Me rastin e dy vjetorit tė demonstratave tė 10 shkurtit 2007

 

SI NDODHI 10 SHKURTI 2007?

 

Nė njė shoqėri ku figurat e shquara tė saj nuk vendosen nė anėn e qytetarėve qė protestojnė por nė anėn e regjimit qė vret e persekuton, nuk janė punėt mirė...

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 06. 02. 2009

______________________

 

      Tė martėn qė vjen bėhen dy vjet qė kur u vranė Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Mijėra njerėz po marshonin atė ditė nė trajektoren e njėjtė tė demonstratės paraprake: Rruga ‘Perandori Justinian’, rruga ‘Garibaldi’, rruga ‘Nėna Tereze’.

 

Demonstrata gjithėpopullore me 10 shkurt 2007 - Nisja dhe marshi

 

      Kėsaj radhe forca tė mėdha policore e ndaluan marshimin me barrikadat e tyre. Para masės sė bllokuar nga kordoni policor pėr gjysėm ore u mbajtėn fjalime qė kundėrshtonin Planin e Ahtisaarit dhe kėrkonin vetėvendosje pėr popullin e Kosovės. Nga policia u kėrkua qė ta lirojė rrugėn pėr vazhdimin e marshit protestues ashtu siē ishte planifikuar. Mirėpo, edhe policia e UNMIK-ut kishte njė plan tė saj pėr tė cilin, siē duket, nuk ishin tė informuar pjesėtarėt e ShPK-sė, qė i kishin vėnė tė parėt nė kordon.

 

Fjalimi i Albin Kurtit, mbajtur para protestuesve paqėsor-mė 10 shkurt 2007

 

      Tetė sekonda pas vazhdimit tė marshimit fillon hedhja e gazit lotsjellės dhe gjuatja me plumba gome.

·       Arbeni dhe Moni qėllohen nė kokė dhe vriten,

·       Hysni Hyseni qėllohet nė sy dhe verbohet,

·       Zenel Zeneli qėllohet nė qafė dhe nė afėrsi tė zemrės,

·       kurse Mustafė Nerjova qėllohet nė kokė.

Edhe 80 tė tjerė u plagosėn nga plumbat e kontigjentit rumun dhe polak tė policisė sė UNMIK-ut. Ata gjithsej i gjuajtėn 232 plumba gome mbi trupat e demonstruesve tė paarmatosur. I gjuajtėn demonstruesit nga brezi e sipėr dhe kryesisht nė kokė, i gjuajtėn ata pėrderia ishin duke u tėrhequr, i gjuajtėn me plumba gome qė u kishte skaduar afati qė prej 12 vjetėsh, dhe i gjuajtėn nga afėrsia prej 20 deri nė 30 metra. E bėnė saktėsisht tė kundėrtėn e rregullave tė tyre. Kėtyre policėve nuk iu mjaftonte qė ishin mbi ligjin dhe kishin imunitet nga ndjekja penale nė Kosovė. Ata i thyen edhe rregullat e tyre tė brendshme. Madje, edhe kryeprokurori i UNMIK-ut dhe shefi i Departamentit tė Drejtėsisė, Robert Dean, pėrveē qė ka pohuar se vrasėsit janė nga radhėt e njėsitit rumun, nė hetimin e tij pat konstatuar qė vrasjet ishin vepra kriminale tė evitueshme dhe tė panevojshme. Fakti qė numri i tė vrarėve dhe plagosurve ishte pesėfish mė i madh se sa i tė arrestuarve, tregon se policia aty ishte pėr tė vrarė jo pėr tė mbajtur rendin. Gjithsesi bėhej fjalė pėr njė skenar tė parapėrgatitur nga politika, skenar ky i cili kishte pėr qėllim ta thyente pėrfundimisht Lėvizjen VETĖVENDOSJE! por edhe t’i dekurajonte qytetarėt pėr protesta tė ardhshme.  Lėvizja VETĖVENDOSJE! vepron edhe sot e kėsaj dite, kurse demonstrata mė masive ishte pikėrisht ajo pas 10 shkurtit, me 3 mars 2007. Mirėpo, policėt rumunė ikėn nga Kosova pasi qė i kishin marrur nė pyetje si dėshmitarė dhe jo si tė dyshimtė - Joachim Rucker ka mundur t’ua heq imunitetin atyre, por nuk e ka bėrė kėtė. Nė Rumani kėta policė u dekoruan dhe tash policėt rumunė sėrish janė pėrfshirė dhe operojnė edhe nė kuadėr tė EULEX-it. Urdhėri pėr tė vrarė u pat pasuar me leje pėr tė ikur nga vendi i krimit, kurse tash sė fundi edhe me ftesėn pėr t’u kthyer nė vendin e krimit.

 

KUSH ISHIN VRASĖSIT E PROTESTUESVE PAQĖSOR, MĖ 10 SHKURT 2007?

 

      Me 10 shkurt 2007, Grupi Negociator i Kosovės nuk ishte nė Prishtinė. Anėtarėt e kėtij Grupi ndodheshin nė helikopter tė KFOR-it nė veri tė Kosovės. Thuajse dėshironin tė siguronin alibi pėr krimin qė do tė kryhej. Thuajse dėshironin qė publikisht tė dihej se ata tok sė bashku nuk ishin atė ditė nė Prishtinė. Nė kohėn kur nė rrugėn ‘Nėna Tereze’ nuk shihej gjė nga gazi lotsjellės, nė kohėn kur nga tymi ngulfatės shfaqeshin demonstrues qė duke vrapuar bartnin demonstrues tė tjerė tė pėrgjakur nga plumbat, Grupi Negociator ndodhej midis reve prej nga e kundronte veriun e Kosovės. Me t’u kthyer nė Prishtinė ky Grup Negociator lėshon njė komunikatė shtypi ku mė akuzon e dėnon mua dhe Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, por nuk e thotė asnjė fjalė pėr ndėrhyrjen e dhunshme policore.

 

 

CILAT JANĖ SHPENZIMET MARRAMENDĖSE PĖR PAGA, UDHĖTIME DHE TELEFONATA TĖ GRUPIT TĖ UNITETIT DHE VARTĖSVE TĖ TYRE, GJATĖ KOHĖS SĖ BISEDIMEVE NĖ VJENĖ?!

 

 

      Qėndrimin e tyre e pėrforcoi ish shefi i zyrės britanike, David Blunt, nė emėr tė zyrave tė Quint-it, duke thėnė qė ishte i shqetėsuar qė protesta e VETĖVENDOSJE!-s e ka rrezikuar sigurinė personale tė policisė, gjersa Naim Maloku nga Komisioni i Kuvendit pėr Siguri pat gėnjyer pa fije turpi nė televizion, duke thėnė se demonstruesit kanė pėrdorur koktel Molotovi. Kulmin, si zakonisht, ia pat dhėnė Tina Kaidanov e cila nė Graēanicė, siē ka transmetuar B92, deklaron se reagimi i ShPK-sė dhe i UNMIK-ut gjatė demonstratave tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nuk ka qenė i tepruar por i vendosur, dhe ka theksuar se kjo do tė jetė shenjė e mjaftueshme se njė gjė e tillė nuk do tė pėrsėritet.

 

      Fillon fushata njollosėse ndaj Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nga politikanė, gazetarė e analistė tė ndryshėm, qė nė deklarime e mbledhje publike, nė takime e biseda private shajnė e mallkojnė VETĖVENDOSJE!-n, e posaēėrisht mua. Pothuajse tė gjithė flasin pėr dhunėn e demonstruesve, anipse demonstruesit ishin vrarė e plagosur, dhe s’kishte pasur fare policė tė lėnduar. Pothuajse tė gjithė mė parė distancohen nga demonstrata paqėsore e VETĖVENDOSJE!-s sesa tė gjykojnė demonstrimin e dhunės sė policisė sė UNMIK-ut. Madje edhe vetė Robert Dean askund nuk thotė se demonstrata ose demonstruesit ishin tė dhunshėm. Por, mbase kėta politikanė, analistė dhe veprimtarė tė shoqėrisė civile kishin interes edhe mė tė madh pėr ta mbrojtur aksionin policor sesa vetė Robert Dean i cili ishte nė krye tė njėrės prej katėr shtyllave tė UNMIK-ut.

 

      Paramendojeni po tė kishte ndodhur 10 shkurti 2007 nė ndonjė kryeqytet evropian, nė Londėr, Paris, Berlin, Romė apo Athinė. Paramendojeni se ēka do tė ndodhte atje me 11 shkurt mandej. Demonstrata ėshtė dėshmi e vitalitetit tė qytetarėve. Nė njė vend ku s’ka demonstrata, s’ka demokraci. Sepse, aty ka nėnshtrim pėr shkak tė frikės ose nėnshtrim pėr shkak tė injorancės. Nė njė shoqėri ku figurat e shquara tė saj nuk vendosen nė anėn e qytetarėve qė protestojnė por nė anėn e regjimit qė vret e persekuton, nuk janė punėt mirė...

 

      Plani i Ahtisaarit ėshtė shumė aktual edhe sot. Po ashtu edhe negociatat me Serbinė e koncesionet ndaj saj tė cilat nuk i ndali shpallja e pavarėsisė. Kuptimi i demonstratės sė 10 shkurtit 2007 shtrihet jo vetėm nė kohėn qė vjen menjėherė pas asaj demonstrate, por edhe nė tė ardhmen e dyvjetorit tė saj nė prag tė tė cilit jemi. Dy vjet mė parė sfidimi i regjimit e ka zbuluar fytyrėn e vėrtetė tė tij. Njė fytyrė qė s’ka ndryshuar as sot e kėsaj dite. Andaj, edhe beteja vazhdon...

 

Albin Kurti: Stabiliteti nė Kosovė ėshtė stabilitet i krizės!