Kah po shkon Kosova?!

 

KOSOVA ĖSHTĖ PROTEKTORAT I KONSENSUSIT NDĖRKOMBĖTAR

 

Protektorati ėshtė inkubatori i bebes, kurse konsensusi ėshtė pohimi qė mjekėt shpesh e bashkėrisht ia bėjnė njėri-tjetrit dhe bebes, ashtu pa zė e vetėm me tundje koke. Pra, Kosova ėshtė bebja pėr tė cilėn mjekėt mbikėqyrės ndėrtojnė konsensus, mjekėt qė ia zgurdullojnė sytė asaj atėherė kur nuk janė duke e bėrė nga njė sy gjumė pėr veten e tyre. Kosova ėshtė bebja pėr tė cilėn mjekėt, pėrndryshe grindavecė e qaramanė, bien kollaj dakord. Mjekėt mbikėqyrės tė bebes e duan gjendjen stabile?

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 11.09.2009

____________________________

 

      Newborn. Kaq. Vetėm kaq. I porsalindur. Ama, njėherė i porsalindur, gjithmonė i porsalindur. Lindi bebja, por ajo nuk do tė ushqehet qė tė rritet e pavarėsohet, dhe nuk do tė pastrohet qė tė jetė e shėndetshme dhe e gėzuar. Pra, nuk do tė ketė zhvillim ekonomik dhe sovranitet. Dhe, nuk do tė eliminohen strukturat paralele tė Serbisė e as korrupsioni nė majat e sistemit. U lejua qė bebja tė pagėzohet me tė gjitha ceremonitė por jo edhe tė jetojė normalisht. E futėn atė nė njė inkubator kot, pa afat se kur do t’i pėrfundojė qėndrimi aty. Obeliskut Newborn pėrballė ndėrtesės sė EULEX-it thuajse me qėllim nuk iu gjet njė vend tjetėr: EULEX-i e mbikėqyr nga lart ndryshkjen e Newborn-it. Mbikėqyrja e kėtillė ėshtė fjalė e zbėrthyeshme - vetėm kėqyrja nga lart. Mbikėqyret diēka qė ėshtė vlerėsuar e paaftė dhe pėr shkak se ėshtė vlerėsuar e paaftė. Kaq. Vetėm kaq. Jo qė me gjithė mend tė aftėsohet ajo.

      Gerald Knaus nga ESI pat deklaruar qė Kosova ėshtė protektorati i dytė evropian (duke e menduar Bosnjėn si rastin e parė). Porse ky mund tė jetė mė parė projekti se sa realiteti. Meqė ėshtė mė keq se kaq. Kosova nuk ėshtė protektorati i dytė evropian sepse Kosova nuk ėshtė protektorat vetėm evropian. Kosova ėshtė protektorat i konsensusit ndėrkombėtar. Kosova ėshtė protektorat i emėruesit mė tė vogėl tė pėrbashkėt tė fuqive tė mėdha. Kosova ėshtė vendi ku dallimet ndėrmjet tyre merren vesh vetėm pėrgjatė pėrpjekjeve tė tyre pėr t’i harmonizuar divergjencat. Kosova ėshtė pika e cila fuqitė e mėdha i bėn bashkėsi ndėrkombėtare, ėshtė konteksti ku ato e arrijnė unitetin. Nuk ėshtė OKB-ja vendi ku fuqitė e mėdha bėhen bashkėsi ndėrkombėtare. Nė OKB ato vazhdojnė tė mbesin fuqi tė mėdha. OKB-ja, mė parė, ėshtė fushėbeteja e tyre. Kosova ėshtė fushėpaqja. Kosova ėshtė vendi ku ata bėjnė paqe. Kombet nuk janė tė bashkuara nė Kombet e Bashkuara por nė Kosovė. Ndėrkaq, Hashim Thaēi e Fatmir Sejdiu ekzistojnė qė ta shprehin kėnaqėsinė lokale, nė emėr tė tė gjithė neve, pėr kėtė bashkim ndėrkombėtar. Se, ruana zot, mos po mendon ndokush mandej qė krejt kjo ėshtė veē njė farsė e dhunshme me vendasit e defaktorizuar.

      Le ta pėrkthejmė tash kėtė tek metafora e mėsipėrme. Protektorati ėshtė inkubatori i bebes, kurse konsensusi ėshtė pohimi qė mjekėt shpesh e bashkėrisht ia bėjnė njėri-tjetrit dhe bebes, ashtu pa zė e vetėm me tundje koke. Pra, Kosova ėshtė bebja pėr tė cilėn mjekėt mbikėqyrės ndėrtojnė konsensus, mjekėt qė ia zgurdullojnė sytė asaj atėherė kur nuk janė duke e bėrė nga njė sy gjumė pėr veten e tyre. Kosova ėshtė bebja pėr tė cilėn mjekėt, pėrndryshe grindavecė e qaramanė, bien kollaj dakord. Mjekėt mbikėqyrės tė bebes e duan gjendjen stabile? Nė fakt, mjekėt e duan stabilitetin e dakordimit tė tyre dhe jo tė bebes. Apo, mė saktė, e duan stabilitetin e gjendjes sė bebes nė masėn qė kjo gjė ėshtė e nevojshme pėr stabilitetin e dakordimit tė tyre. Problemi nuk ėshtė bebja e hospitalizuar, por spitali. Beben nuk e bėri pacient sėmundja por spitali.

 

*  *  *

      Nė njė poster tė VETĖVENDOSJE!-s patėm shprehur shqetėsimin tonė, jo kundėr obeliskut tė NEWBORN-it, por pėr shkak tė vėrtetėsisė sė trishtueshme tė tij pas asaj qė u quajt shpallje e koordinuar e pavarėsisė:

·       Bebja s’ka vullnet dhe as qė mund tė ketė vullnet.

·       Bebja ėshtė nė mėshirėn e tė tjerėve.

·       Bebja s’ka vetėdije pėr interesat e saj. Tė tjerėt ia pėrcaktojnė bebes interesat.

·       Bebja ėshtė absolutisht e varur nga tė tjerėt, posaēėrisht nga nėna e cila e ushqen.

·       Bebja e thith gjirin e cilėsdo nėnė sepse nuk e dallon dot se cila ėshtė nėna e vėrtetė. 

·       Bebja qan shpesh por kjo nuk merret aq seriozisht. Bebja flen shumė dhe kjo i gėzon tė gjithė.

·       Bebja s’ka histori dhe nuk i dihet ardhmėria. Pas shtatzėnisė nėntėvjeēare me UNMIK-un, bebja njėvjeēare ende po mbahet nė inkubator.

·       Bebes i duhen 18 vjet pėr demokraci. Pėr 18 vjet me radhė ajo konsiderohet e mitur dhe s’ka tė drejtė vote.

·       Mjekėt ndėrkombėtarė dhe vendorė e kanė definuar beben jo si njeri, por si qenie sui generis.

·       Kjo bebe nuk lėngon sepse s’ka prindėr dhe ėshtė jetime. Kjo bebe lėngon sepse ka tepėr shumė prindėr.

·       Kosova ėshtė vetėm njė shtet i ri, ėshtė veēse bebe, nga pikėvėshtrimi i OKB-sė. NEWBORN ėshtė disenjuar me syrin e ndėrkombėtarėve dhe pėr syrin e tyre. Por ama si u bė qė u bėmė bebe? Ne e dimė qė s’jemi bebe. Kujtesa qė kemi nuk ėshtė e implantuar. Nė fakt, vazhdimisht janė pėrpjekur qė tė na e fshijnė kujtesėn. Nuk iu ka penguar qė s’kemi kujtesė por pikėrisht qė e kemi atė. Edhe Newborn ėshtė emėr projekti e jo pėrshkrim realiteti. Jo vetėm qė ky popull ekzistonte qysh moti, por edhe shoqėria e institucionet e tij janė tė vjetra, mė tė vjetra edhe se mosha e shumė prej mjekėve mbikėqyrės.

      Nė kohėn e okupimit tė Serbisė i ngjanim disi tė burgosurit politik, tė cilin e rrahin, e torturojnė, por i cili ka subjektivitet dhe mban qėndrimet e tij. Tė burgosurin e akuzojnė, e fyejnė, e dėnojnė, ama si njė tė rritur tė padėshirueshėm pėr ta. I burgosuri politik vazhdon tė jetė i rrezikshėm pėr ata qė mbesin jashtė burgut. Me mbarimin e okupimit tė Serbisė mbase dolėm nga burgu por me gjasė pėrfunduam nė spital. Nėse sistemi dikur na mbante tė burgosur pėr t’u mbrojtur prej nesh, tash na mbajnė nė spital duke u shtirur se po na mbrojnė nga vetvetja jonė. Thuajse e kundėrta e burgut tė zi na qenka spitali i bardhė. Dhe se nuk ka asgjė ndėrmjet apo pėrtej kėtyre. Se ēmimi i heqjes sė dhunės mbi subjektin ėshtė subjekti pa subjektivitet. Se ata qė duan tė dalin nga spitali i pret mjeku qė i kėrcėnon me burg. Pa protokoll po bėhet e qartė se nuk kemi dalur me tamam nga burgu. Se tashti nuk jemi tė lirė vetėm sepse nuk jemi nė burg dhe sepse jemi nė njė spital. Se ndoshta ky spital ėshtė veēse spital burgu.