Fjalimi i Albinit nė demonstratėn kundėr EULEX-it dhe protokolleve

tė tij me Serbinė, kundėr hipokrizisė sė krerėve institucionalė,

e pėr sovranitetin e Kosovės.

 

Pavarėsia e Kosovės ėshtė bėrė si njė qyp tė

cilin po e gėrryjnė nga tė dy anėt...

 

Serbia e 6 Pikėshi i Ban Ki-moon-it e gėrryejnė prej jashtė, kurse EULEX-i dhe Qeveria e Kosovės nga brenda. Ky qypi i pavarėsisė jo vetėm qė ėshtė i zbrazėt por ai po bėhet shoshė sepse po ia gėrryejnė muret edhe ashtu tė holla.

 

 

      Tė dashur qytetarė, pjesėmarrės tė kėsaj demonstrate,

 

      Pėrderisa ne demonstrojmė kėtu, 21 aktivistė tė VETĖVENDOSJE!-s mbahen nė burg dhe merren nė pyetje nga prokurorėt. Ata i pėrmbysėn 25 xhipa tė EULEX-it, ia bėnė njė dėm tė vogėl njė dėmtuesi tė madh. Pėr kėtė ata u rrahėn kur u arrestuan, u rrahėn kur u dėrguan nė stacion tė policisė dhe u rrahėn edhe nė stacion. Policinė e Kosovės e urdhėruan kundėr VETĖVENDOSJE!-s ashtu siē urdhėrohet ajo qė tė mos i prek strukturat e Serbisė nė veri, e sot t’ia ruajė EULEX-it ndėrtesėn nga VETĖVENDOSJE!-a.

      Pas shpalljes sė pavarėsisė, Kosovės i ndryshoi vetėm emri, u bė Republikė e Kosovės. Njėsoj, edhe UNMIK-u e ndryshoi vetėm emrin - u bė EULEX. Personeli i UNMIK-ut kaloi nė EULEX, ndėrtesa e UNMIK-ut iu dha EULEX-it, kurse xhipat e bardhė tė UNMIK-ut u bėnė tė kaltėr. Edhe EULEX-i sikurse UNMIK-u nuk e pranon Kosovėn si tė pavarur, nuk ka afat se deri kur do tė qėndrojė nė Kosovė, dhe nuk i jep llogari asnjė institucioni kosovar anipse ka fuqi ekzekutive mbi ta. As Institucionet e Republikės sė Kosovės qė i kemi sot nuk po dallojnė prej IPVQ-ve qė i kishim dje. Kosova ėshtė sovrane vetėm jashtė atje ku i ka ambasadat e saj por jo edhe brenda vendit, nė territorin e institucionet e saj. Por ndoshta kjo s’duhet tė jetė e ēuditshme: mė tė mira janė tekstet e disa njohjeve tė pavarėsisė qė na kanė ardhur nga shtete tė ndryshme sesa teksti i deklarataės sė pavarėsisė.

      Protokollet pėr dogana dhe gjyqėsi do tė jenė edhe mė tė kėqija sesa ky pėr policinė. Pavarėsia e Kosovės ėshtė bėrė si njė qyp tė cilin po e gėrryjnė nga tė dy anėt. Serbia e 6 Pikėshi i Ban Ki-moon-it e gėrryejnė prej jashtė, kurse EULEX-i dhe Qeveria e Kosovės nga brenda. Ky qypi i pavarėsisė jo vetėm qė ėshtė i zbrazėt por ai po bėhet shoshė sepse po ia gėrryejnė muret edhe ashtu tė holla.

      Edhe nė Kosovėn e pavarur nuk ngucen strukturat paralele tė Serbisė, nuk ka kurrfarė drejtėsie pėr viktimat e luftės dhe nuk akuzohet askush nga politikanėt e lartė pėr korrupcion.

·       EULEX-i nuk na sheh neve si njerėz nė krizė ku mungojnė drejtėsia dhe zhvillimi ekonomik por si njerėz tė krizės qė duhet menaxhuar pėr tė mos shpėrthyer.

·       EULEX-i nuk na sheh si viktima tė krizės nė tė cilėn ndodhemi, por si fajtorė potencialė nė rast tė shpėrthimit tė saj. Tė papunėt e ish luftėtarėt, mėsuesit e arsimtarėt, profesorėt e mjekėt, pensionerėt e minatorėt, bujqit e zejtarėt janė nė gjendje tė mjerė si asnjėherė mė parė. Ama nuk ėshtė kjo mėnyra se si na sheh neve EULEX-i.

·       Ai nuk e sheh vendin tonė si vend i njerėzve me tė drejta e si shoqėri me nevoja. Ai na sheh si njė bandė masive qė duhet diciplinuar. Prandaj, nuk na kanė sjellur ekspertė tė ekonomisė e bujqėsisė, tė arsimit e shėndetėsisė, por na kanė sjellur policė tė armatosur e gjykatės qė nuk i nėnshtrohen ligjit qė e zbatojnė mbi neve. Nuk ėshtė dallimi themelor midis EULEX-it dhe protokolleve tė tij me Serbinė, por midis njė shtet sovran dhe njė shteti me EULEX mbi kokė.

Pėrderisa Kosovėn nuk e forcojnė as ekonomikisht kurse Serbinė e forcojnė edhe politikisht, ėshtė e qartė se ku shpie kjo rrugė. Kjo rrugė po na ēon drejt gjakderdhjeve tė reja qė ne mė sė paku i duam. E keni parė se si po thonė qė pavarėsia ėshtė e pakthyeshme.

·       Ēka ka nevojė tė thuhet se pavarėsia ėshtė e pakthyeshme nėse ajo ėshtė pėrnjėmend e pakthyeshme?

Kur njė gjė ėshtė e pashmangshme askush nuk e merr mundin ta pėrmend atė. P.sh. askush nuk thotė se dielli do tė lind nesėr nė mėngjes. Kur thonė se pavarėsia ėshtė e pakthyeshme, ata po thonė se ėshtė e mundur tė kthehet por ja qė nuk do ta lejojmė kėtė gjė. Me kėto protokolle e plane si 6 Pikėshi, Kosova po shkon prapa. Tė vetmit qė po pėrfitojnė janė krerėt e institucioneve e partive.

·       Ēka bėnė kėta lidhur me kėtė protokoll?

Fatmir Sejdiu e Hashim Thaēi bėnin naze para se ta pranonin, Jakup Krasniqi u bė zėdhėnės i EULEX-it kurse Ramush Haradinaj nuk guxoi ta thoshte asnjė fjalė. Duket qė Jakupi e Ramushi po e ndjekin shkollėn e Sejdiut e Thaēit: urtė e butė ėshtė rruga pėrpjetė. Nuk duhet tė harrojmė qė tė gjithė kėta janė pasuruar nė Kosovėn e varfėr. Kėta nuk kanė interes qė tė ndryshojė gjendja. E patė mbrėmė se si Thaēi na sugjeroi qė tė bėhemi parti e tė kėrkojmė votat e qytetarėve. Kjo tregon mė sė miri se ku e ka mendjen ai. Te votat e qytetarėve nė zgjedhjet e ardhshme, jo te Kosova qė po protokollohet me Serbinė. Prandaj ai shkon nė Anamoravė qė tė prejė shirita edhe tė kanalizimeve ndėrkohė qė nė anėn tjetėr e copėton Anamoravėn pėrmes decentralizimit. Ai mendon pėr vota dhe vetėm pėr to, sepse, votat e qytetarėve bėhen pare pėr tė.

      Njėherė Sejdiu e Thaēi e shpallėn tė mbyllur temėn e protokollit e pasi qė u nėnshkrua ai, thanė se kėta s’janė palė nė protokoll. Nuk e kishin hallin se ēka po ndodh me Kosovėn, por vetėm qė kėta tė mos fajėsohen. Fatmir Sejdiu e Hashim Thaēi i duan privilegjet e pushtetit por jo edhe pėrgjegjėsinė nė fund. U tha qė Hashim Thaēi na i paska kėrcėnuar ndėrkombėtarėt se do tė jep dorėheqje. Por, ai s’jep dorėheqje dhe ndėrkombėtarėt e dinė kėtė mė mirė se ne. Nuk mund tė japė dorėheqje ai qė ka hequr dorė prej ēfarėdo parimi a ideali. Ne jemi nė kėtė gjendje pikėrisht pėr shkak se kemi politikanė qė pėr asgjė nuk do tė jepnin dorėheqje, se kemi politikanė qė duan poste sa mė tė larta, privilegje sa mė tė mėdha, pėr tėrė pjesėn e jetės qė u ka mbetur dhe me ēdo kusht.

      Ne dėshirojmė qė Kosova ta ketė tė drejtėn pėr t’u anėtarėsuar nė BE e jo regjime policore e neokolonialiste tė BE-sė nė Kosovė. Ne duam zhvillim shoqėror e ekonomik nė vendin tonė dhe jo pėrkėdhelje tė Serbisė nė llogari tė vendit tonė.

      Unė nuk kam takuar nė asnjė vend tjetėr popull bujar, mikėpritės, dashamirės, tė durueshėm e tė qėndrueshėm si populli ynė. Unė nuk kam takuar nė asnjė vend tjetėr rini dinamike, masive e tė shėndoshė sikurse rinia jonė. Por ne tė gjithė jemi tė mbyllur e tė ngujuar. Ne tė gjithė jemi tė shtypur nga politika zyrtare vendore e ndėrkombėtare qė na kanė bllokuar nė varfėri, papunėsi e n’mjerim. Nga jashtė do tė vijnė vetėm kėrkesat pėr mė shumė stabilitet; zhvillimi e pėrparimi vijėn e bėhen vetėm nga brenda. Energjitė e kėtij populli, potenciali i kėsaj rinie, duhet tė ēlirohen dhe jam i bindur qė gjėrat do ta marrin rrugėn e tyre tė mbarė. Prandaj, le ta pėrfundojmė kėtė demonstratė, qė s’ėshtė e para e aq mė pak e fundit, duke pėrkujtuar se populli dhe rinia jonė, mė parė se pėr t’i ndihmuar kanė nevojė qė tė mos pengohen.

 

Albin Kurti - Prishtinė, 14 shtator 2009