Grupi i papërgjegjshëm negociator i Kosovës!

 

 

OFERTA „HISTORIKE“ E GRUPIT TË UNITETIT -

PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!

 

Shkruan: Sheradin BERISHA 

- Botuar më 25. 02. 2007 -

 

     Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga akademiku shovinist  Dobrica Qosiç, ndonëse gjatë periudhave të caktuara  është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexosh me vëmendje pakon e Ahtisaarit do të spikasësh me lehtësi shumë elemente të kamufluara apo thënë më qartë të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje. Dihet mirëfilli se substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen, është hedhur përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së  plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin  Potokut dhe Zveçanit) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër, nga tërësia e ushtrimit të pushtetit prej institucioneve ( të 1244-shit + anglisht ) të Kosovës.

 

 

Plani i Dobrica Qosiçit për ndarjen e Kosovës në dy etnitete!

 

     Dhe, kjo ndarje e vijëzuar tashmë në  pakon e Ahtisaarit, po legalizohet edhe me miratimin dhe zemërgjerësinë e Grupit negociatorë gjegjësisht Grupit të Unitetit,  si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që u zhvilluan gjatë vitit 2006 e që po vazhdojnë edhe këtë vit, (nga 21 shkurti 2007) si raund "konsultimesh" ne mes të dyja palëve në Vjenë.

 

Takimi i parë i Ekipit Negociator të Kosovës - në Shtëpinë e Ibrahim Rugoves në Velani (Tetor 2005)

 

      Të martën më 27 shkurt 2007, negociatorët shqiptarë dhe ata serbë do të rikthehen në Vjenë për të vazhduar bisedimet sipas agjendës së përcaktuar nga Ahtisaari, rreth çështjes së decentralizimit, “trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe” si dhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë kryesisht me minoritetin serbë në Kosovë.

      Dihet mirëfilli se takimet negocuese shqiptaro-serbe rreth decentralizimit dhe çështjes së “Trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”, që u zhvilluan gjatë vitit 2006 kanë rezultuar me ofertën e Grupit negociatorë = Grupit të Unitetit për themelimin e disa komunave të reja etnike serbe si dhe për krijimin e dhjetra zonave (eksteritoriale) të mbrojtura me status të veçantë për manastiret dhe kishat ortodokse, të cilat krejt padrejtësisht po quhen serbe. Po quhen padrejtësisht serbe, për faktin historik, sepse këto “kisha e manastire serbe” u ndërtuan mbi rrënojat e kishave paleokristiane dhe kishave e manastireve ortodokse mesjetare arbërore, në të cilat stërgjyshërit tanë shekuj me radhë i janë lutur Zotit.

 

 

Gënjeshtarët e“Grupit Negociator” gjatë konferncave me gazetarë, pas kthimeve si ”tiumfues” nga takimet e “lodhshme” të Vjenës, për çka edhe janë paguar me paga të larta nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, përkatësisht buxheti i fukarave të Kosovës!

 

Buzëqeshja e atyre që ja bënë „8 me 2“ Serbisë në Vjenë !!

 

     Meqë “negociatorët e unitetit” janë bashkëautorë të skicimit për krijimin e komunave të reja serbe dhe të bërjes me status të veçantë të “kishave dhe manastireve serbe”, të mitizuara gjatë historisë nga car llazarët, nemanjiqët, dushanët e deri të “cari” Millosheviç, atëherë misionari i OKB’së Marti Ahtisaari përmes pakos së tij i ka shndërruar ato në ligje të panegociushme në të ardhmen.

      Për ta konkretizuar këtë çështje, plotësisht të papranueshme për shqiptarët, po i referohem Aneksit III dhe aneksit V të Pakos së Ahtisaarit dhe disa hartave, në të cilat përmes decentralizimit dhe eksteritorialitetit për “kishat e manastiret serbe”, shpërfaqet qartë kompaktësia teritoriale e enklavave serbe, statusi i veçantë mbrojtës për “kishat e manastiret” dhe bashkëpunimi funksional i tyre me Republikën e Serbisë.

 

BASHKËPUNIMI I KOMUNAVE ETNIKE SERBE

ME INSTITUCIONET E REPUBLIKËS SË SERBISË

 

Neni 10 i aneksit III për Decentralizimin mban titullin:

“Bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Serbisë”.

 

Në pasusin 10.1 të këtij aneksi thuhet:

 

     ”Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare, të Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të asistencës financiare dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë në implementimin e kompetencave komunale.”

 

     Këtë fushë të “asistencës financiare” e definon edhe më qartë neni 11 i këtij aneksi (III). Në pasusin 11.1 të nenit 11: ”Financimi i aktiviteteve komunale nga Republika e Serbisë” thuhet:

     ”Komunat do të kenë të drejtë të pranojnë donacione financiare nga Republika e Serbisë ...” dhe edhe pse këto “donacione financiare nga Republika e Serbisë” sipas pasusit 11.1.2 të këtij neni pranohen duke qarkulluar nëpërmjet “bankave komerciale të certifikuara nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës”, ato nuk do të jenë objekt i taksave, tarifave...të shqiptuara nga autoritetet qëndrore, dmth nga institucionet e Kosovës.

 

     Konkretisht këtë çështje e rregullon pasusi 11.1.4 i nenit 11, të aneksit III për decentralizimin, në të cilin thuhet:

     ”Donacionet financiare nga Republika e Serbisë për komunat e Kosovës nuk do të kompensojë ndarjen e granteve dhe burimeve të tjera që u ofrohen komunave në pajtim me nenet 8.3 dhe 8.4 të kësaj Marrëveshje dhe nuk do të jetë objekt i taksave, tarifave dhe ngarkesave shtesë të shqiptuara nga ndonjë autoritet qendror.”

 

Kjo besoi se nuk do ndonjë koment tjetër!!!

 

*   *   *

     Sa i përketë themelimit të komunave të reja, për të cilat është pajtuar edhe Grupi i Unitetit, këtë çështje e rregullon neni 12 i aneksit III për Decentralizimin. Në pasusin 12.1 të nenit 12 të këtij aneksi thuhet:

”Komunat e reja do të themelohen, kufijtë e të cilave janë caktuar si në shtojcën e këtij Aneksi dhe do të përcaktohen me ligjin e ri për kufijtë komunal.”

     Për të argumentuar këtë çështje skajshmërisht të papranueshme, po i referohemi “Shtojcës së Aneksit III për përcaktimin e kufijve të komunave të reja” sipas pakos së Ahtisarit.

 

PËRCAKTIMI I KUFIJVE TË KOMUNAVE TË REJA

 

Zonat kadastrale (ZK) që do të formojnë komunat e caktuara

janë të përcaktuara në vijim:

 

Graçanicë (16)
ZK Badoc
ZK Batushë
ZK Çagllavicë (sipas përkufizimit në hartën III A)
ZK Dobratin
ZK Graçanicë
ZK Gushtericë e Ulët
ZK Gushtericë e Epërme
ZK Llapllasellë
ZK Lepi
ZK Livagjë
ZK Preoc
ZK Skullan
ZK Sushicë
ZK Suhadoll
ZK Radevë
ZK Uglar

 

Novobërdë (24)
ZK Bostan
ZK Bolec
ZK Bushincë
ZK Carevc
ZK Dragancë
ZK Izvor
ZK Jasenovik
ZK Kollubar
ZK Koretishtë
ZK Kufcë e Epërme
ZK Llabjan
ZK Makresh i Ulët
ZK Makresh i Epërm   
ZK Manishincë
ZK Miganoc
ZK Mozgovë
ZK Novobërdë
ZK Parallovë
ZK Prekoc
ZK Stanishor
ZK Strazhë
ZK Tërniqec
ZK Tirincë
ZK Zebincë

 

Ranillug (13)
ZK Bozhec
ZK Domoroc
ZK Drenoc
ZK Gllogoc
ZK Hodec
ZK Kormnjan i Epërm
ZK Kormnjan i Ulët
ZK Pançellë
ZK Rajanoc
ZK Ranillug
ZK Ropotovë e Madhe
ZK Ropotovë e Vogël
ZK Tomanc

 

Partesh (3)
ZK Butrikë e Poshtme
ZK Pasjan
ZK Partesh

 

Kllokol/Vërboc (8)
ZK Gërnçar
ZK Kllokot
ZK Letnica
ZK Mogillë
ZK Shashar
ZK Vërboc
ZK Vërnakollë
ZK Vërnez

 

     Për t´i parë më konkretisht ofertat, gjegjësisht kompromiset apo zemërgjerësinë e ofruar të Grupit Negociator = Grupit të Unitetit në themelimin e këtyre komunave etnike serbe, shihni hartat në vijim:

Këto harta tregojnë shumë qartë vijat e kompaktësisë territoriale të komunave

serbe që u formësuan me miratimin e plotë të  negociatorëve shqiptarë.

__________________________________________

 

ZONAT E MBROJTURA NË ROLIN E

MINISHTETEVE SERBE

 

     Çështja e dytë që është e papranueshme për një shtet vërtet funksional është edhe çështja “Trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”. Kjo trajtohet në aneksin V të pakos së  Ahtisaarit nën titullin:

”TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE”

 

Vini re se çfarë definon ky aneks.

 

     pasusin 1.1 të nenit 1 të aneksit V, thuhet:

     ”Kisha ortodokse serbe (KOS) e Kosovës do të gëzojë mbrojtje dhe gëzim të të drejtave të veta, privilegje dhe imunitete, ashtu siç parashikohet me këtë Aneks.”

     Ndërsa në pasusin 1.5 të këtij neni, thuhet:

     ”Kisha ortodokse serbe në Kosovë do të ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasjes në objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të cilat janë pasuri e Kishës ortodokse serbe të Republikës së Serbisë, vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar në lidhje me aktivitetet ilegale, ose në rast të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin.”

     Ndërkaq në pasusin 4.1 të nenit 4 të këtij aneksi(V) që përcakton “zonat e mbrojtura” thuhet:

     ”Një numër i zgjedhur i manastireve të Kishës ortodokse serbe, si dhe kishave, dhe objekteve tjera fetare, si dhe objektet historike dhe kulturore të rëndësisë të veçantë për komunitetin serb të Kosovës, do të gëzojnë mbrojtje të veçantë përmes përcaktimit të “Zonave të mbrojtura”. Objektivat e zonave mbrojtëse janë: të sigurohet një ekzistim dhe funksionim paqësor i objekteve që duhet mbrojtur; të ruhet mjedisi historik, kulturor dhe natyral, duke përfshirë mënyrën e jetës të manastirit dhe klerit; dhe të parandalohet zhvillimet negative përreth tyre, duke siguruar kushtet më të mira të mundshme për zhvillim harmonik dhe të qëndrueshëm të komuniteteve të cilat banojnë në hapësirat përreth këtyre objekteve. Gëzimi i të drejtave pronësore në zonat e mbrojtura mund të kufizohet në mënyrën si në vijim:

     Në nenin 4 pasusi 4.1.1 Do të ndalohet çdo aktivitet i ri nga fushat si në vijim:

     a) Ndërtimi ose zhvillimi industrial, sikur: eksploatimi i resurseve minerale; ndërtimi i centraleve për prodhimin e energjisë ose rrjetit të energjisë elektrike, furrave dhe fabrikave.

     b) Ndërtimi ose zhvillimi i objekteve, siç janë: strukturat ose godinat më të gjata se manastiri/kisha/monumenti kulturor nën mbrojtje; përdorimi i materialeve të rrezikshme në çdo ndërtim të ri (duke përfshirë objektet banesore): nëpër rrugë, pompa të benzinës dhe qendra të riparimit të automjeteve; supermarkete; klube nate.

 

     Ndërkaq në pasuesin 4.1.2 të nenit 4 thuhet:

    4.1.2 Kur rrethanat e kërkojnë, mund të kufizohet çdo aktivitet nga këto fusha. Para kryerjes së aktiviteteve nga fushat si në vijim, komuna përkatëse duhet të konsultohet me KOS ose me komunitetin serb:

    a) Ndërtimet ose zhvillimet komerciale, siç janë: ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i depove, punëtorive, dyqaneve, restoranteve, lokaleve të natës, kafiterive, kiosqeve dhe shtandeve të ushqimit, dhe çdo ndërtim më i madh nëpër rajonet rurale;

    b) Tubimet publike, rekreative dhe zbavitëse;

    c) Urbanizimi i tokës bujqësore.

 

NO COMENT!!!

 

*   *   *

     Duke u bazuar në këto pasuse e nenesh të shkëputur nga pakoja e Ahtisaarit, natyrshëm shtrohet pyetja: Për çfarë shteti bëhet fjalë këtu, nëse  institucionet e Kosovës nuk guxojnë  të kenë qasje në këto objekte kishtare të cilat do të gëzojnë mbrojtje të veçantë duke u definuar si “Zona të mbrojtura”?! Nga kjo duket shumë qartë, se Kishat dhe autoritetet kishtare serbe do të luajn rolin e “minishteteve serbe” në Kosovë dhe si të tilla do ta degradojnë skajshmërisht integritetin teritorila, politik e institucional të shtetit të Kosovës.

     Këto kisha dhe manastire që janë përcaktuar si zona me status të veçantë mbrojtës, historikisht kanë qenë të mbrojtura nga vetë shqiptarët.

 

Shikoni fotografitë në vijim:

CILAT JANË ZONAT E MBROJTURA

(„MINISHTETET SERBE“) TË SKICUARA

NË PAKON AHTISAARIT?!

 

Zonat e mbrojtura i përcakton qartë:

ANEKSI V - TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE“

 

Në pasusin 4.1.4 të nenit 4 të aneksit V të pakos së Ahtisaarit, si Zona të mbrojtura janë përcaktuar këto lokacione – kisha e manastire serbe:

 

Manastiri i Deçanit, Deçan
Patrikana e Pejës
Manastiri i Graçanicës
Kisha e Virgjëreshës, Lipjan
Manastiri i Deviçit, Skenderaj
Manastiri i Gorioçit, Istog
Manastiri i Budisavcit, Klinë
Manastiri i Sokolicës, Zveçan
Manastiri i Draganacit, Gjilan
Manastiri i Arkangjelit të Shenjtë, Prizren
Manastiri i Banjskës, Zveçan
Manastiri i Zoçishtës, Zoqishtë, Rahovec
Fshati Hoqë e Madhe, Rahovec
Manastiri Duboki Poto, Zubin Potok
Kisha e Shën Gjergjit, Gornjasellë, Prizren
Manastiri i Soçanicës, Leposaviq
Kisha e vetmisë, Uljaricë, Klinë
Monumenti memorial i Gazimestanit, Obiliq
Kështjella mesjetare e Zveçanit
Qyteti mesjetar i Novobërdës
Ura mesjetare e Vojnoviqëve, Vushtrri
Vetmia e Petrit të Shenjtë në Korishë, Prizren

 

Ndërsa sipas pasusit 4.1.5 të nenit 4 si Zona të mbrojtur me përkufizim 100 metra hapësirë rreth perimetrit të tyre, janë evidentuar këto manastire:

 

Manastiri i Petkut të Shenjtë, Leposaviq
Manastiri i Shëruesve të Shenjtë, Leposaviq
Manastiri i Virgjëreshës së Shenjtë të Hvosnos, Skenderaj
Manastiri i Markut të Shenjtë, Korishë, Prizren
Manastiri i Treshit të Shenjtë, Mushtisht, Suharekë
Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Sredskë, Prizren
Manastiri i Uroshit të Shenjtë, Nerodime, Ferizaj
Manastiri i Binaçit, Buzovik, Viti

 

Ndërkaq me pasusin 4.1.6 të nenit 4 Zona të mbrojtura me përkufizim 50 metra rreth perimetrit të tyre,janë përcaktuar:

 

Manastiri i Dollacit, Klinë
Kisha e Shën Nikollës, Gjurakoc, Istog
Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë në Hodegetri, Mushtitsht, Suharekë
Kisha e Nikollës së Shenjtë, Shtërpcë
Kisha e Teodorit të Shenjtë, Biti e Poshtme, Shtërpcë
Kisha e Nikollës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë
Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë
Kisha e Shën Gjergjit, Biti e Epërme, Shtërpcë
Kisha e Nikollës së Shentjë, Mushnikovë, Prizren
Kisha e Nikollës së Shentjë, Drajçiq, Prizren
Kisha e Nikollës së Shentjë, Sredskë, Prizren
Kisha e Apostujve të Shenjtë (ose Petkut të Shenjtë), Mushnikovë, Prizren
Kisha e Shën Gjergjit, Serdskë, Prizren

 

Shikoni disa  “zona të mbrojtura” me kufij minishtetesh -  

brenda Kosovës, të skicuara në harta:














______________________________________________________________________________________

 

LEXONI REAGIMET:

 

PAKOJA E AHTISAARIT DHE REAGIMET

STOP, STOOOP DECENTRALIZIMIT NË BAZA ETNIKE!

( Moderatori i www.pashtriku.org  )

 

 

 

powered by Beepworld