Nė dy vjetorin e demonstratave tė 10 shkurtit 2007

Na vranė e na shanė, na quajtėn tradhtarė

Planeve tė huaja gjithmonė duhet tu themi Jo, sepse janė tė huaja. Duhet t’i themi Jo edhe sot, sikur qė i thamė dje - mė 10 shkurt 2007, paēka se do tė mund tė na vrasin sėrish. Sepse ēėshtja kombėtare nuk zgjidhet me plane tė huaja.

Shkruan: Basri Kodra - Prishtinė, 09. 02. 2009

_____________________________

      Mė 10 shkurt 2007, mijėra shqiptarė tė organizuar nga lėvizja Vetėvendosje zhvilluan njė demonstratė nė Prishtinė pėrmes sė cilės kundėrshtohej Plani i Athisaarit dhe negociatat me Serbinė. Kjo demonstratė, sikundėr edhe dihet, u shtyp me dhunė nga regjimi i UNMIKU-ut: bilanci ishte, dy tė vrarė ( Moni dhe Arbeni ), tre tė gjymtuar pėr jetė, mbi 80 tė plagosur, dhe kėshtu, mijėra tjerė tė terrorizuar - tė gjithė nga pala protestuese!

Nė pėrkujtim tė dėshmorėve Mon Balaj dhe Arben Xheladini

      Nuk ka dyshim se, nė kėtė krim pushtetar, kontribuoi tepėr shumė edhe faktori shqiptar, si nga pozitat e pushtetit ashtu edhe nga mediet. Kjo mbėshtetje e faktorit shqiptar regjimit tė UNMIK-ut iu bė para, gjatė dhe pas krimit. Nuk kam ndėrmend, sė paku nė kėtė shkrim, tė pėrsėris, se ēka krejt u tha ato ditė pėr kėtė ngjarje, megjithėse ėshtė e nevojshme, pavarėsisht sė tė gjithėve na kujtohen shumė mirė. Ndonėse nuk dua t’i pėrsėris tė gjitha ato qė u thanė ato ditė pėr kėtė ngjarje, megjithatė ėshtė e nevojshme, tani pas dy vjetėsh, tė rikthehet nė mendje se ēfarė u tha atėherė. Ėshtė e nevojshme tė rikujtohet se ēfarė u tha atėherė, e pastaj tė vėrehet se ēfarė do tė thuhet tani. Atėherė, megjithatė u tha diēka; tani ndoshta nuk do tė thuhet asgjė!

      Atėherė, institucionalisht u ndėrmor diēka; sot, institucionalisht nuk do tė ndėrmerret asgjė! Atėherė, institucionalisht, u vramė, u plagosėm, u terrorizuam e u burgosėm fizikisht; ndėrsa sot, institucionalisht, do tė na vrasin, plagosin, terrorizojnė e burgosin moralisht! Atėherė, para se tė na vrisnin, na quajtėn tradhtar, e pasi na vranė, na quajtėn huligan e barbarė; tani do tė na vrasin pėr tė dytėn herė duke e pėrligjur sjelljen e tyre me shpėrfilljen qė bėjnė. Atėherė, vėrtetė, siē do tė thoshte Noli “na vran’ e na shanė, na thanė trathėtor”; por tani ēdo tė na thonė se? Sigurisht asgjė ngase akoma na konsiderojnė si tė tillė!

      Nuk ishte hera e parė qė nga pushtete tė huaja u pėrgjakėm nėpėr demonstrata paqėsore, dhe nuk ishte hera e parė qė kėto pushtete tė huaja u ndihmuan nga ‘pushtete’ tona. Nuk e dimė ndėrkaq, a do tė mbetet kjo hera e fundit. Nė pikėpamje tė ‘pushteteve’, gjendja ėshtė akoma e njėjtė, madje edhe mė e keqe ngase ėshtė edhe mė e ngatėrruar. Nga pikėpamja e plotėsimit tė vullnetit tė popullit, jemi atje ku ishim para dy vitesh, madje edhe mė keq, ngase atėherė sė paku ndokush mund tė shpresonte se politikanėt tanė nuk do tė lėshonin pe e tė pranonin diēka nėn pavarėsi, ndėrsa tani tepėr pak kush mund akoma tė shpreson nė fjalėt e tyre ngase ndjehen tė mashtruar me ta, bashkė me ‘pavarėsinė’ tė cilėn mund ta ndeshin vetėm nė retorikėn e politikanėve. E kur gjithė kėsaj i shtojmė edhe pėrgatitjet e tashme qė po bėhen pėr fillimin e bisedimeve me Serbinė, pėr tė cilat po thuhet se janė ‘teknike’ gjersa aty do tė flitet pėr gjatė-pikėshin e njohur e ēka tjetėr, mund tė pėrfundojmė se situata tė ngjashme me 10 shkurtin do tė na pėrballin me kėtė pushtet tė shumėfishtė dhe tė ngatėrruar, pėrfundimi i tė cilave nuk do tė jetė vėshtirė i parashikueshėm.

      Gjatė kohė sė bisedimeve nė Vjenė, disa analistė shqiptarė i kritikonin, me tė drejtė, negociatorėt tanė se, ata kanė hyrė nė bisedime pa planin B, siē thoshin ata. Mirėpo, e vėrteta ishte se, sikundėr u pa edhe mė vonė, ekipi ynė nė Vjenė nuk e kishte as planin A tė cilin do tė duhej ta paraqiste! Ekipi ynė negocionte planin e Ahtisaar-it! Faktori shqiptar, nė pėrgjithėsi nė Ballkan dhe nė veēanti nė Kosovė, nuk kishte as atėherė dhe nuk ka as sot plan, as tė jashtėm e as tė brendshėm. Pėr shkak se nuk ka pasur dhe akoma nuk ka plan tė ‘jashtėm’ atij i pėrgatiten dhe i imponohen plane tė jashtme tė cilat pastaj modifikohen e ndryshohen sa herė t’iu teket e t’iu bie mė mirė faktorėve rajonal e ndėrkombėtar. Dhe pėr shkak se nuk ka pasur dhe akoma nuk ka plan ‘tė brendshėm’ atij i ndodhė qė t’i vriten qytetarėt e vet nė demonstrata paqėsore, e pastaj t’i burgosen e keqtrajtohen pėr muaj tė tėrė. Pėr shkak se nuk ka pasur dhe akoma nuk ka plan as tė jashtėm e as tė brendshėm, na ndodhė qė pavarėsia tė mos jetė pavarėsi, por mashtrim pėr qytetarėt. Pėr shkak sė ėshtė kėshtu, ndodhė qė procesin e shuarjes sė ushtrisė sė Kosovės e quan tė dinjitetshėm, gjersa nė pėrbėrje tė FSK-sė pėrjashtohen ata qė kurrė nuk do tė guxohej tė pėrjashtoheshin! Pėr shkak se faktori shqiptar vepron kėshtu, pa plan, e kjo domethėnė, pa strategji, pėr zgjidhjen e problemit shqiptar, na ndodhė qė akoma mbesim tė ndarė e tė shpėrndarė nė disa shtete ku na kanė degdis planet e huaja!

Planeve tė huaja gjithmonė duhet tu themi Jo, sepse janė tė huaja. Duhet t’i themi Jo edhe sot, sikur qė i thamė dje - mė 10 shkurt 2007, paēka se do tė mund tė na vrasin sėrish. Sepse ēėshtja kombėtare nuk zgjidhet me plane tė huaja.

Basri Kodra: Me bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, Kosova do tė...!