Kontributi i „miqėve“tanė nė ēarmatosjen e shqiptarėve!

 

Djegia e luftės nga ata qė mjaft

lehtė e pranuan ēarmatosjen e UĒK’sė!

 

Nė Luginė tė Preshevės realisht sundon xhandarmėria: e pėrbashkėta e pushteteve nė Beograd kur janė nė pyetje shqiptarėt. Marrėveshja e Konēulit nuk ishte vetėm rezultat i trysnisė ndėrkombėtare mbi shqiptarėt por edhe i trysnisė sė politikanėve nga Prishtina tė cilėt, sidomos gjatė negociatave nė Vjenė pėr statusin e Kosovės, na e kanė dėshmuar qė e kanė harruar atė pjesė tė Kosovės.  Mbase, ata qė mjaft lehtė e pranuan ēarmatosjen e UĒK-sė, nuk kishin turp dhe kishin interes qė kėtė t’ia kėrkojnė me ngulm UĒPMB-sė e mandej edhe UĒK-sė nė Maqedoni. Ēarmatosja e ushtrive u pasua me politika tė ēarmatosura. Zaten, nuk janė problemi vetėm djegiet nė luftė por edhe djegia e luftės.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 16. 05. 2009

___________________________________

 

     Tė martėn qė vjen bėhen tetė vjet prej se u nėnshkrua Marrėveshja e Konēulit. Kjo marrėveshje iu dha fund luftimeve nė Luginėn e Preshevės. Qysh nga titulli i saj (“Deklaratė pėr Demilitarizim”) kuptohet se qėllimi parėsor i kėsaj marrėveshjeje dyfaqėshe ishte ēarmatosja.

·       Por, ēarmatosja e kujt?

E UĒPMB-sė, natyrisht.

Jo e forcave tė Serbisė dhe as largimi i tyre nga Lugina.

 

     Marrėveshja fillon me shprehjen e shqetėsimeve pėr sigurinė, stabilitetin dhe paqen (me kėtė renditje tė termave) dhe vetėm mė pas ajo pėrmend diskriminimin dhe persekutimin e shqiptarėve nė Preshevė, Medvegjė e Bujanoc. Synimi gjithsesi ishte qė tė ndalet lufta e 2001-shit dhe jo tė zgjidhet problemi njėshekullor i cili e solli luftėn.

 

     Nė kėtė marrėveshje iu bėhet thirrje qeverive tė Serbisė dhe RFJ-sė qė t’i korrigjojnė politikat e Milosheviqit dhe t’i integrojnė shqiptarėt nė sistem. Thuajse problem ishte vetėm Milosheviqi (i cili na paska befasuar pėr tė keq) e jo Serbia (e tillė siē e kemi njohur gjithmonė); thuajse shqiptarėt e Luginės na e paskan dashur integrimin nė Serbi (tė cilėn gjė ajo s’ua lejonte) dhe jo bashkimin me Kosovėn (siē edhe janė deklaruar nė referendumin e 1 dhe 2 marsit tė vitit 1992).

 

     Me kėtė marrėveshje UĒPMB-ja zotohet qė plotėsisht do tė “demilitarizohet, demobilizohet, ēarmatoset dhe shpėrbėhet”. Mbimbulimet e kuptimeve tė kėtyre katėr nocioneve, tejpėrcaktimi i domethėnies, shpėrfaqin aspiratėn e papėrmbajtur pėr ta zhdukur UĒPMB-nė nga e cila, nė momentin kur po zhbėhej, kėrkohej qė tė pranonte se do tė garantojė “hyrjen e sigurt dhe paqėsore nė sektorin B pėr Forcat e Pėrbashkėta tė Sigurisė Serbe”. Si shpėrblim pėr kėtė, ish pjesėtarėt e UĒPMB-sė do tė merrnin amnisti - natyrisht, pasi t’i kenė dorėzuar vullnetarisht armėt - gjė qė aludon se ata megjithatė ishin fajtorė, por ja qė po ua falin.

 

     Pėrveē qė iu bėhet thirrje Forcave tė Pėrbashkėta tė Sigurisė Serbe qė “shqiptarėt etnikė t’i trajtojnė me dinjitet e respekt dhe tė mos iu merren shtėpitė dhe pronat”, kėtė marrėveshje e bėn bizare edhe konstatimi qė UĒPMB-ja ia paska arritur ta “tėrheq vėmendjen ndėrkombėtare” dhe se tash “na paska ardhur koha qė ajo t’i ulė armėt”! E tėrė lufta e shqiptarėve reduktohet, kėsisoj, nė njė shfaqje ku kishim edhe spektatorė ndėrkombėtarė, dhe tani ajo duhej mbaruar meqė ata na qenkan mėrzitur ca.

 

     Aktorėt duhej t’i dorėzonin armėt tek sekretaria e teatrit dhe tė dilnin jashtė pėr tė vazhduar jetėn normale. Kjo sekretari ishte KFOR-i i cili mė pas do tė bėjė asgjėsimin e armatimit dhe uniformave, meqė shfaqja nuk do tė jepej mė sėrish. Marrėveshja e kėtillė i ngjan aq shumė rėnies sė perdes nė mbarim tė shfaqjes, gjersa ne mbetemi tė habitur jo aq me fundin nė dramė, sa me faktin se ajo qė pėrfundoi na paska qenė dramė. Korniza katrore e cila na lejonte njė pamje mė tė ngushtė sesa gjerėsia dhe lartėsia e skenės, kjo kornizė qė kufizonte skenėn e shikuar nga ne duke ia hequr asaj skajet rreth e rrotull dhe sidomos duke abstraktuar sallėn e teatrit brenda sė cilės ndodhej ajo, kishte bėrė qė drama tė na dukej realitet.

 

     Nuk e dimė se ku ndodhet nėnshkruesi ndėrkombėtar i marrėveshjes, Shawn F. Sullivan, i cili atėbotė kryesonte Zyren e NATO-s nė RFJ. Por, e dimė qė, ndėrkohė, negociatori ndėrkombėtar pėr Luginėn, Pieter Feith, ėshtė bėrė mbret nė Kosovė, ndėrsa nėnshkruesi kryesor shqiptar, komandanti Shefket Musliu, vazhdon tė jetė nė burg. Dhe, kjo nuk ėshtė teatėr - ai ėshtė nė burgun e Dubravės.

 

Lexoni pėr: Shawn F. Sullivan, i cili atėbotė kryesonte Zyrėn e NATO-s nė RFJ

Lexoni: Kontributin e Pieter Feith’it pėr “tė mirėn e shqiptarėve”!

 

     Ashtu si nuk ėshtė teatėr por realitet brutal nėnpėrfaqėsimi e diskriminimi i shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, arrestimet dhe burgosjet atje. Pas demilitarizimit tė UĒPMB-sė, Lugina u pat militarizuar nga forcat e Serbisė si asnjėherė mė parė. Nė popullatė gjithnjė ka njė lloj frike por edhe apatie, kurse nė institucione lokale ndjenjė pafuqie. Kjo nuk varet nga zėvendėsimet e figurave nė Beograd, kjo nuk ndryshoi kur iku Milosheviqi e erdhi Koshtunica, apo kur iku edhe ky pėr t’ia lėshuar vendin Tadiqit.

 

     Nė Luginė tė Preshevės realisht sundon xhandarmėria: e pėrbashkėta e pushteteve nė Beograd kur janė nė pyetje shqiptarėt. Marrėveshja e Konēulit nuk ishte vetėm rezultat i trysnisė ndėrkombėtare mbi shqiptarėt por edhe i trysnisė sė politikanėve nga Prishtina tė cilėt, sidomos gjatė negociatave nė Vjenė pėr statusin e Kosovės, na e kanė dėshmuar qė e kanė harruar atė pjesė tė Kosovės.

 

     Mbase, ata qė mjaft lehtė e pranuan ēarmatosjen e UĒK-sė, nuk kishin turp dhe kishin interes qė kėtė t’ia kėrkojnė me ngulm UĒPMB-sė e mandej edhe UĒK-sė nė Maqedoni. Ēarmatosja e ushtrive u pasua me politika tė ēarmatosura. Zaten, nuk janė problemi vetėm djegiet nė luftė por edhe djegia e luftės.

 

Albin Kurti: Pse nuk ka shqiptarė nė parajsė?