Adem Jashari - Eskili i  kohėrave moderne

 

Epopeja e Jasharajve krijoi filozofi tė re nė

mendėsinė e shqiptarėve

 

·        Jasharajt paraqesin nė mėnyrė emblematike historinė mė tė re tė Kosovės, paraqesin mendjen, artin e luftės dhe tė ardhmen e ndritshme tė Kosovės. Po ti hidhet njė sy vetė pamjes sė Adem Jasharit, kullės sė tyre, pėrfytyrimi  pėr jetė ka vlerė, sepse jetėn e bėnė bashkė me  rėnien pėr tė qenė  tė lirė. Nga kjo pamje qė ka   kuptimėsi, arti i flijimit merr  kėto  dimensione: Dimensionin historik, dimensionin moral e politik, dimensionin e pėrfaqėsimit tė unitetit dhe dimensionin e shtetformimit.  Adem Jashari apo Eskili i  kohėrave moderne pėrqafon vdekjen pėr tė jetuar nė univers.

 

( Adem Jashari )

 

           Shkruan: Izmi ZEKA

           7 mars 2008

 

I

          Historiografia shqiptare  e shkencore u shkrua  mbi ngjarjet e rėndėsishme  tė cilat ndryshuan  rrjedhat dhe proceset historike: Nuk ishin tė  rastit Lidhja  Prizrenit e vitit 1878, Lidhja e  Pejės e vitit  1899, Shpallja e Pavarėsisė  sė  Shqipėrisė e vitit 1912, Konferenca e  Mukjes e vitit 1943,  konferenca e Bujanit 1943-944, Mbledhja e Prizrenit e vitit  1945 dhe vitet e mė pastajme qė shikuar nė kohė ruajtėn vazhdimėsinė qė nė shkencėn e historisė  mund tė pėr shkallėzohet nė vlerėsimin kontinuel dhe atė  procesiv  dhe dialektik.

 

          Nuk mund tė  shihet ngjarja e Jasharajve  e shkėputur nga rrjedhat historike siē nuk mund tė shihet lufta biblike e tyre pa  ndjenjėn e lindur historikisht tė shqiptarėve pėr tė luftuar pėr trojet e veta. Kjo sentencė qė mund tė quhet Jasharjane ka kuptimin filozofik, historik, dialektik, shkencor qė pėrkufizimi kalon nė pėrmasa  ekzistencialiste  dhe merė pėrmasat e krijimit tė miteve apo mitologjisė shqiptare  nė fund shekullin XX.

 

          Nėse i referohemi rrethanave politike tė viteve kur  ndodhi ngjarja  kemi tė bėjmė me tri koncepte triometrike qė kapitalizuan shtrirjen, masivizimin dhe arsyshmėrinė  pėr tė krijuar fenomenin e quajtur civilizim nė njė luftė tė egėr. Koncepti i parė triometrik  nisė me politikėn ekzistenciale qė mishėrohej me idealet kombėtare: koncepti i dytė  triometrik pėr shfaq sensibilizimin  nė pėrmasa evropiane dhe koncepti i tretė triometrik luftė biblike deri nė flijim pėr tė ndryshuar historinė nga njė dhunė e tmerrshme nė njė paqe tė njė vendi tė lirė.

 

          Kjo  ėshtė historia Jasharjane e fundshekullit XX dhe e fund shkatėrrimit tė krijesave artificiale  tė njė shteti tė quajtur jugosllavi. Nė historitė e Evropės as edhe tė Bonapartės as edhe qoftė tė Luigjve francez as edhe nė luftėrat  e rrepta nuk mund tė gjesh  njė rėnie tė tillė qė shėnon ngritje tė rrufeshme. Nuk mund tė gjesh as edhe rėnie dhe qėndrueshmėri deri nė flijim tė njė familje tė tėrė. Komponent  qė e  dallon epopenė  Jasharjane  e vijėzon duke e shtresuar figura qendrore  e Adem Jasharit si protagonist kryesor e deri tek fėmijėt tė cilėt pėrjetuan luftėn pėr ta bėrė jetėn  si duhet sot. Kėtu shtrohet pyetja se  nė cilėn ngjarje evropiane kemi njė flijim  tė tillė. Nė cilėn epope tė luftėrave qindravjeēare kemi sakrificė me vetėdije deri nė flijim si familja e Adem Jasharit.

 

II

          Edhe viti 1991, kur familja e Jasharajve, ballė pėr ballė  me policinė Serbe,  nė kullėn e tyre tė bėnin hapin me njė rezistencė tė armatosur, sigurisht se do tė shndėrroheshin nė emra biblik, nė   emra qė thyen vrazhdėsinė, apo edhe familje qė se deshi nėnshtrimin por  Kosova nuk do tė ishte kėshtu siē ėshtė sot.

Viti 1997-98, hapi rrugėn pėr  mėnyrė  tjetėr tė jetės. Nisi rrugėtimin  pėrballja me forcat serbe. Por jehona  pati kuptim kur pesė, gjashtė dhe shtatė marsi  u shndėrrua nė  baladė, kėngė, kushtrim kur  Jasharajt  thyen heshtjen, kur ata do tė mbyllnin njė etapė tė vrazhdėt, njė histori tė dhimbshme tė shqiptarėve. Nga kjo sfidė    ata i dhanė rrugė jetės sė Kosovės, tė ardhmes sė saj.

 

          Ishte  ndėrrim kohėsh nė pėrmasa kombėtare,ku ndėrgjegjja  filloi tė vriste  qoftė mendjet diplomatike apo edhe qoftė  ushtarake tė botės sė qytetėruar. Ata  kishin pėrmasat e njė familje me traditė kombėtare, dhe nga ky refleksion Jasharajt, ruajtėn kontinuitetin  pėr tė dhėnė gjithēka atėherė kur Kosovės mė sė shumti i nevojitej jeta dhe flijimi i tyre.

 

          Ēfarė ishte momenti deri nė luftėn e Jasharajve? Ēfarė pėrmase kishte lufta e UĒK –sė? Ēfarė njohje ndėrkombėtare  mbi gjenocidin  ndaj shqiptarėve kishte bota deri nė luftėn e Jasharajve? etj. Ishte nėn pėrshkrimin   mė shumė tė retorikės sė filozofisė sė shtrembėruar dhe e gjymtuar nga propaganda serbe. Filozofia Jasharjane ndėrtoi esencilaisht    shtetin aty kur qėndresa u kthye nė buzėqeshje tė fėmijėve, nė klithmėn e tė rėnėve dhe nuk kishte kthim prapa. Kėtu iku njėherė pėrgjithmonė  e kaluara e hidhur, Kėtu u dimensionua shteti mė i ri i Ballkanit. Pra ishte njė rėnie si e bilbilenjėve tė shekullit XIX...

 

III

          Fenomeni Adem Jashari  ėshtė i papėrsėritshėm dhe asnjėherė nuk mund tė del ndryshe apo pėrsėritet, sepse koha dhe hapėsira ishin tipike tė veēanta. Idealisti dhe Filozofi gjerman Georg Vilhelm Fridrih Hegel nė veprėn madhore Fenomenologjia e shpirtit ndėr tė tjera shkruan: “Forcat e pėrgjithshme  disponojnė  nė vetvete shenjėn e individualitetit e cila ėshtė e lidhur me principin e veprimit”. Pra aktet madhore janė individuale, veprim kontinuel , i lirė , i ndjeshėm i parapėrcaktuar prej vetė atyre. Nga kjo sentencė e Hegelit mund tė vijmė nė pėrfundim se  fenomeni Adem Jashari ėshtė unikat i papėrsėritshėm nė historinė e qytetėrimeve.

 

          Fenomeni  Adem Jashari  nuk do tė kishte kėtė pėrmasė sikur nuk do tė pėrplotėsohej me mishėrimin e familjes sė tij, sikur mos tė  ishte pjesė e Prekazit heroik, sikur mos tė kishte njė ditėlindje nė njė ditė tė rėndėsishme shqiptare, sikur  mos tė  pėrqafonte flijimin si nė ditėn  lindjes. Andaj figura e Adem Jasharit  bashkė me ngjarjet e pesė,gjashtė dhe shtatė  marsit pėrbėjnė tersin  e sfidave qė pėr kohėn ishin  ndryshim epoke, ndryshim  jete etj.

 

          Tė rrallė  dhe tė papėrsėritshėm janė disa figura dhe jo rastėsisht Adem Jashari nė njė moment thotė “Armėt nuk i kemi marrė qė t“ia dorėzojmė armikut, por qė ta luftojmė deri nė fishekun e fundit” Kjo i ngjan Anteut, Akilit pėr tė luftuar tė keqėn deri nė vetėflijim Me flijimin e Jasharajve pėrfunduan veprat e vjetra,pėrfundoi koha e Gjergjit apo edhe historitė tjera tė  shekullit XX, u pėrfundua  kėtu robėria dhe si e tillė  i dha ngjyrė qytetėrimit  evropian.

 

IV

          Njė autor shkruan: Adem Jashari deri nė vdekje luftoi e kėndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk ėshtė vdekje ėshtė pėrjetėsi. Lufta pėr Prekazin qė e ashpėr. Qėndresa ishte e madhe. Tipare  tė rralla  tė harmonizuara edhe nė momente tė rėnda. Vdekja ishte jetė, kėnga ishte dritė dhe hare pėr gjeneratat qė vinin.

 

          Mė kuptimplote  pesė, gjashtė dhe shtatė marsi - Adem Jasharin e bėnė edhe krijimi i njė filozofie tė re nė  mendėsinė  e shqiptarėve pėr jetėn dhe perspektivėn e tyre. Nė kėtė rrafsh filozofia  e veprimit  nė kėtė ngjarje derivon nė mėnyrė koncensuale  aspektet praktike tė krijimit tė shtetit, tė jetės sė lirė. Kėtu ndahen dy botėra  duke ikur nga  vjetra e duke u kthyer nga e reja. Por jo pa Adem Jasharin. Dhe lirisht mund tė shkruhet nė historiografinė shqiptare se Adem Jashari dhe familja e tij ndryshuan procesin, kohėn qė vitet qė do vinė do tė jenė  edhe mė tė fuqishėm edhe mė respektuar se qė ndiejmė ne sot......

 

          Edhe publicisti dhe shkrimtari Milazim Krasniqi shkruan po citoj .... vepra e tij ka koherencė tė plotė  vizionariteti dhe heroizmi. Pėrmasa e saj ėshtė  mė e madhja nė historinė e derisotme tė kombit shqiptar. Po mos t’i kishte atė pėrmasė, ajo nuk do tė shkaktonte atė tėrmet qė shkaktoi nė botėn shqiptare dhe atė lėvizje radikale nė gjeopolitikat rajonale e globale” Kjo dhe  i dha frymėmarrje shtetit qė ne sot po e gėzojmė.

 

          Nė pėrmasat e Historiografisė Shqiptare dhe  asaj botėrore, vėshtirė mund tė gjendet  diku qė njė familje e tėrė, tė sakrifikohet  dhe trimėrisht tė del  prej saj. Nuk ėshtė e rastit kur vetė Adem Jashari thotė: “ Kem njė jetė dhe njė besė kem dhėnė, andaj edhe duhet tė jetojmė tė lirė,” Ose Hamza kur thekson ”,  Ishte turku,…. edhe serbi do tė shkoj se kjo tokė ėshtė e shqiptarėve ” Nė kėtė pėrmasė biblike ata e dinin se e nesėrmja do tė jetė mė ndryshe, e dinin se jeta nesėr e ka kuptimin vetėm kur tyta e pushkės nuk i nėnshtrohet tankeve apo edhe  pėrbuzjes njerėzore qė bėnin serbėt nė Kosovė.

 

V

          Nė njė shkrim tė Eugen Shehut pos tė tjerave shkruhet “Flijimi familjar, ky kapėrcim elegjiak i dhimbjes njerėzore i kujtonte Evropės se thika serbe po shkonte nė asht tė shqiptarėve. Pėrmasa e re e pėrftuar nė kėtė rast, tė jepte mundėsinė tė zbrisje shumė thellė, aty ku ndodhen ende sot, rrėnjėt e tragjedisė midis dy popujve ballkanikė. Me humbjen fizike tė Adem Jasharit, mendoj se nacionalizmi i ndershėm shqiptar, humbi nė shekullin qė lamė pas, njė ndėr figurat e spikatura tė identitetit tė vet”. Ngjarjet  e pesė, gjashtė dhe shtatė marsit  nė Prekaz, nga distance kohore dhe aspekti historik e shkencor merr kėto portretizime: Mbyll  njė kaptinė tė  dhimbshme tė  shqiptarėve tė  Kosovės, dhe fillon njė etapė e re  Kthen dinjitetin  pothuajse tė pėrbuzur Qartėson mė shumė se kurrė pozicionin e shqiptarėve  nė raport me Serbin Krijon rrethana politike e diplomatike mė tė favorshme nė Ballkan, Evropė dhe Amerikė Ruan koherencėn nė veprime  duke i pėrshtatur rrethanave nė Kosovė dhe nė fund  Shėnon ngjarjen mė tė rėndėsishme  historike  tė shekullit XX,  fundin e njė regjimi tė huaj.

 

          Nga kjo sintagmė qė ėshtė mė shumė se njė refren dhe njė baladė  ne do tė ecim duke portretizuar figurėn e Jasharajve qė ėshtė emblematike dhe figurė gjenerale e historisė kombėtare shqiptare. Duhet tė qartėsojmė dhe tė vlerėsojmė se figura Jasharjane ,dhe figura e historisė mė tė re pa dyshim se ėshtė ajo e Adem Jasharit.

 

          Nga ky refleksion Jasharajt paraqesin nė mėnyrė emblematike historinė mė tė re tė Kosovės, paraqesin mendjen, artin e luftės dhe tė ardhmen e ndritshme tė Kosovės. Po ti hidhet njė sy vetė pamjes sė Adem Jasharit, kullės sė tyre, pėrfytyrimi  pėr jetė ka vlerė, sepse jetėn e bėnė bashkė me  rėnien pėr tė qenė  tė lirė. Nga kjo pamje qė ka   kuptimėsi, arti i flijimit merr  kėto  dimensione: Dimensionin historik, dimensionin moral e politik, dimensionin e pėrfaqėsimit tė unitetit dhe dimensionin e shtetformimit.  Adem Jashari apo Eskili i  kohėrave moderne pėrqafon vdekjen pėr tė jetuar nė univers.

 

Andaj shteti i ka rrėnjėt nė gjakun dhe luftėn titanike tė Jasharajve.