Plani i Ahitsarit ėshtė Kushtetuta e Kosovės!

 

EKSTERRITORIALITETI SI CENTRALIZIM DHE

DECENTRALIZIMI SI EKSTERRITORIALITET

 

- Tė gjitha kishat dhe manastiret ortodokse nė Kosovė, Plani i Ahtisaarit i vulos si pjesė tė Kishės Ortodokse Serbe (KOS) me seli nė Beograd. Nė emėr tė mbrojtjes, KOS’i sulmon, po zgjerohet dhe po e absolutizon pushtetin e qendrės. Rrjedhimisht, mund tė  thuhet qė: Eksterritorialiteti ėshtė centralizim.

- Kur kėsaj i shtohet fakti qė komunat e reja janė njėsi tė veēanta territoriale nė tė cilat policia, prokuroria, gjyqėsia, administrata, shėndetėsia dhe arsimi do tė jenė tė ndara etnikisht, atėherė ėshtė e qartė se nuk do tė bėhen tė paprekshme si ambasada vetėm zonat e veēanta rreth kishave e manastireve ortodokse, por edhe komunat e reja me shumicė serbe. Prandaj, nė kėtė kuptim, mund tė thuhet qė: Decentralizimi ėshtė eksterritorialitet.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 28. 03. 2009

_______________________________

 

·       Plani i Ahtisaarit nuk po mund tė realizohet?

Kjo, thjesht, nuk ėshtė e vėrtetė. Shuarja e TMK-sė, pushteti i ICO-sė etj. janė zbatime tė kushteve tė parapara nė dokumentin e Ahtisaarit qė doli si rezultat i 14 muaj negociatave ndėrmjet Prishtinės e Beogradit pėr statusin e Kosovės. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, flamuri e himni i Kosovės janė miratuar pa deputetėt serbė, mirėpo pa ta nuk do tė mund tė ndryshohen. Kėtė e thotė Plani i Ahtisaarit, tė cilėn e ka inkorporuar Kushtetuta e Kosovės, duke e vėnė sipėr vetes pėrmes nenit 144 * tė saj.

 

NENI 144 [AMENDAMENTIMI] I KUSHTETUTĖS KOSOVĖS THOTĖ:

*  Neni 144 [Amendamentimi]

    1. Qeveria, Presidenti ose njė e katėrta ( 1/4 ) e deputetėve tė Kuvendit, sipas Rregullores sė Punės tė Kuvendit, mund tė propozojnė ndryshime dhe amendamentime tė kėsaj Kushtetute.

    2. Ēdo ndryshim do tė kėrkojė miratimin e dy tė tretave ( 2/3 ) tė tė gjithė deputetėve tė Kuvendit, pėrfshirė dy tė tretat ( 2/3 ) e tė gjithė deputetėve tė Kuvendit qė mbajnė vende tė rezervuara ose tė garantuara pėr pėrfaqėsuesit e komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Republikėn e Kosovės.

( ... )

 

Lexoni nė tėrėsi: Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės

(  Shtojca: Moderatori i  pashtriku.org )

 

·       Madje edhe eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve ortodokse po zbatohet intensivisht.

Prizreni po ngulfatet nga patrullat e shtuara policore dhe nga policėt qė janė vėnė para mureve tė objekteve fetare kryesisht tė zbrazėta. Ėshtė sėrish Plani i Ahtisaarit ai i cili ‘trashėgimin kulturore’ e konsideron vetėm atė fetare ortodokse e tė cilėn, pėr mė keq, e quan serbe. Tė gjitha kishat dhe manastiret ortodokse nė Kosovė, Plani i Ahtisaarit i vulos si pjesė tė Kishės Ortodokse Serbe (KOS) me seli nė Beograd. Nė emėr tė mbrojtjes, KOS-i sulmon - po zgjerohet dhe po e absolutizon pushtetin e qendrės. Rrjedhimisht, mund tė  thuhet qė: Eksterritorialiteti ėshtė centralizim.

·       Nė anėn tjetėr, decentralizimi njėmend nuk ka arritur tė zbatohet ashtu siē ėshtė synuar dhe siē ėshtė paraparė me Planin e Ahtisaarit.

Jo pėr shkak tė Sadri Feratit, Lutfi Hazirit e tė ngjashmėve. Sa pėr ata, decentralizimi do tė ishte punė e kryer moti. Paradoksalisht, janė strukturat paralele tė Serbisė ato qė duan edhe mė shumė sesa decentralizimi i ofruar dhe duken si pengesė pėr decentralizimin. Por, s’duhet harruar qė Pieter Feithi, Hashim Thaēi e Sadri Ferati nuk nguten me decentralizimin sepse e dinė mirė qė do tė ketė reaksion tė fuqishėm kundėr tij, posaēėrisht nė Anamoravė. Fshatrat si Pasjaku, Llabjani, Stanishori e Mogilla, nuk do tė qėndrojnė duarkryq duke shikuar se si po pėrfundojnė nė komuna ku e marrin pushtetin serbėt e dirigjuar nga Beogradi. Sidoqoftė, kjo nuk do tė zgjasė shumė - decentralizimi sė shpejti do tė pėrpiqet tė zbresė nė tokė nga billboard-at dhe ekranet televizive dhe atė pikėrisht pėr shkak tė Pieter Feithit.

·       Por, a thua pse i jep kaq shumė zor pėr decentralizimin Pieter Feithi? Ēfarė e shtyen atė, cili ėshtė motivi i tij, qė tė decentralizohet Kosova?

Pieter Feithi sigurisht qė ėshtė diplomat i karrierės. Pėrshkrimi i vendit tė tij tė punės i thotė qė duhet ta pėrmbush decentralizimin. E, avansimi nė karrierė lidhet me raporte pozitive qė duhet t’u dėrgohen eprorėve. Pieter Feithi e ka njė ndėr prioritetet kryesore decentralizimin mu pėr shkak se i ka ngecur puna disi tek ai. Prandaj, ai nuk hezitoi tė thotė se decentralizimi do tė bėhet, madje, edhe pa serbėt (paēka qė ai ėshtė disenjuar pėr ta). Pieter Feithi s’do qė tė dėshtojė sepse do qė tė ngjitet mė lartė, nė ndonjė post qė nuk e ka pasur deri mė tani. Ai patjetėr e do njė raport pozitiv pėr zbatimin e decentralizimit. Thaēi e Ferati i shkojnė pas sepse edhe ata e duan karrierėn: mbase jo tė ngjiten mė lartė seē janė, por tė mbesin sa mė gjatė aty ku janė. Pozita atyre pa dyshim se u varet nga Pieter Feithi, i cili ka fuqi ekzekutive mbi ta. Ndėrsa, ajo ēka ngjet me Kosovėn me popullatėn dhe territorin e saj, nėse vlerėsohet nga sjellja e tyre, ėshtė veēse dėm kolateral.

·       Si tė shpjegohet ndryshe lehtėsia me tė cilėn kohėve tė fundit po vrapojnė pas zgjedhjeve tė ardhshme lokale?

Thjesht, nuk duan t’ia dinė qė zgjedhjet lokale janė karremi pėr decentralizimin: Plani i Ahtisaarit parasheh qė kushti pėr mbajtjen e zgjedhjeve lokale tė jetė pėrcaktimi i kufijve tė rinj pėr komunat e reja me shumicė serbe.

-          Nėse i kthehemi leximit tė Aneksit III, Decentralizimi, te Plani i Ahtisaarit, aty shohim qė, neni 9, komunave serbe ua mundėson lidhjet horizontale ndėrmjet vete, ndėrkaq, nenet 10 dhe 11 ua lejojnė lidhjet vertikale me Republikėn e Serbisė nė formėn e njė bashkėpunimi tė gjerė me tė. ( Lexo mė poshtė shtojcėn pėr nenet 9, 10 e 11 tė Aneksit III - Decentralizimi, tė shkėputur nga Planit i Ahtisarit, 2 shkurt 2007 - Sh.B)

-          Kur kėsaj i shtohet fakti qė komunat e reja janė njėsi tė veēanta territoriale nė tė cilat policia, prokuroria, gjyqėsia, administrata, shėndetėsia dhe arsimi do tė jenė tė ndara etnikisht, atėherė ėshtė e qartė se nuk do tė bėhen tė paprekshme si ambasada vetėm zonat e veēanta rreth kishave e manastireve ortodokse, por edhe komunat e reja me shumicė serbe. Prandaj, nė kėtė kuptim, mund tė thuhet qė: Decentralizimi ėshtė eksterritorialitet.

 

*  *  *

PJESĖ E SHKĖPUTUR NGA PLANI I AHTISARIT

( … )

 

ANEKSI III - DECENTRALIZIMI

 

     Neni 9 Bashkėpunimi Ndėrkomunal

 

     9.1 Duke u bazuar nė parimet e Kartės Evropiane pėr Vetėqeverisje Lokale, komunat do tė kenė tė drejtė tė bashkėpunojnė dhe tė krijojnė partneritete me komunat tjera tė Kosovės,pėr kryerjen e funksioneve me interes tė pėrbashkėt, nė pajtim me ligjin.

     9.1.1 Pėrgjegjėsitė komunale nė fushat e tyre vetanake dhe kompetencat e tyre tė zgjeruara vetanake mund tė ushtrohen pėrmes partneriteteve komunale nė pėrjashtim tė ushtrimit tė kompetencave themelore komunale siē janė zgjedhja e organeve komunale dhe emėrimi i zyrtarėve komunal, pėrcaktimi i buxhetit komunal dhe miratimi i akteve rregullative tė zbatueshme ndaj qytetarėve nė pėrgjithėsi.

     9.1.2 Partneritetet komunale mund t’i ndėrmarrin tė gjitha veprimet e nevojshme pėr implementimin dhe ushtrimin e bashkėpunimit funksional pėrmes, mes tjerash, themelimin e njė organi vendimmarrės tė pėrbėrė nga pėrfaqėsuesit e emėruar nga kuvendet e komunave pjesėmarrėse, punėsimit dhe shkarkimit tė personelit administrativ dhe kėshillėdhėnės dhe vendimeve mbi nevojat pėr financim dhe nevojave tjera operacionale tė partneritetit.

     9.1.3 Vendimet dhe aktivitetet e partneritetit do t’i nėnshtrohen kėrkesave tė raportimit tek autoriteti kompetent qendror dhe shqyrtimit administrativ pėr pajtueshmėri me legjislacionin, nė pajtim me dispozitat e nenit 6.1 tė kėtij Aneksi.

     9.2 Bazuar nė parimet e Kartės Evropiane pėr Vetėqeverisje Lokale, komunat do tė kenė tė drejtė tė formojnė dhe marrin pjesė nė asociacionet e komunave tė Kosovės pėr mbrojtjen dhe promovimin e interesave tė tyre tė pėrbashkėta nė pajtueshmėri me ligjin.

     9.2.1 Anėtarėsimi nė asociacionet e tilla do tė kufizohet nė komuna tė Kosovės. Asociacionet e tilla mund tė bashkėpunojnė me homologėt e tyre ndėrkombėtarė.

     9.2.2 Asociacionet e tilla mund t’i ofrojnė anėtarėve tė tyre disa shėrbime, pėrfshirė trajnime, ngritje tė kapaciteteve, asistencė teknike, hulumtim lidhur me kompetencat komunale dhe rekomandime tė politikave.

     9.3 Komunat e angazhuara nė njė partneritet apo asociacion, nė pėrputhje me dispozitat e neneve 9.1 dhe 9.2 tė kėtij Aneksi, do tė publikojnė tė gjitha informatat qė kanė tė bėjnė me aktivitetet dhe buxhetin e partneritetit / asociacionit, nė pajtim me ligjin.

 

     Neni 10 Bashkėpunimi me Institucionet nė Republikėn e Serbisė

 

     10.1 Komunat do tė kenė tė drejtė tė bashkėpunojnė, brenda kompetencave tė tyre, me komunat dhe institucionet, pėrfshirė agjencitė qeveritare, tė Republikės sė Serbisė. Bashkėpunimi i tillė do tė merr formėn e ofrimit tė asistencės financiare dhe teknike nga ana e institucioneve tė Serbisė nė implementimin e kompetencave komunale.

     10.2 Komunat do tė njoftojnė Ministrinė pėr Administrimin e Pushtetit Lokal tė Kosovės paraprakisht pėr ēfarėdo qėllimi pėr t’u angazhuar nė njė bashkėpunim tė tillė. Njoftimi do tė pėrfshijė draft marrėveshjen ndėrmjet komunės dhe institucionit tė propozuar partner tė Serbisė.

     10.3 Draft marrėveshja e bashkėpunimit do tė pėrkufizojė fushat e bashkėpunimit tė paraparė, ofrimin e stafit dhe pajisjeve, nivelin e financimit dhe mekanizmat e vet pėrpunues dhe aranzhimet tjera relevante procedurale nė pajtim me kėrkesat e menaxhimit tė financave publike qė janė tė zbatueshme pėr tė gjitha komunat.

     10.4 Qėllimi i tillė pėr tė bashkėpunuar dhe draft marrėveshja e cila e shoqėron atė mund t’i nėnshtrohen shqyrtimit nga Ministria pėr Administrimin e Pushtetit Lokal tė Kosovės pėr pajtueshmėrinė e saj me legjislacionin kornizė qendror. Pavarėsisht nga dispozitat e nenit 6.1 tė kėtij Aneksi, Ministria nė pėrputhje me shqyrtimin e tillė mund tė urdhėrojė ndryshimet nė draft marrėveshjen e bashkėpunimit apo nėse shkelja e rėndė e ligjit nuk mund tė trajtohet me mjete juridike ndryshe, Ministria mund tė pezullojė bashkėpunimin e synuar. Komuna mundet tė sfidojė veprimin e tillė tė Ministrisė nė gjykatėn e qarkut kompetente pėr territorin e komunės.

     10.5 Partneritetet ndėrmjet komunave tė Kosovės do tė kenė tė drejtė pėr marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me institucionet e Republikės sė Serbisė vetėm deri nė masėn e nevojshme pėr zbatimin praktik tė aktiviteteve tė partneritetit.

     10.6 Njė komision i pėrbashkėt i Republikės sė Serbisė / Kosovės do tė themelohet pėr tė lehtėsuar e tillė me institucionet nė Republikėn e Serbisė dhe adresuar ēėshtjet posaēėrisht tė ndjeshme ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit qė kanė tė bėjnė me kėtė bashkėpunim.

 

     Neni 11 Financimi i aktivitetet komunale nga Republika e Serbisė

 

     11.1 Komunat do tė kenė tė drejtė tė pranojnė donacione financiare nga Republika e Serbisė qė ėshtė objekt i dispozitave nė vijim:

     11.1.1 Ēdo donacion financiar pėr komunat e Kosovės nga Republika e Serbisė do tė jetė i kufizuar nė qėllimin e vet nė ushtrimin e pėrgjegjėsive tė komunės nė fushat e kompetencave tė tyre vetanake dhe do tė jetė transparent dhe do tė bėhet publik.

     11.1.2 Komunat munden tė pranojnė donacionet financiare nga Republika e Serbisė nėpėrmjet tė xhirollogarive nė bankat komerciale tė certifikuara nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovės. Thesari Qendror do tė njoftohet pėr ēdo pranim tė tillė.

     11.1.3 Komunat qė pranojnė donacione financiare nga Republika e Serbisė do tė raportojnė kėto donacione sė bashku me shpenzimet gjegjėse nė buxhetet e tyre komunale.

     11.1.4 Donacionet financiare nga Republika e Serbisė pėr komunat e Kosovės nuk do tė kompensojė ndarjen e granteve dhe burimeve tė tjera qė u ofrohen komunave nė pajtim me nenet 8.3 dhe 8.4 tė kėsaj Marrėveshje dhe nuk do tė jetė objekt i taksave, tarifave dhe ngarkesave shtesė tė shqiptuara nga ndonjė autoritet qendror.

     11.2 Transferet individuale, pėrfshirė pensionet, qytetarėve individual tė Kosovės munden tė ndikohen nėpėrmjet tė financimit nga Republika e Serbisė.

 

( … )

 

Lexoni nė tėrėsi: Pakon e Ahisarit

( Shtojcėn e pėrgatiti moderatori i pashtriku.org)