Karakteri i shtetit tė Kosovės u kodifikua me Planin e Ahtisaarit!

 

TERRITORIALIZIMI I KOSOVĖS

 

Para se tė shpallej pavarėsia e Kosovės me 17 shkurt 2008, politikanė e gazetarė jo vetėm serbė por edhe ndėrkombėtarė, na patėn bombarduar me rrėfime se si nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė serbėt do tė ikin nga Kosova. Jo vetėm qė serbėt nuk ikėn, por nga trysnitė e ndryshme ikėn mbi 11.000 shqiptarė nga Serbia, duke i braktisur edhe shumė biznese tė tyre sidomos nė Beograd e Vojvodinė.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 28. 02. 2009

___________________________

 

     Nė qershorin e vitit 1999, mė parė sesa ndarja e territorit ngjau territorializmi i ndarjes. Rreth 132.000 serbė qė mbetėn nė Kosovė u koncentruan nė pjesėn veriore dhe lindore tė Kosovės. Zyrtari i lartė i UNHCR-sė, Ron Redmond, nė korrik tė atij viti deklaroi se shumica e serbėve tė Kosovės qė e lėshuan Kosovėn, e bėnė kėtė bashkė me forcat policore dhe ushtarake tė Serbisė. Numri i pėrgjithshėm i serbėve tė ikur ishte rreth 60.000. Sipas Entit Republikan tė Statistikės sė Serbisė, nė vitin 1991 nė Kosovė kishte 194.000 serbė. Numri i serbėve tė Kosovės realisht nuk ėshtė rritur pėrgjatė viteve tė ’90-ta. Shtimi konsistonte nė refugjatėt serbė qė Serbia i solli nga Kroacia e Bosnja si dhe nė policėt, ushtarakėt dhe familjet e tyre qė regjimi i Milosheviqit i dėrgonte pėr shėrbim nė Kosovė.

 

     Nė veēanti, pas suprimimit tė autonomisė nė vitin 1989, shqiptarėt dhe serbėt nė Kosovė jetuan pothuajse tėrėsisht tė ndarė. Regjimi i Milosheviqit i dėboi shqiptarėt nga fabrikat dhe administrata, nga shkollat dhe spitalet. Zbrazėtia e madhe e krijuar nė institucionet e sistemit impononte qė edhe bujku serb tė bėhej brenda natės zyrtar i lartė komune apo komandant policie. Pėr t’i mbajtur tė shtypur 2 milionė shqiptarė gjithsesi Serbisė i nevojiteshin dhjetėra mijėra serbė qė do t’i shtypnin ata. Pėrkatėsia kombėtare asokohe pėrcaktonte brutalisht pozitėn nė hierarkinė binare. Shqiptarėt atėbotė ishin mė tė barabartė se kurrė mė parė, mirėpo kjo ishte barazi nė pafuqinė e tyre si tė pėrjashtuar nga sistemi qė i sundonte ata.

 

     Njė dekadė mė vonė, me hyrjen e forcave tė NATO-s nė Kosovė, Serbia u pėrpoq qė sa mė shumė tė jetė e mundur t’i grumbullojė serbėt dhe t’ua territorializojė praninė atyre nė Kosovė. Serbėt qė ishin tė ndarė prej shqiptarėve, tash qė nuk kishin mė mundėsi ta mbanin tėrė Kosovėn plotėsisht nėn kontrollin e tyre, po e ravijėzonin territorin e tyre tė ndarė. Pra, meqė serbėt nuk mund ta kishin mė tėrė pushtetin nė tėrė territorin, Serbia deshi qė ata tė kenė (sa mė shumė) pushtet nė njė pjesė (sa mė tė madhe) tė territorit.

 

     Ndarja ekzistuese u territorializua. Serbia asnjėherė nuk kishte dilema nėse donte shumė territor me pak pushtet nė tė apo shumė pushtet nė mė pak territor; ajo nuk kishte mėdyshje nėse shqiptarėt dhe serbėt duhet ta ndanin pushtetin apo territorin. Ajo e zgjodhi menjėherė tė dytėn dhe i instaloi strukturat paralele aty ku mundi. Kėto struktura u kujdesėn qė t’i mbėshtesin serbėt lokalė materialisht por edhe t’i kėrcėnojnė ata nėse lėkunden nė lojalitetin e tyre ndaj shtetit tė Serbisė. Mbi tė gjitha, ato u kujdesėn qė shqiptarėt tė mos ndjehen si nė vendin e tyre nė tė gjitha ato zona ku shtrihej sundimi i kėtyre strukturave. Dhe, mandej, aspironin qė ta zgjerojnė territorin qė do tė sundohet nga pushteti i Serbisė dhe ta thellojnė atė pushtet. Kosova qė kėsisoj nuk kishte integritet territorial vazhdimisht bėri koncesione deri nė pikėn kur karakteri i shtetit tė Kosovės u kodifikua me Planin e Ahtisaarit5% serbė i cilėsoi si komunitet shtetformues krahas shqiptarėve qė janė mbi 90%.

 

     Para se tė shpallej pavarėsia e Kosovės me 17 shkurt 2008, politikanė e gazetarė jo vetėm serbė por edhe ndėrkombėtarė, na patėn bombarduar me rrėfime se si nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė serbėt do tė ikin nga Kosova. Jo vetėm qė serbėt nuk ikėn, por nga trysnitė e ndryshme ikėn mbi 11.000 shqiptarė nga Serbia, duke i braktisur edhe shumė biznese tė tyre sidomos nė Beograd e Vojvodinė. Kur kėsaj i shtohen edhe rreth 30. 000 shqiptarė qė nga Lugina e Preshevės erdhėn nė Kosovė qė prej vitit 1999 del se numri i serbėve qė e lėshuan Kosovėn nė dekadėn e fundit nuk ėshtė aq mė i madh se sa i shqiptarėve qė e lėshuan Serbinė. Ndėrkaq, nėse marrim parasysh edhe 11.364 shqiptarė qė u dėbuan nga veriu i Mitrovicės nė shkurt tė vitit 2000, dhe afėr 17.000 serbė qė u kthyen nė Kosovė qė prej pėrfundimit tė luftės, atėherė madje del se nga ky “shkėmbim” i dhunshėm i popullatės sėrish shqiptarėt janė humbės.

 

     Si tė shpjegohet heshtja e faktorėve tė ndryshėm ndėrkombėtarė pėr tėrė kėtė? A kemi tė bėjmė vetėm me ndėrmjetėsim tė thjeshtė tė tyre i cili pėrfundon mė afėr Beogradit agresiv qė manipulon me shifra sesa Prishtinės indolente qė nuk pėrmend shifra? Pėrveē kufizimeve legale dhe juridike sikurse Rezoluta 1244 e tė ngjashme, pėrgjatė kėsaj dekadės sė fundit, duket qė faktorėt ndėrkombėtarė kanė konsideruar se mė e rėndė ėshtė qė serbėve t’iu merren privilegjet e tyre nga e kaluara (anipse ato ishin aq tė padrejta) sesa qė shqiptarėve dhe joserbėve tė tjerė t’iu vonohen tė drejtat qė atyre tradicionalisht iu ishin mohuar (anipse ato gjithmonė iu kanė takuar). Pra, kanė vlerėsuar qė mė e dhimbshme ėshtė tė humbasėsh diēka qė s’ėshtė e jotja sesa tė fitosh diēka pėr tė cilėn ke qenė mangut ndonėse tė ka takuar.

 

Gjithsesi shumė e padrejtė.

 

Albin Kurti: Takimet e pafajshme - ogur i keq pėr Kosovėn!