Nė 11 vjetorin e Epopesė sė lavdishme tė UĒK’sė

 

PĖRKUJTIMI I DĖSHMORĖVE TĖ UĒK-sė NUK NA

LĖ TĖ HARROJMĖ SE JEMI SHQIPTARĖ

 

Shkruan: Mr. Kadri Rexha

____________________________

        1.

        Pėrvjetorėt e rėnies heroike tė komandantit legjendar Adem Jashari, sė bashku me familjen e tij, nė mbrojtje tė Atdheut nga okupatori serb, kudo nė Kosovė dhe nė Diasporė shėnohen si ditė e dėshmorėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Prandaj, duke pėrkujtuar nėntė vjetorin e rėnies heroike tė Heroit legjendar Adem Jashari, pėrfaqėsuesit dhe simbolit tė UĒK-sė sė lavdishme, sot po pėrulemi me respekt dhe krenari para tė gjithė dėshmorėve tė UĒK-sė, si dhe para tė gjithė dėshmorėve tjerė tė Kombit shqiptar qė nė vazhdimėsi ranė pėr mbrojtjen dhe bashkimin e popullit shqiptar dhe tė trojeve tė Atdheut tonė tė ndarė. Dhe, duke nderuar kujtimin e dėshmorėve tė kombit ne nderojmė popullin tonė heroik dhe atdheun tonė tė lavdishėm. Duke nderuar kujtimin e dėshmorėve tė kombit, nė radhė tė parė, ne nderojmė vetėvetėn, nderojmė tė parėt tanė dhe pasardhėsit tanė. Duke nderuar kujtimin e dėshmorėve tė kombit, mbi gjakun e tė cilėve ngrihet dhe qėndron kalaja e pamposhtur e quajtur Atdhe, mė nė fund, ne si popull i lashtė dhe me tradita shumė fisnike dėshmojmė se e meritojmė lirinė, dėshmojmė se jemi tė denjė tė marshojmė krah pėr krah edhe me popujt e tjerė tė qytetėruar tė kėsaj bote. Duke nderuar kujtimin e paharruar tė atyre qė ranė pėr Popull dhe pėr Atdhe ne tė gjallėt nė tė njėjtėn kohė i shpallim luftė tė pakompromis edhe harresės, armikės mė tė madhe tė indivitdit dhe tė popujve. Sepse harresa ka tagėr tė lartė dhe tė pakompenzueshme. Sepse harresa bėn qė tė pėrseritet e keqja, tė pėrseritet historia. Kombet qė harrojnė i nėnshtrohen tjetėrsimit. Popujt qė harrojnė i nėnshtrohen zhdukjes sė pamėshirėshme. Pra, kujtimi i Adem Jasharit, si dhe kujtimi i tė gjithė dėshmorėve tė tjerė tė rėnė nė altarin e Atdheut gjatė historisė sonė tė vjetėr dhe tė re, nuk na lė tė harrojmė se jemi shqiptar, nuk na lė tė harrojmė idealin e lartė tė bashkimit tė Atdheut dhe tė kombit, nuk na lė tė harrojmė amanetin e tyre pėr tė cilin ata u flijuan.

 

Foto: Adem e Hamėz Jashari gjatė nisjes pėr nė aksion

 

        2.

        Pėrvjetorėt kanė diēka tė ngjashme me varrezat. Pėrvjetorėt, si edhe varrezat, tė ngacmojnė, tė nxisin pėr tė medituar, pėr tė evokuar, pėr tė thėnė gjithė atė qė flė nė kujtesė lidhur me njė person apo ngjarje tė rėndėsishme tė historisė. Gjatė pėrvjetorėve, si edhe nė varreza, nė mes tė gjallėve dhe tė vdekurve shkrihet kufiri, pėrzihen bisedat, amanetet, mesazhet, i gjalli dhe i vdekuri japin dhe marrin nga njėri-tjetri. Kėshtu po ngjanė sot mes nesh dhe dėshmorėve tė UĒK-sė. Pėrvjetorėt e vrasjeve tė dėshmorėve tė UĒK-sė janė bėrė tribuna tė gjalla dialogu midis popullit dhe bijve tė tij martirė. Varrezat e dėshmorėve tė Kombit janė kthyer nė vende tė shenjta prehjeje dhe ngushėllimi ku populli aq sa po merr forcė prej veprės dhe amanetit tė tyre po aq po e qanė hallin me ta. Sepse populli shqiptar ende ka halle tė mėdha. Sepse populli shqiptar ende nuk e ka realizuar aspiratėn e tij sublime: lirinė, pavarėsinė dhe bashkimin e tė gjitha trojve shqiptare nė njė shtet. Sepse populli shqiptar ende nuk ka arritur nė nivelin kombėtar sa tė flasė me njė zė tė fuqishėm. Sepse, ndonėse jemi popull i lashtė dhe autokton nė trojet ku jtojmė, ne, si komb dhe si copa tė atdheut, ende vazhdojmė tė jetojmė tė ndarė nė gjashtė shtete. Fatkeqėsisht, momentet vendimtare historike vzhdimisht na zunė tė pėrēarė, fatkeqėsisht nė momentet vendimtare historike pėrherė na mungoi pėrkrahja e sinqertė e faktorit ndėrkombėtar. Prandaj, fitoret e luftės gjithmonė na i rrėmbyen tė tjerėt, prandaj, fitoret e luftės gjithmonė i humbėm nė tavolinė. Kėshtu ka ndodhur nė Kongresin e Berlinit nė vitin 1878. Kėshtu ka ndodhur nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr nė vitin 1913. Kėshtu ka ndodhur nė mbledhjen e Prizrenit nė vitin 1945. Kėshtu po ndodhė edhe nė kohėn tonė.

 

        3.

        Ashtu siē po flasim me krenari pėr dėshmorėt nė tubime pėrkujtimore, ashtu siē po bisedojmė nė heshtje me dėshmorėt gjatė homazheve mbi varrezat e tyre, po ashtu edhe dėshmorėt kanė po tė njėjtėn tė drejtė tė na pyesin ne tė gjallėve pėr gjendjen tonė, tė na pyesin se ku jemi nė kėtė moment tė historisė, sa kemi arritur t’i ruajmė fitoret e punės dhe tė luftės sė pėrbashkėt dhe a kemi arritur t’i realizojmė aspiratat e popullit dhe amanetet e gjakut tė tyre tė derdhur nė altarin e Atdheut. Dhe, ne tė gjallėt, aq sa kemi nevojė t’ia pėrseritim vetėvetės dhe njėri-tjetrit, poaq kemi obligim qė edhe dėshmorėve tė kombit t’ua themi tė vėrtetėn e gjendjes sonė, tė vėrtetėn e situatės nė tė cilėn po kalojmė si komb dhe si tokė e Arbėrit. Dhe, sado e hidhur qė mund tė jetė gjendja e momentit tonė historik, ne tė gjallėve nuk na lejohet kurrsesi qė kėtė gjendje atyre t’ua mbulojmė me fjalė tė mira dhe me shpresa tė kota. Sepse, si me tė gjallėt ashtu edhe me dėshmorėt e kombit duhet tė flitet hapur, sepse sikur ne tė gjallėt, edhe ata duhet ta dinė tė vėrtetėn. Prandaj, sikurse tė gjallėve ashtu edhe dėshmorėve tė kombit duhet t’u tregohet, ndonėse me keqardhje, se Kosova sot ėshtė para njė rreziku tė ri tė coptimit. Dhe, ky rrezik nuk ėshtė i shpifur. Kėtė rrezik po e shohin qartė tė gjithė ata qė kanė sy dhe ata qė kanė mend nė kokė. Prandaj, shqetėsimi i popullit shqiptar, pas premtimeve tė vazhdueshme qė iu bėnė, sot ėshtė shumė i arsyeshėm. Mė plot tė drejtė populli shqiptar priti se mė nė fund vuajtjet edhe lufta e tij mbi njėshekullore u kuptuan nga fuqitė vendim marrėse. Me plot tė drejtė populli shqiptar priti se mė nė fund vuajtjet dhe lufta e tij do tė shpėrblehen drejtė. Me plot tė drejtė populli shqiptar priti se mė nė fund Evropės i erdhi rasti ta korrigjojė gabimin e vet tė bėrė nė Londėr nė vitin 1913. Me plot tė drejtė populli shqiptar priti se mė nė fund vujatjeve tė tij mbi njėqindvjeēare u erdhi fundi. Me plot tė drejtė populli shqiptar priti se mė nė fund dhuna, shfrytėzimi i egėr, burgosjet, vrasjet, shpėrnguljet dhe robėria e shumėfisht serbe, tashti e tutje do t’i takojnė tė sė kaluarės sė hidhur tė tij, historisė. Populli shqiptar me plot tė drejt mendoi se nė trojet e tij edhe ashtu tė zvogėluara tej mase nuk do tė pėrseritėt mė fati i zi i mbi gjashtėqind fshatrave tė Sanxhakut tė Nishit dhe ai i Ēamėrisė fatmjerė, se nuk do tė pėrsėritėt mė fati i mjerė i Sanxhakut tė Pazarit tė Ri dhe i Medvegjės, se nuk do tė pėrseritet mė kasaphanja dhe ekzodusi biblik i viteve 1998 dhe 1999.

       Populli shqiptar ėshtė lodhur dhe nuk ka nga t’ia mbajė mė. Vetėm nė kėto njėzet vitet e fundit u bėnė copė e grimė tė gjitha trevat shqiptare jashta Shqipėrisė londineze, tė gjitha trojet shqiptare qė lidheshin me trungun e Kosovės. Deri sa nė njėrėn anė, nė emėr tė decentralizimit, gjaksorja Sėrbi shpėrblehet me territore tė reja shqiptare si komuna, zona ekonomike, zona industriale, zona kulturore dhe zona historike, nė anėn tjetėr, nė emėr tė pavlershmėrisė sė kufijnėve tė Evrpoės sė Bashkuar, trojet shqiptare po ndahen me kufinj tė ri nga fqinjėt tanė sllavė.

Ku ėshtė sot Lugina e Preshevės?
Ku ėshtė Ilirida?
Ku ėshtė Veriu i Kosovės?
Ku ėshtė Debėlldeja?
Ku ėshtė Plava dhe Gucia?
Ku ėshtė Malėsia e Madhe dhe Ulqini?

Deri sa Sėbia lufton edhe pėr njė fshat ku banojnė dy-tri familje serbe udhėheqėsit shqiptarė, qoftė nė Kosovė qoftė nė Shqipėri, luftojnė pėr pozita personale dhe pėr kulltuqet e tyre tė turpshme dhe tė pasigurta. Nėn maskėn e demokracisė, me kombin tonė sot po eksperimentohet nė mėnyrė pėrfide. Nėn kujdesin e ndėrkombėtarėve dhe me pėrkrahjen inferiore tė politikanėve tanė, diletantė dhe servil, substanca kombėtare po pjestohet dhe po shkapėrderdhet pamėshirshėm. Kombi shqiptar sot po goditet nga tė gjitha anėt nė gjėrat mė tė shenjta, edhe aty ku nuk guxon tė preket asnjė komb. Nė radhė tė parė Kosovės iu mohua lufta ēlirimtare. Ndėrkombėtarėt, me qėllime tė caktuara, luftėn tonė e kualifikuan si konflikt ndėretnik dhe pati pėrpjekje qė kėsaj lufte t’i japin edhe ngjyra fetare. U heshtėn krimet shekullore tė Sėrbisė. U heshtėn planet dhe programet shtetėrore serbe pėr dėbimin e shqiptarėve dhe serbizimin e trojeve tė tyre. U hesht, mė nė fund, lufta e „shenjtė“ serbe, lufta e “tokės sė djegur” pėr shfarosjen definitive tė shqiptarėve! Sipas kėsaj logjike, me ndihmėn e politikanėve tė sėmurė shqipfolės, Kosovės iu shanė, iu njollosėn, iu vranė dhe iu burgosėn thuaja tė gjithė komandantėt e luftės ēlirimtare. Gjithnjė sipas kėsaj logjike ushtrisė sė dalė nga lufta iu zhbė emėri i saj i lavdishėm dhe, duke e pagėzuar me njė emėr tė ri, asaj i caktuan edhe detyra tė reja jashtė sferės ushtarake. Mbi njėmilion mėrgimtarėve shqiptarė iu pamundėsua riatdhesimi nė kohėn kur edhe refugjatėve serbė tė ikur nga hapėsirat jugosllave iu garantohet e drejta e qytetarit tė Kosovės. Lehtėsirat pėr importin nga jashtė e rrėnuan bujqėsinė dhe atė pak industri qė shpėtoi nga lufta. Nė emėr tė privatizimit me mijėra punėtorė u hudhėn nė rrugė. Me qėllim tė krijimit tė pakėnaqėsisė nė popull, me qėllim tė shkatėrrimit tė ekonomisė vendase, si dhe me qėllim tė hajnisė dhe pastrimit tė parave, gjiganti energjetik i Kosovės shėrbeu si vend ku u luajtėn lojėrat mė tė pakufishme dhe mė misteriozet. Pastaj pėr tetė vjet rresht u arritė tė bėhet fakt i kryer ndarja e Kosovės veriore si dhe zona kufitare me Maqedoninė. Gjatė kėsaj kohe, edhe me bekimin e pushtetarėve shqiptarė, nė hartėn e Kosovės u krijuan enklava dhe komuna tė reja tė popullatės serbe si dhe u uzurpuan mijėra hektarė toke nė emėr tė zonave mrojtėse rreth kishave ortodokse. Pėr tetė vjetė rresht, nė emėr tė njė statuti tė ri dhe ende tė paqartė tė Kosovės, shqiptarėve po u ndėrrohet pėrkatėsia kombėtare, po u ndėrrohet flamuri dhe hymni kombėtar, me njė fjalė po u ndėrrohet identiteti mijėravjeēarė. Njė shėmbull i kėtillė nuk njieht kund nė botėn e qytetėruar. Mė nė fund, kėrkesės sė ligjshme tė popullit pėr vetėvendosje me referendum, ndėrkombėtarėt dhe politika servile e pushtetarėve tanė, iu pėrgjigjen me dhunė policore dhe sėrish i skuqėn rrugėt me gjakun e dėshmorėve tė ri.

       Prandaj, nuk ėshtė pėr t’u ēuditur se nė mungesė tė njė programi kombėtar, nė mungesė tė njė politike tė pastėr kombėtare, nė mungesė tė njė prijėsi tė denjė kombėtar, populli ynė sot po gjen prehje dhe mbėshtetje vetėm nė veprėn e dėshmuar dhe tė larė me gjakun e dėshmorėve tė kombit, po gjen prehje vetėm nė idealet e larta dhe shpresėdhėnėse tė tyre, tė cilat premtojnė tė ecin pėrpara nėpėrmjet Lėvizje Vetėvendosja nė krye me Albin Kurtin. Sepse gjaku i dėshmorėve ėshtė gjaku i mbarė kombit, ėshtė dokument dhe tapi e tokave shqiptare. Sepse idealet e dėshmorėve tė dridhin nė ndėrgjegje, tė mbushin me frymėzim. Sepse porosia e veprave tė tyre tė mobilizojnė pėr tė punuar dhe pėr tė luftuar deri nė flijim pėr tė vėrtetėn, pėr tė drejtėn, pėr lirinė, pėr progresin shoqėrorė dhe pėr progresin historik. Sepse ata me veprėn e tyre e kishin dėshmuar shumėfish se ishin bijė tė kėsaj toke, se ishin bijė tė baballarėve tė thjeshtė dhe nėnave tė pėrvuajtura shqiptare. Sepse ata e kishin kuptuar me kohė se rruga e lirisė nuk ishte e lehtė. Se ajo rrugė kalonte pėrmes vuajtjeve dhe flijimeve tė mėdha, parmakėve tė burgjeve tė pushtuesit, pėrmes torturave ēnjerėzore tė pushtetit dhe pėrmes plumbave vdekjeprurės tė armikut. Ata e kishin mė sė tė qartė se lirinė nuk ta falė kush dhe se liria fitohet me shumė mundime tė mėdha, me djersė dhe me gjak tė pakursyer. Kėtė mėsim ata e kishin nxjerrė nga pėrvoja e madhe e popullit tė vet si dhe nga pėrvoja e gjithė popujve liridashės tė botės sė qytetėruar. Nė themelet e kėsaj edukate ishte rritur edhe atdhetari demokrat Hasan Prishtina, i cili nė altarin e atdheut kishte dhėnė kėtė betim: “Mue nė idenė teme patriotike nuk ka muejt as nuk do tė mundet me mė mposhtė as ari i tanė botės, as mėnia e tanė armiqėve. Ka me mė mposhtė vetėm vdekja.” Nė themelet e kėsaj edukate ishte formuar edhe Jusuf Gėrvalla, i cili nė themelet e veprimtarisė dhe tė luftės sė djalėrisė patriotike tė gjeneratės sė vet kishte vėnė zotimin: “Nė ballė tė kėtij populli dhe tė kėmbėt e kėtij populli, flijimi dhe vdekja pėr realizimin e aspiratave tė tij, do tė na vijnė si pėrjetimi mė i bukur e mė fisnik nė gjithė jetėn. Dhe s’do tė ketė forcė qė tė na ndalė nė rrugėn tonė tė ndritshshme.” Po nė themelet e kėsaj edukate ishte rritur, formuar dhe edukuar edhe Adem Jashari, i cili, nė emėr tė ushtrisė sė re ēlirimtare, truallit dhe popullit tė vet ia kishte dhėnė fjalėn: “Edhe njėqind jetė me i pasė tė gjitha do t’ia falsha atdheut”. Kėsisoj, me mish e me shpirt, me zemrėn plot pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė, me shpresėn e madhe pėr ēlirimin dhe pėr bashkimin e Kombit dėshmorėt e kombit u dogjen si qiriri pėr t’ia sjellė lirinė aq shumė tė merituar popullit shqiptar, tė ndarė dhe tė pushtuar barbarisht nga armiku serb. Dhe, duke mos ndalur asgjė pėr vetveten, krejt ēka patėn tė shenjtė deri mė nė fund edhe jetėn e tyre, ata ia falėn popullit tė vet tė shumėvuajtur. Prandaj, nuk ėshtė e rastit as dashuria popullit pėr ta, as kujtimi dhe nderimi qė po u bėhet sot dhe do t’u bėhėt amshueshėm . Ėshtė konstatim i moēėm se secila kohė e madhe i ka edhe heronjtė e vet tė mėdhenj. Tė tillėt pastaj, me kujdesin mė tė madh tė popujve qė u takojnė, vendosen nė altarin e quajtur traditė pėr ta gėzuar kujtimin dhe respektin e thellė tė gjeneratave aktuale dhe tė brezave qė do tė vijnė. Nė kėtė drejtim edhe epopeja e kohės sonė, epopeja e UĒK-sė sė lavdishme, e mishėruar me lindjen e njė heroizmi tė ri, e mishėruar me sakrificat e bijėve mė tė mirė tė popullit, gjeti jehonė tė denjė dhe tė gjithanshme nė krijimtarinė shpirtėrore tė popullit. Prandaj, figurat e dėshmorėve tė kombit, me tė gjitha tiparet njerėzore tė bijėve tė thjeshtė tė kėsaj toke, me tė gjitha karakteristikat e luftėtarėve sypatrembur qė luftojnė pėr ēlirimin e atdheut nga armiku serb, nga gjeniu popullor, me dashuri e respekt, u skalitėn nė poezi, nė prozė, nė pikturė, nė skulpturė, nė kėngėn popullore, nė shkrimet pėrkujtimore, nė dokumentarėt televiziv, nė kujtime, nė deklarata tė miqve tė tyre, nė monografi tė veēanta, etj. Sipas traditės sė vet kujtimin dhe respektin pėr dėshmorėt e Kombit populli do ta shprehė edhe me pagėzimin e fėmijėve me emrin e tyre, edhe me emėrimin e shoqatave, klubeve, shtėpive tė kulturės, shkollave, rrugėve, brigadave tė UĒK-sė, kazermave tė ushtrisė, me organizimin e tubimeve popullore me rastin e vrasjes sė tyre, me homazhet e organizuar nė varrezat e dėshmorėve, e kėshtu me radhė.

       Por, megjithkėtė, shtrohet pyetja: me kaq a u kemi dalė borxhit figurave tė dėshmorėve tė luftės sė fundit dhe sa kemi bėrė qė jeta dhe vepra e kėtyre personaliteteve tė njihet mirė nė popull, sidomos nga gjeneratat e reja. Pėrgjigjja pozitive lidhur mė kėtė ēėshtje lė shumė pėr tė dėshiruar. Nėse deri me tashti shumica e varrezave tė dėshmorėve janė ngritur dhe janė sistemuar nė komplekse tė veēanta, nė kėtė drejtim ka mbetur edhe shumė pa u bėrė. Tė pėrkujtojmė, nė kėtė rast, se varrezat e dėshmorėve, kudo nė botėn e qytetėruar, paraqesin nivelin e kulturės sė sėcilit komb si dhe nivelin e vlerės sė sėcilit shtet. Nėse biografitė e shkurta tė dėshmorėve tė Zonės Operative tė Dukagjinit, tė Llapit dhe dėshmorėve student tė Universitetit tė Kosovės janė pėrmbledhur nė libra tė pėrbashkėt, nėse Redaksia „Dėshmorėt e UĒK-sė“ po bėn punė tė madhe me botimin nė vėllime tė monografisė „Feniksėt e lirisė“, nėse pėr disa dėshmorė tė shquar deri mė tashti janė botuar monografitė, janė realizuar dokumentarėt televizivė, janė ngritur lapidarė dhe pėrmendore monumentale mbresėlėnėse nė kėtė drejtim duhet tė shkohet deri nė fund. Jeta dhe vepra e luftėtarėve tė lirisė duhet tė bėhėt pronė e popullit, sidomos pronė e gjeneratave tė reja. Ata u flijuan pėr ne, pėr lirinė tonė, ndaj ua kemi borxh t’ua ruajmė emrin, t’ua pėrjetėsojmė veprėn. Dhe, mė nė fund, ėshtė detyrė e shkencės qė sa mė parė tė dalė para popullit me studime tė veēanta apo me monografi shkencore mbi jetėn dhe veprėn e dėshmorėve si dhe me historinė e plotė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės . Vepra e plotė dhe e ndritshme e UĒK-sė duhet ta shohė dritėn sa mė parė. Ajo e tėra duhet tė bėhet ushqim dhe pronė e mbarė kombit shqiptar. Sepse mesazhi i heshtur i dėshmorėve tė atdheut qė vjen me bukėn e ėmbėl, me ujin e ftohtė dhe me ajrin e pastėr tė tokės sonė, herė si dritė dielli e herė si gjėmė dheu, duhet tė bėhet letėrnjoftim, fletėtestament dhe flamur i papėrkulur nė ballė tė gjeneratave tė reja, nė zemėr tė popullit mbarė. Sepse jeta qė po e gėzojmė pas luftės sė fundit Kosovės i kushtoi mbi 250 shekuj dergjjeje tė rinisė shqiptare nėpėr burgjet mesjetare serbe, mbi dy milion shqiptarė tė shpėrngulur nė Turqi dhe nė vise tė tjera tė botės, mbi gjysmė milioni shqiptarė tė vrarė dhe tė masakruar, mijėra vajza dhe gra tė dhunuara, njė ekzodus milonėsh ndėr mė tė pėrgjakshmit gjatė historisė njerėzore, disa herė e djegur me themel dhe e ringjallur sėrish nga hiri dhe pothajse njė shekull eksploatim tė egėr kolonialist. Ky tagėr i llahtarshėm le tė mbetet vulė nė vetėdijen shqiptare, kujtim dhe amanet brezave tė ardhshėm. Ky det gjaku dhe kėto male krimesh nga dora serbe le tė bėhėn gur nė ndėrgjegjėn e Fuqive tė Mėdha dhe njėherit akuzė ndaj tyre pėr paudhėsinė qė bėnė nė Londėr nė vitin 1913, duke e ndarė pėrgjysmė njė komb dhe duke e lėnė atė si qengjin nė gojėn e ujkut. Kjo gjėmė Kosove nuk guxon tė falet, nuk guxon tė shkelet dhe nuk guxon tė harrohet. Duhet tė kuptohet njėherė e pėrgjithmonė se ēėshtja shqiptare ėshtė plagė qė kullon gjak dhe kjo plagė kėrkon shėrim tė plotė. ( Mars, 2007 )

 

Mr. Kadri Rexha: Kryengritja e madhe e Kosovės e vitit 1945