Po ēfarė bėjn kėta politikanėt tanė qė drejtojnė institucione e parti?

 

KOSOVA KA PAVARĖSI PA TĖRĖSI

TERRITORIALE E PA SOVRANITET!

 

Shkruian: Albin Kurti - Prishtinė, 09. 10. 2009

 

EULEX-i ėshtė drejtėsia nė reklamė. A do ta blejė kush?

 

      Pas kėtij protokolli pėr bashkėpunim policor, gjithnjė e mė shumė, Policia e Kosovės edhe praktikisht do tė bėhet polici e EULEX-it. Para shpalljes sė pavarėsisė ishte polici e UNMIK-ut, mandej pėrkohėsisht polici e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Kosovės, dhe tash e tutje polici e EULEX-it. Gjithsesi, EULEX-i po pėrpiqet tė marrė sa mė shumė terren nė Kosovė me shpejtėsi sa mė tė madhe. Terren ky i cili ėshtė terren sovraniteti e qė do tė duhej t’i pėrkiste Qeverisė sė Kosovės.

      Megjithatė, nuk ėshtė se Kosovės po i cenohet sovraniteti me kėtė protokoll e me protokollet qė do tė vijnė mė pas. Mė parė se kjo e mė saktė se kaq, po treten mundėsitė qė tė bėhemi sovranė ndonjėherė, pasi qė dihet se pavarėsia qė kemi ėshtė vetėm formale: pavarėsi pa tėrėsi territoriale e pa sovranitet.

      Me protokollin policor EULEX-Serbi nuk luftohen krimet nė Serbi. Me kėtė protokoll nuk do tė luftohen as krimet nė Kosovė. Me protokollin EULEX-Serbi nė shėnjestėr ėshtė vėnė krimi ndėrkufitar. Pra, thuajse dėshirohen krime tė pavarura, tė ndara nga njėra-tjetra, thuajse duan t’i izolojnė krimet por jo edhe me gjithė mend t’i zgjidhin ato. Nė Serbi Yves de Kermaboni bashkėpunon me Ivica Daēiqin, tash ministėr i brendshėm qė terrorizon shqiptarėt nė Kosovėn Lindore, por edhe mė i njohur pėr neve si zėdhėnės i partisė sė Milosheviqit kur ky i fundit ishte nė pushtet.

      Nė Kosovė Yves de Kermaboni bashkėpunon me politikanėt e lartė tė korruptuar tė Kosovės, por edhe kontakton e komunikon me strukturat e Serbisė. Ky protokoll qė, me demek, do ta luftojė krimin, ka nevojė qė vetė tė dekriminalizohet. Ky protokoll nuk vuan mė pak nga krimi sesa Kosova, Serbia e kufiri midis tyre. Ky protokoll varet nga kriminelėt. Prandaj, efekti kryesor i tij nuk ėshtė nė sferėn e sigurisė por nė atė tė politikės: shtimi dhe trashja e lidhjeve tė varėsisė tė Kosovės me Serbinė.

      Nuk e di nėse ėshtė ēėshtje javėsh apo muajsh kur sėrish do tė kėrkohen negociata tė reja ndėrmjet Prishtinės e Beogradit. EULEX-i ėshtė neutral ndaj statusit tė Kosovės e jo ndaj pavarėsisė. EULEX-i as qė e pėrmend pavarėsinė. Sepse EULEX-i konsideron se statusi vazhdon tė jetė i papėrcaktuar dhe, rrjedhimisht, statusi i Kosovės ėshtė ēėshtja diskutabile e jo pavarėsia. Pėr EULEX-in pavarėsia nuk ėshtė ēėshtje e diskutueshme sepse, thjesht, pavarėsia nuk ėshtė.

      Asnjėri prej organizmave apo instancave ndėrkombėtare qė sundojnė nė Kosovė nuk e pranojnė pavarėsinė e Kosovės. As UNMIK-u, as EULEX-i, as KFOR-i... Vetėm Pieter Feithi... nė tė vėrtetė, gjysma e Pieter Feithit. Por, edhe ajo gjysma e Pieter Feithit qė e pranon pavarėsinė e Kosovės, nė njė kėso ambienti legal, juridik e politik, natyrshėm vjen duke u zvogėluar. Pozita e tij si PSBE po metastazon nė llogari tė pozitės sė tij si PCN.

      Prandaj, pėr fillim, duan ta ndajnė gjysmėn e Pieter Feithin nė gjysmė Pieter Feith dhe nė Michael Giffoni, nė mėnyrė qė ta shpėtojnė Pieter Feithin. Me dy kapela, ku njėra prej tyre gjithnjė e mė pak shihej meqė po futej nėn tjetrėn, Pieter Feith po diskreditohej me shpejtėsi nė sytė e opinionit dhe rrezikonte tė bėhej i papėrdorshėm. Gjithsesi ėshtė shtuar numri i njerėzve qė e kanė kuptuar se sa padrejtėsisht ėshtė mbivlerėsuar Pieter Feithi pėr tė cilin thuhej se na e pranonte pavarėsinė, ndonėse as qė e pėrmendte atė ndonjėherė.

      Por natyrisht qė mė sė shumti do tė vazhdojė tė diskreditohet EULEX-i me protokollet qė vetėm sa kanė nisur. Ky ėshtė shkaku pse EULEX-i ėshtė shndėrruar nė njė agjenci marketingu qė merret me disenjime reklamash: billboard-a tė shtrenjtė qė kushtojnė 400 euro pėr copė nė muaj (pra, dyfishi i pagės mesatare tė kosovarėve qė kanė fatin tė jenė tė punėsuar) dhe dhjetėra mijėra fletushka pėr shpėrndarjen e tė cilave ai i paguan me nga 18 euro nė ditė secilin person (por kryesisht fėmijėt qė as nuk e dinė se ēfarė po bėjnė).

·       EULEX-i ėshtė drejtėsia nė reklamė. A do ta blejė kush?

Janė tri fotografi kryesore nė kėto reklama, ashtu siē janė tri protokolle tė EULEX-it me Serbinė.

-          I pari

ėshtė ai i gjyqėsisė: njė ēekiē qė rri pezull e i cili nuk ėshtė nė duar tė ndonjė gjykatėsi me xhybe klasike tė zezė, por nė dorėn e njė burokrati me kostum (sako e kėmishė). Vetėm se ky burokrat nuk ka asgjė tjetėr nė atė tavolinė shumė tė gjatė - kurrfarė dokumenti, as laps e as bllok shenimesh; aty ndodhet vetėm ēekiēi, pra ēekiēi nė njė zbrazėti qė simbolizon vendimin arbitrar par excellence.

·       Sė dyti,

kemi fotografinė pėr hetimet policore ku aludohet se policia krahason e analizon gjurmė tė ndryshme tė gishtave nėn llupė. Kosova lėngon prej krimit i cili ėshtė aq i madh saqė na e ka zėnė shikimin, e jo prej atij qė mezi vėrehet nėn llupė. Duket qė EULEX-i bėn me gisht drejt njė lisi, gjersa tė gjithė ne qytetarėt po e shohim pyllin. Dhe,

·       sė treti,

kemi monedhat e imėta tė cilat tregojnė mė sė miri se sa po mbledhen tė holla nėpėr dogana duke iu falėnderuar EULEX-it. EULEX-i vetė po na e tregon se ato janė para lypsarėsh. Zaten, nė pikat veriore 1 dhe 31, EULEX-i sillet veēse si lypsar nė raport me ato 300 maune qė hyjnė pėr ēdo ditė nga Serbia. EULEX-i u sugjeron atyre, pra iu lutet, qė ta paguajnė doganėn (sic!). Dhe, ato ēka i ka mbledhur, i ka vėnė sipėr njėra-tjetrės, qė tė duken mė shumė, sepse duheshin fotografuar pėr kėtė pano mandej.

·       Po ēfarė bėjnė ndėrkohė kėta politikanėt tanė qė drejtojnė institucione e parti?

·       Cili ėshtė reagimi i tyre (se pėr strategji a veprim s’ka mė kush shpresė)?

Ata nuk harrojnė qė ta pėrsėrisin qėndrimin e tyre kundėr protokollit, anipse duke e zbutur e rralluar atė.

·       Qėndrimin?

Deklaratėn, mė saktė. Qėndrim do tė thotė tė mbetesh nė pozicion tė caktuar, ta ruash atė pozicion konkretisht. Nė kėtė kuptim, Sejdiu, Thaēi e tė ngjashmit, nuk kanė qėndrime por vetėm deklarata. Deklarata qė, nė rastin mė tė mirė, vlejnė deri nė deklaratėn e ardhshme.