Ekzistencialisht, Politikisht dhe Ekonomikisht tė bėn Sovran

vetėm ushtria, ekonomia dhe politika jote.

 

DESUBJEKTIVIZIMI ĖSHTĖ DEFAKTORIZIM

 

Kosova (ashtu sikurse u shpall) ėshtė projekt (i huaj). Himni i quhet “Evropa”, pra atje ku duhet tė shkojė, kurse fjalia e parė e Planit tė Ahtisaarit nis me “Kosova do tė jetė shoqėri multietnike”, pra tregon se si duhet tė bėhemi nė tė ardhmen. Edhe harta e Kosovės nė flamur ėshtė projekt (meqė veriun dhe jo vetėm atė s’i kontrollojmė), por projekt janė edhe gjashtė yjet identike nė tė qė, pėr dallim nga realiteti, njėsoj u mungon shkėlqimi.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 15. 08. 2009

_________________________________

·       Kosova i respekton tė gjithė.

|Edhe OKB-nė, e cila pas dhjetė vjet sundimi nė Kosovė, nė vend tė ulėses pėr Kosovėn ia imponoi asaj 6 Pikėshin.

|Edhe BE-nė, e cila pasi qė ia solli EULEX-in i cili nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės, liberalizimin e vizave ia dha Serbisė.

|Edhe KFOR-in, i cili bazohej nė Marrėveshjen e Kumanovės ku nuk u ftua asnjė shqiptar, e qė tash pėr secilin kontest kufitar mban anėn e Serbisė.

Qė tė gjithė i respekton Kosova. Pėrveē vetvetes – vullnetit tė popullit dhe interesave tė qytetarėve tė saj.

     Aq shumė i kanė propaganduar ‘integrimet’ saqė e kanė krijuar pėrshtypjen qė mė e rėndėsishme ėshtė qė Kosova (njė ditė) tė hyjė nė NATO, OKB e BE sesa qė qytetarėt e saj tė kenė bukė, vende pune, shėndet e arsim cilėsor (sot). Ashtu sikurse dikur qė shenjtėrohej fjala ‘pavarėsi’, tani po ngjan me fjalėn ‘integrim’. Madje edhe pėrfytyrimi i dinjitetit qė afirmohet nuk ėshtė ai i jetės sė dinjitetshme nė Kosovė, por i pėrfshirjes sė Kosovės nė mekanizma ndėrkombėtarė, i njohjes sė Kosovės drejt pranimit tė saj nė ata mekanizma (tė cilėt ndėrkohė na sundojnė nė shtėpinė tonė). Prandaj askund sikurse nė Kosovė nuk mbivlerėsohen organizmat ndėrkombėtarė si NATO, BE dhe OKB. Prandaj mbijeton paradoksi: Kosova nuk ėshtė anėtare nė asnjėrėn prej tyre, ndėrkohė qė tė gjitha kėto janė nė Kosovė.

      Shtetet normale tė Evropės, ato qė tashmė janė nė BE si dhe ato qė aspirojnė tė bėhen anėtare, kush mė shumė e kush mė pak, megjithatė e kanė njė ēikė me siklet integrimin nė BE sepse aty duhet deleguar ca sovranitet. Asnjė shtet nuk e mirėpret nė mėnyrė jokritike zvogėlimin e sovranitetit dhe asnjė qeveri zvogėlimin e kompetencave. Mirėpo, jo edhe Kosova, pėrkatėsisht qeveria e saj. Integrimi (pa shumė vėmendje pse, ku, si dhe kur) ėshtė i padiskutueshėm nė Kosovė ashtu siē nuk janė as pasuset e librave fetarė pėr besimtarėt. Duket qė Qeveria e Kosovės thuajse ka nevojė qė Kosovės t’i dėshmohet sovraniteti qoftė kjo edhe pėrmes zvogėlimit tė tij. Thuajse duan qė me aktin e delegimit tė sovranitetit, si njė akt sovran ky, tė tregojnė se jemi sovranė! Ndėrkohė, ata po tregojnė mu tė kundėrtėn, se si nuk jemi sovranė. Gjithsesi nuk ishim asnjėherė rast ‘sui generis’ porse tė tillė me gjasė po bėhemi.

·       Ekzistencialisht sovran tė bėn ushtria jote.

·       Politikisht sovran tė bėn ekonomia jote.

·       Ekonomikisht sovran tė bėn politika jote.

·       Esencialisht sovran tė bėn demokracia nė popullin tėnd.

·       Kosova s’i ka asnjėrėn. Ama bash asnjėrėn.

Politika zyrtare kosovare ėshtė e mbyllur nė njė tė tashme performuese. Pa tė kaluarėn si bazė. Pa tė ardhmen si plan.

      Bile, siē e kanė disenjuar institucionalisht, Kosova nuk ėshtė. Sepse, Kosova (ashtu sikurse u shpall) ėshtė projekt (i huaj). Himni i quhet “Evropa”, pra atje ku duhet tė shkojė, kurse fjalia e parė e Planit tė Ahtisaarit nis me “Kosova do tė jetė shoqėri multietnike”, pra tregon se si duhet tė bėhemi nė tė ardhmen. Edhe harta e Kosovės nė flamur ėshtė projekt (meqė veriun dhe jo vetėm atė s’i kontrollojmė), por projekt janė edhe gjashtė yjet identike nė tė qė, pėr dallim nga realiteti, njėsoj u mungon shkėlqimi. Kjo ėshtė arsyeja pse qytetarėt e Kosovės dalin popull shumė optimist nėpėr sondazhe. Jo pėrkundėr mjerimit social e stagnimit ekonomik, por pėr shkak se krejt ēfarė kanė ėshtė e ardhmja, qė nuk e kanė dhe (ende) nuk ėshtė. Mė parė se sa tė ndjejnė krenari pėr tė kaluarėn, qytetarėt e Kosovės pushteti i ēon te njė nostalgji pėr tė ardhmen.

      Anthony D. Smith, nė librin e tij “Kombet dhe nacionalizmi nė erėn globale”, tė pėrkthyer nga Enis Sulstarova, shkruan: “Nė sytė e nacionalistėve tė kombeve tė vegjėl ėshtė provuar se pavarėsia politike ka qenė njė ndihmesė e pazakontė ekonomike. Ajo u ka krijuar mundėsinė tė zgjedhin midis ofertave tė fuqive tė mėdha pėr ndihmė dhe tregti, aleancė e mbrojtje, duke luajtur me njė fuqi kundėr tjetrės, diēka qė nuk do t’ua mundėsonte dot statusi kolonial apo pėrfshirja si njė provincė nė njė perandori apo federatė me tė gjerė”.

 

 

      Kosova sigurisht qė nuk mund tė luante nė ēarjet midis fuqive tė mėdha as kur ishte pjesė e Perandorisė Osmane, as e Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sllovene, dhe as si pjesė e Jugosllavisė e Serbisė. Sepse ishte e okupuar dhe e sunduar prej tyre.

·       Po sot?

·       Po tani qė u shpallėm tė pavarur?

      Duket qė, paradoksalisht, aq mė pak tash. Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, i ėshtė dorėzuar me dashuri tė pakushtėzuar ShBA-ve..., apo ndoshta (edhe) BE-sė. Ose, mė saktė, le tė vendosin ata se kujt i ėshtė dorėzuar ky! Desubjektivizimin e politikės kosovare Hashim Thaēi e ka ēuar larg si askush tjetėr para tij. Ai ėshtė kredhur mė thellė se vetė Ibrahim Rugova pėrbrenda diskursit tė kėtij tė fundit – njė kombinim ky i pragmatizmit amerikan me pėrulėsinė katolike.

      Te citati i mėsipėrm i Anthony D. Smith ka njė shprehje e cila nė Kosovė ėshtė zhdukur nga fjalori: fuqitė e mėdha. Nėse lexojmė nga ato se ēfarė ėshtė shkruar e thėnė nga politika shqiptare pėr mė shumė se njė shekull, gjithmonė e kemi hasur kėtė shprehjen ‘Fuqitė e Mėdha’. Ama jo edhe nė kėto vitet e fundit. ‘Fuqitė e Mėdha’ tash quhen ‘bashkėsi ndėrkombėtare’. Identifikimi i rolit tė shteteve pėrmes fuqisė sė tyre tani ėshtė zėvendėsuar me konsensusin e tyre tė neutralizuar qė realisht nuk ekziston askund pėrveēse nė ligjėrimin e politikanėve tė Kosovės. Megjithatė diēka humbet nė kėtė zėvendėsim. Ky zėvendėsim e bllokon tė menduarit pėr shtetet e vogla qė duhet tė luajnė nė ēarjet midis fuqive tė mėdha ashtu siē shkruan Anthony D. Smith. Fuqitė e Mėdha nuk duken tė mėdha por duken bashkė nė mėnyrė qė tė vegjlit tė mos mund tė luajnė nė dallimet dhe kundėrshtimet e tė mėdhenjve. Ajo qė (pėrpiqet tė) humbet nė zėvendėsimin e ‘Fuqive tė Mėdha’ me ‘bashkėsinė ndėrkombėtare’ ėshtė shpresa dhe shansi pėr tė vegjlit.

      Njėri ndėr shpjegimet e panumėrta pse Veton Surroi ka humbur nė zgjedhjet e fundit ėshtė pikėrisht pse ai ka provuar tė luajė nė dallimet e fuqive tė mėdha dhe i ka ndėrruar partnerėt nė gjysmė tė lojės. Atėherė, nėse ėshtė kėshtu, megjithatė ndoshta ai ka gabuar vetėm pse kėtė e ka bėrė pėrgjatė garės drejt pushtetit e jo pasi qė ta ketė marrė atė njėherė? Sepse, sikundėr sugjeron edhe Anthony D. Smith, loja e tė vegjėlve me ēarjet e tė mėdhenjve mbase ėshtė ēėshtje shteti e jo partie a politikani?