Pazaret pėr Kosovėn s’kanė tė ndalur…!

 

KUR BRAKTISET E DREJTA JONĖ PĖR FUQINĖ E TJETRIT

 

Letrat e Republikės sė Kosovės janė nihiliste, janė letra tė njė Kosove pa histori, pa tė kaluar, tė njė Kosove pa rrėjnė dhe qė s’ka gravitet pėrfundi…Qė nga deklarata e pavarėsisė sė Kosovės e deri te ligjet qė vazhdon t’i nxjerr Kuvendi i Kosovės ėshtė braktisur historia e popullit tonė por edhe parimet universale qė janė rezultat i historisė sė popujve anekėnd globit dhe pėrgjatė historisė sė njerėzimit.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 14. 03. 2009

___________________________

 

·       Pavarėsia e Kosovės u shpall duke u bazuar nė Planin dhe rekomandimin e Ahtisaarit dhe jo nė tė drejtėn pėr vetėvendosje tė popullit tė Kosovės.

Nė Deklaratėn e Pavarėsisė nuk u pėrmend okupimi, kolonizimi, krimet dhe gjenocidi i Serbisė, por nuk u pėrmendėn as kryengritjet, rezistenca, lufta ēlirimtare dhe UĒK-ja. Ngjashėm u veprua edhe me Kushtetutėn e Kosovės tė miratuar katėr muaj mė vonė. Pėr pasojė, shumė politikanė, akademikė e gazetarė tė huaj konsiderojnė qė Kosova iu mor Serbisė e jo se Serbia e kishte marrur dikur Kosovėn padrejtėsisht. Prandaj, tė njėjtit sot kėrkojnė koncesione tė reja nga Kosova meqė, sipas tyre, kodifikimi i shkėputjes sė Kosovės nga Serbia nuk ėshtė ēėshtje e sė drejtės (sė popullit tė Kosovės) por e fuqisė (sė SHBA-ve).

·       Tolerimi i zgjedhjeve tė Serbisė dhe i strukturave paralele tė saj,

·       letra e Ban Ki-moon-it,

·       6 Pikėshi,

·       mbetja e UNMIK-ut nė Kosovė,

·       neutraliteti i EULEX-it etj.,

qė tė gjitha kėto janė manifestim i qėndrimit se pavarėsia e Kosovės nuk ishte drejtėsi pėr tė, por fuqi e tjetėrkujt, andaj Serbisė i ėshtė bėrė e padrejtė dhe tash u dashka qė Kosova t’i lėshojė pe asaj. Sė kėndejmi, pazaret pėr Kosovėn vazhdojnė dhe nuk kanė tė ndalur: tashmė janė paralajmėruar bisedime tė reja tė cilave ditė mė parė ua hapi derėn Hashim Thaēi nga Ēagllavica.

·       Sigurisht qė kėtė pavarėsi formale Kosova nuk e fitoi sepse Ahtisaari tha se ashtu duhej.

Janė dy arsye tė tjera pėr kėtė. Deri kėtu kemi ardhur si rezultat i pėrpjekjeve tė shumta pėr liri tė tė gjithė brezave tė popullit tonė - pa ata qė s’janė mė nuk do tė ishim ne sot. Dhe, po ashtu, arritėm te pavarėsia formale sepse faktorėt e rėndėsishėm ndėrkombėtarė nė vitin 2007 pėrfundimisht e kuptuan se Kosovės pavarėsinė nuk mund t’ia shtyejnė pambarimisht-situata mund tė shpėrthente sėrish duke sjellur edhe mė shumė dėshmorė dhe pasoja tė paparashikueshme.

·       Mirėpo, kėshtu nuk shkruan nė dokumentet e Republikės sė Kosovės.

Ato fillojnė e pėrfundojnė me Ahtisaarin tė cilin e vendosin sipėr vetes. Letrat e Republikės sė Kosovės janė nihiliste, janė letra tė njė Kosove pa histori, pa tė kaluar, tė njė Kosove pa rrėjnė dhe qė s’ka gravitet pėrfundi. Plotėsisht nė pėrputhje me kėto dokumente Hashim Thaēi orvatet qė, nė njėrėn anė, ta theksojė 17 shkurtin duke i manipuluar fėmijėt qė i nxjerr nė rrugė me ato pelerina tė shėmtuara lastiku dhe, nė anėn tjetėr, ta shtyp 28 Nėntorin dhe 5, 6 e 7 Marsin, duke mos i festuar fare, ose duke organizuar qėllimisht manifestime tė zbehta. Madje, duket se atij nuk i mjaftoi nėnēmimi institucional qė ia bėri “Epopesė sė UĒK-sė”, prandaj menjėherė tė nesėrmen nė njė takim me gazetarė ia ofroi publikisht dorėn Boris Tadiqit. Nuk ėshtė i rastėsishėm as Jakup Krasniqi kur si parakusht pėr bisedime tė reja me Serbinė e pėrmend vetėm njohjen e munguar tė Serbisė por jo edhe dorėzimin e kriminelėve serbė, zbardhjen e fatit tė tė pagjeturve, kėrkimfaljen nga Serbia dhe as ndėrprerjen qė ajo duhet t’ia bėjė financimit dhe pėrkrahjes sė strukturave paralele nė Kosovė. Nė kėtė aspekt, krerėt institucionalė tė Kosovės megjithatė nuk mund t’i akuzojmė pėr mungesė koherence: deklaratat, sjelljet dhe gjestet e tyre janė veēse mishėrim praktik i paragrafeve tė dokumenteve tė Republikės sė Kosovės qė i kanė miratuar vetė.

·       Formimi im politik ka nisur nė fund tė viteve tė ’80-ta dhe ėshtė zhvilluar pėrgjatė dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar.

Jam rritur me realitetin dhe idenė se Serbia e ka fuqinė kurse ne shqiptarėt dhe Kosova e kemi tė drejtėn nė anėn tonė. Dhe, natyrisht, me bindjen qė kjo e drejtė e jona do tė triumfojė njė ditė, se drejtėsia do tė ngadhėnjejė. Sepse, siē thotė edhe Deklarata pėr Dhėnien e Pavarėsisė Vendeve dhe Popujve tė Kolonizuar e vitit 1960: “tė gjithė popujt kanė tė drejtė tė patjetėrsueshme pėr tė gėzuar liri tė plotė, pėr tė ushtruar sovranitetin e tyre dhe pėr tė ruajtur integritetin e territorit tė tyre kombėtar” paraprakisht “duke njohur dėshirėn e pasionuar pėr liri tė tė gjithė popujve tė varur”. Mirėpo, qė nga deklarata e pavarėsisė sė Kosovės e deri te ligjet qė vazhdon t’i nxjerr Kuvendi i Kosovės ėshtė braktisur historia e popullit tonė por edhe parimet universale qė janė rezultat i historisė sė popujve anekėnd globit dhe pėrgjatė historisė sė njerėzimit.

·       Nė kohėn kur ShBA-tė nuk janė mė perandori nė kulmin e saj,

·       nė kohėn kur po ringjallen perandori tė tjera si Rusia e Kina por edhe po lindin fuqi si Brazili e India,

·       nė kohėn kur bota po bėhet ngadalė por sigurt multipolare,

·       nė kohėn kur edhe BE-ja po pėrpiqet qė tė bashkohet politikisht pėr ta zėnė njė vend sa mė tė mirė nė skenėn botėrore,

tė jesh ‘sui generis’, tė mbėshtetesh ekskluzivisht dhe madje edhe pėr ēėshtje shumė tė brendshme nė njėrėn prej perandorive ėshtė gabim qė do ta paguajnė sidomos gjeneratat qė vijnė. SHBA-tė nuk mund t’i prishin gjithnjė marrėdhėniet e tyre me BE-nė e perandoritė e tjera pėr neve. Konsolidimi ynė i brendshėm politik dhe ekonomik, pra integriteti territorial, sovraniteti dhe zhvillimi ekonomik duhet tė jenė ēėshtje tonat pėr neve. Ato jo vetėm qė s’na i realizon dikush tjetėr nė vend tonin, por kanė rrezik tė shndėrrohen nė monedhė pėr kusuritje ndėrmjet perandorive. Mjafton ta kujtojmė mospėrkrahjen fillestare tė SHBA-ve ndaj 6 Pikėshit, qė mė vonė u shndėrrua nė pėrkrahje tė plotė dhe presion mbi qeverinė e Kosovės sepse ShBA-tė, thjesht, nuk donin konfrontim me perandoritė tjera (posaēėrisht jo nė kohėn kur i kishin zgjedhjet e tyre).

 

Albin Kurti: Takimet e pafajshme - ogur i keq pėr Kosovėn!