PLANI A – AHTISARI PRAKTIKISHT NUK EKZISTON MË, DUHET KALUAR

NË PLANIN B QË NËNKUPTON BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË

(www.pashtriku.org -15.07.2007 / 19:20)

 •   Duket se një pjesë politikanësh në Tiranë, Prishtinë apo Tetovë nuk kanë dëshirë të përpunojnë Planin B. Ata nuk kanë dëshirë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Prandaj, në mënyrë të natyrshme shtrohet pyetja: Pse kini frikë nga bashkimi? Për hir të paaftësisë? Për hir të komoditetit të posteve? Për hir të "lugës së çorbës së prishur"? Për hir të stabilitetit ballkanik? Për hir të internacionalizmit? Pyetjet kërkojnë përgjigje. Dhe kjo përgjigje bëhet edhe më e domosdoshme kur merresh me zgjedhjen e presidentit.

Shkruan: Koço DANAJ,

Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave Rajonale me seli në Tiranë

***

Pse kini frikë nga bashkimi!!

Duket se zhvillimi i ngjarjeve të fundit rreth dhe për Kosovën dhe statusin e saj, duket se deklarimet e aleatëve më të ngushtë të saj, SHBA dhe Angli, apo kundërdeklarimet e Rusisë dhe disa vendeve evropiane, po çojnë pashmangshmërisht kalimin në një stad të ri. Tashmë për këdo që njeh sadopak politikën dhe zhvillimet rajonale, është e qartë se Plani Ahtisari është i tejkaluar. Projektrezoluta e fundit e OKB-së lidhur me statusin e Kosovës dëshmon se Plani Ahtisari praktikisht nuk ekziston. Dhe pakoja e Ahtisarit është konsideruar si Plani A. Ai është i tejkaluar nga të gjithë, nga ata që e pranonin dikur dhe nga ata që e kundërshtonin dikur.


Shikoni me kujdes: Ata që e mbështesnin dikur, tashmë u thonë politikanëve shqiptarë se duhen edhe 4 muaj kohë. Por jo vetëm kaq, por që edhe pas 4 muajsh të fillojnë përsëri bisedimet rreth statusit. Çfarë janë këto katër muaj? Zyrtarisht thuhet se janë kohë për të bindur Rusinë. Zyrtarisht thuhet se është kohë që shqiptarët dhe serbët të merren vesh mes tyre. Por për çfarë të merren vesh? Serbët nuk pranojnë pavarësi. Ndërsa shqiptarët nuk lëshojnë pavarësi. Pra, dështim pa filluar akoma. Por nuk është as njëra dhe as tjetra. Por realisht duket se është kohë që SHBA dhe miqtë e tjerë të shqiptarëve duan për të kaluar në Planin B.


Cili është Plani B? Plani B duket se është bashkim i Kosovës me Shqipërinë.

Për të gjithë të habiturit e mëposhtëm, po bëjmë një arsyetim të thjeshtë.


Ja arsyetimi:

E para: As rusët, as serbët dhe as lobi serb në Evropë nuk u pajtua me Planin A, që në thelb ishte lëshim kolosal i shqiptarëve ndaj serbëve. Dhe ishte lëshim, sepse shqiptarët lëshuan 24 për qind të territorit të tyre në duar të 7 për qind serbëve të Kosovës. Ishte lëshim, sepse ata pranuan që në Kosovë të ketë dy gjuhë zyrtare, shqip dhe serbisht. Ishte lëshim, sepse shqiptarët pranuan të krijonin një flamur hibrid shqiptaro-serb në vend të flamurit që kanë afër një shekull që i binden.
Po pse serbët nuk u pajtuan? Duket se serbët duan të marrin Kosovën Veriore dhe pas saj Republikën Sërpska. Dhe për të arritur këtë, ata me anë të rusëve, nuk do të lejojnë kalimin e Planit A. Nga ana tjetër, duket se SHBA nuk ka ndërmend të lëshojë pe lidhur me të ardhmen e Kosovës. Nënteksti i deklarimit të hapur dhe të prerë të presidentit Bush në Tiranë lidhur me Kosovën dhe rolin e Shqipërisë në statusin e saj, ishte i kuptueshëm dhe i paraprin hartimit të Planit B.
Prandaj, Tirana dhe Prishtina duhet të hedhin në tavolinën politike Planin B, që do të thotë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Tirana e ka më të lehtë, është në fazën e zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë. Dhe është rasti më i mirë për të mos zgjedhur as filorus dhe as filoserb, por thjesht një shqiptar në krye të shtetit. (Por Tirana deri më tani po sillet sikur Kosova të jetë Darfuri dhe jo pjesë e kombit shqiptar. Tirana deri tani po sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe jo sikur Hanibal ante portas-Hanibali është te porta).


E dyta, ka të bëjë me faktin se ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është pjesë e tezës universale mbi vetëvendosjen. Pra, nuk kemi të bëjmë me shkelje apo herezi, por thjesht me demokraci. Për kujtesë, na duhet të pohojmë se shtetet nacionale janë shumë herë më efikase për zbatimin e demokracisë, se sa shtetet multinacionale apo ato artificiale. (Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik janë shembulli më i saktë se sa shoviniste janë shtetet shumëkombëshe).


Dhe e fundit: Ndryshimi i kufijve artificialë midis shteteve është i papranueshëm me dhunë, por është i pranueshëm kur dhuna përjashtohet. Kështu thotë Helsinki apo Kopenhaga. Shqiptarët tani kanë një mekanizëm të shkëlqyer në duart e tyre: Dialog me këdo, dialog për gjithçka, pa vendosur fillimisht për asgjë. Serbët dhe lobi proserb në Evropë dhe në botë kërkojnë ndarjen e Kosovës. Shqiptarët në Tiranë, Prishtinë, Tetovë etj., duhet të kërkojnë bashkimin në një shtet të vetëm. Pas kësaj kërkese Demokratike, edhe Brukseli proserb do të fillojë të flasë shqip!!!

Por le te rikthehemi tek titulli. Duket se një pjesë politikanësh në Tiranë, Prishtinë apo Tetovë nuk kanë dëshirë të përpunojnë Planin B. Ata nuk kanë dëshirë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Prandaj, në mënyrë të natyrshme shtrohet pyetja: Pse kini frikë nga bashkimi? Për hir të paaftësisë? Për hir të komoditetit të posteve? Për hir të "lugës së çorbës së prishur"? Për hir të stabilitetit ballkanik? Për hir të internacionalizmit? Pyetjet kërkojnë përgjigje. Dhe kjo përgjigje bëhet edhe më e domosdoshme kur merresh me zgjedhjen e presidentit.

|||Lajme.Net||| 

Përse po shtyhet zgjidhja e statusit të Kosovës?

 DIPLOMATËT E HUAJ PO PUNOJNË INTENSIVISHT PËR NDARJEN E KOSOVËS!

 Shkruan: Alma LAMA

 (www.pashtriku.org – 14.07.2007 / 17:25)

Kosova drejt ndarjes pa kompensim…?


Shqiptarët e Kosovës por edhe shqiptarët në përgjithësi duhet t'i bëjnë pyetjen vetes: Përse po shtyhet zgjidhja e statusit të Kosovës?

Besoj se nuk ka mbetur njeri pa e kuptuar se Rusia është më e vendosur se kurrë që të bllokojë pavarësinë, për shkak të interesave të saj të shumëfishta. Nga ana tjetër dihet fare mirë se rreth pavarësisë mes shqiptarëve dhe serbëve nuk mund të ketë asnjë lloj kompromisi.

Atëherë pse po imponohen negociatat e reja?

 Në çfarë pike pritet të pajtohen palët? Përgjigjen e japin diplomatë të ndryshëm të cilët kanë filluar të shohin si mundësi për ta zgjidhur nyjën gordiane të Kosovës nëpërmjet ndarjes. Shpata do bjerë në Mitrovicë. Shtete të ndryshme tashmë kanë angazhuar informatorët e tyre në terren për të parë dhe kuptuar se sa të gatshëm janë shqiptarët për koncensione të tjera. Pulset po maten dita ditës, dhe në llupë janë vënë njerëzit e mediave, mediat vetë, përfaqësuesit e ndryshëm politikë dhe strukturat e dala nga lufta. A janë shqiptarët të gatshëm ta humbin veriun e Kosovës pa kërkuar shkëmbim me Luginën e Preshevës (komuna me shumicë shqiptare në jugun e Serbisë të konsideruara me rëndësi gjeostrategjike, meqë lidhin Evropën me Lindjen) apo me territore të tjera rajonale ku jetojnë shqiptarët? Kjo është përveç të tjerash, çështja për të cilën po punohet nëpër kancelari të ndryshme evropiane edhe pse fjala ndarje vazhdon të jetë një tabu.

Kur Grupi i Kontaktit një vit e gjysmë më parë përcaktoi tre pikat e famshme, nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë bashkim me ndonjë vend tjetër dhe nuk do të ketë kthim para gjendjes së vitit 1999, gjithçka u duk se përjashtoi pazaret me territorin e Kosovës. Por pas bllokimit rus të katër projektrezolutave të njëpasnjëshme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, procesi është vënë në tavolinë edhe njëherë për t’u shqyrtuar nga e para. Idetë për një shkëmbim të mundshëm mes Veriut dhe Luginës kanë qarkulluar prej kohësh dhe shqiptarët e Kosovës mund ta kishin pranuar por Beogradi nuk do kurrsesi ta shkëmbejë Luginën. Ai po lufton me të gjitha forcat për ndarjen e Kosovës, i bindur se pjesën më të madhe të saj e ka humbur tashmë. Shkëmbimi me Luginën e Preshevës nuk është opsion i tyre i dëshiruar, thotë një burim i cili ka komunikuar për këtë çështje me diplomatë të një rangu të lartë perëndimor.

Diplomatët po punojnë intensivisht për ndarjen e Kosovës dhe më paralelizmin e të drejtave të shqiptarëve të luginës së Preshevës me ato të serbëve të Kosovës qendrore, lindore dhe perëndimore. "Opisioni i ndarjes po shqyrtohet si kurrë më parë" thotë një burim tjetër diplomatik në Prishtinë. Por në këtë proces nuk janë flamurtarë francezët edhe pse ata perceptohen si mëkatarët kryesorë për vënien e kufirit mbi lumin Ibër. Në verën e vitit 1999, pas hyrjes së trupave të NATO’s, KFOR-i francez në emër të mbrojtjes së serbëve të zhvendosur nga zona të tjera të Kosovës, përdori urën si pikën e pakalueshme. Shqiptarët u larguan (me apo pa dëshirë) nga veriu dhe shtëpitë e tyre i zunë serbët. Askush s’e kishte menduar se kjo periudhë do të zgjaste kaq shumë dhe ndoshta do të zgjasë përgjithmonë.

Një nga pikat e agjendës së Ministrit të Jashtëm Francez Bernard Koushner është ndoshta që në Beograd të masë pulsin e serbëve për një shkëmbim të mundshëm. Ka shumë të dhëna se negociatat që pritet të fillojnë sërish mes Prishtinës dhe Beogradit të imponuara nga Rusia do të shërbejnë pikërisht që palët të pajtohen për ndarjen. E nëse Kosova nuk do të pajtohet, një gjë e tillë ka mundësi t'i imponohet në këmbim të pavarësisë. Frika më e madhe e diplomatëve që po punojnë për një gjë të tillë momentalisht është nëse do të kërkojnë apo jo shqiptarët Luginën e Preshevës. Ata e duan ndarjen pa këmbim, pasi Serbia nuk pajtohet të humbë atë pjesë të territorit. Qeveria serbe po punon me diplomatët që në këmbim të kësaj të ofrojë dyshtetësi për Shqiptarët e Luginës, pra t’ju lejonte atyre edhe shtetësinë e Kosovës, dhe në të njëjtën kohë të kërkonte dyshtetësi edhe për serbët që do mbeten në Kosovë. Thonë se për këtë ide kanë futur në xhep edhe mbështetjen e një pjesë të diplomacisë evropiane. Pyetja tani shtrohet se sa e përgatitur është Kosova për sfida të tilla. Çfarë përgjigje do të japë Ekipi i Unitetit nëse një opsion i ndarjes do t'i kërkohet nga partnerët e tij në këtë proces, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania? Deri tani asnjëherë nuk iu kanë thënë jo pavarësisht se kërkesat për shtyrje të njëpasnjëshme, për negociata apo koncesione, nuk ju kanë pëlqyer. Edhe pakoja e Ahtisaarit të cilën po e kërkojnë më ngulm është një kompromis i "dhimbshëm". Pyetja tjetër është se si do të veprojnë ndaj këtij propozimi, a do të ishin të detyruar ta zbatojnë nëse zgjidhje të tjera iu imponohen?

(Autorja është reportere nga Prishtina e Top Channel dhe Shqip)

  ***

Kushner, do ta mbështeste ndarjen e Kosovës, në qoftëse do ishin dakord Beogradi dhe Prishtina

(www.pashtriku.org -13.07.2007 / 19:15)

Ministri i jashtëm francez, Kushner, u shpreh në Beograd se Franca do ta mbështeste ndarjen e Kosovës, në qoftëse do ishin dakord Beogradi dhe Prishtina. Ndërsa Agjensia Rojters njoftonte se fuqitë perëndimore po përpiqen të bindin Prishtinën dhe Beogradin për ndarjen e Kosovës.Sipas lajme.net, ky plan ka ekzistuar qysh kur filluan bisedimet në Vienë midis shqiptarëve dhe serbëve. Po ribotojmë për lexuesit, analizën e botuar në mars 2006 me titull: „Plani Europian për ndarjen e Kosovës.“

 

  PLANI EUROPIAN PËR NDARJEN E KOSOVËS ( MARS 2006)

Shkruan: Koço DANAJ, Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave

Rajonale me seli në Tiranë

 *Autonomia për serbët e Kosovës do të jetë mbulesa e ndarjes së saj. Ndërsa decentralizimi është aktualisht mbulesa e autonomisë. Bashkimi Europian midis kërkesës së shqiptarëve në Kosovë për «Pavarësi» dhe kërkesës serbe «Më shumë se autonomi dhe me pak se pavarësi», ka zgjedhur dhe po zbaton planin e ndarjes hap pas hapi të Kosovës.

***

Po kristalizohet për ditë e më tepër, Plani europian për ndarjen e Kosovës. Analiza e qëndrimeve dhe deklarimeve të politikanëve dhe diplomatëve europianë lidhur me ndarjen e Kosovës asnjëherë nuk kanë dalë hapur. Përkundrazi sa më shumë që ata punojnë për ndarjen e saj, aq më shumë japin deklarata për pavarësinë e Kosovës. Natyrisht që ata nuk punojnë për një ndarje klasike, por demokratike, të mbuluar me terma bashkëkohore.
Por sa herë që dikush e vë në dukje ekzistencën e këtij plani, ata nervozohen dhe lëshojnë deklarata vetëkomprometuese. Deklarata e Doris Pack ndaj disa thënieve të ministrit shqiptar të punëve të jashtme Mustafaj, egërsia e saj, vetëm sa e zbuloi më shumë planin europian të ndarjes së Kosovës, ku ajo është bashkëautore.


Disa tregues që po e konkretizojnë përditë e më tepër këtë plan


Detaji i parë: Realiteti i Kosovës është i tillë që Mitrovica Veriore por edhe Kosova Veriore veprojnë të ndara nga pjesa tjetër e Kosovës. Për këtë realitet, Grupi Ndërkombetar i Krizave, ku Ahtisari ka një rol kyç, kërkoi edhe një administrator ndërkombëtar. Realiteti i Kosovës është që në pjesën Veriore nuk lejohen makinat me targa të Kosovës. Realiteti i Kosoves është që edhe në Malishevë ku nuk ka asnjë serb, UNMIK kërkon që gjuha serbe të jetë gjuhë zyrtare. E megjithatë bisedimet për statusin e Kosovës, nuk filluan nga bashkimi i saj, por nga legalizimi i ndarjes së saj.

Detaji i dytë: E gjithë bashkësia Europiane ka qenë dakord që objektet fetare serbe në Kosovë të fitojnë status ekstrateritorialiteti, që në kushtet e Kosovës do të thotë të krijosh një «Salamander Politike» që do të ndajë Kosovën në mënyrë të përçudnuar. Thjesht të krijojë një «Frankeshteten Politik» në të cilin askush nuk mund të jetojë i qetë.

Pika 2 e planit Dernovshek e kërkon hapur këtë gjë.
E megjithatë bisedimet nuk po bëhen se si të eleminohet kjo Salamander Politike, por se si të thellohet ajo. Delegacioni i Kosovës rezistoi herën e dytë në Vienë për të mos lejuar lidhjen horizontale të komunave serbe në Kosovë, por a do të rezistojë deri në fund?

Detaji i tretë: Edhe në paraqitjen e bisedimeve të Vienës, Kosova paraqitet e ndarë. Megjithse flitet për fasadë nga Bashkimi Europian për një Kosovë që nuk do të ndahet, askush nuk thotë se edhe në bisedime Kosova është e ndarë.

 Serbët e Kosovës, nuk janë pjesë e delegacionit të Kosovës, por pjesë e delegacionit të Serbisë. Vështirë se diplomati me shumë përvojë Solana, apo diplomatja po me kaq përvojë Doris Pack nuk e kuptojnë se rreshtimi në bisedime politike tregon se je palë, brenda palës apo jashtë saj. Të derguarit e tyre, diplomateët e vjetër austriakë, Lehne dhe Rohan do ta quanin skandal politik dhe diplomatik nëqoftëse përfaqësuesit e Alsas Lorenes do të rreshtoheshin në ndonjë delegacion politik përballë Frances. Apo nëqoftëse politikanët hungarezë të Vojvodinës do të rreshtoheshin përballë delegacionit serb në ndonjë takim me Hungarinë.

Por e konsiderojnë normale që serbët të cilët janë qytetarë të Kosovës të rreshtohen përballë Kosovës dhe delegacionit të saj. Këtë skandal politik, diplomatik nuk e kanë cilësuar të tillë as politikanë dhe dipolmatë me përvojë të së majtës shqiptare. Përkundrazi e kanë përshëndetur këtë skandal të paprecedent, teksa e konsideruan skandal një deklaratë të Mustafajt që evidentoi ndarjen e Kosovës.

Detaji i katërt: Delegacioni i Kosovës në Vienë nuk ka përballë tij asnjë homolog nga Serbia, por ka vetëm 2 këshilltarë dhe disa figurantë nga Kosova. Është edhe ky një skandal tjetër politik dhe diplomatik. Kushdo që ka sadopak dinjitet politik dhe përvojë dipolomatike do tu këshillonte politikanëve kosovarë të mos e pranonin humbjen qysh në fillim, por të caktonin në delegacion nivelin që ka caktuar Serbia.

Autonomia për serbët e Kosovës do të jetë mbulesa e ndarjes së saj. Ndërsa decentralizimi është aktualisht mbulesa e autonomisë. Bashkimi Europian midis kërkesës së shqiptarëve në Kosovë për «Pavarësi» dhe kërkesës serbe «Më shumë se autonomi dhe me pak se pavarësi», ka zgjedhur dhe po zbaton planin e ndarjes hap pas hapi të Kosovës.
|||Lajme.Net|||

 

 LB-ja SYNIM KRYESOR DO TA KETË BASHKIMIN E POPULLIT SHQIPTAR NË NJË SHTET TË VETËM, SOVRAN, TË LIRË E DEMOKRATIK

(www.pashtriku.org - 12.07.2007 / 20:10)

***

Lëvizja për Bashkim (LB), është organizata më e re e cila pritet së shpejti t’i shtohet skenës politike në Kosovë. LB-ja synim kryesor do ta ketë bashkimin e popullit shqiptar në një shtet të vetëm, sovran, të lirë e demokratik. Organizata politike LB tashmë e ka përgatitur për propozim edhe projekt-programin e saj politik

Qëllimet e Organizatës

LB-ja në projekt-program i ka përmendur edhe disa nga qëllimet kryesore që kanë ndikuar në organizmin e saj.
“Duke pasur parasysh:

-Se populli shqiptar kundër vullnetit të tij jeton i copëtuar në disa shtete dhe si pasojë çështja shqiptare mbetet e pazgjidhur, madje ajo ende nuk është shtruar drejt për zgjedhje;

-Se populli shqiptar, i cili jeton në Kosovë, nuk ushtron sovranitetin në territorin e vet dhe nuk i njihet e drejta e kombeve për vetëvendosje. Si pasojë e kësaj gjendjeje, e ardhmja ekonomike, politike e juridike e Kosovës është plotësisht e pasigurt dhe si e tillë mbetet pjesë e pazgjidhur e çështjes shqiptare;

-Se trojet shqiptare nën Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi janë nën pushtim klasik dhe si rrjedhojë çlirimi i tyre nuk mund të bëhet nëpërmjet institucioneve të ndërtuara nga pushtuesit;

-Se vetëm si i bashkuar në një shtet të vetëm, populli shqiptar mund t’i shfrytëzojë të gjitha potencialet e veta në funksion të zhvillimit ekonomik, politik e kulturor;

-Se vetëm me zgjidhjen e drejtë dhe të plotë të çështjes shqiptare, populli shqiptar bëhet faktor i paqes dhe partneritet i barabartë në integrimet dhe zhvillimet evropiane dhe botërore si dhe, duke pasur parasysh të drejtën e ligjshme dhe të patjetërsueshme të kombeve për të jetuar të lirë dhe të bashkuar, në përputhje me të drejtën e kombeve për vetëvendosje”.

 LB-ja kërkon bashkimin e popullit shqiptar në një shtet të vetëm



Në vazhdim të projekt-programit thuhet se krahas qëllimit kryesor - çlirimit dhe bashkimit kombëtar - dhe detyrave rreth shtrirjes së politikës së saj, LB-ja do të jetë aktive në trajtimin e çështjeve të përditshme të qytetarit, duke u përpjekur për zgjidhjen e tyre, por gjithmonë në përputhje dhe në funksion të qëllimit kryesor.
LB-ja në projekt-programin e saj politik i ka cekur edhe arsyet e domosdoshmërisë së ekzistencës.

Domosdoshmëria e ekzistencës

“Duke qenë se skena politike shqiptare nuk mund ta shtrojë drejt për zgjidhje çështjen shqiptare, përveç tjerash, për shkak se është politikë parciale dhe institucionale; Faktorët ndërkombëtarë në çështjen e pazgjidhur shqiptare në radhë të parë shohin interesat e veta, prandaj nuk duhet pritur që të tjerët ta zgjidhin drejt çështjen tonë”, thuhet në vazhdim të projekt-programit të LB-së.
Kjo organizatë e re politike konsideron se për ta realizuar qëllimin e vet, populli shqiptar ka nevojë për një politikë gjithëkombëtare të aftë për të shtruar për zgjidhje dhe për ta zgjidhur drejt çështjen kombëtare. Kjo, në radhë të parë, sipas LB-së, është nevojë jetike e zhvillimit të kombit shqiptar si i barabartë me të tjerët dhe, në radhë të dytë, për të krijuar paqe të qëndrueshme në Ballkan e më gjerë.

Mjetet dhe metodat

LB-ja po ashtu, sikurse çdo organizatë tjetër politike, i ka përcaktuar mjetet, metodat, parimet si dhe besimet mbi të cilat synon të funksionojë.
“Në përputhje me zhvillimin e saj politik e organizativ dhe në përputhje me rrethanat, LB-ja shtron detyra të nevojshme për jetësimin e qëllimit themelor të saj. Natyra e detyrave përcakton edhe natyrën e mjeteve dhe metodave”.
LB-ja zotohet se si organizatë legale do t’i përdorë të gjitha mjetet e luftës institucionale dhe jashtë-institucionale, duke u shprehur që në fillim kundër terrorizimit si metodë lufte për realizimin e qëllimeve politike.
Po ashtu LB-ja është deklaruar kundër nxitjes se urrejtjes raciale, kombëtare dhe fetare.

Po, a bëhet dhe a ruhet Shqipëria me ata “shqiptarë akademikë, etj.”, të cilët, ky autor, i ka dëgjuar me veshët e vet duke e sharë UÇK-në dhe prijësit e saj!

ÇFARË DUHET BËRË, PËR T’U BËRË SHQIPËRIA -S H Q I P Ë R I?!

 Shkruan: Tafil DURAKU, Prishtinë

(www.pashtriku.org – 11.07.2007 / 20:15)

&

Po, a bëhet dhe a ruhet Shqipëria me ata “shqiptarë akademikë, etj.”, të cilët, ky autor, i ka parë me sytë e vet dhe i ka dëgjuar me veshët e vet duke e sharë UÇK-në dhe prijësit e saj, dikë, duke thënë: “Ia qifsha n… asaj ushtrie që ka për komandant njerëz me emra Sulltan! (duke mos e ditur se “Sulltanin” e kisha njeri të familjes)”, një tjetër: “Në Drenicë, nuk di dhe nuk i njoh asnjë prej njerëzve të UÇK-së, por, në Dukagjin janë krejt hajna!”, dhe, po këtë autor e kanë provokuar nëpër redaksitë “shqiptare”, “shqiptaro”-titistët, kur kam dërguar e dorëzuar shkrime nga zona e luftës, duke më thënë: “Mua e ... na është mbushur mendja se ti je komandant kryesor i UÇK-së!”, ndërkohë, duke e parë rrezikun që më kanosej, sepse, qarkulloja vazhdimisht në relacionin Prishtinë-Zonë e Luftës (Drenicë), u jam përgjigjur: Nëse unë jam komandant kryesor i UÇK-së, ju dy jeni kryekomandantë të saj! - duke dyshuar se ata ishin të pajisur me mjete incizimi dhe mund të më qitnin në kurthet e tyre “shqiptare”, të gjitha këto e të tjera të ngjashme i kam përjetuar me fillimin e luftës për liri e Shqipëri të UÇK-së, dhe, pas përfundimit të saj, kam parë e dëgjuar edhe të tillë që kanë thënë edhe kësi “sihariqësh”: “Më larg e ka qitur shurrën k… i jem, sesa armët e UÇK-së plumbat!, etj, etj. “margaritarë” që i bënin dhe i bëjnë edhe sot shallaxhinjtë e shallit më të zi në historinë e shqiptarëve të robëruar dhe të Shqipërisë së copëtuar…

***

 Kaluan vite e shekuj dhe Atdheu im i artë, i vetmi, më i dashuri, më i miri dhe më i shtrenjti, tok me gjuhën e tij dhe timen të shenjtë e të shtrenjtë, e më të dashur, shqipen, assesi ta marrë veten.

Tash, Atdheu im i ngjet një pacienti të sëmurë rëndë, në kokë (mental) dhe në organet tjera vitale të trupit të tij. Një pacienti të sëmurë kronik, që, duket, as do t’i ofrojë dhe as do t’i dalë kush në ndihmë, qoftë edhe prej anëtarëve të familjes së tij, dhe as shihet në horizont se i intereson dikuj shëndeti dhe jeta e tij e mëtejme shqiptare dhe e plotshëndetshme. Dhe, kur shihet se është tepër brengosëse gjendja shëndetësore e pacientit, është krijuar tashmë përshtypja dhe është fituar bindja se të gjithë anëtarët e familjes së tij janë të interesuar vetëm të përfitojnë në kurriz të tij, sidomos të “zotët e shtëpisë” dhe argatët e mjerë të tyre, të cilëve kot së koti, absolutisht, u thua: Nuk mbahet shtëpia me çivia dhe duke e plaçkitur!...

Dhe, të gjithë, tashmë, e dimë se çfarë duhet bërë dhe çfarë duhet ndërmarrë për ta shpëtuar pacientin, jetën e tij, për ta shpëtuar edhe familjen nga dhimbja që e ka kapluar, për të cilin është konstatuar sa e sa herë se i duhet një ndërhyrje e thellë kirurgjike, bile, këto tetë vjetët e pasluftës së lavdishme të UÇK-së, për t’i hequr ato pjesë të sëmuara e të shëmtuara dhe për t’i mënjanuar ato difekte tjera, të rënda, të trurit dhe të trupit të tij. Atëherë, çfarë duhet bërë?!... Heshtja dhe pritja, në situata të tilla dhe të ngjajshme me to, nuk sjellin risi, si dhe asgjë të mirë. Prandaj, pa humbur kohë, duhet kërkuar dhe gjetur gjithsesi kirurgun më të mirë të kohës dhe duhet operuar pacientin, pa asnjë vonesë të mëtejme. Dhe, ai kirurg, tok me ekipin e tij duhet të jetë i shkollës shqiptare, e, assesi, i shkollave tjera “shqiptare” të fqinjve përreth dhe miqve tjerë të tyre, që shtiren për miq tanë. Dhe, duhet verifikuar në çdo hap nëse e kemi gjetur kirurgun e duhur, apo, jo, duke e shtruar pyetjen: Po, a thua, a po ecën mirë puna e kirurgut dhe mos dikush i fishkëllon atij në vesh, mos ai tok me ekipin e tij është pengesa kryesore e mosvajtjes mirë të punëve tona shqiptare, të shëndetit tonë shqiptar?! Apo, mos, vallë, edhe ai punon e vepron sipas këshilltarëve të huaj që ne nuk i dimë?!... Pastaj, duhet përcjellur e verifikuar në çdo hap edhe sjelljet e tij, sepse, po ndodhi e na mashtroi si deri më tash kirurgët tjerë “tanë”, vaj halli për ne si familje dhe për pacientin, që, plotësisht, ka humbur toruan. Pastaj, për pasojë të mashtrimeve dhe të mospunës së tij dhe të ekipit të tij, apo edhe për qëllime të tij të parapaguara, do të shkëputen pjesë të tëra të trupit tonë, gishta, duar, këmbë, gjymtyrë të tëra, dhe, një zot e di pastaj se a do të ketë sukses ndërhyrja kirurgjike (edhe pse është caktuar diagnoza e barojësia për shërim) dhe, edhe sa gjatë do të jetojë pacienti, si dhe çfarë do të jetë shëndeti i tij i mëtejmë.

Dhe, duhet ditur, po ashtu, se po ndiem e patëm dhimbtë ne dhe kirurgu për t’i hequr pjesët jofunksionale në trupin e pacientit, pacienti, me fajin tonë të plotë, do të vazhdojë të çojë jetë të sëmurë, jetë të rëndë, dhe me trauma të mëdha e të rënda, tërë jetën e tij, duke lënë me pasoja dhe trauma të rënda edhe pasardhësit e tij që fillojnë të hapërojnë të pabarabartë në jetë. Po, a durohet dhe e çohet e gjithë jeta kështu, ore të krisur “shqiptar” në krye?!... Nuk thotë kot së koti populli ynë i shumëvuajtur: Drunat e mëdhenj i do i Zoti i Shtëpisë dhe argatët e tij, bythecët – njëri pas tjetrit!…

Dhe, nëse ne, si individë, apo grupe, fillojmë të përzihemi në punët e kirurgut, e, t’i themi atij: Jo, nuk duhet hequr këtë pjesë, jo, nuk duhet hequr atë pjesë, të sëmurë kronikisht, për hatër tim e të atij, nuk duhet hequr as pjesët e atakuara nga sëmundja e servilizmit ndaj pushtuesit (-ve), vaj halli për jetën e pacientit dhe tonën si anëtarë të familjes së tij. Sepse, nuk thuhet rastësisht: Kur është i sëmurë një anëtar i familjes, është e sëmurë e tërë familja. Dhe, atëherë, po iu dhimbsen kirurgut pjesët që gjithsesi duhet hequr, ose, po veproi ai sipas tekeve e qejfeve të anëtarëve tjerë hilexhinjë të familjes “shqiptaro”-titiste në Kosovën shqiptare, vaj halli për ne dhe për shtëpinë tonë. Pra, po iu dhimbsen pjesët që duhet hequr, kirurgut që zgjedhim, pacienti, ekziston mundësia reale, do t’i përjetojë gjithë të zezat e çdo kohe që vjen. E, pra, për të mos ndodhur më e keqja, operimin e pacientit duhet ta udhëheq një ekip i tërë që ruan shëndetin dhe jetën e tij të shëndetshme, duke ruajtur e ringritur edhe shëndetin e anëtarëve tjerë të familjes së gjerë, duke caktuar baroja shëruese të duhura dhe afatgjata për shërimin e pacientit.

Dhe, pacienti, a mund të shërohet plotësisht kur mjeku është i pasinqertë, kur mjekut i interesojnë vetëm lekët, kur nuk cakton baroja shëruese përkatëse që mundin dhe zhdukin sëmundjen përfundimisht, që, fatkeqësisht, ia ka përfshirë organizmin e tij për një kohë të gjatë, shekuj të gjatë?!...

Po, mos e dhashtë zoti, nuk pati sukses operimi dhe terapia e caktuar, ekziston rreziku që sëmundja të përhapet edhe te anëtarët e tjerë të familjes, dhe, pastaj, vaj halli për njerëz e shtëpi!... Pra, duhet operuar gjithsesi, pacientin, dhe, duhet gjetur, krijuar e ruajtur atë guximin politik, diplomatik e ushtarak, në radhët e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë – SHQIPËRI. Ky është thelbi i çështjes, që e zgjedh përfundimisht çështjen shqiptare, në kufinjtë e Shqipërisë – SHQIPËRI, ose, siç po e quajnë: të Shqipërisë Natyrore (Por, kur themi SHQIPËRI, konsideroj se nuk kemi nevojë të themi Shqipëri Etnike, as Natyrore, sepse, Shqipëria është SHQIPËRI deri në gurin dhe shkëmbin më të largët, ku flitet shqipja-ilirishte, në trojet e të parëve të vet ilir, dhe, po ashtu, nuk kemi nevojë të themi gjithëshqiptare, sepse, kur themi shqiptare, logjikisht dhe realisht kap gjithë thelbin e çështjes, vërejtje e autorit, T. D.). Po, a bëhet Shqipëria me pesë kryetarë, me pesë kryeministra, me nga pesë e dhjetë ministra në çdo sektor tjetër të jetës shoqërore shqiptare?!... Po, a bëhet Shqipëria-SHQIPËRI, politika dhe politikëbëria e saj me vegla e veglari Beogradi, Moske, Athine, Rome, etj.?!...

A udhëheqet dhe a bëhet politikëbërie shqiptare me “politikat” dhe “politikëbërësit” e oborrtarëve të pushteteve më antishqiptare në historinë më të hidhur të shqiptarëve, dhe, a bëhet operacion me kirurgët e atyre strukturave, të fqinjve më antishqiptarë në histori, me sahanlëpirësit e të gjithë pushtuesve bashkë dhe të pushtuesit të fundit sllav, Jugosllavisë së Titos dhe të Milosheviçit?!... A bëhet politikë dhe politikëbërie shqiptare me oborrtarët e tyre të devotshëm, me strucët dhe strucemucët që ata kanë instaluar prej Prishtine e deri në OKB?!... Dhe, a mund të zgjedhet kirurgu, ose, edhe mjeku, sipas këshillave të patriotëve “shqiptaro”titistë, të cilët njeriu i vëmendshëm i sheh mëse miri dhe i gjen në librin e autorit Nafi Çegrani, me titull: “Ballë për ballë me vdekjen, 1” dhe në libra tjerë që po dalin në dritë për çdo ditë që ka dhënë Zoti?!... Ka të tillë që do të thonë: Pse kaq i ashpër ky njeri, pse në analizat e tij lëshon kaq thellë umin (plorin) e tij?!... Dhe, përgjigjja është mëse e qartë: Ky popull, sidomos, prijësit e tij, duhet të mësohen të mendojnë e të shohin drejt dhe qartë, duhet të mësohen përfundimisht që: të bardhës t’i thonë e bardhë, të zezës – e zezë dhe të kuqes – e kuqe!...

U thua tradhtarëve-tradhtarë dhe kush nuk don të dijë, bile, as ia zë veshi atë fjalë! Atdheu bëhet copë-copë, pacienti im në këtë rast, e populli shqiptar heq të zitë e ullirit dhe “prijësit atdhetarë”, “patriotët shqiptarë” të oborreve më antishqiptare në histori: oborrtarët “intelektualë”, “kulturorë”, “shkencorë”, “politikë”, “ushtarak”, etj., presin që t’u thurim lavde dhe t’u themi atdhetarë, e, t’u themi faleminderit që po na plaçkitni! (Sic!)…

 Po, a bëhet dhe a ruhet Shqipëria me ata “shqiptarë akademikë, etj.”, të cilët, ky autor, i ka parë me sytë e vet dhe i ka dëgjuar me veshët e vet duke e sharë UÇK-në dhe prijësit e saj, dikë, duke thënë: “Ia qifsha n… asaj ushtrie që ka për komandant njerëz me emra Sulltan! (duke mos e ditur se “Sulltanin” e kisha njeri të familjes)”, një tjetër: “Në Drenicë, nuk di dhe nuk i njoh asnjë prej njerëzve të UÇK-së, por, në Dukagjin janë krejt hajna!”, dhe, po këtë autor e kanë provokuar nëpër redaksitë “shqiptare”, “shqiptaro”-titistët, kur kam dërguar e dorëzuar shkrime nga zona e luftës, duke më thënë: “Mua e ... na është mbushur mendja se ti je komandant kryesor i UÇK-së!”, ndërkohë, duke e parë rrezikun që më kanosej, sepse, qarkulloja vazhdimisht në relacionin Prishtinë-Zonë e Luftës (Drenicë), u jam përgjigjur: Nëse unë jam komandant kryesor i UÇK-së, ju dy jeni kryekomandantë të saj! - duke dyshuar se ata ishin të pajisur me mjete incizimi dhe mund të më qitnin në kurthet e tyre “shqiptare”, të gjitha këto e të tjera të ngjashme i kam përjetuar me fillimin e luftës për liri e Shqipëri të UÇK-së, dhe, pas përfundimit të saj, kam parë e dëgjuar edhe të tillë që kanë thënë edhe kësi “sihariqësh”: “Më larg e ka qitur shurrën k… i jem, sesa armët e UÇK-së plumbat!, etj, etj. “margaritarë” që i bënin dhe i bëjnë edhe sot shallaxhinjtë e shallit më të zi në historinë e shqiptarëve të robëruar dhe të Shqipërisë së copëtuar…

Për t’u bërë Shqipëria, në radhë të parë, duhet bërë reforma të thella në politikë, në drejtësi e gjyqësor, në polici, në arsim, në shkencë, në kulturë, në mjekësi, në ekonomi dhe kudo tjetër, sepse, pa u bërë të gjitha këto reforma rrënjësore, as Atdheu dhe as shëndeti i tij nuk do të jenë për qejfi të shqiptarëve.

Prandaj, për t’u bërë Shqipëria – SHQIPËRI, duhet krijuar Kushtetuta dhe ligjet dhe secilin udhëheqës, në radhë të parë, kirurgun, mjekët dhe qytetarët duhet futur për birë gjilpëre, duke u mbështetur në Kushtetutë dhe ligje, duke ua nxjerrë edhe tëmblin e nënës për hunde, sepse, vetëm ashtu marrin vesh “shqiptarët” e oborreve të huaja “shqiptare” në historinë e re të Shqipërisë - SHQIPËRI.

(Autori është shkrimtar dhe publicist i pavarur shqiptar)

Si është gjendja sot, tetë vjetë pas përfundimit të luftës, ë?!...

TA KRIJOJMË DHE TA RUAJMË ENERGJINË, PËR TA BËRË SHQIPËRINË

 Shkruan: Tafil DURAKU, Prishtinë

(www.pashtriku.org – 03.07.2007 / 21:15)

***

Janë shumë motive të forta shqiptare që më bënë t’i hyj kësaj teme bosht për ardhmërinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. E, ndër to, dy janë parësore dhe do t’i trajtojmë më poshtë, shqip dhe siç e do kombi e atdheu shqiptar, në momentin e kohësishëm. Motivi i parë është se, paraardhësit tanë të afërm, baballarë, gjyshër e stërgjyshër, edhe pse të “pa shkollë” dhe të patituj të mëdhenj “shkencorë”, me tërë qenien e tyre, tërë jetën ia kushtuan Atdheut e Kombit, duke bërë atë që ditën dhe mundën për të mirën e tyre, secila gjeneratë në rrethana të veta historike, kombëtare e ndërkombëtare. Edhe lufta e fundit u bë në këtë drejtim, lufta e lavdishme e popullit shqiptar me UÇK-në në krye, hapave të të parëve tanë, për liri e dinjitet shqiptar.

Por, si është gjendja sot, tetë vjetë pas përfundimit të saj, ë?!... E ka menduar dikush prej shqiptarëve këtë?!… Dhe, kjo ndodhë kur nuk i ke punët mirë me veten tënde… Kur rehabiliton "atdhetarët", njërin pas tjetrit, e, varg e vi…, e, shekuj me radhë. Këtu, duhet shtruar disa pyetje, që, në esencë, janë edhe përgjigje të pamohueshme të këtij realiteti të hidhur: Po, a mund të bëhet e të ruhet Shqipëria dhe të krijohet e ruhet energjia për ta bërë atë, me këshilltarë dhe me argatë e aleatë të fshehtë e të maskuar Beogradi, Moske, Athine, Rome etj., madje, edhe në Tiranë? A mund të bëhen petulla me ujin titistë-“shqiptar” të lëdëkëistëve titistë, farkistëve të shëmtuar, pikërisht lëkëjëistëve “shqiptarë” të partive simotra lëdëkëiste në Prishtinë?... Energjia, në raste të tilla, të rralla, ruhet vetëm te të veçantët shqiptarë, e, shqiptarë të veçantë ka e do të ketë sa të duash dhe në çdo kohë, që do të dinë të dalin e t’u thonë ndal këtyre shëmtive që bëjnë “atdhetarët” e mëdhenj dhe “prijësit” e kombit e bashkëzhurmaxhinjtë e tyre të parapaguar e të teledirigjuar, të ardhur zvarranikëthi nga oborret më antishqiptare në histori, të përzgjedhur negativisht dhe gjeneratë pas gjenerate, oborrtarët e të gjithë pushtuesve bashkë, të gjakpirësve më të mëdhenj të popullit shqiptar në histori.

Dikush, sot, flet e çirret me lehtësi kundër ish Presidentit të Parë Shqiptar, të madhit, shokut Enver Hoxha, i cili, po të ishte gjallë, besoj shumë se edhe Shqipëria, e, edhe shqiptarët, sot, do të ishin plotësisht në situatë tjetër, për miliona herë më të mirë dhe më shqiptare. Por, janë titistët “shqiptarë”, dhe të tjerët, bashkëmendimtarët e tyre, ata që kanë hedhur e hedhin gurin dhe fshehin dorën “shqiptare” kundër tij, kundër Shqipërisë dhe kundër shqiptarëve-shqiptarë. Janë “kosovarët” shëmtia e gjakut tonë shqiptar, ata që po e përdhosin gjakun më të shtrenjtë e më të shenjtë të shqiptarëve të Kosovës për liri e për Shqipëri. Kjo është ajo tërësia “shqiptare” që pengon në çdo hap, vetëm duhet parë mirë përreth Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke mos e harruar asnjëherë maksimën time, të thënë që në vitin 2005, se: As kundra më e zezë në historinë e njerëzimit, nuk kishte ditur të pjellë antishqiptarë më të zez e më antishqiptarë, seç ka pjellur kudra e quajtur Tito. Kjo është maksima, e verifikuar gjatë, dhe, pikërisht, pas luftës së lavdishme popullore të UÇK-së. Ndërkaq, këlyshët e po asaj kudre dekoron presidenti aktual shqiptar(!)… E dhimbshme, ë?! Po, a ruhet dhe a bëhet mirëfilli Shqipëria, me argatë e aleatë të maskuar e të hapët të Beogradit, të cilët dihen e shihen si për dritë dielli, që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej, me bazë në Prishtinë, shpërndarë në Tiranë dhe kudo përreth, që flasin shqip e mendojnë serbisht…?(!)... Madje, ata “shqiptarë” ende i favorizoka edhe “krahu” i UÇK-së, e, edhe shteti amë, tetë vjetë pas luftës së lavdishme të popullit shqiptar për liri!... E tmerrshme, ë ?!...

Duke u nisur prej një parimi tjetër të lashtë shqiptar, i cili thotë: “Puna e jote (yte) të lëvdon, puna e jote (yte) të shanë (fyen) !”, deshëm nuk deshëm, duhet të dalim te motivi i dytë shumëdimensional, sipas mendësisë shqiptare: dita e mirë shihet në mëngjes. Dhe, cili ishte mëngjesi i mirë pas përfundimit të luftës së lavdishme të popullit shqiptar me UÇK-në në krye? Asnjëri. Dhe, pse nuk ndodhi ai mëngjes i mirë, i mirëpritur me shekuj, për të cilin punuan, u angazhuan dhe vepruan shqiptarët, për çka, madje, flijuan bijtë dhe bijat më të mira nëpër shekuj për lirinë dhe atdheun e tyre shqiptar?!... Pse, ë? Më shikoni në sy kur lexoni këta rreshta ju udbashët “shqiptarë” të Prishtinës, Podgoricës, Shkupit, që u zverdhen sytë dhe fytyra dhe ju shokët e tyre shpërndarë rruzullimit kudo, që u shoh si në pëllëmbë dore, që doni t’ua shtrini dorën e pajtimit shkieve, madje, edhe t’u kërkoni falje për krimet që kanë bërë kundër popullit tuaj dhe keni sy e faqe që veten ta quani shqiptarë dhe bartës të të gjitha proceseve shqiptare, madje, ju, ‘shqiptarët’ titistë!... Gjërat e tilla, të paramenduara (dhe të "pamenduara" mirë nga “shqiptarët” titistë) dalin nga kuzhinierët “shqiptarë” që ka shpërndarë Beogradi hoteleve, restoranteve dhe kuluareve të të gjithë botës.


Mos ende po mendoni se shqiptarët nuk dinë të rezonojnë për sakrificat e tyre shekullore, se do të jetoni edhe gjatë mbi gjakun e tyre të derdhur për lirinë e Shqipërisë, në kurriz të atij gjaku të devotshëm shqiptar, ju, që gjithmonë shiheni duke bashkëpunuar e bashkëvepruar gjithnjë me armiqtë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe s’u zbritni pozitave "shqiptare" kurrë?!... Dhe, kështu, me këta rrahagjokës dhe "politikanë" e "prijës" që kemi, Shqipëria dhe shqiptarët kanë ardhur te shumëdimensionaliteti tjetër, gati i kryer: Kur vinë mendtë, humbin dhentë!... Dhe, kjo nënkupton mosrezonimin drejt e pozitiv në momente të pikërishme, në kohë të caktuara e të duhura, historike, kombëtare e ndërkombëtare, për Atdheun dhe Kombin shqiptar, sepse, as ruhet dhe as bëhet Shqipëria me kësi soj "politikanësh" dhe me kësi sojsorollapë "udhëheqësish" e "prijësish" kulimoklanorë, të mbrumur prej politikave më antishqiptare në historinë e tyre, dhe në këtë jo larg të shkuar.

     Po, ç‘janë duke bërë sot, pas luftës së lavdishme popullore të UÇK-së, të gjithë ata “burra të mirë” titisto-lëdëkëistë, me “shkolla”, “diploma” e tituj të mëdhenj “shkencorë” për Atdheun dhe Kombin shqiptar?! Asgjë. Pos se sajuan një "komb" të ri artificial dhe një "shtet" artificial edhe më të zi se ish-Jugosllavia e Titos dhe plaçkisin atë nëpërmjet tendereve, si dhe Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës, sikur t’ua kishte lënë baba. Për këto punë të pamira fajet i ka edhe shteti amë, sepse, duke u besuar verbërisht shpifjeve dhe skenareve “shqiptare” të titistëve më të zëshëm “shqiptarë”, injoroi shqiptarët më të mëdhenj të Kosovës dh të trojeve tjera shqiptare, të pushtuara nga fqinjët, intelektualët e mirëfilltë shqiptarë, prandaj, sot, janë punët kështu si janë, edhe pse lejoi në Tiranë veprimtarinë e atyre strukturave “shqiptaro"-titiste-farkiste, gjithnjë në kurriz të UÇK-së dhe të luftës për liri e dinjitet të popullit shqiptar, për ta bërë Shqipërinë. Dhe, shtrohet pyetja: a duhet duartrokitur të gjithë udhëheqësit "shqiptarë" për këto punë të pamira që po ndodhin në kurriz të Atdheut dhe të Kombit shqiptar?!...
     A duhet t’u besohet edhe më strukturave të organizuara të UDB-së jugosllave të "shqiptarëve" titistë të Kosovës, të transformuar në "demokratë"?!... Po, pema që ka bërë dardha për qindra vjetë rresht, nuk mund të bëjë rush brenda nate, ore të krisur në krye. E dini ju këtë? Dhe, kur jemi këtu, nuk mund të mos e përmendim thënien e gabuar të kërkushëve tanë "politikë" e "demokratë", se: vështirë është të merresh me politikë. Dhe, këtu, duhet të përgjigjemi shtruar e prerë: se politika është një punë e mundimshme dhe e vështirë, sidomos, për ata që merren me të dhe nuk marrin erë fare nga politika, as nga politikëbëria për ta bërë, krijuar dhe për ta ruajtur energjinë, për ta bërë Shqipërinë. Por, kur jemi këtu, duhet ta themi, po ashtu, shtruar dhe troq se nuk krijohet as ruhet energjia dhe as bëhet Shqipëria me këto produkte "shqiptare" të oborrtarëve të pushtuesve tanë.

     Mos ka kaluar si tepër kohë pa u shtruar pyetja: Kush e sponsoron gjithë këtë "politikë" paqësore në radhët e "shqiptarëve", për ta kompromituar kaq keq Shqipërinë dhe shqiptarët para faktorit të jashtëm, ndërkombëtar?! Kush, ë? Mos, ndonjëherë, ndokush ka parë tradhti me brirë, ë? Fatkeqësisht, po udhëhiqet dhe po ndiqet një “politikë” e pariparueshme edhe për qindra vjetë të tjera, që do të qëllojë serbisht, rusisht, greqisht, italisht, bullgarisht (maqedonisht), malazezisht, etj., në kurriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
Dhe, ku duhet parë të gjitha këto dukuri negative të “shqiptarëve” më të zëshëm titistë? E, përgjigjja e saktë është se dukuritë negative të "shqiptarëve" duhet parë te përzgjedhjet shekullore negative të kuadrove në krye të tyre, të kuadrove të “tyre”, nga pushtues të shumtë të tyre, veçanërisht, te të përzgjedhurit e Titos, Milosheviçit, dhe strukturave tjera të tyre, etj., që kanë pushtuar sot jo vetëm Kuvendin e Kosovës (Sic!).

     Po, shtrohet pyetja: A mund të riparohen të gjitha këto dukuri negative që shëmtojnë shqiptarët në vazhdimësi dhe si mund të riparohen ato? PO. Mund të riparohen. Me një vendosmëri të politikës dhe të politikëbëries shqiptare të bëries së Shqipërisë-SHQIPËRI. Dhe, riparimi mund të ndodhë dhe të bëhet me një rrugë të përshpejtuar të largimit të atyre “strukturave shqiptare” nga të gjitha strukturat udhëheqëse: politike, ushtarake, policore, juridike, ekonomike, shkollore, administrative, shtetërore, etj., të atdheut të shqiptarëve. Dhe, pikërisht, kjo është ajo që duhet të ndodhë pa asnjë vonesë të mëtejme. Dhe, si pasojë e të gjitha këtyre politikave “shqiptare” dhe të “politikanëve” që udhëheqin, sot, rrugët i kemi me plotë të diplomuar, të papunë, që nuk shohin asnjë shenjë drite në fund të tunelit, se nuk shohin asnjë përspektivë në atdheun e tyre, se një ditë do të bëhet mirë për ta, se një ditë do të buzëqeshin shqip në Shqipërinë e tyre. Dhe, kjo e pamirë për qytetarët shqiptarë kudo ndodhë për shkakun se fjatorë të plotë janë “politikanët” që udhëheqin me votat e “tyre” (Sic!)...
Prandaj, është koha e fundit që të dimë ta krijojmë e ta ruajmë energjinë, për ta bërë Shqipërinë, për ta parë atë mëngjesin e shumëpritur të përpjekjeve shqiptare të mëvetësisë së plotë të ATDHEUT SHQIPTAR.

   *(Autori është shkrimtar dhe publicist i pavarur shqiptar)

Kthehu ne fillim

---------------------------
 

Plani (A) Ahtisari është i tejkaluar!

 TIRANA DHE PRISHTINA DUHET TË HEDHIN NË TAVOLINËN E BISEDIMEVE, PLANIN “B” – BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË

 

Shkruan: Koço DANAJ, Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave  

 Rajonale me seli në Tiranë

(www.pashtriku.org – 23.06.2007 / 13:20)

***

Duket se zhvillimi i ngjarjeve të fundit rreth dhe për Kosovën dhe statusin e saj, duket se deklarimet e aleatëve më të ngushtë të saj, SHBA dhe Angli apo kundërdeklarimet e Rusisë dhe disa vendeve europiane, po cojnë pashmangshmërisht kalimin në një stad të ri. Tashmë për këdo që njeh sadopak politikën dhe zhvillimet rajonale, është e qartë se Plani Ahtisari është i tejkaluar. Dhe Pakoja e Ahtisarit është konsideruar si Plani A.
Ai është i tejkaluar nga të gjithë, nga ata që e pranonin dikur dhe nga ata që e kundërshtonin dikur. Shikoni me kujdes: Ata që e mbështesnin dikur tashmë ju thonë politikanëve shqiptarë se duhet edhe 4 muaj kohë. Çfarë janë këto katër muaj? Zyrtarisht thuhet se janë kohë për të bindur Rusinë. Por realisht duket se është kohë që SHBA dhe miqtë e tjerë të shqiptarëve duan për të kaluar në Planin B.


Cili është Plani B?
Plani B duket se është bashkim i Kosovës me Shqipërinë. Për të gjithë të habiturit e mëposhtëm po bëjmë një arsyetim të thjeshtë


Ja arsyetimi

 Kthehu ne fillim

 -----------------------------

 PRESIDENTI BUSH SHPREHET KUNDËR PAVARSISË SË KOSOVËS NGA SHQIPËRIA!!

 Shkruan: Koço DANAJ, Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave

Rajonale me seli në Tiranë

(www.pashtriku.org – 12.06.2007 / 12:20)

-------------

•  Rryma politike në Tiranë, Prishtinë apo Tetovë (që)preferon më shumë tezën e Boris Tadiçit mbi pavarsinë politike dhe ekonomike të Kosovës apo mbi zhvillimin ekonomik të Gruevskit.(!!)

•  Pas pavarsisë juridike të Kosovës, thelbi i luftës politike në hapsirën shqiptare do të jetë : Shqiptarë apo otomanë ?!...Duket se analiza dhe politologjia amerikane e njeh mirë këtë proces që po ndodh në hapsirën shqiptare. Duket se ajo nuk është dakord me rrymën që synon pavarsinë e Kosovës nga Shqipëria.

***

 Dy mesazhe për një komb!!

Dy mesazhe për një komb; ky ishte thelbi i vizitës së presidentit Bush në Tiranë:.

-Mesazhi i parë i madh ishte se Pavarsia e Kosovës është e sigurtë. Dhe me këtë mesazh ranë poshtë të gjithë ilizionet, ankthet apo makthet. Dhe me të drejtë hapsira shqiptare ka ditë që i mëshon këtij mesazhi.
-Por është harruar mesazhi i dytë po kaq i madh i presidentit Bush në Tiranë. Cili ishte ky mesazh? Mesazhi ishte ky: Presidenti Bush aq sa shprehu vendosmërinë e tij për pavarsi të Kosovës nga Serbia, po aq shprehu edhe vendosmërinë e tij për mos pavarsi të Kosovës nga Shqipëria.
Pavarsia e Kosovës nga Serbia ishte mesazhi i parë i madh afatshkurtër. Mospavarsia e Kosovës nga Shqipëria ishte mesazhi i dytë i madh, pak më afatgjatë

Dikush apo disa mund të thonë: Kur ka lindur nevoja që presidenti i fuqisë më të madhe të botës të shprehë kundërshtimin e tij ndaj pavarsisë së Kosovës nga Shqipëria?

-Pyetje e drejtë.

-Ja edhe përgjigja: Shumëkush e di se në Kosovë ka një rrymë që sa vjen e po zgjerohet mbi nevojën e kombit të ri kosovar. Pra mbi kombin i cili nuk është shqiptar. Megjithse akoma nuk është zgjidhur juridikisht problemi i shkëputjes nga Serbia, partizanët e mosqënies shqiptarë po artikulojnë gjerësisht dhe vendosmërisht ekzistencën e kombit kosovar. Janë me dhjetra analiza dhe deklarime mbi këtë çështje të publikuara në Prishtinë dhe Tiranë pasi edhe mbrojtësit e kësaj teze shtrihen në Prishtinë dhe në Tiranë.

Kush janë mbrojtësit më të zjarrtë të kësaj teze?

 Janë disa politikanë, në Prishtinë dhe në Tiranë të cilët përkatësinë etnike e konsiderojnë derivat të karierës së tyre politike. Kjo shtresë në emër të stabilitetit, të integrimit, të paqes synon të fshehë arsyen reale që është kariera politike. Për këtë shtresë, dy presidentë, dy kryeministra, 4 apo 5 zëvendëkryeministra, 37 ministra, mbi 80 zëvendësministra, mbi 100 ambasadorë etj etj., janë shumë herë më mirë se sa gjysma e tyre.
Kjo rrymë synon të përhapet edhe në Maqedoni. Disa politikanë shqiptare në Tetovë dhe ndonjë në Tiranë po përhapin tezën se rruga e shqiptarëve të Maqedonisë do të jetë e njejtë me rrugën e gjermanëve të Zvicrës. Dmth ashtu si në Zvicër ku ka zviceranë por me origjinë gjermane, po ashtu edhe në Maqedoni do të ketë maqedonas por me origjinë shqiptare.
Po cila është parzmorja e kësaj rryme ?

 Për ata që janë në Tiranë, më e përhapur është teza mbi gjoja paternalizmin. Sipas tyre : Duhet të heqim dorë nga paternalizmi mbi Kosovën apo Maqedoninë !!

Ata kanë klasën e tyre politike ??!!

Ndërsa për ata që janë në Prishtinë apo Tetovë parzmorja kryesore është teza se ata nuk janë për Shqipërinë e madhe, Etnike apo Natyrale. Domethënë sipas tyre ata qenkan të detyruar të heqin dorë nga përkatësia etnike, kombëtare që të mos i akuzojnë si prishës të paqes dhe stabilitetit në Ballkan !!
Kjo rrymë politike në Tiranë, Prishtinë apo Tetovë preferon më shumë tezën e Boris Tadiçit mbi pavarsinë politike dhe ekonomike të Kosovës apo mbi zhvillimin ekonomik të Gruevskit.
Analiza e realitetit social politik në hapsirën shqiptare të çon në konkluzionin se mos atakimi qysh sot i rrymës që kërkon pavarsinë e Kosovës nga Shqipëria do të përbëjë nesër boshtin e përballjes politike ndërshqiptare.

Pas pavarsisë juridike të Kosovës, thelbi i luftës politike në hapsirën shqiptare do të jetë : Shqiptarë apo otomanë ?!


Duket se analiza dhe politologjia amerikane e njeh mirë këtë proces që po ndodh në hapsirën shqiptare. Duket se ajo nuk është dakord me rrymën që synon pavarsinë e Kosovës nga Shqipëria.
Prandaj edhe Presidenti i SHBA-ve Bush deklaroi në Tiranë se SHBA mbështet kombin shqiptar duke përjashtuar çdo ekuivok mbi shpërbërjen e këtij kombi. Prandaj ai nuk e pranoi tezën e paternalizmit, por i kërkoi politikës së Tiranës që të ushtrojë presion mbi Prishtinën lidhur me zhvillimet e mëtejshme politike. Pra Xhorxh Bush, nuk e konsideroi Tiranën as aktive, as aktore, por thjeshtë ashtu siç është : Regjizore dhe Piemont i shqiptarëve. Prandaj edhe kryeministri i Shqipërisë u nis urgjent në Kukës për të takuar dhe transmetuar porosinë e Bushit tek Sejdiu dhe Çeku.
Thelbi i mesazhit të Presidentit Bush ishte : SHBA është pro Pavarsisë së Kosovës nga Serbia dhe kundër Pavarsisë së saj nga Shqipëria.
Prandaj edhe në fillim të fjalës së tij ai u shpreh se: «Është shumë e rëndësishme për figurat politike të kuptojnë çfarë kërkohet»

 Kthehu ne fillim

 --------------------------------------

 Mblidhni mendjen shqiptarë !

 VËSHTIRË MUND TË GJESH POLITIKANË NË BOTË QË KANË GËNJYER E  MASHTRUAR POPULLIN E TYRE MË SHUMË SE KJO PESËSHJA E „GRUPIT TË UNITETIT“!

Shkruan: Xhevat BISLIMI *

 (www.pashtriku.org - Prishtinë, 07 qershor 2007/ 18:13)

------------------

 Përpjekjet për shpërbërjen dhe zhdukjen e qenies shqiptare në krahinat e pushtuara të Shqipërisë nuk pushuan asnjëherë. Ato po vazhdojnë edhe sot. Lufta Antipushtuese Çlirimtare e UÇK-së, e mbështetur nga mbarë kombi, ua hoqi shpresat armiqeve dhe tradhtarëve për zhbërjen e qenies shqiptare me dhunë, terror, gjenocid dhe holokaust. Por, fqinjët tanë shovinistë (të ndihmuar edhe nga kumbarët dhe ndrikullat e tyre) kanë ndrruar strategjinë dhe taktikat e tyre. Nën petkun e “angazhimit” për krijimin e "shtetit të pavarur" të Kosovës (mashtrimi më i madh, që po u bëhet shqiptarëve) po kërkojnë të ndryshojnë identitetin kombëtar shqiptar të popullatës së Kosovës, njërës prej krahinave më të njohura të Shqipërisë. Kujt i duhet një Kosovë ose një "shtet i pavarur" i Kosovës (edhe po të bëhej) pa shqiptarë (me “kosovarë”)? Mund t'i duhet shumëkujt (në radhë të parë Serbisë), por kurrë shqiptarëve dhe Shqipërisë. Të gjitha përpjekjet, kryengritjet dhe luftërat e njëpasnjëshme gjatë gjithë historisë janë bërë për të ruajtur qenien kombëtare shqiptare dhe për ta bashkuar Shqipërinë. Po të kishim hequr dorë nga identiteti shqiptar (nga gjuha jonë dhe nga flamuri ynë shqiptar) nuk do të kishim patur kurrë kokëçarje, telashe dhe as luftë me Serbinë, por as me pushtuesit tjerë të tokave tona. Asgjë më shumë se kaq nuk kërkonin dhe nuk po kërkojnë pushtuesit e tokave të Shqipërisë. Vetëm kaq!

 Terrori politikë, shpirtëror dhe psikologjik që po ushtrohet nga mediat e shkruara dhe elektronike (të paguara mirë nga i huaji) si dhe nga politika dhe nga politikanët e paguar filoserbë, filogrekë, filomaqedonë, filo..., ka bërë që të “luhatet” edhe ndonjë shqiptar në përcaktimin e tij kombëtar. Ka edhe ndonjë intelektual shqiptar që është ndikuar nga kjo zhurmë shurdhuese dhe nga ky terror kundërshqiptar dhe beson se për të qenë shtet duhet të heqim dorë nga flamuri, nga gjuha, nga... Shkurtë, duhet të heqim dorë nga vetja! Në botë, bashkëatdhetarë e bashkëkombës të dashur, ka shtete të pavarura me të njëjtin flamur. Shikojeni flamurin e Holandës dhe atë të Luksemburgut, flamurin e Rumanisë dhe atë të Çadit… Megjithatë, nëse duhet të kemi një ndryshim të vockël në flamur (nëse ky është kusht për t'u pavarësuar nga Serbia), atëherë le t'i vendosim tri shkronjat e arta të kombit tonë mbi krenat e Shqiponjës, “UÇK”, derisa të ribashkohemi në një Shqipëri Natyrale, në një Shqipëri kombëtare. T'i vendosim ato Shkronja të arta që e shkëputën dhe e çliruan Kosovën e mbetur pas copëtimeve të shumëta nga kthetrat gjakatare të Serbisë. Por, jo lexues të dashur shqiptarë. E zeza është shumë më e madhe se kaq.

 Pushtuesitë e tokave të Shqipërisë dhe miqtë e tyre, sidomos rusët, duan dhe dinë më shumë se sa mendojnë politikanët sharlatanë të tipit Rugova, Berisha, Surroi, Thaçi dhe të disa politikanëve, që i nxori Lufta, por që rrëshqitën me shpejtësi në kënetën titisto-rugoviane, nga e cila nuk besoj se do të mund të dalin më… Kjo “pari” politike e Kosovës, e përbërë nga njerëz të shkolluar dhe kalitur me filozofinë dhe përvojën politike të pushtuesit dhe nga disa politikanë axhami po tallet, po luan dhe po e mashtron popullin shqiptar të Kosovës e më gjerë pa pikë turpi.  I keni parë dhe dëgjuar se sa të pa fytyrë dhe të pa shpirt janë treguar këta matrapazë (pesëshja tashmë e famshme) gjatë një viti. Vështirë që mund të gjesh politikanë të tjerë në botë që kanë gënjyer dhe mashtruar popullin e tyre më shumë se këta. Mashtrimi i ulët me “simbolet”, me “kushtetutën”, me “rezolutën”, me “shtetin Sovran dhe të pavarur”, me… është dëshmia më e mirë që provon karakterin dhe rolin kundërshqiptar të kësaj pesësheje. E gjithë bota e dinë se qëllimi themelor i Serbisë, Rusisë dhe miqëve të tyre është ricopëtimi dhe bosnizimi (“decentralizimi”) i Kosovës. Me këtë Serbia do të sigurojë një Kosovë të pafuqishme, të lidhur këmbë e duart dhe multietnike (jo shqiptare). Në të ardhmen, në rrethana dhe kohë më të mira, ajo (Serbia) do të provojë ta rifitojë (ripushtojë) Kosovën. “Angazhimi” dhe “përkushtimi” i “grupit negociator” ndihmuan dhe pranuan realizimin e kësaj platforme serbe.

Gatishmëria e këtij grupi matrapazësh për të pranuar dhe miratuar (madje edhe tejkaluar) planin e Serbisë për Kosovën (i miratuar në prill të vitit 2004 nga Kuvendi i Serbisë) i la gojëhapur edhe miqtë dhe dashamirët e popullit shqiptarë. Kjo “zemërgjerësi” (siç do ta quante injoranti, Lutfi Haziri) e pesëshes dhe e hyzmeqarëve të saj i “befasoi” për mirë edhe serbët dhe miqtë e tyre. Garancitë që jepnin për ditë e për natë, nëpërmjet mediave dhe në takime e tubime të ndryshme, anëtarët e këtij grupi për “shtetin e pavarur e Sovran” i mori era. Këto “garanci” të kujtojnë kohën e Kurtesh Salihut e të grupit të tij, që “garantonte” se “Kosova nuk do të humbas asgjë nga ndryshimet kushtetuese”. Deklarata e fundit e Agim Çekut se “për Kosovën do të vendosin Bushi e Putini” është argumenti më i mirë për punën që ka bërë ky grup për me e sjell Kosovën në këtë “deregje” tetë vjet pas Luftës. Turp, turp…

  Sot, më shumë se dje, shqiptarët duhet ta kenë kuptuar se beteja për Kosovën dhe për çështjen shqiptare po hynë në një fazë të re. Atë që populli shqiptarë i Kosovës, i përkrahur nga mbarë kombi, e fitoi me Luftë Çlirimtare, atë që e fitoi me lumenj gjaku, po e humbin ata që e shpallën vetën “përfaqësues” dhe “shpëtimtarë” të Kosovës…  Shqiptarët me gjak shqiptari duhet ta heqin nga mendja krijimin e shtetit të Kosovës. Populli shqiptar i Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar ka luftuar për pavarësi nga Serbia, por jo për pavarësi nga vetja, nga Shqipëria. Kosova me viset e saj ishte, është dhe do të jetë për jetë të jetëve Shqipëri. E tillë do të jetë çdo pëllëmbë e tokës shqiptare që i përballoi spastrimit, gjenocidit dhe holokaustit sllavo-grek. Për këtë projekt të shenjtë kombëtar duhet një zotim, përkushtim dhe mobilizim i përgjithshëm. Ky projekt dhe kjo zgjidhje do të prodhojë dhe garantojë siguri dhe qëndrueshmëri të përhershme. Prandaj, të mbledhim mendjen, të bashkojmë mendimin, fjalën, pasurinë dhe të gjitha burimet tona kombëtare, ta bëjmë Shqipërinë. Rroftë Shqipëria Natyrale! Rroftë populli shqiptar!

  * Autori është deputet i PDK-së  në Kuvendin e Kosovës

 Kthehu ne fillim

-----------------------

  Skadimi i kohës së dështimeve të klasës politike dhe i opsionit të pavarësisë së mbikëqyrur!

  SHQIPËRIA  NATYRALE  NË VEND TË KOSOVËS  SË  COPTUAR

 Shkruan:  Fuad   RAMIQI, Prishtinë

(www.pashtriku.org – 07.06.2007)

 ------------------

Jo rrallë herë deri më tani është thënë se Kosova po kalon nëpër faza të rëndësishme drejt pavarësisë se saj, me intensitete të ndryshme, por asnjë herë nuk është besuar se do të vijë kjo fazë ku për fatin e Kosovës të diskutohet çdo ditë me prognoza të përafërta me prognozën meteorologjike në bazë të vlerësimeve të kryeplakut të një katundi për ditën vijuese se ose do te bie shi, ose do të nxeh dielli. Kështu, të paktën mund ta përkufizojmë klasën politike kosovare në bazë të aftësisë dhe rëndësisë së saj, në ndikimin e statusit të Kosovës.

Të gjitha konstatimet e mëparshme se Kosovën e pavarësuan, disa me luftë e disa me paqe, disa me miq e disa me partner, disa me konferenca e rezoluta, më nuk qëndrojnë, sikurse që nuk qëndron më realiteti kur Kosova ishte në qendër të vëmendjes në tërë botën për interesat e saja. Tash Kosova është prapë në qendër të vëmendjes por ma jo për interesat e saja, por si monedhë për interesa të tjetërkujt. Se sa është e ndërlikuar situata më së miri shihet kur të kemi parasysh pozicionimin e qendrave të vendosjes në botë. Oferta për pavarësi të mbikëqyrur të bllokut pro Kosovës dhe ato për autonomi të avancuar kundër Kosovës, kanë shkaktuar një kaos jo vetëm brenda, por edhe jashtë Kosovës.

Klasa e skaduar politike...!

Edhe pse deri me tash është folur vetëm për pavarësi, nuk mundem që sërish të reflektojë me realitetin që është para nesh. Këto ditë pritet që KS të aprovojë një rezolutë të re për Kosovën, rezolutë kjo e cila do ti plotësonte kërkesat mjeruese të klasës politike shqiptare, për t´i amnistuar nga dështimi dhe për t´jua ruajtur pushtetin politik, nuk kisha dashur që të jepet një vlerësim se të gjithë shqiptarët janë të një mendimi me kërkesat e klasës politike. Rezoluta e propozuar që është në diskutim, jo vetëm që është e mundur të mos aprovohet, por edhe për t’u aprovuar duhet të pësojë disa ndryshime, siç thonë disa miq tanë. Edhe ashtu si ishte e propozuar nuk ishte për një pavarësi të Kosovës, por kishte disa prapashtesa. Problemi qëndron se kjo rezolutë Kosovës i ofron një pavarësi pa: integritet, pa sovranitet, pa komb, pa gjuhë, pa kulturë, pa fe, pa simbole, pa, pa ...  . Këto të gjitha në bazë të pakos së z. Ahtisari. Se sa integritet dhe sovranitet ka pas dhe do të ketë Kosova tash më e dinë edhe zogjtë në pemë, por sikurse kjo gjë edhe nuk i le përshtypje klasës politike.

 Nuk mund të mos e shpreh shqetësimin tim për tendencën që Kosovës t’i mohohet ekzistimi i kombit shqiptar, për ta zëvendësuar me një komb tjetër i cili do t´i përfshinte të gjitha etnitë në  Kosovën e ardhshme. Kjo me qëllim që kombi shqiptar i ndarë deri me tani me kufij  tash të ndahet definitivisht edhe të legjitimohet me ndarje, e në shtete tjera. Këtu bëhet fjalë për trysnit e faktorit ndërkombëtar që ta bind popullin shqiptar në Kosovë që të heqë dorë nga kombi për tu asimiluar në një komb tjetër si shpërblim për një pavarësi të mbikëqyrur, kurse në anën tjetër ta bindin Serbinë të heq dorë nga Kosova, nga ajo që kurrë nuk qenë pjesë e saj, duke e shpërblyer për asimilimin e shqiptarëve, kuptohet se kush humbë e kush fiton këtu, kush me kë është aleat.  Sa i përketë gjuhës, është presedan i vetëm në botë që një vend me 95 % shqiptarë  e 5% serb të ketë dy gjuhë zyrtare, atë shqipe e serbe.

Konstatimi se në Kosovë nuk ka fe zyrtare nuk është asgjë tjetër veçse një qyqarllëk për t´ ja mohuar vetvetes një pjesë të identitetit të vet shumicë absolute duke ja legjitimuar një pakice 5% fe ortodokse zyrtarisht me anekse e nene shtesë. Kjo më së miri mund të kuptohet në intervistën e Presidentit Bush dhënë para disa dite, ku thotë se “Shqipërinë e sheh si një vend me bregdet të bukur, me një histori të lashtë dhe me një popull mysliman që dëshiron të jeton në paqe”. Gjaku, djersa dhe mundi i derdhur për simbolet kombëtare  në njërën anë si dhe monopolizimet dhe kundërshtimet e subjekteve politike në anën tjetër rreth simboleve më së miri e pasqyron hipokrizin dhe mjerimin e skajshëm të politikës kosovare me manipulimin e skajshëm bile edhe të një cirku të sotëm që institucionet e partitë apo individët që ju ofrohet popullit për t´ia mjegulluar mendjen. Mund të numërojmë edhe shumë pa, pa, pa......të tjera por qëllimi im nuk është që të bëjë një elaborim të këtyre gjërave.

 Ajo çka unë dëshirojë të them është se tani më ka mbaruar koha e dështimeve të kësaj klase politike, sikurse që edhe ka skaduar edhe opsioni i një pavarësie të mbikëqyrur. Edhe klasa politike edhe opsioni duhet të zhduken nga skena dhe interesi i kombit shqiptar. Urgjentisht duhet të punohet në interes të popullit shqiptarë, për t´i përmirësuar padrejtësitë e bëra deri më tani, në drejtim të një realiteti për një Shqipëri natyrale. Ky është i vetmi opsion i pranueshëm pa marrë parasysh pazaret apo politikat provincialiste të klasës politike vendore. I madhi Ruzvellt në momentet e vështira kur po kalonte Amerika ka thënë:” NËSE MË DUHET TË ZGJEDH NË MES DREJTËSISË DHE PAQES, DO TË ZGJEDHJA DREJTESINË”.

 Kthehu ne fillim

-------------------------------- 

 Nyja shqiptare : Letra alarmuese e një vëllai

  “SHQIPËRIA AMË NUK DO TË DIJË MË PËR IDENTITETIN E SAJ, PËRDERISA NJË BOLLANO KA GUXIMIN TË BARASVLERËSOJË ÇËSHTJEN E KOSOVËS ME MINORITETIN GREK…” 


(Ose: “Një zë i vetëm është më shumë se njëmijë zëra individualistë. Po të mos ishin zërat e vetmuar nuk do të ishte sot Shqipëria dhe shqiptarët, komb i mbijetuar mes lukunisë së ujqërve shovinistë.”)

Nga: Qemal Aliu
qemajli50@hotmail.com

(pashtriku.org - 22.05.2007)

Pranoj publikisht fajin, për të mos thënë mëkatin dhe i kërkoj ndjesë publikisht vëllait tim, analist i dëgjuar në Shqipërinë Londineze, pse do ta keqpërdor besimin e tij dhe do ta publikoj (pa kërkuar pëlqimin e tij) një letër, sa intime aq edhe vëllazërore, që ma ka dërguar me postë elektronike, natyrisht, pa ia përmendur emërin, për shumë arsye. E bëj këtë, i bindur thellë në qenien time, se ajo ka vlera të mirëfillta shpirtërore e kombëtare, sa që ngujimi i saj i përjetshëm në arkiv, sipas mendimit tim, do të ishte barazi me krim.

Në letrën që ma ka postuar ai më 17 maj 2007, tekstualisht shkruan:


“I dashur Qemal, vellai im i shqipes me nje trup e dy koka! Per ironi te historise dhe kryesisht te fqinjeve qe na rrethojne, fatin tone e kemi te vulosur ne flamur. Jemi nje trup i vetem shqiponje me dy koka, ne nje sfond gjaku te derdhur pa fund. Aq me teper sot qe flasim, Shqiperia dhe Kosova jane nje trup shqiponje solid, por fatkeqesisht me dy koka qe ngrihen krenare ne kahe te kunderta. Kemi nje trup e nje zemer, por koka te vecanta. Shkurt nje Shqiponje siameze. Koka shqiptare e ju Kosovareve eshte me e lidhur me zemren e Shqiponjes dhe vuan per te, ndersa koka e ne shqiptareve te Shqiperise, thjesht e perdor trupin e shqiponjes per te perfituar materialisht sa me shume prej saj. Per kete arsye idealizmi yt dhe i shume Kosovareve (qofte edhe naiv) me mallengjen dhe me ben te ndjehem i lumtur qe jam shqiptar.

Shqiperia e sotme eshte e shitur sa majtas, djathtas dhe po copetohet cdo dite e me shume, ne vend qe te forcohet cdo dite e me shume ne emer te identitetit kombetar. Panvaresia e Kosoves mbahet peng jo vetem nga Rusia apo Serbia, por edhe nga Shqiperia e cila rrezikon te shkermoqet edhe vete shume shpejt, kaq e shitur sa eshte tek paraja e fqinjeve. Shqiperia ame nuk do te dije me per identitetin e saj, perderisa nje Bollano (kryetari i bashkise se Himares) ka guximin te barasvleresoje ceshtjen e Kosoves me minoritetin grek dhe strukturat e shtetit dhe inteligjences reagojne sa per sy e faqe. Shqiptaret e Shqiperise kane hall vetem te bejne para dhe te rregullojne materialisht veten dhe familjet e tyre, qofte edhe ne kurriz te identitetit kombetar. Kete fqinjet tane, qofshin tokesore apo detare e dine dhe nuk do te jete e larget dita kur Shqiperia te copetohet dhe te vime ne refugjate ne Kosove, me menyren se si po shkojne punet. Gjerat jane me zi ne Shqiperi se sa ne Kosove vellai im dhe kete do ta vertetoje koha shume shpejt. Nuk eshte e rastesishme qe Bollano kerkon autonomi(nenkuptohet panvaresi ne te ardhmen)per Vorio Epirin dhe nga ana tjeter Serbet duan te marrin nje te treten e Kosoves, pasi e dine qe te teren nuk e marin dot me. Trevave shqiptare gjithmone do tju copetojne gjymtyret qofte edhe kur na vjen shansi ne dere te jemi te tere bashke.

Imagjino se cdo te thote te shkepusin jugun e Shqiperise deri ne lumin Shkumbin (sic pretendojne greket) dhe njekohesisht te shkepusin edhe Mitrovicen me pjesen tjeter nga Kosova. Do te thote qe shqiptareve tju marrin mishin e ti lene kockat, sic kane bere shekuj me rradhe.Ne keto kushte ne do te jemi shume me keq nga ckemi qene, e nga cjemi. Do te jemi serish nje shqiponje me dy koka, por pa nje krah e pa nje kembe. Thjesht nje shqiponje qe as nuk ecen dot, e as fluturon dot. Ndersa ata qe po e shesin, ose do te na qeverisin serish, ose do te gjejne vende te ndryshme te botes per tu bere pashallare me parate e fituara nga shitja e trupit te shqiponjes. Fatkeqesisht kam arritur ne perfundimin qe shqiptari eshte aq individualist, sa per hir te fitimit personal shkel mbi identetin e tij dhe kombin, prandaj jemi katandisur ne kete pike.

Shqiptari shfrytezon kombin per te bere emer dhe para, dhe vrapon te behet mercenar tek te huajt. Ne rreth 40 vezire te perandorise otomane rreth 18 ishin shqiptare dhe as qe deshen tja dine per shqiponjen, por pane interesin e tyre te fitonin sa me shume para dhe pushtet. Edhe Qemal ataturku nenen e kishte Kosovare, prandaj ishte aq i zoti, por preferoi ta beje Turqine Europe, ndersa Kosoven dhe Shqiperine i la ne meshire te grekeve dhe serbeve. Sot Ismail Kadareja dhe Rexhep Qosja ne vend te puthen ne emer te kombit, goditen mes vetes per hir te egos dhe individualizmit te tyre. Te dy, ne mos qofshin spiune sillen kundra interesave te kombit shqiptare si te tille dhe cojne uje ne mullirin e armiqve tane, per te treguar qe jane mbi kombin per vlerat e tyre individuale. Kujt i duhen vlerat e tyre individuale perderisa kur godasin njeri tjetrin demtojne nje komb te tere?!

Kam punuar edhe une per kompani te medha greke dhe madje i kam drejtuar deri pak vjet me pare ne Shqiperi, por u shkeputa prej tyre(ose me sakte me abandonuan kur kuptuan se e doja vendin tim) duke lene shume fitime personale, sepse e kuptova qellimin e tyre qe ishte shume me teper se sa ana financiare. Jam i lumtur per kete, pasi kam se ctju tregoj dy femijeve te mi kur te rriten, e te me pyesin se pse nuk kemi para. Buken e femijeve me hirin e Zotit e nxjerr, por para me shumice ne kurriz te kombit tim nuk mundem dhe nuk dua tju le. Prandaj idealizmi yt vellai im jo vetem nuk me duket naiv por me shume vlere, qofte edhe sikur te kemi ngelur vetem ti dhe une si shqiptar ne kete bote.Te tera keto nuk i shkruaj dot neper gazeta, pasi i bie te humbas edhe buken e femijeve dhe kjo eshte shume e rende. Sa me patriot te jesh ne trevat shqiptare, aq me shume te lene pa buke dhe te luftojne shqiptaret individualiste qe hane buken e atdheut dhe bejne duvane e armikut. Sidoqofte une shpresoj ne me te miren, sepse edhe nje ze i vetem eshte me shume se njemije zera shqiptaresh individualiste. Po te mos ishin zerat e vetmuar nuk do te ishte sot Shqiperia dhe shqiptaret komb i mbijetuar mes lukunise se ujqerve shoviniste.”


PS: Sa për njoftim, lexuesve të nderuar më duhet t’u tregojë se, edhe pse ka kaluar gati një javë, unë vëllait tim analist nuk i kam kthyer përgjigje në këtë letër, duke shtrydhur trurin tim pikërisht rreth asaj se a e vlen të mbetet e kyçur në sirtarin tim një letër e tillë. Më në fund, vendimin për publikim e mora kokë në vete. Ai, mesiguri, në fillim do të shokohet nga “pabesia” ime, kur ta shohë të publikuar për opinion letrën e tij intime, meqë siç thotë vetë “të tëra këto nuk i shkruaj dot nëpër gazeta, pasi i bie të humbas edhe bukën e fëmijëve dhe kjo është shumë e rëndë”. Por, jam i bindur, pasi t’i kalojë “zjarrmia” e parë, do të reflektojë dhe do të më falë me gjuhën e Krishtit: “Fale o zot se nuk di ç’farë bënë!”
Edhe një sqarim të vogël i detyrohem lexuesit tim të nderuar. Unë dhe vëllai im analist nuk jemi njohur as nuk njihemi drejtpërdrejt, personalisht e as familjarisht, meqë njëri jetojmë në Prishtinë e tjetri në Tiranë dhe nuk e kemi patur fatin të takohemi ndonjë herë. Shkas i këmbimit tonë me letra është bërë një shkrim i imi i publikuar para rreth një muaji në agjencitë e lajmeve, “Shqipëria e Bashkuar”, “Mekuli Press”, “Dervina com”, “Al-today”, etj., me titull: “A do të mbulohet sërish kriza me krizë”, pas leximit të cilit vëllai im, analist nga Shqipëria 28 mijë kilometërshe, më shkruan në adresën time elektronike se i ka pëlqyer, madje duke më dhënë disa sygjerime shumë të çmuara, për vazhdimin e një pune të tillë. Unë, i surprizuar tej mase nga një reagim dashamirës i një vëllai të cilin nuk e njihja personalisht, ia kthej një letër të shkurtër me të cilën e falenderoj për nderin që më kish bërë duke më lexuar shkrimin, kurse, pas saj, pasoi kjo letër të cilën po ua ofroj juve lexues të nderuar.


Kthehu ne fillim

Sa shumë nëpërkëmbje dhe kozmopolitizëm ndaj kombit shqiptar?

TË PAKTËN TU THOSHTE: PAÇI FAT!!!

Shkruan: Koço DANAJ, Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave

Rajonale me seli në Tiranë

Tiranë 18.05.2007

-------------------

Asnjë fjalë për Kosovën. Asnjë fjalë për Shqiptarët jashtë Shqipërisë administrative. Asnjë fjalë për kombin shqiptar!! Sikur të mos ekzistonin!!

Të paktën tu thoshte: Paçi Fat!!

Ishin 45 pyetje-përgjigje dhe nuk kishte asnjë pyetje-përgjigje për Kosovën. Presidenti i Tiranës Politike, Alfred Moisiu foli më shumë se dy orë, bëri një përmbledhje të 5 viteve të tij dhe nuk tha asnjë fjalë për Prishtinën, Tetovën etj. (Kosova dhe në tërësi shqiptarët nuk ishin pjesë e bilancit 5 vjeçar të Presidentit.) Ai foli më shumë se 3 faqe gazete dhe nuk e pa të udhës që të kishte edhe disa rreshta për Kosovën.

Ai deklaroi se kërkon edhe një mandat të dytë. Por duke mos folur për Kosovën, ju tha të gjithëve se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen, të mos thotë asnjë fjalë. (Parisi e vlen një meshë - do thoshte Shekspiri tek Henriku i katërt). Ndërsa Kosova, për Presidentin e Tiranës Politike nuk vlejti as një rrjesht. President Moisiu foli për të gjitha, që nga Albatrosi, KLD, kthimi i ligjeve, Prokurori, përmendi emra gjyqtarësh, politikanësh etj. Por President Moisiu nuk foli për rreziqet që i kanosën sot pavarsisë së Kosovës, me tentativat për të rishikuar planin Ahtisari. (Heshtje).

Presidenti nuk foli për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për rreziqet që u kanosen shqiptarëve në Maqedoni nga grindjet midis tyre. (Heshtje). Presidenti nuk tha asnje fjalë për shqiptarët në Mal të Zi dhe të drejtat e tyre pas pavarsisë së këtij shteti. (Ndërsa President Moisiu po fliste, në Podgoricë vazhdonte gjyqi kundër 18 shqiptarëve të akuzuar për terrorizëm nga shteti i pabërë malazez. Por përsëri heshtje). Presidenti nuk foli asnjë fjalë për rrezikun e ndarjes së Kosovës, ndërsa Surroi e konsideroi Veriun e saj njësoj si Transnistrinë e Moldavisë.

Po a ishte i detyruar të fliste ?

Dhe pas këtij parashtrimi vjen pyetja dhe përgjigja e pyetjes : Po a ishte i detyruar të fliste Presidenti për ato që u sapothanë? Kemi të bëjmë me dëshirë apo me detyrim kushtetues ? Për t´ju përgjigjur pyetjes le të bëjmë pak analizë : Presidenti i Tiranës Politike e ka për detyrim kushtetues të interesohet për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Brenda këtij detyrimi ai duhet të fliste : Të paktën t´ju kishte thënë : Paçi Fat. Brenda këtij detyrimi ai duhet të fliste dhe të thoshte të paktën: Mos bini në grackën e ultranacionalizmit maqedonas dhe mos u përçani me njëri tjetrin.

Po pse tani - mund të vijë pyetja tjetër ? Po sepse për dy orë ai bëri rezymenë e mandatit të tij, sepse ai shpalli ambicien për një mandat të dytë. Pra përafërsisht ai parashtroi Platformën Politike. Dhe në këtë Platformë Politike, Kosova është baraz me zero, Tetova është baraz me zero, Presheva është baraz me zero, Ulqini është baraz me zero. Pa folur për problemin çam që është nën zero. Me Intervistën Rezyme, President Moisiu duket sikur ju tha shqiptarëve : Po më zgjodhët përsëri president, nga unë do të keni vetëm një Ministri Emigracioni dhe asgjë tjetër. Nuk do të keni asnjë fjalë për Prishtinën, Tetovën, Preshevën etj etj.

 Por ai shkeli edhe Kushtetutën, pasi e ka për detyrë të flasë. Është tjetër se çfarë flet. Por Kushtetuta të detyron të flasësh. Dhe President Moisiu e shkeli Kushtetutën. Por e shkeli përballë kombit shqiptar. Por sa kohë që kombi është abstrakt, e shumta do të marrë disa shkrime kundër dhe asgjë tjetër. Duke e analizuar nga jashtë veprimtarinë e Moisiut përgjatë 5 vjetëve, del edhe në një konkluzion tjetër që ai jo vetëm që e ka shkelur Kushtetutën gjatë rezymesë së tij televizive, por ai nuk ka përfillur Preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë përgjatë 5 vjetve të veprimtarisë së tij.

Përse?

Preambula e Kushtetutës së Shqipërisë ka një paragraf që flet për legjtimitetin e aspiratës së bashkimit kombetar të shqiptarëve. Sa kohë që shprehja qëndron në Preambulë, ajo nuk mund të anashkalohet, pavarsisht nga dëshira e këtij apo atij politikani apo qeveritari, pavarsisht nga politika apo gjeopolitika. Dhe institucioni që duhet ta përfillë atë më shumë se kushdo tjetër është ai i Presidentit. Sepse Presidenti është unitet populli, unitet kombëtar etj etj. Por përgjatë 5 vjetëve, President Moisiu në dhjetra dhe qindra takime, nuk e përmendi asnjëherë këtë të drejtë të shqiptarëve që për atë është detyrim kushtetues. Pra nuk kemi të bëjmë me dëshirë, por me detyrim kushtetutes. Por Moisiu e shkeli edhe këtë parim madhor të Kushtetutës. Në vend të konkluzionit Megjithatë, intervista u dëgjua, ajo u lexua. Ka konkluzione të pjesshme që mund të dalin nga kjo intervistë, ka konkluzione partiake etj, të cilat janë normale.

 Por ka edhe një konkluzion ndoshta më përgjithsues: Presidenti Moisiu shfaqi hapur në këtë intervistë edhe mentalitetin e tij politik, përkatësinë e rrymes ku ai bën pjesë, ambicien e tij për të qenë edhe pesë vjetë të tjera president. Përballë thelbit të intervistës dhe ambicies për pushtet, natyrshëm mund të shtrosh pyetjen: Vërtet kaq shumë nëpërkëmbje dhe kozmopolitizëm meriton kombi shqiptar?

Kthehu ne fillim

-----------------------------------------

 Mendësia politike e atyre që synojnë shpërbërjen…!

 PARTIZANËT E SHPËRBËRJES SË KOMBIT SHQIPTAR!!!

Shkruan: Koço DANAJ, Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave

Rajonale me seli në Tiranë

Tiranë, më 12.05.2007

 ***

Pyetja se sa kohë do të ekzistojnë dy shtete e gjysëm shqiptare bëhet imperative dhe kërkon përgjigje nga qyteterët dhe politika shqiptare edhe për shkak të mendësive, tezave dhe ideve që qarkullojnë në gjithë hapsirën shqiptare. Duke mos u marrë me shumësinë e tyre, bëhet e detyrueshme analiza dhe përballimi i asaj që është më fundamentalja.

Cila është ajo?

Është mendësia që synon shpërbërjen përfundimtare të kombit shqiptar. Si shfaqet kjo mendësi?
Është mendësia që shqiptarët në Kosovë të mos quhen më shqiptarë, por kosovarë. Pra, lindja e një shteti të ri të shoqërohet me lindjen e një kombi të ri, kombit kosovarë!! Që ka origjinë shqiptare, por nuk janë shqiptarë. Dhe krahasimi bëhet me Austrinë dhe austriakët që janë shtet-komb por me origjinë gjermane!! (Austria ka qenë shtet shumë kohë para se të bashkohej Gjermania.)

Ndërkaq me ose pa dashje harrohet se universi i kombeve europiane përbëhet nga tre grupe popujsh, gjermanike, sllave dhe latine. Nocioni popull asnjëherë nuk është i barabartë me nocionin komb.
Është mendësia tjetër që shqiptarët e Maqedonisë nesër të quhen maqedonas! Ashtu si gjermanët që jetojnë në Zvicër quhen zviceranë por me origjinë gjermane. Është një rrymë politike e cila përpiqet që në momentin e tanishëm të paraqitet si rrymë europeiste, e cila garanton stabilitetin e Ballkanit dhe nuk lejon krijimin e Shqiperisë Natyrale. Por ndërkaq në thelb është kundërprogresive. Ashtu siç është e tillë shpërbërja e një kombi. Pro kësaj rryme politike kanë dalë politikanë shqiptarë nga Tirana, Prishtina apo Tetova. Sipas tyre nuk ka asnjë shans për Shqipërinë Natyrale, pasi hapsira shqiptare do të ndjekë një rrugë tjetër: shqiptarët në Maqedoni do të ndjekin rrugën e gjermanëve të Zvicrës që tashmë quhen zviceranë (Por me origjinë gjermane), shqiptarët e Kosovës do të ndjekin rrugën e Austrisë, (pra do të jenë kosovarë me origjinë shqiptare.) Po të mos ndjenim nevojën e analizës, do të pohonim vetëm se për të mos bërë Shqipërinë Natyrale, kjo shtresë politikanësh merr përsipër shpërbërjen e kombit shqiptar në prag të unifikimit të tij.

Partizanët e krijimit të kombit kosovar dhe maqedonasve me origjinë shqiptare tezat e tyre i fshehin apo justifikojnë me huazime të ndryshme.
Një tezë kamufluese që qarkullonte dje edhe sot në hapsirën shqiptare është fshehja e asimilimit kombëtar pas folklorizmit patriotik. Patriotizmi në këngë, në filma, në oda, në mjedise parapolitike, në manifestime etj synon më shumë të fshehë asimilimin.

 Sa kohë që politika ka mjete të tjera në dorë për të ruajtur dhe kultivuar atdhetarizmin, aq kohë folkpatriotizmi shërben si mbulojë. Folkpatriotizmi ka lindur dhe mbahet gjallë atje ku nuk ka fuqi, atje ku nuk ka asnjë të drejtë kombëtare, atje ku kombi apo vlerat kombëtare janë të lejuara të jetojnë vetëm në kengë apo ne Odë.

(«Sa kombe ka në botë baba» - e pyeti djali Natan Rotshildin, të birin e Amshel Majerit që kishte emigruar në Frankfurt. «–Dy more bir - ju përgjigjë Natani - dhe mos e harro kurrë këtë. Dy kombe ka:  Hebrenjtë dhe të tjerët.»)

Shqiptarët në Kosovë përgjatë një shekulli duke mos pasur në dorë asgjë, u detyruan të mbrohen me folkpatriotizëm. Qindra dhe mijëra fëmijë të lindur në Drenicë, Llap, Pashtrik, Rrafsh të Dugagjinit etj që u quajtën me emrat Vlorë, Berat, Delvinë, Saranda, Shkumbin, Valbone, Labinot, etj etj, nuk ishin gjë tjetër veçse varianti shqiptar i legjendës së Rotshildëve. Të pafuqishëm për ta pasur kombin në realitet, ata e mbajten gjallë në emrat e fëmijëve. (Përbën një ndër faqet më të shkëlqyera në Panteonin e kombit shqiptar një veprim i tillë).

Ndërsa kur politika ka në dorë shtetin apo gjysëm shtetin, kur politika rreshtohet si partnere rajonale apo më gjerë; përdorimi i folkpatriotizmit nga vetë politika, shndërrohet në mjet kundërprogresiv deri në mbulesë të asimilimit kombëtar.

Procesi i konsolidimit të një kombi apo i asimilimit të tij, nuk ka qenë dhe nuk është një akt juridik apo një vendim politik. Kombet as nuk unifikohen dhe as nuk asimilohen me ligje apo vendime politike. Kemi të bëjmë me një proces politik, shoqëror, historik, mitik, moral etj etj. Kemi të bëjmë me një zëvendësim brezash ku shpesh herë ndodh edhe zëvendësimi i historisë apo konsolidimi i saj, tjetërsimi i gjenaologjisë apo glorifikimi i saj.
Bazuar në këtë mësim të historisë, na mjafton teza e hedhur sot për të parashikuar atë që do të ndodhe nesër.

Dhe teza është e njohur:

-Nuk do të ketë Komb - shtet tek shqiptarët!!

-Nuk do të ketë Shqipëri Natyrale për shqiptarët!!

-Ata do të ndjekin një rrugë tjetër; dhe kjo rrugë është Gjermania, Austria dhe zviceranët me origjinë gjermane!!


Çfarë do të ndodhë po të bien dakord shqiptarët me këtë tezë e cila nuk është kundërshtuar nga asnjë segment i politikes shqiptare në të 5 kryeqytetet e saj, Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Preshevë, Ulqin?

-Do të ndodhë që Stërnipërit dhe stërmbesat e Ahmetit, Xhaferrit, Arifit, Thaçit, Ostrenit, Veliut, Haradinajt, Çekut, Surroit, Sejdiut, Dacit, Halitit, Kosumit, Xhemajlit, Latifit, Halimit, Musliut, Berishës, Bardhit, Dinoshës etj etj të mos jenë më shqiptarë. Por të jenë kosovarë, maqedonas me origjinë shqiptare, serbë me origjinë shqiptare, malazezë me origjinë shqiptarë etj. Ose të ikin nëpër botë si shumë prej të parëve të tyre. Njësoj si ata që sot i quajmë arvanitas apo arbereshë. Të gjithë mbiemrat e përmendur me lart janë dakord me autorin e pohimit të sapobërë. Pasi atyre nuk u mungon dituria për ta njohur një proces të tillë historik. Por ata ngushëllohen me tre fakte:

-E para: se sa të jenë ata gjallë, do të vazhdohen të quhen shqiptarë. (Kështu do të jenë ngushëlluar edhe Qyprilinjtë në kohën e Turqisë, apo udhëheqësit shqiptarë të revolucionit grek)

-E dyta: Për të fshehur këtë ndërrmarrje kolosale asimilimi kombëtar, ata kanë shtuar dhe do të vazhdojnë të shtojnë më shumë në të ardhmen folklorizmin patriotik.


-E treta : Ata kanë sot një përkrahje ndërkombëtare të konsiderueshme. Shumica e Bashkimit Europian, kërkon ta mbyllë, por jo ta zgjidhë Dosjen Shqiptare. Zgjidhje do të thotë Shqipëri Natyrale. Mbyllje do të thotë: Shqipëri Artificiale.

 Kthehu ne fillim

 -----------------------------

 Sa kohë do ekzistojnë dy shtete e gjysëm shqiptare ?

 STATUSI I KOSOVËS PROBLEM KOMBËTAR APO ÇËSHTJE E TË DREJTAVE TË NJERIUT?

Shkruan: Koço DANAJ, Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave

Rajonale me seli në Tiranë

Tiranë, 09 -10.05.2007


....Përbën tashmë një mendim që shkon deri në mendësi, një opinion që synon të shndërrohet në opinion publik, ideja e superartikuluar se me zgjidhjen e statusit të Kosovës, përfundimisht zgjidhet edhe bërthama e fundit e burimeve konfliktuale në Ballkan. Politikanë, qeveritarë, diplomatë, të huaj, shqiptarë, të huaj me origjinë shqiptare, analistë të majtë apo të djathtë, media të varura majtas apo djathtas, të qendrës apo jo etj etj, i kanë mëshuar dhe vazhdojnë t´i mëshojnë tezës se pas Pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës, paqja dhe prosperiteti do të mbretërojnë në rajonin e Ballkanit. Çdo dalje nga kjo «rrugë njëkalimshe mendimi» konsiderohet pa analizë dhe pa fakte si ekstremizëm apo ultranacionalizëm.
Por edhe ata të cilët etiketohen nga shumica si ekstremistë apo ultranacionalistë pohojnë dhe deklarojnë se kanë të drejtë në gjykimin e tyre mbi statusin e Kosovës. Për këtë kategori të pakët politikanësh dhe politologësh, statusi i Kosovës është fillimi dhe jo fundi i zgjidhjes së krizës ballkanike.
Kemi të bëjmë me «dy të drejta», me dy gjykime, me dy mendësi që kundërshtojnë njëra tjetrën. Por që deri më tani kur po shkruajmë, nuk kanë shkuar në armiqësi me njëra tjetrën. Por janë në rrugë drejt armiqësisë.(Armiqësia është tek Pragu - Hanibal ante portas)
Prandaj do të na duhet të analizojmë këtë dukuri të pranishme, por jo të dëshirueshme në mjedisin politik dhe shoqëror shqiptar, këtë dukuri të djeshme, por jo të përjetshme në ambientin politik dhe shoqëror shqiptar. Është një dukuri e së kaluarës dhe e të sotmes, por jo detyrimisht mund të jetë edhe e së ardhmes.
Kjo dukuri ka të bëjë me një problem krucial për kombin shqiptar.

 Cili është problemi?

 Me çfarë ka të bëjë Kosova dhe statusi i saj, me një ndër hallkat kryesore të problemit shqiptar? Apo me liritë dhe të drejtat e njeriut?

Të gjithë ata politikanë, qeveritarë, analistë apo opinionistë të cilët përkrahin dhe mbrojnë tezën se Kosova është në radhë të parë problem i të drejtave të njeriut; ata kanë të drejtë kur shprehen se Pavarësia e Mbikqyrur e saj do të qetësojë rajonin e Ballkanit. Për këtë shtresë që sot përbën shumicën, Dokumenti i Ahtisarit është e sotmja dhe e ardhmja e Kosovës. Dokumenti garanton liri dhe të drejta për të gjithë qytetarët e Kosovës. (Natyrisht me kushtin që të bindin këdo që është vërtetë si thonë ata)
Po kështu ekziston edhe një pakicë politikanësh, politologësh apo analistësh të cilët përkrahin dhe mbrojnë tezën se Kosova është në radhë të parë një ndër hallkat kryesore të problemit të pazgjidhur shqiptar. Kësisoj ata kanë të drejtë kur pohojnë se pavarësia e mbikqyrur e saj është një hap drejt paqes rajonale, por nuk është vetë paqja, është një hap drejt stabilitetit rajonal, por nuk është vetë stabiliteti, është një hap drejt mirëqenies qytetare, por nuk është vetë mirëqenia. Prandaj edhe Dokumenti i Ahtisarit, nuk është gjë tjetër vecse një kompromis i detyrueshëm, i padeshirueshëm dhe përkohësisht i pranueshëm. Kësaj shtrese ky Dokument nuk ju duhet për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës, por vetëm për të bërë shkëputjen juridike nga Sërbia, pas shkëputjes faktike të vitit 1999.
Ka edhe një problem tjetër: Partizanët që mbrojnë tezën se Pavarësia e mbykqyrur e Kosovës i hap rrugë paqes dhe stabilitetit dhe që e trajtojnë atë më shumë si problem të lirive dhe të drejtave të njeriut; kanë harruar ti japin përgjigje një pyetjeje tjetër. Ajo formulohet si me poshtë: Në konceptin mbi liritë dhe të drejtat e njeriut a bën pjesë edhe e drejta e vetvendosjes kombëtare?
Pyetja qëndron pezull mbi hapsirën e mjedisit politik shqiptar në Prishtinë, Tiranë apo Tetovë.
Ndërsa në fushën e propagandës, atë e ka mbuluar Diktatura e Imazhit që ushtrohet nga shumica e politikanëve dhe mediave elektronike dhe të shkruara, që janë në shërbim të tezave të tyre. Por ajo ekziston dhe kërkon përgjigje.
Dhe përgjigja është: Tentativa për të trajtuar thelbin e Kosovës si çështje e lirive dhe të drejtave të njeriut është hapi i parë i shpërbërjes së katërt kombëtare të shqiptarëve. Ndërsa përpjekja për të hequr nga tërësia e këtyre të drejtave lirinë dhe të drejtën për të qenë komb dhe jo banor është hapi i parë i realizimit të kësaj shpërbërje kombëtare.

Sa kohë do ekzistojnë dy shtete e gjysëm shqiptare ?

E ardhmja mbetet e hapur….
Aron Remon

Pyetja është reale. Ajo merr për bazë realitetin e sotëm dhe atë që po krijohet në hapsirën shqiptare. Cili është ky realitet? Sot kemi një shtet shqiptar me kryeqytet Tiranën, i cili në 29 korrik 2013 do të festojë 100 vjetorin e krijimit të tij. (Për kujtesë të lexuesit, duhet të themi se 28 nëntori 1912, është dita e shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë Natyrale). Sot kemi një gjysëm shteti-shqiptar me kryeqytet Tetovën në Maqedoni. (Me marrëveshjen e Ohrit, shqiptarët arritën të fitojnë statusin e popullit shtetformues, prandaj edhe po i emërtojmë gjysëm-shtet shqiptar.) Së shpejti do të kemi edhe shtetin e dytë shqiptar me kryeqytet Prishtinën. Kemi të bëjmë me një proçes të pakthyeshëm. Shteti i dytë shqiptar është një realitet faktik, por do të duhen edhe disa muaj që ai të marrë edhe vlerë juridike.
Pra tablloja është e tillë: Dy shtete e gjysëm shqiptarë me 3 kryeqytete ; Tiranën, Prishtinën dhe Tetovën.

Ekziston edhe rryma e dytë në hapsirën shqiptare. Është një rrymë që është më e hapur në synimet e saj. Thelbi i kësaj rryme është se dy shtete e gjysëm shqiptare, nuk mund të jetojnë gjatë si të tilla. Ato do të bashkohen dhe duhet të bashkohen midis tyre. Ky bashkim është parakushti i integrimeve europiane dhe i stabilitetit ballkanik. Shumica e partizanëve të kësaj rryme, pranojnë jo vetëm domosdoshmërinë e shkrirjes së dy shteteve e gjysëm shqiptare në një të vetëm, por janë të qartë edhe në rrugën e arritjes së synimit. Në kushtet kur në rajon, qeveritë janë zgjedhur në mënyrë demokratike, në kushtet kur qeverisja demokratike po shtrihet për zgjidhjen e të gjitha problemeve; pra në këto kushte, përjashtohet ekstremizmi apo rebelimi. Sistemi demokratik nuk ka nevojë për revolucion.
Dy shtete e gjysëm shqiptare janë të përkohshëm sepse janë artificiale, janë fallco. Ato nuk do të vazhdojnë gjatë si të tillë. Ato ose duhet të shkrihen në një të vetëm ose duhet të shpërbëhen duke krijuar një komb të ri dhe duke shtuar numrin e një kombi tjetër. Prandaj pyetja është reale dhe imperative.
«Rruga është e hapur...» do të thoshte mendimtari i madh Remon Aron. Ne akoma nuk e dimë se si do të ndodhë. Por dimë se pas shtetit të dytë shqiptar me kryeqytet Prishtinën, shqiptarët nuk do të jenë si më parë, ata nuk do të mund të fshihen si qëmoti pas shovinizmit serb, maqedonas apo grek. Ata do të duhet të mësohen që të jenë vehtja e tyre.

Le të rikthehemi tek pyetja: Sa kohë do të ekzistojnë këta dy shtete e gjysëm shqipare ?
Pyetja përsëri merr për bazë realitetin e mendësive që ekistojnë në hapsirën shqiptare. Le të bëhemi me konkret: Cili do të jetë roli i shtetit të përkohshëm shqiptar të Kosovës në raport me kombin shqiptar ? Ta konsolidojë atë, të hapë rrugë për unifikimin kombëtar, apo të përgatisë kushtet e lindjes së një kombi të ri, të kombit kosovar ? Cili do të jetë roli i gjysëm shtetit shqiptar në Maqedoni; të përgatisë kushtet për unifikimin kombëtar apo të përgatisë kushtet e lindjes së maqedonasve me origjinë shqiptare?
Ekzistenca e dy rrymave kryesore në hapsirën shqiptare ndaj përgjigjes që i japin pyetjes së sipërthënë e bën atë më imperativë. Rryma e parë është më e kamufluar, më diabolike, por gjithsesi e vendosur në qëllimin e saj. Kjo rrymë synon shndërrimin e shqiptarëve në Maqedoni në maqedonas me origjinë shqiptare. Kjo rrymë ka zgjedhur edhe modelin e saj, që janë zviceranët me origjinë gjermane. (Modeli nuk shkon dhe është i pangjashëm, por kjo është gjetja e tyre). Kjo rrymë përsëri synon që shteti shqiptar i Kosovës të përgatisë kushtet për lindjen e një kombi të ri, atij kosovar.
Po pse është diabolike kjo rrymë? Është e tillë, pasi ajo i fsheh synimet e saj të vërteta. Ajo operon me nocione të tilla si nevoja e një Ballkani të stabilizuar, me nevojën e integrimit europian, me nevojën e një Kosove shumëetnike, megjithse në Kosovë ka vetëm një etni, ajo shqiptare. Për interesa pragmatiste, të çastit, kjo rrymë ka edhe mbështetje të konsiderueshme ndërkombëtare.

(Pjesa e gjashte e librit: Jemi «te denuar» te bashkohemi e K.Danaj)

Kthehu ne fillim

 NJË REZYME E NJË PJESE TË HISTORISË SONË KOMBËTARE 

Shkruan: Koço DANAJ, Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave

Rajonale me seli në Tiranë

Tiranë, më 07.05.2007

---------------

Na duhet të sakrifikonim shqiptarët për hir të paqes europiane - u shpreh Eduard Grei pas Konferencës së Londrës. Na duhet të ruajmë stabilitetin e brishtë të Ballkanit dhe për hir të kësaj, shqiptarët duhet të pranojnë të jetojnë në 5 shtete - shprehen politikanët e Brukselit  !

A nuk është thelb i njëjtë ?

***

Po të përpiqeshim të bënim një rezyme të një pjese të historisë së shqiptarëve, do të na duhej të pohonim se shqiptarët, mburren më shumë me historinë dhe origjinën e djeshme, ndërsa kombet e tjerë më shumë me realitetin e sotëm. Ne përpiqemi të zbukurojmë historinë, faqet më të turpshme dhe më të palavdishme të saj, sepse e ndjejmë që shpërbërja jonë kombëtare ka qenë galopante. Dhe aq i madh ka qenë ky zbukurim sa nga koha në kohë nga zbukurimi është shndërruar si realitet. (A nuk kini dëgjuar kur pohojmë me mburrje kaq apo aq deputetë të Parlamentit të parë grek kanë qenë me origjinë shqiptare. A nuk kini dëgjuar kur pohojmë me mburrje se kaq apo aq deputetë me origjinë shqiptare kanë qenë anëtarë të parlamentit turk? Atëherë nuk kishte parlament shqiptar, pasi një pjesë shqiptarësh preferonin më shumë të ishin deputetë në parlamente të tjera. A nuk kini dëgjuar se ky kryeministër italian ka qenë me origjinë shqiptare, nga Kalbaria ! etj. Dhe sot, në libra historie apo dokumentare televizive, ne vazhdojmë të mburremi me ata. Pra mburremi me të huaj italianë, grekë, turq, amerikanë, gjermanë etj që vetëm origjinën e largët, shumë të largët kanë shqiptare. Harrojmë se është një mburrje mortore dhe tregues i shpërbërjes kombëtare.) Është një nga mësimet më të mëdha të historisë së shqiptarëve. Është mësim i rëndë, por mësim i domosdoshëm për tu lexuar drejt, me realizëm dhe pa folklorizëm patriotik.

Po çfarë na duhet ky mësim?

Është një pyetje reale. Mund ta bëjnë ate, qindra apo edhe mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë aktuale, që jetojnë në Perëndim apo në Lindje të botës dhe që janë plotësisht të natyralizuar në shoqëritë ku kanë dekada që jetojnë. Është një pyetje që mund ta bëjnë edhe ata shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre në Kosovë, Preshevë, Tetovë apo Ulqin. (Por trojet e tyre nuk do të thotë apriori edhe shtetet e tyre.) Mund ta bëjnë më pak këtë pyetje, ata shqiptarë që jetojnë në Tiranë. (Me fjalën Tiranë kam parasysh, sipërfaqen prej 28.748 kilometra katrorë të Shqipërisë së Konferencës së Londrës). Por mund ta bëjnë më shumë këtë pyetje, ata shqiptarë që kanë ikur nga vendi i tyre dekadat e fundit dhe që vazhdojnë ta ndjejnë vehten akoma shqiptarë.

Konferenca e Londrës e vitit 1913

------------------

Por le të kthehemi tek pyetja : Përse na duhet ky mësim i historisë ? Po ja përse na duhet :
Mësimi i mësipërrm i historisë na duhet në këtë fillim shekulli, për të mos bërë gabimet e se kaluarës dhe pastaj për të mos i zbukuruar ato gabime. Në vitin 2013, mbushen 100 vjet nga Konferenca e Londrës. Se çfarë u vendos para 100 vjetësh në ate Konferencë, tashmë e dimë të gjithë. Por se çfarë do të ndodhë pas 100 vjetësh, shumëkush e fsheh. Përgjatë historisë, shumë realitete të munguara, shqiptarët i kanë përjetuar në këngë apo legjenda, në epos apo trajtesa. Kombi shqiptar ka ekzistuar në këngë, por jo në realitet. Kombi shqiptar më shumë ka ekzistuar në disa shtete, por jo në një shtet. Ajo që për të tjerët ka qenë një e drejtë e ligjshme, për shqiptarët ka qenë «Mollë e Ndaluar». Teksa të tjerët shkonin drejt komb-formimit, shqiptarët shkonin drejt cungimit kombëtar. Teksa të tjerët kërkonin shtetin për të ruajtur kombin, shqiptarët ndihmonin të tjerët duke mosbërë shtetin e tyre.
Por edhe sot, në vigjilje të shekullit të 21-të, shqiptarët po ndeshen me të njejtin realitet. Atyre u thuhet të heqin dorë nga kombi dhe të vazhdojnë shpërbërjen kombëtare. Në ndihmë të kësaj Platforme Politike janë me dhjetra pohime, ide, institute përpunimi etj. Por thelbi është po ai që ka qenë para 700 vjetësh, para 600 vjetësh, para 100 vjetësh. Emërtimi i nocioneve Politike ndryshon, thelbi i tyre mbetet i njejtë : (Na duhet të sakrifikonim shqiptarët për hir të paqes europiane - u shpreh Eduard Grei pas Konferencës së Londrës. Na duhet të ruajmë stabilitetin e brishtë të Ballkanit dhe për hir të kësaj, shqiptarët duhet të pranojnë të jetojnë në 5 shtete - shprehen politikanët e Brukselit.) 

 *(Fragment nga libri «Jemi të denuar të bashkohemi» i autorit Koço Danaj)

Kthehu ne fillim

------------------------------

Sa shumë të huaj me origjinë shqiptare!!

 PO NUK U BASHKUAM SOT, NESËR DO TË JEMI TË DETYRUAR TË SODISIM

SHPËRBËRJEN KOMBËTARE! *

Shkruan: Koço DANAJ, Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave

Rajonale me seli në Tiranë

Tiranë, më 05.05.2007

***

  Na duhet të flasim dhe të argumentojmë sot, përse jemi «të denuar» të bashkohemi. Sepse po nuk e bëmë sot një gjë të tillë, do të jemi të detyruar të sodisim nesër shpërbërjen kombëtare. Na duhet të flasim dhe të argumentojmë sot, se bashkimi ndërshqiptar është europeizëm. Sepse po nuk e bëmë një gjë të tillë, atëherë nesër do të flasim për amerikanë, gjermanë, grekë, maqedonas etj etj me origjinë shqiptare. Nesër do të duhet, që nga ata të cilët do të mbeten shqiptarë të analizojnë, përse jemi i vetmi komb i cili prodhon masivisht dhe historikisht të huaj me origjinë shqiptare, më shumë se kushdo tjetër?

   Ngushëllimi vdekjendjellës me nocione integrimi apo globalizmi, nuk zgjidh asgjë. Ashtu si çfardo lloj ngushëllimi, nuk zgjidh asgjë. Fjalët e «pasvdekjes kombëtare», janë thjesht një ritual dhe asgjë tjetër. Tek rituali ndryshojnë fjalët, termat, thëniet, por mbetet shekullor vetë rituali.(A nuk përbëjnë një ngushëllim pasvdekjeje shkrimet, librat,legjendat, këngët e sotme mbi grekët me origjinë shqiptare? Ngushëllimi shkon deri atje sa ata i quajmë arvanitas, apo se ata na ditkan disa fjalë shqip. Është një ritual Morti Kombëtar. Dhe është i tillë pasi ata janë pjestarë të kombit grek. Janë shqiptarë në histori, por grekë në realitet.(Sa prej tyre kanë marrë pjesë në aneksimin e tokave shqiptare në vitin 1914? Sa prej tyre kanë qenë pjestarë të Napoleon Zervas dhe kanë marrë pjesë në masakrën ndaj shqiptarëve të Çamërisë?)

   A nuk përbëjnë një ngushëllim pasvdekjeje librat, thëniet, këngët për italianët me origjinë shqiptare? Ngushëllimi shkon deri atje sa i konsiderojmë arbëreshë apo se ata kanë ruajtur disa këngë apo fragmente historie nga mesjeta. Përsëri në thelb kemi të bëjmë me një Ritual Morti Kombëtar. Ata nuk janë shqiptarë. Ata janë pjestarë të kombit italian. Por që të parët e tyre para disa shekujsh kanë qenë shqiptarë. Dhe ata janë shqiptarë në këngë dhe italianë në realitet. Ndërsa shqiptarët e sotëm, mburren me italianët me origjinë shqiptare !! (Sa prej tyre kanë ardhur si pushtues në vitin 1920 apo në vitin 1939? Sa prej tyre kanë vrarë dhe masakruar shqiptarët e sotëm në vitin 20 apo në vitet 39-43 të shekullit të kaluar ?)

   A nuk përbën një ngushëllim mortor historia e miliona turqve me origjinë shqiptare? A nuk e kini vërejtur se si politikanë, historianë, qeveritarë etj etj, mburren dhe flasin për qindra vezirë, pashallarë, gjeneralë turq me origjinë shqiptare ? Dhe mburrja mortore shkon deri atje sa pohojmë që: Shqiptarët mbajtën në këmbë Perandorinë Turke!! Ndërkaq ata janë pjestarë të kombit turk, ashtu siç janë të tillë edhe miliona të tjerë që shekuj me parë kanë qenë shqiptarë. Por që sot stërnipërit dhe strëmbesat e tyre janë turq!!!

   Vargu i ngushëllimit mortor është i gjatë. Por edhe shembujt e sjellë janë të mjaftueshëm për të konkluduar, për të mos u mashtruar. Edhe në kohën kur grekët me origjinë shqiptare, nuk e kishin vendosur ti nënshtroheshin shpërbërjes kombëtare, edhe atëherë ka pasur politikanë dhe nocione politike që e kanë fshehur shpërbërjen kombëtare. Por koha pastaj ka bërë të sajën. Nuk ka qenë shpërbërje kombëtare me anë të shpatës, por me anë të shijes së jetës. (Odiseja dhe Itaka janë të një periudhe më të hershme se sa shpërbërjet kombëtare të shqiptarëve.) Edhe në kohën kur italianët me origjinë shqiptare nuk e kishin vendosur ti nënshtroheshin shpërbërjes kombëtare, edhe atëherë ka pasur politikanë të cilët e kanë fshehur këtë shpërbërje me anë të gjoja të ikjes nga raprazaljet e ushtrisë turke.

   Edhe në kohën kur ata miliona shqiptarë nuk kishin vendosur ti nënshtroheshin shpërbërjes kombëtare, ka pasur politikanë dhe funksionarë shqiptarë që e kanë fshehur këtë shpërbërje në emër të nocioneve të kohës. (Perandoria turke zgjati shekuj, jeta e njeriut zgjat me dekada. Emerimet në skaje të ndryshme të perandorisë, synimet drejt një jetë më komode në krahasim me disa popuj të tjerë të saj, gradualisht por pandërprerë realizuan atë që sot ne të flasim për miliona turq me origjinë shqiptare. Siç duket nocioni integrim ka ekzistuar edhe atëherë pavarsisht nga përmbajtja e tij apo nga formulimi ndryshe.

  * Pjesa nga libri «Jemi të «Denuar» të bashkohemi», i autorit Koço Danaj

Kthehu ne fillim

---------------------------------------

 Diktatura e stabilitetit ndaj atyre që mendojnë ndryshe!

JEMI „TË DENUAR“ TË BASHKOHEMI !! 

Shkruan:Koço DANAJ,Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave

Rajonale me seli në Tiranë

Tiranë, 01.05.2007

--------------

Vërtetë, jemi të tillë? Po, është e vërtetë !! Jemi të tillë në të gjithë hapsirën shqiptare. Jemi të tillë në këtë rajon artificial të quajtur Ballkan Perëndimor. Pra «jemi të dënuar» të bashkohemi.
Por titulli, është më shumë se një shkrim, është më shumë së një libër ; është titull sa një Histori dhe sa një Vizion !!
Po përse bashkimi i një kombi konsiderohet si «denim», kur duhet të jetë tjetër fare. Kur duhet të jetë siç thotë De Rada : Erdhi Dita e Arbërit ?
Përse bashkimi konsiderohet imperativ kur duhet të jetë vullnët ? Përse konsiderohet një mision i pammundur, kur duhet të jetë një mundësi si shumë të tjera ?
Ky është problemi i parë që duhet sqaruar, prandaj le të merremi fillimisht me atë. Është normale për një qytetar shqiptar që më shumë të preferojë shijen e jetës se sa stërmundimin e saj. Prandaj edhe ky qytetar përdorë njëmijë e një marifete gjoja objektive për ta bërë të pamundur bashkimin. Prandaj edhe ky qytetar thotë se : «Edhe pse është një ëndërr e mrekullueshme ashtu si pershkruhet … është e pamundur. Ndoshta në 100 vjet, kush e di, ndoshta”. Ose dikush tjetër shprehet se : «Tani është koha kur duhet të diskutojmë se: A u levërdis shqiptarëve bashkimi?.»

 Ka një kategori tjetër qytetari që të nxjerr si parzmore integrimin europian. Dhe në këtë parzmore shkruhet se : Integrimi europian është kundër bashkimit të kombeve, sepse ai është për asimilimin e tyre. Pra relativizimi i kufirit konsiderohet si asimilim i kombit.
Por në çdo komb, ka qytetarë, por ka edhe politikanë. Shumësia e mendimeve tek qytetarët për një problem kaq madhor, është e pashmangshme. Por kur kjo shumësi nxitet dhe ushqehet nga politikanët e shqiptarëve, problemi bëhet shumë herë më serioz dhe shtrohet se formën e titullit të trajtesës: Jemi të «denuar» të bashkohemi!!

Dhe vijmë kështu tek problemi i dytë madhor. Ajo që është normale për qytetarin, është anormale për politikanin. Qytetari ka të drejtë të mendojë deri tek pragu i shtëpisë. Politikani e ka për detyrë të mendojë përtej pragut të shtëpisë. Qytetari ka të drejtë të mendojë deri në fund të ditës. Ndërsa politikani e ka për detyrë të mendojë e pakta deri në fund të vitit. Qytetari e ka për detyrë të mendojë për jetën, për njeriun, ndërsa politikani e ka për detyrë të mendojë edhe per njerëzimin, për kombin. Qytetari edhe mund të mendojë sipas mentalitetit që pas meje, «flaka i rentë». Ndërsa politikani e ka për detyrë të mendojë që pas meje është fati i një shteti, vendi apo kombi të tërë.
Ky përbashkim në identitet dhe kjo ndarje në mentalitet përbën edhe dallimin midis politikanit dhe qytetarit.
Sa kohë që bashkimi shtrohet në formë denimi, aq kohë, do të thotë se tek shqiptarët ka politikanë, por nuk ka shtresë politikanësh. Ka bashkësi njerëzore, por nuk ka Shoqëri Civile.
Konceptimi i bashkimit, si një «dënim», ka të bëjë edhe me një dukuri të pranishme në mjedisin qytetar dhe politik shqiptar. Ky është edhe problemi i tretë madhor. Cila është dukuria ? Një pjesë e këtij mjedisi i lejon të drejtën vehtes së saj që jo vetëm të shprehet se nuk e do bashkimin. Por ajo i lejon vehtes që të atakojë, të sulmojë, të satanizojë ata që janë pro bashkimit dhe që japin edhe ide, fakte, argumente. Pra i lejon të drejtën vehtes që të përdorë diktaturën e stabilitetit ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
Ndërsa mjedisi politik shkon edhe më tej. Ai edhe kur vete nuk është dakord me idenë e bashkimit, edhe kur harron se kjo ide është e shkruar edhe në Preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë nuk mjaftohet me kaq. Ai shkon më tej, ai përdorë shoqërinë juridike për të denuar partizanët e bashkimit dhe për të trembur simpatizantët e tyre. Është akoma i freskët kur me insistimin e disa politikanëve shqiptarë, në Tiranë u denuan disa partizanë të bashkimit. Dhe sa kohë që ka akoma politikanë të tillë, aq kohë edhe bashkimi do të konsiderohet si «dënim». Pra jemi «të denuar» të bashkohemi !!

Kthehu ne fillim

-----------------------------------------------------------------

 Kërcënimet dhe rreziqet që vijnë nga „megaloideja“ greke 

KISHA ORTODOKSE DËNON DEKLARATAT E BOLLANOS PËR VORIO-EPIRIN

Famulltari i kishës ortodokse Shën Maria në Elbasan ka dënuar deklaratat e kryetarit të bashkisë së Himarës Bollano per Vorioepirin. Në një deklaratë për shtyp at Nikollë Marku i ka quajtur deklaratat jo thjesht një lajthitje por një provokim i hapur i shovinistëve grekë.

Për më tepër lidhur me deklaratat e tij shikoni videon bashkangjitur. 

****

Ambasadori grek mbron Kryebashkiakun e

Himarës: Bollano ka të drejtë

28.04.2007
Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Konstandinos Kokosis, ka mbështetur dje deklaratat e kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano, sipas të cilave "ajo që kërkohet nga Omonia për Vorio-Epirin nuk është aspak më shumë se ajo që duan shqiptarët për Kosovën".

Diplomati grek jo vetëm që nuk e ka kontestuar idenë e Bollanos, por nga qyteti i Ersekës ka lëshuar edhe një deklaratë surprizë lidhur me këtë çështje. Ai nuk është shprehur kundër mendimit të Bollanos, duke e konsideruar këtë një mendim të drejtë.

Megjithëse është shprehur se nuk donte të jepte shumë sqarime dhe komente, ambasadori grek ka thënë: "Nuk besoj se jam në gjendje të flas për zotin Bollano. Imagjinoj dhe besoj se ato që ai thotë janë të drejta, por në rast se janë edhe të sakta, kjo nuk është një çështje që më takon mua, apo më përket si diplomat për ta gjykuar dhe komentuar". Ndërsa nuk ka preferuar të zgjatet në këtë pikë. Edhe pse e ka quajtur të drejtë mendimin e hedhur nga kryebashkiaku i Himarës, Kokosis ka thënë se ky është një mendim personal, ndërsa deri më tani nga ana e qeverisë greke nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Vetëm një javë më parë kryetari i rizgjedhur i Bashkisë së Himarës ka gjetur mundësinë të ribëhet protagonist i përplasjeve të ashpra nacionaliste. Gjatë emisionit të përjavshëm "Exclusive" në "Top Channel", Vasil Bollano është shprehur për pavarësinë e Vorio-Epirit, siç njihet në Greqi pjesa jugore e Shqipërisë. Ai edhe më parë kishte lëshuar deklarata për statusin e minoritetit që i duhet dhënë Himarës, por kësaj radhe qëndrimet e tij u përshkallëzuan në një mënyrë drastike, duke arritur deri aty sa të vendosë paralele me kërkesat e shqiptarëve të Kosovës. Sipas Bollanos, "kjo gjë do të ishte në të mirë të Ballkanit dhe të pakicave greke në Shqipëri".

Por kësaj radhe deklaratat e kryebashkiakut problematik shkaktuan një reaksion mjaft të ashpër jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në politikën vendase, e cila shpesh herë i ka kaluar në heshtje shkeljet e ligjit, kur ato bëhen nga persona që kanë lidhje me Greqinë, apo që mbështeten nga politika e Athinës. Kësaj radhe, me përjashtim të qeverisë, e cila vazhdon të heshtë në mënyrë të pakuptimtë, spektri politik shqiptar i dënoi me forcë qëndrimet e Bollanos, duke kërkuar madje edhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

E ndërsa kishte nisur të fashitej zhurma e krijuar nga këto zhvillime dhe dukej se deklaratat e Bollanos do të arkivoheshin sërish në sirtarët ku shkeljet e tij ligjore të padënuara janë bërë tashmë një stivë e lartë, vjen në mbështetje të tij një zë grek. Ambasadori Kokosis, i cili edhe pse ka shprehur dyshim për saktësinë e deklaratave të kryebashkiakut të Himarës, i ka cilësuar ato si të drejta, çka duket se do të shërbejë si një lloj benzine në prushin që kish nisur të fikej.

Deklarata e Kokosis është bërë publike pas një takimi që ai ka mbajtur në qytetin e Ersekës me kryetarin e bashkisë, Adriatik Braçe. Në këtë bashki qeveria greke ka akorduar një investim prej 22 milionë eurosh për përmirësimin e sistemit të trotuareve dhe të ndriçimit të rrugëve të qytetit. Ndërsa ka firmosur edhe marrëveshjen për projektin në fjalë, Kokosis ka deklaruar se ky investim i qeverisë greke nuk është i pari për zonën e Kolonjës, ndërsa sipas tij këtë vit do të jepen 10 mijë viza pune për shtetasit shqiptarë.

PBDNJ u distancua nga përfaqësuesi i saj

Qëndrimet antiligjore të kryebashkiakut të Himarës, kësaj radhe kanë vendosur kundër tij edhe vetë forcën politike të cilën ai përfaqëson. PBDNJ mori një pozicion të ndryshëm nga herët e tjera, duke u distancuar menjëherë nga deklaratat e tij. Nëpërmjet Leonard Solis, sekretarit të Përgjithshëm të saj, PBDNJ bëri të ditur se "deklaratave të Bollanos nuk u duhej kushtuar rëndësi", duke i cilësuar ato shashka pa rrezik. Ky qëndrim krijon kështu një precedent në marrëdhëniet midis PBDNJ-së dhe përfaqësuesit të saj në krye të Bashkisë së Himarës.

Reagimet ndaj Bollanos

LSI

Sekretari ndërkombëtar i LSI-së, Edmond Haxhinasto, i ka konsideruar deklaratat e Bollanos si shprehje të një nacionalizmi arkaik, që shkon kundër frymës integruese evropiane të Shqipërisë .

Sabri Godo

Kërkoi nga Kryeministri largimin nga detyra të kryebashkiakut të Himarës. Sipas tij, banorët e Himarës s‘e meritojnë një kryebashkiak që ka rënë pre e qarqeve të errëta greke.

PDI

Partia që përfaqëson interesat e popullsisë çame, ka deklaruar dje se "çamët nuk kërkojnë autonomi në Greqi, por vetëm standarde evropiane të të drejtave themelore të njeriut" Gazeta Shqip 

Godo thirrje qeverisë:Të shpallet “non-grata” ambasadori grek

Politikani i njohur Sabri Godo ka bërë sot një thirrje tjetër për qeverinë shqiptare. Ai theksoi se ambasadori grek duhet te shpallet “non grata” nga qeveria shqiptare.

Godo disa ditë më parë i ka kërkuar kryeministrit Berisha që të shkarkoj kryetarin e bashkisë Himarës Vasil Bollano, kësaj here kërkon shpalljen si të padëshirueshëm të ambasadorit Kostandinos Kokonis i cili një ditë më parë nga Erseka ka mbështetur deklaraten e Bollanos për Vorio Epirin. Sipas Godos fakti që deklarata të tilla për pavarësinë e Vorio Epirirt po shtohen do të thote se ato kanë një mbështetje zyrtare.

 R. Çipuri

Kthehu ne fillim

-----------------------------------

 Kërcënimet dhe rreziqet që vijnë nga „megaloideja“ greke

 HELENIZIMI, FRYMËZUESI I NACIONALIZMIT AGRESIV GREK

 

Shkruan: Sulejman ABAZI

Tiranë, më 25.04.2007

----------------------------------

Të mos gënjejnë veten as politikanët shqiptarë dhe ata grekë e as misionarët e politikës evropiane, të cilët po e lejojnë këtë situatë, duke i bërë lëshime të pamerituara politikës greke. Por të mos i shmangemi problemit: CD-ja e politikës greke ka një „pasuord“ dhe ky pasuord është i instaluar në skutat politike të Athinës. Ai hapet herë pas here, duke vënë në lëvizje megafonët e tipit Geixh, Bollano, Dule, Joanullatos & CO, struktura të tëra antishqiptare, në mënyrë që politika greke ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar të jetë përherë në sulm.

*** 

Është vërtetuar që rastet e thyerjes apo të krisjes së ndërgjegjes kombëtare kanë mprehur vigjilencën kombëtare dhe prania e pasojave të tyre mbi arsyen historike mund të shkaktojë tronditje të reja më të rënda se më parë.“Strategjia” greke e doktrinës për “Vorio-Epirin” ka dështuar. Çfarë kërkojnë segmentet shovene greke të përfaqësuara nga Dulet, Janullatosët, Bollanot&CO të cilët çirren për “Vorio-Epirin” dhe shprehin pretendimet territoriale kundër Shqipërisë? Po iu themi që në fillim, siç ua kemi thënë edhe më parë: Nuk ka “Vorio-Epir”, por ka Epir, i cili ka qenë, është dhe do të jetë histori dhe hapësirë etnike shqiptare.

Politika dhe opinioni shkencor shqiptar këtë konstatim historik, ka ardhur koha ta thonë me zë të lartë në gjuhën shqipe. Përballë një politike të hapur, të mbarsur me nacionalizëm agresiv dhe imponues në çdo rast, në qëndrimin grek gjallojnë çdo ditë e më shumë pretendimet absurde territoriale, të cilave tashmë u ka dalë boja. Qarqet shovene me megafonë të tipit Geixh, Dule, Bollano e një takëm “historianësh”, që guxojnë të dalin në ekranet shqiptare dhe të kërkojnë ballafaqim për gjenezën pellazgo-epiriote-thesprote-shqiptare në misionin e tyre kanë dështuar. Sido që po ndodh, këto zullume politiko-ideologjike me prapavija reaksionare fetare, kurrsesi nuk do të kalojnë në heshtje, edhe kur politika zyrtare në shtetin shqiptar hesht dhe nuk zbaton ligjet kushtetuese të vendit. Historinë nuk mund ta tjetërsojnë as Bollanot & CO, e as një takëm politikanësh shqiptarë, që janë tulatur përpara presioneve politike greke.

Krahasueshmëria me rastin e Kosovës, e bën këtë gjakprishur dhe të tjerë pas tij të bëjë një gabim trashanik dhe të zbulojnë në opinion dështimin e strategjisë shovene greke kundër Shqipërisë. Pretendimet territoriale janë një turp politik, për të gjithë ata që shesin moral për demokracinë dhe standardet e saj. Ky mbetet një problem i hapur që kërkon shpjegim, dhe këtë duhet ta bëjnë ata që i fryjnë erërave shovene në rajon. Institucionet zyrtare greke nuk njohin çështjen çame, duke e konsideruar atë “një çështje të mbyllur”, ato bëjnë presion mbi emigracionin shqiptar, duke shfaqur anën më të errët të dominuar prej llumit të shoqërisë greke, nën hundën e tyre zhvillohet veprimtari ultranacionaliste nga qarqe të dyshimta deri paramilitare, të cilat shfaqin hapur pretendimet territoriale mbi “Vorio-Epirin”, si në rastin e fatkeqit Bollano. Në kundërshtim me ligjet shqiptare jepen pensione, serviret fantazma e homogjenitetit dhe dyshtetësisë, bizneset greke u rrëshqasin ligjeve të shtetit shqiptar, hapen shkolla greke të palicencuara, dhunohen simbolet kombëtare, dhunohen të drejtat e njeriut, vriten shqiptarë në mjedise publike dhe në burgje, dhunohet rendi kushtetues, lëshohen kërcënime prej trupave ushtarake, cenohet siguria kombëtare, duke ndërhyrë hapur në punët e brendshme të shtetit shqiptar.

 

 

 

Çfarë ka mbetur tjetër për t’u bërë në shpinë të Shqipërisë, zotërinj

 

pushtetarë dhe politikanë?

Hipokrizia e politikës greke është kthyer në qëndrim institucional megaloman, me pak shanse për t’u korrigjuar. Zullumet e saj të përfaqësuar me emra pushtetarësh dhe funksionarësh shtetërorë, bien shumë në sy, dhe kjo bën që askush të mos mohojë praninë e „luftës së ftohtë“ midis dy vendeve. Të mos gënjejnë veten as politikanët shqiptarë dhe ata grekë e as misionarët e politikës evropiane, të cilët po e lejojnë këtë situatë, duke i bërë lëshime të pamerituara politikës greke. Por të mos i shmangemi problemit: CD-ja e politikës greke ka një „pasuord“ dhe ky pasuord është i instaluar në skutat politike të Athinës. Ai hapet herë pas here, duke vënë në lëvizje megafonët e tipit Geixh, Bollano, Dule, Joanullatos & CO, struktura të tëra antishqiptare, në mënyrë që politika greke ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar të jetë përherë në sulm. Pse të mos e pranojnë: Politika greke ka dështuar në drejtim të nacionalizmit etniko-fetar kundër Shqipërisë. Po e përsërisim, ka dështuar. Pararojat e saj politike dhe fetare, PBDNJ, “Omonia“, Kisha Ortodokse Greke dhe organizata terroriste „Mavi“, kanë dështuar në misionin e tyre. Këta “ambasadorë të përhershëm” të shtetit grek, janë pjestarë të kongreseve të përvitshme të “Vorio Epirit”. Opinioni shqiptar tashmë i njeh. PBDNJ jep natyrën e një njeriu të trullosur që nuk po gjen vend. Ajo nuk është ndier rehat në politikën shqiptare, duke ndërruar karriget sa andej këndej, për të përfituar maksimalisht në misionin e saj antishqiptar.

Për gjuhën e hidhur të Dules me shokë shqiptarët nuk kanë nevojë për përkthyes. Diskretitimi i politikës greke i ka kapërcyer me kohë përmasat e marrëdhënieve dypalëshe dhe “dosja greke“ tashmë është e hapur në dorë të faktorit ndërkombëtar. Dalja e Dules nga koalicioni dhe përgjërimi i tij për “interesat e biznesit shqiptar”, dalja e Bollanos, (priten surpriza të tjera greke në të ardhmen), heshtja e disa subjekteve politike në Shqipëri, janë të lidhura me dy dështime të ndjeshme të politikës greke. Tendenca e turravrapit të qarqeve shovene greke dhe segmenteve dashakeqëse në politikë, për helenizimin e jugut të Shqipërisë, të sinkronizuara me trysninë e ftohtë politike, ekonomike dhe fetare, janë hapësirat që mbajnë sot peng çështjen çame, çështjen e minoritetit dhe emigrantëve shqiptarë dhe vetë marrëdhëniet midis dy shteteve. Nuk po bëjmë ndonjë zbulim të ri sensacional, përveçse i referohemi të vërtetës historike. Së pari, rruga e pakthyeshme e pavarësisë së Kosovës, ku Greqia ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër.

Pse nuk e dëshiron Greqia këtë pavarësi?

Çfarë pretendon Greqia më tej?

Si mund të pranojë Greqia që të ndryshojnë raportet gjeostrategjike në Ballkan me daljen e një shteti të ri shqiptar?

Politika greke e di se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, çështja çame dhe e tërë kombësive që jetojnë sot në Greqi do të jetë një çështje e hapur, që do t’i kapërcejë hapësirat absurde të “zgjidhjeve dypalëshe“. Janë të prekshme në jetën politike greke kërkesat e kombësisë maqedonase, bullgare, turke dhe të shumë pakicave të tjera me prejardhje gjenetike. Në kushtet e “rrethimit demokratik“, të cilin Greqia ka kohë që po e ndien, çështja e helenizmit do të sfumohet. Greqia duhet të zhvishet prej tij. Ai është mashtrimi më i madh që po i bëhet historisë së Ballkanit. Së dyti, intrigues mbetet fakti i çështjes së zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri. Politikës greke i kanë interesuar liderët shqiptarë, sepse nëpërmjet tyre ajo ka mundur të ruajë interesat e saj në Shqipëri. Nuk është e vështirë të kuptohet që ajo të mos ketë hedhur kartat e saj për kreun e shtetit shqiptar. Zhvillimet politike kohët e fundit dhe kompleksiteti i sajuar, me sa duket, i ka djegur këto karta dhe kundërvënia greke ka filluar të ndihet ndaj politikës shqiptare, pse jo dhe ndaj qeverisjes së partisë në pushtet. Nuk është çështje “daljeje“ nga koalicioni, nuk është çështje e një “Bollanoje“, nuk është çështje prishjesh në bregdetin “minoritar“, por shumë më tepër se kaq. Zhvillimi i ngjarjeve në hapësirën shqiptare dhe maturia shqiptare për të qenë në unison me faktorin politik ndërkombëtar për çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me çështjen tonë kombëtare e kanë nervozuar politikën greke dhe “pasuordi“ i saj është vënë në lëvizje. Në mënyrë të kamufluar, po dhunohen parimet e sigurisë kombëtare. Kërcënimet dhe rreziqet nuk janë abstrakte, por janë të pranishme dhe veprojnë, duke shkaktuar pasoja të rënda në jetën e vendit. Lufta e ashpër politike e dy partive të mëdha në Shqipëri po krijon hapësira boshe, të cilat po shfrytëzohen nga qarqe reaksionare, me synime të pastra politike, etnike e fetare në dëm të shtetit dhe kombit shqiptar. Incidentet e shumta që kanë ndodhur në këtë periudhë, janë një ogur i keq i asaj që po vepron, i asaj që pretendohet se nuk duket, i asaj që nuk gjen dot justifikim përpara opinionit shqiptar, i krizës politike permanente që kërkojnë shpjegim, i dhunimit të institucioneve të sigurisë që shkaktojnë kaos politik, social dhe ekonomik, i mosfunksionimit të shtetit dhe rendit kushtetues, i frikës nga njerëz që i kanë shitur interesat e tyre matanë kufirit, qëndrime këto që po diskretitojnë politikisht vendin. Ky mund të jetë përfundimi i gjithçkaje që bëhet keq në këtë vend, në fund të fundit, i asaj që nuk u ka pëlqyer dhe nuk do t’u pëlqejë kurrë shqiptarëve. Këto momente, pa dyshim, shkaktojnë tensione politike, por nëse shqiptarëve u kërkohet t’u tregohen gjurmët, ata shikojnë ujkun përballë. Këta precedentë politikë i kapërcejnë kufijtë e konflikteve të brendshme, dhe nëse shqiptarët reagojnë ashpër, shkaktarët duhet të binden se diçka në këto marrëdhënie është mbrapsht. Marrëdhëniet midis dy shteteve janë lënë të ndjekin rrjedhën e tyre, por pa menduar se luhatjet po lënë pasoja shumë të rënda në thellimin e përçarjes dhe të armiqësisë, për të cilat do të duhet shumë kohë që ato të normalizohen. Marifetet politike të politikës greke janë kthyer në një rrezik permanent, duke e krahasuar atë me një njeri që rri me kopaçe në dorë pas dere dhe pret vetëm rastin të të godasë. Çështja e zgjidhjes së konflikteve midis dy shteteve kërkon subkoshiencë politike me standarde qytetare, sepse në të kundërt ato nuk mund të kalojnë kurrsesi pa lënë gjurmë të hidhura në memorien historike të popujve që dëshirojnë të jetojnë në fqinjësi.

“Uthulla e fortë prish enën e vet”, kështu thonë shqiptarët. Greqia ka kohë që e ka kamufluar të vërtetën historike të kombeve dhe popujve në Ballkan me globalizimin e helenizimit, i cili nuk ekziston. Grabitja dhe shtrembërimi i historisë është shkaku që frymëzon sot ultranacionalizmin grek dhe nxit qarqet shoviniste për t’i fryrë erës së pretendimeve territoriale. Bota e qytetëruar, nëse do ta shpëtojë Greqinë dhe popullin e saj dhe tërë rajonin ballkanik, duhet të ndikojë fuqimisht në shmangien e konceptit helen dhe të helenizmit. Është ky koncept që motivon sot nacionalizmin agresiv grek dhe qëndrimin antidemokratik të një shteti të ashtuquajtur demokratik.

Kthehu ne fillim

 -----------------------------------------

 Barometri diplomatik 

“BOMBA E TYMOSUR” GREKE  E VASIL BOLLANOS NUK QËLLOI  “JANULLATOSËT”

NË  TIRANË, POR PAVARËSINË NË KOSOVË!

 

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Më 24.04.2007 

Deklarata e kryebashkiakut grek të Himarës shqiptare, Vasil Bollano se “ "Omonia dhe komuniteti grek në Shqipëri nuk kërkojnë më tepër për Vorio Epirin se c'kerkon Shqipëria për Kosovën" ( www.balkanweb.com, 23.04.2007), është edhe një  “bombë terroriste” më tepër e  lëvizjes grekomadhe “OMONIA” dhe e Vasil Bollanos në “bombardimin” e identitetit kombëtar,  territorial, shtetëror dhe sovran të Shqipërisë së vitit 1912, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

***  

      * Lind pyetja: - Cili shtet në botë, së pari e ka zgjidhur çështjen minoritare, e pastaj të shumicës dërrmuese, ashtu siç po veprojnë në praktikë garniturat politike “moderniste” zyrtare në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup? – Deri më sot, nuk ekziston asnjë shtet në botë, që të ketë vepruar dhe, për më tepër, të jetë bërë shtet në saje të aplikimit “tezës minoritare”, për shkak se, si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në praktik të filozofisë politike dhe demokratike, kjo tezë është shtruar gabimisht dhe mbrapsht, kur është fjala për aplikimin e drejtë të saj, sepse është në kolizion flagrant me njohjen dhe me realizimin e së drejtës historike dhe të vetëvendosjes së popujve indigjenë në trojet e tyre, sikundër që është populli shqiptar në territorin e tyre natyral të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Ky është problemi, të cilin e kanë kuptuar thellësisht dhe gjerësisht  shtypësit dhe agresorët kolonialistë serbomëdhenj dhe grekomëdhenj, me në krye Anastas Janullatosin, Artemije Radosavleviqin, Vasil Bollanin, etj., të cilët qe më se një dekadë janë duke e ”zbërthyerë” për mrekulli, ashtu si po iu konvenon interesave të minoriteteve  koloniste serbe dhe greke në Shqipërinë Etnike.

 Edhe më konkretisht ndërrimi i tezës së theksuar në dëm të drejtës historike dhe legjitime të kombit shqiptar nuk ka asnjë bazë  qoftë logjike, politike apo juridike, por është një nga format më të egra  revanshiste dhe vandaliste të politikës, të propagandës dhe të praktikës  kolonialiste dhe hegjoministe të serbomëdhenjëve dhe grekomëdhenjëve, që përbën konstantën e vazhdimësisë  historike të strategjisë së shfarosjes së shqiptarëve si komb dhe si shtet në Ballkan. Në këtë kontekst, shtrohet dhe, gjithmonë duhet të shtrohet pyetja e pashmangshme pse serbomëdhenjtë dhe grekomëdhenjtë racistë të tipit, Sllobodan Milosheviq, Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica,  Kosta Simitis, Vasil Bollana, Nikollas Zervas...,e qindra të tjerë të mos i urrejnë shqiptarët dhe, të mos ua mohojnë dhe kontestojnë të drejtat e tyre historike dhe legjitime në trojet e tyre etnike-ilirike-shqiptare, kur historikisht është e njohur se “Populli shqiptar nuk u përzie as me grekë, as me romakë, as me gotë, as me ostrogotë, as me vizigotë, as me hunë, as me avarë, as me hungarezë, as me turqë, as me bullgarë, as me normanë, as me venecianë, as me malazezë, as me grekët e rinj. Nuk u përzie me  askë, por i pat në mëni të gjithë, sidomos sllavët dhe grekët, të cilët u orvatën më së tepërmi për t’i shkombëtarizuar dhe asimiluar shqiptarët dhe,  për t’ua grabitur tokat e tyre atërore ilirike-shqiptare.”(Të drejtat e Shqipërisë Etnike, “Albin”, Tiranë, 2001,f.173.

Pra, ruajtja e racës, e gjuhës, e kulturës, e emrit dhe  identitetit kombëtar dhe shtetëror, si dhe lufta e pareshtur shekullore për mbrojtjen dhe për  rikthimin e  trojeve të tyre, të grabitura me dhunë dhe me gjenocidë nga amalgama serbo-greke sllave e fqinjve ballkanikë, është një nga faktorët thelbësorë pse grekët dhe serbët kanë tentuar me shekuj t’i zhdukin shqiptarët nga faqja e Ballkanit. Për më tepër, grekomëdhenjtë hegjemonë, së bashku me Vasil Bollanin dhe me janullatosat e tjerë (të njohur dhe të panjohur), “kanë arsye të plotë”, të pretendojnë dhe të veprojnë në shkëputjen e Shqipërisë Jugore në emër të “pavarësisë” së “Vorio-Epirit grek”, sepse dihet, meritën më të madhe për krijimin e shtetit “të pavarur të Greqisë më 1829, pa dyshim e kanë vetë shqiptarët, sepse jo vetëm shumica e krerëve të ushtrive greke, por edhe të gjithë fatosat e pavarësisë helenike kanë qenë shqiptarë, si Boçari, Zhavella, Kanari, Miauli, Kullurioti, Sakturi...,etj,etj., që ishin nga  Suli, Hydra e Specja dhe nga viset e tjera të Shqipërisë.” (Të Drejtat e Shqipërisë Etnike, Po aty, f.173).        

Kjo është e vërteta, që përnjëmendë, grekomëdhenjve ua terrtisë sytë dhe ua mjegullon mendjen e keqe, por politika, as shkenca shqiptare, në asnjë mënyrë dhe, me asnjë çmim nuk duhet ta heshtin dhe ta injorojnë këtë të vërtetë për hir të interesave komplentare të biznesit të tyre plaçkitës  dhe karrierist me grekomëdhnejtë dhe me serbomëdhenjtë, me qëllim të arritjes së ndonjë kompromisi politik në kurriz të shqiptarëve dhe të territorit indigjen të Shqipërisë Etnike, sikurse që është rasti më darstik dhe i pajustifikueshëm (si mbi bazën historike, ashtu edhe mbi atë politike dhe juridike) i njohjes së Republikës së Malit të Zi në qershor të vitit 2006 nga e qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Mjaft më me mashtrime, me hipokrizi politike dhe me  teoretizime spekuluese analitike diletante dhe  kuazishkencore në adresë të patriotizmit, të reformimit, të integrimit, të pluralizimit dhe të demokratizimit të Shqipërisë, nevojitet aksion konkret dhe imediat në mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe kombëtar të Republikës së Shqipërisë, si dhe në zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe të çështjes koloniale të shqiptarëve në Ballkan.

Mjaft më me shterimin e energjisë politike dhe ekonomike, të fokusuar në plan të parë për “rehatimin”  dhe për sigurimin e “gjumit të  ëmbël” të minoritetit serbo-grek, derisa, pikësëpari, të mos zgjidhet problemi i gjithanshëm i shumicës dërrmuese si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, në Çamëri, në Iliridë dhe në Anamoravë. Pra, së pari, nevoiojitet dhe, është kërkesë urgjente e kohës, që të zgjidhim problemin kombëtar shqiptar në Ballkan, e pastaj, kuptohet vetiu, do të vinte në “rend dite” edhe zgjidhja e “problemit” të minoriteteve koloniste serbo-greke sllave në hapësirat e Shqipërisë Etnike, në përputhje me standardet dhe me ligjet ndërkombëtare, por pa prekur dhe, pa cenuar në asnjë formë të drejtën historike dhe legjitime të kombit shqiptar, as të Shqipërisë Etnike. Këtë objektiv strategjik me karakter afatgjatë të mbrojtjes dhe të avancimit të interesave prioritare kombëtare dhe shtetërore gjithëshqiptare, patjetër, duhet ta ketë parasysh si politika e brendshme, ashtu edhe e jashtme e Shqipërisë.

Pse, dhe deri kur qeveria shqiptare do t’i lejojë  përzierjen direkte dhe indirekte Greqisë në çështje të brendshme të Shqipërisë, e cila qe 18 vjet radhazi, duke shfrytëzuar “shërbimet e vullnetit të mirë” të kryepeshkopit të saj Anastas Janullatos (i cili është turpi dhe fatkeqësia më e madhe e Shqipërisë) dhe të kyreliderëve ekstremistët dhe terroristët e minoritetit të  saj grek në Shqipëri, po zhvillon aktivitetin e saj intensiv të përbashkët dhe të bashkërenduar në të gjitha frontet,      që sa më shpejt ta helenizojë dhe ta ricopëtojë Shqipërinë Jugore, duke e quajtur “Vorio-Epir” të Greqisë.

Derisa në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare ndodhet peshkopi grek, Anastas Janullatos, kuptohet se, edhe përzierja e politikës greke në punë të brendshme të Shqipërisë, do të jetë përditë më efikase dhe më e suksesshme në zhvillimin e veprimtarisë së saj subveresive në komprometimin, në kontestimin dhe në mohimin e legalitetit të brendshëm dhe ndërkombëtar të shtet shqiptar, edhe pse shteti shqiptar ka kontinuitetin historik dhe legjimitetin ndërkombëtar

Deklarata e kryebashkiakut grek të Himarës shqiptare, Vasil Bollano se “ "Omonia dhe komuniteti grek në Shqipëri nuk kërkojnë më tepër për Vorio Epirin se c'kerkon Shqipëria për Kosovën" ( www.balkanweb.com, 23.04.2007), është edhe një  “bombë terroriste” më tepër e  lëvizjes grekomadhe “OMONIA” dhe e Vasil Bollanos në “bombardimin” e identitetit kombëtar,  territorial, shtetëror dhe sovran të Shqipërisë së vitit 1912, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

Para së gjithash, hedhja në eter e një kërkese të tillë antishqiptare pasqyron faktin se pa asnjë pengesë dhe, në mënyrë koherente dhe efektive funksionin aksi i frontit orotodoks sllav: Athinë-Beograd-Moskë kundër interesave jetike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Mirëpo, këtë rrezik vdekjeprurës, nuk po e shohin politikanët, shkencëtarët dhe analistët modenristë dhe kosmopolitë, të cilët fatin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike e kanë hedhur në pazar, vetëm për të qëndruar vetë sa më gjatë në funksionet e ndryshme të pushtetit shtetëror, në emër të demokracisë dhe të pluralizmit të importuar, që ka për qëllim vënien në gjumë të shqiptarëve.

Këtë rrezik me pasoja katastrofike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe  për mbarë Ballkanin nuk janë duke e parë vetëm klikat dhe grupet politike zyrtare shqiptare, të fronëzuara në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup, për shkak se ndjehen të kënaqura me statusin e tyre  karrierist dhe materialist në kurriz të shoqërisë shqiptare dhe të shtetit shqiptar. Gjithashtu, ndërgjegjen e tyre kombëtare  “e kanë të pastër”, sepse  me veprimet e tyre konkrete anishqiptare kanë provuar para “mentorëve” të tyre të huaj, se janë në “rrugën e drejtë” të ... Brenda 18-vjeçarit të shkuar (1990-2007), Shqipëria është shndërruar në një “poligon stervitës” të  harangave të shërbimeve sekrete policore të nëndheshme dhe të mbidheshme greko-serbe etj., të cilat pa asnjë vështirësi kanë penetruar në të gjitha poret e politikës dhe të pushtetit shtetëror të Shqipërisë. Si rrjedhim i  krijimit të një vakuumi të këtillë anarkik dhe absurd me pasoja të rënda për interesat vitale të politikës kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë, pse Vasil Bollano, të mos kërkojë greqizimin e Shqipërisë Jugore, kur atij nga politika antishqiptare e Tiranës,  i është dhënë “fermani” të jetë kryebashkiak i Himarës shqiptare.

 Nëse në Himarë nuk ka shqiptarë, por vetëm grekë, atëherë, shovinisti grekomadh, Vasil Bollano (sipas detyrës që ia kanë besuar “kryedishepujt” politikë shqiptarë të qeverisë dhe të parlamentit të Tiranës, duke u bazuar në votën e lirë demokratike) ka të drejtë të pyet, ku janë shqiptarët dhe, pse ata kanë ikur nga Himara shqiptare, e jo në emër të minoritetit grek dhe të “OMONISË” famëkeqe subversive, ( e cila qe 18 vjet rresht po zhvillon luftë speciale të ftohtë dhe të nxehtë për greqizimin dhe për  pushtimin kolonial të Shqipërisë së Jugut) të kërkojë “pavarësimin e Vorio-Epirit”, ashtu siç po e kërkon  Beogradi zyrtar  “pavarësimin” e Kosovës , që me ndihmën e Rusisë, ta rikthejë në sovranitatin kolonial 100-vjeçar të Serbisë së Madhe. Mirëpo, politika zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës,  duhet të ridefinojnë strategjinë e veprimit të tyre kombëtar dhe shtetëror, në vend të “përkdheljes” së ambicieve dhe të  veprimeve shkatërrimtare të kryeliderëve (siç janë Vasil Bollani, Sanda Rashkoviq-Iviq, Artemije Radosavleviq dhe Anasatas Janullatos, “turpi i nderit” të politikanëve nudistë të Tiranës) të minoritetit grek dhe serb, duhet t’i vënë dhe, t’i mbrojnë me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet legale interesat e përgjithshme kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, pavarësisht nga kufijtë ekzistues artificialë të 1912-së.

 “Teorema e Pitagores” së helenizimit të Shqipërisë Etnike(!?)

Siç shihet nga përmbajtja e deklaratës së theksuar dhënë masmediave, dhe të konfirmuar përmes  “news 24” Vasil Bollano ka menduar gabimisht (në mungesë të njohjes së  historisë së Shqipërisë Etnike, ka manipuluar me termin inekzistent “Vorio-Epir”). Mirëpo, nëse ajo lexohet dhe kuptohet shqip (jo greqisht, assesi), ajo mund të merret si shprehje e drejtë, sepse kërkesa e tij për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë së Jugut (duke përfshirë edhe Çamërinë) ka dalë e drejtë dhe, si e tillë (pra, jo si kërkesë fantazmë-vorio-epir, që është antitezë artificiale, antihistorike, antiligjore dhe antishqiptare e Shqipërisë së Jugut), politika shqiptare, duhet ta procedojë për shqyrtim në qeverinë dhe në parlamentin e Shqipërisë, në mënyrë që të nxjerrin dokumentin me fuqi ligjore për çlirimin dhe pavarësimin e Shqipërisë Jugore, duke përfshirë edhe Çamërinë ilirike-shqiptare.

Historia flet ndryshe nga vasil bollanot, caldarisot, venizelosot, anastas janullatosot, napoleon zervasosot...etj. se Himara dhe viset e tjera të territorit jugor shqiptar nuk quhen, as nuk janë kurrfarë  krahine helene-greke, të ashtuquajtur “Vorio Epir”, por janë Shqipëria e Jugut, e cila është pjesë e pandashme e territorit indigjen të Shqipërisë Etnike, jo kurrsesi të Greqisë.

Mirëpo, sa ia vlen se e drejta historike është në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, kur pushtuesit kolonialistë dhe gjenocidistë grekomëdhenj me shekuj nuk kanë pranuar, e as sot në fillimshekullin XXI (viti 2007) nuk e njohin të vërtetën mbi qenësinë e kombit shqiptar në Ballkan, por së bashku në aleancë  me sllavët e tjerë të Jugut të Ballkanit, në vijimësi kanë ëndërruar dhe kanë vepruar për zhdukjen e tij dhe të Shqipërisë Etnike. Rast konkret tragjedia gjithëshqiptare, që quhet Çamëria (e kolonizuar dhe e aneksuar nga Greqia e re “demokratike”), e cila shtrihet në zemër të territorit të Shqipërisë Jugore Etnike, por që me  këtë të vërtetë politika dhe propaganda e Athinës zyrtare, e as politika zyrtare e Tiranës nuk duan të ballafaqohen, sepse  zgjidhja e statusit të saj në favor të Çamërisë shqiptare, do t’ua prishte: “rehatinë” e migrantëve ekonomikë shqiptarë në Greqi, biznesin 18-vjeçar ekonomiko-tregtar, marrëdhëniet ekonomike, politike dhe diplomatike etj.

Prandaj, problemi dhe “incidenti” i quajtur Vasil Bollano, është pasoja, jo shkaku, sepse shkaku është faktori i brendshëm politik shqiptar, i cili qe 18 vjet (pas hapjes së kufijve me Greqinë), ende nuk është në gjendje, t’i vërë “kapak” real dhe legjitim zgjidhjes së çështjes koloniale të Çamërisë shqiptare ngase në vend të këtij prioriteti akut, është përqëndruar në politikën e destruksionit, duke favorizuar interesat e huaja dhe të mirëlexuara të Anastas Janullatosit (që përbëjnë boshtin e revanshizmit dhe të vandalizmit më të vrazhdtë barbarik të ndërhyrjes  së politikës dhe të propagandës së Greqisë në çështje të brendshme të Shqipërisë, me qëllim që të margjinalizohet përgjithmonë zgjidhja e drejtë e statusit të Çamërisë shqiptare), si dhe në zhvillimin e luftës ideologjiko-partiake për pushtet në emër të “demokracisë dhe të progresit”. Mirëpo, në historinë e derisotme nuk është shënuar asnjë rast se përmes veprimtarisë destruktive antikombëtare dhe antishtetërore, të jetë arritur demokracia dhe progresi i ndonjë shoqërie.

Për fund, mos të harrojnë “xhingiskanët” e politikës zyrtare të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit, se me mohimin, me kontestimin dhe me zvarritjen e përjetshme të zgjidhjes së çështjes kombëtare  shqiptare në Ballkan, se me arritjen e  “aranzhmaneve”, të nënshkruara në favor të drejtave të minoriteteve të huaja sebo-greke-bullgare, duke e dëmtuar seriozisht dhe në skajshmëri zgjidhjen e çështjes jetike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, (edhe pse të cilësuar dhe të shpërblerë si modernistë politikë të kohës konsumatore nga ana e diktatit të huaj, apo më mirë të thuhet për shkak të prirjes së interesit të tyre personal dhe grupor), prapë janë në regres edhe në kuptimin e relacioneve të brendshme gjithëkombëtare shqiptare, edhe në sistemin shtetëror të  marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse  thelbi i demokracisë bazohet në parimet e barazisë dhe të respektimit të interesave reciproke  kombëtare, shtetërore, ekonomike dhe kulturore të shteteve dhe të popujve.

Siç dëfton rasti kolonial konkret i Kosovës, i Çamërisë, i Anamoravës, i Iliridës dhe i Malësisë së Madhe të Mbishkodrës, këto parime dhe vlera fundamentale, të theksuara me interes të veçantë jo vetëm për shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike, por edhe për sigurinë, stabilitetin dhe paqen në Ballkan dhe në Evropë, ende nuk i kanë marrë në konsideratë t’i shqyrtojnë as “politika moderatore” e “xhingiskanëve” vasalë, e as  drejtësia e bashkësisë ndërkombëtare, sepse në radhë të parë janë të preokupuar jetësisht me “standardet ndërkombëtare” se si ta ricoptojnë territorin e Shqipërisë Etnike në emër dhe për llogari të minoritetit serb, grek dhe bullgar.

Shikuar në afat të shkurtër dhe të përkohshëm kjo është gjendja reale në terren të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, kjo gjendje e rëndë dhe e paperspektivë momentalisht, (pavarësisht nga “ulpiset” e “politikës xhingiskane”, që sundimin e pushtetit të tyre e kanë kuptuar si të përjetshëm)  për fatin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, ka karakter jetëshkurtër dhe relativ, e jo fare absolut dhe të pandryshëm, sepse  kombi shqiptar në Ballkan nuk ka asnjë alternativë tjetër  racionale përpos çlirimit, pavarësimit dhe ribashkimit të tij në një shtet të përbashkët, i cili, në asnjë mënyrë nuk mund të ndërtohet përmes  tërheqjes së “vizave ultraviolente në mermer”, të tërhequra nga  “analistët”, “projektruesit” politikë dhe shkencorë , të cilët në  “figurat gjeometrike” të tyre për bazë kanë shqyrtimin e standardeve të decentralizimit-copëtimit të territorit etnik shqiptar në emër dhe për llogari të sovranitetit kolonial serbo-grek sllav, të integrimit, të pluralizimit, të sjelljes dhe të mbajtjes në pushtet me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet, regjimet marionete me në krye “xhingiskanët” e tyre, të dëshmuar  si “lojalë” të tyre, pavarësisht nga fakti se të njëjtit mund të jenë  me hipotekë dhe me vurratë kontrabandiste dhe trafikane... etj.

Kthehu ne fillim

----------------------------------------------------------------- 

 Politika dhe Shoqëria Civile në Tiranë ka frikë të thotë se çfarë është Prishtina për Shqipërinë?

 ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË?

 
Shkruan: Koço DANAJ - Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave

Rajonale me seli në Tiranë

Tiranë, më 21.04.2007

 ---------------------------------------------------

Kur Beogradi flet hapur se: Kosova është çështje e brendshme e Sërbisë, Tirana duhet të flasë pohapur se: Kosova është më shumë se çështje e brendshme e Shqipërisë. Ajo është pjesë organike e çështjes shqiptare.

Politika dhe Shoqëria Civile në Tiranë ka frikë të thotë se çfarë është Prishtina për Shqipërinë?


Po e them qysh në fillim se ky nuk është një shkrim për të gjithë qytetarët me kombësi shqiptare. Ata qytetarë që janë me kombësi shqiptare, por me mentalitetin e qytetarëve të botës, nuk kanë pse ta lexojnë këtë shkrim. As ata që pavarsisht nga koha ku jetojnë janë akoma otomanë, nuk duhet ta lexojnë këtë shkrim. Ai në krye dhe në fund u drejtohet shqiptareve europianë, të cilët principatat, pashallëqet apo vilajetet pavarsisht nga emërtimet i dallojnë nga thelbi i  tyre dhe janë kundër tyre.
Këtë shkrim nuk duhet ta lexojnë as ata të cilët dhe të cilëve atdheu u duhet vetëm për dy metra varr, ndërsa bota u duhet për ta shijuar.
Ndërsa të gjithe të tjerët, që mendojnë globalisht por veprojnë kombëtarisht, janë të ftuar ta lexojnë këtë shkrim.

 

Thelbi i tij është : - Përse Politika dhe Shoqëria Civile në Tiranë ka frikë të thotë se çfarë është Prishtina për Shqipërinë?

Në kushte normale, do të ishte një pyetje e kotë, një pyetje anormaliteti. Sepse secili politikanë do të të përgjigjej: Prishtina është pjesë përbërëse e kombit shqiptar, pjesë përbërëse e vetë Shqipërisë. Secili personalitet publik do të jepte një pergjigje të njejtë etj etj…
Por… titulli i sipërthënë në formë pyetjeje nuk është rastësor.

 Pse nuk është i tillë?

Ja përse: -Kosova është problem i brendshëm i Sërbisë - ju përgjigj Drashkoviç, zëvendësministres së jashtme të Shqipërisë.
-Kosova është për Sërbinë, ashtu si Jeruzalemi për izraelitet dhe palestinezët - u përgjigj disa ditë më parë presidenti serb Boris Tadiç.
-Rusia i ka rekomanduar Beogradit që në rast të shpalljes se pavarsisë së Kosovës, ai të pushtojë Veriun e saj - u shpreh një diplomat perëndimor.
Cfarë u tha me lartë mjafton të ripohojmë edhe njëherë pytejen:

-Cfarë është Prishtina për Shqipërinë ?

 Kush do të përgjigjet?  Politika?  Opinioni publik?  Shoqëria Civile?

 Deri më tani askush nuk po përgjigjet. Në vend të përgjigjes, vazhdohet me disa fraza të mykura nga vitet. Por vjen një ditë dhe nuk mund t´i shmangesh pyetjes. Ajo kërkon përgjigje.


Domëthënë : Kur Beogradi flet hapur se: Kosova është çështje e brendshme e Sërbisë, Tirana duhet të flasë pohapur se: Kosova është më shumë se çështje e brendshme e Shqipërisë. Ajo është pjesë organike e çështjes shqiptare.
Domethënë: Kur presidenti serb deklaron hapur se Kosova për Serbinë është si Jeruzalemi për izraelitet dhe palestinezët, edhe presidenti shqiptar i Tiranes duhet të flasë hapur duke thënë se: Për Tiranën, Kosova është më shumë se Jeruzalem, sepse është vetvehtja. Dhe vehtvehtja nuk ka nevojë për krahasime, pasi nuk ekziston krahasimi që: Shqipëria është Shqipëri. Pohimi nuk ka nevojë për krahasim.
Domethënë: Kur Beogradi flet për gjithë Kosovën, që të ndajë një pjesë të saj, Tirana duhet të flasë e të thotë se çështja shqiptare megjithë veçoritë e saj, nuk ekziston vetëm në Kosovë, por edhe në Tetovë, edhe në Preshevë, edhe në Tuz etj.

 Tirana duhet të thotë se: Demokracia selektive përgatit rebelimet etnike. Dhe mbi shqiptarët në Tetovë, Preshevë, Tuz… po aplikohet Demokraci selektive nga shumicat. (Në 14 maj 2007 në Podgoricë do të filloje gjyqi i 18 shqiptarëve të akuzuar për terrorizëm nga prokuroria e Podgoricës. Janë me dhjetra organizma ndërkombëtarë jo qeveritare që kanë protestuar ndaj torturave të ushtruara mbi ata. Vetëm organizata joqeveritare apo parti politike shqiptare nga Tirana nuk kanë protestuar deri më tani. A thua që Tuzi gjendet diku nga provinca aceh!!)
Ka akoma, por edhe kaq mjafton për ta shtruar edhe njëherë pyetjen: Përse politika dhe shoqëria civile në Tiranë ka frikë të thotë se çfarë është Prishtina për Shqipërinë.

Kthehu ne fillim

-----------------------------------

 Një komb – dy shtete

 FEDERATA SHQIPTARE – ZGJIDHJE E NATYRSHME

  

Shkruan: Mr. Sadri RAMABAJA

Më 18.04.2007

Idenë për  f e d e r a t ë n   sh q i p t a r e  nuk do të duhej shikuar vetëm nën dritën e eksperiencës aktuale në fushën e integrimeve evropiane, por para së gjithash si përgjigje në kërkesat që shtron e ardhmja e afërt e kombit Shqiptar. 

Mbretria e Serbisë dhe Mbretria e Malit të Zi e pushtuan Kosovën që nga 1 janari i vitit 1913. Ky pushtim nuk u njoh kurrë prej popullit të Kosovës. Lëvizjet  politike të  formave e trajtave të ndryshme, nuk pushuan kurrë përpjekjet e tyre për clirimin e Kosovës. Në kujtesën historike janë stivuar vitet e rezistencës të Lëvizjes së kaçakëve (1913 – 1924); Kryengritja e Drenicës (1945); veprimetaria në rrafshin politik dhe ushtarak e PNDSH-së; qëndresa e mëpastajme e udhëhequr nga një varg organizatash e grupesh ilegale që u identifikuan me demonstratat e fuqishme të 1968-ës, 1981-ës, 1989-ës… Këto lëvizje (duke veçuar në këtë kuadër LPRK dhe LKÇK) më në fund sollën në jetë Ushtrin Çlirimtare të Kosovës, e cila krijoi konditat historike që ushtria serbe më 18 qershor 1999 ta lëshojë Kosovën njëherë e përgjithmonë. Është merita e kësaj lëvizje politike edhe krijimi i shtetit të dytë nga ana e kombit  shqiptar.  Natyrisht krijimi i dy shteteve shqiptare nuk mund të thuhet se është vullnet politik i tyre… Përkundrazi, ai është kompromsi politik që shtrëngohen ta bëjnë ata në dobi të paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës (siç po gjykohet nga kreatorët e politikës botërore sot). Të rikujtojmë faktin se edhe  ndarja e kombit shqiptar më 1913 u bë në emër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Evropë!

 

Shqiptarët edhe sot, në epokën e integrimeve në Europë, shtrëngohen nga politikat konjukturale të fuqive të Mëdha të jetojnë të ndarë në dy e më shumë shtete.  Këto fuqi hartuesve të kushtetuës së Republikës Federale gjermane (1949) në preambulën e saj ua lejonin të bashkangjesin edhe detyrimin për ribashkimin gjerman, ndërkaq  Grupi i kontaktit më 2006, në prag të fillimit të të ashtuquajturit process negocius për statsin e Kosovës,  përmes një deklarate publike,  qartë shprehet kundër integrimit të kombit shqiptar në një shtet!  Sërish duket se qet krye morali i dyfishtë në politikën e Fuqive të Mëdha në raport me çështjen shqiptare.  Shkaqet e mirëfillta të këtij qëndrimi do kërkuar në vet mungesën e një vizioni më të qartë të Brukselit për Ballkanin në tërësi dhe Shqipërinë dhe shqiptarët në veçanti.

Evropa ka kohë që është në kërkim të  identitetit të saj politik. Funksioni kompenzues që kishte shpërfaqja e identiteteve kombëtare në shekullin 16-të, bashk me zëvendësimin e dogmës nga ana e superstrukturës shoqërore që po ngritej, krijoi qytetarin evropian krijues dhe kërkues vlerash të reja. Kjo natyrë kërkuese e tij, e bëri atë të krijoi madje në epokën moderne “Utopinë” (që gjakohet të shndrrohet në realitet politik) me emrin Unioni Evropian. Në themel të saj gjithësesi kemi edhe ndjesi të nacionalizmit modern evropian. Si vlerë e re nacionalizmi evropian i epokës sonë nuk përkon me atë të shekullit 19-të e madje as me atë të shekullit 20-të. Ky nacionalizëm në esencë është i mbrujtur nga një filozofi që ka lindur projektin për një Evropë unike, si në aspektin kulturor, ekonomik, po edhe në atë politik. Kjo filozofi mëton ta bëjë Evropën model shoqëror. Ky vizion, megjithatë, nuk mund të mos shkojë edhe në dobi të integrimit të kombit shqiptar. Për realizimin e këtij modeli shqiptarët tashmë janë duke kontribuar gjithanshëm.

Në bazë të kësaj sa u tha më lart, duket se ”nacionalizmi i lloit evropian, pra ai që nxit njerëzit që virtytet më sublime të qenies së tyre t’i investojë në një sistem vlersh që i bashkon individët, krijon barazi në mes tyre, që i jep kuptim jetës së tyre , si shprehet Arbër Xhaferi[1] nuk na qenka i lejueshëm për shqiptarët. Jo, ata, shqiptarët, sipas një lagjeje politikanësh evropian, nacinalizmin duhet ta kuptojnë si diçka të tejkaluar dhe ngjashëm si vepronin “komunistët” jugosllav që si antipode të nacionalizmit (e kam fjalën gjithnjë për një nacionalizëm kritik dhe të shëndosh), pra në vend të këti lloji të nacionalizmit, i ofronin shqiptarëve  “socializmin jugosllav”, “kombin socialist” etj. Kjo lagje politikanësh i ofrojnë, madje edhe i imponojnë shqiptarëve sot kozmopolitizmin, multikulturalizmin si vlera të mirëfillta. Ndërkaq nën rrogoz apo hapur punojnë qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes pinjollëve të tyre, për ndarjen e kombit shqiptar në emër të krijimit të njëfarë identiteti të ri - kombit kosovar!!! Lloji i nacinalizmit frymëzues evropian, shton më poshtë Xhaferi, duke mëtuar t’u përgjigjet nihilistëve dhe të ashtuquajturëve krijues të “kombit kosovar”- derivatë i “kombit socialist” , por edhe kësaj lagjeje politikanësh evropian,  ky lloj i nacionalizmit fisnikrues në shoqëritë  më të avancuara perendimore  manifestohet në çdo segment  të shoqërisë  dhe është standard, kusht pa të cilin nuk mund të funksionojë shteti.  Nacionalizmi i tillë jo vetëm që forcon kohezionin shoqëror, por edhe parandalon deformitetet e ndryshme; ai rimëkëmb shpirtin e një kombi, është si nacionalizmi i llojit të rilindësve tanë.[2] Për këtë lloj të nacionalizmit ka nevojë shoqëria shqiptare sot; ky lloj i nacionalizmit do të bëjë që dy shtetet shqiptare, bashk me bashkësinë e gjerë shqiptare që jeton në Maqedoni dhe komunitetin shqiptar në Mal të Zi dhe atë të Luginës së Preshevës (Serbi), si tërsi e kombit shqiptar,  ta ndjejnë vetën pjesë të Evropës së re. Që të arrihet ky qëllim politika shqiptare ka nevojë për një ripërkufizim të stratëgjisë kombëtare. Ky ripërkufizim është më se i domosdoshëm tashti në prag të vendimit historik të KS të OKB-së dhe prapaskenave politike të Rusisë në dobi të krijimit të rrethanave për ndarjen e Kosovës. Ardhja e të ashtuquajturit Komision verifikues të KS zatën ka këtë funksion politiko-strategjik.

Nëse marrim parasysh sugjerimin e Morgenthaut se realiteti i qëllimit kombëtar “gjendet në historinë politike dhe sociale të një kombi”, atëherë nuk do të ishte vështirë të konkludojmë se qëllimi kombëtar i Shqipërisë dhe shiptarëve kudo që janë,  ishte i vetkuptuar në termat e vetekzistencës dhe lirisë – për një “Shqipëri të lirë, të bashkuar dhe  progresive”.[3]  Ky konkluzion duket se ka për model filozofinë aristoteliane mbi totalitetin, që kishte parasysh Krist Maloki tek shprehej: “Totaliteti i jem asht kombi shqiptar dhe jo vetëm Shqipnija, një pjesë e tijë.”

Njohja ndërkombëtare e Kosovës si shteti i pavarur dhe sovran, mbështetur në kriteret e Komunitetit Evropian të datës 16 dhjetor 1991, pas referendumit historik të Malit të Zi (21 maj 2006) dhe pavarësimit të tij,  është çështje muajsh. Arsyetimet e dritashme të një lagjeje studiuesish që i kishte veneruar me të drejt Enver Hasani, tek nënvizonin se  “kjo mosnjohje e pavarësisë së Kosovës (deri tashti SR) bëhet për shkak të mungesës së kontrollit efektiv mbi territorin dhe popullsinë shumicë të Kosovës nga ana e strukturave të saj shtetrore”[4], duket se nuk zënë më vend.  Mungesa e kontrollit efektiv nuk ka qenë pengesë  për krijimin e shteteve të reja. Në vitet ’60-ta dhe ’70-ta ish kolonitë  gëzuan të drejtën e vetvendosjes  në kuadër të kufijve të tyre administrativ, pa pasur nevojë të demonstrojnë  efektivitet të pushtetit të tyre në tërë territorin dhe ndaj tërë popullsisë.  Pavarësia i referohet gjendjes faktike, mundësisë së ushtrimit të kontrollit efektiv mbi territorin e caktuar dhe ndaj një popullsie. Sovraniteti, ndërkaq, nuk lidhet shumë me kontrollin efektiv – sado që në shumicën e rasteve këto dy koncepte përputhen. [5]

 Në dritën e zhvillimeve të reja në Evropë  politikëbërësit dhe vendim-marrësit shqiptarë do të ishte e udhës të marrin parasysh edhe një sugjerim tjetër të Morgenthaut që ka të bëjë me interesat kombëtare.  “Një komb, nënvizon ai, duhet vazhdimisht të riekzaminojë dhe riformulojë idetë e të kaluarës nën dritën e eksperiencës së të tashmes dhe kërkesave të pritshme të së ardhmes, gjithmonë duke riskuar me dështim”.[6]

Mr.Ukshin Hoti

---------------------------------------------

Akti i fundit i procesit që ka të bëjë me statusin e Kosovës, që po luhet në  KS të OKB-së, duket se i jep të drejtë konstatimit të Ukshin Hotit tek nënvizon se“ Që nga luftrat prusiano-francëze të viti 1871 dhe që nga formimi i shtetit gjerman, skenën politike të Evropës  vazhdimisht e karakterizonte  grupimi bipolar i fuqive i cili reflektohej  fuqimisht në faktorin politik shqiptar.  Grupimi i tillë bipolor u shpreh edhe në Kongresin e Berlinit, por edhe Brenda Lidhjes së Prizrenit; pastaj u artikulua  në formë të bushtit  tri-partitësh dhe të aleancës.  Më pastaj, në forma të lidhjes së fuqive të bushtit dhe të Ententës dhe më në fund si pakti i NATO-s dhe Traktatit të Varshavës. Gjatë Luftës së Parë Botërore, grupimi i përmendur i forcave në faktorin politik shqiptar u reflektua si vështërsi  në formimin e qeverisë  dhe në konsolidimin e shteitt shqiptar.  Sindromi esadist dhe kompleksi i Prishtinës  ishin nus-produkte të presionit të jashtëm, por edhe i  vlimeve Brenda faktorit politik shqiptar.”[7]  Mospërfshirjen e faktorit politik shqiptar (parasëgjithash të LDK-së) në kuadër të Qeverisë së përkohëshme në qershor 1999, jam i prirur ta shikoj thjesht si reminishencë e ndërhyrjeve nga jashtë (Itali, Greqi, Rusi...) dhe si nus-produkt i sindromit esadist, respektivisht kompleksit të Prishtinës. Ndërkohë, tashmë kur tejkaimi i ndasive brenda faktorit politik shqiptar në raport me projektin strategjik të krijimit të shtetit të dytë shqiptar si domosdoshmëri, mund të quhet i përmbyllur,  shqyrtimi gradual i mundësive reale për krijimin e federatës shqiptare në kuadër të vet procesit integrues të kësaj hapësire në UE, do të dujej shikuar si një mundësi reale dhe në përputhje me këtë proces. Këtë rrjedhë logjike të ngjarjeve, në përputhje me dialektikën dhe ligjet e natyrës, duket se do ta ndihmojë edhe këmbëngultësia e Rusisë në KS të OKB-së në mbështetje të interesave të saj për rikthim të plotë në skenën politike botërore dhe të interesave serbe, duke insistuar në krijimin e rrethanave të favorshme për ndarjen e veriut të Kosovës, qoftë tani përmes vetos, qoftë më pas, pasi të ketë krijuar ndërkohë kondidat për një ndarje të butë. Një veprim i kësaj natyre natyrisht se do të binte ndesh me parimin e Grupit të Kontaktit mbi mosndarjen e Kosovës. Sidoqoftë derisa insistohet në respektimin nga pala shqiptare të parimit që i ndalon Kosovës bashkimin me ndonjë shtet tjetër (aludimi është i qartë – kemi të bëjmë me Shqipërinë), atëherë mosrespektimi i parimit mbi mosndarjen e Kosovës, do të nënkuptonte automatikisht edhe shkelje të parimit të parë. 

Ka kohë që shqiptarët i nënshtrohen një politike të fqinjëve tanë që i globalizonte çështjet, interesat rreziqet, skemat etj siç do të shprehej Arbër Xhaferi. Kundër një politike të këtillë shqiptarët duhet të zbatojnë  metodë të njejtë. Por, kjo do të arrihet vetëm nëse shqiptarët, definitivisht, pa dilema, pa derivate bëhen pjesë e qytetrimit perendimor, të alenacave perendimore, ngaqë të tjerat nuk janë faktorë determinues[8], konkludon me forcë Xhaferi. Ndërkaq në këtë plan, të kuptuarit nga ana e intelegjencies shqiptare se “proceset demokratike të Evropës e nënkuptojnë emancipimin e intelegjencies  nga shteti dhe instrumentalizimin e shtetit në funksion të demokracisë”[9],  do ta ndihmonte procesin e identifikimit të plotë  të kombit shqiptar si tërësi si pjesë e natyrshme e qytetrimit perendimor evropian. Ky lloj i identifikimit do t’i shërbente ndjeshëm edhe procesit të zgjidhjes së kënaqshme të çështjes shqiptare në kontekst të proceseve integruese evropiane.

Në këtë kuadër idenë për f e d e r a t ë n   sh q i p t a r e   nuk do të duhej shikuar vetëm nën dritën e eksperiencës aktuale në fushën e integrimeve evropiane, por para së gjithash si përgjigje në kërkesat që shtron e ardhmja e afërt e kombit shqiptar në kuadër të  këtij procesi.                                                    

                        ---------------------------------------------------

[1] Koha ditore, 27 maj 2006

[2]  A.XHaferi, po aty 

[3]Jaques, po aty, 16

[4] Enver Hasani, Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Kosova, ISHSN, Tiranë, 2000, f.120

[5] Enver Hasani,  Shpallja e pavarësisë së Kosovës… Lajm ekskluzive plus, Prishtinë, nr.16, 24 qershor 2006

[6] Morgenthau, PNK, 4

[7] Ukshin Hoti,  Filozofia politike e cështjes hqiptare, Tiranë, 1995, f. 132

[8] Shekulli 21 – Mendime dhe opinione, Neë Jork, 1996, f. 306

[9] Ukshin Hoti, vep. E cit. f.32

Kthehu ne fillim

----------------------------------------------------------

PËRSE JAM KAQ I SIGURTË, SE SHQIPËRIA NATYRALE DO TË JETËSOHET

NË VITIN 2013

 

Shkruan: Koço DANAJ,  Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave

Rajonale me seli në Tiranë

Tiranë, Më 11.04.2007 

------------------------------------------------

Në një nga webfaqet më të njohura shqiptare, me emrin Peshku pa Ujë, një diskutues me shumë përgjegjshmëri më shtronte një pyetje të drejtëpërdrejtë: Përse jeni kaq i sigurtë se Shqipëria Natyrale do të jetësohet në vitin 2013?

Une jam i sigurtë për arsyet e mëposhtme:

E para:
Në rajonin e Ballkanit ka më shumë se një dekadë që fuqitë e mëdha, po riparojnë gabimet e së kaluarës. Ato gabime, para një shekulli u realizuan me të drejtën e forcës. Por duke qenë të tilla, krijuan një rajon artificial me emrin Ballkan. Artificialiteti i rajonit solli më vonë edhe emërtimin Ballkani-fuçi baruti. Krijesat më artificiale të këtij rajoni ishin dy : Formimi i Jugosllavisë ishte krijesa e parë artificiale.
Dhe Shformimi i kombit shqiptar duke e pjestuar për pesë ishte krijesa e dyte artificiale e rajonit.
Ndërsa shformimi i Jugosllavisë ishte hapi i parë i kalimit nga artificialiteti në natyralitet. Krijimi i 6 shteteve të përhershme dhe një shteti të përkohshëm si Kosova është faza e parë e shndërrimit të rajonit të Ballkanit nga artificial në natyral.
Faza e dytë është unifikimi i kombit shqiptar që ka përbërë deri më sot artificialitetin e dytë madhor të rajonit. Kjo fazë tashmë po mbaron aktin e parë madhor të saj që është shteti i përkohshëm shqiptar i Kosovës. Pra kemi të bëjmë me një drejtësi të vonuar, që duket se nuk do të jetë drejtësi e cunguar.

Shqipëria Natyrale

--------------------------------------------

E dyta: Europa e Bashkuar në themel të saj ka vlerat morale të çdo kombi, që të gjitha bashkë përbëjnë atë që quhet Themeli i vetë bashkimit. Mendësia politike dhe populiste se relativizimi i kufijve është i barabartë me shuarjen e kombeve është sa mashtrues aq dhe vetëmashtrues. Sa më relative bëhen kufijtë, aq më të kultivuara bëhen vlerat kombëtare. E duke qenë kështu, shqiptarët nuk mund të pranohen pjesë në familjen e madhe europiane, sa kohë që vlerat e tyre kombëtare i kanë të shpërndara në pesë shtete. Prandaj Shqipëria natyrale është pikpamje dhe nocion europeist, para se të jetë nacionalist. Përbën një vlerë të madhe europiane toleranca fetare e shqiptarëve për Panteonin e vlerave të BE-së. Për më teper sot, kur konfliktet ndërfetare po marrin përmasa të frikshme. Përbën një vlerë të rrallë për Bashkimin Europian fakti tashmë i njohur se shqiptarët në shumicë të madhe muslimanë janë euroamerikanë të lindur. Dhe është në interesin e politikës euroamerikane që këtë vlerë kaq moderne ta ketë të unifikuar për arsyen e thjeshtë, sepse vetëm përbashkimi do ti rezistojë më mirë sa fondamentalizmit islamik, aq edhe fondamentalizmit kozmopolit. Është edhe kjo një arsye madhore që politika euroamerikane është dakord me Shqipërinë Natyrale.

E treta: A e kini ndjekur me vëmendje se çfarë po ndodh kohët e fundit në politikën dhe diplomacinë panshqiptare? Politikanëve shqiptarë dhe veçanërisht atyre të Tiranës Politike po ju thuhet midis të tjerash se gjoja ka një shqetësim se ndoshta pas pavarsisë së saj Kosova mund të bashkohet me Shqipërinë etj. Dhe natyrshëm politika zyrtare deklaron se nuk do të kete një gjë të tillë.
Por në çdo vend ka dy politika; një është zyrtare e cila ka kufizimet e saj. Dhe tjetra është politika reale e cila nuk ka dhe nuk duhet të ketë kufizime. Politika reale plotëson Politiken zyrtare. Politika zyrtare është politikë pushteti. Politika reale është politikë publiku. Dhe të dyja bashkë formojnë atë që quhet politika e shtetit.
Dmth, politika euroamerikane ka hapur «Kutinë e Pandorës». Ajo duket sikur thotë: «Mirë politika zyrtare, po politika reale shqiptare pse nuk flet, pse nuk e kërkon Shqipërinë Natyrale».
Nga e nxjerr këtë konkluzion mund të me thotë dikush apo disa? Po ja nga e nxjerr: Ju kujtohet para disa viteve kur shtrohej problemi i pavarsisë së Kosovës, se si deklarohej: Politika euroamerikane hapi Kutinë e Pandorës. Politika zyrtare shqiptare e kishte të vështirë ta deklaronte hapur se ishte dakord me këtë pavarësi. Por në fillim e artikuloi Politika reale dhe një pjesë e politikës zyrtare. Tashmë ajo është politikë shtetërore.
Kështu do të ndodhe edhe me Shqipërinë Natyrale. Duke na porositur që të mos e pranojmë, politika euroamerikane e ka hapur «Kutinë e Pandorës» edhe për Shqipërinë Natyrale. Dhe përderisa e ka hapur, na takon ne, shqiptarëve, ta nxjerrim nga «Kutia» dhe ta shtrojmë për zgjidhje në tavolinën e dialogut demokratik.

E katërta:
Pluralizmi në hapsirën mbarë shqiptare, për arsye nga më të ndryshmet fillimisht u kultivua si Pluralizëm Krahinor. Dhe thelbi i këtij lloj pluralizmi nuk është kombi, por principata. Coptimi dhe jo unifikimi. Por ka disa vite që kjo hapsirë, ku më shumë dhe ku më pak po bën kapërcimin e madh të kalimit nga Pluralizëm Krahinor në Pluralizëm Politik. Dhe thelbi i Pluralizmit Politik është Shteti-Komb dhe jo shteti-multikomb apo shteti-principatë apo edhe shteti pa komb.

E Pesta:
Pluralizmi në hapsirën mbarëshqiptare pati edhe një dukuri tjetër në fillimet e tij; ai lindi edhe si pluralizëm karakteresh, para se të ishte i mirëfilltë politik. Dhe në pluralizmin e karaktereve është më lehtë të manipulosh dhe të manipulohesh duke anashkaluar problemet më thelbësore të kombit në emër të pushtetit apo të parasë që të jep pushteti. Thelbi i pluralizmit të karaktereve është manipulimi me realitetin, krijimi i një realiteti virtual. Domëthënë: Euroamerikanizmi etiketohet nëpërmjet diktaturës së imazhit apo manipulimit si nacionalizëm për të thënë se «këta nuk janë përgatitur për integrim» prandaj duhet të mbahen nën monitorim. Domëthënë: Difektet e politikës apo të një pjese të politikës konsiderohen si difekt i shoqërisë për të justifikuar praninë stërmadhe të institucioneve ndërkombëtare deri në atë masë sa rroga e pastrueses së UNMIK të jetë e barabartë me rrogën e kryeministrit të Kosovës.
Domethënë: Diktatura e imazhit, besimin fetar të shqiptarëve muslimanë apriori e trajton si fondamentalizëm, për të thënë: «Më mirë të ndarë, se i kemi më nën kontroll».
Por edhe ky lloj pluralizmi duket se po merrë fund. Në hapsirën mbarëshqiptare po merr hov pluralizmi politik. Dhe thelbi i pluralizmit politik është se satanizimi i një kombi, nëpërmjet diktaturës së imazhit, është më shumë se racizëm, është inkuzicionizëm.
Janë pesë arsye të forta, bazale dhe të mjaftueshme për të të dhënë siguri se Shqipëria Natyrale tashmë nuk është vetëm objekt i propagandës dhe analizës, por edhe i poiltikës apo diplomacisë. Nesër do të jetë objekt i realitetit.

 Kthehu ne fillim

-------------------------------------------------------------- 

Fondamentalizmi kozmopolit në mjedisin politik shqiptar!

 SHTET – KOMB APO SHTET - PA KOMB !!!

Shkruan: Dr.Koço DANAJ, Analist politik dhe drejtor i Institutit tëPrognozave

Rajonale me seli në Tiranë

Tiranë, Më 10.04.2007 

Secili shqiptar duhet të japë përgjigje:

-A pranoni të ndyshoni kombësinë në emër të paqes?

-A pranoni të ndryshoni kombësinë në emër të bukës së gojës?

-A pranoni të hidhni poshtë shtetin-komb në emër të shtetit pa komb ?

Dhe para se të vijmë tek pyetja e fundit, po bëjmë një paranteze : (Sot ka me miliona turq me origjinë shqiptare. Me miliona grekë me origjinë shqiptare, me miliona italianë me origjinë shqiptare.)
Dhe tashmë vijmë tek pyetja e fundit: A do të pranojnë shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Luginë të Preshevës, Mal te Zi të shtojnë radhët e maqedonasve, kosovarëve, serbëve apo malazezëve me origjinë shqiptare ?

---------

Përballimi i sfidave të ardhmes në mjedisin panshqiptar, veçanërisht në atë politik, po shoqërohet me lindjen dhe rilindjen e rrymave të ndryshme politike.
Pohimi i sipërthënë nuk përbën ndonjë tragjedi për sa kohë që synon progresin dhe larminë e rrugëve që synojnë të ardhmen.
Por ai shndërrohet në tragjik, kur synon shpërbërjen e kombit shqiptar apo tjetërsimin e tij. Për me tepër kur ideologët e kësaj shpërberje janë pjesë të mjedisit politik shqiptar
Në një rast të tillë; analiza politike përbën vetëm hapjen e Kutisë së Pandorës.
Ishte një hyrje paksa e gjatë për të ardhur tek pohimi se sfidat që ka hapsira panshqiptare po shoqërohet me fuqizimin e rrymës fondamentaliste kozmopolite në mjedisin politik shqiptar. Fondamentalizmi kozmopolit është aktualisht ideologjia e shpërbërjes dhe tjetërsimit së kombit shqiptar.

Po si shfaqet fondamentalizmi kozmopolit në mjedisin politik shqiptar?

Ai shfaqet hapur përballë dilemës panshqiptare: Shtet-Komb apo shtet pa komb?
Një pjesë politikanësh përpiqen tu mbushin mendjen shqiptarëve se integrimi europian nuk ka nevojë për shtetin-komb, po për shtetin pa komb. Një pjesë tjetër përpiqen tu mbushin mendjen se nuk ka nevojë për shtetin-komb, po ka nevojë për shtetin qytetar. Ndërsa mendësia me kundërprogresive është ajo që synon shpërbërjen përfundimtare të kombit shqiptar.

 

 

 

Cila është kjo mendësi?

 

 Është mendësia që shqiptarët në Kosovë të mos quhen me shqiptarë, por kosovarë. Pra, lindja e një shteti të ri të shoqërohet me lindjen e një kombi të ri, kombit kosovar!! Që ka origjinë shqiptare, por nuk janë shqiptarë. Dhe krahasimi bëhet me Austrinë dhe austriakët që janë shtet-komb por me origjinë gjermane!! (Austria ka qenë shtet shumë kohë para se të bashkohej Gjermania.)


Është mendësia që shqiptarët e Maqedonisë nesër të quhen maqedonas! Ashtu si gjermanët që jetojnë në Zvicër quhen zviceranë.(Dhe gjuha e tyre quhet gjermanishtja zvicerane ose shqipja-maqedonase)

 
Është një rrymë politike e cila përpiqet që në momentin e tanishëm të paraqitet si rrymë europeiste. Por ndërkaq në thelb është kundërprogresive. Ashtu siç është e tillë shpërbërja e një kombi. Më hapur pro kësaj rryme politike ka dalë nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi në pronocimin për gazetën prestigjoze The Ekonomist.

Arifi në prononcimin e saj shprehet se nuk ka asnjë shans për Shqipërinë e Madhe (Apo Natyrale), pasi hapsira shqiptare do të ndjekë një rrugë tjetër:

 Cila është rruga?

Sipas Arifit; shqiptarët në Maqedoni do të ndjekin rrugën e gjermanëve të Zvicrës që tashmë quhen zviceranë (Por me origjine gjermane), shqiptarët e Kosovës do të ndjekin rrugën e Austrisë, (pra do të jenë kosovarë me origjinë shqiptare.)
Nëqoftëse dikush mund të thotë se nuk ka asgjë të keqe, lidhur me shprehjen e lirë të mendimeve, do të bashkohesha me atë. Por të jesh dakord me shprehjen e lirë të mendimit, nuk do të thotë të jesh dakord apriori me thelbin e mendimit të shprehur.
Mendimi i sipërthënë synon në thelb të shpërbëjë kombin shqiptar. Partizanët e kosovarëve dhe maqedonasve me origjinë shqiptare duhet të pohojnë se në emër të kujt flasin?

A janë dakord shqiptarët në Maqedoni të ndrrojnë kombësinë?

 Për këtë është i nevojshëm një referendum.(Maqedonasit bënë një referendum vetëm për ndarjen teritoriale të Maqedonisë. Dhe ai u konsiderua i ligjshëm. Pse të mos konsiderohet i tillë një Referendum që ka të bëjë me kombin dhe kombësinë?)

A janë dakord shqiptarët në Kosovë të ndërrojnë kombësinë? Edhe për këtë duhet një Referendum. Askush përveç popullit nuk mund të flasë në emër të tij kur është në pyetje ndërrimi i kombësisë. Shteti-qytetar është shtet pa komb. Dhe si i tillë është pa të ardhme.
A janë dakord shqiptarët në Luginë të Preshevës të shndërrohen në serbë me origjinë shqiptare? A janë dakord shqiptarët në Mal të Zi të shndërrohen në malazezë me origjinë shqiptare ?
Për te gjitha këto përsëri duhet të shprehen vetë shqiptarët në të gjithë hapsirën mbarë shqiptare. Referendumi popullor bëhet një imperativ europeist sa kohë që po shtohen kërkesat për ndryshimin e kombësisë në emër të paqes dhe të integrimit.

Secili shqiptar duhet të japë përgjigje:

-A pranoni të ndyshoni kombësinë në emër të paqes?

-A pranoni të ndryshoni kombësinë në emër të bukës së gojës?

-A pranoni të hidhni poshtë shtetin-komb në emër të shtetit pa komb ?

Dhe para se të vijmë tek pyetja e fundit, po bëjmë një paranteze : (Sot ka me miliona turq me origjinë shqiptare. Me miliona grekë me origjinë shqiptare, me miliona italianë me origjinë shqiptare.)
Dhe tashmë vijmë tek pyetja e fundit: A do të pranojnë shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Luginë të Preshevës, Mal te Zi të shtojnë radhët e maqedonasve, kosovarëve, serbëve apo malazezëve me origjinë shqiptare ?
Pyetjet e sipërthëna inkuadrohen në një rrymë politike. Janë pjesë e saj, pjesë e asaj që e konsideron problemin shqiptar si problem unik në të gjithë Europën.(Dhe problemet unike, kërkojnë zgjidhje unike). Pra janë pjesë të asaj rryme që quhet nacionalizëm europeist që ishte edhe thelbi i Deklaratës së Berlinit.
Dilema e shqiptarëve në krejt hapsirën panshqiptare është: Shtet-Komb apo Shtet-Pa Komb. Një pjesë politikanësh të tyre kanë folur; ata preferojnë Shtetin-Pa Komb. Duhet të flasin edhe politikanët e tjerë. Ndërsa vetë populli shqiptar akoma nuk ka folur!!

Kthehu ne fillim

_____________________________

Hapi i fundit i procesit të “deuçk-izimit” në Kosovë

RIKTHIMI I “BASHKIM VËLLAZËRIMIT” NË TRAJTË TË MULTIETNICITETIT

 

Shkruan: Ahmet QERIQI, Drejtor i Radios KOSOVA E LIRË

Prishtinë, 10.04.2007

Nuk u derdh gjaku rrëke për të fuqizuar deri në ekstremitet të drejtat e serbëve, nuk është derdhur gjaku, për të përfituar ata që nuk kanë kurrfarë merite për çlirimin e vendit nga barbaria, nuk u derdh gjaku për të bërë kompromis të dhembshëm, ata që nuk kanë kurrfarë kredibiliteti kombëtar as moral të bëjnë kompromise të tilla. Nuk janë martirizuar 15.000 shqiptarë të vendit tonë, shumica syresh gra, fëmijë, pleq, për të na qeverisur kumbarët e Serbisë dhe besnikët e Titos, të Rankoviqit e të Milosheviqit. Mirëpo mjerisht, për shkak te infiltrimit të besnikëve të bashkim vëllazërimit në kreun e luftës, filloi dhe tashmë po shembet në tërësi krejt trashëgimia e kësaj lufte.Përpjekjet e një pjese të kreut tonë politik për t’ i bindur shqiptarët se Kosova nuk ka humbur asgjë, se ajo do të jetë unike, se do të jetë sovrane, se do të ketë simbolet e veta shtetërore, multietnike, janë përpjekje me qëllime të caktuara propagandistike, nga frika e ndonjë revolte të fuqishme gjithëpopullore, nga frika se në një lëvizje të tillë këta do t’i humbin postet dhe pozitat shoqërore e politike

--------

Në mars-prill të vitit 1981, Ideja e bashkim vëllazërimit dhe e përbashkësisë së shqiptarëve me popujt sllavë kishte marrë goditjen vendimtare. Ishin përgjakur rrugët e Prishtinës dhe të disa qyteteve të Kosovës me gjakun e rinisë shqiptare. Kishte ndodhur edhe njëherë shkizma e madhe, përçarja për dhe kundër Jugosllavisë dhe çuditërisht një ndarje e tillë u manifestua, deri në ditët tona, madje edhe pas luftës heroike çlirimtare e fitimtare të UÇK-së dhe çlirimit definitiv të Kosovës nga robëria 87 vjeçare serbe.
Edhe sot e kësaj dite shumë intelektualë në Kosovë jo vetëm e kujtojnë me nostalgji kohën e tyre “të artë” të bashkim vëllazërimit, por edhe e manifestojnë atë në forma dhe mënyra të ndryshme.
Inteligjencia shqiptare jugosllave, titiste në kuptimin ideologjik të fjalës, jo vetëm është gjallë dhe e fortë në Kosovë, por është pikërisht kjo klasë, e cila paraqet formën më të ashpër të luftës kundër opsionit të bashkimit kombëtar, duke qenë e vetëdijshme, që është pjellë e veçantë e kontradiktave shoqërore, klasore e kombëtare të së kaluarës. Përpjekjet për krijimin e kombit hibrid “kosovar” janë bërë dhe po bëhen pikërisht nga kjo klasë, nga pushtetarët apo bijtë e pushtetarëve të dikurshëm, nga projugoviqët apo bijtë dhe nipat e tyre, të cilët kurrsesi nuk mund të pajtohen të jenë shqiptarë të mirëfilltë, sikur që janë ata në Shqipëri, nuk pajtohen të kenë flamur, himn dhe emblemë të njëjtë kombëtare, por duan me çdo kusht të jenë kosovarë të konvertuar, ashtu sikurse janë edhe aktualisht një kope e madhe këso pjesëtarësh, me prejardhje të përzier kombëtare, e cila lindi dhe u formësua, si rezultat i bashkëjetesës së dhunshme të shqiptarëve me serbë e sllavë gjatë afër një shekulli.
Kjo kategori shoqërore lindi si rezultat i bashkëjetesës, i vëllazërimit të një pjese latente kombëtare të shqiptarëve me sllavët dhe i lidhjeve të tjera sidomos kulturore, ekonomike e tregtare, që ata patën dhe kanë me serbët e sllavët e tjerë.

Ish kryetari"historik"I.Rugova dhe kryetari aktual F.Sejdiu - dy figura të kohës së "artë” të

bashkim vëllazërimit jugosllavë

Edhe pas kthesave të mëdha që ndodhen me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë, edhe pas mizorive dhe barbarive, që ushtruan serbët kundër shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve, në vitet 90 të shekullit XX, edhe pas çlirimit të Kosovës, klasa me prejardhje titiste jugosllave mbeti e paprekur në Kosovë, dhe ajo gjendet e postuar kudo në institucionet e Kosovës, në të gjitha segmentet kryesore të qeverisjes dhe në të gjitha fushat e tjera të sigurisë dhe të vendimmarrjes.
Kjo klasë politike është një realitet faktik, është një klasë e lindur, e rritur dhe e emancipuar me ideale të përbashkësisë, andaj edhe shumë lehtë i ka pranuar idealet e “multietnicitetit”, meqë ajo është edhe vetë pjellë e këtyre farë idealeve të shortuara e të përziera racore, gjithnjë utopike, por gjithnjë të eksperimentuara mbi kurriz të shqiptarëve ende të robëruar dhe të protektuar jo vetëm në Kosovë, po kudo jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë. Një formë e tillë e bashkim vëllazërimit, tani e quajtur multietnicitet, është promovuar dhe pranuar me lehtësi edhe në ish-RJ të Maqedonisë nga politikanët e atjeshëm shqiptarë.
Jo rastësisht, kreu politik dhe institucional i vendit tonë ka prejardhje nga Lidhja Komuniste Jugosllave, jo rastësisht tri mediumet kryesore elektronike të vendit udhëhiqen nga ish regjentët dhe gazetarët gjithnjë besnikë të titizmit, jo rastësisht gazetat më të mëdha me tirazh në vendin tonë drejtohen, po ashtu nga bijtë apo nipat e mbesat e kësaj klase, jo rastësisht të gjithë drejtuesit e strukturave aktuale vendimmarrëse e qeverisëse në Kosovë kanë prejardhje politike nga e kaluara jugosllave. Dhe kjo nuk ndodh kështu, sepse ata kanë jetuar dhe janë ngritur në atë kohë. Sepse asaj kohe i përkasin edhe shqiptarët e tjerë, të cilët kundërshtuan regjimin titist, nuk pranuan bashkim vëllazërimin e përbashkësinë, ndërsa u organizuan edhe në luftë për t’ u shkëputur nga Jugosllavia.
Pikërisht për shkak të përkrahjes dhe fuqizimit të kësaj klase nga të huajt, kjo klasë njerëzish nuk është dobësuar, por as është prekur fare nga pasojat e luftës. Ndërsa pas luftës, ajo u tregua e gatshme dhe shumë besnike për t’ i shërbyer administratës ndërkombëtare, duke pasur edhe pëlqimin e fshehtë dhe përkrahjen po ashtu të fshehtë dhe të heshtur të Serbisë.
Jo rastësisht të gjitha partitë apo institucionet, që dolën nga lufta e UÇK-së u mënjanuan, u konvertuan, apo u shpartalluan. Jo rastësisht, klasa titiste, me kohë e transformuar në LDK, kishte futur elementet e veta deri në strukturat më të larta udhëheqëse të SHP të UÇK-së, madje edhe në operativë. Këto struktura arritën, që përmes një strategjie shumë dinake dhe perfide, të vjelin fitoret e luftës çlirimtare duke larguar nga radhët, një nga një, të gjithë luftëtarët dhe komandantët e sprovuar kombëtarisht, duke i spiunuar te të huajt dhe duke i eliminuar politikisht, duke i arrestuar e prangosur, në forma të ndryshme.

Gjatë tetë viteve të kaluara pas luftës në Kosovë kanë mbetur në skenën politike vetëm disa pjesëmarrës të UÇK-së, (pa fuqi vendimmarrëse), kanë mbetur vetëm disa politikanë tejet të lakueshëm, të dëgjueshëm dhe të pangopshëm për poste e favore. Të gjithë të tjerët janë mënjanuar. Dhe më në fund, të gjithë këta janë pajtuar dhe kanë nënshkruar edhe shpartallimin e TMK-së, e vetmja strukturë organizative e sigurisë, që kishte mbetur nga UÇK-ja në vendin tonë.
Ky proces i “deuçk-izimit” në Kosovë tashmë është në përfundim e sipër. Për fat të keq dhe të kobshëm, në këtë proces kanë marrë pjesë aktive edhe disa kuadro, që dikur kanë pasur besimin e këtij faktori, i cili me gjakun e rreth 2000 dëshmorëve, po aq invalidëve dhe të 15.000 martirëve i solli lirinë shqiptarëve të robëruar të Kosovës.

Pikërisht për këtë arsye dhe pikërisht për ta eliminuar në tërësi bërthamën idealiste kombëtare të UÇK-së, ka zgjatur tetë vjet procesi i zgjidhjes së statusit politik të Kosovës. Gjatë kësaj kohe, jemi dëshmitarë për të gjitha sa kanë ndodhur dhe si kanë ndodhur. Sepse edhe pas luftës dhe fitores kundër barbarisë, vazhdoi lufta. Po jo lufta kundër bashkëpunëtoreve dhe bashkëpjesëmarrësve të regjimit pushtues kriminal, por lufta kundër atyre që i sollën lirinë Kosovës. Kjo ka ndodhur dhe aktualisht po ndodh para syve tanë. Në gjykimin kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balës dhe Lahi Brahimajt në Tribunalin e Hagës, po dëshmojnë kundër luftëtarëve të lirisë pikërisht ata serbë, që kanë vrarë dhe kanë masakruar shqiptarë gjatë luftës. Ndërsa çlirimtarët e Kosovës akuzohen se u kanë prishur rehatinë bashkëpunëtorëve të regjimit të Milosheviqit, dhe se tek-tuk paskan rrahur apo paskan keqtrajtuar edhe ndonjë komshi serb. Ky bizaritet, kjo shkelje e rëndë e të drejtës humane, kur viktima trajtohet xhelat, ndërsa xhelati si viktimë, po ndodh para syve tanë, për shkak se klasa politike me prejardhje jugosllave, nuk e ka pranuar çlirimin e Kosovës nga gjaku i derdhur, por nga NATO-ja, edhe pse nuk mund të mohohet roli i Aleancës Veriatlantike në dëbimin e forcave ushtarake dhe policore nga Kosova.
Nuk u derdh gjaku rrëke për të fuqizuar deri në ekstremitet të drejtat e serbëve, nuk është derdhur gjaku, për të përfituar ata që nuk kanë kurrfarë merite për çlirimin e vendit nga barbaria, nuk u derdh gjaku për të bërë kompromis të dhembshëm, ata që nuk kanë kurrfarë kredibiliteti kombëtar as moral të bëjnë kompromise të tilla. Nuk janë martirizuar 15.000 shqiptarë të vendit tonë, shumica syresh gra, fëmijë, pleq, për të na qeverisur kumbarët e Serbisë dhe besnikët e Titos, të Rankoviqit e të Milosheviqit. Mirëpo mjerisht, për shkak te infiltrimit të besnikëve të bashkim vëllazërimit në kreun e luftës, filloi dhe tashmë po shembet në tërësi krejt trashëgimia e kësaj lufte.
Me përcaktimin final të statusit të Kosovës do të fillojë procesi i pakthyeshëm i “kosovarizimit” të shqiptarëve. Ky proces do të kundërshtohet fuqimisht nga shqiptarët, të cilët nuk do të jenë në gjendje të konvertohen, as në pikëpamje kombëtare, as në atë fetare. Mirëpo ky proces do të përkrahet sidomos nga BE-ja, e cila edhe merr mbikëqyrjen dhe sovranitetin mbi vendin tonë. Dhe, për pasojë sërish do të kemi probleme dhe sërish do të ketë jo vetëm luftë idesh e mendimesh, sepse zgjidhja e njëanshme dhe e kushtëzuar e statusit të Kosovës do të gjenerojë kriza të tjera, në radhë të parë kriza sociale, por edhe politike.
Përpjekjet e një pjese të kreut tonë politik për t’ i bindur shqiptarët se Kosova nuk ka humbur asgjë, se ajo do të jetë unike, se do të jetë sovrane, se do të ketë simbolet e veta shtetërore, multietnike, janë përpjekje me qëllime të caktuara propagandistike, nga frika e ndonjë revolte të fuqishme gjithëpopullore, nga frika se në një lëvizje të tillë këta do t’i humbin postet dhe pozitat shoqërore e politike.

Kthehu ne fillim 

Parime

LB-ja në projekt-programin politik i ka caktuar edhe parimet e saj.
Kjo organizatë politike e konsideron popullin faktor kryesor për çlirim dhe bashkim kombëtar.
“Çdo përpjekje që e nënçmon faktorin e brendshëm duke e mbiçmuar faktorin e jashtëm, LB-ja e quan të gabuar e të dëmshëm. LB-ja nuk e injoron faktorin e jashtëm, por ajo konsideron se faktori i jashtëm mund të jetë në funksion të faktorit të brendshëm”.
Ndër parimet tjera thuhet se LB-ja e përkrah luftën e drejtë të popujve për liri dhe deklarohet kundër çdo shtypjeje të popujve, çdo kolonializmi dhe neokolonializmi. LB-ja si parim të vetin e përmend atë kundër racizmit dhe çdo ideologjie që nxit përçarje midis popujve si dhe ndarje mbi baza fetare.

Besimet

Te besimet, LB-ja konsideron se aspirata e popullit shqiptar për të jetuar i lirë dhe i bashkuar ka mbetur e pavdekshme pavarësisht përpjekjeve të pareshtura të pushtuesve për ta mbytur atë.
“Një popull i organizuar mirë rreth një koncepti të drejtë politik e i vendosur në qëllimin e tij, i gjen rrethanat e favorshme ndërkombëtare dhe detyrimisht i realizon aspiratat e tij. Procesi i natyrshëm dhe i pandalshëm i zhvillimit të kombit shqiptar, me gjithë faktin e politikave penguese të faktorit politik ndërkombëtar dhe atij të brendshëm, i lehtëson përpjekjet për realizimin e suksesshëm të bashkimit kombëtar”, thuhet në projekt-programin politik të LB-së.
Hartuesit e këtij programi kanë paralajmëruar se me kalimin e kohës, me ndryshimin e rrethanave, mund të ndryshojë ndonjë pjesë e programit, por duke mbetur gjithmonë program i bashkimit kombëtar.
|||Lajme.Net|||

PA BASHKIMIN E POPULLIT SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË S´KA DHE S´DO TË KETË KUPTIM AS BASHKIMI I EVROPËS

 

Shkruan: Xhevat BISLIMI, Prishtinë

 (www.pashtriku.org – 23.06.2007 / 21:05)

*** 

Një komb, një nënë, një flamur, një gjuhë, një shtet


  Jo vetëm ëndërr e dëshirë, por edhe përpjekje me penë e me pushkë, përkushtim, betim dhe qëllim i përbotshëm i popullit shqiptar ishte: liria, pavarësia dhe bashkimi i tokave shqiptare të trashëguar nga gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë ilirë e pellazgë. Nuk janë të vogla edhe përpjekjet e armiqëve tanë (të vjetër e të rinj) për ta penguar dhe luftuar këtë IDE të shenjtë dhe këto përpjekje e dëshira të kombit tonë. Vitet e fundit kemi dëgjuar shpesh parullat: “një komb një qëndrim”, “një komb një kulturë”, “një komb një flamur”, “një komb një gjuhë”, etj., por nuk e kemi dëgjuar asnjëherë kërkesën ÇELËS: “NJË KOMB NJË SHTET”. Pa arritjen dhe realizimin e kësaj kërkese nuk do të jemi të sigurtë as në unifikimin e çështjeve tjera.


  Në kohën tonë është krijuar edhe një rrymë e fuqishme, e cila nuk duhet nënçmuar aspak, sepse ka edhe mbështetjen e të huajve (armiqëve të ribashkimit të Shqipërisë). Kjo rrymë është kufizuar kryesisht në shkallë të “parisë” politike (në Prishtinë, Shkup dhe në Tiranë). E rrezikshme në formë dhe përmbajtje, ajo lindi, u zhvillua dhe u poq në Prishtinë. Rryma kundërshqiptare (e ideuar, e përpunuar, e mbështetur dhe e financuar nga armiqtë tanë historikë e aktualë), që synon përjetësimin e copëtimit të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, ka gjetur përkrahje edhe në disa qarqe pseudointelektuale dhe veçmas në mediat e financuara nga të huajt. Për fatin tonë deri më sot kjo rrymë nuk ia doli (kurrë nuk do t’ia dalë) ta realizojë synimin e saj thelbësor: shtrirjen dhe ndikimin e saj në masën e popullit. Prandaj, shpeshherë, eksponentët e saj kryesor, i shohim të shfaqin gjithë pakënaqësinë dhe “agresivitetin” e tyre primitiv ndaj kësaj qëndrueshmërie mbarëpopullore. Rryma për shpërbërjen dhe tjetërsimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve të “mbetur” jashtë kufijve të shtetit shqiptar (më shumë se gjysma e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar) po bënë përpjekje “titanike” edhe për shpërbërjen e gjuhës shqipe (shformimin e saj), për tjetërsimin e flamurit dhe të kulturës e të shpirtit shqiptar përgjithësisht. Qëllim i fundit i kësaj rryme dhe sponzoruesëve të saj është krijimi i një identiteti të ri kombëtar, gjuhësor e kulturor, që po e quajnë “KOSOVAR” ose  më saktë, “TALLAVA” .

„Elita“ e tjetërsuar politike ...!


  Në përputhshmëri të plotë me këtë rrymë dhe synimet e saj afatgjata është edhe shpikja dhe përmbledhja (kufizimi) i kërkesave të popullit shqiptar për “pavarësinë e Kosovës”. Kjo kërkesë tashmë është pranuar pa kushte nga “paria” e sotme politike në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup! “E vetmja zgjidhje, thonë Berisha, Sejdiu, Thaçi, Çeku, Ahmeti, etj., është pavrësia e Kosovës”! Kësaj “elite” të tjetërsuar politike ua mbanë “ison” media dhe sejmenët e tyre të paguar mirë. Demagogët si këta, megjithëse kanë pranuar pakon e Ahtisarit, vazhdojnë të qirren për “Kosovën e pavarur dhe sovrane”. Të bindur se më nuk po u beson kush dokrrave të tyre, ata i kanë shpeshtuar deklaratat demagogjike për “pavarësinë”, sikur duan t’ia mbushin mendjen vetes, (si dikur Rugova në kohën e Serbisë) sipas shembullit të gomarit, që po e hante ujku, kurse ai thoshte: “uroj të jem në ëndërr…”. Kjo “elitë” politike u betua dhe përbetua para popullit të Kosovës dhe para mbarë kombit se “kurrë nuk do të bisedojmë me Serbinë për fatin e Kosovës”, se “pavarësia është e panegociushme”, kurse mbrëmë, Fatmir Sejdiu, deklaronte se “pakoja e Atisarit është e panegociushme”. I shkreti Fatmir dhe kompania e tij! Po përpiqen të shpëtojnë, si ai që po mbytej në ujë, duke u kapur për fijen e kashtës! Po të kapeshin dhe të mbaheshin fort pas kërkesës dhe përpjekjeve për bashkim kombëtar nuk do të katandiseshin në këtë gjendje të pashpresë, duke kërkuar shpëtimin te “plani” i Ahtisarit (sakatpavarësia), që nuk i garanton Kosovës as pavarësi, as sovranitet, as stabilitet, as siguri, as dinjitet, as…


  Grupi negociator (tashmë fatkeq e famëkeq), para se të vinte Bushi në Tiranë, ishte bërë me vra veten. Anëtarëve të tij nuk u kishte mbetur pikë gjaku. Kokën t’ua prisje nuk do t’u dilte gjak. Kjo gjendje e tyre nuk vinte nga shqetësimi për fatin e Kosovës, por nga frika e masës së popullit, nga ndërgjegjësimi dhe trysnia në rritje e kësaj mase. “Kini parasysh pozitën tonë të vështirë prej liderësh politikë, lutej Çeku. Ne jemi të rrezikuar nga pakënaqësia dhe shpërthimi i mundshëm i popullit”! Megjithatë, deklaratat e Bushit i lexuan dhe “shpjeguan” sipas dëshirës së tyre e jo sipas përmbajtjes dhe porosive të tyre të qarta. T’i shikoje, pas ardhjes së Bushit, se si u ngjallën dhe se si krekoseshin të shkretit anëtarë të grupit para kamerave televizive! Njëri deklaronte se “Bushi e shpalli pavarësinë e Kosovës”, tjetri thoshte se “pavarësia duhet tani”, etj. Të krijohej përshtypja se, sipas tyre, bota (Bushi) duhet të na e sjell lirinë dhe pavarësimin nga Serbia, kurse këta “bandillët” (grupin negociator) i ka krijuar Zoti vetëm për të plaçkitur dhe zhvatur pasuritë e Kosovës, bugjetin e saj dhe për të jetuar jetën për shtatë palë qejfe me “privilegjet” që u ka dhënë funksioni! Mirëpo, për fatin e tyre të keq, ngazëllimi i tyre nuk zgjati shumë… Në rend dite u vu pjesa e deklaratave dhe porosive të Bushit, të cilën mund ta përmbledhim në një fjali: “Jeni ju, pa jemi ne me ju”. Këtë porosi të qartë këta “politikanë” nuk e kishin “kuptuar” dhe nuk kam besim se do ta kuptojnë ndonjëherë…


   Po cila është zgjidhja, mund të pyesni ju lexues të nderuar? Sipas meje, megjithëse shumë e vonuar, grupi negociator, Qeveria, Kryetari i Kosovës dhe ai i Kuvendit duhet të shkarkohen menjëherë në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës (rruga institucionale, nëse mund të shfrytëzohet). Kuvendi i Kosovës, nëse ka vullnet, forcë dhe guxim ta përmbysë situatën në të mirë të Kosovës dhe t’i mbajë dhe ushtrojë përgjegjësit që ka marrë, duhet ta zhvlerësoj menjëherë  edhe “miratimin” e planit të Ahtisarit dhe të deklarohet kundër tij… Ky Kuvend të zgjedhë një Qeveri të Unitetit Kombëtar me përbërje të gjerë të atyre forcave dhe personaliteteve kombëtare që janë të vendosur ta përmbushin deri në fund vullnetin e kombit. Nëse nuk bëhet kjo, popullit shqiptar i lejohet të ndjek të gjitha rrugët dhe format për arritjen e synimeve të tij liridashëse. Edhe Amerika, por edhe Evropa, është e bindur se zgjidhja e vetme e drejtë, e saktë, e qëndrueshme dhe e përherëshme është bashkimi i kombit shqiptar rreth një NËNE, me një flamur, me një gjuhë dhe në një shtet. Për arritjen e këtij synimi kombëtar dhe njerëzor, para së gjithash, duhet, siç thotë Dantoni: “De l’audace, de l’audace, encore de l’audace”! (“GUXIM, GUXIM E PËRSËRI GUXIM”!)
  Këto vite të pas Luftës nga qarqe të ndryshme atdhetare kemi dëgjuar edhe shumë reagime të ashpëra, të “nxehta” dhe me tone kërcënuese kundër atyre që po përpiqen t’ia ulin “pazarin” Kosovës dhe çështjes shqiptare përgjithësisht. Kishin dhe kanë plotësisht të drejtë. Gjendja është vërtetë shqetësuese. Por, është koha, mendoj unë, që këto ide, mendime, regime, etj. duhet të sendëzohen (konkretizohen). Atdhetarët shqiptarë, pa dallim krahine, feje, ideje e partie, duhet të punojnë natën e ditën për ta fuqizuar dhe aftësuar kombin shqiptar, që t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e veta. Vetëm atëherë mund të kemi miqë dhe partnerë të “besueshëm”. Të dobtin dhe të varfërin e mëshiron shumëkush, por askush nuk merret seriozisht me te dhe askush nuk ia zgjidhë hallet. Kjo u provua edhe në kohën e lëvizjes “pacifiste” (LDK-së) dhe në kohën e Lëvizjes së amatosur (UÇK-së). Për të njëjtin popull dhe të njëjtën çështje pati sjellje, angazhime dhe veprime të ndryshme… Pastaj, liria jonë dhe bashkimi i kombit shqiptar do të jetë edhe në shërbim të interesave afatgjata të Ballkanit, dhe popujve të kontinentit tonë. Vetëm atëherë Serbia do të ulë bishtin dhe do të mjaftohet me tokën dhe popullin e saj. Vetëm kështu do të vendosen ekuilibrat dhe qëndrueshmëria kaq e nevojshme në Ballkan. Pa bashkimin e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë nuk ka dhe nuk do të ketë kuptim as Bashkimi i Evropës, nuk mund të ketë kuptim as integrimi i popujve… 

kthehu ne fillim

„Elita“ e tjetërsuar politike për tjetërsimin e identitetit kombëtar! 

Fidel Kastro me njërën këmbë në varr me tjetrën në Serbi

VAZHDON TË KUNDËRSHTOJË PAVARËSIMIN E KOSOVËS EDHE NGA SHTRATI I VDEKJES!

Shkruan:Xhevat BISLIMI, Prishtinë

 (www.pashtriku.org – 19.06.2007 / 20:00)

Udhëheqësi i Kubës, Fidel Kastro, edhe në shtratin e vdekjes vazhdon të kundërshtojë pavarësimin e Kosovës nga e dashura dhe e shtrenjta e tij, Serbia. Gjatë këtyre tri ditëve, ai ka shkruar dy shkrime propagandistike kundër Kosovës dhe shqiptarëve, në njërën nga gazetat zyrtare të Kubës. “Serbia, thotë ai, duke derdhur lotë zemre, do të marrë (me humbjen e Kosovës, shën. im) një grusht të fortë jo vetëm në planin politik, por edhe në planin ekonomik. Në Kosovë gjenden 70% e rezervave energjetike të Serbisë”. “…Në Kosovë strehohen (gjenden) 82% të rezervave të zinkut dhe argjendit, si dhe shumica e rezervave të boksitit e të kobaltit, shkruan Fidel Kastro, sipas të cilit, krahina me shumicë shqiptare ka përmbushur 70% të nevojave të Serbisë për energji elektrike gjatë viteve 1982-1999”. Në vazhdim Fideli (besniku i Serbisë), sipas AFP-së, qon “gjuhën ku i dhemb dhëmbi”, duke shfaqur hapur pakënaqësinë e tij me dashurinë që shfaqën shqiptarët për Kryetarin e SHBA-ve, Gjergj Bushin. Besnik deri në vdekje i parimit ,“armiku i armikut tim është miku im”, Kastro vjellë gjithë vrerin e tij ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, duke u vënë hapur në anën e shtetit që kreu gjenocit dhe holokaust ndaj shqiptarëve dhe disa popujve tjerë, që përbënin (pa dëshirën e tyre) Jugosllavinë. Ne e kuptojmë shqetësimin e Serbisë, të Rusisë, të Kastros dhe kompanisë së tyre për “humbjen” e pasurive të Kosovës. Por, Serbia dhe “fidelët” e saj duhet ta kenë të qartë se pasuritë e Kosovës nuk ishin dhe nuk janë pasuri të Serbisë, por pasuri të kombit shqiptar. Ato u grabitën dhe u shfrytëzuan në mënyrën më të egër nga pushtuesit serbë gjatë shek. XX. Përveç kësaj Kosova dhe krahinat tjera shqiptare, të pushtuara dhe copëtuara (pas LDB) midis Serbisë, “Maqedonisë” dhe Malit të Zi, u shfrytëzuan edhe si burime të mëdha njerëzore (kryekëput krah pune) për ndërtimin dhe zhvillimin e atyre republikave pushtuese dhe të mbarë Jugosllavisë.

 Megjithatë, terrori i organizuar shtetëror, ndjekja, dëbimi, deri edhe gjenocidi dhe holokausti i organizuar shtetror nuk u ndalën për asnjë çast ndaj shqiptarëve. Kjo ishte arsye, e drejtë dhe detyrë tepër e mjaftueshme për të luftuar me të gjitha mjetet dhe format kundër këtyre pushtuesëve barbarë e fashistë, kundër miqëve dhe vllezërëve të Kastros dhe Putinit. Në këtë projekt të madh kombëtar dhe njerëzor patëm mbështetjen dhe përkrahjen e plotë të Qeverisë dhe popullit amerikan, sikur edhe të mbarë botës së qytetëruar dhe demokratike. Prandaj, zoti Kastro, populli shqiptar, pa dallim krahine, feje dhe ideologjie shfaqi dashuri dhe respekt të veçantë për Kryetarin Bush dhe për popullin amerikan. Për ne shqipatërt, zoti Kastro (nëse nuk e ke ditur), parim dhe maksimë kombëtare është: “Feja, partia, ideologjia dhe krahina e shqiptarit është liria, është shqiptaria”. Vetëm kur ta zgjidhim çështjen shqiptare (kombëtare) mund të merremi edhe me çështje të tjera, të dorës së dytë, etj. Çdo fe, çdo parti dhe çdo ideologji do ta nderojmë dhe çmojmë vetëm për aq sa bënë për kombin shqiptar dhe Shqipërinë Natyrale. Për momentin edhe miqtë tanë do t’i peshojmë me këtë kandar…

Ne, zoti Kastro, ndjejmë “keqardhje” për gjendjen dhe përpjekjet tuaja të pashpresë për ta ndihmuar të dashurën tuaj, Serbinë, por më duhet, para se të largoheni nga kjo botë, t’ju sigurojë se Kosova kurrë nuk do të mund të pushtohet më nga Serbia (lajm i keq për juve miqtë e Serbisë dhe të barbarisë, ë?!). Nëse, vërtetë ju dhemb zemra për atë popull dhe shtet shovinistë, ju lus ta këshilloni që të heq dorë nga qëllimi i tij për të rifilluar luftën me shqiptarët, sepse do të humbë edhe më shumë se Kosovën e sotme…

* Autori është deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës

kthehu ne fillim

--------------------------

Bushi nuk erdhi t’jua zbulojë këtë të vërtetë publike, o Sali!

   BUSHI URDHËROI TIRANËN ZYRTARE TË MERRET ME KOSOVËN E SAJ

 

Shkruan:Xhevat BISLIMI *

 (www.pashtriku.org - Prishtinë, 12 qershor 2007 / 21:30)

•  Përvoja tetëvjeçare me këtë soj politikanësh e detyroi Bushin ta bëjë thirrjen e tij edhe publikisht: “Unë, i bëj thirrje kryeministrit të bashkëpunojë me udhëheqësit e Kosovës për të ruajtur gjakftohtësinë gjatë këtyre fazave përfundimtare të procesit të statusit final të Kosovës. Ai më siguroi, se do ta bëjë një gjë të tillë. Ai ka kontakte të mira atje dhe kosovarët i kanë sytë tek udhëheqja e Kryeministrit dhe e Kryetarit të Shqipërisë. Ata janë të gatshëm ta ofrojnë një gjë të tillë», - tha Kryetari Bush. Në këtë thirrje bëhet i qartë mosbesimi i Bushit te Kryeministri Berisha dhe te e gjithë klasa politike shqiptare. Kryetari amerikan « detyrohet » ta bëjë publike bisedën e tij me Berishën për ta detyruar atë, si dhe gjithë Tiranën zyrtare, ta marrë rolin e udhëheqës, siç i takon dhe siç e ka detyrim para kombit dhe Zotit, nga njëra anë, dhe për t’ia bërë të ditur matrapazëve politikë (grupit negociator) në Prishtinë se duhet ta njohin rolin udhëheqës të Tiranës me çështjen e Kosovës (çështjen shqiptare).

***

  Këtë shkrim do ta filloj me një fjali (konstatim) të ëmbël për popullin shqiptar, por të hidhur për klasën politike shqiptare: “Ndihmoje popullin shqiptarë dhe ndëshkoje klasën (matrapazët) e tij politike, Amerikë”! Nuk dua ta lodh dhe as ta ngatërroj lexuesin shqiptar me analizimin e shkaqeve, rrethanave, dhe interesave që e shtynë shtetin më të fuqishëm në botë të vihet në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Por do të nisem nga fakti se SHBA-të angazhuan një pjesë të mjaftueshme të fuqisë së tyre politike, diplomatike, financiare dhe, në fund, edhe ushtarake, për ta ndihmuar Luftën Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së dhe të mbarë kombit shqiptar kundër pushtuesit kryesor (në fuqi dhe egërsi), Serbisë. Fakt është, gjithashtu, se SHBA-ve iu bashkuan edhe shumë Fuqi të tjera botërore të bashkuara në organizatën më të fuqishme, në NATO. Por, natyrshëm bëhet pyetja: A do të kishte shtet tjetër në botë (në fund të shek. XX) që, do të mund ta ndërmerrte këtë nismë dhe fushatë bombardimesh kundër Serbisë? Jo. Njëmijë herë jo. Prandaj, edhe populli shqiptar, kudo që jeton, është dhe do t’i jetë përjetë mirënjohës popullit amerikan dhe Amerikës. Dëbimi i shpejtë dhe i përgjithshëm i pushtuesve serbë nga krahina më e madhe e pushtuar e Shqipërisë, nga Kosova, ishte një fitore historike e shumëpritur. Kjo fitore, për herë të parë (pas krijimit të shtetit shqiptar) hapi rrugën dhe hapi shtigjet (proceset) e bashkimit kombëtar. Mirëpo, krenariia, entuziazmi dhe gatishmëria për ta çuar më tej fitoren e shkëlqyer ndaj Serbisë pushtuese u dominua nga rikthimi “fitimtar” i filozofisë politike rugoviane të qëndrimit duarkryq, moskokëçarjes, pritjes, qyqarllëkut dhe zvarritjes. “Fituan” dashuria dhe ngrohtësia për të huajën dhe të huajt, nga njëra anë, dhe përbuzja dhe ftohtësia për popullin dhe vendin tonë, nga ana tjetër! Servilizmi dhe hipokrizia e “politikanëve” shqipfolës i iritoi edhe miqtë tanë më të mirë. Kjo filozofi politike, fatkeqësisht, u pranua dhe përvetësua shpejt edhe nga disa politikanë, që dolën gjatë dhe pas Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së. Etja për pushtet, lavdi e pasuri i mori në qafë edhe disa nga ata që bënin be e rrufe në çlirimin dhe bashkimin e tokave të Shqipërisë, që betoheshin e përbetoheshin në komb e atdhe, në gjuhë e flamur shqiptar…
  Ecja e madhe prapa nisi me shpërbërjen e UÇK-së (dorëzimin e armëve) pa u mbyllur të paktën çështja e kësaj Kosove që ka mbetur nga copëtimet e shumta, pa u garantuar kontrollimi i plotë i tokës së kësaj Kosove dhe i kufijve të saj me Serbinë e Malin e Zi. Kjo i dha dorë Serbisë, që të riorganizojë forcat e sigurisë në një pjesë të mirë të Kosovës, veçmas në Veri, dhe të rikthejë, nënë petkun e “refugjatëve”, një pjesë të mirë të efektivit të saj informativ, policor, ushtarak, etj. Këto struktura, të organizuara, të furnizuara dhe të financuara mirë nga Serbia, sot kanë vendosur pushtetin e tyre në një pjesë të mirë të territorit të Kosovës, ku nuk guxojnë të shkelin “kryepolitikanët” dhe “kryeinstitucionalistët”  shqipfolës. Dorë e zgjatur e tyre janë bërë edhe mjaft bashkëpunëtorë e nostalgjikë të kohëve të “arta””të Jugosllavisë dhe Serbisë! Sojin e tyre i gjenë në majat e politikës, në majat e institucioneve, në majat e mediave, në majat e arsimit, etj. Këta, të lidhur dhe bashkërenditur ngushtë me Beogradin, u përpoqën dhe po përpiqen me mish e me shpirt që ta kthejnë rrotën prapa dhe që misioni amerikan të hyj në histori si “mission impossible””në Kosovë. Pjesë e këtyre përpjekjeve kundërshqiptare u bë, me dashje a pa të, me vetëdije a pa të, edhe Tirana zyrtare, e cila, me moskokëçarjen e saj dhe me “neutralitetin” e saj i prishi shumë punë Kosovës dhe mbarë çështjes shqiptare. Elita politike shqipfolëse e Tiranës, e Prishtinës dhe ajo e Shkupit i prishi punë edhe vetë Amerikës dhe politikave të saj në Ballkan.


  Pas zgjedhjeve të para në Kosovë, të cilat, për të zezën e Kosovës, i fitoi partia që me fjalë ishte “në miqësi të përherëshme me Amerikën, kurse me gjithë angazhimin e saj ishte kundër Amerikës dhe kundër vetë interesave shqiptare. Analistë të njohur dhe zyrtarë të lartë amerikanë nisën të dërgonin sinjale dhe porosi të shpeshta për Tiranën dhe Prishtinën. Këto porosi u bënë më të dendura dhe më të qarta sidomos pas ngjarjeve të njohura të marsit të vitit 2004. Meqë, politikanët”shqipfolës nuk arrininë (nuk donin) t’i “deshifronin””porositë e tyre, ata (zyrtarë e analistë të shumtë amerikanë), në prag dhe gjatë bisedimeve me Serbinë, u detyruan të deklaronin botërisht se për Kosovën do të vendosë populli shqiptar. Kjo deklaratë, shumë e qartë dhe pa ekuivoke, është përsëritur shumëherë. Tirana dhe Prishtina bënë veshin të shurdhër dhe Kosovën shqiptare e nxorën në tavolinën e përbashkët me serbët, në Vjenë. Me këto bisedime Serbia edhe ndërkombëtarisht u pranua “”ortake””në çështjen e Kosovës, ndërsa pronarja e vetme e ligjshme, Tirana (shteti shqiptar), bënte sehirë dhe sillej sikur të bëhej fjalë për një krahinë diku në Afrikë! Qeveria shqiptare për muaj të tërë çështje të dorës së parë e kishte bërë “Zogun e Zi” (mbikalimin)! Partitë politike dhe krerët e tyre në Tiranë bënin “luftë për çdo votë”” për qeverisjen vendore! Bisedime me Serbinë, për Kosovën, mund të zhvillonte vetëm shteti shqiptar, nëse kjo do të ishte kërkesë e prerë e Bashkësisë ndërkombëtare (e miqëve tanë). “Politikanët”e Prishtinës mund të bisedonin, po të ishte nevoja, vetëm me përfaqësuesitë ose politikanët e pakicës serbe në Kosovë. Pikë. Kaq mund t’i shtrinin këmbët ata, sikur t’i kishin dy gram mend.…Bisedimet kështu siç u bënë, degardimi i rrezikshëm i çështjes së Kosovës, koncesionet tragjike dhe antishqiptare, që “grupi uzurpator”i bëri Serbisë, e detyruan Gjergj Bushin të vinte vetë në Tiranë.

Përvoja tetëvjeçare me këtë soj politikanësh e detyroi Bushin ta bëjë thirrjen e tij edhe publikisht: “Unë, i bëj thirrje kryeministrit të bashkëpunojë me udhëheqësit e Kosovës për të ruajtur gjakftohtësinë gjatë këtyre fazave përfundimtare të procesit të statusit final të Kosovës. Ai më siguroi, se do ta bëjë një gjë të tillë. Ai ka kontakte të mira atje dhe kosovarët i kanë sytë tek udhëheqja e Kryeministrit dhe e Kryetarit të Shqipërisë. Ata janë të gatshëm ta ofrojnë një gjë të tillë», - tha Kryetari Bush. Në këtë thirrje bëhet i qartë mosbesimi i Bushit te Kryeministri Berisha dhe te e gjithë klasa politike shqiptare. Kryetari amerikan « detyrohet » ta bëjë publike bisedën e tij me Berishën për ta detyruar atë, si dhe gjithë Tiranën zyrtare, ta marrë rolin e udhëheqës, siç i takon dhe siç e ka detyrim para kombit dhe Zotit, nga njëra anë, dhe për t’ia bërë të ditur matrapazëve politikë (grupit negociator) në Prishtinë se duhet ta njohin rolin udhëheqës të Tiranës me çështjen e Kosovës (çështjen shqiptare). Sa bukur e tha: «Ai (Berisha, vrejtja ime) ka kontakte të mira atje, dhe kosovarët i kanë sytë tek udhëheqja e Kryeministrit dhe e Kryetarit të Shqipërisë». Porosi e qartë: Shqiptarë të Kosovës, kthehuni me sy kah Tirana. Aty e keni Kryetarin tuaj. Aty e keni Kryeministrin tuaj. Mos u merrni me dokrrat dhe kopallat e grupit uzurpator, mashtrues dhe kush e di çka tjetër.…A ka thirrje më të hapur se kjo që orienton dhe fton drejtëpërdrejt shqiptarët e Kosovës t’i njohin autoritetet e Tiranës? A ka shpjegim më të hapur dhe të qartë se ky për botën se Kosova është e lidhur me Tiranën dhe jo me Beogradin? A ka thirrje dhe mësim më të mirë se ky për klasën politike dhe shtetërore të Tiranës? Kryetari i shtetit më të madh në botë i thotë Tiranës zyrtare: Kosova është e jotja, Kosova është shqiptare, ti duhet të merresh me të.…A e kuptoi kështu Tirana? A e kuptoi kështu Prishtina? A e kuptuan kështu mediat? Druaj se jo. Këtë e provon edhe deklarata e Bersihës para gazetarëve: «Ajo që unë mund t’i transmetoj publikisht udhëheqësve dhe qytetarëve të Kosovës është se projekti i tyre ka mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë të presidentit Bush. Në këtë kontekst, sikundër dhe më parë, edhe tani, as nuk pres dhe as nuk këshilloj ndonjë lëvizje, përkundrazi, persistencë dhe gjakftohtësi. Projekti i tyre është plotësisht në mendjen dhe zemrën e presidentit Bush, - tha Berisha.


Vetëm në këtë deklaratë të shkurtër, Berisha, thotë dy herë “projekti i tyre” (me demek i “kosovarëve”, jo i kombit shqiptar). Këtu shihet se ai dhe kompania e tij nuk e kanë kuptuar”as këtë porosi pa ekuivoke të Bushit. Nuk ka nevojë të transmetosh diçka të ditur tashmë shumë vite, o Sali. Krejt bota e di se “projekti i tyre””ka mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë të Bushit. E dimë se ky projekt është në mendjen dhe zemrën e Kryetarit dhe të Qeverisë amerikane. Këtë Amerika e ka dëshmuar me veprime konkrete. Bushi nuk erdhi t’jua zbulojë këtë të vërtetë publike, o Sali. Ai erdhi ta bëjë Kosovën projekt dhe pjesë tuajën (të Tiranës zyrtare) dhe të zemrës tuaj. Që Kosova të jetë edhe në mendjen dhe në zemrën tuaj, të paktën, siç është në mendjen dhe zemrën e Bushit. Ai erdhi t’ju thotë që me “gjakftohtësi”, me përkushtim”dhe vendosmërisht të merreni me punën e Kosovës, që Tirana zyrtare ta aftësoj”Kosovën dhe mbarë kombin për t’u përballur me Serbinë, sepse lufta për Kosovën nuk ka marrë fund.…Para saj dhe para Tiranës janë sfida dhe prova të reja. Prandaj, përgatituni, mos flini, por bëhuni gati për çdo të papritur. Lirinë dhe tokën tuaj duhet ta mbroni vetë. Mos harroni se ne jemi me ju, por nuk jemi «JU», tha Bushi dhe iku……

* Autori është deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës

kthehu ne fillim

----------------------

Bushi nuk ka të drejtë!

 ZOTI BUSH, JE MIK I POPULLIT SHQIPTAR (PA DALLIM FEJE) E JO MIK I NJË “POPULLI MUSLIMAN”!

 

Shkruan: Xhevat BISLIMI*

 (www.pashtriku.org - Prishtinë, 09 qershor 2007 / 15:25)

Popull musliman apo popull shqiptar ?! Për shumicën absolute të shqiptarëve, dilema: “Popull musliman apo popull shqiptar” është e pa qenë. Për kohën dhe rrethanat që po jetojmë si popull dilemë thelbësore do të duhej të ishte dhe është: “Do të jetojmë në një Shqipëri të bashkuar apo edhe më tej do të jetojmë të ndarë e të copëtuar në shumë shtete të huaja (pushtuese)”? Megjithatë, shprehja, apo më saktë, kualifikimi i Kryetarit të SHBA-ve për ne si “popull musliman” më bëri të mendoj dhe të bëj këtë shkrim. Serbia, Greqia dhe “Maqedonia” kanë bërë propagandë të organizuar shtetërore kundër nesh, duke na paraqitur para Evropës dhe botës së krishter si “muslimanë”, “fundamentalistë islamikë”, “terroristë islamikë”, etj. Porosia e kësaj propagande ishte dhe është shumë e qartë…, por edhe e kuptueshme për ne. Ishin dhe janë shtete pushtuese të tokave të Shqipërisë, prandaj edhe nuk lënë gur pa luajtur për t’i mbajtur ato toka. Mirëpo, kur Kryetari i ShBA-ve na quan “popull musliman”, atëherë “duhet t’i biem vetës prapa”, siç thotë një fjalë e urtë e popullit.

 

***

Bushi nuk ka të drejtë

Populli shqiptar, zoti Bush, sipas burimeve të shumta arkeologjike, gjuhësore, historike, arkivore, etj. është njëri prej popujve më të vjetër në Evropë. Te ky popull bashkëjetojnë tri besime të mëdha fetare dhe shumë sekte të tjera fetare. Dihet botërisht se asnjëherë gjatë historisë së këtij populli nuk ka patur mosmarrëveshje, përplasje a konflikte ndërfetare dhe as ndërkrahinore, siç ka ndodhur te mjaft popuj tjerë. Kjo është edhe një dëshmi më shumë se qytetërimi shqiptar është më i vjetri dhe më i qëndrueshmi në Evropë. Punën e fesë shqiptari e ka kuptuar me kohë si çështje dhe si të drejtë të secilit për të besuar atë që i do zemra. Këtë vlerë dhe të drejtë qytetëruese e demokratike Evropa e ka pranuar dhe normuar si të drejtë elementare të njeriut shumë më vonë. Pastaj, zoti Kryetar, nuk është fort punë me mend të ndahen popujt, kulturat dhe qytetërimet mbi bazën e përkatësisë fetare (religjioze). Nuk është mirë të ndahen popujt në të krishterë e muslimanë. Kjo ndarje, kryesisht në dy blloqe, po i kushton shtrenjtë mirëkuptimit, paqesë dhe bashkëjetesës midis popujve dhe njerëzve. Pastaj si do ta quash Kryetarin e shtetit shqiptar, Alfred Moisiun, që nuk është i fesë muslimane? Si do ta quash Kryetaren e Kuvendit të shtetit shqiptar, Josefina Topallin, që edhe ajo është e besimit të krishter? Gabuat ose ju bënë të gabonit, zoti Bush…

Shqipëria dhe shqiptarët (kudo që janë), zoti Bush, megjithë përpjekjet e shtuara dhe të paguara mirë, nuk ka asgjë të përbashkët me gjuhën, kulturën, qytetërimin, veshjen, etj. arabe-muslimane. Po të ishim popull musliman, siç na cilësuat Ju, zoti Kryetar, të jeni të sigurtë që në Tiranë do të priteshit me protesta të fuqishme, siç po priteni edhe në shumë vende të krishtera, e jo me këtë entuziazëm ndoshta të tepruar. Nuk mund të gjesh shqiptar që të thotë se jam “musliman”, “katolik” apo “ortodoks”. Thënia “jam shqiptar”, është e njohur dhe e dokumentuar edhe nga shumë udhëpërshkrues dhe studjues të huaj. Ju do të duhej ta dinit, zoti Bush, se edhe gjuha, kultura dhe qytetërimi, që sot e njohim si grek, është ndërtuar mbi themelet e gjuhës, kulturës dhe qytetërimit shqiptar. Edhe sot e kësaj dite mu në Athinë jetojnë shqiptarë autoktonë dhe me besim të krishter.

Të qenit shqiptar dhe evropianë ishte dëshirë dhe vullnet i Zotit (Natyrës), zoti Bush. Prandaj, ne as nuk duam, por as nuk kemi asnjë arsye t’i kundërvihemi kësaj dëshire dhe këtij vullneti hyjnor. Ai, i qofshim fal, mund të na bënte arabë, mund të na bënte turq, mund të na bënte grekë, italianë, etj. (e kishte fuqinë), por na bëri shqiptar dhe si të këtillë na ka njohur dhe na njeh bota. Pra edhe Amerika juaj. Prandaj, duhet ta keni parasysh, zoti Bush, se je mik i popullit shqiptar (pa dallim feje) e jo mik i një “populli musliman”.

 Kualifikimi juaj, zoti Kryetar, na kujton edhe kohën e komunizmit jugosllav dhe përpjekjet e tij për të krijuar një komb musliman nga boshnjakët e Bosnjës. Dihet rezultati dhe tagri që pagoi populli boshnjak (musliman)… Për shqiptarin përkatësia fetare, krahinore, partiake a ideologjike nuk heq në kandar para përkatësisë kombëtare. Besoj se këtë do ta ndjeni dhe besoni gjatë qëndrimit tuaj në Tiranë…

* Autori është deputet i PDK-së  në Kuvendin e Kosovës

kthehu ne fillim

 --------------------------------

 Letër e Hapur Presidentit Bush

KJO BOTË INTERESASH, KUR DO TË BËHET TAMAM NJË BOTË TË DREJTASH DHE VLERASH NJERËZORE?!


Shkruan: Prof. Dr. Hulusi HAKO (0692074814),
Zv.Kryetar i KESHILLIT ORGANIZATIV TE KUVENDIT MBARESHQIPTAR

Tiranë, 17 maj 2007


       Zemra më thotë se do të hyjmë në një epokë të tillë. Të uroj dhe mirseardhjen në Tiranë. Ja, nga kjo vizitë prestigjioze mora shkas për të hedhur në letër disa mendime.
      Është vizitë e parë e këtij rangu në historinë e shqiptarëve kjo ardhja jote në Tiranë më 10 qershor 2007, i nderuar President, po a do të bëhet vërtetë historike dhe të hyjë në historinë tonë me tërë madhështinë që i takon?! Kjo është çështja! U pronocua edhe Kuvendi i Shqipërisë me një deklaratë paraprake, ku vizitën e cilësoi tekstualisht "historike".
Po me ç'motivim e bindje e bëri Kuvendi ynë këtë Deklaratë? Për të arritur në këto vlerësime e konsiderata maksimale e madhore (ashtu siç e do lëndën vetë historia), duhen ditur e njohur përmbajtja, axhenta dhe piketa zgjidhjesh të nyjeve gordiane, që kjo vizitë të marrë vërtetë këto dimensione. Askush nuk i ka të dhënat e premisat e duhura për të bërë parashikime e prognoza për çdo të ndodhë. Historia nuk para shkruhet, ajo vjen pas. Më e shumta ç'mund të themi paraprakisht është se "ajo mund të jetë një vizitë shpresëdhënëse", por si e sa, kjo i mbetet kohës. Pas shpalljes së datës, nga shqiptari i thjeshtë, te analisti, komentatori i thekur e shtetari, secili shpreson, uron e mediton sipas mendjes e mënyrës së vet; po bëhen hamendësime se sa me interes e interesante do të rezultojë kjo vizita jote. Ja, midis kësaj morije hamendjesh, po hedhim edhe këtë variant: "Mirardhç në Tiranë, o President i vendit e kombit të madh, me ndonjë ogur edhe për perspektivën e kombit shqiptar.

A do të zotohesh, vallë, të insistosh edhe në koregjimin e padrejtësive të mëdha historike që janë bërë në shpinën dhe shpirtin e këtij kombi të lashtë në Ballkanin Perëndimor?" Ndërkohë janë të njohura, të ditura e të plota edhe motivet që kjo vizitë të precipitojë e tillë, dhe pikërisht, së pari, duke i hyrë më thellë fateve historike dhe të drejtës së shqiptarëve, dhe, së dyti, duke treguar vullnetin politik për të zbatuar me konseguencë misionin e vokacionin historik botëror të Kombit amerikan që Ti përfaqëson!

Do të ndalem pak tek këto dy motive, i nderuar President, dhe po të drejtohem me "Ti", se kështu e kemi më intime ne, afërsisht të moshës së katërt! Së pari, në kujtesën e historisë, që mbetet përherë e gjallë, 10 qershori 1878, shënon për kombin tonë krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atë shpërthim më të organizuar e kombëtarisht të ndërgjegjësuar të përpjekjeve dhe luftrave të drejta për t'u çliruar nga Perandoria otomane dhe lakmite shoviniste të fqinjëve, për ti bashkuar në një shtet të vetëm kombëtar të katër vilajetet që kishin krijuar otomanët prej trojeve shqiptare në administratën e tyre pushtuese.. Por përpjekjet e shqiptarëve për krijimin e shtetit-komb të tyre u penguan nga ish Fuqitë e Mëdha të Evropës dhe lakmitë e fqinjëve të mbështetur prej tyre.

Odisea e kombit shqiptar, i copëtuar dhe i shpërndarë në 6 shtete të Ballkanit Perëndimor, është në Evropë, si ajo e kurdëve në Azi, në mos dhe më keq! Nuk janë më profeci fjalët e udhëheqësit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, por një realitet i vërtetuar tanimë katërcipërisht se "Pa zgjidhur drejt çështjen shqiptare, nuk do të ketë qetësi në Ballkan". Vërtetë, në këtë Letër, po arsyetoj me mënyrën e asociimit të ideve; sikurse edhe ardhja jote, Mister Bush, në Tiranë, bash më 10 qershor, në 129 vjetorin e evenimentit tonë historik, është thjesht një koincidencë, një rastësi me ditën e madhe të historisë së kombit shqiptar, po një rastësi që ne do të dëshironim të hynte në kategorinë e "mbretërve të botës". Megjithatë, me apo pa asociim idesh e efekt rastësish, i pakontestueshëm mbetet fakti se ne shqiptarëve "na shkon gjuha, ku dhëmb dhëmbi"!

 Në këtë "Ne", Zoti President, përfshijmë atë pjesë të konsiderueshme të qytetarëve dhe intelektualëve të shoqërisë civile që bashkimin kombëtar të shqiptarëve, krijimin e shtetit-komb të tyre, e quajnë një imperativ historik dhe jetik; të gjithë ata që i japin përparësi integrimit kombëtar, pa e injoruar edhe atë evropian, gjithënjë sipas statusit e në frymën e parimeve të tij. Por mos e prit fare këtë opsion nga goja e politikanëve aktualë të hapësirave shqiptare, sepse ata janë pushtuar nga ethet e globaizmit e të integrimit, procese ku ata e mbysin vetë imperativin, të shumëdëshiruarin integrim kombëtar. Ndodh kështu sepse politikanët tanë janë zhytur thellë në konfliktin e interesave midis pushtetit që e synojnë me çdo çmim dhe gjeopolitikave e proceseve globaliste e integruese, ndaj të cilave duhet të konformohen me disa "lëmosha evropiane" ndaj asaj padrejtësie të madhe që i ka bërë dhe atij borxhi të madh që i ka kombit shqiptar Kontinenti i vet! Fare kot është futur e ka mbetur në Preambolën e Kushtetutës së Tiranës fraza mbi aspiratën e "identitetit dhe bashkimit kombëtar"! Këta të Tiranës s'po realizojnë dot një reformë zgjedhore,- një premisë dhe levë të dremokracisë, - pale më të merren me probleme të tjera, më jetike! Tjetër.

Parlamenti i Beogradit e ka dhe Komisionin për çështjen e Kosovës, deri edhe Ministri të posaçme,(se i intreson shumë menaxhimi i një kolonie mu midis Evropës), kurse Tiranës as i bie ndër mend të ketë në strukturën e vet parlamentare edhe Komisionin e Përhershëm të Çështjes Kombëtare, të cilën e ka plagë të madhe, kronike dhe për shërimin e së cilës është investuar pa hesap gjatë shekujve në këto troje! Ndërkohë, nuk na mungon, psh. Komiteti i Kulteve, ai kujdes i veçantë shtetëror për faltoret, të cilat janë vatra vetëm periodike të jetës personale të disa mijra besimtarëve, kurse zgjidhja e çështjes kombëtare ka mbetur ëndrra, aspirata dhe vokacioni jetik i miliona shqiptarëve në breza, i të gjithë bashkëkombasve, kudo që janë në hapësirat etnike e nëpër botë, pa dallim e përjashtim! Po nuk del dot asnjeri nga politikanët e dipllomatët shqiptarë aktualë që t'i thotë Kontinentit-mëmë : "E nderuar Evropë, shqiptarët duan shumë të jenë në gjirin tënd, por si një komb i vetëm, me identitet të përcaktuar, duan të jenë pjestarë të barabartë në familjen e kombeve"! Pse duhet të hyjmë veç e veç, e tufa-tufa?! Se edhe procesi i integrimit që po marshon prej më se 5o vjetësh nëpër Evropë, në substancë, nuk e përjashton, por e presupozon të drejtën e madhe të popujve të kenë shtetin e tyre kombëtar.

 Ne kërkojmë t'u jepet fund eksperimenteve me kombin shqiptar, të sendërtohet edhe për shqiptarët ajo që ka thënë ish kryeministri italian Alçide de Gasperi, njeri prej pionierëve e ideatorëve të Evropës së Bashkuar, se: "Bashkimi duhet të mbështetet në bashkimin e kombeve, jo në shpërbërjen e tyre, duke ruajtur pavarësinë e çdo gjëje që është në bazë të jetës shpirtërore, kulturore dhe politike të çdo kombi". Ja sa larg jemi : Amerika fare lirshëm bën komb me kontigjente popujsh të të gjithë botës, shqiptarët janë një popull dhe pengohen dhunshëm të jetojnë si një komb i lirë! Politikanët tanë nuk janë kthyer fare këtej. Ata shpallin se nuk e synojnë, madje, as bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ëndërrën e integrimit kombëtar, ata e kanë zëvëndësuar me atë të integrimit evropian.

Po sovrani popull ç'thotë vallë?! Kuptohet, i nderuar President, nuk do të bëni çudira, por sikur t'i thoshit edhe dy fjalë në vesh këtyre tanëve: "Ju, politikanë shqiptarë, pse s'deputoni si mbarëkombëtarë!?" Kaq duan ata dhe më tej e din vetë si e vërtisin! Aspirata kombëtare e parealizuar e shqiptarëve ka mbetur e gjallë në memorjen historike dhe është sistematikisht e gjallë e vepruese në jetë, është sanksionuar në sa e sa Referendume e Rezoluta, sepse sistematikisht na janë mohuar e vazhdojnë të na mohohen të drejtat njerëzore më themelore, sepse morali dhe sjellja politike zyrtare e fqinjëve tanë ndaj miliona shqiptarëve, shtetas të tyre, kanë synuar, ose në shfarrosje e asimilim, ose në trajtimin si njerëz të kategorisë se dytë e të tretë. Shqiptarët janë përpjekur si e si vetëm për të mbijetuar, me sakrifica të papërshkrueshme!

 Prandaj dhe kauza e bashkimit tonë kombëtar, që anashkalohet padenjësisht e padrejtësisht nga politikanët tanë, është me rrënjë të thella në ndërgjegjen mbarëpopullore e vepruese, prandaj dhe nga thellësia e shpirtit të popullit del fuqishëm thirrja : "Na ndihmoni të divorcohemi me politikat barabare të fqinjëve tanë; të cilët nuk po japin shenja humanizimi e demokratizimi! Mjafton të jenë të lirë e të barabartë shqiptarët, se e kanë në gen trashëgimin e vyer të bashkëjetesës shembullore ndëretnike dhe ndërfetare! Ata do të bëhen vërtetë faktor stabiliteti në Ballkan!" Kush nuk e ka njohur dhe nuk e vlerëson ketë virtyt e mesazh të shqiptarëve, është krejtësisht abstrakt dhe gjykon i mbërthyer prej interesash të ngushta, skenaresh e insinuatash të paskrupullta! Është, së dyti, edhe motivimi tjetër madhor që na frymëzon për të fokusuar këtë "problem të problemeve shqiptare" në shportën e hamendjeve rreth vizites së këtij niveli. Ai lidhet drejtpërdrejt me Prestigjin, Autoritetin, Misionin dhe Vokacionin human e demokratik të Kombit amerikan që po e përfaqëson e personifikon, Zoti President!

 Të rikthesh në jetë një njeri, është kryevepër; të ringjallësh një komb të vogël, kjo është madhështore, shumëfish hyjnore! Pas shpërbërjes së ish Jugosllavlsë dhe aktit sublim të Amerikës dhe Evropës me bombardimet e vitit 1999 për të ndalur gjenocodin e egër serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, statusi i ish Krahinës Autonome të Federatës nuk kish pse të futej në labirinthet politiko-juridike, thua se vetëm shqiptarët duhet të përgjigjen për të gjitha mallkimet e "mëkatit të parë"! Odisea e statusit të Kosovës tonë shqiptare, që mbart një të vërtetë dhe të drejtë kaq evidente, dëshmon se me sa vështirësi vihet në vend ajo që u bë shtrembër një herë. Po merren kaq shumë në konsideratë pretendimet serbe për disa kisha e manastire në trojet kosovare, sikur ato të kenë zbritur drejtpërdrejt nga Qielli me idenë e adresën "Në shërbim sekret të Serbisë", qëndrim ky, krejt në kundërshtim me idenë brilante të ish diplomatit amerikan, Henri Kissinger, se "Kërkesat fetare, në fakt, kanë qenë dhe mbeten vetëm pretekste për qëllime politike dhe strategjike" (Dipllomacia, f. 93, botim shqip), ide kaq sinjifikative në kontekstin tonë ballkanik, ku fondamentalizmi politiko-ortodoks sllavo-grek është kaq virulent, i mbështetur anakronikisht edhe nga Moska! Që në det është e pashmagshme ngrënia e peshqëve të vegjël nga të mëdhenjtë, kjo dihet e nuk ndryshohet, por, kur do të pushojë së vepruari ky refleks biologjik në jetën e shoqërisë njerëzore?! Një Zot e di ç'do të mendojnë brezat për kohën tonë!

Po si nuk doli një politikan shqiptar që t'u thoshte serbëve në Vienë: "Na takon Kosova e plotë, natyrale, historike, me tërë ato krahina shqiptare që ish Federata, i coptoi më tej, sipas interesave dhe komoditetit të vet, në favor të ish republikave të Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë" !? T'u thoshte se "faltoret janë të garantuara, të besuarit është një zgjedhje e dëshirë personale dhe jo vegël e institucionalizuar dhe e instrumentalizuar politikisht" etj. etj. Po Evropa? "Shumica e Bashkimit Evropian, kërkon ta mbyllë, jo ta zgjidhë dosjen shqiptare,- konkludon natyrshëm analisti ynë brilant Danaj. Zgjidhje do të thotë Shqipëri Natyrale. Mbyllje do të thotë Shqipëri Artificiale".

Le të urojmë e shpresojmë që Amerika të mendojë ndryshe! Mesazhet që na vinë prej saj, janë gjithënjë e më shpresëdhënëse; ato janë të fuqishme, sepse përshkohen nga e vërteta dhe e drejta! E vërteta dhe e drejta shqiptare qëndron si Everest para tërë lakmive meskine e interesave antihumane e antidemokratike! Kombi shqiptar është në një udhëkryq të madh. Ai kërkon vetëm të marrë frymë lirisht dhe për këtë është i domosdoshëm bonsensi dhe konsensusi ndërkombëtar. Parimi i madh demokratik i vetëvendosjes së popujve, legjitimiteti i sovranit, parim ky themelor dhe jetik, me atdhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me autor Presidentin Willson, që është në fuqi në botën demokratike, është një e drejtë që, në fund të fundit, duhet t'u njihet edhe shqiptarëve. Ne shqiptarët sot, më shumë se kushdo dhe më shumë se kurrë, na takon ti referohemi mesazheve të kulturës, përvojës dhe traditës amerikane, t'i drejtohemi Kombit amerikan, të shpresojmë shumë nga mbështetja dhe përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa e bërë fare xheloze Evropën tonë, që, vërtetë na do dhe përpiqet shumë të na integrojë, por nuk po e kap mirë demin për brirësh!.

Në kontekstin e fateve historike të kombit shqiptar, na tingëllojnë me domethënien më të drejtpërdrejt edhe fjalët e një presidenti amerikan, Klivlend (1895), se : "Nënshtrimi i vetvetishëm përkundrejt kushtëzimeve të padrejta, e zvetënon respektin për vetveten dhe atë nder të kombit që është themeli i sigurisë dhe madhështisë së tij". Edhe vetëm kjo ide-formulë na shkel në kallo, vë gjishtin në plagët tona, na nxjerr zbuluar përsa i përket gjendjes aktuale, statusit, identitetit dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar. "Të drejtat e njeriut", për tokë, ato kombëtare, të injoruara; atëhere përse jetojmë?! Kjo botë interesash, kur do të bëhet, vallë, tamam një botë të drejtash e vlerash njerëzore?! Se tabloja e botës, dihet, ende lë më shumë për të dëshiruar, se për t'u lavdëruar! Ne shqiptarët u falemi mesazheve amerikane, si besimtarët Biblës e Kuranit; i falemi, sidomos konceptit willsonian të Vetëvendosjes, që hedh dritë dhe ngjall shpresa të mëdha për popujt e vegjël. Presidenti Willson hyri denjësisht në histori, përveç të tjerash, si njohës i mirë i politikës evropiane, i çështjes ballkanike, plotësisht i vetëdijshëm dhe real për institucionalizimin e lirisë së popujve të vegjël, me vizion të përbotshëm e kulturë diplomatike dhe me angazhimin më progresiv.

Ne shqiptarët dëshirëjmë e urojmë që trashëgimia idealiste dhe mesazhet willsoniane të jenë vazhdimisht të gjalla, që të mos mbetemi në pritje të një Willsoni tjetër! Pas Autoritetit të Amerikës, shqiptarëve u mbetet vetëm t'i drejtohen Zotit në Qiell, por Ai, me siguri, do t'u thotë: "Ju kam dhënë boll mënd, i përdorni ato me vend, që të mos më turpëroni dhe mua!" President i dashur, duke i hodhur në letër këto mendime, e qetësova disi ndërgjegjen time. Do të bëhet ç'të bëhet, kur dhe si, e drejta dhe e vërteta e shqiptarëve, me forcën e llogjikës së hekurt dhe argumentet e pakontestueshme, do ta gjejnë një ditë rrugën dhe mënyrën e realizimit të vet. Gjithsesi, duhet shmangur pika kritike e durimit popullor! Lum kush bëhet katalizator, mbrojtës dhe përkrahës në shpëtimin dhe ringjalljen e një kombi, i cili ka proamerikanizëm legjitim dhe ndjenjë mirënjohjeje të spikatur! Dëshirojmë e urojmë me shpirt që në shekullin tonë, të 21, në këtë botë të interesave gërryese e konfrontuese, të shpaloset plotësisht, një ditë, flamuri i botës së të drejtave dhe vlerave njerëzore! Kush do ta gjenerojë këtë, Washingtoni, Pekini, Brukseli, Delhi, Moska, Londra, Berlini a kushdo tjetër me potencë, ai do të bëj më tej dhe historinë!

Tiranë, 17 maj 2007

 Prof. Dr. Hulusi HAKO (0692074814),

Zv.Kryetar i KESHILLIT ORGANIZATIV TE KUVENDIT MBARESHQIPTAR

 kthehu ne fillim

Kur “lodhja” shkakton dorëheqjen e Mustafajt!

 NJË DORËHEQJE PA ZHURMË!

 

Shkruan: Mehmet BISLIMI

Zvicër, më 08.05.2007

Brenda shkëlqimit të rrejshëm të një personaliteti, që vokabularin e vet rutinë e bën si kafen e mëngjesit, është periudha kohore ajo që gjykon dhe i lë vendin  secilit aty ku e ka dhe ku e ka bërë me punën e vet. Për disa, kjo do një kohë të gjatë për t’u kuptuar se kush ishte, në mos ndoshta edhe për t’u harruar fare. Kurse për disa të tjerë kjo duket menjëherë, pa e munduar kohën të gjykojë për të dhe që ky shkëlqim të zhduket sa hap e mbyll sytë si vesa para diellit.

Sot kur kanë kaluar më disa ditë nga dorëheqja pa zhurmë e pa bujë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Mustafaj, u emëruan edhe dy ministrat pasues për dikasteret në fjalë, pranë Qeverisë së Shqipërisë, duke dhënë betimin para Presidentit të shtetit, zotit Moisiu.

Largimi i tij nga posti i ministrit u bë për shkak të “lodhjes”, së paku këtë arsye dha edhe vetë në dorëheqjen e tij. Një lodhje e Mustafajt si kjo që bëri të japë dorëheqjen u vërejt që nga hyrja e tij në politikë. Me veprimet e tij si ambasador, si udhëheqës i PD në Shqipëri, si kandidat për Bashkinë e Tiranës dhe së fundi si ministër tregonte se ishte shumë i lodhur për politikë dhe truri i tij punonte vetëm për të zbatuar mendimet dhe zbulimet e mendjeve të tjera, siç ishte ajo e kryetarit të tij Berisha. Qëndrimi i Mustafajt gjatë tërë kohës si Ministër i Punëve të Jashtme si dhe largimi i tij, nuk bëri ndonjë nam të madh që do të mbahej në mend, të paktën për të mirë. Bëma më e zhurmshme para opinionit të brendshëm të këtij ministri të jashtëm ishte qëndrimi i tij tepër fyes për Kosovën, për këtë pjesë të Shqipërisë që akoma ka mbetur jashtë kufijve shqiptarë. Zoti Mustafaj erdhi dhe iku nga Kosova me misionin e tij antikombëtar për të kërkuar për Kosovën një pavarësi të kushtëzuar kur të gjitha opsionet ishin të hapura. Ai me kretinizmin e tij të pa përmirësuar e uli “pazarin” e Kosovës deri në këtë shkallë që kreu i “lodhur” politik i Kosovës me plotë entuziazëm e mirëpriti këtë propozim për të fshehur edhe ata bëmat e tyre kundër ëndrrës së shqiptarëve për bashkim kombëtar.

Mustafaj, këtë kërkesë të dëmshme dhe të turpshme e përsëriti kudo dhe kurdo pa asnjë hezitim. Përkundër vërejtjeve të shumta që mori nga opinioni shqiptar, ai i mbeti besnik kërkesës së vet (nëse ishte e tij?!). Ai këmbëngulte në idenë e tij për t’i bërë qejfin dhe për t’i shërbyer me këtë propozim Rusisë dhe Serbisë dhe për të dëmtuar si asnjë ministër tjetër çështjen shqiptare dhe imazhin e kësaj ministrie. Si mund të shpjegohet ndryshe, kur i tërë kreu i shtetit shqiptar përkrahte të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Parlamenti i Shqipërisë kishte miratuar edhe një rezolutë ku njihte pavarësinë e Kosovës duke mos zënë në gojë kufizimin që Mustafajt i kaluan në një retorikë fjalësh si mbikëqyrur, kushtëzuar etj! Qëndrimin në favor të një Kosove të pavarur e mbanin të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen , dhe kudo që janë të radhitur: majtas apo djathtas, andej apo këtej kufirit londinez... Kurse ministri shqiptar u del përballë kërkesave shqiptare për të përfaqësuar idetë e pushtuesit të Kosovës se Kosova nuk është e gatshme dhe nuk është e zonja për të qenë e pavarur! Për zotin Mustafaj, qëndrimet e institucioneve të shtetit të vet nuk vlenin, mendimi politik dhe kombëtar i shqiptarëve nuk është më i rëndësishëm se ai i “punëdhënësit” të tij, dhe i lejonte vetes jo vetëm të tallej me sakrificat dhe gjakun e shumë të rënëve për dekada e shekuj, por edhe të tradhtojë rëndë këtë ideal!

Ditë më parë zoti Mustafaj për të përditshmen vjeneze:”Kurir”, kishte deklaruar se :” Nuk do të ketë asnjëherë, bashkim të Kosovës me Shqipërinë!”. Gëzon fakti se të gjithë ata të cilët kanë punuar dje, dhe të gjithë ata të cilët po punojnë sot, si dhe të gjithë ata të cilët do të punojnë në të ardhmen për bashkimin e trojeve shqiptare, nuk do e pyesin as Mustafajn e as soj sorollopin e tij se ç’të bëjnë me Shqipërinë. Të tillë djem e vajza as që kanë pyetur më parë shumë për ministra e qeveritarë të tjerë të lartë se a duhet vdekur për të bashkuar këto toka të copëtuara ndër shekuj?! Bijtë e shqiptarisë, kanë punuar dhe po punojnë për bashkimin e tokave shqiptare përkundër pëlqimit apo pengesës së Mustafajt dhe padronit të tij. Ky bashkim do të bëhet pa dyshim një ditë, jo sepse e kërkon ministri apo kryeministri por sepse këtë e kërkon populli, e kërkon natyra e bashkimit të vëllait me vëllanë, e kërkon toka jonë e zhuritur nga flakët e luftës ndër shekuj, dhe mbi të gjitha mos të harrojmë: janë aspiratat tona shekullore dhe amaneti i Dëshmorëve të kombit!

Dorëheqja e Mustafajt nga ky post ishte e domosdoshme dhe e pëlqyer nga secili shqiptar, dhe nga ana tjetër mendojmë se ishte tepër e vonuar! As Kryeministri Berisha, as partia mëmë, as edhe ndonjëra nga qeveritë e andej kufirit, nuk bënë as zhurmën më të vogël për gjestin e ministrit të “lodhur”. Pa zhurmë dhe në heshtje si Mustafaj duhet të shkonin të “pushonin” edhe ministra tjerë të Shqipërisë, të Kosovës po se po, por pa dyshim edhe Maqedonisë!

Populli shqiptarët nuk është i lodhur si udhëheqësit e tyre. Populli ynë është shumë energjikë, shumë i vendosur dhe më shumë i përkushtuar që ta bëjnë Shqipërinë një ditë, dhe ajo ditë do të vij- pa dyshim!

kthehu ne fillim

 ---------------------------------

 Tre humbësit  - në tri palë zgjedhje!

 CILI MINISTËR E KA RADHËN...?

 

Shkruan: Bedri ISLAMI, publicist

Më 04.05.2007

*** 

Në tri palë zgjedhje, në ciklin kohor të pak më shumë se 6 viteve, Edi Rama, kryebashkiaku i vjetër dhe i tashëm i Tiranës, fitoi tri herë dhe të tri herët kundër rivalëve të tij të partisë demokratike, të cilët, në periudha të ndryshme, kanë qenë ose janë ministra të kabinetit Berisha.

Thuajse shtatë vite më parë ai fitoi bindshëm kundër zotit Besnik Mustafaj, i cili është, pa asnjë dyshim, ministri më i kulturuar në qeverinë e sotme. Shkrimtar, publicist, eseist, njeri i letrave dhe i diplomacisë, gjithnjë me bonsensin e duhur në mardhëniet me njerëzit, Besnik Mustafaj, ishte njeriu i parë që provoi humbjen. Ishte një humbje e paralajmëruar, jo vetëm se vinte pas ngjarjeve të dhimbshme të atëhershme, por edhe nga që, tetë vite nën qeverisjen e demokratikasve, Tirana ishte kthyer në një fshat të madh, në një batërdi urbane dhe civilizuese, ishte kioskizuar si kurrë ndonjëherë një kryeqytet i botës europiane. Drejtues de fakto dhe politikisht i fushatës së Mustafajt ishte vetë zoti Berisha. Humbja kishte edhe pjesë të emërit të tij, për të mos thënë se kishte krejt atë emër. Sidoqoftë Berisha nuk e pranoi humbjen.

Tre vite më pas, një tjetrër ish ministër dhe kryetar i komisionit të ligjeve, Spartak Ngjela do të vihej përballë Ramës. Dhe do të humbiste. Ngjela ishte pa dyshim polemisti më i fuqishëm i forcës demokratikase, njeri që luan me polemikat si me një gjë të zakonshme, i aftë të hedhë ide të njëpasnjëshme, të cilat, më pas, edhe vetë mund ti kundërshtojë. Liberal në pikëpamje politike dhe në ekonominë e tregut, i aftë të dalë nga bataku, edhe kur mendohet se nuk ka dalje, përsëri Ngjela do të kishte humbjen më të ndjeshme. Ishte po ashtu një humbje e paralajmëruar, pasi Rama shkoi në fushatë me arritjet e tri viteve të para, investimet që ishin bërë, ndryshimet që kishin ndodhur. Ishte shumë më i besuar se më parë, kishte po ashtu, në investime, mbështetjen e qeverisë Meta.

Ngjela, ashtu si Mustafaj kishte drejtues të fushatës politike Berishën, që mori gjithshka përsipër dhe humbi po ashtu, gjithshka. Sërish Berisha nuk e pranoi humbjen.,

Pak ditë më parë, në zgjedhjet e 18 shkurtit, Rama fitoi përsëri përballë Olldashit, ministër i rendit dhe i pushtetit lokal, njeriu që kishte në duart e tij dy levat më të fuqishme për të fituar zgjedhjet, rendin dhe organet vendore. Asnjëri nga paraardhësit e tij nuk kishte pasur në duart e tij dy armë të tilla, të cilat, edhe vetë Olldashi i përceptonte si armë dhe i përdori si armë, megjithëse kishin një shkrepje të shkurtër. Olldashi , i cilësuar si ministri më i suksesshem i kabinetit të sotëm Berisha, ndryshe nga të parët e tij kandidatë, vinte nga klane e reja mafioze, që ishin të lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe hetoheshin për këtë gjë ; ishte ministri që kishte krijuar vetfigurën e njeriut të aftë, të fuqishëm, pasionant. Thënia e tij e famshme," kam vendosur të fitoj Tiranën", e cila i varej nëpër buzë, ishte shprehja e njeriut që e përceptonte kryeqytetin si një lojë bixhozi, kur për më tepër, ata që u vunë krah tij, me mbështetjen e jashtëzakonshme financiare, si një lloj parapagimi për përfitesat e ardhshme, ishin po ashtu të regjur në bixhozin e korrupsionit.

Fushatën e Olldashit, de fakto, e drejtoi Berisha, i kudogjendur, hapësi dhe mbyllësi i metingjeve, njeriu i dy gishtave dhe i premtive shumëgishtërore. Kësaj rradhe ai humbi shumë më tepër se në fushatën e Ngjelës, humbi gjithë qytetet e mëdha, me përjashtim të Shkodrës, ku shkaqet e njëtrajtshmërisë janë po aq të pazakonta, sa edhe të çuditshme.

Tre humbësit ishin ose janë në kohë të ndryshme : ministër i punëve të jashtme, ministër i drejtësisë dhe kryetar i komisionit të ligjeve dhe ministër i rendit dhe pushtetit lokal. Njëri më i kulturuari i qeverisë Berisha, i dyti më polemisti, i treti më i fuqishmi dhe më mafiozi. I pari, gazetar i njohur, dikur i përfshirë në hierarkinë komuniste, megjithëse jam dëshmues se ishte në opozitë me shtetin shumë vite më parë; i dyti i dënuar politik dhe i njohur për qëndresën e tij, i treti i porsanjomur në politikë. Pra tre dikasteret kryesore, tre figura kryesore, të ardhur nga tri drejtime të ndryshme, të cilët mund të jenë figurshëm edhe vetë pamja e PD-së.Të gjitha dikasteret kryesore ishin humbëse. Kush e ka rradhën?

Në tri humbjet njeriu që priu dhe humbësi i madh ishte Berisha. Rradha është e tij., Në tri herët Berisha nuk e pranoi humbjen, por vetëm një herë e përcaktoi si fitore, me 18 shkurt. Në dy rradhët e para festoi humbjet, të tretën, nuk e humbëroi fitoren.

A mund të mendohej sikur një ministër tjetër të ishte përballë Ramës gjërat do të ishin ndryshe? Fale zot sikur të ishte Xhuveli, shko më tej sikur të ishte Bode, ruajna zot sikur të ishte Jemin Gjana, Ruli/gurthemeli i korrupsionit në vitrin 1991, ndonjë ministër drejtësie apo mbrojtjeje. Të gjithë sëbashku nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse hijen e zbehtë të Berishës, kopjen e përçudnuar të tij. Kjo ndodhi edhe me kop-istët, që befasisht u bënë më berishianë, në gjithshka, qoftë edhe në zhargonin politik. I gjithë kabineti është mundur, pa përjashtuar këtu edhe " ideologun" ,zëvendëskryeministrin, i cili xhuxhamaxhurinë politike e ka rrotulluar në një tufë letrash.

Në të vërtetë, të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, pas atyre të 22 marsit 1992, janë humbur nga Berisha. Në korrik të vitit 1992 ai humbi zgjedhjet e para vendore dhe ishte vetë president; në vitin 1994 humbi referendumin për kushtetutën, përsëri ishte president; në majin e vitit 1996, bëri sikur fitoi zgjedhjet e majit pas qindra manipulimeve, ku numri i votave dilte shumë më i madh se i votuesve, por shumë shpejt humbi gjithshka. Humbi në vitin 1997, humbi në vitin 2000, humbi në vitin 2001, humbi në vitin 2003. Në korrik 2005, nuk ishte ai që fitoi, por ndarësit e mëdhenj Meta dhe Nano i dhuruan atij pushtetin.

Berisha, pra ka humbur disa herë kur ka qenë president, ka humbur kur ka qenë kryeministrër, lider i opozitës. Ai duhej të kishte kuptuar se roli i tij ka përfunduar që në nëntor 1994, kur referendumi i organizuar, mbështetur dhe drejtuar prej tij, mori votën mohuese, mirëpo as ai vetë, as ata që e sollën në pushtet dhe e futën në poitikë, nuk mund të tërhiqen.

Unë nuk habitem që ka humbur Berisha. Zakonisht, në vendin ku kam lindur thonë se i keqi të merr me vete. Ai e mori njëherë me vete Shqipërinë dhe thëntë zoti të mos e marrë përsëri si në vitin kob 1997. Pra nuk çuditem me humbjen e tij. Unë çuditem me disa nga miqtë e mi në Kosovë, të cilën këtë humbje e përjetojnë me dhimbje kombëtare, duke dashur të besojnë ende se Berisha është njëkohsisht edhe patriot. Mjerisht janë të gabuar. krejtësisht të gabuar.

Berisha është i njohur për ndjenjat, ndonëse të paafishuara, proserbe. Jo vetëm se lidhja e tij martesore është me një kah të tillë, por edhe lidhjet e mëvonshme e kanë dëshmuar këtë. Shumë pikëpyetje janë ngrtiur në 15 vitet e fundit. Ende e pasqaruar është ngjarja tragjike e 2 prillit në Shkodër dhe fakti që demonstrata u filmua vetëm nga TV i Malit të Zi, ashtu si ishte filmuar edhe ajo e 13 dhjetorit të një vitit më parë. Si e dinte TV malazez që në Shkodër do të kishte demonstrata? Nuk ka pasur përgjigje, megjithëse këtë pyetje e kam bërë publikisht që në vitin 1992. A ka qenë rastësi që Berisha ishte njeriu që theu me ndërgjegje embargon e vendosur kundrejt mbetjes Jugosllave, Serbi-Mali i Zi, dhe këtë marrëveshje e bëri me krahun e djathtë të Millosheviqit, Bulatonoviqin? Ishte rastësi që nafta shqiptare, ose nga Shqipëria furnizoi makinerinë e luftës serbe, dhe sot,  Berisha pretendon se e ka bërë këtë nga meraku për vllëzerit shqiptarë në Kosovë? Në se është gjithë ky merak, atëherë përse Berisha nuk i ndihmoi strukturat e luftës të UÇK-së, por në fakt burgosi drejtuesit kryesorë të saj, si Zahir Pajazitin dhe Hashim Thaçin? Si është e mundur që thuajse të gjithë shqiptarët e Kosovës që u stërvitën në Shqipëri në vitin 1992 kur u kthyen në Kosovë u burgosën ose u arratisën? Përse disa nga figurat madhore të lëvizjeve ilegale, mes të cilëve edhe heroi i kombit Fehmi Lladrovci, e kishin të ndaluar të futeshin në Shqipërinë e Berishës? Përse ai mbështeti ndarjen dhe përçarjen e faktorit politik shqiptar në Kosovë, si psh FARK-un, kur thërriste më pas se UÇK-ja e paska bërë bazë shtëpinë e tij? Përse u shit armatimi shqiptar në drejtime të paditura dhe nuk u veprua ndryshe? I ndjeri Zhulali deklaronte dikur se "Shqipëria ka armë për ti shitur gjysmës së Europës", por kur erdhi puna për t´ia dhënë vllezërve të tyre, ata u shitën me çmime qesharake. Përse Berisha kishte në fushatën e zgjedhjeve parlamantare të korrikut 2005 të njëjtën firmë menaxhuese që ka sot Beogradi në luftën e tij kundër pavarësisë së Kosovës? Vërtet kaq filantrop të jetë ai kur i afron ndihmë rindërtimit të kishave serbe, të cilët i paskan shkatrruar " barbarët" shqiptarë dhe nuk kujtohet se në Kosovë ka ende mijëra të zhdukur, që kisha serbe i di mirë se ku i kanë kufomat, pasi në pjesën më të madhe ishte pjesë e krimit? Përse stacione TV në Shqipëri, të lidhura shumë ngiushtë me të, dhe gazetarë analistë tellallë të tij.bëjnë emisione speciale për vuajtjet e minoritetit serb në Kosovë, pikërisht në prag të ardhjes së Ahtisaarit., ndërsa nuk duan të zbulojnë të vërtetat rrënqethëse të barbarisë serbe në Kosovë? Përse ai aktualisht blen energji elektrike nga shoqëri serbe, të dyshimta për lidhjen me krimin?

Janë shumë pyetje të shtruara dhe që duket sikur nuk kanë lidhje me zgjedhjet rutionore në Shqipëri, për pushtetin lokal.

Unë mendoj se kanë një lidhje të qëndrueshme. Edhe sikur vetëm të përcjellin mesazhin se askush nuk është zot i vetëm i Shqipërisë, ata kanë bërë mjaft.

kthehu ne fillim

 Nyja shqiptare

A DO TË MBULOHET SËRISH KRIZA ME KRIZË?!

 (Ose: Si pritet të (mos)zgjidhet çështja shqiptare pas afro 100 vjetë ndarjeje, okupimi e diskriminimi)

Shkruan: Qemal ALIU (Qemajli50@hotmail.com)

19.04.2007

--------------------------- 

Po mbushen gati 100 vjet që kur shqiptarët u kurbanizuan për hir të “interesit jetësor” të Fuqive të Mëdha, përkatësisht të “ruajtjes së paqes në Evropë”. Edward Grei, atëbotë ministër i jashtëm anglez, duke dhënë shpjegime para Dhomës së Komunave për çështjen e caktimit të kufijve të Shqipërisë, ndër të tjera, pat deklaruar: “Jam i bindur se, kur të dihen të gjitha, ky veprim do të kritikohet me të drejtë nga shumë anë, prej çdo njeriu që e njeh vendin dhe e shikon çështjen vetëm nga pikëpamja e popullsisë së tij. Por, duhet të kemi parasysh se, në bisedimet rreth kufijve të Shqipërisë, qëllimi kryesor ishte të mos hapej konflikt midis Fuqive të Mëdha. Prandaj, në qoftë se marrëveshja mbi Shqipërinë u arrit duke mbajtur harmoninë midis Fuqive të Mëdha, mund të themi se ka qenë një sukses i plotë për interesin jetësorpaqes në Evropë.

Sot, në prill të vitit 2007, por edhe përpara e pas tij, Fuqitë e Mëdhajanë detyruar, sërish, të ulen e ta marrin në dorë “pataten e nxehtë” shqiptare, të kurbanizuar më 1913, për hirë të mospërhapjes së konfliktit midis tyre, pra Fuqive të Mëdha, me të vetmin ndryshim se tash, “eskortës” së atëhershme vendimmarrëse, i është shtuar edhe SHBA-ja! Po, përse? Ç’iu duhet sërish këtyre Fuqive të merren me këtë çështje kur dihet se ( e pranojnë vetë ato) për të vënë “rend në Evropë” u flijua e u thellua në 5 pjesë mu Shqipëria dhe shqiptarët?!

Pamje nga Konferenca e Londrës 1912-1913

----------------------------

Flijesa e kotë

Faktet historike, si kokëforta që janë, mëse qartë dëshmojnë se në këtë kohë shumëçka nuk eci në drejtimin e duhur. E dhëna se gjatë periudhës 1913-2007, në trojet europiane dhe jo vetëm në to, u zhvilluan konfliktet dhe luftërat më të përgjakshme gjatë gjithë historisë njerëzore (Lufta e Parë dhe ajo e Dytë Botërore, luftërat në Kroaci, në Bosnjë, në Kosovë, etj.)me ç’rast janë vrarë, masakruar, dhunuar, maltretuar e torturuar miliona njerëz të racave, të feve, të kombeve, të bindjeve e të ideologjive nga më të ndryshmet, para së gjithash në Evropë, por edhe më gjerë, janë dëshmia më e tmerrshme e këtij pohimi. Flijesa shqiptare, kështu, rezultoi e kotë, sepse ngjarjet, që rrodhën pas saj, provuan se konfliktet në mes të Fuqive të Mëdha, as nuk mund të pakësoheshin e aq më pak të shtoheshin, pavarësisht se si do të zgjidhej çështja shqiptare. Doli kësisoj, se, vendimi i Londrës për coptimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, në emër të “ruajtjes e paqes në Evropë”, u përdor nga Fuqitë e Mëdha vetëm si slogan mashtrues, si kamuflim i asparatave dhe qëllimeve të tyre kolonialiste, ekspansioniste e imperialiste.

Se pazarllëqet në kurriz të Shqipërisë e shqiptarëve nga Fuqitë e Mëdha më 1913 e më vonë, e veçmas me krijimin e të ashtuquajturës Jugosllavi (Mbretërisë SKS) ishte gabim historik dhe tragjik i këtyre fuqive, në një ose në një mënyrë tjetër, do ta dëshmojë shumë më vonë edhe vetë Richard Hollbruk, negociatori i Marrëveshjes së Dejtonit dhe i Konferencës së Rambujesë, në parathënien e veprës “Paris, 1919”, të historianes kanadeze, Margaret Mackmilan, kur, midis të tjerash, shkruan: “Në konferencën e Parisit (1919 - vër. ime), Katërshja e Madhe kishte synuar të vinte rregull jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën, por në të vërtetë, vetëm 20 vjet më vonë, u provua se ajo kishte mbuluar krizën me krizë. Një nga këto “kriza” ishte dhe krijimi arbitrar i Jugosllavisë, burimi më i madh i konflikteve në Evropën e sotme”.

Rreziku nga ripulsimi i “rregullave” tragjike

Por, kjo nuk është e tëra. As sot e as këtu, droj, nuk përfundon e tërë historia e tragjedisë së “rregullave” të Fuqive të Mëdha të “ruajtjes së paqes në Evropë”, duke sakrifikuar shqiptarët dhe trojet shqiptare, madje rrezikon të ripulsojë ndjeshëm, edhe përkundër ndryshimit të rrethanave nga 1913-ta, edhe përkundër larjes gati njëshekullore me gjak të atyre “rregullave”. Deklarata e këtyre ditëve e Alfred Guzenbauer-it, Kancelar Austriak se: ”…ne po punojmë aktualisht me miqtë tanë në Serbi, Boris Tadiçin dhe njerëzit e tij, për të gjetur rrugët që të zbatohet esenca e planit të Ahtisarit”; se “… kjo duhet të jetë zgjidhje e mirë edhe për Serbinë edhe për Kosovën, sepse nuk është mirë që cak i strategjisë ndaj Beogradit të jetë ajo që e turpëron”; se “…duhet të gjejmë zgjidhje e cila siguron që nga kjo situatë të dyjapalët të dalin kokëlartë”, sikur ushqen krimbin e dyshimit se mos njëra nga Fuqitë e dikurshme të Mëdha të Evropës, po përton të shkëputet nga e kaluara e kërkimit të “paqes në Evropë” duke i kurbanizuar sërish Shqipërinë dhe shqiptarët!

Një si “Teoria e lojrave”

Në matematikë njihet një si “Teoria e lojërave”, e cila madje zbatohet edhe në studimin e politikës. Sipas kësaj teorie, lojërat janë dy llojesh: non-zero-sum game dhe zero-sum game. Lojërat e llojit të parë (non-zero-sum game) janë ato ku të dy lojtarët nuk luajnë për të fituar gjithçka që është në lojë, çka le mundësi për njëkompromis që të mbeten të kënaqura të dy palët, ndërsa lojërat e llojit të dytë (zero-sum game) janë ato ku njëri nga lojtarët luan për gjithçka ose për asgjë, prandaj në to nuk ka asnjë mundësi kompromisi dhe nuk ka motiv për marrëveshje. Vallë, cila lojë me radhë kërkon të luhet tash mbi kurrizin e shqiptarëve si popull, kur kërkohet të gjendet “zidhje e mirë edhe për Serbinë edhe për Kosovën”, zgjidhje e cila do të sigurojë që “nga kjo situatë të dyja palët të dalin kokëlartë”? Nga kjo që u tha, me gjasë, nuk ka edhe shumë nevojë të spekulohet.

Por, ne, si për ironi, ende vazhdojmë të jemi popull folklorik, që vazhdon të ëndërrojë e të eksitohet në “delirin e patriotizmit”: nuk jemi pajtuar më 1913, aq më pak pajtohemi tash, më 2007, me ato që na servirin të tjerët! Tamam, si ai athinasi, të cilin e përshkruan Herodi, këtu e mbi dy mijë vjet më parë, kur në betejën navale të Salaminës, e kapi një anije persiane me dorën e djathtë dhe s’e lëshonte dot, gjersa ia prenë; pastaj e kapi me dorën e mëngjër dhe ia prenë edhe atë; atëherë e kapi me dhëmbë e s’e lëshoi dot, gjersa i’a prenë edhe kokën.

Sikur harrojmë se në botën e sotme gjithnjë e më tepër po dominojnë bindjet, sikur ajo e britanikut Samuel Johnson, se: “patriotizmi është streha e fundit e maskarait”; se shpesh nuk mjafton vetëm dëshira për të arritur atë që duam, apo edhe na takon; se idetë dhe aspiratat tona kombëtare nuk mjafton t’i mbështesim vetëm mbi dëshira idilike-folklorike, të cilat nuk dimë e as nuk mundemi t’i arrijmë. E, Rokfeleri, shpesh tërhiqte vërejtjen: “Të gjitha idetë janë të mira, duke përjashtuar natyrisht idetë e këqia. Po, vini re: idetë bëhen me të vërtetë të këqia vetëm kur nuk realizohen dot”.

Sa ide dhe aspirata tona kombëtare kemi arritur t’i realizojmë në këto afro 100 vjetët e padrejtësisë londineze? Apo, sa afër dhe sa larg realizimit të aspiratës sonë më madhore kombëtare ndodhemi tani, kur, sërish, ata që vendosin për fatin tonë janë vënë në garë për gjetjen e “zgjidhjes”, e cila nuk do të provokojë “kriza” të reja dhe “konflikt midis Fuqive të Mëdha”? Le të jetë edhe ky një moment yni i reflektimit

Jo gjithëherë e drejta dhe e vërteta arijnë ta shohin dritën. Historia, këtë, gati rregullisht, e ka dëshmuar. Fundja, veritas filia temporis ( e vërteta është fëmijë i kohës), thotë një proverb latin. Megjithatë, lexova diku: diplomacia është shkathtësi e të gënjyerit në shkallë të “realizmit magjik”. Edhe Bizmarku ka pas thënë: “'Në diplomaci thuhen të gjitha, përveç së vërtetës''. Këtij teli, me shumë pompë, i binte edhe Dobrica Qosiqi, kur popullit të tij gënjeshtrën ia atribuonte si patriotizëm: "Gënjeshtra, thoshte ai, është formë e patriotizmit tonë (serbëve-vërej. ime) dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur. Gënjejmë në mënyrë kreative, me imagjinatë dhe invencion" Ndërkaq, Hannah Arendt gënjeshtrës në politikë përpiqet t’ia vejë edhe bazën “shkencore”, kur thotë: “Gënjeshtra është parë kurdoherë si mjet i nevojshëm dhe i justifikueshëm, jo vetëm për politikanin dhe demagogun, por, gjithashtu, edhe për zanatin e burrit të shteti”' !!!

E ju, lexuesit e mi të dashur, seicili veç e veç, keni të drejtë dhe mundësi të reflektoni dhe të nxirrni përfundimin që mendoni se është më kuptimploti nga kjo që u tha më sipër. Letrat janë mbi tavolinë. Vetë mund ta zgjedhni “lojën” që konsideroni se ka gjasat më të mëdha të luhet në skenën e sotme politike.

Kush do të jetë “pula”


Në tërë këtë vorbull, një gjë, megjithatë, del mëse e qartë. Beteja aktuale kryesore politike e diplomatike për çështjen shqiptare, nëpërmjet statusit të Kosovës, në mes të SHBA-ve dhe Rusisë, i ngjanë asaj betejës së shoferëve amerikanë, që, sipas zhargonit të tyre, quhet “chicken” (pula), e që nënkupton rastin kur dy shoferë, që ecin në një rrugë të ngushtë, përballë njëri tjetrit, i japin shpejtësi maksimale makinës, duke pritur që tjetri të tërhiqet dhe të kthejë timonin anash, për t’ i hapur rrugë tjetrit, në mënyrë që të evitohet përplasja dhe katastrofa. Normalisht, ai që i pari trembet dhe hapë rrugë, quhet “pula”. Kush do të dalë “pulë” në betejën për status të Kosovës, SHBA-ja apo Rusia, shqiptarët apo serbët, mbetet të shihet së shpejti. Gjithashtu, se ku do ta zënë vendin vlerësimet e Ukshin Hotit : “…bashkimi i popullit shqiptar dhe i territoreve shqiptare në një shtet duhet të jetë parakusht i çfardo rregullimi të marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë pjesë të Ballkanit” dhe të Koço Danajt : “Shqipëria natyrale nuk ngrihet mbi artificialitete, nuk ngrihet mbi mite dhe legjenda, nuk ngrihet mbi të tjerët dhe në kurriz të të tjerëve”, prandaj “ajo duhet (dhe do-vër. ime) të ngrihet atje ku ka shqiptarë dhe jo atje ku ka këngë për shqiptarë, apo mite për shqiptarë”, parasëgjithash dhe padyshim do të varet prej asaj se cila Fuqi e Madhe, kësaj radhe, do të mbetet “pulë”.

Por, ne duhet të na shqetësojë shumë më tepër krejtë një gjë tjetër e që, jo njëherë, është plasuar, theksuar e ritheksuar edhe nga Adem Demaçi: Tash, kur Kosova po kalon nëpër “fortuna” politike, a jemi dhe sa jemi të aftë që nga popull folklorik të shndërrohemi në popull politik?! Sepse, siç thotë politologu Enis Sulstarova, “do të ishte qesharake të besosh se një popull i pambrojtur ka veç miq dhe se është një llogaritje e çmendur të supozosh se ndoshta armiku mund të mallëngjehet nga mungesa eqëndresës” . Prandaj, shqiptarët kudo ku ndodhen, në Shqipëri, në Kosovë, në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM), në Mal të Zi, në Greqi e diasporë, duhet të binden se armiqtë i shohin ata si kolektiv dhe për t’u mbrojtur sa më mirë duhet edhe ata të veprojnë si kolektiv. Kjo do të thotë se miqtë e shqiptarëve, në radhë të parë, janë vetë shqiptarët. Dhe, se, me fuqizimin e faktorit shqiptar, pavarësisht ndarjeve shtetërore, krahinore, fetare e gjeografike, shqiptarët do të gjejnë miq ndërkombëtarë. Pa i bindur faktorët ndërkombëtarë se kombi shqiptar është faktor pa të cilin nuk mund të realizohen interesat gjeopolitike në Ballkan e më gjerë, nuk mund të bëjmë miq ndër faktorëtndërkombëtarë. Ndoshta, këtu vlenë të rikujtohetnjë thënie e Xhon Kenedit, presidentit amerikan, gjatë fjalimi të tij inaugurues, më 20 janar 1961: “Qytetarë të dashur të botës, mos pyesni se çfarë Amerika do të bëjë për ju, por se çfarë mund të bëjmë së bashku për lirinë e njeriut?”

E unë lutem: mos qofshin të sakta konkludimet e një miku hebre, i cili, sipas një shkrimi të analistitAdrian Dule, kishte thënë: “ Ngjajmë në shumë aspekte si popuj (shqiptarët dhe hebrenjtë-vër.ime), për të mos thënë që jemi njësoj, duke filluar nga inteligjenca dhe aftësia, por me një ndryshim. Keni shekuj që largoheni nga vendi juaj për të gjetur një vend ku t’ju vlerësojnë aftësinë, ndërsa ne kemi shekuj që kërkojmë një atdhe për të shprehur aftësinë. Ne i rrimë në krah njëri –tjetrit për t’i treguar botës se kush jemi, ju luftoni njëri-tjetrin për t’i treguar botës se kush jeni” !!! Grindja dhe fyerja e ndërsjelltë, deri në pakuptim, e intelektualëve, si ajo gati njëvjeçare Kadare-Qosje, për shembull, përçarjet dhe ndërskamcat ndërshqiptare, deri nëekstrem, me sharje, fyerje madje edhe qërim fizik hesapesh pozitë-opozitë në Shqipëri, në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi, në Kosovën Lindore, bile edhe në mes grupesh a lëvizjesh që deklarojnë publikisht se vedit i kanë vënë detyra madhore gjithëkombëtare, si FBKSH-ja e AKSH-ja, Vetëvendosja dhe njerëzit e “Krahut të luftës”, droj se, fatkeqësisht, i japin të drejtë konstatimit të mikut tonë hebre. E, nganjëherë, sidomos në çastet e zhgënjimit të thellë, më bëhet sikur këtë fat(keqësi) që e kemi dhe po e “gëzojmë” sot, edhe “meritojmë”. Tamam në stilin e asaj ngjarjes së zhvilluar në Greqinë e Antike, kurndërsa “Demosi” (popullsia e lirë e Athinës) priste të fitonteDemokracia, papritmas fitoi sërishOligarkia. Të gjithë u habitën, megjithëse vetë e kishin votuar Oligarkinë dhe pyetën Sokratin për këtë. Sokrati, i zhgënjyeredhe vetë me popullin e Athinës, tha frazën e tij të madhe: “ Mos u habisni, çdo popull zgjedh të vërë në kokë kapelën që meriton, pavarësisht në i shkon apo jo”. Me këtë desha të them se, jo gjithëherë të gjitha fajet i kanë ata që i zgjedhim ne. Një pjesë të madhe të përgjegjësisë, padyshim, e mbajmë edhe vetë ne, si “Demos”, që nuk kujdesemi sa e si duhet që për prijës t’i zgjedhim ata që vërtetë e meritojnë, më të mirët prej më të mirëve, sidomos në momente të kthesave të mëdha historike, siç është ky i tashmi .

Centuriumet e Nostradamit

Dikush do të mund të thotë: po ti po kërkon që të gjithë të mendojmë njësoj, kurse kjo do të ishte njëmendësi. Jo. Përkundrazi, unë plotësisht pajtohem me Volterin kur thotë: “ Kur të gjithë mendojnë njësoj, atëherë do të thotë se askush nuk mendon.” Megjithatë, kjo asesi nuk do të thotë se gjithkund e për çdo gjë duhet të ketë divergjenca ekstreme, përçarje e konflikte shkatërrimtare në komunitetin tonë, sidomos për çështje madhore, sepse kjo mud të qojë në vetëshkatërrim. Ndryshe, do të duhej dhënë të drejtë të gjithë atyre që, kur ekzaltohen në “kupën e zjarrit të atdhedashurisë e të patriotizmit”, citojnë e deklamojnë plotë zjarr e histeri Kuatranin 98 të Centuriumit të katërt të Nostradamit:

“Në Romë shqiptarët me britëm do të mbërrijnë

Duke rrokur edhe Langresin nga fyti

Bajraktari nuk do t’i falë askujt

Shkatërrimet, urinë, gjakun dhe thatësirën.”

ose Centuriumin e pestë, Kuatranin 91:

“Në sheshin ku është parajsë për çdo grabitçar

Ku këmba e trimit nuk shkel kurrë

Do t’i sulmojnë ata me kalorësi të lehtë

Shqiptarët, Marsi, Luani, Saturni dhe shoku Ujori.”

Ndoshta, edhe një citat nga fjalimi i sipërcituar inaugures i presidentit amerikan, Xhon Kenedi, do të mund të shërbente si përfundim i mirë për këtë shkrim “...Ata që me budadallëk kërkojnë të marrin pushtet duke hipur mbi shpinën e një tigri, përfundojnë brenda tij.

kthehu ne fillim

-----------------------------------------------

Në fokus

 FALUS(N) GONGU I KOSOVËS DHE PRAPASHTESA E JAKOVËS!

Shkruan: Behxhet SH. SHALA 

Prishtinë, 14 prill 2007      

           ------------------------------                     

Në fund të javës (Surroi, Rada dhe Shuku, Ambasadat e Kosovës në Muçibabë, Ahtisari dhe Besnik Mustafaj, Kuvendi dhe simbolet “shtetërore”, Numan Baba dhe 99 liliputët, Fa(k)tmbledhësit e Rusisë dhe fatmirët e Tanzanisë, Llapi lobon, Kosova pëson, 12000 euro, Ylberi dhe baba Savë që vazhdimisht po bëjnë davë, dhe , mund ta paramendoni..Zeusja e Arbërisë dhe minukët e Dardanisë etj.etj.etj dhe shumë të tjera.

Lexues të nderuar të Epokës së Re (dhe të faqes pashtriku), për t’ua lehtësuar kuptimin e titullit, më duhet t’i jap disa sqarime në mënyrë që të orientoheni  drejt dhe  mos të përfundoni si anëtar i Grupit për Lobim, hartues i Kushtetutës së Ahtisar Kajdanit apo ndonjë nëngrupi politiko-strategjik për afirmimin e prostitucionit politik dhe të trafikimit diplomatik në Kosmetistanin demokratik e sidomos mu(l)tietnik( tungjatjeta o Milaim Zeka për këtë shprehje autentike, ishalla nuk e lexon Agim Zatriqi se të rrou dreqi ty, te unë nuk kanë punë edhe nja 15 ditë)! Do të ishte fat të përfundoni në Hilandarin e Graçanicës apo në Shtërpcën e Ademit dhe Fatmirit, kumbarët e opshtinës së -

Shtërpcës në Kosovë dhe Metohi.

Në fund të viteve 1990 Falun Gong(Dafa) ishte bërë jashtëzakonisht popullore në Kinë, afërsisht 100 milonë njerëz e praktikonin ate. Kjo praktikë vetë-kultivuese tradicionale kineze kishte për qëllim përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik përmes ushtrimeve të lehta për t’u mësuar, meditim dhe lartësimin e mendjes dhe të karakterit. Praktika mbështetet në parimet universale të Ndershmërisë-Mirësisë dhe Tolerancës. Edhepse Falun Gongu kishte orientim paqësor, presidenti kinez Jiang Zemin e shpalli të paligjshme në korrik të vitit 1999 dhe filloi një fushatë persekutimi dhe represioni në shkallë të gjerë kundër të gjithëve që e praktikonin ate. Si rezultat i këtij represioni mbi 1600 përkrahës të Falun Gongut janë torturuar deri në vdekje, mbi 100.000 të burgosur apo në kampe pune dhe mbi 1000 të mbyllur në spitale për të sëmurët psiqik. Qëllimi final i Falun Gongut ishte: ta lehtësojë stresin dhe ankthin, të rrisë energjinë dhe gjallërinë, ta përmirësojë shëndetin fizik dhe të sjellë lartësimin shpirtëror. Ndërkaq, më 1999, në qershor, KS i OKB-së e legalizoi Falus Gongun e Kosovës……………do ta vazhdoj në fund të shkrimit!

Nuk mbaj mend, që kohëve të fundit kam hasur në një triling më interesant. Prej kohës së Cimës, Lecit dhe Qumilit,Treshi- Përsheshi. Humori i tyre dikur ka qenë shumë më politik se politika që e ushtron ky triling, që çdo gjë e kanë e kanë bërë përshesh, në emër të politikës! Surroi, si kryetar i Komitetit( krahinor) për komunitete( këtë post e ka pasur të paracaktuar), ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në fushën e dialogut ndëretnik midis shqiptarëve pakicë dhe serbëve shumicë…..në luginën e Preshevës. Po përpiqet t’i shndërrojë në Luankoka( për lexuesit e moshës së re, Luan Koka ka qenë një pion i Milosheviqit dhe si përfaqësues i pakicës rome ka qenë i instrumentalizuar kundër shqiptarëve) të luginës, shqiptarë-Panda! Me pakon e Ahtisarit serbët i ka bërë “nebeski narod” ndërkaq komunitetet e tjera po i shetitë anekënd botës, prej Durrësi deri në Antali, t’iu mbajë ligjerata për demokraci! Vendasja e kryelobistit të famshëm kosovar dhe shqiptar, Skendës, Rada Trajkoviq, edhepse specialiste për vesh(dëgjim), hundë(nuhatje) dhe fyt(gëlltitje) është bërë krejt autiste, nuk po ia ndien fare se çka po flasin Surroi dhe Shuku. Madje, as që i bëri përshtypje një arie nga sapun–opera e Kushtetutës së Muçivërcës që ia këndoi Vetoni: “ Rado, llepa Rado”. Shuku tërë kohën bisedonte me telefon me Bajramin dhe Et’hemin. Vetëm diçka dëgjohej C,C,C……Ky triling, në poker është kombinimi më i dobët prej trilingjeve dhe gjithmonë humbë përveç në rast të blofit, si i tillë ka mbijetuar deri tani dhe do të mbijetojë….derisa të hapen letrat, besoj shumë shpejt do të hapen! As Hudinit nuk i ka mbetur litari i ngrirë në ajër gjithmonë, jo për shkak se atëhere nuk kishte viagra!

Shkolla diplomatike e Muçibabës:

Kush mbjell iluzione, siguron poste në kontekstin e zhvillimeve dhe mashtrimeve aktuale politike. Për ta forcuar gënjeshtrën për Kosovën e pavarur dhe sovrane, ende pa u marrë një vendim për Kosovën nga vendimmarrësit, kanë filluar të përfolet për hapjen e Ambasadave të Republikës Demokratike të Kosovës me Pavarësi të Mbikëqyrur në disa vende të botës. Kjo i përngjan asaj kur Kosova i pati hapur zyrat “diplomatike” në Nju Jork, Bruksel etj. Kurrë nuk u patën hapur. I njëjti fat, me sa duket do t’i përcjell edhe “ambasadat”. Qakejt e paramilitarizmit diplomatik, qysh tani po bëjnë llogari dhe po ndajnë territore duke shpresuar se, në këtë mënyrë do ta sigurojnë vazhdimësinë e një jete të mbytur me luks dhe se papërgjegjësinë do ta shtyjnë deri në infinit. Dihet shumë mirë se si shkollohen dhe formohen diplomatët, në vendet normale. Ndërkaq në Kosovë, kursantët për diplomatë, deri më tani e kanë mbaruar kursin kundër analfabetizmit në fushën e diplomacisë rurale, në liceun e Bashkurtit ( shkolla e natës) dhe, sipas informatave, do ta vazhdojnë kursin e ditës, sipas të gjitha gjasave, në Vjenën e Maria Terezës. Sipas asaj se si do të zhvillohen gjërat, këta “diplomatë” e ardhshëm, shkathtësitë e tyre diplomatike do të kenë mundësi t’i zhvillojnë në Zyrën ndërlidhëse të pop Jovanit në Ranillug, Pikën për marëdhënie midis komuniteteve” Dva Golluba” në Prilluzhë, në Kabarenë e njohur të majka Jevrosimes në Gorazhdec, në Çerdhen e diplomacisë rajonale” Ku po knojnë këto dy kumrija” në Lesh-koqiq si edhe në “Klubin e allësh –verisheve diplomatike të Nafije hanëmit” i cili gjendet ne kilometrin e 16 të magjistrales Hajkobillë- Muçivërcë, prapa shtëpisë së Halit Sefasë, atashe për marëdhënie dhe ndërmjetësim. I tërë ky proces do të mbikëqyrej nga doajeni i diplomacisë kosovare, Mulla Ibrahim Diplomacija i cili e pati dhënë provimin në zgjidhjen e një skanadali midis bivsha kralevinës SKS dhe Shqipërisë Në fakt, mëzati i Xheladinit ( nga Fushëkruja) i pati këcy pelës së Zhivadinit dhe plasi sherri! Pra, propozoj që kjo klasë e diplomatëve kosovarë të vijojë specializimin  në Shkollën për Diplomaci të Lartë në Muçibabë të drejtuar nga rektori, Mulla Ibrahim Diplomacija. Këta do të bëheshin diplomatë të karrierës, buxheti i Kosovës do të kursehej dhe, besoj, deri atëhere Kosova do të bëhej shtet.

Ahtisari dhe Besnik Mustafaj:

Pakoja e Ahtisarit dhe qëndrimi i Besnik Magjistarit përputhen 100%, e ndalojnë bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Bashkimin e Kosovës me Serbinë nuk do ta ndalonin. Besnik Mustafaj nuk e ka lexuar Kushtetutën e Shqipërisë. Turp, jo për Ahtisarin.

Kuvendi dhe simbolet “shtetërore”:

A do të kalojë propozimi i Melit për “ Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”, si himn dhe flamuri i Dardanisë, “ Himni i flamurit” dhe flamuri i kuq me shqipen dykrenare si propozim i patriotëve të dikurshëm ( idealistëve), ish luftëtarëve të UÇK-së, mafiozëve të pasluftës të konvertuar në politikanë, ose “ Od Vardara pa do Trigllava” i atyre që shumë e duan Kosovën multietnike, “ Ko to kazhe, ko to lazhe…..”e Rada Trajkoviqit, “ Xhelem, xhelem” e Haxhi Merxhës, “ Lijepa Emina” e Numan Babës.. etj.etj. Me gjasë, të gjitha këto propozime bien në ujë, gjakrat nxehen deri në pasion të papërmbajtur pa nevojë sepse simbolet dalin vetvetiu (si Ganiu) nga pakoja e Ahtisarit. Andaj, shqiptarë, patriotë të ndershëm dhe të pandershëm, serbë, boshnjak, turq, romë, ashkalinj, egjiptas, kroatë, goranë dhe kosovarë të Nexhmedin Spahiut, mos besoni në konkurs për simbole “shtetërore” sepse ato janë të gatshme. Në OKB edhe ashtu nuk do të jemi ndërkaq simbolet “shtetërore”, çdonjeri do të ketë të drejt t’i përdorë në kantonet e veta, komunat e veta, në dasma, kanaxheqe, syneti, festa kombëtare dhe fetare etj. Do të kthehemi në kohën e principatave ku secili do ta ketë flamurin, himnin dhe stemën e vet.

Numan Baba dhe 99 liliputët:

Në vitin 1989, kur u bënë ndryshimet kushtetuese, me dhunë në Kuvendin e Kosovës, nën kërcënimin e tankeve, një grushti burrash që i kundërshtuan këto ndryshime iu priu një femër, Melihate Tërmkolli ndërkaq në vitin 2007, gjithashtu në Kuvendin e Kosovës kur u pranua me aklamacion pakoja e Ahtisarit, pa tankse, pa kërcënim, ngeli i vetmuar vetëm Numan Baliqi që e shfrytëzojë të drejtën demokratike për ta kundërshtuar këtë pako. Numan Baba këtë guxim e pagoi me një çmim të caktuar, u denigrua nëpër media ndërkaq Arben Xheladini dhe Mon Balaj e paguan këtë me jetën e tyre. E drejta për jetë u barazua me aklamacionin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Për aklamacion u shpërblyen me gjeografi (udhëtime në vende të ndryshme të botës) ndërkaq Arbeni dhe Moni u shpërblyen me udhëtim në përjetësi! Mendoj se Numan Baliqi e ka goditur 10-en politike duke e goditur Olimpin e Arbërisë!

Fak(t)mbledhësit e Rusisë dhe fatmirët e Tanzanisë:

Me kërkesën e Rusisë - Serbisë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do ta dërgojë në Kosovë një komision faktmbledhës i cili, pashmangshëm do të ndikojë në përmbajtjen e pakos së Ahtisarit përkundër faktit se është si është. Kjo do të ndikojë që shumë procese të shtyhen për më vonë në njërën anë por edhe në dinamizimin e procesit në anën tjetër. Fatmir Mbeki, kryetar i Tanzanisë e mirëpriti ardhjen e këtij komisioni ndërkaq Fatmir Sejdiu, president i Kosovës e pa si të panevojshme praninë e këtij komisioni në Kosovë. Dy Fatmira, dy qëndrime! Fatmirësisht që vijnë nga dy vende të ndryshme. Edhe diçka, Fatmir Mbeki i ka gjykuar kokëboshët e Tanzanisë që po vrapojnë pas vajzave të Estonisë ndërkaq Fatmir Sejdiu i ka dënuar kokëkrisurit e Kosovës dhe Metohisë që nuk po bashkëpunojnë me kokëboshët e Tanzanisë lidhur me vajzat e Estonisë por po punojnë në destabilizimin e situacisë!

Ylberi dhe baba Savë që vazhdimisht po bëjnë davë:

Dikush, nuk di kush e gjuajti murin e Manastirit të Deçanit me një Tomahawk ose përkthyer në shqip, Hawku i Tomës dhe, në vend të ngjarjes doli menjëhere Ylberi i Kosovës, kësaj here vetëm me dy ngjyra, bardh e zi me një deklaratë shumë indikuese në adresë të qartë të përgjegjësisë së mundshme. Gjithashtu, edhe baballarët, Teodosije dhe Sava deklaruan se ish UÇK-ja është përgjegjëse për këtë sulm. Më duket se dikush ka premtuar 10.000 euro në një vend dhe 2000 euro të tjera për informata. Nuk e di a është bërë ende pagesa?!

Llapi lobon, Kosova pëson por edhe fiton:

Si llapjan që jam, dikur krenohesha me Adem Demaçin, kryeikrisuri kryesor sipas Fatmirit. Më vonë u zhgënjeva sepse Baca e mohonte se është llapqin. Pastaj, me Shaban Shalën, të cilin e mbytën në burg në emër të vëllazërim-bashkimit. Intersant, edhe babai im quhej Shaban Shala. Pastaj, edhe me Xhelën( Rekaliun) i cili vdiç në kohën më të mirë sepse nuk u ballafaqua me horëllëqet e pasluftës dhe zhgënjimi për te do të ishte i papërballueshëm. Pas vdekjes së autoritetit të fundit politik në Llap ( Xhelës), një kohë mbeti një zbrazëti, me një fjalë një humnerë. Natyra i ka ligjet e veta, krijon mrekullira, në këtë rast e krijoi Skender Hysenin i cili rilindi si Feniksi e në fakt ishte riinkarnim i të gjitha vlerave kombëtare, politike, patriotike, humaniste etj. Kjo, në fakt edhe ma riktheu krenarinë time prej llapjani dhe, për këtë arsye nuk ka asnjë shkrim që e shkruaj ku nuk e përmendi krenarinë e Llapit, Kosovës dhe shqiptarisë- Skendën tonë. Ndërgjegja më brenë sepse nuk jam bash i sigurt se po bëj sa duhet për TE, Grande Skenden, jo Skenden nga Canali Grande të Maxonit! Lobimi i tij po i jep frytet e para, Komisionin Faktmbledhës. Po të mos ishte Skenda, as që do t’i kishim parë! Flm. shumë. Efektet e këtij lobimi do të shihen më vonë.

Zeusja e Arbërisë dhe minukët e Dardanisë:

Nuk po ndalem shumë kësaj radhe sepse lexuesi i nderuar mund ta kuptojë se Zeusja - zeusët e Arbërisë janë faktorët ekzogjenë të Veton Surroit, që janë përgjegjës për marrjen e vendimeve për Kosovën ndërkaq minukët e Dardanisë janë endogjenët e defaktorizuar vendorë e që janë përgjegjës për zbatimin e vendimeve, cfarëdo qofshin ato.

Albin Krishti dhe Ekipi i Unitetit:

Paramendojeni këtë rrugëtim drejt një caku, të deklaruar si të përbashkët, Kosovës së pavarur dhe sovrane përmes vetëvendosjes:

Albin Krishti, golgotizimi rrugëve të Kosovës, qendra e ndalimit në burgun e Prishtinës, burgu në Prishtinë, në Gjilan, në Pejë, në Dubravë, në Prizren…………. në , në ..Guantanamo!

Ekipi i Unitetit: Nju Jork, Vashington, Vjenë, Bruksel, Paris, Berlin, Athinë, Antali, safari në Pretori, Johanesburgu etj. Albini në burgje, Ekipi i Unitetit në hotele, që të dy palëve i është imponuar vendndodhja! Edhe caku!

Diçka për titullin:

Pra, siç e ceka edhe më lart, në qershor të vitit 1999, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e legalizoi në Kosovë, Falus Gongun e Kosovës, lëvizje e deklaruar si paqësore që vepronte në bazë të Rezolutës 1244. Kjo lëvizje vepronte sipas parimit të: Nënçmimit-Korrupsionit-Trafikimit-Prostitucionit-Injorimit, sublimim më i sofistikuar i vlerave demokratike, të mohuara dhe të dënueshme në vendet nga vijnë ndërkaq të preferuara për implementin eksperimental në epruvetën e quajtur Kosovë. Nga kjo epruvetë, pas mbarsimit artificial ka lindur klasa politike, si e arritura më e madhe e Falus Gongut të Kosovës! Lexues të nderuar, nëse e keni lexuar me kujdes dhe keni bërë krahasime do ta shihni se në pyetje është një ndërrim i tez(e)ave: Falus Gongu i Kosovës nuk është Falun Gongu i Kinës por Jian Zemingu i Kosovës, që për dallim nga ai i Kinës ka vrarë shumë më pak aktivist paqësor, ka internuar dhe burgosur gjithashtu më pak aktivist paqësor dhe , sipas informatave tona, nuk ka mbyllyr ende në spitale për të sëmurë psiqik aktivist paqësorë e që nuk do të thotë se nuk do ta bëjë këtë, kushtet po krijohen pas deklarimit të presidentit Fatmir Sejdiu për kokëkrisurit e Kosovës! Amen!

kthehu ne fillim

  ALBIN KURTI SPROVË E NDËRGJEGJES SONË

Shkruan: Besnik KRYEZIU

 Më 09.04.2007

S´thuhet kot, se: ,,Gjithçka e ka fillimin dhe historinë e vet”. Edhe burgosja e Albin Kurtit e ka fillimin dhe historinë e vet. Mbase mund të duket hipotetike por që në fakt nuk është e tillë sepse tani për këtë ekzistojnë edhe faktet, nëse vijmë në konkludim se: Grupi i Unitetit dhe UNMNIK-u ka dhunuar dhe përgjakur me qellim demonstratën paqësore të 10 shkurtit për të pasur një argument në dorë që atyre do t’i jepte mundësi që ta burgosnin përfundimisht liderin e Vetëvendosjes z.Albin Kurti. Mbase na kujtohet fillimi i këtij viti kur njëri nga anëtarët e Grupit të Unitetit në një debat me qytetarë  kishte ironizuar liderin e vetëvendosjes në atë masë sa që ishte tallur me flokët e tij që Serbia ia kishte qethur gjersa e mbante peng në burgjet e saja. Më kishte habitur ky lloj qëndrimi i njeriut për të cilin ende ruaja respekt për faktin e thjeshtë se nuk më kishte shkuar mendja se ai mund të shkojë aq larg sa që meritat dhe kontributin e Albinit për Kosovën ta reduktojë në atë masë sa që të thuhet se: ,,Albinin e ka marrë Serbia sa për t´ia qethur flokët dhe e ka lëshuar prapë”. Sikur se e dimë të gjithë edhe shumë nga  ndërkombëtarët filluan ta akuzojnë Albinin deri në atë masë sa e quajtën si njeri që  punon kundër Kosovës. Edhe ironizimi i liderit „opozitar“ me flokët e qethura si dhe akuzat e ndërkombëtarëve se po punon kundër Kosovës, në fakt filluan të japin sinjale se ata që pakon e Ahtisarit donin t´ja shitnin popullit me çdo kusht kanë filluar ta humbin durimin ndaj  liderit të vetëvendosjes z.Kurti dhe kërkonin një shkak për ta burgosur, gjë që edhe e kurdisën këtë shkak në demonstratën e 10 shkurtit.                                  

Grupi i Unitetit dhe Albin Kurti 

 Grupi i Unitetit që nga formimi, vet procesin e bisedimeve me Serbinë e kishte marrë si diçka  procedurale dhe se pavarësia e Kosovës është punë e kryer. Ne jemi dëshmitarë se si ky grup ka luajtur në mënyrë të pa moralshme me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës duke deklaruar data të ndryshme se kur do të pavarësohet Kosova e që në fakt kanë rezultuar si jo të sakta. Anëtarët e Grupit të Unitetit me qindra herë kanë deklaruar se Kosova do të jetë plotësisht e pavarur dhe sovrane dhe ata  nuk do të pranojnë asgjë më pak se kjo, e që në fakt edhe kjo parullë e tyre ka dalë si jo e saktë sepse ne do të kemi një mbikëqyrje të rëndë ndërkombëtare, natyrisht edhe si pasojë e këtyre liderëve që nuk treguan aftësi për ta formuar shtetin e Kosovës. Deklarimet e tyre se nuk do  të pranojnë lidhjet e komunave serbe me Beogradin dhe se nuk do të këtë ndarje të Qytetit të Art, buzë lumit Iber Mitrovicës, në baza etnike, gjithashtu kanë dalur të pasakta sepse ka ndodhur edhe njëra edhe tjetra. Grupi i Unitetit gjatë gjithë procesit të bisedimeve nuk e ka përfaqësuar Kosovën dhe qytetarët e saj në mënyrë të dinjitetshme, sipas mendimit tim ka hyrë pa platformë të qartë se si duhet realizuar pavarësia e Kosovës. Platforma e vetme e tyre ka qenë fjala pavarësi dhe me këtë fjalë ata kanë manipuluar dhe po vazhdojnë të manipulojnë edhe sot. Me fjalën Pavarësi që për popullin e Kosovës është e shenjtë ata janë munduar t’i mbulojnë dështimet dhe lëshimet e tyre gjatë këtyre bisedimeve. Formimit të komunave të reja serbe që janë  krijuar  krejtësisht në baza etnike dhe me prapavijë të qartë politike nga Serbia i thanë  decentralizim. Grup i Unitetit, që brenda tij ishin edhe opozita edhe pozita. Kishin ardhur në momentin kur pas bërjes publike të pakos së Ahtisaarit nuk mundnin të vazhdonin me iluzione ndaj qytetarëve të Kosovës sepse këta qytetarë tani më e kishin këtë plan në duar dhe po e lexonin vet dhe po e shihnin se ky Grup i Unitetit nuk ia ka treguar të vërtetën e plot por një gjysmë të vërtet .

Ndërsa lideri i vetëvendosjes z.Kurti që në fillim kishte deklaruar platformën e vet politike tani më të njohur ,,jo negociata por vetëvendosje”. Ai në mënyrë  rigoroze iu përmbajt kësaj platforme sepse vullneti i popullit nuk negociohet e aq më shumë me shtetin që ideologji të veten e kishte dhe vazhdon ta ketë shfarosjen e shqiptareve. Z.Kurti  ishte i vetëdijshëm me punën që po e bënte, kishte hapur fronte të shumta dhe të forta sepse po përballej  vizioni i ri për shtetin e Kosovës, vizion real që e përfaqësonte ai si dhe vizioni i vjetër që e përfaqësonte Grupi i Unitetit. Mirëpo z.Kurti  si askush tjetër më mirë e kishte kuptuar mesazhin e njeriut që u bë kurban për shtetin e Kosovës, të madhit Ukshin Hoti që thoshte: ,,bëje ose vdis”. Grupi i Unitetit  në pa aftësi për tu përballur me Albin Kurtin dhe argumentet që ofronte ai sepse Albini është  shumë më vizionar se ata, filluan etiketimin dhe njollosjen e personalitetit të tij, filluan një  propagandë sa që të krijonin bindjen se Albini po na pengon pavarsinë dhe mos të ishte Albini do ta bënin që nesër. Me burgosjen e Albin Kurtit përfundimisht në Kosovë është burgosur mendimi ndryshe dhe kur burgoset mendimi ndryshe atëherë e dim se çfarë shoqërie jemi. Grupi i Unitetit por edhe ne si shoqëri jemi treguar jo demokratik, jo njerëzor dhe as pak human ndaj njeriut që ka një qasje dhe orientim tjetër politik. Ai po vazhdon të mbahet ende në burg për bindje politike dhe ne po heshtim, po heshtim për njeriun  që më shumë se veten e do Kosovën tonë të përbashkët, po heshtim për njeriun që gjatë pushtimit serb ishte dhe do të jetë krenaria jonë, ishte simbol i rinisë dhe qëndresës shqiptare në burgjet serbe. Dhe si të shpjegohet kjo heshtje e jona ndaj Albin Kurtit?

 

Apo ka edhe kjo shpjegimin e vet sepse ndoshta jemi shoqëri e harrimeve  dhe ju besojmë verbërisht liderëve tanë. Nëse heshtin ata që e kanë dhënë urdhërin për burgosjen e tij ata që edhe në ëndërr i frikësohen Albinit dhe vizionit të tij për shtetin e Kosovës sepse kanë frikë se po ia merr pushtetin sepse e din se ata janë e kaluara, ndërsa Albini është e ardhmja, pse duhet të heshtim ne? Çdo ditë që vazhdon të kalojë Albini në burg do të jetë ditë e humbur për Kosovën sepse Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për vizionin e lartë dhe largpamës të Albin Kurtit. Përkundër përpjekjeve të Grupit të Unitetit  për të  hyrë në histori sepse secili nga ta e sheh veten si Ismail  Qemali, historia megjithatë ka rregullat e saj. Ai nuk njeh dëshira e teke. Në historinë tonë njerëzit vërtetë sakrifikohen për vendin e tyre dhe bëjnë akte historike siç po bënë edhe Albin Kurti.

Ndërkombëtarët dhe Albin Kurti 

Ndërkombëtarët ishin mësuar me servilizmin dhe nënshtrimin e Grupit të Unitetit ndaj kërkesave të tyre edhe atëherë kur ato ishin në kundërshtim me interesat vitale të shtetit të Kosovës. Ata duke e administruar Kosovën që pas luftës, i kishin lënë të zhyten në korrupsion, ju kishin krijuar hapësirë dhe mundësi për promovimet e tyre politike që ata e kishin ëndërr më shumë se shtetin e Kosovës, i kishin lënë të ndërtonin shtëpi dhe jetë luksoze sa që ata kishin harruar se shteti i Kosovës nuk është bërë ende, se amaneti i dëshmorëve të kombit kishte mbetur në gjysmë. Ndërkombëtarët e dinin mirë se duke i lënë të zhyten në korrupsion do t’i shantazhonin më lehtë dhe pikërisht kjo ndodhi. Partneriteti që Grupi i Unitetit  ka dëshirë shpesh ta theksojë me ndërkombëtarët as që ekziston fare sepse të jesh partner t’i duhet të jesh në baza të barabarta ku vendimet merren në mënyrë reciproke pa imponime dhe ne fatkeqësisht nuk jemi të tillë, sepse vullneti ynë politik  nuk po respektohet. Debati për Kosovën në këshillin e sigurimit  dëshmojë edhe njëherë se ne po trajtohemi si objekt dhe jo si subjekt, se përndryshe presidentit Fatmir Sejdiu do t’i lejohej t’i drejtohet seancës së këshillit të sigurimit. Edhe miratimi i rezolutës nga ana e Kuvendit të Kosovës për pakon e Ahtisaarit nuk tregon tjetër përveç se ky kuvend  nuk e ka pavarësinë e vet për të vendosur  për Kosovën dhe deputetët e tij votojnë ashtu si ju thonë shefat e tyre.

  Për dallim nga Grupi i Unitetit ndërkombëtarët e panë dhe e kuptuan se me Albinin nuk ka servilizëm, nuk ka nënshtrim dhe filluan ta shohin me sy jo të mirë. Akuzat që iu bënë dhe po vazhdojnë t’i  bëhen Albinit, gjoja ai është  kundër atyre që na ndihmuan për çlirimin e Kosovës ishin dhe vazhdojnë të jenë thellësisht politike, ishin akuza për largimin e tij nga jeta politike e Kosovës. Albini duke mbrojtur me dinjitet të lartë kërkesën e popullit të tij për vetëvendosje po tregon se është shumë më evropian e perëndimor se ata që po rrahin gjoks, sepse Evropa dhe perëndimi në përgjithësi nuk i do qyqarët, nuk i do ata që presin se çfarë po ju japin të tjerët. Albini duke mbrojtur kërkesën për vetëvendosje po e mbron Ballkanin nga një luftë e re, që nëse vazhdon loja ruse dhe mohimi i të drejtës për vetëvendosje pashmangshëm edhe do të ndodh, jo se e duan shqiptarët por se po luhet me të ardhmen e tyre. Vazhdimi i mbajtjes së Albinit në burg i  turpëron edhe vet ndërkombëtarët sepse ata në vendet e tyre nuk do të burgosnin njerëz për bindje politike, po të bënin një gjë të tillë do të përballeshin me protesta të fuqishme nga opinioni publik  sepse të burgosur politik kanë pasur vetëm sistemet komuniste dhe ato fashiste si ai Milloshoviqit, prandaj jepni urdhër për lirimin  e Albin Kurtit, njeriu që i duhet Kosovës me vizionin e vet por  pse jo edhe Evropës. Albin Kurti deri në lirimin e tij vazhdon të mbetet sprovë e ndërgjegjes shqiptare dhe ndërkombëtare .   

kthehu ne fillim

Masakruesit dhe satanizuesit  

 KRIMI ËSHTË KRIM, AI NUK IKËN AS NUK VJETROHET

 Shkruan: Besnik KRYEZIU

Më 27.03.2007

Ikën, ata që dyshohen që e bënë krimin e dhjet shkurtit, policët e kontigjentit rumun në Kosovë. Mbeti enigma se kush e bëri krimin? Kush e përgjaki rininë e Kosovës? Ikën edhe megjithë “kërkesën e UNMNIK-ut” që dhjet nga ta të mbeten në Kosovë deri sa të përfundojnë hetimet, për krimin e ndodhur me dhjet shkurt. Shteti i tyre i mbron shtetasit e vet edhe atëherë kur ata dyshohen se janë përgjegjësit kryesor për vrasjen e dy të rinjve shqiptarë dhe shumë të plagosurve tjerë. Ikja  e policëve rumun përfundimisht nxori në pah se me 10 shkurt ka ndodhur krimi dhe se atë nuk mund ta fshehin më, sikur u munduan ta bëjnë në ditën e krimit. Tani ata që me 10 shkurt krimit nuk i thanë krim por teprim të dhunës, ose policia ka përdorur dhunë proporcionale karshi dhunës së demonstruesve, e pranuan. E pranuan së bashku edhe Qeveria e Kosovës edhe  UNMNIK-u dhe s´kishte si të ndodhte ndryshe sepse ata e dhanë urdhërin që të dhunohet demonstrata paqësore.

Nuk më habiti ikja e atyre që e bënë krimin sepse jemi  dëshmitarë të shumë krimeve që u bënë (fatkeqësisht në emër të së ardhmes së Kosovës ) dhe lëvizin lirshëm në Kosovë për vite të tëra dhe po vazhdojnë të lëvizin lirshëm. Mjafton  të përkujtojmë 2004-tën kur shpërthyen demonstratat që unë po i quaj të mllefit dhe frustrimit për vrasjen e fëmijëve shqiptarë te lumi Ibër. Besoj se nuk kemi harruar se sa u vranë, mbi njëzet ishte numri dhe kush dha përgjegjësi për këto vrasje? A u zbardhën rrethanat në të cilat u vranë këta qytetarë të Kosovës? Jo ,fatkeqësisht jo, nuk u zbardhën. Po a do të zbardhen më shpejt? Përsëri përgjigjja është jo! Nuk do të zbardhen. Përgjegjësit për zbardhjen e këtyre krimeve kur i pyet ata të përgjigjen se ,,hetimet vazhdojnë” dhe ne e dimë se çka do të thotë togfjalëshi “hetimet vazhdojnë”, fshehja e krimit dhe asgjë më shumë. Po më habit përpjekja e UNMNIK-ut  që me ikjen e policëve rumun po mundohen t’i japin  fund  kësaj çështje. Ne u munduam që të dyshuarit t’i ndalim për hetime por qeveria rumune nuk ka pranuar një kërkesë të tillë tha UNMNIK-u, sepse ata  paskan imunitet dhe se për këtë nuk vendos UNMNIK-u por qeveritë e vendeve për nga janë policët. Merreni me mend imuniteti i policëve të UNMNUK-ut po u mbroka edhe nga krimi, ti vranë dhe nuk jep përgjegjësi sepse paske imunitet!. UNMNIK-u nuk mund t’i ik fajit me këso arsyetime banale dhe fyese, sepse policët e dyshuar ishin në uniformë të UNMNIK-ut  dhe nën komandën e komisarit të policisë së UNMNIK-ut. Krimin e bënë në vendin dhe territorin ku ata kanë përgjegjësinë e plotë për të qeverisur sipas rezolutuës 1244. 

   E kotë është përpjekja për të ikur nga përgjegjësia me arsyetimin se ikën dhe kaq! Jo zotërinj krimi është krim dhe ai nuk ikën. Gjurmët e krimit janë ende të freskëta dhe dëshmitë për krimin janë, janë varret, është gjaku në rrugët e Prishtinës që ju ato ditë edhe mund ta keni shkelur duke ecur rrugës ku ndodhi krimi dhe pa dashjen tuaj mund të keni gjurmë gjaku në këpucët tuja që gjithashtu mund të jenë dëshmi që me dhjet shkurt në Prishtinë ndodhi krimi. Tash policët e dyshuar janë kthyer në shtëpitë e veta, në Rumani. Ikën nga Kosova duke na lënë dy varre dhe shumë të plagosur. Ata janë gëzuar që janë kthyer në gjirin e tyre familjar për t´ju hedhur në përqafim babait, nënës, gruas, fëmijëve, vëllezërve, motrave por a do t´ju tregojnë se dikush nga ta ka vrarë në Prishtinë dy të rinj që gjithashtu kishin familje që i donin shumë. Kur të përqafohen me nënat e tyre a do t´ju  kujtohet se në Kosovë i kanë lënë dy nëna me lotë për faqe që kurrë nuk kanë për t’i hapur krahët  për të përqafuar djemtë e vet sepse ata nuk janë më, a do t´ju kujtohet se në Prishtinë i kanë lënë motrat pa të vetmin vëlla? A do të mendojnë se edhe pse janë kthyer në vendin e vet ata tani më nuk janë njerëz si më parë  por kriminelë? Nuk e di, ndoshta, nëse kanë ndërgjegjen e njeriut po, nëse kanë ndërgjegjen e bishave jo.

Unë do ta urreja jetën e tyre sepse ajo nuk është më jetë.                    

kthehu ne fillim

 ________________________________

KUR KRIMINELËT IKIN NGA VENDI I KRIMIT…!

Shkruan: Koço DANAJ

 Më 23.03.2007, Tiranë


Pas deklaratës së fundit të UNMIK, duket se askush në Kosovë nuk ka dyshim që më 10 shkurt, forcat speciale të policisë kryen një masakër mbi protestuesit. As edhe disa politikanë të cilët nxituan të satanizonin qytetaret.
Përse vallë ? Çfarë ka ndodhur ?
Qeveria rumune në mënyrë të njëanshme ka tërhequr nga Prishtina 75 pjestarë rumunë të policisë. Por jo vetem kaq ; ajo ka tërhequr edhe 10 pjestarë të cilët ishin në proces hetimi për masakrën e 10 shkurtit. Por jo vetëm kaq; qeveria rumune nuk ka pranuar të perfillë as kerkesën e UNMIK-ut për të pritur deri në përfundimin e hetimeve, deri në datën 6 prill 2007.

Kjo është ngjarja të cilën e konfirmoi vet UNMIK-u. Por kjo është edhe dëshmia më e hapur lidhur me hetimin se kush e shkaktoi masakrën. Ata që ikën nga vendi i krimit, ata e shkaktuan atë. Forcat speciale rumune ishin ato që qelluan pa mëshirë mbi shqiptarët e pambrojtur. Ata siç duket deshën tu jepnin një mësim shqiptarëve të pambrojtur. Por këtë nuk e bënë dot, prandaj me forcën e armëve dhe me autoritetin e Protektorit bënë vetëm nje masakër me idenë se askush nuk do të reagonte.
Por ndodhi e kundërta. Pas deklarimeve primitive, shumë drejtues të UNMIK-ut i thirrën arsyes. Pas deklarimeve skandaloze të ditës së parë të llojit të Komitetit Krahinor të Kosovës në vitin 1981, edhe shumica e politikanëve Shqiptarë kërkuan hetim për masakrën.
Dhe hetimi përfundoi realisht pa përfunduar zyrtarisht. Ai duhet të përfundonte në 6 prill. Por tërheqja e policëve rumunë me urgjencë mbylli edhe hetimet qysh në 21 mars. Policët rumunë nuk ikën nga Prishtina. Ata ikën nga vendi i krimit. Dhe duke ikur dëshmuan se ata janë ndër autorët kryesorë të këtij krimi.

Por Rumania është anëtare ev BE-së. Dhe shqiptarët duhet t´i kërkojnë Brukselit që ta detyrojë qeverinë rumune tu bindet ligjeve ndërkombëtare.
Përndryshe, tek shqiptarët nuk është diskredituar vetëm qeveria rumune, nuk është diskredituar vetëm UNMIK-u, por do të fillojë të diskreditohet edhe Brukseli.
Dhe në prag të 50 vjetorit, BE nuk duhet të lejojë që një anëtar i saj të kryejë një krim dhe pastaj të iki fshehurazi nga vendi i krimit me idenë raciste se vendi ku ndodhi krimi është akoma i pabërë!!!.

__________________________

Njoftim i UNMIK-ut

QEVERIA RUMUNE I TËRHEQ TRUPAT E SAJ POLICORE NGA KOSOVA!

22.03.2007

UNMIK-u konfirmoi se 75 pjesëtarët e njësitit policor rumun, janë larguar nga Kosova para dy ditësh, duke përfshirë edhe 11 pjesëtarët emrat e të cilëve përmenden në hetimet që po zhvillohen për ngjarjet e dhunshme të 10 shkurtit në Prishtinë.
Në një njoftim shtypi, Administrata e OKB-së në Kosovë shpreh keqardhjen se autoritetet rumune nuk u pajtuan me kërkesën e selisë qëndrore të OKB-së që këta 11 pjesëtarë të njësisë speciale rumune të qëndrojnë në Kosovë deri më 6 prill, për të vazhduar, thekson njoftimi, bashkëpunimin me hetimet që po zhvillohen lidhur me protestën e Lëvizjes Vetëvendosje më 10 shkurt, ku humbën jetën dy protestues.
UNMIK-u pret nga autoritetet rumune që t'u përmbahen detyrimeve dhe të vazhdojnë të bashkëpunojnë në tërësi me hetimet aktuale, përfshi këtu edhe garancitë që cilido nga policët rumunë të larguar nga Kosova, të jetë në dispozicion për qëllime hetuesie, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e internetit të UNMIK-ut.

 kthehu ne fillim

__________________________________________ 

Tablloja e realitetit në politikën shqiptare

PËRÇARJA E MADHE NË POLITIKËN SHQIPTARE

Shkruan: Koço DANAJ, Doktor i Shkencave Politike

Tiranë, Më 18.03.2007

_______________________

Imagjinoni që të gjithë të mendojnë si Thaci, Sejdiu, Daci, Surroi, Çeku etj etj. Çfarë do të jetë Kosova e nesërme ? Do të jetë ajo që ka qenë në vitin 1974. Në vend të Komitetit Krahinor të aso kohe do të jetë Vetoni, Hashimi, Fatmiri etj etj. Natyrisht që do të jetë edhe mentaliteti i Gjoko Pajkovicit. Natyrisht që do të ketë edhe të burgosur politikë si Albin Kurti.

Përçarjet politike kanë qenë bashkëudhëtare të përhershme të politikës dhe politikanëve shqiptarë përgjatë dekadave apo shekujve. Ato kanë dëmtuar rëndë kombin shqiptar, lindjen dhe konsolidimin e tij. Pra është një histori e tërë përcarjesh që kanë qenë dhe mbeten njolla të zeza apo gri në historinë e politikës shqiptare.
Por qëllimi i analizës është tjetër. Qëllimi i analizës është që të pohojë:
Së pari: se politika shqiptare në Tiranë , Prishtinë, Tetovë, Preshevë, Ulqin është në prag të një përçarjeje të madhe, më të madhen në historinë e saj.
Së dyti: Se kjo përçarje është fillimi i Shqipërisë Europiane apo Shqipërisë Natyrale në vend të Shqipërisë otomane apo artificiale që kemi sot.
Po përse ky shtrim kësisoj i problemit? Përse përçarja si nocion që gjithmonë ka qenë negative, tashmë po na shfaqet si nocion pozitiv ?
Po ja përse :

Tablloja e realitetit të politikës

I kini dëgjuar politikanët në Prishtinë se cfarë thonë: Ne jemi unikë me Pakon e Ahtisarit, ne jemi unikë me tre Jo-të e grupit të Kontaktit. (Po ju e besoni se janë kaq unikë dhe duhet të jenë të tillë ?)
I kini dëgjuar politikanët e Tiranës se cfarë thonë : Ne jemi dakord me atë që janë dakord ata në Prishtine, ne jemi për integrime europiane, ne jemi aktivë, por nuk jemi aktorë apo regjizorë. Ne do të bashkohemi me njeri tjetrin në Europën e Madhe etj etj. (Po ju a e besoni këtë lloj predikimi dhe a duhet ta besoni ate?)
I kini degjuar politikanet shqiptare ne Maqedoni se si perbetohen se kush e do me shume Maqedonine, se si akuzojne njeri tjetrin se kush ka kerkuar te ndahet Maqedonia, se si deklarojne se jane unike ne ruajtjen e Maqedonise ? (Po ju e besoni kete lloj dashurie dhe uniteti ndaj Maqedonise nga shqiptaret dhe a duhet qe shqiptaret te mbeten perjetesisht ne Roje te saj ?).
Ndërsa për politikanët e Luginës së Preshevës dhe të Ulqinit nuk po japim asnjë të dhënë në pjesën e parë të analizës sepse ata nuk janë unikë. Disa prej tyre duan Beogradin para Tiranës si deputeti shqiptaro-serb Riza Halimi, disa të tjerë duan Tiranën para Beogradit si Jonuz Musliu apo Ragmi Mustafa. Disa prej tyre duan më shumë Podgoricën para Tiranës si Dinosha, ndërsa disa të tjerë duan më shumë Tiranën para Podgoricës si Sinishtaj apo Bardhi.

Po ju a e doni këtë unitet ?

Është pyetje reale. Objekti i pyetjes nuk janë vetëm politikanët shqiptarë në mbarë hapsirën shqiptare. Janë shumë më tepër, janë të gjithë shqiptarët në mbarë hapsirën shqiptare, por edhe në diasporën shqiptare.
Domethënë: A ka politikanë shqiptarë në Kosovë që mendojnë ndryshe nga Grupi i Unitetit, që mendojnë ndryshe për flamurin e Kosovës, që mendojnë ndryshe për shtetin e Kosovës, që mendojnë ndryshe për mardhëniet e Prishtinës dhe Tiranës? Sa janë? Dhe ku janë, në cilat parti politike, sa është pesha e tyre? Për shembull : A ka në PDK politikanë të tjerë që mendojnë ndryshe nga Hashim Thaci, Fatmir Limaj dhe shokët e tyre të cilët janë dakord me cdo gjë që ju siguron pushtetin ? Domethënë, Rustem Mustafa, Nait Hasani, Ramë Buja, Xhavit Haliti apo Bajrush Xhemajli, a janë unikë që Kosova të jetë tjetër shtet dhe shqiptarët e Kosovës të shndërrohen në tjetër komb ?
Ose : A ka në BDI politikanë që mendojnë ndryshe nga Ali Ahmeti, Teuta Arifi, Agron Buxhaku etj të cilët janë dakord që atdheu i tyre është Maqedonia ? Domethënë Fazlli Veliu, Gezim Ostreni, Tahir Hani, Xhevat Ademi etj a janë unikë që ata kanë si atdhe Maqedoninë e Vardarit ?

A ka në PDSH politikanë që mendojnë ndryshe nga Arbër Xhaferri, Imer Selmani, Sulejman Rushiti etj të cilët pranojnë komedinë e të qenit shqiptaro-maqedonas se sa dramën e të qenit shqiptar të Shqipërisë Europiane ? Domethënë, Bradhyl Mahmuti, djali i të cilit e ka emrin Vatan, cilin konsideron të tillë, Maqedoninë e Vardarit apo Shqipërinë Europiane ?
Mund të zgjateshim akoma më shumë por edhe kaq mjafton që kur flitet për unitet në probleme madhore, askush nuk ka të drejtë të pronësojë të vërtetën përfundimtare. Në probleme madhore, lypset të mos ketë unitet, por përçarje. Natyrisht, bëhet fjalë për përçarje të një lloji tjetër, qoftë edhe të llojit të protestës së Albin Kurtit.

Më mirë të përçarë

Është një nëntitull, paksa i rendë : Qysh thua ; të përçarë ! Po ja përse duhet të jemi të përçarë: Imagjinoni që të gjithë të mendojnë si Thaci, Sejdiu, Daci, Surroi, Çeku etj etj. Çfarë do të jetë Kosova e nesërme ? Do të jetë ajo që ka qenë në vitin 1974. Në vend të Komitetit Krahinor të aso kohe do të jetë Vetoni, Hashimi, Fatmiri etj etj. Natyrisht që do të jetë edhe mentaliteti i Gjoko Pajkovicit. Natyrisht që do të ketë edhe të burgosur politikë si Albin Kurti. Për këtë lloj Kosove, shqiptarët duhet të jenë të përçarë. Bile shumica duhet të jenë kundër saj. Prandaj përçarja në rastin konkret është një element pozitiv dhe i domosdoshëm në Prishtinë. Unitet në rastin konkret do të thotë Vilajeti i Kosovës i kohës së Turqisë apo krahinë e Kosovës e kohës së Jugosllavisë. Ndërsa përçarje do të thotë rruga e Shqipërisë Europiane.
Imagjinoni sikur të gjithë në Tetovë të mendojnë si Ahmeti, Xhaferri apo Arifi ? Do të thote që Shqiptarët në Maqedoni të jenë vetëm mish për top, të jenë vetëm statistika dhe jo qytetarë, të kënaqen me Skënderbeun dhe të mos kenë të drejtë të festojnë Flamurin e Skënderbeut. Do të thotë që të dëgjojnë predikimet se bota moderne nuk mund të jetë dhe nuk mund të funksionojë me filma nga e kaluara, me histori të Shqipërisë komuniste etj etj. Por se duhet të funksinojë me tribalizëm nga e sotmja e politikanëve shqiptarë të Tetovës.

kthehu ne fillim

_______________________________________________

Kthim në vitin 1878!

VITI 1878, REFERENCË PËR PËRMIRËSIMIN E PADREJTËSIVE NDAJ SHQIPTARËVE

 

Shkruan: Fatos ALIU

Prishtinë, 15 mars 2007

 Kthimi në Vitin 1878 sot, ka dy anë të medaljes, të mirën e të keqen. Ana e keqe e medaljes shpalos harresën e të kaluarës dhe projektin për përsëritjen e saj, me të cilën jemi akomoduar për tetë vjetët e pasluftës. Ky projekt është “kulaqi” i gatuar me Beligradin, sipas Planit të Ahtisarit. Me një dallim, për herë të parë në histori me ndihmën kolosale të “liderëve” dhe “institucioneve të Kosovës”!

Viti 1878 do të kishte shërbyer shumë, si vit mësimi e ndërgjegjësimi, po të mos harrohej kaq shpejt historia, bile jo ajo e pasluftës së fundit, për tu rishikuar e kaluara gjenocidale e Serbisë, vendimet e konferencave për copëtimin e trojeve shqiptare, dhe domosdoshmëria e rivendikimit* të padrejtësive antishqiptare të bëra me miratimin e “fuqive të mëdha”. Por, ky rivendikim nuk ndodhi, në fazën më të favorshme të pasluftës! Historia ma e re e shekullit XXI, po vazhdon rrugëtimin e vjetër të përsëritjes, me të edhe tatpjeta e kombit tonë, me miratimin dhe pritjen e përmbylljes së këtij plani në OKB.

 Çfarë do të bëhet mëpastaj?

Ardhja e misionit të ri, në fakt është vazhdim i misionit të gjertanishëm, që ruan e zhvillon modelet e tjetërsimit të identitetit tonë kombëtar, copëtimin e mëtejmë dhe shpronësimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme shqiptare. Kjo mund të realizohet, vetëm nëse këtë do ta heshtë e lejojë populli shqiptar, anembanë trojeve shqiptare. Kjo do të jetë sfida kyesore për shqiptarët. Kjo sfidë, sado e imponuar, në vetëvete përmban edhe anën tjetër të reflektimit pozitiv të medaljes, mundësinë për zgjim dhe vetëdijësim me realitetin e hidhur të zhgënjimit tonë gjithëkombëtar, për rimëkëmbjen dhe ringjalljen tonë kombëtare e shtetërore, si shtet – komb, ashtu si shumica dërmuese e kombeve dhe shteteve të botës. Pse duhet të bëjmë përjashtim vetëm ne shqiptarët, që të mos e kemi shtetin tonë kombëtar?! Pse vetëm për shqiptarët qenka tejkaluar mundësia e bashkimit të tyre në një shtet etnik, me territore shumicë etnike? Pse vetëm për shqiptarët duhet të parandalohet alternativa e coptimit - ribashkimi i tyre? Ne jemi popull i ndarë administratavisht, por jo etnikisht, përkah kompaktësia natyrore, etnike e gjuhësore,. Ne shqiptarët, nuk duhet ta pranojmë tjetërsimin e tokave tona dhe të identitetit tonë nacional, duke pranuar ndarjen më të rrezikshme gjer më sot, identitetin e ri “kosovar”. Për hir të cilës zgjidhje a status ia vlen të hiqet dorë nga e drejta e jonë kombëtare për identitet të përbashkuar? Ne nuk mund të heqim dorë nga lashtësia e autoktonia, nga trashëgimia kulturore e historike, duke pranuar doktrinën absurde multietnike për një komb të ri -multietnik. Kosovar mund të bëhet edhe kinezi, edhe afrikani, edhe indiani, e rusi. Këtu qëndron sfida kryesore e integrimeve me botën, si popuj – kombe, e jo si masë banorësh pa identitet nacional. Kinezë e indianë ka me miliarda, ku do të arrijmë ne shqiptarët, me këtë zemërgjerësi kaq “hyjnore”?!

Përmes dezintegrimit ndërshqiptar, integrimi i shqiptarëve me botën do të tretet si fluskë sapuni. Shqiptarët kanë nevojë ekzistenciale për integrimin e tyre paraprak, me veten e tyre, si komb e si shtet, me kritere të demokracisë së popullit, të demokracisë autoktone-origjinale, e jo të demokracisë së importuar, me kritere fallso, të importuara, imituese e artificiale. Dhënja e përparësisë integrimeve me botën para integrimeve kombëtare, do të thotë vazhdim i dezintegrimit tonë kombëtar. Doktrina e integrimeve “multietnike”, e cila po zbatohet në Kosovë, ndaj dhe në kurriz shqiptarëve, si shumicë dërmuese mbi 90%, flet vetë se kujt do t’i shërbejë një Kosovë Multietnike, e cila do ta ketë vetëm një “pavarësi” – pavarësinë nga Shqipëria. Pse duhet të zotërojë një doktrinë e këtillë në Kosovën e vogël e të coptuar, që nuk vlen për kombet e tjera të cilat i kanë kaluar këto faza, dhe nuk kanë probleme ekzistenciale si komb e si shtet? Përgjegja gjendet brenda për brenda vetë pyetjeve. Por, sa i bëjmë ne këto pyetje, sa dhe ku i adresojmë ato? Prandaj, na duhet kthimi në vitin 1878, për ta kuptuar përmbajtjen e mozaikut artificialisht të krijuar në Ballkan nga ish-bashkësia ndërkombëtare e kohës, në kurriz të tokave shqiptare, në favor të Serbisë hegjemoniste, Malit të Zi - artificial, Maqedonisë artificiale dhe Greqisë. Pa kthimin në të kaluarën, pa rivendikimin e padrejtësive të bëra dhe ribashkimin e trojeve shqiptare, nuk ka të ardhme për shqiptarët, si komb e si shtet.

 

 Viti 1878 është Viti Zero në raport me bashkësinë ndërkombëtare, referencë nga duhet rifilluar përmirësimi i padrejtësive, negociatat për rikthimin e trojeve shqiptare trungut të saj - Shqipërisë. Vetëm rikthimi në rrënjë dhe bashkimi në vatër e shpëton kombin tonë të copëtuar! Këtë e kanë thënë edhe të huajt, e ka konfirmuar në kohën e tij edhe vetë ish ministri i kulturës në qeverinë e De Golit, Andrea Molro, “për të siguruar stabilitet në Ballkan, duhet kthyer në Vitin 1878, në kohën kur janë copëtuar trojet e shqiptarëve...”. Këtë çështje e ka trajtuar edhe George Fred Williams,– ish-Ministër i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi dhe vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar në Durrës më 1914

(lexo librin G.F. Williams “Shqiptarët” nëwww.pashtriku.org ).

________

*Rivendikim – përmirësimi i padrejtësive, në bazë të drejtës ndërkombëtare, përfshin dekolonizimin, shfuqizimin e vendimeve dhe reformave të vjetra kolonialiste për copëtimin e trojeve të një kombi, mbi bazën e të cilave janë zhvilluar spastrimet etnike, politikat gjenocidale, ndryshimi i kufijve pas copëtimit dhe aneksimit të tokave të një kombi në favor të pushtuesit kolonialist.

Kthehu ne fillim

 

KUSH PO LUAN ME LIRINË E KOSOVËS

Shkruan: Gani KRASNIQI, Kryetar i Komunës Malishevë

Malishevë, 15 shkurt 2007


Me dhjetë shkurt të vitit të shtatë të këtij fillim shekulli rrugët e Prishtinës, pra rrugët e (lirisë) Kosovës u përgjakën sërish. Sërish u përgjak populli (Kosovës) shqiptar, ngase ata që i vranë ishin poashtu shqiptar. Kam hyrë në një moshë që vetë shkolla e jetës të mëson ti llogarisësh, nga sa lejon logjika mbajtjes së pushtetit me çdo kusht. Deri në këtë moshë të jetës, kam kaluar nëpër të gjitha fazat e të gjitha llojeve të rezistencës që i është bërë pushtuesit serb në Kosovë. Pra bëhen më shumë se tridhjetepesë vjetë që kam bërë krejtë çka kam mundur dhe ditur që Kosova të jetë e lirë; të jetë e qytetarëve të saj, të cilët kur të dalin rrugëve të saj të mos vriten, pse dikush kushdo qoftë ai, do të mbetet me çdo kusht në pushtet! Andaj e them edhe si njeri e ndjejë vetën keq që jam aktualisht në strukturat e një hallke të këtij pushteti pa shtet, i cili vret qytetarët e vet.
Që nga viti 1968, që nga viti 1974, që nga viti 1981, që nga viti 1989, që nga viti 1997, njoh përgjakjen e rrugëve të Prishtinës. Mirëpo se do ta prisja një ditë të këtillë, tetë vjetë pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njërës prej luftrave më të përgjakshme në historinë e Evropës, pra se do të isha dëshmitar i vrasjes së qytetarëve shqiptar nëpër rrugët e Prishtinës, jo vetëm nuk e kisha menduar kurrë, por as tashti nuk mund ta marrë me mend se ka ndodhur. Jam i vetëdijshëm se ka plotë njerëz në Kosovë edhe nga bashkëvuajtësit e mi në burgjet e ish Jugosllavisë e të Serbisë, edhe nga kolegët e mi të pushteteve vendore edhe nga miqtë dhe bashkpartiakët e mi, që nga Kuvendi i Kosovës e deri në Kuvendet Komunale, që do të thonë: nuk është bërë ndonjë hata zotëri, çka ke që je mbushur frymë kështu, thuajse nuk ke mësuar asgjë nga rruga e bërjes së lirisë. E di këtë, e di që mund të ma thonë. Poshtu e di se mund të kem të drejtë. Por, ata. Kushdo qofshin ata, nuk mund ta marrin me mend se unë nuk jam nga ajo kastë e pushtetarëve, as vendor e as qendrorë, që bëj pjesë të zgjdhjes së problemit të Kosovës edhe pjesmarrjen në ato institucione pushteti e shteti (që aq zëshëm e thonë se e kemi), i cili vetëm kur qytetarët shqiptar të Kosovës, shihet për dritë të diellit, se nuk është se nuk është pushteti e aq më pak shteti. Po ashtu di, se më shumë pjesë të bërjes së shtetit dhe më shumë struktura të pushtetit, as që na pyet kush se ku jemi. Mirë mund të na thonë se as kësaj radhe, nuk i ka pyetur kush, as Qeverinë e Kosovës as Kuvendin as partitë që mbajnë pushtetin aktual, as partitë që bëjnë opoziten. Kurse kur nuk i pretë askush në botë, as më pak shqiptarët në Kosovë, në një protestë paqësore të qytetarëve të Kosovës, u vranë protestuesit, që kërkonin liri, shtet dhe pushtet; që kërkonin të jenë të barabart me të tjerët; që kërkonin të respektohet gjaku dhe sakrifica e luftës së UÇK-së, të respektohet liria e fituar me gjak, të respektohet pjesmarrja e forcave demokratike e liridashëse të SHBA-së dhe Evropës, në luftën e fundit fashizoide, që mendonte të shfaroste një popull. Pra, kush i vrau qytetarët e Kosovës? Të kujt janë ato institucione kushtetuese e shtetrore? E kujt është ajo pronë që paskan dashur "ta pushtojnë protestuesit?" Cili pushtet, cilat struktura shtetrore vlejnë më shumë se jeta e njerëzve? Kush i ka vënë këta mekanizëm pushteti e këto institucione shteti në Kosovë? I kanë vënë këta, protestuesit, e djeshëm e të sotëm. I kanë vënë baballarët e këtyre protestuesve të sotëm që nuk bënin pushtet lojal me pushtuesin e tokave shqiptare. I kanë vënë vëllëzërit dhe motrat e këtyre protestuese të sotëm që kanë bërë mijera vjet burgje nëpër kazamatet me famëkëqija   të ish Jugosllavisë. I kanë bërë luftëtarët e orëve të para të UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tyre, kudo që kanë rënë në Prekaz; Golab, në Dukagjin e në Shalë, në Karadak e në Has, në Konqul e Komunovë, në Vaksincë e Kërqovë. I kanë bërë gjaku i dëshmorëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të cilët pas shekujsh robërie, me sakrificën supreme që bënë, arritën të gjejnë rrugën e mbështetjes së demokracive botrore në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë, kur flasim në fushatat zgjedhore, e kur flasim në konferenca për shtyp, kur dalim nëpër oda fshatrash, e kur shkojmë në aeroporte, për të udhëtuar kudo në botë e thonë të gjithë. E thonë edhe ata që sot e bëjnë pushtetin aktual të Kosovës edhe ata që janë në opozitë e thonë edhe grupet parlamentare, por e thonë edhe anëtarët e Grupit të Unitetit. Andaj diçka brenda meje ngriti kokë e me qortonte rëndë. Ishin vitet e mia të bëra duke protestuar rrugëve të Kosovës për liri dhe barazi me të tjerët, që me qortonin. Asgjë më shumë nuk kërkonim. Por as protestuesit paqësor nuk kërkonin asgjë më tepër. Kërkonin vetëm liri dhe barazi me popujt   tjerë, kudo në botë, që kanë fituar lirinë me gjakun e dëshmorëve. Ishin vitet e mia të bëra burgjeve të ish jugosllavisë e të Serbisë, vetëm se kishin kërkuar liri e barazi me të tjerët, që më qortonin, pse kisha rastisur pjesë e mekanizmave të këtij pushteti pa shtet, e kur e shihja me sytë e ballit si i burgosëshin luftëtarët e lirisë, se burgosëshin edhe ata që kishin dhënë çdo gjë për një Kosovë të lirë, të barabartë e demokratike, kurse na thoshin se ne nuk na pyet askush, e këndej, askush nuk lëshonte karrigët që mbanin në pushtet nga ai vendor e qendror. Ishin vitet e mia të bërjes së luftës për liri dhe përballjes me armikun shekullor, me Serbinë etnocide në fund të një shekulli, kur edhe Evropa që kishte ndihmuar në coptimin e tokave shqiptare, kishte harruar se mund të kishte ende luftra çlirimtare, apo shtihet se kishte harruar se shqiptarët janë të copëtuar e të robëruar. Edhe këto vite të jetës dhe veprimtarisë sime me qortonin. Ishin edhe këto vitet e pasluftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që më qortonin, ngase asnjëhërë nuk kishin harruar t'u thoshin njerëzve : na jepni votën se ne e bëjmë pavarësinë e Kosovës. Votat u dhanë disa here e pavarësia nuk erdhi asnjëhërë! Dhe kur dolën qytetarët e Kosovës, se ata nuk ishin as vetëm pjestarë të Levizjes Vetëvendosja, as nuk ishte vetëm Albin Kurti, dhe kërkuan pavarësinë, ata i vranë. Kush i vrau protestuesit paqësor me dhjetë shkurt të vitit 2007, tetë vjetë pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Ja edhe kjo pytje me qorton me qorton rëndë, mos rastësishtë duke qenë pjesë e mekanizmit të një pushteti lokal, mund të jemi bërë pjesë e këtij lojaliteti, qoftë edhe ndërkombëtar që nuk i'a jep pavarësinë Kosovës, që e vë në pikëpytje lirinë e fituar me gjak të shqiptarëve ?!

Kthehu ne fillim

 

E para : As rusët, as serbët dhe as lobi serb në Europë nuk u pajtua me Planin A që në thelb ishte lëshim kolosal i shqiptarëve ndaj serbëve. Pse nuk u pajtuan? Duket se serbët duan të marrin Kosovën Veriore dhe pas saj Republikën Sërpska. Dhe për të arritur këtë ata me anë të rusëve, nuk do të lejojnë kalimin e Planit A ose Ahtisari ose Pavarësi e coptuar.
Nga ana tjetër duket se SHBA nuk ka ndërmend të lëshojë pe lidhur me të ardhmen e Kosovës. Nënteksti i deklarimit të hapur dhe të prerë të presidentit Bush në Tiranë lidhur me Kosovën dhe rolin e Shqipërisë në statusin e saj, ishte i kuptueshëm dhe i paraprin hartimit të Planit B.
Prandaj Tirana dhe Prishtina duhet të hedhin në Tavolinën Politike, Planin B që do të thotë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Tirana e ka më të lehtë, është në fazën e zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë. Dhe është rasti më i mirë për të mos zgjedhur as filorus dhe as filoserb, por thjesht një shqiptar në krye të shtetit.
E dyta ka të bëjë me faktin se ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është pjesë e tezës universale mbi vetvendosjen. Pra nuk kemi të bëjmë me shkelje apo herezi, por thjesht me demokraci. Për kujtesë na duhet të pohojmë se shtetet nacionale janë shumë herë më efikase për zbatimin e demokracisë se sa shtetet multinacionale apo ato artificiale.
Dhe e fundit : Ndryshimi i kufijve artificiale midis shteteve është i papranueshëm me dhunë, por është i pranueshëm kur dhuna përjashtohet.

Pse kini frikë nga bashkimi!!

 

powered by Beepworld