Nė politikė, sikurse edhe nė ekonomi, nuk mund tė fitosh pa rrezikuar asgjė.

 

Tė parrezikuarit janė politikanėt e Kosovės!

 

Mosrrezikimi i kushton Kosovės ēdo ditė dhe nė fund mund t’i kushtojė shumė mė tepėr se sa rrezikimi. Secilėn ditė qė Qeveria nuk rrezikon pėr t’i marrur pikat doganore nė veri aty vazhdojnė tė hyjnė sė paku 300 kamionė me mallra serbe. Secilėn ditė qė Qeveria nuk e bllokon hyrjen e mallrave tė Serbisė nė Kosovė, nė Serbi arkėtohen afėr 2 milionė euro nga konsumatorėt kosovarė. Secilėn ditė qė Qeveria e Kosovės nuk e arreston asnjė zyrtar politik nga 117 sosh sa veprojnė nė strukturat e Serbisė, pėr njė ditė jemi mė afėr kantonizimit tė Kosovės dhe bosnjėzimit tė saj.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 26. 06. 2009

_____________________________

 

      Thirrjeve tė Serbisė qė tė mos njihet Kosova e pavarur, Kosova i pėrgjigjet me thirrje qė tė njihet. Kaq. Ndėrkohė, Kosova ia toleron Serbisė strukturat paralele dhe mallrat e shumta tė saj qė e kanė vėrshuar tregun kosovar. Deklaratat e krerėve institucionalė tė Kosovės kundėr Serbisė janė thjesht hipokrizi.

 

 

      Faktorėt ndėrkombėtarė e dinė dhe e shohin kėtė gjė. Ata pėr ēdo ditė pėrballen me mungesėn e sinqeritetit tė politikanėve shqiptarė kur kėta e ndėrrojnė ndonjė llaf kundėr Serbisė. Nė njėrėn anė flasin kundėr Serbisė, e nė anėn tjetėr ia lejojnė asaj mekanizmat shtetėrorė nė Kosovė dhe mjeljen e konsumatorėve kosovarė. Cilido shtet normal, po ta kishte njė fqinj siē e kemi ne Serbinė, do tė bėnte gjithēka pėr t’ia neutralizuar asaj veglat politike, dhe patjetėr qė do t’ia bllokonte produktet ekonomike. Mirėpo, jo edhe Kosova. Nė kėtė kuptim, shteti i Kosovės njėmend ėshtė sui generis. Shteti i Kosovės, jo vetė Kosova apo populli i saj.

 

      Nuk i paskan ende kompetencat e plota qė ta pengojnė Serbinė? Mirėpo, nuk po shihet ndofarė konflikti ndėrmjet Qeverisė e ndėrkombėtarėve pėr kompetenca. Nuk po shihen pėrpjekje tė Qeverisė qė ta bėjė Kosovėn shtet me tė gjitha instrumentet qė duhet t’i ketė shteti. Pėrkundrazi, njerėzit e kryetarit dhe kryeministrit tė Kosovės po duken tė kėnaqur me kėtė shtet kėshtu siē ėshtė. Ankesat e ndonjė zyrtari qeveritar me tė rrallė pėr mungesė fuqie ekzekutive s’janė marrur seriozisht (nė fund as nga vetė ai/ajo).

 

      Ndoshta nė njė kėsi situate nuk ėshtė fer qė tė kėrkohet prej faktorėve ndėrkombėtarė tė rrezikojnė t’i prishin marrėdhėniet me Serbinė (e cila nuk i ka okupuar, vrarė e dėbuar ata sikurse neve) ndėrkaq vetė Kosova tė mos rrezikojė fare. Ndoshta nuk ėshtė korrekte qė filan shteti perėndimor tė rrezikojė t’i bojkotohen mallrat nga Serbia pėr hir tė Kosovės, pėrderisa vetė Kosova nuk ia ndalon e bojkoton mallrat Serbisė. Kur politikanėt e diplomatėt e huaj dėgjojnė nga kėta tanėt kėrkesa pėr bashkimin e Mitrovicės, ata mbase ndodhen para dilemės: politikanėt shqiptarė ose nuk e kuptojnė politikėn fare, ose shtiren se nuk e kuptojnė (nė tentativė pėr t’ua hedhur ndėrkombėtarėve).

 

      Nė politikė, sikurse edhe nė ekonomi, nuk mund tė fitosh pa rrezikuar asgjė. Nuk mund t’i bėsh 12 euro prej 10 eurove pa i rrezikuar sadopak ato 10 euro. Madje, njeriun e pret rreziku nė ēdo hap, ku mė shumė e ku mė pak. Secili veprim ėshtė i rrezikshėm. Secili veprim e vė nė rrezik vepruesin. Sigurisht qė rreziku duhet analizuar e kalkuluar. Sigurisht qė rreziku duhet minimizuar. Mirėpo, ai asnjėherė nuk do tė jetė i barabartė me zero. E kėtillė ėshtė mėnyra se si njeriu ėshtė. Tė jetosh do tė thotė tė rrezikosh. Vetė qenia ėshtė qenie nė rrezik. E, kėta politikanėt e Kosovės duan qė tė bashkohet Mitrovica pa rrezikuar ama bash asgjė. Pra, duan qė siē jemi kėshtu, njė ditė kur tė zgjohemi nė mėngjes, Mitrovica tė jetė e bashkuar (pothuajse vetvetiu, por, kuptohet, nga trysnia e ndėrkombėtarėve mbi Serbinė qė ata ia kanė bėrė gjatė natės). Kjo pa dyshim se nuk do tė ndodhė asnjėherė.

 

      Dikush mund tė mendojė qė, megjithatė, politikanėt e Kosovės po e ruajnė popullin e Kosovės duke mos rrezikuar. Mund tė mendohet qė ata njėmend s’po e pėrparojnė Kosovėn por, sidoqoftė, janė tė kujdesshėm qė tė mos e rrezikojnė atė. Nuk besoj se ėshtė kėshtu. Nėse ka diēka qė krerėt institucionalė e partiakė tė Kosovės nuk duan ta rrezikojnė, atėherė kėto janė pozitat dhe pasuritė e tyre vetjake dhe jo Kosova. Kosovėn dhe popullin e Kosovės, nė secilin aspekt (politik, ekomik, social, shėndetėsor, mjedisor, arsmior etj.) ata po e rrezikojnė pa kursim pėr ēdo ditė. Ėshtė vetja e tyre qė nuk duan ta rrezikojnė. Nėse ngritja nė karrierė ose pasurimi i tyre kanė qenė tė mundura nė llogari tė Kosovės, na e kanė dėshmuar se nuk hezitojnė. Kurse, po qe se kėrkohet qė tė ndėrmarrin diēka pėr tė mirė tė Kosovės, por qė mė pas do tė mund t’iu kushtonte me humbje tė pozitės, atėherė i nxjerrin nga mėngėt gjithfarė teorish qė e racionalizojnė mosveprimin e tyre.

 

      Por, fundja, edhe kur nuk vepron nuk do tė thotė qė nuk po rrezikon. Sepse, tė tjerėt veprojnė, dikush gjithmonė vepron. Ka mundėsi qė asisoj do tė jesh mė pak i vetėdijshėm pėr rrezikun, ndoshta edhe rreziku tė spostohet ca (anipse zakonisht kėshtu rritet), dhe, nė fund, e gjithė kjo tė tė bėjė tė ndjehesh disi mė pak fajtor. Por ama rrezikun dhe pasojat nuk i heq mosveprimi. Vetėm shkakun e rrezikut e bėn tė duket mė anonim. Nėse kjo ėshtė arsyeja e mosveprimit tė politikanėve tonė, atėherė sėrish nuk ka ndryshim thelbėsor: pėrsėri shpjegimet tregojnė pėrbrenda vorbullės sė egos sė tyre.

 

      Mosrrezikimi i kushton Kosovės ēdo ditė dhe nė fund mund t’i kushtojė shumė mė tepėr se sa rrezikimi. Secilėn ditė qė Qeveria nuk rrezikon pėr t’i marrur pikat doganore nė veri aty vazhdojnė tė hyjnė sė paku 300 kamionė me mallra serbe. Secilėn ditė qė Qeveria nuk e bllokon hyrjen e mallrave tė Serbisė nė Kosovė, nė Serbi arkėtohen afėr 2 milionė euro nga konsumatorėt kosovarė. Secilėn ditė qė Qeveria e Kosovės nuk e arreston asnjė zyrtar politik nga 117 sosh sa veprojnė nė strukturat e Serbisė, pėr njė ditė jemi mė afėr kantonizimit tė Kosovės dhe bosnjėzimit tė saj. Brezi qė nuk rrezikon kėtė e bėn nė llogari tė brezit qė vjen pas tij. Ndoshta mosrrezikimi i politikanėve pėr Kosovėn vjen veēse nga fakti qė ata vetė ndjehen tė parrezikuar nga qytetarėt e Kosovės…

 

Albin Kurti: Askush nuk e ka pyetur popullin pėr decentralizimin, pėr ndryshimin e flamurit, pėr nxjerrjen e Kushtetutės…