Sundimi ndėrkombėtar nė Kosovė, realisht, i nevojitet Qeverisė e jo popullit.

Ashtu sikurse qė PCN-sė dhe EULEX-it i nevojitet Qeveria e Kosovės pėr

ta maskuar gjithėfuqinė e tyre, edhe Qeverisė sė Kosovės i nevojitet

PCN-ja dhe EULEX-i pėr ta maskuar pafuqinė e saj. ( !!! )

 

PCN-ja dhe EULEX’i KANĖ FUQI TĖ PAKUFIZUARA

EKZEKUTIVE MBI INSTITUCIONET E KOSOVĖS!

 

Pėrderisa Kosova do tė ketė qeverisje (tė huaj) mbi Qeverinė (vendore), nuk do tė kemi qeveritarė tė lartė tė cilėt nuk do tė jenė tė dėgjueshėm e servilė. Ata e dinė qė, mė parė se nga votat e qytetarėve tė Kosovės, varen nga goditjet e fuqisė ekzekutive tė kėtyre krerėve ndėrkombėtarė nė Kosovė.

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 24. 04. 2009

________________________

Foto: Kėta janė „mbretėrit“ e Kosovės - me fuqi ekzekutive tė pakufishme!

 

      Fuqitė ekzekutive tė Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar, Pieter Feith, dhe tė EULEX-it, me nė krye Yves de Kermabonin, janė qeverisje me Qeverinė ( e Kosovės - Sh.B ). Pushteti suprem i Pieter Feithit konsiston nė masat korrigjuese tė cilat, sipas nenit 2.1.c. tė kapitullit IX tė Planit tė Ahtisarit, “... pėrfshijnė, por nuk kufizohen vetėm nė anulimin e ligjeve apo tė vendimeve qė miratohen nga autoritetet e Kosovės”. ( Lexoni nė fund shtojcėn e pashtriku.org: Kapitullin (aneksin)  IX  tė Planit tė Ahtisarit qė ka tė bėjė me autoritetin suprem tė „Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar“ nė Kosovė * ) Njė paragraf mė poshtė thuhet edhe PCN-ja, sipas nevojės, do ta ketė autorizimin ta sanksionojė apo largojė nga detyra ēdo zyrtar publik apo tė ndėrmarrė masa tė tjera.

 

      As nė anėn tjetėr nuk ėshtė ndryshe. Neni 3.b) i Veprimit tė Pėrbashkėt tė Kėshillit tė BE-sė, thotė qė pėr mbajtjen dhe promovimin e sundimit tė ligjit, rendit publik dhe sigurisė, EULEX-i do tė mundet edhe “… t’i kthejė mbrapsht ose anulojė vendimet operacionale tė marrura nga autoritetet kompetente tė Kosovės”. Ndėrkaq, nė pikėn (h) tė tė njėjtit nen thuhet qė EULEX-i, pėr po atė qėllim, ka tė drejtė tė marrė mbi vete pėrgjegjėsi tė tjera, pavarėsisht apo nė pėrkrahje tė autoriteteve kompetente tė Kosovės.

 

      Pra, nuk bėhet fjalė vetėm qė PCN-ja dhe EULEX-i janė qeveri mbi qeverinė, se janė instanca mbiqeveritare nė Kosovė. Ato jo vetėm qė kanė fuqi ekzekutive mbi institucionet e Kosovės dhe jo vetėm qė nuk ka institucion tė Kosovės tė cilat ato i japin llogari. Fundja, edhe qeveria mbi qeverinė ėshtė sėrish qeveri. Mirėpo, jo edhe nė kėtė rastin tonė. Sepse, megjithatė, secila qeveri nė botė i ka kompetencat e kufizuara. Dokumentet nė tė cilat bazohen PCN-ja dhe EULEX-i u japin atyre fuqi tė pakufizuara ekzekutive.

     Shprehjet:

·       “sipas nevojės”,

·       “pėrfshijnė por nuk kufizohen nė”,

·       “pėrgjegjėsi tė tjera” apo

·       “masa tė tjera” (qė nuk specifikohen),

dėshmojnė se fuqitė ekzekutive ndėrkombėtare nė Kosovė i kufizon vetėm imagjinata e vetė Pieter Feithit dhe ajo e Yves de Kermabonit. Kėsisoj, ata mė shumė i pėrngjajnė mbretėrve tė shekullit para atij qė e lamė pas.

 

      Kur kėsaj i shtohet fakti qė kėto fuqi ekzekutive janė tė pakufishme edhe nė kohė pėrveēse nė hapsirėn e veprimit brenda Kosovės, atėherė bėhet e qartė se si jetėrat tona dhe e ardhmja jonė me ligj (po pra - me ligj) ėshtė nė duart e kėtyre dy njerėzve – plotėsisht nė mėshirėn e tyre, plotėsisht e varur nga arbitrariteti i tyre. Sigurisht qė ka edhe faktorė tė tjerė formalė e joformalė qė ndikojnė nė jetėn tonė. Tė jashtėm e tė brendshėm. Mirėpo, kėta tė dy, janė brenda dhe mbi institucionet e Republikės qė trumbetohet se shėnojnė njė epokė tė re tė vendit tonė.

 

      Pėrderisa Kosova do tė ketė qeverisje (tė huaj) mbi Qeverinė (vendore), nuk do tė kemi qeveritarė tė lartė tė cilėt nuk do tė jenė tė dėgjueshėm e servilė. Ata e dinė qė, mė parė se nga votat e qytetarėve tė Kosovės, varen nga goditjet e fuqisė ekzekutive tė kėtyre krerėve ndėrkombėtarė nė Kosovė. Prandaj flasin dhe sillen urtė e butė qė tė mos i zemėrojnė padronėt e tyre. Imagjinatėn e Pieter Feithit dhe Yves de Kermabonit nuk e dinė as politikanėt kosovarė. Dhe, ata nisin tė imagjinojnė negativisht:

·       ēfarė duhet bėrė e si duhet vepruar qė tė mos rrezikohen pavarėsisht imagjinatės sė kėtyre dy shefave?

      Rezultati dihet: qėndrime fort tė qullta, gjithsesi shumė pėrfundi pragut reagues tė Feithit dhe Kermabonit. Servilizmi i politikanėve kryesorė natyrisht se nuk ėshtė vetėm ndaj kėtyre dyve, por kėta dy (e sidomos Pieter Feithi) janė nyje nominale tė rrjetit qė kėrkon subordinim. Njė filan ambasadori qė do t’ishte i pakėnaqur me Hashim Thaēin, pakėnaqėsinė e tij do t’ia pėrcillte, pėrveē shtetit tė tij, patjetėr edhe Pieter Feithit. Askush mė mirė se Hashim Thaēi nuk e di kėtė gjė. Madje, as vetė Pieter Feithi. Nuk ėshtė e rastėsishme qė EULEX-i ka uzurpuar pikėrisht kontrollin nė sferėn e sundimit tė ligjit.

 

      Policia dhe prokuroria nė Kosovėn e pasluftės nuk kanė qenė tė lidhura aq me gjyqėsinė por me politikėn. Gjatė kėsaj dekade, regjimi ndėrkombėtar krijoi dosje tė cilat, mė parė se sa pėr t’u ngritur aktakuzat, u pėrdoren pėr t’u shantazhuar politikanėt. Nė kėtė mėnyrė, ata fituan politikanė shumė tė dėgjueshėm dhe i maskuan nė masė tė madhe fuqitė e tyre ekzekutive duke mos pasur nevojė t’i pėrdorin. I udhėhequr nga paradigma e stabilitetit afatshkurtėr, as EULEX-i nuk po vepron ndryshe prej UNMIK-ut. I ka marrur mijėra dosje por s’i prek dot zyrtarėt e strukturave paralele tė Serbisė, as tė dyshuarit pėr vrasjet, dhunimet e deportimet e kryera nga forcat e Serbisė.

 

      Ndėrkaq, sa i pėrket korrupsionit, njė zyrtar i BE-sė, mbase pėr shkak se ishte neveritur me deklaratat dyfytyrėshe tė Kermabonit pėr mediat nė Beograd dhe Prishtinė, mė tregoi qė EULEX-i qenka duke e shikuar mundėsinė qė ta arrestojė njė zyrtar tė rangut tė mesėm tė institucioneve tė Kosovės. E qartė: peshqit e mėdhenj nuk i cenojnė sepse u duhen pėr stabilitet kurse nėse e arrestojnė ndonjė peshk krejtėsisht tė vogėl atėherė s’do tė dukej para publikut se kanė bėrė ndonjė gjė. Prandaj: peshk i mesėm! E, pėr atė se si peshqit e mėdhenj s’ēajnė kokėn pėr ata tė mesėm, s’besoj tė ketė kush nevojė tė bindet – Kosova do tė mbetet stabile, gjithsesi.

 

      PCN-ja dhe EULEX-i e ruajnė stabilitetin e Kosovės pikėrisht nėpėrmjet peshqve tė mėdhenj qė janė shumė tė korruptuar por edhe shumė tė dėgjueshėm pėr shkak tė dosjeve tė trasha qė i kanė pėr ta. Edhe vetė PCN-ja dhe EULEX-i nuk duan t’i humbin kėta njerėz. Dosjet pėr ta janė aty pėr tė mos u hapur. Peshqit e mėdhenj, duke i mbajtur tė disiplinuar partitė dhe mediat e tyre, u ndihmojnė PCN-sė dhe EULEX-it qė ta mbajnė nė Kosovė ‘njė ambient tė qetė dhe tė sigurt’, qė tė dėrgojnė raporte pozitive nė Bruksel pėr Kosovėn nė tė cilėn ‘shumė ėshtė bėrė por edhe shumė ka mbetur pėr t’u bėrė’. Arrestimi i peshqve tė mėdhenj do tė bėnte qė PCN-ja dhe EULEX-i jo vetėm t’i humbin ca adutė tė rėndėsishėm nė ‘menaxhimin e krizės’ dhe ruajtjen e stabilitetit, por kjo edhe do tė shkaktonte demaskimin e Pieter Feithit dhe Yv de Kermabonit si fytyra tė autokracisė qė janė, me ē’rast fuqitė e tyre ekzekutive do t’i ekspozoheshin publikut. Prandaj edhe s’e bėjnė kėtė dhe as qė e kanė ndėrmend ta bėjnė.

 

      Nė anėn tjetėr, edhe Qeverisė sė Kosovės dhe peshqve tė tjerė tė mėdhenj qė mund tė ndodhen jashtė saj, iu nevojiten PCN’ja dhe EULEX’i. Ata e duan sundimin ndėrkombėtar dhe i pėrulen atij sepse pėrndryshe s’do tė mund t’ia dilnin nė krye me pakėnaqėsitė sociale, ekonomike dhe politike tė qytetarėve. Pa PCN-nė dhe EULEX-in, Qeveria e Kosovės dhe njerėzit e tjerė tė fortė nė politikė, do tė zhvisheshin nė pafuqinė e tyre para syve tė popullit, i cili pėr pasojė s’do t’i duronte mė. Sundimi ndėrkombėtar nė Kosovė, realisht, i nevojitet Qeverisė e jo popullit. Ashtu sikurse qė PCN-sė dhe EULEX-it i nevojitet Qeveria e Kosovės pėr ta maskuar gjithėfuqinė e tyre, edhe Qeverisė sė Kosovės i nevojitet PCN-ja dhe EULEX-i pėr ta maskuar pafuqinė e saj. Ato janė nevojė e madhe e njėra-tjetrės.

 

Albin Kurti: Decentralizimi i territorit dhe piratizimi i pasurisė...!

 

==================================================

 

* SHTOJCA E PASHTRIKU.ORG

 

Nė vijim lexoni „Aneksin IX tė Planit tė Ahitsarit“, i cili definon qartė Fuqitė ekzekutive tė Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar (PCN’s) nė Kosovė.

*   *   * 

A N E K S I   IX

PĖRFAQĖSUESI CIVIL NDĖRKOMBĖTAR ( PCN )

 

 Neni 1 Objektivat

      1.1 Kosova do tė jetė pėrgjegjėse pėr menaxhimin e ēėshtjeve tė veta, bazuar nė parimet demokratike tė sundimit tė ligjit, pėrgjegjshmėrinė e qeverisė dhe mbrojtjen e promovimin e tė drejtave tė njeriut, tė drejtave tė pjesėtarėve tė tė gjitha komuniteteve dhe mirėqenien e pėrgjithshme tė qytetarėve tė saj. Duke kuptuar se pėr pėrmbushjen e pėrgjegjėsive qė i janė caktuar Kosovės sipas kėsaj marrėveshjeje lipset tė zhvillohen njė varg veprimtarish tė ndėrlikuara dhe tė rėnda, njė Pėrfaqėsues Civil Ndėrkombėtar (PCN) do ta mbikėqyrė zbatimin e kėsaj marrėveshjeje dhe do t’i mbėshtesė pėrpjekjet relevante tė autoriteteve tė Kosovės.

 

Neni 2 Mandati dhe autoriteti i pėrfaqėsuesit civil ndėrkombėtar

     2.1 Sa i pėrket mbikėqyrjes sė pėrgjithshme tė zbatimit tė kėsaj marrėveshjeje, PCN-ja:

   a. do tė jetė autoriteti final nė Kosovė sa i pėrket interpretimit tė aspekteve civile tė kėsaj marrėveshjeje;

   b. do ta sigurojė zbatimin efektiv tė kėsaj marrėveshjeje nėpėrmjet kryerjes sė detyrave specifike qė i janė caktuar PCN-sė nė pjesėt e tjera tė kėsaj marrėveshjeje
   c. do tė ndėrmarrė masa korrigjuese pėr ta pėrmirėsuar, nėse ka nevojė, ēdo veprim qė ndėrmerret nga autoritetet e Kosovės, qė PCN-ja konsideron se pėrbėn shkelje tė kėsaj marrėveshjeje, se e rrezikon seriozisht sundimin e ligjit apo se, nė ndonjė mėnyrė tjetėr, bie ndesh me kushtet dhe frymėn e kėsaj marrėveshje. Masat e tilla korrigjuese mund tė pėrfshijnė, por nuk kufizohen me anulimin e ligjeve apo vendimeve qė miratohen nga autoritetet e Kosovės;

   d. nė rastet e dėshtimeve serioze apo tė vazhdueshme nė vėnien nė jetė tė thelbit apo frymės sė kėsaj marrėveshjeje dhe/apo nė rast tė pengesave serioze nė punėn e PCN-sė dhe/ose MEPSM-sė, PCN-ja do ta ketė autoritetin ta sanksionojė apo largojė nga detyra ēdo zyrtar publik apo tė ndėrmarrė masa tė tjera, sipas nevojės, pėr ta siguruar respektimin e plotė tė kėsaj marrėveshjeje;

   e. do ta monitorojė, nėpėrmjet zyrės sė tij/tė saj apo nėpėrmjet krijimit tė mekanizmave tė duhur raportues nga akterėt dhe organizatat e tjera ndėrkombėtare qė mund tė jenė tė pranishme nė Kosovė, implementimin e tė gjitha aspekteve civile tė kėsaj marrėveshjeje.

 

     2.2 Krahas autoritetit tė tij/tė saj pėr tė emėruar, siē ėshtė pėrcaktuar nė pjesėt e tjera tė kėsaj marrėveshjeje, PCN-ja do ta ketė autoritetin e emėrimit tė drejtpėrdrejtė apo dhėnies sė pėlqimit pėr emėrimin e posteve si vijon:

   a. Auditori i Pėrgjithshėm do tė jetė ndėrkombėtar qė do tė emėrohet nga PCN.
   b. Pas skadimit tė mandatit tė anėtarėve ndėrkombėtarė tė tanishėm tė Bordit tė Drejtorėve tė Trustit tė Kursimeve Pensionale tė Kosovės (TKPT), PCN-ja do ta emėrojė njė pėrfaqėsues ndėrkombėtar si anėtar tė Bordit tė Drejtorėve tė TKPT.
   c. Gjyqtarėt dhe prokurorėt ndėrkombėtarė do tė pėrzgjidhen nga MEPSM-ja, pėr emėrimin e tė cilėve do tė lipset, para emėrimit tė tyre, pėlqimi i PCN-sė;
   d. Drejtori Gjeneral i Shėrbimit tė Doganės, Drejtori i Administratės Tatimore, Drejtori i Thesarit dhe Drejtori Menaxhues i Autoritetit Qendror Bankar tė Kosovės (AQBK) do tė emėrohen nga autoritetet kompetente pėr emėrim, pas marrjes sė pėlqimit nga PCN-ja;

   e. Gjatė ushtrimit tė autoritetit tė tij/tė saj pėr emėrime, PCN-ja do t’i marrė parasysh kualifikimet profesionale tė kandidatėve, reputacionin e integritetit tė tyre dhe do ta pėrcjellė zbatimin rigoroz dhe tė paanshėm tė ligjit.

 

     2.3 Pushteti dhe kompetencat e PCN-sė dhe pushteti dhe kompetencat e PSBE-sė do t’i mvishen tė njėjtit person. PSBE-ja do t’i ketė kėto kompetence ne sferėn e sundimit tė ligjit, pėrfshirė, nė veēanti, gjyqėsorin, policinė, doganėn dhe shėrbimet korrektuese, tė cilat do tė ushtrohen nė emėr tė tij/tė saj nga MEPSM-ja, siē parashihet me nenin 12 tė kėsaj marrėveshjeje, nėpėrmjet modaliteteve qė do tė pėrcaktohen nga Kėshilli i BE-sė nė pėrputhje me kėtė marrėveshje, PSBE-ja do t’i ketė kompetencat si vijon:

   a. Autoritetin qė tė sigurojė zhvillimin e hetimeve tė duhura ndaj rasteve tė krimeve tė luftės, terrorizmit, krimit tė organizuar, korrupsionit, krimeve ndėretnike, krimeve ekonomike/financiare dhe krimeve tė tjera serioze sipas ligjit, pėrfshirė, kur konsiderohet me vend, nga ana e hetuesve ndėrkombėtarė qė do tė veprojnė sė bashku me autoritetet e Kosovės apo nė mėnyrė tė pavarur;

   b. Autoritetin qė tė sigurojė qė ndaj rasteve qė janė pėrshkruar nė nenin 2.3a tė kėtij aneksi tė ndėrmerren masa tė duhura tė ndjekjes penale pėrfshirė, kur ka nevojė, nga ana e prokurorėve ndėrkombėtarė qė do tė veprojnė sė bashku me prokurorėt e Kosovės apo nė mėnyrė tė pavarur. Pėrzgjedhja e rasteve pėr aktvendime do tė bazohet nė kriteret objektive dhe masat mbrojtėse procedurale, si tė pėrcaktohen nga Kryesuesi i MEPSM-sė. Prokurorėt ndėrkombėtarė do tė veprojnė sipas legjislacionit tė Kosovės;

   c. Autoritetin pėr tė siguruar qė rastet e pėrshkruara nė nenin 2.3a tė kėtij aneksi dhe rastet civile qė kanė tė bėjnė me pronėsinė tė gjykohen si duhet, pėrfshirė, nėse ka nevojė, nga ana e gjyqtarėve ndėrkombėtarė qė do tė punojnė nė mėnyrė tė pavarur apo nė panele me gjyqtarė tė Kosovės nė gjykatėn pėrkatėse qė ka juridiksion mbi rastin e dhėnė. Pėrzgjedhja e rasteve pėr gjykim ku pėrfshihen gjyqtarė ndėrkombėtarė do tė bazohet nė kriteret objektive dhe masat mbrojtėse procedurale, si tė pėrcaktohen nga Kryesuesi i MEPSM-sė.Gjyqtarėt ndėrkombėtarė do ta gėzojnė pavarėsinė e plotė nė kryerjen e detyrave tė tyre gjyqėsore dhe do tė shėrbejnė nė sistemin gjyqėsor tė Kosovės sipas ligjit;

   d. Pėrgjegjėsinė pėr tė siguruar qė vendimet qė merren mbi rastet qė janė pėrshkruar nė nenin 2.3a tė kėtij aneksi tė zbatohen si duhet dhe sipas ligjit nga autoritetet kompetente tė Kosovės;

   e. Autoritetin pėr tė marrė pėrgjegjėsi tė tjera nė mėnyrė tė pavarur apo nėn mbėshtetjen e autoriteteve kompetente tė Kosovės, pėr ta garantuar ruajtjen dhe promovimin e sundimit tė ligjit, rendin publik dhe sigurinė;

   f. Nė konsultim me PCN-nė, autoritetin pėr t’i kthyer pėr rishqyrtim apo anuluar vendimet operative qė merren nga autoritetet kompetente tė Kosovės, sipas nevojės, pėr ta garantuar ruajtjen dhe promovimin e sundimit tė ligjit, rendin publik dhe sigurinė;

   g. Autoritetin pėr tė mbikėqyrur, pėr tė drejtuar dhe pėr tė ofruar kėshilla nė tė gjitha sferat qė kanė tė bėjnė me sundimin e ligjit. Autoritetet e Kosovės duhet t’i lehtėsojnė pėrpjekjet e tilla dhe tė ofrojnė qasje tė menjėhershme dhe tė plotė tek ēdo vend, individ, veprimtari, procedim, dokument, apo ēėshtje a ngjarje tjetėr nė Kosovė;

   h. Autoritetin pėr ta siguruar zbatimin e efektshėm tė kėsaj marrėveshjeje pėrmes kryerjes sė detyrave qė i janė caktuar PSBE-sė nė pjesėt e tjera tė kėsaj marrėveshjeje;

   i. Autoritetin pėr t’i emėruar anėtarėt e personelit tė MEPSM-sė pėr t’i kryer detyrat qė i janė caktuar MEPSM-sė.

 

     2.4 PCN-ja do ta mbikėqyrė zhvillimin e institucioneve civile tė Kosovės, pėrfshirė kontrollin civil mbi institucionet e saja tė sigurisė, pa paragjykuar pėrgjegjėsitė e NATO-s dhe tė PUN-sė nė zhvillimin e FSK-sė dhe mbikėqyrjen e saj civile, siē parashihet me nenin 13.5 tė kėsaj marrėveshjeje. ( Lexoni nė fund  ēka thotė neni 13.5 i Aneksit III pėr Decentralizimin, nė Planin e Ahtisarit **  )

 

     2.5 PCN-ja do ta mbikėqyrė zhvillimin e Agjencisė Vendore tė Sigurisė, siē ėshtė specifikuar nė aneksin VIII tė kėsaj marrėveshjeje.

 

     2.6 PCN-ja do ta ketė autoritetin e krijimit tė njė mekanizimi pėr rishikimin e kompetencave tė tij/tė saj dhe tė PSBE-sė, pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet qė i gėzon PCN-ja dhe PSBE-ja sipas kėsaj marrėveshjeje.

 

( … )

 

Kėtu mund ta: Lexoni nė tėrėsi Planin e Ahtisarit

 

**  13.5 Gjatė periudhės tranzitore prej 120 ditėsh, PSSP do tė krijojė strukturat e pėrkohshme komunale, nė bashkėrendim me PCN, pėr komunėn e re tė Mitrovicės sė Veriut, sipas kufijve tė pėrcaktuar nė dokumentin e bashkėngjitur kėtij Aneksi. Pas pėrfundimit tė periudhės sė tranzicionit, kėto struktura tė pėrkohshme komunale do tė mbesin nėn autoritetin e PCN, deri nė mbajtjen e zgjedhjeve tė para lokale nė kėtė komunė.

 

Komentin tuaj mund ta shkruani: KĖTU

( Pėrgatiti moderatori i www.pashtriku.org )