Tubim me banorėt e Rashanit tė Shalės sė Bajgorės

 

ALBIN KURTI: GJASHTĖ PADREJTĖSITĖ THEMELORE

TĖ PLANIT TĖ AHTISARIT!

 

Tė dielėn, mė 12 prill 2009, nė orėn 18.00 nė shkollėn fillore “Sefedin Smakolli” tė fshatit Rashan tė Shalės sė Bajgorės nė Mitrovicė, Lėvizja VETĖVENDOSJE! organizoi tubim dhe debat me banorėt e kėtij fshati. Nė njėrėn nga klasat e stėrmbushura, qytetarėt u informuan pėr konceptin e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! si dhe pikėpamjet e saj lidhur me zhvillimet aktuale politike nė Kosovė.

 

Foto: Pamje nga tubimi me banorėt e Rashanit

 

Para tė pranishmėve fjalėn e mori aktivisti i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! Albin Kurti, i cili tha se mbėshtjellėsi juridik dhe politik i Kosovės ėshtė Plani i Ahtisarit qė e ndan Kosovėn, pėrpiqet ta serbizojė atė dhe ia mohon sovranitetin institucional, e pėr kundėrshtimin e tė cilit, mė 10 shkurt 2007, patėn rėnė dėshmorė Arben Xheladini e Mon Balaj.

 

Pastaj Albini radhiti gjashtė padrejtėsitė themelore qė i pėrmban Plani i Ahtisarit.

1.      E para ėshtė e drejta e vetos pėr deputetėt serbė nė Kuvendin e Kosovės, qė do tė thotė se asnjė vendim i rėndėsishėm pėr popullin e Kosovės nuk mund tė aprovohet nė Kuvend nėse nuk e japin pėlqimin e tyre serbėt qė janė vetėm 5% nė Kosovė: nė Kuvendin e Kosovės nuk mund ta ndėrrojmė as flamurin, himnin, kushtetutėn apo ta bėjmė ndryshimin e kufijve administrativė tė komunave.

2.      Sė dyti, kemi decentralizimin sipas sė cilit parashihet krijimi i 5 komunave tė reja serbe si dhe zgjerimi territorial i Artanės (ish Novobėrdės), tė cilat do tė kenė kompetenca tė plota nė arsim, shėndetėsi, polici, gjyqėsi etj. Sipas kėtij plani, krijimi i komunave serbe nė rajonin e Anamoravės do ta shkėpuste lidhjen territoriale tė Luginės sė Preshevės me Kosovėn qė ėshtė edhe njė qėllim tjetėr i Serbisė.

3.      Padrejtėsia e tretė, vazhdoi Albini, ėshtė eksterritorialiteti i cili pėrfshin 45 zona tė veēanta me mijėra hektarė tokė tė cilat pėrveē qėllimit tė gllabėrimit tė territorit kanė edhe njė synim shumė mė tė keq e tė sofistikuar - tendencėn e Serbisė pėr uzurpimin e historisė sonė tė mesjetės, duke u pėrpjekur qė tė na paraqesė neve si ardhacakė ose mbeturinė e Perandorisė Osmane.

4.      Po ashtu, gjithnjė sipas Planit tė Ahtisaarit, FSK-ja nuk ėshtė fare ushtri ngase nuk ka tė drejtė qė tė disponojė me kurrfarė artilerie (as tė rėndė e as tė lehtė) dhe, nėse vėrtet ėshtė shpallur Kosova shtet i pavarur e sovran, atėherė duhet edhe tė bėhet e tillė duke rritur numrin e pjestarėve tė FSK-sė dhe duke e armatosur atė sikurse njė ushtri - kjo ėshtė nevojė e domosdoshme ngase askush nuk na mbron, si do ta mbronim ne vetveten; dėshmi pėr kėtė ėshtė rasti i muajit shkurt tė vitit 2000 kur para syve tė ushtarėve tė KFOR-it nė veri tė Mitrovicės janė vrarė 11 shqiptarė dhe janė dėbuar 11,364. Me kėtė rast Albini tregoi se si shtetet e tjera po e shtojnė sasinė e buxhetit pėr ushtritė e tyre (madje edhe ato qė janė anėtare nė BE) duke u pajisur me armatim tė sofistikuar; Kosova ka mjete tė gatshme finaciare pėr ta bėrė kėtė: 500 milionė euro tė suficitit, 300 milionė kursime tė PTK-sė, mbi 400 milionė euro tė privatizimit dhe rreth 200 milionė euro tė trustit pensional e qė gjithsejt bėjnė 1.4 miliard euro - njė pjesė e kėsaj do tė duhej tė investohej nė ushtri.

5.      Problemi i pestė ėshtė pėrfshirja e Kosovės nė obligimin e likuidimit tė borxhit tė jashtėm tė Serbisė. Para se ta pranojnė kėtė, Albini tha qė politikanėt e Kosovės ėshtė dashur tė vendosin sė paku dy kushte: qė Kosova sė pari tė jetė edhe trashėgimtare e ndarjes sė pasurisė sė ish Jugosllavisė, dhe gjithashtu qė paraprakisht tė bėhet kompensimi nga Serbia i dėmeve tė shkaktuara nga lufta (14.000 njerėz tė vrarė, 120.000 shtėpi tė djegura, mandej dhunimet, dėbimet, torturat, burgosjet etj. dhe gjithsesi zbardhja e fatit tė afėr 2.000 tė pagjeturve).

6.      Sė fundi, si padrejtėsi tė gjashtė tė Planit tė Ahtisarit, Albini theksoi ICO-nė dhe EULEX-in qė kanė imunitet ndaj ligjit, qė do tė thotė se ata mund tė bėjnė shumėēka nė Kosovė dhe tė mos japin pėrgjegjėsi, pastaj kanė fuqi ekzekutive dhe bazohen edhe nė Rezolutėn 1244 dhe 6 Pikėshin e Ban Ki-moonit, kurse neutraliteti i EULEX-it ndaj statusit sigurisht se i levėrdis aq shumė Serbisė.

 

Nė vijim, Albini tregoi se ēka mendon Lėvizja VETĖVENDOSJE! se duhet tė bėjmė. Arrestimi i strukturave paralele tė Serbisė nė Kosovė, shėndrrimi i FSK-sė nė ushtri dhe vendosja e kontrollit mbi Policinė duke i forcuar ato, por edhe orientimi nė zhvillim ekonomik duke investuar nė bujqėsi, duke i subvencionuar bujqit me naftė, farėra, plehra dhe sidomos ndryshimi i politikės fiskale nė favor tė prodhimit vendor. Pėr zhvillim ekonomik, Albini tha, Kosova ka resurse energjetike pasi qė ka rezerva tė mėdha tė linjitit, pastaj rezervat e minierave tė Trepēės etj. Pėr ta integruar veriun e Kosovės, Albini shpalosi disa nga pikat e VETĖVENDOSJE!-s qė parashohin qė ato 500 familje shqiptare qė jetojnė atje dhe nuk kanė siguri ne duhet t’ua punėsojmė nga njė pjesėtar tė ēdo familjeje nė Policinė e Kosovės, tė hapim nga njė nėnstacion policor nė lagjet shqiptare atje si dhe tė dėrgojmė njėsi speciale tė Policisė. Qeveria e Kosovės nuk duhet tė lejojė qė asnjė shtėpi e shqiptarėve ta blejė qeveria e Serbisė, mirėpo, nėse dikush dėshiron ta shes shtėpinė, atė ta blejė qeveria e Kosovės dhe ta dėrgojė njė familje shqiptare qė dėshiron tė jetojė atje. Pėr t’i ndihmuar Mitrovicės nė zhvillim ekonomik qeveria mund tė investojė nė Trepēė rreth 200 milion euro e qė do tė hapnin 8 mijė vende tė reja tė punės.

 

Nė vazhdėn e krejt kėsaj, potencoi Albini, ne duhet tė pėrgatitemi tė bashkohemi me Shqipėrinė duke forcuar lidhjet ekonomike, kulturore, mediale etj. Sepse, si popull shqiptar nė Ballkan, vetėm tė bashkuar do tė kishim njė territor dhe popullsi mė tė madhe, njė ekonomi mė tė zhvilluar dhe njė ushtri tė fortė - kėshtu do tė krijohej njė baraspeshė qė do tė garantonte stabilitet afatgjatė.

 

Nė vazhdim, foli aktivisti Xhelal Sveēla, i cili tha se nga problemet me tė mėdha sot nė Kosovė janė pikėrisht strukturat paralele tė Serbisė dhe shtoi se angazhimi ynė kryesor mbetet nė identifikimin, denoncimin dhe luftimin e tyre. Xhelali tha se Lėvizja VETĖVENDOSJE! ka pėrgatitur njė kallėzim penal kundėr 117 zyrtarėve tė kėtyre strukturave tė Serbisė nė Kosovė dhe tregoi se si disa qytetarė deri mė sot kanė bėrė kallėzimin penal nė prokurori kundėr kėtyre strukturave dhe se si deri mė sot asnjė deputet i Kuvendit tė Kosovės a ministėr qeverie nuk e ka dėrguar kėtė kallėzim penal nė asnjė prokurori. Nga hulumtimi qė ka bėrė Lėvizja VETĖVENDOSJE! kanė dalur se 26 zyrtarė tė kėtyre strukturave marrin paga edhe nga qeveria e Kosovės.

 

Interesimi i tė pranishmėve pėr tė bashkėbiseduar dhe pėr tė bėrė pyetje ishte mjaft i madh. Mursel Suma, banor i fshatit, duke folur pėr brengat e tij nė lidhje me aktualitetin politik veēoi pėrēarjen nė parti politike dhe interesat personale tė politikanėve brenda kėtyre partive gjė qė po shpie te servilizmi qė ata shfaqin ndaj zyrtarėve ndėrkombėtarė dhe butėsinė ndaj strukturve paralele. Kjo vėrtetohet, tha Murseli, edhe me faktin se sa herė atyre iu thuhet (apo iu duhet) takohen nė Zveēan pėr dreka e darka me po ata tė cilėt jo vetėm e kanė dėmtuar kėtė popull por vazhdojnė tė minojnė aspiratat e tij pėr sovranitet.

 

Mė pastaj fjalėn e mori veprimtari Nexhmedin Mustafa i cili shfaqi brengėn e tij pėr tendencat pėr degradimin e ēėshtjes kombėtare qė nė vazhdimėsi po bėn kjo klasė politike, duke na e mohuar flamurin, himnin, bashkimin kombėtar, dhe shkeljen e amanetit tė dėshmorėve e betimin e UĒK-sė.

 

Nė kėtė tubim foli edhe veprimtari tjetėr i ēėshtjes kombėtare, Ali Pasoma, i cili duke kujtuar kohėn e tij tė hershme tė aktivitetit politik nė ilegale tha se ēėshtjen e popullin shqiptar nė Ballkan asnjėherė nuk e kanė lėvizur pėrpara partitė zyrtare politike, sepse kėtė nuk e bėri as komunisti jugosllav Fadil Hoxha, as partia politike e Ibrahim Rugovės dhe s’po e bėn as qeveria e Hashim Thaqit - kėta po krijojnė vetėm mjegull ngase kėshtu iu konvenon, mirėpo ishte dhe do tė jetė populli e studentėt nė demonstrata, minatorėt dhe punėtorėt nė greva dhe UĒK-ja me armė nė dorė ata qė e trasuan dhe e vazhduan rrugėn drejt lirisė dhe ēlirimit. Edhe Baca Ali foli pėr argumentet dhe dobitė e bashkimit kombėtar, duke thėnė se ne kemi njė gjuhė, njė kulturė, njė flamur, me zakone, traditė, histori tė kryengritjeve tė pėrbashkėta, dhe akuzoi disa, siē i quajti ai agjentė antishqiptarė, qė angazhohen pėr njėfarė kombi kosovar. Nė fund tė tubimin u shpreh gatishmėri nga shaljanėt pėr angazhimin e pėrbashkėt nė rrugėn tonė drejt realizimit tė sė drejtės pėr vetėvendosje.

 

( Qendra e VETĖVENDOSJE!-s nė Mitrovicė, 13. 04. 2009 )