Kah po shkon Kosova?

 

SI U SHNDĖRRUA KOMPROMISI I PĖRKOHSHĖM

NĖ QĖLLIM TĖ PĖRHERSHĖM?!

 

Nė demonstratat e vitit 1981 kėrkohej Kosova Republikė dhe deri me 2 korrik tė vitit 1990, kur Kosova edhe shpallet Republikė, sikur u bėnė njė ilegalistėt dhe legalistėt: tė parėt zbritėn pėrfundimisht te Republika, kurse tė dytėt u ngjitėn pėrfundimisht tek ajo. Sot nga Pavarėsia ramė nė Pavarėsi tė Ahtisaarit, kurse insistimi nė Pavarėsinė e Ahtisaarit e solli 6 Pikėshin e Ban Ki-moon-it .

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 10. 04. 2009

_______________________

 

Elita politike kosovare tradicionalisht e ka shndėrruar

kompromisin e djeshėm nė qėllim tė sotėm

 

     Nė demonstratat e vitit 1981 kėrkohej Kosova Republikė. U tha qė ne vazhdojmė tė jemi pėr bashkimin kombėtar mirėpo ai realizohet veēse me kryengritje, luftė dhe revolucion. Madje, thuhej qė kjo duhej bėrė pikėrisht nė momentin kur do tė shkatėrrohet Jugosllavia si njė burg i popujve qė ishte. Meqė s’jemi tė gatshėm pėr kėto, tash pėr tash po e synojmė Kosovėn Republikė me mjete paqėsore. Me kėtė qasje mbase mund tė pajtohemi edhe sot e kėsaj dite. Pra, qėllimi mbetet bashkimi kombėtar, por aktualisht nuk i kemi kapacitetet pėr ta realizuar atė menjėherė. Ndėrkohė, me mėnyrat e zbatueshme nė pėrputhje me potencialin tonė po ia mėsyjmė Republikės sė Kosovės si njė hap drejt bashkimit kombėtar. Gjithsesi kjo tingėllon shumė arsyeshėm andaj nuk ėshtė e ēuditshme qė ka pasur njė lloj konsensusi politik nga organizatat ilegale e gjysmėlegale tė asaj kohe.

 

     Mirėpo, pėrgjatė viteve tė ’80-ta kėrkesa “Kosova Republikė” pak nga pak bėhet dyfjalėshi kryesor i politikės sė shqiptarėve tė Kosovės - i atyre qė e shkruanin fshehurazi nėpėr mure e banka tė shkollės (shpesh vetėm si iniciale), por edhe i atyre qė publikisht e fshinin mandej ( meqė partia ashtu kishte urdhėruar ). “Kosova Republikė” nga njė kompromis nis e shndėrrohet nė njė qėllim gjithėpopullor. Deri me 2 korrik tė vitit 1990, kur Kosova edhe shpallet Republikė. Atėbotė, sikur u bėnė njė ilegalistėt dhe legalistėt: tė parėt zbritėn pėrfundimisht te Republika, kurse tė dytėt u ngjitėn pėrfundimisht tek ajo. Kėsisoj, “Kosova Republikė” na del jo vetėm si kompromis karshi kėrkesės pėr bashkim kombėtar, por edhe si kompromis ndėrmjet ilegalistėve nacionalistė dhe legalistėve autonomistė. Megjithėkėtė, nė krye tė kėtij bashkimi gjithėpopullor fillojnė tė zėnė vend mė shumė tė dytėt sesa tė parėt dhe, siē e dimė, kjo do tė ketė shumė rėndėsi pėr zhvillimet nė vijim.

 

     Shpallja e Kosovės republikė ishte bėrė nė kohėn kur po ndjehej gjithandej se Jugosllavia nuk do ta mbijetonte vetveten. Prandaj kjo shpallje pėrkthehej, para sė gjithash, nė tė drejtėn e Kosovės pėr t’u shkėputur nga Jugosllavia e cila po shndėrrohej nė Serbosllavi.

·       Por ēka ngjan kur Kosova del prej Jugosllavisė?

I bashkohet Shqipėrisė, natyrisht. Mirėpo, megjithatė, jo tamam ashtu. Sėrish, u tha qė s’ka dyshim se ne jemi pėr bashkim kombėtar, por meqė s’jemi pėr luftė atėherė e kemi pavarėsinė e Kosovės si njė fazė tė ndėrmjetme drejt bashkimit kombėtar. Pavarėsia e Kosovės na doli si njė kompromis i ri qė ėshtė zėvendėsim pėr kompromisin e vjetėr, Republikėn e Kosovės, gjithnjė nė rrugėtimin drejt bashkimit kombėtar. Ama, mu sikurse njė dekadė mė parė, pėrsėri edhe nė vitet e ’90-ta, kompromisi po bėhej qėllim: ‘pavarėsia’ u bė fjala kryesore e politikės kurse bashkimi kombėtar po zbehej nė prapavijė.

 

Kompromisi i pėrkohshėm u bė qėllim i pėrhershėm

 

     Me daljen nė skenė tė UĒK-sė, ishte e qartė se lufta ēlirimtare pėr destinim tė saj kishte bashkimin kombėtar. Brenda UĒK-sė mbretėronte logjika se dikur kėrkonim vetėm republikė e pavarėsi meqė e bėnim kėtė me mjete paqėsore. Tash, brohorisnin radhėt e UĒK-sė nė marshin e tyre, luftėn s’e ndalim deri nė ribėrjen e Shqipėrisė - thjesht, nuk ia vlen tė luftohet vetėm pėr pavarėsi. Dhe, i tillė ishte betimi i ushtarit tė UĒK-sė, e tillė ishte edhe platforma politike e UĒK-sė e cila shpėrfaqej nė komunikatat e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė saj. Mirėpo, nė fund tė pranverės sė vitit 1998, atėherė kur komandantė e pėrfaqėsues tė ndryshėm politikė tė UĒK-sė nisin takimet e para me diplomatė ndėrkombėtarė ndėrron puna sipas avazit tė vjetėr. Zonat Operative 1, 2, 3... tė UĒK-sė qė shėnonin viset ku jetonin shqiptarėt nė Ballkan, u zėvendėsuan me Zonat Operative tė Drenicės, Shalės, Dukagjinit, Pashtrikut e Llapit tė kufizuara pėrbrenda Kosovės administrative. Pavarėsia u rikthye si kompromis (drejt bashkimit kombėtar, natyrisht) pėr t’u bėrė edhe njėherė qėllim i pėrbashkėt i elitės (pėr pasojė tė bashkuar) kosovare. Kompromisi i pėrkohshėm u bė qėllim i pėrhershėm.

 

     Megjithatė, kėsaj radhe, nė dekadėn e parė tė shekullit XXI, diēka ndryshon (pėr tė keq). Nė njėrėn anė, karta e luftės tashmė ėshtė e djegur kurse UĒK-ja ėshtė ēarmatosur. Nė anėn tjetėr, statusi i Kosovės u shkėput nga koncepti i sė drejtės ( pėr vetėvendosje ). Pėr pasojė, Kosova ngeli si ēėshtje pazari me Serbinė dhe fuqitė e mėdha botėrore e sė cilit pazar ende nuk i duket fundi,  ndonėse ėshtė shpallur edhe pavarėsia. Nga Pavarėsia ramė nė Pavarėsi tė Ahtisaarit, kurse insistimi nė Pavarėsinė e Ahtisaarit e solli 6 Pikėshin e Ban Ki-moon-it. Mbase, elitat politike tė cilat e kanė rikthyer qėllimin fillestar vetėm pėr ta braktisur atė njė moment mė vonė, doemos nė njė pikė pėrfundojnė tek kompromiset qė nuk mundėsojnė mė ecjen pėrpara, por veēse u hapin udhėn kėrkesave pėr kompromise shtesė.

 

Albin Kurti: Shteti patjetėr duhet tė lind nė Kosovė!