Autokratët demokratë të fiseve politike në Kosovë!

LUFTA PËR MBIJETESË

E FISEVE POLITIKE NË KOSOVË!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 18. 01. 2012

 .

 

Popullarizimi i peshkaqejve të korrupsionit në Kosovë!

DUKET SE: PA KORRUPSION,

NUK KA VIZION!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 16. 12. 2011

 

 

.

 

Kah po shkon Kosova?!

M’PREVE, T’PREVA, BRISKU I COOPERIT

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 03. 11. 2011

 

 

 

 

 Horrat e harruan Adem Demaçin!

 AMSHIMI PËR TË PAVDEKSHMIT,

TURPI PËR TË VDEKSHMIT QË “JETOJNË“!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 30. 11. 2011

 

 

.

  I sakrifikuari Adem Demaçi kërkon “sakrifica” të reja!

 

 FONDI KOMB PËR KOMBIN PA FONDE!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 03.  11.  2011

 

 

 

 Në këtë teatër të absurdit të quajtur Kosovë, të gjithë aktrojnë!

 

RAPORTI I PROGRESIT, MAZOHIZMI

DHE MENTALITETI I REGRESIT!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 14.  10.  2011

 

 

 .

 Analiza

PËRFITUESIT NGA MISHMASHI

POLITIKO’FETAR NË KOSOVË!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 12. 09.  2011

 

 

 

 

“Lufta s’është gjë tjetër veçse vazhdim i politikës me mjete të tjera!”

 

HALIT BARANI, NATO DHE MILLAN IVANOVIQ, KUSH NË PARAJSË

E KUSH NË FERR!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 12. 08.  2011

 

 

.

 

 

Në mungesë të një strategjie ademjashariane i jemi kthyer

variantit më karikaturial të “qëndresës“ gandiane!

 

DEMONSTRIMI I TURPIT

NGA NJË KOKË E PAFYTYRË!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 08. 08.  2011

 

.

 

 Çfarë imoraliteti!...

NATA E BARTOLOMEUT DHE DITA

E RRENAVE TË KULLUARA!

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 03. 08.  2011

 

 

.

 

 

Serbia ka qenë dhe është shtet kriminal!

KOMPLEKSI I ROBËRISË DHE GJAKU I LIRISË!

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 27. 07.  2011

 

.

 

 

  Pa modesti, jam patriote e vërtetë!

 

DISA KËSHILLA TEKNIKE TË ELHAME DESIVOJCES!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 25. 07.  2011

 

 .

 

 

  Stipe Mesiq ishte më shqiptar se shumë “shqiptarë”!

STIPE MESIQ, SFIDUES NDAJ LUFTËS DHE ROBËRISË,

NDËRTUES I PAQES DHE MBROJTËS I LIRISË!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 19. 07.  2011

 

 

 

 

Të çlirova, të falimentova!

JA TE OSLLOBODILL, JA TE J…LL OSE,

UNË TË ÇLIROVA, UNË TË REHATOVA! 

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 14. 07.  2011

 

  

 

 

 

Konflikti i ngrirë, nuk ka brirë!  

 “STOMATOLOGU“ KRASNIQI DHE “PACIENTI“ THAÇI!

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 08. 07.  2011

 

 

 

 

 

 

 

Besimtarët e Vatikanit edhe talibanët e Afganistanit në Kosovë!

 

NJERËZOR, KUNDËRNJERËZOR, KOMBËTAR,

KUNDËRKOMBËTAR, SHQIPTAR DHE KOSOVAR!

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 01. 07. 2011

 

 

 

Irredentizmi “shqiptar“ nën flamurin e Serbisë!

 

 SHTETET E BASHKUARA TË KOSOVËS TË INTEGRUARA NË BE!

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinë, 24. 06.  2011

 

 

 

Matufët “e mbitokës dhe tartufët e nëntokës

 OFERTA MË E RE:  A DONI T’JU RRAHË “USHTRIA“ APO POLICIA?

 

( Shkruan: Behxhet  Sh. SHALA - Prishtinë, 18. 06. 2011 )

 

 

 

Disa fjalë për Komisionin e të së Vërtetës

PAJTIMI NDËRETNIK NË KOSOVË, MUNDËSI, REALITET APO UTOPI!

( Shkruan: Behxhet Shala )

 

  

 

Kah po shkon Kosova?

 

 

LOBIMI, DISKREDITIMI, DRIBLIMI,

NJOHJA DHE MASHTRIMI!

 

Shkruan: Behxhet Sh. Shala

Behgjeti te Obinga, Behxheti pa opinga

 

     Më në fund një njohje e re për Kosovën. Njohja nr.76. Njohje nga Andorra, një principatë midis Spanjës dhe Francës e cila udhëhiqet nga një peshkop. Ky lajm, për aq sa na ka gëzuar aq edhe na ka hidhëruar dhe ngushtuar! Gëzimi është për faktin që është rritur numri i shteteve që na kanë njohur ndërsa hidhërimi dhe ngushtimi është se i ka vënë në siklet shumë politikanë kosovarë të cilët, duke mos dëgjuar fare dhe duke mos ditur se ka shtet me këtë emër, nuk kanë besuar dhe e marrin si tallje këtë njohje. Si dikur në kohën e presidentit “historik“ njohja nga Republika e Malshedezekut! Mirëpo, tani e kemi një situatë të re dhe njerëz të r(z)inj! Tash po flasim se kush ka merita për njohjen nga ky shtet?! Dikush thotë se angazhimi i vet ministrit Enver Hoxhaj dhe strategjia e tij lobuese pas vizitës në Francë ka qenë përcaktuese për këtë sukses të mrekullueshëm në fushën e diplomacisë. Të tjerët mendojnë se sharmi i Vlorës e ka bindur peshkopin që të bëjë këtë sakrificë strategjike duke e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe duke e rrezikuar në këtë mënyrë raportin strategjik me Serbinë të cilës i ka dalur flaka pse na paska njohur Principata e Andorrës! Ka edhe mendime të tjera mirëpo diagnozën e saktë e ka dhënë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës kryeministri i kësaj qeverie, zotni Hashim Thaçi. Ai e ka lavdëruar botërisht zëvendëskryeministrin e Parë dhe padre padrinon e allëshverisheve në Kosovë e që në gjuhën institucionale përkthehet si përgjegjës për investime, zotni Behgjet Pacollin për një fushatë të mrekullueshme lobimi në shtetet afrikane pas së cilës ka ardhur njohja e Principatës së Andorrës e cila gjeografikisht është shtet evropian! Tash, lexues të nderuar me të drejtë mund t’i shtroni dilemat se çfarë lidhje ka lobimi në Afrikë me njohjen nga Principata e Andorrës! Teknikisht kjo ndërlidhje është krejtësisht e paqëndrueshme, logjikisht është shumë e qëndrueshme dhe e realizueshme. Po mundohem të hyjë në trurin e Thaçit kur e ka lavdëruar për lobim të suksesshëm z.Pacolli ndonëse nuk jam edhe aq i marrë të pretendoj se jam aq inteligjent sa kryeministri! Pasha të madhin Zot jo! Lobimi deri më tani nuk ka qenë i suksesshëm pikërisht për faktin se lobuesit tanë kanë lobuar në mënyrë shumë transparente duke bërë publik shtetet ku do të lobojnë. Kjo transparencë është bërë më shumë për t’i bërë veti publicitet se sa për qëllim të prodhojë rezultate pozitive në fushën e njohjes. Ndryshe, si do të shpjegohej se transparenca e jashtme (në planin ndërkombëtar) prodhon  terr të brendshëm (në planin vendor)! Duket se vetëm kryeministri Thaçi i njeh shkathtësitë e zëvendësit të tij të Parë, Behgjet Pacolli! Të flasim konkretisht, me gjuhën e fakteve që kanë rezultuar me njohje spektakolare të Principatës së Andorrës! Lobisti  i Parë dhe thithësi gjithashtu i Parë i investimeve u tregua i shkathët, i mençur, largpamës, taktik dhe strateg duke i hedhur Serbisë! Lobimin në Afrikë e përdori si perde tymi për ta mashtruar Serbinë ndërsa tërë kohën ka qenë i pranishëm, përmes Sokratit të Llapushnikut në Principatën e Andorrës dhe suksesi ishte i garantuar! Merreni me mend se ç’do të bënte Serbia po ta dinte se me çfarë intensiteti, sinqeriteti, pozitiviteti dhe konstruktiviteti lobues është angazhuar Behgjet Pacolli në Principatën e Andorras! Menjëherë  atje do ta dërgonte Ujk Jeremiqin dhe nuk do të kishte asgjë prej gjëje nga kjo njohje! Prandaj, kësaj radhe Behgjet Pacollin do ta krahasoja me Lionel Mesin e Barcelonës. Edhe Mesi ka ditur të shënojë gol nga këndi (korneri) në kohën kur lojtarët kundërshtarë kanë qenë të përqëndruar brenda 16 metërshit dhe kur portieri gjithashtu ka dalur për shkak të sigurisë më të madhe në 6 metërshin para golit të tij. Këta gola quhen gola mashtrues të shënuar me efe (fellsh)! Kështu ka vepruar edhe “golgeteri“ Pacolli. Serbia e ka siguruar mbrojtjen në Afrikë ndërsa Pacolli ka shënuar me efe(fellsh) nga korneri (këndi i Evropës) në Principatën e Andorras! I mençur është Hashimi që nuk e dëgjon askend por punon kokë më vete! I pifsha ujë për shnet! Sepse, po të më dëgjonte mua do ta dërgonte Behgjetin për fushatë lobuese në Marec. Atëherë Principata e Andorras do të na njohte pavarësinë e Republikës së Kosovës në Hamam të Hyrës!

 

Nuk e di nëse halla Razë lobon apo përgojon

 

     Halla Razë është një plakë që ka thuaja 90 vjet jete, vuajtje , sakrificë dhe përkushtim. Më heret e vizitoja më shpesh, tash shumë më rrallë. Ende është vitale dhe siç thuhet hynë dhe del me këmbë të saja! Madje lëvizë shumë më tepër se që ka nevojë! Goja dhe mendja i punojnë sikur sahati serkisuf! E vizitova para një jave dhe për dy orë sa biseduam (në fakt nuk më dha shumë rast të flas) ma dha një pasqyrë të pasur të zhvillimit të ngjarjeve në fshatin ku jeton duke mos i lënë anash as proceset në nivel vendi, rajonal dhe global! Po e citoj  një pjesë të monologut të hallës Razë gjatë vizitës së fundit.  Pra, kështu ishte: ”Të hënën isha te Ibishi të cilit i tregova se Kamishi ka hyrë në livadh të huaj. Pastaj u ktheva te Kamishi dhe i thashë se Ibishi po luan bisht me këta të huajt! Të marten, pasi i rahatova lopët shkova te Xhaviti për t’i treguar se çka ka folur për te Haliti. Pas këtyre fjalëve Xhaviti ofshau dhe shau duke i përmendur Halitit gjyshen dhe katragjyshen. Jo për ndershmëri por për kurvëri! Të mërkurën shkova te halla Fatë që ka mbetur krejt e ngratë! Jeton në varfëri ndonëse një djalë e ka në Zvicër e tjetrin në Australi! E dëgjova se pasi e mbylla derën ajo ofshau, më mallkojë dhe shau. Por, vazhdova në shitoren e fshatit që e mbanë Ahmeti i cili njihet si mashtrues dhe hajn i madh. Unë i tash se vallahi ti je pika e burrit, njeri i fjalës dhe i besës dhe se aspak nuk ka të drejtë Ismeti kur thotë se çfarë helaçe (pisi) dhe hajni është Ahmeti! Të enjten e takova dredhajken e Mahmutit. Burri i saj punon në Gjermani dhe jeton me mallë në kohën kur kjo Lulja e dreqit e dredh bishtin dhe e ka rahatuar një mahallë! Me sinqeritetin më të madh dhe pa asnjë qëllim të keq e pyeta se a po të thërret burri me telefon dhe a po të ndihmon me euro të thata në kohën kur të gjithë e dinim se sa shumë është duke vuajtur e ngrata! Më shumë ka klientë Lulja e Kadri Keqanit se që ka pacientë spitali i hoxhë Sabri Peqanit! I thashë, luaj Lule luaj se ditën dhe natën ta paguajnë kurse ajo u përgjigj, hajt mori shtrigë ik me erën se po të ishe e re, sa për fytrë që ke ma kishe mbyllë biznesin dhe derën! Të premten është xhuma, dita e faljeve, sevapeve dhe larjes së mëkateve prandaj u pastrove dhe i kreha flokët. Dola para derës së shtëpisë dhe e takova Rrahimin e Avdisë. Të gjithë e dimë se i ka punët llugë te shtëpia e tash është nisë kah xhamia. I thashë, o Rrahim sa mirë do të ishte të kishte qenë gjallë Avdia e të krenohet me djalin e vet që po shkon në xhami pasi i ka rregulluar tana punët në shtëpi! Hajt, hajt tha halla Razë se po ta besoj çdo fjalë se edhe populli thotë me i besu  rrugës së rrehme dhe grusë së krehme…” Nuk po e zgjas më shumë me monologuna e hallës Ra (o) zë se bëhet krejt bozë! Po ta shohin se a ka ndonjë zhvillim apo raport në fushën e politikës, diplomacisë dhe strategjisë. Halla Razë e dha konkretisht shembullin se si duhet të përgojohet ndërsa zëvendëskryeministri i Parë na dha shembullin eklatant se si duhet të lobohet. Ta dëgjojmë pra: ”E takova e Guinea Conakryt Presidentin që tha se do ta njohin Kosovën, por pa Gjakovën. Presidentit të Beninit ia dorëzuam një draft të letrës për ta njohur Kosovën por pastaj pamë se kishim gabuar, në vend se ta shkrujmë me çirilicë e kemi shkruar me latinicë! Edhe Togo është një vend që sigurisht do ta njohë Kosovën. Nëse jo këto ditë dhe këta muaj atëherë mos ma shihni për të madhe sepse edhe ashtu shumë po vuaj. Në Vjenë e kam takuar Avdullah Shariefin, përfaqësues i Sudanit, dhëndërr i Kazakistanit në Kombe të Bashkuara i cili më tha njohja e Kosovës mund të llogaritet si punë të përfunduara. Fluturova mbi qytetin e Romulit dhe të Rremit për të shkuar në Ganën mike ku presidenti dhe ministri për punë të jashtme më thanë se po kemi presion nga Serbia armike. I mbatha do opinga dhe shkova te Obinga! Në shtetin e elfantëve, Bregu i Fildishtë gjatë një ceremonie inaugurimi u takova me 6 pikat e Banit (ki Munin) por mungonin kurvat e Sllobodanit. Nicolas Sarkozit i thashë, tarak je bre burrë ishalla mundi nuk të shkon huq kurrë! Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës e luta me këto fjalë: pashë kardinalin Rishlje, Dantonin dhe Bonapartën, De Golin dhe D’Estenin, Miteranin dhe Mishell Esienin, pashë kokën e Zinedin Zidanit dhe humanizmin  e Daniell Miteranit, pashë qentë dhe macet e Brizihit Bardos dhe figurat prej dyllit të madam Tysosë, pashë nderit të kurtizaneve të Frank Riberisë dhe për hatër të patriotizmit të Ramiz Alisë, pranoje Enver Hoxhën në vizitë dhe thuaj se nuk do të pranoja kurrë po të mos intervenonte ai burrë (B.P.)! Aty  takova presidentët e Chadit, Malit, Guinesë Conakry, Nigerit, Togos, Beninit, Guinesë Ekuatoriale, Nigerisë, Ganës, Tanzanisë, Mozambikut, Ruandës, Kongo-Brazavilit si dhe kryeministrat e Kenisë, Kamerunit, Zimbabvesë dhe përfaqësuesin e Mbretësisë së Marokut. Gjatë këtyre takimeve i pata dy evenimente apo performanca që vlenë t’ju tregoj i nderuari kryeministër, ministra, zëvendësministra dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Të dyja ndërlidhen me një proces fiziologjik, pëshurrje apo me u shprehur qytetarisht, urinim! Isha në zor prandaj dola në livadh. Sa fillova me urinim apo me pëshurrë e sigurova një përkrahje nga përfaqësuesi i Malit i cili më tha, po ti qenke myslimanë bre burrë! Rasti i dytë nuk kishte fort lidhje me diplomaci por me ekonomi. Në vend që të bëj shpenzime unë bëra kursime! Afër lokacionit ku fillova procesin fiziologjik, ishte një kiosk fantastik. Mendova se mos ishte ndonjë zyrë për udhëzime turistike por pasi lexova në gjuhën Swahili dhe mburundi kuptova se ishte një abdes’hane për nevoja fiziologjike! Nuk ishte as për ministra, zkryeministra, ambasadorë e lëre më për qytetarë por ishte vetëm për kryetar. Vetëm për kryetarin e Zimbabvesë të cilin e takova pak më parë. Intuita më tha t’i mësyjë livadhit dhe malit. Sepse, po të hyja brenda në kabinë do të gjobitesha më shumë se të urinoja në Murin Kinez gjatë shpicit turistik! Kjo do të ishte një gjobë e panevojshme pas shkëputjes së bashkëpunimit me FMN. Dhe kontribut dhe sakrificë personale për ta zbutur krizën globale financiare! Ju e dini se unë gjithmonë kam kursyer. Edhe gjatë kohës sa kam qenë president. Të gjitha i kam paguar me para personale pasi i kam tërhequr mjetet nga xhirollogaria e presidencës! Dhe krejt në fund; e kam takuar mjekun personal të mbretit të Spanjës e që është një fisnik i Andaluzisë si dhe personin më të rëndësishëm për një lobim të suksesshëm, Ali Bin Leshkuqin, xharrah i Somalisë! Prandaj, do të ketë shumë njohje. Më besoni!

 

Prishtinë - 10 qershor 2011

 

 

 

 

                                                                                           © www.pashtriku.org

 

 

 

 

 

 

 

powered by Beepworld