Javier Solana na sheh neve gjithnjė duke e menduar Serbinė!

 

Vizioni i qeverisė Thaēi pa vullnet politik!

 

·       Mė parė se vizioni dhe strategjia pėr realizimin e tij, qeverisė sė Kosovės i mungon vullneti politik. Aq shumė analistė e politikanė opozitarė i janė hedhur nė qafė qeverisė sė Kosovės pėr mungesė vizioni, plani, strategjie etj. Mirėpo, mungesa themelore e qeverisė nuk ėshtė vizoni, por vullneti. Madje, vizioni pa vullnet ėshtė edhe i dėmshėm. Vizioni pa vullnet krijon halucinacione. E keni parė se si Fatmir Sejdiu e Hashim Thaēi flasin pėr sovranitetin e Kosovės tė cilin e ruan dhe garanton kushtetuta?!

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 11. 01. 2009

_______________________

 

Nė Kosovė nuk ka shtetndėrtim por vetėm kombbėrje…!

 

     Nė Kosovė po pėrforcohet pavarėsia si pavarėsi prej Shqipėrisė, dhe po dobėsohet pavarėsia si pavarėsi prej Serbisė. Nė njėrėn anė sajohen flamuri i ri, himni i ri dhe abetarja e re kurse, nė anėn tjetėr, tolerohen gjithnjė e mė shumė strukturat e Serbisė dhe zbatohet gjashtėpikėshi i Ban Ki-moon-it. Multietniciteti promovohet vetėm aty ku shqiptarėt janė shumicė dhe jo nė vendbanimet ku serbėt janė shumicė. Multietniciteti promovohet nė Kosovėn jashtė enklavave dhe pa veriun, por jo nė Zveēan e Ranillug. Mu ashtu siē nuk promovohet as nė Serbi, pėrveē nė Kosovėn Lindore, qė ėshtė me shumicė shqiptare dhe ku ndodhet njėfarė policie multietnike qė s’e pyet kush. Thjesht, nė Kosovė nuk ka shtetndėrtim por vetėm kombbėrje. Nuk ėshtė qėllimi qė Kosova tė bėhet shtet normal me ushtri, sovranitet, integritet territorial, kufij tė kontrolluar dhe me zhvillim ekonomik. Qėllimi ėshtė qė shqiptarėt e Kosovės identitetin e tyre krahinor e gjeografik ta shndėrrojnė nė identitet kombėtar.

     Kosovėn e bėrė shqiptaro-serbe nė vitin 1999 atėherė kur u „ēliruam“, tash qė u „pavarėsuam“, njė dekadė mė pas, duan ta bėjnė kosovaro-serbe. Ndėrkohė, Serbia do t’i ketė duart e lira pėr republikėn mė tė re serbe nė Ballkan: atė qė Milosheviqi ua krijoi serbėve tė Bosnjes pėr dy javė nė Dayton, Tadiqi po ua krijon dalėngadalė serbėve tė Kosovės. Jemi dėshmitarė se qė prej shpalljes sė pavarėsisė, Serbia mė shumė e ka shtrirė sovranitetin nė Kosovė sesa vetė Kosova. Realiteti nė Kosovė ėshtė shumė mė afėr gjashtėpikėshit (dhe po lėviz nė drejtim tė tij) sesa neneve 1.1 e 2.2 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės (nga tė cilat po largohet vazhdimisht). Nuk po forcohen institucionet e Kosovės nė kuadėr tė shtetndėrtimit, por po institucionalizohet ndarja funksionale e Samarxhiqit nė kuadėr tė gjashtėpikėshit. E, kur funksionon ndarja nuk funksionon Kosova.

 

Nė veri dhe nė lindje tė Kosovės koha nuk po punon pėr shqiptarėt!

 

     Aktualisht Serbia po i terrorizon shqiptarėt nė Kosovėn Lindore dhe nė veriun e Kosovės. Aty ku shqiptarėt kufizohen me Serbinė, aty realisht nuk ka kufi. Sepse Serbia aty ka xhandarmėri, ushtri e paramilitarė, kurse Kosova nuk ka as polici. Ose, edhe mė keq se kaq: ka policė qė nuk janė tė saj: pjesėtarėve serbė tė ShPK-sė u ec rroga nga buxheti i Kosovės gjersa i zbatojnė urdhėrat e Ivica Daciqit. Nė veri dhe nė lindje tė Kosovės koha nuk po punon pėr shqiptarėt. Atje popullata shqiptare e braktisur nga sistemi i vet shtetėror po pėrballet me sistemin e Serbisė qė i mobilizon dhe pajis kundėr tyre edhe popullatėn serbe. Vetorganizimi i shqiptarėve kėto ditė nė veri tė Kosovės ėshtė gjithsesi i admirueshėm por ai s’mund tė zgjasė pakufi. Shqiptarėve duhet t’iu dalė zot Kosova, apo jo? Pėrndryshe, pak nga pak, numri i shqiptarėve nė veri dhe nė lindje tė Kosovės do tė bjerė ndjeshėm - shpėrngulja do tė intensifikohet pa shumė zhurmė.

 

Javier Solana na sheh neve gjithnjė duke e menduar Serbinė!

 

     Pėr ēėshtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial nuk mund tė llogarisim aq nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Jo vetėm pėr shkak se krejt ēfarė po ndodh po ngjan para syve tė saj. Bashkėsia ndėrkombėtare nė Kosovė nuk ėshtė bashkėsi ndėrkombėtare. Jo vetėm pėr shkak se nuk ėshtė bashkėsi dhe as ndėrkombėtare, por veēse konglomerat interesash kombėtare tė shteteve tė veēanta. Bashkėsia ndėrkombėtare nuk ėshtė bashkėsi ndėrkombėtare nė Kosovė, sepse ajo nuk bazohet nė parimet, vlerat dhe standardet e saj kėtu te ne. Nė Kosovėn e pavarur UNMIK-u dhe EULEX-i janė nė bazė tė marrėveshjeve me Serbinė dhe sipas kushteve tė saj. Bashkėsia ndėrkombėtare nė Kosovėn e pavarur ėshtė e varur nga Serbia si nė aspektin legal po ashtu edhe nė atė politik e praktik. Politika e jashtme e BE-sė nuk e sheh Kosovėn si shtet tė veēantė: pėr shkak se nuk e njeh Kosovėn si tė tillė, por edhe pėr arsye se udhėhiqet nga paradigma e stabilitetit rajonal.

     Javier Solana nuk ndėrmerr asgjė pozitive nė Kosovė nėse vlerėson se kjo mund tė shkaktojė diēka negative nė Serbi, Bosnje apo Maqedoni. Javier Solana na sheh neve gjithnjė duke e menduar Serbinė. Nė shikimin e tij, nė politikėn e jashtme tė BE-sė shprehje e sė cilės janė ICO-ja dhe EULEX-i, ne s’jemi tė pavarur. Ky pavarėsim nė shikimin e tyre nga jashtė nuk mund tė bėhet nga jashtė. Ai mund tė bėhet vetėm nga brenda. Ne duhet ta ndryshojmė atė qė ata e shohin, atė qė BE-ja e sheh kur na shikon neve. Ne duhet ta ndryshojmė shikimin e tyre para se ai tė na ndryshojė neve pakthyeshėm. Ne duhet ta ndryshojmė gjendjen tonė. Sepse vetėm ne mund ta bėjmė kėtė.

 

Kemi inflacion tė guximit dhe vetėbesimit individual

dhe deficit tė atij kolektiv!

 

     53 shtete na e kanė pranuar qė Kosova ėshtė shtėpi jona. E di, ata na e kanė pranuar kėtė me kushtin qė kjo shtėpi tė jetė e ndėrtuar sipas njė plani (tė Ahtisarit), qė ėshtė koncesion i hatashėm ndaj Serbisė. Por, le ta ndėrtojmė shtėpinė si na konvenon neve, le tė bėjmė mbindėrtime e ndėrtime aneksesh.

-          Kėtė po e bėjnė shqiptarėt me aq lehtėsi dhe guxim nė rrafshin privat, apo jo?

-          Pse tė mos e bėjnė ata kėtė kolektivisht nė rrafshin shtetėror?!

-          Edhe dobia do tė jetė patjetėr mė e madhe pėr tė gjithė, por edhe pėr secilin nė njė periudhė ca mė afatgjate. Mandej, do t’i detyrojmė tė na e legalizojnė atė mbindėrtim, apo jo?

     Krejtėsisht ngjashėm, shumė shqiptarė pas luftės janė vrarė ndėrmjet vete pėr megja tė arave tė tyre qė i kanė riblerė nga serbėt, ndėrkohė qė ndjeshmėria kolektive e shqiptarėve pėr territorin e tyre tė pėrbashkėt, pėr hapėsirėn e tyre kolektive (pėrfshirė kėtu veriun e Kosovės) ka rėnė. Kemi inflacion tė guximit dhe vetėbesimit individual dhe deficit tė atij kolektiv. Edhe popuj tė tjerė kanė kėso problemesh, mirėpo atje kėto minimizohen nga shteti, nga sistemi politik i cili dijen dhe vullnetin i vė nė shėrbim tė shoqėrisė dhe publikut. Pėrderisa ne nuk e pėrcaktojmė dhe mbrojmė interesin tonė tė pėrbashkėt, pėrderisa nuk restaurohemi dhe konsolidohemi nė rrafshin kolektiv, vazhdimisht do tė merremi me njėri-tjetrin nė mėnyrė rrėnuese.

 

Qeveria e Kosovės po funksionon si njė kokė pa trup!

 

     Duhet ta sigurojmė dhe mbrojmė kolektivitetin tonė pėr tė siguruar kushte tė volitshme pėr individualitetin tonė. Individualizmi i njerėzve e qytetarėve pa u siguruar e forcuar ajo qė ėshtė kolektive te shoqėria dhe populli shpie nė degradim kolektiv. E, pėr ta bėrė kėtė, lypset vullnet politik pėr fuqi shtetėrore. Pa mekanizmat e forcės dhe pa vullnetin pėr t’i bėrė ato e pėr t’i pėrdorur ato, qeveria e Kosovės po funksionon si njė kokė pa trup. Dhe, siē e kemi parė deri mė tani, jo aq kokė e menēur. Megjithėkėtė, mangėsia kryesore e qeverisė sė Kosovės sė pavarur nuk ėshtė dija por vullneti.

     Mė parė se vizioni dhe strategjia pėr realizimin e tij, qeverisė sė Kosovės i mungon vullneti politik. Aq shumė analistė e politikanė opozitarė i janė hedhur nė qafė qeverisė sė Kosovės pėr mungesė vizioni, plani, strategjie etj. Mirėpo, mungesa themelore e qeverisė nuk ėshtė vizoni, por vullneti. Madje, vizioni pa vullnet ėshtė edhe i dėmshėm. Vizioni pa vullnet krijon halucinacione. E keni parė se si Fatmir Sejdiu e Hashim Thaēi flasin pėr sovranitetin e Kosovės tė cilin e ruan dhe garanton kushtetuta?!