Nuk ėshtė e vėshtirė ta parashikojmė se ēfarė i kanė thėnė nėnkryetarit

 amerikan Bajden, Fatmir Sejdiu e Hashim Thaēi!

 

Bajdeni e di mirė...

 

Xhozef Bajden e di mirė qė pėrkundėr tragjedive nga e kaluara, njerėzit dhe historia e bėjnė njėra-tjetrėn jo aq nga dashuria pėr paqen, sa nga urrejtja pėr padrejtėsinė…

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 22. 05. 2009

_____________________________

Foto: Nėnkryetari i SHBA’ve, Xhozef Bajden

 

     Nėnkryetari i SHBA’ve, Xhozef Bajden, nuk erdhi nė Kosovė pėr t‘ia mbajtur njė fjalim Kuvendit tė Kosovės. Nuk besoj qė ai ta ketė ndjerė nevojėn e tifozerisė sė deputetėve kosovarė qė duartrokasin deri nė delir si ndonjėfarė sekti primitiv. Nuk besoj as ta ketė marrė malli pėr Manastirin e Deēanit apo tė ketė ardhur pėr t‘i ngushėlluar ushtarėt amerikanė pėr jetėn e rėndė qė bėjnė nė kampin "Bondsteel".

 

     Duket qė potencialin shpėrthyes nė Ballkan mė mirė e dinė ShBA’tė sesa BE-ja. ShBA’tė e dinė mė mirė se BE-ja padrejtėsinė inherente nė marrėveshjet qė e qetėsuan Ballkanin. Nėnkryetari Bajden sigurisht qė kėmbėngul nė Marrėveshjen e Dejtonit dhe nė Planin e Ahtisaarit, por ai ėshtė mė i vetėdijshėm se kolegėt e tij evropianė pėr paqėndrueshmėrinė e kėtyre. Ato ishin kompromise joparimore qė e bėnė Serbinė faktor nė Bosnjė dhe nė Kosovė. Marrėveshja e Dejtonit dhe Plani i Ahtisaarit janė platforma qė shpien te nxjerrja jashtė e Bosnjės dhe Kosovės nga Serbia, duke ia mundėsuar asaj qė tė hyjė brenda tyre.

 

     Bosnja dhe Kosova gjithsesi kanė ngecur. Nė Bosnjė, suksesi quhet status quo. Nėse s‘bėhet mė keq, mirė ėshtė. Reformat centralizuese nuk u pėrmbushėn dhe ndarja e brendshme ėshtė mė e thellė se kurrė. Elitat politike janė tė korruptuara, kurse kriza financiare pritet ta godasė ekonominė edhe ashtu shumė tė brishtė. Nė Kosovė vazhdon marketingu me njohjet e reja tė ishujve tė ndryshėm, qė duke na njohur, po i njohim. Tėrėsia territoriale nuk ekziston, sovraniteti ekziston, por ėshtė nė duar tė Pieter Feithit dhe ca tė tjerėve, ndėrkaq zhvillimi ekonomik, as ai nuk ekziston.

 

     Sa i pėrket vlerėsimit tė rrezikut, Xhozef Bajden nuk ndodhet para politikanėve e diplomatėve evropianė pėr shkak se ai vetė ėshtė mė i menēur se ata, ose pėr arsye tė kėshilltarėve mė tė zotė tė tij. Ka njė shkak mė tė thellė pėr kėtė. Fjala kryesore e politikės amerikane (qysh nga themelimi dhe tradicionalisht) ėshtė ‘liberty‘, pra liria; ndėrkaq, fjala kryesore e politikės evropiane (jotradicionalisht dhe aq mė pak prej themelimit) ėshtė ‘peace‘, ‘paix‘, ‘frieden‘, ‘pace‘, pra paqja. Vetėm prej gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar e kėndej ‘paqja‘ ėshtė fjala qendrore e politikės evropiane.

 

     E kuptueshme: duke qenė e dėrrmuar nga dy luftėrat botėrore qė u zhvilluan nė truallin e saj, Evropa ishte tronditur nga thirrjet pėr liri dhe vetėm paqja i interesonte. Gjendjen nė Bosnjė dhe Kosovė sot ajo nuk i sheh si gjendje ku mungojnė liria, demokracia dhe progresi ekonomik, por, para sė gjithash, si vende ku megjithatė kemi paqe. Mirėpo, Xhozef Bajden e di mirė qė pėrkundėr tragjedive nga e kaluara, njerėzit dhe historia e bėjnė njėra-tjetrėn jo aq nga dashuria pėr paqen, sa nga urrejtja pėr padrejtėsinė. Sidoqoftė, politika amerikane dhe evropiane puqen nga ana tjetėr: qė tė dyja e duan stabilitetin, i cili, mbi tė gjitha, si paradigmė teorike dhe konfirmim praktik, siguron depėrtueshmėrinė e lėmueshme pėr kapitalin (e atyre qė e kanė atė). 

 

     Nuk ėshtė e vėshtirė ta parashikojmė se ēfarė i kanė thėnė nėnkryetarit amerikan Bajden, Fatmir Sejdiu e Hashim Thaēi. Nuk ėshtė e vėshtirė ta parashikojmė as ēfarė nuk i kanė thėnė atij. Porse kjo e dyta duhet pėrmendur meqė ėshtė pakrahasimisht mė e rėndėsishme. Sigurisht qė nuk i kanė thėnė se:

·       e kanė ndėrmend qė deri nė njė datė tė caktuar t‘ua ndėrtojnė fshatarėve ujėsjellėsin e tyre nė Suhodoll,

·       t‘i kemi pikat doganore nė veri,

·       t‘i marrin ato 450 milionė euro tė privatizimit,

·       t‘i shpėrbėjnė strukturat paralele tė Serbisė,

·       ta revitalizojnė Trepēėn,

·       ta bėjnė FSK-nė ushtri etj., etj.,

dhe pėr tė gjitha kėto tė kėrkojnė ndihmėn amerikane. Nuk ma merr mendja se ia kanė thėnė kėto. Mė parė ata janė shtirur si burrėshtetas nė filma epikė qė s‘flasin pėr gjėra konkrete, por pėr ēėshtje tė pėrgjithshme madhore, natyrisht, nė pauzė tė batutave qė s‘dihet aty pėr aty nėse njėmend ishin lucide, meqė qeshja pasuese ishte e obligueshme.

 

     Pėrshtypja qė fiton Xhozef Bajden dhe stafi i tij nga takimet me politikanėt e Kosovės, por edhe nga qytetarėt qė e prisnin rrugėve eskortėn e tij, ėshtė se sado kudo kemi tė bėjmė me njė popull tė kėnaqur, me njė popull tė lumtur me gjendjen e vet. Nė anėn tjetėr, politikanėt serbė nė Beograd dhe nė Manastirin e Deēanit sigurisht qė i janė ankuar dhe kanė vajtuar pėr gjendjen e serbėve, duke fajėsuar shqiptarėt. Pra, Bajden dhe tė tjerėt me tė, i kanė dėgjuar ankesat e Serbisė dhe kėnaqėsinė e Kosovės. Politikanėt botėrorė (e kėtu Bajden nuk mund tė pėrbėjė pėrjashtim) e gjejnė njėfarė mesatare - dikush mė lart, dikush mė poshtė, por atypari diku. Nxjerrja e njė mesatareje tė pėrafėrt ėshtė e pashmangshme, sepse kėtė e imponon vetė paradigma e stabilitetit, e cila balancon kėrkesat e palėve dhe qėndrimet e tyre.

 

     Nė fakt, tė dyja palėt me kėtė rast po gėnjenin: Beogradi kur pėrshkruan rrejshėm vėshtirėsitė dhe rrezikun nė tė cilėn ndodhen serbėt, por edhe Prishtina kur i portretizon me ngjyrė rozė tė arriturat e Kosovės sė pavarur. Dhe, kjo pa dyshim qė ėshtė dyfish keq pėr Kosovėn. A nuk ishte indikative shprehja e njėlloj mirėkuptimi tė Bajdenit, qysh para se ai tė arrinte nė Kosovė, pėr mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia edhe pėr njė kohė? Kjo do tė thotė qė Serbia ka arritur ta shesė edhe te ShBA-tė njohjen e Kosovės si destabilizuese pėr veten e saj. Qeveria e Serbisė e paraqet popullin serb si shumė radikal, si diē qė do tė shpėrthente po tė njihej pavarėsia e Kosovės nga Serbia kur, nė fakt, e kundėrta e kėsaj ėshtė e vėrtetė: si pėrherė, vetė qeveria e Serbisė ėshtė segmenti mė ekstrem i popullit dhe shoqėrisė serbe.

 

     Nga mirėseardhja kosovare pėr nėnkryetarin amerikan Xhozef Bajden, me kėngė e me valle jashtė Kuvendit e me duartrokitje shurdhuese brenda tij, pa plane e kėrkesa konkrete pėr tė, gjithsesi nuk do tė pėrfitojmė.