Në fokus

KOLOSEU I ROMËS

 

 

Shkruan: Argjira Ukimeri ( * )

 

 

Si u themelua Roma?

 

     Një rol të rëndësishëm në historinë e krijimit të Italisë, kanë luajtur fiset latine. Ata në këto vise erdhën në mijëvjeçarin e I para Krishtit. Poashtu, këta (latinët) jetonin në qytete të fortifikuara me mure mbrojtëse. Ndër qytetet më të njohura ku jetuan latinët ishte Albalonga, ku më pas u quajt Romë. Rreth krijimit të Romës, një legjendë thotë kështu: Njëri nga mbretërit e Albalongës u rrëzua nga pushteti, nga vëllau i tij. Vajza e mbretit të rrëzuar nga froni lindi 2 djem binjak. Mirëpo, mbreti i ri, për shkak të frikës nga hakmarrja, urdhëroi që fëmijët e lindur të hudheshin në lumin Tibër. Valët e këtij lumi nxorën në breg binjakët e lindur. Fatmirësisht, për këta fëmijë u përkujdes një ulkonjë, e cila i ushqeu me qumështin e vet. Më vonë fëmijët i mori një bari dhe i rriti. Njërin e quajti Romul, ndërsa tjetrin e quajti Remi. Kur u rritën binjakët, themeluan një qytet të ri, në vendin ku i kishte gjetur bariu. Gjatë ndërtimit të qytetit, në mes tyre lindi një konflikt. Romuli vrau Remin, ndërsa qytetit ia vuri emrin e vet Roma. Në qytetin e Romës, kishte rezidenca perandorake që gjendeshin në kodrën elegante Palatin, që vinte nga fjala pallat. Poashtu, kishte shumë struktura monumentale si Koloseu, Forumi i Trajanit dhe Panteoni. Atje kishte shatërvanë me ujë të pijshëm të freskët të furnizuar nga akueduktë qindra kilometra të gjatë, kishte teatro, palestra, banja publike të mbushura me biblioteka dhe dyqane, tregje dhe kanalizime funksionale. Sot, Roma është ndër qendrat kryesore, që vizitohet nga turistë vendorë dhe të huaj. (1)

 

Kliko mbi foto dhe shikoje formatin e zmadhur:

Ulkonja - ushqyesja e Remit dhe Romulit!

 

 

Koloseu i Romës

 

     Koloseu apo amfiteatri flavian është një prej ndërtesave më të famshme dhe monumenteve më të qëndrueshëm të kulturës antike romake. Ndërtimi i këtij monumenti u nis nga perandori Vespasian (rreth vitit 72 pas Krishtit). Emrin Koloseu, ndërtesa e famshme e mori prej statujës kolosale të Neros (40m e lartë), e cila ndodhej pranë. Poashtu, u quajt ndryshe amfiteatri Flavian, për shkak të mbiemrit të familjes perandorake në atë kohë që sundonte në Romë. Ndërsa i biri i perandorit romak, Titusi qëndroi në pushtet deri përfundimin e ndërtimit të këtij monumenti në vitin 80 pas Krishtit. Konsiderohet si amfiteatri më i madh i ndërtuar nga romakët me një kapacitet prej 50 mijë vendesh. Amfiteatri jashtë është ndërtuar me travertin, shtuf gëlqeror dhe brenda me tulla. Ky monument gjigand u ndërtua duke rrethuar katër kate. Tre katet e para kishin harqe hyrëse, ndërsa kati i katërt përdorte hapësira dyersh drejtkëndore, ku secili kat ishte rreth 10,5-13,9 metra i lartë. Lartësia e përgjithshme e godinës ishte përafërsisht 48 metra. Bazamentët ishin prej blloqesh mermeri, që peshonin 5 tonë, ndërsa blloqet e mëdha prej mermeri mbaheshin bashkë me këmbë metali. Koloseu kishte jo më pak se 76 hyrje të numërueshme dhe 4 hyrje plotësuese, të fshehura për perandorin, njerëz të tjerë të rëndësishëm dhe gladiatorët. Si një nga monumentet më të famshëm të qytetërimit romak, Koloseu ka pasur gjithmonë edhe kritikët e tij. Për disa nga dijetarët antik, ai konsiderohet si një vend ku është derdhur vazhdimisht gjak, e si pasojë është një vend gjakatar. Për disa të tjerë, Koloseu është një megastrukturë, që nuk ngërthen në vete ndonjë meritë të veçantë arkitektonike. Përveç mbajtjes tradicionale të garave të gladiatorëve në këtë monument, janë mbajtur dhe shumë spektakle tjera të cilat kishin gjithmonë karakter gjakderdhës, qofshin ato në mes të njerëzve  apo në mes të kafshëve dhe njerëzve. Që nga ajo kohë, Koloseu pësoi dëmtime nga tërmetet dhe nga hajdutët që morën disa gurë, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e një objekti historik siç është Koloseu. Ndërsa sot, ky monument është riparuar dhe numëron mbi 1 milion vizitorë në vit. (2)

 

 

 

Koloseu i Romës në dy pamje (nga jashtë e brenda)

 

 

Aspekti religjioz i Koloseut

 

     Koha kritike dhe luftërat që zhvilloheshin në Koloseun e Romës, pasqyronin një negativitet për klerikët dhe kishën katolike në atë kohë. Ata mendonin që: Të luftosh kundër njerëzve apo të tjerëve, është e njëjtë sikur të luftosh kundër Zotit. Me kalimin e kohës këto lojëra e ngadalësuan ritmin e tyre. Kështu në vitin 476 pas Krishtit u ndaluan nga njeriu me emrin Telemaku. Ky vend, u shndërrua në një parajsë të vërtetë për krishtërimin. Ndërsa, udha nga Vatikani deri tek Koloseu njihet me emrin “Udha e Kryqit”, ku sipas shkrimit biblik, është udha e mundimeve që kishte kaluar profeti i tyre Jezu Krishti, deri në ditët e vdekjes së tij në kryq. Sot, në këtë vend zhvillohen rituale fetare nga religjione të ndryshme.

 

Moderniteti monumental i Koloseut

 

     Ky objekt, ngërthen në vete një botë plotë me mistere. Ndryshe quhet “Qyteti i Përjetshëm", një pseudonim tjetër i Romës, ruan akoma dhe sot aureolën e të kaluarës së lavdishme e autoritare nëpërmjet monumentesh që ia festojnë madhështitë e tij. Koloseumi është një nga simbolet më atraktive dhe më të vizituara në kohën e sotme në Romë. Në këtë kohë pasqyrohet një botë, në të cilën tregohet rëndësia, kultura dhe vlerat antike të një monumenti të ndërtuar ndonjëherë nga dora e njeriut.

 

 Referencat:

1. Dr. Rexhepi Fehmi dhe dhe Demaj Frashër - Historia për gjimnazin shoqëror dhe të përgjithshëm, fq 82-83

2. www.albaniasite.net.

 

*) Autorja ka diplomuar në fakultetin filozofik drejtimi Pedagogji e Përgjithshme në Prishtinë.

 

 

                                                                                      © www.pashtriku.org – Shtator 2011

 

 

 

 

F J A L Ë  T Ë  U R T A

 

 

Përzgjodhi: Argjira Ukimeri

 

_____________________________________________________________________________________________________

 

1. Njeri, njihe veten tënde.

(Sokrati)

 

2. Njeriu është masa e të gjitha gjërave.

(Protagora)

 

3. Njeriu i pamësuar, është si druri i papunuar.

(Proverb Shqiptar)

 

4. Kohë të dalldisura janë këto. Këtë e thotë edhe Adami.

(Mattheë Miles)

 

5. Si mendojmë edhe të tillë jemi.

(Epitekti)

 

6. Edukimi është degë industriale e diturisë njerëzore.

(Charles Benson)

 

7. Thuaj diturisë: “Ti je motra ime, ndërsa gjykimin quaje vëlla”

(Fjalë e urtë biblike)

 

8. Jam sofist, dhe merrem me edukimin e njerëzve.

(Sokrati)

 

9. O edukatë njerëzore, hyjnesha më magjike e botës.

(Rabindrath Tagore)

 

10. I edukuari dallon nga i paedukuari, si i gjalli nga i vdekuri.

(Aristoteli)

 

11. Unë besoj që jam pjesë e profesionit tim (të mësuesit) më të denjë në botë.

(Regie Routman)

 

12. Mësuesi për shkollën është njësoj si dielli për gjithësinë.

(Frederich Diesterveg)

 

13. Mësuesit janë shtyllat e kombit.

(Hasan Prishtina)

 

14. Nuk ka rëndësi sa jeni të mençur, por si jeni të mençur.

(Hoëard Gardner)

 

15. Një shok apo një shoqe, është ai apo jo që të kupton të kaluarën, beson tek e ardhmja jote, dhe të kupton ty për atë që je.

Gonxhe Bojaxhiu (Nëna Terezë)

_____________________________________________________________________________________________________ . 

 

Prizren, 13. 09. 2011

 

-

 

 

Shkrimet e shenjta

 

 

H I E R O G L I F E T

 

ARGJIRA UKIMERI

 

HYRJE

 

     Kur flasim për popujt e lindjes së lashtë, gjithmonë mendojmë për historinë, traditën, kulturën, gjuhën, religjionin kushtet dhe periudhat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar shoqëria njerëzore. Në Egjipt fillimisht shkruhej në dru, në gurë, në pllaka, në pëlhurë dhe në brez. Sa i përket kulturës egjiptiane, hasim edhe në shkrime dhe dokumentet e tyre që njihen si Hieroglifet, që ata (egjiptianët) gdhendnin ose shkruanin me bojë në muret e tempjuve dhe gjetiu. Poashtu, letërsia në Egjipt karakterizohej me mite të shumta fetare, tregime kushtuar perëndive, shkrime historike etj. Ndër tregimet më të njohura të letërsisë egjiptiane janë: “Tregimi mbi përjetimin e fatkeqësisë në det”, “Epi i Gilgameshit” Zbulimi i shkrimit (Hieroglife) nga egjiptianët, shkrimi Kuneiform nga babilonasit, zbulimi i Alfabetit fontetik nga fenikasit, dhe përdorimi në masë të gjerë, ndikoi në hartimin e veprave letrare që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme.

 

 

HIEROGLIFET

 

     Hieroglifet (*) (rrjedhë nga gjuha greke që nënkupton Shkrimet e Shenjta). Hieroglifet janë shkrime që në vete ngërthejnë një rëndësi aq të madhe historike, sa edhe vetë historia e njerëzimit. Këto shkrime datojnë qysh nga shekulli i katërt para Krishtit. Qytetërimi i lashtë egjiptian ka bërë që këto shkrime të jenë ushqim shpirtëror dhe psiqik për kulturën, traditën ndërshekullore të Egjiptit në veçanti dhe asaj botërore në përgjithësi. Ndërsa emrin herioglif këtyre shkrimeve ua kanë lënë grekët e vjetër dhe këtu del që nga ajo kohë egzistonin Shkrimet e Shenjta, jo vetëm në Egjipt por edhe në mbarë popujt që kishin kulturë dhe traditë në të gjitha fushat. Në këto shkrime paraqiteshin figura të ndryshme si ato të Faraonëve, të kafshëve, të luleve, por paraqiteshin edhe figura të perëndive të ndryshme që egzistonin në atë kohë në Egjipt. Karakteristikë e Hieroglifeve është shkrimi nga ana e majtë në të djathtë dhe anasjelltas, me qëllim të ruajtjes së këtyre shkrimeve. Poashtu, një rol të veçantë ka luajtur edhe shkrimi në “Hedike”, ku dy persona shkruanin Hieroglifet në Hedike, ndërsa personi i tretë kontrollonte punën e bërë nga këta dy persona. Krahas këtyre shkrimeve, egzistonin edhe shkrimet e quajtura “Shkrimet Demotike” që ishin pothuajse të ngjashme me Hieroglifet. Ndërsa faraonët që ishin me famë në atë kohë në Egjipt, pas vdekjes së tyre në varre (zakonisht faraonët kur vdisnin varroseshin nëpër piramida) dhe këto ndërtesa për Faraonët ndërtoheshin nga skllevërit e asaj kohe, ku në çdo Piramidë shkruhej me Hieroglife emri i Faraonit të vdekur. Një rol të rëndësishëm tek egjiptianët ka luajtur edhe përpunimi i Papirusit si material për të shkruar. Për vjetërsinë e shkrimeve egjiptiane dhe rëndësinë e tyre flet egjiptologu K.A. Kiçen ku ndër të tjera thekson: Sipas llogaritjeve, 99% të papirusëve janë të shkruara pothuajse para 3000 vjetëve, ku deri në fillim të epokës greko-romake janë shpërbërë të gjitha këto shkrime. Mirëpo bëhet pyetja rreth zhdukjes të papirusëve: Pse kanë mbijetuar kaq pak dokumentime të lashtësisë të shkruara në Papirus? Sepse, materialet që shpërbëhen si papirusi, lëkura ose ndonjë material tjetër i zakonshëm, dekompozohen aq shpejtë, dërgohen në vende me klimë të lagështa. Poashtu, tregohet qartë se për shkak të klimës, dokumentet në papirus nga periudha (Mijëvjeçari i parë p.e.s), deri në ditët e sotme dokumentet mund të ruhen në një shkretëtrië të thatë, brenda një shpelle ose brenda një vendi të mbrojtur. Në vitin 1799 Napoleon Bonaparta pushtoi Egjiptin. Gjatë pushtimeve të ushtrisë franceze në Egjipt, u zbulua “Guri i Rozetës. Qëllimi i zbulimit të këtij guri është që të ruhen Shkrimet e Shenjta që ishin të shkruara në tri gjuhë mbi këtë gurë. Ky zbulim ishte i rëndësishëm jo vetëm për francezët por edhe për egjiptianët, pasiqë gurë të tillë ishin të njohur për ndërtimet e e ndryshme të objekteve të banimit në Egjiptin e lashtë. Fatkeqësisht, me pushtimin e Egjiptit nga Britania e Madhe, ushtria franceze arriti që të humb gurin e zbuluar. Në këtë gur që sot gjindet në njërin nga muzetë angleze është shkruar në tri gjuhë: në Gjuhën Hieroglife, Demotike e Greke. Rreth gjuhës së hieroglifeve janë bërë hulumtime të ndryshme. Gjatë periudhës së Mesjetës, shumë filozofë dhe dijetarë janë munduar që të kuptojnë këto shkrime, ku disa prej tyre bënin dallimin e gjuhës demotike dhe asaj greke, ku gjenin edhe disa fjalë që shkruheshin dhe lexoheshin njëjtë në të dy gjuhët për ta pasur më lehtë edhe zbulimin e sekreteve të Hieroglifeve. Filozofë, historianë, egjiptologë, ndër ta edhe egjiptologu i njohur Kerkel, mendojnë që nga fillimi i krijimit shkrimeve, deri në ditët e sotme, kurrë nuk do të arrihet që të kuptohen karakteristikat dhe fshehtësitë e botës së mistershme të Hieroglifeve. Nuk është çudi atëherë që në hollësitë e fshehura brenda alfabetit tonë sot qëndrojnë mbeturinat e këtyre formave të lashta, shumë prej të cilave pasqyrojnë marrëdhëniet e hershme midis njeriut dhe natyrës. Për të dalluar ato, njeriut sot i duhet vetëm të shikojë pak më afër. Ndryshe (**) nga Perëndimi, ata (egjiptianët) nuk e shkruan historinë që t'i shkonte për shtat ideve fetare të kohës, gjë që e bën rrëfimin e tyre më të besueshëm. Ata ishin gjithashtu të prirur drejt universalitetit të historisë njerëzore, të bazuar në unitetin e origjinës së qenieve njerëzore dhe diversitetin e paraqitjes dhe gjuhëve të tyre. Për më tepër, ka shumë gjasa që të ekzistojnë shumë dorëshkrime të fshehura nëpër botë, të cilat mund të kontribuojnë shumë për kuptimin e botës së lashtë.

 

   * ) Dokumentari në Digicable

 ** ) www.forumituuba.com

 

( Autorja ka diplomuar në fakultetin filozofik drejtimi Pedagogji e përgjithshme në Prishtinë )

 

© www.pashtriku.org – Mars 2011

 

 

 

HULUMTIM

 

 

 

 

 

BIBLIOTEKA NDËRKOMUNALE E PRIZRENIT

 

 

AUTORJA: ARGJIRA UKIMERI

 

PRIZREN, 2011

 

PËRMBAJTJA

 

KAPITULLI  I  PARË

Qyteti i Prizrenit 3

(Parathënie)

Biblioteka e Prizrenit 4

(Parathënie)

Historiku i Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren 5

(Krijimi i Bibliotekës)

Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit 6

(Themelimi i Bibliotekës)

 

KAPITULLI  I  DYTË

Aktivitetet e bibliotekës Ndërkomunale në Prizren 7

Sektorët e Bibliotekës 8

1.Sektori për fëmijë  9

1.1.Sektori për të rritur 9

1.2.Salla e leximit dhe salla e kompjuterëve 10

1.3.Libërbusi 10

 

KAPITULLI  I  TRETÊ

Aktivitetet bashkëpunuese të Bibliotekës së Prizrenit 11

Synimet për të ardhmen 12

Rezymea 13

Biografia 14

 

HYRJE

 

QYTETI  I  PRIZRENIT

 

     Prizreni është një ndër qytetet më të rëndësishme në trojet shqiptare. Ka një sipërfaqe prej 640 km katroë (5.94 %) të terrritorit të Kosoves dhe me një popullësi prej 110.000 banorë, shtrihet në jugperëndim të Kosovës dhe përfshin rreth 76 vendbanime. Pozita regjionale dhe gjeografike e prizrenit më së miri mund të shyrtohet me analizën e pozitës së tij në relacion me Kosovën, rrafshin e Dukagjinit si dhe me rrafshin e Lumbardhit. Këto lidhje tranzite mundësuan fushta, rrafshet e lumenjëve dhe kalimet ndërmjet tyre në të cilat si lidhje natyrore të lëvizjes së lehtë ishin dhe janë rrugët e komunikacionit. Komuna e Prizrenit në veri kufizohet me komunën e Therandës (ish’Suhareka) dhe me komunën e Rahovecit, në jug me komunën e Sharrit (ish’Dragashi), në lindje me komunën e Shtërpcës dhe në perëndim kufizohet me Republikën e Shqipërisë.

Kushtet historike në periudhat të ndryshme:

 

     Prizreni njihet si një ndër qytetet më të lashta dhe me një kulturë të madhe jo vetëm ekonomike, por edhe sociale, kulturore, religjioze, zejtare etj, që treguan edhe rëndësinë e këtij vendi gjatë luftërave të ndryshme që ishin në vendin tonë. Poashtu, Prizreni në kohën e Perandorisë Osmane ishte udhëkryq i ekonomisë jo vetëm shqiptare po edhe asaj Ballkanike. Ndërsa sot, me një pozitë relativisht jo të mirë në raport me qendrat kryesore të komunikacionit dhe të konsumit, gjithashtu hapja jo e mjaftueshme kah regjionet fqinje të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, kanë bërë që Prizreni nuk i ka shfrytëzuar në mënyrë të mjaftueshme përparësitë që i ka nga përbërja pedologjike e tokës, kushtet klimatike mesdhetare dhe kushtet hidrologjike për zhvillimin e bujqësisë, si dhe kushtet natyre për zhvillimin ekonomik të qytetit të Prizrzrenit. Profili fizik jep disa shenja që hapja e lidhjeve të komunikacionit me këto regjione fqinje është një nga qëllimet kryesore në strategjinë për zhvillimin ekonomik të këtij qyteti.

 

HULUMTIM

 

BIBLOTEKA NDËRKOMUNALE PRIZRENIT

 

     [1] Biblioteka ndërkomunale e Prizrenit është një ndër institucionet e para edukativo-arsimore në qytetin e Prizrenit. Duke u nisur nga fakti kjo Bibliotekë është dhe mbetet si djep kryesor i dijes dhe i kulturës, më madhështore këtë figurë gjigante e bën edhe vet qyteti i Prizrenit, ku njihet për nga kultura, pozita gjeografike dhe elemente të tjera që e kanë, dhe e karakkterizojnë këtë qytet. Prizreni njihet si një ndër qytetet e para dhe më të lashta të historisë sonë, duke u veçuar nga kultura, ekonomia dhe shumë gjëra të tjera që e vendosin Prizrenin në qendër të vëmendjes. Pas shumë luftërave dhe nga vetë natyra prizreni si qytet antic kishte këto epitete: Udhëkryq i Ballkanit”, “Djepi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, “Bërthamë e zhvillimeve kulturore”, ky fakt na dëshmon që qyteti i Prizrenit ka një lashtësi aq të madhe sa edhe vetë historia e tij. Nga ky vend kanë identifikohen edhe shumë personalitete të njohura me ndikimin në jetën kulturore, politike, sociale, artistike dhe fetare, Ndër ta përmendim edhe shkrimtaren e njohur Suzi Çelebiu, pastaj humanisten e madhe Gonxhe Bojaxhiu (Nëna Terezë)dhe shumë personalitete të njohura që lanë gjurmë në historinë tonë. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe monumentet kulturore dhe historike të vendit tonë, të cilat janë ndërtuar në periudha të ndryshmë kohore si psh: “Hamami i Gaz Mehmet Pashës”, “Kisha e Shën Premtes”, “Xhamia e Sinan Pashës”, “Ura e Gurit”, “Rrapi shekullor” në Marash, “Kisha e Kryeengjujve” si dhe teqe të shumta që e identifikojnë Prizrenin si djep të kulturave të ndryshme në vend. Poashtu, Prizreni përveç që ishte një qytet i kulturës fetare, zejtare, tregtare, ekonomike, dhe ushtarake, Prizreni ishte qendër e hapjeve të shumta të shkollave fetare, laike, u formuan shoqata dhe shoqëri të ndryshme, formimi i fondeve të ndryshme bibliotekare, ishte vend i botimit të gazetave, revistave dhe mbi të gjitha Prizreni shquhet si një ndër qytetet e para që e themeloi radiostacionin e parë në vend.

 

HISTORIKU I BIBLIOTEKËS

(Krijimi i Bibliotekës)

 

     Duke u bazuar në historiografinë që kemi, sikur forcohet bindja se fillet e bibliotekës në vendin tonë datojnë qysh nga shekulli XVI. Dëshminë thelbësore dhe kryesore mbi historinë e Bibliotekës së Prizrenit më së miri e tregon edhe konstatimi

     [2] “VAKUFNAMJA” e Suzi Çelebiut, që ishte e legalizuar nga organet legjislative të asaj kohe pothuajse në muajin “Rebiul Ahir” të vitit 919. ndër të tjera shkruhet: Unë vakufoj (lë amanet, bëj testament) edhe këtë fond të librave për bibliotekën, e cila është në lokalet e medresesë: librin “Tevsiru shejh prej dy vëllimesh, “Hidaje” një vëllim, “Sheriatyl Islam” dy vëllime, “Kimia seaadeti” dy vëllime etj. Pas vdekjes time këto libra i mbikëqyr imami i xhamisë dhe ai do t’ua japë të interesuarve, qofshin ata nxënës, qytetarë me evidencë, duke u kujdesur që të mos humbin dhe dëmtohen. Suziu konsiderohej si një ndër personalitetet me një kulturë të gjerë, i cili e zotëronte gjuhën arabe, persishte dhe turqishte, në të cilat ka shkruar poezi të shumta, ku një pjesë e poezive të tij ishin në pronësi të francezëve. Përveç Suziut ka edhe shumë poetë të njohur si: Isak Çelebiu që konsiderohet si një ndër poetët më të talentuar prizren, pastaj një figurë tjetër e rëndësishme që kontribuoi në hapjen e shkollave shqipe ishte edhe Pjetër Bogdani, ku e gjithë puna e tij u kurorëzua me veprën famëmadhe “Çetta e profetëve” që e botoi në vitin 1685. Në këtë punë kontribut të madh kanë dhënë edhe Pjetër mazrreku si dhe Atë Shtjefën Gjeçovi. Me zhvillimin ekonomik në Prizren, u zhvillua edhe rrjeti i shkollor apo i mësimit që kishin edhe fonde të ndara për libra të ndryshëm që shërbenin nëpër bibliotekat e medreseve, ku këto libra shfrytëzoheshin nga intelektualët Prizrenas. Në fund të shekullit të XIX, sipas [3]Salnamesë së qyteit të Prizrenit, ky qytet kishte pesë (5) medrese:

     Medreseja e Gazi Mehmet Pashës

     Medreseja e Sofi Sinan Pashës

     Medreseja e Emin Pashës

     Medreseja e myderis Ali Efendiut

     Medreseja e Mahmut Pashës

     Këto medrese kishin edhe fondet e tyre librare (Bibliotekat e tyre) të cilët i shfrytëzonin intelektualët prizrenas, si dhe të interesuar të tjerë të kohës. Shënimet e ruajtura dëshmojnë, se furnizimi dhe begatimi i këtyre bibliotekave bëhej në mënyra të ndryshme siç janë: Blerja, Dhuratat, Libra të falur nga arsimtarët, Këmbimi i librave, nxënës dhe Struktura të tjera të popullatës.

 

BIBLIOTEKA NDËRKOMUNALE E PRIZRENIT

(Themelimi i Bibliotekës)

 

     Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është isntitucioni më i lartë bibliotekarë në Kosovë. Ai e ka mundësinë të krijojë dhe të mirëmbajë rrjetin e bibliotekave kryesore në Kosovë. Zakonisht Kosova ka 7 biblioteka ndërkomuanle:

     Biblioteka Ndërkomunale “Hivzi Sylejmani” - Prishtinë.

     Biblioteka Ndërkomunale “Anton Çetta” - Ferizaj.

     Biblioteka Ndërkomunale “Fan Noli” - Gjilan

     Biblioteka Ndërkomunale - Prizren

     Biblioteka Ndërkomunale “Asim Vokshi” - Gjakovë

     Biblioteka Ndërkomunale “Azem Shkreli” - Pejë

     Biblioteka Ndërkomunale “Latif Berisha” - Mitrovicë

     25.12.1944 është viti i krijimit të Bibliotekës së Prizrenit. Ky institucion aq i rëndësishëm u krijua me qëllimt të krijimit të kushteve sa më të mira për leximin dhe informimin e nxënësve dhe studentëve mbarë shqipëtar. Themelimi i Bibliotekës Regjionale në Prizren, shënon padyshim fillet e para të veprimtarisë bibliotekare, oderne në Kosovë. Poashtu, kjo bibliotekë për asnjë moment nuk e ndërprenë punën e saj. Themelimi jo i rastësishëm i Bibliotekës së parë në Prizren, është edhe një dëshmi se ky qytet i lashtë përveçse ishte një kryeqendër e rëndësishme administrative, ishte edhe djep i kulturës, gjë dëshmohet edhe me hapjen e hapjen e shumë institucioneve domethënëse për Kosovën në përgjithësi, dhe Prizrenin në veçanti. Në përgjithësi vlerësohen ehde hapja e radiostacioneve, shoqatave, botimi i gazetave të ndryshme, formimi i shoqërive të ndryshme, gjë që dëshmon në veprimtarinë e hershme kulturore, fetare dhe politike në këtë qytet. Kjo bibliotekë ishte formuar prej librave të huazura nga biblioteka e gjimnazit, bogosllavia, prej librave të dhuruara nga qytetarët dhe në froma të tjera furnizuese. Në vitin 1944 kjo bibliotekë numëronte 2.450 libra dhe deri në fund të këtij viti numri i librave arriti deri në 3000 libra, ku për këto libra fillimisht përkujdesej një kuadër i përkatësisë serbe, më vonë punësohen edhe kuadrot e para shqiptare. Ndër punëtoret e para shqiptare përmendim Lili Berisha dhe Myjezib Hoxha. Në këtë bibliotekë fillmisht punohej në baza vullnetare, ndërsa mirëmbajtja bëhej nga regjistrimet e nxënësve si dhe nga të ardhurat e siguruara nga veprimtaria kulturo-argëtuese që organizonte Biblioteka.

     [4] Gjatë viteve 1947-1951 fondi i librave në këtë bibliotekë u shtua dukshëm nga 3.227 në 6.966 sosh. Një rol të rëndësishëm në këtë periudhë luajti edhe krijimi i Bibliotekës për fëmijë në vitin 1956, ku themeluese e këtij institucioni ishtë z. Myjezen Hoxha. Periudha 1951-1964 karakterizohet për angazhimin dhe zgjerimin e rrjetit bibliotekar, sigurimin ë buxhetit të përhershëm, si dhe për rritjen e vazhdueshme të fondit librarr. Ku, krahas shtimit të fondeve librare, shtohej edhe numri i lexuesve. Sipas të dhënave statistikore të siguruara nga Arkivi komunal i Prizrenit, në vitin 1957, fondet e kësaj biblioteke ishin të shfrytëzuara nga 1.584 nxënës të anëtarësuar, 801 punëtorë, 618 bujqë, 70 amvise etj, ndërsa numri i librave të lexuar ishte 34.888 sosh.

 

AKTIVITETET E BIBLIOTEKËS NDËRKOMUNALE NË PRIZREN

 

     [5] Në kuadër të gamës së veprimtarive të saj dhe perspektivës zhvillimore, Biblioteka Ndërkomunale në Prizren organizon edhe këto aktivitete:

   1. I ofron librin popullatës duke filluar nga të gjitha strukturat dhe grupmoshat

   2. Shërben si qendër informative (jo vetëm për librin)

   3. Mbahen seminare dhe kurse te ndryshme kulturore dhe shkencore

   4. Bën këshillime të ndryshme në lëmin e bibliotekarisë

   5. Hap ekspozita (të librit, të piktorëve të vegjël, ekspozita në çdo fundvit) etj

   6. Themelon grupe dhe zhvillon aktivitete për grupmosha të ndryshme

   7. Mban takime me shkrimtarë

   8. Në aspektin professional mbykqyr bibkliotekat komunale në Sharr, Therandë, Malishevë si dhe bibliotekat e shkollave të këtyre qyteteve përkatëse.

   9. Inkurajon veprimtarinë botuese të librave të rinj, qoftë nga autorët lexues të bibliotekës, apo edhe nga libra të përbashkët, kryesisht letrarë.

 

SEKTORËT  E  BIBLIOTEKËS

 

     Me gjithë kushtet e pafavorshme që posedon Biblioteka e Prizrenit, përveç aktiviteteve të cekura më lartë, fryma dhe veprimtaria e kësaj biblioteke është e organizuar në disa sektorë punues siç janë:

     1. SEKTORI  I  FËMIJËVE

     2. SEKTORI  I  RRITURVE

     3. SALLA E LEXIMIT DHE E KOMPJUTERËVE DHE

     4. LIBËRBUSI.

     Në vijim do të bëhet sqarimi i sektorëve të kësaj Biblioteke.

 

1. SEKTORI  I  FËMIJËVE

 

     [6] Sektori i fëmijëve është formuar në vitin 1956 me punëtoren e palodhur Myjezen Hoxha. Në fillim ky sector kishte 2000 libria kryesisht në gjuhën serbe. Poashtu, në këtë sektor mbaheshin aktivitete të ndryshme për fëmijë si: orë letrare të cilat ishin të parapara të mbaheshin të hënën dhe të enjten. Zakonisht në sektorin e fëmijëve punohej 8 orë në ditë: 4 orë paradite dhe 4 orë pasdite. Po të hedhim një vështrim rreth këtij sektori, mund të vërejmë ndryshimin e numrit të lexuesve nga viti në vit. Raportet për numrin e lexuesve rreth 27 viteve të fundit shihet qartë edhe ndikimi i kushteve, ngjarjeve politike dhe shoqërore në vend, gjë që ka ndikuar edhe në ndryshimin e numrit të anëtarëve gjegjësisht të lexuesve të bibliotekës.

 

1.1 SEKTORI  I  RRITURVE

 

Një vend të rëndësishëm në Bibliotekën e Prizrenit e zë edhe sektori i të rriturve. Zakonisht në këtë sektor janë evidencuar 29.012 ekzemplarë librash në gjuhët: shqipe, serbe, turke, boshnjake, angleze, rome dhe frënge. Poashtu, struktura zhanrore e librave të këtij sekori është shumë e begatë, ku prijnë botimet nga: Romani, Poezia, Kritika, Drama, Fantastika, Literatura shkencore, Folklori, Entografia, Filozofia, Pedagogjia dhe shumë botime të tjera të veçanta. Nëse e krahasojmë të kaluarën e këtij sektori, lejon të kuptohet se ky sektor përkon me jetën shoqërore dhe politike të vetë qytetit tonë, por edhe asaj të përgjithshme në Kosovë. Poashtu, një veprimtari e veçantë i këtij sektori të veçantë ëshët edhe organizimi i një këndi të herëpashershëm i ekspozitës së librit me qëllim që të bëhet promovimi i veprave si mundësi imperative e ofrimit të librit të opinionit të gjerë lexues.

 

1.2 SALLA E LEXIMIT DHE SALLA E KOMPJUTERËVE

 

     [7] Kjo sallë leximi, si një sektor i veçantë i bibliotekës, është e paisur me libra të një rëndësie të veçantë për lexuesit. Për shfrytëzimin sa më korrekt të kësaj sale nga lexuesit e sat ë rregullt por edhe nga lexues të tjerë të pasionuar, kjo bibliotekë është përkujdesur që të sigurojë edhe një sallë leximi, e cila aktualisht është një ndër kthinat më të frekuentuara të bibliotekës. Pos librave ky sektor është i paisur edhe me shtypin ditor dhe atë periodic si: Koha Ditore, Zëri, Kosova sot, Bota Sot, Zëri javor, Teuta, Ura, Jeta e re si dhe Biblioletra që vie nga BKUK etj. Në këtë sektor gjinden gjithashtu edhe Libra të vjetër, Enciklopedi të ndryshme, si dhe Fondi i vendlindjes.

 

1.3 LIBËRBUSI

 

     Aplikimi i kësaj forme të re të ofrimit të librit të lexuesve, ishte ide për organizmin e një biblioteke shëtitëse, të organizuar në formë të libërbusit (infobusit) që tash e sa kohë vepron me sukses në kuadër të Bibliotekës së Prizrenit. Ky porjekt është i llojit të parë në Kosovë, dhe ideja për këtë ndërrmarrje u realizua me përkrahjen e një donacioni të ofruar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur “SOROS”. Librat që u ofron ky Libërbus lexuesve të fshatrave të Prizrenit, janë në të gjitha gjuhët e komuniteteve, të cilave edhe u dedikohet ky shërbim. Kjo Bibliotekë shëtitëse është e furnizuar me rreth 5000 libra, ndërkaq numri i lexuesve dhe i anëtarëve për vitin 2003 ishte ngritur për 600 sish. Ndërsa sa i përket librave të Libërbusit janë padyshim edhe lekturat shkollore, CD të ndryshme, libra për bujqësi, romanë, fjalorë të ndryshëm, amvisëri, tregime, kaseta, përrlla etj. Me qëllim të paraqitjes sa më të drejtë të punës në Libërbus, egziston edhe një ëeb-faqe lidhur me kërkesat e nxënësve për librin.www..infobus-kspz.org. Përveç këtyre sektorëve, biblioteka e Prizrenit ka paraparë edhe hapjen e sektorëvë të ndryshëm dhe të nevojshëm për punën e rregullt të Bibliotekës, mirëpo për shkak të hapësirës së vogël vepruese, nuk ka mundësi të bëhet edhe hapja e tyre.

 

AKTIVITETI BASHKËPUNUES I BIBLIOTEKËS

 

     [8] Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit, përpos të arriturave si institucion i dijes dhe i shkencës, bashkëpunon me një numër të madh të bibliotekave si: me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, me bibliotekat tjera ndërkomunake, me bibliotekat shkollore, entet botuese etj. Poashtu, kjo bibliotekë ka një bashkëpunim të mirëfilltë edhe me bibliotekat rajonale si: me Bibliotekën e Malit të Zi, me bibliotekën e Tiranës, me bibliotekën e Kroacisë etj. Një bashkëpunim të frytshëm e ka edhe me qendrën e “Libërbusëve” me seli në Budapest, kun ë vitin 2003 ishte organizuar konferenca e “Infobusëve”, e cila një vit më vonë u organizua edhe në shtetin e Malit të Zi. Ndërsa, në kuadër të aktiviteteve bashkëpunuese të saj, Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit ka nënshkruar aktin e binjakëzimit me Bibliotekën e Elbasanit, me ç’rast këmbejnë vizita me karakter pune dhe përvojash të ndërsjella. Sa përket përkrahjes dhe ndihmës, në radhë të parë Biblioteka përkrahet dhe mbikëqyret dhe financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve jo Rezidente, me mjete të ndara për mallëra dhe shërbime si dhe për programe. Ndërsa, si përkrahës të tjerë që kanë ndihmuar Bibliotekën e këtij qyteti janë:

     1. KFOR-i Turk, ka dhuruar një kontigjent libra

     2. KFOR-i Gjerman, poashtu ka ndihmuar me libra

     3. OXFAM- ka dhuruar libra për fëmijë

     4. UNICEF- poashtu, ka dhuruar libra për fëmijë

     5. Zyra Amerikane - ka dhuruar një sasi të konsiderueshme të librave

     6. Zyra Zvicërrane - ka ndihmuar financiarisht për paisje me 2 kompjuter dhe për instalim të rrjetit të internetit.

     7. Shtëpia Botuese “Toena” - Tiranë

     8. Redaksia e revistës “Fidani” - Prizren

     9. Biblioteka Ndërkomunale e Mitrovicës

     10. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare etj.

     Përveç që është ndihmuar nga donatorët e ndryshëm, Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit ka ndihmuar edhe disa bibliotekave të tjera si: Bibliotekës së Therandës, Bibliotekës së Burgut të Prizrenit, bibliotekës në Malishevë, Bibliotekën e shkollës së “Gjon Buzuku” Prizren, ka ndihmuar bibliotekat në Zym, Jabllanicë, Peshkopi, Malishevë, Manastiricë, Struzhë, Brod dhe biblioteka tjera në vend

 

SYNIMET PËR TË ARDHMEN

 

     [9] Gjatë arritjeve Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit, para stafit punues dhe menaxhues të saj, i ka parashtruar një sërë synimesh në të ardhmen e afërt, ku ndër këto synime ky institucion i ka si prioritete kryesore dhe ato janë:

    1. Shtimi i kualitetit të shërbimeve ndaj lexuesve, pa dallim moshe, gjinie, strukturës sociale, etnitetit etj.

    2. Angazhimi permanent për ngritjen e shkallës kualifikuese dhe trajnuese të kuadrit të Bibliotekës.

    3. Kultivimi tek lexuesit i ndjenjës për kulturën dhe respektin ndaj Bibliotekës-Librit.

    4. Begatimi i fondeve bibliotekare me tituj të ndryshëm te aktualitetit.

    5. Realizimi i planifikimit të kësaj biblioteke, për t’i ofruar shërbime edhe kategorive të veçanta të lexuesve, siçjanë personat Hendikep dhe të Verbërit.

     6. Angazhimi për sigurimin dhe arkivimin e materialit jolibër praën kësaj biblioteke.

    7. Zgjerimi, bashkëpunumi dhe këmbimi i ndërsjellë, i punëve, dhe përvojave me të gjitha bibliotekat në vend dhe jashtë, si dhe me institucionet e tjera të kulturës.

    8. Shtrirja e rrjetit bibliotekar edhe në ato vendbanime të pambushura deri më tani me Bibliotekë.

    9. Shëndrrimi i kësaj biblioteke në një institucion të standardeve bashkëkohore bibliotekare, ku do të bëhej trajnimi adekuat i librit, mbrojtja nga dëmtimi, konservimi, përpunimi etj.

    10. Begatimi i fondeve të bibliotekës me libra apo dorëshkrime të rralla që mund të sigurohen nga burime të ndryshme.

    11. Zgjerimi i formave të aktiviteteve me lexues

    12. Sigurimi sa më parë i një objekti të përshtatshëm dhe adekuat, për veprimtaritë që ushtron Biblioteka Ndërkomunale në Prizren.

 

 

REZYMEA

 

      Qëllimi i këtij hulumtimi është që individi të njihet me historinë dhe etapat nëpër të cilat ka vërshuar dhe vërshon një institucion i dijes, kulturës, dhe i vlerave edukativo-arsimore siç është Biblioteka. Ky hulumtim nxjerrë në pah historinë dhe rëndësinë që kishte dikur ky institucion në të kaluarën, që do ta ketë edhe në të tashmën, ku së bashku këto dy kohë janë një urë lidhëse edhe për edukimin, arsmimin dhe emancipimin e brezave të rinjë në të ardhmen. Prizreni, përveç që ishte qendra më e madhe në trojet shqiptare në fusha të ndryshme ekonomike, politike dhe sociale, ky qytet njihej si një ndër qendrat kryesore për edukimin dhe arsimimin njeriut. Faktet dhe kushtet historike tregojnë se qyteti i Prizrenit ishte dhe mbetet një ndër vendet më me renome për ruajtjen e traditave, kulturave të ndryshme, gjuhës, pothuajse e kanë përcjellë nga krijimi, deri në ditët e sotme. Luftërat e ndryshme dhe shkeljet e të drejtave të popullit shqiptarë, Prizrenin pothuajse e bënë të palëkundur pozitën e tij përballë armiqëve që kishim, pasi që ky qytet krenohej me djemtë dhe vajzat që dhanë jetën për çlirimin e trojeve tona. Po nga ky vend kanë dalur edhe shumë emra të njohur të politikës, gjuhës, artit, kulturës, religjionit, që sot qyteti i Prizrenit ndjehet krenarë me veprat e krijuesvë të pashoqë të tyre. Ndërsa sot, zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë mundëson një jetë më të mirë për marrjen e informacioneve për njerëzit e civiluzuar, duke mos harruar asnjëherë edhe të kaluarën tonë shumë të begatë.

 

BIOGRAFIA

 

     Unë, Argjira Ukimeri jam lindur më 15.01.1989 në Prizren. Shkollën fillore (9 vjeçare) dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” i kam kryer në Prizren. Kam diplomuar në fakultetin filozofik drejtimi Pedagogji e përgjithshme në Prishtinë. Gjatë studimeve, kam ndjekur edhe kurset e gjuhës angleze, kam zhvilluar praktikën psiko-pedagogjike në shkollat e Prizrenit si dhe kam punuar në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren si praktikante për 6 muaj. Gjatë studimeve kam pasur edhe aktivitete të ndryshme rreth profesionit tim si: vizita të ndryshme nëpër institucione parashkollore dhe trajnime të ndryshme rreth profesionit të pedagogut me qëllim të krijimit të marrëdhënieve të mira Edukator - Fëmijë. Pas përfundimit të studimit dhe praktikës sime në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren, vendosa të bëj një hulumtim rreth këtij institucioni. Krijimi i saj, numri i punëtorëve, numri i lexuesve dhe shumë probleme tjera me të cilat ballafaqohet ky institucion - sqarohen në këtë hulumtim. Për realizimin e këtij hulumtimi kam bashkëpunuar me Bibliotekën e këtij qyteti, ku janë marrë të gjitha të dhënat kryesore. Ndërsa, për historikun e qytetit të Prizrenit të dhënat janë marrë nga burime të ndryshme përkatëse.

 

© www.pashtriku.org

 

( Janar, 2011 )

 

 



[1] Monografi, Biblioteka Ndërkomunale Prizren, 2004

2 Vakufnamja - Organ legjislativ

[3] Salname – vjetor, që ofron të dhëna të një vendi për një vit

[4] Arkivi komunal, Prizren

[5] Biblioteka Ndërkomunale Prizren

[6] Biblioteka Ndërkomunale Prizren

[7] Biblioteka Ndërkomunale Prizren

[8] Biblioteka Ndërkomunale, Prizren

[9] Biblioteka Ndërkomunale, Prizren

 

powered by Beepworld