Në 22 vjetorin e rënies heroike të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

 

HEROIZMI BIBLIK I AFRIM ZHITISË DHE FAHRI FAZLIUT

( Shkruan: Sheradin Berisha )

     Më 2 Nëntor 1989, rreth 500 policë të njësisë speciale dhe udbashë të armatosur, rrethuan lagjen „Bregu i Diellit“ në Prishtinë dhe në bodrumet e Bllokut nr.6 hyrja A/7 të kësaj lagjeje, pas një beteje të përgjakshme që zgjati nga ora 12:30 gjer në orën 18:00, ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

 

FOTOALBUMI

 

 

 

 

 

 

Kujtesa historike

TRIMI I GOLLAKUT

RRAHMAN DINI – BALI

__________________________________________

 

QOFTË I PËRJETSHËM KUJTIMI PËR KOMANDANT ABEDIN REXHËN!

     Sot e 13 vjet më parë, (më 8 Tetor 1998) - në fshatin Kllodernicë të Drenicës vritet në mënyrë tinzare, Komandanti i Brigadës 112 Abedin Rexha - Sandokani. Jeta dhe vepra e Abedin Rexhës ishte e veçantë, për faktin sepse ai i përkiste brezit të parë të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin. Ky BURR DRENICE ndonëse mori pjesë në shumë fushëbeteja kundër forcave militare dhe parmalitare serbe, do të mbahet mend për guximin dhe trimërinë e dëshmuar!

     - QOFTË I PËRJETSHËM KUJTIMI PËR KOMANDANT ABEDIN REXHËN’SANDOKANIN!

     - LAVDI KOMANDANT SANDOKANIT DHE TË GJITHË DËSHMORËVE TË KOMBIT!

 

( Moderatori i www.pashtriku.org - 08 Tetor 2011)

.

 

 

Në 13 vjetorin e Epopesë së lavdishme të familjes Salihaj

 

 “PREKAZI” I HARRUAR I BURIMIT

 

( Shkruan: Prof. Qerim Rexhaj )

 

 

.

 

 

Në 17 vjetorin e rënies heroike të Hasan Ramadanit

 

HASAN RAMADANI - TRIMI I LLAPIT

DHE SIMBOLI I QËNDRESËS KOMBËTARE

 

Shkruan: Mr.Avdi Gjata

 

.

 

 

Në vend të përkujtimit

 

 

 

XHEMAJL FETAHAJ NË 12 VJETORIN E RËNIES

 

 

Shkruan: Ibish Neziri

 

     U bënë 12 vite nga rënia në fushë të nderit.

     Ndërkaq, unë ka vite që e ndjej në shpirt si një borxh, si një detyrim që para bashkëkohanikëve të mij ta nxjerr dhe për gjeneratat që vijnë ta lë të ndriquar figurën e një veprimtari të paepur të çështjes kombëtare, që ishte më shumë se veprimtar dhe anëtar i organizatave ilegale i viteve të 80’ta dhe 90’ta që vepruan në Kosovë e jashtë saj, i një pajtuesi gjaqesh dhe të një ushtari që ishte më shumë se ushtar, Xhemajl Fetahajt.

     Kaluan tri vite që unë përpiqem ta ndriçoj këtë figurë madhore të historisë sonë më të re dhe edhe përkundër përpjekjeve të mia ende nuk ia kam dalur. Kam kontaktuar shumë shokë të Xhemajl Fetahajt. Diken drejtëpërdrejt e dike për mes telefonit. Ndonjëri syresh ka dhënë pjesë nga kujtimet e veta e ndonjëri ka premtuar. Kam shkruar edhe shumë E-Maile me lutjen që t’i shpalosin kujtimet e veta për Xhemën dhe të m’i përcjellin. Kam bërë edhe shumë telefonata dhe kam shkruar mesazhe të shumta me kërkesën e njëjtë. Nuk kam dashur asnjërin ta përjashtoj. Asnjëri syrësh nuk më ka thënë jo. Që të gjithë më kanë thënë: „Gjithësesi!“

     Do t’i kesh për një javë, për dy apo për tri javë dhe këto premtime janë shoqëruar edhe nga shumë lëvdata „për punën e mirë“ që po e bëkam. Unë për të mos iu bërë presion iu kam thënë se keni edhe më shumë kohë. Por koha kalonte. Disave madje për të dytën herë iu kam telefonuar dhe shkruar. Diken që më ka kërkuar vetëm 7 ditë kohë, pas tre muajsh e kam pyetur se sa ditë i ka java dhe kanë qenë dhjetëra arsyetime për vonesën dhe gjithnjë telefonatat kanë përfunduar me: „Shumë shpejt do t’i kesh“ Kam pritur dhe kam pritur.

    Punën e kryer njëherë përsëri e kam marrë nëpër duar, e kam lexuar e rilexuar. Diku e kam rregulluar ndonjë pikë e diku ndonjë presë. Të shumtën edhe ndonjë fjali. Dalja në terren për t’i takuar drejtpërdrejtë ata që iu kam shkruar, për mua ishte e pakapshme, ndërkaq E-Mailat që i prisja nuk vinin që nuk vinin. Ata as sot nuk kanë ardhur në adresën time. Madje edhe jam pyetur nëse kam autorizim nga familja për të shkruajtur për Xhemajl Fetahajn, dhe unë, si unë...

     Unë nuk i marr leje kujt për të shkruajtur për dëshmorët e atdheut, për dëshmorët e kombit. Dëshmorët nuk janë më të familjeve, ata janë pasuria jonë e përgjithshme, janë tonët, të gjithë neve, janë nderi jonë, por unë nuk e dij sa ne jemi të tyre.

     Xhemajl Fetahaj nuk është më në mesin tonë.

     Ai është flijuar për të gjithë neve, për ATDHEUN, për KOMBIN...

     Kurse ne çfarë bëjmë për të?

     Na dhimbsen t’i sakrifikojmë qoftë edhe dhjetë apo 15 minuta kohë nga ajo që e kalojmë me muhabete në Facebook apo në MSN, për t’i shpalosur kujtimet për Xhemajl Fetahajn. Për t’i shpalosur kujtimet të cilat mbase edhe nuk i kemi.

     Nganjëherë më duket se vetëm sa për të thënë shumë veta kanë thënë „e kam shok“, apo „kam qenë shok i Xhemajl Fetahajt.“ Ca të tjerë pasi e kanë hapur telefonin dhe janë njoftuar për qëllimin e thirrjes kanë filluar: „Unë e Xhema....“ dhe gjithësesi uni në vend e në rend të parë, e pastaj Xhema dhe biseda shumë shpejt ka përfundur përsëri me „shumë shpejt do t’i kesh!“

     Gjatë punës sime për ta ndriçuar këtë figurë shpeshherë kam bëlbëzuar mes dhëmbësh: „Sa njeri me fat Xhemajl Fetahaj! Njeri me fat sepse është dëshmor i atdheut, dëshmor i kombit“, por shumë shpejt dëshmorët e kombit i quaja njerëz fatkëqinjë, njësoj sikur i pat quajtur gjatë bisedës pikërisht për Xhemën edhe një gjeneral gjirokastrit,  i cili luajti rol të madh në luftën e UÇK’së. „Janë njerëz fatkëqinjë dëshmorët e kombit sepse nuk mund të ngriten nga varret dhe t’u thonë shumë vetave: „Oreeee, për ty nuk e kam qitur as hapin më të vogël. Nuk kam lëvizur fare vendit, por kam lëvizur dhe kam rënë për atdhun!“ T’u thotë shumëve që sot thirren si shokë të tyre: „Ti as nuk ke qenë e as nuk je shok imi, ti po gënjen...!“

     Libri për dëshmorin e kombit  Xhemajl Fetahaj do të shkruhet dhe figura e tij do të ndriçohet, por ndoshta këtë herë jo e tëra, sepse po na dhimbsen vetëm pak nga minutat që i kalojmë kafeneve, FB’ve dhe MSN’ve, apo në bisedat rrahagjokëse, për ta thënë atë që kemi për ta thënë për Xhemën. Do të mbetet shumëçka pa u thënë. Madje do të mbeten edhe kapituj të pashkruar, kapituj që do të shkruhen më vonë, kapituj të cilët Xhemajl Fetahaj i shkroi me punën e vet, me jetën e vet, me gjakun e vet... E pastaj... përsëri  Xhemajl Fetahaj do të jetë shok i aq shumë „shokëve.“ Ai do të jetë shok yni!

     Dhe unë deri sa punoj në librin për Xhemajl Fetahajn, ndihem pothuajse tërësisht i vetmuar. As Xhema dhe dëshmorët tjerë hiq më pak nuk janë të vetmuar, por ata janë shumë dhe janë bashkë. Të gjithë sëbashku gjenden në çdo pëllëmbë të atdheut, në palën e flamurit, krahë shqiponje, në rreshtin e gjatë të të pavdekshmëve, në kujtesën e popullit si roje të përjetshme të atdheut, në këngët dhe baladat që populli i krijoi për ta dhe i ruan me shumë kujdes, me shumë dashuri!

© Pashtriku.org, 31 Maj 2011

 

 

FOTOALBUMI I DËSHMORIT TË KOMBIT XHEMAJL FETAHAJ

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

( Përgatiti Moderatori i www.pashtriku.org  )

 

 

 

NË PËRKUJTIM TË DËSHMORËVE TË KOMBIT

 

 

 

 

FEHMI RAMADANI: ISMETI RA DËSHMOR PËR BASHKIM KOMBËTAR

BEDRI ISLAMI: XHEVË LLADROVCI NGA LËVIZJA ILEGALE NË UÇK

RAMADAN AVDIU: BEHAJDIN ALLAQI - UDHËHEQËS POLITIK E ATDHETAR

AVDI IBRAHIMI: SULI I BERATIT U FLIJUA NË PASHTRIK PËR ÇLIRIM...

AFRIM MORINA: BACI - LUFTËTAR I TRI LUFTËRAVE ÇLIRIMTARE

MEHMET HAJRIZI: KUJTIMET E MIA PËR DËSHMORIN NASER HAJRIZI

BLERIM HALILI: ISMETI - U BË I PAVDEKSHËM NË VALËT E LIRISË!

AVDI IBRAHIMI: SELVERI ËSHTË KRENARIA JONË KOMBËTARE

DR.NYSRET PLLANA: ATDHETARËT BËJNË FAKTET E HISTORISË SË KOMBIT

BEHXHET SHALA: ADEMËT E SAKRIFIKUAR DHE ADEMËT E ..!

KADRUSH RADOGOSHI: NESIMI DERVISHDANA, NË KUJTESËN HISTORIKE...

HAVE ELEZAJ:FAMILJA JASHARI ËSHTË KRENARIA, NDERI I KOMBIT TONË!

UKSHIN HOTI: BËJE OSE VDIS, PËR TA VRARË VDEKJEN!

KADRI REXHA: RANË PËR ATDHE, FITUAN PËRJETËSINË

BERAT LUZHA: DITË JANARI NË PRISHTINË

HAVE ELEZAJ: REXHEP MALA E NUHI BERISHA, DY ORAKUJ...

SH.B: QËNDRESA E REXHEP MALËS PËRBALLË TORTURAVE TË UDB-ës

SAIME ISUFI: KËNGË POPULLORE PËR REXHEP MALAJN DHE NUHI BERISHËN

 

 ( Pergatiti moderatori i www.pashtriku.org  )

 

  

powered by Beepworld