Tė gjitha partitė plitike nė Kosovė udhėzohen nga“ dhoma“ e

Feithit, Kermabonit, Tinės etj!

 

Demokracia nė Kosovė ėshtė paradhomė!

 

(…) e pėrbashkėta e partive kryesore (pozitė - opozitė) ėshtė marramendėse: qė tė gjitha ato janė dakord me: decentralizimin, privatizimin, ICO-nė, EULEX-in, shuarjen e TMK-sė, integrimet nė BE dhe NATO, mosbashkimin me Shqipėrinė, largimin e UNMIK-ut vetvetiu etj. etj… Demokracia nė Kosovė ėshtė paradhomė. Aty presin politikanėt e zgjedhur qė tė lobojnė te ndėrkombėtarėt. “Lobby” nė anglisht do tė thotė paradhomė ose korridor. Kėta s’hyjnė dot nė dhomat kur aty merren vendimet, por vetėm presin korridoreve si pacientė. Politika kosovare nuk lobon, pra, vetėm jashtė vendit, por edhe brenda vendit.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 29. 05. 2009

__________________________________

Sakra: Kėta janė liderėt e paradhomės!

 

     Nė skenėn politike kosovare vazhdojnė kalimet nga njėra parti te tjetra. Kėto kalime janė kalime figurash publike, por edhe kalime anėtarėsh nga degėt e nėndegėt partiake. Kalimet e llojit tė parė i kuptojmė nga konferencat pėr media qė inaugurojnė kuadrin e ri nė parti, ndėrsa kalimet e llojit tė dytė i kuptojmė sėrish nga mediat qė raportojnė pėr numra librezash tė reja.

     Secila parti pėrpiqet tė na e mbjell pėrshtypjen se ėshtė e fuqishme dhe se po forcohet. Sigurisht, duke qenė tė vetėdijshme se pikėrisht pėrshtypja jonė do tė mund t’i bėnte njėmend tė tilla.

·       Mirėpo, tė fuqishme pėr ēka?

·       Ku do tė aktualizohet fuqia e tyre eventuale?

Nė votat qė do t’i marrin nė zgjedhjet e ardhshme, natyrisht. Jo nė bashkimin e Mitrovicės ose nė hapjen e fabrikave qė do tė punėsonin mijėra vetė. Fuqia qė ata duan ta rrezatojnė ėshtė fuqi mbi neve qytetarėt e Kosovės - fuqi e marrjes sė votės sonė dhe jo e tė qenit nė mbrojtje tė tė drejtave tona dhe nė shėrbim tė plotėsimit tė nevojave tona.

     Kalimet e anėtarėve dhe kuadrove nga partia nė parti, janė trajtuar kryesisht nga prizmi i motiveve qė mund tė kenė pasur ata. Pa dyshim se ėshtė mirė tė identifikohen arsyet e personit qė porsa e ndėrroi partinė, dhe asisoj tė provojmė qė tė mėsojmė mandej diēka mė shumė pėr partinė ku ai aderoi dhe pėr partinė qė porsa u braktis prej tij. Analistėt pėrgjithėsisht kanė konkluduar qė kalimet nga kjo parti te ajo tjetra janė bėrė pėr motive personale tė kaluesve, thuajse ata qė mbetėn nėpėr partitė e tyre tė vjetra na paskan motive krejtėsisht tjera. Mirėpo, diēka mė e thellė se kaq besoj tė jetė mė e rėndėsishme. Mė parė sesa dilemat pėr motivet e njė apo disa personave qė e ndėrrojnė partinė, pyetja e duhur qė duhet ngritur ėshtė se:

·       ēka i bėn tė mundura kalimet e tilla?

·       Pra, cila ėshtė ajo rrethanė, cilat janė ato kushte qė e bėjnė kaq tė lehtė ndėrrimin e partisė?

Sepse, tė gjithė jemi dėshmitarė, qė kur zyrtarė tė lartė partish shkojnė nga njė parti te tjetra kemi veēse tronditje mediale por jo edhe tronditje partiake.

     Trajtimi qė i ėshtė bėrė kėtyre transfereve zakonisht ka pasur mė shumė efekt maskues sesa demaskues, anipse ky mund tė mos ketė qenė fare qėllimi i trajtuesve. Shumica e analizave qė kanė shtjelluar kalimin nga njėra parti te tjera kanė rėnė nė grackėn e dallimeve artificiale ndėrmjet partive qė vetė ato duan t’i projektojnė. Trajtimi qė niste me motivet individuale tė mundshme pėr ndėrrimin e partisė ka pėrfunduar nė potencimin e dallimeve ndėrmjet partive. Trajtimi qė do tė niste me vetė partitė menjėherė do tė konstatonte qė, pėr dallim nga dallimet e tyre, e pėrbashkėta e partive kryesore ėshtė marramendėse: qė tė gjitha ato janė dakord me:

·       decentralizimin,

·       privatizimin,

·       ICO-nė, EULEX-in,

·       shuarjen e TMK-sė,

·       integrimet nė BE dhe NATO,

·       mosbashkimin me Shqipėrinė,

·       largimin e UNMIK-ut vetvetiu etj. etj…

     Ėshtė pikėrisht e pėrbashkėta e partive mė tė mėdha politike nė Kosovė ajo qė si njė mal gjigant pėrbėn shtratin e lehtėsisė sė kalimit nga njė parti te tjetra pa kurrfarė sikleti. Duke qenė aq tė ngjashme, ato kanė ura tė shumta kalimi ndėrmjet veti. Duke qenė kaq tė ngjashme, ndėrrimi i partisė nuk i ndryshon ato. Kur kėsaj i shtojmė edhe historinė e tyre tė promiskuitetit (fillimisht ishin tė trija bashkė nė koalicion dhe qė prej atėherė dy nga dy: LDK-AAK dhe PDK-LDK), pohimet e llojit „shkova nė partinė tjetėr sepse aty ku isha s’mund tė bėja ndryshime“ dalin qesharake. Nuk munda tė kontribuoj pėr Kosovėn nė filan partie, realisht, e ka kuptimin se Kosova nuk po mund tė kontribuonte mė pėr politikanin nė fjalė nė atė parti.

     Dallimet ndėrmjet partive nė Kosovė janė dallime tė imazhit tė tyre statik, tė imazhit qė ėshtė pėrshtypje kumulative pėr njerėzit e kryetarit, tė imazhit pjesė themelore e tė cilit ėshtė fytyra e buzėqeshur e kryetarit tė partisė. Edhe analizat qė u bėhen janė tė inkorporueshme. Tė jenė mė transparentė, mė aktivė, mė tė pėrgjegjshėm. Ose, thuhet qė ata para kėtyre kanė vjedhur mė shumė a mė pak, kanė rrejtur mė shumė a mė pak, varėsisht se cilit taborr i takon analisti.

     Sidoqoftė, ėshtė e qartė qė nuk bėhet fjalė pėr dallime thelbėsore, pėr dallime nė qėndrime ideologjike apo nė projekte politike. Madje, ideologjia e partive politike e kėrkon njėlloj konsistence dhe njėlloj vetėdije diferencuese, ndėrkaq kėta janė qysh e lyp puna - ashtu siē u thonė, ashtu bėjnė, sepse, ashtu u kanė thėnė. E pėrmbushin ideologjinė e padronėve, jo pėr shkak tė asaj ideologjie por pėr shkak tė padronėve. Dhe, objektivisht, ai qė e ka sovranitetin e ka me tamam ideologjinė dhe projektin politik sepse e ka mundėsinė dhe garancinė pėr zbatimin e tyre: pushtetin e vėrtetė. Gjithsesi, ėshtė ky Pieter Feithi, por edhe Tina Kaidanow e ca tė tjerė andejpari.

     Prandaj, problemi themelor nė Kosovė nuk ėshtė se cila parti po lobon mė shumė jashtė vendit pėr njohjet e pavarėsisė, por fakti qė edhe brenda vendit tonė tė pavarur duhet lobuar tek vendimmarrėsit e vėrtetė, e qė janė tė huajt. Demokracia nė Kosovė ėshtė paradhomė. Aty presin politikanėt e zgjedhur qė tė lobojnė te ndėrkombėtarėt. „Lobby“ nė anglisht do tė thotė paradhomė ose korridor. Kėta s’hyjnė dot nė dhomat kur aty merren vendimet, por vetėm presin korridoreve si pacientė. Politika kosovare nuk lobon, pra, vetėm jashtė vendit, por edhe brenda vendit. Jashtė vendit politikanėt lobojnė pėr njohjet e Kosovės, porse brenda lobojnė pėr njohjen e vetvetes nga qeveritarėt e vėrtetė ndėrkombėtarė.

     Nė kėtė situatė, barrikadimi nė njė parti tė caktuar politike nuk ėshtė fare politik. Mė e ēuditshme ėshtė pse politikanėt kosovarė nuk i ndėrrojnė mė shumė partitė sesa pse kėtė tashmė e bėnė disa prej tyre.

 

Albin Kurti: Bajdeni e di mirė...