Në përkujtim të dëshmorit të Kombit Shpend Berisha

 

SHPEND BERISHA

LUFTOI ME TRIMËRI PËR ATDHEUN

 

Shkruan: Avdi Ibrahimi

 

 

     Çdo komb në botë ka heronjtë dhe dëshmorët e vetë, poashtu dhe kombi shqiptar i ka heronjtë dhe dëshmorët që treguan trimëri e dashuri nëpër shekuj për atdheun e vetë Shqipërinë. Një dashuri të tillë trimërie e dashurie për atdheun kishte edhe Shpendi. Shpend (Sefer) Berisha  u lind në fshatin Volljakë të Kleinës në 27.06.1960, në një familje të varfër fshatare me tradita atdhetare. Mёsimet e para i mori nё shkollёn fillore "Emin Duraku" nё fshatin Sverkё tё Gashit, ndёrsa tё  mesmёn nё “Luigj Gurakuqi“ nё Klinё. Gjendja e dobёt ekonomike i bën të pamundur shkollimin e mёtutjeshëm universitar.

Shpend Sefer Berisha

( 27.06.1960 - 31.05.1999 )

 

     Shtypja, terrori, shfrytëzimi i pushtuesve jugosllavo - serb, që po bëhej kundër shqiptarëve të mbetur dhunshëm nën pushtuesit jugosllav, ia shtuan urrejtjen për rregjimin gjakatar Tito - Millosheviq. Kështu ai u bë person i padëshiruar për regjimin shovenist të Beogradit, dhe survejohej nga sahanlëpirësit e “vllazërim - bashkimit” asokohe. Nga, pamundёsia pёr tu punësuar, njёherit i ndjekur nga policia çetnike serbo-sllave ai u detyrua tё merrte rrugёn e shumё tё rinjёve shqiptar, rrugёn e  gurbetit. Shpendi u punësua nё Gjermani. Edhe pse larg atdheut ai për asnjë çast nuk e kishte larguar nga zemra dashurinë për lirinë e atdhut, për këtë qëllim ai kishte ndarë mjete financiare për Fondin “Vendlindja Thërret”, mjete këto që financonin Ushtrin Çlirimtare në Kosovë. Shpendi nuk u kënaq me kaq, por vendosi që ta lërë përgjithnji mërgimin për tu rreshtuar në radhët e UÇK’së. Më 4 prill të vitit 1999, në Kukës, kyqet në brigadën 128 të UÇK’së në Zonën Operative të Pashtrikut. Pas përfundimit të stërvitjeve luftarake në Burrel, komandanti i brigadës, Ruzhdi Saramati, e emëron Shpend Berishën për komandant të kompanisë.

     Më urdhër të Shtabit të përgjithshëm të UÇK’së në operacionin luftarak ”Shigjeta” në mbrëmjen e 25 majit 1999, brigadës 128 i jepet urdhër për të sulmuar pushtuesin serbo - malazez në hapësirat e kufirit shqiptaro-shqiptar në Gorozhup e Pashtrik të Hasit. Ku për 87 vjet më radhë pushtuesi jugosllav kishte mbjellur vdekje e urrejtje dhe  armiqësi ndërshqiptare. Të nesërmen, ende pa zbardhur mirë, gurët dhe drurët e Gorozhupit e të Pashtrikut do të jehonin krismat e papara ndonjëherë të armëve të UÇK’së. Në mesditën e asaj dite, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së do të njoftonte përmes ASh’Informative “Kosovapress” në lajme ditore datë 26 maj 1999, sipas Komunikatës nr.79, se:

     “…Operacioni sulmues "Shigjeta" filloi sot, me 26 maj 1999, në ora 04.00 dhe po zhvillohet me sukses. Deri në orët e mesditës së ditës së sotme forcat e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë nën kontrollë malin Pashtrik dhe pjerrësitë veriore të tij, fshatin Milaj, kanë asgjësuar disa posta kufitare dhe po vazhdojnë luftimet për pastrimin e gjithë brezit kufitar me
Shqipërinë, duke mësyer gjithnjë e më në thellsi të territorit të Kosovës. Si rrjedhojë e luftimeve të deritashme, armikut i janë vrarë 20 ushtarë dhe i janë kapur robë dy të tjerë, përveç teknikë dhe armatim të shumtë të dalë jashtë luftimit. Nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka një të vrarë dhe dy të plagosur. Operacioni vazhdon.”

SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM

AGIM ÇEKU

 

( Shikoni dokumentarin: Operacioni "Shigjeta" ne Pashtrik  )

 

     Pra siç shihet nga komunikata nr.79 e SHP të UÇK’së, më 26 maj para agimit, në operacionin “Shigjeta”, përgjatë tërë vijës sulmuese Gorozhup e Pashtrik, u zhvilluan luftime të përgjakshme dhe në këto luftime të pabarabarta si në teknik luftarake ponjashtu dhe në numër më të paktë ishin formacionet luftarake të UÇK’së, në këtë ditë luftimi brigada jonë pati një të vrarë, dëshmorin e parë në këtë front lufte Bafti Haxhiun dhe dy të plagosur, ndërsa nga ana e armikut numroheshin disa të vrarë e të plagosur. Kështu luftimet vazhdonin çdo ditë, por Intensiteti më i madh i luftimeve ishte në fund të majit 1999, ku për brigadën 128 ishte dita më e përgjakshme. Këtë ditë luftohej me të gjitha forcat që psedonim nga Drini i Bardhë e deri në Pashtrik. Këtë ditë luftimi komandant Shpendi me kompanin e tij luftonte si të ishte Oso Kuka i Vraninës me forcat armike, njësitë tjera të brigadës arritën të depërtonin në thellësi të pozicioneve serbe. Forcat serbe ndërkohë sjellin përforcime të reja dhe kanë përdorur tërë arsenalin e armatimit të rëndë dhe, aktivizoj edhe helikopterë të shumtë për ta përballuar sulmin tonë që ne sulmonim nga toka, e forcat e NATO’s bombardonin pozicionet serbe nga ajri. Zjarr me të gjitha armët, zjarr në mbrojtjen e trojeve tona shqiptare, ky ishte trimi nga Volljaka Shpend Berisha, i cili u thoshte bashkëluftëtarëve të lirisë, se luftën për liri e kemi si qëllim të vetëm të jetës.

 

 Lapidar i dëshmorëve të UÇK’së në Gorozhup.
 

     UÇK’ja, që në fillim, ishte ushtri prej vullnetarësh nga të gjitha trojet shqiptare. Djemtë dhe vajzat shqiptare kishin për krenari, që ishin luftëtarë të kësaj ushtrie, sepse ata ishin të bindur se kjo luftë çlirimtare ishte e drejtë. Për këtë ata kishin guximin të luftonin ushtri me ushtri e jo me gra e fëmijë, me pleq e me plaka të pambrojtur, siç bënte ushtria dhe forcat speciale të policisë serbo-çetnike. Prandaj e gjithë brigada 128 e UÇK’së luftonte si një trup i vetëm kundër këtij pushtuesi të egër e gjakatar duke shkulur nga pozicicionet ushtrin pushtuese sllave. Paniku i kishte kapur çetniket serbo’malazezë e mercenaret rus, këta që tregoheshin trima para popullatës shqiptare të parmatosur, tani kishin marrë arratin dhe shanin Serbinë. Forcat serbe të armatosura ushtarako-policore po ia kthenin shpinën betejës dhe, si zagarët kur tmerrohen nga rrufetë e bubullimat, po tërhiqeshin me ankth e panik nga luanët e ushtrisë çlirimtare. Në këtë luftim prej disa orësh, aty nga mesdita e kësaj beteje të ashpër për jetë a vdekje bie në fushën e nderit komandanti Shpend Berisha, Gani Sarmati, Selver Maçkaj, Safet Peci, Ejup Kosumi, Beron Gashi, ndërsa plagosen rëndë komandanti i artilerisë Sali Saramati, i cili me 6 prill 1999 në spitalin ushtarak të Tiranës i pushon së rrahuri zemra e madhe e këtij trimi të papepur për liri e bashkim kombëtar, mjeku Ilir Rakaj dhe Jeton Krasniqi, në këtë betejë patëm edhe disa ushtar tjerë të plagosur e në mesin e tyre edhe shefi i shtabit të brigadës 128 Elmi Bytyçi.

     Ndërsa forcat armike patën me dhjetra të vrarë e të plagosur dhe humbje të konsiderueshme të teknikës luftarake, mes tjerash njoftonte Agjencia e lajmeve të BBS’së. Atdhetarët, gjithnji luftuan për tu çliruar nga pushtuesi i huaj janë këta atdhetarët, që nuk duan të jetojnë si skllevër, por duan të jetojnë me dinjitet jetën e tyre, duke trasheguar traditat e veta kombëtare, ku motivi për të luftuar për liri e të drejta kombëtare shqiptare thyen edhe armët më të sofistikuara të armiqve. Këta trima luftëtarë ishin njerëzit më idealist e të vendosur deri në vdekje për çështjen kombëtare shqiptare. Mbi këtë çështje madhore ata nuk vinin asgjë, as jetën, as familjen e tyre. I tillë ishte edhe Shpend Berisha. Sërish bijtë e bijat e Brigadës 128 me komandantin trim Ruzhdi Saramatin, bashkuan gjokset shkëmb graniti, duke u shndërruar në mure të pakapërcyeshme për armikun, mure këto lavdie dhe krenarie për kombin shqiptar. Në këtë qëndresë trimërie do të bie i përgjakur nga predhat e armikut, komandanti i kompanisë, Shpend Berisha, i cili gjatë rrugës tek po e dërgonin bashkëluftëtarët e tij të luftës për në spitalin e Kukësit, ndalon së rrahuri zemra e Shpendit, zemra e këtij trimi, që e deshi aq shumë jetën e kombit pellazgo-iliro-shqiptar, e që ai i fali jetën të ardhmës së atdheut. Mes të tjerash në biografin e shkurtër të Shpendit shkruan Naimi, këta rreshta të cilët nuk po ndërhyj për të ndryshuar asgjë nga origjinaliteti i të shkruarit: “Shpendi pas vetit la shoqen , dy djem dhe dy vajza ku sot jetojnё nё Klinё nё ni gjendje jo aq të mirё, nё njё  banes me kushte minimale pёr jetes me ni penzion modest sa per ta mbajtur familjen.”

     Si mund ta shpjegojmë këtë gjendje jo të mirë ekonomike të familjes së ngushtë të dëshmorit Shpend Berisha dhe, përplot familjarëve tjerë të dëshmorëve, invalideve e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku me sytë tanë kemi parë luftëtarë që dilte me plag në trup nga spitali dhe shkonte drejt luftës në Kosovë, kurse tjetri i të njejtës moshë, shkonte me vrap drejt plazheve të bregdetit shqiptar?!... E ne që jemi dëshmitar të këtyre ngjarjeve të pas luftës si të shikoheshim sy me sy me këtë profiter lufte të hypur në makinë të shtrenjtë dhe super luksoze, i cili ka ikur nga lufta e sot është veshur me pushtet duke u bërë i pasur, që të blen me para?!... Janë këto kontraste të tejskajshme, karshi një luftëtari të gjymtuar, që dikush për bamirësi e shtyen me karrocë rrugëve të Kosovës. Për këso atdheu nuk luftuan dëshmorët. Ja kjo është fatkeqësia njerëzore, në ato ditë lufte dikush shkonte drejt luftës e vritej për Kosovë, tjetri bënte karshillëk plazheve bregdetare... Familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët e luftës, duhet të jetojnë dinjitetshëm dhe të mos vuajnë për kafshatën e bukës, fal kësaj shtrese të shoqërisë ne sot e gëzojmë lirinë.

     Ish’komanda e brigadës 128 të UÇK’së, kujton me respekt të lartë rënien heroike të Shpend Berishës dhe dëshmorëve tjerë që ranë për lirin e atdheut në betejat e Gorozhupit dhe Pashtrikut, ku tashmë jemi duke përgatitur manifestimin përkujtimor të 31 Majit të vitit 2011 në përvjetorin e dymbdhjetë të 15 dëshmorëve që janë gdhendur në lapidar të Gorozhupit, tek i bëjnë roje atdheut.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit Shpend (Sefer) Berishës!

 

* ) Autori i këtij shkrimi ka qenë ish’zëvëndës komandant i brigadës 128 të UÇK’së në ZOP.

Prizren, 30 Prill 2011

 

..

 

Në 12 vjetorin e rënies së dëshmorëve  Albrim e Ylber Fanaj

ALBRIMI E YLBERI RANË PËR TË MOS VDEKUR KURRË!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

     Albrim Zaim Fanaj, u lind më 13. 08. 1978 në fshatin Vërmicë - komuna e Prizrenit. Në radhët e UÇK’së u rreshtua më 29. 06. 1998, ndërsa ra dëshmor më 10 korrik 1998 në Vërmic. Ylber Zenel Fanaj, u lind më 29. 08. 1979, në fshatin Vërmicë - komuna e Prizrenit. Në radhët e UÇK’së u rreshtua më 29. 06. 1998 dhe ra dëshmor më 10 korrik 1998 në Vërmicë.Trupat e këtyre dy dëshmorëve prehen në varrezat e dëshmorëve  të UÇK’së në Landovicë.

     Liqeni ngjante si një horizont i errët, si diçka e çuditshme. Konturet e malit të Korenikut humbisnin diku, sikur tretëshin në errësirën e thellë. Gjallica dhe Pikëllima dhe Pashtriku matanë Drinit të bardhë, dukeshin nga stanet e Vërmicës, nga aty dukej edhe shiriti i ndritshëm i rrugës që lidhte Prizrenin më Kukësin, por këtë shirit të ndritshëm të rrugës e ndante një gjarpër i zi tetëkrerësh. Veçse ky shirit ishte në mendjen e të gjithë atdhetarëve se si të asgjësohej për ta pritur agimin e lirisë.

     Ishte një skuadër me afro shtatë vetë, luftëtarë sypatrembur të brigades 28 e më vonë 128, të togut të Vërmicës, ata prisnin dhe përcillnin luftëtarë të UÇK-së dhe në veshë atyre u shungëllonin fjalët e Komandantit të brigades Ruzhdi Saramati:”… Vëllezër luftëtarë të lirisë, këtu në zonën kufitare fjalët janë të tepërta. Këtu flet pushka, këtu luhet me jetën, këtu provohet edhe burrëria edhe vigjilenca…” E ata sypateremburit, syshqiponjat, kishin tretur vështrimin mbi asfaltin e rrugës, ndërsa duart padashur shtrëngonin tytat e armëve.

 

Pamje e fshatrave në zonën kufitare Shqipëri - Kosovë në Vërmicë dhe mali i Koritnikut, vendi ku ranë dëshmorët e kombit Albrim e Ylber Fanaj.

     Erdhi një skuadër kufitare e ushtrisë serbe, pas saj një tjetër, dy, tre…dhjetra e dhjetra ushtarë pushtues, me një vështrim tmerrues që kishin zënë pozicionet në shkurre, e brigje, në kepa e shkëmbinjë. Dorëzohuni britën në gjuhën serbe! Kjo sokëllinë si britmë lufte çau ajrin e bie si jehonë në grykat e maleve të Koritnikut e në zemrat e luftëtarëve të lirisë. Dorëzohuni! E pas kësaj britme luftëtarët e lirisë, Albrimi e Ylberi, shkrepin një breshëri nga automatikët e tyre. E pastaj jehuan dhjetra sokëllima armësh e dhjetra gryka zjarresh… Pështjellim i plotë në radhët e armikut, ç’qe kjo? Nga erdhi? Kush qëllon? Pyetje këto që në shpejtësi vetime kaluan në mendjet e pushtuesve, njësitet guerile të UÇK-së.

     Kjo britmë e luftëtarëve trima, Albrimit dhe Ylberit shpertheu në gjokset e skuadrës bashkuar. Armë të pashkrehura një kufomë armiku, klithma, rënkim, lutje. Dhe ja në momentin kur skuadra serbe ishte në panik tek tërhiqej zvarrë, tek kodrina e staneve të Vërmicës, u duk skuadra tjetër serbe mirë e armatosur, pastaj një skuadër tjetër me një oficer gjakpirës, forcat pushtuese serbe shtoheshin, ata vinin nga kazerma e Prizrenit me autoblinda, një vetur me gjeneralin serb Brenda.

     Qëlloni mbi ta - porositi Albrimi, - kur të afrohen hidhni granatat dhe armët e tyre villnin zjarr e mbillnin vdekje. Qëllonin ata. Qëllonin, Albrimi, Ylberi e ndonjë tjetër, qëllojnë luftëtarët e ushtrisë çlirimtare, pas çdo krisme një armik i vrarë a i plagosur, një armik më pak… Sokëllijnë malet, zjarri i armikut bëhet më i dendur. Nga karakolli mitralojnë duke qëlluar pozicionet e njësitit të UÇK-së, artileria e armikut qëllon e qëllon nga baza kufitare ku janë të pozicionuara forcat serbe, plumbat bien breshëri… po djemtë e Kësovës martire nuk mposhtën.

     Ra Albrimi dhe trandafili i buzëqeshjes i ngriu në buzë, me shikimin nga tokat shqiptare në Toplicë… Ra, Ylberi dhe lulekuqja i ngriu në fytyrë të qelur nur, me shikim nga ardhmëria e Kosovës…Ka vdekje e vdekje do të thotë poeti: Mund të vdesësh në shtrat, mund të vdesësh si hajdut, por lumë si ai që vdes nga flakët e luftës për një ideal të madh… për lirin e Kosovës…, ky fat përkëdheli Ylberin Albrimin… Në epopenë e betejave në Gorozhup përkëdheli edhe Baftiun, Saliun, Flurimin, Astritin, Sali Saramatin, Alirizanin, Beronin, Ejupin, Ganiun, Selverin, Shpendin, Xhelalin, Abdurrahmanin, Zejnullahun. Dëshmorët sa vinë i shtohen atdheut të shqipeve por edhe brigadës 28 - 128-të.

Lexoni: Regjistrin e dëshmorëve të Brig.128 të ZO të Pashtrikut

     Dhimbja kthehet në forcë. Epopetë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shkruan me gjak. Gjokset shkëmb graniti të luftëtarëve të lirisë. Atë çka pa Koritniku, e Pashtriku ato ditë të 10 korrikut 1998-të dhe 31 majit 1999 është gati e pamundur t’i përshkruash në këta rreshta. Me zjarrin e luftës e gjakun e derdhur të dëshmorëve, brigada 28 - 128 e shkruan historikun e saj në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi të rënëve për lirin e Kosovës! Lavdi dëshmorëve  Albrim e Ylber Fanaj!

Prizren , 08. 07. 2010

 

Në përkujtim të dëshmorit të Kombit Astrit Suli

SULI I BERATIT U FLIJUA NË PASHTRIK

PËR ÇLIRIM KOMBËTAR

 

Shkruan: Avdi Ibrahimi

________________________________________________________________________________________________________

Astrit (Hekuran) Suli, u lind më 15. 04. 1976 në fshatin Luzaj - komuna Lumas, Berat, me vendbanim në Kuçovë dhe ra dëshmor më 27. 05. 1999 gjatë operacioni „Shigjeta“ në Gorozhup të Pashtrikut.

Portret i Astrit Sulit i gdhendur në mermer në Lapidarin e dëshmorëve të UÇK-së.

 

     Gjithçka që sot duhet të thuhet për jetën e Astritit, për familjen, për shkollimin, për veprimtarin e tij atdhetare, për rolin e tij si pjestar i Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë, pastaj edhe si ushtar i Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut, do ti thosha me pakë fjalë, që shpreh kuptimin e jetës së tij, që përmbanë lavdin mbi pavdekshmërin e tij. Astrit Suli ka dhënë jetën për lirinë dhe çlirimin e tokës shqiptare në Kosovën e pushtuar nga Serbia. Astriti la punën në Greqi për tu rreshtuar përkrah bashkëluftëtarëve në UÇK, në emër të lirisë, gjakut të përbashkët e kombit me të njëjtin emer - Shqipëria vendi ku e rriti dhe edukoi me motivet më të mira të shqiptarizmit, që kanë ushqyer historin ndër shekuj me zjarrin atdhetar.

 

Oficer të Ushtrisë Shqiptare gjatë stervitjeve të UÇK-së në Burrel, maj 1999. Nga ku UÇK’ja,

u nis në dy fronte lufte, në Koshare dhe Gorozhup, për ta thyer kufirin shqiptaro-shqiptar.

 

     Si bashkëluftëtar në brigadën 128 të UÇK-së në ZOP e kam të vështirë të shpreh kujtimet për bashkëluftëtarin Astrit edhe pse ndjej një krenari që pata rastin ta njoh si ushtar në radhët e brigadës ku ai u rreshtua me 15. 04. 1999, në komandën e Shtabit nr.1 në Kukës, ku asokohe bëhej mobilizimi i përgjithshëm i luftëtarëve të UÇK-së për ta luftuar e dëbuar okupatorin serb një herë e përgjithmonë nga Kosova. Nga shtabi i brigadës për mobilizim të luftëtarëve të lirisë ishte caktuar oficeri Sali Saramati tashmë dëshmorë. Saliu i jep të gjitha udhëzimet dhe rregullat ushtarake pasi kryen betimin e UÇK-së Astriti duke e pagëzuar për këtë veprim atdhetar, duke i thënë se në radhët tona ka përplot luftëtar nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga diaspora.

     Në luftën çlirimtare janë shënuar ngjarje nga më të ndryshmet, janë treguar trimëri të rralla si në kohën e kreshnikëve si nga ato vetijake dhe të përbashkëta, janë bërë sakrifica sublime e mbinjerëzore si kjo e Astritit, ka patur përjetime e dhembje të paimagjinueshme për mendjen njerëzore për ata që ranë në beteja, një gjë të tillë kishte patur edhe brigada 128 e UÇK-së.

     Më 22 maj 1999 Shtabi i Përgjithsjëm i UÇK-së i dha urdhër brigades 128 në operacionin luftarak “SHIGJETA”,  për sulm në hapsirën kufitare Drini i Bardhë - Pashtrik. Komanda e kësaj brigade hartoi planin strategjik luftarak për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar si vijë frontale ishte krahu i djatht Drini i Bardhë - Maja e Pashtrikut.

     Në Gorozhup ishte përqëndruar  komanda e brigades. Detyra kryesore e brigadës ishte kapja e vijës së Drinit të bardhë, pikat Vau i Morinës, Ura e Nashecit dhe Ura e Fshejtë, të cilën detyrë e realizuam me sukses. 

       ditën e 22 majit Astriti në togun ku ai bënte pjesë ishin të pozicionuar në fshatin Mariq ku përkrahë tij ishin edhe bashkëluftëtarët e tij trima Aliriza Selmani nga Tetova dhe Flurim Rushiti nga Presheva, të cilët ishin në ballë të luftës ku luftohej makineria ushtarake e urryer serbe. Lufta sa vinte e ashpërsohej por u përmbyll edhe një ditë luftimi i ashpër, por ditët në vijim luftimi vazhdoi edhë më i ashpër ku armiku vuri në përdorim gjithë arsenalin ushtarkak që posedonte. Luftëtarët e lirisë nuk jepeshin por vazhdonin sulmin pa u ndalur ku krismat e armëve dëgjoheshin nga Drini i bardhë e deri në Qafë Prush, armiku po lëshonte disa nga pozicionet luftarake si ato në lagjen e Jelliqëve, Binaj,Tejec, Milaj dhe Stajk, por nga largësia granatonte poziconet tona me tanke artilerie, minahedhës e kaqusha 32 tytëshe.

     Në këtë betejë u dallua Astriti me shokë duke luftuar më shumë në këmbë së bashku me  Alirizanin dh e Flurimin. Ata marshuan vetëm përpara duke lënë oficer e ushtar serb të vrarë e të plagosur. Kështu erdhi dita e 27 majit ku oficer e ushtar të brigades tashmë ishin mësuar me krismat e armëve ku luftohej për jetë a vdekje, bijtë e shkinës ishin në tërheqje e panik, djemtë e shqipës marshonin përpara, por për një çast në drejtimin ku luftonte Astriti me shokë, pushuan armët, mësuam se ishin vrarë nga plumbat e armikut serb, Astrit Suli dhe Alirizan Selmani, dhe ishin plagosur ca të tjerë…Na kaploi një dhimbje e papërshkruar, njëkohësisht dhe një krenari për shqipet e lirisë…Ne vazhduam luftën pa u ndalur deri më 12 qershor 1999, kështu ne mbajtëm premtimin shokëve të rënë dhe ua morëm hakun shumfishë duke e larguar Serbin nga toka shqiptare…

 

Marshim i brigadës 128 të UÇK-së për Nashec 12 qershor 1999.

Nga e djathta në të majtë Oficeri nga Shqipëria - Adem Shehu.

     Atje, në Pashtrik, ballë për ballë me forcat serbe, Astriti gjeti vetveten, gjeti atë altar të shenjtë ku do të shkruante për jetë emrin e vet, gjeti Pashtrikun ku do të donte të prehej në emër të një ideali të përjetshëm, siç është liria e kombit. Mbase nuk do ta besonte as nëna që e kishte lindur, babai që i gëzohej burrërimit të birit, Astritit.  Ai më 27 maj 1999 bjen si dëshmor i kombit në radhët e UCK-së, gjatë një beteje të ashpër që Brigada 128 sulmuese e UÇK-se zhvilloi në malin e Pashtrikut, në kufi me Hasin.

     Më 30 janar të vitit 2000 eshtrat e 24 vjeçarit nga Luzaj i komunës Lumas, me nderimet më të mëdha u përcollën për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Berat. Ngritja e lapidarit të tij në Kuçovë është punuar nga skulptori Nezir Ago, portretin e dëshmorit të kombit Astrit Suli e kishn porositur bashkëluftëtarët e tij nga Kosova. Qindra ish-luftëtarë të UÇK-së nga vende të ndryshme të Kosovës, krerët e shoqatave të dala nga lufta, djali i komandantit legjendar të UÇK-ë Adem Jasharit, Lulzim Jashari, komandanti i Brigadës 128, Ruzhdi Saramati, eprorë të lartë të TMK-së, këshilltari i kryeministrit Çeku, Arif Muçolli, morën pjesë në zbulimin e bustit të dëshmorit nga rrethi i Beratit, Astrit Hekuran Suli i rënë në betejën e Garrazhubit, më 27 maj 1999.

     Njëmbdhjetë vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë, qeveria dhe partitë duhej tu siguronin materialisht jetën prindërve dhe fëmijëve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës, si gjithkund në botë në fund të luftrave çlirimtare, por për fat të keq po ndodh e kundërta. Në tekstet e historisë për shkolla të mesme, UÇK-së luftës së saj çlirimtare dhe dëshmorëve të kombit që nga legjenda Adem Jashari e deri te Astrit Suli në këtë rast, u kushtohet deri në katër here më pak vend se partisë dhe udhëheheqies së saj, që e ka kundërshtuar këtë ushtri dhe luftë çlirimtare.

     Për këtë luftë çlirimtare ende nuk kemi vepra shkencore dhe filma artistik, siç kanë kroatët dhe boshnjakët. Institucionet në Kosovë arsyetohen se nuk kanë mjete financiare! Ndërsa harxhojnë me miliona euro për rrogat e majme të deputetëve në Parlament,  për karburante, telefonata, kokteje, dreka e darka, por nuk gjejnë mjete për veprat e dëshmorëve të rënë në luftën çlirimtare, për komandantin legjendar Adem Jashari dhe për bashkëluftëtarët e tij.

      Sigurisht se Astritit e dëshmorëve të tjerë nuk u duhen më as vepra shkencore e artistike, as filma dokumentar, as edhe këngë. Ata ranë për lirinë e atdheut, as nuk mund ti shohin, as nuk mund ti dëgjojnë më ato. Ata tashmë kanë hyrë në histori - në historinë e krenarisë kombëtare… Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit Astrit Sulit,dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe bashkim kombëtar. (Pashtriku.org, 28.03.2010)

*Autori i këtij shkrimi ishte bashkëluftëtar i Astritit dhe ish zv.kom.i Brigadës 128 të UÇK'së në ZOP.

 

 Në përkujtim të dëshmorit Selver Maçkaj

SELVERI ËSHTË KRENARIA JONË KOMBËTARE

 

 

Shkruan: Avdi Ibrahimi * Prizren, 22. 03. 2010

     Selver Bajram Maçkaj, u lind më 04. 01. 1967 në fshatin Malësi e Vërrinit (ish’Lybeqevë) të Prizrenit, dhe ra dëshmor më 31 .05. 1999 në Gorozhup, gjatë operacionit „Shigjeta“, të organizuar nga SHP i UÇK’së.

 

     Një proverb shqiptar thotë, se “Gjaku i derdhur për Atdhe është gjaku që nuk falet, sepse është gjak Lirie...”, ky proverb është kuptuar drejt, nga idealistët e gjakut shqiptar. Në plejadën e këtyre idealistëve historikë bënë pjesë edhe Dëshmori i Kombit i radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në brigadën 128 të Zonës Operative Pashtrikut, Selver Maçkaj. Ai qysh herët ishte përcaktuar për sakrificë pa çmim, për çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin e kombit shqiptar të copëtuar me dhunë nga Fuqitë e Mëdha.Selveri në radhët e UÇK-së u kyç me 17. 03. 1999. në shtabin nr.1në Kukës, për ta hequr qafe pushtuesen Serbi. Për Selverin, vitet e robërisë nën sundimin serb ishin vite të padurueshme.

Dëshmori  Selver B. Maçkaj

04. 01. 1967 - 31 .05. 1999

 

     Terrori i regjimit pushtues serbë nuk kurseu as popullatën civile në Zonën Operative të Pashtrikut. Ky regjim gjakatar jetësisht ishte i interesuar për zbrazjen e vendbanimeve shqiptare dhe serbizimin e Kosovës. Terrori, dhuna, ndjekjet, persekutimet, burgosjet, vrasjet, ishin bërë rutin e përditshme e popullit shqiptar që jetonte në trojet e veta stërgjyshore. Kosova mbi trupin e vet të përgjakur ndër shekuj po përjetonte stinën e gjatë të dhunës, orën policore, shtetrrethimin, luftën klasike, të tanksave, të topave, të aeroplanëve luftarakë, të bombardimeve, të djegieve të shtëpive, ku gjatë djegijes së shtëpisë në lagjen Tussus të Prizrenit, barbarët serbë ja djegin të gjallë motrën edhe Selverit. Këtë ngjarje ai e përjetoi rëndë dhe ishte betuar se do të hakmerrej ndaj barbarëve të fundshekullit XX.

     Kjo ditë po afrohej, dhe më 22 maj 1999 në operacionin “SHIGJETA” Brigada 128 sulmoi kufirin shqiptaro-shqiptar në Gorozhup, ku Selveri në cilësinë e Oficerit të ndërlidhjes do të shquhej për trimeri duke luftuar me shpirt e zemër pushtuesin serb. Ai do të gjendej sa në një pozicion luftarak, sa në tjetrin, tyta e pushkës së tij do të jetë vazhdimisht e skuqur duke shkrepur plumba mbi armikun, njëkohësisht do t’i raportonte komandandit të brigades Ruzhdi Saramatit me radiolidhje nga vijat e zjarrit për zhvillimet luftarak.

     Ne shokët dhe bashkëluftëtarët e brigadës e donim dhe e çmonin së tepërmi sa për guximin e vendosmërinë e tij aq edhe për faktin se kishte lënë çdo gjë luksoze në Perendim gjegjësisht në Itali, ashtu siç kishte lënë Shpend Berisha dhe Gani Saramati, Gjermaninë, e disa të tjerë dhe kishin ardhur për të luftuar në Kosovë. Tashmë po afrohemi në përvjetorin e 11’të të gjashtë luftëtarëve të lirisë që fituan pavdeksin në betejen e përgjaksme kundër forcave serbe në Betejen e lavdishme në Gorozhup rrënzë malit Pashtrik.

 

Oficeri i ndërlidhjes në brigadën 128, Selver Maçkaj-tani Dëshmor,

me bashkëluftëtarët, gjatë Operacionit ”Shigjeta” në Gorozhup (Maj 1999).

 

     Me 31 maj 1999 ranë në altarin e lirisë Selver Bajram Maçkaj, bashkë me Shpend Sefer Berishën, Gani Hamdi Saramatin, Safet Zeqir Pecin, Ejup Tafil Kosumin dhe Beran Muhamet Gashin, gjashtë luftëtarët trima të lirisë emrin e tyre e lanë të shkruajtur, në “Fenikset e Lirisë”, por edhe në mendjet dhe në zemrat e një kombi të tërë. Për çka edhe historikisht është vërtetuar se dëshmorët janë margaritar dhe krenaria e kombit. Beteja e Gorozhupit do të mbahet mend dhe mbetet në faqet më të ndritura të historisë për faktin se është thyer miti i pathyeshmërisë së kufirit shqiptaro-shqiptarë.

     Rënia e tyre heroike, sado e dhembshme, luftëtarët e Brigadës nuk i demoralizoi, por përkundrazi na nxiti të luftonim më të bashkuar që të arrinim drejtë qëllimit të lartë. Gjaku i bashkëluftëtarëve tanë u bë shkëndijë drite e fitoreve të reja. Vullneti ynë i pathyeshëm thyente pozicionet e armikut ku mbetën disa të vrarë e të plagosur, hakmarrja jonë për shokët e rënë në betejat e një pas njëshme qe edhe qëllimi ynë për ta çuar përpara amanetin e bashkëluftëtarëve tanë. Përveq shokëve që humbëm në këto beteja, armiku kish infiltruar edhe njerëz të dyshimt në radhët e UÇK-së të cilët permes shpifjeve dhe intrigave u përpoqën t’i shpartallojnë forcat tona luftarake. Por Shtabi i brigadës me komandantin e saj Ruzhdi Saramatin, në vend të çorientimit dhe dezintegrimit, nxitëm syçeltësinë, mobilizimin unitetin e pathyeshëm, në vend të panikut e frikës mbollëm guximin, ku kryem akcione të shumta në frontin e armikut të ndihmuar edhe nga aerplanët bombardues të NATO-s. Dëshmi kjo e qartë e një qëndrese të fuqishme e një betimi hakmarrës për gjakun e derdhur të shokëve tanë të shtrenjtë.

     Më kishte rastisur kur në kohë të shkurtër ndaleshin luftimet, të dëgjoja Selverin kur këndonte këngën patriotike për Kosovën, sipas një poezie të Asdrenit:

     “Kosovë, o vend i famshëm i trimërisë,

     Kosovë, o lule e bukur e Shqipërisë!

     Nalt mbaje kryet tande si gjithmonë,

     Diftou e zonja, koha sot e don”…

     Më buçisnin veshët nga zëri i ëmbël i Selverit, teksa e këndonte këngën; me buçisnin veshët nga zëri prej ushtaraku gjatë raportimit luftarak nga radiolidhja e tij; me buçisnin veshët nga krisma e pushkës së tij që jehonte në malet e Pashtrikut. Më kujtohen ato ditë të fund majit, Selveri lëvizte plot shkathtësi, si një luftëtar i mire, me zgjuarësi zinte vendin që duhej, sulej si trim për të zënë një pozicion të ri në front, të cilin pozicion e mbronte me këmngulësi. Më kujtohen betejat e ashpra ku gjithçka rreth e rrotull skuqej nga flakët e armëve të lloj-llojta, zjarri i bombave, predhave e gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe të plagosurve nga radhet tona. Selveri e njihte artin e luftës, ajo ishte e vështirë sidomos për ne që luftonim në terren gati të zhveshur të Hasit, kjo vështirësi kërkonte heroizëm, durimin e urisë, lodhjen, etjen. Aty nga mesdita Aeroplan “Mig - 21”, të armikut, bombarduan caqet tona, atë ditë të 31 majit. Mes këtyre gjëmimeve bombarduese qëndronte e s’tundej nga llogoret, brigade 128. Qielli ishte me re, fryente një erë e lehtë, toka përvëlonte nga zjarri i luftës.

     Artileria serbe hapi zjarre të forta, sulmi me tanke, me katçusha 32 tytëshe, topa e minahedhës goditnin pa ndalur pozicionet tona. Luftëtrët e lirisë, suleshin të tërbuar drej llogoreve të armikut, hidhnin granata, qëllonin me kundërtanke, topa pa dridhje e minahedhës të artilerëve tanë të komnduar nga komandanti Sali Saramati. Beteja ishte tepër e ashpër e pabarabartë si në numër të forcave ushtarake e poashtu edhe të teknikës luftarake. Ushtria serbe kishte aktivizuar forca të mëdha ushtarake, të ndihmuar nga paramilitar e mercenar rus, grek, bullgar, e nga vende tjera të botës dhe posedonte teknik moderne luftarake.

     Forcat tona të UÇK-së ishin të pakta në numër dhe posedonim teknik luftarake të këmbësorisë. Rrëbeshit të armikut luftëtarët e brigades iu përgjigjen me luftë të vendosur. Fusha e betejes u shndërrua në erë baroti e djegie. Një predhë tanku goditi trupin e pamposhtur të ushtarakut të ndërlidhjes Selver Maçkaj. Në çast kur po shkonte drejt pavdekësisë thirri: Përpara, se fitorja është e jona! - Bashkëluftëtarë të mi! - Çoni fjalë prindërve të dashur, gruas dhe tre fëmijëve të mi, se Selveri e kreu detyrën për bashkimin e Shqipërisë…Përderisa dha frymën e fundit të jetës.

     Ne luftëtarët e lirisë, me dhembje të thellë, u bëmë nderimet e fundit trimave që ranë në luftën heroike në Epopen e Gorozhupit, pranë malit Pshtrik. Trupi pa jetë i Selverit, Ganiut, Shpendit, Beronit, Ejupit dhe Safetit, po ftoheshin nën erën flladitëse që sillte gryka e lumit Drin dhe malet e Pashtrikut. Këta bijë të Shqipërisë Etnike, kapën armën e lirisë në dorë për t’i dale zot atdheut dhe më armë në dorë ranë për lirin e atdheut…

Lavdi! Lavdi! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!

 

* Autori i këtij shkrimi ishte bashkëluftëtar i Selverit dhe ish’ z'kom i Brigadës 128

Prizren, 22. 03. 2010

 
Në përkujtim të 15 dëshmorëve, të rënë heroikisht gjatë operacionit "Shigjeta"në Gorozhup
 
KOMBI SHQIPTAR PËRULET PARA DËSHMORËVE
 
 
Shkruan: Avdi Ibrahimi *
----------------------------------------------------
 
Tashmë jemi në 10 vjetorin e betejave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës, ku brigada 128 e Zonës Operative të Pashtrikut më 22 maj 1999, me urdhër të SHP të UÇK’së, në kuadër të operacionit "SHIGJETA", në Gorozhup të Hasit theu kufirin shqiptaro - shqiptar duke sulmuar forcat pushtuese serbo - malazeze. Në këto beteja të zhvilluara në Pashtrik, ku morën pjesë edhe brigada "Feken", batalioni "Atlantiku" ... etj., brigada 128 si pjesë e këtij operacioni, ia doli me sukses, që pasë një lufte heroike ta thyej përfundimisht kufirin dhe okupatorit serb t’i shkaktoj dëme të konsiderueshme në njerëz e teknikë ushtarake. Në këto beteja të një pas njëshme kanë rënë heroikisht 15 luftëtarë të kësaj brigade tani dëshmorë të kombit:
 
1. Bafti Nexhip Haxhiu, u lind më 11. 06. 1955 në fshatin Skifter të Vitisë, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.
 
2. Flurim Rrahman Rushiti, u lind më 02. 04. 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.
 
3. Salih Halim Zenuni, u lind më 26. 08. 1979 në fshatin Lubizhd të Vitisë, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.
 
4. Astrit Hekuran Suli, u lind më 15. 04. 1976 në Kuqovë të Beratit, ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup.
 
5. Alirizan Selman Selmani, u lind më 05. 11. 1973 në Tetovë, ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup.
 
6. Beran Muhamet Gashi, u lind më 12. 02. 1974 në Prizren, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
 
7. Ejup Tafil Kosumi, u lind më 09. 03. 1977 në fshatin Stanofc i Epërm të Vushtrrisë, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
 
8. Gani Hamdi Saramati, u lind më 04. 01. 1968 në fshatin Petrovë të Prizrenit, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
 
9. Safet Zeqir Peci, u lind më 13. 06. 1974 në Mitrovic, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. 
 
10. Sali Islam Saramati, u lind më 03. 04. 1963 në Dobrusht të Prizrenit, u plagos rëndë më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Ndërsa vdiç më 06. 06. 1999 në Spitalin e Tiranës.
 
11. Selver Bajram Maçkaj, u lind më 04. 01. 1967 në fshatin Lybeqevë të Prizrenit, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
 
12. Shpend Sefer Berisha, u lind më 27. 06. 1959 në fshatin Volljak të Klinës, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
 
13. Xhelal Behlul Sopi, u lind më 21. 11. 1977 në Dardanë, ra dëshmor më 01. 06. 1999 në Gorozhup.
 
14. Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, u lind më 19. 11. 1974 në fshatin Rrenc të Sharrit, ra dëshmor më 02. 06. 1999 në Gorozhup.
 
15. Zejnullah Rrahim Zena, u lind më 27. 07. 1967 në fshatin Sojevë të Ferizajt, ra dëshmor më 03. 06. 1999 në Gorozhup.
 Lapidar i dëshmoreve të UÇK’së nga brigada 128,
ranë heroikisht në Gorozhup.
_______________________________________
 
Nëpër shekuj shqiptarët ecën flakëve të luftës, pushtuesit ishin të ndryshëm, që nga romakët e krishterë, otomanët islamik dhe bizantinët sllavo ortodoks. Dy të parët nga kryengritjet e parreshtura shqiptare u larguan përgjithmonë nga trojet shqiptare, por ky pushtuesi i tretë serbo - jugosllav, qëndroi gati nji shekull, dhe sundoi me egërsi të paparë gjysmën e kombit shqiptar. Shqiptarët nuk pushuan së rezistuari në çdo kohë. Por erdhi një epokë e re për shqiptarët, e ajo qe epoka e Ushtrisë Çlirimtare e cila u bë shkak i ndryshimeve të mëdha. Lavdia e kësaj epoke i takoi komandantit legjendar Adem Shaban Jasharit nga Prekazi prush i ndezur nëpër shekuj. Lavdia u takoi të gjithë të rënëve për liri e bashkim kombëtar. Kjo luftë kërkoi dhe gjeti njerëz të jashtëzakonshëm tek ju përgjigjën rënkimit të gjysmës së kombit shqiptar nën thundrrën e okupatorit serbo-sllav, djemë e vajza më të mirë/a të kombit rrëmbyen armët dhe u rreshtuan në UÇK, për ta mbrojtur dinjitetin e nëpërkëmbur, i thanë ndal dhunës, fyerjes, përuljes, nënshtrimit, nën peshën e rëndë të robërisë. U ringjallën vlerat kombëtare të rilindasve tanë. 
 
Lufta e armatosur çlirimtare u bë me një armik që kishte arsenal armësh të sofistikuara dhe kishte formacione të rregullta ushtarako - policoro - paramilitare, shtatmadhoria serbe kishte në dispozicion luftarak: Armatën e 3 serbe, dhe Korpusin special të Prishtinës, brigaden 15 të mekanizuar, brigadën 52 të artilerisë mikste, brigadën e lehtë 58 të mekanizuar, brigadën e mekanizuar 102, antiblind, brigadën 243 të blinduar, brigadën 549 të motorrizuar si dhe brigadën raketore kundërajrore, njësi këto të instaluara anemban Kosovës. Me nisjen e bomba -rdimeve nga ana e NATO-s, ushtria serbe e ktheu tërë Kosovën në fushëbetejë, duke e aktivizuar operacionin „Patkoi“ me qëllim të shkatrrimit definitiv të UÇK-së, së pari në Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe në Gjilan. Dritën jeshile të këtij operacioni e dha Millosheviçi e Stanishiçi, ndërsa komandant operacional ishte vetë shefi i shtatmadhorisë serbe Gjen.Dushan Samargjiç. Më tej Korbat dhe Sokolat u veshën me uniforma të UÇK-së dhe kryen akcione diverzive në prapavijë të UÇK-së në alpet shqiptare, si dhe brenda në Shqipëri. Njësitë e angazhuara kundër pozitave të UÇK-së kishin tanke moderne M-84, dhe oso T-55, transportues të blinduar dhe automjete të blinduara vëzhgimi të prodhimit rus e gjermanolindor, topa huavica prej 105 mm e 122 mm, topa 130 mm, huavica repetitive 122 mm, huavica 152 mm, e 155 mm, mortaja 82 mm 120 mm, si dhe sisteme raketore, YMRL-32 128 mm, raketahedhës shumgrykësh M - 63. Në këtë arsenal bën pjesë edhe raketa ruse tokë - tokë FROG-7, e cila nga një largësi prej 100 km terrorizonte pa dallim rajone të tëra civile në kontroll të UÇK-së.
 
Gjatë pranverës dhe verës së vitit 1999, Serbia kulmoi gjenocidin shumvjeçar mbi popullsinë shqiptare në Kosovë, duke vrarë mëse 10.000 civilë të paarmatosur dhe duke i zhvendosur prej trojeve të veta rreth 1 milion të tjerë. Ushtria dhe policia serbe pas gjithë kësaj barbarie të pashembullt në botë, nuk arriti ta zhdukë UÇK'në. Edhe pse formacionet tona luftarake të armatosur jo si duhet, me armatim këmbësorie, ua nxorën gjoksin para, terroristëve serbo - malazezë të veshur me uniforma shtetërore ushtarako - policiore, si dhe mercenarëve rus e fundamentalistëve të pafund të ardhur nga shtete të ndryshme ortodokse, të cilët në vitet 1998-1999 u derdhën si lukuni hijenash të pangopur për të zhdukur çdo gjë shqiptare në Kosovën e përflakur.
 
Prandaj sot, këtu në Gorozhup ku ju 15 dëshmorë i bëni roje atdheut, i gjithë kombi shqiptar përulet para vepres tuaj heroike. Rënia juaj heroike në epopetë e betejave në Gorozhup ndriçon rrugën e brezave që po rriten për të ardhmen. Ju të përjetshmit dëshmor u lindët dhe u edukuat në gjirin e familjeve patriotike, për atë mbi të gjitha ju e donit atdheun dhe vaditet me gjakun tuaj tokën shqiptare. Ju ratë në altarin e lirisë, që ne të jemi të lirë. Përulemi para jush o dëshmor të kombit. Ju jeni të gjallë në zemrat tona.
Lavdia e përjetshme u takon juve!
Lavdi!
 
* Autori i këtij shkrimi është shkrimtar dhe ishte bashkëluftëtarë i dëshmorëve
Grozhup, maj 2009
 
 
============================================================
 
Përjetësia e atyre që ranë për lirinë e Atdheut!
 
HISTORIKU I BRIGADËS 128
 
Avdi Ibrahimi -  ish'zëvendës komandant në Brigadën 128 të UÇK-së në ZOP
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
 
“Ata që fituan betejat, nuk janë as në lista! Ata që i bishtnuan luftës u gdhinë ministra!” (Agolliane)

Të nderuar dëshmorë,
Ju që fituat përjetësinë!
Ne që patëm nderin të ishim bashkëluftëtarë me Ju. Nga të gjitha trojet shqiptare shprehim respektin dhe admirimin ndaj jush dhe, veprës suaj fisnike rënë në luftën çlirimtare për liri e bashkim kombëtar. Përpjekjet çlirimtare të një grupi shokësh nga Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare, të cilët kishin bashkuar idealet e larta patriotike e njerëzore për ta luftuar pushtuesin serbo-jugosllav që mbanin të pushtuara tokat shqiptare, arriti qëllimin, më 28 nëntor 1987 në fshatin Nashec të Prizrenit në vatrën bujare të një atdhetari, vendosi formimin e Shtabit politiko-ushtarak me ç’rast u formua brigada 28-të. Kjo datë do të jetë simbol i mëvonshëm i Brigadës 128 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut. Ky formacion politiko-ushtarak kryen disa akcione guerile anëembanë trojeve të pushtuara shqiptare. Por duke mos dashur të zgjatemi në këtë histori, do të veçojmë datat e dëshmorëve të rënë në kuadër të këtij formacioni:
- Më 19. 04. 1992, në krye të detyrës nga pritat e patrullës serbe në Prizren në lagjen “ortakoll” bie heroikisht duke e paguar veten Komandanti i njësitit gueril ”Zjarri 003” Alush Kryeziu.
- Më 03. 05. 1995. bie heroikisht, komandanti i njësitit gueril “Zjarri 002” Besim Ndreca, duke mos pranuar dorëzimin e armës, në vendin e tij të punës në Shirok, komandantit të milicisë serbe famëkeqit Shoshkiq, Besimi i bie plumbë ballit duke i thënë se vetëm kështu shqiptari e dorëzon armën o biri shkinës, mëpastaj epilogu i kësaj ngjarje rezuton me vrasjen e dy oficereve e disa ushtarëve ushtarako-policor në Malësi të Re, kështu duke paguar veten shumfish si Tahir Meha në Prekaz, bie heroikisht me armen në dorë si kushtrimtar i lirisë!
- Me daljen në skenë të UÇK-së, e cila ja dridhi themelet shtetit shovenist serbomadh, ne si forc e organizuar që ishim, iu bashkangjitem pa u hamendur Ushtrisë son Çlirimtare dhe, komandantit toneë legjendar Adem Jasharit nga Prekazi heroik. Njesitet tona guerile ngado që ishin të formuara nëpër Kosovë të Levizjes guerile”Shqipet e Lirisë” transformohen në Shtabe të UÇK-së duke vazhduar luftën e armatosur çlirimtare nëpër zona luftarake në hapsirën e pushtuar të tokave shqiptare në Kosovë. Përpos luftimeve në kuadër të kësaj brigade u angazhuan njësite të veçanta për furnizimin e armatimit të UÇK-së në Zona të ndryshme luftarake, pastaj sigurimin, kalimin e mijëra luftëtarëve në kufirin e ndaluar shqiptaro-shqiptar, njëkohësisht pati rol të rëndësishëm në mobilizimin dhe stërvitjen e pjestarëve të UÇK-së në Shqipëri, vlen të përmendet se gjatë furnizimit me armë u vranë nga pritat e ushtrisë serbe: Më 09. 06. 1998. Liman Tejeci në Gorozhup.
- Ndërsa, më 10. korrik 1998. ranë duke luftuar me pushkë në dorë dy pjestar tjerë të brigadës sonë Albrim Fanaj dhe, Ylber Fanaj në Vërmicë.
- Poashtu me 15. 08.1998, në Buqe të Sharrit bie nga plumbat e pushtuersit serb Adem Berisha.
Në prill të vitit 1999 me urdhër të shtabit një pjesë e kësaj brigade kaluan për të mobilizuar dhe stërvitur forca të reja luftarake në Shqipëri, ku për këtë më së miri tregon Gjenerali i Luftës Kudusi Lame, mes të tjerash thotë komandanti Ruzhdi Saramati me bashkëluftëtarët e tij më shpëtuan nga vetëvrasja. Kur ishim në vlugun më të madh të stervitjeve ushtarake në Burrel ku afërsisht stërviteshin 3800 ushtarë për ta thyer kufirin shqiptaro-shqiptar. Më 2 maj 1999 nga dora e fshehur e forcave të errta antikombëtare na u vra ushtari Halil Gashi nga Landovica. Ne bashkëluftëtarët e tij e përjetuam tepër rëndë këtë vrasje tinzare.
 
Njësi e Brigadës 128 në Gorozhup -Pashtrikk ( Maj 1999 )
________________________________________
 
- Në maj të vitit 1999 Brigadës sonë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së i dha urdhër për sulm në hapsirën kufitare të Gorozhubit. Komanda e brigades hartoi planin strategjiko luftarak si vijë frontale ishte caku Drini i Bardhë; Gryka e Lumës; Gorozhup; Maja e Pashtrikut; Kurora; Shpella e pëllumbave; Qafa e Prushit. Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të bardhë; pikat Vau i Morinës; Ura e Nashecit; Ura e Fshejtë; ishin detyrat e afërta të brigades për mësymje të cilat i realizuam me sukses, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkangjitja me formacionet luftarake të UÇK-së në pikat: Kleçkë; Nishor; Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigade 128 lidhej me brigaden 138 të ZOD-it. Formacioni i brigades sonë ishte si më poshtë: Bataljoni i I-rë në Drini i Bardhë; Grykë Lumë; Gorozhup, ku ishte i vendosur shtabi i brigades. Bataljoni i II-të vazhdonte në vijën frontale Gorozhup; Rrasa e Kuqe; Maja e Pashtrikut dhe, Lugu i Zi, bataljoni i III-të, shtrihej në vijën frontale nga Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave; Qafë Prush.
- Më 15. 05. 1999. në Koshare nga plumbat vdekjeprurës në thyerjen e kufirit bie dëshmor Ilmi Bahtijari, pjestar i brigades 128 i cili ishte dërguar me njësitin e tij në përforëcim në luftën e Koshares.
- Më 20. 05. 1999 bie dëshmor i lirisë te Lugu i Keq, Ruzhdi Berisha i fshatit Buqe.
- Më 22 maj 1999 shtabi i brigadës 128 caktoi drejtimet e sulmit me shifrën e koduar ”FORCA 70”. Forcat ushtarake dhe paramilitare serbe porsa hetuan që trupat tona kaluan në sulm, hapen zjarr të dendur me tërë arsenalin ushtarak që posedonin, artileria e rëndë dhe mitralozet villnin nga tytat e tyre zjarr e hekur për ta ndalur sulmin tone, me gjithë rezistencën që bënte armiku, ai detyrohej t’i leshoj pozicionet dhe të marrë tatpjetën brigjeve dhe pyjeve në drejtim të fshatrave të Pashtrikut. Në pozicionet e tyre lane mjaft të vrarë e të plagosur.
- Më 26 maj në këtë luftë ranë luftëtarët trima Salih Zenunu nga Lubizhda e Vitisë, Bafti Haxhiu (Kajolli) i cili erdhi nga Perendimi së bashku me dhjetë të afërm nga familja e tij. Flurim Rushiti(Kingji) nga fshati Kapit Medvegjë ky snajperist sypatrembur qe kishte qenë tmerri i armikut në front lufte, të tre bashkëluftëtarët tanë ranë dëshmor në vijen e pare të frontit në Kërrhan të Gorozhupit.
- Ndërsa me 27 maj ranë hereoikisht edhe dy dëshmorë, Alirizan Selmani biri I Tetovës kreshnike dhe, Astrit Suli nga Kuçova e Shqipërisë i cili kishte lënë gurbetin në Greqi tek ishte rreshtuar në Ushtrin Çlirimtare për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë. Lufta vazhdonte pa u ndalur luftëtarët e lirisë përjetonin rëndë rënien e trimave luftëtar kishin moral të lart dhe po hakmerreshin duke luftuar rrept armikun. Kështu erdhi dita më e përgjakshme e 31 majit për brigadën tone…Këtë ditë luftimet qenë nga më të ashprat në vijen frontale që nga Drini i bardhë, deri te Qafa e prushit. , oshëtinin armet tona dhe, tundeshin brigjet e pyjet e këtyre anëve, ndërsa Drini kish marrë një pamje të kuqe…Bateria e artilerisë e komanduar nga Sali Saramati, godiste tanksa të armikut ku dukej qartë tymi dhe flaka. Pastaj godiste tekniken luftarake duke asgjesuar çdo gjë që kishte marrë në objektiv. Sulmonte pozicionet e armikut edhe kompania e komandant Shpend Berishës, tërë brigada ishte vë në objektiv sulmi ndaj forcave të armikut, po, ama edhe armiku në tërheqje qëllonte pa u ndalur në caqet tona sidomos nga distance e largët me artileri të rëndë nga Vreshtat e Landovicës dhe Gryka e Zhurit, njëkohësisht u ngritën dy aeroplan luftarak Mig-21 dhe lëshuan bomba kasetë në caqet tona, kështu nga mesdita e kësaj beteje të ashpër, tek luftohej për jetë a vdekje ranë dhe dëshmorë të tjerë, komandanti I baterisë artilerike Sali Saramati mori plagë vdekjeprurëse më 6 qershor në Spitalin ushtarak të Tiranë pushon së rrahuri zemra e këtij luftëtari të paepur. Më pastaj në fushën e nderit bie sypatremburi anëtari i shtabit të brigades që ishte në detyrën e ndërlidhjes Selver Maçkaj, kështu atë ditë u shkëput një pjesë e shkëmbit nga Pashtriku…
Pastaj bie për të mos vdekur kurrë komandanti i kompanisë Shpend Berisha i cili kishte ardhur nga Gjermania për t’ja shtuar një krushk lirie Kosovës plagemadhe…Ponjashtu ranë duke luftuar pushtuesin dhe për ta bërë bashkimin e trojeve shqiptare edhe trimat tjerë luftëtarë, Gani Saramati nga Luma; Beron Gashi nga Prizreni; Safet Peci nga Mitrovica e Isa Boletinit; Ejup Kosumi nga Stanovci i Epërm i Vushtrrisë së Hasan Prishtinës.
- Më 01. 06. 1999. bie heroikisht në luftime të ashpra frontale nga forcat serbe Xhelal Sopi nga Dardana; nga plumba snajperi në front lufte vritet dhe, bie dëshmor Avdurrahman Gërdellaj nga Sharri.
- Më 03. 06. 1999 bie me heroizem të pashoq në përleshje me forcat serbe Zejnulla Zena nga fshati Sojevë e Ferizajit.
 Në këto beteja të përgjakshme u plagosën rëndë edhe anëtari i shtabit të brigades mjeku Ilir Rakaj i cili tregoi trimëri të rrallë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj atyre që kishin nevojë për ndihmën e mjekut, ponjashtu u plagos rëndë edhe Jeton Krasniqi. Deri me 12 qershor 1999  brigada jonë për asnjë çast nuk i ka ndërprerë luftimet me pushtuesin serb.
- Më 17 qershor bie në minat e armikut në fshatin Stajk të Hasit korrieri i shtabit të brigades Arben Rashkaj, që të tre sot janë invalid lufte. Në këto beteja patëm edhe 31 të plagosur tjerë paksa më lehtë…
 
  
Epitaf i shkruar në Lapidarin e dëshmorëve të UÇK-së në Gorozhup
___________________________________________

- Më 22 qershor nga gjakatarët e fshehur serbë në lubizhd të Prizrenit u vra edhe ushtari Sherif Muçaj nga Prizreni. Para syve na shfaqet heroizmi i guerilasve tanë, Alush Kryeziu e Besim Ndreca, beteja e Gorozhupit e përplot beteja gjithandej Kosovës, që shembën Jugosllavinë e tretë të ashtuquajturën Serbi.
Dëshmorët e kombit u flijuan që shqiptarët të mos kenë më halle e plagë, që askush të mos jetoj me ethet e frikës e më të burgosur politik, ata një amanet lane: S’ka më të shtrenjtë se liria dhe bashkimi i tokave shqiptare në Shqipërinë natyrale. Ata dëshmorët e kombit ngjallën në çdo stinë të vitit. Ata janë këtu në atdhe me flakadanët e lirisë ndër duar.
 
P.S.
Bashkangjitur këtij historiku të shkurtër po ju bashkangjes Dokumentin e Formimit të brigades 28 “Lidhja Shqiptare”të shkruar nga komandanti Ruzhdi Saramati; Listen e dëshmorëve të rënë në njesitet guerile dhe në UÇk-ë; listen e të plagosurve në UÇK-ë si dhe një vertëtim për sherbim në UÇK-ë të autorit të këtij shkrimi.

KOMITETI KOMBËTAR SHQIPËTAR PËR BASHKIMIN E TROJEVE:
SHTABI OPERATIVO-USHTARAK DHE POLITIK -BRIGADA 28 SULMUESE
 
Komiteti Kombëtar me datën 28. 11. 1987 e mbajti mbledhjen e vetë në rrethana ilegaliteti të thellë dhe shqyrtoi situateën momentale në vend vise tjera që i përkasin Kosovës-Shqipërisë, në bazë të situates aktuale në trojet tona vendosi dhe mori vendim të prerë!. . . Ky vendim u muar në emër të këshillit drejtues i cili kryesohej nga Kryetari Ruzhdi Saramati, që kishte pseudonimin „Zefi’’. Vendimi u miratua nga të gjithë të pranishmit ilegalë që merrnin pjesë në këtë mbledhje.
Këshilli vendosi:
1. Formimin e shtabit Operativo-Ushtarak dhe Politik.
2. Nga shtabi Operativo-Ushtarak të formohet Brigada 28 Sulmuese, e cila do të bënte mobilizimin e të gjithë patriotëve shqipëtarë në tërë hapsirën shqipëtare, dhe të formonte formacionet Luftarake-Ushtarake në tërë trojet e okupuara shqipëtare dhe të bëjë çlirimin dhe bashkimin e këtyre trojeve në shtetin amë Shqipërinë.
3. Kjo date të jetë edhe simbol për emrin e Brigadës që mori Brigada 28 Sulmuese Lidhja Shqipëtare e Prizerenit dhe kështu u bë edhe formimi i Brigadës më 28. 11. 1987 në Nashec në odën e Misin Latif Krasniqit.
4. Ky vendim hyri në fuqi në këtë datë dhe u ngarkua Brigada në detyra ushtarake. U ndanë detyrat e veçanta për të gjithë komandantët e njësive Guerile të cilat ishin të formuara më pare në rajone e tarritore të shumta të Kosovës e më gjërë.
 
Organika e Brigadës radhitej në këtë mënyrë për kohën e atëhershme momentale:
 
Organika e Brigadës 28 Sulmuese:

1.
Komandant Brigade – Ruzhdi Saramati /ZEFI/
2. Zv. kom. Brigade - Faredin Shala /PROFI/
3. Shef i Shtabit - Sali Saramati /LISI/
4. Shef i Personelit - Informimit - Avdi Ibrahimi /A. SHPATA/
5. Shef i Operativës - Elmi bytyqi /BARDHI/
6. ZvSh i Operativës - Sadik Gutaj /GUTI/
7. Zbulimi - Bashkim Hogjaj /QORRI
8. Shef i Stërvitjes - Of. Elez Durmishi /MALËSORI/
9. Shefi i sigurimit në brigade -Of. Shukri Koqinaj /GJENERALI/
10. Shefi për moral dhe komunikim -Of. Xhemali Berisha /GJINI/
11. Shef i Organizimit -Of. Zikri Bojaxhiu /ZIKO/
12. Shef i Armatimit Logjistikë -Of. Shukri Krasniqi /VLASHI/
13.
Shef i Strehimit dhe Evakuimit - Of. Misin Krasniqi /MALI/.
Njësiti i drejtuar nga vet Komandanti Ruzhdi Saramati /ZEFI/ ishte njësiti /GURI KUÇ/.

Njësitet dhe Komandantët e Njësive në kuadër të
Komitetit dhe të Brigadës:

1. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 001. – Sali Saramati – Grykë Lumë.
2. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 002. – Besim Ndrecaj – Suharekë
3. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 003. – Alushë Kryeziu – Prizren
4. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 004. – Elez Durmishi - Krojmir – Komoran
5. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 005. – Hysen Ngucati – Polacë - Skenderaj
6. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 006. – Misin Krasniqi – Nashec – Prizren
7. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 007. – Ilaz Durguti Rezallë – Skenderaj
8. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 008. – Sanije Geci – Llaushë – Skenderaj
9. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 009. – Merita Mazreku – Prizren
10. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 010. - Resul Jusufi – Buzez – Sharr
11. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 011. – Enver Hasani – Pllajnik – Sharr
12. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 012. – Zikri Bojaxhiu -Pllavë – Sharr
13. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 013. – Petrit Bojaxhiu – Plavë - Sharr
14. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 014. – Jetë Hasani – Godancë – Shtime
15. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 015. – Miradin Badalli – Zhur – Prizren
16. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 016. – Gani Saramati – Prizren
17. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 017. – Nazim Hoxhaj - Petrovë – Prizren
18. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 018. – Hazir Saramati – Petrovë – Prizren
19. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 019. – Hakik Vukshinaj – Prizren
20. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 020. – Shaqir Gashi – Prizren
21. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 021. – Zaim Pulaj – Vërmicë – Prizren
22. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 022. – Ramiz Qeriqi – Krojmirë – Komoran
23. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 023. – Shukri Krasniqi - Vlashne – Prizren
24. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 024. – Zaim Kurtaj – Muradem - Prizren
25. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 025. – Agim Saramati- Dobrushtë – Prizren
26. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 026. – Avdi Ibrahimi – Mushtishtë – Suharekë
27. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 027. – Rrahman Llugaxhiu – Vraniqë – Suharekë
28. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 028. – Idriz Qeriqi – Prizren
29. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 029. – Hajriz Qeriqi – Krojmirë – Komoran
30. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 030. – Jahir Qeriqi – Krojmirë – Komoran
31. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 031. – Shaban Mustafa – Drenicë – Komoran
32. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 032. – Sylë Qeriqi – Drenicë – Komoran
33. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 033. – Agim Shala – Nëperbisht – Prizren
34. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 034. – Mehdi Qeriqi – Krojmirë – Komoran
35. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 035. – Xhergj Kqira – Sërbicë – Prizren
36. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 036. - Alush Shala – Prizren
37. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 037. – Selami Kryeziu – Retijë – Prizren
38. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 038. –Xhemal Fetahu – Raushiqë – Pejë
39. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 039. –Ferid Fanaj – Vërmicë – Prizren
40. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 040. – Safet Krasniqi – Prizren
41. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 041. – Muharrem Saramati - Dobrusht - Prizren
42. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 042. – Hysen Rashkaj – Milaj – Prizren
43. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 043. – Nexhat Saramati – Dobrusht – Prizren
44. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 044. – Mifail Saramati – Dobrusht – Prizren
45. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 045. – Sadik Bojaxhiu – Pllavë – Sharr
46. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 046. – Xhemali Berisha – Dushanovë – Prizren
47. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 047. – Mon Karavida – Mazrek – Hasë
48. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 048. – Azem Jahiri – Godancë – Shtime
49. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 049. – Sef Morina – Prizren
50. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 050. – Liman Tejeci – Gorozhup- Hasë
51. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 051. – Maksut Saramati – Dobrusht – Prizren
52. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 052. – Hane Rashkaj – Milaj – Hasë
53. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 053. – Feta Saramati – Dobrusht – Prizren
54. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 054. – Sami Saramati – Dobrusht – Prizren
56. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 056. – Resmie Badalli – Zhur – Prizren
57. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 057. - Zulfie Bilalli – Gjinocë – Suharekë
58. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 058. – Shqipe Telaku – Prizren
59. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 059. – Hamide Buçaj – Lladrovc – Malishevë
60. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 060. - Kadishe Avdiu – Shkup – Maqedoni
61. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 061. – Sevdie Bojaxhiu – Pllavë – Sharr
62. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 062. – Shukri Koqinaj – Vërmicë - Prizren
63. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 063. – Elizabet Bojaxhiu – Pllavë – Sharr
64. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 064. – Merushe Krasniqi – Kurillë – Prizren
65. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 065. – Rrushadie Gashi – Brezne – Sharr
66. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 066. – Sami Vehapi – Lubizhdë – Prizren

SQARIM:  
Prof. Selajdin Braha ishte komisar politik në kuadër të komandës së Brigadës 28 Sulmuese. Në këtë rastë njëherit të gjithë Komandantët u ngarkuan me detyra të veçanta sipas terrenit dhe mundësive poseduese, mendore dhe fiziko taktike. Komandant i përgjithshëm u zgjodh Ruzhdi Saramati „ZEFI’’ në vitin 1993, veprimet ishin të pjesshme, në vitin 1993 u formua , , Lëvizja Guerile Shqipet e Lirisë’’, kështu të gjitha njësitet e ndërruan shifrën dhe u quajtën Njësit Guerile, Shqipet e Lirisë’’ vetëm kjo shtesë ju shtua, në vitin 1993 Brigada 28. Sulmuese i kalojë pjestarët e vetë në Shqipëri për tu ushtruar ushtarakisht për luftë guerile, të armatosur dhe deri në vitin 1996 arriti të bëjë përgatitjen e qindra luftëtarëve të lirisë dhe i dërgoi në Kosovë të aftësuar për luftë me forcat sërbe-jugosllave, kështu kur lufta mori një karakter të vërtet luftarak dhe doli në sken UÇK-ja këto njësite ishin të gatshme të marrin përgjegjësit e veta që ishin të ngarkuara nga komanda e Brigadës 28. Sulmuese dhe filluan aksionet të armatosura kundër forcave të policies dhe ushtrisë jugosllave dhe kur komandanti ishte i rrethuar në Prekazin heroik njësitet Guerile të Brigadës 28 i erdhën në ndihmë duke i bashkuar pushkët e tyre në pushkët e Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari. Në mes të vitit 1999 Brigada 28 e merr emrin Brigada 128 Sulmuese nga SH. P. i UÇK-së, merr detyrën në terenin e caktuar në Grykën e Lumes duke bërë përherë detyrën e sajë të ngarkuar nga ky shtabë i UÇK-së. Bënë mobilizimin e përgjithshëm në Mars të vitit 1999. E organizuar kryen sulmin vendimtar dhe përfundimtarë mbi forcat ushtarake sërbe në operacionin Shigjeta në Pashtrikë ku në betejat e një pas njëshme arrin të liroj 20 km teritor në pjesën e Hasit në Pashtrikë nga Pogajt e Hasit e deri në Mazrekë të Hasit, duke lënë me qindra ushtar të vrarë dhe të plagosur sërb, por edhe në radhët e veta pati 23 ushtarë e officer të vrarë e disa të plagosur. Kjo biografi është shumë e saktë dhe me përgjegjësi, e nënshkruan Komandanti i kësaj brigade të UÇK-së Ruzhdi Saramati.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Brigada 28/128
Komandanti
Ruzhdi Saramati
________________

REGJISTRI I DËSHMORËVE TË UÇK-së TË BRIGADËS 128 TË ZO -  PASHTRIKUT

Nr. Emri Emri I Babës Mbiemri Dat.lindjes Vendi lindjes Komuna Data e kyçjes në UÇK Brigada-Zona Data e rënies /vendi Vërejtje Prej Deri
1 Albrim Zaim Fanaj 13.08.1978 Vërmicë Prizren 29.06.1998 10.07.1998 Brig.128-ZOP 10.07.1998 Vërmicë Landovicë
2 Ylber Zenel Fanaj 29.08.1979 Vërmicë Prizren 29.06.1998 10.07.1998 Brig.128-ZOP 10.07.1998 Vërmicë Landovicë
3 Liman Hajdar Tejeci 01.12.1973 Gorozhup Prizren 03.01.1998 09.06.1998 Brig.128-ZOP 09.06.1998 Pashtrik Krumë
4 Adem Selom Berisha 29.07.1963 Buqe Sharr 28.11.1997 15.08.1999 Brig.128-ZOP 15.08.1998 Prizren Buqe
5 Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj 19.11.1974 Rrenc Sharr 09.041999 02.061999 Brig.128-ZOP 02.06.1999 Gorozhup Sharr
6 Alirizan Selman Selmani 05.11.1973 Tetovë Tetovë 15.04.1999 27.05.1999 Brig.128-ZOP 27.05.1999 Gorozhup Landovicë
7 Astrit Hekuran Suli 15.04.1976 Kuqovë Berat 15.04.1999 27.05.1999 Brig.128-ZOP 27.05.1999 Gorozhup Berat
8 Bafti Nexhip Haxhiu 11.06.1955 Skifter Viti 11.03.1999 26.05.1999 Brig.128-ZOP 26.05.1999 Gorozhup Viti
9 Beran Muhamet Gashi 12.02.1974 Prizren Prizren 03.04.1999 31.05.1999 Brig.128-ZOP 31.05.1999 Gorozhup Landovicë
10 Ejup Tafil Kosumi 09.03.1977 Stanofc I Ep. Vushtrri 11.03.1999 31.05.1999 Brig.128-ZOP 31.05.1999 Gorozhup Vushtrri
11 Fetah Sylejman Sylejmani 14.08.1968 Shajne Sharr 02.04.1999 31.05.1999 Brig.128-ZOP 15.05.1999 Koshare Sharr
12 Flurim Rrahman Rushiti 02.04.1979 Kapit Medvegjë 02.04.1999 26.05.1999 Brig.128-ZOP 26.05.1999 Gorozhup Landovicë
13 Gani Hamdi Saramati 04.01.1968 Petrovë Prizren 27.03.1999 31.05.1999 Brig.128-ZOP 31.05.1999 Gorozhup Landovicë
14 Halil Muhamet Gashi 24.03.1972 Landovicë Prizren 12.04.1999 02.05.1999 Brig.128-ZOP 02.05.1999 Burrel Landovicë
15 Ilmi Ismail Bahtjari 02.02.1965 Blaç Sharr 01.04.1999 15.05.1999 Brig.128-ZOP 15.05.1999 Koshare Sharr
16 Ruzhdi Selman Berisha 18.04.1952 Buqe Sharr Shkurt.1999 20.05.1999 Brig.128-ZOP 20.05.1999 Lugu I keq Buqe
17 Safet Zeqir Peci 13.06.1974 Mitrovicë Mitrovicë 02.04.1999 31.05.1999 Brig.128-ZOP 31.05.1999 Gorozhup Mitrovicë
18 Salih Halim Zenuni 26.08.1979 Lubizhdë Viti 11.03.1999 26.05.1999 Brig.128-ZOP 26.05.1999 Gorozhup Viti
19 Sali Islam Saramati 03.04.1963 Dobrusht Prizren 30.12.1991 06.06.1999 Brig.128-ZOP 06.06.1999 Sp.Tiranë Landovicë
20 Selver Bajram Maqkaj 04.01.1967 Lybeqevë Prizren 17.03.1999 31.05.1999 Brig.128-ZOP 31.05.1999 Gorozhup Landovicë
21 Shpend Sefer Berisha 27.06.1959 Volljakë Klinë 03.04.1999 31.05.1999 Brig.128-ZOP 31.05.1999 Gorozhup Landovicë
22 Xhelal Behlul Sopi 21.11.1977 Dardanë Dardanë 11.03.1999 01.06.1999 Brig.128-ZOP 01.06.1999 Gorozhup Dardanë
23 Zejnullah Rrahim Zena 27.07.1967 Sojevë Ferizaj 11.03.1999 03.06.1999 Brig.128-ZOP 03.06.1999 Gorozhup Sojevë
24 Sherif Beqir Muqaj 15.01.1978 Prizren Prizren 12.04.1999 22.06.1999 Brig.128-ZOP 22.06.1999 Lubizhdë Landovicë
25 Alush Nezir Kryeziu 19.10.1959 Pagarush Malishevë 30.12.1991 19.04.1992 Brig.128-ZOP 19.04.1992 Prizren Arbanë – Pz.
26 Besim Adem Ndrecaj 10.10.1956 Maqitevë Therandë 30.12.1991 03.05.1995 Brig.128-ZOP 03.05.1995 Malsi e re Malësi e re

Miratoi:
Komandanti I Brig. 128 të UÇK-së
RUZHDI SARAMATI
----------------------------------------------------------
 
TABELA - C
REGJISTRI I USHTARËVE TË PLAGOSUR NË FUSHËBETEJA TË BRIGADAVE, ZONAVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS Brigada 128 – ZOP-it

Nr. Emri Emri I babës Mbiemri Data e lindjes Vendi I lindjes Komuna Data e kyçjes në UÇK Brigada Zona Detyra Data e plagosjes vendi Vërejtje Prej Deri

1 Enver Izet Hoxha 13.04.79 Vlashnje Prizren 03.04.99 19.09.99 128 Ushtar 25.05.99 Pashtrik
2 Shashivar Ajdin Ajazaj 15.02.72 Zhur Prizren 18.07.98 19.09.99 128 K-Togu 28.07.98 Buqe
3 Tahir Kadri Islamaj 31.03.73 Shkoz Prizren 06.07.98 19.09.99 128 Ushtar 09.07.98 Vërmicë
4 Bashkim Nazim Hoxha 06.09.70 Petrovë Prizren 28.11.96 19.09.99 128 Sh. S-2 24.05.99 Pashtrik i lënduar
5 Ramadan Sefer Bytyqi 15.07.80 Prizren Prizren 05.02.99 19.09.99 128 Ushtar 31.05.99 Goruzhup
6 Refki Tefik Ademaj 01.06.63 Muradem Prizren 05.04.99 19.09.99 128 K-Togu 31.05.99 Goruzhup
7 Muharrem Xhafer Qollopeku 27.03.71 Zym Shar 22.04.99 19.09.99 128 Ushtar 27.05.99 Goruzhup
8 Milaim Bislim Shala 31.05.77 Prishtin Prishtin 25.04.99 19.09.99 128 Ushtar 31.05.99 Pashtrik
9 Neshat Vehbi Ademaj 22.12.68 Zhur Prizren 05.06.98 19.09.99 128 K-Skuadre 31.05.99 Pashtrik
10 Ilmi Shefki Kurtaj 17.11.59 Zhur Prizren 05.04.99 19.09.99 128 K-Togu 31.05.99 Goruzhup
11 Agim Haxhi Elezkurtaj 31.05.65 Zhur Prizren 28.07.98 19.09.99 128 Ushtar 02.05.99 Pashtrik
12 Fesal Xhevat Hajdini 15.08.81 Zym Shar 03.04.99 19.09.99 128 Ushtar 31.05.99 Pashtrik
13 Ramadan Mehmet Krasniqi 01.04.59 Brezne Shar 23.06.98 31.05.99 128 Ushtar 31.05.99 Goruzhup
14 Xhezair Izer Ademaj 11.05.77 Zhur Prizren 15.04.99 19.09.99 128 K-Togu 18.09.99 Nashec
15 Elmi Zenun Bytyqi 16.07.59 Prizren Prizren 30.12.91 19.09.99 128 Sh-Sh-Brig. 31.05.99 Goruzhup
16 Ilir Dalip Rakaj 12.11.71 Vërmic Prizren 05.04.99 31.05.99 128 Tek-Med 31.05.99 Goruzhup
17 Xhevdet Feriz Kastrati 20.10.74 Arbanë Prizren 28.03.99 19.09.99 128 Ushtar 28.03.99 Goruzhup
18 Jeton Asllan Krasniqi 19.12.77 Prizren Prizren 12.04.99 31.05.99 128. Ushtar 31.05.99 Goruzhup
19 Selam Isuf Krasniqi 07.09.79 Brezne Shar 10.04.99 19.09.99 128 Ushtar 31.05.99 Pashtrik
20 Gëzim Bajram Berisha 17.12.64 Prizren Prizren 04.04.99 19.09.99 128 Zv.K-Komp 31.05.99 Goruzhup
21 Bajram Kadri Shigjeqi 27.02.69 Planejë Prizren 28.11.97 19.09.99 128 K-Komp 21.06.98 Pashtrik
22 Muharrem Reshat Shala 19.09.66 Nepërbisht Therand 21.07.98 19.09.99 128 Ushtar 14.03.99 Pashtrik
23 Arben Isen Rashkaj 12.04.79 Milaj Prizren 15.07.98 17.06.99 128 Ushtar 17.06.99 Stajk
24 Shkodran Limon Bojaxhiu 17.11.77 Plavë Sharr 01.04.99 19.09.99 128 Ushtar 01.04-10.6.99 Pashtrik I lënduar
25 Mirjan Maksut Saramati 03.10.76 Dobrusht Prizren 01.06.98 19.09.99 128 K. Skudre 15.09.98 Muradem I lënduar
26 Sadri Haxhi Qovanaj 21.02.72 Petrovë Prizren 13.10.98 10.05.99 128 Ushtar 10.05.99 Petrovë
27 Ruzhdi Ajdin Saramati 19.07.50 Dobrusht Prizren 30.12.91 19.09.99 128 K. Brig. 13. 07.99 Arbanë
28 Rizah Zenel Morina 22.07.80 Gllarevë Klinë 08.04.99 19.09.99 128 Ushtar 31.05.99 Gorozhup
29 Shukri Mahmut Shala 24.04.60 Brezne Sharr 09.04.99 31.05.99 128 Ushtar 31.05.99 Gorozhup
30 Orhan Salla Badallaj 05.10.76 Zhur Prizren 13.04.99 31.05.99 128 Ushtar 31.05.99 Gorozhup
31 Shefqet Milazim Mehmeti 08.06.62 Brrut Sharr 07.04.99 19.09.99 128 Ushtar 31.05.99 Gorozhup
32 Adrian Ymridin Krasniqi 13.10.72 Brezne Sharr 03.04.99 26.05.99 128 Ushtar 26.05.99 Cahan
33 Arsim Rrustem Hoxhaj 01.04.57 Zhur Prizren 15.03.99 19.09.99 128 Ushtar 09.06.99 Pashtrik i lënduar
34 Behadin Kadri Krasniqi 10.04.68 Brezne Sharr 04.04.99 19.09.99 128 Ushtar 26.05.99 Pashtrik i lënduar

Miratoi:
Komandanti i Brigadës 128 të UÇK-së
RUZHDI SARAMATI
 
 

 

powered by Beepworld