Albin Kurti nė mesin e bashkėatdhetarėve dhe miqtė tanė skandinavė

 

Askush nuk e ka pyetur popullin pėr decentralizimin, pėr ndryshimin e flamurit, pėr nxjerrjen e Kushtetutės…

 

Shkruan: Fadil Shyti - Malmė, 21. 06. 2009

___________________________

Foto: Ligjeron Albin Kurti

 

     Pas disa takimeve me peshė nė politikėn kombėtare, me politikanėt danezė dhe suedezė dhe nė takimet me bashkatdhetarė nė Kopenhagė, Baleruap dhe nė Stokholm, sot, nė lokalet e Shoqatės “Iliria” nė Malmė, tė Suedisė jugore, udhėheqėsi i Lėvizjes Vetėvendosje Albin Kurti pati njė takim me bashkatdhetarėt qė jetojnė nė kėtė qytet dhe nė rrethinė. Ishin tė pranishėm shumė bashkatdhetarė jo vetėm nga Kosova por, dhe nga vise tjera shqiptare si atdhetari i devotshėm tetovar i ēėshtjes kombėtare, Xhemil Zeqiri e tė tjerė; veteranė tė luftės sė UĒK-sė, ish-tė burgosur politikė dhe shumė veprimtarė qė e kanė ndihmuar luftėn heroike tė kombit shqiptar.

     Albin Kurti, para tė pranishmėve foli pėr rrjedhat e djeshme dhe tė sotme politike nė tė gjitha viset shqiptare. Me njė largpamėsi tė pashoqe dhe me fakte tė pathyeshme; - ai, demonstroi qėndrimet e Lėvizjes Vetėvendosje e cila pėr vitet tė tėra tė pasluftės, ėshtė nė ballė tė rezistencės popullore, kundėr sundimit kolonial tė siē e quajti Ay, tė “mbretėrisė sė Kosovės” drejtuar nga “mbreti” suprem,  Peter Faith dhe  “mbretėresha”, Tina Kajdanov.

   - Askush nuk e ka pyetur popullin pėr decentralizimin, qė e bėnė de fakto dhe de jure ndarjen e Kosovės dhe po e krijon njė shtet serb, brenda Kosovės.

   - Askush nuk e ka pyetur popullin pėr ndryshimin e flamurit, qė de fakto dhe de jure e ka cenuar rėndė identitetin tonė.

   - Askush nuk e ka pyetur popullin pėr nxjerrjen e Kushtetutės e cila nė nenin 3 e konteston, bashkimin e Kosovės me ndonjė shtet tjetėr fqinjė, kėtu shihet bllokada pėr ribashkim me Shqipėrinė.

   - Askush nuk e ka pyetur popullin pėr privatizimin e sipėrmarrjeve tė mėdha ekonomike, me interes tė madh kombėtar.

     Tė gjitha kėto do tė duhej tė bėheshin sipas parimit tė VETĖVENDOSJES dhe  me REFERENDUM. Kėshtu, po kuptohet qartė se, diplomacia e sotme botėrore ėshtė e fokusuar qė ta pengojė ribashkimin e kombit shqiptar, pra, ribashkimin Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare me shtetin amė - Shqipėrinė. Po, pėrse e bėjnė kėtė - pyeti dhe njėkohėsisht sqaroi, Albin Kurti ; - e bėjnė sepse, qarqe tė caktuara anti-shqiptare tė lidhura me njėmijė e njė fije interesash me Serbinė, nuk e duan kombin shqiptar tė fortė ekonomikisht, politikisht as ushtarakisht nė Ballkan. Duan qė, ashtu ta sundojnė mė lehtė, duan qė, ashtu ta shfrytėzojnė mė lehtė pasurinė ekonomike etj...

     Ndėrsa, sa i pėrket shpalljes sė pavarėsisė Kurti theksoi: “Kjo i ngjanė sikur njeriu kur ėshtė i etur dhe ia ofrojnė njė gotė pa ujė; por, ai duke menduar se po i sjellin ujė, gėzohet; mirėpo, kur e sheh se gota ėshtė e zbrazur, nuk i mbetet tjetėr veēse, tė kėrkojė ujė gjetiu”. Ndėrsa, sa i pėrket flamurit tė Kosovės, Ai theksoi se; jo rastėsisht ai flamur sipas planit famėkeq ahtisarian, i ka dy ngjyra tė flamurit serb dhe hartėn e Kosovės e kanė vendosur ashtu, qė Kosova tė duket e vogėl dhe kinse e pandarė, pėrkundėr faktit qė politikanėt rrejnė pėrditė se “Kosova nuk do tė ndahet”. -thonė kėshtu, si nė kėngėt folklorike, kur kėndon Shkurte Fejza.

     Ndėrsa, fatkeqėsisht, tė gjithė po e shohim se, Kosova  ėshtė e ndarė nė enklava  dhe si mund tė bashkohet Mitrovica, kur Kosova kur s“ka ushtri?! Forca e Sigurisė sė Kosovės (FSK), ėshtė e pėrcaktuar si mbrojtje civile, apo si aneks i policisė, pėr tė ruajtur rendin dhe ligjin nė Kosovė e jo kurrsesi, pėr t“i mbrojtur kufijtė e saj.

Qarqet ndėrkombėtare dhe ato qeveritare tė Kosovės nuk janė tė interesuara pėr zgjidhjen e ēėshtjes por, pėr ruajtjen e “stabilitetit” politik nė Kosovė, peshėn kryesore tė kėsaj paqeje tė brishtė, po e marrin si kurdoherė vet shqiptarėt mbi supe!... Kėto qarqe tė brendshme dhe tė jashtme po veprojnė kėshtu pa pėrgjegjėsi duke menduar se; “nuk duhet ta egėrsojmė “ujkun” serb”, duke e  ditur se pa asnjė vėshtirėsi i tejkalojnė problemet e tyre tė drejtuar e tė ndihmuar nga politikanėt tanė tė cilėt kanė bėrė kompromise tė pafalshme nė dėm tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi dhe tė Kosovės nė veēanti.

     Albin Kurti e pasqyroi gjendjen tepėr tė rėndė qė po mbretėron nė Kosovė; kur mbi 60% e shqiptarėve jetojnė nė zgrip tė jetesės me vetėm 1-2 dollarė nė ditė. Kur nė Kosovė janė mbi 60 % tė papunė, atje po bėhen keqpėrdorime tė mėdha me tenderėt nga politikanė tė ndryshėm tė cilėt janė lidhur me biznesmenėt tė cilėt nga 400 kamionė nė ditė andej nga veriu i fusin mall nga Serbia, madje kontrabandė tani kanė filluar tė bėjnė dhe biznesmenė nga shtete tė tjera duke e parė se po kanė pėrfitime tė mėdha ekonomike.

     Pas asaj paraqitjeje tė gjendjes reale, udhėheqėsi i Lėvizjes Vetėvendosje, iu pėrgjigj dhe shumė pyetjeve tė bashkatdhetarėve. Porosia ime - tha Albin Kurti ėshtė: “qė tė organizoheni fort si mėrgimtarė qė jeni tė njė gjaku dhe tė njė gjuhe, t“i dėrgoni fėmijėt nė shkolla shqipe, qė ta ruajmė brezin e ri tė mos asimilohet etj. Pastaj, tė inkuadroheni nė jetėn politike tė shteteve ku jetoni, qė ashtu ta ndihmoni ēėshjen tonė, por edhe jetėn tuaj, t“i gėzoni tė drejtat tuaja qytetare etj.

     Takimi me bashkatdhetarėt kaloi kudo nė njė atmosferė vėllazėrore, mėrgimtarėt kėrkuan njėzėri qė,  Ai dhe ithtarėt e tij tė Lėvizjes Vetėvendosje, tė vinė sa mė shpesh ta vizitojnė Skandinavinė, sepse jo pak po ndihen tė zhgėnjyer nga politikanėt e sotėm shqiptarė. Albin Kurti, sė shpejti do tė kthehet nė Kosovė, pėr tė vazhduar mė tej veprimtarinė e tij, nė ballė tė Lėvizjes Vetėvendosje.