Prej patriotėve qė u pengonte aq shumė flamuri i Azem Vllasit me

yllin e zhvendosur anash dhe ai i Ibrahim Rugovės me laramaninė

e tij, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaēi u bėnė promotorė tė flamurit

tė Kosovės qė ėshtė larg atij kombėtar shqiptar si asnjė tjetėr!

 

ĖNDRRA E PAPĖRBALLUESHME

PĖR

JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAĒIN!

 

Kėta dy veprimtarė qė tradicionalisht i ka karakterizuar padėgjueshmėria, sot, si arsyetim kryesor pėr (mos)veprimet e tyre, pėshpėrisin se ashtu u paskan thėnė ndėrkombėtarėt (sic.). Nė kohėn e veprimtarisė sė tyre ilegale, Jakup Krasniqi e Hashim Thaēi do ta luftonin kėdo qė do tė angazhohej pėr copėtimin e territorit apo privatizimin e ndėrmarrjeve nė Kosovė. Pas tri, pėrkatėsisht dy dekadave, mu ata i udhėhoqėn kėto dy procese.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 08. 08. 2009

_________________________________

 

Pėr Jacques Lacanin thuhet tė jetė psikanalisti mė i madh nė mesin e filozofėve dhe filozofi mė i madh nė mesin e psikanalistėve. Lacani na mėson qė ėndrrat janė mė tė papėrballueshme sesa realiteti. Se nuk janė ėndrrat zėvendėsim pėr realitetin por realiteti ėshtė zėvendėsim pėr ėndrrat. Ata qė s’i durojnė ėndrrat e pranojnė realitetin. Njeriu nuk e sheh nė ėndėrr atė qė s’e bėn dot nė realitet, por e bėn nė realitet atė qė s’do ta shohė (as) nė ėndėrr.

·       A nuk ėshtė ky shpjegim i vlefshėm pėr Jakup Krasniqin dhe Hashim Thaēin, pėr kėta dy ish veprimtarė tė shquar tė ēėshtjes kombėtare?

·       A nuk ishte pikėrisht braktisja e ėndrrės kushti dhe mundėsia pėr transformimin radikal tė tyre?

Ėshtė kollaj tė thuhet se kėta dy gjithmonė kanė qenė tė kėtillė - lakmitarė pėr karrige e tenderė. Se dallimi i vetėm ėshtė qė dikur nuk i kemi njohur siē i njohim tani. Mirėpo, njė thjeshtim i tillė pėrjashtues nuk mė duket as i drejtė e as i saktė. Jakup Krasniqi e Hashim Thaēi pėr shumė vjet para luftės kanė qenė veprimtarė tė devotshėm pėr liri e barazi, kundėr shtypjes sė shqiptarėve dhe eksploatimit tė pasurive natyrore tė Kosovės. Dy brezat e veprimtarėve ilegalė qė kėta u pėrkasin, gjithsesi kanė pasur ėndėrr. Mė parė se ta rizbulojmė tė kaluarėn e tyre si njė tė tashme tė kamufluar, besoj qė ēdonjėri prej kėtyre dyve e ka njė moment nė jetė, ose ndoshta njė fazė nė jetė, kur ėndrra i ėshtė bėrė e padurueshme, kur janė zgjuar e kthyer nė realitet, pėr ta pėrqafuar realitetin e pėr t’iu nėnshtruar atij. Por, identifikimi i kėtij momenti ėshtė i rėndėsisė sė dorės sė dytė dhe nuk ėshtė objekt i analizės sė kėtij shkrimi.

 

Pra, jo veēantia e momentit tė transformimit qė mund tė jetė edhe tėrėsisht subjektiv, por qenia e transformimit tė Krasniqit dhe Thaēit reflekton te pėrmasa politike e institucioneve tė Kosovės. Prej patriotėve qė u pengonte aq shumė flamuri i Azem Vllasit me yllin e zhvendosur anash dhe ai i Ibrahim Rugovės me laramaninė e tij, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaēi u bėnė promotorė tė flamurit tė Kosovės qė ėshtė larg atij kombėtar shqiptar si asnjė tjetėr. Prej kundėrshtarėve tė kapitalizmit (sado i butė tė ishte ai) kaluan nė agjentė tė kapitalizmit (tė egėr).

 

Kėta dy veprimtarė qė tradicionalisht i ka karakterizuar padėgjueshmėria, sot, si arsyetim kryesor pėr (mos)veprimet e tyre, pėshpėrisin se ashtu u paskan thėnė ndėrkombėtarėt (sic.). Nė kohėn e veprimtarisė sė tyre ilegale, Jakup Krasniqi e Hashim Thaēi do ta luftonin kėdo qė do tė angazhohej pėr copėtimin e territorit apo privatizimin e ndėrmarrjeve nė Kosovė. Pas tri, pėrkatėsisht dy dekadave, mu ata i udhėhoqėn kėto dy procese. Decentralizimi u pat bėrė projekt i Kosovės nė korrik tė vitit 2004 pėrmes eufemizmit “reforma e pushtetit lokal”, tė inicuar nga Jakup Krasniqi, atėbotė ministėr, dhe rusi Petr Ivantsov, nė emėr tė UNMIK-ut. Ndėrkaq, privatizimi i kanalizuar nė kohėn e Qeverisė sė Bajram Rexhepit po rrumbullakoset tash me Hashim Thaēin i cili do t’i shesė gjigantėt ekonomikė tė Kosovės sepse... ashtu i kanė thėnė miqtė (e tij) ndėrkombėtarė, apo jo?

 

Nga njė situatė nė tė cilėn ishin tė gatshėm edhe tė armiqėsoheshin me faktorėt ndėrkombėtarė pėr atė qė besonin se ėshtė interes i vendit, kaluan nė njė situatė ku e gjithė bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė doemos mike. Kur e patėn pyetur Hashim Thaēin se ēfarė mendon pėr qėndrimin e Rusisė ndaj Kosovės, ai tha qė beson se edhe Rusia sė shpejti do tė jetė konstruktive. Thjesht, nuk guxonte qė Rusinė ta quante me emrin me tė cilin ajo tashmė e quante veten karshi Kosovės dhe shqiptarėve. Ndėrkohė, Jakup Krasniqi i pėrshkruante veprimet armiqėsore tė Serbisė me deklaratėn: “Serbia eksporton pasiguri!” Ai po e kombinonte gjuhėn tregtare (jo vetėm tė tregut) me shprehjen qė ndėrkombėtarėt duan ta dėgjojnė mė sė shumti: (pa)sigurinė. Zaten, duke vazhduar nė linjėn e Rugovės, kėta edhe pavarėsinė e kėrkuan dhe e shpallėn duke thėnė qė ajo iu konvenon sidomos ndėrkombėtarėve. Paqja dhe stabiliteti nė rajon, thoshin. Jo liria jonė. Rrethana e volitshme pėr tė tjerėt, jo vullneti ynė.

 

Jakup Krasniqi, si kryetar i Kuvendit tė Kosovės e nė seancat e tij, mbase ndjehet nė vetveten e tij nga pak si Enver Hoxha nė Kongresin e Partisė sė Punės. Vetėm se ideologėt prijės tė tij dikur, Mehmet Hajrizi e Hydajet Hyseni, tash janė bėrė asistentė tė tij. Thuajse na doli qė ideologjia na paska qenė e gabuar dhe ata qė ishin mendimtarė e kishin gabim, prandaj dalin nė role dytėsore, kurse ata qė ishin veprimtarė tash mund tė udhėheqin, madje me pasionin e vjetėr. Nė fakt, pikėrisht kjo po ndodh. Pasioni marksist-leninist ende i pashuar i Jakup Krasniqit ėshtė vėnė nė funksion tė projekteve imperialiste.

 

Nuk ėshtė Jakup Krasniqi njė enverist qė maskohet si liberal-demokrat, por ai ėshtė njė neoliberal i devotshėm, ashtu siē e ka rolin politik e shoqėror, me ē’rast enverizmi i shėrben vetėm si maskė. Bile, pa kėtė enverizmin i cili ia jep gjallėrinė e dikurshme veēse tash pėr projektin e ri e tė kundėrt (imperializmin), ai s’do tė ishte i pėrdorshėm pėr tinizmin (Tina Kaidanow, e dini, kjo qė shkoi por e la pas hijen e saj). Enverizmi i sinqertė i Jakup Krasniqit ėshtė, me shprehjet e Jacques Lacanit, mbėshtetje fantazmatike e aktualitetit neoliberal tė tij. Tinės i nevojitej enverizmi i Jakup Krasniqit. Enverizimi shpirtėror i Jakupit ėshtė mbulesė pėr rolin e tij politik si shėrbėtor i imperialistėve. Rreptėsia enveriste e Jakupit nga lartėsia e kreut tė kuvendit ėshtė shumė e nevojshme pėr imperializmin dhe regjimin neokolonial i cili po forcohet nė emėr tė demokracisė liberale. Jakup Krasniqi ėshtė veprimtari i vjetėr qė i dėgjon mendimtarėt e ri, ideologėt e rinj. Jo mė Mehmet Hajrizin qė e ka punėsuar si sekretar, por Tina Kaidanowin.

 

Para tridhjetė vjetėve, Jakup Krasniqi kishte dy pasione tė mėdha: pasionin pėr tė vėrtetėn shkencore tė socializmit dhe pasionin pėr ballafaqim, pasionin pėr betejė pėrgjatė praktikės revolucionare. Pasionin e dytė, ca tė shtrembėruar, ia ushqejnė edhe mė tutje ndėrsa pasionit tė parė ia kanė ruajtur strukturėn formale duke ia zėvendėsuar pėrmbajtjen: tė vėrtetėn shkencore tė socializmit ia kanė shkėmbyer pėr tė vėrtetėn (jo mė pak shkencore mendojnė ata) tė tregut tė lirė. Nė vend tė Marksit e Engelsit, Jakupi tash i ka Adam Smithin e Milton Friedmanin, kurse nė vend tė Leninit - Reaganin. Njė numėr tė madh tė enveristėve brenda PDK-sė, qė janė anėtarė tė thjeshtė pa interesa ekonomike a financiare, i mban aty ku janė mu ky moskuptim i maskės enveriste tė Jakupit.

 

Nė anėn tjetėr, Hashim Thaēi, praktikisht, megjithatė ėshtė mė reaksionar. Ai nuk mund tė marrė post mė tė lartė se sa atė qė ka, pra postin e kryeministrit, ndėrkaq Jakup Krasniqi teorikisht mund tė bėhet edhe kryetar i shtetit. Te Hashim Thaēi nuk mund tė llogarisim, meqė ai nuk mund tė dėshirojė tė ndėrrojė ēkadoqoftė - pėrparimi i tij ėshtė veēse kohėzgjatja e sė njėjtės. Ndryshe nga ai, Jakup Krasniqi, pėr t’u ngjitur edhe njė hap mė lart, do tė mund ta trazonte rregullin e gjėrave siē janė tash. Dhe, teksa ai ndjek qėllime vetjake, ndoshta do tė mund tė vinte nė shprehje dinakėria e mendjes (List der Vernunft) sipas Hegelit, ku veprimi i secilit ėshtė shėrbim i pavetėdijshėm ndaj njė diēkaje mė tė madhe se qėllimet e tyre subjektive, me ē'rast do tė pėrfitonte diēka edhe Kosova.

 

Hashim Thaēi, siē e dimė, vjen nga gjenerata tjetėr, pėrkohėsisht e ndarė nga ajo e Jakup Krasniqit nė fillim tė ’90-tave pėr shkak tė LDK-sė, por e ribashkuar me tė nė fund tė ’90-tave nė UĒK. Ndoshta shumėzimi me minus njė (-1) i Jakup Krasniqit, atėherė kur kaloi prej marksist-leninistit nė liberal-pacifist, i hapi rrugė njė shumėzimi tė tillė edhe pėr Hashim Thaēin? Ndoshta mospėrballimi i ėndrrės ka formėn e njė paniku qė i kaplon udhėtarėt kur u thonė qė anija po fundoset? Ndoshta.

 

Sido qė tė jetė, Hashim Thaēi nuk ka hyrė vetėm nė historinė e popullit tonė. Hashim Thaēi do tė mėsohet edhe nė historinė e popujve tė tjerė. Ose, do tė arrijė tė bėhet kapitull i veēantė edhe te shkencat politike. Aty, njė ditė, do tė mėsohet se si ai ėshtė njė shembull qė nuk duhet ndjekur. Sepse, ai tashmė ėshtė shndėrruar nė njė model tė pėrdorshėm tė politikave imperialiste tė cilat ēlirimtarėve nėpėr botė u ofrojnė ta ndjekin rrugėn e Hashim Thaēit. Se rruga pėr nė ēlirim kalon nėpėr nėnshtrim. Se e vetmja liri e mundshme nė shekullin XXI ėshtė ndėrrimi i sundimtarit e okupatorit. Se duhet hequr uniforma ushtarake dhe duhen dorėzuar armėt pėr t’u zhytur nė kostume firmato e pėr t’u lidhur me kollare.

 

Shembulli i Hashim Thaēit do tė pėrdoret pėr tė keq kundėr popujve tė tjerė tė shtypur qė luftojnė pėr ēlirim dhe drejtėsi. Popuj tė tėrė do t’ia shohin sherrin Hashimit tonė. Ai ėshtė adut fenomenal i imperialistėve: pėr njė metamorfozė tė kėtillė zakonisht atyre u duhej pritur pėr ndėrrim gjeneratash tė tėra, kurse te Hashim Thaēi ndryshimin eklatant e kanė tė kondensuar brenda disa viteve tė jetės sė njė njeriu tė vetėm dhe atė jo tė ēfarėdo njeriu! Ēka tjetėr mė shumė mund tė dėshirojnė ata? Nė kėtė kuptim, Kosova njėmend ėshtė vend ‘sui generis’: shembull avantgard qė do tė pėrdoret kundėr popujve tė tjerė, udhėheqėsit e tė cilėve i vazhdojnė luftėrat nacional-ēlirimtare dhe e pėrballojnė ėndrrėn duke mos u rrėzuar nė realitet.

 

Nė pėrgjithėsi, politikani nė Kosovė nuk shitet pasi qė tė bėhet kryeministėr, ministėr a kryetar kuvendi, por para se tė bėhet i tillė. Madje, pikėrisht asisoj ai ngjitet nė atė post - duke u shitur, mė saktėsisht, pasi qė tė shitet. Ama politikani i profilit tė lartė si puna e Jakup Krasniqit apo Hashim Thaēit, shitet edhe mė herėt se kaq, shitet nė momentin kur s’e pėrballon mė ėndrrėn e vet. Ndoshta mu nė atė moment ata janė bėrė realizim i ėndrrės... sė dikujt tjetėr?! Gilles Deleuze thoshte qė nuk ka gjė mė tė tmerrshme se sa tė pėrfundosh i mbyllur nė ėndrrėn e tjetėrkujt.

 

Sidoqoftė, nga ky mospėrballim i ėndrrės, nė vend tė ēlirimit (me ‘ē’ si ‘ēekani’) fituam shlirimin (me ‘sh’ si ‘shėrbėtori’). Ėndrrat mbase ishin tė padurueshme pėr ėndėrrimtarėt porse kėta tash patjetėr do tė bėhen gjithnjė e mė tė padurueshėm pėr qytetarėt. Ēlirimi sot e ka kuptimin edhe tė ēlirimit nga shlirimtarėt. Kosova dhe shqiptarėt nuk mund tė ecin cilėsisht pėrpara pa ėndėrrimtarė tė rinj nė kėtė shekull tė ri.