Kur cilėsohesh sui generis kjo do tė thotė qė je njė rast aq i posaēėm

 saqė s’ndodhesh askund nė librat e historisė!

 

SHTETI PATJETĖR DUHET TĖ LIND EDHE NĖ KOSOVĖ!

 

Ėshtė shumė e rrezikshme nėse organizmat ndėrkombėtarė gjithnjė e mė tė dobėt mbesin tė fuqishėm nė Kosovė. Nė kohėn kur tė gjitha shtetet po i kthejnė sytė kah vetvetja, ėshtė shumė e dėmshme qė Kosova ta shikojė veten me sytė e tyre. Shteti patjetėr duhet tė lind edhe nė Kosovė. Por, natyrisht, nuk e kam fjalėn kėtu pėr shtetin si buzėqeshje tė Hashim Thaēit pranė flamurit tė Kosovės, pėr shtetin qė bėhet kartolinė e dėrguar nė planetin Mars.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė,  03 .04. 2009

_________________________

 

Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė jeton nė planetin Mars!

 

     Nė planetin Mars ka jetė. Ky nuk ėshtė titull i ndonjė gazete tė vjetėr qė provon ta bėjė shkencėn interesante. Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė jeton nė planetin Mars. Sepse, vetėm prej andej shihet i gjithė planeti Tokė. Duhet tė jenė larg qė tė jenė lart.

 

     Duhet tė jenė tė ndarė nga ne qė tė na shohin tė gjithė neve. New York-u ėshtė nė Tokė. Mirėpo, New York-u zyrtar ėshtė nė Mars. E shikojnė Kosovėn vetėm duke e shikuar tėrė botėn. Pikėvėshtrimi qė kanė hedhur mbi neve ėshtė sikurse i “Kubrick-ut te 2001: A Space Odyssey”. Pikėvėshtrim kozmik mbi botėn dhe historinė e njeriut - kthim poetik i shikimit nga yjet mbi sytė poetikė qė shikojnė yjet.

 

Shikoni kėtu me vėmendje: Kubrick“s 2001: A Space Odyssey (!!!)

 

     Tajvani, Tibeti, Osetia Jugore, Abhazia, Galicia, Katalonia, Baskia… KS i OKB-sė nuk mund ta shikojė Kosovėn pa i parė njėkohėsisht edhe kėto vende e shumė tė tjera tė ngjashme anekėnd botės. Prandaj, kur na shikon neve e shikon tėrė botėn me neve nė tė. Nuk brengosen se si bota po e ndryshon Kosovėn pėr ēdo ditė, por se si Kosova do tė mund ta ndryshonte botėn njė ditė.

 

“Domino efekti” - Kur cilėsohesh sui generis kjo do tė thotė qė je njė

rast aq i posaēėm saqė s’ndodhesh askund nė librat e historisė…

 

     U dukemi tė vegjėl por shumė tė rėndėsishėm (pėr veten e tyre, natyrisht). Sepse, “domino efekti” mbetet kufiri i imagjinatės sė tyre. “Nėse Kosovės ia pranojmė pavarėsinė”, dėgjohen zhurmshėm lajmet qė vijnė nga planeti Mars, “atėherė kjo do tė inkurajonte popujt e tjerė pėr pavarėsi”.

 

     KS i OKB-sė tash 10 vjet vazhdon tė na maltretojnė me Rezolutėn 1244, me konsensusin e tyre pėr neve. Parimi universal i ruajtjes sė kufijve ėshtė bėrė veēse mjet i interesave partikulare tė shteteve qė brenda kufijve tė tyre shtypin popuj tė tėrė.

 

     Kosova sigurisht qė nuk po e ndryshon botėn. Mė parė, Kosova ėshtė simptomė e ndryshimit tė saj. ‘Domino efekti’ si arsyetim i kundėrshtarėve ndėrkombėtarė tė pavarėsisė ishte shkaku qė pėrkrahėsit (po ashtu ndėrkombėtarė tė pavarėsisė) ta sjellin Kosovėn para sportelit pa personel tė quajtur sui generis. Pasoja dihet: eksperimentimi qė bėhet me neve pikėrisht nga pėrkrahėsit ndėrkombėtarė tė pavarėsisė.

 

     Kur cilėsohesh sui generis kjo do tė thotė qė je njė rast aq i posaēėm saqė s’ndodhesh askund nė librat e historisė, rregullat ndėrkombėtare dhe as nė pėrvojat e njerėzve, prandaj veēse eksperimentimi mbetet metodė e mundshme e trajtimit. Nė vend se Kosova ta fitojė pavarėsinė sepse ajo i takon asaj si e drejtė universale (pėr vetėvendosje), pavarėsia u nxor nėpėr deriēkėn sui generis, me ē’rast substanca nuk arriti ta kalojė pragun.

 

     Nė vijim, Kosova nuk u pranua nė organizmat ndėrkombėtarė porse atė e njohėn 57 shtete veēmas. Kosova, e cila vetė nuk ėshtė tamam shtet, ėshtė bėrė simptomė e kthimit tė shtetit nė skenėn botėrore. Jetojmė nė kohėn kur po dobėsohen organizmat ndėrkombėtarė dhe kur po rritet roli i shteteve tė veēanta.

 

G-20 ėshtė bėrė praktikisht Kėshilli i ri i Sigurimit.

 

     Kriza financiare botėrore ka sjellur njė gjendje tė jashtėzakonshme ku sovraniteti klasik i shteteve po nxjerr krye. G-20 ėshtė bėrė praktikisht Kėshilli i ri i Sigurimit. Siguria botėrore sot varet shumė mė tepėr nga G-20 sesa nga KS i OKB-sė. Shtimi i rolit tė njė organizmi tjetėr ndėrkombėtar ėshtė indikacion i dėshtimit tė konceptit tė ndėrkombėtares.

 

     A nuk na e dėshmojnė kėtė zėnkat e liderėve tė shteteve qė marrin pjesė nė takimin e Londrės qysh para fillimit tė mbledhjes? Nėse pėrgjatė viteve tė ’90-ta mbledhjet e rėndėsishme ndėrkombėtare shėnonin formalizimin e vendimeve tė dakorduara paraprakisht, sot ato janė arenė e ndarjeve gjithnjė e mė tė thella. Se janė 20 shtete nė G-20 njėmend aq janė, ama se janė Grup, me po tė njėjtėn siguri mund tė themi se: njėmend s’janė. G20 gjithsesi paraqet dhimbjet e rilindjes sė shtetit dhe, siē duket, tė njė bote gjithnjė e mė multipolare.

 

     Pajtimet eventuale ndėrkombėtare mė shumė duan ta krijojnė pėrshtypjen e njė bote unike sesa qė janė reflektim i saj. Mekanizmat ndėrkombėtarė po rrėgjojnė jo vetėm pse shtetet si njėsi pėrbėrėse tė tyre po dobėsohen por, mbi tė gjitha, pėr shkak se secili shtet pėrpiqet t’ia bėjė ēaren ekonomisė sė vet, t’i nacionalizojė bankat e veta, por assesi tė ndonjė vendi tjetėr. Marrėveshja e 20 ekonomive kryesore botėrore nė Londėr pėr njė megainfuzion financiar do ta rrisė dallimin ndėrmjet tė pasurve dhe tė varfėrve, ndėrkohė qė afirmimi i doktrinės sė tregut tė lirė do t’i takojė rrafshit deklarativ kurse realiteti shtetit proteksionist.

 

Shteti patjetėr duhet tė lind edhe nė Kosovė.

 

     Sikleti qė i ka mbėrthyer liderėt botėrorė ėshtė i njejtė: shpėrthimi i krizės qė mund tė vijė nga qytetarėt e pakėnaqur qė kanė humbur vendet e punės, kursimet apo shtėpitė e banimit. Mirėpo, ky shpėrthim i krizės nuk ėshtė kurrfarė shpėrthimi i pėrgjithshėm. Secili kryeministėr a kryetar shteti brengoset pėr shpėrthimin e mundshėm nė vendin e tij qė do tė mund t’i kushtonte, mbase, jo vetėm me humbje tė zgjedhjeve tė ardhshme.

 

     Madje edhe tėrheqja e trupave spanjolle nga Kosova s’ka tė bėjė me qėndrimet e KS tė OKB-sė sa me problemet qė diskutohen te G-20. Secili shtet po pėrpiqet ta rehatojė veten ndėrsa pėr shkak tė natyrės globale tė kapitalit financiar pėrplasjet janė tė pashmangshme e njėlloj edhe humbėsit gjatė pėrplasjeve.

 

     Ėshtė shumė e rrezikshme nėse organizmat ndėrkombėtarė gjithnjė e mė tė dobėt mbesin tė fuqishėm nė Kosovė. Nė kohėn kur tė gjitha shtetet po i kthejnė sytė kah vetvetja, ėshtė shumė e dėmshme qė Kosova ta shikojė veten me sytė e tyre. Shteti patjetėr duhet tė lind edhe nė Kosovė. Por, natyrisht, nuk e kam fjalėn kėtu pėr shtetin si buzėqeshje tė Hashim Thaēit pranė flamurit tė Kosovės, pėr shtetin qė bėhet kartolinė e dėrguar nė planetin Mars.

 

 

ALBIN KURTI: EKSTERRITORIALITETI SI CENTRALIZIM DHE  DECENTRALIZIMI SI EKSTERRITORIALITET

 

* * *

Pashtriku.org: Ēka ėshtė Rendi i Ri Botėror?!