“Europa Pellazgjike” u flijua në shk. 18-19!

 

KA ARDHUR KOHA TË MËSOHET E VËRTETA HISTORIKE DHE JO SAJIMET POLITIKE

( Shkruan: Fatbardha Demi - Tiranë, 26. 01. 2012 )

____________________________________________________________________

Klikoni mbi Foto

 

.

 E drejta historike është në anën tonë!

IDEOLOGJIA POLITIKE 

E HISTORIOGRAFISË EUROPIANE

 

( Shkruan: Fatbardha Demi - Tiranë, 13. 11. 2011 )

 

 

.

 .

 

Vetëdeklarimi i kombësisë, rrezik për Shqipërinë!

 

VETËDEKLARIMI I KOMBËSISË,

NJË PRAKTIKË E MOHIMIT TË SHTETIT 

Shkruan: Fatbardha Demi - Tiranë, 12. 09. 2011 

 

GJURMË HISTORIKE

«LIGJI I LUFTËS» NA VË PËRKRAH

M U SS O L I N I T  DH E  H I T L E R I T

 

  

 

TË MËSOJMË ORIGJINËN DHE ROLIN HISTORIK TË GJUHËS QË FLASIM!

 

 

TË NDALET INKUIZICIONI MESJETAR I ALBANOLOGJISË ZYRTARE NDAJ

GJUHËS PELLAZGO - SHQIPE!

 

 

      Në shek. 21,  për Kombin Shqiptar është i papranueshëm inkuizicioni 237 vjeçar ndaj origjinës dhe rolit të gjuhës shqipe.  Përse duhet të flijohet një e vërtetë historike, vetëm e vetëm se cënohen pretendimet pa baza shkencore, të disa shteteve të tjera? Emri i Porf. E.Çabejt do të mbetet gjithëmonë i nderuar për  kontributin e tij të madh në gjuhësinë shqiptare, por nuk mund të “lidhemi me zinxhir” mbas atyre tezave të tij, që faktet shkencore i kanë hedhur poshtë. Rruga e “dogmatizmit mesjetar”, rrefuzimi i  debatit, pengon zhvillimin e shkencës albanologjike. Çdo brez i shqiptarëve, ka të drejtë (jo me tetë rreshta) por me një pasqyrim të plotë: TË MËSOJË ORIGJINËN DHE ROLIN  HISTORIK TË  GJUHËS QË FLET! Gjuha pellazgo-shqipe, është Muzeu i vetëm dhe më i lashti në historinë europiane, që padrejtësisht nuk emërtohet si pasuri e kulturës botërore dhe nuk gëzon përkujdesin e UNESCO’s, për fajin tonë në rradhë të parë, dhe  të historiografisë zyrtare ndërkombëtare që kërkon flijimin e saj, për interesa politike.

 

 

 

 

Shkruan: Fatbardha Demi

 

 

Shkenca është diçka e mrekullueshme, nëse dikush nuk duhet ta fitojë bukën e vet me të. ( Albert Ajshtajn )

 

     Duke rrëmuar në skedarin e Bibliotekës së Institutit të Gjuhësisë dhe Historisë, më shkuan sytë  tek një titull: «Antologjia e klasës së III’të  të Shkollës së Mesme»  (Botimi Ministrisë Arsimit, Tiranë 1946 Redaktor Aleksandër Xhuvani). Çfarë shkruhej për origjinën e gjuhës sone,  në vitin e parë të shtetit të lirë shqiptar? «Shqipja jonë, mbas studimesh të thella  të bame prej gjuhëtarvet, ka dalë prej ilirishtes që flisnin Ilirjanët. Siç dihet prej Historisë, Ilirjanët kanë qënë stërgjyshërit tonë … Por shqipja jonë  siç e vërtetojnë shumë dijetarë e gjuhëtare, ka elemente edhe të trakishtes…  Me kohë, me qënëse Shqipërinë e kanë shkelë në kohë të vjetra popuj të ndryshëm si Romakët, Sllavët e Turqit, në shqipet kanë hymë edhe elemente prej këtyre gjuhëve, por shtresa e parë dhe karakteristikë e shqipes ashtë  ilirishtja e trakishtja. Ilirishtja e vjetër nuk ka qënë shkrue prej Ilirjanëvet; deri sot të paktën nuk kanë dalë në dritë prova e dokumente të sigurta për këtë punë... Edhe shkrimtarët e shek. 16, 17 si Buzuku, Budi, Frangui Bardhit, etj përmëndin fjalën gjuhë t'arbëneshe për të kallëxue gjuhën shqipe. Bogdani në veprën e vet "Cuneus prophetarum" ... përmënd për të parën herë fjalën "shqip"; emni shqiptar përmëndet  se parit që nga viti 1362 (f.7, 8) Më lindi kureshtja, se me çfarë të dhënash të reja është pasuruar teksti i gjimnazit, pas 65 viteve të studimeve albanologjike mbi origjinën e gjuhës  sonë.  Në faqen 14, te Historisë së maturës (Historia 4,Pegi 2010), lexoj : « Ilirët flisnin një gjuhë indo-europianeDeri më sot nuk është zbuluar asnjë mbishkrim i plotë i shkruar në ilirisht. … Në mbishkrimet e zbuluara ka shumë emra ilire dhe fjalë që shpjegohen me ilirishten… » Teksti nuk i kalon as 8 rrjeshta e gjysëm. Nuk më besohej, që në më shumë se gjysëm shekulli, nuk kishim shtuar asgjë të re, për origjinën e gjuhës sonë. Vendosa t’i drejtohem «Biblës» së studimeve albanologjike shqiptare «Historia e Popullit Shqiptar» botim i Akademisë  së Shkencave - Instituti i Historisë (Toena, 2002): «Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë  e veçante indoeuropiane, që kishte lidhje afrije, ku më të afërt e ku më të largët, me gjuhët e tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten…(Çabej) marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten tregojnë se shqipja është formuar në fqinjësi me këto dy gjuhë…nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është gjetur gjë e shkruar. Dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë jugore që është mbajtur e mbahet përgjithësisht  si një degë e ilirishtes… » (f.53, 54)

Në tekstet shkollore dhe shkencore zyrtare, për origjinën e gjuhës shqipe nuk ka asgjë të re, pas 237 viteve!

     Asgjë më shumë, se sa pohimet e gjuhëtarit gjerman të shek. 18,  Pr.Hans E. G. Truman i Universitetit Halles në Gjermani, një nga albanologët e parë, i cili në veprën e tij «Hulumtime për historinë e popujve të Europës Lindore » (1774) arriti në përfundimin se: «shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, të cilët as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme » (f35 E.J.)  Kjo tezë u pasurua më tej nga  bashkë-kombasi i tij, Johan G. Han i cili në veprën «Studime shqiptare» (1854) pohon se «Burimet antike e bindën qe ilirët, epirotët dhe maqedonasit (e lashtë-shën im) nuk ishin grekë, por ishin më të vjetër se ata dhe e kishin prejardhjen nga pellazgët e lashtë …se gjuha shqipe ishte vazhduese e drejtpërdrejtë e ilirishtes, kurse vetë ilirishtja rridhte nga pellazgjishtja » (f.36 E.J.) Në të njëtin vit, një gjerman tjetër, Franz Bopp që dëshironte të gjente “mëmën” e gjuhëve të folura të kohës së tij, arriti të provonte se gjuha shqipe i përkiste familjes së gjuhëve indo-europiane.

     Pra shihet qartë se, për origjinën e gjuhës shqipe shkenca zyrtare albanologjike, ka mbetur vënd-numëro  për 237 vjet. Për një shkencë, sipas historianit Romilly Jenkins: “Të rrijë në vënd, do të thotë të shkoje mbrapa, si  relativisht edhe absolutisht. Në asnjë sferë tjetër kjo e vërtetë nuk dallohej më qartë se në atë të gjuhës dhe letërsisë” (f30 R.J.) Dëshmi e qartë e kësaj ecje mbrapa është fakti, që sot Albanologjia zyrtare në botimet e saj dhe në tekstet mësimore, nuk i njeh  Pellazgët si  stërgjyshër të shqiptarëve dhe vijues të gjuhës së tyre.

     Kjo “ngrirje” në studimin e origjinës së gjuhës sonë, ka shkaqet e veta, sa shkencore aq edhe ideologjike. Në vitin 1967,  u zhvillua një «debat» me flet-rrufe, të ngjitura në muret e Institutit të Gjuhësisë, që kishin «për qëllim të sqarojnë disa probleme me karakter shkencor» ndërmjet studiuesve të arkeologjisë dhe Prof. Eqerem Cabejt, mbi origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës së tyre. Falë këtij debati, me gjithë telashet dhe pasojat për Profesorin, ne sot kemi një dokument të rëndësishëm për historikun e zhvillimit të shkencës sonë Albanologjike, që pasqyron metodollogjinë dhe mëndësinë e kohës në këto fusha.

Në këtë «debat shkencor» u dëshmua, se në studimet arkeologjike nuk pasqyroheshin faktet gjuhësore, dhe arritjet e arkologjisë nuk zinin vëndin e duhur, në nxjerrjen e konkluzioneve gjuhësore mbi lashtësinë. Për fat të keq, edhe në ditët e sotme, studiuesit e këtyre fushave, nuk përfshijnë në formimin e tyre profesional, njohuritë e të dyja këtyre disiplinave (arkeologjisë dhe gjuhësisë). Këto kufij (për lashtësinë), vihen edhe ndaj  shkencave të tjera.

     Studiuesi arbëresh Xhuzepe Katapano, më 1984 pohon: «se prania e Ilirishtes në Egjypt mund të vendoset deri në kohëra shumë të hereshme: rreth 12.000 vjet më parë, duke përkuar me zhdukjen e Atllantidës së përshkruar nga Platoni në dialogjet “Timeu” dhe “Kricia” (f38 Xh.K)». Ky pohim u bazua mbi “Hulumtimet skrupuloze që kam kryer me ndihmën e sistemit kritik, të krahasimit shkencor të rrënjëve të shumë gjuhëve tepër të lashta si: eskuera baske, shqipes, gjuhëve hitite, hebraike, arabe, aramaike dhe të tjerave, veçanrisht gjuhës kopte-gjuhës liturgjike të të krishterëve të Egjyptit; si dhe studimeve shumë-vjeçare të rendit filozofik, teozofik, histori-arkeologjik, etnografik, mitologjik, matematik, kimik, fizik, natyralist”. Ky formim shkencor “më ka çuar në përfundimin se, duhet përmbysur tradita, që e paraqet qytetrimin neolitik si një fryt kryqëzimesh » (f.7 Xh.K) Ky mendim hodhi poshtë, pas afro njëzet viteve, tezën e Pr. E.Cabejt se “Ajo që quajnë “kulturë ilire”… nuk mund të vërtetohet se ka qënë etnikisht e gjuhësisht homogjene…» (B.A.) Këto teza, me entuziazëm u brohoritën nga studiuesit fqinj sërb, për të vënë në dyshim autoktoninë dhe trashëgiminë ilire të shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, por edhe nga disa «analistë» shqiptare  të ditëve të sotme, që jo rrallë kanë treguar analfabetizmin e tyre në shkencën historike.

     Tashmë, teza e një gjuhë fillestare është pranuar përgjithësisht. I pari që e ka shprehur qe Sër William Jones (1746-1794), orientalist i famshëm që njihte 28 gjuhë. Sipas albanologut Arif Mati, por edhe shumë studiuesve të huaj dhe shqiptar “Pellazgjishtja e lashtë, nga e cila rrjedh shqipja e sotme, ka qënë gjuhë zanafillore e folur në Europë, Egje dhe Azi të Vogël qysh të paktën prej viteve 6500 para Krishtit (f.477 A.M.) Paisja me njohuri nga shumë fusha shkencore, edhe në historiografinë botërore zotërohet nga një numër i pakët studiuesisht, gjë që i ka çuar shpesh në udhëkryq (sidomos për lashtësinë) apo në gjykime të pjesëshme. Pr. Colin Renfrew i Universitetit të Kembrixhit, në botimin e tij “Arkeologjia dhe Gjuhësia” (1989) shkruan: “Arësyeja kryesore e botimit të këtij studimi, është që të vë në dukje, se arkeologët e këtyre viteve të fundit, për të rindërtuar të kaluarën, nuk kanë marrë parasysh në masën e duhur dëshminë e gjuhësisë” (Wikipedia “pellazgët”).  Mangësi vërehen në shumicën e botimeve të studiuesve të huaj për periudhën pellazge, greko-romake apo atë bizantine, sepse nuk e njohin, apo e anashkalojnë: gjuhën, historinë, besimet dhe kulturën e traditës së kombit shqiptar, faktorit shumë të rëndësishëm të këtyre periudhave historike.

Nuk mund të shprehemi për origjinën e gjuhës shqipe sepse nuk kemi shkrime ilire nga lashtësia

     Kështu pohojnë edhe sot gjuhëtarët e institucioneve zyrtare të Albanologjisë. Një shprehje popullore thotë: «Nuk shikon syri, por mëndja». Si vallë, studiuesit tanë, do të gjejnë shkrime ilire, kur në mëndësinë e tyre, shqiptarët nuk janë pasardhës të Pellazgëve që  më vonë u emërtuan Ilirë, apo më sakt Thrako-Ilirë? Prof.E.Cabej, me ironi theksonte se: “Nuk do të mund të kënaqim ata, që ende sot kanë një besim të plotë mbi origjinën pellazgjike të gjuhës sonë. Përkundrazi, ka ardhur koha që, sëpakut nëpër shkolla, mos t’ia mbushin kokën fëmijëve me hipoteza të tymosura që i përkasin mesit të shekullit të kaluar!“ (f 23 N.V. )   Koha tregoi se Prof. Cabej nuk kishte të drejtë: „Në Muzeun Arkeologjik të Athinës hasim me një shtyllë shumë të lashtë, me një mbishkrim bustofedik të shkruajtur me alfabetin pellazgjik dhe me përmbajtje vajtimi ,zbuluar në ishullin Lemnos… deri më sot, nuk është lexuar… Forma e shprehjes është primitive, megjithatë, është për t’u habitur se si mund të zgjidhet e të kuptohet ky mbishkrim, mbas më se 3000 vjetëve me anën e shqipes së sotme“. (f. 31, N.V.F).

     Nuk mund të besohet se, i arsimuar në Perëndim, Profesori nuk kishte njohuri mbi studimet shkencore të gjuhëtarëve të huaj, që theksuan origjinën ilire dhe pellazge të gjuhës shqipe. Dua të sjell vetëm një fakt të dhënë nga studiuesi francez Eduard Shnaider në fund të shk.19.  Duke  studiuar  fjalët një-rrokëshe të shqipes, që dëshmojnë lashtësinë e një gjuhe, e që ruhen edhe sot, në fondin e saj bazë leksikor (785 të tilla, ndërkohë që në gjuhët e tjera europiane gjënden jo më tepër se katër-pesë rrënje, në greqishte 9 rrënje,  e në latinisht vetëm një) pohon se “i vetmi popull që mund të mburret se trashëgon vetitë, zakonet, traditat, tiparet dhe gjuhën e Pellazgëve, është populli shqiptar” (f.11 E.S.) Duhej, gjithashtu të kishte dijeni edhe për studimet e bashkë-kombësve të tij si: Dhimitër Kamarda,  i cili në librin e tij «Një esse e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe” (1864) vërtetoi se gjuha e popullit shqiptar ishte ndër më të vjetrat e të gjithë popujve të Europës“ (f37 E.J.)

     Në mohimin e origjinës pellazge, të gjuhës dhe shqiptarëve, bashkoheshin edhe historianët Stefanaq Pollo dhe Arben Puto të cilët «në Historinë e Shqipërisë,  janë shprehur se : ”Nuk ekzistojnë elemente identifikimi të pellazgëve me shqiptarët” (f.11 A.K.) A janë këto pohime si rrjedhojë e studimeve të tyre shkencore, apo të qëndrimeve të diktuara nga politika? Për këtë do të flasim më vonë. Në «debatin shkencor» të flet-rrufeve Prof. E.Cabej shkon edhe më tej: «Në lidhje me autoktoninë, do të shtojmë ndërkaq edhe këtë që, gjuhësinë e intereson më fort puna e autoktonisë së popullit shqiptar, sesa ajo e autoktonisë së Ilirëve.»  (B. A.) Por, a nuk janë shqiptarët bijtë e Ilirëve? Duke i ndarë prej tyre, ku do t’ua gjejë autoktoninë, albanologjia zyrtare? Me qënëse origjina dhe autoktonia pellazgo-ilire e shqiptarëve nuk është objekt i shkrimit, nuk po zgjatem në këtë pikë.

Po ku “fshihet” gjuha e ilirëve?

 

Ajo gjëndet kudo në Europë, Afrikën Veriore, Azinë e Vogël dhe të Largët, ku ka shkelur këmba e popullit të parë europian: Pellazgëve. “Në Shqipëri ka dokumente epigrafike të shumta, nga ato më të lashtat pellazgjike, deri ato të periudhës ilire dhe të kohëve më të vonëshme… Por nuk shpjegohet se përse duke patur në dispozicion një pasuri aq të madhe dokumentash epigrafike brënda kufijve të Shqipërisë, ai (Mahir Domi) nuk i është vënë edhe studimeve të tyre. (f48 N.V.)  Një “biblioteke” e pasur për albanologjinë janë edhe shkrimet e fiseve etruske (Itali, etruskët gjithashtu janë fise ilire) por edhe të fiseve të tjera pellazge në Portugali, Greqi, Kroaci,Serbi, Rumani,Turqi e në shumë vënde të tjera.

     Francezi Zacharia Mayani, në vitin 1970 botoi tre vëllime me këto dëshmi “Etruskët filluan të flasin”, “Etruskët Flasin” dhe “Fundi i misterit Etrusk”. Vërtet Etruskët  folën shqip, por a i dëgjuan albanologët tanë zyrtarë, zërin e tyre? Folën shqip, jo vetëm gurët e Etruskëve të lashtë, të zbuluar prej arkeologëve. Emërtimet e disa maleve, lumenjve, fshatrave dhe qyteteve, gjireve, ishujve, deteve në vënde të ndryshme të Europës e më gjërë, gjithashtu flasin me gjuhën tonë. Edhe emrat e Perëndive të Olimpit, që e gjithë Historiografia botërore zyrtare i ka pagëzuar me ujin e shënjtë “grek”, nuk kanë asnjë kuptim me greqishten, por shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës së Albanëve, prandaj edhe studiuesit e emërtuan si ”gjuhën e perëndive”. «Në se Pellazgët krijuan këtë fe dhe u dhanë emra perëndive, ashtu siç thonë shkrimtarët e vjetër, atëhere kam në dispozicionin tim një fjalor interesant pellazgjik» shkruan i entuziazmuar studiuesi arvanitas, Aristidh Kola (f.11A.K)

    Do të ishte gabim, të mendohet se mangësia e formimit shumë-disiplinor i albanologëve zyrtarë shqiptar, është faktori kryesor i «ngrirjes» 237 vjeçare në studimet mbi origjinën dhe gjuhën e  shqiptarëve.

Që në krijimin e shtetit Shqiptar, mbas Luftës së Dytë Botërore, studiuesit u veshën

me uniformën e ushtarit të Partisë.

 

     Më kot priti Spiro Konda që kishte ardhur nga Italia në Konferencën e parë Albanologjike (Tiranë 1962) kur paraqiti tezën e tij mbi  paraardhësit e shqiptarëve (“Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”), të zhvillohej një debat shkencor.

     Sipas dëshmive të flet-rrufeve (1967-68), drejtuesit e Albanologjisë (komisarët e Partisë), udhëzonin “që shkencat tona albanologjike duhet të bazohen mbi shkencën marksiste-leniniste” (E.Hoxha në mbledhjen e Byrosë Politike të K.Q. PPSH 3.11.1969) “që të shikojmë çdo gjë me syrin politik » për të shpëtuar nga « presioni i shkencës borgjeze ». Duhet « të shkarkohemi nga të huajt» në mënyrë që « ndjenja e inferioritetit të zhduket. Enver » (Fjalët e pjerta janë nga shënimet e Pr.E.Cabejt, nga mbledhjet me drejtuesit) (B.A.)

     I vetmi studues që doli hapur në “debatet shkencore” të flet-rrufeve (1967), kundër këtyre udhëzimeve, qe gjuhëtari Selman Riza, i cili u shpreh se filozofia Marksiste nuk mund të zbatohej në gjuhësi. Për këtë problem të metodikës, Prof. Riza u akuzua për çfaqje të huaja e armiqësore dhe u surgjynos në Berat. Si «presione borgjeze» u cilësuan jo vetëm studimet e autorëve me kombësi të huaj, por edhe të atyre me gjak shqiptar, por që jetonin jashtë kufijve të 1913’ës. Veprat e tyre, që i çuan më tej, pohimet e albanologëve të shek. 18 dhe 19, u shpallën si «herezi» dhe nuk u lejuan të botoheshin. Nuk u përfillën as studimet e arbëreshëve të Italisë si: G. De Rada, Angelo Masci, Vincenzo Dorsa, Bernardo Bilota, Marchano etj. Studimet e tyre u përcaktuan si «Hipoteza romantike, pa baza shkencore, të frymëzuara nga motive politike» (Myzafer Korkuti, «Parailirët-ilirët-arbërit» Internet).

     Katedrat gjuhësore  në Universitetet më të njohura si në Angli, Portugali, ShBA, Kinë, Kolumbi, Çekosllovaki, Spanjë, Itali, dhe Kosovë etj. e pritën me një interesim shkencor studiuesen shqiptare Nermin Vlora Falaskin, që zbërtheu shumë shkrime të lashta me anën e gjuhës shqipe, por nuk u pranua në vëndin ku kjo gjuhë ishte e popullit dhe e shtetit, në Shqipëri.

     Kështu edhe një studiues i shkollës vjeneze, siç ishte Prof.Cabej, megjithëse pohon se  «Autoktonia e popullit shqiptar në viset e sotme, (është) vërtetuar me anë të vazhdimësisë (kontinuitetit) të emrave të vendeve në trajtën e tyre antike e në të sotmen » në të njejtën kohë nxjerr përfundimin se : «shqipja është e vetmja që është në gjendje të spiegojë emrat e dy vargmaleve me rëndësi të Europës qendrore-lindore,Karpatet e Beskidet…Kjo për prehistorinë e popullit shqiptar do të thotë se pellgu i Karpatevet, në mos një djep relativ i të parëve të tij, ka qenë pakmos një stacion në shtektimin e tyre për në Europë jugore… Veçse koha e këtij shtektimi dhe e vendosjes së tyre në Gadishull nuk mund të caktohet më qartë as historikisht as me mjetet e arkeologjisë» (B.A.) Ky përfundim i Prof. E.Cabejt, u bë shkak që emri i tij është bërë nga më të preferuarit për pseudo-historianët sërb.

     “Kërkimet, studimet … të organizuara në trojet shqiptare që nga Jovan Cvijiqi, Selishqevi, Atanasie Urosheviqi, Milica Gërkoviqi, Jovan Ristiqi etj., tubimet shkencore si “Iliri i Albanci”, “Serbia i albanci kraj XIX veka”, të organizuara nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë” - së fundmi edhe në simpoziumin shkencor - “Sllove­nsko porijekla stanovnishtvo u Albaniji”, mbajtur në Cetinë më 1990,  këmbëngulet tek “ prejardhja jo ilire e shqiptarëve dhe jo autoktonia e tyre në trojet e sotme etnike dhe shtetërore” (Begzat Balliu, “Antroponimia identitare e Kosovës”).

Sot, me gjithëse veshi «xhinset» perëndimore, Albanologjia zyrtare vazhdon

«ngrirjen» 237 vjeçare, për origjinën e gjuhës sonë.

 

     Pa e lodhur veten, për të na bindur me rrugë shkencore dhe pa pranuar të bejë asnjë debat, Albanologjia zyrtare mohon çdo studim, të kohëve të kaluara dhe të ditëve të sotme, për origjinen pellazgo-ilire (emertim qe nuk duhet ndarë) të gjuhës sonë, duke u fshehur prapa teksteve shkollore të historiografisë europiane, që heshtin për këtë fakt. Ky solidaritet, tregon se problemi i origjinës së gjuhës sonë, nuk është thjesht i shkencës dhe politikës zyrtare shqiptare, por edhe i shkencës zyrtare dhe i interesave politike ndërkombëtare. Kur flasim për origjinën dhe rolin tek gjuhët europiane dhe më gjerë, të gjuhës pellazgo-shqipe, rrjedhimisht vërtetojmë  origjinën, shtrirjen teritoriale dhe rolin e kombit shqiptar në Kontinentin Europian e më gjerë, një e vërtetë historike që “fitimtaret” dhe “të ardhurit e vonuar”, luftuan ta varrosin. “Duke mos u drojtur nga një përgënjeshtrim prej historisë dhe duke qënë i sigurtë se nuk do të akuzohem se kam dëshirën për ta zmadhuar, meqë nga pikpamja e kombësisë i takoj të njëjtit popull, mund të them se populli shqiptar dikur ishte një popull i madh që banonte në dy kontinente, të Azisë e të Europës, nga Triestja deri në Sivas...(f242 S.F.v2)

Problemi i origjinës, autoktonisë dhe meritave historike të një popullsie, ështe  shfrytëzuar

historikisht për qëllime dominimi psikollogjik, ekonomik dhe politik.

 

     Çështja e origjinës, autoktonisë dhe ngjarjeve të lavdishme të të parëve, krijon ndjenjën e përkatësisë, të bashkimit dhe arësyen për të qënë krenar, ndjenja që të jepnin forcë në luftra, sa të drejta, aq edhe pushtuese. Ja përse kapitalizmi europian i shek. 18 e më vonë, filluan garën për të zbuluar lashtësinë dhe “të ndërtojnë gjuhët e popullit” të shteteve të tyre. Çdo shtet kërkonte “madhështinë” e origjinës dhe historisë së tij, për të ruajtur psikollogjikisht perandoritë koloniale dhe supremacinë në kontinentin europian. Të mos harojmë, se me këtë “madhështi” u ushqye politika më famëkeqe e njerëzimit: Racizmi, që zbatoi genocidin më të egër në Historinë njerëzore. Shëmbulli më i freskët është lufta në Kosovë, në emër të “djepit” të sërbëve, që synoi krahas zhdukjes së popullsisë shqiptare, zhdukjen edhe të çdo dokumentacionit dhe të objekteve historike. Historiani Walter Barberis, thekson se këto veprime kryen nga shkaku se: “Një shoqëri pa rrënjë të përbashkëta, popuj pa histori apo kujtime të familjes, kanë një sjellje të veçantë të diktuar nga një tendencë drejt individualizmit dhe intolerancës.” (f4 W.B.)

     Kur flasim për “zbulimin e rrënjëve” për interesa politike në Europën e shek. 18-19, nuk duhen ngatërruar këtu, folkloristët dhe gjuhëtarët e Rilindjes europiane, që hodhën bazat e Gjuhësisë krahasuese dhe historike dhe frymëzuan ndjenjën kombëtare. Interesat politike ndaj së kaluarës, janë çfaqur që në lashtësi. “Ramsesi i III’të ua  kaloi gjithë paraardhësve, duke përvetësuar monumentet e tyre: i grreu gjithë emrat e tyre dhe gdhëndi emrin e vet në vënd të tyre” (f18 F.N.) Shumë histori të popujve dhe origjina e vërtetë e figurave te lashta u “varosën”, për të rishkruar histori të plotësuara me ngjarje, dhe me emëra të deformuar apo të rinj, të heronjve të kohës (“Etruskishte-Toskerishte” Niko Stillo).  “Legjendat dhe mitet historike greke janë të mbushura me këto lloj treguesish të rremë” (f42 A.Mati). Zhdukja e arritjeve të  brezave të mëparshëm, për të ligjëruar ata që erdhën më vonë, vijoi gjatë të gjithë historisë njerëzore. Nëse do të lexonim Platonin, do të mësonim se ata (priftërinjtë ortodoks) gjatë të gjithë kohës përkthenin veprat pellazge në gjuhën artificiale dhe zhduknin origjinalet. Në këtë mënyrë mbas shumë shekujsh arritën të krijojnë kulturën që nuk ishte aspak e tyre, por ajo e pellazgëve hyjnorë”. (Ali Eltari «Republika» 7.01.2010)

     Sidomos gjatë mesjetës, u shkatruan arkivat unike të objekteve fetare. “Ekzistonin dokumente të çmuara në manastirin e Shën Naumit … Murgu Serafim, autor i këtij vandalizmi, i thoshte më 1856 peshkopit Popov… Patriarku më ka urdhëruar tre herë rradhazi Nëse në këtë kohë nuk janë djegur të gjitha arkivat, ti do të zëvëndësohesh, dhe atë që nuk do ta bësh ti, do ta bëjnë të tjerët. Vetëm atëhere arrita në përfundimin që të bëja një pirg me to, para manastirit dhe tu vija flakën. Por sa keq më vinte!» (f334 Zh.F.)

     Por edhe Albanologjia zyrtare shqiptare, nuk mbeti prapa në këtë punë: ”Po të krahasojmë dy botimet e Iliadës, të 1965 dhe të 1979, do të dallojmë  se (në vargun 328- 332)…është zëvëndësuar emërtimi i fisit të akejve me emërtimin e fisit të danajve, kur dihet se akejtë  vinin nga ishujt e Egjeut dhe danajt nga veriu kontinental.” (Genc Hoti, albanovaonline. com). Për “madhështinë” e kujt u bë kjo padrejtësi Homerit?

     Megjithëse në rrethet shkencore, njihet ky barbarizëm mbi dokumentet e lashta, si dhe pasojat shkatëruese nga ngjarjet historike, albanologët tanë zyrtarë, ngulmojnë se: “Për të përcaktuar origjinën dhe lashtësinë e gjuhës, kriteri i vetëm është dokumenti i shkruar!”. Përfundimisht, në tekstet shkollore (si shqiptare dhe të huaja) gjuha “mëmë” e europianëve të sotëm  si dhe prejardhja e gjuhës shqipe mbeten “pa përgjigjje”.

     Tekstet tona mësimore luftojnë të na bindin, se sa shumë ka marrë gjuha jonë nga grekët, dhe latinët në lashtësi, dhe nga sllavët e ardhur veçse në shk VI - X të erës sonë.  Studimet shkencore gjuhësore tregojnë se greqishtja është një gjuhë më e vonë, sikurse  edhe sanskritishtja, latinishtja apo gjuhët ballkanike sllave, të cilat kanë marrë  (dhe jo dhënë, siç vlerësohet në tekstet mësimore)  nga fondi gjuhësor i pellazgo-shqipes. “Ndikimin e shqipes në gjuhën sërbo-kroate, e vënë në dukje pa kursim linguistët sërbokroatë, se ajo është një gjë që nuk mbulohet (Dr Ivan Popoviç-Historia e gjuhës sërbe)” (f110 V.S.)

     Huazimet nga gjuhët e tjera, të pellazgo-shqipes, kanë qënë të kufizuara, për faktin se fiset pellazge ishin në një nivel më të lartë zhvillimi shoqëror, kulturor dhe gjuhësor. „Ilirija fillonte nga Danubi dhe shtrihej deri në Azinë e Vogël, por pjesa më e zhvilluar e saj ishte Ilirija e jugut, që mund të themi se përfshinte trojet nga Kosova deri në Çamëri“ (f.272N.V.F) Me qënëse helenët në kohën e dyndjes së tyre në Europë ndodheshin në gjëndjen e barbarisë, pranuan besimin e pellazgëve dhe muarën shumë gjëra nga gjuha e këtyre. („Duke provuar të vërtetën“ 1878, gazeta “Terxhuman-i Shark nr.86 S.F.v1.)

     Studiuesi S.Kulishiç në vitin 1954  pohon se: “Sllavët ishin nevojtar për të gjitha: sepatën, drapërin, thikën, briskun, grepat e peshkimit, gjëlpërën për të arnuar, rrjetat, ngojcat e kuajve, zilet e këmborëve të bagëtive të cilat s’kanë ndryshuar që nga koha e bronxit deri më sot, dhe i kemi ashtu siç na i dhanë ilirët”” (f.125 V.S.)

As “Iliada”(Zëmrimi i Akilit), dhe as emrat e heronjve të saj, nuk mund të kuptohen nëpërmjet gjuhës greke. Filozofi dhe gjuhëtari Sami Frashëri më 1886, vëren sePo t’i lexohet grekut vetëm një gjysëm-varg i Homerit, që është shkruar para tetë shekujsh, ai ose do te mohoj se Homeri ka qënë grek, ose do të refuzojë se vetë është grek (f.71 S.Fr.)

     Të kapur me fanatizëm pas një metode të vjetëruar, në studimin e origjinës së gjuhës dhe të popullit shqiptar, gjuhësisa zyrtare në vënd të fakteve shkencore, bën vlerësime “objektive” antikombëtare. Studiuesja e gjuhës dhe komunikimit në Universitetin e Illinoisit U-C USA, Eda Derhemi shkruan se: “Si shumë të tjerë nëpër Ballkan, kemi bindjen qesharake dhe provinciale (që buron pikërisht nga të jetuarit nën trysni të vazhdueshme fanatizmi) se, po qe se ne nuk kemi gjuhën më të vjetër, rrënjët më të lashta, e nuk i kemi të gjithë heronjtë e gadishullit me gjak krejt a pjesshëm prej tonit, atëherë s’kemi pse jetojmë më: s’na ngelet “nder”, as vlerë, as vend në këtë planet.” ( "Medalja e lashtesise”, Forumi “Zeri yt” Media Sociale Shqiptare 3.03.2011)

     Në rast se edhe figurat më të shquara të gjuhësisë europiane të shek.19 dhe 20, që pohuan lashtësinë e gjuhës pellazgo-shqipe dhe ndikimin e saj mbi gjuhët e tjera, jane“qesharakë” dhe “provincialë”, atëhere edhe ne shqiptarët, e meritojmë këtë “medalje”.

Çfarë të rejash, kanë sjellë studimet mbi origjinën e gjuhës shqipe?

 

     «Studiues dhe institucione shkencore të huaja që u angazhuan me shqipen, konkluduan se vetëm nëpërmjet shqipes së sotme mund të arrihet tek trungu Indo-Europian i 225 gjuhëve dhe dialekteve që fliten sot në hapsirën Euro-Aziatike (f.9 S.Tepelena « Iliriana » Athinë,2005)  (Duhet të kemi parasysh se gjuhën pellazgo-shqipe e flisnin shumë fise pellazge. Shqiptarët i përkasin degës thrako-ilire dhe sot janë të vetmit, që e flasin këtë gjuhë).  

     Studiuesi Eduad Shnaidër në veprën e tij “Pellazgët dhe pasardhësit e tyre” tregon se si lindi gjuha e kombit tonë, në kohën kur njeriu filloi të shkëputej nga bota shtazore:  “sa për gjuhën që ato popullsi primitive flisnin, ne e kemi shpjeguar se ajo është akoma gjallë. Ajo është ruajtur pothuaj e paprekur në malet e vëndit të Shqiptarëve, me atë thjeshtësi fillestare, harmoninë e saj imituese, kuptimin sillabik të plotë të saj, si dhe lakonizmin, të tillë siç e kishte krijuar njeriu i parë nga admirimi i natyrës” (f44  E.S.)

    E vërteta shkencore, dëshmon se Arbërit-Shqiptarë, si  një popull autokton,  ka të drejtën e ligjshme të krenohet, si pasardhës i drejtpërdrejt i njeriut të parë europian, Pellazgëve hyjnorë, dhe jemi populli i vetëm, që flasim gjuhën e trashëguar prej tyre. Gjuha dhe Kombi, kanë qënë përherë për Arbërit jo vetëm burim krenarije, por edhe një DETYRIM  për t’u përcjell brez pas brezi (dhe jo racizëm apo “nacionalizëm shqiptaro-madh”, ndaj popujve të tjerë, siç përflitet) dhe vazhdimisht është derdhur gjak për mbrojtjen e tyre.

     Në shek. 21,  për Kombin Shqiptar është i papranueshëm inkuizicioni 237 vjeçar ndaj origjinës dhe rolit të gjuhës shqipe.  Përse duhet të flijohet një e vërtetë historike, vetëm e vetëm se cënohen pretendimet pa baza shkencore, të disa shteteve të tjera? Emri i Porf. E.Çabejt do të mbetet gjithëmonë i nderuar për  kontributin e tij të madh në gjuhësinë shqiptare, por nuk mund të “lidhemi me zinxhir” mbas atyre tezave të tij, që faktet shkencore i kanë hedhur poshtë. Rruga e “dogmatizmit mesjetar”, rrefuzimi i  debatit, pengon zhvillimin e shkencës albanologjike. Çdo brez i shqiptarëve, ka të drejtë (jo me tetë rreshta) por me një pasqyrim të plotë: TË MËSOJË ORIGJINËN DHE ROLIN  HISTORIK TË  GJUHËS QË FLET!

     Gjuha pellazgo - shqipe, është Muzeu i vetëm dhe më i lashti në historinë europiane, që padrejtësisht nuk emërtohet si pasuri e kulturës botërore dhe nuk gëzon përkujdesin e UNESCO’s, për fajin tonë në rradhë të parë, dhe  të historiografisë zyrtare ndërkombëtare që kërkon flijimin e saj, për interesa politike.

Fatbardha Demi - Tiranë, 31. 05. 2011

 

F.N. - Fan Noli “Portrete dhe Skica” Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë 1995

B.A. – Ben Andoni “Si mbrohej Cabej” Revista MAPO (internet)

Xh.K. – Xhuzepe Katapano “Thoti fliste shqip” Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007

E.J. - Edwin Jacques «Shqiptarët» Fondacioni Abraham Linkoln 1995

R.J. - Romilly Jenkins “Bizanti dhe bizantizmi”

N.V.F. - Nermin Vlora Falaski ““Pellazget-Ilirët-Etruskët-Shqiptaret” Prishtinë 2002

N.V. - Nermin Vlora Falaski “Prona Gjuhësore dhe Gjenetike” 1997

S.F. -  Sami Frashëri  Tiranë, 1989

S.Fr. - Sami Frashëri “Gjuha” Logos  Shkup,2002

V.S. - Veis Seiko « Mbi elementet e përbashkëta në epiken shqiptaro-arbereshe dhe serbokroate» v.2002

A.K. - Aristidh Kola “Gjuha e Perendive” Plejad 2003

A.Mati - Arif Mati “Mikenët = Pellazgët” Plejad  2008

A.M. - Arif Mati “Shqipëria, Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen” Plejad 2007

E.S. – Eduard Shnaider “Pellazgët dhe pasardhësit e tyre” 2009

Zh.F.  - Zhan Klod Feveiral “Historia e Shqiperise”2004

.

 

 

FABRADHA DEMI:

SHQIPËRIA NUK KA NEVOJË PËR FJALË’BUKURIT!

 

© Pashtriku.org, Maj 2011

 

                     .                                                                                                   

 

 

 

powered by Beepworld