KËTA JANË DENONCUESIT E ADEM DEMAÇIT!

FAHREDIN GUNGA - KY “KEPI I SHPRESËS SË MIRË“ ME SHOKË, DIKUR DENONCUES TË ADEM DEMAÇIT NË UDB !!!

Shkruan: Sheradin BERISHA

Më 09.11.2006

*   *   *

    Të martën, më 07.11.2006 në ambientet e Shtëpisë së Kulturës „Rexhep Mitrovica“ në Mitrovicë, u mbajt takimi poetik ndërkombëtar “Kepi i Shpresës së mirë-Fahredin Gunga“. Në këtë takim mori pjesë edhe shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare, të cilit me këtë rast Kryetari i Kuvendit të Kosovës z.Kolë Berisha ia dorëzoi çmimin e ndarë nga juria për këtë vit me emërtimin “ Kepi i Shpresës së mirë-Fahredin Gunga“.

    Kadare, pasi e pranoi këtë çmim tha se” jam vërtet jashtëzakonisht i prekur dhe i nderuar që ndodhem sot në këtë qytet për të marrë një shpërblim që mban emrin e mrekullueshëm”Kepi i Shpresës së Mirë”për përkujtim të poetit Fahredin Gunga, të cilin e kam njohur dhe e kam çmuar“. Vet fakti se Ismail Kadare e paska njohur poetin Fahredin Gunga dhe e paska çmuar shumë atë, më ka dhënë shkas të shpërfaq një histori të errët të poetit Fahredin Gunga, që kujtoj se është shumë pak i njohur në opinionin e gjerë shqiptar.

Ismail Kadre duke pranuar çmimin "Kepi i Shpresës së Mirë” nga Kolë Berisha

Dihet mirëfilli se i çmuari i z.Kadare – Fahredin Gunga, qysh në rininë e tij  studentore ishte vënë në shërbim të regjimit komunist, regjim ky që në vazhdimësi (pas luftës së dytë botërore e këndej), ka përndjekur, ka persekutuar e burgosur mijëra atdhetarë shqiptar, të cilët u përpoqën në forma të ndryshme,  për t’u çliruar nga pushtuesit serb.

  Konkretisht në  vitin 1958/59 Fahredin Gunga së bashku me disa shokë të tij, ka qenë i përfshirë në denoncimin e Adem Demaçit, në organet e sigurimit shtetëror  jugosllavë(UDB), dhe për pasoj z.Demaçi u denua  me pesë vite burgim të rëndë.

Për ta bërë më të qartë këtë veprimtari destruktive të Gungës me shokë, po i referohemi dokumenteve arkivore të kohës.

*  *  *

ÇKA DËSHMUAN FAHREDIN GUNGA, DIN MEHMETI, ZEKERIA CANA DHE ALI ALIU …, NE JANAR TE VITIT 1959, KUNËR ADEM DEMAÇIT NË ZYRAT E UDB'së?!

      Më 19 nëntor 1958 UDB-a jugosllave për herë të parë e burgosi atdhetarin Adem Demaçi, me arsyetimin „ … se ka vepruar armiqësisht kundër rregullimit shtetëror dhe shoqëror të RFPJ-së“ dhe „se është angazhuar për shkëputjen e territorit të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.” Aktakuza u përgatit nga udbashët: M.Mihajlloviq, Momo  Çanoviq, Vojisllav Mihajlloviq, ndërsa u realizua nga prokurori Radovan Bullajiq dhe zëvendësprokurori Mirosllav Llazareviq. Për më tepër, kjo aktakuzë u ndërtua mbi bazën e dëshmive të dëshmitarëve: Fahredin Gunga (poet), Din Mehmeti(poet), Zekeria Cana(historian), Ali Aliu (kritik letrar dhe njëri nga themeluesit e LDK–së) e të tjerë.

Fahredin Gunga

     - FAHREDIN GUNGA, gjatë marrjen pë pyetje nga udbashi Momo Çanoviq, më 21 janar 1959, ndër të tjera kundër Adem Demaçit dëshmon: ”...Më kujtohet se diku në pranverën e vitit 1958 kam qenë në shoqëri me Demaçin dhe me shokët e tjerë si, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha, Zekeria Cana, dhe disa të tjerë, të gjithë studentë në Beograd. Jemi takuar në hotel”Nova Jugosllavia” në Prishtinë dhe kemi qenë të ulur në separe të këtij hoteli. Me këtë rast Demaçi na ka folur se si në projekt të ligjit të ri për shkollat parashihet heqja e gjuhëve të pakicave në shkollat e mesme. Në lidhje me këtë Demaçi ka qenë i revoltuar dhe ka thënë se ky ligj më së shumti i godet shqiptarët në Kosmet, se ky është kulminacioni i të padrejtave që po u bëhen shqiptarëve nga ana e pushtetit dhe se kjo është një masë që po merret posaçërisht ndaj shqiptarëve. Në lidhje me aksionin e armëve në Kosme, Ademi ka thënë se ky është barbarizëm ndaj shqiptarëve dhe se po bëhet me paramendim nga pushteti aktual. Kur kemi dalë nga hoteli jemi nisur bashkë në drejtim të Gërmisë kah shkolla Normale. Gjatë rrugës Demaçi na ka thënë se ne, si intelektualë, duhet të jemi unikë, sepse me unitet mund t´i kontribuojmë popullit tonë.(…)  ( Procesmbajtës: Dragica Milanoviq. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) „DOSJA DEMAÇI“ Prof. Dr.H.Bajrami, Prishtinë 2003, fq. 53

Din Mehmeti

     - DIN MEHMETI, para të njetit udbash, kundër Demaçit, deklaron: “Të pandehurin Adem Demaçi e njoh që nga viti 1954, sepse atëherë ishte student në Beograd. Me të jam takuar në Beograd, por edhe më vonë pasi i ka lënë studimet, në Prishtinë. Më kujtohen veprimet armiqësore të Demaçit dikund në pranverën e vitit 1958, kur jemi takuar në hotelin“Nova Jugosllavia“ në Prishtinë, unë,Adem Demaçi, Zekeria Canna, Fahredin Gunga, Ali Aliu, Hysni Hoxha, të gjithë studentë në Beograd. Me këtë rast para nesh Demaçi, ka folur për diskriminimin që po bëhet ndaj shqiptarëve në Kosmet nga ana e pushtetit. Lidhur me shkollat ka thënë se po punohet për heqjen e gjuhëve të pakicave me qëllim që të diskriminohen shqiptarët. Në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi Ademi ka thënë me këtë rast se pushteti i këtushëm po e bën këtë me paramendim, se pushteti nuk po e ndalon këtë shpërngulje, por po e lejon shpërnguljen e tillë me qëllime të këqija.“ (…). (Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) „DOSJA DEMAÇI“ -  fq. 36

Zekeria Cana

     - ZEKERIA CANA, më 25 janar 1959 para udbashit Çanoviq , z.Demaçi e akuzon si vijon: ”Të pandehurin Adem Demaçi e njoh nga fundi i vitit 1954. Në atë kohë kemi qenë bashkë në studime, në Beograd. Në vitin 1955 jam takuar me të pandehurin në Beograd dhe ai qysh atëherë, para meje është paraqitur armiqësisht. Më ka folur se pushteti i Jugosllavisë po i shpërngul shqiptarët nga Kosmeti për në Turqi, sepse frikësohet se nëse shqiptarët do të mbesin edhe mëtutje në Kosmet, ata do të kërkojnë që Kosmeti t´i bashkangjitet Shqipërisë. Përmes shpërnguljes së shqiptarëve, pushteti po përpiqet që Kosmetin të mbajë edhe mëtutje në kuadrin e territorit jugosllavë. Në vonë, pasi i ka lënë studimet, i pandehuri Demaçi është takuar me mua disa herë në Prishtinë. Diku në pranverën e vitit 1958 në separenë e hotelit“Nova Jugosllavia“ jemi takuar unë, adem Demaçi, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha dhe Fahredin Gunga, të gjithë studentë. Me atë rast Demaçi, gjithnjë i disponuar armiqësisht, ka thënë se pushteti po bën shumë padrejtësi ndaj kombësisë shqiptare dhe se me qëllim po i shpërngul shqiptarët për në Turqi, në mënyrë që Kosmetin ta mbajë si territor të vetin. Në rast se shqiptarët do të mbeteshin në Kosmet, ata do të kërkonin që Kosmeti t´i bashkangjitej Shqipërisë.  Për aksionin e armëve Demaçi ka thënë se pushteti e ka ndërmarrë këtë aksion me qëllim të frikësimit të popullit shqiptar dhe që ta detyrojë atë të shpërngulet nga Kosmeti, ndërsa atë ta mbaj si territor të Jugosllavisë. (…) Diku në verën e të njejtit vit(1958)jam takuar me Adem Demaçin në Gjakovë. Ai kishte ardhur për mbajtjen e orës letrare dhe atëherë e kam ftuar në drekë në shtëpinë time. Derisa ishte në shtëpinë time më ka folur se Kosmeti duhet t´i takojë, gjithësesi Shqipërisë, me plebishit ose me luftë. (…)  Po kështu para meje ka folur edhe për gjendjen ekonomike në Kosmet, duke potencuar se Kosmeti është mjaftë i zhvilluar ekonomikisht, por është i eksploatuar nga pushteti i Jugosllavisë, i cili nuk po investon asnjë objekt ekonomik në Kosmet.

(Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) "DOSJA DEMAÇI“ fq. 55-56

 Ali Aliu

 

     - ALI ALIU, në dëshminë e tij dhënë para të njejtit udbash më 24 janar 1959, ndër të tjera deklaron: ”Diku në pranverën e vitit 1958, kemi udhëtuar nga Beogradi për në Prishtinë që të mbajmë orë letrare nëpër Kosmet. Kemi udhëtuar disa shokë, studentë shqiptarë. Atëherë jemi takuar me Adem Demaçin në hotelin”Nova Jugosllavia”në Prishtinë. Jemi takuar unë, Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Hysni Hoxha, Zekeria Cana e ndoshta edhe ndonjë tjetër, por nuk më kujtohet. Me këtë rast, pos tjerash, Demaçi na ka thënë si vijon: „-se ndaj shqiptarëve të Kosmetit nga ana e pushtetit po bëhen padrejtësi të ndryshme; se shqiptarët po shpërngulen për në Turqi dhe se me këto shpërngulje pushteti dëshiron që Kosmetin ta mbajë edhe mëtutje për vete. Po të qëndronin shqiptarët edhe mëtutje në Kosmet, pushtetarët janë të bindur se Kosmetin do ta humbasnin. Me qëllim të mbajtjes së Kosmetit për vete (që të mbetet edhe mëtutje jugosllav) ata kanë organizuar aksionin e armëve, duke i rrahur e maltretuar shqiptarët, të cilët detyrohen të shpërngulen për në Turqi dhe kështu problemi i Kosmetit zgjidhet përfundimisht. (…)(Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar:Momo Çanoviq) "DOSJA DEMAÇI“ -  fq. 54

     Pas ngritjes së aktakuzës PPQ nr.14/59 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, më 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqësor kundër Adem Demaçit,  i kryesuar nga gjyqtari Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatësit porotë: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora. Në fund të këtij procesi, u shpall aktgjykimi dhe ”në emër të popullit” Adem Demaçit ju shqiptua denimi  në kohëzgjatje prej pesë vjetësh burgim të rëndë.

*   *   *

 FAHREDIN GUNGA : 

“GRUPIT IRREDENTIST (TË ADEM DEMAÇIT), I VËRTETUAR SI ARMIK I POPULLIT DHE I RENDIT TONË KUSHTETUTAR,  IU SHQIPTUAN DENIME TË MERITUARA”!!!

  Fahredin Gunga ndonëse i ka takuar klasës intelektuale, që ishte vënë në shërbim të pushtetit komunist, në vitet e 70-ta duke qenë si kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës, luajti edhe  rolin e zëdhënësit të regjimit, në luftimin  e„nacionalizmit dhe shovinizmit“ shqiptar. Për të argumentuar këtë fakt, po i referohemi burgosjes së tretë të Adem Demaçit, në tetor të vitit 1975. Pas katër muaj hetimesh, më 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni Durmish KOÇINAJ(me urdhër të Mahmut Bakallit), në bazë të nenit 117 al.1 e 2 të KP dhe nenit 100 e 101 al.1 të KPJ-së, në“emër të popullit” sipas aktgjykimit P.nr.239/75 prej 89 faqesh, shpalli fajtor dhe me këtë rast u denuan:
1. Adem Demaçi,  me 15 vjet burg të rëndë,
2. Skënder Kastrati, me 12 vjet burg të rëndë,
3. Hetem Bajrami, me 7 vjet burg të rëndë,
4. Hasan Dërmaku, me 10 vjet burg të rëndë,
5. Osman Dumoshi, me 7 vjet burg të rëndë,
6. Rexhep Mala, me 9 vjet burg të rëndë,
7. Selatin Novosella, me 7 vjet burg të rëndë,
8. Ilaz pireva, me 7 vjet burg të rëndë,
9. Fatmir Salihu, me 7 vjet burg të rëndë,
10. Xhavit Dërmaku, me 9 vjet burg të rëndë,
11. Sherif Masurica, me 7 vjet burg të rëndë,
12. Sami Dërmaku, me 6 vjet burg të rëndë,
13. Zijadin Spahiu, me 5 vjet burg të rëndë,
14. Isa Kastrati, me 6 vjet burg të rëndë,
15. Ahmet Hoti, me  6 vjet burg të rëndë,
16. Njazi Korça, me 6 vjet burg të rëndë,
17. Irfan Shaqiri, me 7 vjet burg të rëndë,
18. Hilmi Ramadani, me  5 vjet burg të rëndë,
19. Nazim Shurdhani, me 4 vjet burg të rëndë.

   Pas përfundimit të këtij gjykimi, për të përquar lajmin në opinon u angazhuan të gjitha mediumet në gjuhën shqipe. Dhe i pari medium që kumtoi këtë lajm, ishte Radio Televizioni i Prishtinës(RTP–ja) me një koment spektakular të përgatitur pikërisht nga kryeredaktori Fahredin GUNGA, me titull: "DENIME TE MERITUARA".

   Në komentin e tij z.GUNGA, ndër të tjera thotë:

  ” Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës, grupit irredentist, i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar, iu shqiptuan denime të merituara. Opinioni ynë, klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës, e posaçërisht kombësia shqiptare,i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë, i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht, duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen, ashtu siç i ka gjykuar, denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre. Pas shqiptimit të denimeve të merituara, ky grup as që meriton të mirret në gojë, sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh, të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik.(…) Petku i tij dogmatiko-stalinist, frazat në emër të gjoja marksizëm-leninizmit, aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist, antisocialist dhe antishqiptar... Prandaj, çdo tentativë e armikut, sikurse edhe e këtij irredentist, do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste, të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit, integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.”

   Ky koment i kryeredaktorit të RTP-së është botuar në “Rilindje”, ”Zëri i Rinisë” etj. Gjithashtu një artikull i ngjashëm me titull ”U denua grupi armiqësor irredentist” u shkrua nga Isak Hasani në gazetën ”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën”Zëri i Rinisë”.

Kopje e komentit të kryeredaktorit të RTP-së Fahredin GUNGA, botuar në „Zërin e rinisë", „Rilindje“ etj dhe artikulli „U dënua grupi armiqësor irredentist“, i nënshkruar nga Isak Hasani në „Rilindje“ dhe Ali Olloni në „Zëri të rinisë“

   Kjo është fytyra e vërtet e të çmuarit të shkrimtarit Ismail Kadare – Fahredin Gunga dhe i shokëve të tij, të cilët janë përgjegjës për dhimbjet e shumta që ua kanë shkaktuar mijëra familjeve shqiptare, me denoncimet kundër vëllezërve dhe baballarëve të tyre, në UDB dhe në strukturat tjera pushtetore të regjimit...!!!

Kthehu ne fillim

 
 

powered by Beepworld