A  janė kėto kontestet territoriale tė Kosovės, qė po gėlojnė anekėnd territorit tonė, pasojė e Rezolutės 1244?!

 

REZOLUTA 1244 - ADN’ja JURIDIKE E KOSOVĖS!

 

Duket qė me 9 qershor 1999, gjeneralėt serbė e kanė kontrabanduar njė detaj i cili ėshtė vetė djalli. Harta topografike e Kosovės qė ėshtė aprovuar nė Kumanovė, e ku s’pati tė ftuar asnjė shqiptar, nuk pėrputhet me kufijtė e Kosovės sipas Kushtetutės sė vitit 1974.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė,  24 10. 2009

______________________________________

 

      Asnjė dokument nė Kosovėn e pasluftės nuk ka qenė i trajtuar e i pėrfolur sikurse Rezoluta 1244. Secili dokument i ri pėrgjatė kėsaj dekade e rikthente Rezolutėn 1244 sepse i referohej asaj. Ēfarėdo dokumenti operacional kishte njė nen nė tekst ku tregonte se operacioni i varej nga njė dokument tjetėr i shifruar si R1244. Ēfarėdo dokumenti themelor kishte njė pikė ku tregonte se nuk ėshtė themelor meqė kishte diēka tjetėr edhe mė themelore. Duke mos pasur asnjė dokument zyrtar tė rėndėsishėm i cili sė paku nuk e pėrmend (se lėre mė aso qė do ta kundėrshtonte), Rezoluta 1244 u shndėrrua nė atė qė ishte: ADN juridike e Kosovės, kod qė kodifikonte.

 

 

      Me 10 qershor 1999, fuqitė e mėdha arritėn njė konsensus pėr Kosovėn nė formėn e rezolutės sė KS tė OKB-sė. Rezolutė, nga anglishtja, do tė thotė zgjidhje. Mė tutje, nga latinishtja, do tė thotė zbėrthim nė pjesė, kurse mė vonė, kjo fjalė e fitoi edhe kuptimin e vendosmėrisė. Rezoluta 1244 nuk ishte zgjidhje pėr Kosovėn, por zgjidhje pėr harmonizimin e interesave kundėrthėnėse ndėrkombėtare rreth Kosovės. Prandaj, kjo rezolutė nuk ishte as zbėrthim i lėmshit tė shkaktuar nga Serbia, dhe, mė parė se vendosmėri e ndokujt, ishte pavendosmėri e kolektivizuar. Problemet e shumta tė Kosovės, prej kodit tė telefonisė mobile e deri te fondi i privatizimi qė mbetet jashtė vendit, prej strukturave tė Serbisė nė Kosovė e deri te procesi i GjND-sė pėr Kosovėn, pashmangshėm e pėrmbajnė datėn e 10 qershorit 1999.

·       Mirėpo, a janė edhe kėto kontestet territoriale tė Kosovės, qė po gėlojnė anekėnd territorit tonė, sėrish pasojė e Rezolutės 1244?

Megjithatė, jo.

Besoj se tė gjithėve u ka rastisur qė, pėrderisa keni qenė duke shikuar ndonjė film, rrėfimi tė kthehet prapa nė kohė, me ē’rast nė ekran shfaqet njė shėnim qė sqaron se ngjarjet nė vijim janė mė tė hershme dhe tregohet se sa mė tė hershme janė ato. Pra, pėrgjatė rrėfimit arrijmė nė njė pikė kur nuk mund tė ecet para pa shikuar prapa, kur zhvillimet nė vijim nuk mund tė kuptohen pa u kuptuar zhvillimet para fillimit nominal me tė cilin nis filmi. Nė kėtė moment kur avancimi pėrpara nė shpalosjen e narracionit nuk ėshtė i mundur pa e bėrė paraprakisht njė hap prapa, skenaristi i filmit i pėrngjan shoferit i cili, gjersa i jep makinės pėrpara, rregullon retrovizorin.

      Ngjashėm, pėrderisa pėrpiqemi tė shpjegojmė zhvillimet nė Kosovė, porsa arrijmė te ēėshtja e kontesteve kufitare, rrjedha e rrėfimit qė deri atėherė mund tė konsiderohej si pasojė strukturore e Rezolutės 1244, vjen nė krizė dhe s’ecėn dot para. 10 qershor 1999 nuk mund tė jetė mė fillimi. Ka nevojė pėr njė kthim prapa, pėr njė fillim tė ri qė ėshtė mė i vjetėr, pėr njė zbritje mė tė thellė nė kohė e cila do tė mundėsonte ngjitjen kuptimore pėr neve sot. Mirėpo, nė kėtė rast nuk bėhet fjalė pėr ndonjė kthim tė madh prapa. Tamam sikurse nė shumė filma, ėshtė e nevojshme ta kemi parasysh vetėm ditėn paraprake. Pra, ta shtjellojmė atė ēfarė ngjau njė ditė mė herėt - me 9 qershor 1999. Kthimi te njė ditė para 10 qershorit i shpjegon pretendimet aktuale tė fqinjėve mbi zonat kufitare tė Kosovės. Nė Kosovė atėbotė bėhej luftė: nuk mund tė merreshin vesh diplomatėt pa u marrur vesh njėherė ushtarakėt.

      Me 9 qershor tė vitit 1999, nė Kumanovė, u nėnshkrua Marrėveshja Tekniko-Ushtarake ndėrmjet gjeneralėve tė KFOR-it dhe gjeneralėve serbė tė Ushtrisė Jugosllave.

 

            

              Kjo marrėveshje pesėfaqėshe duket se ėshtė e shkruar nga ekspertėt e NATO-s. Aty nuk pėrmendet fjala kapitullim pėr forcat jugosllave porse gjithēkafit i vjen era kapitullim. Madje, nė nenin 5, dedikuar autoritetit pėrfundimtar interpretues, thuhet qė “Komandanti i Forcave Ndėrkombėtare tė Sigurisė (“KFOR”) ėshtė autoriteti final lidhur me interpretimin e kėsaj Marrėveshjeje dhe aspekteve tė sigurisė tė marrėveshjes sė paqes qė e mbėshtet. Pėrcaktimet e tij janė obligative pėr tė gjitha Palėt dhe personat”. Gjithsesi kjo duhet tė ketė qenė ofenduese pėr gjeneralėt serbė tė cilėt e pranuan kėtė marrėveshje e cila pėrkufizonte shtigjet pėrmes sė cilave trupat jugosllave do tė tėrhiqeshin nga Kosova. Mirėpo, duket qė me 9 qershor 1999, gjeneralėt serbė e kanė kontrabanduar njė detaj i cili ėshtė vetė djalli. Harta topografike e Kosovės qė ėshtė aprovuar nė Kumanovė, e ku s’pati tė ftuar asnjė shqiptar, nuk pėrputhet me kufijtė e Kosovės sipas Kushtetutės sė vitit 1974.

      Me luftėn qė ende s’kishte mbaruar nė njėrėn anė, dhe me Maqedoninė e Shqipėrinė pėrplot refugjatė nė anėn tjetėr, me gjasė gjeneralėt e NATO-s u ngutėn dhe e pranuan hartėn e Serbisė pėr Kosovėn. Sot, pėrveē:

·       2.500 hektarė nė Debėlldeh tė Vitisė,

·       1.500 hektarė nė Karaēevė tė Dardanės,

·       2.000 hektarė tė Pashajlės nė Pepaj tė Rugovės dhe

·       5 kilometra te Ēakorri

janė disa prej kontesteve kufitare qė i kanė rrėnjėt nė Kumanovėn e 9 qershorit 1999. Vetėm atėherė kur do ta kemi hartėn topografike tė Marrėveshjes sė Kumanovės dhe ta krahasojmė atė me hartėn e Kushtetutės sė vitit 1974 do tė mund t’i dimė tė gjitha kontestet qė na presin. E, kjo hartė nuk ėshtė e publikuar askund. Mbase, duke qenė i vetėdijshėm pėr padrejtėsinė dhe dėmin e madh qė i ėshtė bėrė e do t’i bėhet Kosovės, KFOR-i nuk e preferon transparencėn.

      Nė nenin 3.2 tė aneksit VIII tė quajtur ‘Sektori i Sigurisė’ nė Planin e Ahtisaarit, thuhet qė “Territori i Kosovės do tė pėrkufizohet nga vija kufitare e KSAK-sė brenda RSFJ-sė, ashtu siē kanė qenė kėto vija kufitare mė 31 dhjetor 1988, pėrveē ndryshimit tė vijės kufitare nga marrėveshja e demarkacionit nė mes tė RFJ-sė dhe IRJM-sė mė 23 shkurt 2001”. Midis Marrėveshjes sė Kumanovės dhe Planit tė Ahtisaarit ka konflikt sa i pėrket pėrcaktimit tė kufijve tė Kosovės. Por, Plani i Ahtisaarit shfrytėzohet vetėm atėherė kur duhet copėtuar Kosovėn me decentralizim, jo edhe atėherė kur ndonjė nen i tij do tė mund tė shfrytėzohej pėr ta mbrojtur Kosovėn, apo jo?