|
|||
|
Kontakti me historianin dhe diplomatin Bejtullah Destani: The Centre for Albanian Studies, 39 Donne Place, London, SW3 2NH Tel: ++44(0)7969 612360, bejto.destani@googlemail.com * * *
DEBATI: "HISTORIA E KOSOVËS NGA ANTIKITETI - DERI ME SOT"
Publikime të studiuesit tonë të shquar Bejtullah Destani
Londër, 27 shkurt 2010 Zbulohet në arkivat britanike një dokument i rëndësishëm për historinë e Shqipërisë, i cili tregon vulën e parë të përdorur nga Lidhja e Shqiptare e Prizrenit. Vula e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit _______________________________________________________________________________________ Dokumenti me referencë FO-195/1382 që mban datën 2 Maj 1881, është gjetur disa ditë më parë nga studjuesi ynë i shquar Bejtullah Destani, në arkivën qëndrore të Londrës. I shkruajtur në osmanisht nga Lidhja e Prizrenit dokumenti i adresohet, ambasadorit britanik në Stamboll, i cili më pas ja ka kaluar këtë letër ministrit të Jashtëm. Nëpërmjet kësaj letre Lidhja e Prizrenit i kërkon ambasadorit britanik në Stamboll të mbështes duke ndërhyrë, në qeverinë Otomane për njohjen e katër vilajeteve me emrin Arnautlik. “I nderuar zoti ministër. E dërgoj këtë letër në vëmendjen tuaj pasi më duket shumë interesante” thotë ambasadori George Goschen në letrën e tij shoqëruese dërguar ministrit të Jashtëm Earl Granville. Studjuesi Bejtullah Destani e ka komentuar gjetjen e këtij dokumenti si me një rëndësi të madhe historike pasi për herë të parë nëpërmjet tij, shihet vula e parë e përdorur nga Lidhja e Prizrenit. Sipas tij kjo vulë nuk është përmendur apo botuar më parë. I pyetur si mundi ta zbulojë këtë dokumentë, Destani tha: “Gjetja ndodhi tejet rastësisht në momentin kur po shikoja një dosje që kishte të bënte me Vaso Pashën”. KLIKONI MBI FOTO ( Pergatiti moderatori i www.pashtriku.org ) |