Kush janė Piratėt e Kosovės?!

 

DECENTRALIZIMI I TERRITORIT DHE PIRATIZIMI

I PASURISĖ SĖ POLITIKANĖVE!

 

Decentralizimi legjitimohet jo vetėm nėse dalin nė votime edhe serbėt, por nėse dalin edhe vetėm shqiptarėt, pa marrė parasysh a dalin serbėt. Decentralizimi nuk i krijon vetėm 5+1 komuna tė reja por, pėr pasojė, i transformon edhe shtatė komuna tė tjera: Mitrovicėn, Prishtinėn, Lypjanin, Artanėn, Dardanėn, Gjilanin dhe Vitinė. Qytetarėt shqiptarė tė kėtyre komunave nė zgjedhjet lokale tė radhės duke votuar bėhen legjitimues tė decentralizimit. … megjithatė, decentralizimi i territorit dhe piratizimi i pasurisė janė tė ndėrlidhura: po nuk e zbatuan decentralizimin nuk i lėnė tė vjedhin pastaj, ose, madje ua qesin nė shesh ( tė prokurorisė ) hajnitė e moēme por gjithnjė tė pasluftės. (!!!)

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė,  17. 04. 2009

____________________________

 

Strukturat e Serbisė dhe mallrat e saj janė tė pranishme

nė Kosovė si asnjėherė mė parė.

 

       Sikur ta kishin marrė pėrnjėmend pavarėsinė qė e kanė shpallur, sikur ta kishin seriozisht ndėrtimin e shtetit, kėta do tė thonin qė na nevojiten zgjedhjet e reja qendrore sepse tash jemi shtet i pavarur dhe se ka nevojė pėr konkurrencė tė programeve partiake nė shtetin e ri tė pavarur. Do tė thonin qė kemi tė bėjmė me ndėrrim cilėsor qė kėrkon zgjedhje tė reja parlamentare. Porse, duket qė ata s’besojnė qė ėshtė ndėrrim cilėsor dhe - qe besa - nuk e kanė aq keq. Gjithnjė e mė shumė po shihet se sa pak ka ndryshuar Kosova me shpalljen e pavarėsisė dhe se si edhe ajo pak po tretet. Institucionet e Kosovės, thjesht, nuk e njohin UĒK’nė dhe luftėn ēlirimtare. Ajo s’pėrmendet askund nė Deklaratėn e Pavarėsisė ( tė miratuar nė ditė pushimi, tė dielėn ) dhe as nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės ( qė, po ashtu, hyri nė fuqi kur s’punon askush, pra tė dielėn ). Njė dalje formale e Kosovės nga Serbia u pasua me forcim pėrmbajtėsor tė Serbisė brenda Kosovės.

 

       Strukturat e Serbisė dhe mallrat e saj janė tė pranishme nė Kosovė si asnjėherė mė parė. Kėtij realiteti tė ri (sic.), bashkėsia ndėrkombėtare iu pėrgjigj me 6 Pikėshin e Ban Ki-moon-it: titujt e mediave tashmė nuk flasin pėr ulėsen e Kosovės nė OKB, por vetėm pėr atė se si njohjet e deritanishme nuk do tė tėrhiqen. Nė anėn tjetėr, ekonomia nė Kosovė ėshtė si mos mė keq, papunėsia e varfėria veē sa rriten, kurse korrupsioni dhe nepotizmi janė bėrė fjalėt kryesore kur pėrshkruhen krerėt e institucioneve por edhe politikanė tė tjerė. Duket qė politika e Qeverisė ėshtė tė bėjė investime qė janė tė dukshme pėr kamerat televizive (si godina shkollash apo asfalt rrugėsh ) ngjashėm sikurse pritjet qė kryeministri dikur ua bėnte qytetarėve tė thjeshtė ( kam harruar nėse kjo ishte tė marteve apo tė premteve ) deri nė momentin kur kėto s’ishin mė interesante pėr kamerat. Paralelisht, nga Qeveria vazhdojnė tė kolonizohen tė gjitha bordet e menaxhmentet e ndėrmarrjeve shoqėrore e publike me njerėzit e besueshėm ( tė dėgjueshėm ). Tė gjithė njerėzit e kryeministrit paguhen jo aq pėr profesionalizmin e tyre sa pėr lojalitetin e tyre, disi ngjashėm sikurse Qeveria e Serbisė e cila arsimtarin apo mjekun e strukturave paralele nė Kosovė nuk e paguan pėr punėn a shėrbimet qė ai u jep qytetarėve serbė tė Kosovės por, para sė gjithash, pėr lojalitetin e tyre ndaj politikės sė Serbisė nė Kosovė.

 

Tenderat, privatizimi dhe bizneset e mėdha nuk lidhen me

 pushtetin lokal por me atė qendror!

 

       Koalicioni aktual qeverisės ndėrmjet PDK-sė dhe LDK-sė nuk ėshtė i brengosur shumė se ēka ngjan nėpėr komuna, prandaj edhe pushteti lokal nuk ėshtė aq interesant pėr ta. Tenderat, privatizimi dhe bizneset e mėdha nuk lidhen me pushtetin lokal por me atė qendror. Paratė nuk janė nė Rahovec e Shtime, por nė Prishtinė. Janė zyrat e Qeverisė nė Prishtinė dhe restorantet luksoze, po ashtu nė Prishtinė ( dikush do tė thoshte edhe nė Maqedoni ), ku kalkulohet e manipulohet me shifra shtatėshifrore, e jo nėpėr komunat e Kosovės. Edhe nė pushtet komunal mbase mund tė vjedhėsh ama gjithsesi jo sikurse nė atė qendror. Ky ėshtė shpjegimi i lehtėsisė me tė cilėn Kryetari dhe Qeveria e Kosovės janė pėr zgjedhjet lokale e kundėr atyre qendrore. Pėrfitimi material e financiar ėshtė qendror nė qendėr, ndėrkaq, ėshtė periferik nė periferi. Nėpėr komuna ka pak para dhe shumė territor. Nė qytetin e Prishtinės ka shumė para dhe pak territor. Kryetari dhe Qeveria e Kosovės i duan paratė e Kosovės dhe s’ēajnė kokėn pėr territorin e Kosovės. Mė saktė sesa tė thuhet qė “ata duan para”, duhet tė thuhet se “ata duan mė shumė para”. I shesin pasuritė e Kosovės pėrmes privatizimit qė ėshtė veēse piratizim ( ku s’brengosen se ēka e si po shesin, por vetėm sa para u mbesin atyre nė xhep nga shitja ). Dhe ia zvogėlojnė e copėtojnė Kosovės territorin nėpėrmjet decentralizimit ( duke shpėrfillur qė nė ēerekun e territorit tė Kosovės po legalizohet kontrolli i Serbisė, meqė paraprakisht nuk po shpėrbėhen strukturat paralele tė saj ). Jo vetėm qė s’ka pėrpjekje serioze tė institucioneve tė Kosovės pėr ta integruar veriun e Kosovės, por ata tash janė shumė tė gatshėm edhe ta dezintegrojnė Anamoravėn pėrmes decentralizimit i cili po ndėrlidhet gjithnjė e mė shumė me zgjedhjet e ardhshme lokale.

 

       Kush tė na e dėshmojė kėtė mė mirė pėrpos vetė Ministrit tė Administrimit tė Pushtetit Lokal, Sadri Feratit. Ai nė ēdo deklaratė tė tij asnjėherė nuk e lidh zbatimin e decentralizimit me pėlqimin e shqiptarėve ( nė komunat pėrkatėse qė do tė copėtohen ) por vetėm me atė tė serbėve ( nė komunat e reja qė do tė krijohen ). Nė Kosovė zgjedhjet pėrbrenda ofertave tė sistemit tradicionalisht dhe para sė gjithash kanė qenė zgjedhje e sistemit si tė tillė i cili, duke qenė paraprakisht i zgjedhur nga tjetėrkush, legjitimohet nėpėrmjet votimit nga ana e qytetarėve. Tash sė fundi Sadri Ferati po na tregon se nė kėtė vendin tonė anti-demokratik jo vetėm qė votimi i shqiptarėve nuk ėshtė zgjedhje por legjitimim i sistemit politik ( siē e kemi ditur gjithmonė ), por edhe se dalja e serbėve nė zgjedhjet lokale do tė bėhet pėr hir tė legjitimimit, kėsaj radhe tė decentralizimit, e jo si zgjedhje pėrnjėmend.

 

·       Mirėpo, a ėshtė e vėrtetė qė decentralizimi nuk legjitimohet pėrveē nėse serbėt dalin nė zgjedhjet e ardhshme lokale?

Nuk ėshtė e vėrtetė. Nėse mbahen zgjedhjet lokale, atėherė jo serbėt por shqiptarėt qė marrin pjesė nė to i legjitimojnė komunat me shumicė serbe. P.sh. kush kandidon a voton nė Lypjan, kėtė e bėn pėr njė komunė tė re tė Lypjanit qė ėshtė komuna e Lypjanit minus tetė fshatra qė ia merr Graēanica ( pa marrė parasysh se a votojnė serbėt nė Graēanicė dhe fshatrat pėrreth ). Njėsoj, shqiptarėt qė kandidojnė a votojnė nė komunėn e Gjilanit, kėtė e bėjnė pėr njė Gjilan tjetėr prej atij qė e njohim, pėr njė Gjilan tė kafshuar nė jug nga Parteshi dhe nė veri nga trefishimi territorial i Artanės ( ish Novobėrdės ). Me zgjedhjet e ardhshme lokale qė e legjitimojnė decentralizimin e aprovuar nė Kuvendin e Kosovės me disa prej atyre turbo-ligjeve tė Planit tė Ahtisaarit, do tė legjitimohet njė Kosovė pėrplot vrima tė mėdha e tė vogla - njė Kosovė qė do t’i pėrngjajė djathit zviceran. Pra, decentralizimi legjitimohet jo vetėm nėse dalin nė votime edhe serbėt, por nėse dalin edhe vetėm shqiptarėt, pa marrė parasysh a dalin serbėt. Decentralizimi nuk i krijon vetėm 5+1 komuna tė reja por, pėr pasojė, i transformon edhe shtatė komuna tė tjera:

·       Mitrovicėn,

·       Prishtinėn,

·       Lypjanin,

·       Artanėn,

·       Dardanėn,

·       Gjilanin dhe

·       Vitinė.

Qytetarėt shqiptarė tė kėtyre komunave nė zgjedhjet lokale tė radhės duke votuar bėhen legjitimues tė decentralizimit.

 

·       A mund tė ketė qenė kaq i menēur Sadri Ferati me kėtė taktikė? A mund tė jetė kjo ide e tij qė tė thuhet se nėse nuk dalin serbėt atėherė nuk paskemi decentralizim tė legjitimuar?

Jo, assesi. Atė ēka Peter Feithi ia thotė atij privatisht nė anglisht, Sadri Ferati ( qė nuk e di mirė anglishten ) na e thotė mandej neve publikisht nė shqip. Rregullimin e brendshėm territorial dhe administrativ tė Kosovės ia kemi lėnė nė dorė njė pėrkthyesi qė ka nevojė pėr pėrkthyes. Zaten, sikurse edhe ēėshtjet e tjera qė ua kemi lėnė pėrkthyesve tė tjerė qė kanė nevojė pėr pėrkthyes e tė cilėt mbajnė emrat Hashim, Fatmir, Jakup, Fatmir etj. E, ndoshta, megjithatė, decentralizimi i territorit dhe piratizimi i pasurisė janė tė ndėrlidhura edhe nga ana tjetėr: po nuk e zbatuan decentralizimin nuk i lėnė tė vjedhin pastaj, ose, madje ua qesin nė shesh ( tė prokurorisė ) hajnitė e moēme por gjithnjė tė pasluftės.