Strukturimi dhe organizimi i jetės politike institucionale nė Kosovė

 ėshtė i pėrcaktuar nga mirėmbajtja e paradigmės sė stabilitetit.

 

KOSOVA ĖSHTĖ NĖN PROTEKTORAT NDĖRKOMBĖTAR…

 

Nė anglisht, fjala „protection“, si rrėnjė e shprehjes „protektorat“, do tė thotė mbrojtje. Kosova ėshtė nėn protektorat ndėrkombėtar, mirėpo, qė tė mbrohen ndėrkombėtarėt. Dhe, jo ēfarėdo ndėrkombėtarėsh, por ata qė pėrbėjnė pushtetin nė Kosovė dhe interesat e politikave e korporatave tė huaja qė pėrfaqėsojnė. Protektorati ndėrkombėtar ėshtė mbrojtje pėr ndėrkombėtarėt qė protektojnė.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė,  17. 07. 2009

________________________________

 

Zgjedhjet parlamentare tė 17 nėntorit 2007 u patėn mbajtur pėr dy arsye kryesore.

·       E para, meqė shpallja e pavarėsisė po shtyhej pėr vitin 2008, duheshin zėvendėsuar protestat e demonstratat me karnavalet e fushatės parazgjedhore.

·       Dhe, e dyta, meqė po pėrfundonte mandati i Ekipit tė Unitetit qė banonte nė avionin e linjės Prishtinė - Vjenė, duhej sjellė nė pushtet koalicioni i madh PDK-LDK si zėvendėsim pėr tė.

Njė vit pas shpalljes sė pavarėsisė, u shtynė zgjedhjet parlamentare pėr kohė tė pacaktuar, pėrsėri pėr dy arsye kryesore.

·       E para, meqė besohet se pėr t’i zėvendėsuar protestat e demonstratat me karnavalet e fushatės parazgjedhore mjaftojnė kėto zgjedhjet lokale (tė cilat njėherazi e zbatojnė decentralizimin).

·       Dhe, e dyta, meqė tashmė e kanė koalicionin e madh qeverisės PDK-LDK, konsiderojnė qė nuk kanė nevojė pėr zgjedhje sepse e kanė zgjedhjen e duhur.

Pavarėsia e shpallur e vendit ėshtė dashur t’i rrisė mundėsitė e zgjedhjeve tė qytetarėve pėr pushtetin qendror, porse ka ndodhur e kundėrta. Kur s’kishim pavarėsi, kishim zgjedhje. Tash, qė u shpallėm tė pavarur, s’kemi zgjedhje.

 

Menaxhimi i kėtillė me zgjedhjet nė Kosovė nuk vjen nga njė njeri i veēantė nė Bruksel, Washington a New York. Madje, as nga ndonjė grup specifik e i konsoliduar politikanėsh a diplomatėsh perėndimorė. Strukturimi dhe organizimi i jetės politike institucionale nė Kosovė ėshtė i pėrcaktuar nga mirėmbajtja e paradigmės sė stabilitetit. Ashtu sikurse qė institucionet financiare ndėrkombėtare duan stabilitet makroekonomik tė Kosovės, institucionet politike ndėrkombėtare duan stabilitet politik tė Kosovės. Kaq. Zhvillimi politik, ekonomik dhe shoqėror i Kosovės, sipas tyre, pret.

 

Arsyeja pse Fatmir Sejdiut, Hashim Thaēit dhe Jakup Krasniqit ndėrkombėtarėt u dhanė leje ta shpallin pavarėsinė me 17 shkurt 2008 ėshtė krejt tjetėr prej arsyes pse qytetarėt e Kosovės e duan pavarėsinė. Ndėrkombėtarėt e lejuan shpalljen e pavarėsisė vetėm pėr ta evituar destabilizimin e Kosovės. Qytetarėt e donin pavarėsinė sidomos pėr ta mundėsuar zhvillimin e Kosovės. Sė kėndejmi, kėtė pavarėsi nuk e kemi si rezultat i aftėsive tė politikanėve tonė, por si rezultat i potencialit destabilizues tė popullit tonė.

 

Qė prej pėrfundimit tė luftės nė Kosovė nuk ka pasur opozitė tė vėrtetė parlamentare. Dominimi ndėrkombėtar ka inkurajuar krijimin e sa mė shumė partive tė reja politike, dmth. copėzimin e politikės vendore dhe, mandej, bashkimin e tyre pėrfundi sundimit ndėrkombėtar. Pra, individualizim dhe totalizim, mu ashtu siē kishte shkruar Michel Foucault.

·       Qeveria e parė ishte fėmijė i PSSP-sė sė atėhershėm, Michael Steiner: bashkėqeverisje e tri partive kryesore.

·       Qeveria e dytė ishte fėmijė i PSSP-sė tjetėr, Soren Jessen Petersen: koalicion ndėrmjet LDK-sė e AAK-sė qė kur vinte nė krizė ndėrronte kryeministrin. Mirėpo, as atėherė realisht nuk kishte opozitė. Kjo qeveri ishte nėn hijen e Ekipit tė Unitetit qė bėnte pazare me Serbinė pėr territorin, kulturėn, forcat e (pa)armatosura dhe rregullimin institucional tė Kosovės.

·       Qeveria e tretė, kjo e tanishmja, ėshtė fėmijė i ish ambasadores amerikane, Tina Kaidanow: njė tjetėr Ekip i Unitetit brenda sė cilit praktikisht ndodhet edhe partia mė e madhe opozitare, AKR-ja. Mbi tė gjitha, partitė opozitare tė kėsaj dekade asnjėherė nuk kanė dalluar nė diēka thelbėsore prej pozitės. Fjala kryesore e politikės nė Kosovėn e pasluftės ka qenė konsensusi, jo opozita. Paradigma e zhvillimit do ta kėrkonte opozitėn e fuqishme, kontradiktat qė shpijnė pėrpara. Paradigma e stabilitetit e kėrkon konsensusin, pajtimin gjithėpėrfshirės qė e ruan gjendjen ekzistuese.

 

Krerėve institucionalė e partiakė vendorė sigurisht se iu ka konvenuar kjo gjendje. Pasuria e tyre nuk vjen prej pagave qė marrin sado tė larta qofshin ato. Politikanėt e Kosovės janė pasuruar nė Kosovėn e varfėr e tė pazhvilluar, nė Kosovėn e paradigmės sė stabilitetit. Ata s’kanė interes qė ta zhvillojnė e pėrparojnė Kosovėn. Edhe burokratėt mė tė rinj ndėrkombėtarė ( ICO’ja dhe EULEX’i ) vazhdojnė t’i tolerojnė politikanėt e Kosovės tė vjedhin, sepse ata nuk po i vjedhin ndėrkombėtarėt, por neve qytetarėt e Kosovės. Nė kėtė mėnyrė, ndėrkombėtarėt po i bėjnė krerėt e Kosovės tė dobėt politikisht dhe tė pasur privatisht, meqė pikėrisht kėsisoj e maksimalizojnė servilitetin ndaj tyre.

 

Zaten, kėshtu ėshtė kur je nėn protektorat ndėrkombėtar. E, protektorati ėshtė kontroll. Na ‘mbrojnė’ pėr tė na kontrolluar, pėr tė na mbajtur tė disiplinuar, pėr tė qenė ashtu siē u hyjmė nė punė atyre. Ndėrkombėtarėt na mbajnė nėn protektorat sepse populli ynė s’ėshtė i parashikueshėm sikurse politikanėt qė janė super tė kontrolluar e tė kontrollueshėm. Ndėrkombėtarėt na ‘mbrojnė’ pėr t’u mbrojtur prej nesh. Nė anglisht, fjala ‘protection’, si rrėnjė e shprehjes ‘protektorat’, do tė thotė mbrojtje. Kosova ėshtė nėn protektorat ndėrkombėtar, mirėpo, qė tė mbrohen ndėrkombėtarėt. Dhe, jo ēfarėdo ndėrkombėtarėsh, por ata qė pėrbėjnė pushtetin nė Kosovė dhe interesat e politikave e korporatave tė huaja qė pėrfaqėsojnė. Protektorati ndėrkombėtar ėshtė mbrojtje pėr ndėrkombėtarėt qė protektojnė.

 

Mbase, sė paku nė kėtė aspekt, ne jemi para shumė popujve tė tjerė. Besojnė qė s’kanė arritur tė na dresojnė ashtu siē e kanė planifikuar. Prandaj, do tė vazhdojnė tė na ‘mbrojnė’.