsa ndryshimi i flamurit do të thotë robëri në Kosovë.
Neni 1, paragrafi 1.8 i kësaj paketë-marrëveshje thotë:
Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti apo pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë bashkim me asnjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti.
Ky është një nen i paqartë në vete, sepse ne asnjëherë nuk kemi pasur pretendime territoriale ndaj askujt, ndaj asnjë shteti, sepse vetë kemi qenë të shtypur nga Serbia. Dhe paragrafi nuk e shkëput Kosovën nga Serbia ai e lë Kosovën ende pjesë të Serbisë. Sepse kjo shpjegohet se Kosova si pjesë e Serbisë nuk do të kërkojë të shkëputet nga Serbia dhe as të bashkohet me asnjë shtet tjetër dhe mos të ketë qëllime territoriale ndaj shteteve tjera.
Në këtë është lënë mundësia që Kosova të bëjë përpjekje në të ardhmen për t’u shkëputur nga Serbia me forma diplomatike e politike, të cilat i parasheh koha. Dhe Kosova do të bëjë përpjekje për t’u shkëputur nga Serbia me çdo çmim e kusht dhe me luftë. Pra, Kosova do të luftojë të bashkohet me vetveten dhe popullin e vet.
Çështjen e fesë Ahtisari në paketë thotë se Kosova nuk ka fe zyrtare, por Kishën Ortodokse Serbe KOS e bën zyrtare. Duke e anashkaluar historinë Ahtisari shkel dhe dëmton apo tjetërson kulturën fetare të qytetarëve të Kosovës kur këtë ia jep KOS-it. Kishat dhe priftërinjtë nuk ia lë fesë e Zotit, por i mbron me ligj e siguri personale bijtë e zotit serb.
Kjo është një shkelje shumë e rëndë për kohën që po i bëhet pasurisë kulturore shqiptare e kulturës në Kosovë. Shqiptarët i kanë ruajtur e kultivuar në të kaluarën tolerancën mes feve dhe në asnjë kohë asnjë prift ortodoks nuk është lënduar, në asnjë formë edhe pse ata priftërinj nuk e kanë e respektuar fenë e zotin, por janë marrë me politikë, por, në Kosovë që është konsideruar vlerë njerëzore. Me këtë bëhet privilegjimi dhe rrezikimi i kësaj vlere në Kosovë duke e humbur lirinë e besimit dhe kthyer në besim i privilegjuar që mund të ketë pasoja të mëdha kulturore e politike për Kosovën.
Neni 7, paragrafi 7.2. Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS), përfshirë klerin dhe pjesëtarët, aktiviteteve dhe pronave të saj, do t’i ofrohet siguri shtesë dhe masa tjera mbrojtëse për gëzimin e plotë të drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve të tyre, siç parashihet me Aneksin V të kësaj Marrëveshjeje.
Ky paragraf i këtij neni dhe përshkrimi në aneksin e tij është me pasoja kulturore dhe ekonomike, lejon dhe heq nga tatimi dhe dogana, jep imunitet të paprekshëm nga të gjitha organet qeverisëse të Kosovës, lejon menaxhimin e pronave të veta pa i dhënë llogari askujt, asnjë organi veç Serbisë dhe pranon donacione nga Serbia.
Dhe kjo paketë-marrëveshje lejon zonat e mbrojtura të kishave dhe manastireve, të cilat janë në dëm të zhvillimit të Kosovës, por dhe disa nga këto kisha nuk e kanë kryer shërbimin e zotit, por të politikës ditore dhe janë marrë me krime njerëzore e gjenocid si kisha e Korishës, kisha e Burimit etj., ku janë vrarë me qindra shqiptarë.
Paketë-marrëveshja parasheh që në Kosovë të krijohet dhe një forcë e re e sigurisë profesionale e shumetnike FSK. Kjo forcë edhe ekziston tashmë në Kosovë dhe është shumetnike, e ajo është TMK-ja.
Ndërsa paketa - marrëveshja thotë se përveç krijimit të Forcës së Sigurisë në Kosovë TMK-ja do të shpërbëhet në nenin 1 të Sigurisë dhe nenin 6 TMK-ja në paragrafin 6.1 ku thotë: TMK-ja do të shpërbëhet. PUN, në konsultim me PCN-në dhe Kosovën, do të ushtrojë mbikëqyrje ekzekutive të TMK-së, dhe do të vendosë rreth kohës së shpërbërjes së saj. Shpërbërja do të bëhet brenda një viti të hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje. Procesi i demobilizimit dhe i ri-integrimit do të zhvillohet nga bashkësia ndërkombëtare për këta pjesëtarë të TMK-së.
Po vërtet shumë bukur mendoi Ahtisari në këtë paketë-marrëveshje të shkapërderdhet TMK-ja, sepse e ka kryer misionin e saj stabilizues. Dhe thotë se këta oficerë e ushtarë të TMK-së, që kanë shërbyer për sa vjet rresht të dalin në rrugë se nuk na duhen më. Po, a e di Grupi i Unitetit apo Ahtisari se pa këta djem dhe pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kishte liri për Kosovën dhe këta janë krenaria e Kosovës dhe frymë e gjallë e jetës së lirë në Kosovë.
TMK-ja ka mundësi të transformohet në Forca të Sigurisë dhe duke e kaluar testin profesional, por të shpërbëhet e të krijohet një e re është aq absurde sa e rrezikshme. Mendoj se nuk do të ketë politikanë e ekip që do të marrë guximin të marrë vendim të shpërndajë TMK-në. Ata që do të marrin guximin ta bëjnë këtë, do të luajnë me të kaluarën e ndritshme, e trashëguese të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si trashëguese e saj e drejtpërdrejtë TMK-në.
TKM-ja mund të shndërrohet në forcë të sigurisë, por të shpërbëhet nuk do të jetë e drejtë as politike, e as historike. Ne nuk do të heqim dorë nga e kaluara jonë e ndritur e UÇK-së të shndërruar e transformuar në TMK. Kjo pikë e kësaj marrëveshje duhet të hiqet dhe as që duhet të diskutohet. TMK ka qenë Ushtri Çlirimtare e Kosovës dhe do të jetë ushtri e Kosovës.
Ushtrinë Çlirimtare shqiptarët nuk e kanë krijuar nëpër kabinete, por ajo është krijuar nëpër beteja për çlirim të Kosovës nga Serbia dhe shkatërrimi i saj do të thotë të heqësh dorë nga e kaluara jonë çlirimtare. Ushtria Çlirimtare e Kosovës këtë emër e ka marrë në luftë nëpër beteja me policinë e ushtrinë serbe.
Nuk ka shqiptar që do ta pranojë shkapërderdhjen e TMK-së. Ata që e pranojnë shkapërderdhjen e gjykojnë veten të dështojnë dhe do t’i gjykojë historia dhe gjaku i dëshmorëve. TMK-ja ka qenë UÇK, është TMK dhe do të jetë ushtri e Kosovës. Ata që mendojnë ndryshe janë kundër pavarësisë së shtetit sovran e perspektivës së Kosovës.
Ndërsa mjerimi politik në skenën politike te ne është se ajo çka nuk është e pranueshme për Serbinë është e mirë për ne. Kjo tregon se Serbia me qëllim politik dhe me një strategji afatgjate ka arritur të mbajë Kosovën përsëri pjesë të veten të sanksionuar me një marrëveshje politike nga bashkësia ndërkombëtare me paketën e Ahtisarit. Për Kosovën e për shumicën shqiptare të Kosovës është e papranueshme çfarëdo lidhje me Serbinë. Çdo lidhje me Serbinë do të thotë prodhime të krizave të reja në Kosovë e rajon.

Kthehu ne fillim

______________________________

PLANI I AHTISAARIT PARASHEH  NJË REPUBLIK AUTONOME SERBO-SHQIPTARE

Ahmet QERIQI

Më 06.02.2007, Prishtinë

___________________________

Plani i Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i mirëpritur nga kreu politik i vendit dhe nga zyrtarë të lartë të shteteve perëndimore, parasheh krijimin e një entiteti hibrid serbo-shqiptar, një si republikë shumetnike, e cila, si e tillë, parashihet të funksionojë si një lloj republike autonome e bashkuar serbo- shqiptare e tipit të republikave autonome të ish- Bashkimit Sovjetik. Në të gjitha segmentet që ofron ky plan parashihet krijimi i një entiteti pa identitet të mirëfilltë kombëtar dhe pa asnjë element të shtetit funksional demokratik. Pjesa dërmuese e përmbajtjes së këtij dokumenti rregullon pozitën e pakicës kombëtare serbe, pozitën e kishave dhe manastireve, krijimin e komunave serbe, lidhjen e këtyre komunave mes veti e me Beogradin, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë kryesisht me pakicën serbe.
Ja si përkufizohet dhe si pritet të konstituohet kjo shoqëri e propozuar mbase edhe e ideuar nga Marti Ahtisari.
“1.1 Kosova do të jetë shoqëri shumetnike që do të vetëqeveriset në mënyrë demokratike, dhe me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të saj legjislative, ekzekutive dhe juridike. 1.2 Ushtrimi i autoritetit publik në Kosovë do të bazohet mbi barazinë e të gjithë qytetarëve dhe respektimin për nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe kontributeve të të gjitha komuniteteve të saj dhe pjesëtarëve të këtyre komuniteteve”.

Këto dy nene përcaktojnë karakterin multietnik të Kosovës, ku më shumë se 90 për qind të popullatës e përbëjnë shqiptarët. 10 për qindëshi me pjesëtarë serbë është barazuar me shumicën shqiptare në të gjitha segmentet, madje pakica kombëtare serbe është majorizuar deri në atë nivel sa parashihet të mbajë peng çfarëdo ndërrimi të kushtetutës së ardhshme të vendit.
Ky plan definon dhe përcakton të gjitha të drejtat e entitetit serb si komb shtetformues, me privilegje maksimale, të cilat nuk janë praktikuar, as janë firmosur ndonjëherë në asnjë shtet të botës.
Komunat serbe kanë të drejtë të lidhen dhe të bashkëpunojnë me komunat e Serbisë, por këtë të drejtë nuk e kanë komunat shqiptare me as njëlloj lidhjeje me komunat e Shqipërisë, meqë kufiri me Shqipërinë vazhdon të mbetet kufi i shtetit serb, dhe jo kufiri i Kosovës së ardhshme.
Përmbajtja shumetnike e Kosovës parashihet të jetë bazament i të gjitha përmbajtjeve, jo vetëm kulturore e arsimore, por edhe shtetformuese e kushtetuese, meqë në një Kosovë të tillë, “as mish as peshk”:
“1.6 Gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe serbe.
1.7 Kosova do të ketë simbolet e veta të dallueshme nacionale, përfshirë flamurin, stemën dhe himnin, duke reflektuar karakterin e saj shumë etnik.
1.8 Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë bashkim me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
1.9 Kosova do të bashkëpunojë plotësisht me të gjitha entitetet e përfshira në zbatimin e kësaj Marrëveshje dhe do të marrë të gjitha obligimet sipas kësaj marrëveshje. Kosova dhe Republika e Serbisë inkurajohen të bashkëpunojnë sinqerisht për çështjet që kanë të bëjnë në zbatimin e kushteve të kësaj Marrëveshje.


Këto nene përcaktojnë më së miri jo vetëm karakterin multietnik, por edhe kufizimet që do të ketë zhvillimi i ardhshëm i vendit në të gjitha segmentet. Flamuri, stema dhe himni do të kenë përmbajtje shumetnike. Ato nuk do të jenë as shqiptare dhe as serbe, por edhe shqiptare edhe serbe. Këtu qëndron tërë hipokrizia pse jo edhe marrëzia e këtij projekti. Kosova nuk paska të drejtë të ketë pretendime territoriale, por nuk saktësohet se a e gëzojnë këtë të “drejtë” për pretendime Serbia dhe ish RJ e Maqedonisë, e cila mbanë nën okupim 2400 hektarë tokë të vendit tonë.
Si mund të shpiken simbole të dhunshme serbe-shqiptare, kur dihet mirëfilli se e kaluara e këtyre dy popujve është armiqësia e pashembullt 13 shekullore, e cila nuk mund të rregullohet me idetë eklektike, apo sentimentale të një Ahtisari por as të gjithë ahtisarëve tanë, të cilët me këtë rast kanë ngrënë sikur thuhet “sapunin” për “samun”. Më tej thuhet se “Kosova dhe Republika e Serbisë do të bashkëpunojnë sinqerisht”. Në këtë pasus nuk përcaktohet, cila do të jetë pozita e Kosovës për bashkëpunim në raport me Republikën e Serbisë. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit të tillë të “sinqertë”, është vështirë të prognozohet si do të duket ai farë lloj sinqeriteti tejet naiv.
2.5 Kosova do të promovojë dhe respektojë plotësisht një proces të pajtimit mes të gjitha komuniteteve të saj dhe pjesëtarëve të tyre
Ky nen i cili parasheh pajtimin mes të gjitha komuniteteve nuk saktëson rrugën as metodën e këtij lloj pajtimi. Dihet se askund në botë nuk ka ndodhur, as mund të ndodh pajtim i dhunshëm. Pajtim mes viktimës dhe xhelatit nuk ka pasur në asnjë vend të botës. Nëse mendohet se janë pajtuar dhunshëm, serbët, myslimanët dhe kroatët e Bosnjës, këtu kemi të bëjmë me pajtim të një populli, i cili dallon mes veti vetëm në aspektin fetar, por jo edhe në atë gjuhësor, kulturor, historik dhe racor.
Përderisa mohohet lufta e drejtë çlirimtare e popullit shqiptar, përderisa mohohet tërë historia e luftës së popullit shqiptar kundër pushtimit dhe kolonializmit serb, përderisa shpërbëhet TMK-ja si formacion i dalë nga ish UÇK-ja, dhe të gjitha vuajtjet, krimet dhe monstruozitetet që kanë kryer serbët kundër shqiptarëve gjatë sundimit prej vitit 1912, deri më 1999 trajtohen si konflikte, nuk mund të ketë kurrë pajtim, sepse nuk ka ndodhur asnjëherë në botë një pajtim mbi baza të tilla. Nuk është saktësuar se kush mund të fal në emër të kujt. Me siguri se shqiptarët nuk do t’ i falin kriminelët serb për hir të Ahtisarit, por as për hir të politikanëve tanë shumëngjyrësh e multietnikë. Çështja e faljes është çështje shumë delikate, dhe ajo nuk mund të “promovohet” me kthimin dhe lëvizjen e lirë të kriminelëve serbë në Kosovë. Mund të bëhen sprova në këtë drejtim, nëse gjenden mendjelehtë të tillë.

Politikanët tanë, anëtarët e Grupit të Unitetit mund të falin për vete dhe familjet e tyre, nëse janë prekur ndokund nga krimet serbe, por nuk kanë të drejtë të falin për qindra mijëra familje të masakruara shqiptare nga bandat ushtarake e policore serbe, prej vitit 1912 e deri në vitin 1999.
Faljen kolektive në emër të të gjithë shqiptarëve, nuk besohet se ka të marrë që do të mund ta marrin përsipër. Andaj falja, në kushte dhe rrethana të tilla kur majorizohet pakica serbe dhe kërkohet të gjunjëzohet shumica shqiptare, është një “non sens sui generis”
Kjo farë “pakoje” e Ahtisarit veç tjerash parasheh:
6.3 Komunat në Kosovë do të kenë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe tej-kufitar lidhur me çështjet e interesit të ndërsjellë gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre, siç përcaktohen ne Aneksin III të kësaj Marrëveshjeje. 6.4 Kufijtë e komunave të reja do të përcaktohen në përputhje me Shtresën e Aneksit III të kësaj Marrëveshjeje.
Këto dy nene saktësojnë dominimin dhe vazhdimin e politikës hegjemoniste të Serbisë në Kosovë përmes themelimit të komunave serbe, të cilat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë edhe me komunat “tej-kufitare”, për çështje të interesit të ndërsjellë.
7.1 Kosova do t’u sigurojë autonomi dhe mbrojtje të gjitha konfesioneve fetare dhe vendndodhjen e tyre Brenda territorit të saj.
7.2 Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS), klerikëve dhe personelit të tyre, aktiviteteve dhe pronës, do t’u ofrohet siguri shtesë dhe mbrojtje tjetër për të gëzuar plotësisht të drejtat e tyre, privilegjet dhe imunitetet, siç përcaktohet në Aneksin V të kësaj Marrëveshje.
7.3 KOS-i do të jetë pronari i vetëm i pronës së saj në Kosovë, me liri të veçantë rreth menaxhimit të pronës së saj dhe qasjes në objektet e saj, siç përcaktohet në Aneksin V të kësaj Marrëveshje.

Këto tri nene i njohin Kishës serbe jo vetëm autonomi të plotë, por i japin shkallën më të lartë të sovranitetit mbi pronën e vendit tonë, duke ofruar siguri speciale policore për 40 kisha e manastire, si dhe për pronën që parashihet ta uzurpojnë këto kisha e manastire, madje edhe atje ku nuk ka, as ka pasur ndonjëherë besimtarë serbë, sikur është rasti me Kishën politike të Deviçit. Kishat e tilla pa besimtarë shënojnë “legjitimitetin” e destruktivitetit pushtues. Kjo qasje ndaj Kishës serbe, është bërë në pajtim të plotë jo me standarde ndërkombëtare, sepse standarde të tilla nuk njeh bota e qytetëruar, por me standarde të dhunshme, të njëanshme, kundërshqiptare, e pse jo dhe kundër-njerëzore.

Përse xhamitë apo kishat katolike në Kosovë nuk gëzojnë të njëjtat të drejta rreth pronës?
Përse në Kosovë nuk nxirret ligj për ruajtjen e Sinagogave hebreje, të cilat serbët i kanë zhdukur qysh prej vitit 1912, jo vetëm në Serbi por edhe në Kosovë, në ish RJ të Maqedonisë e gjetkë.
Nga 3600 xhamitë, teqetë, vakëfet, singogat e mesxhidetë që ka pasur Serbia deri në vitin 1912, tash kanë ngelur vetëm tri katër sosh. Në emër të cilit “qytetërim” serbët kanë vepruar, apo janë lejuar të veprojnë nga gjyshërit e ahtisarëve apo të bizmarkëve të moçëm?
Përse, në emër të kësaj lire fetare, satanizohen “vehabitët” madje edhe etiketohen si terroristë islamë, vetëm pse paskan mjekra. Kanë harruar këta zotërinj se janë pikërisht priftërinjtë ortodokse serbe ata që mbajnë mjekra, flokë të gjatë.
Janë pikërisht kishat serbe vendet e krimeve, ku janë masakruar madje edhe fëmijët dhe gratë shqiptare. Janë kishat e manastiret serbe atje ku është fshehur armatimi i kriminelëve gjatë luftës dhe ku janë zbuluar eshtrat e qindra shqiptarëve të zhdukur.

Ky majorizim pretekcionist i kishës serbe nga Ahitsari, ka për qëllim ta “legjitimojë” dhe ta restaurojë hegjemonizmin, dominimin dhe pushtimin serb të Kosovës që nga viti 1912.
Përpjekjet për t’i getoizuar këto kisha e manastire, bëhen me qëllim të caktuar antiislam, antishqiptar, për t i paraqitur serbët si viktima, dhe shqiptarët se dhunues të fesë serbe, sepse feja “shënsaviste serbe, nuk mund të barazohet me ortodoksinë e vërtetë fetare. Improvizime të këtilla monstruoze kanë zgjatur prej kohës së mesjetës e deri tani.
Dhe, pikërisht për këto zezona antishqiptare, që lidhen fizikisht me këto kisha e manastire, këto objekte diabolike politike, dhe aspak fetare, do të jenë në shënjestër kurdoherë, sepse ato rrezatojnë prapambetje, dhe shqiptarëve do t’ iu përkujtojnë gjithnjë krimet e llahtarshme që kanë kryer serbët kundër tyre, qysh prej kohës kur ata si hordhi barbare, pagane, kaluan Karpatet dhe dogjën e shkatërruan trojet e atëhershme të Ilirisë.
Kisha serbe ka qenë dhe ka mbetur përkrahëse e përkushtuar e militarizmit fashist serb, përkrahësja dhe mbështetësja më besnike e regjimit të kryesatanait, Milosheviq, por edhe sot përkrahëse dhe strehuese e kriminelëve: Karaxhiq dhe Mladiq e të tjerë.
Projektuesi i projektit për të ardhmen e Kosovës, Marti Ahtisar, ose ata që i kanë ndihmuar në sajimin e këtij projekti tejet tendencioz dhe aspak paqësor, kanë pasur dhe kanë synime të caktuara strategjike kundër çështjes shqiptare në përgjithësi e në veçanti kundër shqiptarëve të Kosovës.

Kthehu ne fillim

_______________________________

NAIVËT MENDOJNË SE KEMI THEMELE TË SHTETIT 

Shkruan: Fehmi BERISHA

Shpërlarje e trurit(inspiranje mozga),e përdor këtë kalk,sepse i përgjigjet gjendjes son momentale.
Kur në të gjitha mediat e shkruara dhe pamore,me çindra herë në ditë do lexojmë e dëgjojmë; ky është shteti, kjo është pamvarsia, Kosova po mendon europianisht,po integrohet në Europë,po,po….,e çka jo tjetër.
Me gjithë këtë propogandë edhe vetë në familje të këthehen kundër,sepse po;“inspiranje mozga“
Nuk mund të thuhet se Pakoja e Ahkusarit nuk është më e avansuar se rezoluta 1244,sikurqë nuk mund të thuhet se kjo pako nuk përmban ca elemente të vogla të shtetësis,mirpo drejtë shikuar, është shumë shumë larg Pavarsisë, shumë shumë larg Sovranitetit,pra është shumë shumë larg nga ajo për çfarë gjakuam ne shqiptarët SHTETIN.
Me këtë material-pako,me të cilën shqiptarët përgjithësisht u fascionuan ,sepse e pritën me ahengje të vogla(nuk pam asnjë reagim-kundërshtim publik)Kosova saktësisht u ba Buqkurish-Lamë thiu.
Në përgjithësi pakoja garanton kantonet serbe(me kompetenca shtetërore),defakto e ndan dhe e legjitimon ndarjen e veriut të Kosovës, garanton exterritoret(ambasadat-kishat –qerdhet ardhme diversante serbe) anë e këndë Kosovës, duke mos ia mbyll Beogradit as edhe një shteg.

Derisa, Kosova mbetet as mish as peshk, sepse nuk ka asnjë ingerencë të fortë shtetërore,dmth, do i mungoj Ulsja në OKB, nuk do të ketë Ministri të Jashtme,nuk do të ketë Ministri të Mbrendëshme dhe milicët e shumartë e TMK-së do shkojnë nëpër shtëpia.

Unmikun do ta Zavendësoj një Unmik tjetër,i cili do të jetë fuqiplotë për ta jetësuar këtë pako,por vetëm pjesën që ka të bëj me 4%-shin e shkieve,multietnicitetin ,siç thot Esat Stavileci: „S`mund të bësh mozaik me nëntë gur të bardh e një të zi“,por këta me ndihmen e serbis dhe shqipfolësve do e bëjnë (ndarjen)

Ky skenar i rafinuar ( i mbrapsht ) ershi pas shumë studimesh e analizash të bashkësis ndërkombtare, të cilët për fatin tonë të keq, shpejt dhe pa asnjë mundim na panë se cilët dhe çfarë jemi,kështuqë nuk e patën të vështir ta zbatojnë,sepse ua hapëm dyert në të gjitha anët.

Edhe atë ekonomi që e kishim ,të cilën pati filluar ta rrënoj Serbia, ndërkombtarët e rrafshuan tërsisht. Diku rreth 3-4% të mbar popullatës i lejoi, që me të gjitha rrugët e pista për një afat të shkurt kohor të pasurohen marramendësisht shpejt.(Qmimi,të bëheshin skajshmërisht të dëgjueshëm) Kjo u duhej, që ta krijojnë shtresen kapitaliste, e bënë,bile shumë të fortë-pasur, derisa pjesën tjetër të popullatës e sollën në pozitë të lypsit e lanë pa nevojat elementare ,pa bukë,në terr e në llaç, të cilve më nuk u bie ndërmend statusi ,kështuqë tash leht e luajn lojën dhe aplikojn skenarin.

E dihet se ;p.sh.zvicranve u jan dashur rreth 300 vjet punë të mirfillt për ta krijuar këtë rend të pasurish dhe shi për këtë, sistemi i tyre ekonomik,shikuar horizontalisht,ngritet ose bie prajshëm (normal) 0.5% - 2% maksimum, dmth. pejt tërhiqen njejt,paralel në të gjitha fushat,derisa te ne….

Bashkësia Ndërkombtare për këto vite përpos që rrënoi ekonomin tonë(mos më thuani se nuk kishim fare), rrënoj dhe po rrënon edhe Kulturën e Traditën tonë.( Shihni ç`bëjnë Mixhen Kelmendi e Nexhmedin Spahiu me kompani për gjuhën e simbolet Kombtare-këta e shumë si këta kanë një forcë të madhe shtyse prapa). Shifrat jan shqetsuese. Në Shqipëri, në tri familje; mjë është e divorcuar(e ndarë),përafërsisht këtë trend po ndjekim edhe neve në Kosovë. Pastaj,droga,prostitucioni,korrupsioni,trafikimi i njerzve,vrasjet etj,etj

S`ka më film as teatër të mirëfillët,arsimi,mozomakeq e po kështu shëndetsia.Papunësia marramendëse,por edhe ata që punojnë e paga e tyre 100-150 Euro…..,kur kësaj i ngarkohet edhe borgji prej afër një miliard Euro të cilin zotri qeveritarët e pranuan pa hezitim,neve ia kemi lidhur duart vedi për nja 100 vjet dhe s`ka dreq që na i zgjidh.


Bashkësia Evropiane e cila me të gjitha kompetencat do të stacionohet në Kosovë dhe e cila në Kosovë do të rri hiq më pak se 25 vjet,derisa ta coptoj Atdheun tonë mirë e mirë në të katër anët.(Po shihet Luginën e Preshevës e hëngër uku,pokështu veriu i Kosovës iku),përafërsisht atherë ne do pranohemi në KLUB, por, deri atëherë neve me asgjë
nuk do të mund të identifikohemi si shqiptar, pra fare s` do të na vi era shqip, sepse me ngut jemi duke vrapuar për ti prishur vlerat tona në të gjitha fushat. Dhe nesër, me çka do të krenohemi,me çka do të krenohen fëmijtë tanë? Vetëm me atë se jan racë njerzore dhe ecin në dy këmbë.
S`do ket diçka për të qen.

E ky ishte edhe qëllimi i KLUBIT, qëllim të cilin fatkeqësisht me të madhe e ndihmuam edhe vetë ne.
Kosova do e shpallë Pavarësin. Të njejtën gjë do e bëjë Veriu i Kosovës. Klubi dhe „Parlamenti i Kosovës“ do e hudhin posht. Punë e madhe, aq ju bënë serbve se ne e hudhim posht. Shteti i tyre do të funksionoj praktikisht, derisa „Institucionet“ tona s` do kenë asnjë mundësi reale të funksionojn, në veri më jo se jo,por as në brendi të Kosovës ,sepse vetë e pranuan PAKON dhe do të vazhdojnë të jen vazal besnik të të huajve edhe më tepër se Sinanovit, Aliovit e Azemovit ndaj Beogradit. Dhe Kompetenca do të kenë, vetëm sa për ta mbyll dhe dënuar Albin Kurtin me shokë. Shkiet të rafinuar( kopila).Ata nuk e pranuan dhe i lanë vedi shtegun e hapur,që në çdo kohë të thonë: Kjo na qe imponuar me dhunë dhe…..
Tash meqë tanët u ngutën dhe pa hamendje e pranuan Pakon ,pa tjetër që edhemë do të shtyhen në Kompromise të mëtutjeshme ,u muar vesh në dobi të serbve(jem gjallë e shohim) posa të takohen sërish me shkie, edhepse ata do provojnë që ta shtyjnë takimin,sepse Drashkoviçi si Ministër i jashtëm( partia e ti humbi) ligjërisht do arsyetohet; unë nuk kam legjitimitet…,pritni derisa të bëhet Qeveria.
Bashkësia Evropiane –KLUBI,e ndoshta edhe Amerika në mënyrë të organizuar do hapin mundësi pune sezonore në mënyrë që ti evitoj trazirat e mëdha sociale. Neve do të kemi sa për të ngrën,por edhe do të shpërndahemi anë e kënd dynjas dhe do pakësohemi-asimilohemi.

Kështuqë diku pas nja 30 vitesh, një troh popull pa identitet,pa kultur,( mos mi quani kultur hipikët,vesh e hund shpuarit,pederat.kofshshpluarat e tipit Kolgeci,sepse të tillët Europa nuk i pranon në gjirin e vetë.I kanë(shumicën të huaj),por kjo garnitur-shtres në Europë me të drejt dhe mençurisht ,është shtresë e urryer, e pështirë ,e përbuzur-derisa te ne janë në saf të parë) që as vetë s` do ta dimë çka jemi, do të kem mundësi ti bashkangjitemi klubit të Europës,të cilve do t ju nevoitemi gjithnjë për rrogëtar;fshesaxhi.

Athua punuam për më shumë?
Jo.
Me këte pako,neve faktikisht morëm më shumë seç merituam(kam parasysh ;çfarë e si punuam-jo të drejtën historike,etike,ndërkombtare etj,këto janë gjëra në letër, pra relative).

Kthehu ne fillim

_________________________

PSE PROPOZIMI I AHTISAARIT ËSHTË NJË KOMPROMIS I DETYRUESHËM DHE SI

I TILLË I PADËSHIRUESHËM

 

Shkruan:Koço DANAJ

Më 05.02.2007

__________________________________

Ahtisari dhe te gjithe diplomatet apo politikanet e huaj, kishin te drejte kur thoshnin se duhet studjuar Pakoja e propozimeve dhe pastaj duhet dale me gjykime, mendime apo mendime dhe sugjerime. Duke perfunduar studimin e kesaj dosje voluminoze, duke marre pervojat e fqinjeve lidhur me probleme te njejta, duke marre per baze realitetin e Kosoves, duke thirrur ne ndihme historine me parimin se historia te meson me shembullin e saj, na lejohet qe te bejme nje analize me te ftohte te propozimit te Ahtisarit.

Le te fillojme atehere: Propozimi i Ahtisarit eshte nje kompromis i detyrueshem, i padeshirueshem dhe vetem perkohesisht i pranueshem.
Nuk kam parasysh asnje deklarim politikani apo qeveritari nga Tirana, Tetova, Prishtina etj. Ato kane qene dhe mbeten vetem deklarime protokollare dhe asgje tjeter.

Por le ti leme ato dhe te merremi me thelbin e problemit :
Perse propozimi i Ahtisarit eshte nje kompromis i detyrueshem?

Por eshte nje kompromis i tille sepse ai ne thelb nuk merr parasysh se çfare thone serbet apo shqiptaret. Ai eshte formuluar si i tille pasi jane degjuar te dy palet. Dhe eshte hartuar ne forme kompromisi, te cilit nuk i intereson se do tju pelqeje apo jo paleve. Prandaj ai eshte i detyrueshem. Ahtisari shkoi ne Beograd, e dorezoi dhe iku. Shkoi ne Prishtine, e dorezoi Pakon dhe iku. Ne ikje e siperju tha paleve se «Ju pres ne 13 shkurt ne Viene»

Por propozimi i Ahtisarit eshte edhe i padeshirueshem. Dhe eshte i tille edhe per serbet edhe per shqiptaret. Po perse eshte i padeshirueshem per shqiptaret? Ndersa serbet le ta thone vete. Por eshte i tille per shqiptaret sepse ne 57 faqe, nuk perfshihet ne asnje faqe fjala pavaresi. Por çfare thuhet:


Ne 57 faqe, shqiptareve u thuhet qe te kompozojne nje flamur te Kosoves ku te jene te perfshire qe te gjithe; shqiptare, serbe, turq apo boshnjake. Ja se çfare thuhet ne Rregullat Kushtetuese te propozimit: «Kosova do te kete simbolet e veta te dallueshem: flamurin, stemen dhe himnin te cilat do te reflektojne karakaterin shumekombesh te Kosoves.»

Eshte formulimi me i padeshirueshem per shqiptaret te cileve jo vetem u kerkohet te heqin dore nga flamuri i 28 nentorit 1912, por u kerkohet te heqin dore edhe nga flamuri i Rugoves dhe te kompozojne nje lloj hibridi te papare ndonjehere.

Per kete arsye eshte i padeshirueshem. Por çka u tha me lart eshte edhe fyese per shqiptaret e Kosoves, sepse Ahtisari percakton dy kute lidhur me simbolet. Pse e themi kete?

Le te marrim Maqedonine, ku shqiptaret jane popull dhe jo pakice kombetare siç jane serbet, turqit apo boshnjaket ne Kosove. Megjithse shqiptaret jane popull, flamuri i Maqedonise eshte ai qe nuk ka marre parasysh se jane apo jo popull. Ate e kane kompozuar vete maqedonasit dhe nuk kane ndermend qe te shtojne ne ate, ndonje nuance te popullit shqiptar. Ja se çfare thuhet ne Marreveshjen e Ohrit lidhur me perdorimin e simboleve ne Maqedoni: «7.1 Lidhur me simbolet, pranë simbolit të Republikës së Maqedonisë, autoritetet vendore do ta kenë lirinë që në anën e parë të objekteve publike vendore të vendosin simbolet me të cilët shënohet identiteti i bashkësisë e cila është në shumicë në komunë, me respektimin e rregullave dhe zbatimeve ndërkombëtare.»

Pra pranohet i paprekshem simboli I Maqedonasve, ndersa shqiptareve u thuhet se pasi te vendosni flamurin e Maqedonise, atje ku jeni mbi 20 perqind mund te vendosni edhe flamurin shqiptar te 28 nentorit 1912.

Ndersa shqiptareve ne Kosove, qe jane 90 perqind e popullsise u thuhet qe harrojeni flamurin shqiptar te 28 nentorit, harrojeni edhe flamurin e Rugoves dhe kompozoni nje flamur tjeter ku te kete, nje «çike Kosove, nje çike Serbi, nje çike Bosnje dhe Turqi» etj. Eshte e deshirueshme kjo? Per çdo shqiptar eshte e padeshirueshme.

Le te marrim nje formulim tjeter te Ahtisarit qe eshte i padeshirueshem per shqiptaret. Ja se çfare thuhet ne Rregullat Kushtetuese mbi perdorimin e gjuheve ne Kosove: «Gjuhet zyrtare ne Kosove do te jene gjuha shqipe dhe gjuha serbe». Formulim me te padeshirueshem veshtire se mund te gjendet. Pse? Kjo do te thote se ne te gjithe teritorin e Kosoves, gjuha qe flasin 90 perqind te qytatareve te saj do te jete e barabarte me gjuhen qe flasin 6 perqind e qytetareve te saj.

Perseri kemi te bejme me nje demokraci me dy kute te perdorur nga Ahtisari. Po pse eshte demokraci me dy kute? Po marrim perseri Maqedonine ku shqiptaret nuk jane pakice si serbet ne Kosove, por popull shtetformues. Ja se çfare thuhet ne Marreveshjen e Ohrit lidhur me perdorimin e gjuheve: «Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase.

6.5 Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës, poashtu është gjuhë zyrtare, sikurse është arsyetuar këtu. Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonishtja mund të përdoret në pajtim me ligjin, sikurse është elaboruar më tej në aneksin B. Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit vendor në të cilin të paktën 20 për qind e popullatës flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga maqedonishtja mund të përdorë cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren rajonale të pushtetit qendror, kompetent për këtë komunë; zyra e tillë do të përgjigjet në atë gjuhë në mënyrë plotësuese në maqedonishte. Cilido person mund ta përdor cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren kryesore të pushtetit qendror, e cila do t'i përgjigjet në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në maqedonisht.»

Domethene: Gjuha zyrtare ne Maqedoni eshte maqedonishtja. Gjuha shqipe eshte zyrtare vende-vende; vetem atje ku shqiptaret jane mbi 20 perqind.

Ndersa ne Kosove, ne te gjithe teritorin, ka dy gjuhe zyrtare, serbishte dhe shqipe. Eshte shume e thjeshte qe te vihet re demokracia e dyfishte. Prandaj mjaftojne keta dy shembuj per tu bindur se kompromisi i Ahtisarit eshte i padeshirueshem per shqiptaret per arsye madhore te tyre qe kane te bejne me lirite dhe te drejtat e tyre dhe me demokracine si menyre jetese.

Sepse çdo shqiptar do ti bente Ahtisarit nje pyetje: Zoteri i nderuar; perse ne Maqedoni gjuhe zyrtare eshte vetem maqedonishtja, ndersa shqipja eshte vende-vende gjuhe zyrtare, kur shqiptaret jane mbi 27 perqind? Dhe perse ne Kosove gjuhe zyrtare do te jene ne te gjithe teritorin shqipja dhe serbishtja dhe vende vende edhe turqishtja apo boshnjakja kur serbet jane vetem 6-7 perqind? A nuk eshte racizem demokratik nje veprim i tille? A nuk kemi te bejme me reminishenca te Rozenbergut mbi racat superiore dhe inferiore? Dhe stafi i Ahtisarit duhet te pergjigjet.

Kthehu ne fillim

_________________________________

PSE DUHET REFUZUAR PAKON E AHTISAARIT?

Ramush TAHIRI

Më 04.02.2007

_________________________

-Sepse  nuk e shprehë dhe nuk e respekton vullnetin e popullit të Kosovës. Në Kosovë jeton populli shqiptar, që përbënë  mbi nëntëdhjetë përqind  të popullsisë së përgjithëshme të Kosovës. Vullneti i shqiptarëve të Kosovës  është që të jetojnë të lirë dhe të pavarur si edhe popujt e tjerë të Europës, duke krijuar Kosovën shtet të pavarur e sovran ose duke iu bashkangjitur Shqipërisë, si pjesë e popullit dhe e territorit shqiptar.

-Sepse nuk e njeh Kosovën, shtet të pavarur e sovran, të ndërtuar në parimin qytetar dhe demokratik, por  një kreaturë shqiptaro - serbe të  ndërtuar në koncesusin e plotë , të detyruar, ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Serbët e Kosovës edhepse përbëjnë rreth shtatë përqind të popullsisë së përgjithëshme të Kosovës, jo  vetëm janë të barabartë me shqiptarët në mbarë territorin e Kosovës,  edhe aty ku nuk jetojnë, por e kanë të drejtën e patjetërsueshme që të pengojnë çdo vendimmarrje të sjellë me shumicë votash në Kosovë, duke  siguruar më parë  shumicën e votave serbe, sipas parimit të vendimmarrjes koncesuale kombëtare.

-Sepse  Kosova bëhet shtet jofunksional dhe joefikas i detyruar që për çdo gjë të hyjë në procesin e negociatave dhe marrëveshjeve të brendshme shqiptaro - serbe. Nuk rrespektohet parimi demokratik ‘një qytetar një votë’ dhe i marrjes së vendimeve me dy të tretat e votave.

-Sepse Kosovën si territor e ndan në dy entitete: shqiptare dhe  serbe. Decentralizimi bëhet në baza etnike dhe më qëllim që serbët e Kosovës të kontrollojnë e çeverisin në mënyrë autonome  së paku një të katërtën e teritorit të Kosovës.

- Sepse me shpalljen e zonave të mbrojtura të monumenteve kulturore, historike e fetare serbe në Kosovë zyrtarizohet propaganda serbe se shqiptarët janë shkatrrues të këtyre vlerave e nuk i jepet krahë të vërtetës historike se pikërisht shqiptarët ishin mbrojtës të këtyre monumenteve e vlerave gjatë shekujve.

-Sepse nuk përmirësohet padrejtësia historike e bërë ndaj shqiptarëve nga regjimet serbe që nga okupimi i Kosovës nga Serbia më 1912. Nuk merret parasyshë gjenocidi i ushtruar ndaj shqiptarëve, sidomos gjatë viteve 1988-1999, dhe nuk dënohet regjimi okupues e pushtues i Millosheviqit në Kosovë.

-Sepse në Bisedimet e Vjenës  nuk u morrën në shqyrtim dëmet e luftës, vrasjet, plagosjet, dhunimet, plaçkitjes, vjedhjet ...dhe rrënimi i bazës materiale familjare dhe kombëtare të Kosovës nga regjimi i shtetit të Serbisë.

-Sepse zgjidhja që ofrohet tash, nuk e bënë ndarjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

-Sepse çështja e pazgjidhur drejtë e Kosovës mbtet burim krize  e konflikti në rajon, duke rrezikuar paqën në këtë pjesë të Evropës dhe më gjerë.

-Sepse kjo zgjidhje e ofruar me Pakon e Ahtisarit nuk mund të shërbejë   si shembull i mirë për zgjidhjen e konflikteve  në botë.

 

Kthehu ne fillim

 

powered by Beepworld