Beogradi vazhdon tė jetė problemi kryesor i Bosnjės dhe Kosovės!

Serbia - partner i privilegjuar i BE’sė,

pa marrė parasysh tė kaluarėn kriminale

 

Serbia po mbetet partner i privilegjuar i BE-sė, pa marrė parasysh tė kaluarėn kriminale tė saj dhe, madje, pikėrisht pėr shkak tė planeve kriminale qė vazhdon t’i ketė pėr shqiptarėt dhe boshnjakėt… Nė vitin 2006, nė Banja Llukė Serbia ka nėnshkruar marrėveshje pėr marrėdhėnie speciale dhe paralele me Republikėn Serbe. Kėto dy republika nuk bėjnė asgjė nė fushėn e ekonomisė, kulturės dhe arsimit pa u koordinuar. Nė anėn tjetėr, dirigjimi i Beogradit me jetėn politike, ekonomike dhe shoqėrore tė serbėve nė ēerekun e territorit tė Kosovės, e pėr hir tė kėtij territori, dihet botėrisht. Kėsisoj, Bosnja e Kosova vijojnė tė mbesin tė ndara pėrbrenda dhe tė bllokuara nga elementet e Serbisė qė i kanė brenda vetes.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 25.07.2009

___________________________

Lexoni dhe shikoni videodokumentare pėr gjenocidin me pėrmasa barbare (mesjetare) tė Serbisė (tė kėsaj partnere tė privilegjuar tė BE’sė) qė kreu nė BiH dhe nė Kosovė: Barbaria serbe nė Serbrenicė! & Gjenocidi serb-grek-maqedon mbi shqiptarėt! ( Ilustrim i pashtriku.org )

 

      Ēka ua merr mendja pėr Republikėn e Sanxhakut? Me kryeqytet Novi Pazarin? Para se tė mė shikonin mua u shikuan me njėri-tjetrin. I ulėn sytė pėrdhe duke u mbllaēitur me vėshtirėsi. Nuk e besoj tė jenė edhe mė tutje nė burgun e Pejės. Mbase i kanė liruar: pėr kontrabandė me sheqer s’i mbajnė dot mė shumė se gjashtė muaj. Dhe, ka dy vjet kjo punė tashmė...

 

      15 vjet, pėrkatėsisht 10 vjet, pas pėrfundimit tė luftėrave, Serbia ka arritur t’i mbajė Bosnjėn dhe Kosovėn si vende qė cilėsohen problematike. Nė Bosnje bėn obstruksione me Republikėn Serbe, kurse nė Kosovė me veriun e ndarė dhe enklavat e kontrolluara nga strukturat paralele. Pėr pasojė, Bosnja dhe Kosova ngecin si nė zhvillim ekonomik, po ashtu edhe nė atė tė integrimeve evropiane e veri-atlantike. Pėrjashtimi i Bosnjės dhe Kosovės nga liberalizimi i vizave ėshtė veēse konkretizimi mė i freskėt i kėsaj dukurie.

 

      Beogradi vazhdon tė jetė problemi kryesor i Bosnjės dhe Kosovės. Mirėpo, ai ėshtė i tillė vetėm nėse shikohet me sytė e Sarajevės dhe Prishtinės. Jo edhe kur shikohet me sytė e Brukselit. Ashtu sikurse qė Milosheviqi u pat shndėrruar nė paqebėrėsin kryesor nė Dayton (sepse kishte aq shumė fuqi pėr ta vazhduar luftėn), ngjashėm sot Serbia konsiderohet kontribuesja mė e rėndėsishme e stabilitetit (pėr shkak tė potencialit tė saj destabilizues mė tė madh). Synimi i dikurshėm pėr paqen ėshtė zėvendėsuar me synimin aktual pėr stabilitetin. Demokracia dhe zhvillimi, liria e drejtėsia, thjesht nuk janė nė agjendė.

 

      Pikėvėshtrimi i BE-sė imponon qė Bosnja dhe Kosova tė mos jenė nė radhė tė parė dy vende (Bosnje dhe Kosovė) por disi vetėm njė. Jo aq pėr shkak se qė tė dyja janė protektorate tė BE-sė, por meqė trajtohen si pjesė tė Ballkanit Perėndimor, i cili nuk ėshtė koncept gjeografik por politik. Sepse, nuk ka Ballkan Lindor por vetėm Perėndimor. Ballkani Perėndimor ėshtė ajo qė ka mbetur nga Ballkani, pjesa ende e paintegruar e tij. Edhe BE-ja, sikurse faktorėt e tjerė ndėrkombėtarė, e shohin Ballkanin Perėndimor nga prizmi i stabilitetit rajonal. Nuk na vlerėsojnė ndryshe pėrveēse si krizė qė mund tė shpėrthejė, e s’duhet tė shpėrthejė.

 

      Nuk na shohin kur jemi (tash), por nė tė ardhmen e afėrt kur s’duhet tė shpėrthejė kriza. Dhe, te Serbia dhe serbėt ata shohin mė shumė kapacitet pėr destabilizim sesa te Bosnja dhe boshnjakėt, por edhe sesa te Shqipėria, Kosova dhe shqiptarėt. P.sh. mė shumė u duket qė mund ta destabilizojnė situatėn 6% serbė nė Kosovė (me pėrkrahjen e Beogradit) sesa, ta zėmė, afėr 30% shqiptarė nė Maqedoni (qė nuk e kanė mbėshtetjen e Tiranės e Prishtinės). Kur i kemi parasysh raportet e shumta ndėrkombėtare tė kėsaj dekade pėr shqiptarėt dhe serbėt, pėr Kosovėn, Shqipėrinė dhe Serbinė, atėherė bėhet e qartė pse BE-ja i liberalizoi vizat pėr serbėt dhe jo pėr shqiptarėt. BE-ja beson qė serbėt janė mė tė qetė kur shkojnė nė BE dhe janė shumė agresivė deri nė konflikte tė reja nė vendin e tyre, ndėrkaq pėr shqiptarėt vlen e kundėrta: janė tė qetė nė vendet e tyre nė Kosovė e Shqipėri, porse jo edhe kur shkojnė nė perėndim. Pėr liberalizimin e vizave edhe ashtu vendosin ministrat e punėve tė brendshme tė BE-sė, pėr tė cilėt me shaka thuhet se i ndajnė njerėzit nė dy kategori: tė arrestuar dhe ende tė paarrestuar.

 

      Sikur tė suspendohej vetoja e Republikės Serbe nė Bosnje dhe tė bashkohej Mitrovica, atėherė Serbisė do t’i humbnin levat para Brukselit, i cili tė gjithė neve na shikon si pjesė tė tė njėjtit rajon. Ndėrkohė, Serbia po mbetet partner i privilegjuar i BE-sė, pa marrė parasysh tė kaluarėn kriminale tė saj dhe, madje, pikėrisht pėr shkak tė planeve kriminale qė vazhdon t’i ketė pėr shqiptarėt dhe boshnjakėt.

 

      Nė vitin 2006, nė Banja Llukė Serbia ka nėnshkruar marrėveshje pėr marrėdhėnie speciale dhe paralele me Republikėn Serbe. Kėto dy republika nuk bėjnė asgjė nė fushėn e ekonomisė, kulturės dhe arsimit pa u koordinuar. Nė anėn tjetėr, dirigjimi i Beogradit me jetėn politike, ekonomike dhe shoqėrore tė serbėve nė ēerekun e territorit tė Kosovės, e pėr hir tė kėtij territori, dihet botėrisht. Kėsisoj, Bosnja e Kosova vijojnė tė mbesin tė ndara pėrbrenda dhe tė bllokuara nga elementet e Serbisė qė i kanė brenda vetes. Bosnja e Kosova gjithsesi kanė dėshtuar nė problematizimin e Serbisė dhe kanė pėrfunduar tė problematizuara vetė nga ajo. Elitat politike nė Sarajevė e nė Prishtinė as qė i pėrmendin Sanxhankun dhe Luginėn e Preshevės, e lėre mė t’iu ndihmojnė atyre. Ato vrapojnė tė plotėsojnė standarde evropiane, me ē’rast u pėrmirėsohet pozita vetė politikanėve, por jo edhe qytetarėve tė vendeve tė tyre. Shpėrputhja midis tė drejtave dhe privilegjeve tė serbėve nė Bosnje e Kosovė me tė drejtat e boshnjakėve dhe shqiptarėve nė Serbi, ėshtė marramendėse.

 

      Mbase Beogradi, pėr dallim nga Sarajeva dhe sidomos nga Prishtina, e ka dukshėm mė tė qartė qė BE-ja ėshtė projekt politik i interesit mė parė se sa ēėshtje vlerash tė pėrbashkėta. Prandaj ai kėrcėnon me serbėt e Bosnjės dhe Kosovės qė pėrkthehet nė brishtėsi tė Bosnjės dhe Kosovės, duke e kombinuar kėtė kohė pas kohe edhe me flirtim me Rusinė. Nga BE-ja gjithsesi nuk pėrfitohet duke qenė i dėgjueshėm, duke qenė i urtė e i butė, e duke i shprehur dashuri tė pakushtėzuar Brukselit. Sigurisht qė do tė na thonė se kemi probleme teknike, mirėpo ato janė tė pakrahasueshme me problemet qė kishin, ta zėmė, Rumania e Bullgaria kur para dy viteve e gjysmė u pranuan nė BE para Kroacisė (pėrderisa BE-sė po i ngutej ta definonte oborrin). Para se neve tė na mungojnė elementet teknike, BE-sė i mungon vullneti politik qė i pėrcaktohet nga interesi i stabilitetit rajonal.

 

      Pakėnaqėsia e pėrgjithshme me mospėrfshirjen e Kosovės nė listėn e bardhė tė Schengenit do tė konsistojė ose nė dhembjet e vetėdijesimit, ose nė shtimin e inferioritetit. Dikur, Tjetri i Evropės ishte jashtė kontinentit tė Evropės. Ishte nė Azi e Afrikė. Sot, Tjetri i BE-sė ėshtė brenda Evropės. Ėshtė nė Ballkanin Perėndimor. Ky Tjetri i sotshėm kėrkohet tė ndjehet inferior si rezultat i projektit qė duhet tė ketė - plotėsimin e kushteve e normave pėr integrim nė BE qė i vijnė nga lart. Natyrisht, deri sa ta marrė vesh se si ėshtė krejt kjo punė tamam...