Kah po shkon Kosova?

 

Jemi apo nuk jemi shtet funksional?

 

Paradoksalisht, del se nė Kosovė shtet janė KFOR-i e  EULEX-i, qė nuk e pranojnė Kosovėn si shtet tė pavarur. KFOR-i, sikurse EULEX-i, ėshtė neutral karshi statusit. /Albin Kurti/

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 10.07.2009

________________________________

Sakra: Kjo ėshtė pasqyra e shtetit „multietnik kosovar“!

 

·       Jemi apo nuk jemi shtet funksional?

      Cilado pėrgjigje do tė mund tė ishte e saktė. Sepse pyetja ėshtė e gabuar. Nuk duket se jemi shtet tamam. Ose, mbase, vetėm duket se jemi shtet tamam. Shteti i Kosovės ngjan si njė ‘objekt pėr tė tjerėt’ (61 tė tjerė) dhe jo si ‘objekt nė vetvete’. Me shprehjet e Immanuel Kantit, shteti i Kosovės ėshtė njė phenomenon pa noumenon. Shteti e ka monopolin nė pėrdorimin legjitim tė dhunės, thoshte Max Weberi. Kėsisoj, paradoksalisht, del se nė Kosovė shtet janė KFOR-i e  EULEX-i, qė nuk e pranojnė Kosovėn si shtet tė pavarur. KFOR-i, sikurse EULEX-i, ėshtė neutral karshi statusit.

·       E po mirė atėherė, jemi apo s’jemi njė vend funksional?

      Pėrsėri, cilado pėrgjigje do tė mund tė ishte e saktė. Sepse, sėrish pyetja ėshtė e gabuar. Funksional pėr ēfarė dhe pėr kė? Dhe, kush po pyet kėshtu? Janė me qindra shtete, krahina e regjione anekėnd globit qė janė shumė funksionale… si koloni. Ato janė funksionale, nė radhė tė parė, pėr ata qė i eksploatojnė ato. Ka shtete tė mirėnjohura qė shkėlqejnė sė funksionuari, ama nė kuadėr tė njė kornize politike dhe ekonomike qė quhet neokolonializėm.

      Neokolonializmi ėshtė i verbėr ndaj skllavėrisė qė e shkakton. Ai nuk e dallon aq robėrimin e njerėzve prej eksploatimit tė pasurive natyrore. Sepse, nuk e dallon aq natyrėn nga njerėzit: ėshtė natyrė sepse ėshtė indigjene; ėshtė indigjen sepse ėshtė natyror. Tė drejtat e njeriut bėhen tė drejtat e natyrės tė cilėn e bleu korporata. Privatizimi kėtu ėshtė veēse eufemizėm pėr uzurpimin dhe eksploatimin, mutacion bashkėkohor i asaj qė tradicionalisht ėshtė quajtur okupim. Nėse tė tjerėt na e bėjnė kėtė pyetjen “A jemi funksionalė?”, sė paku ne s’duhet t’ia bėjmė vetes sonė, apo jo?

 

      Pyetja “A jemi funksionalė?” gjithsesi nuk ėshtė pyetje e jona. Ėshtė pyetje e korporatave tė huaja dhe politikanėve qė janė nė shėrbim tė tyre. Ajo shpėrfaq njė vizion teknologjik tė tyre mbi neve dhe vendin tonė. Martin Heidegger  e urrente teknologjinė. Ai konsideronte qė ajo e shndėrron botėn nė resurs (qė duhet shfrytėzuar, natyrisht) duke e tėhuajsuar Dasein-in nga bota e natyra si habitus spontan tė tij.

      Kjo pyetje e tyre, nė fakt, ėshtė pėrgjigje. Pyesin nėse Kosova ėshtė shtet funksional sepse tė tillė duan ta bėjnė. Tė funksionueshėm. Qė do tė thotė: tė shfrytėzueshėm. Konstatimi se Kosova nuk ėshtė shtet funksional bėhet pėr t’i hapur rrugė mėnyrės sė tyre tė bėrjes sė Kosovės shtet funksional.

      Ankesat pėr mosfunksionimin e Kosovės e sheshojnė terrenin pėr funksionimin e saj. Ende ka pengesa legale e juridike, ende mungojnė marrėveshjet midis politikanėve, dhe ende ka popullatė jo aq tė disiplinueshme, qė e bėjnė Kosovėn njė vend jo sa duhet funksional. Nė njėrėn anė politika dhe nė anėn tjetėr mekanizmat represivė tė shtetit janė lehtėsuesit e procesit tė funksionalizimit tė Kosovės.

      Ky funksionalizim kohė pas kohe koagulon nė shifra. Si p.sh.: 2100 MW. Kaq do tė jetė kapaciteti energjetik qė planifikohet tė ndėrtohet. Kapacitet mbi rezervat e thėngjillit nė Sibofc, tė cilat do t’i shfrytėzojė korporata fituese. Argumenti kryesor i tyre ėshtė qė Kosova nuk ka mundėsi veteksploatuese. Mbase, njėmend s’kemi kapacitete financiare qė bėjnė ndėrtime pėr eksploatimin e njė miliard ton linjiti pėr 2100 MW, porse kaq shumė energji as qė na duhet. Pra, na duhet ta pranojmė se s’paskemi kapacitet, por ama pėr projektin e tyre!

      Ndoshta po bėhemi gjithnjė e mė funksionalė pikėrisht pse s’jemi shtet me gjithė mend? Ndoshta po mbetemi ‘light shtet’ qė tė funksionalizohemi mė kollaj? Ndoshta.
Mirėpo, shteti, edhe sikur ta kishim tė njėmendtė, vetėm si i tillė, nuk ėshtė zgjidhje garantuese.

·       Shteti ėshtė thelbėsisht koncept konservativ. Shteti e ruan rendin ekzistues, apo jo?

      Shteti ėshtė policia qė do qetėsi tė publikut. Megjithėkėtė, tėrėsia e mekanizmave dhe organeve shtetėrore i nėnshtrohen politikės shtetėrore e cila mė sė shumti varet nga Qeveria. Atėherė, cili ėshtė drejtimi politik dhe ekonomik qė ‘light shtetit’ tė Kosovės ia ka dhėnė Qeveria? Ėshtė ky drejtimi qė s’ėshtė i tyre, e vegla tė tė cilit janė ministrat nė krye me Hashim Thaēin: neoliberalizmi, tregu si rregullator i derregullimit. Pra, tregu pa shtet? Jo bash ashtu. Tregut tė lirė dhe ‘shenjtėrisė’ sė pronės private, megjithatė iu nevojitet shteti si aparat i dhunės pėr t’i mbajtur e ruajtur, qė do tė thotė se ato s’janė aq tė natyrshme siē na predikojnė ekspertėt e ekonomisė sė pushtetit.

      Por, cila atėherė duhet tė jetė pyetja jonė, pyetja jashtė tė qenit funksional, pyetja qė duhet t’ia bėjmė vetvetes? Nė vend tė pyetjes “A jemi funksionalė?”, duhet tė kalojmė tek ajo tjetra: “Ēka prodhojmė dhe si duhet rritur prodhimi ynė?”. Prodhimi nė Sibofc nuk do tė jetė yni. Pėr pasojė, as profiti. Pėrgjigja jonė nė pyetjen tonė se ēka prodhon Kosova, nė radhė tė parė pėr popullin e saj, dhe si duhet rritur prodhimi, do tė paraqiste njė qėndrim strukturues dhe organizues tė vendimeve tė mėtutjeshme pėr politikėn ekonomike tė Kosovės. Kalimi nga fjalėt ‘funksion’ dhe ‘funksional’, te fjalėt ‘prodhim’ dhe ‘prodhimtari’, ėshtė parakusht i ēfarėdo politike ekonomike vendore. Mjafton t’i shikojmė Mitrovicėn dhe Gjakovėn, dikur qytete tė zhvilluara industriale, pėr tė parė se ku jemi katandisur nė mungesė tė njė politike ekonomike tė vendit e pėr interesa tė vendit.

      Pėrndryshe, pa politikė ekonomike tė veten, Kosova do tė mbetet njė vend i konsumit pa prodhim. Njė vend me shitore shumė afėr rrugėve (qofshin ato edhe magjistrale apo autostrada). Sepse, s’ka mė fabrika, por veēse shitore pa fund. Do tė mbetemi njė vend i konsumatorėve qė kėrkohet tė mbesin tė qetė. Po pra: konsumatori i qetė. Konsumator para billbord-ave ku lexon “Thuaji jo dhunės!”. Ky ėshtė ideali i korporatave tė huaja: t’i konsumojmė produktet e tyre dhe vendi tė jetė stabil. Duke konsumuar je mė i qetė; duke qenė i qetė, konsumi ėshtė mė i kollajshėm. Ata janė prodhuesit e egėr tė cilėve ne iu duhemi si konsumatorė tė qetė.