Nė Kosovė ka institucione ku njerėzit zgjedhėn me vota por ka edhe autoritet suprem tė pazgjedhur mbi to!

 

Pieter Feithi dhe 40 hajdutėt e Ali Babės!

 

Pieter Feith-i e pėrfaqėson veten e tij dhe Solana-n nė Kosovė, nė vendin e porsapavarėsuar, ku ai e ka fjalėn e fundit pėr ēdo gjė, ēdo herė. Fjalėn e fundit e ka nominalisht, ndėrsa realisht e ka edhe fjalėn e parė: krerėt e institucioneve tė Kosovės e dėgjojnė ose e prashikojnė fjalėn e parė tė Pieter Feith-it, dhe mandej i pėrshtaten asaj, nė mėnyrė qė ai tė mos ketė fare nevojė tė flasė nė fund.

 

Shkruan: Albin Kurti -- Prishtinė, 23. 01. 2009

_____________________

 

Vendimet kryesore politike nė Kosovė nuk janė punė ligji

 

      A duhet tė mbahen zgjedhjet e reja parlamentare nė kėtė vit? Kosova ėshtė njė vend ku pėrgjigjet vijnė para pyetjeve, sepse vendimet vijnė para debatit. Javier Solana dhe Pieter Feith u takuan, biseduan dhe vendosėn. Pozita dhe opozita, politikanė e analistė, e kallėn mė pas debatin. Pėr njė ēėshtje tashmė tė kallur. Diēka ngjashėm sikurse nė burg: drejtori i burgut ose gardianėt e marrin ndonjė vendim e mandej tė burgosurit e diskutojnė atė.

 

-          Foto: Pieter Feith-i dhe Hashim Thaēi

 

     Vendimet kryesore politike nė Kosovė nuk janė punė ligji. Institucionet e Kosovės sė pavarur e kanė pranuar njė instancė politike qė ėshtė mbi ato vetė dhe mbi ligjin.

·       Kjo instancė politike e ka vėnė e para nėnshkrimin nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės;

·       kjo instancė politike e interpreton Planin e Ahtisaarit qė ndodhet brenda Kushtetuės por edhe sipėr saj;

·       kjo instancė politike vendos se kur, si dhe ēka ėshtė e rėndėsishme nė Kosovė e pėr Kosovėn.

·       Kjo instancė politike ėshtė Pieter Feith-i.

Lexojeni Aneksin IX tė Planit tė Ahtisaarit, qė e pėrkufizon Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar me pushtet tė pakufishėm. Po, Pieter Feithi i jep llogari Grupit Drejtues Ndėrkombėtar, i cili e ka emėruar, por i cili kryesohet nga vetė Pieter Feith-i. Kush nuk do qė ta shohė diktatorin nė dokument, ai doemos do t’i pėrvijohet mandej te pasojat. Nė anėn tjetėr, po ky Pieter Feith-i ėshtė edhe Pėrfaqėsues Special i BE-sė nė Kosovė, pra njeriu i Javier Solana-s nė Kosovė: Brukseli neve na shikon veēse pėrmes politikės sė tij tė jashtme dhe tė sigurisė.

Sė kėndejmi, Pieter Feith-i e pėrfaqėson veten e tij dhe Solana-n nė Kosovė, nė vendin e porsapavarėsuar, ku ai e ka fjalėn e fundit pėr ēdo gjė, ēdo herė. Fjalėn e fundit e ka nominalisht, ndėrsa realisht e ka edhe fjalėn e parė: krerėt e institucioneve tė Kosovės e dėgjojnė ose e prashikojnė fjalėn e parė tė Pieter Feith-it, dhe mandej i pėrshtaten asaj, nė mėnyrė qė ai tė mos ketė fare nevojė tė flasė nė fund. Ose, tė flasė nė fund pėr t’u pajtuar publikisht me kryeministrin a presidentin pasi qė kėta paraprakisht janė pajtuar privatisht me tė. Ajo qė publikohet se po ngjet, nė fakt, ka kahje tė kundėrt me atė qė tashmė ka ngjarė.

 

Kosova nuk ėshtė sovrane dhe nė Kosovė nuk ka demokraci

 

     Nė takimin e tij me Solana-n, Pieter Feith-i e pėrfaqėsoi veten dhe vetė Javier Solana-n. Ai u takua me veten dhe me Solana-n. Tė ‘tre’ kėta aty u morėn vesh qė s’duhet tė ketė zgjedhje parlamentare sivjet nė Kosovė, por vetėm nė vitin 2011.

-          A do tė ndryshojė ky vendim i tyre?

Sėrish varet prej tyre. Meqenėse ata nuk na japin llogari neve, nuk mundemi as t’i lidhim pėr fjalėn e tyre. Deklarata e tyre vlen vetėm deri nė deklaratėn e tyre tė ardhshme. Institucionet e Kosovės dhe partitė politike janė plotėsisht nė mėshirėn e arbitraritetit tė Pieter Feith-it, qė konsultohet me vetveten dhe me Solana-n. Prandaj, pėr njė vendim tė rėndėsishėm politik nė Kosovė, tė provosh tė argumentosh pėrmes ligjit dhe neneve tė tij, do tė thotė ta kesh keqkuptuar tėrė sistemin politik e juridik nė Kosovė. Nuk ėshtė problemi themelor se ēka sistemi bėn, por se si sistemi ėshtė; nuk ėshtė problemi te funksioni i sistemit por, para sė gjithash, te qenia e tij. Ajo se ēka sistemi bėn ėshtė simptomė e asaj se si sistemi ėshtė.

Kosova nuk ėshtė sovrane dhe nė Kosovė nuk ka demokraci. Nė Kosovė ka tė drejta pėr pakicat por jo edhe sundim tė shumicės. Nė Kosovė ka institucione ku njerėzit zgjedhėn me vota por ka edhe autoritet suprem tė pazgjedhur mbi to. Prandaj, tė thirresh nė procedura demokratike brenda njė sistemi jodemokratik, do tė thotė tė mos e kuptosh se ku ndodhesh objektivisht ose tė ndodhesh subjektivisht aty ku nuk je: ose nuk po e kupton realitetin, ose po e aktron normalitetin; ose je nė ėndėrr, ose nė teatėr.

Nėse e pranon Pieter Feith-in, atėherė e ke pranuar hoxhėn dhe priftin, mbretin dhe filozofin, i ke pranuar tė gjitha kėto nė njė person tė vetėm, qė e ka emrin Pieter Feith. Kėtė gjė e kanė bėrė institucionet e Kosovės dhe tė gjitha partitė politike parlamentare. Kundėrshtimet e tyre tash janė ankesa naive qė vetėm sa e pėrforcojnė vendimin. Nė anėn tjetėr, analistėt e Hashim Thaēit, e paraqesin edhe Thaēin si viktimė, duke thėnė qė ai do tė fitonte sėrish nė rast tė zgjedhjeve, dhe do ta pėrforconte pushtetin. Hashim Thaēi jo vetėm qė s’mendon aq larg, por ai as qė mund tė mendojė aq larg. Si agjent i neoliberalizmit, ai ėshtė tėrėsisht i zėnė me privatizimin e ndėrmarrjeve tė mėdha, qė tė tjerėt ia kanė caktuar si mision pėr dy vitet e ardhshme. Thaēi e ka hall se si t’i shesė sa mė shumė, sa mė shpejt dhe sa mė lirė KEK-un, Trepēėn, Aeroportin dhe PTK-nė. Pėr mė tepėr, procesi i privatizimit ka treguar se pikėrisht me atė rast, pėrfitimi pėr qeveritarėt ėshtė mė i madhi. Sa mė lirė qė kryeministri a ministri e shet pasurinė e Kosovės, aq mė shumė para i mbesin atij.

 

Zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė nuk ėshtė e thėnė se do

tė mbahen nė vitin 2011!

 

     Megjithatė, te kjo ēėshtja e zgjedhjeve, njė pyetje mbetet legjitime. Pse Feith-i dhe Solana vendosėn qė s’do tė ketė zgjedhje parlamentare nė kėtė vit? Njė motiv sigurisht qė ėshtė shpėtimi i LDK-sė dhe i figurės sė Fatmir Sejdiut, i cili, sikurse Pieter Feith-i, i mban dy poste. Qė prej tre vjetėsh LDK-ja ėshtė nė rėnie tė vazhdueshme. Pas zgjedhjeve tė reja LDK-sė vėshtirė se do t’i gjendeshin copat. Mirėpo, ka njė motiv tjetėr edhe mė tė rėndėsishėm qė e pėrcaktoi vendimin pėr mosmbajtjen e zgjedhjeve.

     Sundimi ndėrkombėtar nė Kosovė bazohet nė paradigmėn e stabilitetit. Ata nuk janė kėtu pėr hir tė demokracisė, lirisė a zhvillimit, por pėr hir tė ruajtjes sė stabilitetit. Ēdo gjė nė Kosovė ata e vlerėsojnė varėsisht se sa i kontribuon stabilitetit, pra sa i kontribuon mirėmbajtjes sė rendit dhe marrėdhėnieve ekzistuese. Zgjedhjet i pėrdorin atėherė kur duan ta shmangin vėmendjen nga thellimi i krizės qė ēon drejt shpėrthimit tė saj, dhe pėr ta parandaluar atė shpėrthim. Kėshtu patėn vepruar edhe me zgjedhjet e 17 nėntorit 2007: nė kohėn kur u shty pavarėsia pėr vitin e ardhshėm, nė mėnyrė qė ta zbrapsnin revoltėn e njerėzve, i shpallėn zgjedhjet e reja, dhe nė vend tė demonstratave kishim karnavalin e tubimeve parazgjedhore dhe sfilatėn e politikėnve qė garonin.

     Zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė nuk ėshtė e thėnė se do tė mbahen nė vitin 2011. Ato mund tė mbahen mė herėt ose mė vonė, varėsisht kur do tė jetė i rrezikuar stabiliteti. Pieter Feith-i e vlerėsoi gjendjen aktuale nė Kosovė si tė qetė dhe stabile, andaj ai nuk preferon qė tash ta djegė kartėn e zgjedhjeve. Zgjedhjet do tė mbahen vetėm atėherė kur potenciali pėr destabilizim tė rritet, e jo kur ndonjė zyrtari tė lartė ndėrkombėtar t’i thyhet zemra pėrderisa dėgjon argumentet me gjuhėn mbresėlėnėse juridike tė ndonjė politikani a analisti kosovar pėr mbajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhje nė Kosovė do tė mund tė kishte vetėm nė njė rast: po tė kishte potencial pėr shpėrthimin e krizės. Menaxhuesit e krizės nuk janė kėtu pėr ta eliminuar krizėn, por pėr ta menaxhuar atė: krejt ēfarė ata duan ėshtė tė mos shpėrthejė kriza.

     Se debati i tanishėm posteriori pėr mbajtjen e zgjedhjeve nuk konsiston te parimet por te interesat, e dėshmon edhe fakti qė shumicės dėrrmuese tė debatuesve tė sotėm nuk iu pengonte aq qė nė Kuvend s’pati diskutim pėr flamurin e himnin e Kosovės, pėr Kushtetutėn e pėr Planin 6-Pikėsh, pėr veriun e Kosovės e Luginėn e Preshevės, nuk iu pengonte se si merreshin vendimet pėr kėto ēėshtje, por ja qė tash iu pengon qė s’do tė ketė zgjedhje tė reja parlamentare. Vetėm te zgjedhjet e kanė mendjen, sepse vetėm te karriget dhe buxheti e kanė mendjen.

     Nė Kosovė, pozita dhe opozita, mė duken sikurse hajnat nė burg (burg politik, jo fizik) - ka hajna tė kėnaqur dhe hajna tė pakėnaqur. Qė tė gjithė janė nė burg, porse disa kanė mė shumė para dhe kanė luks edhe nė burg. Pėrjashtimet janė individė, jo grupe. Nė kėtė situatė, Pieter Feith-i na del si Ali Baba, kurse shpallja e pavarėsisė si njė lloj intermezzo-je. Shpallja e pavarėsisė po pėrfundon sikur ajo reklama qė ta ndėrpren filmin nė gjysmė: pas reklamės sė shkurtėr, filmi i njėjtė vazhdon aty ku ka mbetur.

 

Albin Kurti: Gjumi i thellė dimėror i politikanėve shqiptarė!