Nga tryeza debatuese:”Veriu i Kosovės dhe Kosova Lindore”

 

„SHKĖMBIMI” I DHUNSHĖM I POPULLATĖS

 

Mbajtja e ndarė e veriut tė Kosovės ėshtė mirėmbajtje e situatės kriminale. Vetėm me 3 dhe 4 shkurt tė vitit 2000, 11 shqiptarė janė vrarė, me dhjetėra tė tjerė janė keqtrajtuar ose lėnduar ndėrsa 1.564 familje me 11.364 anėtarė janė dėbuar. Pėrveē krimeve dhe masakrave tė kryera gjatė luftės nga forcat serbe, 16 kriminelė serbė kanė ikur prej burgut tė Mitrovicės, sė paku njėri ėshtė nxjerrur nga burgu pėrmes demonstratave tė serbėve, kurse disa herė protestuesit nuk kanė lejuar qė tė arrestohen persona serbė tė caktuar.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 26 mars 2009

________________________________

 

 

Nė qershor 1999, mė parė sesa ndarja e territorit

ngjau territorializmi i ndarjes

 

       Nė veēanti, pas suprimimit tė autonomisė nė vitin 1989, shqiptarėt dhe serbėt nė Kosovė jetuan pothuajse tėrėsisht tė ndarė. Regjimi i Milosheviqit i dėboi shqiptarėt nga fabrikat dhe administrata, nga shkollat dhe spitalet. Zbrazėtia e madhe e krijuar nė institucionet e sistemit impononte qė edhe bujku serb tė bėhej brenda natės zyrtar i lartė komune apo komandant policie. Pėr t’i mbajtur tė shtypur 2 milionė shqiptarė gjithsesi Serbisė i nevojiteshin dhjetėramijėra serbė qė do t’i shtypnin ata. Pėrkatėsia kombėtare asokohe pėrcaktonte brutalisht pozitėn nė hierarkinė binare. Prandaj, nė qershorin e vitit 1999, mė parė sesa ndarja e territorit ngjau territorializmi i ndarjes. Rreth 132.000 serbė qė mbetėn nė Kosovė u koncentruan nė pjesėn veriore dhe lindore tė Kosovės. Zyrtari i lartė i UNHCR-sė, Ron Redmond, nė korrik tė vitit 1999 deklaroi se shumica e serbėve tė Kosovės qė e lėshuan Kosovėn, e bėnė kėtė bashkė me forcat policore dhe ushtarake tė Serbisė.

 

       Serbia asnjėherė nuk kishte dilema nėse donte shumė territor me pak pushtet nė tė apo shumė pushtet nė mė pak territor; ajo nuk kishte mėdyshje nėse shqiptarėt dhe serbėt duhet ta ndanin pushtetin apo territorin. Ajo e zgjodhi menjėherė tė dytėn dhe i instaloi strukturat paralele aty ku mundi. Kėto struktura u kujdesėn qė t’i mbėshtesin serbėt lokalė materialisht por edhe t’i kėrcėnojnė ata nėse lėkunden nė lojalitetin e tyre ndaj shtetit tė Serbisė. Mbi tė gjitha, ato u kujdesėn qė shqiptarėt tė mos ndjehen si nė vendin e tyre nė tė gjitha ato zona ku shtrihej sundimi i kėtyre strukturave.

 

       Numri i pėrgjithshėm i serbėve tė ikur nė verėn e vitit 1999 ishte rreth 62.000. Sipas Entit Republikan tė Statistikės sė Serbisė, nė vitin 1991 nė Kosovė kishte 194.000 serbė. Numri i serbėve tė Kosovės realisht nuk ėshtė rritur pėrgjatė viteve tė ’90-ta. Shtimi konsistonte nė refugjatėt serbė qė Serbia i solli nga Kroacia e Bosnja si dhe nė policėt, ushtarakėt dhe familjet e tyre qė regjimi i Milosheviqit i dėrgonte pėr shėrbim nė Kosovė.

 

       Deri nė shkurt tė vitit 2009 janė kthyer 19.051 serbė. Rrjedhimisht, nė Kosovė ka 43.000 serbė kosovarė mė pak sesa nė fund tė viteve tė ’90-ta.

 

       Le ta shohim pak se si flasin shifrat kur janė nė pyetje shqiptarėt. Para se tė shpallej pavarėsia e Kosovės me 17 shkurt 2008, politikanė e gazetarė jo vetėm serbė por edhe ndėrkombėtarė, na patėn bombarduar me rrėfime se si nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė serbėt do tė ikin nga Kosova. Jo vetėm qė serbėt nuk ikėn, por nga trysnitė e ndryshme ikėn mbi 11.000 shqiptarė nga Serbia, duke i braktisur edhe shumė biznese tė tyre sidomos nė Beograd e Vojvodinė. Kur kėsaj i shtohen edhe rreth 30.000 shqiptarė qė nga Lugina e Preshevės erdhėn nė Kosovė qė prej vitit 1999 dhe 11.364 shqiptarė qė u dėbuan nga veriu i Mitrovicės nė shkurt tė vitit 2000, del se prej qershorit tė vitit 1999 janė shpėrngulur gjithsej mbi 53.000 shqiptarė pėrkundruall 43.000 serbėve. Kjo llogaritje e thjeshtė tregoi se qė prej pėrfundimit tė luftės, nga ky ‘shkėmbim’ i dhunshėm i popullatės sėrish shqiptarėt janė humbės.

 

Gjendja nė veri tė Kosovės

 

       Gjatė zbrapsjes sė forcave ushtarake serbe nė qershor tė vitit 1999, formacionet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės po pėrparonin duke e shtėnė vendin nėn kontroll. Por kur ato mbėrrijtėn nė veriun e Mitrovicės, erdhi njė urdhėr prej strukturave tė larta udhėheqėse pėr tė mos dalur matanė Ibrit. Jorastėsisht, forcat franceze tė KFOR-it pastaj u vendosėn pikėrisht sipėr urės sė kėtij lumi qė pėr mė shumė se nėntė vjet simbolizon ndarjen e dhunshme tė qytetit. Ndalimi i KFOR-it francez nė Ibėr ia mundėsoi Serbisė ta vendos kontrollin nė veri. Nė vitin 1999, UNMIK-u i shfuqizoi intitucionet e deriatėhershme tė Kosovės por i la tė paprekura ato tė Serbisė nė Kosovė.

 

       Mbajtja e ndarė e veriut tė Kosovės ėshtė mirėmbajtje e situatės kriminale. Vetėm me 3 dhe 4 shkurt tė vitit 2000, 11 shqiptarė janė vrarė, me dhjetėra tė tjerė janė keqtrajtuar ose lėnduar ndėrsa 1.564 familje me 11.364 anėtarė janė dėbuar. Pėrveē krimeve dhe masakrave tė kryera gjatė luftės nga forcat serbe, 16 kriminelė serbė kanė ikur prej burgut tė Mitrovicės, sė paku njėri ėshtė nxjerrur nga burgu pėrmes demonstratave tė serbėve, kurse disa herė protestuesit nuk kanė lejuar qė tė arrestohen persona serbė tė caktuar. Nė trazira tė dhunshme nuk u kursyen as forcat ndėrkombėtare qė pėr dallim i kursenin strukturat e Serbisė. Trazirat ishin tė vazhdueshme, prej prillit tė vitit 2002 kur u plagosėn 22 policė polakė e deri me 17 mars 2008 kur u vra polici ukrainas. Serbėt atje pėrdorėn njė arsenal tė tėrė ushtarak tė armėve tė zjarrit kundėr ndėrkombėtarėve. 

 

       Shqiptarėt e dėbuar nga veriu i Mitrovicės jetojnė nėpėr vende e banesa tė marra me qera nėpėr pjesė tė ndryshme tė Kosovės. Ata jetojnė nė kushte tė vėshtira ekonomike. Tė shtyrė nga skamja e madhe, ata shpeshherė janė tė detyruar t’i shesin pronat e tyre. Kėto prona i bleu fillimisht Qendra Koordinuese e Serbisė pėr Kosovėn, e mė pas drejtėpėrdrejtė Qeveria e Serbisė. Rikolonizimin e veriut tė Kosovės prej Beogradit e ka toleruar UNMIK-u meqė, sipas rregullores 2001/17 tė UNMIK-ut, administratori komunal ka mundur tė shfuqizojė kontratat nėse blerja e pronave ėshtė bėrė nė mėnyrė tė organizuar prej ndonjė institucioni tė caktuar, qėllimi themelor i tė cilit ėshtė ndryshimi i strukturės etnike nė ndonjė pjesė tė vendit. UNMIK-u u ka vendosur kushte vetėm shqiptarėve, por jo edhe autonomisė serbe nė veriun e Kosovės.

 

       Para luftės, 53% tė banesave nė veriun e Mitrovicės ishin tė shqiptarėve sipas njė raporti tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave. Kur kėsaj i shtohet fakti se familjet shqiptare kanė dukshėm mė shumė anėtarė sesa ato serbe atėherė bėhet e qartė se shumica dėrmuese e popullatės atje ishin shqiptarė. Kthimi i tyre padyshim se do tė mundėsonte t’i jepej fund dominimit tė Serbisė nė veri tė Kosovės. Kthimi i shqiptarėve nė veri nuk nėnkupton shqiptarizimin e asaj pjese por normalizimin e saj, kthimin nė gjendjen e mėhershme duke ērrėnjosur efektet dhe rezultatet e pastrimit etnik.

 

       Nė vitet e pasluftės Trepēa punonte rrallė e pak dhe nuk kishte zhvillim tė ekonomisė private. Shqiptarėt dhe serbėt nė veri nuk kishin pavarėsi ekonomike dhe ata mbetėn tė brishtė pėrkundrejt strukturave tė Serbisė.

 

       Nga tė qenit dikur qyteti mė i pasur i Kosovės, Mitrovica duke qenė e ndarė ėshtė shndėrruar nė qytetin mė tė varfėr. Dy faktorė qė ndikuan nė varfėrimin e kėtij qyteti janė mosfunksionimi i Kombinatit Trepēa dhe ndarja e qytetit. Ekonomia e qytetit tė Mitrovicės ishte e tėra e organizuar rreth Kombinatit. Ai ishte punėdhėnėsi mė i madh aty. Gjatė viteve tė administrimit tė dhunshėm nga Serbia, Trepēa ishte katandisur si mos mė keq, duke u shitur pjesė-pjesė, shfrytėzuar nė mėnyrė iracionale, si dhe duke mos u investuar asgjė nė tė. Shitja ilegale e Trepēės nga regjimi i Milosheviqit ėshtė pranuar nga UNMIK-u si e dhėnė, si njė fakt i kryer. Prandaj edhe sot e kėsaj dite ky Kombinat ėshtė lėnė nė harresė. Trepēa do tė garantonte zhvillimin ekonomik tė tėrė Kosovės, jo vetėm tė Mitrovicės. Prandaj ajo ėshtė lėnė pas dore.

 

       Ndarja e Mitrovicės natyrisht se e ka vėshtirėsuar rifunksionalizimin e Trepēės, duke e lėnė minierėn e Stantėrgut nė njėrėn anė, ndėrsa shkritoren nė anėn tjetėr (Zveēan). Kėshtu Mitrovica u shndėrrua nė qytetin mė tė varfėr, dhe ajo ėshtė i vetmi qytet nė Kosovė tė cilit i ėshtė zvogėluar popullsia pėrgjatė viteve. Sipas raportit tė Iniciatiės Evropiane pėr Stabilitet tė para pak viteve, nė veri tė Mitrovicės dhe Zveēan jetohet me mesatarisht 95 euro nė muaj, 60% tė tė cilave sigurohen nga Beogradi dhe 23% nga Prishtina. Ndėrkaq, nė jug tė Mitrovicės njerėzit jetojnė me 37 euro nė muaj, nga tė cilat 37% sigurohen nga Qeveria e Kosovės dhe 40% nga sektori privat.

 

       Duket qartė qė Serbia po pėrdor njė strategji pėr veriun ku po vepron me dhunė dhe njė strategji pėr pjesėn tjetėr tė Kosovėn ku po vepron pa dhunė nė pritje tė implementimit tė decentralizimit nga ana e Qeverisė sė Kosovės. Pėr veriun e Kosovės Serbia e dėshiron modelin e Bosnjės dhe kėtė e ka shprehur edhe Nebojsha Ēoviqi me njė rast. Sipas tyre veriu i Kosovės do tė ishte si Republika Serbe, Mitrovica si Mostari dhe Ibri si Neretva. Pėr pjesėn tjetėr tė Kosovės, Serbia e do decentralizimin qė e legalizon ndarjen e brendshme.

 

Gjendja nė Kosovėn Lindore

 

       Nė Kosovėn Lindore, pėrveēqė nuk ka universitet pėr shqiptarėt dhe atyre nuk u lejohet pėrdorimi i flamurit, diskriminimi ėshtė shumėdimensional. Buxheti Republikan pėr komuna nuk ndahet proporcionalisht - shqiptarėt janė tė nėnpėrfaqėsuar. Mandej, numri i arsimtarėve, profesorėve dhe mjekėve pėr njė popullatė tė caktuar ėshtė mė i ulti nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė sesa kudo tjetėr nė Serbi. Pėrqindja e shqiptarėve nė vendet udhėheqėse, nė punėsim, nė pjesėmarrje tek asistenca sociale dhe sigurimi shėndetėsor ėshtė shumė mė i ultė sesa e serbėve atje. Ka diskriminim nė sferėn e privatizimit dhe tė investimeve kapitale. Mbi tė gjitha, militarizimi i Luginės dhe ekspedidat policore sikurse ajo e dhjetorit tė vitit tė kaluar e rėndojnė shumė gjendjen. Pėrmes diskriminimit sistematik nė njėrėn anė, dhe dhunės e incidenteve tė kohėpaskohshme nė anėn tjetėr, Serbia si nė veri tė Kosovės po ashtu edhe nė Kosovėn Lindore e mirėmban tensionin shtypės qė i shpėrngul shqiptarėt. Atė qė dikur ajo e bėnte me ofensiva ushtarake, tash po e bėn dalngadalė dhe me mė pak zhurmė.

 

       Nė Medvegjė shqiptarėt tashmė janė pakicė. Komuna e Medvegjės i ka 10.760 banorė sipas regjistrimit tė vitit 2002. Shqiptarė janė 2.860 ose 26.8%. Tė punėsuar shqiptarė janė vetėm 62 persona. Tė punėsuar serbė janė 1609 veta. Nė vendet udhėheqėse janė vetėm 2 shqiptarė: zėvendėsi i kryetarit dhe shefi i shėrbimeve publike. Asistencė sociale marrin 16 familje shqiptare. Qė nga vitet e ‘90-ta nė asnjė institucion flamuri kombėtar nuk ka valuar.

 

       Nuk duhet tė harrojmė se me regjistrimin e vitit 2002 nuk janė tė pėrfshirė qytetarėt tė cilėt janė nė botėn e jashtme mė shumė se njė vit. Numri i qytetarėve tė cilėt qėndrojnė nė botėn e jashtme mė gjatė se njė vit, e tė cilėt kryesisht janė tė komunitetit shqiptar, nė Komunėn e Preshevės janė rreth 13.000, nė Komunėn e Bujanocit rreth 11.000 dhe nė Komunėn e Medvegjės rreth 3.000.

 

       Trysni tė madhe Serbia bėn posaēėrisht nė Bujanoc. Pėrveē pėrmes tendencave pėr krijimin e komunės sė Tėrnocit qė do t’i bėnte shqiptarėt pakicė nė Bujanoc, diskriminimi ėshtė i hatashėm anipse shqiptarėt pėrbėjnė 61% tė popullsisė. Nė Komunė atje janė tė punėsuar 68 shqiptarė, 81 serbė dhe 4 romė; nė Qendrėn Sociale 2 shqiptarė, 11 serbė dhe njė rom; nė ndėrmarrjen komunale 49 shqiptarė, 115 serbė dhe 9 romė; nė Bajėn e Bujanocit nga 120 tė punėsuar vetėm njėri ėshtė shqiptar. Sa i pėrket punėsimit nėpėr fabrika, kjo mė sė miri shihet nė tabelėn vijuese:

 

Emri

Gjithsej

Shqiptar

Serb

Romė

HEBA

558

6

550

2

DUVANSKA

175

30

110

35

SIMPO

600

25

575

 

MEGAL

236

 

236

 

KONDIVA

200

 

200

 

 

       Nė komunėn e Preshevės po ashtu ka diskriminim por ai ėshtė mė pak problematik pėr shkak tė homogjenitetit tė madh etnik tė popullatės. Serbėt janė fare pak pėrqind, zėnė vend shumė nėpėr institucione e ndėrmarrje tė ndryshme porse kjo megjithatė s’i zbraps dot shqiptarėt atje dhe nė njė plan afatshkurtėr s’mund ta bėjė ndryshimin e pėrbėrjes sė popullatės. Megjithatė, puna ėshtė keq sidomos me pėrfaqėsimin dhe udhėheqjen nėpėr polici, prokurori e gjykata. Gjersa policia ėshtė pėrafėrsisht 50% me 50%, nė Prokurori janė 9 serbė e 4 shqiptarė, nė Gjykatėn pėr Kundėrvajtje janė 5 serbė e 7 shqiptarė kurse nė atė komunale 25 serbė e 16 shqiptarė. Por, diskriminim drastik ka edhe nė disa sektorė tė tjerė sikurse te Katastra e Patundshmėrive Komunale ku punojnė 2 shqiptarė, 8 serbė dhe drejtori ėshtė serb, apo te Shėrbimi i Thesarit ku kemi 1 shqiptar, 4 serbė dhe drejtori sėrish ėshtė serb. 

 

Si tė vazhdojmė mė tutje?

 

       Lėvizja VETĖVENDOSJE! i pėrkrah kėrkesat e Kėshillit pėr tė Drejtat e Njeriut nė Kosovėn Lindore pėr flamur, universitet dhe demilitarizim. Qė prej formimit tonė si Lėvizje kemi konsideruar qė aktualisht duhet tė insistojmė nė reciprocitet dhe simetri tė tė drejtave, nė politika qė e luftojnė diskriminimin dhe nėnpėrfqėsimin. Nuk duhet tė ketė privilegje pėr serbėt dhe as nėnpėrfaqėsim pėr shqiptarėt. Nuk mund tė ketė paqe tė qėndrueshme pa reciprocitet tė tė drejtave tė serbėve nė Kosovė me shqiptarėt nė Kosovė Lindore. Asimetria e situatave na lė peng tė konfliktit qė nuk mbaron. Shqiptarėt nė Kosovėn Lindore duhet tė bėhen bashkė pėr flamurin kombėtar qė nuk i lejojnė ta pėrdorin, pėr demilitarizimin e luginės dhe pėr universitet nė gjuhėn shqipe. Pėr kėto, ata duhen ndihmuar pa kursim nga Prishtina e Tirana.

 

       Nė veri tė Kosovės duhet tė shtrihet pushteti dhe kontrolli pėr ēka Lėvizja jonė e pat bėrė njė analizė dhe njė propozim konkret nė vjeshtėn e vitit tė kaluar e ku pėrveē tjerash kemi thėnė qė:

·       Njė bazė e njėsisė speciale tė policisė sė Kosovės tė jetė e vendosur nė njė kazermė nė veri tė Kosovės.

·       Nė veri tė ketė njė prezencė tė shtuar tė policisė pėr shkak tė gjendjes sė jashtėzakonshme atje.

·       Nė veri janė rreth 500 familje shqiptare. Duhen shikuar mundėsitė qė secilės familje t’iu punėsohet nga njė anėtar nė Polici dhe asisoj do t’i kishim afėr 500 njerėz tė armatorur nė veri nė gjendje pėr ta mbrojtur veten atje.

·       Duhet tė ndėrpriten ēfarėdo negociata me Serbinė pėrderisa ajo mbėshtet struktura paralele nė Kosovė me qėllim tė rrėnimit tė pavarėsisė sė Kosovės. Faktorėt ndėrkombėtar duhet t’i ndėrprejnė negociatat me Serbinė kurse institucionet e Kosovės tė mos i rifillojnė ato.

·       Duhet bėrė ngritja e akuzave dhe arrestimi pėr strukturat e Serbisė. 

·       Duhet arrestuar ata qė janė nė krye tė krimeve etnike nė veri.

·       Tė vihen nė shėnjestėr burimet financiare tė strukturave paralele. Duhet gjurmuar dhe duhet prerė financimi i strukturave paralele tė Serbisė.

·       Tė ndėrpriten pagat pėr policėt qė refuzojnė tė punojė nė Policinė e Kosovės.

·       Nuk duhet tė legjitimohet komuna e veriut tė Mitrovicės. Kėsisoj, sė paku nuk do t’i vėshtirėsohej bashkimi i Mitrovicės gjeneratave tė ardhshme tė politikanėve. Nėse pranohet komuna e veriut tė Mitrovicės, atėherė ēfarėdo ndėrmarrje integruese apo ēlirimtare atje nė tė ardhmen do tė konsiderohet agresion.

·       Serbėt nė veri janė tė varur nga Serbia sepse i vetmi punėsim atje ėshtė ai qė e ofron Serbia nė shėrbimet publike prandaj duhet tė stimulohen ekonomia private atje. Pėr dallim nga Hashim Thaēi dhe Ramush Haradinaj, ne nuk mendojmė qė serbėve duhet t’u jepen mijėra euro kesh, traktora apo paga (qė madje iu ruhen) edhe kur punojnė pėr Serbinė. Pėrderisa veprojnė strukturat e Serbisė nė Kosovė, ēdo cent qė Qeveria e Kosovės ua jep serbėve i shkon Serbisė.

·       Jo para e privilegje, por zhvillim arsimor e ekonomik dhe barazi para ligjit. Jo negociata me e pėr strukturat e Serbisė, por integritet territorial e sovranitet.

·       Rivitalizimi i Trepēės, funksionalizimi i saj qė do tė rezultonte me punėsimin e rreth 8.000 vetave. Nė fund tė viteve tė 70’ta por edhe pėrgjatė tė ‘80-tave, arsimtarėt e mjekėt nė Kosovė kishin paga qė mund tė krahasoheshin edhe me disa vende tė zhvilluara perėndimore. Mirėpo, kjo ishte e mundur pikėrisht pėr shkak punonte Trepēa.

·       Ofrimi i bursave pėr shqiptarėt dhe serbėt nga veriu pėr nė shkollat e mesme dhe Universitetin nė Prishtinė.

·       Investim nė spitalin e Prishtinės dhe atė nė jug tė Mitrovicės nė mėnyrė qė aty tė ofrohen shėrbime mė tė mira. 

·       Forcimi i fshatrave tė shqiptarėve atje si pakicė e rrezikuar qė janė, duke ofruar mjete pėr rindėrtimin e shtėpive, infrastrukturė tė mirė, transport publik falas pėr nė jug tė Mitrovicės dhe anasjelltas tri herė nė ditė, lehtėsim nė punėsim, lehtėsim pėr regjistrim nė universitet.

·       Nuk duhet lejuar qė Qeveria e Serbisė t’i blejė pronat e shqiptarėve nė veri. Tė gjithė shqiptarėt qė janė detyruar t’i shesin pronat e tyre, Qeveria e Kosovės t’ua blejė ato. Etj., etj.

Kėsisoj, edhe serbėt do tė mund tė integroheshin nė Kosovė: integrimi nuk ėshtė dėshirė por nevojė. Serbia po pėrpiqet me tė gjitha mėnyrat qė serbėve t’ua bėjė tė panevojshme integrimin nė institucionet dhe shoqėrinė kosovare. Para ēfarėdo joshje tė serbėve tė Kosovės duhet qė paraprakisht tė ndėrpritet ndikimi i Serbisė.   

  

Shkėmbimi territorial

 

       Ushtrimi i sė drejtės p[ėr vetėvendosje tė kombit nuk ėshtė i shkėputshėm prej territorit qė e popullon kombi. Ndryshimi i kufirit (sado qė formal) tė Kosovės pėrfundon si shkėmbim territorial i veriut tė Kosovės me Kosovėn Lindore e i cili i ka disa probleme dhe vėshtirėsi shumė shumė tė mėdha:

 

1.      Nuk mund tė bėhet nė mėnyrė paqėsore. Shkėmbimi paqėsor i territorit ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, apo edhe shqiptarėve dhe serbėve ėshtė i mundur vetėm nė bazė parimore: e drejta pėr vetėvendosje tė kombeve. Mirėpo, kjo nė mėnyrė paqėsore ėshtė e mundur vetėm nėse nė Beograd e merr pushtetin njė parti, le tė themi, e trashėgimisė sė Dimitrije Tucoviqit, ndėrkohė qė e dimė se e gjithė skena politike nė Beograd aktualisht ėshtė trashėgimi e Nikolla Pashiqit. Nė shoqėrinė serbe nuk ka pendesė dhe as spastrim tė strukturave kriminale nacional-shoviniste. Pėrkdhelja ndėrkombėtare ėshtė pėrkthyer veēse nė inkurajim qė Serbia ta vazhdojė avazin e vjetėr me forma tė reja. Kur kėsaj i shtohet fakti qė vatrat e rezistencės parimore nė Serbi kundėr hegjemonisė sė saj janė tė vogla dhe tė shkapėrderdhura, pėrfundimi ėshtė qė nuk ka gjasa qė ky brez i politikanėve nė Serbi (e ndoshta as ai pas kėtij) tė bėhet parimor. Faktori tjetėr qė e vėshtirėson shumė punėn ėshtė ndėrmjetėsimi i pashmangshėm ndėrkombėtar i cili parimisht s’ėshtė parimor, por e gjen njė kompromis midis palėve qė i lė tė dyja palėt tė pakėnaqura, ia mban anėn tė fortit dhe e rrit armiqėsinė anipse e ngrin konfliktin. Shembull e kemi ndėrmjetėsimin e Ahtisaarit: Serbia kėrkonte 19 komuna serbe nė Kosovė, negociatorėt e Kosovės nė fillim thoshin vetėm pesė pėr tė pėrfunduar me kompromisin 10+1 komuna me mundėsi tė rritjes sė numrit tė tyre. Negociatat si ballafaqim i pastėr interesash ndėrmjet shqiptarėve, serbėve dhe ndėrkombėtarėve tė ndryshėm (qė veēse mbrojnė interesat e veēanta kombėtare apo financiare) pėr kufij do tė sjellin gjakderdhje tė reja sepse secila palė do tė pėrpiqet ta avansojė situatėn e saj nė terren para raundit tė ri negociator.

2.      Sot, nuk ndodhemi nė kohėn kur ka gjasa tė ndodhė shkėmbimi territorial por kur po zbatohet Plani i Ahtisaarit i cili kur tė implementohet nė Anamoravė e rrethon dhe e izolon Kosovėn Lindore duke na e shkėputur vazhdimėsinė territoriale dhe duke i enklavizuar shqiptarėt. Pengimi i zbatimit tė Planit tė Ahtisaarit duhet tė jetė prioriteti e jo shkėmbimi territorial. Sepse, i pari ėshtė realitet kurse e dyta vetėm ide.

3.      Plani i Ahtisaarit ėshtė dėshmi qė kontesti shqiptaro-serb nuk ėshtė i lokalizuar vetėm nė relacionin “Veriu i Kosovės” - “Kosova Lindore”: kemi eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve ortodokse qė i serbizon ato, privilegjin e vetos pėr deputetėt serbė nė Kuvendin e Kosovės, dėmet e luftės (qė nuk i paguan) dhe borxhin e jashtėm tė Serbisė (ku e kėrkojnė edhe kontributin e Kosovės!) etj. Nė fakt, Serbia nuk e do ndarjen e Kosovės por kontrollin mbi tėrė Kosovėn pėrmes ndarjes sė brendshme tė saj.

4.      Serbėt janė tė privilegjuar edhe nė veri tė Kosovės edhe nė Kosovėn Lindore pikėrisht pėr shkak se Serbia i kontrollon tė dyja kėto. Nė kohėn kur Serbia i kontrollon me forcė edhe veriun e Kosovės, edhe Kosovėn Lindore, tė kėrkosh shkėmbim do tė thotė tė heqėsh dorė nga veriu. Asgjė mė shumė. Nė ēfarėdo variante tė mundshme, kėrkesa e ideja pėr shkėmbime territoresh ndėrmjet kombit shqiptar dhe atij serb eventualisht duhet tė vijė nga Tirana e kurrsesi nga Prishtina. Shqipėria e cila ėshtė sovrane, ka subjektivitet tė plotė ndėrkombėtar dhe ushtri do tė mund tė bėnte pazar tė levėrdishėm - kurrsesi Kosova.

5.      Kurrfarė shkėmbimi territoresh s’duhet pranuar si ofertė dhe as hedhur nė tavolinė pa i ditur pasuritė qė po shkėmbehen. Agjensioni Kosovar i Minerale dhe Minierave nuk i publikon rezultatet e vlerėsimit tė Trepēės tash disa vjet. Sipas Halil Qelės, gjeolog me profesion dhe i cili njėkohėsisht kryeson me sindikatėn atje, vlera e pėrgjithshme e Trepēės ėshtė 502 miliardė euro.

6.      Dhe, e fundit, por jo edhe pėr nga rėndėsia, duhet pasur shumė kujdes me kufijtė qė propozohen. Nuk duhet harruar qė sipas regjistrimeve tė viteve 1971 dhe 1981 Kosova i kishte 22 komuna. Zveēani dhe Zubin Potoku janė bėrė komuna nė fund tė viteve tė ‘80-ta - pra, nė periudhėn e sundimit tė Milosheviqit ato i janė marrur komunės sė Mitrovicės (ndonėse komuna e Zubin Potokut ka ekzistuar qė prej pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore e deri nė vitin 1965). E drejta e vetėvendosjes gjithsesi e nėnkupton dekolonizimin si korrigjim historik tė padrejtėsive nga e kaluara.       

Albin Kurti: Kallėzimi pėr njė kallėzim penal...!