KALLËZIM PENAL

KUNDËR VRASËSVE TË PROTESTUESVE

PAQËSOR, MË 10 SHKURT 2007

PADREJTËSIA “A” NË REPUBLIKËN E KOSOVËS!

 

LIROHET ALBIN KURTI

Fjala e Albin Kurtit

në seancën e sotme gjyqësore

 ALBIN KURTI:

UNË, NUK E NJOH EULEX’in - GJYKIMI IM

ËSHTË I MOTIVUAR POLITIKISHT!

__________________________________________________________________________________________________

Nga konfernca për shtyp, më 13 qershor 2010

DREJTUESIT E OPERACIONIT POLICOR

PËR ARRESTIMIN E ALBIN KURTIT

 

__________________________________________________________________________________________________

 SI U ARRESTUA ALBIN KURTI

KALLËZIM PENAL:

KUNDËR VRASËSVE, MË 10.02.2007

_________________________________________

Seanca e dhjetë e gjyqit të EULEX’it kundër Albin Kurtit

 

EPISODAT PESËMINUTËSHE TË EULEX’it

KUNDËR ALBINIT

 

Glauk Konjufca:

EULEX po e trajton me jo seriozitetin më të madh rastin ndaj Kurtit

 

( Seanca e radhës kundër Albinit u shty për 21 qershor në orën 10:00)

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

 Seanca e nëntë e gjyqit të EULEX-it kundër Albin Kurtit

 

GJYKIMI KUNDËR ALBIN KURTIT SHTYHET PËR 4 MAJ 

     Seanca gjyqësore kundër liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shtyrë sërish, për të nëntën herë me radhë. Seanca është shtyrë për 4 maj, për shkak të mungesës së zotit Kurti dhe avokatit të tij mbrojtës. Kryetari i Trupit Gjykues, Fernando de Mongot, tha se do të marrë hapa të nevojshëm për të siguruar prezencën e Albin Kurtit në gjykatë dhe avokatit mbrojtës. Ndërsa sipas zëdhënëses së EULEX it, Kristina Herodes, hapat e nevojshme nënkuptojnë një urdhër arresti të ri ndaj Albin Kurtit. "Gjykatësi ka dhënë një urdhër arresti të ri për ta sjellë Albinin në gjykatë. Ajo çka është me rëndësi është që të zhvillohet gjykimi dhe të qartësohet se çfarë ka ndodhur. Ju e dini se askush nuk është fajtor deri sa kjo të dëshmohet në të kundërtën", ka thënë Herodes. Seanca e nëntë e gjyqit të EULEX-it kundër Albin Kurtit u vonua gjysëm ore, por zgjati pesë minuta, thekson Vetëvendosja në një komunikatë për shtyp. Ajo u mbajt vetëm sa për t’u shtyrë. Ashtu sikur që pritej, sërish mungoi avokati mbrojtës. Dhe seanca e radhës u caktua të mbahet më 4 maj në orën 9. Çdo ditë e më mirë po kuptohet se qëllimi i EULEX-it në rastin e Albinit është mbajtja periodike e seancave të rregullta gjyqësore, që janë të reduktueshme në mbajtjen gjallë të fletarrestit. Duke e mbajtur në persekutim të vazhdueshëm Albin Kurtin dhe shtatë aktivistë të tjerë të arrestuar pardje, EULEX-i po synon mbajtjen e VETËVENDOSJE!-s në përndjekje të përhershme dhe izolim të pandalshëm. Prokurori i rastit të Albinit, Ali Rexha nuk mungoi as në seancën e nëntë, njëjtë siç veproi në çdo seancë. Për këtë konsistencë servile, kryesuesi i Panelit të EULEX-it, de Mongeot, përshëndeti Ali Rexhën në ata pesë minuta seancë. Ai përgjatë këtij procesi që paraqet vetë mishërimin e padrejtësisë, ka qenë shqiptari më i etshëm për t’i shërbyer EULEX-it, thuhet në komunikatë. Lëvizja VETËVENDOSJE! përshëndet refuzimin e avokatëve të Kosovës që të instrumentalizohen në padrejtësinë e EULEX-it. Inkurajojmë Policinë e Kosovës që ta ndjekë shembullin e avokatëve, thekson Vetëvendosja. (Pashtriku.org, 28. 04. 2010)

TIRANË: EULEX'EMRI NËN TË CILIN ÇNDEROHET KOSOVA

GËZIM MEKULI: МИЛИЦИA PROFESIONALE E HASHIM THAÇIT!

A.SYLA: NDJEHEM I INDINJUAR ME VEPRIMET AGRESIVE TË POLICISË 

Sulm i organizuar ndaj ndërgjegjies kombëtare shqiptare

për hesap të EULEX’UNMIK’ut

 

PRITA E HYZMEQARËVE TË EULEX’UNMIK’ut

DËSHTOI ME TURP!

 

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

 Seanca e tetë me radhë e gjykimit të EULEX-it kundër Albin Kurtit

 

E PËRSHËNDESIM AKTIN E AVOKATIT

MUSA DRAGUSHA

 

Konjufca: Ne e mirëpresim hedhjen poshtë të njërës prej akuzave

 

     Në seancën e tetë me radhë të gjykimit të EULEX-it kundër Albin Kurtit, ashtu sikurse që pritej, avokati mbrojtës i caktuar në seancën e kaluar, Musa Dragusha, nuk u paraqit në seancë. Ne e përshëndesim aktin e tij, dhe u bëjmë thirrje të gjithë avokatëve që të veprojnë njëjtë.

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

 Seanca e shtatë e gjykimit politik të EULEX-it kundër Albin Kurtit

 

ALI REXHA PO I MBRON VRASËSIT

 

Konjufca: EULEX-i po shkatërron integritetin profesional të avokatëve

 

Në seancën e shtatë me radhë të gjykimit politik të EULEX-it kundër Albin Kurtit, ashtu sikur që pritej, mungoi avokati mbrojtës Musa Dragusha

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

 

 Seanca e gjashtë e gjykimit kundër Albin Kurtit

 

TASH E KA RADHËN PROKURORI ALI REXHA

 

Prishtinë, 15 prill 2010 - Seanca e gjashtë kundër Albin Kurtit

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

Seanca e pestë e procesit gjyqësor kundër Albinit

EULEX’i E GJETI ARGATIN E NEVOJSHËM

Foto: Avokati Avni Gjakova

 

     Në seancën e pestë të mbajtur në procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit më 13 prill 2010, EULEX-i për herë të parë siguroi të gjithë bashkëpunëtorët e nevojshëm për vazhdimin e gjykimit politik.

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

 

Letër avokatëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës

 

GJYKONI DREJT: MOS SHKONI NË GJYKIM!

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinë, 12. 04. 2010

 

     EULEX-i nuk po heq dorë nga persekutimi i padrejtë kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!, edhe pse deri sot 175,000 qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, nëpërmjet peticionit të organizuar nga Këshilli kundër këtij procesi, kanë shprehur vullnetin e tyre për mbylljen e procesit gjyqësor të EULEX-it ndaj meje si dhe dhe nisjen e hetimeve të pavarura për vrasjet e 10 shkurtit 2007.

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

 

175 MIJË NËNSHKRIME NË NIVEL KOMBËTAR

KUNDËR GJYKIMIT NDAJ ALBIN KURTIT

 

 

    Sot, në një konferencë për shtyp, Këshilli kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit ka publikuar rezultatet përfundimtare në nivel kombëtar, përkatësisht nënshkrimet e mbledhura në të gjitha vendbanimet ku jetojnë shqiptarë. Valon Murati nga ky këshill ka bërë me dije se janë mbledhur rreth 175 mijë nënshkrime në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi e Luginë të Preshevës. Ata kanë paralajmëruar se nënshkrimet, së bashku me një letër, do t’i dërgojnë te Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, te shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton dhe komisioni i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut. Sa i përket seancës së fundit parlamentare që u mbajt më 8 prill për ngjarjet e 10 shkurtit 2007, Murati theksoi se kjo seancë pati anët pozitive dhe ato negative. Anët pozitive konsistojnë në faktin se presion i 150.000 qytetarëve arriti që ta fus në rendin e ditës të Kuvendit të Kosovës një çështje që i brengos ata, dhe se qëndrimet e shumicës së deputetëve ishin në frymën e kërkesave të peticionit dhe sidomos të kërkesës së Këshillit për ngritjen e një komisioni parlamentar ‘ad hoc’ për hetimin e ngjarjeve të 10 shkurtit të vitit 2007. Ana negative u shfaq në mënyrën sesi u përmbyll debati, pa asnjë deklaratë, rezolutë, apo rekomandim. Ky përfundim, përkundër insistimit të deputetëve, dukej se ishte një skenar më herët i përgatitur. Nuk kam pritur ndonjë mrekulli nga kjo seancë, por kam pasur një „grimë“ shprese se do të bëhet diçka”, ka thënë z Valon Murati.

(pashtriku.org, 11. 04. 2010)

 

 

“Kuvendi i Ahtisaarit si Prokurori Speciale”!

 

PËRGJEGJËSIA MORALE (E JAKUPIT)

SI PRETEKST PËR PËRGJEGJËSI

PENALE (TË ALBINIT)!

     Z.Jakup Krasniqi,

     Meqë jeni idhtar që Albin Kurti të thirret në përgjegjësi morale pse atëhere në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku do të marrin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare nuk e formoni një trup gjykues i cili do t’i shqiptonte Albinit, përveç dënimit moral edhe ate penal! Në këtë mënyrë do ta bëni edhe punën e EULESH-it të cilën edhe deri tani po e bëni shumë mirë, dhe do të na kurseni nga këto krajata seriale! Pastaj, edhe në Kryesinë e Kuvendit por edhe te grupet parlamentare ka individë që do ta gjykonin Albinin me më shumë vullnet, dëshirë dhe pasion se vet Yves de Kermabon!

 

Shkruan: Behxhet Sh.Shala Prishtinë, 02. 04. 2010

 

Lexoni:Më gjerësisht

 

Këshilli kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit

 

Kërkesë për takim

Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Jakup Krasniqi

 

I nderuari z.Krasniqi,

Këshilli kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit është një grup i 65 organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile në Kosovë që kërkon mbylljen e procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit dhe fillimin e hetimeve për vrasjet e 10 shkurtit të vitit 2007.

 

Këshilli, më 15 shkurt 2010 filloi mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin që përmban dy kërkesa:

·       mbylljen e procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit dhe

·       fillimin e hetimeve për vrasjet e 10 shkurtit të vitit 2007.

Më 5 mars 2010 ky peticion u mbyll. Numri i nënshkrimeve të mbledhura nga qytetarët e Republikës së Kosovës është 148.183. Prej këtyre nënshkrimeve në 2.414 raste mungojnë numrat personal, andaj mund të konsiderohet se legalisht të pranueshme janë 145.769 nënshkrime. Padyshim ky është peticioni më i madh që ndonjëherë është organizuar në Kosovën e pas-luftës.

( Lexoni: 150 mijë nënshkrime për mbylljen e procesit ndaj Kurtit )

Këshilli është i vetëdijshëm për ndarjet e pushteteve dhe e konsideron qenësor këtë ndarje për funksionimin e shtetit ligjor dhe rendit demokratik. Megjithatë Këshilli, tanimë i përkrahur edhe nga afër 150.000 qytetarë të Kosovës, duke e konsideruar Kuvendin e Kosovës si tribunën kryesore ku do të duhej të përfaqësoheshin dhe mbroheshin interesat e qytetarëve të Kosovës, kërkon një takim me Ju, për t’ju dorëzuar një kopje të këtij peticioni si dhe për të diskutuar mundësitë se si këto dy kërkesa do të mund të trajtoheshin në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. Trajtimin e këtyre dy kërkesave në Kuvendin e Kosovës, e konsiderojmë të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e demokracisë në Kosovë.

Mbesim me shpresë se brenda një kohe sa më të shkurtër do t’i përgjigjeni pozitivisht kësaj kërkese.

 

Në emër të Këshillit, me respekt,

Valon Murati

 

Këshillin kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit mund ta kontaktoni nëpërmjet adresës elektronike kkpgjak@gmail.com, ose numrave të telefonit, 044112567 dhe 044111965.

EULEX nuk ka qëllim të dënojë Albinin, por lëvizjen që ai drejton!

ALBIN KURTI TË PARAQITET NË GJYQ,

TË SHNDËRROHET NGA KUDHËR NË ÇEKAN!

       Duke u paraqitur në këtë proces politik, Albini do të mbrojë gjithë veprimtarinë politike të deritashme të Lëvizjes Vetëvendosje. Pikërisht në se shkohet në një proces të tillë politik do të dali qartë e vërteta se si shfrytëzohet nga instuticionet politike të EULEX-i, UNMIKUT dhe Qeverisë së Kosovës drejtësia në cilësinë e instrumentit politik.

 

Shkruan: Dritan Goxhaj - Tiranë, 05. 03. 2010

___________________________________________________________________________ 

Lexoni: Më gjerësisht

 

Konferencë për shtyp e vetevendosjes

PADREJTËSIA PERSEKUTUESE NDAJ ALBIN KURTIT!

Lexoni: Më gjerësisht

Seanca gjyqësore kundër Albinit u shty për 13 prill 2010!

SOT GJYKATËSI DE MONGEOT SHËRBENTE SI POLITIKAN!

Nga e majta në të djathtë: Gjykatësi Ferdinando Buatier de Mongeot,

Zhivko Zhivkov, Paulo Bernardino, George Mills, dhe Phillipe Leys

 _____________________________________________________________________________________________ 

Lexoni: Më gjerësisht

 

 Të gjithë me Albinin

 

INTELEKTUALËT E TIRANËS NË MBROJTJE

TË ALBIN KURTIT

 

     Një grup pedagogësh dhe intelektualësh nga universitetet e Tiranës, në një takim të mbajtur të hënën, kanë shprehur përkrahjen e tyre kundër procesit të Albin Kurtit. Në një komunikatë të lëshuar për media thuhet se ky grup proteston kundër gjyqit që ka nisur ndaj Albin Kurtit, i cili shënon një përpjekje për të cënuar integritetin politik dhe për të shtypur lirinë e fjalës së një aktivisti të çështjes shqiptare, siç është lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”. Në vizionin tonë, Kosova duhet të konsiderohet si një shoqëri e aftë për të marrë vendime sipas vullnetit të qytetarëve të vet.

     Institucionet ndërkombëtare apo vendore, nuk mund të shkelin në asnjë mënyrë të drejtat themelore të individit, siç është ajo e fjalës dhe e organizimit politik, thuhet më tej në këtë komunikatë. Çështja e Albin Kurtit, është çështje që i përket çdo intelektuali dhe çdo qytetari që aspiron lirinë dhe drejtësinë. Kjo çështje gjithashtu, na bën të ndihemi të shqetësuar për lirinë e fjalës në Kosovë. Pikërisht për këto arsye ne, si pedagogë, e mbështesim kauzën e Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit. Pjesëmarrës në këtë grup ishin pedagogët dhe intelektualët: Kujtim Çashku, Pëllumb Xhufi, Fatos Tarifa, Hysamedin Feraj, Abdi Baleta, Alment Muho, Adi Krasta, Aleksandër Çipa, Baviola Shatro, Nebi Bardhoshi, Klejd Këlliçi, Klementin Mile, Ilir Kalemaj, Arjan Shahini, Afrim Krasniqi, Sonila Danaj, Elvis Hoxha, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Ermira Danaj, Blendi Çeka, Blendi Salaj, Olsi Lelaj, Ervin Kaçiu, Adri Nurellari, Edita Fino, Gentian Elezi, Mandeta Minxhozi, Naz Feka. (Tiranë, 01. 03. 2010)

 

Komunikatë për shtyp nga Halim Sylejmani,

avokat për rastin e 10 shkurtit

 

PANELI KËSHILLUES PËR TË DREJTAT E NJERIUT KTHEHET

NË INSTRUMENT TË PADREJTËSISË

Halim Sylejmani, avokat për rastin e 10 shkurtit

 ____________________________________________________________________________

 

Lexoni: Më gjerësisht

Sot, Këshilli kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se deri më tani ka arritur të mbledhë

120 000 nënshkrime të qytetarëve të Kosovës.

(Moderatori i pashtriku.org, 27. 02. 2010)

FLET ALBIN KURTI

Oda e avokatëve të Kosovës

 

KOMUNIKATË PËR MEDIA - NË LIDHJE ME RASTIN KURTI

 

Asnjë autoritet ligjor në Kosovë nuk mund të caktoj avokat mbrojtës kundër vullnetit të palës përveç në rastet e përcaktuara më ligjin në fuqi.

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

SOT, PROCESI POLITIKO - GJYQËSOR KUNDËR ALBINIT,

U KTHYE NË SEANCË POLICORE!

     Sot u mbajt seanca e dytë politiko-gjyqësore e EULEX-it kundër Albin Kurtit, proces ky që as që do të duhej të kish nisur ndonjëherë. Por kjo seancë e procesit të montuar gjyqësor kundër Albin Kurtit, u kthye në seancë policore. Seanca filloi në orën 10:00 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Lexoni: Më gjerësisht

 

Rogova: 76 mijë qytetarë kërkojnë të ndalohet procesi kundër Kurtit

Vazhdon nënshkrimi i Peticionit nga qytetarët e Kosovës 

PËR 6 DITË 76. 000 NËNSHKRIME KUNDËR

GJYKIMIT TË ALBIN KURTIT

 

    Vazhdon nënshkrimi i peticionit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit. Sipas Këshillit Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, janë mbledhur 76 mijë nënshkrime të qytetarëve, duke përfshirë 25 komunat e Kosovës, brenda gjashtë ditësh. (…)

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

P E T I C I O N

 

Nënshkruani peticionin e Këshillit Kundër

Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit!

 

 Deri tash peticionin e kanë nënshkruar deri në 50.000 njerëz!

    Kërkesat e peticionit janë:

    1. Mbyllja e rastit gjyqësor ndaj Albin Kurtit dhe

   2. Fillimi i hetimeve të pavarura për vrasjet e 10. 02. 2007

    Ju mund të nënshkruani peticionin në pikat të ndryshme në Prishtinë dhe në qytetet tjera.

    Këshilli do të ketë këto pika në Prishtinë ku mund të nënshkruani peticionin:

·       Sheshi ‘Nëna Terezë’

·       Pallati i Rinisë

·       ElektroKosova (shkallët)

·       Posta e Kosovës

·       Stacioni i autobusëve

Për më shumë informatë kontaktoni:

Igballe Rogova: Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës,

Këshilli Kundër Procesit Gjyqesor ndaj Albin Kurtit

Tel: 044 111 965 e-mail: igorogova@yahoo.com

 

 

TIRANË: KËRKOJMË QË TË HIQET DORË NGA NDJEKJA E ALBIN KURTIT

VETËVENDOSJE: FILLOI PROCESI POLITIKO-GJYQËSOR I EULEX’it KUNDËR ALBIN KURTIT

LETËR E HAPUR: TË NDËRPRITET PROCESI GJYQËSOR KUNDËR ALBIN KURTIT

 

 

GJYKIMI I ALBINIT NË V. 2007-2008 NGA GJYKATA E UNMIK’ut!

 

 

- Padëgjueshmëria e të gjithëve e bën UNMIK-un të dorëzohet”

- Gjykimi kundër Albinit u pezullua për shkak të padëgjueshmërisë morale të avokatëve 

- Thirrje avokatëve për padëgjueshmëri ndaj procesit gjyqësor kundër Albin Kurtit

- KËRCËNIMET E GJYKATËSIT SALUSTRO…

-  ROLI I GJYKATËSIT SALUSTRO NË DHUNIMIN E TË DREJTËS PËR GJYKIM TË DREJTË

- “Përndjekja e Albin Kurtit është e motivuar politikisht!” 

- „Gjykimi i Kurtit demonstron shqetësime serioze!” 

-  “Gjykimi i Albinit është proces arbitrar...” 

- “Gjyqi i UNMIK-ut sërish e kthen Albinin në burg!” 

-  Refuzimi i drejtësisë së UNMIK-ut 

- SESIONI I TRETË I GJYKIMIT KUNDËR ALBIN KURTIT

- „PADREJTËSIA E VAZHDUESHME NDAJ ALNI KURTIT“

 

( Pergatiti moderatori i www.pashtriku.org )

 

 

powered by Beepworld