Intervistė me Albin Kurtin, lider i Lėvizjes “Vetėvendosje”

 

Politikanėt tanė, janė njerėzit me tė pasur!

 

“Nėse i shikoni pagat e tyre nė njėrėn anė dhe pasuritė e tyre nė anėn tjetėr, siē janė ta zėmė shtėpitė qė kanė, makinat, fėmijėt tė cilėt i ēojnė nė shkolla private, tregon se kjo nuk ėshtė bėrė me pagat e tyre, por ėshtė bėrė ndryshe, e kjo ndryshe ėshtė ose nėpėrmes lidhjeve me biznese tė dyshimta, ose nėpėrmjet buxhetit tė Kosovės”, ka thėnė nė njė intervistė pėr “Kosova Sot”, Albin Kurti.

 

FLET: ALBIN KURTI

 

    “Kosova Sot”: Ku ndodhet sot Lėvizja “Vetėvendosje” pas mė shumė se njė viti tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės?

    Albin Kurti: Lėvizja “Vetėvendosje” po merret me dy ēėshtje kryesore qė besojmė se janė mė problematike pėr Kosovėn, siē janė decentralizimi dhe privatizimi. Decentralizimi na i copėton territoret, ndėrsa privatizimi na i rrėmben resurset natyrore dhe kapacitetet zhvillimore. Pos kėsaj, Lėvizja “Vetėvendosje” nė kuadėr tė rrjetit tė organizatave shqiptare po angazhohet tė krijojė sa mė shumė lidhje organike ndėrmjet shqiptarėve nė Ballkan, nė sferėn e kulturės dhe tė ekonomisė.

 

    “Kosova Sot”: Pse ka mė pak aktivitete tė Lėvizjes “Vetėvendosje” nė krahasim me ato qė keni pasur para shpalljes sė pavarėsisė?

    Albin Kurti: Nuk ma merr mendja se ka pasur rėnie tė numrit tė aktiviteteve, por ka pasur njė rėnie tė mbėshtetjes menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė, pasi qė njerėzit menduan se u krye puna, por tash kur e kanė kuptuar se pėrfituesit kryesor tė kėsaj pavarėsie na dolėn politikanėt e jo qytetarėt, mendoj se ka njė ngritje nė mbėshtetjen e Lėvizjes “Vetėvendosje”, por edhe njė shtim tė aktiviteteve tona pėr shembull siē janė aksionet e ndryshme, tubimet publike dhe tė mos harrojmė se demonstratat mė tė mėdha janė mbajtur pikėrisht pas pavarėsisė, kundėr gjashtė pikėshit, nė nėntor dhe dhjetor tė vitit tė kaluar.

 

    “Kosova Sot”: Pse nuk po organizoni njė protestė kundėr decentralizimit?

    Albin Kurti: Mendoj se ndjeshmėria kryesore kundėr decentralizimit ėshtė nė vendet ku po ndodh decentralizimi, nė Anamoravė dhe ne atje po organizojmė tubime me qytetarėt e atij rajoni dhe peticionet e fshatrave, tė cilat do tė pėrfundojnė nė komunat me shumicė serbe dhe qė do tė jenė tė sunduara nga strukturat e Serbisė qė pėr mė tepėr legalizohen me kėtė proces. E kam fjalėn pėr komunėn e Artanės, fshatrat si Pasjaku e Mogilla, tė cilat janė ngritur kundėr decentralizimit, nė kundėrshtim me kėtė proces i cili thjesht nuk po i pyet fare popullatėn, por vetėm po merren disa vendime burokratike te Zyra e Piter Fejtit, mandej te ministria e Sadri Feratit, pa ēarė kokėn se ēfarė shkakton kjo nė terren.

 

    “Kosova Sot”: Pak mė herėt keni pasur disa aktivitete. Njė kundėr ministrit Sadri Ferati, duke bartur njė lopė nėpėr qytet dhe tjetrėn pėr largimin e Tina Kajdanovit. A ju ka kontaktuar ministri Ferati pas atij “shou” qė keni bėrė?

    Albin Kurti: Ne sė pari kemi hedhur pleh shtazėsh nė Ministrinė e Administrimit dhe tė Pushtetit Lokal, duke thėnė se ky pleh shtazėsh ėshtė ai i cili po e shpėrndan gjithandej nėpėr Kosovė ministri Ferati dhe ne po ia kthejmė nė ministrinė e tij. Dhe menjėherė, katėr ditė mė vonė e kemi bėrė edhe aksionin tjetėr, ku nė njė lopė, e cila ėshtė endur nėpėr qytetin e Prishtinės e kemi shkruar nė njėrėn anė “Sadri Ferati”, e nė anėn tjetėr “Unė vetėm e zbatoj ligjin”, pėr shkak se kjo ėshtė bėrė njė pėrgjigje standarde, me demek justifikuese pėr ta, por nė fakt bėhet fjalė pėr njė pėrgjigje absurde, me ē’rast kėta mendojnė se vendimet e tyre shumė tė kėqija t’i mbulojnė kinse me lojalitet ndaj ligjit. Njeriu ėshtė qenie morale dhe do tė duhej tė vlerėsojė veprimet e veta para se t’i ndėrmarrė ato. Madje, edhe pėrtej asaj se ēfarė i thonė shefat, tė cilėve ky nuk duhet t’iu bindet ēdo herė me ēdo kusht.

 

Peshqit e mėdhenj vazhdojnė tė mbesin tė pacenuar

 

    “Kosova Sot”: Ndėrkohė keni performuar njė shfaqje ku “aktorė” kanė qenė Thaēi, Sejdiu dhe Kajdanov, duke thėnė se Kajdanov ka lejuar liderėt e Kosovės qė tė vjedhin. Keni ju fakte lidhur me kėto akuza?

    Albin Kurti: Tė gjitha mediat nė Kosovė kanė shkruar se njerėzit mė tė pasur nė Kosovė janė politikanėt. Dhe nėse i shikoni pagat e tyre nė njėrėn anė dhe pasuritė e tyre nė anėn tjetėr, siē janė ta zėmė shtėpitė qė kanė, makinat, fėmijėt tė cilėt i ēojnė nė shkolla private, tregon se kjo nuk ėshtė bėrė me pagat e tyre, por ėshtė bėrė ndryshe, e kjo ndryshe ėshtė ose nėpėrmes lidhjeve me biznese tė dyshimta, ose nėpėrmjet buxhetit tė Kosovės, me ē’rast tė gjithė ata qė paraprakisht ua financuan fushatėn parazgjedhore, kėta ua shpėrblejnė me tendera tė Republikės sė Kosovės sikurse qė ishte rasti me kompaninė “Saachin and Saachin”, e cila iu dha pesė milionė euro pėr pėrmirėsimin e imazhit Kosovės, ndėrkohė qė ajo ishte e lidhur drejtpėrsėdrejti me fushatėn e PDK-sė nė vjeshtėn e vitit 2007. Tina Kajdanov nė mėnyrė qė t’i kontrollojė mė lehtė politikanėt tanė i ka lejuar ata qė tė korruptohen dhe tė pasurohen, pasi qė asisoj ata janė bėrė mė servil dhe mė tė dėgjueshėm. Nuk ėshtė e rastėsishme qė pėr dhjetė vjet tė sundimit tė UNMIK-ut nė Kosovė, por i njėjti avaz po vazhdon edhe me EULEX-in, peshqit e mėdhenj vazhdojnė tė mbesin tė pacenuar, sepse i nevojiten siē duket sundimit ndėrkombėtar nė Kosovė pėr mirėmbajtjen e kėtij stabiliteti tė padrejtė nė kurriz tė populli tė Kosovės, me ē’rast njeriu nė Kosovė arrestohet nėse bėn ndonjė shkelje tė vogėl, por jo edhe nėse e shkel Kushtetutėn, apo nėse e keqpėrdorė milionat e buxhetit tė Kosovės. Pra, sa mė e madhe qė tė jetė vjedhja nė Kosovė aq mė tė vogla janė gjasat qė hajni tė pėrfundojė nė burg. Kushtetutėn e Kosovės e kanė shkelur mė sė shumti strukturat paralele tė Serbisė, pėr ēdo ditė prej miratimit tė kėsaj Kushtetute dhe nė anėn tjetėr vetė krerėt institucional e sidomos kryetari Fatmir Sejdiu, por ndaj tyre nuk ka kurrfarė intervenimi nga shteti. Strukturat e Serbisė ne i kemi publikuar, 117 emra janė njerėz politikė, tė cilėt nė njėrėn anė i financojnė serbėt qė tė jenė luajalė ndaj Beogradit, nė anėn tjetėr i kėrcėnojnė serbėt qė tė jenė luajalė ndaj Beogradit, por absolutisht ata nuk i ka cenuar Qeveria e Republikės sė Kosovės, dhe besoj qė tolerimi qė qeveria ua ka bėrė atyre ėshtė kuptuar nga ata si inkurajim.

 

“Vetėvendosjen” e pėrkrahin shumė

 

    “Kosova Sot”: Sa mendoni se e keni pėrkrahjen e Kosovės?

    Albin Kurti: Sipas sondazheve tė organizatave tė ndryshme, ne kemi shumė pėrkrahje mė shumė se gjysma e popullsisė e pėrkrahin Lėvizjen “Vetėvendosje”, por ajo ēka ėshtė problematike ėshtė karakteri i kėsaj pėrkrahje, ėshtė disi edhe mė tutje pėrkrahje pasive. Njė numėr i konsiderueshėm i pėrkrahėsve pajtohen plotėsisht janė dakord me konceptin e Lėvizjes “Vetėvendosje”, por nė fund na thonė ju dėshirojmė sukses. Pra, ėshtė njė pėrkrahje e spektatorit. Megjithatė, Lėvizja “Vetėvendosje” nuk e ka problem me sasinė e pėrkrahjes ajo ėshtė pothuajse e mjaftueshme tash, por kemi problem me natyrėn e pėrkrahjes. Partitė politike nė Kosovė janė koncepte demobilizuese, tė cilėt pėr vite tė tėra i kanė shndėrruar popullatėn nė spektator dhe kjo nuk do tė ndryshohet shpejt. Partitė politike i kanė pasivizuar njerėzit dhe i kanė shndėrruar nė shikues tė njė demokracie spektakulare tė njė farse tė njė demokracie, e cila ėshtė zhvilluar nė institucionet tona, por nuk i kanė bėrė pjesėmarrės nė demokraci.

 

Qeveria ‘Thaēi’ punon pėr tė huajt dhe pėr vetveten

 

    “Kosova Sot”: A ka frikė Lėvizja “Vetėvendosje” nga Qeveria Thaēi?

    Albin Kurti: Jo.

 

    “Kosova Sot“: Pėr kė po punon mė shumė Qeveria ‘Thaēi’ pėr popullin, pėr tė huajt apo pėr vetveten? 

    Albin Kurti: Qeveria ‘Thaēi’ punon pėr tė huajt dhe pėr vetveten. Me gjasė Hashim Thaēi ka borxhe ndaj atyre, tė cilėt e mundėsuan qė tė vijė nė kėtė pozitė dhe tash nėpėrmjet tenderėve, nėpėrmjet privatizimit nėpėrmjet strukturave paralele tė Serbisė po ua lan ato borxhe. Ajo po pėrfiton pėr vete, por korporatat e huaja nė njėrėn anė dhe Serbia nė anėn tjetėr po pėrfitojnė edhe mė shumė sesa ai vetė. Mos tė harrojmė se njė e treta e mallrave qė hyjnė nė Kosovė vijnė nga Serbia nėpėrmjet veriut, pa kurrfarė doganimi dhe nė kėtė mėnyrė nga kjo qeverisje nė aspektin ekonomik shumė tepėr po pėrfitojnė korporatat e huaja dhe Serbia, sepse vetėm nė pikat 1 dhe 31 hyjnė brenda ditės sė paku 300 kamionė me mallra. Mendoj se pasuruesit mė tė mėdhenj nė kėtė situatė nuk ėshtė qeveria, por janė korporatat e huaja dhe Serbia.

 

Shoqėria jonė ėshtė pasive

 

     „Kosova Sot”: Kush duhet ta drejtojė Kosovėn nė mėnyrė qė gjėrat tė shkojnė ashtu siē duhet?

    Albin Kurti: Janė dy probleme kryesore nė Kosovė, e para kemi njė Kushtetutė tė papėrshtatshme dhe tė padrejtė e cila e ka pėrbrenda pakon e Ahtisarit qė na bllokon neve qė tė jemi funksionalė dhe kjo Kushtetutė na i krijon instancat ndėrkombėtare qė na sundojnė neve pa na dhėnė pėrgjegjėsi, dhe na lė nė kėtė gjendje pa kurrfarė kufijsh, as territorialė, as institucionalė. Dhe, nė anėn tjetėr e kemi pasivitetin e shoqėrisė sonė dhe tė popullit nė pėrgjithėsi. Mendoj se duhet tė ndėrrohet korniza juridike mbi tė cilėn janė tė ndėrtuar institucionet e Kosovės, duhet tė kemi njė Kushtetutė tjetėr, e cila nuk ėshtė peng i planit Ahtisarit dhe duhet tė kemi njė qytetari aktive, e cila e rikuptimėson demokracinė duke mos lejuar qė demokracia tė jetė njė ditė nė katėr vjet, atėherė kur votohet, por ajo tė jetė pėr ēdo ditė. Mendoj qė kėto dy gjėra janė tė lidhura, sepse do ta kemi qytetarin aktiv, do tė  krijohen kushte pėr ndryshimin e situatės legale dhe normative nė Kosovė, e cila ėshtė bėrė ngulfatėse. Janė bėrė njė vit e gjysmė nga shpallja e pavarėsisė dhe mjerimi social vetėm sa ėshtė rritur, varfėria dhe papunėsia, arsimi dhe shėndetėsia nuk janė nė gjendje aspak tė mirė se sa para shpalljes sė pavarėsisė dhe njėkohėsisht nuk ka perspektivė pėr qytetarėt, pra nuk ka shenja se pas 6 muajve apo njė viti do tė bėhet mė mirė, pasi qė qeveria aktuale ėshtė e tillė qė e ka shpėrfillur historinė e kėtij populli me kėto simbole dhe flamur tė ri dhe nė anėn tjetėr nuk ka kurrfarė vizioni pėr Kosovėn nė shėrbim tė tė cilit do tė ishte, por ka vetėm vizion vetėm pėr veten e saj, me ē’rast e shndėrron Kosovėn nė shėrbėtore.

 

Kosova nuk do tė pėrfitojė nga FMN-ja dhe Banka Botėrore

 

    “Kosova Sot”: A do tė ngritė varfėrinė anėtarėsimi i Kosovės nė FMN dhe Bankėn Botėrore kur dihet se Kosova do tė lajė njė pjesė tė borxhit tė Serbisė?

    Albin Kurti: Gjithsesi. Kosova nuk do tė pėrfitojė nga inkuadrimi i saj nė FMN dhe nė Bankėn Botėrore. Ta zėmė, Banka Botėrore ka ardhur nė Kosovė me projekte nė vlerė prej vetėm 20 milionė euro, ndėrkohė qė duan tė na i marrin rreth 380 milionė dollarė borxhe tė cilat nė fakt kurrsesi nuk duhet t’i paguajmė, para se Serbia tė na i paguajė dėmet e luftės dhe para se ta ndajmė pasurinė e ish-Jugosllavisė dhe tė marrim pjesė nė atė suksesion. Ėshtė e pa tolerueshme qė ne tė paguajmė borxhin pa u ndarė pasuria, sepse nė kėtė mėnyrė po del se nuk ishte Serbia agresor nė Kosovė, por Kosova na paska bėrė agresion nė Serbi! Mendoj se kėto institucione ndėrkombėtare mė shumė janė tė interesuara pėr paratė e Kosovės, se sa pėr mirėqenien dhe zhvillimin e Kosovės. Mirėqenia dhe zhvillimi nė Kosovė vijnė vetėm nga brenda.

 

    “Kosova Sot”: Keni kundėrshtuar ngritjen e TC “Kosova e Re”. Pse po ndėrtohet ky termocentral, sipas jush, dhe kush do tė jetė pėrfituesi mė i madh prej tij dhe humbėsi mė i madh?

    Albin Kurti: Mendoj se ekspertėt e ndryshėm tė energjetikės dhe tė ekonomisė nė Kosovė e kanė vėrtetuar se Kosova ka mundėsi qė ta ndėrtojė vetė kapacitetet shtesė energjetike, me ē’rast neve nuk na duhen mė shumė se sa edhe 500 megavatė tė rinj, pasi ēmimi i njė megavati ėshtė 1 milion euro, pra ne kemi para tė mjaftueshme pėr tė ndėrtuar termocentrale tė reja. Nė kėtė rast, i kam parasysh paratė e PTK-sė, privatizimit tė deritanishėm, trustit pensional, e kėshtu me radhė, por qėllimi i qeverisė ėshtė qė njė korporate tė huaj, thjesht t’ia krijojė mundėsinė pėr superprofit, me ē’rast pėrveē tyre do tė mund tė pėrfitojnė edhe ministrat dhe kryeministri, por jo edhe qytetarėt e Kosovės.

 

    “Kosova Sot”: A mė shumė duhet tė shqetėsohemi pėr numrin e njohjeve, apo pėr shkallėn e korrupsionit?

    Albin Kurti: Gjithsesi duhet tė brengosemi pėr shkallėn e korrupsionit. Mendoj se mė parė se tė fokusohemi nė rritjen e numrit tė njohjeve, do tė duhej tė fokusohemi nė materializimin e njohjeve tė deritashme. Pra, nė krijimin e marrėveshjeve bilaterale me shtetet qė na kanė njohur, nė mėnyrė qė kėto njohje tė pasurohen me bashkėpunim nė sferėn e ekonomisė, bujqėsisė, arsimit, shėndetėsisė dhe jo vetėm tė mbeten nė nivel nė shkėmbimin simbolik tė ambasadave.

 

Njerėzit e Kosovės mė bėjnė tė lumtur

 

    “Kosova Sot”: Ēka ju bėn mė shumė tė lumtur sot nė Kosovė dhe ēka ju hidhėron mė shumė?

    Albin Kurti: Tė lumtur mė bėjnė njerėzit e Kosovės, shoqėria nė pėrgjithėsi unė kam shumė besim nė popullin e Kosovės. Mė bėjnė tė lumtur aktivistėt e Lėvizjes “Vetėvendosje”, me tė cilėt punoj, e mė sė shumti mė shqetėson elita politike, e cila thjesht vetėm sa po e rrit hendekun me sjelljet e saj ndėrmjet institucioneve dhe popullatės.

 

    “Kosova Sot”: Si i vlerėsoni zgjedhjet nė Shqipėri dhe koalicionin Berisha-Meta?

    Albin Kurti: Unė e pėrgėzoj Partinė Demokratike pėr fitore. Shpresoj qė zhvillimi i Shqipėrisė do tė marrė hov, sepse sa mė tė mirė qė ta ketė pozitėn Shqipėria, aq mė mirė do tė jetė pėr tė gjithė shqiptarėt nė pėrgjithėsi, duke theksuar qė Qeveria e ardhshme e Shqipėrisė duhet ta ketė parasysh qė numri i shqiptarėve jashtė Shqipėrisė ėshtė shumė mė i madh, sesa numri i shqiptarėve nė Shqipėri dhe, nė bazė tė preambulės sė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė dhe nė bazė tė nenit tė tetė tė kėsaj kushtetute, Shqipėria ka obligim qė tė interesohet pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr shembull nė aspekt tė arsimit dhe kulturės, duke pasur njė libėr leximi, njė libėr historie dhe njė abetare dhe duke krijuar sa mė shumė ura midis shqiptarėve nė aspekte tė ndryshme, deri tek ato ekonomike, sidomos duke ua krijuar mundėsinė shqiptarėve jashtė Shqipėrisė qė ta kenė nėnshtetėsinė e Shqipėrisė, sepse kjo do tė ndikonte shumė qė i gjithė populli tė lidhej organikisht.

 

    “Kosova Sot”: Cila ėshtė e ardhmja e “Vetėvendosjes”?

    Albin Kurti: Nuk e di, varet nga zhvillimet nė Kosovė. Pavarėsia qė kemi arritur ėshtė arritur jo nėpėrmjet rrugės sė vetėvendosjes, por ndėrmjet pazareve me Serbinė dhe pazareve ndėrkombėtare, prandaj ka pėrfunduar si pavarėsi pa sovranitet dhe ajo qė do tė duhej ta bėjmė ne tash t’i shtojmė sovranitetin posteriori kėsaj pavarėsie. Lėvizja “Vetėvendosje” do tė ekzistojė deri atėherė kur tė arrihet qėllimi i plotė, pra pavarėsia me sovranitet qė nėnkupton edhe tė drejtėn e Kosovės me Shqipėrinė.

 

Liderėt dhe pasuria e tyre

 

    “Kosova Sot”: Ēka mendoni pėr liderėt e Kosovės, Sejdiun, Thaēin, Haradinaj, Pacollin, Dacin?

    Albin Kurti: Mendoj se janė aktorė nė njė skenė ku regjisor ėshtė dikush tjetėr, regjisor ėshtė Piter Fejt, skenarist ėshtė Havier Solana dhe tė cilėt krejt luftėn e bėjnė qė tė mbesin nė skenė, nėn ndriēimin e dritave qė janė mediet dhe qė tė mos mbesin vetėm spektatorė, siē i kanė reduktuar  qytetarėt e Kosovės.

 

     “Kosova Sot”: A po i fshehin pasuritė politikanėt kosovarė sipas jush?

     Albin Kurti: Sigurisht. Kėta duket se nuk kanė lėnė kushėrinj tė tyre pa e pėrdorur si maskė pėr pasurimin e tyre. Do tė thotė se edhe kushėrinjtė e vet, edhe kushėrinjtė e grave tė veta i pėrdorin qė ta shpėrndajnė sa mė shumė pasurinė e tyre, nė mėnyrė qė tė mos duket se sa e madhe ėshtė ajo dhe nė kėtė mėnyrė t’i kontribuojnė konfuzionit tė pėrgjithshėm tė qytetarėve, i cili nuk e ka idenė se ēfarė hendeku material ekziston ndėrmjet politikanėve dhe qytetarėve. Parimisht besoj se politikanėt tė cilėt kanė dhjetėra miliona euro nuk mund t’i pėrfaqėsojnė njerėzit, tė cilėt kanė mbetur vetėm me pak euro nė xhep.

 

Duhen parti dhe politika tė reja

 

    “Kosova Sot”: A ka vend pėr njė parti tė re politike nė Kosovė?

    Albin Kurti: Mendoj se Kosova ka vend pėr parti tė reja, por mendoj qė Kosova mė shumė se sa pėr parti tė reja politike ka nevojė pėr politika tė reja, mbase edhe pa parti, sepse shumėsia e partive politike nuk e ka rritur cilėsinė e kulturės politike nė Kosovė dhe mbi tė gjitha sovraniteti dhe integriteti territorial dhe zhvillimi ekonomik nuk janė ato tė cilat arrihen pėrmes pluralizmit politik, por, pėrkundrazi ato tė cilat e mundėsojnė njė pluralizėm tė shėndoshė politik.

 

    “Kosova Sot”: A do tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?

    Albin Kurti: Unė besoj se po, porse koha se kur ato do tė bashkohen varet shumė prej angazhimit tonė.

 

    “Kosova Sot”: A ėshtė duke u punuar nė kėtė drejtim?

    Albin Kurti: Po, ka asi tė cilėt punojnė, por ka parti dhe organizata, shoqata tė ndryshme qė janė pėr kėtė, e kemi kėtė rrugėn qė tash sė fundi e bėri Qeveria e Shqipėrisė dhe kjo sigurisht ėshtė njė gjė shumė e mirė, mirėpo kemi edhe shumė asi qė punojnė kundėr, jo vetėm nė Serbi dhe nė Greqi, por edhe brenda vetė institucioneve tė Kosovės, pėr shembull me kėto simbole tė reja me kėtė flamur tė ri, ėshtė njė tendencė pėr njė distancim tė Kosovės nga Shqipėria, pėr njė kosovarizim tė shqiptarėve. Njė tendencė e tillė ėshtė e padrejtė, antihistorike dhe shumė e dėmshme, por nuk mendoj se tendencat e tilla do tė kenė suksesin ēfarė e dėshirojnė.

Intervistoi: R. Bala, Prishtinė, 12 - 14. 07. 2009