Regjimi ndėrkombėtar nė Kosovė e projekton veten si njė fabrikė

tė paqes, e paqen si produkt serik tė tyre.

 

CILI ĖSHTĖ RENDI MĖ I RI BOTĖROR?

 

Brenda Bashkimit Evropian ēėshtje ėshtė ekonomia. Jashtė BE-sė ēėshtje ėshtė siguria. Javier Solana ėshtė Pėrfaqėsues i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri. Njė dyfishim ky gjithsesi pėr vendet si puna e Kosovės. Kosova ėshtė ēėshtje e politikės sė jashtme duke qenė ēėshtje e sigurisė dhe ėshtė ēėshtje e sigurisė duke qenė ēėshtje e politikės sė jashtme. EULEX-i ėshtė mision i BE-sė jashtė saj por ėshtė edhe ministria e vėrtetė e brendshme e Kosovės. Dhe, gjithashtu, gjersa do ta kemi EULEX-in doemos do tė mbesim jashtė BE-sė.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 18.09.2009

 

 

      Pėrgjithėsisht pranohet se konfliktet qė eskalojnė sot nė botė janė gjithnjė e mė shumė brenda shteteve e gjithnjė e mė pak ndėrmjet shteteve. Kjo lėvizje e rritė rėndėsinė e policisė dhe e zvogėlon atė tė ushtrisė; hegjemonia e fjalės „siguri“ zhvillohet nė llogari tė fjalės „mbrojtje“. Jetojmė nė epokėn kur realiteti ynė ėshtė mė parė ai i regjimeve policore (gjithnjė e mė tė sofistikuara), sesa ai i regjimeve ushtarake (qė pėlcasin disi banalisht atėherė kur ngjajnė). Kjo nuk do tė thotė se ushtritė po zhduken. Aspak.

      Ato vetėm po ridefinohen. Ushtritė gjithnjė e mė shumė kryejnė punė policore dhe i pėrngjajnė policisė. Ato nuk mbrojnė territore dhe nuk sulmojnė ushtri tė tjera, por vėzhgojnė me kujdes dhe izolojnė elemente destabilizuese. Shpesh ushtritė po bėjnė pėrgjime e arrestime mė shumė edhe se vetė policitė. Ushtria ėshtė policia e re. Bosnja dhe Kosova nuk mbesin prapa. Pėrkundrazi.

      Ato janė avangardė e rendit mė tė ri botėror. Politika Evropiane e Sigurisė dhe Mbrojtjes i ka pasur 22 misione nėpėr botė pėr 10 vjet. Mirėpo, Bosnja dhe Kosova janė tė veēanta - dy vende qė BE-ja ua premton anėtarėsimin gjersa udhėheq me sundimin ndėrkombėtar mbi to. Prandaj, mos u shqetėsoni kur na cilėsojnė si tė prapambetur. Ne nuk jemi tė prapambetur. Tė gjithė tė tjetėr janė tė prapambetur. Tek ne tė tjerėt mund ta shohin ardhmėrinė e tyre. Tek ne qė s’kemi tė ardhme po vazhduam kėshtu.

      Brenda Bashkimit Evropian ēėshtje ėshtė ekonomia. Jashtė BE-sė ēėshtje ėshtė siguria. Javier Solana ėshtė Pėrfaqėsues i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri. Njė dyfishim ky gjithsesi pėr vendet si puna e Kosovės. Kosova ėshtė ēėshtje e politikės sė jashtme duke qenė ēėshtje e sigurisė dhe ėshtė ēėshtje e sigurisė duke qenė ēėshtje e politikės sė jashtme. EULEX-i ėshtė mision i BE-sė jashtė saj por ėshtė edhe ministria e vėrtetė e brendshme e Kosovės. Dhe, gjithashtu, gjersa do ta kemi EULEX-in doemos do tė mbesim jashtė BE-sė.

      Regjimi ndėrkombėtar nė Kosovė, e posaēėrisht KFOR-i, flasin pėr paqen si pėr njė prodhim tė pėrditshėm tė tyrin. Jo si pėr paqekrijim apo paqebėrje nga viti 1999, por si njė paqeprodhim i pėrēdoditshėm. Regjimi ndėrkombėtar nė Kosovė e projekton veten si njė fabrikė tė paqes, e paqen si produkt serik tė tyre. Ēdo ditė tė re qė e jetojmė ata na e shndėrrojnė nė njė ditė tė paqes, qė do tė thotė, nė njė ditė pa konflikt e trazira, nė njė ditė tė sigurt. Natyrisht se njėmend bėhet fjalė pėr ditė pa konflikt e trazira, por pas njė periudhe disavjeēare do tė duhej tė mos e pėrmendim mė kėtė gjė, apo jo? Duke e cilėsuar kohėn vetėm si kohė pa konflikte e trazira, kjo i afirmon konfliktet e trazirat anipse duke konstatuar mungesė tė tyre. Por, e kėtillė ėshtė siguria. Kaloi edhe njė ditė e sigurt. Pėr tjetrėn s’dihet. Por, dihet qė e kemi KFOR-in.

      Rendi, siguria, qetėsia janė fjalė policore. Porse ato do t’i gjeni nė billboard-at e KFOR-it jo mė pak se sa nė broshurat e policisė. Madje, edhe FSK-ja ėshtė veēse polici. Nė fakt, shtojcė e policisė. Njė lloj xhandarmėrie nė rastin mė tė mirė. Skuadėr zjarrfikėsish, e notarėsh shpėtimtarė nė rastin mė tė keq.

      Te EUSR/ICO-ja, si dhe te EULEX-i, njeriu i caktuar qė duhet tė merret me Lėvizjen VETĖVENDOSJE! ėshtė i sektorit tė sigurisė, jo ai i shoqėrisė civile. Kurrė s’i kemi parė, ose dėgjuar kėta njerėz. Mbase ata na shohin, dėgjojnė e pėrgjojnė. Ngjashėm, edhe shumica e gazetave e vendosėn aksionin tonė tė pėrmbysjes sė makinave tė EULEX-it nė rubrikėn e sigurisė. Kėtė nuk e bėri me paramendim dikush i caktuar aty nė redaksitė e gazetave. Ashtu do tė ishte kollaj. Do tė flisnim pėr ata persona dhe motivet e tyre. Ēėshtja ėshtė se ky kategorizim i aksionit tonė ėshtė shprehje e sė pavetėdijshmes (tashmė) kolektive (edhe tė gazetarėve).

      Dhuna strukturore e sistemit ėshtė ēėshtje politiko-juridike. Reagimi ndaj kėsaj dhune bėhet ēėshtje e sigurisė (sic.). Sigurisė sė kujt? Sigurisė sė pushtetit, natyrisht. Kur tė na shikojnė neve kėtu poshtė, ata duhet tė ndjehen tė sigurt atje lart. Cili qytetar na denoncoi nė polici se i ėshtė rrezikuar siguria apo prishur qetėsia pas rrokullisjes sė 25 xhipave tė EULEX-it? Asnjė. Sa qytetarė na kanė thirrur pėr tė na pėrgėzuar pėr aksionin? Me qindra sosh.

      Zhvendosja te ēėshtjet e sigurisė e rezistencės politike ndaj tyre ėshtė mekanizėm i depolitizimit. Pėr politikėn e demokracinė nevojitet siguria njėherė, predikojnė ata. Mirėpo, kjo siguri e tyre, nė fakt, ėshtė pikėrisht siguri veēse e tyre - siguri e kėsaj politike dhe demokracie qė ndėrtohet mbi konceptin e prioritizimit tė sigurisė. Siguria s’ka tė bėjė me territorin (e Kosovės tė cilin, siē e dimė, nuk po na e mbrojnė). Siguria ėshtė e deterritorializuar. Ajo ka tė bėjė me ata qė duhet tė ndjehen tė sigurt: me njerėz tė caktuar nė cilindo territor qė ndodhen ata - jo me territorin, ēfardo njerėzish qofshin aty. Siguri e njerėzve tė rėndėsishėm lart, jo mbrojtje e territorit poshtė. Dhe, siē na mėson Michel Foucault kur shpjegon konceptin e tij ‘governmentality’, kjo siguri s’ka se si bėhet vetėm pėr tė tashmen, por bėhet edhe pėr tė ardhmen.

      Siguria ėshtė koncept qė patjetėr shtrihet nė tė ardhmen. Siguria ėshtė siguri e sė ardhmes. Prej kėtu, pashmangshėm, ligjėrimi pėr sigurinė shndėrrohet nė kontroll tė njerėzve nga ana e pushtetit, nė trajtim brutal tė sė paparashikueshmes sė tyre. Nė mėnyrė qė t’i kontrollojė njerėzit, pushteti e parashikon tė paparashikueshmen e njerėzve si tė zezė, si rrezikim i skajshėm i mundshėm. Dhe, tė rrezikon mandej paraprakisht, nė emėr tė sigurisė.

      Nėse hyn nė njė sistem tė kėtillė, d.m.th. pėrfundi tij, dhe bėhesh i dėgjueshėm aty, atėherė edhe takohesh e bisedon me politikanėt e diplomatėt e majave tė sistemit. Nėse konteston koordinatat e sistemit dhe kursin zyrtar, atėherė t’i caktojnė takimet me policėt, gardianėt, prokurorėt e gjykatėsit e sistemit. Mund tė zgjedhėsh, apo jo?

      Nėse flet, nėse vetėm flet, ama gjithnjė e mė butė, atėherė tė konsiderojnė edhe lider politik. Bėhesh udhėheqės kur sigurohen se do t’i ndjekėsh; bėhesh politik kur hyn nė politikėn e tyre. Pra, bėhesh lider politik kur mė sė paku je i tillė - kur s’je mė as lider e as politik. Ndėrkaq, nėse fillon tė veprosh, jo vetėm tė flasėsh, nėse nis e vepron nė pėrputhje me fjalėt kundėrshtuese, atėherė bėhesh ēėshtje e sigurisė. Mund tė zgjedhėsh, apo jo? Mund tė votosh, siē do tė thoshin disa, apo jo?