Me rastin e 10 vjetorit tė rėnies sė Komandantit Legjendar

tė UĒK-sė Adem Jashari...

 

AI ĖSHTĖ I GJALLĖ – NUK VDES KURRĖ !

 

·        5 Marsi i ēdo viti do tė pėrkujtohet jo vetėm nga populli shqiptar i Kosovės, por nga populli i tė gjitha trojeve shqiptare; jo si dita e rėnies heroike e Heroit Adem JASHARI dhe e fisit tė tij, por si dita e bashkimit - kombit shqiptar dhe si ditė simboli i heroizmit shqiptar.

·        Adem JASHARI zėvendėsoi palaēot patriotė me atdhetarėt e vėrtetė. Ai i nxorri jashtė mode pacifistėt pa ngjyrė kombėtare, duke i thėnė popullit tė tij se edhe luftėtari mė i thjeshtė ėshtė mė i vlefshėm se ēdo ministėr, deputet, politikan e se ēdo intelektual qė ka haruar ēėshtien kombėtare. Ademi i tha popullit shqiptar nė Kosovė se po prite ndershmėri nga njerėz tė lindur me vese, do tregohesh se tė ka humbur mėnēuria.

·        Jasharajt e shėruan racėn shqiptare nga rreziku i zhbėrjes dhe i shndėrimit nė popull raja.

 

        Shkruan: Selaudin SELA

        New York, 06. III. 2008


       Sipas Biblės, Shpėtimtar ėshtė vetėm Krishti; sipas Kuranit, Shpėtimtari mund tė jetė ēdo njeri nė mesin e popullit, me tė cilin Zoti lidhet dretpėrsėdrejti dhe, kur ky i fundit e kupton drejt, Zoti e shpall Profet. Sipas kėtyre librave, Shpėtimtarėt vijnė kur ėshtė bėrė kiameti, kur ai popull ka dalė nga rruga e Zotit, ose ėshtė duke dalė prej saj. Me njė fjalė, Shpėtimtari vjen kur populli i tij nuk di ose nuk don tė eci nė rrugėn qė kanė ecur tė parėt e tij. Pra, Shpėtimtari vjen pėr t'i dalė borxhit popullit tė tij, ai vjen nė momente tė rėndėsishme kthesash historike.

 
      Kėshtu na ndodhi edhe me popullin shqiptar nė Kosovė. Shpėtimtari i erdhi atij nė momentin qė ky popull, i ndarė me forcė prej trungut amė, kish marrė rrugėn e djallit dhe po shkonte drejt zhbėrjes, drejt shndėrimit nga njė popull luftarak, nė njė popull rob; nga njė popull kryengritės nė njė popull tė nėnshtruar dhe fshesaxhi i qyteteve tė Evropės. Shpėtimtari i erdhi atij populli nė kohėn kur ai, i joshur nga punėt pėrfituese dhe pa shumė mundim tė pastrimit tė qyteteve tė Evropės, i gėnjyer edhe nga propaganda ndjellakeqe e "rezistencės" paqėsore, po e shpopullonte Kosovėn.

 
      Pikėrisht nė ato momente doli nė skenė Shpėtimtari i Kosovės, i lindur, i rritur dhe i vuajtur mes kėtij populli; njė njeri i zakonshėm, i munduar si i gjithė populli i tij. Pėrmes kėtij njeriu, popullit tonė iu bė e qartė se, shpėtimin dhe Shpėtimtarin nuk duhet t'i presim nga qielli, sikundėr na thotė Bibla, por ta kėrkojmė e ta gjejmė nė mesin tonė. Kėtė e tregoi dalja e Adem Jasharit nė skenėn e historisė, e kėtij Garibaldi shqiptar.


      5 Marsi i ēdo viti do tė pėrkujtohet jo vetėm nga populli shqiptar i Kosovės, por nga populli i tė gjitha trojeve shqiptare; jo si dita e rėnies heroike e Heroit Adem JASHARI dhe e fisit tė tij, por si dita e bashkimit, i kombit shqiptar dhe si ditė simboli i heroizmit shqiptar. Ishte luftimi me veēori legjendare i JASHARAJVE, ai qė korigjoi karakterin e shqiptarėve dhe i renditi ata ndėr kombet mė tė fisnikėruar, dhe ja pse : Adem JASHARI dhe fisi i tij, duke u vetėflijuar nė mėnyrė heroike, i tha popullit shqiptar nė Kosovė : Mos tė pėrulemi, por tė qėndrojmė, se ky ėshtė kodi moral i shqiptarit, ndryshe do tė bėhemi pluhur.

 
      Adem JASHARI i tha popullit tė tij : Mos dėgjo moral nga imoralėt dhe mos i beso ata. Adem JASHARI turpėroi propagandėn nėnshtruese tė deriatėhershme shqiptare, pavarėsisht se pak si vonė, por qė e nxorri atė fallco. Ai unifikoi mendimin e njė pjese tė madhe tė popullit shqiptar nė Kosovė se LIRIA fitohet dhe kurrė nuk dhurohet.

 

       Adem JASHARI doli kundėr verbėrisė ku ishin zhytur shumė analistė, politikanė e intelektualė shqiptarė, zyrtarė e jo zyrtarė tė tė dy anėve, pėr ardhmėrinė e Kosovės. Kur e sheh sot se, ajo propagandė pat ngjallur heshtjen e tėrė elitės shqiptare dhe frenimin e politikės atdhetare, del edhe mė madhėshtore figura e Adem Jasharit dhe na bėn qė tė pozicionohemi drejt pėr ēėshtjen e Kosovės dhe atė shqiptare, ende tė pazgjidhura pėrfundimisht. Deri nė rėnien heroike tė Adem Jasharit dhe fisit tė tij kishte pak njerėz, qė ishin gati tė vdisnin pėr lirinė e Kosovės, e cila stimulohej nga e ashtu quajtura "kujdes", qė provokonte propaganda pacifiste. Flijimi i Jasharajve i dha Kosovės me mijėra njerėz tė gatshėm tė sakrifikoheshin pėr Kosovėn.

 
      Adem JASHARI zėvendėsoi palaēot patriotė me atdhetarėt e vėrtetė. Ai i nxorri jashtė mode pacifistėt pa ngjyrė kombėtare, duke i thėnė popullit tė tij se edhe luftėtari mė i thjeshtė ėshtė mė i vlefshėm se ēdo ministėr, deputet, politikan e se ēdo intelektual qė ka haruar ēėshtien kombėtare. Ademi i tha popullit shqiptar nė Kosovė se po prite ndershmėri nga njerėz tė lindur me vese, do tregohesh se tė ka humbur mėnēuria.

 
      JASHARAJT, duke u ndeshur me njė ushtri tė tėrė, ngjallėn shpresėn tek tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė se fitorja e lirisė ėshtė e mundur, dhe i bėri ata tė gatshėm t'i ktheheshin pėrfitimit moral; u tregoi atyre rrugėn se si ta restauronim ne shqiptarėt moralin e humbur ose tė zvetėnuar nė dekadėn e fundit tė shekullit tė XX. Ata i dhanė mundėsinė popullit shqiptar nė Kosovė tė hidhte pėrpara njė hap tė madh moral, qė kishte gati njė shekull qė nuk e kishte hedhur dhe, ai e bėri atė. Nė kėtė mėnyrė, mund tė themi se Jasharajt e shėruan racėn shqiptare nga rreziku i zhbėrjes dhe i shndėrimit nė popull raja.

 
      JASHARAJT e shpėtuan popullin shqiptar tė Kosovės nga turbullimi qė e kish pėrfshirė atė, ku edhe tė qėnėt shpitar ishte vėnė nė pikėpyetje nė ndėrgjegjen e tij. Jasharajt me vetflijimin e tyre u ngritėn kundėr asaj pjese tė popullit tonė qė kish marrė rrugėn e shkombtarizimit e tė shpopullimit paqėsor vullnetar tė Kosovės e tė tėra trojeve shqiptare, duke u shndėruar nė sinonim tė qėndresės sė kombit shqiptar.

 
     Adem JASHARI dhe fisi i tij rrėmbyen pushkėt dhe u flijuan familiarisht nė njė kohė qė gjithė kombin shqiptar e kish kapur njė ves i keq e i pa parė kurrė nė shekullin e njėzetė, ethet e fitimit tė parasė. Ata ranė heroikisht qė tė mos rezikohej ngrehina morale e kombit shqiptar.
Dhe, siē e pamė tė gjithė, vepra e tyre e bėri efektin. Ngrehina morale e popullit tonė jo vetėm qė nuk u rrėzua, por ajo mahniti tėrė njerėzimin.

 
      JASHARAJT u ngritėn kundėr njė kaste tė caktuar politike kriminale nė Kosovė, por edhe nė trojet e tjera etnike, qė dėshironte e qė dėshiron vdekien e Kosovės e tė kombit tonė pėr motive nga mė tė ultat, duke e shėndruar Kosovėn dhe tėrė kombin tonė nė popull endacak, nė njė popull pa tė ardhme, duke e ēuar atė drejt katastrofės.