PUSHTIMI I SHQIPËRISË NGA MAFIA SERBE...!

 

 

Rrëfimi rrënqethës i të dënuarit

 me vdekje - Hysen Shoshori

 

SALI BERISHA KA NDIKUAR NË

DËNIMIN TIM ME VDEKJE!

 

„Njeriu që ka ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha“. Ky është vetëm një pasash i shkëputur nga dëshmia rrënqethëse të dënuarit politik, Hysen Shoshori, e transmetuar për herë të parë me pamje video gjatë emisionit investigativ "Xhungël" në NEWS’24.

 

Lexoni: Më gjerësisht 

 

 

 

Flet Avdyl Loshaj

JU TREGOJ TORTURAT E SHIK’u

 

 

     Njëri prej tre shqiptarëve të torturuar nga oficerët e Shërbimit Informativ Kombëtar në vitin 1995 (në kohën kur Sali Berisha ishte president - SH.B), pas 16 vjet heshtje e pleksur me frikën e një eliminimi fizik, ka pranuar të flasë. Avdyl Loshaj, duke folur nga Holanda, në një intervistë të gjatë për emisionin “Exclusive”“Top Channel”, ka treguar kalvarin e survejimit, si u largua nga ndjekja e SHIK’ut në Sarandë për t’u rrëmbyer më pas në Qytetin Studenti ku fshihej te dhoma e të dashurës. Gjithashtu ai rrëfen torturat nga oficerët e SHIK’ut me qëllimin e vetëm që ai të pranonte se ishte pjesë e grupit që tentuan vrasjen e ish’presidentit maqedonas, Kiro Gligorov. Loshaj, në këtë dëshmi të parë për mediat, tregon edhe momentin e fundit kur e pa gjallë biznesmenin shqiptar nga Maqedonia Remzi Hoxha, i zhdukur nga SHIK’u, krim për të cilin akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda, oficerët e shërbimit të fshehtë shqiptar, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meçaj.

Lexoni: Më gjerësisht 

 

 

 

 

REALPOLITIKA E SALI BERISHËS!

 

____________________________________________________________________________

( IK, RRENCAK )

KËTA DUHET TË IKIN )

( QEPE MOR GOJËN O BYTHQ…O LEGEN!...! )

________________________________

S k a n d a l o z e

 

SI I SHISTE QEVERIA SHQIPTARE ARMË SERBISË?!?

 

     Revista „MAPO“ që botohet në Tiranë, në numrin e saj të fundit ka botuar një shkrim “Rruga shqiptare drejt Serbisë” me autor Gjergj Thanasi. Z.Thanasi, me këtë rast publikon disa fakte skandaloze që dëshmojnë qartë bashkëpunimin sekret të qeverisë shqiptare me qeverinë serbe dhe sekserët serbë (pjestarë të bandave kriminale serbe), të cilët gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) kanë kryer një sërë krimesh ndaj shqiptarëve. Bëhet fjalë për kontrabandimin e armëve dhe municionit, për shuma të mëdha parash etj. etj, Në këtë artikull publikohet edhe një listë me  emra të përveçëm kriminelësh serbë të përfshirë në këtë skandalë të tmerrshëm.

(www.pashtriku.org)

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

 

Skandaloze

SI RAPORTONIN TE FAZLIÇ MINISTRAT

E SALI BERISHËS?!

Besnik Bakiu-Ish'funksionari i lartë i Ministrisë së Rendit Publik.

     Duket se 33’vjeçari serbo-boshnjak, Damir Fazliç, nuk ka qenë "i dashuruar" me Shqipërinë vetëm për të bërë biznes, por edhe për të qenë sa më brenda çështjeve delikate të shtetit tonë, siç janë ato të sigurisë kombëtare. Ish-funksionari i lartë i Ministrisë së Rendit Publik, Besnik Bakiu, në një intervistë për gazetën "Shqip" rrëfen për një takim të nivelit më të lartë që mund të organizojë një shtet, për sa i përket diskutimit për çështje të sigurisë së kufijve, porteve, aeroporteve etj., ku ministra, gjeneralë e drejtorë të përgjithshëm janë "rreshtuar" para tij.

Lexoni: Më gjerësisht 

 

Skandaloze

MIKU I SALI BERISHËS - SERBI FAZLIÇ

VAZHDON TË PASTROJË PARA NË SHQIPËRI!

     Sekseri serbo-boshnjak i kryeministrit, Sali Berisha, Damir Fazlliç, del sërish në skenën shqiptare me një tjetër operacion të dyshimtë financiar. Fazlliç ka shitur sërish një kompani të tijën, të zhytur në borxhe, të një kompanie qipriote, me një shumë prej 1.25 milionë eurosh.

Lexoni: Më gjerësisht 

 

 Roli grek në takimin Berisha - Bullatoviç

TAKIMI BERISHA – BULATOVIÇ MË 15 SHTATOR 1993!

Takimi Berisha - Bulatovic, Shtator 1993!

Për herë të parë në Shqipëri, revista MAPO ka botuar kujtimet e Momir Bulatoviç, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993. Gjithashtu, këto kujtime përbëjnë rastin e parë të publikimit të një dëshmie shumë të rëndë ndaj kryeministrit aktual shqiptar Sali Berisha nga ish-kryeministri i Malit të Zi në vitin 1993.

Lexoni: Më gjerësisht 

 

 

Shpërfaqja e një historie në „Xhungël“! A janë përgjegjës

 Sali Berisha dhe Ibahim Rugova për zhdukjen e Remzi Hoxhës?!

 

REMZI HOXHA SURVEJOI TAKIMIN MILLOSHEVIÇ - BERISHA!

 

Shkruan: Artan Hoxha

Drejtues i emisionit „Xhungël“ në NEWS 24

Foto: Remzi Hoxha

 

     Emisioni investigativ „Xhungël“ që transmetohet në NEWS 24, solli dëshmi dhe fakte të reja mbi aktivitetin e Remzi Hoxhës, shqiptarit nga Maqedonia, i rrëmbyer dhe i zhdukur pa lënë gjurmë nga agjentët e SHIK-ut më 21 tetor 1995. 

Lexoni: Më gjerësisht

 

 

Shqipëria, një euro për Fazlliç!

 

LIDHJET E MAFIOZIT FAZLIÇ ME QEVERINË SHQIPTARE

 

Cila është qeveria e Shqipërisë, ajo që ka në krye Berishën, apo ndonjë qeveri hije, fshehur diku në Bosnjë apo Qipro, që ka në krye boshnjakun Fazliç?

 

Takimi Fazliç-Rixh ne kabinetin e Sali Berishës!______________________________________

 Lexoni: Më gjerësisht

 

 

Fazlliç - Mishkoviç, lidhje e tyre kriminale…!

 

BIZNESET E FAZLIÇ - MISHKOVIQ NË SHQIPËRI PAS

ARDHJES SË SALI BERISHËS NË PUSHTET!

 

Lazareviç ishte ngritur në biznes si tregtar energjie dhe partneri i tij kyç ishte bërë Fazliç, i cili kishte krijuar një rrjet të fortë me politikanë, biznesmenë dhe shoqata mediash, në Serbi por edhe në BiH, sidomos pas zhvendosjes së tij nga Sarajeva në Beograd. Prej gushtit 2008 manjati serb Mirosllav Mishkoviç bëhet zyrtarisht pronari i një rrjeti supermarketesh në Shqipëri. Një biznes fitimprurës i nisur tre vite më parë që shitet për rreth 31 milionë euro.

Mafiozët Damir Fazlic - Mirosllav Mishkovic

__________________________________________________

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

 

Shekulli: Darka sekrete e Damir Fazlliçit me djalin e Sali Berishës në Tiranë!

  

BBC: Si gënjeu kryeministri Berisha në një emision televiziv të BBC?!

 

Moderatori: Mos u gezoni per fitoren-humbjen e Berishes apo te Rames!

 

Arben Muhameti: Fazlliç, në Shqipëri për 3 vite fitoi 50 milion dollarë!

 

Sokol Çobo: Bizneset e paligjshme të Fazliçit në Shqipëri!

 

Tema: Shkëlzen Berisha, biri i kryeministrit shqiptar, është lobuesi...

 

Shekulli: „Fazlliç", zbulohen emailet e Argita Malltezit 

 

Hysen Sheshori: Komunisti S.Berisha ndikoi në dënimin tim me vdekje!

 

Andrea Stefani: Këneta shqiptare ose ik e hajdet e nano - berishëve 

 

Mero Baze: Keqpërdorimi i „Rrugës së Kombit” nga Sali Berisha 

 

Klodiana Lala: Tabulatet e Gerdecit...

 

Tema: Shkëlzen Berisha, biri i kryeministrit shqiptar, është lobuesi...

 

Tema: Vajza e Salës, përdor pushtetin e babait...!

 

Pashtriku: Martesa me pagesë “Berisha-Meta”, në survejim të Ramës!

 

Pashtriku: Athina fiton vepra - Tirana fiton fjalë!

 

Pashtriku: Fatura e Salës prej 5 milon eurosh, për 1.5 km rrugë (!!!)

 

Pashtriku: Koha e kusarëve!

 

 

 

STOP RATIFIKIMIT TË MARRËVESHJES,

QË CËNON SOVRANITETIN E SHQIPËRISË! 

Me vendim unanim 9 me 0

GJYKATA KUSHTETUESE RRËZON MARRËVESHJEN PËR KUFIJT DETAR ME GREQINË

_______________________________________________

 

 

STOP MARRËVESHJES GREQI-SHQIPËRI, ËSHTË NË DËM TË SOVRANITETIT TERRITORIAL TË SHQIPËRISË!

 

- JA TË FSHEHTAT E MARRËVESHJES!

 

- SHEMBET NJË PJESË E AUTOSTRADËS RRËSHEN - KALIMASH!

 

- SALI BERISHA PO BËN TRADHTINË E RADHËS!

 

- MARRËVERSHJA ME GREQINË, CËNON HAPËSIRËN AJRORE

 

- ME URDHËR TË KRYEMINISTRIT BERISHA ËSHTË NGRITUR GRUPI

NEGOCIATOR PËR PËRCAKTIMIN E KUFIRIT DETAR ME GREQINË!

 

- KUVENDI I SHQIPËRISË SHTYN PA AFAT RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES…

 

- PRAPASKENAT E NJË DEBATI TIRANË-ATHINË DHE MARRËVESHJA…!

 

- REAGIM NDAJ MARRËVESHJES PËR KUFIJTË DETARË

 

- KU ËSHTË CËNUAR SHQIPËRIA

 

- MARRËVESHJA SHQIPËRI-GREQI CËNON INTEGRITETIN E SHQIPËRISË

 

- MARRËVESHJA ËSHTË TRADHËTI NDAJ SHTETIT!

 

- MOS E RATIFIKONI MARRËVESHJEN E KUFIJVE DETARË ME GREQINË

 

- HARTA E KUFIRIT MES SHQIPËRISË DHE GREQISË, NUK EKZISTON!

 

- PAKTI DETAR ME GREQINË, PRET SHPATULLAT TONA UJORE

 

- NDRYSHIMI I KUFIRIT U PROJEKTUA NE KORFUZ!

 

- SALI BERISHA SHET NJE PJESE TE SHQIPERISE!

 

 

 

*   *   *

( Përgatiti moderatori i www.pashtriku.org )

 

 

 

 Me rastin e 19  vjetorit të lëvizjes studentore dhe themelimit të PDSH

Prapaskenat e Ramiz Alisë me shokun Sali Berisha

dhe Lëvizjen Studentore...!

 

 

SHINASI RAMA: SALI BERISHA ËSHTË  FIGURË AUTORITARE…DHE VEGËL E RAMIZ ALISË!

 

„Jam larguar vetë nga Partia Demokratike, kam dhënë dorëheqjen, për shkak të mospajtimeve të mia parimore me Sali Berishën. Në dorëheqjen time, që duhet të jetë diku në arkivin e PD-së, unë kam thënë se Sali Berisha është një figurë autoritare e me probleme, që i ka tradhtuar idealet e Lëvizjes Studentore, vegël e Ramiz Alisë, dhe spiun i dyfishtë i Sigurimit dhe i UDB-së jugosllave. Kujtoj se para se të ikja nga mbledhja ku dhashë dorëheqjen, iu kam thënë atyre që ishin në mbledhje se, unë do të iki vetë, por ju që po i shkoni mbrapa këtij ta dini se ky do ju hajë kokën të gjithëve e do të bëhet shkaktari i luftës civile. Dhe, ashtu ndodhi. Saliu ua ka ngrënë kokën të gjithëve, shihini se ku janë katandisur, si ata, ashtu edhe ai vetë. Dhe, e mban vendin varur e peng, një hap pa shkuar tek lufta civile, gjendje në të cilën e çoi së bashku me palën tjetër të parisë së Tiranës në vitin 1997“ - thotë Shinasi Rama. 

 

Dy fotografi historike 

Aleksandër Meksi, Azem Hajdari, Sali Berisha, Eduart Selami, Preç Zogaj-para mikrofonit, Agron Cika, Dhimitër Anagnosti, Rexhep Alijaj, Shinasi Rama 

* * *

Procesverbali i themelimit të Partisë Demokratike - më 13 dhejtor 1990

 

 

DËSHMI:

SALI BERISHA, MË 11 DHJETOR 1990, NJË DITË PARA

THEMELIMIT TË PD’së, I SHPREH MIRËNJOHJE

PRESIDENTIT RAMIZ ALIA !!!

 

 

Mes të ftohtit të dhjetori dhe dimrit, viti 1990 solli edhe një erë të re, të vështirë për t’u pranuar nga mentaliteti i kohës, drejtuesit e vendit dhe gjithë ithtarët e Partisë së Punës: pluralizmi politik. I papranueshëm krejtësisht, por i pashmangshëm gjithsesi. Shinasi Rama, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, vjen në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” duke na treguar përpjekjet e gjithë atyre njerëzve që kërkonin një Shqipëri ndryshe. Takimi me udhëheqësin Ramiz Alia, debatin e tij me të, ndërsa Rama kërkonte pluralizëm politik. Përse refuzoi Sali Berisha të ishte bashkë me studentët në këtë takim? Apo edhe fakte të tjera, si debatet gjatë këtij takimi me vetë studentët, mes tyre edhe me Azem Hajdarin. Më tej, Shinasi Rama tregon për formimin e Partisë Demokratike dhe rolin e dyfishtë të Sali Berishës, si i dërguar i Ramiz Alisë...

 

    A mund të sillni në vëmendjen e lexuesve ato ditë të fillim dhjetorit të vitit 1990... Si i kujtoni sot?

    Ato ditë kanë qenë ditët e vërteta të romantizmit rinor shqiptar. Të gjithë e dinin se sistemi duhej shembur, puna ishte jo vetëm që gërmadha të mos zinte njeri brenda, por edhe se duhej menduar mirë se çfarë sistemi do të ndërtohej. Tash gjykoj se, në vija të trasha, për aq sa më takon mua e shokëve të mi, idetë i kemi pasur shumë të dobishme e shumë të qarta si për gjendjen, ashtu edhe për rrugën ku duhej shkuar. Mendoj se Lëvizja Studentore, e cila filloi në dhjetor të vitit 1990, por vazhdoi deri në prill të vitit 1991, luajti një rol të dorës së parë në fillimet e tranzicionit. Lëvizja Studentore ka merita të pakrahasueshme për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë politike, për shmangien e luftës civile, për vendosjen e sistemit pluralist, për krijimin e partive opozitare, për shembjen e mitit të Enver Hoxhës e të legjitimitetit të PPSH-së, për çlirimin e energjive intelektuale e për dhënien e shembullit të shërbimit publik në një moment shumë kritik për shqiptarët. Unë i kujtoj ato ditë me respekt e nderim, dhe më vjen shumë keq kur shoh e dëgjoj ish-pjesëmarrës që e shtrembërojnë të vërtetën për përfitimet e ditës. Është e vërtetë që shumë studentë u përdorën nga intelektualët, por është edhe më e vërtetë që ne i përdorëm intelektualët duke i detyruar që të bënin atë që donim ne, veçanërisht gjatë rrëzimit të mitit të Enver Hoxhës, dhe pasojat dihen. Ajo periudhë është pjesë e çmuar e historisë së shqiptarëve. Veprimet tona kanë qenë të menduara mirë e në shërbim të interesave të tyre. Ne mund të kemi humbur shumë si njerëz e si individë, e prandaj nuk jemi në politikë, por vendi e kombi fitoi nga sakrificat tona dhe për këtë jemi e duhet të jemi gjithnjë krenarë.

 

 

KUR ËSHTË BËRË ANËTAR I PARTISË SË PUNËS -

SHOKU SALI BERISHA?!

 

 

TESERA E SHOKUT SALI BERISHA - ANËTAR

I PP’së - NGA DATA 08.XI.1968 !!!

 

 

 

     Ju keni qenë në takimin me Ramiz Alinë. Ekzistojnë disa të vërteta të atij takimi. A mund të na e riprodhoni me pak fjalë kërkesat e studentëve dhe përgjigjet e zotit Alia?

    Nuk ka 100 të vërteta, ka një të vërtetë. Ajo është e regjistruar dhe të gjithë e kemi nga një kopje të regjistruar të takimit, pavarësisht manipulimeve e shtrembërimeve që i janë bërë në media, e pavarësisht asaj çka flitet nga ish-pjesëmarrësit apo të tjerët. Ne kemi shkuar atje me një listë kërkesash që ishin shumë të drejta për një kohë tjetër, por krejt të tejkaluara për momentin historik që u krijua. Thelbi i veprimit tonë ishte që të përdoronim masën studentore, entuziazmin e krijuar dhe mbështetjen popullore për ta transformuar këtë Lëvizje Studentore në një Lëvizje historike, shumë të ndryshme nga revoltat e rebelimet e mëparshme si demonstratat në Shkodër e në Tiranë, ikja nga ambasadat, rebelimi i Kavajës, i Elbasanit, traktet e Korçës e me radhë. Duhet t’i vëmë pikat mbi ‘i’. Ka pasur një debat lidhur me atë se çka do të kërkonim. Në bisedë me drejtuesit e tjerë të Lëvizjes, unë iu thashë se do të shkoj për të kërkuar vetëm pluralizmin politik. Mirëpo, Azem Hajdari këmbënguli se duheshin respektuar kërkesat e studentëve, ku pluralizmi ishte vetëm një pikë e shurdhër dhe e humbur diku në mes të listës. Ndjehej shumë përgjegjësia që kishim dhe ishte shumë e qartë se çfarë potenciali kishte ajo lëvizje. Për këtë arsye, ndër të tjera, kërkoja që të krijonim kushte edhe për intelektualët e Tiranës që të dilnin hapur kundër sistemit e të kërkonin atë që duhej. Personalisht iu kam thënë si Gramoz Pashkos, ashtu edhe Sali Berishës që të vinin e ta kërkonin pluralizmin me gojën e tyre e të provonin se kush ishin, por që të dy refuzuan.

     Kur ndërruan mendje, dihet se studentët nuk i lanë as të hynin në sallën ku po takohej Përfaqësia Studentore për të diskutuar se çfarë do të bisedohej në takimin me Presidentin Ramiz Alia. Nga ana e tij, Presidenti Ramiz Alia kishte ardhur i përgatitur për ta përdoruar këtë takim ashtu siç i interesonte atij, d.m.th., që ta përdorte për të konfirmuar vendimin e KQ të PPSH për pluralizëm mendimi e subjektesh. Këtë vendim ne e njihnim përmendësh, se na e kishte sjellë i dërguari i tij Sali Berisha herët në mëngjesin e datës 11 dhjetor, dhe ai e kishte marrë po nga vetë Ramiz Alia. Kështu, me atë vendim do të na lejohej krijimi i një organizate intelektualësh të rinj e studentë, organizatë paralele me BRPSH. Mbas asaj ngjarjeje, Ramiz Alia do të shkonte gjithkah në botë duke thënë se, “nuk ka kërkesë për më tepër,” “në këtë fazë kaq mund të bëjmë”, “do të zhvillohemi gradualisht” e me radhë. Ai e urrente pluralizmin politik, nuk kishte si ta donte, mirëpo e papritura ishte se ai nuk priste që ne të ishim aq të pjekur sa ta dinim mirë se çka donim e si ta kërkonim.

     Gjendja u acarua shumë kur ai e mbylli fjalën e tij hyrëse me ton kërcënues: “Tashti të dëgjojmë ça keni juve e ça doni juve”. Në atë kohë kjo ishte shumë e rëndë, sepse ai ishte diktatori i shtetit dhe njeriu i plotfuqishëm që e kishte lënë Enver Hoxha në vend të tij; nuk ishte e lehtë për askënd t’i kundërviheshe as atij, as atyre që të zhduknin edhe hijen me një shenjë të tij. Mbas ndërhyrjes së Arben Demetit, e mora fjalën unë dhe mbasi bëra një ekspoze të shkurtër të historisë së pluralizmit ndër shqiptarët, vura në dukje rëndësinë e momentit historik, ia hodha poshtë vendimin e KQ të PPSH si të mangët dhe i kërkova pluralizmin e vërtetë politik në emër të kombit shqiptar e të interesave madhore të kombit. Ai dredhoi dhe nisi të hidhte fjalë andej këndej, debati midis nesh u acarua keq.

Hysen Sheshori: Komunisti S.Berisha ndikoi dënimin tim me vdekje!

     Ndërhynë studentë e pedagogë, dhe në dialogun midis meje e tij ne shkëmbyem ca fjalë jo të këndshme e të rënda, mirëpo unë nuk kisha shkuar atje për të aprovuar çka thoshte Ramiz Alia. Mbi të gjitha, pluralizmi ishte një e drejtë që ne duhej ta fitonim vetë e për të gjithë shqiptarët, nuk mund të ishte dhurata e Ramiz Alisë. Mbas kërkesës sime për pluralizëm politik të mirëfilltë e pa kushte, të gjithë studentët e pedagogët e pranishëm, në vend që të më mbështesnin e ta mbyllnim takimin aty, filluan të flisnin edhe një herë për nëntë kërkesat në letër: jo duam ujë, jo duam drita, pse e lejon apo se lejon partia jonë krijimin e organizatës së studentëve e intelektualëve të rinj, pse na rrahën, e kështu me radhë. Pat momente të rëndësishme, dhe ndërhyrja e Tefalin Malshytit që e ndau rolin e tij të Presidentit nga Sekretari i Parë, e Ben Likës që e vuri me shpatulla për muri në lidhje me rrahjen e studentëve, e Mimozës nga Vlora, lidhur me rrenat e shtypit të atyre ditëve dhe e ndonjë tjetri si Blendi Gonxhe apo Adrian Petrollari, janë momente shumë interesante të atij takimi.

     Megjithatë, për nja dy orë Ramiz Alia u mundua të tregonte se ishte në kontroll të gjendjes, mbajti fjalime për gjendjen ekonomike e të jashtme, u diskutua edhe një herë çështja e pronës dhe rrahja e studentëve, pati shumë shprehje respekti e përulje karshi tij, ku natyrisht u shqua Arben Imami. Në një moment, edhe Azemi( Hajdari) i tha duke bërë me kokë nga unë: “Shoku Ramiz, këta që i çojnë dy gishtat nuk na e duan të mirën ne”.

     Aty e kam ndjerë veten shumë vetëm dhe jam habitur me poshtërsinë e dyfytyrësinë e disave. Si po shkonte ai takim, ishte e qartë se do të përfundonte me një fitore të madhe të tij, edhe personale, edhe politike. Kështu, në një moment, mbasi e humba durimin, u ngrita në këmbë dhe i ulërita: “A don me e dhanë apo jo?”, dhe ai tha një ‘po’ të mekur. Kështu u fitua edhe pluralizmi politik. Edhe ai e dinte se pluralizmin e fituam ne, nuk na e bëri dhuratë njeri, as ai, askush tjetër. Kujtoj një moment mbas takimit, kur desha t’i them se politika është politikë e se jemi të gjithë shqiptarë e duhet të punojmë për të mirën e kombit. Ai as nuk pranoi të më shihte, e jo të më fliste. Natyrisht, ai kishte edhe gurin, edhe arrën në dorë dhe kishte kohë të përgatitej që gjendja të mos i dilte prej dore. Dhe, unë e dija se ashtu do të ndodhte. Kështu, sapo u fitua pluralizmi, paria e Tiranës nuk humbi fare kohe dhe përfitoi nga momenti; ato e dinin se tash do të dilnin të gjithë të bënin partinë e vet, sepse ishte lejuar formimi i tyre. Nga ana e tij, të nesërmen, më 12 dhjetor Ramiz Alia u takua fshehurazi me të gjithë ata që u bënë lojtarët kryesorë të këtij tranzicioni, një e nga një e në grupe të caktuara dhe iu dha dritën jeshile. Mirëpo, thelbi i atij takimi ishte se mbas takimit me ne kishte ndodhur një ndryshim i thellë politik, sepse ne i kishim ndërruar rregullat bazë të lojës. Pluralizmin e kërkuam dhe e fituam vetë ne, ishte një kërkesë e pastër politike, një kontribut që nuk e jepte dot njeri dhe që e nxori vendin nga qorrsokaku ku ishte. Si Ramiz Alia, ashtu edhe të gjithë të tjerët ishin krejtësisht të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm kishte qenë ai takim e pse ishte aq i rëndësishëm.

    Kush e dha idenë për të themeluar Partinë Demokratike?

    Mendimin për të formuar Organizatën e Studentëve e të Intelektualëve të Rinj e kemi diskutuar gjatë, por mendimin për të formuar partinë opozitare e kam dhënë unë, dhe veprimet e para për të bërë bashkë njerëzit i kam ndërmarrë po unë. Shiko, në atë kohë ka pasur shumë presion mbi të gjithë ne. Sistemi ishte shumë funksional dhe si u mor vesh ‘kush ishte kush’ edhe në Lëvizjen Studentore që sa kishte lindur, strukturat e shtetit u munduan që të sillnin pjesëtarët me influencë të familjeve për të ndikuar mbi ne. Në rastin e Azemit, atij i sollën të vëllanë, Rasimin, që ishte instruktor në KQ të Partisë në Tropojë. Komiteti i Partisë në Shkodër çoi një njeri tek im atë, por im atë ia la në dorë teserën e Partisë dhe i tha; merre, unë do të shkoj mbas djalit tim e nuk pranoi të bisedonte më gjatë me të dërguarin e Komitetit të Partisë.

     Tash, nën influencën e Rasimit, të Saliut e të Besnik Mustafajt, Azemi u ndryshua shumë. Shumë nga studentët i besonin, mirëpo tash ai kishte mendime të tjera. Ai këmbëngulte që intelektualët t’i bashkëngjiteshin Lëvizjes Studentore e ne të viheshim nën drejtimin e tyre, gjasme sepse ato dinin më shumë se ne, dhe për çdo gjë ai u bë zëdhënësi i mendimeve të tyre. Unë kisha mendimin e kundërt, d.m.th., mendoja që intelektualët e të tjerët duhej të vepronin më vete dhe ne duhej të kishim fytyrën tonë e të ndiqnim rrugën tonë. Gjendja u bë kritike në mëngjesin e datës 11 dhjetor, kur morëm vesh se KQ i PPSH e kishte lejuar formalisht krijimin e organizatës së Studentëve e të Intelektualëve të Rinj, gjithnjë brenda rregullave ekzistuese, si organizatë paralele e rinisë.

     Sali Berisha, si i dërguar i posaçëm i Ramiz Alisë, na e solli vendimin e KQ të PPSH në mëngjesin e 11 dhjetorit dhe tha se, “ky është vendimi e mos kërkoni më se mandej nuk i dihet”. Pra, u pa se ata do të lejonin që të bëhej një organizatë, mirëpo unë nuk u pajtova me këtë rrugë. Isha i vendosur që në takimin që do të bëhej në darkë me Ramiz Alinë të kërkohej me forcë pluralizmi politik i mirëfilltë dhe të mos iknim prej andej pa e ndryshuar sistemin, edhe sikur të hupnim fare. Me këtë synim, para mensës, më datën 11 dhjetor, aty nga ora 10 - 10:30 e mëngjesit i kam thënë gruas së Gramozit, Mozës që ta sillte Gramozin nga Fakulteti Ekonomik. Ajo shkoi dhe e thirri dhe mbasi i kam prezantuar Saliun me Gramozin, iu kam thënë që të shkonin e të mblidhnin edhe intelektualët e tjerë e të bënin partinë politike se ne do t’i mbështetnim deri në fund. Mbas atij momenti ata nuk u ndanë nga njëri-tjetri. Mirëpo, kishin frikë dhe atyre që i thirrën me urgjencë tek shtëpia ku jetonte Gramozi me familje, Sokol Neçaj, Genc Ruli, Aleksandër Meksi e disa të tjerë, iu thanë se do bënin partinë e studentëve kur në fakt unë iu kam thënë hapur se ata duhej të bënin partinë e tyre.

Sinasi Rama: Berisha dhe Pashko nuk e donin Edi Ramën në PD

     Edhe pse Sali Berisha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike më 12 dhjetor, ai deri në janar të vitit 1991 mbeti anëtarë i PPSH-së. Shinasi Rama, një nga themeluesit e PD-së, në këtë pjesë të dytë të intervistës së tij na tregon detaje mjaft interesante të disa prej personazheve të kohës... mes të cilave, ai zbardh edhe zënkën e Edi Ramës me Sali Berishës, i cili bashkë me Gramoz Pashkon nuk e donin atë në PD. Ndërkaq, Shinasi Rama tregon për largimin e tij nga PD-ja parashikimin që kishte bërë ai dikur, se Berisha do ta çonte vendin pranë luftës civile. Sipas tij, “Saliu ua ka ngrënë kokën të gjithëve, shihini se ku janë katandisur, si ata, ashtu edhe ai vetë. Dhe, e mban vendin varur e peng, një hap pa shkuar tek lufta civile, gjendje në të cilën e çoi së bashku me palën tjetër të parisë së Tiranës në vitin 1997”...

     Thuhet se Sali Berisha, kur e mori vesh që do të themelohej PD-ja dhe jo Partia e Studentëve ka ikur nga takimi?

     Nuk ka rëndësi se si erdhi e si iku Saliu, rëndësi ka që ai e ndjeu potencialin që kishte kjo lëvizje politike, dhe me gjithë luhatjet e njohura të tij (ndër të tjera, ai dhe të tjerët mbetën anëtarë të PPSH-së deri në janar të vitit 1991), Saliu u bë shpejt shumë i fuqishëm në PD. Pavarësisht karakterit të dobët, ai kishte dije, kishte shumë lidhje gjithkah, ishte shumë inteligjent, njeri i strukturave dhe gëzonte shumë respekt si në intelektualët e Tiranës, ashtu edhe në popull.

     Ju si pjesë e atij grupimi themeluesish, mund të na thoni se cilët kanë qenë themeluesit kryesorë të kësaj partie?

     Themeluesit kryesorë kanë qenë Shinasi Rama, Sali Berisha, Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari, që i shkonte mbrapa si dele e bindur Saliut. Njëherë unë këmbëngula për t’i përzënë këta të dy e të tjerët që vinin mbas tyre nga Qyteti Studenti. Vetëm kur e pashë se nuk kishte rrugë tjetër, se kishte ardhur e gjithë Tirana në shesh, iu thashë që do ta shpallnim partinë, por me disa kushte që i vura po unë. Dhe, njeri kusht ishte që në Komisionin Nismëtar të kishte gjashtë studentë, e jo vetëm Azemin si donte Sali Berisha. Mandej, secili solli njerëzit e tij dhe kështu u bë Komisioni Nismëtar. Për të siguruar mbështetjen e studentëve që e donin dhe e respektonin shumë Azemin, ata e mbështetën Azemin për kryetar të Komisionit Nismëtar, dhe i dhanë hapësirë të madhe, çka ishte një lëvizje e zgjuar nga ana e tyre. Edhe unë e mbështeta, jo pse i besoja, por sepse kisha bindjen se nuk kishte se ku të shkonte pa mbështetjen time e të studentëve të tjerë e do të rrinte afër nesh. Mirëpo, isha gabuar. Ndër studentët ishin Azem Hajdari, Arben Lika, Alma Bendo, Arben Sula, Blendi Gonxhe dhe Shinasi Rama. Gramoz Pashko solli Genc Rulin dhe Aleksandër Meksin. Saliu kishte Preç Zogaj, që ishte edhe mik i imi, e Arben Imamin. Përveç Arben Demetit, në sallë u propozua nga Eduard Zaloshnja, dhe u pranua edhe Merita Zaloshnja. Pak më vonë, më duket edhe Mitro Çela, por shumë shpejt u kooptuan edhe një numër njerëzish që më vonë bënë emër dhe sot numërohen ndër themeluesit e saj, si Zenel Hoxha, Tefalin Malshyti, Eduard Selami, Agron Cika, e të tjerë.

     Keni qenë prezent kur ka ndodhur zënka mes Sali Berishës dhe Edi Ramës? Çfarë dini për largimin e këtij të fundit nga PD-ja?

     Kam qenë prezent. Sa ishte zgjedhur Komisioni Nismëtar formalisht, dhe në mbledhjen në darkë erdhi Edi Rama. Gramozi me Saliun nuk e donin fare, ishte krejt e qartë ajo gjë. Pa u bërë partia, kishte filluar problemi i kryetarit të vërtetë dhe Edi Rama ishte një problem për ta, sepse kishte ambicie, vullnet dhe dëshirë për të kontribuar. Edi Rama kishte bërë emër e gëzonte respekt ndër studentët e Arteve dhe më gjerë. Kështu që duke e shfrytëzuar mirë gjaknxehtësinë e Edi Ramës e duke qenë shumë më të djallëzuar, këta të tjerët arritën e ia treguan vendin. Unë e njihja mjaft mirë dhe u përpoqa ta mbaj aty duke i thënë: “A mund të na gjesh një motor për të shkuar në Shkodër”? Diçka që duhej ta bënte të mendonte dhe ta shtynte të rrinte, por ai ishte shumë i nxehur. Nuk pati durimin e duhur as të dëgjonte e të kuptonte si duhet se çka i thashë dhe krisi e iku nga salla.

     Përse u larguat ju nga Partia Demokratike?

     Unë gjithnjë e kam parë veten si student dhe të përkohshëm në PD. Rruga e studentëve ishte edukimi dhe transformimi i universitetit në një forcë për demokracinë e për kombin. Rruga e intelektualëve dhe e të tjerëve ishte politika. Mbas pluralizmit, objektivi që mendonim se ishte kryesor ishte shmangia e luftës civile, dhe metoda që gjetëm ishte shembja e mitit të Enver Hoxhës. Pra, ajo që ndodhi në dhjetor nuk ishte rastësi. Kështu, jam i lumtur që Shoqata Studentore “Fan S. Noli”, themelues e kryetar i së cilës kam qenë, dha kontribut të çmueshëm historik në organizimin e grevës së urisë e në rrëzimin e mitit të Enver Hoxhës. Jam larguar vetë nga Partia Demokratike, kam dhënë dorëheqjen, për shkak të mospajtimeve të mia parimore me Sali Berishën. Në dorëheqjen time, që duhet të jetë diku në arkivin e PD-së, unë kam thënë se Sali Berisha është një figurë autoritare e me probleme, që i ka tradhtuar idealet e Lëvizjes Studentore, vegël e Ramiz Alisë, dhe spiun i dyfishtë i Sigurimit dhe i UDB-së jugosllave. Kujtoj se para se të ikja nga mbledhja ku dhashë dorëheqjen, iu kam thënë atyre që ishin në mbledhje se, unë do të iki vetë, por ju që po i shkoni mbrapa këtij ta dini se ky do ju hajë kokën të gjithëve e do të bëhet shkaktari i luftës civile. Dhe, ashtu ndodhi. Saliu ua ka ngrënë kokën të gjithëve, shihini se ku janë katandisur, si ata, ashtu edhe ai vetë. Dhe, e mban vendin varur e peng, një hap pa shkuar tek lufta civile, gjendje në të cilën e çoi së bashku me palën tjetër të parisë së Tiranës në vitin 1997.

     Si e shihni ju sot Partinë Demokratike?

     Partia Demokratike është instrument i pamëdyshje i vullnetit të Sali Berishës. Si është kryetari, ashtu është edhe PD-ja. PD-ja nuk ka ideologji, nuk ka strukturë të konsoliduar, nuk është në shërbim të shqiptarëve, është vegël e një klani të caktuar familjar dhe mbahet me urrejtjen e turmave të verbra e të militantizmit terrorist. PD-ja është kthyer në një kancer për shqiptarët.

     Sot asaj i mungojnë thuajse gjithë themeluesit e saj, një pjesë e mirë e përjashtuar. A ka ngjashmëri kjo Parti sot me atë që u krijua në vitin 1990?

     Jo, nuk ka asnjë lidhje me PD-në e vitit 1990. PD-ja e vitit 1990 duhej të ishte një front i gjerë popullor, për të bashkuar të gjithë shqiptarët e për t’iu dhënë shpresë e rrugëzgjidhje në atë kthesë historike. Vetëm ashtu do të shpëtonte kombi shqiptar dhe shteti i tij. Udhëheqësit që dolën në krye të saj duhej ta sakrifikonin veten dhe të bënin atë që duhej bërë. Por, të gjithë patën interesat e tyre të ngushta dhe e sakrifikuan vendin për ato interesa. Sot PD-ja është ashtu si e kam përshkruar më lart, instrument i verbër politik i Sali Berishës. Dhe, për ta transformuar PD-në në atë mënyrë e në atë nivel ku ka rënë, Saliu ka bërë kompromise shumë të dëmshme e kriminale, sepse i ka fryrë shumë zjarrit të përçarjes e të ndasive duke krijuar një besnikëri patologjike e deri në marrëzi tek militantët e mbështetësit e tij dhe duke i shtyrë shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin. Tani ajo është partia personale e tij, dhe kush i bashkëngjitet PD-së është bashibozuk i Saliut. Ata që janë përjashtuar dikur e që janë kthyer tek Saliu kanë treguar se kush janë e se nuk kanë as vlera, as ideologji, e as nder, por vetëm interesa, dhe janë treguar përfaqësues të denjë të parisë së Tiranës. Ndër ta shkëlqen Arben Imami, ai që u vesh si gjeneral grek, dhe të cilin tash Saliu, për t’iu dhënë një shuplakë të mirë të gjithë shqiptarëve si dhe militantëve të PD-së që dikur e kanë urryer me shpirt, e bëri ministër të Mbrojtjes të një vendi që s’ka ushtri dhe do ta zgjedhë në Këshillin Drejtues të PD-së. Dhe, mandej këta të tjerët, të kthyerit e të thyerit, do ta duartrokasin. Vetëm ky fakt të tregon se sa poshtë ka rënë ajo parti.  

     Si e keni njohur ju Sali Berishën dhe cili është mendimi juaj për të sot?

     Unë e kam njohur shumë mirë, dhe duke u bazuar në atë që kam menduar e thënë për të qysh herët, mendoj se nuk jam gabuar aspak kur e kam konsideruar si një ndër njerëzit më të rrezikshëm për shqiptarët. Personalisht, më vjen keq për të, sepse në disa momente ka luajtur e do të mund të luante rol pozitiv, e mendoj se po të ishte futur në rrugën e duhur do të bënte gjëra të mira, sepse e kishte potencialin, dijen e zgjuarsinë. Mirëpo, ai duhej të mbahej nën kontroll, se ishte krejtësisht i paparashikueshëm dhe me karakter të dobët, me probleme, e me sedër të sëmurë. Sot mendoj se i ka hipur një eufori e pajustifikuar. Saliut i duket vetja si Skënderbeu. Mirëpo, Saliu po sulmon mullirin e erës që po vetë e ka ndërtuar. Historinë nuk e bën Saliu, historinë e bën tjetërkush, Saliu vetëm sa ia mbush mendjen vetes se është Skënderbeu. Por, duke i lënë mënjanë krimet e vogla që nuk iu bëjnë më shumë përshtypje njerëzve, atij i janë faturuar e do t’i faturohen shitja e trojeve shqiptare, kriza e piramidave, shkatërrimi i ekonomisë kombëtare, dështimi i përplotë i tranzicionit, tradhtia e dështimi i zgjidhjes së duhur të çështjes kombëtare, shkatërrimi i familjes shqiptare dhe i jetëve të shumë njerëzve, shpërdorimi i kontributeve të emigrantëve, mungesa e vizionit politik e shoqëror për të ardhmen, e me radhë. Këto janë krime të përbindshme, dhe përgjegjësi kryesor historik është Sali Berisha. Ai ka marrë përgjegjësinë për të drejtuar shtetin, ka qenë në krye të shtetit, dhe natyrisht edhe paria e Tiranës që nuk ka lënë gjë pa bërë si duke punuar për të ose duke vazhduar politikat e tij. Gjykimit të historisë ai nuk i ikën dot, as Saliu, as kurrkush tjetër. Ai që i thotë vetes jam Skënderbeu, është vetëm Don Kishoti.

( Gazeta Shqiptare - Ilda Lumani - Tiranë, 03 - 04. 12. 2009 )

( Ilustrimet janë bërë nga moderatori i www.pashtriku.org )

 

 

 

==================================== 

Vizita e Bushit në Shqipëri - 10 qershor 2007

BUSH: PAVARËSIA E KOSOVËS ËSHTË REZULTATI I FUNDIT 

(www.pashtriku.org - 10.06.2007)

“Unë jam përkrahës i fortë i planit të Ahtisaarit. Koha është tani, e thashë edhe në Romë. Pika e parë - duhet të bëjmë përparime; pika e dytë - rezultati përfundimtar është pavarësia. Dua të qartësoj se pavarësia është rezultati i fundit", ka deklaruar në Tiranë, presidenti amerikan, George Bush.

Presidenti i SHBA-së, George Bush dhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, kanë mbajtur një konferencë shtypi në Tiranë. Në të presidenti amerikan vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA.

Ai tha se SHBA përkrah dëshirën e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në NATO. Ai vlerësoi lartë tolerancën fetare në Shqipëri.

Lidhur me çështjen e Kosovës, presidenti amerikan Bush tha: "Unë jam përkrahës i fortë i planit të Ahtisaarit. Koha është tani, e thashë dhe në Romë. Pika e parë - duhet të bëjmë përparime; pika e dytë - rezultati përfundimtar është pavarësia. Dua të qartësoj se pavarësia është rezultati i fundit".

Nga ana e tij, kryeministri i Shqipërisë falënderoi zotin Bush për vizitën në Shqipëri duke e cilësuar këtë si vizitë historike. Ai tha se Shqipëria përkrah planin Ahtisaari, fillimisht për një pavarësi graduale të Kosovës e deri në pavarësi të plotë të saj.

Takimi i presidentin Bush me presidentin Moisiu

Në orën 10:10 presidenti Bush është pritur në Pallatin e Brigadave nga homologu i tij shqiptar, Alfred Moisiu, dhe së bashku kanë dëgjuar himnet e Shqipërisë dhe SHBA-së. E pranishme në ceremoninë e pritjes së Bushit ka qenë edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Marcie Ries, si dhe shumë personalitete të tjera.

Gjate takimit Moisiu ka dekoruar presidentin Bush me “Urdhrin e Flamurit”. Dekorimi i Presidentit Bush u bë me motivacionin: “aleat i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve - në shenjë mirënjohjeje të thellë për rolin historik në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave kombëtare, në të mirë të kombit shqiptar dhe mbarë rajonit. Për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e vendosur të qeverisë dhe popullit amerikan në zhvillimin e proceseve demokratike dhe të integrimit të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike”.

Po sot pasdite në Tiranë, kryeministrat e dy vendeve të tjera ballkanike, kryeministri kroat Ivo Sanader dhe ai maqedonas, Nikolla Gruevski, do të marrin pjesë në një drekë pune me presidentin Bush dhe kryeministrin Berisha.

Pas takimeve dhe aktiviteteve tjera, të parashikuara me protokoll, Presidenti amerikan Bush dhe bashkëshortja e tij Laura, do të largohen nga Shqipëria rreth orës 16: 30.

Ndryshe, kjo vizitë shtatorëshe e presidentit Bush në Shqipëri, shoqërohet me masa të larta sigurie. Rreth 10 mijë e 500 punonjës policie janë angazhuar për të garantuar sigurinë, ndërsa snajperistët do të pozicionohen ne kullat më të larta në Tiranë.

Mediat e huaja: Pritje madhështore ne vendin më pro-amerikan në planet

Mediat e huaja i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë vizitës së presidentit amerikan Bush në Shqipëri. Reuters shkruan se Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Evropë ka shpenzuar miliona dollarë për një pritje euforike për presidentin Bush, edhe pse ky i fundit do qëndrojë në Shqipëri vetëm 7 orë.

Pikërisht në këtë vend të vogël, presidentit amerikan po i bëhet një mikpritje madhështore dhe historike. Mediat shkruajnë se i lodhur nga gjithë protestat kundër tij në vende të tjera Evropiane, Bush do ta mbyllë turin e tij me një pritje të ngrohtë në të vetmin vend që e pret krahëhapur.

Stacioni amerikan CBS, thotë se Shqipëria është vendi më pro amerikan në Evropë. Agjencia ANSA shkruan: Shqipëria është një nga vendet më pro-amerikane në planet. Kryelajmi i BBC është gjithashtu vizita historike e Bushit në Shqipëri, si vizita e parë e një presidenti amerikan në këtë vend ballkanik. Mediat e huaja nuk lënë pa përmendur edhe faktin se aq shumë e duan shqiptarët Bushin, sa i vunë një rruge përballë parlamentit emrin e tij.

E përditshmja amerikane New York Times përmes një reportazhi vlerëson se Shqipëria është me siguri vendi më pro-amerikan në Evropë, e ndoshta edhe në botë, është një vend ku Bush është më i sigurt sesa ne SHBA.

Megjithatë, shumica e tyre mendojnë se më tepër vizita e Bushit ka të bëjë me çështjen e Kosovës se sa me të ardhmen e Shqipërisë.

/Balkanweb/News24/BBC/Reuters

 BUSH TAKON BERISHËN 

ORA- 11:15- Bush është duke zhvilluar takimin e tij kokë më kokë me kryeministrin Sali Berisha. Zëdhënsëi i qeverisë Dritan Mishto shprehet se kjo vizitë ka një interesim të jashtëzakonshëm. “Media ndërkombëtare po e ndjek vizitën e presidentit Bush nga afër. Qëndrimet dhe temat tashmë dihen: Çështa e Kosovës, Integrimi në NATO dhe Reformat e qeverisë. Një temë e rëndësishme është edhe ajo e trupave paqeruajtëse shqiptare përkrah atyre të forcave aleate.”, tha ai.

ORA- 11:00- Presidenti Moisiu dekoron Presidentin George W. Bush me Urdhrin e Flamurit Kombëtar

Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i dorëzoi sot Presidentit George W. Bush Urdhrin e Flamurit Kombëtar me motivacionin: “Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës - aleatit të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve - në shenjë mirënjohjeje të thellë për rolin historik në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave kombëtare, në të mirë të kombit shqiptar dhe mbarë rajonit.

Për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e vendosur të qeverisë dhe popullit amerikan në zhvillimin e proçeseve demokratike dhe të integrimit të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike”.


Presidenti Amerikan W George Bush ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku është pritur nga vetë Presidenti Alfred Moisiu. Pas mbërritjes së presidentit Bush, janë kënduar dy himnet, ai shqiptar dhe ai amerikan. Temë kreysore e takimit midis zotit Moisiu dhe atij Bush pritet të jetë çështja e Kosovës.

Bush do të dekorohet në këtë takim për kontributin e dhënë për çështjen shqiptare dhe veçanërisht atë të Kosovës.

ORA - 9:35 -Presidenti amerikan Bush mbërrin në Tiranë

Mbërrin në Tiranë Presidenti Amerikan Geroge W. Bush, vizitë kjo për herë të parë e një presidenti amerikan. I shoqëruar nga zonja e tij Laura Bush, ai sapo ka zbritur në aeroportin Nënë Tereza. Ndërkohë vihet re që gazetarëve ju ëhstë lënë një vend shumë I kufizuar dhe çdo gjë është nën një kontroll të rrepte. Çdo ambient i aeroportit "Nënë Tereza" është vënë nën kontrollin e plotë të ekipeve të sigurimit.
Presidenti amerikan Bush pritet nga ambasadorja amerikane në Tiranë Marsie Ries, Ministri I Punëve të Jashtme Lulzim Basha,Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Bamir Topi dhe homologu i këtij të fundit Ben Blushi.
Ndërkohë eskorta presidenciale është nishur drejt Pallatit të Brigadave. Eskorta që shoqëron presidentit Bush rezulton të jetë rreth një kilometër e gjatë.

ORA- 9:00-Bush niset drejt Shqipërisë

Presidenti Amerikan George W. Bush është nisur nga aeroporti i Fiumincino drejt Shqipërisë. Zoti Bush udhëton me avion predidencial ‘Air Force 1’ ndërkohë që shoqërohet nga avionë “Air Force 2. kreu i SHtëpisë së Bardhë pritet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 9:20 minuta. Ndërkohë, aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza është vënë në dispozicion të plotë për pritjen e presidentit amerikan.

&&&

 PËRFUNDON TAKIMI BUSH – MOISIU 

(www.pashtriku.org - 10.06.2007 / 11: 30)

***
Presidenti amerikan drejt kryeministrise

Kjo eshte vizita e pare, njekohesisht historike, e nje presidenti amerikan ne Shqiperi. Bush dhe bashkeshortja e tij, Laura, jane pritur nga ambasadoret, Marsi Ris dhe Aleksander Sallabanda

Ora 11:10 Ka perfunduar takimi mes presidentit amerikan Xhorxh Bush dhe presidentit shqiptar Alfred Moisiu. Pas daljes nga Pallati i Brigadave, Bush dhe Moisiu jane pershdentur ne menyre miqesore mes tyre. Pas ketij takimi, eskorta e presidentit Bush eshte nisur drejt godines se kryeministrise ku presidenti i SHBA do te takohet me kreun e qeverise, zotin Sali Berisha.

Ora 10:15 Ka nisur takimi mes presidentit Moisiu dhe Presidentit Bush. Takimi mes personaliteteve do te realizohet pa pranine e medias. Nderkaq ceremonia e mberritjes se presidentit Bush ne Shqiperi eshte transmetuar edhe nga mediat e huaja.

Ora 10:10 Ka mberritur ne Pallatin e Brigadave presidenti amerikan Xhorxh Bush. Ai eshte pritur nga homologu shqiptar Alfred Moisiu dhe se bashku kane degjuar hymnet e Shqiperise dhe SHBA-se. E pranishme ne ceremonine e pritjes se Bush ka qene edhe ambasadorja amerikane ne Shqiperi Marsi Ris si dhe shume personalitete te tjera. Gjate takimit Moisiu ka dekoruar presidentin Bush me “Urdhrin e Flamurit”.

 

Ora 9:50 Pas mberritjes ne aeroportin “Nene tereza”, eksorta e presidentit amerikan eshte nisur drejt Pallatit te Brigadave, ku do te zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e pritjes per Bushin. Ne Pallatin e Kongreseve do te jene te pranishem personalitete nga fusha e politikes, kultures dhe shoqerise civile. Takimin e pare presidenti i SHBA do ta zhvilloje me kreun e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu.

Ora 9:30 Mberrin ne Shqiperi presidenti Amerikan Xhorxh W. Bush. Avioni presidencial Air Force One, me te cilin udhetonte presidenti i SHBA i shoqeruar nga bashkeshortja e tij Laura, eshte ulur para pak minutash ne aeroportin “Nene Tereza”. Kjo eshte vizita e pare, njekohesisht historike, e nje presidenti amerikan ne Shqiperi. Bush dhe bashkeshortja e tij kane shkelur token shqiptare rreth ores 9:30. Ata jane pritur nga ambasadoret, Marsi Ris dhe Aleksander Sallabanda, si dhe nga ministri i jashtem Lulezim Basha, dhe kreret e grupeve parlamentare te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste, Bamir Topi dhe Ben Blushi.
Vizita 7 orëshe shoqerohet me masa të larta sigurie. Rreth 10 500 punonjes policie jane angazhuar per te garantuar sigurine, ndersa snajperistet do te pozicionohen ne kullat me te larta ne Tirane.
Nderkaq gazetarë nga e gjithë bota kanë mbërritur në Tiranë për të ndjekur nga afër vizitën 7-orëshe të presidentit amerikan, Xhorxh Bush.

 -------

 CEREMONIA PËR BUSHIN, BERISHA REFUZON MOISIUN

Nevila Perndoj(SHEKULLI) 10-06-2007 

TIRANË- As ceremonia e dekorimit për Presidentin e SHBA-së Xhorxh W.Bush nuk ka bashkuar dot qoftë edhe formalisht në një takim Presidentin Alfred Moisiu dhe Kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit mësohet se deri mbrëmë vonë ka refuzuar ftesën e Presidentit Alfred Moisiu për të qenë i pranishëm gjatë ceremonisë së dekorimit të Presidentit amerikan, për shkak të protokollit që ai ka parashikuar po për vizitën e Bushit në Kryeministri.Ndërkohë që vetëm dje pasdite ka konfirmuar pjesëmarrjen Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, e cila prej kohësh kishte bojkotuar çdo ftesë të deritanishme të kreut të shtetit. Në pritjen që do organizohet në Pallatin e Kongreseve, është ftuar për të marrë pjesë edhe kryesocialisti, Edi Rama. Mes krerëve të të gjitha institucioneve kushtetuese do të jetë edhe kryeprokurori, Theodhori Sollaku.

 

Ndaj, vizita historike e presidentit Xhorxh Ë. Bush do t'i mbledhë të gjithë së bashku, (përveç Berishës) për disa minuta, gjatë pritjes dhe ceremonisë së dekorimit të Presidentit amerikan, me "Urdhrin e Flamurit Kombëtar". Presidenca ka përfunduar dje listën zyrtare të të ftuarve, ku pjesa më e madhe e tyre, përfshi edhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, deri mbrëmë vonë, kishin konfirmuar pjesëmarrjen gjatë ceremonisë. Në ceremoni është parashikuar të marrin pjesë 23 të ftuar, ku përfshihen krerët e partive politike parlamentare, si dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese në vend. Në listën e të ftuarve është Sali Berisha, Jozefina Topalli, Edi Rama, Vladimir Kristo, Fatos Beja, Thimio Kondi, Emir Dobjani, Ardian Fullani, Theodhori Sollaku, Bahri Shaqiri, Robert Çeku, Luan Hoxha, Fatmira Laskaj, Fatmir Mediu, Ilir Meta, Skënder Gjinushi,Genc Pollo, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Lufter Xhuveli, Neritan Ceka, Paskal Milo dhe Arjan Starova. Sipas axhendës së Presidencës, ceremonia e mirëseardhjes se presidentit amerikan, Xhorxh Ë. Bush do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Me pas të ftuarit, bashkë me presidentin Alfred Moisiu dhe presidentin amerikan Xhorxh Ë. Bush, do të futen në sallën e bisedimeve bilaterale, ku pritet të ketë takime mes njëri-tjetrit. Këto takime do të vijojnë me ceremoninë e dekorimit, ku presidenti Alfred Moisiu do t'i dhurojë homologut të tij amerikan, Xhorxh Ë. Bush, medaljen më të lartë që Shqipëria ka në dispozicion, "Urdhri i Flamurit". Me një dekoratë të tillë, mësohet se janë vlerësuar dy figura të tjera të rëndësishme: ish-Presidenti amerikan, Bill Klinton, si dhe Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, pas vdekjes. Pas ceremonisë, që është parashikuar të jetë krejtësisht e veçantë dhe e menduar deri në detaje, presidenti amerikan, Bush, do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin e Shqipërisë, Moisiu. Në anën tjetër, (gjatë kësaj kohe) edhe bashkëshortja e Presidentit amerikan, Laura Bush do të ketë një program të detajuar, e shoqëruar nga vajza e presidentit Alfred Moisiu, Mirela.

Të ftuarit e presidentit Alfred Moisiu gjatë ceremonisë së dekorimit:

Kryeministri dhe kryetari i PD Sali Berisha

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli

Kryetari i PS Edi Rama

Kryetar i Gj. Kushtetuese Vladimir Kristo

Nënkryetar i Kuvendit Fatos Beja

Kryetar i Gjykatës së Lartë Thimio Kondi

Avokati i Popullit Emir Dobjani

Guvernator i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani

Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku

Drejtori i SHISH-I tBahri Shaqiri

Drejtor i KLSH-së Robert Çeku

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha

Drejtoresha e ILDP Fatmira Laskaj

Kryetari i PR Fatmir Mediu

Kryetari i LSI Ilir Meta

Kryetari i PSD Skënder Gjinushi

Kryetari i PDR Genc Pollo

Kryetar i PDK Nard Ndoka

Kryetar i PBDNJ Vangjel Dule

Kryetar i PAA Lufter Xhuveli

Kryetar i PAD Neritan Ceka

Kryetar i PDS Paskal Milo

Kryetar i PBLD Arjan Starova

Kthehu ne fillim

----------------

Roli i policisë shqiptare, vëzhgimi i agjentëve të CIA-s dhe ruajtja nga marinsat amerikanë

 Takimet e Bushit për 6 orë në Tiranë 

Etleva DELIA

Askush nuk ka pse ta quajë mungesë besimi ose nënvleftësim të policisë shqiptare ardhjen e marinsave në Shqipëri. Ky është një veprim rutinë për amerikanët, që nuk bëhet vetëm pse Bush po vjen në vendin tonë. E njëjta gjë ndodh edhe për një udhëtim të tij brenda për brenda SHBA-së. "Besnikët" e Xhorxh Bush duan që çdo lëvizje e Presidentit të jetë në "duart" e tyre, pasi është veprimi që ata kanë mësuar më së miri dhe se askush nuk di ta bëjë më mirë se ata. Por edhe vetë drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Brendshme, e pranojnë se roli i policisë shqiptare në vizitën historike është vetëm një për qind, duke e krahasuar me rolin e marinsave amerikanë dhe agjentëve të CIA-s. Por për disa minuta Bush do të sigurohet nga Garda e Republikës, me tre helikopterë shqiptarë, nga Rinasi në Tiranë. Prej disa ditësh institucionet kryesore në Tiranë, aty ku do të shkelë Bushi kanë filluar të "blindohen" nga aparaturat e agjentëve amerikanë, me qëllim që më 10 qershor të mos ketë asnjë problem për Presidentin.
Gjashtë orët e Bushit në Tiranë
Ndonëse ende nuk kemi një agjendë të saktë deri tani, burimet flasin se Presidenti amerikan do të qëndrojë në Tiranë për gjashtë orë rresht. Mendohet se ai do të vijë në kryeqytetin shqiptar rreth orës 10:00 dhe do të largohet në orën 16:00. Më parë Bush do të ketë zhvilluar takime në Çeki, Gjermani, Poloni dhe më pas në Itali. Pas Tiranës do të shkojë në Sofje. Të dhënat flasin se, Bush do të vijë në Tiranë nga Roma ku do të ketë një takim me Papën. Ai do të pritet në Rinas nga politikanët e rangut të lartë, ku spikaten Presidenti Moisiu dhe kryeministri Berisha. Por edhe krerë të tjerë të shtetit, si dhe kreu i opozitës, Edi Rama.
Takimet
Më pas Bush pritet të shkojë në Pallatin e Brigadave dhe në Kryeministri, ku do ketë takime të veçanta me krerët e këtyre dy institucioneve. Mendohet të zhvillohet dhe një vizitë në Parlament, por një gjë e tillë ende nuk është saktësuar. Protokolli ende nuk është plotësuar, por janë duke u zhvilluar takime edhe me përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë. Ambasadorja Marcie Ries ka një eveniment të veçantë me këtë takim. Ajo pas vizitës së Bushit do të shkojë me bashkëshortin e saj në Bagdad me mision diplomatik. Por ditët në vazhdim pritet të jetë e angazhuar me organizimin e kësaj vizite. Pritet që me Presidentin Bush të jetë edhe bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Laura Bush. Ajo do të jetë në të gjitha takimet e Presidentit.

MASAT E POLICISE PER VIZITEN E PRESIDENTIT BUSH

1. Në operacionin për vizitën e Presidentit Bush do të marrin pjesë 15 mijë forca.
2. Sipas të dhënave, në Tiranë do të ketë snajper në të gjitha godinat e larta.
3. Policia ditën e diel do të bëjë bllokimin e të gjitha rrugëve.
4. Sipas policisë, do mbyllen të gjitha dyqanet dhe lokalet në rrugën ku do kalojë Presidenti Xhorxh Bush.
5. Në këtë operacion do të përfshihen të gjitha strukturat e SHISH në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
6. Në Tiranë do të mbërrijnë agjentë të CIA-s dhe marinsave për të siguruar vizitën e Bushit.
7. Në sigurinë e Presidentit amerikan do të përshihen edhe policë privatë.
8. Forcat e RENEA-s, Forcat Komando, Forcat Delta-Forcë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në gatishmëri gjatë vizitës 6-orëshe të Presidentit Bush.
9. Garda e Republikës do të ketë në mbikëqyrje të veçantë të gjitha institucionet e shtetit.
10. Policia do të nisë kontrolle të rrepta në aeroportin e Rinasit.

Në 06:00 fillon kufizimi deri me largimin e delegacionit

Rrugët që do të bllokohen gjatë vizitës së Presidentit Bush

Njeriu më “i fortë” i botës ka edhe armiqtë më “të fortë”. Të paktën këtë presupozojnë zyrtarët më të lartë të Amerikës për Presidentin e tyre, Xhorxh Bush. Ky është një fakt më se i mjaftueshëm për t’i kushtuar një rëndësi të veçantë vizitës së tij në Shqipëri. Përveç sigurisë nga policia shqiptare, e cila prej tri ditësh është në gatishmëri Nr.1, tashmë janë përcaktuar edhe rrugët që do të bllokohen ditën e diel. Burime nga Komisariati Rrugor i Tiranës bënë të ditur se, bllokimi i pothuajse të gjitha rrugëve të kryeqytetit do të fillojë që në orën 06:00 të mëngjesit. Po kështu edhe të gjitha sheshet kryesore, për aq kohë sa Presidenti Bush do të qëndrojë në Shqipëri. Jo thjesht se vjen në Shqipëri, por vetëm një dalje nga Shtëpia e Bardhë, Presidentit i kushton një milion dollarë, “faturë” kjo e përcaktuar nga Kushtetuta e SHBA-së vetëm për sigurinë e tij. Dhe asgjë nuk mund të zbehet as në vizitën në Tiranë. Një veprim që për amerikanët është rutinë, por për ne shqiptarët do të thotë shumë, qoftë edhe mbërritja në Rinas e avionit presidencial “Air Force One”.
Rrugët që do të bllokohen
Duke qenë se e vetmja rrugë që duhet përshkuar nga delegacioni i Shtëpisë së Bardhë, nga Rinasi për në Tiranë, është autostrada Tiranë-Durrës, ajo do të funksionojë vetëm në një drejtim. Edhe pse Presidenti Bush, pas zbritjes në Rinas me “Air Force One”, do të udhëtojë drejt kryeqytetit me helikopterë të Gardës së Republikës, edhe pjesa tjetër e delegacionit të tij duhet të jetë e sigurt. Për këtë arsye autostrada do të funksionojë vetëm nga Tirana në drejtim të Durrësit. Madje në momente të caktuara do të bllokohet tërësisht. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të fillojë që në orën 06:00 të mëngjesit dhe i tillë do të jetë deri sa Xhorxh Bush të largohet nga Shqipëria. Ndërkohë burime nga policia bënë të ditur se, tashmë janë përcaktuar të gjitha rrugët ku nuk duhet të ketë lëvizje të asnjë mjeti motorik. Të bllokuara do të jenë të gjitha sheshet e Tiranës, si dhe Rruga e Durrësit, e Kavajës, e Elbasanit, e Dibrës, etj. Ndërkohë për më shumë se 10 orë do të jenë të bllokuara të gjitha rrugët që lidhin kryeqytetin me rrethet e tjera. E vetmja rrugë që do jetë në funksionim është aksi Plepa-Ndroq-Tiranë.

RRUGET QE DO BLLOKOHEN

  1. Rruga Vorë-Tiranë
  2. Rruga Qafë Kashar-Rinas
  3. Rruga Vorë-Fushë Krujë
  4. Pjesërisht bllokime në superstradën Tiranë-Lezhë

5. Autostrada Tiranë-Durrës do funksionojë vetëm në drejtimin nga Tirana për në Durrës, por në momente të caktuara do të bllokohet përkohësisht

  1. Rruga e Kavajës
  2. Rruga e Durrësit
  3. Rruga e Dibrës
  4. Rruga e Elbasanit
  5. Rruga “Hoxha Tahsim”
  6. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  7. Sheshi “Nënë Tereza”
  8. Sheshi “Skënderbej”
  9. Sheshi “Willson”

 &&&

Presidenti i Shteve te Bashkuara te Amerikes Bush mberriti per vizite ne Shqiperi

10.06.2007. Tirane

Mberrin ne Shqiperi presidenti Amerikan Xhorxh W. Bush. Avioni presidencial Air Force One, me te cilin udhetonte presidenti i SHBA i shoqeruar nga bashkeshortja e tij Laura, eshte ulur para pak minutash ne aeroportin “Nene Tereza”.

Kjo eshte vizita e pare, njekohesisht historike, e nje presidenti amerikan ne Shqiperi. Bush dhe bashkeshortja e tij kane shkelur token shqiptare rreth ores 9:30. Ata jane pritur nga ambasadoret, Marsi Ris dhe Aleksander Sallabanda, si dhe nga ministri i jashtem Lulezim Basha, dhe kreret e grupeve parlamentare te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste, Bamir Topi dhe Ben Blushi.


Vizita 7 orëshe shoqerohet me masa të larta sigurie. Rreth 10 500 punonjes policie jane angazhuar per te garantuar sigurine, ndersa snajperistet do te pozicionohen ne kullat me te larta ne Tirane.
Nderkaq gazetarë nga e gjithë bota kanë mbërritur në Tiranë për të ndjekur nga afër vizitën 7-orëshe të presidentit amerikan, Xhorxh Bush.

* * * 

Vjen Bush, blindohet Tirana

Blindohet kufiri me Greqinë, angazhohen forcat speciale

Vizita në Shqipëri e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, është shoqëruar me rritjen e masave të sigurisë edhe në vendkalimet kufitare dhe vijën e gjelbër të kufirit jugor me Greqinë.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai, tha për "Shqip" dhe "Top News" se strukturat e policisë kanë kaluar në nivelin e gatishmërisë, "gatishmëri e përforcuar", dhe janë marrë masa të forta për kryerjen e të gjitha shërbimeve të kontrollit dhe sigurisë së lartë. Sidomos në pikën më të madhe të kalimit kufitar me Greqinë, në Kakavijë, masat janë më të dukshme, pasi gjatë dy ditëve të fundit janë shtuar skuadrat e Antiterrorit dhe ekspertët e krimeve, të cilët kontrollojnë me imtësi çdo lëvizje të mjeteve dhe njerëzve.

Masat janë të forta edhe në të gjitha pikat e tjera kufitare, si në Tri Urat e Përmetit dhe në Sopik të Pogonit, në rrethin e Gjirokastrës.

Krahas masave të posaçme të pranishme në Kakavijë, është vënë re edhe një shtim i numrit të forcave në të gjithë vijën e gjelbër të kufirit me Greqinë, ku janë dislokuar forca speciale të repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë të Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Vlorës.

Në disa zona që konsiderohen me mundësi më të madhe të lëvizjes së personave të dyshimtë si terroristë, ka një përqendrim më të madh të patrullave të trupave speciale.

Një numër i konsiderueshëm i trupave speciale të angazhuara në kontrollin e kufijve jugorë të vendit janë dislokuar në afërsi të Çarshovës, në rrethin e Përmetit.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës bëjnë të ditur se shtimi i masave të sigurisë në pikat e kalimit dhe në vijën kufitare ka të bëjë me masat e sigurisë për të garantuar vizitën e sotme në Shqipëri të Presidentit amerikan, Xhorxh Bush. Operacionet e kontrollit dhe patrullimit kanë si objektiv ndalimin e personave me precedentë penalë dhe atyre personave të kërkuar si terroristë.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëri të ditur gjithashtu se një pjesë e forcave të policisë të komisariateve të rretheve Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet kanë kaluar në varësi të operacioneve të sigurisë në Tiranë.

"Një trupë policore e përbërë me 160 oficerë dhe policë nga më të zgjedhurit e tri komisariateve në varësi të kësaj drejtorie, është nisur në Tiranë për t‘u angazhuar në operacionet e sigurisë për vizitën e Presidentit Bush. Ndërkohë, forca të shumta speciale nga Vlora dhe reparte të tjera speciale janë angazhuar në operacionet e kontrollit dhe sigurisë së kufijve".

Marrja e këtyre masa të posaçme të sigurisë është diktuar nga fakti se sipas të dhënave që disponon sektori i Antiterrorit, në Greqi ndodhen të strehuar ilegalisht mjaft elementë në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, që vlerësohen të rrezikshëm.

Kthehu ne fillim

Me rastin e 10-vjetorit të rebelimit në Shqipëri

RREBELIMI NË SHQIPËRI I PARAPRIU KRYENGRITJES ÇLIRIMTARE NË KOSOVË

Shkruan: Ibrahim KELMENDI

Prishtinë, më 13.03.2007

 (ibrahim_kelmendi@yahoo.de)

Para dhjetë vitesh ndodhi rebelimi i armatosur në Republikën e Shqipërisë. Isha dëshmitar fragmentar i atij rebelimi. Shkova bashkë me redaktorin për Evropën Juglindore të revistës gjermane DER SPIEGEL, Roland Schleicher (nga data 5 deri me 15 mars). Kishim në plan të përgatisnim një reportazh të gjatë e analitik për atë revistë. Përshtypja e parë sapo arritëm në Gjirokastër, në mbrëmjen e 5 marsit (rreth orës 20.00): Gjetëm një qytet që ngjante në qytet të vdekur, pa asnjë qytetar në rrugë. Ku duhej të shkonim për të fjetur, me ke duhej të ndërronim ndonjë bisedë fillestare, kishte ose jo njeri në qytet!? Po të mos ishin dritat në shtëpitë e mbyllura, do mendonim se qytetin e kanë braktisur njerëzit... Kundër kujt po rebeloheshin qytetarët, kush i organizonte, çfarë synonin – ishin pyetjet që dëshiroja t’ua gjeja përgjigjet. Atë rebelimin qytetar po e admiroja (meqë dija se edhe në Kushtetutën Amerikane ai ishte detyrim qytetar, nëse qeveria keqqeverisë).

Ibrahim Kelmendi, fotoreporteri i revistës „Stern“ dhe redaktori i

„Der Spiegelit“ Roland Schleicher në Shqipëri - mars 1997

________

Fillesa e rebelimit paqësor kishte ndodhur në Vlorë kundër firmave piramidale. Mëpastaj ai eskaloi në rebelim të dhunshëm, për të kaluar në rebelim të armatosur, kundër pushtetit qendror, me përcaktim që ai të përmbysej, sepse nuk i kishte mbrojtur qytetarët nga mashtruesit dhe po e keqqeveriste vendin. Sipas investigimeve të mia, këtij rebelimi fillimisht ju imponua një simbolikë e përçudnueshme e tre-gishtërinjëve, që ngjante me simbolikën fetare nacionaliste serbe. Kjo ishte imponuar me “solidarizimin” e vrrakalinjëve ortodoksë (kryesisht minoritarë serbë e malazezë), të cilët kishin udhëtuar në mënyrë të organizuar për në Vlorë nga rrethinat e Shkodrës. Ata ishin shfaqur para kamerave televizive me tre-gishtrinjët e tyre të ngritur dhe kështu, pa vetëdijshëm, kjo simbolikë ishte kopjuar nga pothuajse të gjithë rebeluesit. Në këtë rebelim, fillimisht spontan e të paorganizuar, duket se ishin të involvuara edhe çarqe nacionaliste greke e serbe. Ato duket se synonin, të paktën dobësimin e Republikës se Shqipërisë, me pikësynim: shndërrimin e saj në protektorat të mbikëqyrur ndërkombëtar.

Pushteti i atëhershëm akuzoi Shërbimin inteligjent amerikan (CIA) si nxitës e organizues të rebelimit... Pushteti, duke mos qenë në gjendje ta shtypte këtë rebelim, provoi të nxiste Shqipërinë e Veriut kundër Shqipërisë se Jugut. Por ky plan i dështoi, pasi në ndërkohë forcat e majta filluan ta menaxhonin politikisht këtë rebelim, kryesisht përmes komiteteve që i formuan. Në fund ky rebelim u vu nën kontroll përmes “pajtimit kombëtar” që u arrit në mes të pozitës dhe opozitës. Qindra veta u viktimizuan, kryesish në luftimet në mes të bandave kriminale, të cilat synonin të shfrytëzonin gjendjen për të dominuar dhe për t’u pasuruar. Dëmet materiale ishin të mëdha. Sinjikative ishte djegia e disa institucioneve shtetërore. Doganierë, prokurorë, gjyqtarë e policë të korruptuar po zhduknin dëshmitë, prandaj u vënin flakën vendpunimeve të tyre... Kur pushteti i Tiranës urdhëroi angazhimin e ushtrisë për të shtypur rebelimin popullor, ajo dezertoi dhe u shpërbë. Depot e shumta e gjigante të armëve e të municioneve ranë në duar të rebeluesve. Kushdo që dëshironte, armatosej. Kjo u bë atraktive sidomos për fëmijët dhe prandaj disa prej tyre u bënë viktimë e aventurës se tyre adoleshente e euforike.

Qysh kur depot e armatimit dhe municionit ranë në duar të rebeluesve, parashikova se po krijohej premisa domethënëse që të fillonte edhe kryengritja e armatosur çlirimtare në Kosovë. Dëshira dhe përcaktimi për këtë kryengritje në Kosovë ishin të kahershme, por nuk ishin mundësitë konkrete për t’u armatosur. Tani po krijohej shansi për armatosje dhe këtë shans nuk kishte mundësi ta kontrollonte më pushteti i Tiranës, si deri atëherë, pasi tani ai ishte fare i brishtë. Këtë parashikim ua kisha shfaqur bashkëveprimtarëve, nga vendi i ngjarjes, përmes bisedave telefonike. Rebelimin e atëhershëm e ndjeja dhe e çmoja si përshkallëzim cilësor të vetëdijes qytetare e politike; Po ndodhte rebelim kundër pushtetit kukull, i cili në përmasa të mëdha dirigjohej nga Beogradi. Ai po e keqqeveriste vendin dhe prandaj vetëm populli asocial e jo patriot do mund ta toleronte edhe më. Edhe më shumë atë rebelim e çmoja si shans për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb.*) Analizimi i këtij parashikimi të atëhershëm më dha të drejtë kur një vit më vonë, në Mars të vitit 1998, shpërtheu Kryengritja e armatosur çlirimtare në Kosovë.

Ballina e librit „Shqipëria (Jashtë „veriut“ dhe „jugut“)

________________________

 Pushteti i Tiranës nuk ishte në gjendje të pengonte trafikimin e armëve, gjegjësisht blerjen, futjen e armëve në Kosovë dhe armatosjen e kryengritësve, që fillimisht po vetorganizoheshin në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dobia ishte reciproke: Armëshitësit po pasuroheshin, për të bërë pastaj investime ekonomike në Shqipëri, kurse kryengritësit në Kosovë po armatoseshin dhe Lufta çlirimtare po avanconte drejt çlirimit. Nuk e thotë kot populli, se fatkeqësitë në vetvete përmbajnë të paktën një dobi (fat). Kështu, edhe rebelimi i marsit të vitit 1997 në Republikën e Shqipërisë, trasoi shpërthimin e Kryengritjes së armatosur çlirimtare në Kosovë një vit më vonë, në mars të vitit 1998.

*) Për ato ngjarje botova në Perëndim librin: SHQIPËRIA JASHTË “VERIUT” DHE “JUGUT”, i cili qe ribotuar edhe në Shqipëri.

KUSH E PENGON SHQIPËRINË NË BE?

       

Shkruan: Dr. Sulejman ABAZI

Shkurt 2007

_____________________________________

 Jeta në Shqipëri është bërë shumë e vështirë, veçanërisht me pllakosjen e krizës energjetike, dhe njerëzit që vuajnë pasojat nuk duan më “bojëra” për t’u mbushur mendjen se vërtet është ndryshe. Shikojmë të veprojë një filozofi e mbrapshtë: “Të gjithë kundër të gjithëve”. Në një hark kohor të shkurtër, pas ndryshimit të pushteteve, pamë sherrin midis Kryeministrit dhe Kryetarit të Shtetit për një “agjenci ajrore”.

Kryeministri sulmoi hapur opozitën duke na nxjerrë në skenë një dualitet të ri “Berisha – Rama”, sulmon Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke na krijuar dualitete të reja sherresh, me të cilët shqiptarët tashmë janë mësuar.

Opozita në krahun e saj, duke mos mbajtur qëndrim konstruktiv, bojkotoi muaj më parë procesin zgjedhor, duke shkaktuar krizën politike në Shqipëri. Ajo nuk pranoi ligjin zgjedhor dhe kërkonte “amendime”, kur duhet të jepte shpjegime pse këtë ligj “antidemokratik” e ka miratuar vetë në vititn 2003. Pra ajo “e lëshoi brezin, që ta shkelte pozita”, duke krijuar precedentin politik.

Përballë këtyre situatave në Parlamentin shqiptar hyjnë e dalin njerëz që kanë shfaqur deficencë të plotë politike, që hapin e mbyllin derën dhe janë gati të shkatërrojnë tavolinat, janë gati të mbysin zërin e “rebelëve” të tipit Ngjela, dhe kundërshtojnë me frikë kur kërkohet llogari për skandalet politike që shoqërojnë shtetin në fushën e sigurisë kombëtare. Njerëz që kanë pranuar të marrin përgjegjësi, por që shpejt shfaqën qëndrime të papërgjegjshme në opinionin shqiptar.

Këtë katrahurë politike e justifikojnë me “luftë politike të pranueshme”, siç bën e gjithë bota, por kanë harruar një gjë shumë të vogël, që vetëm rrugës së Shqipërisë për në BE nuk i shërbejnë. Sherret gjallojnë edhe në nivel ministrash, ku Federata Shqiptare e Futbollit rrezikonte të përjashtohej nga FIFA përballë ministrit sedërli, sherre midis kandidatëve në fushatë, ku nuk çuditet askush kur shahet në mënyrën më të rëndomtë puna e njeri- tjetrit.

Sherre dhe vetëm sherre, të gjithë kundër të gjithëve. Ku shkojmë kështu? A janë të gjitha këto qëndrime politike në sinkron me dëshirën e mirë që ekziston, që edhe Shqipëria të ndërtojë rrugën e saj për në BE? A garantojnë këto qëndrime mendimin se në Shqipëri ka aftësi dhe kapacitete për të ndërtuar institucione demokratike dhe të garantojnë rrugën shtetformuese të shtetit shqiptar?

Bëhet zhurmë e madhe për luftën kundër korrupsionit dhe askush në rrugë institucionale nuk jep garanci se një gjë e tillë do të ndodhë vërtetë. Ku e kërkojnë korrupsionin institucionet shqiptare? Pse ka një shpërndarje të hatashme të përgjegjësive dhe askujt nuk i hyn një gjemb në këmbë? Pse bie fjala, e kërkojnë korrupsionin tek mjekët apo tek nivelet e tjera të ulëta dhe nuk janë në gjendje të çmontojnë në rrugë ligjore e institucionale atë filozofi të mbrapshtë që ka lejuar dhe pranuar korrupsionin në këto 16 vjet, e mbështetur në bashkëjetesën dhe bashkëveprimin e ligjshmërisë së ndërthurur të dy sistemeve që kundërshtojnë njeri – tjetrin?

Vallë është e vështirë për të kuptuar se kjo periudhë kalimtare krijoi hapësirën për të bërë ligje dhe njëkohësisht për t’i shkelur ato me të dy këmbët? Ç’është kjo mjegull institucionale që na futi astmën politike dhe na bën sa herë të dalim zbuluar në sytë e botës së qytetëruar?

Atëherë: është kuptuar se në Shqipëri nuk ka dëshirë për të formuar shtetin demokratik dhe t’i hapet vendit rruga për në BE, por ka një etje të shfrenuar për pushtet, e cila sido që bëhet nuk arrin të kamuflohet. Analiza e ftohtë e ngjarjeve, të cilat kanë pasur në çdo rast epiqendër ekzekutivin shqiptar, ndoshta çon në përfundimin se ai ka dëshirë të madhe të përqendrojë të gjitha pushtet në ndikimin e tij.

Duke i parë ngjarjet rast pas rasti, në lidhjen e tyre të pashmangshme që krijon panorama politike shqiptare, atëherë është lehtë të kuptohet se presionet politike nga të gjitha anët konturojnë konfliktin e brendshëm politik, i cili kërkon shpjegime. Atëherë, kujt i duhet një Kryetar Shteti që ka “mandat” mbi konfliktin shqiptar “Nano – Berisha”, kujt i duhet një Kryeministër që sherri e shoqëron nga pas, kujt i duhen drejtues opozitarë që shkelin mbi vlerat që përfaqësojnë, kujt i duhet një ministër që vendoset në detyrë jashtë dimensionit të tij profesional, kujt i duhet një prokuror që merret me “peshqit e vegjël” dhe u bën karshillëk “baronëve” të drogës apo përvetësuesve të pasurisë kombëtare, kujt i duhet një kryetar gjykate që për interesat e karrierës së tij ulet “në dy karrige”, kujt i duhet një ministër apo drejtor, kur shteti zhytet në errësirë dhe ekonomia pëson qindra miliarda lekë dëme, etj. etj.

Të gjithë vijnë në një sistem rrethi rrotull njeri-tjetrit, të djathtë e të majtë, por vetëm përgjegjësi institucionale nuk ka. Me sa duket kjo është loja(!). Varfëria intelektuale dhe mungesa e përvojës ka konturuar një “lloxhë masone shqiptare”, ku askush nuk ka dëshirë të marrë përsipër t’i hapë rrugën Shqipërisë për në Evropë. “Mirë jemi edhe kështu si jemi, populli punon, na beson, na mbështet, na voton, paçka se nuk ka drita, nuk ka ujë dhe jeton me thërrimet e emigracionit”.

Marrja e përgjegjësive në drejtimin e strukturave të shoqërisë dhe të shtetit do të thotë që drejtuesit në hallkat kryesore nuk duhet të dëgjojnë më veten e tyre. Ata duhet të dalin me kurajo në pozicionin e analizës. Kjo, si për pozitën dhe opozitën dhe ata që abstenojnë mes tyre, mbetet një kërkesë parimore e cila ka të bëjë me zhvillimin e Shqipërisë.

Nga ajo që përjetojmë në realitetin shqiptar është kuptuar se ende nuk është arritur që të respektohen siç duhet vlerat e njeri - tjetrit dhe mbi të gjitha të respektohet fryma e kolegjialitetet përballë autoritetit të institucioneve të pavarura demokratike. Përse janë ngritur të ashtuquajturat institucione, që të dëgjojmë vetëm urdhrat kush mund t’i japë, duke dhunuar ligjet dhe të drejtat kushtetuese?

 

Kjo është e rrezikshme dhe na bën që të humbasim shansin politik që kemi në dorë. Ai ka të bëjë me një parim themelor, të mbajmë përgjegjësitë tona dhe të shpërndajmë përgjegjësi tek të tjerët, duke respektuar shtetin ligjor. Demokracia nëpërmjet ligjit nuk ka asgjë të përbashkët me autoritarizmin institucional të përfaqësuar nga individë që tashmë e kanë plotësuar misionin e tyre.

Atëherë duke qenë më afër realitetit shtrohet pyetja: Kush e pengon futjen e Shqipërisë në BE? Populli shqiptar?! A do populli që të futet vendi në BE, sigurisht që do. Pse të mos dojë populli të shfrytëzojë hapësirat drejt integrimit, çfarë tjetër kërkohet nga populli, ai e ka fajin për këtë?!

Mos vallë shqiptarët nuk mbështesin në opinionin e tyre luftën kundër krimit, prostitucionit, kundër trafiqeve dhe korrupsionit, kundër dhunimit të pronës, dhe shumë fenomeneve negative që shoqërojnë jetën shqiptare? Sigurisht që populli është kundër të gjithë të këqijave. Por politikanët shqiptarë e kanë mësuar “një hile” të vogël. Ata e dinë se nuk mund të pretendohet kurrë që populli të ketë një opinion të organizuar. Në këtë hapësirë kjo situatë mbetet thjesht në dorë të çdo individi.

Dihet që opinion të organizuar ka politika. Atëherë, përkundër fenomeneve negative dhe situatës që përjetojmë, përsëri duhet të pyesim: A dëshiron kjo klasë politike që Shqipëria të futet në BE? Le të supozojmë për një moment se është kështu. Atëherë çfarë tjetër duhet bërë duke mos vënë mbi gjithçka interesat e Shqipërisë?

Çfarë peshe kanë interesat e ngushta partiake përballë interesave të Shqipërisë? Çfarë kanë të ndarë interesat e Shqipërisë nga përmbushja me seriozitet dhe hap pas hapi e standardeve që ka vendosur BE-ja për vendin tonë?

Le të merremi për një moment me pak gjëra: Kërkesa për zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike. Shikojmë që partitë bëjnë sikur mbrojnë parimet e demokracisë. Përfundimi vetëm ngecje, duke bërë lojën e ping-pongut. Kompromisi ndodhi në muajin gusht, kujt i duhej të shpenzonte gjashtë muaj “luftë” midis shqiptarësh?

Është folur shumë për efektivitetin në ekonomi. Pse ende mbetet problem evazioni fiskal, shkelja e ligjeve, prania e korrupsionit ekonomik, vazhdimi i trafiqeve, qarkullimi dhe tranzitet e drogave nga lindja në perëndim, dhe mbi të gjitha si shpjegohet që sasia e blerësve në tregun konsumator është përgjysmuar?

Mos vallë shqiptarët nuk i merr më uria për shkak të ndryshimit të “menusë” politike? Qeveritë shqiptare, në vend që të shtojnë “tasat” në ekonominë shqiptare, vazhdojnë të shtojnë lugët në “tasin” që kanë. Mos vallë kemi të bëjmë me një ekonomi informale brenda një të vërtete reale nominale, e cila mund të lidhet me pastrimin e parave? Kush e ha këtë filozofi të mbrapshtë që vepron sot në ekonominë shqiptare?

Përballemi me një administratë civile që nuk gjen qetësi nga frika e “reformave” fshesë. Kjo bën që shqiptarët ende të mos e duan shtetin e tyre dhe ta shikojnë atë si një kundërshtar tradicional. Kur do të mendojmë ndryshe? Flitet për një sistem gjyqësor të korruptuar, ku ryshfeti është në nivelet me të larta, por nuk ka veprim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe asnjë punonjës juridik nuk përballet me ligjin.

Ku është bashkëpunimi i ekzekutivit me organet e drejtësisë. Pse pranohet që ky segment të reduktohet në luftë personale veçanërisht me Prokurorinë e Përgjithshme, duke shmangur parimet e funksionimit të këtij ndërveprimi. Tendenca e kontrollit të institucioneve me njerëz militantë “të besuar” duke injoruar bashkëpunimin mbetet një paradoks shqiptar.

Përballemi me skandale politike, të cilat i “rregullojnë gjërat si me magji”. Kjo ndodhi në takimin e fundit Berisha – Nano. Shumkush me të drejtë në mediat shqiptare dhe në “mikrofonin e rrugës” e quajti mashtrimin më të madh politik. Ndoshta kanë shprehur një të vërtetë, kur dihet konflikti i hapur midis dy politikanëve shqiptarë. Kush qëndron pas këtij takimi?

Me çfarë statusi merr pjesë “në zgjidhjen e krizës politike” zoti Nano? Të themi në rastin e një “ishi”, të tillë ka plotë në Shqipëri, të themi si “deputet” të tillë ka 140 në Shqipëri, atëherë me çfarë statusi tjetër?! Këtë është mirë që ta shpjegojë vetë “ishi” i Shqipërisë, Kryeministri aktual dhe Kryetari i Shtetit, i cili e gëzon sot atë post si një pranim konsensual “Nano – Berisha”.

Të gjitha këto pirueta politike ndodhin në Shqipëri ku ka një mori institucionesh, që nuk shihet të veprojnë me forcën e ligjit, po i janë nënshtruar diktatit të “Maliqit”. Në punën e institucioneve shqiptare mungon “ditari politik”, veçanërisht në rishikimin e qëndrimeve të drejtuesve të lartë politikë. Kjo nuk do t’i shërbente anës historike të problemit, por korrigjimit të vetvetes. Ka deklarata skandaloze në Kuvendin e Shqipërisë, të cilat sot “janë harruar”.

Kjo na bind se asgjë “atëherë dhe sot” nuk është serioze, por një fushatë e shfrenuar vetëm për të siguruar me çdo kusht dhe në çdo mënyrë rrugën drejt pushtetit. Është parë se në nivelet e larta të politikës shqiptare askush nuk e mban fjalën dhe të gjithë tregohen të përbetuar për interesat e Shqipërisë. Sot nuk ka tru special dhe kush mendon ndryshe, duke menduar se përballë ka njerëz budallenj që mund të hanë gjithçka, atëherë kushdo mund të kthehet në çdo kohë në një aventurier politik. Kemi kuptuar tashmë se Evropa nuk i ka për zemër aventurat politike….

Ekskluzive: Libri i ndaluar anglisht

Ç`ZBULUAN SHËRBIMET E HUAJA SEKRETE PËR SALI BERISHËN

Nga James PETIFER dhe Miranda VICKERS
Më 28 Janar 2007

______________________________

Një president që kërkon të vendosë nën grushtin e tij të gjitha pushtetet; një ekonomi që ndodhet e mbytur nga piramidat financiare; gjithçka në një rajon të ndezur nga lufta në ish-Jugosllavi; në këtë situatë të ndërlikuar qeveritë amerikane dhe britanike kishin një rol të rëndësishëm për të luajtur. Ndërsa amerikanët e kishin kuptuar se Presidenti Berisha po u mbyllte dyert sa herë që ata kërkonin respektimin e opozitës, shërbimet e CIA-s vendosën t’i japin sa më shumë jehonë një gafe diplomatike të Berishës me dhuratat për qeverinë britanike. Një fakt që anglezët nuk dëshironin ta zmadhonin duke menduar se një president i fortë Berisha ishte mbështetje kundër ndarjes së Kosovës nga Ish-Jugosllavia ...

Një pamje krejt e veçantë e Shqipërisë së viteve 1996-97 që vjen nga dy studiues anglezë në librin “The albanian questions reshaping the Balkan”, zbulon prapaskenat e ngjarjeve më të rëndësishme në Shqipërinë e atyre viteve. Një rindërtim i atyre ngjarjeve të përjetuara nga të gjithë shqiptarët, të cilat dëshmohen nga autorët Miranda Vickers dhe James Pettifer nëpërmjet detajeve të panjohura. Burimet e referimit janë shpesh informacionet e shërbimeve sekrete britanike, herë të tjera dëshmitë e zyrtarëve të lartë. Ndërsa libri ka parë dritën e botimit në Angli në këtë fillim viti, autorët kanë shprehur dëshirën që ai të mos shpërndahet në Shqipëri për të mos ndikuar në fushatën zgjedhore. Ne kemi arritur të sigurojmë një kopje të librit dhe po publikojmë disa pjesë të tij.

Ka pasur argumente therës për zgjedhjet e pranverës 1996, ndërsa pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar nuk pranoi të shqyrtojë evidencat tronditëse që zgjedhjet ishin një mashtrim dhe ishin motivuar politikisht nga ngatërrestarët majtistë. Ishte në qarkullim në shumë qarqe teoria që “Presidentët e fortë” ishin përgjigja e problemeve të rajonit dhe Dr. Berisha shihej si një shembull përfaqësues. Në vjeshtën e vitit 1996, atmosfera e pasigurisë kishte filluar të përhapej mes elitës politike në Tiranë, por shumica e popullsisë, megjithatë, ishte e pandërgjegjësuar për stuhinë që po vinte. FMN kishte publikuar një deklaratë në 5 tetor ‘96 duke shprehur shqetësimin rreth rritjes së të ashtuquajturave skemave bankare piramidale pas takimeve me zyrtarë të ministrisë së Financave. Sistemi bankar që Shqipëria kishte trashëguar nga komunizmi, nuk ishte privatizuar dhe ishte tërësisht jofunksional dhe i papërshtatshëm për t’u përballur me dyndjet e mëdha të të ardhurave të emigrantëve pas viteve 90. Në një raport të BB për shkaqet e turbullirave në ‘97 thuhet se: “Pak vende kanë eksperimentuar një zhvillim të tillë të skemave piramidale dhe sigurisht asnjëri nuk ka përjetuar një ngërç katastrofik të rendit publik, pranë një lufte civile e ndjekur nga rënia e skemave piramidale. Skema të tilla u dukën pas rënies së qeverisë komuniste në 1990. Numri i skemave piramidale dhe fondeve investuese u rrit deri në 20, në vitin 1996. Jo të gjitha skemat filluan si piramidale të pastra. Disa prej tyre ishin me investime legjitime fondesh me aktivitete komerciale dhe tregtare që morën tiparet e skemave piramidale pak më vonë, për shkak të menaxhimit dhe ndryshimeve të klimës së biznesit (psh heqja e embargos së OKB ndaj ish Jugosllavisë në 1995)...”

 

Si pasojë, kompanitë e reja financiare filluan punën, duke gëlltitur të gjitha likuiditetet. Në Shqipëri kishte pak të ardhura nga investimet në ekonominë reale. Piramidat lulëzuan dhe ishin të afta të ofronin përqindje shumë të larta interesi me derdhje të reja të parave që financonin gjithashtu kthimet e larta që paguheshin për depozitarët reale... Shumë shpejt, interesa prej 30% ose më shumë, u bënë një normë. Vëzhgues të huaj panë se njerëzit në Tiranë filluan të mos punonin më, duke përfituar nga interesat shumë të larta ditore, rreth 60% për disa llogari. Shqiptarët e kthyer nga Greqia, vrapuan të fusnin paratë e kursyera në këto depozita sa më shpejt të ishte e mundur, dhe më pas paguanin pushime të gjata nëpër plazhe me këto të ardhura...Qeveria nuk kishte asnjë autoritet financiar adekuat të aftë për të kontrolluar piramidat, edhe pse do të dëshironte të bënte një gjë të tillë. Administrata e Presidentit Sali Berisha nuk i vuri veshin paralajmërimeve të zyrës së FMN në Tiranë në tetor ‘96. Bankat piramidale vazhduan sikurse më parë, me figura pak të njohura, si një ish rreshter i ushtrisë Vehbi Alimuçaj, i katapultuar në opinionin publik si menagjer i VEFA që drejtonte një grup me një xhiro multimilionëshe. VEFA kishte shumë lidhje të afërta me PD dhe qeverinë....
Me fillimin e krizës së skemave piramidale, kishte fare pak ekonomi reale për të parandaluar kolapsin e madh që po afektonte gjithë shoqërinë. Mekanizmat e shtetit shqiptar ishin shumë të dobëta për të mundësuar që qeveria të ishte e aftë të kontrollonte në mënyrë efektive, protestat popullore në rrugë. Kjo ishte më emergjente në jug të vendit, ku veç disa qyteteve si Kavaja apo Elbasani, ku ka pasur një traditë të një mbështetjeje aktive për PD, njerëzit ishin të aftë të merrnin kontrollin e lokaliteteve të tyre pa ndonjë vështirësi.
Në të njëjtën kohë, qeveria Berisha po ndeshej me një mungesë popullariteti në rritje si përhapja e çështjeve të të drejtave të njeriut dhe disa mbështetës ndërkombëtarë kyç në USA dhe gjithandej tek ndërkombëtarët, filluan të tërhiqen nga mbështetja e tyre. Pas disa kundërshtimeve që ndoqën zgjedhjet e vitit 1996, (në mënyrë të veçantë dëbimi i gjyqtarit Zef Brozi dhe ekzilit të ish ndihmësit të Berishës, Gramoz Pashko në Uashginton), filluan të përhapen shqetësime të shumta nga qeveria e SHBA rreth realitetit të vërtetë demokratik të administratës së Berishës dhe rritjes së menjëhershme të tendencave të saj autoritariste. Lobi grek, shumë influencues brenda dhe rreth Departamentit të Shtetit e pa Berishën si një nacionalist agresiv. Pentagoni, megjithatë, vazhdoi të shfaqte më shumë simpati për regjimin e PD.

Në Evropë, qeveria konservative e John Major në Londër vazhdoi të mbetej shumë mbështetëse e Berishës ashtu sikurse bënë edhe qeveritë në Itali e Francë. Agjencitë evropiane të inteligjencës si MI6 në Britani ishin të shqetësuara për “instalime sekrete” të mbështetësve të PD, të lidhur në vendet evropiane me forcat pro Serbe dhe ishin gjithashtu të shqetësuar që të mbanin Berishën në pushtet. Diaspora shqiptare në USA shfaqte influenca të ndryshme. Megjithëse në mënyrë tradicionale me prapaskena shumë të djathta dhe të dominuar nga familjet kosovare të pasura, ka pasur rrjedhje të refugjatëve të rëndësishëm nga Tirana pas ‘91 siç ishte ish ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani dhe një numër zyrtarësh drejtues që u “pastruan” nga forcat e armatosura nga Berisha. Ata filluan që të ndikojnë në opinion brenda diasporës në SHBA e cila në çdo ngjarje rriste ndikimin dhe organizohej më mirë, si pasojë e krizës emergjente në Kosovë.

 

Në çështjen e Kosovës, brenda diasporës në USA, qeveria Berisha shihej si e paefektshme dhe e dobët. Në Londër, Shqipëria perceptohej si një qeverisje e fortë, e nevojshme, duke marrë shkas nga e kaluara komuniste. Qeverisja e John Major nuk u duk se shihte, apo të donte të shihte që shumë zakone politike të të kaluarës komuniste po dominonin në lidershipin e PD. Qeveria britanike dukej e pa shqetësuar që Shqipëria nuk kishte një zhvillim institucional apo demokratik, për të kufizuar presidentin nga sjellja e tij e tepruar, apo politikat ekstremiste, apo për të mbrojtur atë nga lëvizja popullore në rrugë ashtu sikurse po zhvillohej në fillim të ‘97. Duke pasur vëmendjen tek trazirat në rritje në Kosovë, evropianët dukeshin të pa shqetësuar për faktorin e ri domethënës të ‘96 për emergjencën e UÇK si një forcë paramilitare, duke ndjekur sulmet e ushtrisë serbe dhe instalimeve policore në maj 1996. Në realitet, lënia jashtë e çështjes së Kosovës nga Marrëveshja e Dejtonit, dobësoi në mënyrë fatale lidershipin e LDK dhe Ibrahim Rugovën.

Ndërkohë kriza në Tiranë filloi të intensifikohej pas Krishtlindjeve ‘96 me një turmë të madhe në rrugë jashtë zyrave të kompanive piramidale dhe zhurmave të përhapura për financat e tyre të dobëta. “Independent” raportoi se humbjet e mëdha në skemat piramidale, çuan në shkatërrimin financiar të shumë familjeve si pasojë e përfshirjes në to. Ministri i Financave Ridvan Bode paralajmëroi se Shqipëria do të përballje me një katastrofë në rastin e rrëzimit të skemave piramidale dhe kjo ishte përpjekja e parë e një anëtari të qeverisë për t’u përballur me katastrofën financiare. Kjo deklaratë pati efekt të kundërt për qeverinë, ndërsa firmat nisën të rrisin përqindjet e interesit si kundërpërgjigje, një mënyrë kjo për të qetësuar depozituesit e shqetësuar. Madje, një menaxher i VEFA-s arriti të ofrojë 32 përqind fitim për një depozitë 55 ditore. Vefa nxori edhe një reklamë të re në TV, “VEFA Holdind pranë jush gjithnjë”, formulë ironike kjo duke pasur parasysh ngjarjet që do të pasonin. Operatorët e piramidave ishin tani më të ndërgjegjshëm për ashpërsimin e krizës financiare se shumica e qeverisë. Një javë më parë gazeta “Albania” raportoi se 130 milionë dollarë ishin nxjerrë jashtë Shqipërisë, drejt Italisë, me një motoskaf. U njoftua gjithashtu se paratë po nxirreshin jashtë vendit për të blerë ar dhe për ta depozituar në bankat austriake dhe zvicerane. Njerëzit nisën të shpenzonin para për blerjen e pronave të patundshme dhe apartamente që ishin shitur për disa mijëra USD në vitin 1990 dhe tani u shtrenjtuan dhjetëfish. Por, ndërsa sfera e qelqtë e prosperitetit dukej e sigurt në Shqipëri, në zonat e tjera shqiptare, në pyjet dhe malet në verilindje, përpjekja ushtarake e kosovarëve ndaj Serbisë po intensifikohej. Por, Kosova ishte jashtë shqetësimeve të Shqipërisë në atë kohë.

Berisha shpall Piramida " Banka"

Më 16 janar, kriza u thellua kur pronarja e një skeme piramidale, Sudja, shpalli falimentin. Depozituesit në Tiranë nisën protestat duke thirrur “O Sali, O fajdexhi” kundër presidentit të vendit. Menjëherë, PS tentoi të merrte në dorë situatën dhe bëri thirrje për protesta kombëtare. Disa nga kompanitë më të zgjuara, si Silva psh, nisën të ulnin interesat në 5%, ndërsa Gjallica formoi një komitet të përfaqësuesve të kreditorëve të saj. Qeveria e Berishës duke e parë se situata po përkeqësohej, tentoi të konsolidonte mbështetjen për piramidat pranë saj, VEFA dhe Kamberi, duke u dhënë atyre statusin e bankave. Qeveria mbylli skemat piramidale duke thënë se “shqiptarët duhet të kenë kompensim të barabartë nga ndarja e pronave të këtyre kompanive”.

Gjatë kësaj jave kritike, vetëm tre operatorë u mbyllën. Qeveria nuk ndërmori asnjë veprim për të frenuar rrjedhjen e parave jashtë skemave piramidale të mbetura, deri në 21 janar kur doli një urdhër nga ministria e financave për të ngrirë dhjetëra e qindra llogari. Ata kishin hezituar të reagonin për shkak se mbyllja e skemave do të linte gjurmë në reputacionin e qeverisë Berisha, si një arkitekt i kapitalizmit popullor. Vendimi për mbylljen u mor pas një demonstrimi të madh dhe të zemëruar në Tiranë, një ditë më parë, por gjithashtu i lidhur me një prezencë militare gjithandej në Shqipëri, në mënyrë të veçantë në qytetin bregdetar të Adriatikut në Vlorë.

Qytetarët vlonjatë kishin qenë disa prej pjesëmarrësve kryesorë në skemat piramidale dhe qyteti i varfër e rezistent kishte një traditë politike nacionaliste dhe popullore. Nën komunizmin, Vlora kishte qenë një bazë pushteti për politikanë drejtues si ministri i jashtëm i Hoxhës, Hysni Kapo. Qyteti gjithashtu numëronte shumë refugjatë në Greqi, të njohur si Çamë, dhe ishte një miksturë e ethshme e një besnikërie politike intensive. Nga ana tjetër, një numër i madh oficerësh që u larguan nga forcat e armatosura nga qeveria e PD, vinin nga Vlora...
Jo shumë vonë, agjenda politike e demonstratave u bë shumë e qartë me rrahjen në 22 janar nga policia në rrugët qendrore të Tiranës, të demonstruesve, të cilët hidhnin parulla si “poshtë diktatura Berisha” dhe “duam paratë tona”. Ky uragan në rritje nuk u raportua nga media ndërkombëtare, e cila me preokupimet e veta karakteristike serbo-çentrike, ishte akoma e përqendruar në demonstratat e shtresës së mesme në Beograd kundër regjimit të Milosheviçit.
Edhe pse demonstrimet në Tiranë ishin të dhunshme, qeveria nuk po humbiste kontrollin deri dy ditë më vonë kur në Lushnjë, qindra demonstrues bllokuan qytetin dhe ndërprenë hekurudhën që lidhje qytetin me kryeqytetin...Bosi i skemës lokale piramidale Rrapush Xhaferri ishte arrestuar një javë më parë dhe depozituesit besonin që qeveria Berisha kishte vjedhur paratë e tyre. Xhaferri ishte si të gjithë operatorët e tjerë piramidalë me një të shkuar ex-militare. Turma në Lushnjë rrahu ministrin e jashtëm të PD Tritan Shehu që vizitoi qytetin, dhe gjithandej në jug të vendit demonstruesit sulmuan ndërtesat publike.

Me mbylljen e skemës piramidale Xhaferri, qeveria Berisha ishte duke reaguar nën urdhrat e diplomatëve të huaj dhe zyrtarëve ndërkombëtare të cilët e dinin (atë që shqiptarët nuk e dinin) që këto skema mbanin fonde substanciale që i përkisnin popullit të Kosovës, të depozituara atje nga qeveria në ekzil e Kosovës. Lobi i krimit të organizuar brenda komunitetit ndërkombëtar e pa këtë si një rrugë për të dhënë një dorë kundër UÇK që po lindte dhe si një rrugë për të dobësuar rastin shqiptar në Serbi në përgjithësi. Por duke bërë kështu, qeveria Berisha armiqësoi një pjesë mbështetësish që luftonin për pushtetin. Paratë e Kosovës në Shqipëri, ishin përqendruar në Lushnjë, Kavajë dhe rreth Shijakut dhe zyrtarët mund të kenë pasur të drejtën të shihnin edhe përfshirje kriminale, por aksioni ishte tërësisht destabilizues për Berishën.
Shpërndarja e ushtarëve

Ndërkohë, qeveria filloi të shpërndante ushtarë në kryeqytet për të mbrojtur zyrat qeveritare dhe vetë Presidenti Berisha mori pushtetin emergjent në 27 janar. Lëvizja që sinjalizoi një shenjë ogurzezë për qeverinë e tij, ishte kur mbështetësit e PD në jug të vendit filluan të bashkoheshin me demonstruesit nëpër rrugë. Një sesion i jashtëzakonshëm i Parlamentit ngarkoi presidentin që të nxirrte një dekret për çështjet e rendit publik dhe të përdorte ushtrinë për të pastruar rrugët dhe kthimin e sigurisë. Në qytetin verior të Shkodrës rreth 40 mijë demonstrues morën rrugët kundër Berishës ndërsa kryeministri Aleksandër Meksi akuzonte opozitën socialiste për orkestrim të protestave në mënyrë që të vinte në pushtet, ndërkohë që autobote uji përdoreshin kundër demonstruesve që këta të mos sulmonin ndërtesat publike.
Ngjarjet e kësaj dite shënuan herën e parë kur fjala “anarki” u përdor në raportimet e mediave të huaja, mes të cilave dhe observime plotëkuptim rreth natyrës së regjimit të Berishës. “Guardian” në Londër vuri në dukje se Berisha “përfitoi tolerancën perëndimore për shkak të rezistencës së tij për çdo tendencë pan-shqiptare e cila mund ti shtohej problemeve në Kosovën serbe dhe në Maqedoninë perëndimore”. Materiali që u bë publik nga CIA për të selektuar gazetarët në Londër dhe gjithandej, kontribuoi në procesin e destabilizimit, ashtu sikurse ishte e vështirë edhe për qeveritë shumë pro-berishiane për të ruajtur mbështetjen e tyre për një qeveri që dukej se ishte kaq shumë e lidhur me krimin e organizuar.

Skandali i dhuratave

Pamjet e kamionëve të ushtrisë në rrugë po tregonin gjithnjë e më qartë se struktura e shtetit ishte në rrezik dhe një luftë për pushtet dhe kontroll, kishte nisur mes PD-së dhe demonstruesve. Aktiviteti diplomatik ndërkombëtar nuk ishte shumë intensiv, gjithsesi, diplomatët e shihnin krizën si një fazë të zhvillimit të Shqipërisë drejt kapitalizmit.
Për aktivistët e opozitës dhe liderët e protestave, çështja tani ishte nëse do të mbeteshin të lirë. SHIK-u i frikshëm nisi operacionet për arrestimin e liderëve të protestave dhe më 31 janar Ministria e Brendshme njoftoi se kishte arrestuar 250 aktivistë të opozitës. Berisha në një intervistë televizive njoftoi se qeveria do të shpërndante paratë e kreditorëve nga fondet e skemave që po mbylleshin, por kjo shkaktoi zemërimin e njerëzve që panë se si paratë e tyre po transferoheshin për të shpëtuar VEFA, që konsiderohej e lidhur ngushtë me PD. Në një përgjigje politike të krizës në rrugë, shtatë partitë e opozitës dhe Shoqata e të burgosurve politikë njoftuan se kishin themeluar “Forumin për Demokraci” si një aleancë kundër demokratëve qeverisës. Nëse kjo do të kishte ndodhur në vjeshtën 1996, atëherë debati do të ishte përcjellë në kanalet parlamentare, por tani kriza ishte transferuar në rrugë dhe turmave pak u interesonte politika. Berisha dhe qeveria e tij po e kuptonin thellësinë e krizës. Mobilizimi i ushtrisë ishte hapi i ardhshëm, por si një verior, Berisha e shihte Vlorën si bastion të opozitës dhe ndaj mund të ketë menduar ta lërë atë të lirë ushtarakisht derisa të ulej zemërimi. Por, ai s’mund të përballonte humbjen totale të kontrollit në jug. Njësi speciale të policisë u dërguan për të hequr postblloqet dhe për të shpërndarë demonstruesit. Hapja e zjarrit solli për pasojë vrasjen e dy personave, funerali i tyre u kthye më pas në një fazë intensifikuese të krizës.

Ndërkohë parlamenti shqiptar diskutonte për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Vlorë. Në Londër dhe Uashington vëmendja u përqendrua te qeveria e Mejxhërit dhe lidhja e tij me regjimin e Berishës, ndërsa media kishte hedhur dyshime se vetë Xhon Mejxhër dhe ministri i jashtëm Douglas Hurd dhe anëtarë të tjerë të qeverisë kishin marrë dhurata nga Presidenti Berisha gjatë një vizite në Londër, të cilat ishin vjedhur nga muzeumet shtetërore shqiptare. Këto dyshime ishin një rigjallërim i pretendimeve që nuk ishin përfshirë në raportin Cook në televizionin britanik në nëntor 1995, për shkak të MI6 dhe presioneve të Zyrës së Jashtme...

Diplomatët e huaj që po përpiqeshin të kontrollonin krizën në shumë pak raste largoheshin nga Tirana dhe nuk e njihnin jetën e provincës... Në rastin britanik, ambasadorët në Ballkan ishin përgjegjës për informatat për zyrtarët e MI6, shumë prej të cilëve kishin simpati për Serbinë dhe mungesë kritike dhe pothuajse admirim për Berishën.

Në kontrast me këtë gjë, CIA po u jepte gazetarëve më shumë informacion objektiv si detajet e skandalit të dhuratave në Londër, por faktikisht ajo nuk kishte prani të madhe ne Shqipëri dhe jashtë Tiranës. Italia dhe Gjermania, mbështetëset kryesore të qeverisë së Berishës, ishin të shqetësuara për protestat popullore dhe me frikën e një vale të re emigrimi nuk i lejuan pranitë diplomatike në Tiranë të ndikonin në zhvillimin e ngjarjeve. Franca, nga ana e saj, kishte një numër të madh ekspertësh në Shqipëri, por shumë prej tyre ishin shumë pranë ish-komunistëve të vjetër dhe ishin zakonisht nga një elitë kulturore që pak dijeni kishte për zhvillimet në rrugë.

Java që nisi më 17 shkurt 97 ishte një sukses për Berishën në frontin e rendit publik apo mund të ketë ndikuar në kokëfortësi që ai tregoi më vonë në përballjen me krizën. Në qendër të Tiranës duhej se masat e rendit publik po funksiononin. Edhe pse demonstrata ku merrnin pjesë mijëra njerëz zhvilloheshin në Vlorë, Fier, Patos dhe qytetet e tjera të jugut, aparati i sigurisë së shtetit po parandalonte protestat në sheshet e kryeqytetit. Në këtë moment, Berisha kishte nisur të tërhiqte mbështetjen e medias nga figurat konservatore që thoshin se kriza ishte anarki dhe kriminalitet. Komentatorët e tij arrinin të shkruanin në shtypin perëndimor se bindja e qeverisë ishte që e gjithë kjo krizë ishte organizuar nga grupet kriminale dhe mafia.
Korrespondenti i Times, Richard Owen intervistoi Berishën më 14 shkurt dhe zbuloi se ai kishte besim në mbijetesën e plotë dhe se protestave u mungonte drejtimi. Në Tiranë disa sasi të vogla lekësh filluan të ripaguheshin nga qeveria për disa investitorë favorit që mund të kishin pasur disa nxitje edhe nga protestat.

Në termat e opinionit ndërkombëtar, protestat e janarit dhe fillimit të shkurtit përhapën një goditje fatale për qeverinë. Financial Times shkroi në 19 shkurt që shpresat e të kaluarës ishin kthyer në copëra dhe paratë vazhdonin të iknin jashtë vendit dhe vlera e monedhës vendase lek vazhdonte të binte pafundësisht. Edhe pse zona e kontrolluar nga rebelet në jug nuk ishte rritur në numër, e përqendruar më shumë në Vlorë, Patos Lushnjë e Fier dhe disa qendra të tjera më të vogla nuk kishte asnjë shenjë që qeveria të mund të kishte kapacitetet për të kontrolluar këto zona.

Fuqia e SHIK ishte testuar tashmë deri në fund me arrestime të shumta dhe burgosje të militantëve të dyshuar, dhe një dorë e lirë i ishte dhënë kundër të huajve të dyshuar, në mënyrë të veçantë gazetarëve britanikë (sikurse Joanna Robertson e “The Guardian”, një nga disa prej reporterëve të huaj që u rrahën nga Shik jashtë parlamentit në Tiranë në 28 shkurt). Në kryeqytet mbretërimi i terrorit të SHIK vazhdonte, por pozicioni në provinca ishte më pak i qartë. Kur në jug të vendit vazhdonte rebelimi në veri perspektiva për të nxitur një stuhi ushtarësh për lëvizjen anti-berisha shumë prej tyre në mënyrë të qartë nuk iu përgjigjën kësaj thirrjeje dhe pjesa më e madhe u bashkuan me lëvizjet protestuese.

Divergjencat ndërmjet policive amerikane dhe evropiane në mënyrën sesi duhet të mbahej kriza vazhdonin të rriteshin. SHBA ishte e shqetësuar për të ardhmen e demokracisë shqiptare dhe ambasada e SHBA në Tiranë nxori një deklaratë të fortë në 27 shkurt duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe një kushtetutë të re. Misioni britanik dhe ato evropiane ruajtën qetësinë, duke shpresuar qartazi që Berisha do të rimerrte fitoren në rendin publik dhe që lëvizja protestuese do të binte në kolaps. Në praktikë, dukej që evropianët ishin të përgatitur të shikonin një periudhë gjendjeje të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe një ndërprerje të plotë të të drejtave demokratike ndërkohë që Berisha vendosi një diktaturë de facto.

Duke u përballur me këtë perspektivë ushtria u rrit në zonat pro greqisht folëse në jug. Marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe administratës së presidentit Berisha kishin qenë të varfra që nga gjyqi i Omonias në vjeshtë 1995. Greqia gjithashtu kishte lidhje të afërta me disa liderë socialiste, një numër i konsiderueshëm i të cilëve, kanë qenë në ekzil në Greqi gjatë periudhës Berisha...

Armë më të rënda ndodheshin në bazat në Gjirokastër dhe Sarandë. Shqipëria jugore ishte një përzierje grupesh të ndryshme sociale me dyshime të njeri tjetri dhe probleme ekonomike që shkaktuan tensione sociale. Ky është edhe background-i i përshpejtimit të madh të përhapjes së dhunës në Shqipërinë jugperëndimit në pranverën e vitit 1997. Rrënjët e krizës shtrohen te shumë politika të gabuara që kishte ndjekur ndaj Shqipërisë në një përpjekje të motivuar politikash për të siguruar të ardhmen afatgjatë të qeverisë së Berishës. Ashtu siç u shpreh edhe Banka Botërore në vitin 1998:

Shqipëria në vitin 1992 ishte një vend i pazakontë. Shteti ishte në gjendje disintegrimi dhe strategjia e trajtonte Shqipërinë si një ekonomi transitore me defiçenca në politikë dhe që mund të rimëkëmbej nga fluksi i burimeve, liberalizimit, reformës rregullatore dhe instrumenteve financiare tradicionale. Strategjia nuk theksonte se shteti dhe shoqëria ishin shumë të brishta dhe kërkonte t’i jepej rëndësi çështjeve të qeverisjes dhe reformave institucionale.

Në një mënyrë të çuditshme, politika pas Berishës pasqyroi vullnetarizmin e periudhës së Enver Hoxhës. Në artikullin e tij për Times, duke e krahasuar Berishën me Enver Hoxhën, Richard Owen e përmendi këtë fakt, edhe pse artikulli inatosi atë grup mbështetësish të Berishës në Londër. Komuniteti ndërkombëtar neglizhoi vështirësitë e objektivave me të cilat përballej vendi në tranzicion dhe vuri në dukje perspektivën e Berishës për vullnetarizëm kapitalist.

Dështimi i kësaj politike rezultoi me shumë pasoja siç treguan ngjarjet e shkurtit dhe marsit në vend, ndërsa realiteti hodhi poshtë iluzionet ndërkombëtare dhe ato të vetë Berishës. Kaosi dhe mungesa e rendit ishte në mendjet e shumë shqiptarëve në atë kohë, po vetëm pak njerëz e përshpejtuan shkallën e krizës duke e çuar vendin brenda pak javësh në prag të luftës civile, që përfundoi me mbi 2 mijë viktima.

 

  

powered by Beepworld