Nė dhjetėvjetorin e rėnies heroike tė familjes Jashari nga Prekazi

 

JASHARAJVE LEGJENDAR

 

Shkruan: Ismet RASHITI

Zvicėr, 07. III. 2008

 

Dridhet Prekazi heroik, gjėmon Kosova,

Malet jehojnė nga pushkėt, nga topat,

Nga kėngėt e thirrjet kushtrim, o prite-prite,

Dita e madhe po lindė, po shėndėritė, po vjen,

Nė  Prekaz, nė Drenicė, nė Kosovė!

 

Nė Prekaz po shkruhet historia,

Me gjak, me krisma po lindė liria,

Bac Ademi, po jep kushtrimin, o prite-prite,

Nė kėmbė djalėri, poshtė robėria, 

Kėtu ėshtė Kosova, kėtu ėshtė shqiptaria!

 

Babė Shabani, e thot njė fjalė,

Djemė pash bukėn qė ua kam dhanė,

Kėmbė tė huaj mos me lanė kėtė anė,

Ėshtė toka jonė tė parėt na e kanė lanė,

Plumbat e pushtuesit me gojė i hamė!

 

E kėnga nisė, e kėnga e lirisė jehonė,

Dal nga dal po vjen behari, po vjen behari,

Nuk dorėzohet jo kurrė shqiptari,

Nuk dorėzohet o kurrė Prekazi,

Amanet na e ka lėnė i pari!

 

Lufta fillon, dridhet toka, malet fushat gjėmojnė,

Babė Shabani, Bac Ademi, Hamza, Jasharajt ėndėrojnė,

Luftojnė, kėndojnė, luftojnė kėnga nuk ndalet,

Derdhet gjaku, mbinė liria, luftojnė gra e fėmija,

Tėmerrohet Beogradi, Shumadija e tėrė Serbia!

 

Pushka kėrset, pushka lirisė nxjerrė flakė,

Bac Ademi jep kushtrimin, malet dridhen

Fushat gjėmonė, jehojnė,  Bac Ademi hidhet,

Shkjau trembet, dridhet, bėrtet, le-le. Iken,

Kėtu edhe fėmija nuk ditkan frigėn! 

 

Kush tha se kanė vdekur, kanė ra, janė vrarė?

Kush tha pashė besėn, ju thaftė goja,

Ata nuk vdiqėn, ata nuk ranė, ata nuk u vranė!

Ata lindėn, lindėn, pėrjetsisht lindėn!

Ata janė gjallė, a po i shihni si po rriten, po rriten!

 

Njė ditė e re me diellė ka lindė, o Bac

Dita e lirisė, e  Pavarsisė, po shėndritė,

Kosova jote po qeshė, po kėndon, po feston,

Thonė, Bac, u kry, erdhi liria,

O Bac, pėr besė u bė Pavarėsia!