Kah po shkon Kosova?

 

ĒKA MBIKĖQYR MBIKĖQYRĖSI EULEX?

 

Nė Kosovė problem nuk ėshtė krimi i organizuar, por krimi i institucionalizuar. Organet e rendit dhe tė sigurisė, nė krye me EULEX-in, e kėrkojnė krimin jashtė sistemit. Jashtė sistemit ato e gjejnė vetėm Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, tė cilėn e persekutojnė. Por korrupsioni, krimi i organizuar e ai i luftės dhe kontrabanda nė Kosovė ndodhin e ndodhen pėrbrenda sistemit dhe sidomos nė majat e tij.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 04.09.2009

________________________________

 

      Nėse EULEX-i do t’i pėrmbahej sinqerisht zotimit pėr luftimin e korrupsionit, kontrabandės, krimeve tė luftės dhe krimit tė organizuar, atėherė atij do t’i duhej t’i arrestojė partnerėt e vetė. Nė njėrėn anė, EULEX-it do t’i duhej t’i arrestonte politikanėt kryesorė kosovarė, tė cilėt aq shumė para kanė pėrvetėsuar pėrgjatė kėsaj dekade tė pasluftės, saqė imagjinata e tyre ėshtė e kufizuar pėr t’i shfrytėzuar tė gjitha ato. Ndėrkaq, nė anėn tjetėr, EULEX-it do t’i duhej t’i arrestonte strukturat paralele tė Serbisė qė janė pėrplot njerėz tė MPB-sė sė Serbisė, e me tė cilėn EULEX ka paralajmėruar nėnshkrimin e Protokollit pėr bashkėpunim policor. Gjithsesi, EULEX-i nuk i arreston bashkėpunėtorėt e tij.

      Askund nuk ka korrupsion sikurse te krerėt e partive e institucioneve tė Kosovės dhe te grupet e interesit tė lidhura pėr ta. Shpėrputhja midis pagave tė tyre dhe jetės qė bėjnė e pasurisė sė tyre qė shihet, flet vetė. Askund nuk ka kontrabandė, krim tė organizuar dhe kriminelė lufte sikurse nė veri. Qė tė gjithė janė nėn kontroll tė MPB-sė sė Serbisė, e cila i paguan pėr punėn qė ata bėjnė. Po EULEX-i, ēfarė bėn ai? EULEX-i mbikėqyr, natyrisht. Mbikėqyrėsi ėshtė ai i cili kujdeset qė punėt tė shkojnė vaj. Edhe atėherė kur makinat pa targa qarkullojnė nė veri, kurse kamionėt qė hyjnė nga Serbia nuk paguajnė fare doganė. Edhe atėherė kur zhduken 48 kilogramė drogė nga dhoma mė e sigurt e Policisė sė Kosovės dhe askush as dorėheqje nuk jep.

      Por, pse atėherė EULEX-i premton luftimin e korrupsionit, kontrabandės, krimeve tė luftės dhe krimit tė organizuar? Pse zyrtarėt e EULEX-it aq shpesh na i ēajnė veshėt nėpėr media me kėto gjėra qė s’i bėjnė? EULEX-i ėshtė dyfish i pasinqertė. Ai premtonte pėr tė fituar simpatinė e qytetarėve dhe pėr ta lehtėsuar asisoj shtrirjen e tij nė Kosovė. Pra, EULEX-i e dinte se ēfarė duan qytetarėt e Kosovės, e dinte se ēfarė u pėlqen qytetarėve tė Kosovės tė dėgjojnė dhe ai ua premtoi atė gjė pėr tė mos e mbajtur premtimin mandej. Kjo e dyfishon krimin e EULEX-it. E kanė ditur se ēfarė duan qytetarėt, e kanė keqpėrdorur kėtė dhe pastaj kanė bėrė diēka tjetėr.

      Nė Kosovė problem nuk ėshtė krimi i organizuar, por krimi i institucionalizuar. Organet e rendit dhe tė sigurisė, nė krye me EULEX-in, e kėrkojnė krimin jashtė sistemit. Jashtė sistemit ato e gjejnė vetėm Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, tė cilėn e persekutojnė. Por korrupsioni, krimi i organizuar e ai i luftės dhe kontrabanda nė Kosovė ndodhin e ndodhen pėrbrenda sistemit dhe sidomos nė majat e tij. Krimi ėshtė nė sistem dhe shpesh ai i shfrytėzon edhe mundėsitė e sistemit. Nė fakt, kur u zunė 48 kilogramė drogė nga Policia e Kosovės, krimi jashtė sistemit dėshtoi. Mirėpo, ishte krimi brenda sistemit ai i cili e korrigjoi kėtė: Policisė sė Kosovės iu vodhėn 48 kilogramė heroinė pėrderisa kjo po i ruante ato.

      As serbėt nė veri qė hedhin granata dhe shtinė me armė zjarri nė drejtim tė punėtorėve e pronarėve shqiptarė, nuk janė jashtė sistemit. Ata janė nė kuadėr tė strukturave tė Serbisė, e cila nuk e pranon Kosovėn e pavarur, siē nuk e pranon as EULEX-i. Baza e EULEX-it ėshtė plotėsisht e favorshme pėr Serbinė. Rezoluta 1244, 6 Pikėshi i Ban Ki-moon-it dhe Veprimi i Pėrbashkėt i Kėshillit tė BE-sė i 4 shkurtit 2008, nuk i pengojnė Serbisė. Pėrkundrazi, ajo shpesh edhe thirret nė kėto. Prandaj, nuk ka se si EULEX-i ta cenojė Serbinė me funksionimin e tij nė Kosovė pėrderisa baza e tij ėshtė e pranueshme pėr Serbinė dhe e volitshme pėr tė. Kur Serbia ankohet kjo nuk do tė thotė se Serbia po humbet diēka, por vetėm se ajo e ka parė shansin qė mund tė fitojė edhe mė shumė.

      Mė parė sesa pėr t’i korrigjuar institucionet e Kosovės, fuqitė ekzekutive EULEX-i i ka pėr t’i anashkaluar ato. EULEX-it i nevojiten fuqitė ekzekutive pėr njė mori marrėveshjesh qė do t’i bėjė me Serbinė e tė cilat e di se janė tė papranueshme dhe tė dėmshme pėr Kosovėn. Pas Protokollit pėr bashkėpunimin policor vjen ai pėr bashkėpunimin nė gjyqėsi, mandej protokolli pėr dogana, tė gjitha kėto si realizim i 6 Pikėshit dhe njėkohėsisht trasimi i rrugės sė Serbisė drejt BE-sė. Ndėrkohė, krerėt tanė institucionalė do tė kujdesen qė tė mbahet e mbyllur tema e Protokollit dhe e protokolleve tė ardhshme. Sikur tė ekzistonte vetėm njė argument bindės pse ky Protokoll ėshtė i dobishėm pėr Kosovėn, nuk do tė kėrkohej tė shpallej e mbyllur tema e Protokollit tė cilėn Sejdiu e Thaēi e gjetėn tė hapur. Por, jo. S’ka argument tė tillė. Andaj, Sejdiu e Thaēi, kėta shpallės tė mėdhenj, sikurse me rastin e shpalljes sė pavarėsisė, sikur me rastin e shpalljes sė vdekjes sė 6 Pikėshit, edhe kėsaj radhe, e bėnė njė shpallje tjetėr pėr tė mos vepruar asgjė.

      EULEX-i i kėtillė po e mbikėqyr veēse shtimin dhe trashjen e lidhjeve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. EULEX-i i kėtillė po e mbikėqyr Kosovėn jashtė BE-sė, gjersa ndihmon Serbinė t’i afrohet BE-sė. Kosova e kėtillė po pėrfundon nė situatėn nė tė cilėn tė luftosh kundėr EULEX-it e protokolleve tė tij dhe tė luftosh pėr sovranitet e pavarėsi tė plotė, ėshtė veēse e njėjta gjė e thėnė dy herė.

 

*  *  *

Ata duan t’i bėjnė tė tjerėt si vetja e tyre

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 28.08.2009

_______________________________

 

      Ligji e dėnon dėmtimin e pronės. Por, ēfarė prone, pronės sė kujt e nga kush, pėr cilat arsye a motive u dėmtua ajo, ēka ishte qėllimi i dėmtimit? Me kėto merret gjykata. Dhe kjo ēėshtje ėshtė gjithsesi politike sepse aksioni ishte politik. Vetėm fakti i ftohtė nuk tė bėn kriminel. Martin Heidegger shkruante se fakti ėshtė ai qė ėshtė vetėm nė dritėn e njė koncepti. Kur EULEX-i e dėnoi aksionin e VETĖVENDOSJE!-s duke konstatuar “dėmtim kriminal”, ai i parapriu gjykatės mbi tė cilėn ka fuqi ekzekutive. Jo vetėm pėr shkak tė Protokollit famėkeq, dėmtimi i 25 makinave tė EULEX-it ishte dėmtim fare i vogėl i njė dėmtuesi tė madh tė Kosovės.

      Tė nesėrmen, ndonėse kishin ndodhur tė njėjtėn ditė, EULEX-i e dėnoi edhe sulmin e serbėve nė lagjen Kroi i Vitakut. Pėrveē gurėve, ata kishin hedhur edhe granatė dore dhe kishin shtėnė me armė zjarri kundėr shqiptarėve qė po ndėrtonin shtėpinė e tyre. Mirėpo, veprimi i tyre nuk u quajt kriminal. E qartė: nuk mund tė quhet kriminal veprimi i atyre tė cilėt nuk do tė arrestohen e lėre mė tė gjykohen a dėnohen. Predikati “kriminal” ėshtė i rezervuar pėr ata me tė cilėt ėshtė paramenduar se duhet tė merren policia, gardianėt, prokuroria, gjyqėsia. Pėr pasojė, Policia e Kosovės dhe EULEX-i pėrfunduan nė anėn e atyre qė nuk duan t’i arrestojnė, nė anėn e serbėve tė veriut. Shqiptarit nė Kroin e Vitakut iu ndėrprenė punimet. U realizua qėllimi i strukturave paralele nė veri tė cilat s’kanė nevojė tė protestojnė mė meqė Policia e Kosovės dhe EULEX-i po e kryejnė punėn e tyre atje.

      Tė martėn, pėrveēqė nė Prishtinė u arrestuan 21 aktivistė kurse nė Mitrovicė askush, u tha se nė Prishtinė janė lėnduar dy protestues e tre policė, kurse nė Mitrovicė janė lėnduar pesė shqiptarė e dy serbė. Tre policėt e lėnduar nė Prishtinė dhe dy serbėt nė Mitrovicė janė e njėjta kategori. Ata janė rrenė. Sikur t’i kishim tre policė dhe dy serbė tė lėnduar a mendoni se nuk do t’i shihnim nė televizion? Patjetėr qė do t’i shfaqnin pafund herė. Por, s’kishin se ku t’i merrnin - i lajmėruan policėt dhe serbėt e lėnduar sa pėr ta zbutur pak disbalancėn. Kjo mėnyrė tradicionalisht ėshtė pėrdorur nė protestat e Lėvizjes sonė. Ēdo herė kur intervenimi i policisė ka qenė brutal dhe ka pasur tė lėnduar, tė plagosur ose edhe tė vrarė nga radhėt e protestuesve, policia i ka dėrguar nė spital nja dy a tre policė si kinse tė lėnduar. Ata llogarisin nė etikėn e mjekut, se ai nuk mund t’i thotė atij qė ėshtė lajmėruar si pacient se nuk ka asgjė. Sė paku, do t’ia pėrshkruajė njė tronditje psikike (e cila nė rastin e policėve jo vetėm qė mund tė jetė prezente, por mund tė jetė pak mė e vjetėr edhe se vetė polici).

      Po ēfarė bėn ndėrkohė ky Hashim Thaēi ynė i gjorė? Duket se i ka ra firma: kėto ditė s’po i shiten aq prerjet e shiritave me rastin e pėrurimit tė kanalizimeve. Nėse dikur ai kryesonte “Qeverinė nė Hije” tash, pasi qė erdhi nė pushtet, e kryeson “Qeverinė nė Frigorifer”. Bashkė me Sejdiun tha qė nuk do tė ketė mė debat pėr Protokollin. Thuajse debati na paska qenė problemi, e jo Protokolli. Ata ia dhanė fjalėn Yves de Kermabonit, qė nėse reagimi i tyre deri mė tani kishte qenė verbal e deklarativ, tash e tutje nuk do tė jetė as i tillė. S’ka mė debat. S’ka mė diskutime. Me fjalė tė tjera, Kermaboni ka nevojė tė punojė nė qetėsi drejt nėnshkrimit tė Protokollit me Serbinė.

      Institucionet e Kosovės deklaruan se nuk marrin pėrgjegjėsi pėr vendimet qė nuk i kanė marrur ata. Ėshtė e qartė se nuk mund tė marrin pėrgjegjėsi pėr vendimet e veprimet e tyre meqė nuk kanė marrur kurrfarė vendimesh e nuk kanė ndėrmarrur kurrfarė veprimesh. Kanė dhėnė deklarata pėr media qė nuk paraqesin vendime institucionale dhe tė cilat nuk janė pasuar me kurrfarė veprimesh. Mirėpo, institucionet e njė shteti nuk kanė pėrgjegjėsi vetėm pėr vendimet e veprimet e tyre, por edhe pėr mungesė vendimesh e veprimesh. Pėrgjegjėsia nuk ka tė bėjė vetėm me atė ēfarė ke bėrė, por edhe me atė qė nuk e ke bėrė (e ėshtė dashur ta bėsh).

      Ngrirja institucionale nė Kosovė ėshtė e thellė. “Mos ma pėrmendni 6 Pikėshin. Mos ma pėrmendi Protokollin”. Kėshtu tingėllon Hashim Thaēi, i cili beson se duke mos i(a) pėrmendur 6 Pikėshin e Protokollin, do tė vėrtetohet qė kėto janė tė vdekura, se i takojnė vetėm tė kaluarės. Pėr Thaēin, sikurse pėr Rugovėn pėrgjatė viteve tė ’90-ta, shteti ėshtė pėrshtypje subjektive. Nėse besojmė se kemi shtet, atėherė kemi shtet. Anipse s’kemi ushtri, s’kemi zhvillim ekonomik, s’kemi sovranitet, s’e kontrollojmė dot territorin e as resurset natyrore. Me rėndėsi ėshtė qė ne tė besojmė se kemi shtet! Pra, sipas Thaēit, 6 Pikėshi e Protokolli kanė vdekur dhe nėse i sheh tė gjalla nuk duhet t’iu besosh syve e mendjes tėnde.

      Hė pėr hė, me 21 muaj burg u dėnuan aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!. Dėnimi vazhdon. Ky ėshtė vetėm paraburgimi. Pra, fillimisht, gati dy vjet burg u ndanė pėr nja 50.000 euro. Jo vetėm pėr 50.000 euro. 50.000 euro ėshtė fakti i ftohtė pėr tė cilin fola nė fillim. Aq shumė janė frikėsuar EULEX-i e Qeveria nga aksioni ynė protestues saqė tash duan t’i frikėsojnė tė tjerėt. Ata duan t’i bėjnė tė tjerėt si vetja e tyre.

      Ky dėnim nuk ka tė bėjė aq me 21 veta, por me 2 milionė qytetarė minus kėta 21 veta. Mė parė sesa t’i ngujojė 21 veta nė burg, ky dėnim synon t’i ngujojė dy milionė njerėz, minus 21 veta. Ku t’i ngujojė kėshtu? Nė shtėpitė e tyre e para ekraneve televizive ku defilojnė zgėrdhirjet e krerėve politikė. Tė ngujuarit nė krye tė shtetit duan t’i ngujojnė tė gjithė qytetarėt. Ata duan t’i bėjnė tė tjerėt si vetja e tyre.

 

*  *  *

Pa protokoll

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė,  21.08.2009

______________________________

 

      Pėr zyrtarėt e lartė tė BE-sė nė Bruksel ėshtė e pakuptueshme se si Qeveria e Kosovės e ka pranuar EULEX-in qė nuk e pranon pavarėsinė, e ka pranuar EULEX-in qė nuk i jep llogari asnjė institucioni kosovar pėr punėn e tij, e ka pranuar EULEX-in me fuqi ekzekutive mbi institucionet e vendit, e ka pranuar EULEX-in i cili nga 24 nėntori 2008 u fut nėn sqetullėn e UNMIK-ut, e ka pranuar EULEX-in pjesėtarėt e tė cilit bashkė me familjet e tyre kanė imunitet nga ligji nė Kosovė, e ka pranuar EULEX-in me shef Yves de Kermabonin pėrkundėr skandalit qė ai bėri kur e solli gjeneralin serb Dragan Paskash nė Prishtinė, dhe tash, po kjo Qeveri e ngrit bishtin kundėr kėtij protokolli. Zyrtarėt e Brukselit, nė mėnyrė tė natyrshme, pas gjithė kėtyre lėshimeve kapitale tė Qeverisė sė Kosovės, presin qė ajo ta bėjė edhe njė lėshim tė radhės qė ėshtė mė pak kapital, apo jo?

      Por pse Thaēi po kundėrshton atėherė? A mos ka ndryshuar ai tash? Ndoshta ėshtė vetėdijėsuar pėr koncesionet e dėmshme qė ka bėrė dhe ka ndėrruar kursin? Aspak dhe kurrsesi. Ėshtė sėrish ajo loja e tij e JO-ve deklarative e verbale, e JO-ve tė buta dhe gjithnjė e mė tė buta. Kur Hashim Thaēi thotė JO ai ėshtė ose tėrėsisht i zbehur ose ėshtė duke qeshur. Nė secilin variant ai veēse kėrkon mė shumė trysni mbi tė. Hashim Thaēi ėshtė kolaboracionist nė trysninė qė i bėhet. Ai ėshtė bashkėpunėtor nė shtypjen qė e pėrjeton. Deri atėherė kur do tė lėshojė pe nėn asistimin e kėshilltarėve postmodernė qė i ka, e tė cilėt vetėm sa e rėndojnė situatėn. Pėr postmodernistėt nuk ka JO. Ka PO dhe sidomos NDOSHTA. Ama jo edhe JO. Ata i mbyllin sytė para antagonizmave, para kundėrthėnieve tė papajtueshme, nė mėnyrė qė tė shohin diferenca, qė tė shohin shumėsi tė pambarim nuancash (me ngjyra mundėsisht).

      Se Thaēi nuk e ka seriozisht as kėsaj radhe tregon ai vetė. “Autoritetet mbėshtetėse ndėrkombėtare do tė duhet ta luajnė rolin e vet kėshillues, por vendimmarrės janė vetėm institucionet e Kosovės”, ka theksuar ai. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr ėndrra. Ky ėshtė halucinacion i pastėr. EULEX-i nuk mund tė luajnė rol kėshillues nė Kosovė ashtu siē kėrkojnė krerėt politikė tė Kosovės. Sepse EULEX-i ka fuqi ekzekutive, madje, tė pakufizuar nė kompetenca dhe nė kohė. EULEX-i mbase edhe i ka ‘kėshilluar’ ndonjėherė politikanėt e Kosovės, mirėpo kjo ka qenė pėrpjekje e tij qė tė mos ketė nevojė t’i pėrdor fuqitė ekzekutive. EULEX-i u ka kėrkuar politikanėve qė tė pėrshtaten paraprakisht qė tė mos detyrohet t’i thyej ata mandej.

      Prandaj, tė thuash se nuk do tė pranohet protokolli i EULEX-it me MPB-nė e Serbisė, siē bėri Thaēi, ėshtė saktėsisht pėrsėritje e situatės para 6 Pikėshit. Edhe atėherė Thaēi e Sejdiu thanė se nuk do ta pranojnė 6 Pikėshin, por ata e pranonin UNMIK-un dhe EULEX-in qė u rikonfiguruan nė bazė tė 6 Pikėshit dhe nisėn ta zbatojnė atė. Nuk ėshtė ēėshtja qė Protokolli tė mos pranohet deklarativisht, por qė tė mos pranohet EULEX-i i cili po e sjell kėtė protokoll. Politikanė por edhe analistė tė ndryshėm i kanė mbushur mediat kėto ditė duke thėnė e shkruar se si EULEX-i s’duhet ta bėjė kėtė e duhet ta bėjė atė. I janė bėrė EULEX-it kėshilltarė pa pagesė. Nė fakt, kjo ėshtė orvatja e tyre qė EULEX-it t’ia kontestojnė veprimet e veēanta dhe jo qenien e thelbin. Po qe se ata i lexojnė me kujdes dokumentet bazė tė EULEX-it, pra Veprimin e Pėrbashkėt tė Kėshillit tė BE-sė dhe 6 Pikėshin, atėherė do tė pushonin me kėso analizash. Ata nuk do tė vetėdijesoheshin mė nga pasojat materiale tė dokumenteve por nga leximi i tyre.

      Mund tė thuhet qė Plani i Ahtisaarit i referohet disi EULEX-it duke paraparė nė Kosovė mision tė Politikės Evropiane tė Sigurisė dhe Mbrojtjes (PESM), por EULEX-i nuk i referohet Planit tė Ahtisaarit. Po ashtu, EULEX-i nuk bazohet nė letrėn e Fatmir Sejdiut dhe nuk ndodhet nė Kosovė nė bazė tė kėsaj letre. Referimi te kjo letėr mund tė jetė i dobishėm pėr EULEX-in qė ta amortizojė ca pakėnaqėsinė e qytetarėve, apo, mė saktė, qė ta orientojė atė tek Sejdiu e jo tek Solana. Por, ėshtė dokumenti i Veprimit tė Pėrbashkėt tė Kėshillit tė BE-sė i datės 4 shkurt 2008 qė e themelon EULEX-in dhe 6 Pikėshi i Ban Ki-moon-it qė i shtohet pėrcaktimit tė funksionimit tė tij. Dhe, tė mos harrojmė qė as EULEX-i e as Javier Solana nuk e njohin Fatmir Sejdiun si President tė Republikės sė Kosovės, sepse ata nuk e njohin pikėsėpari Republikėn e Kosovės. Letra e Fatmir Sejdiut ishte njė letėr tejet dashamirėse, turpėrisht servile.

      Qysh para tri viteve, kur ende nuk e dinim se si do tė quhej misioni i BE-sė nė Kosovė por e dinim se do tė jetė i pėrbėrė veēse prej policėve e gjykatėsve me imunitet ndaj ligjit qė do ta zbatojnė mbi neve, pra qysh atėherė kur nisėm ta kundėrshtonim atė qė e quanim EUMIK, politikanė e analistė na kritikonin neve tė VETĖVENDOSJE!-s pėr kritikat tona ndaj kėtij formacioni qė sot njihet si EULEX. Fillonin duke thėnė se kėta janė evropianė dhe nuk do tė jenė sikurse UNMIK-u, e deri tek ajo qė EULEX-i do tė na i luftojė peshqit e mėdhenj tė politikės qė janė pasuruar shpejt e shumė si askush tjetėr para tyre. Zaten, as naiviteti s’ka fund. Tė gjithė kėta qė na kritikonin nuk arrinin ta kuptonin qė, EULEX-i i cili po pėrgatitej tė zbarkonte nė Kosovė, ishte mishėrim i Konceptit pėr Menaxhimin e Krizave tė inauguruar nga Javier Solana nė vitin 2006. Jo pėr zbatimin e drejtėsisė apo zhvillimin ekonomik. Pėr menaxhimin e krizės, i cili fjalė tė parė dhe tė fundit tė politikės e bėn stabilitetin.

      Dy muaj mė parė, rreth 20 studentė nga Universiteti i Konstanz-ės, bashkė me profesorin e tyre, na patėn vizituar nė zyrėn tonė nė Prishtinė. Nė titullin e programit tė tyre pėr master figuronte shprehja ‘conflict management’. Vazhdimisht na vizitojnė grupe studentėsh. Edhe para katėr viteve e mė herėt. Mirėpo, atėherė pėrdorej njė shprehje tjetėr: ‘conflict resolution’. ‘Zgjidhja’ tashmė ėshtė zėvendėsuar me ‘menaxhimin’ edhe nėpėr universitete. Plotėsisht nė pėrputhje me politikėn e Solanės, fėmijė i tė cilit ėshtė EULEX-i. Ky mision thotė se kujdeset pėr sundimin e ligjit nė Kosovė, mirėpo nė fokus tė tij ėshtė vendosja e pengesave ndaj sfidimit tė sundimit tė ligjit brenda BE-sė. Kjo i intereson BE-sė dhe vetėm kaq. Luftimi i krimit tė organizuar, kontrabandės dhe trafikimit me qenie njerėzore, drogė dhe armė. Kjo ėshtė politika e jashtme dhe e sigurisė e BE-sė. Atyre nuk iu intereson qė Policia e Serbisė ėshtė pėrplot kriminelė lufte qė tash drejtohen nga ministri Daēiq, ish zėdhėnės i partisė sė Milosheviqit gjatė sundimit tė kėtij tė fundit. Atyre nuk iu interesojnė krimet e kriminelėve serbė gjatė luftės. Sepse kriminelėt serbė nuk kanė vrarė evropianė tė BE-sė, por shqiptarė tė Kosovės. Na kanė vrarė neve. Jo ata. Prandaj, pa kurrfarė sikleti, EULEX-i me Serbinė do tė shkėmbejnė informata operacionale, gjithnjė sipas kėtij protokolli, dhe do tė zhvillojnė takime tė rregullta nė nivel stacionesh, rajonesh si dhe nė nivelin qendror. Pra, EULEX-i do t’i jep informata Serbisė nga pozita e tė qenit ‘neutral’ ndaj statusit dhe pa e pasur tė kaluarėn e hidhur me tė.

      Pardje, Karin Limdal, zėdhėnėsja e EULEX-it, tha: “Ky protokoll operativ do tė nėnshkruhet nga EULEX-i meqenėse ka tė bėjė me bashkėpunimin ku EULEX-i ka mandat, njashtu siē kemi bėrė nė tė kaluarėn me Shqipėrinė, Malin e Zi dhe Maqedoninė”. Natyrisht qė kjo deklaratė nuk i bind as injorantėt mė tė mėdhenj, porse ajo ėshtė e vlefshme pėr shkak tė idesė rregullative qė qėndron prapa saj. Tė gjitha kėto shtete qė i pėrmend Limdal, politika e jashtme dhe e sigurisė sė BE-sė i konsideron vende qė janė buzė perandorisė dhe qė duhen menaxhuar para se eventualisht tė pėrfshihen nė perandori. Misioni i BE-sė nė Kosovė ėshtė shprehje e politikės sė jashtme dhe tė sigurisė sė BE-sė si njė perandori nė ngritje qė menaxhon kriza. Machiavelli me tė drejtė dikur shkruante qė zgjerimi i perandorisė i ka rrėnjėt te trajektorja e brendshme e konflikteve qė ėshtė menduar se do t’i zgjidhė. Prandaj, Bosnja dhe Kosova si protektorate tė BE-sė, apo jo? Jo vetėm kaq. Qysh nė origjinė BE-ja ėshtė krijuar pėr shkaqe tė sigurisė. Ka nisur me bashkėpunimin pėr qymyr e ēelik, tė cilat ishin tė domosdoshme pėr luftėrat. Pra, BE-ja ka nisur me synimin qė tė mos ketė mė luftėra nė truallin e Evropės sė dėrrmuar nga dy luftėrat botėrore. Nė Bosnje dhe Kosovė ajo e ka eksportuar aspiratėn themelore tė saj dhe atė nė mėnyrė paternaliste. Sot BE-ja ėshtė integruar kryesisht nė aspektin ekonomik (tregu i pėrbashkėt) e financiar (Banka Qendrore Evropiane dhe valuta euro). Nė njėsimin politik BE-ja tash pėr tash ka dėshtuar pėr shkak tė refuzimit tė Kushtetutės nga Franca e Holanda dhe tė Traktatit tė Lisbonės nga Irlanda nė referendumet e mbajtura nė kėto tri vende. Duket qė BE-ja ka plane qė ta sajojė edhe njė ushtri dhe polici tė veten, dhe tė dėshmojė se mund tė menaxhojė konflikte. SFOR-i dhe EULEX-i janė uvertura eksperimentuese.

      “Vendosim ne”, ishte titulli qė gazeta Express i kishte vėnė artikullit mbi kundėrshtimin e Thaēit. Simptomė e qartė se ēėshtja konsiston esencialisht te vetėvendosja e cila na mungon edhe pas shpalljes sė pavarėsisė. Gjithsesi do ta kemi shumė vėshtirė. Pėrderisa udhėhiqemi nga kėso politikanėsh tė cilėt vlerėsimet dhe lavdėrimet nuk i kėrkojnė nė mesin e kombit tė vet dhe tek ai, por tek zyrat e perandorive.