Padrejtësia „A“ në Kosovë!

  Flet Albini & Nga aktiviteti i Levizjes Vetevendosje 

 Vetëvendosje: “SESIONI I TRETË I GJYKIMIT KUNDËR ALBIN KURTIT”

 Albin KURTI: “SHPALLJA E THAÇIT NUK DO TA BËNTE KOSOVËN TË PAVARUR NGA SERBIA POR DO T´I BËNTE ENKLAVAT TË PAVARURA NGA KOSOVA

 MEDALE PËR VRASËSIT – UNMIK-u NDERON KRIMIN

 Lëvizja VETËVENDOSJE! shënon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

 „LËVIZJA VETËVENDOSJE! SHËNON 28 NËNTORIN – DITËN E FLAMURIT“

 Konferenca e „Vetëvendosjes“: "CILAT ISHIN ARSYET E VËRTETA TË MOSDALJES NË ZGJEDHJE... ?!"

 Vetëvendosje: NË ZGJEDHJE DOLËN VETËM 37 % - TASH ËSHTË KOHA T´I THEMI “PO” VETËVENDOSJES DHE REFERENDUMIT

VETËVENDOSJE: „PADREJTËSIA E VAZHDUESHME NDAJ ALNI KURTIT“

Vetëvendosje: “LIRIA E ALBINIT PËR TË PIRË KAFE DHE POSHTËRSIA E QUAJTUR AHMET HASOLLI”

 KOP - “VETËVENDOSJE“: „KËRKON LIRIMIN E ALBIN KURTIT NGA ARRESTI SHTËPIAK“

Albin KURTI: „ZGJATET ARRESTI SHTËPIAK EDHE PËR DY MUAJ TË TJERË. SEANCA E ARDHSHME GJYQËSORE MË 15 NËNTOR”

Nismë qytetare: „THEMELOHET KËSHILLI ORGANIZATIV I PROTESTAVE KUNDËR BURGOSJES SË ALBIN KURTIT“

Nezir MYRTAJ:“ALBIN KURTI, SIMBOLI I LIRISË SË MOHUAR TË POPULLIT TË KOSOVËS”

 VETËVENDOSJA: “POLICI I SHPK – së E HEQ PARULLËN PËR LIRIMIN E ALBIN KURTIT, KJO ËSHTË POSHTËRSIA E QUAJTUR SHPEND FEKAJ”

 Bedri ISLAMI: “BURGOSJA E ALBIN KURTIT DHE DRAFTI ME 14 PIKA...”

 KNP/CWI: “KËRKOJMË LIRIMIN E PËRNJËHERSHËM TË ALBIN KURTIT NGA ARRESTI DHE HEDHJEN POSHTË TË TË GJITHA AKUZAVE KUNDËR TIJ”

ALBIN KURTI: “(PA)VARËSIA QË (NUK)NEGOCIOHET

 TURP DHE MARREZI

 BESNIK KRYEZIU: “ALBIN KURTI ËSHTË MAJA E VETËDIJES SHQIPTARE”

 ÇKA PO NDODH? KAH PO NA ÇOJNË? ÇKA DUHET TË BËJMË? ( I )

 ÇKA PO NDODH? KAH PO NA ÇOJNË? ÇKA DUHET TË BËJMË? ( II )

ALBIN KURTI: „I FALENDEROHEM AHMET KASOLLIT PËR DORËHEQJE NDONËSE TË VONUAR“

 AKADEMIK ESAT STAVILECI: “DREJTËSIA (NDËR)KOMBËTARE NË PESHOJË”

 ALICE JAMES: “LIZA NË BOTËN E GAFEVE – MENDIME MBI DREJTËSINË NË KOSOVË”

 Liri për Albin Kurtin - Free Albin Kurti

A  L  B  I  N     K  U  R  T  I

I do not accept this panel of judges because

KMDLNJ E DENONCON GJYKIMIN NDAJ ALBIN KURTIT SI PROCES TË MONTUAR POLITIK

A L B I N K U R T I : “UNË NUK JU PRANOJ JUVE, GJYQËTARË TË KËTIJ TRUPI. JU JENI TË HUAJ EDHE NDAJ HISTORISË SIME DHE HISTORISË SË POPULLIT TIM – PUSHTETI JUAJ JU MUNDËSON SUSPENDIMIN E ASAJ HISTORIE”

PROF. DR. SADRI FETIU: "LIBRI „ZGJOHU! PËR REZISTENCË DREJT LIRISË“ I ALBIN KURTIT - DËSHMON TË VËRTETËN TONË TË HIDHUR"

FLET ALBIN KURTI: “KOSOVËS PO IA SHESIN SHPIRTIN DHE TRUPIN“

VETËVENDOSJA E POPULLIT E KONFIRMON POPULLIN, VULLNETIN DHE INTERESAT E TIJ Shkruan: Albin KURTI

ZGJEDHJET PËR HESHTJE DHE NDARJEN E BRENDSHME TË KOSOVËS Shkruan: Albin KURTI

Koha është e maskarejve, por atdheu i shqiptarëve!

Kliko:   1         3   4 

  TV - REPORTAZH - "NDARJA E KOSOVES" 

ADNAN ABRASHI: LETËR E HAPUR, DËSHMITARËVE NË PROCESIN GJYQËSOR KUNDËR ALBIN KURTIT

REAGIMI I KMDLNJ-së: „DREJTËSIA E PROKRUSTIT PËR ALBIN KURTIN!“

KADRI REXHA: „TË LINDET NJERIU – KUSHTUAR BIRIT TË POPULLIT, ALBIN KURTI“

SHTYPI DANEZ PËR ALBIN KURTIN: „NEGOCIATAT FILLOJNË SOT: KOSOVA ËSHTË SFIDA MË E MADHE E EVROPËS“

MË 19 SHTATOR 2007 NIS GJYKIMI KUNDËR ALBIN KURTIT, NDËRSA I VAZHDOHET IZOLIMI NË ARREST SHTËPIAK EDHE PËR DY MUAJ (DERI MË 11 NËNTOR)

ALBIN KURTI: „MUA MË DUKET SE KJO HESHTJE ËSHTË HESHTJA PARA STUHISË“

LËVIZJA VETËVENDOSJE : „PËRGJEGJËSIA PËR PADREJTËSI = LETËR DËRGUAR 14 GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE NDËRKOMBËTAR"

 

---------------------------------------------------------------------------------

 

 Albin Kurti nuk është i lirë!

 KTHEJENI ALBIN KURTIN NË BURG!

  ***

 Me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, iu ndërpre paraburgimi (ishte i vendosur në burgun hetues të Prizrenit) dhe ai iu zëvendësua me masën e arrestit shtëpiak. Në rrethana normale masa e arrestit shtëpiak është masë më e lehtë shtrënguese që e shqipton gjykata. Sipas informatave të KMDLNJ-së, masa e arrestit shtëpiak u është shqiptuar kryesisht personaliteteve që kanë pasur peshë publike dhe në raste të tjera edhe atyre që kanë kryer ndonjë vepër penale ku shkalla e rrezikshmërisë ka qenë më e vogël. Deri më tani në Kosovë, masa e arrestit shtëpiak u është shqiptuar më shumë se 100 personave.

Është karakteristike se në asnjë rast nuk është evidentuar që pjesëtarët e SHPK-së kanë kujdestaruar 24 orë para derës së objektit ku i paraburgosuri ka vuajtur këtë masë. Rëndom, së paku kështu është praktikuar deri më tani, pjesëtarët e SHPK-së kohë pas kohe kanë vizituar banesën apo shtëpinë e të paraburgosurit për t’u vërtetuar nëse i paraburgosuri e respekton masën e shqiptuar nga gjykata.

 KMDLNJ është në dijeni se në disa raste kjo masë nuk është respektuar, por ndaj tyre nuk ka pasur reagim as nga ana e pjesëtarëve të SHPK-së e as nga gjykatat. KMDLNJ tërheq vërejtjen se arresti shtëpiak ndaj Albin Kurtit është precedan në Kosovë në kontekstin negativ dhe masë jashtëzakonisht shtrënguese dhe jo e mbështetur në ligj, ndërkaq paraqet rast eklatant të shkeljes së të drejtave të njeriut, të drejtave të personave të privuar nga liria, trajtim ofendues dhe çnjerëzor si dhe diskreditim të personalitetit dhe shembull tipik të shkeljes së Konventave për Trajtimin Çnjerëzor dhe Parandalimin e Torturës si edhe të dokumenteve të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në kushtet aktuale të arrestit shtëpiak me mbikëqyrje nga pjesëtarët e SHPK-së 24 orë, Albin Kurti e ka më keq se gjatë qëndrimit në burgun hetues në Prizren.

-Në burgun hetues në Prizren i paraburgosuri sipas rendit shtëpiak ka pasur të garantuar shëtitjen (qëndrimin) në ajër të pastër së paku 2 orë brenda 24 orëve. Në arrest shtëpiak Albin Kurti nuk mund të qëndrojë as 1 sekondë në ajër të pastër.

Albin Kurti duke ligjeruar ...

-Në burgun hetues në Prizren e ka pasur të siguruar kujdesin mjekësor gjatë 24 orëve, në arrest shtëpiak nuk ka asnjë kujdes.

-Në burgun hetues në Prizren Albin Kurti ka pasur mundësi të përcjell shtypin ditor rregullisht sepse rendi i burgut ia ka mundësuar këtë, nën masat e arrestit shtëpiak nuk ka mundësi të lëvizë jashtë banesës andaj ka shumë kufizime.

-Policia e SHPK-së qëndron 24 orë para derës ku mban arrestin shtëpiak Albin Kurti, gjë që në burgun hetues kjo nuk ka ngjarë.

-Ndonëse vizitat ndaj Albinit nuk pengohen, ato regjistrohen nga pjesëtarët e SHPK-së te dera e banesës dhe nga policët në rroba civile që sillen rreth objektit.

-Pjesëtarët e SHPK-së përveç përcjelljes nëse Albin Kurti e respekton masën e arrestit shtëpiak kanë urdhër ta arrestojnë atë në rast se bën përpjekje të largohet nga aty.

-Gjykata Supreme ka urdhëruar UNMIK Police ta mbikëqyrë zbatimin e urdhëresës së arrestit shtëpiak.

-Në pamundësi që të largohet nga objekti ku mban arrestin shtëpiak, Albin Kurti është i detyruar t’i mobilizojë njerëzit nga jashtë që t’i sjellin meqë banon vetëm si edhe për shërbimet e tjera është i varur nga të tjerët. Të gjitha shërbimet paguhen nga Albin Kurti e jo nga gjykata apo burgu që me shqiptimin e kësaj mase është dashur ta ketë parasysh situatën e krijuar.

Hipotetikisht, nëse Albin Kurti nuk do të mund të angazhonte njerëz nga jashtë, rrjedhimisht do të vuante nga uria apo do ta pësonte për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor. Pikërisht këtu edhe është trajtimi çnjerëzor i Albin Kurtit. Qëndrimi i pandërprerë 24 orësh i SHPK-së para derës së Albinit dhe policët që nuk ka ngjarë me asnjë të arrestuar tjetër është përpjekje për ta kriminalizuar Albinin dhe Vetëvendosjen e njëherit është edhe pengim i banorëve që jetojnë në atë objekt si dhe një pasqyrë e keqe e SHPK-së.

Për KMDLNJ-në është shumë brengosës reagimi i opinionit i cili në heshtje i pranon masat që ndërmerren ndaj Albinit i cili mbahet në kushte të arrestit sikur në vendet me regjime diktatoriale dhe atje ku pushtetin e kanë huntat ushtarake.

Nga aspekti i të drejtave të njeriut, KMDLNJ vlerëson se mbajtja e Albin Kurtit në burgun hetues është më e njerëzishme se sa mbajtja nën regjimin e tashëm të arrestit shtëpiak, andaj propozon që Albin Kurti të kthehet në burgun hetues të Prizrenit ku kushtet janë më të mira dhe së paku hiqen dilemat se Albin Kurti është liruar nga burgu. Albin Kurti është i burgosur politik ndaj të cilit po përgatitet një proces i montuar politik, andaj vendin e ka në burg e jo në arrest shtëpiak.

Prishtinë, 23.07.2007   Shërbimi për informim i KMDLNJ-së

 * Fotolegjendat janë të www.pashtriku.org

 

Albin Kurtit sërish iu zëvendësua paraburgimi me arrest shtëpiak!

 JAM TËRË KOHËN NËN ARREST, I IZOLUAR DHE NËN MBIKËQYRJE TË RREPTË 

Shkruan: Albin KURTI, Prishtinë

(www.pashtriku.org – 13.07.2007 /14:10)

 ***

Nën arrest

    Të gjithë ju që jeni të interesuar në ditët në vijim do të mund të më vizitoni, takoni e intervistoni. Banoj në lagjen Dardania me adresë: Kroi i Bardhë, Hyrja 3, Kati 4, Nr.11. Dy policë janë te dera. Ata rrinë 24 orë në ditë dhe për çdo ditë aty. Kujdesen për sigurinë… tonë? Jo. Kujdesen për sigurinë e urdhërave të regjimit.

***

    Që të mos dihet më nëse jam në burg ose jashtë tij sërish ma zëvendësuan paraburgimin me arrest shtëpiak. U arrestua. U lirua. U arrestua. U lirua… Lajmi i vjetër është lajm i ri. Lajmi i ri është lajm i vjetër. Deri atëherë kur nuk ka më lajm. Deri atëherë kur të vlerësohet se është arritur indiferenca (e imponuar) e pranuesve të lajmeve. Ndërkohë, unë s’jam liruar. Jam tërë kohën nën arrest. I izoluar dhe nën mbikëqyrje të rreptë. Që të mos veproj dhe jo aq për atë që kam vepruar. Madje, as për veprimet e ardhshme sa për qëndrimet e tashme dhe konsistencën e tyre. Në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës që mban datën e ditës së djeshme, duke iu referuar fjalimit tim ‘Arbitrariteti i Drejtësisë Policore’ në seancën e konfirmimit të aktakuzës, pikëpajmet e mia politike cilësohen si tepër radikale. Ja se me çfarë merret gjykata! Sido që të jetë, duke qenë se nuk e pranoj atë, sepse e kuptoj karakterin e saj politik dhe funksionimin policor, për vendimet e saj nuk kam respekt, para së gjithash, për shkak se, si gjithnjë, nuk më bëjnë përshtypje. 

    Mirëpo, situata ime është veçse shprehje e situatës së përgjithshme në të cilën ndodhet populli i Kosovës. I gjithë populli ynë është nën arrest. I izoluar dhe i mbikëqyrur. I privuar nga liria dhe të drejtat. Arresti i vazhdohet pak nga pak dhe pandërprerë. Me premtime që mbulojnë zhgënjimet nga premtimet paraprake. S’ka dyshim se është lojaliteti i pakusht dhe serviliteti i pafund i negociatorëve kosovar ai që e mundëson dhe, sidomos, e lehtëson këtë arrest. Ata fillimisht besuan ose gënjyen që bashkësinë ndërkombëtare e kanë në anën e tyre. Se bashkësia ndërkombëtare do të ndjek qëndrimin kosovar për pavarësi dhe mandej Serbia do të detyrohet disi (sic!) ta ndjek pas bashkësinë ndërkomëtare. Mirëpo, bashkësia ndërkombëtare propozoi kompromisin e pakos së Ahtisaarit dhe ishin negociatorët kosovar ata që e ndoqën bashkësinë ndërkombëtare e jo anasjelltas siç premtohej dikur. As pjesa e dytë e skemës së imagjinuar nuk doli e saktë. Serbia nuk e ndoqi bashkësinë ndërkombëtare dhe e refuzoi edhe pakon e Ahtisaarit mjaft të favorshme për të. Ajo donte më shumë se aq edhe për shkak se e dinte mirë se mundet edhe më shumë. Gjithashtu u mësua se bashkësia ndërkombëtare nuk është bashkësi ndërkombëtare. Se aty është Rusia e nënvlerësuar. Se ajo na qenka faktor aq i rëndësishëm saqë vendimtar për ndryshimin e Rezolutës 1244. Se nuk paska qenë e rastësishme që Rusia atëbotë, para më shumë se tetë vjetësh, e pranoi këtë rezolutë të cilën politikanët kosovar përherë e fusnin nën qilim. Megjithatë, drejtimi i sugjeruar prej skemës iniciale të negociatorëve kosovar është po ai. Kahja doli se është e kundërt. Bashkësia (e riformuluar) ndërkombëtare po e ndjek Serbinë (dhe Rusinë) në qëndrimin e palëkundur të saj ndërsa prej Grupit Negociator të Kosovës po kërkohet që ta ndjek këtë ndjekje ndërkombëtare. Prandaj po kemi negociata të reja. Është më keq sesa varianti jooptimist: kur nuk ka marrëveshje ndërmjet palëve që i kënaq të dyja palët atëherë ka marrëveshje jashtë palëve që i lë të pakënaqura të dyja palët. Përkundrazi, insistohet me çdo kusht në marrëveshje ndërmjet palëve. Kjo do të thotë se kahja e ndjekjes së qëndrimeve e cila medoemos shpie në përqafim me Serbinë është betonuar.

   Koha është armiku i aktualitetit të veçantë. Jo edhe për parullën tonë të parë: JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!. Aktualiteti e me këtë edhe kuptimi i saj sa vie e rritet. Në këtë parullë jemi ne. Ajo është vetë qenia e popullit. Qenia si liri.

    Të gjithë ju që jeni të interesuar në ditët në vijim do të mund të më vizitoni, takoni e intervistoni. Banoj në lagjen Dardania me adresë: Kroi i Bardhë, Hyrja 3, Kati 4, Nr.11. Dy policë janë te dera. Ata rrinë 24 orë në ditë dhe për çdo ditë aty. Kujdesen për sigurinë… tonë? Jo. Kujdesen për sigurinë e urdhërave të regjimit.

Albin Kurti 

Arbitrariteti i drejtësisë policore

 „APROVIMI PËR TA PËRDORUR GAZIN LOTSJELLËS DHE PLUMBAT E GOMËS ERDHI NGA KOMANDANTI I NJFP TË RUMANISË, OLARU, I CILI E KISHTE MARRUR URDHËRIN NGA UNMIK-u“

(www.pashtriku.org - 06.07.20007 / 21:30)

(Fjalimi Albin Kurtit  i mbajtur në seancën gjyqësore më 6 korrik 2007)

Në komunikatën për media të publikuar dhe transmetuar me 5 qershor 2007, në të cilën është theksuar se Prokurori Ndërkombëtar ka ngritur një aktakuzë kundër meje, është përdorur shprehja “protesta e dhunshme e Vetëvendosjes”. Kjo është tërësisht absurde. Së pari, është paturpësisht e njëanshme. Së dyti, është e rrejshme dhe dashakeqe. Duke e sulmuar protestën me këtë komunikatë për shtyp, u konfirmua motivi politik i atyre që e përpiluan.

Protesta nuk ishte e dhunshme. Ne, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe disa mijëra qytetarë që na u bashkuan, ishim duke marshuar paqësisht në rrugën “Nëna Tereze” me 10 shkurt 2007, ashtu siç e kishim planifikuar dhe paralajmëruar dy javë më herët. Forcat policore ishin të dhunshme. Ato e ndaluan marshin tonë duke e bllokuar rrugën. Për më tepër se kaq, forcat policore përdorën dhunë vdekjeprurëse. Nga distanca e afërt ata gjuajtën direkt në ne me plumba gome me afat të skaduar. Njësia e Formuar Policore (NjFP) e Rumanisë shkrepi gjithsej 144 breshëri plumbash gome gjersa NjFP e Polonisë shkrepi 89 breshëri të mbushjeve me plumba gome. Dy demonstrues u vranë, 82 u plagosën, disa prej tyre shumë rëndë.

Në Raportin e Parë të Task Force “10.02.2007” dorëzuar te Prokurori Publik me 16 prill 2007, në faqen 28, nga deklarata e pjesëtarit të NjFP të Rumanisë, DENES Lorand Levente, data e lindjes 29.03.1972, mësojmë me sa vijon:
“Aprovimi për ta përdorur gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës erdhi nga komandanti i NjFP të Rumanisë, OLARU, i cili e kishte marrur aprovimin nga UNMIK-u”. Në faqen 24 të raportit të njëjtë, në deklaratën përmbledhëse të MOCANU Mugurel-Florin, data e lindjes 5.03.1976, thuhet edhe kjo: “Ai dëgjoi se zëvendëskomandanti i NjFP, FILIPAS, i ka thënë komandantit të togut se përdorimi i gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës ishte i autorizuar … ai nuk ka dëgjuar kurrfarë paralajmërimesh dhënë demonstruesve”. Pra, kishte një hierarki me kokën e saj politike në UNMIK, kishte armatim vdekjeprurës, qartazi jo për ta ekspozuar por për ta përdorur atë, si dhe qëllimi për t’i lënë demonstruesit të papërgatitur duke mos i paralajmëruar ata për përdorimin e plumbave të gomës.

Në raportin e tij të përkohshëm, Prokurori Ndërkombëtar Robert L. Dean, duke iu referuar vdekjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladini si dhe plagosjes së Zenel Zenelit, thotë
“Krimet në fjalë për të cilat ekziston dyshim i bazuar janë Vrasje, Vrasje nga Pakujdesia, Vrasje në Tentativë, dhe Lëndime të Rënda Trupore”. Po ashtu fjalia e parë nga “Përfundimi” i raportit të tij është: “Dëshmitë e deritanishme shpijnë në konkluzionin se vdekjet e Mon Balajt dhe Arben Xheladini ishin të panevojshme dhe të shmangshme”. Robert L. Dean nuk e përmend ASKUND në raportin e tij të gjatë shprehjen “protestë e dhunshme” ashtu siç bëri Departamenti i Drejtësisë.

Më 10 shkurt 2007, mua më kanë goditur disa herë me shkopinj policia e UNMIK-ut pasi që dështuan të më vrasin. Një aktivist i Lëvizjes më shpëtoi duke larguar tytën e çiftes së policit të UNMIK-ut, i cili ishte pak metra tutje, me armën e tij drejtuar kah unë. Ata kriminelë të policisë së UNMIK-ut ikën nga vendi i krimit, u kthyen në Rumani të lirë nga ligji, dhe atje u lavdëruan e dekoruan. Lejes për të vrarë dhe urdhërit për të vrarë iu bashkangjit edhe leja për të ikur nga vendi i krimit. Në vend të saj sistemi gjyqësor më ndjek (ligjërisht) mua, një prej viktimave të dhunës policore. Sistemi gjyqësor po e vazhdon planin e policisë dhe aksionin e policisë. Sistemi gjyqësor është drejtësi policore. Prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtar që merren me mua, sikurse kolegët e tyre policë, kanë imunitet nga ligji me të cilin më akuzojnë dhe mbajnë në burg. Pushteti i tyre është arbitrar prandaj ai s’mund të jetë kurrsesi legjitim.

Më 10 shkurt 2007 masa nuk ka bërë veprën penale. Policia ka kryer shkelje të rënda kriminale. Me 10 shkurt nuk isha unë që po i pengoja personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, por ata e penguan marshin tonë paqësor. Për më tepër, e pamë se cilat ishin detyrat zyrtare të atyre policëve: të gjuajnë mbi demonstruesit. Intervenimi policor ishte i dhunshëm me pasoja tragjike. Mosintervenimi gjyqësor lidhur me krimin policor është një suplement kriminal i kësaj. Ky gjykim politik kundër meje është zëvendësim kriminal që tenton ta maskojë krimin dhe shmang vëmendjen e publikut. Meqenëse raporti i Prokurorit Ndërkombëtar, Robert L. Dean, ia ka pamundësuar gjykatës që të më mbajë përgjegjës për krimet e kryera nga policia e UNMIK-ut, gjykata tash ka konstruktuar argumente të reja të bazuara në atë që do të mund të ndodhte poqese demonstrata e 10 Shkurtit do të vazhdonte pa intervenimin e policisë. Nëse merren parasysh të gjitha demonstratat tjera të organizuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE! shihet qartë se të gjitha kanë përfunduar pa asnjë lëndim të vetëm, pa asnjë vdekje të vetme, në mënyrë të organizuar dhe diciplinuar, dhe sipas planit tonë. Këto demonstrata kurrë nuk kanë qenë të dhunshme. Është e vërtetë se ne kemi hedhur shishe me ngjyrë në ndërtesat e IPVQ-ve dhe UNMIK-ut. Ne kemi përdorur forcë kundër këtyre objekteve, por jo dhunë, duke qenë se nuk mund të jesh i dhunshëm ndaj objekteve. Mund të ketë dhunë vetëm atëherë kur ushtrohet kundrejt një agjenti i cili, të paktën, e ka mundësinë për ta rezistuar atë. Ndërtesat nuk e kanë këtë mundësi. Aksionet tona nuk janë akte vandalizmi. Vandalizmi është shkatërrim i vullnetshëm, i paprovokuar dhe i pamotivuar, qëllimkeq i pronës. Aksionet tona janë të motivuara dhe të provokuara. Procesi politik në Kosovë është vetë motivimi dhe provokimi. Motivuese është mundësia dhe energjia që populli i Kosovës e ka për ta ndryshuar drejtimin aktual të procesit politik drejt vullnetit dhe interesave të tij. Procesi është provokues për shkak se është një proces politik i cili seriozisht po e dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, dhe mirëqenien e popullit të saj. Hera e vetme kur rreziku i përgjithshëm ka qenë i pranishëm në demonstratën tonë, ai ka qenë rezultat i akteve kriminale të policisë më 10 Shkurt.

Planifikuesit dhe urdhërdhënësit politik dhe policor të krimit të 10 shkurtit ose nuk lanë dokumente zyrtare pas vetes ose nuk lejojnë publikimin e tyre. Mirëpo, edhe dokumentet e prodhuara nga gjykata dhe prokuroria janë ose politike ose policore. Në vendimin që e ndërronte paraburgimin me arrest shtëpiak, bazuar në urdhëresën e 10 majit 2007, nënshkruar nga Vinod Bolell, përveç tjerash shkruan edhe kjo:
“Në pyetjen nga Gjyqi se është e drejtë e qytetarëve në vendet demokratike të angazhohen në një demonstratë paqësore pa paragjykuar mirëqenien e qytetarëve të tjerë, Prokurori Publik u orvat të lidh rrezikun që i pandehuri paraqet për statusin e ardhshëm të Kosovës”. Kjo është edhe një dëshmi më shumë që ky proces kundër meje është i udhëhequr politikisht. Nuk duhet pritur gjatë për dëshmi të reja. Vetëm një ditë më vonë, kur me 11 maj arresti shtëpiak u shfuqizua dhe përsëri më dërguan në burg, po ai gjykatës i procedurës paraprake në vendimin e tij ka shkruar: “… i pandehuri nuk e arsyetoj besimin që Prokurori Publik e ka vënë tek ai që ai të ketë më shumë respekt për judikaturën.” Pra, do të më lironin nga paraburgimi me kusht që t’i nënshtrohem gjykatës. Gjykatës po i mungonte respekti im për të. Ndjehej disi mangut pa respektin tim që kurrë s’do ta ketë. Ngjajshëm, me 13 qershor 2007, arresti i ri shtëpiak kësaj radhe pesëditor, sërish mu zëvendësua me burg. Përveç arsyetimeve për qëndrimin tim ndaj regjimit në vendimin formalisht të ri por esencialisht të vjetër shkruante: “… ai është gjithashtu i përzier në fushatën e tanishme ilegale që po zhvillohet nga e njëjta organizatë me çrast të gjithë konteinerët publik të mbeturinave në Kosovë janë etiketuar me fjalët “Pakoja e Ahtisaarit” duke shfaqur sërish përçmimin dhe përbuzjen e tij dhe organizatës së tij për çdo gjë që paraqet autoritetin legjitim në Kosovë duke dëmtuar sërish pronën publike dhe duke manifestuar mosrespektin për administratën e UNMIK-ut”. Gjyqi juaj ndodhet këtu për ta mbrojtur regjimin nga qytetarët. Drejtësia është e kundërt me këtë: sigurimi i të drejtave të qytetarëve që i mbrojnë ata nga pushteti.

Vazhdimet e paraburgimit tregonin se gjyqi mbi të gjitha është i interesuar për izolimin tim në të tashmen dhe të ardhmen. E kaluara përherë ishte veçse pretekst. Duke qenë se regjimi nuk po mundet të ndikojë në mua ai përdor gjykatat që unë të mos ndikoj në Kosovë. Është e qartë se unë nuk po gjykohem. Unë po paragjykohem sepse po gjykohet karakteri im. Gjyqtarët dhe prokurorët kryesisht janë shërbyer me tri gjoja arsyetime për zgjatjen e paraburgimit. E para, thoshin që nuk bën të më lirojnë meqë unë do të mund të ikja nga Kosova. Sikur ata të ishin të bindur që do të ikja nga Kosova me siguri do të më lironin. Problemi i tyre është pikërisht fakti se unë do të qëndroja në Kosovë për të vepruar. E dyta, thoshin se unë do të mund ta përsërisja veprën. Unë jo vetëm që s’jam fajtor për atë që kam bërë por do ta konsideroja veten shumë fajtor sikur të mos organizoja demonstrata kundër pakos së Ahtisaarit e cila përmes decentralizimit etnik na e copton territorin ndërsa përmes ‘eksterritorialitetit’ fetar na e tjetërson kulturën e historinë. Dhe, e treta, spekulonin se do të mund t’i frikësoja dëshmitarët. Prokurorja Cecilia Tillada me 13 shkurt 2007 pat deklaruar:
“… ka dyshim të bazuar se z. Kurti për shkak të ndikimit të tij mund të pengojë procesin e ndjekjes penale duke kërcënuar dëshmitarët”. Dëshmitarët e vërtetë të krimit me 10 shkurt janë policët kolegë të vrasësve të Monit e Arbenit. Që të gjithë ata ikën. Ata janë të frikshëm si bashkëpjesëmarrës në krim që ishin. Jo vetëm që unë s’kam kërcënuar e frikësuar askë kurrë në jetë por vazhdimisht, e posaçërisht tash me këtë proces të montuar, unë jam i kërcënuar e i rrezikuar nga policia politike dhe politika policore dorë e zgjatur e së cilës është kjo gjykatë.

Në këtë proces askush nuk më përfaqëson përveç vetes sime. Avokati është caktuar nga ju. Ai është zgjedhje e juaja dhe jo e imja. Sistemi gjyqësor në Kosovë institucionalisht është brenda UNMIK-ut. Nuk është as i pavarur e as i paanshëm. UNMIK-u është regjim antidemokratik dhe administratë neokolonialiste. UNMIK-u duhet të shkojë nga Kosova. Sa më parë, aq më mirë. Për të gjithë neve. Ikja e UNMIK-ut nga Kosova duhet të përputhet me referendumin për popullin e Kosovës, me ushtrimin e së drejtës për vetëvendosje. Kjo është ajo për çka Lëvizja jonë, dhe unë si anëtar i saj, qëndron dhe vepron.

Përkundër faktit që nuk e njoh dhe as nuk e pranoj këtë gjyq, dhe as aktakuzën të cilën edhe ashtu nuk ma kanë dorëzuar, përfundimisht do të doja që ta falenderoj prokuroren që më ka akuzuar për “Thirrje për Rezistencë”. Rezistenca është fjala e dytë më e dashur e imja. Nëse ka diçka që e ka lëvizur përpara llojin njerëzor dhe shoqërinë përgjatë historisë, atëherë kjo është pikërisht rezistenca dhe thirrja për të.

 &

Ora e Albinit nuk ndalet…!

 

 Kur gjërat shikohen mbrapsht!

 ALBIN KURTI DHE BISEKSUALIZMI I POLITIKANËVE TANË!   

Shkruan: Adnan ABRASHI-NANDA, Prizren

(www.pashtriku.org -  më 24.05.2007)

 --------------------

Që të jesh i arsyeshëm dhe ta  kesh një pasqyrë sa më të qartë të realitetit aktual politik në Kosovë, të gjitha gjërat duhet t’i marrësh, jo ashtu si prezantohen, por mbrapsht.

Mu kjo pra është ajo formula “mistike” pse unë gjithmonë ia qëlloj disa sendeve, dhe njerëzit po kujtojnë se jam vërtetë i mençur.

Ja edhe shembulli i fundit:

Kur, këto ditë, një mik i imi më njoftoi për lajmin e gëzuar se më në fund u lirua Albin Kurti nga paraburgimi, unë pa një pa dy, iu përgjigja:

 - Dokrra, ai u lirua që sërish të hyn në burg!

Miku, më shikoj i befasuar duke u shfry  me emocion në mua:

Ti je PESIMIST i papërmirësueshëm!

E po, ndodhi ajo çfarë ndodhi, dhe Albini shpejt u gjet përsëri prapa grilave.

Thjesht “ja ngulën”, sepse, te ne në politik, çdo gjë e ka “me të ngulme”

- E, nga e dite ti?! – menjëherë, po atë ditë, më pyeti në telefon miku im “optimist”. Desha. s’desha, ia zbulova s’pari atij formulën time të “famshme mistike”: “Të jesh i mençur, jarani jam, të gjitha gjërat në Kosovë duhet t‘i marrësh mbrapsht, psh.: atikorrupsion-korrupsion, pavarësi-varësi, “Kosova do të jetë shtet i pavarur”- Kosova kurrë s’do të jetë shtet i pavarur, demokraci-totalitarizëm, sinqeritet-hajni, u lirua Albin Kurti –s ërish do të hyj në burg Albini... E shikoni se si funksionon në mënyrë të përsosur?!

 Shprehia që gjërat gjithnjë t’i shikoj mbrapsht, më la edhe pasojë: Merrni me mend, me kohë fillova edhe të mendoj mbrapsht. Ta zëmë, a besoni se ne, ndoshta si një shtet i ardhshëm, do të kemi politikë dhe politikan biseksual?! Çka do të thotë kjo?!

Epo, thënë troç popullorçe: në një anë, mu “shkërdhy” me të huajit që do të na mbikëqyrin, e në anën tjetër, ata me na “shkërdhy” neve si popull. Vërtetë!  Dikush mund t’më bëj vërejtje se një gjë po ndodh edhe tani, po nuk është ashtu!

Dikuuuurrrrë kur të bëhemi të pavarur, atëherë, pozitat  e aktit të “shkërdhymjes”do të jenë pak më ndryshe.

- Ha, ha, ha, ha...Fillova të qeshi me zë. Mu kujtua ajo barsoletë nga koha e komunizmit, me një drejtor dhe sekretareshën e re të tij:

-  Na ishte një herë një drejtor dhe kishte vendosur të hapte konkurs për pranimin e një sekretareshe personale. Por, biri i botës, përveç kushteve të përgjithshme të parapara me ligj, ai  kishte përgatitë edhe një listë me disa kushte, të cilat,  paraprakisht, duhet t’i pranoj kandidatja. Nga shumica e tyre, që ishin lajmëruar në konkurs, drejtori e përzgjedh një si më të mirën, e cila, po ashtu i kishte pranuar edhe kushtet speciale të drejtorit .

Përveç disa obligimeve zyrtare si sekretaresh, ajo duhet t’i përmbahej edhe një orari specifik:

Në ora  8 të mëngjesit-duhet ta sjellë kafenë së bashku me ilaçin për tensionin e gjakut,

Në ora ....

Në ora 9 të mëngjezit “SEX”...etj.

Me të filluar dita e parë e punës, sekretaresha e posa pranuar, fillon me pedanteri t’i plotësoj kushtet e veçanta të drejtorit. Posa vije ora 9, ajo fillon t’i dishte teshat nga trupi. Me të parë këtë akt, drejtori befasohet dhe ia tërhjek vërejtjen sekretareshës:

Ehej...çfarë je duke bërë?

Po ... sipas kushteve që mi parashtruat, a nuk shkruan SEKS në ora 9 të mëngjesit?- përgjigjet edhe më e habitur sekretaresha?

O jo, e dashura ime! E ke keqkuptuar – reagon drejtori -  Seks në ora 9 është si një tregues  për t’ma përkujtuar se pikërisht në kohë unë duhet të lajmërohem në KOMITET (Zyra e Lidhjes së Komunistëve të RSFJ-së) . E kam shënuar ashtu, sepse aty gjithnjë më “shkërdhejnë” të tjerët me poste dhe kompetenca më të larta se unë!

E tani, si asociacion, unë tentova  ta marr me mend gjendjen pas pavarësisë së Kosovës: Mos vallë çdo politikani tanë, në kontratën e punës, do t’i shkruaj ora, kur ata çdo ditë duhen të lajmërohen që t’i “shkërdhej” shefi i vetë mbikëqyrës ndërkombëtar?

Atëherë, a nuk do të kemi në “shtetin e ri të Kosovës” një praktikë të BISEKSUALIZMIT POLITIK, në të cilën, politikanët tanë, do t’i “shkërdhej” dikush tjetër i huaj, e më pas, ata do t’na “shkërdhejnë” neve si popull?

Duke u marrë me këto mendime të “krisura”, ende nuk e kam të qartë se, pse kjo “orgji biseksuale” i pengon Albin Kurtit, kur ne, virgjinitenin e kemi humbur kaherë!??

Vërtetë ndjehem sot i çmendur me këtë filozofi të “mbrapshtisë” ...Ju lutem, mos ma zini për të madhe...

  Kthehu ne fillim

---------------------

LETËR E HAPUR ZOTRI HASHIM THAÇIT 

Shkruan:  Adnan ABRASHI

Prizren, më 21.05.2007

 --------------------

Më lejo, të të tregoj një shaka që më bëri një mik i imi. Ai një ditë më pyeti:

“A e di pse këndohet kënga “Jo nuk ndahet Mitrovica”? “Nuk e di!” – i thash.

“Këndohet, sepse ajo veç është e ndarë! Pse askush nuk këndon: “jo nuk ndahet Prizreni”, “jo nuk ndahet Gjakova”, por “jo nuk ndahet Mitrovica”!?

****

I nderuar zoti Hashim,

Jam një qytetar i thjesht, i cila , përveç votës time dhe të anëtarëve të familjes sime, asgjë tjetër më shumë nuk mund të bëj në favorin tuaj dhe të partisë që ju momentalisht e udhëhiqni. Kështu kam vepruar në të gjitha zgjedhjet e gjertanishme, dhe padyshim se, kështu mendoja të veproja edhe në të ardhmen. Por, sikur kohëve të fundit, disa veprime, të them ashtu - të pamatura që i keni bërë dhe që vazhdoni t’i bëni, mua dhe ndoshta edhe shumë votues dhe simpatizantë tuaj të tjerë, do të na shtyjnë, që do e mos të mendojmë seriozisht për rivlerësimin e këtij qëndrimi.

Befasia ime e parë ishte kur ju me tërë pasion dhe kapacitetin politik u inkuadruat në “Grupin e Unitetit”. Me kohë, ky dyshim u zbut me arsyen se vërtetë jeni një politikan i urtë dhe se dini çka bëni. Të vendoset për të ardhmen historike të Kosovës, dhe aty të mos jetë një lider si ju, vërtetë nuk mbisundohej me asnjë arsye tjetër të çfarëdo dyshimi eventual. Ne e dinim se kush ishin ata të tjerë në këtë grup, të ashtuquajtur uniteti, prandaj prezenca e juaj aty për ne ishte garancia, se vërtetë asgjë nuk mund të devijohet nga kërkesat dhe synimet historike të popullit të Kosovës.

Por, sikur me kohë zunë fillet e zhgënjimit tonë. Kur disa të rinjë “axhami” manipulonin me do harta që ju veç i kishit pranuar, ne as që deshëm të merrnim pjesë në tubimet e tyre “paralajmëruese” për një rrezik që po na kanoset. Nuk deshëm, sepse e kishim aty Hashimin të cilit, ashtu sikur na premtonte, thellësisht i besonim se, “pavarësia e Kosovës do të jetë e panegociushme” , “asnjë milimetër nuk do të lëvizet nga ky parim”...etj.

Gjersa ju Hashim, na ftonit: “më besoni...”, “ më besoni...”, “më besoni... “, këta të rinjtë “axhami” të Vetëvendosjes, na mësonin : “mos besoni!”, “mos besoni, por...binduni!”

Dhe...unë fillova të mos besoj. Vërejta se besimi ishte vetëm karakteristikë e mosdijes, ndërsa mosbesimi i urtësisë, apo kërkimit vetjak të së vërtetës  Dhe për tu bindur fillova me të madhe të merrem me argumentet e këtyre të rinjve “axhami”, apo thjeshtë, të jem ai që jem në profesion -  jurist. 

Së pari fillova të kërkoj, mos vallë do ta gjej ndonjë shtet ekzistues në botë sikur Kosova.

Nuk e gjeta askund, z. Hashim. Nuk e gjeta sepse nuk ka! Shtet me tri sovranitete nuk ka askund. (sovraniteti i BE-së , sovraniteti i Serbisë mbi komuna të pastra etnike serbe dhe sovraniteti i kosovarëve) . Shpesh ju politikanët, në këto raste dini t’na thoni: “Po në Evropën e ardhshme të bashkuar nuk do të ketë shtete me sovranitet të plotë?!” Edhe kjo është e vërtetë, ama ato shtete si tërësisht sovrane, me vullnetin e plotë të tyre të lirë, e kanë shkrirë një pjesë të sovranitetit të tyre në këtë bashkësi. Me atë vullnet të lirë, që del pikërisht nga vetë sovraniteti i plotë që ata kanë si shtete vërtetë të pavarura.

E Kosova!?

Çfarë sovraniteti dhe vullneti të lirë ka, për ta shkrirë atë në këtë bashkësi të ardhshme Evropiane!?

Ne zoti Hashim, jemi dhe do të jemi vetëm një shtet me protektorat ndërkombëtar dhe asgjë tjetër. Këtë çfarë po na ndodh me pakon e Ahtisarit është vetëm një NDËRRIM, përmes një mashtrimi psikologjik masiv. Sikur tek ajo puna e fëmijës: kur fëmija i vogël  merr e loz me diçka të vlefshme, ne nga frika se mos e humb apo dëmton atë send, ja marrim menjëherë nga dora, ai do të qajë, çirret dhe do të bërtas në mënyrë histerike. Por çfarë duhet bërë për qetësimin e tij? Vetëm duhet zëvendësuar me ndonjë lodër tjetër që ka ngjyra laramane dhe ai vetë do ta gjuaj (do ta lë) atë që ka në dorë dhe do ta merr këtë lodër tjetër. Pra vepron në mënyrë të përsosur sistemi i ndërrimit.

Me sa duket kjo edhe po na ndodh me pavarësinë e Kosovës që ne po e presim dhe ju (nga Grupi i Unitetit)  me të madhe po e promovoni?!!

Unë zoti Hashim, jam një intelektual i thjesht dhe ju (por edhe të tjerët)  mund t’më akuzoni për mosdije dhe injorancë politike. Pranoj se është ashtu, por unë, si një votues i ardhshëm në zgjedhjet që askush nuk i di se kur do të mbahen, nuk i besoj më askujt! Por, vendosa vetëm vetë të bindem, dhe këtë e mësova  pikërisht nga Lëvizja Vetëvendosje, nga këta djemë të rinj dhe sikur cilësohen nga ju politikanët të “profilit të lartë”- “AXHAMI”.

Një herë në një prononcim, lideri i tyre (tani autoritet i pacenueshëm kombëtar dhe i persekutuari më i madh i “Evropës demokratike” ) ALBIN KURTI, pat thënë (shkruar):

“Çdo punë e nisur mbar dhe e lënë në gjysmë, me kohë,  pa kusht, do ta reflektoj edhe humbjen e asaj gjysme të arritur”

A nuk kemi mjaft këso shembuj në historinë tonë?  Sa për ilustrim,  po marrë shembull Kushtetutën e vitit 1974 të RSFJ-së,  ku Kosova erdhi deri në gjysmë të rrugës dhe përfundoi si Krahinë Autonome, e cila edhe atëbotë propagandohej duke u  nënkuptuar si Republikë, sepse thuhej se ishte edhe pjesë konstituive e RSFJ-së.

Çka na ndodhi më pas?  E humbëm shpejtë atë?

Në vazhdim, nuk dëshiroj që ta dhunoj “nivelin e lartë” të politikës që ju e përfaqësoni, me këso shembuj të “cekëta” argumentuese. Por, ndjehem i padurueshëm që t’ju shpreh zhgënjimin tim të fundit. Veprim ky që më irritoj pa masë. Por, jo dhe vetëm mua?

E kam fjalën për rrahjen e djelmoshave të Lëvizjes Vetëvendosje në tubimin e fundit që ju e patët në Mitrovicë?

Me të marr këtë lajmë të hidhur, mendja më shkoj në një simbolikë të “interpretuar mbrapsht”. Mitrovica e ndarë, në mes të serbëve dhe shqiptarëve, dhe në pjesën shqiptare të saj, një parti dhe lider me nam, rrah disa të rijnë, djelmosha tanë,  që ndoshta këtë patriotizëm dhe atdhedashuri e kanë mësuar nga vetë Hashim Thaçi, personalitet i pakontestueshëm i UÇK-së dhe luftës së armatosur për pavarësinë e Kosovës.

Aty, mu  nga shqiptarët tanë, u rrahën keq djemtë tanë,  vetëm e vetëm, se janë më të mençur se ne, dhe vetëm e vetëm, se nuk nënshtrohen dhe përkulen para askujt, kur është në pyetje çështja kombëtare dhe interesi i Kosovës. Ata, zoti Hashim, u rrahën keq, mu në truallin e Drenicës martire, nga vjen edhe ti, dhe vetëm e vetëm pse janë zotuar të luftojnë deri në vdekje për çështjen kombëtare dhe vetëvendosjen e pakusht të popullit të Kosovës! Mu ashtu,  sikur bëri babai dhe legjenda gjithëshqiptare e kësaj toke ADEM JASHARI me familje.

Edhe këta djelmosha janë të gjeneve tona zoti Hashim.  Edhe pse ata frikohen me arsye, mos Kosova sërish do të jetë e tradhtuar, më së paku duhet t’i rrihni ju, për të cilin, askush, ende nuk dyshon se jeni më pak shqiptar.

Fundja, ne mund të flasim sa të duam. Realisht dhe fatkeqësisht, Mitrovica është e ndarë.

Më lejo, të të tregoj një shaka që më bëri një mik i imi. Ai një ditë më pyeti:

“A e di pse këndohet kënga “Jo nuk ndahet Mitrovica”?

“Nuk e di!” – i thash.

“Këndohet, sepse ajo veç është e ndarë! Pse askush nuk këndon: “jo nuk ndahet Prizreni”, “jo nuk ndahet Gjakova”, por “jo nuk ndahet Mitrovica”!?

Pa marrë parasysh, zoti Hashim, çfarë mendime politike ju keni për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duhet pranuar se ai ka arritur një popullaritet dhe përkrahje të madhe nga gjithë populli i Kosovës dhe mbarë shqiptarisë. Kjo përkrahje ndaj tij, po rritet dita më ditë, dhe kësaj, në planin e veprimit afatshkurtër, në mes tjerash i kontribuoni ju me disa veprime të gabuara, sikur ky i fundit. Kurse, në planin e veprimit afatgjatë, do t’i kontribuoj, më vonë zhgënjimi i popullit me vetë Pakon e Ahtisarit dhe problemeve edhe më të mëdha që do të na dalin gjatë aplikimit të saj në praktikë.

Ju lutem, është koha e fundit të ndërmerrini një hap të parë në këtë drejtim. Denonconi burgosjen e pa arsyeshme të Albin Kurtit dhe kërkoni publikisht lirimin e tij.

Një gjë të tillë ne e presim nga ju! Juve ju ka hije ta bëni këtë!

Pak është vonë, por ndoshta ka edhe një dromcë shprese që t’i përmirësoni gjërat!

Ju lutem bëjeni atë....Së paku për hatrin tonë që ende ju duam...

  Kthehu ne fillim

---------------------

 Parandjenja për burgosjen e Albin Kurtit! 

ALBIN, EDHE PSE NË BURG - PRIZRENI KRENOHET QË TË KA NË STREHIM 

Fati deshi që Prizreni, i cili konsiderohet edhe si  kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve,  si duket, edhe një herë do të shënohet në historinë e lavdisë kombëtare. Kësaj radhe, fatkeqësisht, duke i ofruar strehim burgu, të persekutuarit  më të madh politik të “Evropës demokratike” Albin Kurti.

 Shkruan:Adnan ABRASHI, Prizren

(pashtriku.org – 20.05.2007)

Me të kuptuar edhe zyrtarisht, se Albini, me masa të papara të sigurisë, transferohet nga spitali i burgut të Dubravës, në burgun e Prizrenit, në kontaktet dhe bisedat e zakonshme që i kisha këto ditë me prizrenasit e mi, në disponimin dhe qëndrimet e tyre, vëreja njëfarë krenarie të heshtur.

Duke menduar për këtë dukuri, i shëtita mëndët nga e kaluara. Më kujtohet mirë, ishte koha para demonstratave të 10 Shkurtit. U tubuam në një restaurant të mbushur përplot me bashkëqytetarë të mi, të cilët, me vëmendje dëgjonin prezantimin e tij karizmatik për dëmet e mëdha politike që do t’i kemi ne si popull nga decentralizimi, nga zonat e mbrojtura për kultet ortodokse serbe në Kosovë...etj. Pas prezantimit të suksesshëm të temës nga Albini, pasoi diskutimi entuziast i të gjithë të pranishmëve në këtë tubim. Desha ta marr fjalën edhe unë, por ngurova, sepse isha i mahnitur me qëndrimet tejet konstruktive të tyre. Krejt në fund, nuk u përmbajta dhe fola, por jo në lidhje me temën. Pasi të gjithë të pranishmit i njihja mirë, vendosa të bëjë një mahi në llogari të tyre. Ju drejtova Albinit me buzëqeshje, si shenjë që ta kuptoj se e kam për shaka:

- “Derisa po e vërej Albin, se sot, me plotë entuziazëm, të përkrahin këta prizrenasit e mi, tek tani jam i bindur se ideali i Vetëvendosjes patjetër do të fitoj”.

Pasuan qeshjet, por, nga të pranishmit, pat edhe nga ata që ishin të ngacmuar me këtë ironi time. Si me padurim, njeri  prej tyre, mu drejtua në dalje:

- “Prizreni dhe prizrenasit gjithnjë gjatë historisë e kanë parandjerë ofrimin e momenteve të rrezikut kombëtar, dhe gjithnjë kanë reaguar në harmoni me këtë ndjenë të tyre. Mbaje në mend edhe ti, tani e ardhmja e Kosovës është vërtetë në rrezik, dhe ne, si prizrenas, po e ndjejmë këtë...po e shoh se ky djalë është tepër i guximshëm, por,  të them të drejtën, më dhimbset, sepse shpejt do të jetë në burg”

Si u pa në vonë, ishte ky një parashikim i qëlluar. Profecia e bashkëqytetarit tim u realizua. Pas demonstratave të përgjakshme të 10 Shkurtit, Albini burgoset. Por, “sillu e pështillu”, ironia deshi që ai si i burgosur, pas një kohe, të jetë i strehuar mu në qytetin e këtij “profeti” enigmatik

Pasi e njihja mirë këtë njeri, vendosa që menjëherë të nisem dhe ta takoj. U drejtova kah dyqani  i tij zejtar. Kur më pa se i ofrohesha, filloj të buzëqeshi. Ende as pa u përshëndetur si duhet, në atë moment, nën sigurimin e fortë dhe sirenat e automjeteve të policisë, kaluan pranë nesh disa “xhipa’ të politikanëve të lartë kosovar, që atë ditë e kishin vizituar Prizrenin.

Ai vetëm luhati me kokë në shenjë pakënaqësie dhe mu përgjigj:

- “Shiko jaran! Edhe pse është në burg, ne tani duhet të jemi krenar që e kemi Albinin sërish në Prizren. Shpejtë do të jetë e kundërta, këta që kaluan me “XHIPA”, përsëri do të përcillen me polici, por, herën tjetër, marshuta e tyre do të jetë në drejtim të asaj ndërtese  ku është sot Albini. E  Albinin...shpejt do ta kemi këtu pranë nesh. Aty ku e ka vendin. Me popullin e vetë qëe do dhe e ka dashur përherë”

Pse mos t’i besojmë profecisë së këtij profeti të pashpallur popullor, kur ai, edhe herën e parë ia kishte qëlluar?!

Posa u ndava nga ky mik i imi, aty për aty, dhe nga brendia e qenies sime, ndjeva një nevojë të flaktë. Një dëshirë të pa përshkruar që në atë moment ta kem Albinin pranë dhe t’i them: Albin, edhe pse në burg, Prizreni krenohet që të ka në strehim.

Por...jam thellësisht i bindur se ai e di mirë këtë!

  Kthehu ne fillim

------------------------

 Reagime me rastin e riburgosjes së Albin Kurtit 

Shoqëria Shqiptare ILIRIA Lyon – FRANCË

KËRKOJMË LIRIMIN E MENJËHERSHËM TË ALBIN KURTIT

 Kryesia e Shoqërisë Shqiptare "Iliria" në Lion të Francës, e mbledhur më datën 11 maj 2007, mori vendim të bëjë këtë:

Deklaratë për opinion  

    Shoqëria Shqiptare "Iliria" në Lion të Francës, është shumë e zemëruar me autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore të Kosovës, që po tallen me një nga figurat e para të demokracisë së kulluar europiane, me një nga desidentët e parë politik dhe me një nga pishtarët e parë të demokracisë europiane të këtij fillimshekulli. Prandaj, kërkojmë me forcë nga autoritet qeverisëse vendore dhe atyre ndërkombëtare në Kosovë që ta rishikojnë edhe njëherë qëndrimin e tyre, lidhur me djaloshin Albin Kurti, pishtarin e lirisë dhe të demokracisë në Kosovë e për Kosovën!

   Dje, sipas informacioneve të mediave të ndryshme, disidenti politik, Albin Kurti, doli  nga burgu. Të gjithë simpatizantët e tij dhe jo vetëm të tij, u gëzuan shumë për lirimin e tij. Edhe ne, Shoqëria jonë shqiptare “Iliria” u gëzuam për lirimin e tij. Ne u gëzuam, sepse menduam se më në fund pas dy muajsh të avullimit të demokracisë në Kosovë nga eskadronët vrastarë të Rumanisë, të Ukrainës e të Polonisë, po rikthehet demokracia.

 

   Agjensi të ndryshme lajmesh, RTK, ALSAT, TVSH e shumë agjensi të tjera informative po jepnin pandërprerë lajmin për lirimin e Albin Kurtit. Një nga disidentët e parë politik në vitet e demokracisë së "kulluar evropiane". Askujt nuk i ka shkuar mendja se pas vendosjes së forcave të NATOS në Kosovë, do të përsëritet ligji famkeq – ligji për agjitacion dhe për propagandë, neni 133, alinea 1, në bazë të të cilit, shqiptarët e Kosovës, ishin gjithnjë viktimë të këtij ligji verbal, i cili për shqiptarët parashikonte dënimin deri me 10 vjet heqje lirie. Prandaj, ne Shoqëria Shqiptare "Iliria" në Lion, jemi të shqetësuar se çfarë po ndodhë në Kosovë? Po mbushen, gati 8 vite dhe në vend që të sundoj ligji dhe demokracia, ku më së shumti i ka munguar  popullit shqiptar të Kosovës, ajo, sot po përballet me kundërvlera të demokracisë evropiane, për mendimin e lirë, për fjalën e lirë, për shprehjen e lirë, për protestën e lirë, e drejtë kjo e garantuar me kushtetutën e secilit vend demokratik, një e drejtë që është e garantuar edhe me KARTAT  NDËRKOMBËTARE. Për neve është, plotësisht i paqartë aplikimi i vlerave dhe i kundërvlerave brenda natës apo brenda ditës. Sa u tha, nga mjetet e informimit se u lirua Albin Kurti, pas pak vinë informacione të tjera, se riarrestohet Albin Kurti. Çfarë komedie apo tragji-komedie?! Një lojë e antivlerave, një lojë me ligjet dhe vlerat demokratike. Ky nuk mund të quhet ndryshe veçse një shëmtim, një çoroditje e vlerave  të demokracisë, për të cilën ne kemi patur nevojë më shumë se çdo popull tjetër në Evropë.

   Që nga viti 1999 e deri në vitin 2007, populli shqiptar, jo më pak se tri herë po gjakoset rëndë nga forcat ndërkombëtare.

   Ne që jemi të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Evropës Perëndimore, shpesh herë me sytë tanë kemi parë të rinjtë që për arsye të thjeshta, dalin dhe protestojnë nëpër rrugët e Parisit apo edhe të qyteteve të tjera. Shpesh herë me sytë tanë i kemi parë duke djegur e duke bërë shkrumb e hi vetura e objekte me vlerë kapitale. Por asnjëherë nuk kemi parë që policia t’i ketë vrarë apo burgosur demonstruesit e qetë.

   Gjithashtu në rastin e Albin Kurtit, na çudit rasti i lirimit me arrest shtëpiak! Kjo praktikë, dikur vinte nga shtete diktatoriale, me regjime komuniste e që aplikonte këto metoda  kundër disidentëve politikë, kur ndodhnin festat kombëtare si ato të Nëntorit apo ndonjë lëvizje e vogël e masave. Disidentët duheshin të mbylleshin në burg shtëpiak. Kjo praktikë e regjimeve komuniste, në kohën  totalitarizmit komunist ishte e kuptueshme atëherë. Neve na habit fakti, se si është e mundur që vendet me një demokraci shumë të përparuar si Shtetet Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Italia, Franca e vende të tjera që aktualisht janë vendosur në Kosovë, lejojnë një ngulfatje të kulluar të fjalës së lirë e të protestave të qeta e paqësore porsi ato që zhvillohen në vendet e tyre. Loja me një djalosh të ri, siç është rasti me Albin Kurtin, është një lojë me vlerat e demokracisë. Këtë duhet ta dinë të gjithë. Sot, po luhet me figurën e Albin Kurtit, nesër do të luhet me figurën e dikujt tjetër. Mendimi ndryshe, në vendet demokratike është mëse i domosdoshëm, mëse i natyrshëm. Sidomos, këmbëngulja për mendimin ndryshe, në vendet demokratike, është kulmi i demokracisë. Pikërisht, pse flitet ndryshe, pikërisht pse mendohet e veprohet ndryshe i thonë pluralizëm demokratik!.

   Nuk ka vend, sot, në Evropë, që nëpërmjet mendimit ndryshe, nëpërmjet veprimit evolutiv apo edhe nëpërmjet grevave, pakica  ka fituar pas një kohe simpatinë e shumicës. Dhe sot, në shumë prej këtyre vendeve mbahen ditë përkujtimore, për protesta, për udhëheqësit e tyre që kanë arritur suksese në një fushë apo në disa fusha të caktuara. Mos ta harrojmë çekosllovakinë, Hungarinë, Francën e vitit 1968, Kosovën e 1981 e 1989 dhe shumë e shumë të tjera që të drejtat e tyre legjitime i arritën me armën e Albin Kurtit.

    Shoqëria jonë u bënë thirrje autoriteteve ndërkombëtare dhe atyre vendore që udhëheqësi i lëvizjes VETËVENDOSJE të lirohet menjëherë! Duhet të keni guxim dhe kurajo, Ju, zotërinjë, udhëheqës ndërkombëtar dhe vendor, që t’i lini kohës të vërtetojë se në anën e kujt është e drejta? Në anën e Albinit, që dyshon për të ardhmen e Kosovës “me perspektivë"(!), apo në anën  tuaj, që premtoni një “perspektivë të qartë për Kosovën”!

   Nëse ju, zotërinj ndërkombëtarë, jeni të sigurtë në perspektivën e Kosovës së Pavarur, përse keni nevojë të frikësoheni nga mendimi ndryshe i Albin Kurtit?!

    Koha është shumë e shkurtër. Brenda pak ditëve statusi i Kosovës do të qartësohet. Populli ynë do ta prekë së shpejti – “perspektivën” e ofruar nga ju ndërkombëtarët ose “perspektivën” për të cilën druan djaloshi sypatrembur, Albin Kurti!

12 maj 2007  Lion – Francë

Kthehu ne fillim

----------------------------------

GJYKATA POLITIKE UNMIKISTANEZE

 Flakë!!

Shqiptarë, Hidhni në flakë, digjni, Gjarpërinjtë robërues!

Të sistemit mashtrues!Dhe, flakeni tmerrin helmues,

 Definitivisht,  LIRINË.

Mona Agrigoroaiei 

Shkruajnë:  Xhemil Zeqiri, Fadil Shyti, Mona Anagoroaiei

Danimarkë, Suedi, Rumani, më 13 maj, 2007

-----------------------------------


“Demokracia” e UNMIK-ut nuk është shumë larg “demokracisë” së kohës së sundimit të drejtpërdrejt serb, apo vazhdim i sundimit serb. Këto persekutime të njerëzve përparimtarë kanë ngjarë edhe në kohën e titistëve dhe të millosheviqëve gjakatarë. Të vihet grushti në gojë, nëse shprehësh mendime të kundërta me atë të pushtetit; të pret qelia e burgut nëse guxon të kesh ndërgjegjësimin qytetar që t´i kundërvihesh kolonizimit; të pret arrestimi nëse u kundërvihesh lojërave të kurdisura që po synojnë të mbajnë popullin shqiptar në një robëri më të zezë se ajo jugosllave.

Veprimi i gjykatës kundër atdhetarit Albin Kurti me shokë, hiq nuk na habitë, sepse ishin gjykatat politike serbe dhe ato shqipfolëse si kjo gjykatë politike që dënonin në shërbim të Serbisë, të cilat e mbajtën atdhetarin e madh Adem Demaçin, 30 vjet në burgjet jugosllave, vetëm për ”fajin” se donte liri për popullin e tij dhe se ishte dhe është shqiptar me shpirt shqiptari. Po kjo golgotë fashiste ra pamëshirshëm mbi atdhetarin dhe veprimtarin e paepur të çështjes shqiptare - Ukshin Hotin. Për regjimet serbe dhe puthadorët e tij, Ukshin Hoti u bë një element i rrezikshëm, i cili ua prishte gjendjen zotërinjve të paqes së përgjakur në Beograd dhe në Prishtinë.

     

Në momentin kur Ukshin Hoti u deklarua hapur kundër krahut të djathtë të S. Millosheviqit, fashistit Arkan, kur ky krekosej rrugëve të Prishtinës hipur mbi kalë dhe u thoshte shqiptarëve: ”nëse doni luftë urdhëroni, ja ku na keni”! - Ukshin Hot do të deklaronte: ”Kosovës i duhen forcat e armatosura, gjegjësisht ushtria; që rinia e saj të mos shkonte të mbaronte ushtrinë në shtetet tjera ose të largohej nga vendi, ky qe një kushtrim guximtar dhe shumë vizionar nga aspekti strategjik, kur në atë kohë ushtarët shqiptarë po ”vetëvriteshin” në ditët e fundit, kur po u mbaronte shërbimi ushtarak në armatën armike serbe-jugosllave. Ky numër, atëbotë, arriti në dhjetëra veta, ndërsa politika pacifiste përveç vajtimeve dhe premtimeve nuk lëvizte asnjë gur për së mbari, pra për ndryshimin e rrjedhave politike dhe të bëhej ndonjë hap drejt çlirimit të vendit. Kujtojmë këtu njëkohësisht se ishte Ukshin Hoti, ai, i cili i demaskonte këta gjykatës shqipfolës, që ishin në shërbim të Serbisë, prandaj e mbajtën pambarimisht burgjeve dhe e dënuan padrejtësisht, pikërisht për këtë ai në ditën e gjykimit do të deklaronte: ”mua më burgosën dy qeveri; qeveria e Beogradit dhe ajo e Prishtinës.

Tani, as pas kaq vitesh ”lirie” nuk dihet ku gjendet Ukshin Hoti. Nga sa u pa dje dhe po shihet sot si në dritën e diellit; fajtorë për këtë janë serbët pushtues, puthadorët e tyre pacifistë dje dhe administrata e UNMIK-ut sot, që nuk bënë dhe as po bëjnë asgjë për fatin e tij. Tani pas luftës së famëmadhes UÇK, të njëjtit gjakpirës po e mbajnë burgjeve Albinin, për të vetmin ”faj” se edhe ky si paraardhësi i tij po ua prishë gjendjen, UNMIK-ut dhe puthadorëve të tij.

Por, këta shpirtkatila, nuk janë aq sylesh sa kujton dikush: pse fjala vjen gjatë dhe pas luftës nuk e burgosën përsëri heroin tonë, Adem Demaçin, kjo nuk ngjau aspak për faktin se Baca Adem u pajtua me regjimet fashiste, JO! -Ai, s´u pajtua kurrë! Por, këto regjime të regjura jo vetëm për shtypjen e egër të popujve, por edhe për dinakërinë që i karakterizon, morën dhe po e marrin këtë qëndrim sepse, nuk duan të demaskohen hapur para popullit, i cili do të revoltohej, nuk do të mund të mashtrohej kështu si tani, dhe pastaj do të ngritej kundër tyre. Por mos të harrojmë se as për luftëtarin e lirisë, Adem Demaçin, gjatë luftës dhe pas saj rruga e tij nuk qe e shtruar me dafina. ”Gjykatësit” e pamëshirë atë e dënuan dhe po e dënojnë me shpifje dhe izolim me intriga të paqena për të vetmin qëllim që ta pengojnë në veprimtarinë e tij atdhetare, kundër UNMIK-ut dhe kundër atyre, të cilët ai aq guximshëm i quan ”mafi politike”, pra puthadorët e UNMIK-ut në Prishtinë.

Nga të gjitha këto sa i cekëm më lartë konstatojmë se e kaluara me të tashmen nga aspekti i të drejtave të shprehjes dhe e veprimit të lirë - për lirinë kombëtare, nuk kanë ndryshuar aq sa ndryshojnë dy pika uji në një gotë. Prandaj, populli duhet të kuptojë këtë gjendje tepër të hidhur që po kalojmë si komb, duhet të kuptojë se çështja shqiptare gjendet në rrezik. Ne, të gjithë e dimë mirëfilli se Adem Demaçi ynë i madh prej kohës së daljes nga burgu qe ai që e shtriu dorën e pajtimit me të gjithë dhe veproi gjithçka që ia mori mendja se qe e dobishme për Kosovën dhe viset tjera shqiptare, me të gjithë. Por, këtë pajtim dhe bashkëpunim jo rrallëherë ia kanë keqpërdorur liderucët e politikës së pakrye shqiptare sot! Adem Demaçi, e bëri këtë kompromis jo për kapriciot e tij politike, siç mundohet sot ta akuzojë pa fakte ”si njeri pa qëndrime të qarta politike dhe strategjike” ndonjë intrigant, por e bëri për t´u bashkuar fort kundër armiqve shekullorë sllavo-okupatorë.

Adem Demaçi i madh kurrë gjatë veprimtarisë së tij nuk e mori, (mbase edhepse i takonte ky rol), të nderohej si babai i kombit, ai nuk pranoi kurrë këtë epitet dhe nuk pranoi kurrë të vetëquhej njeriu i parë ose i dytë i Kosovës. Atë e bënë dhe po e bëjnë njeriun e parë të Shqipërisë Natyrore veprat e tij heroike në dobi të saj. Nga kjo konstatojmë se lavdia vjen më shumë tek ata që pikërisht nuk veprojnë për poste dhe lavdi ditore! Ata, viganë të historisë kurrë nuk e njohin hijen e turpit, për asnjë çast, për disa orë, për disa muaj, as për disa vite! Ngjanë kështu, sepse ata e kanë vrarë me kohë frikën, para se armiku t´i burgoste, t´i fyente apo edhe t´i vriste.

Po, kjo strategji sulmesh po bëhet edhe ndaj ushtarakëve të lartë shqiptarë me akuzat që u bëhen në Hagë. Jo, se këta kanë bërë krime lufte, (bile edhe këtë diplomacia ndërkombëtare fort mirë e din), por kjo bëhet për t´i frikësuar shqiptarët se ja çka ju pret, po nuk i përfillët një për një urdhrat tona dhe nuk i respektoni kornizat ”demokratike”, sepse ne jemi ata që mund dhe duhet të vendosim për fatet tuaja, e jo ju.

- Sipas kësaj logjike të prapë po del se: ”ne ju kemi çliruar, ne mundemi edhe t´ju sundojmë!!!

Pra, shqiptarët i paskan bërë tri luftëra, vetëm për t´i ndërruar pushtuesit dhe uniformat e tyre.

Jo more zotërinj, kjo logjikë nuk shkon! Nëse mendoni kështu do të gaboheni rëndë! Sepse ne shqiptarët kurdoherë e kemi respektuar vetëm uniformën shqiptare të lirisë. Uniformat pushtuese kurdoherë gjatë historisë populli ynë i ka flakur dhe i ka djegur në zjarr!

Është kjo robëria e kinse e shtetit “të pavarur”, e ëndrrave të oligarkisë së shitur tek UNMIK-u që përpiqet kështu të afirmohet në nivel të rëndësisë institucionale, e fantazmave të mafisë që po shtiret në rënd të fuqisë publike, duke goditur pa mëshirë çdo atdhetar që i bën të ditur popullit se është i gënjyer, i mashtruar, i tradhtuar…

E vërteta është e rrezikshme në Kosovë. Është e ndaluar nga gjykata politike e UNMIK-ut. Gjykatë që kinse e kishte liruar Albin Kurtit, me kushte, që të mos merret me politikë, të mos takohet me njerëz, të mos takohet me aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, të mos i nderojë shokët e tij të vrarë nga plumbat e UNMIK-ut...(?!)Prandaj kush e shpiku dhe e përhapi gënjeshtrën se në Kosovë ka demokraci, është ose i shitur, ose i marrë!…Vetë termi “demokraci” kuptohet se ajo është “fuqia e popullit”, ajo buron prej popullit dhe ka synim popullin. Atëherë, jo vetëm se është mirë që çdo qytetar të merret me politike, por ka detyrë të merret me të.

Ky sistem ka krijuar një mur mbrojtës tepër perfid. Që themeli i tij të mos tretet, që të mos shkrihet, të mos thyhet nga vërshimi lumit të kthjellët dhe i ftohtë i së vërtetës, që kërkon të thahet çdo energji lirisjellëse të popullit, çdo aftësi kryengritëse antikoloniale të tij. Këtu shihen dy fytyrat të kundërta të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Që nga themelimi i saj, ajo ka qenë një pishtare e fuqishme e luftës çlirimtare dekolonizuese për popujt dhe kombet e tërë botës. Kjo është fytyra parimore, etnike, e shndritur e OKB-së, që ndër të tjerat edhe dënoi fuqishëm mbajtjen në burg të luftëtarëve për çlirim kombëtar dhe vetëvendosje, në rezolutën nr 32/122 të vitit 1977 e titulluar “Mbrojtja e personave të burgosura si pasojë e luftës së tyre kundër aparteidit, racizmit dhe diskriminimit racial, kolonializmit, agresionit dhe okupimit të huaj dhe për vetëvendosje, pavarësi dhe përparim social, siç më poshtë vijon:
NENI 1.

 - Shpreh solidaritetin me luftëtarët për pavarësi kombëtare dhe përparim social të popujve të tyre, kundër kolonializmit, aparteidit, racizmit dhe okupimit të huaj.
NENI 2.

 -Thekson sërish se çdo orvatje për të shtypur luftën kundër sundimit të huaj dhe regjimeve raciste janë të papajtueshme me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Deklaratën Universale e të Drejtave të Njeriut.

NENI 3.

 - Kërkon lirimin e të gjithë individëve të burgosur si pasojë e luftës së tyre kundër aparteidit, racizmit dhe diskriminimit racial, kolonializmit, agresionit dhe okupimit të huaj dhe për vetëvendosje, pavarësi dhe përparim social të popujve të tyre”.

Shtrohet një pyetje: Në emër të cilit parim të OKB-së po mbahet padrejtësisht në burg Albin Kurtin, aktivist i denjë dhe atdhetar shqiptar për vetëvendosjen e popullit shqiptar akoma të pushtuar dhe të kolonizuar?!

Në emër të cilave ligje, UNMIK-u e detyroka Albin Kurtin të mos merret me lirinë e mendimit politik?! Se, nuk ka demokraci askund në botë që detyron qytetarët të rrinë pasivë para zhvillimeve politike në vendin e tyre. Vetëm “demokracia” e prishur kaotike koloniale serbo-unmikistaneze dhe e puthadorëve shqipfolës, po predikon ligje të tilla të inkuizicionit mesjetar. Këtu shfaqet vetëm fytyrën e shëmtuar të OKB-së, mostrën e urryer të balancës së forcave midis Fuqive të Mëdha që pa kripë ha çdo parim dhe e përtyp duke injoruar të drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje, duke rënë në të njëjtat gabime që krijuan në fillim të shekullit 19 një Ballkan “fuqi baruti”, një vullkan që nuk mund të shuhen duke e shtuar vrerin e favorizimit të pansllavizmit.

Prandaj, kërkojmë me vendosmëri të zbulohet dhe të dihet sa më parë për fatin e të madhit atdhetar - Ukshin Hotit. Gjithashtu,, vendosmërisht kërkojmë lirimin e veprimtarit të madh, Albin Kurtit! Përndryshe, liria e Kosovës po mbetet peng!

  Kthehu ne fillim

 ---------------------------------------------------------

ARRESTOHET SËRISH ALBIN KURTI

Prishtinë, më 11 Maj 2007

Aktivisti Albin Kurti u arrestua sot prapë nga njësitet e SHPK-së në Besianë, rreth orës 16:00. Albini u arrestua deri sa po kthehej nga familja e dëshmorit Man Balaj. Sot Albini i kishte vizituar dy familjet e dëshmorëve të rënë në demonstratën e 10 Shkurtit. Dje paraburgimi në të cilin ishte mbajtur prej 10 Shkurtit, Albinit iu zëvendësua me arrest shtëpiak. Këtij arresti shtëpiak i ishin caktuar masa jashtëzakonisht rigoroze, me të cilat Albinit i ndaloheshin kontaktet me çfarëdo personi tjetër përveç familjes, atij i ndalohej kontakti me media, si dhe i ndalohej dalja nga shtëpia e tij. Të gjitha këto Albini i kishte shpërfillur paraprakisht, kur nuk e kishte pranuar vendimin e gjykatës, çfarëdo qoftë ai, duke shprehur indiferencë të plotë ndaj vendimit dhe gjykatës në përgjithësi.

 

Qëllimi i sistemit është i qartë: Albini u dërgua në arrest shtëpiak vetëm e vetëm për ta arrestuar prapë. Mbajtja e tij në paraburgim filloi ta shpërfaq qartazi aspektin kriminal të këtij sistemi, veçanërisht pas ikjes së rumunëve nga Kosova dhe publikimit të raportit të Prokurorit Ndërkombëtar. Tash sistemi ka nevojë ta ndërrojë arsyen pse po e riburgosin Albinin.

Tash atë e arrestuan për kinse shkeljen e rregullave të arrestit shtëpiak, paçka që njerëzit e këtij sistemi e kanë ditur paraprakisht se Albini do t’i shkelë ato. Ky është edhe një provokim i radhës që po i bëhet Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Dhe përpjekje tjetër e pasuksesshme e regjimit për ta thyer dhe heshtur atë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

---------------------------------------

Lajmi i fundit

ALBIN KURTI KALON NGA BURGU NË ARREST SHTËPIAK!

10.05.2007 

Sot, liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurtit, i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak. Siç bëhet e ditur, kjo masë do të zbatohet gjashtë orë para skadimit të masës së paraburgimit në një periudhë prej 90 ditësh, me kufizime maksimale dhe me mbikëqyrjen më të rreptë….!!!

----------------------

Dhuna policore s`ka të ndalur!

TRE AKTIVISTË ARRESTOHEN EDHE NË PRIZREN

 Sot në Prizren janë arrestuar edhe tre aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Këta janë: Faruk Dakaj, Luan Hoti dhe Kushtrim Dakaj. Këta të tre janë arrestuar nga SHPK natën kah ora 21:30, dhe janë dërguar në stacionin e policisë. Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ua kishin shkruar sot gjatë ditës veturave të UNMIK-ut parullën ‘VRASËS’.

Vrasës për shkak se është UNMIK-u ai që e urdhëroi dhe ekzekutoi vrasjen e dy të rinjëve shqiptarë, dhe plagosjen e 80 të tjerëve në demonstratën e 10 shkurtit në Prishtinë. Në Kosovë na qenka krim nëse e thua të vërtetën. Ata që vranë, ata që urdhëruan vrasjen dhe ata që paturpësisht e mbrojtën dhe lavdëruan atë janë të gjithë të lirë. Madje edhe ulen në kolltuqet institucionale dhe jetojnë shumë mirë me paratë e këtyre qytetarëve që i vranë. Por, nëse këta qytetarë vendosin t’ua shpërfaqin të vërtetën kriminale publikisht, policia bën çmos dhe i arreston ata. Pastaj gjykata bën çmos dhe i mban ata në burg. E tërë kjo për ta mbajtur të gjallë një regjim i cili e ka të pamundur të qeverisë ndryshe.

Regjimi i UNMIK-ut dhe kukullat nga Kosova nuk mund të qëndrojnë atje lartë pa i shtypur këta poshtë, për shkak se janë jolegjitim dhe jodemokratik. Prandaj, dhuna atyre u shërben si mjet i anashkalimit të këtyre problemeve me legjitimitet dhe demokraci. Ata sundojnë e nuk qeverisinë. E sundimi bëhet përmes vrasjeve, arrestimeve, rrahjeve, maltretimeve, fyerjeve e vjedhjeve. Derisa sundimin mbi vendin të mos e marrë ne duar populli, pa misione e pa misionarë. Derisa të bëhemi plotësisht të lirë. Deri në vetëvendosje.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

----------------------------------

ARRESTIME TË DHUNSHME EDHE NË MITROVICË!

Më 21.04.2007 - Mitrovicë

 31 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u arrestuan sot në Mitrovicë. Sot aktivistët e Lëvizjes, ndërmorrën aksionin e shkruarjes së fjalës ‘VRASËS’ nëpër veturat e UNMIK-ut. 13 prej aktivistëve u liruan pasi u mbajtën për një kohë në stacionin policor.

Policia është duke vazhduar fushatën e vet të dhunës kundër aktivistëve të Lëvizjes. Aktivistët e arrestuar, janë rrahur dhe maltretuar nga SHPK-ja për shkak se po ia shpërfaqin UNMIK-ut të vërtetën para syve – duket se kjo e vërtetë po i dhemb shumë kësaj administrate koloniale. Sot në Mirovicë policia shumë etnike e qytetit ishin të dhunshëm kundër aktivstëve,të cilët pasi u arrestuan u rrahën dhe u ofenduan rëndë brenda stacionit të policisë.

Vrasësit në UNMIK kështu po tentojnë ta vrajnë edhe të vërtetën për krimin e kryer. Ata me vrasjen e të vërtetës së 10 shkurtit po shpresojnë t’i ikin përgjegjësisë dhe dënimit. Këtë e dëshmoi edhe raporti i publikuar nga Robert Dean i cili fajin për vrasjet e 10 shkurtit nuk ia la askujt. Në ndërkohë pushteti po egërsohet ditë e më shumë kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si zëri i vetëm i cili nuk pranon që vrasësit të lihen të qetë dhe të lirë. Askush nuk ka të drejtë ti vrasë qytetarët e Kosovës dhe të mos përgjigjet për këtë krim, pavarësisht se prej nga vie dhe për kë punon. Aq më pak një grusht administratorësh e policësh colonial, të cilët janë instaluar në vendin tonë me kërkesë të armikut tonë, Serbisë.

 Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kthehu ne fillim

----------------------

ARRESTIME TË REJA NË GJILAN - POLICËT E SHPK-së GRUSHTUAN TË ARRESTUARIT!

19 prill 2007 Gjilan

 5 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u arrestuan sot në Gjilan. Vedat Xhymshiti, Kujtim Kosumi, Naman Beqiri, Flamur Zymberi dhe Besim Avdiu u arrestuan përderisa ishin duke shkuar në zyren e Qendrës së Lëvizjes në Gjilan.

Zyra ishte rrethuar nga KFOR-i, i cili kërkonte nga aktivistët që të takoheshin me ta. Aktivistët e refuzuan këtë, pas vjedhjes së shabllonëve dhe fyerjeve që kishin marrë nga KFOR-i dje. Me të refuzuar ushtarët e KFOR-it i kishin rrethuar aktivistët dhe i mbajtën peng aty derisa erdhi patrolla e policisë, të cilët, të ndihmuar nga KFOR-i, i arrestuan dhunshëm aktivistët.

Sipas policisë aktivistët u arrestuan me qëllim të intervistimit për aksionin e shkruarjes së parullës ‘VRASËS’ nëpër makinat e sistemit antipopullor të UNMIK-ut.

 Gjatë gjithë kohës sa kanë qëndruar në stacionin policor, aktivistët janë maltretuar nga policët: Rreshter Naser Sadriu, Hevzi Shabani me nr identifikimi 2610, si dhe policët me numra identifikues 1154 dhe 3504.

 Pas refuzimit të nënshkrimit të dokumenteve të ofruara nga SHPK-ja dhe dhënies së deklaratave, Vedati dhe Kujtimi janë kërcënuar nga rreshteri Naser Sadriu se do t’i shtrijnë për toke, madje edhe se do t’i dërgojnë në paraburgim 72 orë, nëse nuk japin deklaratë apo nuk nënshkruajnë.

 Përveç kërcënimeve policët përdornin edhe provokime nga më të ultat duke iu folur aktivistëve në gjuhën serbe. Polici Hevzi Shabani me 2610 përveç gjuhës serbe të cilën e kishte zgjedhur, edhe vepronte serbisht kur i grushtonte aktivistët.

I njëjti polic e ka konfiskuar raportin mjekësor në të cilin përshkruhej gjendja e tij pas lëndimeve të marrura dje nga policët në aksion. Aktivistët Besim Avdiu dhe Kujtim Kosumi kanë shkuar në klinikën emergjente në Gjilan për t’u kontrolluar nga mjeku.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kthehu ne fillim

-----------------------

 EDHE KFOR-i NË MBROJTJE TË VRASËSVE 

Të mërkurën më 18 prill 2007, dhjetëra aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra në Gjilan, në dy nga veturat e UNMIK-ut shkruan grafitin ‘VRASËS’.

Aktivistët fillimisht këtë parullë e shkruan në një veturë të UNMIK-ut e cila ishte e parkuar në oborrin e KK-Gjilan. Më pastaj parulla vrasës u shkrua edhe në një veturë tjetër, këtë radhë veturë në qarkullim. Në këtë veturë gjendeshin dy policë të UNMIK-ut – njëri amerikan ndërsa tjetri gjerman i cili tentoi ta ngiste veturën e tij përkundër faktit që aktivistët e kishin rrethuar atë.

Aktivistët vazhduan rrugën drejt parkingut të UNMIK-ut i cili gjendet në lagjen ‘Adem Jashari’. Gjatë gjithë kohës pas shkrimit të parullës në veturën e fundit, aktivistët kanë qenë të përcjellur nga një njësit i policisë i cili edhe ushtroi dhunë mbi aktivistët paqësor.

Kliko këtu, për t'i parë fotot. 

Me të arritur afër parkingut, aktivistët u ballafaquan kordonin e policies. Aty u kap fillimisht aktivisti Kujtim Kosumi i cili u grushtua nga policia. Aktivistët tjerë arritën përsëri ta çlirojnë kujtimin nga duartë e policisë, dhe meqë ishin penguar nga policia dhe në parking ishte vetëm nje veturë e regjimist vrastar të UNMIK-ut e vlerësuan se nuk ia vlente të tentonin për të hyrë andej.

Pas këtij aksioni zyra e Lëvizjes në Gjilan është plaçkitur nga forcat e KFOR-it amerikan të cilët i kanë konfiskuar shabllonët të cilët ishin përdorur për shkrimin e parullës dhe i kishin fyer dhe kërcënuar aktivistët të cilët ishin aty. Ata u thanë aktivistëve se nëse dalin edhe një herë në rrugë, do ta marrin vesh se kush është KFOR-i. Tash edhe KFOR duket të jetë në shërbim të mbrojtjes së veturave të UNMIK-ut, dhe mbrojtjes së kriminelëve të 10 shkurtit. Parulla vrasës, dhe e vërteta të cilën ajo po e shpërfaqë, duket se po e pengon dhe tmerron ditë e më shumë pushtetin. Prandaj, atij nuk po i mjaftojnë forcat policore, por po thërret në ndihmë edhe ato ushtarake. Në vendet normale ushtria thirret të ndërhyjë në çështjet e brendshme vetëm në situata jashtëzakonisht të tensionuara, kur forcat e policisë pamundësohen të bëjnë ndonjë gjë. Por Kosova nuk është vend normal. Dhe këtu situata është përherë e jashtëzakonshme, për shkak se këtij pushteti kolonial, secila shprehje e e lirë e qytetarëve i duket rrezik dhe rrezikim i jashtëzakonshëm.

Më vonë zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan ishte bastisur prapë nga policia. Këtë herë nuk kishin gjetur gjë për të vjedhur.

Në orët e mbrëmjes policia e ka arrestuar aktivistin Vedat Xhymshiti, të cilin e ka mbajtur nën arrest për rreth 1 orë e gjysëm, ku më pas e kanë liruar.  

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kthehu ne fillim

-----------------------

  I vazhdohet paraburgimi 6 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!

 NUMRI I TË BURGOSURVE POLITIK NË RRITJE

-------------------- 

6 aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i është vazhduar paraburgimi për 30 ditë. Këta janë shpërndarë nëpër burgjet e Kosovës. Salih Zyba dhe Blerim Maqastena janë dërguar në Burgun e Pejës; Arbnor Dehari është dërguar në Burgun e Prishtinës; Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni dhe Hasan Hajdari janë dërguar në Burgun e Dubravës. Këtyre gjashtë aktivistëve u është shqiptuar masa e paraburgimit dje, e hënë 16 prill, tre të parëve nga Gjykata komunale e Prishtinës, përderisa të tjerëve nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

Përderisa të shtunën në Gjykatën për Kundërvajtje këtu në Prishtinë u dënua Zenel Lenjani me 20 ditë burg, i cili u dërgua menjëherë në Burgun e Dubravës, 14 aktivistë të tjerë janë lëshuar nga po e njëjta gjykatë në mungesë faktesh.

Arrestimi i aktivistëve gjatë aksionit të së premtes ishte brutal, siç duket sipas urdhërit nga lartë, meqenë se një ditë më heret aktivistët kanë arritur që parrullën VRASËS t’ia shkruajnë edhe makinës së Kryeadministratorit të UNMIK-ut, Joachim Rueckerit. Po ashtu, pas dërgimit në stacionin policor disa nga policët jo vetëm që kanë vazhduar me goditjen e aktivistëve, por edhe e kanë shtuar dhunën dhe fyerjet verbale. E gjithë kjo është bërë në prani të eprorëve të tyre. Policët të cilët kemi arritur t’i identifikojmë që kanë rrahur aktivistët janë: Naim Fazliu, me numër identifikues 7232 ka goditur fizikisht aktivistin Blerim Maqastena, Adem Kapiti (7303), Hatixhe Potera (4008), Ismet Kastrati me numër 6973, 6860, 2026, 7302,.

Janë bërë më shumë se dy muaj ç‘prej se pushteti intervenoi kundër demonstratës paqësore të 10 shkurtit. Pushteti vazhdon t’i dënojë demonstruesit e atëhershëm dhe këta që sot kërkojnë lirimin e të burgosurve politik dhe dënimin e kriminelëve të 10 shkurtit. Por asnjë person nuk është dënuar, madje as emëruar si fajtor për krimin e 10 shkurtit. Më të dyshuarit për intervenimin e përgjakshëm të asaj dite u kthyen në vendin e tyre të lirë. Pushteti nuk ka lëshuar madje as një informatë të vetme për atë se kush dhe pse i vrau 2 demonstrues dhe i plagosi 80 të tjerë më 10 shkurt. Këtë krim pushteti po tenton ta mbulojë duke u zhytur tutje në padrejtësi, padrejtësi kjo që po i mban të paraburgosur dhe po i dënon aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Drejtësia balansohet vetëm kur dënohet krimineli. Për 10 shkurtin drejtësi do të thotë dënimi i urdhërdhënësve dhe dorasve në këtë krim. Pushteti po hesht, për shkak se ai është edhe urdhërëdhënësi (UNMIK-u, Grupi i Unitetit) edhe ekzekutuesi (Policia). Por drejtësia nuk mund të mohohet pafundësisht për shkak se padrejtësia nuk përjetësohet. Ajo nuk përjetësohet sepse populli nuk duron përherë. E kur ai të ngritet të gjithë këta kriminelë do të dënohen.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kthehu ne fillim

--------------------------- 

 Dhuna policore mbi lirinë e të shprehurit…!

ARRESTOHEN 19 AKTIVISTË DUKE SHKRUAR PARULLAT:

„LIROJENI ALBININ!“ DHE „FREE ALBIN!“

Të premten, në orët e vona të pasdites, pjesëtarët e SHPK-së arrestuan dhunshëm 19 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Aktivistët po shkruanin parullën ‘Lirojeni Albinin!’ dhe ‘Free Albin!’ në murin i cili rrethon selinë qendrore të UNMIK-ut dhe okupon hapësirën tonë publike. Tashmë është bërë e qartë që aty ku nuk ekzison liria e popullit, aty humb edhe liria e të shprehurit. Përderisa UNMIK-u po i arreston demonstruesit paqësorë vetëm pse po kërkojnë vetëvendosje, ky regjim po arreston edhe ata të cilët po kërkojnë lirimin e të burgosurve politik. Kosova të cilën e ka krijuar UNMIK-u ka vend vetëm për kriminelët të cilët vrasin demonstrues, por nuk ka vend për qytetarët e organizuar të cilët kërkojnë liri e vetëvendosje për popullin e Kosovës.

 

UNMIK-u, pra, jo vetëm që ka ndaluar dhunshëm të drejtën e popullit për vetëvendosje: ai tashmë ka filluar edhe shtypjen sistematike të artikulimit të kësaj të drejte. Kur Kosova ishte e pushtuar nën Jugosllavinë e Titos, jo vetëm që mohohej e drejta për vetëvendosje për popullin e Kosovës, por madje, shqiptarët burgoseshin vetëm pse e shkruanin parullën ‘Kosova Republikë’. Atëherë burgoseshe vetëm pse kërkoje barazi me popujt tjerë. Sot burgosesh për po të njëjtën kërkesë – vetëm pse kërkon që populli i Kosovës të vendosë për fatin e tij në referendum, ashtu siç kanë të drejtë të gjithë popujt e botës; dhe vetëm pse kërkon lirimin e të burgosurve politik.

Të arrestuarit janë: Xhelal Sveçla, Visar Ymeri, Salih Zyba, Mirjeta Hetemi, Zenel Lenjani, Florim Haxholli, Atdhe Buja, Bahrie Ademi, Arben Ibrahimi, Brahim Thaçi, Avni Sulejmani, Flamur Zhitia, Lirim Gashi, Frashër Krasniqi, Fadil Berisha, Lulzim Gjaka, Alban Bislimi, Valdrin Mehmeti, Zgjim Hyseni e Blerim Maqastena. Ky i fundit është goditur fizikisht në mënyrë brutale prej policit Naim Fazliu, me numër identifikues 7232. Policët tjerë të cilët arritëm t’i identifikojmë, e të cilët u shquajtën për sjellje të dhunshme ndaj aktivistëve, qenë policët Adem Kapiti (7303) Altin Pllana (7764) e Hatixhe Potera (4008).

Lëvizja VETËVENDOSJE!

  ---------------------------------------

Arrestim për shkak të shkrimit të parullës

I vetëdijshëm që vrulli i popullit për liri dhe vetëvendosje çdo ditë e më shumë po rritej, tash dy muaj UNMIK-u i bekuar nga Grupi Negociator i Kosovës, shtiu në demonstruesit paqësorë me ç’rast vrau 2 dhe plagosi 80 qytetarë. Tash dy muaj (prej datës 10 shkurt 2007), për arsye plotësisht politike, në burg mbahet aktivisti Albin Kurti. Liria mungon, prandaj ndodhin këto vrasje e burgosje dhe dënohen të pafajshmit.

Prej datës 6 prill të këtij viti, ne, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, në murin mbrojtës të ndërtesës së UNMIK-ut, çdo ditë kemi shkruajtur parullat “Lirojeni Albinin!” dhe “Free Albin!”. Se ky sistem i padrejtë dhe shkelës i vullnetit të popullit të Kosovës ka shumë frikë nga kjo parullë, e dëshmon fakti që çdo herë, pas 30 – 60 minutave parulla jonë është fshirë.

 

Për shkak se asnjëri prej vrasësve të 10 shkurtit dhe urdhëruesve të tyre deri më tani nuk është dënuar dhe nuk duket që do të ndodhë një gjë e tillë, prej datës 11 prill (dymujorit të rënies së Arbenit dhe Manit), në makinat e UNMIK-ut, është shënuar parulla “Vrasës”.

Të premten, më 13 prill rreth orës 14:30 duke shkruar një makinë të tillë, është arrestuar në mënyrë brutale aktivisti Hasan Hajdari nga Lypjani. Gjatë shumicës së aksioneve të deritashme të shkrimit të parullës në murin e UNMIK-ut, policia ka provuar t’i pengojë aktivistët. Ata kanë qenë përherë të pasuksesshëm, dhe parrullat janë shkruar në murë.

Prej fillimit të ekzistimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! policia e SHPK-së dhe e UNMIK-ut, gjithmonë me urdhëra politik, u munduan të na ndalin në mënyra të tilla. Ne asnjëherë nuk u ndalëm. As arrestimi i fundit nuk do të na ndalë në aktivitetet tona drejt vetëvendosjes.

Kthehu ne fillim

_____________________________________

IZOLIMI FIZIK DHE TERRORIZIMI PSIKOLOGJIK NDAJ ALBIN KURTIT

Më 28 mars 2007

 Albin Kurti gjendet në ditën e 6 të grevës së urisë. Ai tashmë po e vazhdon grevën i vetëm pasiqë kërcënimet e autoriteteve të larta të burgut kanë rezultuar të suksesshme te një pjesë e madhe e grevistëve. Pasi grevistët i kanë parashtruar kërkesat e tyre, në vend që organet e burgut ta orientojnë trysninë drejt autoritetit qendror të burgjeve, ajo është kthyer kundër grevistëve. Prej autoriteteve të burgut ata janë kërcënuar me transferim në veriun e Mitrovicës. Përderisa dikush po e shantazhon vullnetin e popullit të Kosovës me Bllacën II, e UNMIK-u po kërcënom me rikthimin e Serbisë në Kosovë, të burgosurit po kërcënohen me Veriun e Mitrovicës. Burgu po kërcënon me gjykata e gjykatat po kërcënojnë me burg. Përderisa regjimi politik po e kërcënon me plumba shprehjen e pakënaqësisë së popullit në demonstrata, ai po ashtu po e kërcënon shprehjen e pakënaqësisë edhe brenda burgut. Sepse ky sistem antidemokratik krejt Kosovën e ka kthyer në një burg të madh; burg në të cilin i burgosuri është populli i Kosovës; gardian Grupi Negociator dhe institucionet politike; kurse drejtor UNMIK-u.

 

Prandaj ne kërkojmë:

1. Liri e vetëvendosje pa kusht për popullin e Kosovës

2. Lirim pa kusht për Albinin dhe të gjithë të burgosurit politik

Izolimi fizik i Albin Kurtit nuk i mjafton këtij regjimi të dhunshëm. Prandaj kanë filluar terrorizimin psikologjik të Albinit. Në burg ai vazhdon të mbajë grevë urie, me të cilën po kërkon që autoritetet e burgut të mos u servojnë të burgosurve produkte të prodhuara në Serbi. Servimi i këyre produkteve është provokim i hapur ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe aktivistit Albin Kurti. Provokimi është i planifikuar dhe i paramenduar. Qëllimi i këtij provokimi, për të cilin disejnuesit kanë qenë të bindur se do të rezultojë në grevë urie, është tentimshkatërrim kundër Albinit.

Në vend që në burg të ndodhen ekzekutuesit e planit operativ kriminal policor të demonstratës së 10 shkurtit dhe urdhërdhënësit e tij politik, ata e burgosën Albinin. Formacioni rumun policor u largua nga Kosova, Steven Curtisi, shefi i planit operativ kriminal u kthye në shtëpi, dhe krejt kjo po shfrytëzohet prej UNMIK-ut që urdhërdhënësit politik, Steven Schook&CO ta fshehin kokën pas gjithë kësaj, duke thënë që kriminelët nuk gjenden në mesin tonë. Gjithsesi, politika ka qenë urdhërdhënësja e krimit.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kthehu ne fillim

___________________________

 

ALBIN KURTI FILLOI GREVËN E URISË

(Mund të solidarizoheni me Albin Kurtin nëpërmjet telefonit 044 602 602

me mesazhe të shkruara)

__________________________ 

 Lajmi i fundit nga Burgu hetues i Pejës: të pakënaqur me provokimin nëpërmjet produkteve ushqimore të Serbisë, me trajtimin dhe me kushtet çnderuese, 15 të burgosur janë hedhur në grevë urie, pesë prej tyre janë tërhequr pas kërcënimeve të drejtorisë së burgut.   

Prishtinë, 23 mars/ Lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, për ditëlindje nuk do të ngrejë dolli as në burg. Ditëlindja e 32-të dhe ditët në vijim do të kalojnë në grevë urie në një qeli në Burgun hetues të Pejës, të cilën e ka filluar prej të premtes në mëngjes. Kështu kanë thënë për gazetën burime nga Burgu i Pejës, ndërsa lajmin për “Epokën e re” e kanë konfirmuar liderë të “Vetëvendosjes” në Prishtinë.

Të pakënaqur me trajtimin çnderues në qelitë e burgut hetues, Albin Kurti dhe 14 të burgosurë të tjerë janë hedhur në grevë urie nëpër qelitë e tyre pa dritë dhe pa ajrosje. Albin Kurti është provokuar nga autoritetet e burgut me produkte ushqimore të Serbisë edhe pasi që ky disa herë i kishte refuzuar ato produkte dhe kishte paralajmëruar se do të hidhej në grevë urie nëse përsëritet ky poshtërim ndaj tij. Kjo është përsëritur edhe dje dhe Kurti ka filluar grevën e urisë, por me pakënaqësi më të gjera: për mungesën e dritës natyrale, për kohën e shkurtër të qëndrimit në ajër të pastër dhe për kushte teknike në qelitë e burgimit.

Pas kërcënimeve serioze të autoriteteve të Burgut, kryesisht zëvendësdrejtoreshës, një shqiptare kjo, pesë të burgosur janë tërhequr nga greva e urisë nën frikën e dajakut.

Albin Kurti i ishte ankuar edhe Kryqit të Kuq për provokimet çnderuese ndaj tij.

Provokimet ishin përseritur mu në ditën kur 75 policët rumunë, bashkëpërgjegjës me policët tjerë për vrasjet e 10 shkurtit, të lirë nga UNMIK-u po iknin nga Kosova. Në vend të tyre më 10 shkurt qe burgosur Albin Kurti dhe disa dhjetëra pjesëtarë të “Vetëvendosjes”, ndërkohë që Ekipi Negociator filloi nëpërmjet mediave të tyre terrorizimin masiv të opinionit me produktet propagandistike kundër Kurtit dhe Vetëvendosjes, shpeshherë edhe me komente anonime që i lansoi zyra e kryeministrit Çeku nëpër media që tradhtuan profesionin e shenjtë të gazetarisë.

Burgosja politike e Albin Kurtit dhe përdhosja e dhimbjes për vrasjet dhe rreth 80 plagosjet e 10 shkurtit nga UNMIK-u, Qeveria dhe Grupi Negociator që nuk bënë gjë për drejtësinë, e ka tensionuar situatën në Kosovë. Greva e Kurtit, e motivuar nga trajtimi poshtërues i segmeneteve të MPB-së dhe MD-së i rrit edhe më tej këto tensione. Moslirimi i tij, ndërkaq, mund të sjellë momente të paparashikuara.

“Albin Kurti meritonte një ditëlindje të lirë me shokët e vet dhe i lirë për të shprehur idetë e tij politike”, ka thënë një zyrtar i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kosovë. Ndërkohë, gazeta merr vesh se KMDLNJ-së nuk i shtë lejuar vizita në Burgun e Pejës. (Muhamet Mavraj)

Kthehu ne fillim

________________________________________

Liri për Albinin...

SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË E KOSOVËS 

     Rr.”Ylfete Humolli” Nr. 5 Prishtinë 

 LIRI ALBINIT DHE PENGJEVE TË PROCESEVE PAKETUESE

 

Ish të burgosurit politikë në Kosovë, ashtu si edhe një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve liridashës e paqedashës të Kosovës, vazhdojnë të jenë të shqetësuar seriozisht me harangën e planifikuar e të orkestruar policeske represive e diskredituese gebelsiane të drejtuar jo vetëm kundër pjesëmarrësve në protestat paqësore të shkurtit dhe marsit dhe Albin Kurtit e drejtueseve tjerë të Lëvizjes “Vetëvendosje, por madje edhe vetë konceptit dhe parimit universal të Vetëvendosjes.

 

Duke qenë edhe vetë, për një kohë të gjatë objekt i formave të tilla të presionit e represionit brutal dhe metodave famëzeza të luftës speciale propagandistike, mashtruese alkimiste e indoktrinuese, ish të burgosurit politikë  kundërshtojnë me forcë ringjalljen e praktikave dhe metodave të tilla anakronike dhe kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të kësaj fushate të egër e cila dëmton drejtpërdrejte jo vetëm imazhin e Kosovës se Re por edhe përpjekjet për ndërtimin, forcimin dhe anvansimin e unitetit veprues e shtetformues që aq shumë i duhet sot Kosovës dhe gjithë kombit.

Indinjon dhe iriton veçanërisht përpjekja e orkestruar e ndonjë qatipi altoparlant a ministreci sharlatan për të hedhur baltë mbi figurën e madhe dhe të papërlyeshme politike të Adem Demaçit, Albin Kurtit dhe shokëve të tyre dhe nëpërmjet tyre edhe mbi gjithë armatën e madhe atdhetare të ish të burgosurve politikë, atyre që tretën jetën, rininë dhe shëndetin e tyre nëpër kazamatet e egra serbomëdha. Do të mund të konsiderohej edhe si provokim i rëndë e i pagëlltitshëm përpjekja e porositur dhe tashmë e institucionalizuar për t’i paraqitur ata që kundërshtojnë skenarët dhe kurthet e shovinizmit serbomadh hiç më pak se njerëz  të Serbisë dhe Beogradit.  Do të mund të impononte ky provokim edhe përgjigjen adekuate sikur të mos ishte avaz tepër i tejdukshëm, tepër i  njohur dhe tepër i diskredituar i kuzhinës tashmë tepër bajate e kutërbuese të UDB- së rankoviqiane kur spiunët udbashë këlthisnin: “kapeni spiunin!” Atëbotë, ose ndonjë fushatë të mëvonshme të proceseve kuaziamendamentuese pseudokushtetuese , kz ustallëk i shkollës se UDB-së e KOS-it  edhe mund të gënjente ndokënd, por sot ky marifet zor se bind  madje edhe vetë anëtarët e familjeve të veta...Figura e Adem Demaqit , Albin Kurtit dhe të tjerëve si ata qëndron aq lartë sa nuk e arrin dot asnjë lloj pështyme e përjargëje.

Prandaj, edhe bëjnë mirë ish të burgosurit politikë që nuk merren me gjepura të tilla duke iu përmbajtur motos së vjetër: “Ndiq rrugën tënde dhe lëri gojëkëqijtë le të dërdëllisin...”

Në vend të polemikave e konfrotimeve me kalmexhinj e altoparlante te porositur, ish të burgosurit politikë ftojnë për këndellje, unitet dhe përqëndrim në sfidat e rënda me të cilat po përballet Kosova dhe gjithë kombi.

Në funksion të këtij mobilizimi të përbashkët shtetformues, Shoqata e Ish të Burgosurve Politikë kërkon sërish dhe me vendosmëri lirimin e  pashtyeshëm të Albin Kurtit dhe veprimtarëve tjerë të Lëvizjes “Vetëvendosje”. Lirimi i Albin Kurtit është në të njëjtën kohë edhe lirim i pengjeve të proceseve të paketuara.

Shooqata angazhohet për hapjen e debatit gjithëpopullor për të ardhmen e Kosovës, parandalimin si të qasjeve nihiliste e depresive, ashtu edhe marifeteve lustruese e alkimiste dhe në këtë mënyrë konsolidimin e procesit të zgjidhjes së drejtë e të qëndrueshme për Kosovën dhe gjithë Kombin.

Populli i Kosovës është sovran i fatit të tij dhe vetëm zgjidhja që mbështetet në këtë fakt është e drejtë, e qëndrueshme dhe perspektive.

Kryesia e zgjeruar e SHBPK

11 mars, 2007 Prishtinë

   Kthehu ne fillim

_______________________________________________

Ndjekjet dhe persekutimet policore...

ALBIN KURTIT IU VAZHDUA PARABURGIMI EDHE PËR DY MUAJ

Vendimin për vazhdimin e paraburgimit ndaj liderit të “Vetëvendosjes” e ka marrë të premten kolegji gjyqësor, i përbërë nga “njerëzit e UNMIK-ut”. Gjykatësi Boolello, nuk ka pranuar që të japë deklaratë për gazetën “Epoka e re”

Shkruan:Agim Muhaxheri

Prishtinë, 9 mars – Albin Kurtit, i është vazhduar paraburgimi edhe për 60 ditë të tjera. Këtë lajm ia kanë konfirmuar “Epokës...” aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje!” 

Vendimin për vazhdimin e paraburgimit ndaj liderit të “Vetëvendosjes” e ka marrë të premten kolegji gjyqësor, i përbërë nga “njerëzit e UNMIK-ut”.

Albin Kurti ishte paraburgosur më 10 shkurt, gjatë demonstratave të përgjakshme në Prishtinë, në të cilat nga policia e UNMIK-ut u vranë dy demonstrues, 80 sish u plagosën. Paraburgimin në kohëzgjatje 30 ditë, Albinit ia pati caktuar gjykatësi i procedurës paraprake i Gjyqit të Qarkut në Prishtinë, mauriciusi Vinod Boolello.

Sipas kërkesës për zhvillimin e hetimeve Albini dyshohet të ketë kryer edhe veprën penale – sulmi në personelin e OKB-së, të sanksionuar sipas Kodit të përkohshëm penal të Kosovës.

Për ta pyetur për “Rastin Kurti”, gjykatësin Vinod Boolello e kërkuam të premten në rezidencën e tij në selinë e Gjykatës Supreme të Kosovës. Sekretarja e tij juridike, Diana, një zonjushe e nacionalitetit kroat, rojës së portës i ka thënë përmes telefonit: “Gjykatësi nuk i jep informacion asnjë mjeti të informimit, pa u marrë leja përkatëse nga zyrtarët e UNMIK-ut”. Ndërkaq, zyra për informim e UNMIK-ut, njoftoi se për këtë çështje nuk janë kompetent të japin informacion. “Pyetni ata të Departamentit të Drejtësisë së UNMK-ut”, ishte përgjigja që morëm në këtë zyrë. Por, as atje nuk arritëm të marrim ndonjë informacion që dikush nga zyrtarët t’i jep “izën” gjykatësit Boolello t’i jep deklaratë gazetës “Epoka e re”.

Duhet theksuar se Albin Kurti ka refuzuar të angazhoj çfarëdo mbrojtësi në seancën dëgjimore kur i është caktuar paraburgimi.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje!” edhe më tej do të dergjet në burg, përkundër apeleve të shumta që po bëhen për lirimin e tij.

Nuk është hera e parë që gjykatësit e UNMIK-ut i shmangen gazetarëve për të dhënë ndonjë deklaratë “të ditës”. Kështu veproi edhe gjykatësi Vinod Boolello. Vendimet e gjyqeve s’janë fshehtësi, ato janë publike. Andaj, nuk ka kurrfarë arsye që çështjet të mbesin in cognito.

  Kthehu ne fillim

_____________________________

LËVIZJA “VETËVENDOSJE” DHE LUFTA SPECIALE!

Shkruan:Valton HOXHA

Më 10.03.2007

Bërthama e lëvizjes « vetëvendosje » është e përbërë nga të rinj, me njerëz kryesisht jo të « përzier » politikisht nëpër parti politike në Kosovë. Pas ngjarjeve të fundit dhe pas burgosjes së Albin Kurtit, duket se po bëhet zhurmë e madhe mediatike kundër kësaj lëvizje. Kjo shikuar në dukje të parë vije pikërisht si rezultat i përpjekjeve të zgjidhjes së procesit të quajtur Kosovë dhe lëvizja « vetëvendosje » edhe nga ndërkombëtarët edhe nga politika vendore shihet si një kërcënim serioz për dështimin e këtij procesi. Andaj, »lufta » kundër kësaj lëvizje është duke u zhvilluar në disa drejtime dhe shihet haptas se qëllimi është shkatërrimi përbrenda kësaj lëvizje,bindja e simpatizuesve të saj se kjo « është një lëvizje e papjekur» dhe futjen e elementëve brenda lëvizjes në mënyrë që kjo të ketë fatin e disa partive politike që pas rënies së liderëve të tyre, ndahen në dysh dhe me këtë rast vije edhe deri te vetëshkatërrimi.

Nuk është hera e parë që Albin Kurti ndodhet prapa grilave në Kosovën e pasluftës.
Hyrja dhe dalja e tij nga burgu ishte bërë si diçka e zakonëshme deri më 10 shkurt. Me ato veprime deri para 10 shkurtit Albin Kurti mund të dënohej me një kundërvajtje dhe sërish do të ishte pas dy muajsh në gjirin e “vetëvendosjes”. Për ta vënë Albin Kurtin në një vepër të mirëfilltë penale është dashur që të bëhet një tollovi e tillë si ajo e 10 shkurtit. Ky sipas rrjedhës së ngjarjeve të mëvonëshme ka qenë një skenar i përgatitur. Ngjarjet nuk kanë rrjedhur vetvetiu ashtu, por ky ka ardhur si skenar i cili kishte si synim eliminimin politik të kreut të lëvizjes dhe duke u ndodhur “vetëvendosja” pa liderin e saj,do të arrihej më lehtë të depërtohej brenda saj dhe të fillonte shkatërrimi i saj nga brenda. Kjo do të pasoj menjëherë pas 10 shkurtit kur në media filloi një luftë speciale ndaj “vetëvendosjes” dhe luftë e cila po vazhdon edhe sot. Derisa përgjegjësia e dy vrasjeve ra në anën e pushtetit, gjykimi dhe dënimi i Albin Kurtit bëhet vetëm me qëllim të eliminimit të tij politik dhe shkatërrimin e lëvizjes “vetëvendosje”. Se sa i rëndësishëm është Albin Kurti për këtë lëvizje, shihet edhe nga deklaratat publike kundërthënëse të udhëheqësve aktual Glauk Konjufcës dhe Visar Ymerit: njëri ishte dakord për bashkëpunimin me policinë, kurse tjetri ishte kundër saj; njëri merr pjesë në protestën e 3 marsit,tjetri jo. Arësyetimi i Glauk Konjufcës se kjo është bërë si çështje strategjike, duket se u ngjan deklaratave të udhëheqësve të LDK-së para ndarjes përfundimtare të kësaj partie. Dhe sa janë të gatshëm këta të rinj t’i bëjnë ballë luftës speciale e cila qëllim ka shkatërrimin dhe ndarjen në krahë të lëvizjes, kjo le të mbetet si çështje kohe. Mbajtja në burg e Albin Kurtit është edhe një ndër arsyet për shkatërrim të kësaj lëvizje.

Adem Demaqi dhe Vetëvendosja

Dalja e Adem Demaqit në ballë të protestës nuk ishte vetëm simbolike. Ideja e “vetëvendosjes” se politikanët e Kosovës kanë dështuar, janë pikërisht fjalët e Demaqit. Dhe nga kjo mund të kuptohet se Adem Demaqi nuk është thjesht një ithtar i kësaj lëvizje por është një nga udhëheqësit ideor të saj .I anëtarësuar apo jo,kjo është një çështje procedurale e kësaj lëvizje. Por a mund të “punoj” Adem Demaqi me pjesën e mbetur të kësaj lëvizje, pa Albin Kurtin? Kjo është një çështje në vete. Dihet fare mirë se Adem Demaqi që prej daljes nga burgu ka ndërruar shumë shpesh vendet e “punës”. Ndoshta s’do të ishte e tepërt t’i japim dy tri fakte: menjëherë pas daljes nga burgu, Adem Demaqi bënë thirrje tek ish bashkëmendimtarët e tij që të rreshtohen krah Lidhjes Demokratike të Kosovës, atëkohë si një lëvizje popullore. Shumë kundërshtar të liderit pacifist Rugova u zhgënjyen me këtë thirrje atëkohë. Adem Demaqi shihet gjatë luftës si udhëheqës i krahut politik të UÇK-së por me disa kundërshtime në mes tij dhe pjesëmarrësve të Rambujesë jep dorëheqje edhe nga ky post pa arritur një marrëveshje në mes tij dhe krahut politik të UÇK-së, që e nënshkruajtën marrëveshjen e Rambujesë. Dhe Adem Demaqi, për çudinë e të gjithëve arrin në një post i cili më tepër e vënë në pozitë loje, sesa një rëndësi politike: kryetar i bordit të RTK-së, vend të cilin e mbajti deri vonë, por sërish u largua edhe pse ishte në kulm të aktiviteteve të tij. Shihet Adem Demaqi edhe në KMLDNJ, por që edhe aty nuk qëndroi kohë të gjatë.
Dhe së fundi Adem Demaqi shihet në ballë të një proteste e cila u shndërrua në një protestë të përgjakshme. A do të ketë kurajon që Demaqi të vazhdojë edhe më tutje të mbetet në ballë të kësaj lëvizje, bile si lider shpirtëror, tash pa Albin Kurtin, kjo mbetet të shihet.

Çka pas 3 marsit?

Mbajtja në burg e liderit të “vetëvendosjes” do t’i shtojë edhe më tepër problemet në të dyja anët. Politika aktuale në Kosovë do të humb kredibilitetin politik, sepse një proces i montuar politik nuk është në interesin e zhvillimeve aktuale sepse Kosova pas pavarësisë së cunguar do të mbetet me njollën e shkeljes së të drejtës së fjalës së lirë dhe do të jenë organizatat botërore që do ta vënë Albin Kurtin si njeri të persekutuar politik dhe në anën tjetër Albin Kurti pas disa viteve,
i amnistuar apo i liruar me kusht do të jetë vërtetë një lider jo më i një lëvizje por i një partie të madhe politike si rezultat i një procesi të montuar politik. Ai do të dal më i fort politikisht,më i përgatitur dhe më i organizuar. Një anulim këtij procesi politik do të ishte një gjest i matur politik i Grupit të Unitetit në plan të parë dhe i vetë administrates së Unmikut. Lëvizja “vetëvendosje”më 3 mars u pa se nuk ka qenë iniciues i dhunës më 10 shkurt, sepse policia e kuptoi seriozitetin e situatës dhe nuk provokoi forcë, nuk shkaktoi dhunë andaj edhe gjithçka kaloi pa eksese. Kjo “de facto” e liron nga përgjegjësia Albin Kurtin dhe lëvizjen “vetëvendosje”. Intervenimi i Qeverisë së Kosovës dhe i grupit të Unitetit pranë gjyqësisë ndërkombëtare në Kosovë me kërkesën për lirimin e Albin Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij është shumë e arsyeshme dhe është një iniciativë që duhet ndërmarrë së paku për ta ruajtur ndershmërinë politike, nëse ajo mund të ruhet ende. Kjo edhe do të evitonte kujtesën e keqe që shqiptarët kanë për proceset e dikurshme të montuara politike nga regjimi serb.


  Kthehu ne fillim

 

 TË LIROHET ALBIN KURTI E TË BURGOSEN VRASËSIT

Në vend se analistët dhe gazetarët tanë të kërkojnë burgosjen imediate të policëve që vranë bijtë tanë, këta e rëndojnë me akuza Albin Kurtin. Albini është burgosur gabimisht i cili duhet të lirohet menjëherë e ne vendin e tij të arrestohën policët që qëllimisht e pergjakën demonstratën.

 Shkruan: Reshat SAHITAJ

Prishtinë, 09.03.2007

Lidhur me domonstartën e 10 shkurtit, shumë analistë politikë, disa liderë, disa media, madje, edhe disa qytetarë dëshirojnë që kësaj demonstrate t’i japin kahe ekstremiste. Tërë vëmendja e tyre është e përqendruar që në shënjestër të fajësisë të vihet lideri i pa kontestueshëm Albin Kurti dhe simboli i rrezistencës kombëtare Adem Demaçi.

Analistët tanë anketën e tyre e kanë filluar qëllimisht në drejtim të gabuar dhe në vend se energjinë e tyre ta fokusojnë në fajtorin e vërtet, ata viktimën dojnë ta shndërojnë në fajtor. Analistët dhe disa gazetarë, këto ditët e fundit, në vend se te zhvillojnë gazetari të mirëfilltë hulumtuese,  e luajnë rolin e hetuesit dhe gjyqtarit. Në shumicën e mediave kosovare është duke u ushtruar një trusni dhe një imponim i modelit të sistemit totalitar. Në disa prej mediave tona është duke u bërë një fushatë e tmerrshme anti humanitare në emër të demokracisë, pavarësisë dhe çeshtjës kombëtare. Në fakt, këta « analistë » , këta gazetarë, e aty këtu ndonjë pseudo intelektual është bërë avokat i djallit, ndoshta pa vetëdije apo me të. Nuk është e drejtë, që në intervista të merren mendime vetëm të atyre që janë kundër Albin Kurtit. Nuk është aspak gazetari kur ne debate të riun e « Vetëvendosjes » e fusin ne mes tre e më shumë kundërshtarëve.

Kush po mbjellë farën e përçarjes se « Vetëvendosjes » ?

 Eshtë për t’u habitur rasti që të njejtit analistë e gazetarë gjermë tani i akuzonin tërë aktivistët e « Vetëvendosjës » , kurse pas 3 marsit e kanë ndryshuar mënyrën e hartimit të akuzave të tyre. Tani penda e tyre është orientuar vetëm në një individ. Sipas analizave të tyre të fundit na del se Albini qenka inisiatori dhe vrasësi i dy bijve tanë që përgjakën sheshin e kryeqendrës sonë. Bazuar në shkrimët e tyre dhe deklaratat televizive, po të mos ishte Albin Kurti dhe Demaçi me 10 shkurt nuk do ishin vra bijtë tanë. Absurditet ! Po të mos isha pjesëmarrës i këtyre manifestimëve ndoshta edhe do u kisha besuar shkrimeve te tyre tendencioze dhe krejtësisht antikombëtare. Të tërheqim një paralele prej demonstratës se 10 shkurtit dhe 3 marsit, do të shohim që aktivistët u gjendën në pozita identike. Me 10 shkurt pilicia barrikadoi rrugën. Me 3 mars po ashtu kah fundi i protestës para ndertesës se UNMIK-ut policia vuri barrikada. Me 10 shkurt tensioni rritej dhe asnjëra palë nuk tërhiqej nga pozicioni i tyre. Me 3 mars para barrikades poashtu në minutat e parë rritej tensioni i dy palëve. Me 10 shkurt aktivistët e vetëvendosjes më të vendosur se kurrë shpërthyen barrikaden e policia i shoi me gjakun më të ri të lirisë se dy djelmoshave. Me 3 mars, Glauk Konjuvca e dha ultimatumin e tij që brenda 10minutave nëse policia nuk e hap rrugën, aktivistët do ta shpërthenin barrikaden me gjoksat e tyre prej luani.

Provokim i policesë me 3 mars

Barrikada e 3 marsit, ishte një provokim i hapur e  krejtësisht i panevojshëm. Duke parë që aktivistët ishin të vendosur që rrugën e tyre të mos ua ndërpriste askush e madje edhe sikur  përseri të lahej me gjakun e të rinjve. Glauku numëronte minutat dhe kur me zërin e tij të fuqishëm tha: “Na kanë mbetur edhe 7minutat e fundit, dhe nese nuk e lironi rrugen ne do e hapim me gjoksat tanë e duarthatë”, dikujt i ra ndërmend se të mos përseritej provokimi nga polica e rastit të 10 shkurti. Dikujt i shkoi ndërmend se qëllimisht po bëhej provokim ndaj të rinjve të “Vetëvendosjës” dhe përseri rruga do të përgjakej. Kush e mbylli këtë rrugë dhe nuk lejonte që manifestuesit të shkonin në selinë e tyre vetëm disa metra më larg. Pse pikërsht u mbyll rruga e cila ishte paraparë të jetë e lire? Pse u vu kordoni i hekurt kur manifestuesit nuk kërkonin asgjë vetëm të shkonin ne drejtim të selisë ? Për çka, u vu kordoni i policisë në atë vend që aktivistëve nuk u jepte asnjë shans të shpërndaheshin?!

Aktivistët të zënë peng nga kordonet provokuese te policies, nuk  kishin rrugë tjetër veçse të shpërthenin me gjokset e tyre. E dikush dha urdher të hapej rruga.  Rruga u hap. Imagjinoni, sikur policia të mos e kishte hapur rrugën, aktivistët dukej se ishin të vendosur ta shpërthenin kordonin e hekurt te policies, ku pa asnjë dyshim demonstrata do kishte përfunduar me viktima. Po të mos hapej korridori nga policia “analistet” tanë do t’i fajësonin “çunat” e “Vetëvendosjes”.

Bazuar në manifestimin e fundit, nuk ka asnjë dyshim se fajtor i krimit në demonstratën e 10 shkurtit është policia e jo Albin Kurti, i cili duhet të lirohet menjëherë dhe pa kushte.

Në vend se analistët dhe gazetarët tanë të kërkojnë burgosjen imediate të policëve që vranë bijtë tanë, këta e rëndojnë me akuza Albin Kurtin. Albini është burgosur gabimisht. Alni Kurti duhet të lirohet menjëherë, e ne vendin e tij të arrestohën policët që qëllimisht e pergjakën demonstrateën.

Sikur në Francë të tuboheshin kaq nënshkrime për ta liruar një të burgosur të ndërgjegjes siç është Albin Kurti, vetë Kryetari i shtetit do të intervenonte për lirimin e tij. Kryetari i Francës i  impresionuar me nenshkrimet e qytetarëve francez për lirimin e Elisabeth Bete en Cour, personalisht ka intervenuar  tek qeveria dhe rebelët ku ajo mbabet peng. E Kryetari ynë jo që nuk hesht, por e kerkon dënimin e “fajtorit”.

  Kthehu ne fillim

__________________________________________

ALBIN KURTI ËSHTË ZËRI I POPULLIT

Malë Qorraj -Prishtinë, 7 mars 2007

 

Po bie ora për Albin Kurtin

Flasin njerëz nga politika, sociologë dhe këngëtarë për lirimin e Albin Kurtit

- Fadil Maloku, sociolog: Arrestimi i Albinit është i padrejtë;

- Ilir Shaqiri, këngëtar: Albini është zëri i Kosovës;
- Ibrahim Makolli, nënkryetar i AKR-së: Albin Kurti po mbahet padrejtësisht në burg;

- Hydajet Hyseni, deputet i PDK-së: Kurti duhet të lirohet;

- Gani Buçinca, muzikolog, publicist: Albini duhet të lirohet sa më parë;

- Nait Hasani, deputet i PDK-së: Kërkesa e Albinit është kërkesë e gjithë qytetarëve...

- Selatin Novosella, veprimtar: Numri i mesazheve dëshmi për lirimin e Albinit;

- Shemsi Krasniqi, sociolog: Edhe menjëherë është vonë!;

- Xhevat Bislimi, deputet i PDK-së: Me thirrjet e botuara, “Epoka e re” dëshmon se është gazetë e pavarur;

- Glauk Konjufca, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje!: Në burgje gjinden njerëzit e gabuar.

___________________________________

Mijëra mesazhe janë duke ardhur në e-mail të gazetës epokaere_mm@hotmail.com dhe sms në telefonin celular 044/602-602. Mesazhi që ata kanë është “Lirojeni Albin Kurtin!”.

Për rëndësinë dhe porosinë që kanë mesazhet nuk kanë ngurruar të flasin shumë njerëz nga politika, sociologë dhe këngëtarë. Ata përshëndesin nismën që ka bërë gazeta “Epoka e re” që nëpërmjet apelit të kërkohet lirimi i Albin Kurtit.

Të kontaktuarit nga gazeta kanë të vetmen porosi: “Sa më shpejtë të lirohet Albin Kurti dhe të dënohen ata që i kanë ikur përgjegjësisë për ngjarjet e 10 shkurtit”.

Arrestimi i Albinit është i padrejtë

 

Fadil Maloku, Sociolog: Mesazhet që po publikohen në gazetën tuaj, për mendimin dhe gjykimin tim sociologjik, do të duhej të këndvështroheshin nga disa aspekte (natyrisht, përveç atij madhorit: moral!):

- aspekti i parë ka të bëjë me një si të them, zgjim apo rebelim të njëmendët qytetar, ku më nuk pranohen ad hoc referencat apo premtimet banale të politikanëve aktualë lidhur me definimin e statusit politik të Kosovës, pa fuqinë e argumenteve: politike, sociale, ekonomike etj., e tash së fundi edhe paarsyetimet e ngjeshura që duhet të fuqizohen me komunikimin e ndërsjellë: qytetarë-politikan. Gjë që tërë kësaj periudhe i ka munguar diskursit demokratik në Kosove! Të gjitha këto vërejtje do të mund t’i adresoheshin pa mëdyshje Administratës tejet heterogjene të UNMIK-ut, e cila procesin e ndërtimit të kapaciteteve demokratike në Kosovë është munduar të ushtrojë sipas masës së “shtratit” të Prokrustit.

-aspekti i dytë, ka të bëjë me “shkurorëzimin” definitiv nga mentaliteti fisnor i qytetarëve të Kosovës (që është dashtë të instalohet me aktin e ardhjes së UNMIK-ut, por që nuk është instaluar për shkaqe dhe interesa të ndryshme!?) dhe në fakt “kurorëzimin” me të drejtën e tyre qytetare e njerëzore, si bëhet në gjithë botën perëndimore.

- aspekti i tretë, e ndoshta më i rëndësishmi për mendimin tim, ka të bëjë me rinjohjen e të drejtave qytetare të Kosovarëve në këtë periudhë të tranzicionit, ku neve na ka rënë në barrë, përveç fuqizimit të kapaciteteve dhe institucioneve demokratike, edhe barra e ndërtimit të institucioneve demokratike, apo shtetit të ardhshëm të Kosovës. Kujtoj që arrestimi i tij është i padrejtë, për shkak se bie ndesh me të gjitha normat dhe rregullat e një demokracie të njëmendët, ku delikti verbal është një e tejkaluar dhe e harruar përgjithmonë në diskurset demokratike perëndimore.


Albini është zëri i Kosovës

Ilir Shaqiri, Këngëtar: Mesazhet që po botohen për lirimin e një njeriu, i cili ka qenë në ballë të kërkesave të drejta të popullit shqiptar, kanë shumë domethënie të madhe për popullin tonë. Albini nuk e ka vendin në burg, duhet të jetë i lirë qysh sot dhe mendoj se UNMIK-u duhet ta ndërpresë politikën ndaj djemve dhe vajzave të lirisë së Kosovës.

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje! Është reflektimi më real i ndjenjës gjithëpopullore për vetëvendosje dhe është zëri i Kosovës së vet, prandaj duhet të lirohet qysh sot.

Albin Kurti po mbahet padrejtësisht në burg

Ibrahim Makolli, nënkryetar i AKR-së: Në radhë të parë paraqet kërkesën e shumë qytetarëve që të lirohet, ju keni parë që shumica e kanë vlerësuar si të burgosur politik, edhe ky është një vlerësim i qytetarëve që Albin Kurti po mbahet padrejtësisht dhe kërkojnë lirimin e tij.

Ka një numër të madh të udhëheqësve politik që po kërkojnë ta lirojnë dhe po mundohen ta paraqesin qetësinë e situatës në Kosovë.

Ky është një mendim i respektuar i qytetarëve që po paraqesin një brengë të tyre që Albin Kurti të lirohet nga burgu.

Kurti duhet të lirohet

Hydajet Hyseni, deputet i PDK-së: Qytetarët po paraqesin një zë të natyrshëm në gjithë Kosovën, një reagim që të lirohen të gjithë të burgosurit nëpër burgje të Kosovës. Edhe shoqata e të burgosurve politik në deklaratën e saj ka tërhequr vërejtjen ndaj dhunës së të burgosurve politikë si një rrezik serioz për Kosovën e re. Albin Kurti duhet të lirohet.

Albini duhet të lirohet sa më parë

 Gani Buçinca, muzikolog, publicist: Pa dyshim se këto mesazhe kanë një efekt pozitiv në strukturat vendimmarrëse në Kosovë.

Strukturat politike janë faktorët kryesorë për arrestimin e Albin Kurtit.

Askund në botë në ato vende demokratike ose që pretendojnë të jenë demokratike, një njeri nuk mund të mbahet në burg dhe të akuzohet për atë që ka pasur të drejtë që ta bëjë.

Ajo mund të ndodhë vetëm në Kosovë dhe duhet të fillohet menjëherë një dialog politik dhe të mos tensionohet situata edhe më tutje.

Policia ka dështuar në aspektin profesional dhe unë pres që të merret një vendim i arsyeshëm për lirimin e Albin Kurtit dhe duhet të lirohet sa më parë.

Kërkesa e Albinit është kërkesë e gjithë qytetarëve...

Nait Hasani, deputet i PDK-së: Apeli, që po botohet në gazetën “Epoka e re”, me mesazhet për lirimin e Albin Kurtit janë kërkesa të vullnetit të qytetarëve dhe njerëz që solidarizohen me njerëzit e sakrificës dhe janë të gatshëm të bëjnë për ardhmërinë e Kosovës, pavarësinë e tyre dhe natyrisht edhe për Albinin.

Kërkesa e Albinit është kërkesë e gjithë qytetarëve të Kosovës për pavarësinë dhe qytetarët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Albinit dhe tregon se paketa e Ahtisaarit është e papranueshme dhe e dëmshme dhe në të kundërtën lirimi i Albin Kurtit tregon se qytetarët kanë të drejtë për atë që kanë protestuar.

Mbajtja në burgje e mohon pavarësinë e Kosovës dhe do të jemi dështues të kohës dhe do të ketë pasoja në rrugën për të ardhmen e Kosovës.

Numri i mesazheve dëshmi për lirimin e Albinit

Selatin Novosella, veprimtar: Numri i mesazheve për lirimin e Albin Kurtit paraqesin dëshmi në të mirë dhe është më i madh se sa i atyre që dalin e protestojnë.

Dëshmi shtesë është se Albin Kurti është zëdhënës i tërë lëvizjes së popullit që nga ’45 e këtej dhe mund të thuhet që është zëdhënës i Adem Demaçit dhe mund të thuhet se është një ushtar i UÇK-së.

Dërgimi i mesazheve në gazetën “Epoka e re”, është një dëshmi që Albini ka më shumë dhe më tepër përkrahës, sesa në protesta.

Edhe njëherë po them se Albini është në vijën e të gjithë proceseve prej 45’ e këtej për Kosovën.

Edhe menjëherë është vonë!

Shemsi Krasniqi, sociolog: Lirojeni menjëherë! Kjo është thirrje që buron në mënyrë të drejtpërdrejtë nga bindja e thellë e qytetarëve për pafajësinë e Albinit. Është thirrje e atyre që besojnë se Kosova ka hyrë në një shekull, kur liria e fjalës dhe e mendimit nuk do të duhej të ndëshkohej. “Lirojeni menjëherë!” – është thirrje që bën me dije se nuk ka kohë për të pritur. Është thirrje që të bën me dije, se edhe menjëherë është vonë!

Viti 1999 ishte vit tragjik, dramatik dhe simbolik në të njëjtën kohë. Ai ishte viti që e mbylli një shekull, një epokë, një sundim. Të gjithë mendonim se mbaroi epoka e burgjeve, e represioneve, e shkeljes së lirive elementare dhe dinjitetit njerëzor. Të gjithë mendonim se mbaroi epoka e frikës për t’u shprehur dhe për ta thënë atë që ta thotë ndërgjegjja, atë që ta thotë përgjegjësia, atë që ta thotë mendja kritike e çliruar prej direktivave partiake, prej hatreve pushtetare, prej lakmive karrieriste dhe prej konformizmave shumëngjyrësh. Por, ja që u dëshpëruam dhe dëshpërimi peshuaka sa edhe vetë vuajtja. Ne e dimë - e mbajmë mend, se apelet nuk bëjnë punë tek sundimtarët. Por, edhe nëse apeli nuk bënë punë, së paku sundimtari le të kuptojë se në Kosovë, më shumë se qytetarët, ndodh të dëshpërohen vetë sundimtarët. Prandaj, Lirojeni menjëherë!

Me thirrjet e botuara, “Epoka e re” dëshmon se është gazetë e pavarur

 

Xhevat Bislimi, deputet i PDK-së: Mijëra thirrje për lirimin e Albin Kurtit, të bëra nëpërmjet gazetës “Epoka e re”, janë dëshmi e pakundërshtueshme e zgjimit të vrullshëm të vetëdijes qytetare. Shoqëria qytetare tashme është bërë forcë e pakalueshme. Partitë politike dhe sidomos udhëheqësit e tyre nuk mund të jenë më të “pavarur” në vendimet e tyre. Tash e tutje ata duhet të marrin parasysh edhe shoqërinë qytetare, - popullin e Kosovës.

Në vend se të arrestoheshin dhe të dënoheshin vrasësit dhe terrorizuesit e demonstruesve paqësorë dhe duarthatë, u arrestua Albin Kurti dhe shumë të rinj të moshës tetëmbëdhjete vjeçare. Me thirrjet e botuara, “Epoka e re” dëshmoi se është gazetë e pavarur dhe me kurajo qytetare. Lirimi i Albin Kurtit dhe të rinjve të tjerë do të ndihmojë dhe shpejtojë lindjen me shumë dhimbje të demokracisë dhe të vlerave të saj, edhe në Kosovën tonë...

Në burgje gjinden njerëzit e gabuar 

Glauk Konjufca, aktivist i lëvizjes ‘Vetëvendosje!’: Është një nismë e mirë e gazetës, e cila reflekton qëndrimin e qytetarëve dhe popullit të Kosovës dhe për arrestimin e padrejtë të anëtarëve të Lëvizjes ‘Vetëvendosje!’, si dhe faktin që në burg gjinden njerëzit e gabuar.

Aty duhet të jenë njerëzit kriminelë, të cilët shkaktuan vrasjen e demonstruesve dhe plagosjen e shumë të tjerëve dhe numri i madh i qytetarëve tregon qartë se të gjithë ata që kanë shkruar mesazhet e tyre në gazetën “Epoka e re” reflekton të gjitha shtresat e shoqërisë sonë për lirimin e Albin Kurtit.

  Kthehu ne fillim

_________________________________

JU LUTEM  MOS E LIRONI,  MBAJENI NË BURG ALBIN KURTIN!

Shkruan:Adnan ABRASHI

Më 26.02.2007, Prizren

________________________________________

Duke lexuar me pasion artikujt, e qe kane të bëjnë me aktivitetin e lëvizjes Vetëvendosje dhe liderin e saj ALBIN KURTI, u sfidova që në këtë WEB faqe tejet të respektuar, t’i shkruaj edhe unë disa fjalë. Meqë kam pasur nderin që edhe për së afërmi ta njohë dhe të komunikoj me z. Albin Kurti, assesi nuk mund t’i besoj disa anatemimeve të individëve hipokritëë(hibrid) shqiptar. Merrni me mend!! Në paranojën e këtyre shizofrenëve shkohet aq larg saqë ai cilësohet si “njeriu i UDB-së”!! “Shpijuni i Serbisë”!!…

Nuk do t’i komentoj dyshimet skandaloze të këtyre të mjerëve paranoid, por, atyre vetëm një gjë mund t’ju porosis dhe për këtë jam thellësisht i bindur: ju anatemues të Albin Kurtit dhe idealit të vetëvendosjes, edhe pse flisni shqip dhe në disa momente parciale jeni treguar “nga pak si shqiptar”, do të vjenë koha kur pozitat e juaja do të rishikohen, do të rivlerësohen. Sa për pikënisje, që tani mund ta paramendoni veten në plehun e historisë së përvuajtur të këtij populli. Por, ndoshta edhe diku tjetër…!!

Duke medituar për këtë fenomen, nuk di se si mu kujtua ajo thënia e Gandit:”…në fillim do të përbuzin dhe nënçmojnë, pastaj do të vrasin, dhe në fund, të gjithë ata do të përkulen”.

Shikojeni “Vetëvendosjen”! A nuk është kjo analogji e një procesi natyror të ligjshmërisë hyjnore të një rruge të nisur drejtë?

Kur e kam pyetur një plak tonin se çka ai mendon për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, më është përgjigjur:


- “Unë jam i pashkollë biro, por nga ajo që më ka mësuar jeta e di një rregull të pagabuar në jetë: ai i cili të thirr në një rrugë dhe vetë i prinë dhe flijohet për atë çështje madhore, kurrë mos dysho në të se nuk ka të drejtë! Ky djalë po na thirr dhe po i prin vetë në ballë të mejdanit. Prandaj, bashkohu! Kjo është rrugë e drejtë! Merri si “yrnek” pejgamberët.. Edhe ata e kanë kaluar këtë rrugë dhe sot dominojnë në botë mësimet e tyre të drejta”
Ashtu mendon plaku ynë i urtë popullor, dhe unë, këtij konstatimi vetëm ia kisha shtuar disa fjali:

Ndoshta, në kuptimin e ngushtë të fjalës, Albini nuk është “pejgamber” as “Gandi” shqiptar, por atë çfarë ai shpreh dhe çfarë na predikon, janë vetëm sterotipet e synimeve tona të trysura në ndërvetëdijen kolektive për të cilat janë dhënë shumë jetëra dhe është derdhur shumë gjak.

Albin Kurti është vetëm artikulues i atij zëri latent dhe hyjnorë në brendësinë e ndërvetëdishme të çdo individi që në vete ka gjene të pastërta shqiptare.

Albin Kurti është vetëm “ANIMA MUNDI” (i Jungut) - SHPIRTI KOLEKTIV SHQIPTAR NË VEPRIM.

Ideali i Vetëvendosjes do të fitoj patjetër, siç thotë Albini, sepse populli është nisur drejt saj.

Sa për burgosjen e Albin Kurtit, unë nuk mendoj si shumica e shqiptarëve të mijë të dashur, - LIROJENI ALBININ?!

Por mendoj pak më “mbrapsht”: Mbajeni Albinin në Burg!!!

Sa ma shumë dhe sa më gjatë që ta keni të mbyllur atë, aq më i shprehur dhe më i përndritur është ai dhe ideali i tij në zemrat e gjithë shqiptarëve kudo që janë?

ALBINI MË NUK ËSHTË VETËM TRUP DHE MENDJE, ALBIN KURTI ËSHTË SHPIRTI KOLEKTIV I POPULLIT TONË, QË ËSHTË NISUR NË RRUGË TË PAKTHYESHME DREJT VETËVENDOSJES !!!

Ju lutem mbajeni në burg Albinin??!, sepse sa ma shumë ta mbani të burgosur, aq më shumë dhe dita më ditë, çdo shqiptar fillon të identifikohet me të.
A nuk është ky qëllimi, o miop dritëshkurtër?!!

Kthehu ne fillim
 

 __________________________________________

K U SH   Ë SH T Ë   A L B I N   K U R T I

Shkruan: Luigj SHKODRANI

Më 23.02.2007

_______________________________

Albin Kurti ka lindur më 24 Mars të vitit 1975 në Prishtinë. Shkollën fillore (1981-1989) dhe shkollën e mesme (1989-1993) përfundoi në Prishtinë me rezultate shembullore. Në vitin akademik 1993/94, Albin Kurti, filloi studimet dhe i kreu ato pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës...

Në Gusht të vitit 1997, Albin hyri në Unionin e Pavarur të studentëve të Universitetit të Prishtinës si anëtar i kryesisë së Unionit me detyrë për marrëdhëniet me jashtë. Albini ishte gjithashtu njëri ndër organizatorët e protestave paqësore të studentëve të UP për lirimin e objekteve shkollore, të cilët mbaheshin nga profesorët dhe studentët serbë. Albini së bashku me kryesinë e UPSUP organizuan protesta paqësore të studentëve më 1 tetor 1997, 29 tetor 1999, 30 dhjetor 1997 dhe 13 mars 1998. Gjatë kësaj kohe ishte ftuar në disa takime në Uashington DC, New York, Burksel, Kopenhagë dhe në Parlamentin Evropian në Strasburg me qëllim informimin e komunitetit botërorë rreth kërkesës së ARSYESHME të studentëve. Albini, gjithashtu është takuar edhe me personalitete të larta të politikës së jashtme botërore si Robin Cook (ish-ministër i jashtëm i Britanisë se Madhe), Kluas Kinkel (ish-ministër i jashtëm i Gjermanisë), Huber Vedrine (ministër i jashtëm i Francës), Rober Gelbard (ish-përfaqësues special i Presidenti Klinton për Ballkanin) dhe me ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve perëndimore të cilët ishin të akredituara në Beograd. Në Gusht të vitit 1999, Albini filloi te punojë në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbente si përkthyes. Në fillim të Marsit të vitit 1999, Albini ndërpreu të gjitha aktivitetet në UPSUP dhe pranë zyrës së Përfaqësuesit politik të UÇK-së për të vazhduar studimet e tij në universitet. Gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s, Albini mbeti (qëndroi) në Prishtinë, kur policia serbe e arrestoi atë me 27 prill 1999 dhe deri me 1 Maj është mbajtur në burgun e Prishtinës. Më 2 Maj është transferuar në burgun e Lipjanit ku ai qëndroi deri më 10 qershor. Gjatë kësaj kohe është torturuar barbarisht. Albini është akuzuar për takimin me Richard Holbrooke (ku në fakt, Albin kurrë nuk e ka takuar) dhe takimin me Christopher Hill. Më 10 qershor, Albini dhe shumë shqiptarë të tjerë të burgosur janë transferuar nga burgu i Lypjanit (Kosovë) në burgjet serbe. Më 12 Qershor Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq informon që Albini mbahet në burgun e Pozharevacit. Në Gjykatën e Qarkut në Nish, e cila e ka marrë kompetencën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ishte mbajtur gjykimi kundër Albin Kurtit, njërit prej udhëheqësve të studentëve shqiptarë, i cili ishte burgosur më 27 prill të vitit 1999, në Prishtinë.

Në fillim të gjykimit, Albin Kurti ka deklaruar se është shtetas i Republikës së Kosovës, se nuk e pranon këtë gjykatë, por vetëm gjykatën e popullit të vet, se nuk do të përgjigjet në pyetjet e gjykatës dhe se refuzon avokatin. Në aktakuzë theksohet se Albin Kurti "gjatë vitit 1998, ka marrë pjesë në krijimin e bandës, e cila ka qenë në përbërje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" dhe se ka marrë pjesë në "negociatat për këmbimin e policëve në Dragobil e Likoc", se ka "qenë anëtar ilegal i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës" dhe "sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së - Adem Demaçit".Gjatë këtij procesi gjyqësor, Albin Kurti, midis të tjerash, ka thënë se si anëtar i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve dhe si kryetar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të këtij Unioni ka organizuar demonstratat e studentëve, "që kishin për synim pavarësinë e Kosovës dhe marrjen e Universitetit, si dhe kthimin e studentëve dhe profesorëve shqiptarë". Sipas fjalëve të Albinit, qëllimi i demonstratave ka qenë "pavarësia e Kosovës dhe lufta kundër regjimit serb, i cili me forca policore e ka pushtuar Kosovën dhe ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve". Albin Kurti po ashtu ka deklaruar para gjykatës se është e vërtetë se ka qenë sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçit, dhe se këtë e ka bërë për shkak të admirimit dhe respektit ndaj tij dhe për ta përkrahur dhe paraqitur politikën e UÇK-së" për realizimin e qëllimit të shenjtë - Pavarësisë së Kosovës dhe çlirimit të shqiptarëve nga regjimi okupues fashist i Sllobodan Millosheviqit. Albin Kurti u dënua me 15 vjet dhe pas ardhjes së Koshtunicës në pushtet u lirua. ... Më10 shkurt të këtij viti u paraburgos nga njësitë speciale të SHPK-së dhe UNMIK-ut për demonstratat e sotme të Lëvizjes vetëvendosje...

Kthehu ne fillim

______________________________________

KUJT PO I PENGON E VËRTETA PËR ALBININ?!

Shkruan: Linda BUQINCA

Më 20.02.2007

Më dhemb shumë kur shoh se si po e tradhëtojmë shumë prej nesh Albin Kurtin, birin më të mirë të Kosovës, pasurinë tonë më të madhe kombëtare, duke mos treguar interesim e angazhim të duhur për t’i ndihmuar pikërisht tani, kur atij po i bëhet një padrejtësi e pashembullt.

Albini e la anash familjen e tij, as që mendoi për ta krijuar të vetën.

I refuzoi rastet që të tjerët vetëm mund t'i ëndërrojnë për të magjistruar nëpër universitetet më të njohura të botës dhe u përcaktua për një jetë krejt modeste,  në mesin e popullit, me të cilin i përjetoi të gjitha vështirësitë dhe çastet e hidhura që e kishin pllakosur atë, duke luftuar me mish e shpirt e vetëmohim  për të mirën e shoqërisë.

Derisa të tjerët ishin dhe janë tepër të zënë duke vrapuar pas pasurimit dhe përfitimeve individuale, Albini ishte ai i cili shkoi dhe i dëgjoi dhembjet e nënave të të zhdukurve, i përkrahu dhe u angazhua për to. Albini vajti fshat më fshat, jo me luks e salltanete, me vetura luksoze, truproja e një tufë media prapa, siç bëjnë qeveritarët, por i thjeshtë, si një prej tyre: kaloi ditë në mesin e popullit, ndau kafshatën e gojës me ta dhe me praninë e forcën e tij i nxiti për të vazhduar më tutje.

Këta njerëz të harruar më nuk ishin vetëm: ata tani kishin një zë që do t’ia rrëfente botës hallet e tyre, padrejtësitë që u bëheshin dhe do të ballafaqohej me po atë botë për ta.

Mendjemadhësia është tipar i atyre që kanë qenë askushi e që brenda natës janë bërë dikushi. Të tillë ka sot plot, sidomos në pushtet.  Pikërisht këta janë kritikët më të mëdhenj të Albinit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje! sepse Vetëvendosja është e vërteta që e zbulon edhe vogëlsinë e tyre.

Albini është dalluar gjithmonë.  I mençur, me njohuri të gjerë, i mirinformuar, i sigurt në veprime, i guximshëm, me pasuri të brendshme të pashterrshme, i njerëzishëm,  dinjitoz e krenar – tipare këto që pasqyrohen në qëndrimin e tij, madje edhe kur i bëhet padrejtësia më e madhe: kur privohet nga liria.

 Flitet se do t'i jepen deri në tetë vjet burgim, plus dy të tjerë që ia mori Serbia.  Pra, gjithsej dhjetë vjet jete do t'i shkulen padrejtësisht një të riu,  të vetmet ‘mëkate’ të të cilit janë sinqeriteti dhe guximi për të ngritur kokën dhe për të folur hapur kundër padrejtësive, korrupsionit, gënjeshtrave e mashtrimeve që popullit iu servirën të maskuara nga ata, të cilët e keqpërdorën pa turp e ndërgjegje votën e tij dhe besimin e dhënë. 

Albini  asnjëherë nuk ka qenë kundër bashkëjetesës, por vetëm kundër ndikimit të mëtutjeshëm të Serbisë mbi ne.

Akuza se Albini gjoja i paska rrezikuar ndërkombëtarët është farsë që nuk qëndron. Ndërkombëtarët e kanë kërcënuar vetveten me veprimet e tyre që  po e shkelin vullnetin e këtij populli. Ata jetojnë në paranojë se do të sulmohen nga diçka që ekziston vetëm në kokat e tyre. Janë rrethuar me mburoja betoni e tela gjemborë, mirëpo përveç selive të UNMIK-ut që të lënë përshtypjen e një zone rreziku, asgjë tjetër nuk sinjalizon ndonjë rrezik.

Kur Vetëvendojsa simbolikisht rrënoi disa nga këto rrethoja u akuzua rrejshëm se ka pasur për qëllim të futet me dhunë në selinë e UNMIK-ut.

Dhe tani përsëri, në protestën e fundit, kur ata të Vetëvendosjes vetëm deshën simbolikisht të  hedhin ngjyrë të kuqe mbi veturat e pushtetarëve -- simbole të luksit që po ua zë frymën -- u akuzuan se kinse paskan pasur për qëllim të futen në objektet e qeverisë.

Albini është mbështetur gjithmonë në fakte dhe ka qenë çdo herë transparent.

Shtrohet pyetja: pse të tjerët, ata të cilët ai i kritikon, nuk mund t'i kundërvihen në mënyrë po aq transparente dhe me fakte?

 Në opinion shpesh provohet të krijohet bindja e gabuar se Vetëvendosja gjoja  manipulon me rininë. Kjo është një goditje e ulët dhe e turpshme.

Albini me Vetëvendosjen i ka mbledhur të rinjtë, por jo vetëm ata. I ka bashkuar nën një vizion, u ka dhënë shembull, i ka bërë të ndihen të vlefshëm, i ka larguar nga rruga ku do t’i prisnin droga e alkooli dhe i ka angazhuar për të mirën e vendit, ka ndarë me ta përvojën dhe njohuritë e tij dhe kështu, shkallë-shkallë, e ka shndërruar selinë e lëvizjes në shkollë.

Albini është entuziast e entuziazmi është ngjitës.  Prandaj, ai ka fituar lehtë zemrat e të rinjve, por jo vetëm të tyre...

 Albini sot paraqet të vetmen opozitë të shëndoshë në Kosovë.  Ai nuk ka frikë të flasë kundër padrejtësive. Vizioni i tij mbase mund të jetë  shumë i përsosur për botën e sotme të gjymtuar nga dinakëritë politike dhe akrobacionet e ndyra për përfitime më të mëdha.

Albin Kurti ka një ideal dhe synon zgjidhjen më fatlume për ne, për fqinjtë tanë, si dhe për vet bashkësinë ndërkombëtare, sepse nëse neve na bëhet një padrejtësi tani, në të ardhmen çmimin e këtij gabimi do ta paguajmë të gjithë. Pikërisht këtë e thotë Vetëvendosja dhe ky s' është kurrfarë kërcënimi. Është vetëm një parandalim.

Albini është një djalë i veçantë i yni, të cilin shpesh mendoj se nuk e kemi merituar, sepse nuk po tregohemi të denjë për sakrificën që ai ka bërë dhe po bën për këtë vend.

Ai u shkakton dhembje atyre që duan ta shkelin sepse kurrë nuk mund të jenë si ai. Njerëz si Albini lindin, nuk krijohen.

Albinit nuk ka nevojë për restorante të shtrenjta, vetura luksoze, shtëpi shumëkatëshe me pishinë e rroba qindra eurosh për t’u dalluar. Të gjitha këto mund të blihen duke e plaçkitur popullin, siç po vepron fatkeqësisht kjo qeveri e Kosovës. Por, mendja e shpirti i tij, pasuria e brendshme, kapaciteti intelektual, ndjeshmëria, njerëzia, guximi e vetëmohimi nuk mund të blihen.  Pikërisht për këtë duan t’ia marrin me dredhi, tinëzisht e padrejtësisht.

Pushtetarët, me ndihmën e mediave-vegla, janë orvatur ta paraqesin herë si palaço nëpër emisionet humoristike përmes mahive pa kripë, herë si 'revolucionar anarkist' nëpër debate të cekëta që kanë dëshmuar qartë se ata ose nuk e kuptojnë filozofinë e lëvizjes, ose përpiqen t’ia rrënojnë autoritetin për t'i shpëtuar pozitat e veta.

Një djalë i ri i kundërvihet tërë një sistemi. Arma e tij e vetme është e vërteta.  Të tjerët e kanë krejt forcën dhe prapë i frikësohen.

Të paaftë për ta mundur në një lojë fer, ata vënë në përdorim llojlloj mekanizmash kundër tij, duke përfshirë përfrikësimin, për të ndrydhur këdo që do të guxonte të fliste drejt për të.

Albini nuk blihet as nuk shitet. Ai është vlera më e madhe e këtij populli dhe unë lutem që për këtë të vetëdijësohemi sa s'është bërë vonë.

Në fillim, kur u themelua Kosova Action Network (KAN), rrjeti që i parapriu Vetëvendosjes, Albini më ftoi të merrja pjesë në konferencën që do ta shpallte atë publikisht. Në program ishin paraparë edhe vizitat nëpër enklavat e izoluara serbe dhe në Mitrovicën e veriut.

Këtë nismë Albini e ndërmori shumë kohë para marketingut të përbashkët politik të qeverisë e të bashkësisë ndërkombëtare mbi “Lirinë e lëvizjes dhe bashkëjetesën” që vite më vonë 'u patentua' në standardet e famshme.

Ne, pjesëmarrës të konferencës, shumica të rinj, në krye me Albinin, vumë kontakt me serbët e izoluar si njerëzit me njerëz. Pa salltanete, pa përcjellje të policisë, pa përcjellje të mediave, por thjesht,  miqësisht e sinqerisht.

Ne nuk u manipuluam.  Përkundrazi. Shkuam me vullnetin tonë, e kapërcyem urrejtjen dhe mësuam se në anën tjetër fle një ndjenjë shumë e çmuar dhe fatkeqësisht gjithnjë më e rrallë:  ajo e njerëzisë, e humanitetit dhe e mirëkuptimit.  Ajo që njerëzit i bën njerëz. 

 Ardhja jonë në njërën nga enklavat më të izoluara serbe në afërsi të Pejës, në Gorazhdevc, i befasoi banorët që nuk ishin mësuar t'i vizitonin, aq më pak njerëz të rëndomtë, civilë, shqiptarë, të cilët, thjesht dhe miqësisht, ua zgjatën dorën dhe kërkuan që së bashku të pijnë dicka dhe të këmbejnë ca fjalë.

S'mund t'u besonin syve, u mallëngjyen, u prekën, u gëzuan të gjithë përnjëherë.

Koha që kaluam aty ka qenë mrekullia më e madhe që kam përjetuar. Për herë të parë koha pothuajse u ndal.  Lufta, armiqësia, urrejtja, dallimet mes nesh u tretën. Me rëndësi ishte vetëm ai moment: momenti kur të rinjtë shqiptarë dhe serbë po e shkruanin një histori të re.

Albini iu afrua atyre pa paragjykime dhe sinqerisht, siç vepron gjithmonë.  Ashtu vepruam edhe ne të tjerët dhe kjo nuk mund të mos përfillej. Disave iu rodhën lotët. Derisa pinim së bashku në një lokal që e hapën apostafat për ne (na kishte zënë nata atje) më kujtohet, si sot, kur Albinit iu drejtuan me fjalët: "Ako se ti budes kandidovao za predsednika, svi cemo glasati za tebe" (Po u kandidove për kryetar, të gjithë do të votojmë për ty).

 Çfarë mund të shtoj më shumë?!

Nëse Albini i merret këtij populli, kjo do të jetë padrejtësia më e madhe ndaj nesh, madje edhe nëse dikush prej nesh tash për tash nuk është i vetëdijshëm për këtë ose nuk do të dëshironte t’ia pranonte këtë vetes kurrë.

Dënimi i tij do ta dëmtonte pakthyeshëm sistemin e drejtësisë.

Dihet se edhe në kohën e luftërave botërore njerëz me aftësi të rralla janë kursyer dhe janë shfrytëzuar për të mirën e njerëzimit madje edhe nëse kanë qenë nga radhët e armikut.

Si mund të dënohet, madje padrejtësisht, një i ri shembullor në një sistem demokratik?

Unë do ta kisha dhënë në çdo moment me krenari e pa kursyer jetën time për të tijën. Me mua nuk humb shumë as Kosova, as bota.

Humbja e Albinit do të ishte humbje për të gjithë: do të përdhosej ideali për një botë tjetërqysh.

Kthehu ne fillim

_______________________________________

Reagim ndaj intervistës së ministrit Astrit Haraqia dhënë gazetës Express,

të datës 19 shkurt 2007   

TËRBIMI I PUSHTETARËVE

Shkruan:Besnik KRYEZIU

Më 21.02.2007

Me gjithë dëshirën time që të mos reagoj ndaj intervistës-akuzë të ministrit Astrit Haraqia me titull ,,Ose unë ose Albini”,megjithatë dua të reagoj. Jo për ta mbrojtur Albinin por për ta thënë të vërtetën që ministri Haraqia nuk e thotë në këtë intervistë. Edhe nga kjo intervistë mund të shihet qartë se pushteti është i tërbuar nga Albin Kurti dhe Lëvizja ,,Vetëvendosje”. Ata tani nuk po mundin ta injorojnë Albinin dhe Vetëvendosjen siç bënë deri më tani por kanë filluar ta vënë në zbatim planin e tyre me akuza prej më të ndryshmeve për të, duke shpresuar se kështu do ta eliminojnë Albin Kurtin.  

Në këtë intervistë ministri Haraqia  përveç se e akuzon Albinin si bashkëpunëtor të sigurimit serb, ai edhe e gënjen opinionin. Duke e lexuar intervistën me shumë kujdes nuk e ke vështirë ta kuptosh se ministri Haraqia nuk është gjë tjetër përpos një akuzues  adoleshent, i cili si nxënës i mbetur pa mësuesin e tij të shtrenjtë ka mbetur si ,,qura në mjegull”, e nuk po din çka  po thotë. Ne si qytetar të Kosovës duam ta dim se nga i keni këto informata që Albini është bashkëpunëtor i sigurimit serb dhe se paska ekzistu shtabi i krizës në krye me Adem Demaçin, si dhe se paskan dashur ta sulmojnë  RTK-në me qëllim që ta vënë nën kontroll. Ne e dim z .ministër se ju jeni ministër i kulturës por nga kjo intervistë del se ju më shumë se ministër i kulturës jeni diçka tjetër gjë që ju e dini më mirë se unë. Unë ju pyes juve  z.Ministër publikisht se nga cili shërbim informativ i keni këto informata dhe se për cilin shërbim informativ po punoni ju. Ju z.Ministër gënjeni në mënyrën më të paturpshme kur thoni se Albini ka qenë  zëdhënës  i UÇK-së. Dihet botërisht  se kush ka qenë zëdhëns i UÇK-së, këtë e dinë të gjithë dhe nuk e hanë këtë gënjeshtër z.Ministër. Albini ka qenë punëtor në zyrën e të ngarkuarit  të UÇK-së  për krijimin e instucioneve  të Kosovës  z.Demaçit. Për këtë janë njerëzit gjallë dhe janë komunikatat e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së. Sa i përket asaj se: ju e keni kuptuar se Serbia në vitin 1998 e ka marrur Albinin për ta ruajtur në Serbi, unë ju pyes juve nga kush për ta ruajtur. Ndërsa sa i përket asaj se ata paskan shëtitur lirshëm në Prishtinë dhe Serbia nuk i paska burgosur këtu duhet të ndalemi dhe të analizojmë në mënyrë më të saktë këtë punë. E di se kapaciteti juaj intelektual është tepër i ngushtë dhe mund të bie shpejt nga sistemi në rast të ngarkesave të mëdha dhe sinqerisht nuk ju kuptoj se pse e ngarkoni aq shumë, mbase edhe  do të ishte më mirë për qytetarët e Kosovës që ju të bini njëherë e përgjithmonë  nga sistemi, por ja që po ju mbajnë ndërkombëtarët në këtë pis- sistem.  Para se të pyesni z.Ministër se pse Serbia nuk e ka burgosur Albinin në vitin 1998, unë ju  pyes juve, se pse Serbia për tërë  ato vite nuk e burgosi mesuesin tuaj i cili siç e dimë jetonte në Prishtinëë pa ia prishur timin e duhanit Serbia dhe ishte me gjithë gojën pavarësi. Hynte dhe dilte nga Kosova kur donte, bile edhe nën përcjelljen e Policisë serbe. Nëse nisemi nga logjika juaj, atëherë mësuesi juaj del si bashkëpunëtori më i madh i Serbisë dhe se më shumë se  çdo kush tjetër është ruajtur ai nga Serbia. Krahasimi me Ukshin Hotin është tepër banale për më shumë se tallje me të sepse t’i duhet ta dish se çfarë ka thënë Ukshin Hoti në fjalën e tij mbrojtëse në gjykimin e tij  në Prizren, ku  për burgosjen e tij e bënë përgjegjës edhe mësuesin tënd. Sa për postin tënd mbajeni për vete se Albini nuk ka nevojë për këtë ,,mirësi”  tënden, Albini po të donte poste do të kishte plot por ai ka një vizion shumë më të madh se postet, ai vizion është bërja e shtetit të Kosovës me të cilin vizion ju u tallët dhe po vazhdoni të talleni. Për fund z.ministër mos u koritni për të mos thënë mos u poshtëroni me Albinin, edhe për faktin e thjeshtë se ju pushtetarët e keni burgosur, ia keni vënë prangat mos e goditni duke qenë në pranga sepse jo vetëm që nuk lejon tradita shqiptare, por është tmerrësisht kundër njerëzore.

Kjo tregon se sa të lig jeni, sa të pafytyrë jeni, sa shumë ju ka tërbuar Albini dhe vetëvendosja. Albini do të fitojë, do t’i takojë epokës së lavdisë, ndërsa ju do të përfundoni në epokën e turpit me ato poste që kanë me jua zënë frymën.

Kthehu ne fillim

_____________________

Partia Demokratike e Kosovës - Dega në Viti

Për mjetet e informimit

KËRKOJMË LIRIMIN E TË GJITHË TË BURGOSURVE TË „VETËVENDOSJES“…

 

K U M T E S Ë

Vrasjet, plagosjet dhe dhuna e 10 shkurtit në Prishtinë, që mori përmasat e një masakre të planifikuar, tronditi edhe njëherë Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar. Kryesia e Degës së PDK-së në Viti bisedoi për shkaqet dhe shkaktarët e kësaj dhune institucionale. Gati tetë vite pas mbarimit të Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së e ardhmja e Kosovës është ende në udhëkryq. Ky është shkaku kryesor i pasigurisë, i zhgënjimit dhe pakënaqësisë në rritje te popullata shumicë, te shqiptarët e Kosovës. Bisedimet dhe marrëveshjet e arritura me Serbinë, të sistemuara dhe publikuara në planin e Atisarit, kanë ngjallur reagime, kundërshtime, debate dhe shqetësime te popullata shqiptare e Vitisë, e Kosovës dhe më gjerë. Privimi i kësaj popullate nga e drejta elementare për t’u informuar, nga e drejta për t’u këshilluar (pyetur) dhe nga e drejta për t’u deklaruar për fatin dhe të ardhmen e këtij vendi është një shkak tjetër i rëndësishëm i kësaj gjendje të tendosur. Në mbledhjen e Kryesisë u bënë kritika të rrepta edhe për krijimin e një komune serbe në territorin e komunës së Vitisë. Kryesia e Degës së PDK-së mbështet vendimin e Këshillit komunal, qëndrimin e partive dhe të shoqatave, si dhe peticionin e qytetarëve të komunës sonë kundër ndarjes së komunës së Vitisë dhe kundër ndryshimit të kufirit me "Maqedoninë". Dega e PDK-së mendon se ndarja e komunës sonë dhe e Kosovës, si dhe krijimi i territoreve dhe extraterritoreve serbe, në emër të“decentralizimit” dhe “mbrojtjes” së trashëgimisë kulturore, pamundëson funksionimin normal dhe demokratik të institucioneve dhe të shoqërisë përgjithësisht. Zgjidhjet e ofruara me “pakon” e Atisarit, në vend se të mbyllin çështjen e Kosovës dhe të hapin rrugë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare, hapin probleme dhe rrugë për tensione dhe konflikte të panevojshme dhe të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë. Sipa nesh, përveç shkaqeve të shumta ekonomike, sociale, psikologjike, etj., këto janë shkaqet madhore që quan edhe në demonstratën paqësore të 10 shkurtit. Mijëra shqiptarë dolën në rrugët e Prishtinës për të shprehur paqësisht dhe publikisht pakënaqësinë dhe kërkesat e tyre. Policia “ndërkombëtare” (ukrainase, polake, rumune, italiane…) dhe ajo “vendore” kishin bërë planin e tyre për përgjakjen e demonstruesve duarthat dhe të tokës së Kosovës. Për realizimin e këtij skenari ata kishin zënë pritën, rrugën kryesore të Prishtinës. Vrasja dhe plagosja e demonstruesve shqiptarë u bë me paramendim dhe pa asnjë shkak. Qysh atë natë u kuptua se kjo masakër kishte edhe bekimin e “elitës” politike institucionale të Kosovës dhe asaj të UNMIK-ut. Pjesë e kësaj dhune dhe e këtij terrori institucional u bënë edhe shumica e mediave të paguara dhe financuara nga burime të dyshimta dhe antishqiptare. Dëshira e disa përfaqësuesëve të mediave dhe gazetarëve për t’u bërë “policë” dhe krah i dhunës u shfaq edhe publikisht. Ky fakt e bënë seriozisht të rrezikuar lindjen dhe rritjen e demokracisë aq të dëshiruar në Kosovë. Dhuna mediatike, politike dhe psikologjike e këtyre ditëve na i kujtoi edhe njëherë vitet e tetëdhjeta… Prandaj, të gjithë demokratët e Kosovës dhe njerëzit që ia duan të mirën këtij vendi duhet t’u bien këmbanave demokratike kundër dhunës dhe terrorit të organizuar institucionalisht. Kërkojmë që të lirohen të gjithë të burgosurit e “Vetëvendosjes” dhe në vend të tyre të arrestohen dhe ndiqen ata që planifikuan dhe ekzekutuan masakrën e 10 shkurtit.

Viti, më 19 shkurt 2007

Kryesia e Degës së PDK-së

Kthehu ne fillim

_____________________________________

ARRESTOHEN DHE RRAHEN AKTIVISTËT E LËVIZJES VETËVENDOSJE

Më 16 shkurt 2007, Joakim Ryker dhe Kolë Berisha ishin në Klinë. Tani, të vetëdijshëm që mashtrimet e tyre po bëhen çdo herë e më të pa efektshme në popull, ky sistem ka filluar me të madhe ta tregojë forcën.

Duke e ditur se aktivistët tanë do të shfaqnin të vërtetën brenda në ata debat, hyrja për ta ishte e ndaluar. Përveç kësaj, aktivistët Zgjim Hyseni, Astrit Koci dhe Frashër Krasniqi, rreth orës 14:00, u arrestuan dhe u rrahën në stacionin e policisë, sepse “po qëndronin në trotuar, dhe po bisedonin në mes vete”. Në fakt, policët reaguan aq dhunshëm, jo pse u pengonte qëndrimi i aktivistëve tanë në trotuar por sepse u pengonte kur këta të fundit i quajtën vegla të UNMIK - ut. Policët Nezir Gashi me numër të identifikimit 3045 dhe Kolë Kqiraj me numër 7317 si dhe shumë policë të tjerë që i kishin hequr numrat, goditën në trupat e aktivistëve tanë brenda stacionit si të çmendur duke mos ua kursyer as kokat. Nuk u mjaftoi kjo! Ata nuk u kënaqën për pa i quajtur dy dëshmorët më të rinjë të lirisë (Arbenin dhe Monin) bandit dhe kriminel duke e arsyetuar vrasjen e tyre. Ata nuk hezituan t’i quanin aktivistët tanë, të dirigjuar prej Serbisë. Aktivistët pasi u torturuan për rreth një orë, u liruan pa kurrfarë shpjegimi. Edhe përkundër faktit që dhuna e këtij sistemi po del në shesh çdo ditë e më shumë, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do të ndalet, deri në vetëvendosje.

Më 17 shkurt 2007, Prishtinë

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kthehu ne fillim

 

 

powered by Beepworld