Ndalimi i tė ardhmes sė shqiptarėve!

 

Pse nuk ka shqiptarė nė parajsė?

 

Urrejtja qė kishin ndaj shqiptarėve ishte evidente. Urrejtje raciste. “A e din pse nuk ka shqiptarė nė parajsė?” - mė pyeti ai qė s’rrinte dot ulur nė njė vend. Dhe, shpejt u pėrgjigj vetė: “Sepse nė parajsė s’ka probleme.”

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 08. 05. 2009

____________________________

Deklarata e Albinit, pas lirimit tė tij nga  inspektorėt e sigurimit sekret tė Maqedonisė

 

     Fakti qė nuk ma thanė arsyen pse mė arrestuan nuk do tė thotė se askush nuk mund t’ia qėllojė pse. Fakti qė ata mendojnė se e dinė arsyen pse mė arrestuan nuk do tė thotė se njėmend ajo ishte arsyeja. Secilin polic a inspektor qė e pyesja pse mė arrestuan mė thoshte se unė e di kėtė gjė mė mirė se vetė ata.

 

     Ata qė mė ndaluan, ata qė mė bastisėn, ata qė mė arrestuan dhe ata qė mė morėn nė pyetje, qė tė gjithė, vepronin sipas urdhėrave. Nė atė ēfarė ndodhi tė martėn mbrėma thjesht kishte tepri koordinimi. E megjithatė nuk ishte gjithēka e zakonshme dhe rutinore. Policėt kufitarė u habitėn se si tre inspektorėt nuk ua tregonin emrat as atyre sikurse qė nuk m’i tregonin mua. Zinxhiri ishte aty por me ca hallka qė duhej tė mbeteshin tė padukshme.

 

     Situatė ku pushteti ėshtė mė i madh se shteti: segmente tė caktuara parashtetėrore janė nė funksion tė pushtetit. Nuk kam kurrfarė dėshmie se ishin inspektorė apo se ishin tė Maqedonisė. Serbishtja e njėrit prej tyre ishte e pėrsosur. Ata nuk mė kidnapuan mua qė isha i arrestuar, por disi e kidnapuan rastin prej policėve.

 

     Pas qėndrimit dyorėsh nė njė zyrė qė mė shumė i ngjante kabinės telefonike, mė ēuan nė njė tjetėr zyre. I ulėn perdet qė tė mos mė shihte kush nga jashtė dhe e kyēėn derėn me ēelės. I reklamonin revolet qė i mbanin nė brez dhe njėri prej tyre nganjėherė qėndronte prapa karriges ku isha i ulur gjersa tjetri para meje fliste. Mė thoshin se si jam i ri dhe po e ēoj jetėn dėm me ideale e utopi tė cilave eventualisht tė tjerėt (sidomos ata qė mė shajnė) do t’ua shohin hairin e jo unė vetė.

 

     Shpalosnin detaje tė biografisė sime qė gjithsesi dihen, pėr tė mė bindur nė zotėsinė dhe profesionalizmin e tyre. Dukeshin se janė tė shkollės sė vjetėr jugosllave: fillimisht u munduan tė mė edukojnė dhe indoktrinojnė. Titoja na paska qenė i menēur, Milosheviqi paska gabuar kurse Maqedonia sot na qenka shteti mė demokratik dhe mė i drejtė nė Evropė. Nga tri orė sa zgjati marrja nė pyetje, mė shumė se dy orė ishin pyetjet e tyre qė vinin nė fund tė episodave tė ligjėratave.

 

     Kur nuk ua tregova emrat e aktivistėve kryesorė tė VETĖVENDOSJE!-s, anipse ata janė publikė, kur nuk ua thashė adresėn ku banoj, anipse ajo s’ėshtė sekrete, kur u thosha se nuk i njoh ata njerėz pėr emrat e tė cilėve s’kisha dėgjuar kurrė nė jetė, nisėn tė bėrtasin dhe arritėm te porosia kėrcėnuese: mos eja mė nė Maqedoni, s’ke se ēfarė kėrkon kėtu, shqiptarėt janė tė kėnaqur dhe i gėzojnė tė gjitha tė drejtat etj. etj.

 

     Rrėfenin se si edhe ata vetė kanė miq shqiptarė me tė cilėt e kalojnė shumė mirė dhe unė s’kisha pse shqetėsohesha pėr ta. U bėnė se nuk dėgjuan kur u thashė qė edhe Sinan Hasani e Ali Shukriu ishin shqiptarė dhe se shqetėsimi im ėshtė pėr shqiptarėt nė Maqedoni tė cilėt nuk ishin miq tė kėtyre inspektorėve.

 

     Por, kur nisa tė flas me statistika tė diskriminimit dhe nėnpėrfaqėsimit tė shqiptarėve nė Maqedoni dhe pėr atė se si e vėrteta nuk mund tė ndėrtohet prej rasteve tė miqve tė tyre shqiptarė qė janė shembuj anekdotikė, nisėn t’i pėrplasnin pėllėmbėt e grushtat e tyre pėr tavoline. Pasonte qetėsia nė tė cilėn dėgjohej vetėm njė fjalė qė ia thonin vetes ose ndonjė dėgjuesi qė s’ishte aty. Duke u larguar nga unė e duke tundur kokėn psherėtinin: ‘samoopredeljenje’. Kushedi, thashė me vete, ndoshta jam unė ai qė nuk po e di peshėn e kėsaj fjale. Apo, ndoshta, koha po ia shton rėndėsinė asaj.

 

     Urrejtja qė kishin ndaj shqiptarėve ishte evidente. Urrejtje raciste. “A e din pse nuk ka shqiptarė nė parajsė?” - mė pyeti ai qė s’rrinte dot ulur nė njė vend. Dhe, shpejt u pėrgjigj vetė: “Sepse nė parajsė s’ka probleme.” Folėn shkurtimisht me dikė nė telefon, e shikuan orėn qė kishte kaluar 23:00. Tė sigurt qė ndeja me rastin e 3 vjetorit tė themelimit tė Lėvizjes Qytetare ZGJOHU! pėr ku isha nisur tashmė kishte pėrfunduar.

 

     Greqia s’ua njeh emrin, Bullgaria kombin, kurse Serbia kishėn. Vetėm ne shqiptarėt ia njohim e pranojmė tė gjitha Maqedonisė, dhe ajo mė sė keqi sillet pikėrisht me neve. Mbase pėr shkak se vetėm shqiptarėt mund ta kontestojnė Maqedoninė nga brenda. Por ama kjo s’po ndodh. Kurse tė tjerėt mund ta kontestojnė nga jashtė dhe kjo vazhdimisht ngjan.

 

     Pėr tė qenė sa mė tė dobėt shqiptarėt nė Maqedoni, ata po i izolojnė nga Shqipėria dhe Kosova. Organizatat shqiptare nuk po i lejojnė tė bashkėpunojnė. Mu kėtė po e bėnin inspektorėt duke mė mbajtur nėn arrest. Maqedonia ėshtė njė shtet aq i brishtė. Dhe, mbase, pikėrisht pėr kėtė arsye aq i rrezikshėm. Maqedonia ėshtė sikurse ai frikacaku qė nga frika e shkrep armėn e tė vret pa arsye.

 

     Gjersa po vazhdoja rrugėn pėr nė Shkup dhe nė telefon ua sqaroja situatėn gazetarėve tė ndryshėm, m’u kujtua Hashim Thaēi dhe vizita e tij e fshehtė nė Maqedoni javė mė parė. Pėrderisa ai zhvillon takime sekrete nė Maqedoni dhe e shqetėsojnė mediat kur informojnė, mua mė arreston shėrbimi sekret i Maqedonisė dhe mė ndihmojnė aq shumė mediat kur informojnė…

 

ALBIN KURTI: PCN-ja dhe EULEX’i KANĖ FUQI TĖ PAKUFIZUARA EKZEKUTIVE MBI INSTITUCIONET E KOSOVĖS!