EULEX-i nė Kosovė si „crisis management operation“!

 

Stabiliteti nė Kosovė ėshtė stabilitet i krizės!

 

Kriza politike, ekonomike dhe sociale nė Kosovė ėshtė shumė e thellė. Stabiliteti nė Kosovė ėshtė stabilitet i krizės. Pra, nė Kosovė nuk ekziston kontradikta ndėrmjet stabilitetit dhe krizės. Sepse, kemi stabilitet tė krizės. Qė prej pėrfundimit tė luftės e kėtej jemi nė krizė tė thellė.

 

Shkruan: Albin Kurti -  Prishtinė, 31. 01. 2009

_________________________

 

      Prania ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė dominim ndėrkombėtar qė bazohet nė paradigmėn e stabilitetit. Ajo siguron dhe kujdeset qė situata tė mbetet stabile. Ky stabilitet nuk ėshtė stabilitet i pėrkufizuar nga vendasit, por i pėrkufizuar nga ndėrkombėtarėt. Stabiliteti i kėtillė i pėrkufizuar nga jashtė ėshtė, nė radhė tė parė, nė funksion tė interesave tė atyre qė e pėrkufizojnė atė.

 

      Disa miliarda euro i kanė shpenzuar faktorėt dhe organizmat ndėrkombėtarė pėr vetėm disa vite nė Kosovė. Stabiliteti duket se ėshtė njė gjė aq e shtrenjtė. Pėr ta ruajtur status quo’nė janė tė nevojshme mė shumė pėrpjekje sesa pėr progres. Qėndrimi nė vend kushton mė shumė para sesa ecja pėrpara.

 

·       Por, cilės situatė i dedikohet stabiliteti?

·       Ēka nė fakt po mbahet stabile nė Kosovė?

Rendi aktual, gjithsesi. Stabiliteti ėshtė stabilitet i njė marrėdhėnieje tė caktuar. Burokratėt e paprekshėm ndėrkombėtarė lart, afėr tyre por pėrfundi tyre politikanėt kosovarė, kurse poshtė qytetarėt qė masivisht pėrballen me mbijetesėn. Nuk bėhet fjalė pėr stabilitet tė progresit.

 

      Stabiliteti ėshtė stabilitet i marrėdhėnieve ekzistuese nė kuadėr tė hierarkisė ekzistuese. Ky stabilitet i konvenon njė pakice qė ėshtė pasuruar, i konvenon bizensmenėve tė shndėrruar nė politikanė dhe politikanėve tė shndėrruar nė biznesmenė. Dhe, i konvenon analistėve tė afėrt me ta.

 

      Nė kushtet e papunėsisė sė gjerė sikurse nė Kosovė, armata e kėshilltarėve dhe shėrbyesve civilė ėshtė reaksionare: ajo e do stabilitetin, qetėsinė dhe rehatinė; ajo flet me pasion pėr ruajtjen e imazhit tė Kosovės dhe etiketon kundėrshtarėt. Shkrimet dhe veprimet e tyre janė shprehje e instiktit tė tyre klasor: ato konfirmojnė dhe riprodhojnė kushtet qė e mundėsojnė dhe kushtėzojnė sistemin aktual drejt pėrjetėsimit tė gjendjes sė tyre vetjake.

 

      Pėrveē qė mė shumė se gjysma e popullatės nė Kosovė janė tė papunė, 40% tė popullatės janė tė varfėr dhe jetojnė me mė pak se 2 dollarė nė ditė. Edhe 18% tė tjerė janė skajshmėrisht tė varfėr, qė jetojnė me mė pak se 1 dollarė nė ditė - kjo do tė thotė qė rreth 400.000 njerėz nė Kosovė janė tė uritur pėr ēdo ditė.

 

      Stabiliteti gjithsesi mbahet nė kurriz tė dikujt, apo jo? Nė mėnyrė qė pak njerėz tė kenė tepėr shumė, atėherė tepėr shumė njerėz duhet tė kenė fare pak. Resurset janė tė fundme dhe paradigma e stabilitetit nuk i rrit ato. Pėrkundrazi.

 

      Jo vetėm qė stabiliteti aktual nė Kosovė mirėmbahet nė kurriz tė qytetarėve tė Kosovės, por edhe stabiliteti rajonal mirėmbahet nė kurriz tė shqiptarėve. Sepse, sėrish bėhet fjalė pėr stabilitetin qė na e kanė definuar tė tjerėt dhe pėr hir tė vetė atyre. Kudo qė shqiptarėt janė popullatė pakicė nė Ballkan kanė shumė mė pak tė drejta dhe mirėqenie sesa pakicat e tjera nė vendet ku shqiptarėt janė shumicė. Stabiliteti nė Ballkan po ruhet nė saje tė asimetrisė dhe mungesės sė reciprocitetit tė tė drejtave tė shqiptarėve dhe tė fqinjve tė tyre.

 

      Kriza politike, ekonomike dhe sociale nė Kosovė ėshtė shumė e thellė. Stabiliteti nė Kosovė ėshtė stabilitet i krizės. Pra, nė Kosovė nuk ekziston kontradikta ndėrmjet stabilitetit dhe krizės. Sepse, kemi stabilitet tė krizės. Qė prej pėrfundimit tė luftės e kėtej jemi nė krizė tė thellė.

 

      Mirėpo, stabiliteti i kėsaj krize nuk ėshtė vetėm ēėshtje e konstatimit tė realitetit faktik: vazhdimisht jemi nė gjendje tė rėndė e tė mjerė para shpėrthimit qė nuk ndodh. Stabiliteti i krizės te ne nuk ėshtė aksident, nuk ėshtė fatkeqėsi jona - stabiliteti i krizės ėshtė i keq porse s’ka tė bėjė me fatin. Stabiliteti brenda Kosovės i konceptuar nga jashtė ėshtė paradigmė strukturuese. Institucionet funksionalizohen pėrbrenda kėsaj paradigme. Institucionet operojnė nė pėrmbushje tė kėsaj paradigme.

 

      Prandaj, Qeveria dhe institucionet e Kosovės nuk kanė ideale dhe as ideologji, nuk kanė vullnet dhe as vendosmėri. Qeveria dhe institucionet e Kosovės mė parė sesa tė kenė qėllime politike, ato vetėm bėjnė zgjidhje tė problemeve teknike pėr politikat e huaja. Kjo krizė ėshtė kurtha nė tė cilėn ka rėnė Kosova. Ėshtė krizė nė tė cilėn jemi hedhur pėr ta ruajtur atė. Ėshtė krizė stabile.

 

      Pra, nuk ėshtė krizė nė kuadėr tė ndonjė dialektike hegeliane nė kuptimin qė po bėhet njė ēikė mė keq nė mėnyrė qė tė bėhet shumė mė mirė pastaj. Ėshtė krizė e identifikuar, mirėmbajtja e sė cilės e bėn atė edhe krizė tė projektuar. “Kėshili i BE-sė me 11 dhjetor 2006 e ka aprovuar Konceptin e Menaxhimit tė Krizės pėr njė operacion tė BE-sė pėr menaxhimin e krizės... ”, thuhet nė dokumentin e Veprimit tė Pėrbashkėt tė Kėshillit tė BE-sė tė aprovuar me 4 shkurt 2008.

 

      Ky dokument qė ėshtė baza e EULEX-it, nė nenin 11 tė tij e definon qartė EULEX-in si „crisis management operation“. Pra, operacion pėr menaxhimin e krizės, jo pėr eliminimin e saj. EULEX-i nuk ėshtė kėtu pėr tė na nxjerrur neve nga kriza, por pėr ta menaxhuar atė. Kriza ėshtė kėtu qė tė mbetet, porse ajo duhet tė menaxhohet; kriza duhet tė mbahet stabile, kriza nuk duhet tė shpėrthejė.

 

Lexo dokumentin e Veprimit tė Pėrbashkėt tė Kėshillit tė BE-sė tė aprovuar me 4 shkurt 2008, ( vetėm 13 ditė para shpalljes sė pavarėsisė !!! )i cili definon misionin e EULEX’it nė Kosovė. ( Kliko kėtu )

 

      Njė dekadė pas mbarimit tė luftės vazhdojmė tė jemi nė gjendje tė jashtėzakonshme. Politika e parandalimit tė shpėrthimit tė krizės gjithmonė na ka mbajtur nė buzė tė shpėrthimit tė krizės. Prandaj, stabiliteti i krizės doemos e sjell krizėn e stabilitetit. E, mu nė kėtė pikė, mendja e Hegelit (edhe pėr neve) e mund shikimin e Solanės (mbi neve). Sepse, pėr ēka ėshtė populli? Cili ėshtė vullneti dhe interesi i tij? Populli ėshtė qė kjo situatė e stabilitetit tė padrejtė tė mos mbahet nė kurriz tė shumicės dhe mbi benefitet e njė pakice (sikur sot), por qė vetė kriza tė shuhet si pasojė e barazisė sė popullit shqiptar dhe e mundėsive tė barabarta me popujt tjerė nė Ballkan.

 

      Dhe, qė tė mos ketė mė menaxhim tė krizės (qė veē sa e konfirmon ekzistencėn e saj), por zhdukje tė saj (qė e suprimon menaxhimin si tė tillė) Ndėrkaq, pėr atė se si paradigma e stabilitetit ua suspendon njerėzve historinė, i privon ata nga ardhmėria dhe ua imponon mendimin konservativ, ndonjėherė tjetėr...

%

Albin Kurti: Pieter Feithi dhe 40 hajdutėt e Ali Babės